Çdo gjuhë ka rregullat e veta për t’i renditur fjalët në fjali, të cilat përcaktohen, në thelb, nga karakteristikat gramatikore të secilës gjuhë.
Duke thjeshtuar shumë, mund të themi se rregullat përcaktuese të rendit të fjalëve kanë të bëjnë, para së gjithash, me mënyrën si do të renditen në thënie kryefjala, kallëzuesi dhe kundrinat e ndryshme.
Për shembull, në thënien e mëposhtme:
Për datëlindje, Jorgji i dhuroi shefes një shishe shampanjë.
Kryefjala është Jorgji, kallëzuesi dhuroi, ndërsa kundrinat janë (i) shefes (kundrina e zhdrejtë) dhe shishe shampanjë (kundrina e drejtë). Rendi i fjalëve, në këtë thënie, është i tipit kryefjalë – kallëzues – kundrinë. Përkundrazi, për datëlindje funksionon si rrethanor, dhe nuk merr pjesë në këtë mekanizëm.
Nga ana tjetër, ne zakonisht flasim për të kumtuar informacion, prandaj rendin e fjalëve do ta përcaktojnë edhe teknikat e kumtimit të informacionit. Ashtu, çdo thënie ndahet në dy pjesë – nga të cilat njëra përfaqëson informacionin e njohur për të dy skajet e komunikimit (tema), ndërsa tjetra informacionin e ri, ose të panjohur (rema). Informacionin gjuhët përgjithësisht e përcjellin në mënyrë të tillë, që thëniet të fillojnë me temën dhe të përfundojnë me remën; në kuptimin që pjesa e re, ose e panjohur e informacionit, të ndjekë pjesën e njohur.
Kështu, për nga mënyra si është strukturuar, thënia:
Për datëlindje, Jorgji i dhuroi shefes një shishe shampanjë.
Nënkupton që Jorgji është i njohur për të dy skajet e komunikimit, ndërsa informacioni i ri ka të bëjë me natyrën e dhuratës – një shishe shampanjë.
Natyrisht, thëniet gjithnjë prodhohen dhe konsumohen në kontekst; çka është remë për një thënie, bëhet temë në thënien pasuese – dhe informacioni i ri gjithnjë përcillet duke u mbështetur në informacionin e njohur.
Me fjalë të tjera, rendin e fjalëve në fjali (thënie) varet, më një anë, nga karakteristikat gramatikore të gjuhës, dhe nga ana tjetër nga çfarë duam të kumtojmë.
Gjuhët të cilave u mungon sistemi morfologjik i lakimit (rasat), priren drejt një rendi fjalësh të shtangët, të tipit kryefjalë + kallëzues + kundrinë (SVO). Këtë rend e ndeshim në gjuhët e mëdha neolatine si frëngjishtja, spanjishtja dhe italishtja; dhe në anglishte. Përkundrazi, gjuhët që ende i kanë ruajtur rasat lejojnë përkulshmëri më të madhe në renditje.
Pse ndodh kështu? Sepse në gjuhët me morfologji të thjeshtuar, funksionet sintaksore përcaktohen kryesisht nga pozicioni i fjalëve në fjali. P.sh., në thënien italishte:
Il cane ha morso il gatto.
Vetëm renditja e fjalëve na lejon të kuptojmë se kush kafshoi (kryefjala) dhe kush u kafshua (kundrina). Për këtë arsye, fjalia:
Il gatto ha morso il cane.
Të cilën e ndërtuam duke ia ndërruar vendet dy emrave, merr kuptim krejt tjetër.
Kjo do të thotë që, në parim, në gjuhët neolatine dhe në anglishte kryefjala dhe kundrinat identifikohen në fjali sipas pozicionit që kanë, përkundrejt kallëzuesit – meqë kryefjala i paraprin, ndërsa kundrinat e ndjekin.
Përkundrazi, në gjuhë të cilat e kanë ruajtur morfologjinë e rasave, si shqipja, funksionet në thënie përcaktohen jo aq nga vendi që kanë gjymtyrët në fjali, sesa nga rasa; meqë kryefjala dalin gjithnjë në rasën emërore, ndërsa kundrinat dalin në rasën kallëzore ose dhanore (përsëri po thjeshtoj shumë, për hir të qartësisë).
Kështu, në fjalinë:
Qeni e kafshoi macen.
