PREDESTINIMI

nga Eneida Bozhani

Në replikat e veta, Agron Tufa e kap autoren në një gabim: që Dhurata Shehri nuk e ka fituar çmimin me 2009 po më 2007. Po, është lapsus. Dhe kam këtë sqarim. Deri para tri vitesh kur ka ndodhur ndryshimi nga çmimet Penda e Artë dhe Penda e Argjendtë, ndodhi edhe zhvendosja, nga dhjetori nisën të jepen në fund të janarit. Kështu shpesh ngatërrohet: çmimi që jepet për veprën e 2010-ës quhet i 2011-ës.

Atë vit kur ka marrë vlerësimin Dhurata Shehri, kryetar i Jurisë ka qenë Aurel Plasari.

Sa për çmimin e vajzës së Aurel Plasarit, zoti Tufa që s’i mbarojnë fyerjet (unë nuk e kam fyer) duhet të mbajë parasysh se në artikull bëhet një konstatim i nepotizmit. As hidhet poshtë autorja e as ngrihet lart.

Theksoj, artikulli në pjesën dërrmuese të tij bën konstatime për të dalë te disa interpretime të natyrshme për fenomenin e shëmtuar që ndeshim sot në fushat e kulturës në Shqipëri, i lidhjeve farefisnore, shoqërore, të interesit, të cilat nuk lejojnë shfaqjen e kurrfarë konkurrence: predestinimi që na thotë se dihet kush do të fitojë, dihet kush do të jetë në juri, sot, nesër, dëshpërimisht dhe për jo pak kohë.

E meqë është shkrimtar, zoti Tufa e merr me mend se çfarë frike, plogështie dhe demoralizimi shkakton te individi ndjesia e predestinatës, ndjesia se çfarëdo të bëjë njeriu me forcat e veta, ajo do të përpihet nga rrymat e makinës së shoqërisë (si kjo e jona, që ndodhet në ag të civilizimit) që i kalojnë përanash, përmes përpjekjeve të tij, derisa ta çrrënjosin.

Zoti Tufa thotë se profesioni i tij është letërsia, studimet, kritika. Sa mirë do ishte sikur të jetonte vetëm nëpërmjet këtyre profesioneve që t’i jepnin pavarësinë e vërtetë! Por nuk mundet. Prandaj shtrëngohet të bëjë paralelisht punë të detyruara të cilat në fund të fundit duan të thonë rroga shteti, honorare disavjeçare prej shtetit.

Fëmijët e zotit Tufa! Po nesër do duan të rriten, të shkollohen, të punësohen. Fëmijët, një këngë e vjetër perëndie që e dëgjon nga gjithë artistët shqiptarë: zemra nuk ma thotë të marr pjesë këtu e aty, por kam fëmijët, për ta e bëj, prandaj përlyhem, prandaj s’lë rast pa shfrytëzuar.

Kultura në Shqipëri është kthyer në një maskaradë jo thjesht dhe vetëm se artistët duan të jetojnë.

Sa vite i mbajtën peng zoti Tufa dhe miqtë, Mark Marku, Gentian Çoçoli, Agron Gjekmarkaj, Parid Teferiçi, të paguar nga Ministria e Kulturës, këshillat e projekteve, pseudostrategjitë për politikat kulturore 2005-2015? Ku janë sot këto politika?

Revista “Fjala” e zotit Tufa, nga gazetë u bë revistë falë financave të Ministrisë së Kulturës.

Kolana e botimeve dhe ribotimeve “Fjala”, një cikël librash memuaresh mbi komunizmin, u botua falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës.

Dhe në qoftë se në gjithë sa u përmendën zoti Tufa nuk gjen gjë të keqe, atëherë le ta lejojë autorin të informojë lexuesin se kjo ndodh. Konkluzionet i nxjerr vetë lexuesi.

Zoti Tufa nuk është vetëm dhe as i vetmi në këtë “mekanizëm vlerësimesh”. Hegjemonia e këtij, e përsëris, sekti, është bërë e frikshme.

Dhe që të ndihet e kuptohet kjo, s’ka nevojë për instrumentet njohëse dhe përçmuese që i sugjeron autores zoti Tufa.

Sa për përligjjen që u bën çmimeve: për romanin e Ramiz Gjinit (shkrimi im vetëm konstaton që zoti Tufa ka shkruar të vetmin artikull për të dhe NUK ishte kryetar jurie), s’është çudi që nuk e pranon (madje e përçmon autoren për injorancën) përcaktimin “stil arkaik”, ngaqë nuk vjen nga familja e teorisë së letërsisë. Nga ana tjetër i vjen aq për mbarë ta përligjë çmimin për tregimet e Ridvan Dibrës më një “s’është lëng groshe”.

Në 2 muaj punë juria vetëm ato që s’janë lëng groshe mund të gjente në 1000 tituj.

Ashtu si fëmijës i duhet kohë të zhvendoset dhe të rrijë i pavarur nga rrethanat në mesin e të cilave u vendos pa dëshirën e vet, edhe kulturës sonë të të menduarit do t’i duhet kohë të dalë më vete, e pavarur nga interesat kalimtare. Do të duhet shumë më tepër kohë, se ç’iu desh shkrimtarëve të sotëm të ngrenë veten aty ku janë. Madje edhe atëherë kur i ngrenë, show-n ia vjedh juria.

Shënim: ky shkrim duhet lexuar në vazhdim të debatit të nisur me shkrimet GJITHË PUSHTETIN MIQVE dhe PROFESIONI IM: LETËRSIA [2Xh].

Nuk ka komente

  1. Keto artikujt akuzues te autores, me kujtojn akuzen e Berishes ndaj Rames: Ky njeri ka dale ne foto lakuriq prandaj s’e meriton te jete kryeminister, se eshe lakuriq!

    Pra, makinisti eshte 42 vjec, sic shihet qarte nga ekuacioni i mesiperm.

    Prandaj shtrëngohet të bëjë paralelisht punë të detyruara të cilat në fund të fundit duan të thonë rroga shteti, honorare disavjeçare prej shtetit.

    Dmth apriorise se fajesise nepermjet akuzes se pirjes se kafeve dhe dedikimit te vargjeve (kush kishte dedikuar cfare vargje, pse s’na e zbardhe dhe kete, se kjo sikur ishte nje nga pikat kyce te akuzes?) tashme i shtohet dhe aksioma “po pate pune shteti je automatikisht i korruptuar”.

    Pune shteti = dirty word

    Perfundimisht kjo pune vazhdon te me mbaje ere gjueti shtrigash, per sa kohe argumentat akuzuese vazhdojne te thurren me fije merimangash ne kete artikull te dyte.

    Tufa mbase tani do behet pishman qe e legjitimoi shkrimin e pare me repliken e tij.

    Pavaresisht kesaj, apo vertetesise apo jo te akuzave qe ngre autorja, per mua kjo menyre e te ngriturit te tyre, dmth debati i pervijuar me stil gjuetie te tille dhe me prezumim automatikisht te fajesise, eshte ne vetvete dukuri negative, dhe mjaft e perhapur ne shoqerine tone. Nuk e di nese ndikon politika dhe e rrezaton ate dhe ne sferat e tjera si mentalitet, apo nese ajo thjesht e misheron se gjendet tashme kudo…

  2. Ketu, te pakten per mua, debati vdes.

    S’ka asgje per te folur, per te diskutuar, per te kuptuar.

    Nese mekati i zotit Tufa qenka qe ka kthyer gazeten ne reviste me financimet e Ministrise se Kultures s’di ça te them. Me çfare duhet ta kthente, me ndihmen e ministrise se trasporteve?

    Nese themi qe zoti Tufa ka mbajtur peng kulturen nga viti 2005-2015, pse te mos themi edhe qe ka qene ai qe ka kryqezuar Jezusin e ka vrare John Kennedy-n!

    Me gjithe respektin per miqte e PTF, tani e them me plot gojen qe kjo eshte “gjueti shtrigash” e une s’marr pjese.

    Gjithe te mirat.

  3. Shkrimi i Agron Tufes shpjegonte qartesisht se perse ato qe ngrinte artikullshkruesja e mesiperme nuk qendrojne. Te pretendosh te mbeshtesesh akuzat per te cilat ke marre pergjigje konkrete, duke u justifikuar me faktin se po godet nje fenomen te cilin, sipas teje, te gjithe e dine se ekziston perben inkoherence. Fakti qe nje fenomen ekziston, nuk te legjitimon akuzat konkrete qe ti ben ndaj njerezve konkret. Logjikisht, prania e nje fenomeni nuk i damkos te gjithe. Keshtu qe, nese godet fenomenin, qendro tek fenomeni, dhe nese del ne emra konkret per ta ilustruar ate, duhet te jesh i sakte ne ilustrimin qe ben. Pasi, te njollosesh gjithkend, ne emer te denoncimit te fenomenit, nuk i ndihmon aspak luftimit te tij, perkundrazi, nga kjo perfitojne gjithmone, vetem ata qe e kane krijuar dhe e mbajne me kembe makinerine e nepotizmit. Kur akuzohen te gjithe per te korruptuar, ata qe perfitojne ne kete mes jane, te korruptuarit e vertete.

