TËRMET NË KISHËN E LINDJES

Gazeta Shqiptare rregullisht është shquar për qëndrime të forta, të pakompromis ndaj mosmarrëveshjeve “etnike” shqiptaro-greke.

Prandaj nuk u habita shumë kur vura re sot që suplementi Milosao ua paska mohuar ortodoksëve – anembanë – të drejtën për t’u konsideruar të krishterë.

Është fjala për një artikull të dy studiuesve tashmë të mirënjohur, Etleva Lala dhe Musa Ahmeti, ku prezantohet një dokument (bullë papnore) për kalimin e familjes Balshaj nga besimi ortodoks në besimin katolik.

Ja si e titullon gazeta këtë artikull:

Duke e bërë haptazi të qartë se ortodoksinë nuk e quan formë të krishterimit – çka as Papët nuk kanë guxuar ta bëjnë, në periudhat më irracionale të skizmës Perëndim-Lindje.

Lala dhe Ahmeti marrin kështu përsipër që, duke u mbështetur në gjetjet e tyre në Arkivin Sekret të Vatikanit, të revizionojnë jo vetëm historinë e Mesjetës shqiptare, por edhe atë të Krishterimit.

Ashtu i ndihmohet tërthorazi edhe çështjes aq të koklavitur të grekofonisë në Himarë.

Natyrisht, lexuesi gjakftohtë gjithnjë supozon se titulli është i redaksisë, meqë brenda paragrafit të parë flitet për konvertim “nga ortodoksia në katolicizëm”; mirëpo pastaj ndesh në nëntitujt, të tillë si “Analizë e dokumentit që po botojmë”, “Teksti i dokumentit i përkthyer shqip” dhe, më në fund:

Çka tregon se, të paktën për titulluesit e artikullit – cilëtdo qofshin – kundërvënia midis krishterimit dhe ortodoksisë është çështje parimesh, jo lapsusesh.

No Comments

  1. Musai me Etlevken jane kthyer ne krahum historiko=militant te Vatikanit ne gazeten shqiptare. Ne vitin 2005 kur Etleven e morri Adrian Marashi ne institutin e historise, e mori pasi kjo nxirrte ne internet fotot me Zef Pllumin dhe kishte referenca te forta nga Jezuitet e Tiranes qe ishte e mirebesuar per te rishkruar historine e deformueme t’katolicizmit n’Shqipni. Qysh nga ajo dite, Evka me Musane po e legjitimojne mire kete pune. Hallall buka.

  2. ju kujtohen ” 5 anarkite” e Nolit? Nga misteret e njerezimit, shtypit shqiptar i ka mbetur pa zbuluar vetem vrasja e Kenedit. Jo se s’e dine, por se s’ka interes. Sa per tendencen nacional-perjashtuese ndaj ortodokseve qe shfaqet aty-ketu neper media, kam pershtypjen se shton identifikimin e tyre me Greqine.

  3. Etleva dhe Musa kane plotesisht te drejte sepse Ortodoksia nuk asht fe po thjesht nji institucion nacionalist i demaskuem si Krishterim qe ideon qellime politike te caktueme, te pakten me pvete kush mue, njishtu e kisha percaktue.

    Xhaxha une nuk jam ktu me deshmue se Katolicismi apo naj fe tjter jane me ate mira se as nuk besoj ne ta as nuk e cmoj asnjanen prej tyne por ama te jesh katolik nuk ke nevoj per pasaporte, thjesht beso ne veprat Krishtit e ne autoritetin e papes, kurse me qene Ortodox duhet se s’ban me pase nje kombesi te caktueme edhe kjo asht them edhe arsyeja pse Shqiptar te asaj pseudo-feje asimilohen aq shpejt ne ate Greke.

    Mandej si nuk e ndieva njihere as ate Irinej’n e Serbise as kyt Jallanatosin e tyne (se i joni nuk mund ta quej) qe falni fqinjin ose ktheni faqen tjeter (meqe kta thojne se besojne e zbatojne veprat e Krishtit) po vec ndien prej tyne vec deklarata kryeput nacional shoviniste qe nuk mund thuhen ma aq lehtesisht nga politikanet
    te vendeve prej nga vijne, per asrye qe dihen, por meqe kta vejne masken e fese atehere bahet nje ”dogma exalting it as all get-out? ”

    1. si “jo-fetar” nuk keni dot autoritet te quani ortodoksine si “pseudo-fe”. Duke qene se nuk e veshtroni fene nga brenda, por edhe po ta benit kete, si e zbulokeni qe orthodoksia nuk i ploteson kriteret teknike te te qenit fe: nuk ka ekzegjeze, dogme, institucione, liturgji e besimtare te posatshem orthodoksia?!

      Ne nje pozite te njejte me tuajen edhe studiuesit Lala/Ahmeti nuk kane pse e shpallin katolicizmin krishterim, ne perjashtim te orthodoksise. Kjo eshte vetem e turpshme. Kete nuk guxojne ta bejne haptas as fondamentalistet, e jo zera te akademise. Shpresova se cilesimi “krishterim” i katolicizmit, ne dem te othodoksise, ishte vetem nje lapsus i redaktoreve te paditur te gazetes, te cilet zakonisht rititullojne shkrimet ne botim, por Xhaxhai e ka ilustruar edhe me pjese nga teksti i studiuesve kete qendrim skandaloz.

      Me tej, Janullatosi dhe Artemie, nuk jane dot perfaqesues vendimtare te nje tradite thuajse dymijevjecare te krishterimit lindor, e po ashtu, herezia e re e nacionalizimit te fese – rindertuar shtrember mbi diversitetin vetem liturgjik te se shkuares – nuk mund te jete kriter per te gjykuar spiritualitetin ortodoks. Nuk eshte fare e vertete qe duhet ndonje pasaporte shteterore per te provuar orthodoksine e dikuj.

      Dikush mund te gjykoje nga sa keni shkruar-duke shkualifikuar si fe e si krishterim orthodoksine-se mos ndoshta nuk jeni “jo-fetar” si pretendoni, por une ju besoj 100%.

      1. Shpresova se cilesimi “krishterim” i katolicizmit, ne dem te othodoksise, ishte vetem nje lapsus i redaktoreve te paditur te gazetes, te cilet zakonisht rititullojne shkrimet ne botim, por Xhaxhai e ka ilustruar edhe me pjese nga teksti i studiuesve kete qendrim skandaloz.