Kryefjala qeni del në rasën emërore, ndërsa kundrina macen në rasën kallëzore; prandaj edhe po ta përmbysim rendin e fjalëve, funksionet e këtyre emrave mbeten të pandryshuara:
Macen e kafshoi qeni.
Ky është dallim themelor i shqipes nga gjuhët neolatine dhe anglishtja, edhe pse, për fat të keq, nuk po përfillet më nga përdoruesit e shqipes publike, duke u lënë, si të thuash, të pluhuroset në raft.
Në të vërtetë, sistemi i rasave të shqipes (i kombinuar me trajtat e shkurtra përemërore) lejon që të ndërrohet tema dhe rema pa vështirësi, ose pa qenë nevoja të futen në fjali elemente të reja.
T’i kthehemi shembullit në italishte:
Il cane ha morso il gatto.
Edhe të përfytyrojmë një situatë ku dimë paraprakisht se macen na e kanë kafshuar (tema e thënies), por ende nuk dimë se nga kush. Në këtë situatë, për të identifikuar autorin e kafshimit (ose remën, e cila vetvetiu do të ndjekë kallëzuesin) italishtja do të përdorte ndërtime të tipit:
Il gatto è stato morso dal cane, non dal lupo. (ndërtim pësor)
Il gatto l’ha morso il cane, non il lupo. (ndërtim informal)
È stato il lupo, non il cane, a mordere il gatto. (ndërtim fokusues)
Ndërsa shqipja, falë sistemit të rasave, ofron përkulshmëri më të madhe, dhe ekonomi gjuhësore të spikatur:
Macen e kafshoi qeni.
Macen e kafshoi qeni, jo ujku.
Dallimi formal, në shqipe, midis kallëzores dhe emërores, e bën të panevojshëm ndërtimin pësor (Macja u kafshua prej qenit, jo ujkut) dhe ndërtimin fokusues (Ishte qeni, jo ujku, që e kafshoi macen). Në të vërtetë, për ta filluar thënien me temën (macen e kafshuar), gjuhët pa rasa shpesh detyrohen të përdorin ndërtime me folje në pësoren, të cilat janë stilistikisht të pafuqishme.
Ligjërimin publik të shqipes e kanë dyndur, dhe vazhdojnë ta dyndin forma dhe struktura të gjuhëve neolatine dhe të anglishtes, të cilat janë të nevojshme për këto gjuhë, por që në shqipe shkaktojnë tepëri, meqë funksioneve gramatikore të shqipes u mbivendosin funksione gramatikore të gjuhës burimore; por edhe kur nuk shkaktojnë tepëri, sjellin monotoni në shprehje dhe i bëjnë thëniet të tingëllojnë artificiale.
Po t’i hedhësh një sy një shkrimi çfarëdo në mediat, nuk mund të mos konstatosh se shumica dërrmuese e fjalive ndjekin rendin e shtangët kryefjalë + kallëzues + kundrinë, njëlloj si simotrat e tyre në anglishte, italishte dhe frëngjishte. Kjo dukuri ndodh vetëm për shkak të ndikimit të strukturave sintaksore të gjuhëve neolatine dhe të anglishtes jo vetëm në mënyrën e thurjes së teksteve shqip, por edhe në formën e të menduarit të shqipfolësve. Me fjalë të tjera, ligjërimi publik shqip po vuan tani nga një kontradiktë themelore midis strukturave sintaksore, strukturave tekstuale dhe strukturave formësuese të mendimit, të cilat janë bërë në thelb neolatine; dhe morfologjisë shqipe, e cila neolatine nuk është. Morfologjia e shqipes, me sistemin e pasur rasor të emrave dhe të përemrave, nuk po i ndihmon dot më formësimit të mendimit. Kjo kontradiktë mund të shihet si një prej shkaqeve kryesore të drunjëzimit të shqipes së sotme publike.
Për shembull, në shqipen popullore, spontane, dëgjon rëndom thënie të tilla si:
Djalit të parë ia vunë emrin Agron, të dytit Bujar.
Këtu thënia nis me një kundrinë të zhdrejtë, në rasën dhanore (djalit të parë).
Përkundrazi, shqipja e drunjtë do të parapëlqente ta strukturonte thënien si më poshtë:
Ata ia vunë emrin Agron djalit të parë, dhe Bujar të dytit.