  4. Përshëndetje te gjithëve!

    Mendoj, se debati po normalizohet. Psikologjikisht ka nje shenje mosbarazimi ne debat: i vetmi me emer real, i ekspozuar si i tille, jam une ne nje forum, ku komentuesit jane pseudonime dhe nje pjese komentuesish vijne nga PPU. Marrëdhëniet e mia me PPU jam të acaruara dhe jo per shkakun tim: kunder vullnetit merren dhe masakrohen shkrimet e mia pa leje; jam sulmuar personalisht dhe jam fyer me fjale te renda, para se t’u pergjigjesha me “Nje kapak pusete per peshqit pa uje”. Vetem debat me ta nuk behet! Prandaj nje pjese paragjykimit e kisha ne lidhje me ta ketu tek PTF. E terheq paragjykimin tim. Tani i kthehemi edhe nje here temes (ngase do te jem jashte dhe s’do mund ta vazhdoj per 1 jave).

    Prape nga ana psikologjike e kap veten gafil ne kete debat, ashtu si Jozef K i Kafkes. Por dua te fle i qete me ndergjegjen time, sepse kurrefare gjeje te paligjshme apo korruptuese nuk kam bere dhe as jam mesuar ta coj ne mendje, edhe pse ne gjithe kete histori Çmimesh letrare, kam qene nje vote dhe kete vote do t’ua jepja 100 here atyre qe ua kam dhene tashmë. Se keshtu thone bindjet, shija dhe kuptimi im per letersine qe konkurroi kete vit. Nuk mund te shpik vepra e autore te tjere qe nuk kane konkurruar ketij viti. Pastaj, ne gjithe kete histori nuk ka ndonje te lenduar nga konkurruesit! Çmimi i Madh, jepet per KARIEREN në një gjini, nguliteni këtë.
    Pra problemi qe shtron znj. Eneida, me sa kuptohet, nuk eshte se u be ndonje “trafikim çmimesh”, por e ashtuquajtura lidhje nepotike e jurise dhe e fituesve. Keshtu?
    Por, shtroj pyetjen une, nese lidhje nepotike midis anetareve te jurise nuk ka, nese lidhje nepotike midis meje dhe fituesve te cmimit nuk ka, atehere pra, ku qendron nepotizmi? Prandaj edhe njehere, e theksoj se me ASNJE anetar te Jurise nuk kam lidhje nepotike, farefisnore, shoqerore te ngushta, sikunder me asnje prej fituesve, gjithshtu nuk kam, me perjashtim te Arian Lekes, me te cilen jemi miq, qe takohemi mesatarisht rrallë. Ndoshta dhe me shpesh, se nuk e kemi me grafik. Por nëse nuk kam lidhje te tilla neptotike, te kuptohemi, znj. Eneida duhet t’i gjeje vetë! Ky eshte postulati: akuza kthehet ne kunderakuze.
    Tani te flasim per Arian Leken. Eshte e vertete qe nje sonet i imi ka inicialet A.L dhe keto ne letersi jane “pershendetje” ne lidhje me zhanrin. Te tilla ka disa ne krijimtarine time: per Ervin Hatibin, Rudian Zekthin, Mark Markun, Gentian Çoçloin, sepse rruga e krijimtarise sime letrare ka patur qe ne fillim (1990) nje shoqeri ne korrespondence, deri sa ne fakultet, nga kjo miqesi letrare lindi grupimi letrar “E pershtatshme”. Nuk jane poezi glorifikuese romantike per personin, sic mund te keqmendohet; perkundrazi nuk kane lidhje aspak, pervec konvencave te artit, apo nje debati te hapur artistik apo estetik. Me falni, por me duket vulgare te pretendosh se ke kapë korrupsionin apo nepotizmin nisur nga inicial i vjershes. Tekefundit ne nuk jemi hedhur ne ilegalitet. Grupimi yne “E pershtatshme”, la pak gjurme, nje antologji e grupit, ca numre gazete me titullin e mesiperm dhe ndonje aktivitet te vogel, megjithese miqesia mbeti. Vete kam qene i nderprere per 7 vjet nga procesi letrar ne vend per shkak te studimeve jashte.
    Për Arian Lekën u hodh dyshimi lidhur me këtë poezi timen, me inicialet A.L. Po jua sjell dhe gjykojeni vetë:

    Tingëllimë
    A. L

    Kur shirat shkrehen shtrazë-shtrazë
    e rrahin rrahet me rrëshekë,
    me kërp e kulpra e këlkazë
    bredh barit burri breg më breg.

    Baret bariu buzë burimi –
    surb shirat surbull me rrebesh,
    vërvit vetimë asi vështrimi
    shpërpush e shprish shirat përshesh.

    Përpiqen plym pikat në parzmë
    dhe burri barit shtang vetiu:
    e merr bariu për fantazmë:
    shajni i del atij bariu…

    Tek për një timtë të vetëtimtë
    koha këmben kambanë të grymtë.

    Tani dalim tek artikulli i znj. Eneida “PREDESTINIMI” ( i cili shkon me fort ne shqip me “Paracaktimi”). Nëse një si ju, znj. Eneida e paracakton fituesin, nisur nga juria, atehere caktojeni ju fituesin, sikur te kishit qene vetë në juri, duke gjykuar lirshëm veprat e nominuara.
    Te dyshosh nuk eshte pune e keqe, por te dyshosh pa vend, kjo te con tek shperfillja e vlereva per hir te dyshimit pa baze. Nuk eshte nje vit qe ka ngaterruar znj. Eneida, por jane 2. Dhe ngaterresa qe behet per 1 vit, eshte e pafalshme kur behet per 2 vite. Znj Eneida ia lejon vetes te dyshoje ne gjithcka, atehere pse ma heq mua ta kem kete te drejte te dyshoj? Logjika e znj. Eneide ka jo thjesht nje plasaritje te vogel, por nje te çare te madhe ku mund te hyje krahu, e mbase nje elefant.
    E konsideroj krejt jashte etike, kur znj. Eneide me nderhyn ne “sahanët” e familjes sime. Duke qene nje njeri qe i ushej femijet e mi vetëm e vetëm me djerse te ndershme nga puna ime, e cila kryesisht mbahet me profesionin tim te pedagogut dhe aktivitetit letrar, me duhet ta sqaroj kete cinizem, qe znj. Eneide e shpreh keshtu:
    “Zoti Tufa thotë se profesioni i tij është letërsia, studimet, kritika. Sa mirë do ishte sikur të jetonte vetëm nëpërmjet këtyre profesioneve që t’i jepnin pavarësinë e vërtetë! Por nuk mundet. Prandaj shtrëngohet të bëjë paralelisht punë të detyruara të cilat në fund të fundit duan të thonë rroga shteti, honorare disavjeçare prej shtetit”.
    Ju lutem, tani e keni tepruar! Pavaresia time nuk e vënë në dyshim hipotezat tuaja, prandaj po reagoj, sepse higjena ime mendore e morale thote: askush s’ka te drejte te ngreje zerin mbi mua, te me fyejë, te shpife e te krijoje alibi si t’i teket. Dhe nese ne angazhimin tim per honorare shteterore ju kerkoni te gjeni “qimen ne veze”, jua shpjegoj: “Ne ato dy borde ku jam me kohe te pjesshme, te RTSH-se dhe QKK-se (ne kohe te ndryshme), jap ate qe di te bej me mire, me sakte e me ndershem. Ne QKK shqyrtohen skenare zonje, dhe une kam mbaruar dy vjet ne Moske nje lende qe quhej “Kinoproces”. Po deshe ta skanaoj origjinalin e ta postoj. Skenari eshte mjaft, ne mos ngjitur me zhanrin letrar. E shikoni pra qe jam ne zanatin tim? Po ta marrim keshtu siç e shtron zonja, une as leksione nuk duhet te jepja! Sa i perket TVSH-se, nje angazhim per mbledhjet nje here ne muaj aty: jam propozuar e jam zgjedhur nga Parlamenti, bashke me 11 kolege te tjere, sipas modelit dhe skemes se televizioneve publike te BE me anetare nga institutet dhe shoqatat e shoqerise civile. Une aty perfaqesoj nje shoqate autonome (UT-ne), sikunder koleget e tjere – nga shoqata te tjera dhe jap kontributin tim, per aq sa di ne fushen time, sikunder te tjeret nga fushat e tyre. Ligjshmërinë, ashtu si të tjerët, ma ka dhenë Parlamenti. Thashe aq sa di, e aq sa mundem. Ne qoftese se më paragjykon per kete, atehere u paragjykuakan automatikisht të 11 anetaret e tjere, tani e gjithëherë! Kjo eshte ne thelb, gjithe historia e “honorareve shteterore”. Eshte tjeter histori se sa ka funksionuar idealisht kontributi im dhe i te tjereve aty, por eshte nje pervoje, me doza zhgenjimi.
    Meqe znj, Eneida e ka kaluar dyshimin e saj mbi figuren time ne planin krejt personal, me duhet t’i pergjigjem mire asaj e t’i them se nuk u ngjaj aspak historive ankestare me xhaxhot qe ajo ka parasysh e i njeh nga afer, te cilet ne emer te femijeve zhyten e kompromentohen. Me Zotin deshmitar ju betohem, se asnje qindarke e pandershme nuk ka hyre e as nuk do te hyje kurrë ne gjakun e femijeve te mi! Dhe kjo eshte krenaria ime, shume here me teper se vepra letrare apo enderrimet e mia. Znj Eneidë, kam pershtypjen, se e din po kaq mire, qe une nuk i ngjaj modelit te artisteve qe citon ajo dhe problemet e mia familjare nuk i kam nxjerre ne rruge!
    Une do ta permbaj indinjaten dhe do te pergjigjem per ate hije tjeter dyshimi (kur do t’i mbarojne valle dyshimet?), qe ajo hidh personalisht mbi mua, sepse thotë: “Revista “Fjala” e zotit Tufa, nga gazetë u bë revistë falë financave të Ministrisë së Kulturës. Kolana e botimeve dhe ribotimeve “Fjala”, një cikël librash memuaresh mbi komunizmin, u botua falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës”.
    Sqaroj te tjeret te jene te vemendshem se:
    1. Gazeta “Fjala” (ku mund te kete botuar edhe znj, Eneida, s’ka rendesi pseudonimi, Eneida, Miranda apo kushdoqofte), ka zgjatur 5.5 vjet dhe eshte munduar te promovoje letersine e zhanret e ndryshme letrare ne gjithe hapesiren shqiptare, me nje pozicion te sajin cilesor, sipas takatit qe kishim, por te pasponsorizuar nga MTKRS. Gazeta “Fjala” eshte e vertete se kaloi ne reviste, sic eshte e verte se aplikimi ishte i hapur per revista, gazeta, almanake në MTKRS. Sic eshte e vertete se u sponsorizuan vetem 2 numra dhe mandej, ish-ministri Ylli Pango, e nderpreu mbeshtetjen. Jam krenar qe munda t’i botoj makar ato dy numra. Keshtu ka qene dhe me projektin e Institutit te Kontakteve Kulturore, nepermjet te cilit aplikova per nje kolane “Ad memorandum” ku te mblidheshin veprat me cilesore te memuaristikes se shkrimtareve dhe intelektualeve shqiptare ne burgjet e komunizmit. Kolana u nderpre nga mosdashja e të njëjtit Minister per ta vazhduar me tej, qe ne pesëshen e pare (Memuaret e Arshi Pipes, Fatos e Liri Lubonjes, Uran Kalakulles e Bedi Pipes). Kjo si rezultat i konfrontimit tim me ish-ministrin per transparence të fondeve e projekteve, per fatin e tyre dhe per nje dyshim që kisha ne lidhje me perqindshat, c’ka solli menjehere doreheqjen time nga koha e shkurtër (4 mujore) e të qenit në Këshillin e Projekteve. Me vjen keq qe nje projekt i tille u nderpre, pa paguar as shumen e premtuar te preventivit. Znj. Eneidë në frymën e saj, mund të thotë: “Pse pranove të ishe në atë këshill!”. Dhe unë i them: “sepse isha hartuesi i Platformës për Kulturën zonjë!”. Zonja mund te punoje edhe në MTKRS dhe duhet t’i dije mire keto gjera.
    E fundit dhe jo kronologjike, qe znj. Miranda me versulet personalisht eshte ky citat: “Sa vite i mbajtën peng zoti Tufa dhe miqtë, Mark Marku, Gentian Çoçoli, Agron Gjekmarkaj, Parid Teferiçi, të paguar nga Ministria e Kulturës, këshillat e projekteve, pseudostrategjitë për politikat kulturore 2005-2015? Ku janë sot këto politika?