        Nqs e ke gjetur ne artikull nje permbatje qe i pershtatet titullit, bena nder e na e trego..se une spo gjej gje. Eshte kryekeput gabUm redaksional.

        1. Po edhe sikur gabim redaksional të jetë, njëlloj skandaloz mbetet. Dyshoj se redaksia e GSH-së do t’ia mohonte, në një kontekst të ngjashëm, natyrën e krishterë katolicizmit.

          Nga ana tjetër, së paku njëri prej autorëve të artikullit ka dhënë prova, në të shkuarën, se nuk e ka shumë të zhvilluar shqisën e skandalit albanologjik madhor (edhe pse, në ndonjë forum, edhe sot e kësaj dite Teodor Shkodranin do ta konsiderojnë, me entuziazëm atdhetarik në mos atdhetarist, si autorin e librit të parë shqip).

        2. Xhaxhai ka riprodhuar nje pjese nga shkrimi (shih foton 2) ku nxin me bold barazimi shterues i krishterimit me katolicimin. Po te lexosh artikulli (pata rast ta beja qe para se te shihja kritiken ne kete blog) mund te veresh, se – hiq titullin kryesor – mestitujt ndares ka shume pak gjase te mos jene te autoreve. Ndarja midis temave, e po ashtu ndarja midis komentarit dhe tekstit te perkthyer qe trajton shkrimi, ben pjese ne strukturen e ketij dhe nuk mund te jete konceptuar pervecse nga autoret. Ne cdo rast, edhe ne ate qe une pak e besoj, dy akademike qe e dorezojne punimin e tyre neper duar te treta kreative mbajne pergjegjesi patjeter per amplifikimin qe u behet gafave te te tjereve nen autoritetin Phd te tyre.

  4. Duke e bërë haptazi të qartë se ortodoksinë nuk e quan formë të krishterimit – çka as Papët nuk kanë guxuar ta bëjnë

    Po perpiqem te gjej ku thuhet sa permblidhni ju me siper ne c’kane shkruar ata. Arbitrazhi fetar qe kane bere shqiptaret (a proto-shqiptaret) eshte fenomen i njohur, dhe te vetmen verejtje qe do kisha per autoret eshte qe vazhdojne ta etiketojne kete vallen qe hedhin shqiptaret si ‘proces misterioz’.

      1. Nuk e di, mua me duket titulli si gabim editorial. Dmth nje gomar i Gazets Shqiptare, nuk ka kontekstin e duhur dhe ia fut titullit kot.

  5. ”’Sa per tendencen nacional-perjashtuese ndaj ortodokseve qe shfaqet aty-ketu neper media, kam pershtypjen se shton identifikimin e tyre me Greqine.”’

    Pershtypje e gabuar, ata qe duan te kthehen ne Jorgo mund ta perdorin si justifikim. Tradita ‘ortodokse’ me shumicen e Rilindasve, lufterat kunder andarteve greke, italianeve e gjermaneve dhe akademsat e akuzuar si ‘nacional-komuniste’ deshmon qarte rolin superior te ‘ortodoksise’ ndaj ‘katolicizmit’ e lere me islamizmit.
    Ne vija te trasha kokat teorike ose mendjet e nacionalizmit shqiptar (edhe nacional-komunizmit) kane qene kryesisht ortodokse.
    Dhe kjo e ka nje shpjegim ekzistencial qe afrohet me shpjegimin e jo-fetarit:

    ”’Ortodoksia nuk asht fe po thjesht nji institucion nacionalist i demaskuem si Krishterim qe ideon qellime politike te caktueme”’

    Noli psh e kishte kapur mjaft mire kete esence te ortodoksise moderne ne kushtet kur Zoti vdiq. Po kete e trashegon nga perkushtimi i ortodoksise ndaj shtetit, besnikeria e ortodoksise ndaj shtetit e ka bere perhere nje institucion te privilegjuar.

    Ortodoksia ka qene krishterim qe i sherbente shtetit, ndersa katolicizmi krishterim qe synonte zaptimin e shtetit dhe qe shteti ti sherbente katolicizmit. Papati ishte shtet pastertisht teokratik nderkaq asnje shtet ortodoks s’ka qene teokraci.

    Ortodoksia historikisht i sherbeu Perandorit bizantin, i sherbeu Carit bullgar, i sherbeu krajlit serb e knjazit malazez .
    Kur shteti ne shek 19 nuk ish me i Perandorit apo i mbretit e aristokracise, por i kombit, ortodoksite kishin detyre paresore ti sherbenin kombit.
    Kete shqiptareve ua mesuan kryesisht arbereshet e ndritur te Italise.
    Noli e ktheu teorine ne praktike, ortodoksia ka detyre ti sherbeje kombit shqiptar. Zoti vdiq, po ortodoksia eshte e lidhur kerthizisht me politiken dhe shtetin, e rrjedhimisht ne shtetet-kombe me kombin.

    Fatkeqesia erdhi me Janullen, ortodoksia nuk i sherben me kombit shqiptar dhe ‘ortodokset’ si mendje te kombit do rrallohen, tashme katolikeve s’u del me kush para, kane zaptuar albanologjine dhe institucionet e kultures shqiptare. Ata me origjine myslymane nuk kane ndonje tradite si mendje te kombit ( dmth mendjet e nacionalizmit shqiptar), keshtu qe katoliket e kane rrugen e hapur per identifikimin e shqiptarise me katolicizmin.

    Por katolicizmi nuk e ka ne gen dedikimin ndaj shtetit e rrjedhimisht kombit, prandaj katoliket e ndritur duhet te praktikonin katolicizem alla albanese megjithate ndersa Noli u be ‘Zot’ ne Shqiperi, asnje katolik nuk del dot mbi Papen e Romes. Ky eshte difekti i nacional-katolicizmit.

    Duke qene se katolicizmi eshte teper kozmopolit per shijet nacionaliste, dyzimi i katolikut mes Papes dhe Kombit i ve vete katoliket ne siklet.
    Ky dyzim i ben edhe te jene apostolike dmth te kerkojne kthimin e shqiptareve te tjere ne katolike.

    Ne kushtet e sotme ku Zoti ka vdekur, vetem ortodoksia ka karakteristikat per t’ju per pershtatur shtetit-komb e per ti sherbyer atij. Gjithsesi besnikeria e ortodoksise ne thelb i takon shtetit. E ka ne gen, lufta midis Perandorit dhe Papes.

    Ne vendet ortodokse pesha politike e kishes (sidomos aspekti nacionalist) eshte mjaft e madhe.

    Nderkaq ne Shqiperi roli i saj ne ardhmen eshte nje rebus i vertete. Ndoshta katoliket qe kane zaptuar institucionet kulturore ne Shqiperi, po te dine si te sillen, do i kthejne shqiptarise ne gjendje te shendoshe krahun e majte.
    Te rrime shtrember e te flasim drejt, katolicizmi perfaqeson krahun e djathte te shqiptarise ndersa ortodoksia krahun e majte.
    Sot per sot shqiptaria ka vetem krahun e djathte. Paraqitja e saj e sotme si nacional-katolicizem deshmon dobesine e saj e jo forcen e saj. Njeriu eshte i forte kur ka dy krahe te forte.

    1. Ndoshta këtu duhet shtuar edhe që fetë e shqiptarëve, kur ndërhyjnë në punë të politikës, të kulturës e të marrëdhënieve mes komuniteteve, e bëjnë këtë në forma mesjetare, tribale përgjithësisht kundërprodhuese. Më parë pranoj një katolik që kërkon të më shpjerë në kishë për të më pagëzuar, sesa një katolik që kërkon të më shpjegojë, si katolik, se ç’është shqiptaria.

      1. Fatkeqesia erdhi me Janullen, ortodoksia nuk i sherben me kombit shqiptar dhe ‘ortodokset’ si mendje te kombit do rrallohen, tashme katolikeve s’u del me kush para, kane zaptuar albanologjine dhe institucionet e kultures shqiptare.

        Ne kuadrin e strategjise zulmemadhe te ‘integrimit europian’, katolikeve u perket ky zaptim per shkak se vetem nepermjet tyre kemi nje fare lidhje me traditen europiane. Flas ketu per Kunder-Reformacionin Katolik i cili na dha edhe vepren e pare te shkruar ne Shqip.

        Sigurisht qe perfitimi qe perfton kombi shqiptar eshte anesor, por po aq efikas dhe cilesor sa perfitimi qe mund te fitonte prej nje ortodoksie potenciale qe do i sherbente ‘shqiptarise’.

        Nje mikesha ima Kosovare ka ne Facebook disa fotografi te nje kishe katolike ne Kosove. Kur pashe muralet kujtova se po shikoja Muzeun e Krujes, e jo nje kishe.

  6. Po kjo eshte e vertete, kur fete nderhyjne si institucione qofte drejperdrejt e qofte duke mbeshtetur individe te caktuar jane pergjithesisht kunderprodhuese.
    Katolicizmi qe ka marre zjarr keto 20 vjet, ka difektin e te qenit apostolik. Zoti duam s’duam nuk eshte me aktor ne telenovelen e jetes (regjizori ia hoqi rolin se u ul audienca), ska me kuptim me qene apostolik e te veprosh mbi bazen e simpative fetare.

    Nje qytet prestigjoz si Shkodra qe vazhdon te nxjerre individe te shquar, i ndare ne lagje katolike e myslymane eshte anakronik. Ketu nuk eshte zgjidhur akoma A-ja ontologjike, as hyrja ne shqiptari, megjithese Pashko Vasa ishte shkodran dok.
    Ndikimi metafizik ne jeten e Shkodres, sa me shume qe katolicizmi synon nacional-katolicizmin ne rang kombetar aq me teper rrezikon Tiranen kulturore.

    Shpesh ne internet grihet sallate identitare, se lojen po e lozin katoliket nepermjet mediave dhe institucioneve.
    Kjo e rikthimit ne te krishtere, kush eshte i krishteri i vertete e kush eshte pseudo-kristian eshte çeshtje qe eshte diskutuar shekuj e shekuj ne Shqiperi dhe nuk u zgjidh atehere kur ishte koha, por qekur ne mes u fut shqiptaria kjo s’ka me kuptim ontologjik per shqiptaret.

    Po shkojme biles ne epoken para-Rilindjes, se te gjithe rilindasit gjeja e pare qe zgjidhen ishte pikerisht çeshtja fetare. U fut si pyke koncepti i shqiptarise dhe mbaroi filmi metafizik.

    Tani qe persona me autoritet e prestigj ne skenen kulturore shqiptare, te hapin prape çeshtje teorike qe u zgjidhen para 100-120 vjetesh, kjo vertet s’ka vend.
    Me qene shqiptar duhet me qene katolik – kesaj i thone te sfidosh hapur vete Fishten, Mjeden e Pashko Vasen, kjo eshte antishqiptari nese katoliku shqiptarine e lidh me keta rilindas.

  7. A eshte cudi atehere insistimi i Rilindasve qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria?
    Ishte dhe eshte e vetmja menyre per ta ngritur problemin e identitetit mbi palet, e per ta bere ate gjitheperfshires. Te sjell ndermend moton e republikes se Venedikut: Prima venziani e dopo cristiani. Keshtu edhe per ne: se pari shqiptare, me pas fetare.

    Imagjinoni tani znj. Lala, duke proselituar ne shekullin e 13-14 ne – meqe jemi ne teme – ne zonen e gjirit te Artes apo te Bregut. Shqiptaret, ose me sakte shqiptarefolesit, me koke e vetulla te rruara, dhe me nje xhufke te vetme e te gjate flokesh qe u varesh deri ne mes shpatullash, qe i pergjigjeshin: Shume fjale te gjata keto, zonje. Ne s`jemi vecse pirate te mjere…

  8. ‘’herezia e re e nacionalizimit te fese – rindertuar shtrember mbi diversitetin vetem liturgjik te se shkuares – nuk mund te jete kriter per te gjykuar spiritualitetin ortodoks. Nuk eshte fare e vertete qe duhet ndonje pasaporte shteterore per te provuar orthodoksine e dikuj’’

    Pse qenka e re? Kur u ba e re?

    Perfshi ktu hebrejt edhe Henrin qe ja kishte qefi me marr gra te tjera po nuk ja lejote Papa, e atehere ku shkon e formon Kishen e vet, Ortodoksia asht e vetmja fe ne bote qe asht e nacionalizueme, kishat bashkangjisin tituj kombtare, psh, kisha serbe, kisha ruse, greke e me radhe.
    Pas ranjes te Konstadinopojes, Ortodoxia lulozoj ne Rusi dhe ne vendet Slave te Ballkanit, dhe qe atehere kisha nuk ishte ma universale. Une pasaporten e perdora si menyre figurative po me thuej ti mue, a mundesh me qene Ortodoks Rus pa qene Rus?

    ‘’Tradita ‘ortodokse’ me shumicen e Rilindasve, lufterat kunder andarteve greke, italianeve e gjermaneve dhe akademsat e akuzuar si ‘nacional-komuniste’ deshmon qarte rolin superior te ‘ortodoksise’ ndaj ‘katolicizmit’ e lere me islamizmit.’’

    Jam plotesisht dakort. Per mendimin tem Ortodokset gjate rilindjes kane ndertue botekuptimin identitetit tone kombetar, dhe meritojne rrespekt per lidhjen e tyne me kombin tone sepse sot sidomos Ortodokset ndollen nen-trysnine e nje mase te gjane te popullsise shqiptare qe nuk i konsideron si Shqiptare, dhe nji kishe qe perdite e ma shume i konsideron si Greke. Por ti e ke ilustrue shume mire ma poshte:

    ‘’Fatkeqesia erdhi me Janullen, ortodoksia nuk i sherben me kombit shqiptar’’.

    ’katolicizmi nuk e ka ne gen dedikimin ndaj shtetit e rrjedhimisht kombit, prandaj katoliket e ndritur duhet te praktikonin katolicizem alla albanese megjithate ndersa Noli u be ‘Zot’ ne Shqiperi, asnje katolik nuk del dot mbi Papen e Romes. Ky eshte difekti i nacional-katolicizmit’’

    Kur nuk kane pase dedikim ndaj kombit Katoliket? Nuk e them me ironi por thjesht noshta nuk kam dijeni te mjaftueshme per kyt ceshtje e mesoj naj gja ma shume. Megjithate une mendoj se Katolikeve nuk ja u kerkon as ja u ka kerkue kush me e praktikue Katolicismin alla-albanese, se katolikun se pengon kush mu idintifikue me kombin e vet. Ti thue ‘’asnje katolik nuk del dot mbi Papen e Romes’’. Pse duhet me dal? A pengon Papa Shqiptarismin e Katolikeve?

    Katolik ne Shqipni ka ne Malsi te Madhe, Tropoje, Shkoder, Puke, Mirdite, Lezhe , Kurbin dhe pervec disa prej Shkodre qe kane prejmend prejardhje Italiane, te gjithe identifikohen me kombin Shqiptar, ndersa Ortodoks e Mysliman ke sa te dush qe bajne te kunderten. Ktu ku rri une, Myslimani Shqiptar, Turkut, Arabit apo Boshnajkut i thote vlla njashtu edhe Ortodoksi Grekut ndersa ironikisht megjithe universalismin qe propogandon kisha Katolike, katoliku shqiptar Italianin, Kroatin apo Kilenin nuk e konsideron si te tille. Megjithate prap kto jane raste qe me kane rastise mue, dikush edhe mund te deshmoje te kunderten.

    Ti kuptojm disa gjana drejt. Thashe nuk jam ktu me ju dal zot Katolikeve as Katolicismit sepse une vete nuk besoj ne asnje fe, por si komunitet kulturor mendoj se Katolikve ju ka ardh koha me marr frenat e kombit ne dore sepse kane ma mijera vjet qe jane te tradhtuem nga historia. Jane 1000 vjet Bizantizem, 200 vjet Dushanism, 500 vjet Osmanism, e 50 vjet Komunisem qe kane e kthue kyt komunitet ne me te margjializuemin jo vetem ne Shqiptari, por ne te gjithe Ballkanin. Dy komunitetet kulturore te tjera te Shqipnise nuk kane pse me pas frike nga nje Shqipni qe udheheqet institucionalist nga ky komunitet sepse jam mase i sigurt se nese si komb kena mbijetue deri tash do vazhdojm te jetojm perseri.

    Ndoshta pak jashte temes por Xha-Xhai besoj do me fale.

    1. Katolikve ju ka ardh koha me marr frenat e kombit ne dore sepse kane ma mijera vjet qe jane te tradhtuem nga historia.

      Per kete nuk jam shume i sigurt. Kisha Katolike eshte ne krize ne tregjet e saj natyrale. Nqs investon shume per gjak te ri atehere ndoshta ja vlen..perndryshe do pasur kujdes me kto deklarime. Pervec ‘goodwill-it’ me ‘partneret’ nderkombetare, nje udheheqje katolike nuk sjell asgje me teper se nje laike.

  9. Jo-fetari shkruan:

    me thuej ti mue, a mundesh me qene Ortodoks Rus pa qene Rus?

    Këtu ka një gabim logjik më duket: njëlloj nuk mundesh me qenë katolik italian, pa qenë italian.

    Por mundesh me qenë ortodoks pa qenë rus, sikurse mundesh me qenë rus pa qenë ortodoks.

    Ju doni me thënë: a mundesh me qenë ortodoks pa qenë edhe ortodoks X, ku X është ndryshore që merr vlera përkatësie kombëtare ose etnike.

    Unë besoj se po – mundesh. Kjo s’ka të bëjë me autoqefalinë fare. Kisha është ngrehinë shpirtërore, nuk mund të konceptohet si parti politike që shpërndan tesera. Autoqefalia ka të bëjë me administrimin e kishës, jo me misionin e saj shpirtëror.

    1. Kisha është ngrehinë shpirtërore, nuk mund të konceptohet si parti politike që shpërndan tesera.

      Pikerisht ketu calon ortodoksia..shperndan tesera. Mjafton te pyes nje parti me incialet LAOS ne Greqi(qe ironikisht udhehiqet nga nje Karaxhaferris)

  10. jo-fetar shkruan:

    “…sepse une vete nuk besoj ne asnje fe, por si komunitet kulturor mendoj se Katolikve ju ka ardh koha me marr frenat e kombit ne dore …”

    Sa per te te dhene nje alternative- pse te mos e marrin ne dore jofetaret?
    Jo per gje, por meqe edhe vete qenke jo-fetar..

  11. ””Kur nuk kane pase dedikim ndaj kombit Katoliket? Nuk e them me ironi por thjesht noshta nuk kam dijeni te mjaftueshme per kyt ceshtje e mesoj naj gja ma shume. Megjithate une mendoj se Katolikeve nuk ja u kerkon as ja u ka kerkue kush me e praktikue Katolicismin alla-albanese, se katolikun se pengon kush mu idintifikue me kombin e vet. Ti thue ‘’asnje katolik nuk del dot mbi Papen e Romes’’. Pse duhet me dal? A pengon Papa Shqiptarismin e Katolikeve? ””

    Fola per veçorite politike dalluese mes ortodoksise dhe katolicizmit.
    Ortodoksia i bindet shtetit, mbretit,perandorit e se fundmi kombit kurse konfliktet mes katolicizmit dhe mbretit, perandorit jane te njohura, qofte me Perandorin bizantin, qofte me ate gjerman apo me mbretin francez (te kujtoj periudhen e Avinjonit). Protestanizmi ishte edhe nje lloj ortodoksizmi politik i Europes, psh kisha anglikane i bindet mbretit biles e ka ne krye.

    Nga te gjitha paraqitjet boterore te besimit fetar, qe nga koha me e larget, katolicizmi perfaqeson anomali.
    Anomalia vjen prej faktit qe Papa ka dashur te jete edhe udheheqes shpirteror edhe udheheqes politik, endrra e Papeve ka qene nje teokraci universale, ku Papa ishte edhe Pape edhe Perandor, me pak fjale nje shtet Papnor universal.

    Asnje fe tjeter nuk ka ofruar nje spektakel te tille konfliktesh mes pushtetit shpirteror dhe atij tokesor.

    Persa i perket katolicizmit shqiptar, jane rrethanat historike ku armiqte kane qene myslymane apo ortodokse, se psh gjate pushtimit italian pothuaj asnje pushke nuk shkrepen katoliket kunder italianit ne 4 vjet.

    Kjo vjen prej dyzimit mes Papes e Kombit, mes fese e kombit, dyzim qe e deshmojne mjaft mire lagjet e ndara ne Shkoder.

    Ti pyet a e pengon Papa shqiptarizmin e katolikeve? Atehere perse katoliku Pashko Vasa tha mos shikoni kisha ?
    Me siguri e pa kishen katolike si problem (ashtu sikunder ate ortodokse), perndryshe do thoshte, shkoni neper kishat katolike o popull se aty eshte shqiptaria.

    Nga ana tjeter ti vete e nxorre dallimin kur the se me qene ortodoks rus duhet se pari me qene rus, sepse thjesht ortodoks s’mundesh me qene ndersa thjesht katolik po.

    Me qene edhe nacionalist edhe besimtar katolik eshte e pamundur, vetem katolicizmi alla shqiptarçe e ofron kete mundesi. Nderkaq me qene edhe nacionalist edhe besimtar ortodoks nuk perben asnje kontradikte. Nga ketu edhe roli i madh i ortodoksive ballkanike ne spiritualizmin e kombit.
    Tani katolicizmi alla shqiptarçe ndjek shembullin e ortodoksive fqinje, ndersa ortodoksia shqiptare eshte kthyer ne njefare katolicizmi kozmopolit.
    Keshtu edhe pa qene shqiptar mund ti perkasesh kishes ortodokse shqiptare, qe eshte anomali e thekshme per ortodoksine ne vetvete.

    Ti thua se ka ardhur koha qe katoliczimi te marre ne dore frenat e kombit, mirepo kjo nuk eshte prerogative politike e katolicizmit dok, eshte grabitje e doktrines politike ortodokse. Tek ne eshte kthyer permbys roli politik i katolicizmit dhe ortodoksise, ortodoksia ben katolicizmin dhe katolicizmi ortodoksine.

    Sigurisht qe kjo vjen prej rrethanave shqiptare, por nuk mund te shitet katolicizmi alla shqiptarçe si katolicizem i kulluar.

    Une shoh dy probleme tek nacional-katolicizmi qe predikon ti , i pari se kalerimi i nacionalizmit prej katolicizmit deshmon nje vazhdueshmeri ne trajtimin e nacionalizmit shqiptar si lavire, njesoj si Zogu dhe Enveri, per te forcuar pushtetin e perfituar privilegje; problemi i dyte me i rende akoma eshte se katoliket jane i vetmi komunitet ku kumbon teoria e kthimit te shqiptareve te tjere ne fene e vertete, pra mbajne gjalle perplasjen fetare dhe ringjallin perkatesite fetare te cilat shqiptaria ka detyre ti zhduke.

    Nacionalizmi si hakmarrje e shqiptarit ndaj shqiptarit per ngjarjet, fatkeqesite historike eshte pseudo-nacionalizem, pikerisht ai qe praktikojne aktualisht Balli si Parti dhe katoliket si komunitet. Praktikisht sherben per perçarjen e shqiptareve dhe jo per bashkimin e tyre.

  12. ”’Pikerisht ketu calon ortodoksia..shperndan tesera. Mjafton te pyes nje parti me incialet LAOS ne Greqi(qe ironikisht udhehiqet nga nje Karaxhaferris)”’

    Po kjo eshte ortodoksia moderne. Ndersa ne perendim feja mbeshtetet tek partitet demokristiane, ne lindje feja qendron lidhur ngushte me shtetin e s’ka nevoje per te pasur nje parti.

    Papa i ndaloi per 60 vjet katoliket qe te merrnin pjese ne jeten politike te shtetit italian, pas fashizmit qeverisen demokristianet per 45 vjet.

    Nuk ka gjasa qe kisha te mos kete rol politik, biles me renien e rolit shpirteror i ka ngelur vetem ai politik.

  13. Fatma dhe Qafir, me duket se me paskeni keqkuptue.

    Ndoshta edhe nuk i kam artikulue mendimet e mia qarte.
    Pajtohem me ju ne mendimin qe Shqiperia dhe udheheqja e saj duhet jene sekulare. S’kam propozue e as nuk e marr persiper te propozoj qe Shqipnine ta bajme teokraci.

    Ajo qe me shqetson mue asht fakti se nese ne Shqipni deri dje ka pas persona me prejardhje myslimane dhe ortodokse (ne kuptimin kulturor te fjales dhe jo fetar se kta mund mos te ken besu ne fe ose ne zot aspak) qe kane udheheq Shqipnine qofte ne nivel pushtetar, qofte ne ate akademik apo ushtarak atehere pse asht kaq problematike qe kta te jene katolike. Kta te fundit me ca kam pa une, nuk kane qene edhe nuk po jane shume verdalle, por kur kta duken zhurma fillon.

    Megjithate, me thane te drejten edhe une jam pak i shqetsuem se si disa qarqe katolike ne SHBA e kane pervetsue kombtarismin duke perjashtue ose klasifikue dy komunitetet tjera si mish i huej per kombin tone, por kjo vjen per mendimin tem si pasoje e perjashtimit qe kta vete jane perballe historikisht.

    Tashti e di se do bahem pak radikal, une e them me bindje te plote se as dje as sot Katolicismi nuk ka qene problem per Shqipatrismen, ndersa Islami dje dhe Ortodoksia sot po. Madje po ta shikojme sot ne aspektin nacionalist te fjales, meqe jetojme ne nje rajon ku kombi identifikohet me fene, humbja e katolicismit nder Shqiptare, sot tregon se kan qene nje fatalitet i madh historik. Tjeter Shqiperi do ishte sot.

    Pa keqkuptime.

    1. Ndonje emer te pervecem te katolicismit shqiptar qe duhet te marre ne dore kombin te vjen ne mendje jo-fetar? Pak abstrakt me duket kjo pike e jotja. Futet, psh Jozefina Topalli ne kete kategori?

  14. per nje njeri normal, mungesa e homogjenitetit fetar nuk perben pengese per krijimin e nje identiteti te forte kombetar.

    Me duket se shtysa e gjithe ketij debati jane njerezit ANORMALE te fiseve Bollano, Guma, Beleris qe po sfidojne pushtetin qendror ne bashkepunim..me pushtetin qendror. (dmth i bie qe edhe pushtetaret qendrore jane anormale). Anormale jane edhe redaktoret e Gazeta Shqiptare. Duke qene se ‘anormaliteti’ eshte semundje ngjitese ja vlen te analizohet subjekti me te gjitha permasat, njera prej te cilave eshte teologjike. Brenda arealit ku jeton, nqs identiteti qenka nje produkt ekuilibri i te cilit varet nga kerkesa dhe oferta, nje katolik nuk ASNJE zgjedhje tjeter pervec te qenit shqiptar. Te tjeret potencialisht mund marrin bakshish nga qendra boterore te larmishme(imagjonini qe edhe Bukureshti eshte ne loje).

  15. ””Megjithate, me thane te drejten edhe une jam pak i shqetsuem se si disa qarqe katolike ne SHBA e kane pervetsue kombtarismin duke perjashtue ose klasifikue dy komunitetet tjera si mish i huej per kombin tone, por kjo vjen per mendimin tem si pasoje e perjashtimit qe kta vete jane perballe historikisht. ””

    Ne fakt kjo eshte gallate meqe katoliket ne rang kombetar(perfshire krejt trojet) jane diku tek 6% e shqiptareve.
    Maksimumi qe mund te pretendoje nje 6% eshte te jete paria e te komandoje 94%, por jo te perjashtoje 94%.

    Nga ana tjeter kete veteperjashtim historik te myslymaneve dhe ortodokseve vetem katoliket e shohin.
    Nuk duhet harruar se vetem ortodoksia dhe bektashizmi kane karakteristika esencialisht kombetare, nderkaq katolicizmi dhe sunitizmi jane kozmopolite. Nje ortodoks dhe nje bektashi mund te bien ne ujdi fale shqiptarise shume me lehte se nje sunit e nje katolik dhe kete e provon historia shqiptare dhe Shkodra e sotme. Ngado te rrotullohemi esenca ben te veten.

    Nuk ben skandal dalja ne skene e komunitetit katolik, ne fund te fundit ka qene gjithmone aktiv, por pikerisht keto prirjet perjashtuese. Do ishte mire qe ne kohen e shkuar te kishim qene katolike ? Mbase po mbase jo, po s’ka kuptim te permendim macet e ngordhura per te justifikuar teori te sotme perçarese.

    Kane marre dinjitet teorik hallakatje fetaro-centriste qe jane jashte konceptit te shqiptarise.
    Shqiptaria me katolicizmin duhet te kene vetem nje raport, epror-vartes, katolicizmi eshte vartes i shqiptarise, ashtu sikunder Papa i Romes vartes i Presidentit te Republikes se Shqiperise ne gjithe territorin e Shqiperise.
    Cdo konceptim tjeter i ketij raporti eshte i demshem.

  16. “Shqiptaria me katolicizmin duhet te kene vetem nje raport, epror-vartes, katolicizmi eshte vartes i shqiptarise, ashtu sikunder Papa i Romes vartes i Presidentit te Republikes se Shqiperise ne gjithe territorin e Shqiperise”

    Kam pershtypjen se ne Shqiperi, feja as nuk do ishte ndaluar ndonjehere nqs kleri katolik nuk do ishte treguar hermetik ndaj kerkesave te Enverit per primacine e Shtetit Shqiptar ndaj Vatikanit. Per me shume, lexo Zef Pllumin (Rrno…)
    Komunitetet e tjera e pranuan kete primaci, dhe, sipas times, ishte intrasigjenca (e pashmangshme) e klerit katolik, qe e detyroi PPSH-ne te merrte ate hap aq drastik.

  17. Te qenit hermetik e kemi ne tradite ne shqipot. (Nqs nuk ishe ne dijeni Corpus Hermeticum u rremua ne nje manastir ne arealin shqiptar ne kohen e Skenderit). Sidoqofte, qe te kuptohemi. Gazeta Shqiptare financiohet prej kapitali katolik italian, dhe shpesh eshte pararoje ne frontin e akuzave ndaj Greqise, grekeve, grekofoneve, grekofileve etj etj. U aludua qe ky artikull eshte botuar ne kuader te histerise himarjote. Kaq

    Une ketyre, ngaqe nuk kam se ç’tu bej, ngaqe nuk i detyroj dot te ribejne perseri te gjitha hallkat e sistemit arsimor, i cilesova “njerezit tane qe nuk e dine se jane tanet”. Nuk jane te mite, Qafir, jane te botes

    Ve bast qe kjo kategori qe perkufizoni si te botes eshte mbi 50% e popullsise..ne mos me teper. Delja eshte e bariut, asnjhere e botes. Thjesht duhet qeverisur a menaxhuar a ‘xhestionuar’ bagetia e per kete kerkohen njerez qe nuk ia falin bagetine badihava Bukureshtit.

  18. “Duke e bërë haptazi të qartë se ortodoksinë nuk e quan formë të krishterimit – çka as Papët nuk kanë guxuar ta bëjnë, në periudhat më irracionale të skizmës Perëndim-Lindje.

    Lala dhe Ahmeti marrin kështu përsipër që, duke u mbështetur në gjetjet e tyre në Arkivin Sekret të Vatikanit, të revizionojnë jo vetëm historinë e Mesjetës shqiptare, por edhe atë të Krishterimit.”

    Xhaxha, edhe pse do kishte qene me e udhes dhe me e pa-anshme qe Ahmeti (prof i famshem per shqipen e Scutarit qe akoma s’e ka pare te nevojshme te ndricoje publikun me zbulimin e tij) dhe Lala te kishin zgjedhur nje titull tjeter, teknikisht per kohen qe flasin, sipas kendveshtrimit te Kishes Katolike, ortodokset nuk ishin te krishtere, por heretike. Shekulli i XIV nisi me Bulen “Unam Sanctam” te Boniface VIII, ku pervec perforcimit te supremacise se Papatit, nder te tjerash (ri)theksohet se shpetim jashte Kishes Katolike nuk ka. Nen kete prizem, mund te thuhet qe gjithmone sipas Kishes Katolike, titulli eshte “mesjetarisht” korrekt.

    “Herezia” nga ana tjeter, ka nje veti te vecante ne historine e Krishterimit, qe sipas kishes dhe kuvendi. Per ortodokset, katoliket ishin heretike. Per protestantet … e me radhe. Cfare eshte me interesante, ne gjuhen e perditshme vazhdon kjo “dukuri.” Nuk e di ne te ka rene rasti ketu ne US. Por shpesh here degjoj te permendet “A je i/e krishtere apo katolik/e?” sidomos ne Jug, por edhe ndermjet latineve te konvertuar ne “Born Again” apo dominacione te tjera. Personalisht, edhe pse s’jam katolike, me cudit gjithmone kjo pyetje nga pikepamja me e gjere.

    Persa i perket Krishterimit per se te asaj kohe dhe rolin e Kishes ne interesat “kombetare” po mjaftohem me nje citat te Makiavelit:

    “The nearer people are to the Church of Rome, which is the head of our religion, the less religious are they … Her ruin and chastisement is near at hand … We Italians owe her a still greater debt, and one that will be the cause of our ruin, namely that the Church has kept and still keeps our country divided” (faktikisht deri ne 1870.)

    Megjithese shkruar nje shekull me vone, Makiavelli te ishte lindur nje shek me pare (ne kohen e konvertimit te “fisnikeve” tane) ma do mendja do kishte shkruar te njejten gje.

    1. Monda, pa u futur në hollësi historike, kam përshtypjen se në Mesjetën kur po ndodhte konvertimi i Balshajve, dy kishat – e Lindjes dhe e Perëndimit – ishin afruar shumë edhe në doktrinë, ndoshta thjesht për shkak të kërcënimit osman.

      1. Pas Skizmes se Madhe, mundesi per pajtim kane qene vetem dy here, ne shek. XIII dhe XV. Ne Shek XIII u mblodh Keshilli i Lionit ne 1274 nen Perandorin Mihail, i cili recitoi Kreden e Niceas me Filiok (nqs lexohet i gjithe artikulli i gjithe i gazetes, Filiok permendet specifikisht.) Sic dihet dy arsyet kryesore te Skizmes ishin Filioka dhe Papati. Pa u zgjatur shume, pajtimi i bere nga Mihali nuk u pranua as nga kishat e tjera ortodokse e as nga kleriket apo besimtaret ortodokse. Motra e vete Perandorit u shpreh “me mire te zhduket perandoria e tim vellai, se puriteti i besimit Ortodoks.” Shkurt, Mihail u denua per “apostasi” dhe nuk u varros sipas riteve krishtere.

        Ne shek. XIV persa i perket doktrines, dy kishat jane akoma me larg, Kisha e Perendimit duke filluar qe nga shekulli i XIII ishte perfshire ne levizjen e Skolasticizmit, gershetim i filozofise dhe teologjise, ndersa Kisha e Lindjes vazhdonte te ruante gjuhen e te pareve. Nga ana doktrinore, si te thuash, nuk flisnin as te njejten gjuhe terminologjike.

        Kishte edhe ne Bizant zhvillime te tjera, pothuajse te panjohura ne perendim sic eshte Kontroversi i Hesychast, pa u futur ne detaje, por ne lidhje me natyren e Zotit dhe metoden e lutjeve.

        Sic dihet por ashtu, perpjekja e dyte ka qene ne prag te pushtimit Osman 1438-1439. Pa sukses, per te njejtat arsye. Po te njejtat fjale te motres se Mihalit u perdoren dy shek me vone, me te vetmin ndryshim te “callmes turke”.

      2. Po te lexosh pershkrimin e Gibbonit mbi perpjekjen e bashkimit te dy kishave ne prag to renies se Konstantinopojes, qe ne fakt edhe u shpall me te madhe disa muaj para renies se qytetit, do te shohesh se ortodokset, megjithe qartesine e fatit qe i priste, ata i shihnin latinet si ” te pabeset dhe heretiket me te ndyre”. Kryeministri (duka i madh) deklaronte se ai pranonte me mire te mbante ne koke turbanin e Muhametit se sa spektrin e papes apo kapelen e kardinalit.
        ” A sentiment so unworthy of Christians and patriots was familiar and fatal to the Greeks” – do komentonte Gibbon.

        Shkruan Gibbon perseri:
        “The primitive Romans would have drawn their swords in the resolution of death or conquest. The primitive Christians might have embraced each other, and awaited in patience and charity the stroke of martyrdom. But the Greeks of Constantinople were animated only by the spirit of religion, and that spirit was productive only of animosity and discord.”

        Cka na sjell tek tendenca ne token e arberit, per ta lene kollaj ortodoksine dhe per tu (ri)konvertuart ne katolicizem, e madje derdhur gjak per te. Dinim per Kastriotet qe e moren kete hap. Tani Balshajt.
        Te kete qene ndryshe kuptimi dhe pushteti i ortodoksise ne Konstantionopje dhe Greqi, me ate ne Arberi?

    2. teknikisht per kohen qe flasin, sipas kendveshtrimit te Kishes Katolike, ortodokset nuk ishin te krishtere, por heretike

      Nga Enciklopedia Katolike

      There is not really any question of doctrine involved. It is not a heresy, but a schism

      http://www.newadvent.org/cathen/13535a.htm

      Perndryshe nuk do te harxhonte Vatikani kaq energji sot qe te tejkalohet hendeku. Te dyja keto kisha njohin pagezimet e njera-tjetres.

      Ceshtja teknike eshte kryekeput politike. Ka te beje me traditen kishtare apostolike (psh asnje apostull nuk paska themeluar ndonje kishe ne Konstatinopoje keshtu qe pretendimet e saj per supremaci bien ndesh me traditen apostolike..etj etj)

      1. Po flasim per mendesine e Mesjetes dhe realitetin e Mesjetes. Fjalet e bukura nga “Enciklopedia Katolike” sot, nuk kane lidhje me realitet mesjetare.

        Persa i perket “Supremacise se Konstandinopojes” nje paragraf nga Nicetas, Arkipeshkop i Nikomedias ne shek XII:

        My dearest brother, we do not deny to the Roman Church the primacy amongst the five sisters Patriarchates; and we recognize her right to the most honorable seat at an Ecumenical Council. But she has separated herself from us by her own deeds, when through her pride, she assumed a monarchy which does not belong to her office (shenim i imi: edhe “ca” territore” duke falsifikuar nje leter te Konstandinit te Madh, sic quhet ndryshe “Donatio Constantini” qe per fat te mire, por teper u vone, u zbulua qe ishte falco nga L. Valla ne 1440, por tjeter histori e gjate.) … How shall we accept decrees from her that have been issued without consulting us and even without our knowledge? If the Roman Pontiff, seated on the lofty throne of his glory, wishes to thunder at us and, so to speak, hurl his mandates at us from on high, and if he wishes to judge us and even rule us and our Churches, not by taking council with us but at his own arbitrary pleasure, what kind of brotherhood, or even what kind of parenthood can this be? We should be slaves, not the sons, of such Church, and the Roman See would not be the pious mother of sons, but a hard and imperious mistress of slaves.”

        Po ashtu, ne shek XII ndarja u thellua dhe me shume kur Patriarku i Antiokise Balsamon, vendosi qe Latinet (dmth besimtareve te Kishes se Perendimit” nuk do kungohen nqs nuk heqin dore doktrinat dhe zakonet qe e ndajne nga Kanonet e Kishes Ortodokse.

        Skizma skizme, por ne te njejten kohe doktrinat e te dyja Kishave ishin ne perplasje.

        PS: Me gjithe sic thashe me lart, fjalet e bukura te Enciklopedise, s’jam fort e sigurt per paragrafin e parafundit, bile as te fundit te artikullit.

        1. Pretekset a schismes jane gati-gati infantine : buka me tharm apo pa tharm, prifterinjte e rruar apo me mjekerr, mish te mbytur apo te therur, vajra bimore apo yndyrna kafsherore e plot te tjera si keto ( ne delegacionin e 11 perfaqesuesve te kishes ortodokse ne 1054 qe shkomunikuan Papen, ishte edhe kreu i kishes ortodokse te Durresit)

          Paragrafi i Niketas ngjan sikur te kete dale nga rrjeshtat e Politica te Aristotelit.

          Nga shume variantet e ndryshme per spjegimin e arsyeve te schismes, e meposhtmja me duket si me e bindeshme:

          …”the aversion of the Greeks for the Latins has been often visible and conspicuous. It was originally derived from the disdain of servitude, inflamed, after the time of Constantine, by the pride of equality or dominion; and finally exasperated by the preference which their rebellious subjects had given to the alliance of the Franks. In every age the Greeks were proud of their superiority in profane and religious knowledge: they had first received the light of Christianity; they had pronounced the decrees of the seven general councils; they alone possessed the language of Scripture and philosophy; nor should the Barbarians, immersed in the darkness of the West, presume to argue on the high and mysterious questions of theological science…”

          ( kerkoj ndjese per mos sjelljen ne shqip te paragrafit)

          1. idashur, perqasja ime qe ne postin e pare ishte thjesht nga pikepamja teologjike apo doktrinore. Kjo, jo sepse jam dakort me titullin e vene nga Ahmeti dhe Lala, perkundrazi, edhe jo sepse nuk marr parasysh politiken e pushtetit (power politics.) Por per te sjelle nje pikepamje tjeter, apo per te pasur parasysh nje aspekt tjeter te asaj periudhe.

            Ne pamje te pare pretekset (disa nga arsyet) qe ke prure ti per Skizmen, vertet duken infantile ne shek. 21. Nuk jane arsyet kryesore por te dores se dyte e te trete. Per me teper, per ne bijt e shekullit te ri, shume apo komplet ateologjik, eshte shume e veshtire te perceptohet interesi, fryma e asaj kohe me keto ceshtje. Fryme kjo qe nuk pershkruante vetem peshkopet, arkipeshkopet, baballaret e Kishave, por edhe kleriket e thjeshte, laiket e popullin e kalldremeve.

            Nje deshmi nga “Keshilli i Dyte Ekumenik”:

            “The whole city is full of it, the squares, the market places, the cross-roads, the alleyways; old-clothes men, money changers, food sellers: they are all busy arguing. If you ask someone to give you change, he philosophizes about the Begotten and the Unbegotten; if you inquire about the prize of a loaf, you are told by way of reply that the Father is greater and the Son inferior; if you ask “Is my bath ready?” the attendant answers that the Son was made out of nothing”

            Paragrafi i Niketas pershkruan si dogmen ashtu dhe perplasjet per pushtet (paresi/primacy vs supremaci.)

            Paragrafi i prure nga ju, ve ne pah disa arsye te rendesishme per Skizmen, por nuk do mjaftohesha vetem me ate variant. Zhvillimet, evolucioni i institucionit te Papatit te Romes sidomos nen prizmin e variantit me larte, plotesojne me shume panoramen.