Nevoja për të pasur me çdo kusht një strukturë të tipit SVO (kryefjalë – kallzues – kundrinë), bën jo vetëm që kundrinat të zhvendosen pas foljes pa ndonjë arsye, por edhe që thënia të nisë me një përemër të panevojshëm (ata). Më keq akoma, informacioni i ri (rema), që normalisht duhej të prirej drejt fundit të thënies, tani humbet diku në mes të saj, çka përfton te lexuesi ose dëgjuesi një ndjesi pështjellimi.
Po ashtu, një thënie si:
Librin e parë Adnani e shkroi para se të mbushte të njëzetat.
Ka shumë të ngjarë ta ndeshim në shqipen e folur, ose në tekste letrare; ndërsa thënia e barasvlershme:
Adnani e shkroi librin e parë para se të mbushte të njëzetat.
Tipikisht do të ndeshet në ligjërime të drunjta.
Ajo çka duket se eshte harruar nga te gjitha mendjet e ndritura shqiptare qendron ne kete :
GJUHA E FOLUR NUK ESHTE DHE NUK DUHET TE JETE KURRE NJELLOJ SI GJUHA E SHKRUAR.
Per nje tru qe ka lexuar pese libra ne jeten e tij, eshte e pamendueshme qe te shkruhet njelloj siç flasim me dike.
Fjala e folur eshte fjala e çastit, nje fjale mbi te cilen mund te rikthehemi papushim dhe ta shpjegojme deri ne bezdisje.
Fjala e shkruar eshte fjala e stermenduar perpara se te dale, por pastaj ajo ka marre dhene dhe nuk ka me asnje rikthim prapa.
Per rrjedhoje, kjo e dyta eshte tejet e perpunuar ne krahasim me te paren. Ca shkrimtaruce shqiptare mendojne se kapin qiellin me dore kur shkruajne gjepura te llojit qe i flasin me shoket e pallatit. Keta jane letraret e NRSH – Komunales.
Edhe kur nuk bejme letersi artistike, edhe kur diskutojme mbi nje çeshtje, ne nuk duhet te shkruajme njelloj siç mund te bejme ne nje diskutim gojor. Kjo verejtje e fundit behet pikerisht ne lidhje me tekstin me lart.
”’GJUHA E FOLUR NUK ESHTE DHE NUK DUHET TE JETE KURRE NJELLOJ SI GJUHA E SHKRUAR.””
Perkthim:
Gjuha e shkruar duhet shkeputur sa me shume nga gjuha e folur.
A mund ta di pse-ne ?
Sepseja jote me duket vetem si parashtrim i arsyeve, perndryshe nuk eshte shume larg dyzimit te fatthenieve, dmth kape si te duash apo si e quaj ndryshe, kurth dialektik (pas te cilit le koken).
E them kete pasi, qendron ajo qe thua se gjuha e shkruar duhet te perpunohet, por nga ana tjeter absolutizmi i ‘parimit tend’ e kthen alfabetizmin ne menyren me te persosur per ndryshimin thelbesor te gjuhes se folur.
Po ashtu ne te njejtin kazan me ‘parimin’ tend ndodhet edhe verejtja jote e fundit.
Ti mbron perpunimin e gjuhes e njekohesisht shkeputjen e saj nga themelet,sepse sa me shume ndryshon gjuha e shkruar nga ajo e folur aq me shume shkaterrohet ajo e folur.
Cdo gjuhe ka themele, themelet e se ciles jane elementet e gramatikes, te cilat kushtezojne gjithe gjuhen.
Xha xhai po thote, se shqipja ka rasa te cilat jane te dobishme e duhen perdorur edhe ne shkrim, kurse ti veren e le te nenkuptohet turbullisht se mosperdorimi apo keqperdorimi i tyre nuk eshte aspak mekat, por detyre e gjuhes se shkruar,sepse keshtu ka mundesi te shkeputet nga gjuha e folur.
Shfrytezimi i elasticitetit te shqipes se folur (fale rasave ne rastin tone) persa i perket renditjes se fjaleve ne fjali, prej gjuhes se shkruar per ty me duket se perkthehet ne mekat te rende, pasi pengoka perpunimin e gjuhes se shkruar.
Rasat, kohet e menyrat e foljeve dhe numri i madh i tingujve, jane pasurite me te medha te gjuhes tone, pasuri qe duhen nxjerre ne pah e duhen vleresuar, qe te mundesojne nje shqipe me te pasur ne te ardhmen, nje shqipe te shkruar qe nuk shkeputet nga gjuha e folur , ne menyre qe gjuha akademike te mos artificializohet deri ne masen sa ne rast fatkeqesie e mosperdorimi te saj, te shkaktohet edhe zhdukja apo transformimi negativ i asaj te folur ashtu sic u transformua negativisht gjuha e pasur latine ne gjuhen italiane apo greqishtja e vjeter.
P.s shpresoj te t’kem keqkuptuar, sepse me vjen me shume keq kur shoh perkrahes te shqipes se drunjte sesa te gaboj katerciperisht kuptimin e nje shkrimi.
Kalimtar,per sa ke shkruar,mendoj se koncepton gabim.Ne raportin midis gjuhes se folur dhe gjuhes se shkruar,ende sot nuk mund percaktohet qarte se kush eshte me e rendesishme dhe kush ushqen tjetren.Per sa percaktohet sot nga shumica e gjuhetareve,gjuha e shkruar eshte nje thjeshtim i gjuhes se folur,ose nje kodifikim nje per nje.Gjuhen e ka bere truri njerezor ne radhe te pare, e ka levizur ne drejtim te gojes dhe me vone e ka simbolizuar ne ideoshkronja ose logograme.Njeriu kur filloj te shkruaje dinte mire te fliste.Ne te dy rastet mendohet papraprakisht,pastaj shqiptohet ose shkruhet.mekanizmi baze llogjik-formues-dhenes eshte i njete.Une mendoj se gjuha e shkruar eshte thjesht nje pasqyre artificiale e gjuhes se folur,e cila ne themel nga mendimin.Mendimi dhe shqiptimi jane konkrete,gjuha e shkruar eshte abstraktimi i tyre.
Megjithatë unë ndaj të njëjtën ide që monopolizimi gjuhësor në gjuhën e shkruar mund të sjellë pozitivitet ose negativitet.Kjo është varur dhe varet përgjithësisht nga niveli dhe paraqëllimi i elites gjuhësore,gjuhëtarëve.
Duke vëzhguar sekuencat ndryshuese fonetike dhe shkruese ndërmjet dy gjuhëve të vjetërshkruara “greke” e vjetër dhe latine me “bijat” të menduara si të tyre,nxjerrim lehtë konkluzioni që kemi të bëjme me humbje jo të vogel.Greqishtja e re nuk ka “b” për shembull,ose Italishtja nuk disponon me *ë,ll,gj,ç+a,o,u*,q,zh,dh, etj.Kjo mendoj se ka ardhur si rezultat i dy mundësive shkakësore,o i qëllimit të ndërtues-përmirsuesve të gjuhës së shkruar për ti mënjanuar në mënyrë të vullnetshme ato,ose nga eleminimi i tyre në mënyre objektive nga folësit,pas çdonjëres dhënie prej shkruesve,për shkak të vështërsive qe ato paraqesin për aparatin oral akustik.
Po të ndjekësh në mënyre analogjike sasinë e tingujve ose grup tingujve të vështirvendosur ne gojë për shqiptim,ndoshta gjuha shqipe është në vëndin e parë në ruzull.Kjo përbën pasuri jo vetëm tonën,por me vlerë për gjithë njerëzimin.Dhe mendoj se duhet mbrojtur dhe duhet vazhduar kërkimi në gjetjen e më shume trajtave të ndryshme prej gjuhës së gjallë të popullit.Vetëm me një “ç” gjuha Shqipe jep kuptim,mesazh.Rallë gjuhë në botë mund të kenë mundësinë që një mohuese si “s” e vendosur përpara foljes “mund” e passhoqëruar nga mbaresa e tipit foljor “je” e kthen atë në një emer.
Une mendoj se “Shqipja e drunjtë XIII” është një nga më të arrirat e gjithe Shqipeve të drunjta dhe xha xhai duhet të vazhdoj në këtë sens,sepse kështu thesarizohet gjuha.
Nje pyetje: cikli “Shqipja e drunjte” mbyllet me seksionin e XII, apo vijon edhe me?
Dëshirën e kam që ta vazhdoj – por me sa duket kaq nuk ka mjaftuar deri tani. Gjithsesi, nuk do të mbetet me kaq.
Pyeta thjesht dhe vetem ngaqe e kam me te lehte ta lexoj te printuar dhe eshte me praktike te kryhet njehere e mire kjo gje.
Gjithesesi falemnderit!