    Ju qe na lexoni, ne keni Zot, gjykojeni vete. Çfare lidhje kam une me kete problem? Une nuk punoj ne MTKRS, me gjithese ne vitin 2005 bashke me disa kolege e artiste patem shkruar nje Platforme Kombetare te Kultures, e cila jua them plot pezm, as qe u mor parasysh. Per kete kam patur edhe shkrime ne shtyp. Por znj. Eneida e ka ndare tashme mendjen te më bejë gjyq kolektiv, duke me reshtuar keshtu emra te njohurish e miqsh, në ca punera qe as ia kam idene. Kam pershtypjen se znj. Eneida ka realizuar nje perfytyrim teper infantil, duke na njehesuar te tërëve në nje trup e në një organizëm. Sikur, fjala vjen, në fund apo dhe gjatë dites, ne mblidhemi ne darke, te gjithe bashke, dhe krenohemi me bëmat tona “hajdutërore”, “kusarishte”, “konjukturore”, “sektante” etj, etj. Pak rëndesi ka realisht nese takohemi a s’takohemi me muaj a vite me personat ne fjale. Ata, përkundër demonizmit të znj. Eneidë, kanë identitetin e tyre artistik e publik, ndaj hesap për ta nuk duhet të më kërkohet mua. Ju me pyesni “Ku jane keto politika”? Duket si replike ne sallen e ngurosur te KQ te PPSH. Nese do me te vertete te dish se ku jane keto politika, shko pyet ata vete, Ministrin e punonjësit. Sigurisht edhe mua, pse jo, por jo me kete ton. Miqesisht do te ta kisha shpjeguar se cfare mendoj, rreth nje filxhani kafeje, por jo keshtu… per muri!
    Pozicioni kriticist e dyshues i znj. Eneidë niset nga lexime rastësore shenjash. Me këtë më kujton një zonjë moskovite, e famshme për horoskopin karmik të saj. E zhytur kokë e këmbë në teoritë budiste të reinkarnacionit dhe ne doktrinën e fshehtë të Elena Blavatskajës, ajo mendonte se ishte rimishërim i poetes Marina Cvjetajeva. Arsyetimi i saj ishte ky: “Quhem Marina Njecvjetaj, jetoj në Cvjetnoj Bulvar, në të njëjtën rrugë e ndërtesë ku ka jetuar Marina Cvjetajeva; kam një vajzë e një djalë, njëlloj si ajo, im shoq ka punuar për KGB-në, njëlloj si burri i saj; ma pushkatuan, njëlloj si të saj; im bir është vrarë në Çeçeni, në luftë pra, njëlloj si djali i saj. Dhe çfarë përkimi: emrat e fëmijëve të mi, janë njëlloj si të poetes. Pastaj edhe unë shkruaj poezi, njëlloj si Cvjetajeva”. A mund t’ia vije në dyshim kësaj gruaje autosugjestionin? Kështu them dhe me znj. Eneida. Ajo e ka mbërritur një shkallë të tillë dhe nuk i intereson e vërteta. Kur di[ka nuk i bindet “të vërtetës” që ka ndërtuar vetë, ndodhin “lapsuse”, herë me vite, herë me kontekste, e herë me ide. Përkime mund të gjesh, analogji po, por nuk janë instancë e së vërtetës. Instanca më e epërme e saj është – filozofi në morg. Përfundimisht, ajo tashmë ankohet në mënyrë të përgjithshme, për gjëra abstrakte. Gjene mirë, prapë. Se urrejtja obsesive për një person të vetëm, të shkatërron, të hyn si virus në gjak dhe ta helmon atë. Më mirë të urrejtjen tënde t’ia mveshësh kategorive abstrakte, dukurive etj. Është një shkallë pak më e shëndetshme.
    Une jam person privat dhe gjëja qe çmoj me se shumti ne kete jetë eshte privatesia, si thelb i lirise. Privatesia ime eshte nje, e paperseristshme, sepse nana ime më ka lindur te tille, të pashumfishueshëm, te pangjashëm. Jam kopje unikale ne privatesine time, sikunder gjithkush prej jush. Ti, moj zonjë, kërkon të depërtosh në “aurën” e origjinalit, siç do të thoshte Walter Benjamini. Me gjyqe kolektive, me klasa te menduari, me cjapin e mekateve, nuk keni gjë në vijë. Parmendidi ka thënë “Përplasja eshte ati i te gjitha sendeve”. Por ai ka patur parasysh perplasjen e kokave (mendjeve) dhe jo kungujve. Le te diskutojme per mendjet, le ta kemi ndjeshmërine e jo dashkeqesine, le te mos shohim bardhe e zi. Me kete apel po e mbyll shenimin tim edhe ndaj vetes, duke ndjere lendim ne ndergjegje per kohen, qe ua rrembeva 3 femijeve te mi te vegjel në një shpjegim, qe s’duhej te më detyronte kaq gjate.

    1. Kur shkrimtari flet per humbje kohe, duhet te marre parasysh jo vetem kohen e vet, por edhe kohen e lexuesit te tij. Ju siguroj qe kjo pergjigje qe ke dhene ketu nuk ishte humbje kohe, te pakten per mua si lexues. Humbje kohe ishte ai yxhymi me te cilin u paraqite tek tema tjeter.

    2. Nuk kisha lexuar asgje nga poezite e A. Tufes dhe kete boshlllek e plotesova sot, duke lexuar poezine qe ai ka sjelle ne kete mesazh te tijin. Mu duk as me pak e as me shume se sa si ato poezite baritore ruse te shekullit 19 alla Essenin etj, ashtu siç na i sillnin perkthimet e Jorgo Bllacit qe botonte ne vitet ’60.
      Shpresoj te mos jete ky niveli i poezise se sotme shqipe. Ose perndryshe nese PREDESTINIMI yne eshte ky, pra rus, te pakten poetet te afrohen e te shkerbejne poezine ruse te viteve 30.
      Poezia nuk eshte vetem tingellim, duhet te jete edhe mendim.

    3. Me ne fund, te lexova me endje Tufa. Tani po. E tregove veten se kur je i zhveshur nga mllefi, di ç’shkruan. Nuk jam specialist i letersise, jam vetem nje lexues i rregullt i saj, shijues i saj dhe nuk me hyn ne pune fituesit e çmimeve, pasi ato per mua jane dhe do te jene gjithmone subjektive. Por une jam i mendimit qe debatet ne kesi rastesh, jane te frutshme, jo vetem per te sqaruar problematikat, por une e shoh edhe ne nje prizem me te gjere, jo profesional, e shoh ne menyren se si duhet te edukohen lexuesit me menyren e te berit debat. Mund ta fyesh debatuesin edhe pa perdorur fjale vulgare, mund t’ja ulesh koken edhe pa e ofenduar. Ky lloj debati do ti sherbente me shume edukimit te ketyre pak lexuesve, te ketyre blogjeve, se si mund te behet debat edhe pa fyer, por vetem me argumenta, qofshin keto edhe bajate, por jashte fjalorit banal te vulgut.

  5. Fjala e kryetarit të Jurisë se cmimeve kombetare te Letërsisë 2010

    Kur konkursi i çmimeve Letrare Kombëtare për vitin 2010 hyri në stadin e përzgjedhjeve më të ngushta dhe rrethi i pretendentëve zvogëlohej, gjykimi im dhe i kolëgëve të Jurisë kaloi në argumenta tepër specifikë, vetëm e vetëm letrarë, të pandikuar nga elementë jashtë veprës letrare. Gjykimi ka qenë jashtëzakonisht i vështirë. Vlerat konkurruese të veprave nuk kishin më diferenca të mëdha. Por fituesi do të isht një, për çdo zhanër. Më është kujtuar imazhi antik që paraqet hyjneshën e drejtësisë, Themidën, me sy të lidhur me një shirit të zi dhe një peshore në barazpeshë që mban në pëllëmbë. Dua të them me këtë, se zgjidhja përfundimtare e fituesve të çmimeve mes një rivaliteti të fortë është bërë me të dy syë e lidhur, pa u ndikuar nga veta, persona dhe rrethana, dhe jo me njërin sy të lidhur… si piratët, për shembull. Jam i sigurtë se shuma e votave që përcaktoi fituesit ka patur referencën në vlerat artistike të veprës konkurruese, po aq dhe risisë e domethënies së këtyre veprave në procesin e sotëm letar shqiptar. Disa prej fituesve kanë patur një kontribut të vazhdueshëm në zhanret e gjinitë që morën pjesë, por për shkak të mangësive dhe deformimeve tipike në peisazhin tonë të botimeve dhe qarkullimit të vlerave, ata kanë marrë nderimin që u ka takuar me kohë. Në këtë mënyrë ky konkurs e ka sjellë veprën e tyre në qendër të vëmendjes dhe përbën një rast të mirë për t’i njohur vlerat e tyre serioze. Por në një mënyrë a në një tjetër, fituesit e këtij Konkursi janë protagonistë të fortë që e kanë dinamizuar procesin gjatë dhjetë vjetëve të fundit.
    Juria, nëpërmjet një pune të dendur, më shumë se lodhjen ka marrë dhe kënaqësinë e njohjes së panoramës tonë letrare për vitin 2010. Kam nderin të konstatoj, se letërsia shqipe sot, edhe pse në mungesë të instrumentave të filtrimit, organizmit dhe ofrimit të vlerave dhe risive, ka një seriozitet artistik, ku nuk mungon novatorizmi, kërkimet, tendencat e prirjet e zhvillimeve më të mira bashkëkohore me letërsitë e huaja, ku nuk mungon befasia. Sot letërsisë shqipe i jep tonin pikërisht brezi i mesëm, i ri e fare i ri, pikërisht ajo moshë, për të cilën ankohen monotonisht mediat e studiot tona televizive me refrenin e përhershëm, “nuk ka maja, nuk ka autorë”. Sa e vërtetë është kjo? Konkursi i këtij viti është një nga përgjigjet më tw mira, se retorika që shtohet është e zbrazët. Atëherë mbetet të definohet, se ata që ankohen, nuk marrin mundimin elementarë të njohin, të lexojnë.
    Gjatë veprave që konkurruan për vitin 2010 ka patur botime të shumta në të gjitha gjinitë, por, siç e kemi vënë re gjatë punës sonë, ndërmjet tyre spikat gjinia e romanit dhe e kritikës apo studimit letrar. E parë nga pikëpamja sociologjike e letërsisë, prirja kah romani dhe gjinitë e kritikës, teorisë dhe studimit letrar, është treguese se letërsia jonë po hyn në rrugën e një dinamike të re, duke e kapërcyer fazën “romantike” të dominimit të poezisë. Letërsia jonë ka nevoje për narrativën e gjatë dhe një lexues më të gjerë. Në poezi ka patur gjithashtu konkurrentë të fortë dhe vlerat e saj spikasin me risitë konceptuale të shprehjes dhe ideve. Por në poezi ka autorë briliantë që konkurojnë me librat e parë.
    Dihet që kultura jonë letrare në një masë të madhe është marrëse. Kjo shpjegon edhe bumin e madh të përkthimeve artistike, të shkrimtarëve dhe poetëve më të shquar nga tratditat letrare të ndryshme të botës. Por nuk mungojnë përkthimet nga shkrimtarët e huaj, të njohur që janë sot mite të letërsisë bashkëkohore në botë. Përkthimet artistike kanë një rol të veçantë në rezonancën dhe shkëmbimin e përvojave letrare e leximore, sidomos të trendeve e prirjeve më të reja sot në botë. Sfera e përkthimeve artistike ka qenë jashtëzakonisht e begatë, me emra të mëdhenj klasikë e bashkëkohës. Kemi veçuar përkthimet që sjellin jo vetëm art të lartë shqipërimi, por edhe domethënien e autorëve të tyre në një plan bashkëkohësie.
    Nga ana tjetër kultura jonë letrare ka nevojë të madhe të njihet jashtë. Ka shumë pak përkthyes nga shqipja, që luajnë një rol të madh njohës e promovues të vlerave tona letrare. Juria ka nderuar punën e palodhshme, të talentuar e të suskseshme, të përkthyesit Joachim Rom, i cili ka mbi 30 vjet që promovon letërsinë tonë në botën gjermanike.
    Në përfundim, do t’ju lutesha gazetarëve dhe shefave të tyre, që këtë ngjarje të shënuar vjetore të kulturës tonë letrare kombëtare me 10 çmime, ta pasqyrojnë me dinjitetin e merituar.
    Dua ta mbyll këtë fjalë me një falenderim për të gjithë kolegët e mi, anëtarët e Jurisë, për lirinë e gjykimit dhe integritetin moral në këtë punë serioze. Nëse ka apo mund të ngrihen pretendime mbi drejtësinë e çmimeve, në kemi të vetmen çertifikatë morale, të sigurtë e të dëshmueshme: – lexoni librat!

  6. Meqe znj. Eneida pati shfaqur mosbesimin edhe per cmimin honorifik te Joachim Rohm-it, ja ku e keni kontributin e tij.
    Po patet dyshime te djera, une ketu jam ne sheshmejdan per te deshmuar. Ruaj edhe kutite zgjedhore te votave. Po te doni i marrim/ merrni dhe i hapni vete. Komisionin ndertojeni vete si ta keni qejf!

    P.S. Nese gjeni ketu poshte edhe emrin tim, me ndonje perkthi (poezi, ese), kete po e bej t’i jap me fort krahe autosugjestionit te znj. Eneida Bezhani, se kudo, perrotull saj gëlojnë komlotet, sektet, nepotizmat, me qellim qe autosugjestioni i saj, o te sherohet, o te mberrije in extremis. Per hater te saj, s’ia vlen te heqesh dore nga krijimtaria. Pasojat le t’i vuaje ajo vete…

    JOACHIM RÖHM

    Biographische Angaben:
    Geboren am 2. Mai 1947 als Sohn eines Hochschullehrers in
    Stuttgart, dort Besuch der Grundschule und des Gymnasiums.
    Nach dem Abitur im Jahr 1966 Germanistikstudium in Tü-
    bingen, Teilnahme an der Studentenbewegung. Als deren
    späte Folge Arbeitsaufenthalt in Albanien von 1977–1980.
    Tätigkeit im Verlag für fremdsprachliche Literatur in Tirana.
    Erwerb der albanischen Sprache und des Handwerkszeugs
    eines Übersetzers.
    Ab dieser Zeit intensive Beschäftigung mit den Albanern,
    ihrer Geschichte und Kultur, ihren Gebräuchen, ihrer Sprache
    und vor allem ihrer Literatur. Nach der Rückkehr nach
    Deutschland zunächst Brotarbeit in einer Fabrik, daneben
    Übersetzungen albanischer Literatur, außerdem ehrenamtliche
    Aktivitäten auf dem Gebiet der interkulturellen Begegnung.
    Seit 1990 freiberufliche Tätigkeit als Übersetzer und Dolmetscher
    für Albanisch in Stuttgart. Verheiratet, zwei erwachsene
    Söhne.
    Mitglied im Verband deutschsprachiger Übersetzer literarischer
    und wissenschaftlicher Werke (VdÜ) · Bundessparte
    Übersetzer im VS · Verband deutscher Schriftsteller
    Preise und Auszeichnungen:
    Jane Scatcherd-Preis 2006
    der Heinrich Maria Ledig-Rowohlt-Stiftung
    Stipendium des Deutschen Literaturfonds e.V. zur Förderung
    der Übersetzung von Ismail Kadares Roman “Konzert am Ende
    des Winters”
    Stipendium des Deutschen Übersetzerfonds e.V. zur Förderung
    der Übersetzung des Buches “Der Raub des königlichen
    Schlafs” von Ismail Kadare
    Alte Weinsteige 96
    D-70597 Stuttgart
    Fon: +49 711 764266
    Mobil: +49 171 4138283
    Fax: +49 711 7657982
    eMail:
    mail@joachim-roehm.de
    Website:
    http://www.joachim-roehm.de
    2
    BIBLIOGRAFIE
    Bücher:
    Ismail Kadare: Chronik in Stein (Roman)
    Residenz Verlag Salzburg 1988
    Ismail Kadare: Der zerrissene April (Roman)
    Residenz Verlag Salzburg 1989
    Ammann Verlag Zürich 2001
    Migjeni: Der Selbstmord des Sperlings (Prosaskizzen)
    Info Verlag Karlsruhe1989
    Ismail Kadare: Der Schandkasten (Roman)
    Residenz Verlag Salzburg 1990
    Ismail Kadare: Konzert am Ende des Winters (Roman)
    Residenz Verlag Salzburg 1991
    Ismail Kadare: Doruntinas Heimkehr (Roman)
    Residenz Verlag Salzburg 1992
    Rexhep Qosja: In solchen Augen liegt der Tod (Roman)
    Haymon Verlag Innsbruck 1995
    Besnik Mustafaj: Kleine Saga aus dem Kerker (Roman)
    Frankfurter Verlagsanstalt 1997
    Besnik Mustafaj: Albanien zwischen Verbrechen und Schein (Essays)
    Frankfurter Verlagsanstalt 1997
    Fatos Kongoli: Die albanische Braut (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 1999
    Beqë Cufaj: Kosova – Rückkehr in ein verwüstetes Land
    (Essays) Paul Zsolnay Verlag Wien 2000
    Kim Mehmeti: Das Dorf der verfluchten Kinder (Roman)
    Drava Verlag Klagenfurt 2002
    Ismail Kadare: Die Brücke mit den drei Bögen (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 2002
    Ismail Kadare: Der Palast der Träume (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 2003
    Ismail Kadare: Der General der toten Armee (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 2004
    Beqë Cufaj: Der Glanz der Fremde (Roman)
    Paul Zsolnay Verlag Wien 2005
    Ismail Kadare: Das verflixte Jahr (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 2005
    3
    Fatos Kongoli: Hundehaut (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 2006
    Ismail Kadare: Der Nachfolger (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 2006
    Ismail Kadare: Spiritus (Roman)
    Ammann Verlag Zürich 2007
    Ismail Kadare: Der Raub des königlichen Schlafs.
    Kurze Romane und Erzählungen
    Ammann Verlag Zürich 2008
    Ismail Kadare: Ein folgenschwerer Abend (Roman)
    Ammann Verlag Zürich, erscheint im Frühjahr 2010
    Jeton Neziraj: Krieg in Zeiten der Liebe (Schauspiel)
    S. Fischer Verlag, 2010
    Ismail Kadare: Die Ausgestoßene (Roman)
    S. Fischer Verlag Frankfurt/Main (erscheint 2012)
    Lindita Arapi: Schlüsselmädchen (Roman)
    Matthes & Seitz Berlin (erscheint 2012)
    Beiträge in Sammelwerken und Zeitschriften:
    Bashkim Shehu: Die Akten, die Leichen und das Feuer (Erzählung), in: Neue
    Literatur Nr. 4/93
    Elvira Dones: Frank (Erzählung)
    in: metaphorá 6, März 2000
    Beqë Cufaj: Gedichte
    in: Akzente. Zeitschrift für Literatur. Heft 2/April 2001
    Fatos Kongoli: Traum zwischen Al Pacino und Kawabata
    Bashkim Shehu: Der Zug, der Traum und das Gefängnis
    Besnik Mustafaj: Stunde des Fiebers
    in: Thomas Wohlfart/Christiane Lange (Hrsg.):
    Europaexpress. Ein literarisches Reisebuch.
    Eichborn Verlag Berlin 2001
    Kim Mehmeti: Vier Erzählungen des albanischen Autors
    in: Das Haus am Ende des Dorfes. Erzählungen aus Mazedonien.
    Drava Verlag Klagenfurt 2001
    Lyrik und Prosa von Mimoza Ahmeti, Eqrem Basha, Ledia Dushi, Mirko
    Gashi, Ardian Kyçyku, Fatos Lubonja, Halil Matoshi, Mira Meksi, Migjeni
    und Anton Pashku
    in: LICHTUNGEN – Zeitschrift für Literatur, Kunst und Zeitkritik. Herausgegeben
    von Markus Jaroschka. Nr. 86, XXII. Jahrgang, Graz 2001.
    4
    Eqrem Basha: Bericht über meinen Vater, den Grenzathleten
    in: Dževad Karahasan/Markus Jaroschka (Hrsg.): Poetik der Grenzen
    Steirische Verlagsgesellschaft Graz 2003
    Fatos Lubonja: Zwischen Lokalem und Universalem
    in: Ursula Keller/Ilma Rakusa (Hrsg.): Europa schreibt.
    Was ist das Europäische an den Literaturen Europas?
    edition Körber-Stiftung Hamburg 2003
    Ismail Kadare: Europas Himmel
    in: Gerhard Melzer (Hrsg.):
    Es liegt etwas in der Luft. Die Himmel Europas.
    Literaturverlag Droschl Graz 2003
    Ismail Kadare: Sieben Gedichte
    in: Weltklang. Edition diá 2003
    Ismail Kadare: Wie mir Hamlet half, die Gespenster zu vertreiben (Erzählung)
    in: du 752. Zeitschrift für Kultur. Nr. 12 Dezember 2004/Januar 2005
    Beqë Cufaj: Im Penny Markt
    in: du 753. Zeitschrift für Kultur. Nr. 1, Februar 2005.
    Lyrik und Prosa von Lindita Ahmeti, Virion Graçi, Ervin Hatibi, Gentian
    Çoçoli, Ilir Belliu, Ledia Dushi, Romeo Çollaku, Agron Tufa und Arian Leka.
    in: LICHTUNGEN – Zeitschrift für Literatur, Kunst und Zeitkritik. Herausgegeben
    von Markus Jaroschka. Nr. 103, XXVI. Jahrgang.Graz 2005.
    Ismail Kadare: Don Quijote auf dem Balkan
    in: Sinn und Form 6/2005. Aufbau Verlag Berlin
    Fatos Lubonja: Das zweite Erwachen des Enver Hoxha
    in: Katharina Raabe/Monika Sznajderman (Hrsg.): Last & Lost.
    Ein Atlas des verschwundenen Europa.
    Suhrkamp Frankfurt/Main 2006
    Raplyrik aus Kosova sowie Beiträge von Migjen Kelmendi und Enver Hasani
    in: Sprung in die Stadt Chiºinâu, Pristina, Sarajewo,Warschau, Zagreb, Ljubljana.
    Ein Band von relations, einem Initiativprojekt der Kulturstiftung des Bundes.
    Du Mont Literatur und Kunst Verlag 2006
    Texte von Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Luan Starova und Beqë Cufaj
    in: Richard Swartz (Hrsg.): Der andere nebenan. Eine Anthologie aus dem
    Südosten Europas. S. Fischer Verlag Frankfurt/ Main 2007
    Ismail Kadare: Das Urbuch (Erzählung)
    in: LICHTUNGEN – Zeitschrift für Literatur, Kunst und Zeitkritik. Herausgegeben
    von Markus Jaroschka. 110, XXVIII. Jahrgang Graz 2007
    Virion Graçi: Drei Erzählungen,
    in: Schreibheft.Zeitschrift für Literatur 75, September 2010
    Agron Tufa: Die Musealität des Städtischen (Essay)
    in: Grenzverkehr II. Drava Verlag Klagenfurt 2010

  7. “”Mendoj, se debati po normalizohet. Psikologjikisht ka nje shenje mosbarazimi ne debat: i vetmi me emer real, i ekspozuar si i tille, jam une ne nje forum, ku komentuesit jane pseudonime dhe nje pjese komentuesish vijne nga PPU. Marrëdhëniet e mia me PPU jam të acaruara dhe jo per shkakun tim: kunder vullnetit merren dhe masakrohen shkrimet e mia pa leje; jam sulmuar personalisht dhe jam fyer me fjale te renda, para se t’u pergjigjesha me “Nje kapak pusete per peshqit pa uje”. Vetem debat me ta nuk behet!”””

    Përshëndetje zoti Tufa.

    Një vërejtje kam fillimisht, lidhur me këtë citimin më lart. Vërej një qëndrim jashtë mase armiqësor dhe jo normal karshi internetit. Dhe ky nuk është vetëm reagimi juaj.

    Për mendimin tim, ky brez krijuesish ka fatin e madh dhe të jashtëzakonshëm të përdorë internetin si mjet për të shfaqur krijimtarinë e vet dhe të krijojë një lidhje më të afërt dhe personale me lexuesin.

    Nëpërmjet këtij qëndrimi, ju këtë mundësi e hidhni menjëherë poshtë dhe po e shpërdoroni.
    Paragjykimi ndaj PTF se në të marrin pjesë anëtarë nga PPU, është një lloj luftë klasash kibernetike. Ndërsa pretendimi se ju marrin shkrime dhe ua masakrojnë “kundër vullnetit”, është po aq qesharak sa do të ishte pretendimi që një lexues e blen gazetën ku shkruani pa ju marrë leje.

    Unë kam marrë pjesë në atë debat të atëhershëm aty. Shkrimi i parë që u komentua, ishte përgjithësisht brenda kufijve të etikës (vetëm kjo është e nevojshme për debat). Madje aty brenda gjendeshin edhe shumë argumenta kundër shkrimit tuaj, të vlefshme për tu marrë parasysh, sipas mendimit tim gjithnjë.

    Aty ku e shkelët më pas, big time, ishte pretendimi se “kishte një nick terrorist të quajtur 11 Shtatori”, kur 11 Shtatori ishte data e komentimit të artikullit.
    E ngjashme kjo me komentin për Loerin, kur ai i ishte drejtuar dikujt tjetër – dhe mesa di unë, Loer është emri i tij i vërtetë.

    Për josimetrinë midis komentuesve dhe juve, bie dakord. Po për këtë ndaheni mendjen që në fillim: ose merrni pjesë ose jo. Në fund të fundit, pas çdo nick-u qëndron një person real që shpreh një opinion të vetin.

    Këto.

  8. I nderuar J!

    per ngaterresen me zotin Loer, nuk e kisha fajin une: thjesht ishin perzier komentet. Per 11 shtatorin ke te drejte: eshte date terse dhe qesh ngaterruar vete – ceshtje e mungeses se pervojes.
    Persa i perket PPU, ne ratin e reagimit tim, kishte pa ekzagjerim 253 komente kunder dhe vetem 1 pro. Sak m’u krijua ideja se kisha rene ne t’bijte nostalgjike te komunizmes se Enver Hoxhes. U llahatarisa nga shkalla tragjike e te moskuptuarit, per nje problem, qe pa e njoh letersine, gjithkush mund ta ndante te miren nga e keqja. Ja, kaq. Me pas shoh se dhe metodat jane te ashpra ne debate. Selektiviteti ne anetaresim. Mua asnjehere nuk kane pranuar te me regjistroj qe te marr pjese ne debat, edhe pse me behej thirrje te zbrisja atje. U kujtua dikush ketu per Hurbinekun. Ishte nje djale me temperament e kulture, te cilin thjesht e skartuan, sic bejne ne kryesite e partive tona politike. E per cfare demokracie behet fjale ne ato diskutime? Sigurisht nuk mendoj keshtu per te gjithe; ka mjaft zera tejet interesante, prej te cileve mund te mesosh. Ka tipa, si “emigranti”, edhe pse papajyueshem leshohen me terbim ndaj cdo shkrimi tim, une qetesisht i shoh, sidomos poezite e ketij te fundit, dhe i vleresoj ne heshtje, i papranishem.
    Por, kur çatis lukunia e Idrizerve…. laji duart nga debati.

    Nuk eshte gjithcka bardh e zi, desha te them. Shpesh kur bie emri im aty, dhe une e shoh, se s’jam aq indiferent ndaj vetes, – shoh nje parangarkese te keqe. Une e di se nuk jane bashkemendimtaret e mi, por pikerisht per kete ka vlere debati. Perndryshe, diskutimi do te dilte monolog joproduktiv.

    Edhe njehere na i beni hallall teprite.
    Gjithe te mirat dhe mbaresi!

    1. Z. Tufa, se pari me vjen mire qe ulet tonet, dhe padyshim flm per pjesmarrjen, mgjths une ketu s’jam vecse nje komentues/lexues i kesaj faqe, por pra nga ana ime.

      Pjesmarrjen e kam fjalen ne pergjithesi, se me thene te drejten po te isha ne vendin tuaj s’do te kisha denjuar te beja replika te tjera pas ketij artikullit me autoren. Nejse, puna juaj…

      Per PPU sic thote dhe xhaxhai, ndikojne shume gjera, ndikon padyshim dhe mentaliteti i turmes…shume here komentohet duke pare ca kane komentuar te tjeret, jo materialin origjinal. Preh e kesaj kam rene dhe vete disa here, perfshi kur eshte diskutuar per juve (me duket kam komentuar artikull-reagimin tuaj pa ditur fare per ca reagonit) por dhe per xhaxhain disa here, dhe padyshim s’ndihem mire per kete duke e pare ne retrospektive kur ‘ftohen’ gjerat.

      Por me shume se ndikimi i turmes, them se eshte mentaliteti jone ne pergjithesi, etika dhe edukata e diskutimit, e kryesisht mungesi i rrespektit per mendimin e tjetrit apo tjetrin, dhe mungesa e tolerances.

      Ne rastin e blogjeve publike, ka ndikim shume dhe menaxhimi (mbase me shume se mentaliteti i neve turmes komentuese), se ndikon direkt se pari me cfare materiale boton/sjell. Kjo pra ndikon dhe tek lloji i njerzve/turmes qe terheq faqja, e cila e ben dhe me te lehte menaxhimin e komenteve (ma ha mendja).

      Te dyja keto, pra vendimet per cfare publikohet dhe menyra se si moderohet pjesmarrja e komenteve (kujt/cfare i jepet ze, kujt/cfare censurohet) krijon me pas nje fare identiteti (por dhe kompaktesie, deri diku) per natyren e nje faqeje publike.

      Eshte pastaj dhe tundimi per te pasur sa me shume lexues/komentues, gje e cila eshte pothuaje gjithmone e ndervarur (ne perpjestim te zhdrejte) me cilesine.

      Pra, blogjet apo faqet online s’me duken shume te shkeputura apo te ndryshme (per nga natyra) nga dukurite apo mentaliteti shqiptar ne jeten ‘reale’, por me shume si reflektim ose zgjatim i saj; ndryshimi i vetem eshte debati ne distance dhe ne anonimat, cka mbase nxjerr me shume ne pah disa dimensione te kesaj mendesie, si puna e hijes se pjerret kur bie dielli me kend.

      Ceshtja e te komentuarit anonim apo me emer eshte dicka tjeter pastaj, dhe padyshim kjo eshte e pabarabarte, se fjala vjen nese une vendos te te provokoj dhe shaj ty nga menyrat me te felliqura, gjera qe po te isha perballe teje mbase s’do guxoja, ne inernet mund ta bej, por vetem ama nese kete gje e toleron administratori i faqes.

      Pra ketu dalim prap tek administrimi, dhe ne kete pike, duke pasur parasysh dhe mentalitetin dhe nivelin e turmave shqiptare ne internet, e vlersoj p.sh. vendimin e administratoreve te PTF qe komentet te mos dalin automatikisht, por te miratohen me pare. Kjo mbase nuk e ben aq te gjalle, aq ‘live’ debatin/replikat sesa kur dalin komentet direkt, por padyshim ka sjelle avantazhe tek miermbajtja e nje fare cilesie ne komente tek PTF.

      Nga ana tjeter, bashe po per keto arsye, por dhe shume syresh te tjera, nuk eshte aspak anormale komentimi me nje pseudonim ne keto faqe, perkundrazi. Dhe kjo jo vetem ne blogjet shqiptare.

  9. Agron, eksperienca të ngjashme kam pasur edhe unë në PPU, të cilat më detyruan që t’u kërkoj administratorëve të faqes që të mos i nxjerrin më atje shkrimet e mia.

    Nuk më mërzitnin aq sulmet gratis dhe ironitë e pak dashakeqëve, sepse të tillëve nuk u shpëton dot; por indiferenca e të tjerëve.

    Më mërziste fakti që një atmosferë aq e sëmurë linçimi (më beso, unë e kam pësuar më keq se ti) po imponohej si normale.

    Si çdo autor tjetër, edhe unë, kur shkruaj lë diçka nga vetja ime aty – mendim, ndjenjë, dije. Të shkruarit është gjest shumë personal dhe njëkohësisht hapje në mirëbesim ndaj lexuesit. Prandaj dhemb, kur sheh që shkrimi yt përdoret si platformë ose si skenë karnevali të ziliqarëve, dështakëve dhe inatçorëve.

    Edhe PPU ka ndryshuar tani, disa prej troll-ëve janë larguar, të tjerë i kanë dëbuar. Moderatorët e tanishëm duket se edhe ata besojnë, njëlloj si unë, se nuk është liri fjale t’i lësh disa majmunë dhe provokatorë të përdhosin çdo lloj argumenti dhe debati, përkundrazi. Shkelja e normave elementare të debatit, në emër të fjalës së lirë, është një formë censure.

    Problemi që ka PPU është problem identiteti: do të jetë agregator, faqe kontributesh origjinale, apo chat room? Deri më sot, është përpjekur të gjejë një ekuilibër mes këtyre tre modeleve, por nuk më duket se e ka arritur. Nga ana tjetër, suksesi i kësaj faqeje, në Internetin shqip, na ka ndihmuar të gjithëve, madje edhe blogun tonë PTF, që me PPU e ruan një marrëdhënie osmotike, me gjithë mosmarrëveshjet e mia personale me atë faqe. Tek e fundit, disa teknika dhe strategji moderimi që ndjekim ne këtu e kanë burimin në ekseset dhe shëmtitë e dikurshme te PPU… Ky është fati i pionierëve.

    1. Pak jashte teme por besoj so do me lejohet sepse behet djale per dy dinamika te ndryshme faqesh ne internet.

      Une mendoj se e meta me e madhe e PPU eshte njekohesisht e mira me e madhe e tij. Sajti eshte i larmishem. C’ka e ben me te kendshem per endje te percipta qe sherbejne me pas si trampolina apo referime por jo persa i perket thellimit. E thjeshte: nuk mund te kerkosh thellesi ne nje faqe populiste. E as njerezit s’kane pse te nxehen me te.

  10. Meqe dhe une kam marre pjese ne debatin e athershem te peshku, saktesisht me fjaline e vetme: -Nuk jam dakort me mllefin me te cilin shkruan Tufa, por jam dakort kur thote se duhet ri-shkruar… e shoh te nevojshme te sqaroj disa gjera. Qe thua ti Agron ne qe shkruajme tek ky blog(fale administrimit te drejte prej njeriu mendje-hapur te xhaxhait) jemi te gjithe te arratisur prej peshkut, ndoshta ndonjeri (te pakten une)per te njejten arsye per te cilen mund te jesh ndjere i lenduar dhe ti. Shumica e njerezve qe shkruajne ketu jo vetem qe jane dashamires te letersise, por shkruajne edhe vete, psh.L.Kodra ka nje poezi te shkelqyer me titull:-A jane karriget e tua te lumtura? (te kuptohemi ketu nuk eshte fjala per karrige postesh qeveritare… qe te mos kesh tendencen te me keqkuptosh). Ti sigurisht nuk e njeh kete lloj “faune”, krejtesisht te pa-kompleksuar e te pa-demtuar prej ndikimeve te pa-riparueshme te letersise se realizmit socialist, dhe te kuptohemi, jo se keta krijues kane nevoje per ndonje vleresim prej teje, me gjithe respektin… Por ama ata, me sakte ne, e ndjejme te nevojshme te flasim, te diskutojme, te hedhim ide ne menyre qe neper media dhe jo vetem, te flitet ca me shume per te, se per ballkonet e Ciljetes apo mbi-buzet e Zajmines. (ketu viza ne mes e diskutueshme). Ne djall pra cmimet, ato nuk te bejne shkrimtar, (gjithmone e me shume bindem se shkrimtaret e talentuar jane aq te pa-ndergjegjshem per madheshtine e talentit te tyre, po aq sa jane narcize e te vet-kenaqur ata mediokrit), sa emisione ka Tvsh-ja per letersine, perse nuk ralizohen si nje here e nje kohe emisione ku te recitohen poezi? Aktore te pa-pune qe duan te promovohen ka shume…C’mund te behet qe lexuesi te mos orientohet drejt letersise dy lekeshe te llojit te kodit te da vincit, thjesht e vetem per efekt marketingu(dy lekeshe i thencin se Dani dhe ai palo Cohelio fitojne me shume se dhe nobelistet vete) Ja per keto e te tjera si keto une te ftoj ta vizitosh here pas here kete “faune”, tani dhe qe u sqaruan disa gjera. Une qe i shkrova te gjitha keto quhem Arlinda, e shkrova emrin meqe edhe une ashtu si ty nuk e kam qejf debatin e pa-barabarte…

  11. Jam thellesisht i prekur me ne fund nga mirekuptimi dhe sqarimi. Do te ze vend pak nga pak ne qoshk te dhomes, aty afer deres, sa per te degjuar. Mbase do te jem i dobishem…? Nuk e di.
    Ju falenderoj dhe ju uroj me te miren per çdocilin prej jush.
    Respekt dhe ndjese z. Loer… tani qe po me torturon dhemballa. Mire e pati Edrus… kushedi gjendemi dhe fqinj me doktorin.
    Te fala te gjitheve

  12. hej pike e zeze, sapo fillova tere pasion stervitjen e ti ma prish fare duke kerkuar ndjese 🙂
    bej shaka.
    z. Tufa, dua te them dicka qe nuk do me leje ndergjegjia rehat pa e shprehur,
    artikulli i pare mendoj qe godet ne shenje. konkursi i ministrise eshte nje mardhenie tejet normale e bankes se favoreve. dyshimet qe ngre artikulli jane krejtesisht te pranueshme, edhe pa i vertetuar, por i marre apriori ne njejten mase si korrupsioni shteteror. kjo nuk ka te beje domosdoshmerisht me ju sidoqofte.
    (arian leken e kam lexuar dhe e pelqej e respektoj. poezine tuaj nuk e shijoj, ndersa prozen tuaj e lexoj me kenaqesi, edhe pse per mendimin tim e ngarkoni shume fjaline. po asnjehere sidoqofte s kam mare persiper te bej kritike letrare, ndaj…)

    rruga qe duhet te merrte me tutje diskutimi ne pjesen e dyte, eshte thellimi ne veprat fituese dhe jofituese, dhe debati konstruktiv mbi to. udha qe mori pjesa e dyte e debatit nga artikulli i dyte i shkruar ishte udha e devijacioneve. ndaj per sa kohe nuk sillen argumente me te thella e specifikuara, une ngelem ne idene e bankes se favoreve dhe kaq. asnje argument me serioz se ky.
    autorja ka te drejte te ndihet e prekur nga sjellja juaj e fillimit, por kjo nuk i je te drejten te fantazoje e pergjithesoje, por vetem te drejten t ju shaje dhe ajo.
    sa per fjalen, une kam botuar aty, ka qene nje gazete serioze, dhe frytdhenese ne raportet midis shkrimtareve e njerezve te letrave, se vetem keta e lexonin, edhe pse u nderpre shpejt kontributi i saj ne shtypin letrar.

    ok. le te mos behet te pakten diskutimi artistik pre e mllefit, por le te jete gjithmone e verteta dhe poezia parimet e te tere neve.
    duhet te luftojme te ngreme me lart nivelet e mendimit.
    e mbi te gjitha, poshte konkurset letrare 🙂
    zoti Tufa, per dhemballen e doni receten doktorce apo shoqerorce?

  13. Eh shyqyr me ne fund se per pak me ngriu gjaku(ky i fundit uje nuk behet). Po ndiqja ne heshtje debatet e temes dhe pata nje kenaqesi te madhe, se te tilla debate nuk i gjen askund(persa i perket letersise). Jane thene mendime por rrahje te tyre nuk ka patur kaq intensivisht. Jo se u qetesova dhe aq rreth konkursit(mbetem me pikepyetje), por te pakten u sqarua pozicioni i z. Tufa, tani i gjetem dhe doktor 🙂 dhe mos paste dhimbje dhemballe ndonjehere o zot. Ma beni hallall nderhyrjen time(se mund t’ju degjohem e huaj ketu), por kisha marre nje vrull kaq te madh sa do behesha grup me Loerin, por s’ishte e thene 🙂

  14. Goditje e ulet ajo qe po ben Respublika me komentet e debatit qe u be keto dite ne kete blog. Une per vete dorehiqem nga te gjitha debatet mbi letersine, edhe pse shpresoja shume te kisha rast te flisja mbi te gjitha ato gjera qe mua me duket se nuk shkojne.

  15. Leave it to Muci to straighten things out. lol

    Mua s’me ben pershtypje fakti qe Muci debaton per letersine sic debaton per politiken, me gjysme te verteta (tm Lubonja) por me beri pershtypje qe pas kaq shume referimesh tek PTF per kete debat (ose me sakte gjoja-debat, duke u nisur nga kendveshtrimi i autores akuze-ngritese), Muci nuk denjoi te vinte nje link per ketu tek shkrimet e veta, ne menyre qe ata qe lexojne persheshin e Mucit te kene mundesi te drejtohen ketu per te lexuar origjinalin.

  16. Kerkoj ndjese se po shfrytezoj kete blog, qe nuk e njoh, por qe i pashe rastesisht linkun tek ppu, per te thene dy fjale per vete ppu, meqenese e konsideroj kete blog si diçka me vlere qe lundron ne antivlere. Nga pervoja ime e shkurter me peshkun, qe zgjati deri diten qe me perjashtuan nga ky blog, krijova pershtypjen e nje institucioni te fuqishem mediatik, te tipit te institutit te studimeve ML te dikurshem apo te tipit Qemal Stafa ne ditet e sotme. Te paafte per debat nga pozita te barabarta, dhe do te mbeten perjetesisht te paafte, ata perdorin metoda te sterholluara inkuizicioni, mjafton qe ideja internacionaliste ne dem te asaj nacionaliste te jete fitimtare. Madje ajo ide duhet te jete intelektuale, ose te jete mundesisht i vetmi intelekt, qe si kulm i intelektit, i vetem te kete te drejten e ekzistences, intelekt qe ne themel nuk ka ne fakt veçse sharlatanizmin, por nuk po lodhem ta shpjegoj, ta kuptoje kush te mundet. Tek ppu do te shikosh me habi se si te sulmon i njejti individ admin, apo nje ndihmes admin i jashtem, por me nick-e te ndryshme, te del perpara, prapa, lart apo poshte, qesh me djallezi zgerdhihet dhe te nxjerr gjuhen, te pret fjalen te ofendon pa te drejte apelimi apo ankese. Keshtu me beri pershtypje nje tip qe quhej Sweed 1 etj.. dhe kete djallezi e quajne pastaj zgjuarsi, , apo reklamohet si e ardhmja e intelektit qe na pret, na pret me shikimin e fiksuar lart dhe para si te ishim ne nje greve urie. Pataj admini zhgaravit nje sharje, fshin sharjen tende korensponduese, te ndalon pefundimisht te drejten e pergjigjes, me pas e quan betejen te fituar dhe largohet i gezuar te pije kafen e suksesit. Kjo eshte e tmerrshme te ndodhe keshtu dhe mua me kujtohet nje shkrim i Agron Tufes per intelektin e persekutuar, e te zhdukur perfundimisht ne sketerren e burgjeve komuniste, intelekt qe dhe sot e kesaj dite nuk mundet te shprehet as tek peshku, as tek ndonje vend tjeter, sepse perveç mungesave te panumerta, ai intelekt mungon edhe fizikisht, prandaj vazhdon tallja e tij ne mungese, vazhdon edhe ketu ne ptf, edhe tek ppu, sepse peshqit shqetesohen e levizin vrullshem tufa-tufa, nga nje pellg tek tjetri, kur Agroni ja u trubullon pak ujin e ndenjur ku notojne prej dhjetra vjetesh. Une me intuite e lidha mungesen e atehershme te Xhibit dhe Hurbinekut, si individe qe me kishin terhequr vemendjen me mendimet tyre, me te njejten mungese te projektuar ne institutet qe permenda, ndoshta pata gabuar se tani e shoh Xhibin perseri aktiv, por nuk e kam lexuar me vemendje qe te kuptoj thelbin e asaj qe thote. Tani thelbi i kesaj konkurrence me kundershtarin ne mungese qe kultivohet tek ppu eshte ajo qe sundon edhe ne Shqiperi. Nese dikush guxon te dale nga vija e kuqe letrare e peshkut, linçohet urgjentisht dhe perfundon i tallur i perqeshur, i dale jashte loje siç rezultoi atehere tek peshku i mjeri Fahri Balliu. Mund te vazhdoni te nderuar peshq te notoni te lumtur edhe per shume kohe akoma, ne ujin e kuq te vaskave internacionaliste, sepse ekuilibri mesa duket do te vije shume vone. Deri atehere intelektualet e detrave te kalter do te vazhdojne te kultivojne vetveten dhe kolonite e tyre me ushqimin bio, pa pesticide dhe insekticide, si ushqim qe vjen direkt nga Zoti.

  17. gaforja:
    “Tek ppu do te shikosh me habi se si te sulmon i njejti individ admin, apo nje ndihmes admin i jashtem, por me nick-e te ndryshme, te del perpara, prapa, lart apo poshte, qesh me djallezi zgerdhihet dhe te nxjerr gjuhen, te pret fjalen te ofendon pa te drejte apelimi apo ankese.”

    Dikur kam shkruar dicka mbi nje rob, qe e lidhin kembe e duar, i vene edhe ngjitese tek goja, pastaj e hipin ne nje skene amfiteatri dhe i bejne shenje, te filloje, te thote: “fjalen e tij, te lire”.

  18. Po marr shkas nga diskutimi i personit me pseudonimin “Gaforja”.

    Edhe une kam pare pak ç’eshte bere me emrin “Agron Tufa” ne websitin Respublika. Per mendimin tim, diçka e shemtuar, por asgje per t’u habitur. Eshte simptomatike : nje semundje e nendheshme ka kohe qe po na gerryen dhe ja ku dalin shenjat, te gjithanshme kesaj radhe. C’eshte e verteta, kanceri eshte nje semundje e rende dhe e poshter sepse e pabese. Ai punon dhjete vjet dhe pastaj qe na shfaqja e tij ta merr shpirtin per 10 dite. Kjo ka ngjare me ne : ka 10 apo 15 vjet apo dhe me shume se debati shqiptar ka marre fund njehere e mire me vershimin e pandalshem te mediave : TV, Internet.

    Ne fakt, duhet te kishte ndodhur e kunderta : shumezimi i mediave duhet te kishte sjelle lartesimin e debatit. Por jo ! Ai terhiqet gjithmone nga poshte, ne debat dalin veset e dikurshme te kallzimit, te hafijeve 800 apo 1800 lekeshe, te futjes se hundeve deri neper gjirize per te pare ç’semundje barku ke. Ky lloj “njeriu i ri”, i trumbetuar me force nga EHoxha, eshte sot ne lulezimet e veta. Dukuria e shqyerjes, e lukunise, eshte nder dukurite me te perhapura ne debatet shqiptare. Askush s’flet per idera, as per mendime, as per supozime dhe vertetime por thjesht per data, vende dhe episode nga jeta private e tjetrit. Te njohesh jeten e tjetrit, eshte nje arme e forte.

    Jo me kot, qytetaret europiane (te pakten nje pjese e mire e tyre) nuk pranojne te kalojne ne pasaporta biometrike me retina sysh apo me skanere qe te zbulojne dhe gjatesine e seksit. Sepse e tere kjo perjetohet nga qytetaret si nje cenim te sigurise se tyre : shteti ka nje arme qe mund ta perdore dikur kunder qytetarit. Mjafton nje kthim ere historie dhe qytetaret do te gjenden te perndjekur dhe te zbuluar nga Mata Harit e shtratit, thjesht nga veçorite e seksit tend.

    Ka dy grupe viktimash : viktima qe shprehen haptas si te djathte, dhe ata te majte. Shqyesit, per rrjedhoje, iu perkasin te kunderteve. Ne pergjithesi, eshte pare se shqyesit e majte jane me te papermbajtshem me viktimat “djathta”. Kjo, mund ta kete nje fije arome nga e kaluara e ndritur e hafijeve. Ndersa butesia e shqyesve te djathte, vjen, besoj une, nga nje lloj talljeje e historise ku psh, viktimat e verteta te komunizmit nuk kane mundur ende te ngrejne zerin para hundeve te Ramiz Alise apo Aranit Celes apo tjetrit.

    Megjithate, si te majte ashtu dhe te djathte, lukunia mbetet lukuni. Nuk dua t’i bej nje kopje te keqe Elias Canettit por lukunia (e qenve apo e ujqve apo e hienave), eshte e tmerrshme ne kete qe ajo eshte teper frikacake. Dhe pikerisht nga kjo frike, ajo behet e terbuar dhe shkaterruese. Lukunia e do numrin, ka nje kult te numrit. Sa me shume te futen ne turme, aq me mire ndihen. Viktima qe ata kane perzgjedhur nuk ka asnje gjase shpetimi.

    C’duhet bere ? Te pakten ne sferen e debatit, per te hequr çdo fije dyshimi per grumbullim te paligjshem dhe pastaj per lukuni spontane, duhen shmangur te gjitha diskutimet qe fillojne me “jam dakort me kete dhe ate”. Ne nje debat idesh, nuk mund te jesh dakort me asnjeri. Por mund te jesh me nje ide. Dhe madje, permendja e pelqimit te nje ideje duhet te jete tejet kalimtare sepse vendin duhet ta zere menjehere shtjellimi i kesaj ideje dhe pasurimi i saj nga vetja. Sa kohe qe ne do te kemi para sysh “grumbullime”, “grupe” njerezish qe jane dakort me njeri-tjetrin, ne s’kemi per te dale nga “lukunia”.

    Kam degjuar xhaxhain qe thote se ka qene viktime “lukunie”. E besoj. Jam mese i vetedijshem se eshte e vertete. Por fatin e tij e kane pesuar plot e plot te tjere, deri ne ate sa xhaxhait i ka ikur ekskluziviteti i “viktimes” dhe per rrjedhoje, ta leshoje “syçeltesine” perballe kesaj gjeme ne debatin shqiptar.

    Duke u bere e zakonshme, lukunia ka fituar te drejten e qytetarise, dhe tani e habitshmja, e pazakonshmja, e jashtezakonshmja mbetet debati i ideve, ku njerezit perplasin sigurite apo dyshimet e tyre. Prandaj dhe shoh shpesh pershendetje postimesh te matura, sepse kjo eshte bere e rralle, e çmuar. Kur ta kemi permbysur peshoren, dmth lukunia te na duket skandaloze dhe maturia diçka e zakonshme, atehere do te themi se debati shqiptar po e rimerr veten. Deri atehere, mjere “delet e zeza”.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin