TURSHITË E VENDLINDJES

Me të drejtë, shumë prej atyre që komentuan atentatin terrorist të Arid Ukës kundër ushtarëve amerikanë në Frankfurt e konsideruan atentatorin si produkt të kontekstit social të Gjermanisë bashkëkohore.

Të tjerë vunë në dukje konfliktet mes identiteteve të këtij të riu: qytetar gjerman, ithtar i Islamit radikal, shqiptar, kosovar; duke theksuar se ka një lidhje të pamohueshme mes ekspozimit të këtij të riu ndaj Islamit radikal dhe mefshtësisë, në mos izolimit të tij si shqiptar kosovar, ndaj Perëndimit dhe vlerave të qytetërimit perëndimor në përgjithësi.

Shkruan Enver Robelli në “Tema”:

[Q]everia e Kosovës duhet të kërkojë nga shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi dhe vende të tjera evropiane që të integrohen në shoqëritë nikoqire. Integrimi nuk është humbje identiteti. Kush është i integruar mirë e ka më lehtë të ruajë vlerat kombëtare dhe identitare. Kush s’pranon të integrohet, mbetet i konservuar në arkaizmin kulturor dhe bën një jetë jashtë shoqërisë nikoqire, ku lidhja e vetme me botën është përmes antenës satelitore. Qeveria e Kosovës duhet të apelojë sidomos te prindërit shqiptarë në diasporë që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë së pari gjuhën e vendit nikoqir, pastaj, gjithsesi, edhe gjuhën shqipe. Por, ata shqiptarë që mendojnë të jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri e gjetiu, duhet patjetër të përvetësojnë gjuhën vendore. Është e tmerrshme që shumë shqiptarë të ardhur në mërgim para 30 vitesh ende flasin tepër dobët, ta zëmë, gjermanisht apo frëngjisht. Shpesh të njëjtën rrugë e ndjekin edhe fëmijët e tyre, të cilët rriten në ambiente shtëpiake të dominuara me disa fotografi të zverdhura të figurave kombëtare, por pa asnjë libër në raft, sepse të gjitha raftet janë të zëna me turshi të sjella nga vendlindja.

Duke vënë në dukje kontradiktën mes dy perspektivave: integrimit dhe multikulturalizmit, teksa kjo e dyta është deklaruar tashmë si e dështuar anembanë Europës. Kjo kontradiktë, sa u përket shqiptarëve të Kosovës, përthyhet në dilemën, ndoshta të rreme, mes asimilimit në shoqëritë mikpritëse dhe konceptimit të komunitetit në mërgim si ngulim – të ngjashëm, bie fjala, me ngulimet e arbëreshëve në Itali.

Rastësisht, ky përshkrim i trishtuar të Robellit më bashkëtingëlloi me një ankim ose “profeci” të Oriana Fallaci-t, të cituar në Corriere della Sera nga Piero Ostellino, artikullin e të cilit e kish përkthyer pastaj me të shpejtë edhe Gazeta 55 (ku e pashë në krye).

Profecia ka të bëjë me të ashtuquajturin skenar të “vetëvrasjes së Europës”, të cilin Oriana e përpunoi menjëherë pas atentatit të 11 shtatorit 2001; dhe që lidhet ngushtë me konceptin e Europës të shndërruar në Eurabí, e cila manifestohet, sipas autores, në dukurinë e qytetit brenda qytetit, ose të komuniteteve pak a shumë arabe, të fesë islamike, që jetojnë në një univers paralel, por të pakomunikueshëm me atë të vendeve pritëse.

Sikurse e dimë të gjithë, përshkrimi vlen edhe për disa komunitete të shqiptarëve në Perëndim – veçanërisht të atyre nga Kosova dhe Maqedonia, të cilat manifestojnë një kombinim djallëzor mes indiferencës në mos antipatisë ndaj vendeve pritëse me botëkuptimin islamik dhe këmbënguljen për të mos ndryshuar asgjë nga mënyra si jetonin në vendet nga kanë ardhur.

Mund të diskutohet sa i detyrohet kjo dukuri faktit që komunitetet në fjalë janë refraktare dhe nuk kanë kurrfarë interesi për vendet mikpritëse, përveçse që t’i përdorin si automatë bankarë; dhe sa faktit tjetër, që institucionet dhe komunitetet në vendet mikpritëse kanë dështuar në politikat e tyre – herë integruese dhe herë multikulturaliste – për të komunikuar me këta të ardhur, përtej marrëdhënieve të punësimit.

Nga ana tjetër, rrezikun e Islamit radikal dhe kultivimit të një mendësie anti-perëndimore dhe anti-moderne mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë e kanë vënë në dukje prej kohësh; e përthyer si ksenofobi, kjo mendësi kërcënon të komprometojë deri edhe përpjekjet – legjitime – të komuniteteve të atjeshme për të fituar një sovranitet, si të thuash, qytetar, përkundrejt paternalizmit të institucioneve perëndimore.

Në këtë kontekst, deklaratat rituale të politikanëve, për pro-amerikanizmin e “popullit të Kosovës” mbeten, si gjithnjë, dëshmi të gjalla se klasa e pushtetarëve të atjeshëm është krejtësisht e paaftë për t’u sjellë me dinjitetin që ia lyp qenia e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, me institucionet dhe elitat e veta politike.

Nuk ka komente

  1. Ayaan Hirshi Ali ne librin e saj “Infidel” e ka pershkruar shume realisht gjendjen e emigranteve ne Europe. I besoj kendveshtrimit te saj sepse i ka pare gjerat me syrin e emigrantit te posa-ardhur dhe me vone te integruar.

    Pa u futur ne diskutimin e (mos)vlerave, shtremberimeve te Islamit dhe Kuranit vete, perspektiva e emigranteve kudo ne Europe nuk duket fort e ndritur.

    Barazimi i integrimit me asimilimin, si koncepte dhe ne praktike, kane rezultuar ne enklava, geto, komunitete te vecuara e izoluara keqas, qe domosdo kthehen ne vatra intolerance dhe dhune eventualisht.

    Me justifikimin se po i lene te ruajne e te zhvillojne traditat e kulturen e vendeve nga kane ardhur, shoqerite europiane kane lejuar getoizimin e komuniteteve, kane mbyllur syte perpara padrejtesive dhe dhunes se ushtruar brenda komuniteteve, kane bere sehir dhe kane hedhur ca para, si te ishin ne kopeshtin zoologjik duke kqyrur qenie inferiore.

    Pavarsisht pjeses se fajit qe mund ti mbetet ketyre komuniteteve per integrimin e paket/manget ne shoqerite “nikoqire”, mendoj se barra e integrimit te tyre i bie ne rradhe te pare atyre shoqerive. Duke qene me te hapura, me te pasura, me te ditura, me te perparuara se te ardhurit, nje politike shume me te mire mund te kishin ndjekur me kohe, qe te mos perballen sot me dhunen kolektive, si ne Paris, apo individuale, si keta fanatiket e fundit.

    Thua te kene besuar se dikur te gjithe keta te ardhur do ngriheshin do iknin paqesisht, dhe cdo gje do behej ashtu sic kish pase qene?

    Po i kushton shume Europes kjo drite-shkurtesi, qofte ne emer te liberalizmit, qofte te konservatorizmit, rezultati eshte i njejte.

    1. mendoj se barra e integrimit te tyre i bie ne rradhe te pare atyre shoqerive

      Barra e vetme qe kane ato shoqeri eshte te paguajn bileten e deportimit. Jo per gje, po ne kete tundren e acarte qe ku jetoj na kane bujtur disa Shqiptare Kosovare prej Gjermanie. Pas disa bisedash del se prej zullumit te kishin bere u ishte hequr qytetaria dhe ishin debuar.

      Besoj se nje dicka e tille do ishte vertet barre nqs do behej per miliona, por sic thoni ju, ajo barre u bie shoqerive ‘nikoqire’.

  2. 2xha,

    Nuk dua “te tingelloj” si dikush qe gjithmone perpiqet qe te sjelle argumente kundra shkrimeve qe sillen ne PTF, pra nje lloj kontrapedali. Megjithate ne shkrimin tend te shkurter gjej shume te cara.

    Si fillim premisat nga nisesh, supozimit se ndoshta Arif Uka u perket atyre komuniteteve te izoluara, ku nje shumice shqiptaresh (sidomos nga Kosova apo Maqedonia) aderojne mbajne ere paragjykimi personal.

    Nuk e di se cfare eksperiencash personale mund te kesh, por ato mbeten vec fragmente te vogla, perballe atyre komuniteteve prej qindra mijra shqiptaresh qe jane stabilizuar ne Evrope, ShBA, Kanada, apo qofte edhe Australi.

    NYT ka nje artikull pikerisht per Arif Uken e mund ta gjesh ne linkun e meposhtem.

    http://www.nytimes.com/2011/03/09/world/europe/09frankfurt.html

    Ketu mund te flitet me shume rreth radikalizimit te nje te riut, qe sic i pershkruan rrethanat NYT nuk ka te beje fare me ndonje izolim etnik, analfabetizem, etc. Flitet per dike qe ndiqte “The Simpsons” e kishte llogari ne Facebook.

    Te gjitha gjerat qe thote Robelli tregon se cfare cope gazetari eshte. Komunitetet shqiptare kudo neper bote, nuk vuajne nga mungesa e integrimit, e nuk kane perse te vihen ne siklet per te treguar se ato e kane merituar qytetarine ne cdo vend te huaj qe iu ka zene kemba.

    Sic e trajton edhe NYT, cdo njeri mund te mistifikohet para nje akti te tille te Ukes… Ndoshta ka te beje me frustracionet e nje te riu qe nuk i ishin celur sic duhet rruget e jetes, dhe e kishte pare veten ne nje part-time “dead job” ne zyrat e postes te nje aeroporti?

    Ju shkruani se

    “përshkrimi vlen edhe për disa komunitete të shqiptarëve në Perëndim – veçanërisht të atyre nga Kosova dhe Maqedonia, të cilat manifestojnë një kombinim djallëzor mes indiferencës në mos antipatisë ndaj vendeve pritëse me botëkuptimin islamik dhe këmbënguljen për të mos ndryshuar asgjë nga mënyra si jetonin në vendet nga kanë ardhur.”

    Ky eshte thjesht paragjykim. Te lejohet? Sigurisht. Vecanerisht nga Kosova e Maqedonia, ku te qenurit musliman nen nje trysni te shtypjes etnike, i ka dhene nje plus te madh per te mbajtur kohezionin midis shqiptareve. Per mua edhe ju, te shkuarit ne xhami apo ne kishe, te falurit, te folurit rreth islamit apo kristianizmit nuk ka pasur domethenie te madhe, ka qene e vazhdon te jete nje lloj nje eglentisje diskorsesh kafeneje, kuriozitet intelektual.. Kurse per keto komunitete ka qene forme mbijetese, ka ndihmuar te ruaje ate kohezionin e nevojshem si brenda familjes, ashtu edhe si komunitet shqiptaresh.

    Por mbi te gjitha te qenurit shqiptar me doket, zakonet, bisedat, bestytnite, paragjykimet, ka qene kurora qe ka zbukuruar te perditshmen e ketyre komuniteteve. Gjuha e folur pastaj ka qene arma me e sukseshme e mbijeteses ne kushtet e shtypjes etnike.

    Persa i perket segregacionit nga komunitetet e tjera apo nga kultura e vet vendit “host”, dhe perse influenca e kesaj kulture nuk shtrihet ne te gjithe aspektet e te perditeshmes te ketyre komuniteteve, ka shpjegimin e vet te natyrshem.

    Komuniteti shqiptar me perjashtime te disa prurje te para lufterave boterore eshte krejt i ri, vazhdimisht eshte ushqyer me gjak te ri ne keto 30-40 vjetet e fundit. Keshtu qe lidhja me vendin eshte e natyreshme. Kjo ka ndodhur me te gjitha komunitetet e mepareshme, derisa prurjet jane zvogluar dhe eshte keputur ura lidhese njerezore qe i mbante gjalle.

    Brezat e rinj te lindur e rritur ne perendim gjithnje e me teper e humbasin lidhjen me origjinen e prinderve, gjysherve, etj. e kthejne syte brenda kulturave te vendeve ku jane lindur duke u asimiluar plotesisht me kohe.

    Kujtoj gjithashtu se, emigracioni deri diku i sheshon ate shkallezimet sociale qe mund te kene ekzistuar midis te ardhurve ne vendet nga kane ardhur. Krijohen raporte te reja. Ne nje vend te huaj gjithmone fillimet jane krejtesisht te reja e te imponuara nga rrethanat.

    Nje shumice njerezish qe vine ne emigracion jane me origjine nga fshati, te paarsimuar, etc. Keshtu qe oportunitetet per te ardhurit jane te filloje ne nje pune te rendomte. Kurse te ardhur si ju e nje pjese e vogel vine te arsimuar, apo me nje cante ambicjesh me vete te nje lloji tjeter. Pastaj se fundi, kur hidhen zarat, varet se si te hedh jeta. Te mos harrohet se ju e shoket e juaj kane qene pjese e nje ajke, elite, etc.

    Megjithate, di te them kete qe, shumica e shqiptareve e ka gjetur veten jashte, sidomos ata nga Kosova e Maqedonia. Jo vetem qe nuk e kane segreguar veten, por kane care. Femijet, shumica jane arsimuar, prinderit mund te bejne pune manuale, si pastrim, restorante, etj.

    Por megjithate ka nje pjese te mire qe kane hapur biznese te vogla, restorante, piceri, kompani ndertimi, pastrimi, etc. Pra kane realizuar ate qe quhet endrra e cdo emigranti, te siguroje te ardhura e te bleje nje shtepi.

    Shqiptaret kane treguar nje fleksibilitet te jashtezakonshem. Segregacioni kultural dhe etnik eshte i natyrshem, e mund ta dallosh qe shtrihet ne te gjithe etnite e kulturat. Eshte nje menyre per te mbijetuar. E sheh me portorikanin, domenikanin, gaianezin, haitianin, kinezin, koreanin, kubanezin, etc.

    Ka raste, xhepa te vogla komunitetesh, ku nje pjese e shqiptareve kerkojne te jetojne me pune te filliqur, te izoluar nga shumica.

    Tani te shtoj dicka per t’i dhene me kripe muhabetit. Dikush ofron nje teori edhe me te trazuar. Na del se interneti dhe youtube mund te kete patur kontributin e tyre. Ne kete rast, pavarsisht se tingellon deri diku per te qeshur, mund te fitoje nje fare besueshmerije si argument, perderisa permend Hollovudin, e i shkon si kauze nje shqiptari puritan.

    http://bighollywood.breitbart.com/jjmnolte/2011/03/08/was-frankfurt-shooter-motivated-by-hollywoods-anti-war-propaganda/

    Se fundi per ta bere me krip aq sa duhet kuvendimin tone po shtoj nje link tjeter te shkruar nga nje “miradashes” shqiptaresh, i cili do te na beje edhe me te njohur ne faqet e shtypit lokal te NYC.

    Mua me pelqeu kjo me poshte:

    I first heard about Albanians and the street in the mid 1980s. They tore through the Westchester County Fair at Yonkers Raceway with baseball bats over some type of beef. They were just beginning to make a name for themselves here for craziness. Do not fuck with the Albanians was quickly becoming conventional wisdom.

    Perse jo? A nuk eshte e thene e njejta gje per irish, italians, etc? Ne kemi marre stafeten. Mendoj se kjo eshte ne nderin tone.:)

    Po te lexosh te gjithe artikullin do te shkrihesh edhe me, e do te kuptosh se shqiptaret nuk kane probleme me integrimin, por si te bejne pare me lehte(kjo vec per disa). Duket se aleancat mafioze i kalojne kufijte e Shqiperise, Kosoves e Maqedonise.

    http://www.capitalnewyork.com/article/culture/2011/03/1571454/introduction-new-york-albanian-mob

    Shkruajta pak gjate, po ashtu popullorce. Si edhe titulli per te cilin une bie dakord, shqiptaret i merr malli per turshite e vendlindjes. Une jam njeri nga ato. Pastaj varet per cfare turshije behet fjale.

    Emigrantet mesojne se vetem ne Shqiperi ndertoheshin keshtjella rere, apo sic thote italiani “castelli in aria”. Te mos ndertojme “castelli in aria” me argumente qe nuk na ndihmojne.

    NYT i ka rene pikes…

    1. Read me – Nje pyetje do te kisha:

      Si mund te vrasesh dike ne emer te fese? Aq me shume kur je shqiptar.

      Emigracioni shqiptar nuk eshte i ri. Ne vitet 30 , 25% e famijeve shqiptare kishin njerez ne emigracion.

      1. Ipare, po te pergjigjem me nxitim, sepse dua sqarime ne lidhje me pyetjen. Ma drejton mua nje pyetje te tille?

        Nuk e shtrova kete aspekt ne temen e trajtuar, e nuk besoj se doli ne pah ndonje e dhene nga kontributi im, se vrasja eshte bere per motive fetare.

        Cipa mund te jete ajo thirrja e Arifit “Allah Hikber!”(Zoti eshte i Plotfuqishem!) per t’i dhene vetes justifikim pas tronditjes kur vret dike, pas aktit makaber, te denueshem edhe nga feja(nuk i lejohet kerkujt t’i marre jeten tjetrit). E thirrura e tij eshte nje justifikim moral per te mos u shtypur pertoke nga pesha e aktit te pashoq, kur sheh se ke shkaktuar vdekjen e nje qenie tjeter njerezore.

        Jam i sigurt qe njeriu qe kryen nje akt te tille, sidomos kur e denon edhe familja imediate, eshte totalisht pa shpetim, nen presionin shtypes te vet qenies se tij. Jam i sigurte qe do te mesojme gjera te reja per Arifin…

        Persa i perket emigracionit, nuk e di nga i merr keto te dhena, por emigracioni ka qene nje minoritet, nje perqindje shume e ulet, po te konisderosh tanesine e popullsisee shqiptare te Ballkanit. Kishte disa treva nga Shqiperia e Jugut, e fare pak nga Veriu, apo popullsia shqiptare jashte kufirit te Shqiperise.

        Ne Shqiperine e Enver Hoxhes njerezit qe kishin te aferm ne emigrim numeroheshin me gishta. Megjithate nuk e diskutoj numren qe na ofron perpara. Une nuk zoteroi ndonje statistike. Se fundi, a ndryshon gje kjo e dhene?

        1. RM, te te bej edhe une nje pyetje?

          Thua:

          “Gjuha e folur pastaj ka qene arma me e sukseshme e mbijeteses ne kushtet e shtypjes etnike”

          Kur ka patur shtypje etnike ndaj shqiptareve perpara shekullit te 19-te?

          Pse mendon se gjuha eshte instrument i vlefshem ne rezistencen ndaj nje shtypjeje te tille, kur mundet p.sh te jete me e vlefshme ne perballimin e invazionit kulturor?

          1. Theollogos, po mendoja se c’lidhje kane pyetjet(perderisa kishte dy shenja pikpyetjesh) e juaja me repliken time karshi shkrimit te xha-xhait.

            Duket sikur pyetja jua e pare ishte me nje intonim habitor: Po c’ne… !?

            A eshte kjo pyetje habitore, derivat i natyrshem e asaj c’ka shkrova une? Mos implikova gje ndonje sindrome etnike shumeshekullore te shqiptareve te pertej kufijve te Shqiperise se sotme?

            Ne nje perqafim te pergjithshem historik nese ndodhesh nen thundren (pushtetin) politike dhe ekonomike te nje etnije tjeter(mendoj se kaq gje e marrim me mend duke shfletuar pak histori), mos mendon gje se do te trajtohesh si vllazen prej nje gjaku?

            Eshte nje fakt i njohur, ku shqiptaret jane pothuajse nje rast unik, qe kane mbijetuar invazioneve te pafund pikerisht ne saje te gjuhes(e kultures), pavarsisht mjaft te korruptuara(te dyja) nga influencat e huaja pergjate shekujve.

            Per te thjeshtuar situaten, pa germuar fare ne historine e marredhenieve nderetnike ballkanike, une e kisha fjalen per shqiptaret nen Mbreterine dhe Republiken e Jugosllavise. Vetem kaq, te mos shkojme me tej.

            Persa i perket pyetjes se dyte kjo eshte fare e thjeshte. Gjuha e perdorur si instrument mbijetese etnike eshte inkluzive(nuk perjashton), nenkupton edhe bashkeshoqeruesen e saj, kulturen, mbijetesen kulturore. Gjuha dhe kultura jetojne ne nje simbioze, nuk mund te shihen si te ndara. Nese mbijeton gjuha, mbijeton edhe kultura, memoria kolektive.

            Megjithate, duke mos dashur te ngushtoj debatin, kemi edhe skenare pak me te ndryshem e me te nderlikuar. Per kete mjafton te marim shembuj te tjere qe jane pasoja, rezultate koloniale, sic eshte rasti i Indise, disa vendeve te Azise, apo Afrikes, ku perkrah gjuhes autoktone, zyrtarisht sot perdoret anglishtja apo frengjishtja.

            Ne nuk e patem fatin te kolonizohemi nga keto lloj qyteterimesh te avancuara te koheve moderne, ku te qenurit e kolonizuar pati per rrjedhoje edhe disa benefite kulturore, arsimore, teknologjike, urbanizuese, administrative, politike, etike, etj.

            Por gjithmone duke ruajtur cilesine e te qenurit nje etni e dallueshme, quotientin e domosdoshem te memeve etnike.

            1. Une bera pyetje, sepse isha i interesuar te dija mendimin tuaj. Ju ia niset me analize konteksti psikologjik, qe ndoshta lidhet me profilin tim ketu si komentues.
              Pak rendesi ka; nuk jam fare dakord me ate qe thua. Shqiptaret nen Jugosllavi nuk i mbrojti gjuha, sepse vete programi serb parashikonte shfarrosjen, asgjesimin bilogjik dhe debimin e jo asimilimin. Kur shqiptaret mbeten per te zezen e te dy paleve, nen Jugosllavi, ata ishin qartesisht te formuar si njesi etnike dhe si pjese kombetare thlebesore e nje trungu qe e njohu mevetesine. Per me teper qe konflikti ishte sa histori aq edhe aktualitet, e per pasoje e bente te qarte ndarjen ne cdo pikepamje. Finalja shqiptaro-serbe kaloi sic pritej nga zgjidhja ushtarake e jo kulturore. Shkurt, per mua integrimi brendshem shqiptaro-sllav eshte i paqendrueshem dhe pse jo iluziv.

              Sa i perket gjuhes, mua ajo mund te me imunizoje nga tjetersimi identitar qe vjen nga presionet kulturore, por jo nga urrejtja e tjetrit. Si te thuash gjuha te mbron nga dashuria qe ke per tjetrin dhe kulturen e tij, sepse eshte konstante e ndryshimit ne kete kontekst. Jo me kot mbetet edhe sot logjik argumenti se ndarja fetare e shpetoi shqiptarin nga asimilimi ne periferi qe ne rast te nje homogjenizimi rajonal do te conte ne pikiaten e kombit.
              Pse firojne shqiptaret sot kur kurrkush nuk i kercenon ne ekzistencen fizike dhe politike-mund te pyesete dikush. Une them ndoshta sepse dashuria e tyre, per shkak te rrethanave (qe jane alibia jone e perjetshme) i ngjan kahut vektorial; ka nje drejtim, vetem per tjetrin.
              Por ka edhe dicka per punen e gjuhes; ne si shqiptare e njohem Gjuhen tone, ne kuptimin e ndergjegjesimit te vleres se saj dhe si pasuri te perbashket apo si permase dalluese vetem me lindjen politike tonen si komb. Budi dhe Bogdani jane margaritare qe aktualizojne ndoshta elemente te shqiptarise permes gjuhes, por nuk burojne nga nje kontekst kulturor shqiptar. Etnik po. Edhe Buzuku me heret lidhet me reformacionin sipas nje ideje te perhapur. Ky eshte edhe nje nga rastet e pakta kur ajo qe mund te quhet elite kryen procesin invers me traditen tone qe e ke merak edhe ti; pra nga nje edukim dhe influence e huaj shkohet drejt kontributit per vendin, jo sikunder ndodh rendom; ne dihet qe jemi etni e dallueshme, komb unik, opo njesoj si hebrejte meqe ka dale edhe moda, prandaj hajde te ulim edhe breket perballe kulturave moderne se prape aty do mbetemi. Sipas ketij arsyetimi, nuk patem as fatin e budallait.
              Pra me kombin lindi dhe gjuha si permase politike dhe kulturore duke konstituuar reciprokisht njeri-tjetrin dhe mandej edhe rritja e unitetit te brendshem apo perpjekja per te. Perndryshe veshtiresite qe hasim tani nuk do te ekzistonin.
              Nuk ka kuptim mbijetesa pa vetedijen e komunitetit per ate qe eshte. Etniciteti si nocion hyn pak vone ne skene, prandaj me pare duhen gjurmuar ndoshta elemente te tjere qe sollen fermentin shqiptar pas atij arber-dy etnonime qe mendoj se manifestojne dallesen kulutore te brendshme.

            2. Theollogos shkruan:

              “Ju ia niset me analize konteksti psikologjik, qe ndoshta lidhet me profilin tim ketu si komentues.”

              Ti po flet me mua, apo kuvendon me veten? Tani na del ne analiza psikologjike te teksit, per te cilat nuk kisha intencionin me te vogel.

              Te lutem qendro brenda tekstit, pyetjes tende qe e zhvendoste debatin komplet ne rrethana te tjera.

              Perseri ju: “Shqiptaret nen Jugosllavi nuk i mbrojti gjuha, sepse vete programi serb parashikonte shfarrosjen, asgjesimin bilogjik dhe debimin e jo asimilimin.”

              Cfare lidhje ka pjesa e pare e fjalise me te dyten. Po flisja gje per genocidin fizik ndaj shqiptareve, apo per mbijetesen kulturore dhe gjuhen?

              Perseri ju: “Sa i perket gjuhes, mua ajo mund te me imunizoje nga tjetersimi identitar qe vjen nga presionet kulturore, por jo nga urrejtja e tjetrit.”

              Kush po thote te kunderten. C’lidhje ka ky “twist” me temen tone te komuniteteve shqiptare jashte Balkanit. Perse zhvendosesh diku ku une nuk po te udheheq. Per cfare urrejtje e ke fjalen njehere?

              Mund te vazhdoj duke replikuar me ty ne pafundesi.

              Po nje gje perseri s’mora vesh: Per cfare nuk bije dakord me mua?

              A mos mendon ti se do te kishe mbetur shqiptar kulturalisht nese sot do te flisje greqisht apo sllavisht?

              Pjesa tjeter e replikes tende rreth gjuhes, etnise, dashurise, urrejtjes, futet ne arsyetime rreth-e-perqark e pa dalje(circular thinking).

              Mua nuk me pelqen te endem. Mendimi im eshte i dukshem, i lexueshem, qendroj brenda temes, pa u hallakatur.

            3. Per nje gje ke te drejte-kam folur me vete. Nuk arrita te shquaj vleren instruktive te pseudonimit tend.

            4. “””Ky eshte edhe nje nga rastet e pakta kur ajo qe mund te quhet elite kryen procesin invers me traditen tone qe e ke merak edhe ti; pra nga nje edukim dhe influence e huaj shkohet drejt kontributit per vendin, jo sikunder ndodh rendom; ne dihet qe jemi etni e dallueshme, komb unik, opo njesoj si hebrejte meqe ka dale edhe moda, prandaj hajde te ulim edhe breket perballe kulturave moderne se prape aty do mbetemi. Sipas ketij arsyetimi, nuk patem as fatin e budallait.””””

              Ky paragrafi ia vlen për të reflektuar. Shikon komunitete të vjetra provinciale, apo të lashta nëse preferoni, me disa objekte infrastrukture të nevojshme për to, si çezma publike, rrugë të shtruara me kalldrëm, shkolla, objekte kulti etj, dhe kur pyet pastaj për historikun e tyre, të thonë se janë ndërtuar nga emigrantë, të cilët ikën prej komunitetit dhe çka panë të mirë, e importuan në vendin e tyre.

              Kjo të bën të ndihesh mirë për sensin dhe kuptimit që i jepnin përkatësisë komunitare së pari, dhe më pas etnike.

              Ndërsa në kontrast me ato kohë, shikon sot shpërfytyrimin fatal të asaj ideje të vjetër, shpërfytyrim që përmblidhet në disa komente të llojit: Tani me liberalizimin e vizave, shqiptarët kanë mundësi të bëjnë analizat jashtë, dhe jo brenda me solucione të skaduara!

        2. RD – pyetja ishte per ju padyshim.

          Statistika eshte marre nga nje teme disertacioni e nje ekonomisti italian te fundviteve 1960, me titullin ” Le relazioni Italo-Albanese durante ventennio fascista”.
          Ekonomisti perfundoi drejtor i Bankes se Italise dhe pastaj nje nga drejtoret e Bankes Boterore, deri sa vdiq ne nje aksident andej nga Amerika e Jugut.
          Libri eshte nje miniere florir ne lidhje me gjendjen ekonomike te Shqiperise nga 1890 deri ne 1943. ( psh, Shqiperia ne kete periode asnjeher s`ka patur bilanc tregtar negativ, ose qendrueshmeria e monethes shqiptare through hell and highwater)

          Vrasja qe i beri 21 vjecari kosovar dy piloteve amerikan eshte tejet atipike per natyren e shqiptarit.
          Dhe kjo eshte nje element aspak i vogle, po te kihet parasysh,ashtu sice edhe e vini ne dukje me :
          …”They were just beginning to make a name for themselves here for craziness. Do not fuck with the Albanians was quickly becoming conventional wisdom…”

          Pra per shqiptaret nuk eshte se vuajne per fantazi kur behet fjale per “craziness”. Kushdo qe ka lindur ne Shqiperi e di kete pa patur nevoje te gjeje konfirmim ne NYT. Por po keshtu dijme se shqiptaret per cdo gje vrasin, por jo per fe. Nga ku them se sjellja e kosovarit eshte atipike.Atipizem ky qe mund te shpjegohet ne 100 mije menyra, qe nga latentizmi froidian i kompleksit te Edipit, e deri tek efekte e shperthimeve te fundit te diellit. Spegimi i Xhaxhait merret me dimensioni fetar te sjelljes se tij. E mua me duket me bindesi. Dhe jam plotesisht dakort me te, kur e ve theksin rendeshem ketu, sepse cdo devijimi te kesaj natyre ne karakterin tone, i do prere rruga, qofte edhe me operacion pa narkoze. Ne na del e na mjafton budalleku ne sjelljen tone edhe me keto qe kemi. S`ka nevoj per pasurim repertori.

          1. Ipare, e mar me mend se shifren duhet ta kishe diku te lexuar. E di qe je i sakte e plotesisht i besueshem. Per dezertacionin ne fjale jam ne dijeni, e mendoj se duhet ta kem diku nje fotokopje te origjinalit. Dikur kam patur ate manine te koleksionoja gjithshka qe kishte te bente me vendlindjes. Do te perpiqem ta nxjerr nga ndonje kuti e pluhurosur e t’i hedh nje sy. Por ndoshta ma shuan kuriozitetin, pa qene nevoja te germoj: Kur autori e jep kete shifer, 25% te familjeve, a i referohet ndonje statistike, a citon ndonje burim, etj?

            Paragrafin qe futa nga artikulli e futa me teper per efekt autoironije me bashkekombasit. Shpesh kam frike te perdore ate qe quhet “reverse psychologjy”, se me keqkuptohet. Jemi deshmitare te keqkutimeve ne keto postimet e mija te fundit.

            Mua me ndodh jo rralle, kur prezantohem si shqiptar, te degjoje reagime te tilla: Jeni te rrezikshem ju SHQIPTARET, mafjoze(qofte edhe me te qeshur), gjaknxehte, etj. Nuk ngaterrohet njeri me ju.

            Biles qarkullon edhe si nje barcalete qe shqiptari eshte kaq gjaknxehte, ka ate dellin e te marrit, sa qe perpara se te te pyese, te vret, e pastaj te pyet: A je ti filani qe… Nderkohe qe po te nis ne ate bote.

            Une per Aridin(per disa eshte Arif) s’kam cfare te them. Nuk mund te dale me ndonje koment, te bej lidhje, te dekodoj sjelljen e tij, te bej pergjithsime, apo t’i kushtoj nje shkrim me ate pak-o-gje info, pa mesuar me shume nga investigimi.

            Ne fund te fundit mendoj se nuk ia vlen barra qirane, te kerkosh te gjesh simptoma e te besh prognoza sociologjike(me cytje fetare) per xheste te tilla psikotike (psychotic).

            Ne shtypin amerikan(te pakten) ka nje frenim, nje reticence per te hulumtuar mbi origjinin fetare te xhestit te Aridit.

    2. Një sqarim, që në krye, për natyrën e blogut – shkrimet këtu nuk janë tekste shkollore, as traktate; por komente të miat dhe sugjerime për diskutim.

      Si të tilla, shkrimet vetvetiu do të trajtojnë çështje kontroversiale, të cilat i ndajnë njerëzit, nuk i bashkojnë.

      Çfarë na bashkon, është dëshira për debat dhe për t’iu qasur të vërtetës nëpërmjet dialogut.

      Në shkrimin më sipër, unë iu referova E. Robellit, i cili realitetin e shqiptarëve të Kosovës imigrantë në Gjermani e njeh pa dyshim më mirë se unë dhe, supozoj, se Read Me.

      E zgjodha artikullin e Robellit, sepse çfarë thuhej aty përkonte edhe me disa përvoja të miat anekdotike; këto të fundit nuk kanë vlerë në vetvete, por ndoshta ndikojnë në zgjedhjen e referencave.

      Shkruan Read Me:

      [T]e qenurit shqiptar me doket, zakonet, bisedat, bestytnite, paragjykimet, ka qene kurora qe ka zbukuruar te perditshmen e ketyre komuniteteve. Gjuha e folur pastaj ka qene arma me e sukseshme e mbijeteses ne kushtet e shtypjes etnike.

      Siç e shoh unë, një imigrant do ta ruajë gjuhën dhe identitetin e vet sa kohë që ka ndërmend të kthehet në atdhe, pas një farë kohe. Përndryshe, kur ruajtja e kësaj gjuhe dhe identiteti marrin trajta të mbijetesës brez pas brezi, atëherë nuk kemi të bëjmë më me imigracion, por me kolonizim.

      Në historinë e Shqipërisë, flitet për kolonitë (ngulimet) shqiptare në Rumani, në Amerikë (në fillim të shekullit), në Egjipt…; ndërsa sot për koloni nuk flitet më. Ka një arsye, besoj unë, për këtë ndërrim termi; në rrethanat e sotme kolonitë nuk mund të mbahen më në këmbë, ose janë kundërprodhuese.

      Vetë fjala koloni ka marrë tashmë një ngjyrim arkaik, për ta maskuar të cilin, kërkon të hiqet si historizëm.

      Gjithnjë siç e shoh unë, edhe mbijetesa e një identiteti të caktuar, qoftë etnik ose fetar, nuk është ndonjë e mirë absolute. Nëse do t’i trajtojmë, bie fjala, arbëreshët e Italisë si “heronj” sepse arritën ta ruajnë identitetin e tyre etnik për pesë shekuj, atëherë do të duhet të trajtojmë edhe katolikët e Shqipërisë së Veriut, ose ortodoksët anembanë Shqipërisë si heronj, që e ruajtën identitetin e tyre fetar për pesë shekuj.

      Po ç’do t’i bëjmë pastaj gjithë këta heronj? I përballojmë dot?

      Përtej shakave, nëse e konsiderojmë mbijetesën e identitetit si të mirë absolute, atëherë do të na duhet të shohim diçka të keqe, të papranueshme, të refuzueshme në ndërrimin e identitetit.

      Në këtë pikë, duket sheshit se kulti i mbijetesës së identitetit është infantil, sidomos në të gjitha ato herë kur është inercia që merret gabimisht si vullnet për të mbijetuar.

      Më në fund, kur flitet për të ardhmen e imigrantëve shqiptarë në Perëndim, përmenden zakonisht histori “suksesi”, të tipit: edhe me italianët ose irlandezët ose polakët… kështu ka ndodhur.

      Këtu ka një problem: siç e shkruajnë edhe në prospektet informative të fondeve investuese, “past performance is not indicative of future results”, çka unë e përkthej kështu: historitë e suksesit gjithnjë janë të komprometuara nga përzgedhja e fitimtarit (survivor’s bias); zakonisht dëgjojmë vetëm për ata që ia dolën mbanë, jo për ata që humbën. Gazetat nuk shkruajnë kurrë për njerëzit që humbën në llotari.

      1. Xha-xha une jam i oreve te vona, ashtu ngjan te jesh edhe ti. Nderkohe qe nisa nje replike per Theollogos, vura re se kishe postuar dicka.

        E lexova, e pershypja e pare mu krijuar sikur shkruaje per dicka statike e ne te njejten kohe per nje fenomen permanent.

        Nga ana sociologjike tendenca per te ruajtur inercine dhe kohezionin social eshte deri diku e ngjashme si me inercine ne fizike. Nje nga ligjet themelore te fizikes eshte qe materia, sendet, objektet kane si tendence ruajtjen e statukuose: nje trup qe eshte ne levizja, do te kerkoje te mbetet ne levizje; nje trup qe eshte ne prehje do te rrije ne prehje, kjo per aq kohe sa nje force nga jashte nuk do te nderhyje te ndryshoje statukuone. Ky eshte ligji i inercise.

        Keshtu edhe me komunitetet. Ato jane gjithmone nen trysnine e forcave jashte komunitetit, te cilat duan te ndryshojne inercine e sistemit. Impakti i kultures e jetes postmoderne qe rrethon keto komunitete(mbi to), nuk eshte i menjehershem, ndihet pas disa vitesh, apo disa dekadash. Kjo ngjan te jete dicka e pashmangeshme. Eshte ciklike.

        Rezistenca qe komunitetet i bejne asimilimit eshte me duket e kuptueshme. Trusnia e vazhdueshme qe ushtrohet mbi keto komunitete, ndryshon nivelin energjitik te sistemit dhe aleatet e pare brenda rrethimit i gjen pikerisht tek brezi i ri qe ka predispozicionin me te madh per ndryshim e asimilim. Ne nje fare menyre anetaret e komunitetit pavarsisht perpjekjeve te vazhdueshme per te ruajtur identitetin, duke krijuar familje e rritur femijet ne boten e re, pergatisin edhe fundin e vet…

        Komunitetet mbeten refraktare te trysnive nga jashte per aq kohe sa ruhet niveli energjitik brenda sistemit. Kur ky fillon te dobesohet, – te ulet sidomos per shkak “te dezertimeve” qe brezi i ri i ben atij, i influencuar nga kultura e vendit ku rriten ose lindin, – komuniteti do te ndryshoje, dezintegrohet, derisa te humbe plotesisht permbajtjen e formen e fillimit.

        Duke hedhur syte ne historine e komuniteteve shqiptare jashte, veme re pikerisht keto lloj ciklesh, te cilat kane te bejne me prurjet e levizjet migratore ne periudha te ndryshme.

        Perse vertet mendon ti se keto komunitete do te kete jetegjatesine e arberesheve?

        Konservatorizmi i arbereshve ishte pasoje e izolimit gjeografik. Kthehemi edhe njehere te inercia. Influencat nga jashte ishin te atilla, qe nuk mund te ndryshonin nivelin energjetik te sistemit. A nuk eshte kjo arsyeja qe kemi patur arbereshe deri sot? Nuk e di a ka me te tille ne kohen e internetit e Facebook-ut?

        Nuk me duket se u hodh ndonje ide nese konservimi i kulturave ardharake, ruajtja me fanatizem e identitetit, eshte dicka e mire apo e keqe. Kokefortesia per te konservuar veten, perseri varet gjithmone nga niveli energjitik i sistemit ne raport me forcat qe duan te ndryshojne inercine e sistemit.

        Suksesi individual, apo grupeve, deri diku ka lidhje me ardhmerine e nje komuniteti, Per me teper flitet per suksesin sipas standarteve te vendeve pritese dhe jo sipas standarteve te komunitetit.

        Ato grupe qe nuk e gjejne veten ne boten e re, “they will linger longer” perreth origjines, perderisa nuk i eshte ofruar dicka me e mire. Nje pjese nuk eshte cudi qe edhe te kthehen mbrapsht, si “nje lloj deshtakesh”, te pamundur per tu adaptuar ekonomikisht apo nga ana sociale. Pra nuk arrijne te identifikohen ne nje realitet tjeter, vecse me identitet e vjetra.

        Shqiptaret ne vendet perendimore jane flluska sapuni, krejt insinjifikante nese do te konsiderohen si kontigjente per te ruajtur identitetin e shqiptareve(pra arbereshet te koheve moderne).

        Per me teper, ata nuk kane kauzat e komuniteteve hebre ta zeme, per t’i mbijetuar shekujve ne vende te tjera. Shqiptaret nuk kane ndonje relixhion unik, nuk kane qene influenciale mbi kulturat e tjera, nuk kane ndonje histori ecejakesh neper shkretetire. Shkurt, nuk kane ndonje histori biblike per tu kapur kaq marrisht pas identitetit te tyre.

        Pa qene e nevojshme te mbetemi statike ne idete tona, ne po jetojme brenda peshjellimit te se tashmes e nuk mund te shohim te pertejmen: cfare do te ndodhe me komunitetet shqiptare ne te ardhmen.

        Aq me teper qe nuk ka gjasa qe ata(komunitetet) te jene trashigimtaret e arbereshve, si ngujime moderne, cibane etnike mbi supremacine e lekurave te lemuara te kulturave moderne perendimore.

        Me duket se e mbylla me nje klishe opinioner-esh, sic i quan NYT… bukur 🙂

        p.s. Kur do te shohim ate dite qe ne shqiptaret, jashte apo brenda qoshkut tone legjitim ne Evropen juglindore, sidomos ata te defterit, t’i japim te drejte njeri-tjetrit, pa bere kokoshet?

        Vetem atehere besoj se do te kemi debat te mirefillte.

        1. shkruan, RM:

          “Suksesi individual, apo grupeve, deri diku ka lidhje me ardhmerine e nje komuniteti, Per me teper flitet per suksesin sipas standarteve te vendeve pritese dhe jo sipas standarteve te komunitetit.”

          Mastic, mastic kinez.
          Logjika e komunitetit nuk eshte ndryshe per vendet pritese, prandaj quhen pritese. Gjejne veten ne pritje komunitetet, jo vetem ardhesi, por edhe pritesi komunitet.

          Titulli i shkrimit;” Shqiptar per neser”, sugjeron mjaftueshem eshte variant qe po aplikohet sot, varianti i shkrimit ben autorin akoma shqiptar, se ai qe po aplikohet eshte per neser.

          Eshte e thjeshte te gjesh shqiptarin kudo ne bote, ne komunitetet e botes, ate lloj shqiptari sipas llojit qe je, dhe kush do te jet shqiptar qe sot, sheh se c’lloj shqiptarie qarkullon ne tregun e lire shqiptar nen spicat e atij qendror.

          1. U beme mish-mash. Sot eshte e Djele, kemi kohe boll.

            Vemendje shkruan:

            “Logjika e komunitetit nuk eshte ndryshe per vendet pritese, prandaj quhen pritese. Gjejne veten ne pritje komunitetet, jo vetem ardhesi, por edhe pritesi komunitet.”

            O nene, o nene…. hidh e prit fjale e vecse fjale. Nga ta nisesh e nga ta bitisesh !?

            Me shkon ndermend ai i shkreti Heidegger, ka lene ca fjale te urta mbi kuptimin e kuptimit per te kuptuar kuptimin e kuptimit te vet kuptimit te fjales per te kuptuar e per t’i dhene kuptim plotesisht te kuptuar fjalise.

            Fjalite pastaj nuk jane problem, mjafton te kemi fjale me bollek.

            Hidh e prit, por fjala nuk ngjit se eshte nga ai mastici kinez, apo jo?

            1. Or, propagad!
              Mendim i kthiellt ne pisllik.
              I pa vlere ne kohen qe te merr ne lexim.
              I qart ne kofortesi. Bori e ndergjegjeshme e sistemit te refewrimit.
              I qellimshem, dhe i demshem, ne pjesmarrje ne blog, per te arritur me fyerje gjera qe edhe vet si do.

              Te ben pis dicka ketu. Nuk pranoj pisllikun, por e di qe e merr nga ketu, tek ky, ne kete blog

            2. Vemendje e ke si shume me te perpjete.

              Na bere helaq me gjithe kete te peshtyme.

              Nuk e besoj se e meritoj as une e as blogu gjithe kete te kerdisme.

              Shyqyr qe kemi maskat…

            3. Per masken i falur, si per n’tempull t’baltes.
              Po s’guxon njeriu te caloj gramatikisht.

              p.s. mendoj se e di kush mund te jesh.

        2. “… cibane etnike mbi supremacine e lekurave te lemuara te kulturave moderne perendimore.

          Shih sa rracist, pathos percmues, pis, vijne keto rradhe.

  3. Meqe po flasim per kuzhinen: rastet A.Uka apo E. Duka (i Fort Dix Six) jane me teper imam bajalldi/turli sesa turshi se turshia, kastravec ishte e kastravec eshte. Ketyre dy rasteve (dhe atyre dhjetrave qe s’i dime po jane kapur ne Pakistan) do i beje nder ti fusje ne rastin e kastravecave.

    Sa per ilustrim te imam bajalldise:

    Russia Today para disa muajsh po mbulonte ne lajme ‘kalvarin e vuajtjve’ te muslimaneve Amerikane. Kur c’me shohin syte: vajzen 12 vjecare te E. Dukes duke lexuar tere pathos nje hartim mbi andrallat e komunitetit te saj ne Ameriken e shek 21. Shoh ne audience gjithfare fytyrash prej Hindu Kushi, Bririt te Afrikes, dhe jashte-qitje te Nation of Islam (te Luis Farrakhan-it). Per nder, asnje surrat shqiptar nuk pashe ne ate mexhlis. Nderkohe qe keta qyqare mund te zgjidhnin nje komunitet musliman shqiptar per te kryer detyrimet, imam bajalldia i ka plas me nji tepsi me patllixhonat e Pakistanit!

  4. Pse u bë terrorist Arid Uka? Besoj se ka një kombinim faktorësh si, familja tepër fetare, mungesa e edukimit kombëtar shqiptar, frustrimi personal, dhe një faktor që nuk përmendet në shtyp, është tabu. Në Gjermani ka, tek një pjesë e popullsisë, njëfarë disponimi antiamerikan, që nga përfundimi i luftës botërore. Ky disponim antiamerikan është më i fuqishëm në ato vende ku ka baza ushtarake amerikane, si Frankfurti. Më duket se edhe deklarata e Obamës se do të bëjnë ç’mos që të zbulohen të gjithë ata që ishin të involvuar në këtë akt terrorist, kishte një nuansë aludimi në këtë drejtim.
    Në Gjermani ka shumë të huaj që kanë vështirësi në integrim, por kjo nuk i bën njerëzit terroristë. Gjuha është kyçi i integrimit. Këtë e kanë thënë edhe politikanët gjermanë. Por asnjë nga nacionalitetet që janë këtu nuk u mësojnë fëmijëve të tyre së pari gjuhën shtetërore, pastaj gjuhën amtare. Gjuha gjermane mund të mësohet që nga mosha 3 vjeçare, kur fëmijët detyrimisht shkojnë në kopshte. Suksesi i fëmijëve në shkolla më shumë ka të bëjë me nivelin arsimor të prindërve. Edhe tek fëmijët gjermanë ekziston dukuria e “barrierës gjuhësore” që shfaqet tek fëmijët që vijnë nga familjet më të varfëra dhe rrjedhimisht më pak të arsimuara. Këta fëmijë kuptojnë më pak fjalë se fëmijët e familjeve të arsimuara.
    Ne në Kosovë kemi pasur përvojë me dygjuhësinë. Serbokroatishtën e kemi mësuar në shkollë që nga klasa e katërt e fillorës, dy orë në javë. Shumë shqiptarë kanë studiuar në universitetet e Beogradit dhe Zagrebit me shumë sukses.Nëse në Kosovë shqiptarët e kanë mësuar serbokroatishtën, edhe pse në shkollë mësohej shqip, pse nuk do ta mësonin gjermanishtën, kur e gjithë shkolla bëhet në këtë gjuhë? Shqiptarët e rinj edhe e mësojnë këtë gjuhë, por niveli i zotërimit të kësaj gjuhe varet nga suksesi i tyre në shkollë. A nuk është kështu edhe në Kosovë dhe Shqipëri?
    Emigracioni shqiptar nga Kosova dhe pjesët e tjera të ish Jugosllavisë kishte filluar nga fundi i viteve 60-të, pas një reforme politiko-ekonomike (kur edhe bie Rankoviqi). Pothuajse të gjithë ishin nga fshati dhe të paarsimuar. Ata shkonin të punonin në ndërtimtari, me kontrata ndërshtetërore, dhe quheshin punëtorë me punë të përkohshme në botën e jashtme. Shkonin pa familje, jetonin në baraka të përbashkëta, krejt të izoluar nga jeta gjermane. Pas viteve 90-të fillon emigracioni masiv, kur kemi edhe ndrrimin e kësaj strukture, sepse kanë emigruar të gjitha shtresat e popullsisë, me familje dhe pa familje.

    1. Në lidhje me mangësitë në zotërimin e gjuhës të vendit pritës nga disa imigrantë të brezit të dytë, më vijnë në mend dy argumente:

      Së pari, indiferenca ndaj kulturës pritëse; po të kemi parasysh se kurioziteti është katalizatori më i mirë për të mësuar një gjuhë. Në vitet 1970, rinia në Tiranë u ekspozua njëlloj ndaj gjuhëve italishte dhe serbo-kroatishte, nëpërmjet televizionit. Italishten e mësuan të gjithë, serbo-kroatishten nuk e mësoi kush, dhe kjo ndodhi, para së gjithash, sepse nuk kishte kush interes për kulturën jugosllave, meqë këtë e konsideronin vetëm si kanal lidhës me Perëndimin.

      Së dyti, sa u takon atyre familjeve që kanë emigruar si të tilla, ose si familje, ndoshta një rol ka luajtur edhe nëna, që ka qëndruar në shtëpi, për të rritur fëmijët dhe ajo vetë nuk është ekspozuar pothuajse fare ndaj gjuhës pritëse. Nuk jam në gjendje të them nëse nënat në shtëpi janë më shumë karakteristikë për familjet myslimane, apo për familjet fshatare, pavarësisht nga feja. Por një nënë që rri në shtëpi dhe për më tepër i kushtohet rritjes së fëmijëve, do të rritë fëmijë të integruar mirë brenda familjes, por të integruar keq në shoqërinë pritëse.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin