TEKNOLOGJIA DHE DEMOKRACIA

Si sistem politik, demokracia është gjithnjë e hapur ndaj zhvillimit teknologjik, edhe pse jo çdo teknologji i shërben vetvetiu demokracisë. Problemi vjen e bëhet specifik në kushtet e Shqipërisë, ku risitë teknologjike nuk shoqërohen me ndonjë kritikë ose reflektim të ndikimeve të teknologjisë në funksionimin e institucioneve dhe të vetë sistemit.

Meqë zgjedhjet, së bashku me fushatat parazgjedhore dhe sanksionimin e rezultateve të zgjedhjeve, janë një aspekt themelor i demokracisë, ka interes të shihen më nga afër raportet e teknologjisë me proceset zgjedhore në Shqipëri.

Në sipërfaqe, duket sikur propaganda zgjedhore në televizion dhe lehtësitë për prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve grafike të tilla si posterët ose pllakatet ose broshurat me fotot e kandidatëve etj. e ndihmojnë procesin zgjedhor, sepse informojnë publikun për programet e partive politike dhe për karakterin ose profilin e kandidatëve vetë.

Kjo është deri diku e vërtetë, edhe pse kompensohet, negativisht, nga përdorimi i mass mediave për të manipuluar publikun nëpërmjet informimit. Në këtë kuptim, komitetet zgjedhore të partive politike i kanë përvetësuar shpejt teknikat e ndryshme të reklamës elektorale, ose të ndikimit të opinionit publik nëpërmjet imazheve, sulmeve ndaj kundërshtarëve dhe mesazheve të drejtpërdrejta ose subliminale.

Nëse televizioni publik u jep hapësirë të barabartë forcave politike të ndryshme, është gjithnjë e vështirë të ruhet drejtpeshimi në televizionet private, të cilat kanë lidhje të ngushta me këtë ose atë forcë politike.

Në përgjithësi, përdorimi i mediave për të informuar publikun gjatë fushatës parazgjedhore priret të modelohet sipas sistemit amerikan, i cili tashmë funksionon në bazë të parimeve të ekonomisë së tregut, duke u përpjekur t’i shesë publikut imazhin e kandidatit-mall, përkundrejt votës.

Thelbi i këtij sistemi është teknologjia e reklamës, e cila synon jo aq të informojë konsumatorët, sesa t’u përftojë nevoja të rreme, të cilat t’i plotësojë pastaj me mallrat për t’ua shitur.

I tejbartur në sferën e politikës, modeli i reklamës bën që publikut t’i induktohen nevoja politike të rreme, dhe kandidatët të reduktohen në gjeneratorë profkash. Kjo murtajë e ka prekur tani edhe Shqipërinë.

Një tjetër aspekt teknologjik i procesit zgjedhor prek të drejtën e qytetarëve për të votuar, e cila filtrohet nëpërmjet aftësisë së qytetarëve për t’u identifikuar. Një shtet që ngurron të regjistrojë popullsinë e vet dhe të pajisë qytetarët me letërnjoftime të rregullta, nuk mund të funksionojë në mënyrë demokratike, meqë vetëm identifikimi i sigurt pranë qendrës së votimit garanton zbatimin e parimit “një person – një votë”. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për sistemin e adresave, i cili u jep qytetarëve koordinatat gjeografike të nevojshme.

Shpesh harrojmë sa i rëndësishëm është kriteri gjeografik, ose hapësinor, për zgjedhjet dhe për demokracinë në përgjithësi. Që unë të mund të ushtroj të drejtën për të votuar, duhet të jem në gjendje të vërtetoj se banoj në një vend të caktuar, nëpërmjet dokumentacionit përkatës. Ky dokumentacion mund të përgatitet vërtet ad hoc dhe të lëshohet para votimit, por gjithnjë i mbështetur në të dhënat e rregullta të identifikimit dhe të regjistrimit të popullsisë. Një institucion që e pengon këtë identifikim timin, praktikisht pengon të drejtën time për të marrë pjesë, si qytetar, në proceset politike që më interesojnë.

Teknologjia e census-it, ose e regjistrimit, ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit demografik, madje aq thellë sa mund të pohohet se në Shqipëri, sa kohë që qytetarët nuk arrijnë dot të identifikohen sipas vendbanimit dhe adresës, sistemi zgjedhor gjithnjë do të mbetet i hapur për interpretime.

Çka është për t’u habitur, në këtë rast, është shpejtësia me të cilën janë adoptuar teknologjitë e manipulimit të opinionit publik nga mediat dhe public relations të partive dhe të institucioneve shtetërore, në një kohë që teknologjive themelore si ajo e census-it ende u bëhet rezistencë, për arsye të ndryshme.

Kontrasti midis teknologjive që e ndihmojnë dhe e mundësojnë demokracinë, dhe teknologjive që e pengojnë, nëpërmjet manipulimit të opinionit, mund të shihet edhe po të krahasohen dy teknologji të reja, të cilat janë futur në Shqipëri këto 15 vjetët e fundit: anketat e opinionit publik dhe Interneti.

Anketat e opinionit (polls dhe surveys), teorikisht, duhet t’i ndihnin demokracisë, por në të vërtetë janë përdorur gjerësisht për ta sabotuar, duke i paraqitur si të vërteta gënjeshtrat, dhe duke luajtur haptazi me statistikat. Shumica e anketave që sheh në mediat shqiptare janë informale, të ndërtuara pa kurrfarë kriteri shkencor, dhe mashtruese në atë shkallë që publiku priret t’u besojë shifrave më shumë sesa propagandës me fjalë. Aq më e dukshme bëhet kjo, po të krahasohen rezultatet e anketave të kryera nga kompani të ndryshme, me porosi të kësaj apo të asaj force politike. Duket sikur për shumë operatorë anketimi nuk është veçse të pyeturit e një morie njerëzish – pa çka se shpesh përgjigjet sugjerohen madje edhe përmbahen në pyetjet vetë, dhe kampionet e popullatës përzgjidhen pa asnjë lloj kriteri objektiv.

Nga ana tjetër, Interneti si teknologji i shërben drejtpërdrejt demokracisë, jo vetëm sepse lejon informim të lirë dhe të paanshëm, por edhe ngaqë bën të mundur pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarit në dialog me qytetarët e tjerë, mediat dhe institucionet. Në Shqipëri qeveritë gjithnjë kanë bërë zhurmë të madhe për shtrirjen e Internetit edhe në provincë ose në shtresat e pafavorizuara (madje edhe duke adoptuar sisteme Wi-Fi); por fakt është se televizioni është zhvilluar shumë më shpejt, dhe informimi nëpërmjet televizionit nuk mund të krahasohet, për nga efikasiteti, me informimin nga burime të tjera (drejtpërdrejt në hapësira publike ose nëpërmjet Internetit).

Si për keq, si për mirë, informimi nëpërmjet mediave elektronike varet drejtpërdrejt nga përdorshmëria e energjisë elektrike në mbarë vendin, e cila mbetet problematike. Një familje që ka energji elektrike 24 orë në ditë mund të informohet më mirë dhe më lirisht sesa një familje tjetër, së cilës i vijnë dritat me orar. Në këtë rast furnizimi i pandërprerë me energji elektrike do t’i ndihmonte thellimit të procesit demokratik, duke garantuar njëfarësoj që zgjedhësit do të shkonin në kutitë e votimit të informuar, ose gjithsesi më të informuar se të tjerët, të cilët nuk kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë mediat elektronike siç duhet.

Ndryshe nga elektriciteti, që është teknologji kapilare dhe difuze, telefonia celulare i shërben drejtpërdrejt kompaktësimit dhe kohezionit të veprimit politik, meqë nëpërmjet telefonit celular qendra e një organizate mund të mbajë kontakt të vazhdueshëm me bazën dhe të koordinojë veprimet në shkallë mbarëkombëtare pa humbur as edhe një çast të vetëm. Natyrisht, e përdorur në këtë mënyrë, telefonia celulare riprodhon hierarkitë dhe e kufizon së tepërmi autonominë ose vetveprimin e agjentëve në bazë, aq më tepër që tradita e organizimit të grupeve në kulturën shqiptare nuk e pranon lehtë mekanizmin e feedback-ut. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që telefonia celulare është zhvilluar kaq shpejt dhe bujshëm, në një kohë që shtrirja e Internetit dhe përmirësimi i furnizimit me energji elektrike kanë mbetur prapa.

Në të gjitha rastet e përmendura më lart, nuk është vështirë të dallohet prirja, nga ana e institucioneve shtetërore dhe administratës publike, për të favorizuar ato teknologji të cilat, në thelb, e pengojnë ose e përçudnojnë funksionimin normal të sistemit demokratik, veçanërisht në periudha zgjedhjesh – të tilla si reklamat televizive të kandidatëve, anketat e opinionit publik dhe telefonia celulare. Përkundrazi, teknologji të tjera me potencial për ta përmirësuar funksionimin e sistemit, si census-i, ri-organizimi i sistemit të adresave, Interneti ose elektrifikimi, janë lënë pas dore dhe kanë mbetur prapa. Me dashje ose pa dashje, duket sikur forcat që kanë pushtetin politik dhe ekonomik interesohen për demokracinë vetëm në atë masë që kjo ua garanton pushtetin.

6 Komente

  1. Prirja për të favorizuar disa nga ato teknologji, edhe në rastin më të mirë, tregon hipokrizinë e qeverive që deklarojnë se punojnë në emër të popullit… opsss: për të mirën e popullit.

    Nuk mund të gjëndet kollaj një justifikim, që një ndërmarrje telefonie arrin të ketë një database për klientët e saj ndërsa qeveria (që mund të përdorte të njëjtin sistem) ta ketë lënë pas dore.
    Po ashtu nuk mund të justifikohen, kur një bankë apo shoqëri asikuracionesh ka një database me adresat e klientëve të saj, qeveria të mos ketë mundësi që ti gjejë një koordinatë qytetarëve të saj.

    Fakti që disa herë e njëjta teknologji dhe procedurë funksionon dhe në disa raste (vetëm për qeverinë) jo, do të shtynte këdo të mendonte jo në paaftësinë e qeverive për të mundur që t’i bënin këto gjëra, por në lënien e qëllimshme pas dore… ose të paktën, lënë shteg për të menduar në keqdashjen e mosbërjes së gjërave nga ana e tyre.

  2. Teorikisht tekonologjia mund te arrije te beje qe kjo demokraci perfaqesuese te zevendesohet nga demokracia e vertete ,demokracia e drejperdrejte. Faktikisht Russoi nje nga ideologet me te njohur te demokracise, se honepste dot demokracine perfaqesuese.

    Mirepo ne vend qe teknologjia te mundesoje realizimin e demokracise se drejtperdrejte, po shkakton edhe deformimin e demokracise perfaqesuese.
    Qe deputetet ne fakt nuk jane perfaqesues te popullit qe i voton (mungon pergjegjesia reale para elektoratit), kjo nuk eshte e re dhe nuk eshte faji i teknologjise, por qe deputetet te behen perfaqesues te nje elektorati te mediavarur ketu kemi vertet nje faj te teknologjise,ose me drejte, te perdorimit te teknologjise. Kjo lloj teknologjie te shtyn ta perdoresh ne kete menyre ‘antidemokratike’, njesoj si puna e kamerave qe kane mbire ne cdo cep rruge,ne cdo lloj dyqani,perfshire dyqane brekesh dhe frutash.

    Ne nje vend me mentalitet autoritar, qe buron nga tradita, si Shqiperia, ku elita politike eshte instiktivisht e terhequr nga autoritarizmi ndersa populli instiktivisht i terhequr prej autoritareve, sidomos nese karizmatike, hyrja e kesaj teknologjie manipuluese lehtesohet ne menyre proporcionale me veshtiresimin e hyrjes se nje teknologjie ‘sqaruese’ si interneti.

    Qe demokracia e mirefillte eshte nje sistem qeverisjeje i prapambetur ne mos primitiv, kjo nuk eshte e veshtire te kuptohet,duke qene se gjithe demokracite e mirefillta qe jane shfaqur ndonjehere , ndodheshin ne minishtete apo ne federata fisnore e aktualisht ne Zvicer,ku cdo mashkull eshte ushtar , gati si ne Izrael,shtet qe kercenohet nga 1,3 miliarde myslymane, nderkaq Zvicra kercenohet nga 1,3 miliarde miza qe prodhohen cdo vit ,ne ambjentet e ujerave te zeza te qyteteve.

    Atehere demokracia perthith elemente te shumte te oligarkise e monarkise( shtetet autoritare apo diktatoriale) ne menyre qe ti mbijetoje kohes , dmth ndryshimeve strukturale si nga pikepamja sociale ashtu edhe ekonomike.

    Mirepo sa me te medha behen shoqerite aq me te medha behen ndryshimet strukturale socio-ekonomike e sa me i shpejte eshte progresi aq me te shpejta jane keto ndryshime, keshtu qe vazhdimisht demokracia perthith elemente manipuluese monarko-oligarkike, aq me teper karizma personale ngre peshe e aq me teper kjo karizme fuqizohet (deri edhe ne menyre eksponenciale) nga propaganda.

    Gjithe bota ndodhet ne fazen, kur ndryshimet strukturale socio-ekonomike jane teper te medha, kur triumfojne teori si globalizmi,kosmopolizmi,egalitarizmi etj keshtu qe demokracia per te mbijetuar ka nevoje per elemente propogandistike manipuluese,te cilat i huazon nga autoritarizmi e oligarkia, e keshtu per te mbijetuar, fillon e cnatyrohet akoma me shume se c’eshte.

    Psh ‘kandidati-mall’ si e quajti xha xhai, nuk eshte gje tjeter vecse nje kandidat te cilit po i shtohet karizma personale ne menyre fiktive prej propagandes. Keshtu psh Obama del si shpetuesi jo vetem i ekonomise amerikane, por si shpetuesi i botes,duke qene se 2/3 e europianeve parapelqejne Obamen dhe ne pjesen tjeter te botes, parapelqejne nje zezak pacifist ne fronin perandorak amerikan,sesa nje te bardhe luftarak. Kjo per nje arsye te thjeshte, zezaku pacifist ushqen endrrat e tyre per liri apo ekspansion, kurse i bardhi luftarak, pervec qe simbolizon pushtetin e bardhe mbi planet, kercenon lirine apo ekspansionin e ketyre vendeve.

    Pra ne menyre paradoksale, me mjete te huazuara nga autoritarizmi dhe oligarkia, po propogandohet nje rikthim ne ‘demokracine e vertete’ amerikane, nepermjet Obames.

    Kjo do pasqyrohet edhe ne Shqiperi, ku figura perhere karizmatike e Sales(ne syte e demokratikeve) do perforcohet me mjete autoritare si propaganda e shfrenuar televizive, apo e Rames dhe Metes,te cilet ashtu si Sala, dmth autoritare nga natyra, do fuqizojne imazhin e tyre te genjeshtert si liberal-demokrate me mjetin autoritarist, propagande e shfrenuar mediatike.

    Kjo gje njihet qe prej 4 mije vjetesh se paku, kur marrja e pushtetit nga dinastia e 12(apo 13) egjiptiane u shoqerua me nje propagande te fuqishme ne popull, se vetem fale Faraonit, egjipti do rimekembej, njerezia do gjente pune, qetesi e siguri,pra krijohej konsensus fale propagandes se fuqishme.

    Tani teknologjia mundeson nje menyre te sofistikuar mashtrimi,atehere perse te mos perdoret ? Kjo eshte pyetje tipike autoritaristesh e oligarkesh.

  3. nuk besoj se eshte faji direkt i elites shqiptare perse ne Shqiperi mjeti kryesor i informimit ka mbetur televizori. Nuk duhet te harrojme qe interneti i shpejtesise se madhe ka nevoje per infrastrukture. Poashtu teknologjite wireless (Wi-fi) si alternativa me te lira qe nuk kane nevoje per infrastrukture te madhe nuk jane pjekur e nuk jane standartizuar akoma per te luajtur rolin qe tjeterkund e luan rrjeti kabllor telefonik.

    Rrjetet televizive dhe telfonia celulare jane zhvilluar ne Shqiperi kryesisht nga sektori privat. Dhe tek privati luan rol sa ekonomik eshte nje investim. Nese i ben nje analize ekonomike televizionit dhe celularit si teknologji gjendja aktuale ne Shqiperi behet e kuptueshme. Qofte telefonia celulare qofte televizionet nuk kane nevoje per infrastrukture te madhe. Mjafton te vesh disa antena ne pika kyce dhe kaq.

    Poashtu aparatet marres, televizoret e celularet, ose ekzistonin (rasti i televizoreve) qe me pare ne shumicen e familjeve ose jane shume te lire (rasti i celulareve bazike) gje qe akoma nuk mund ta thuash per kompjuterat si aparatet marrese te internetit. Pra shumica e popullsise i ka keto aparate dhe eshte me ekonomike te zhvillosh nje sistem informacioni mbi keto aparate.

    Keto dy aresye, infrastruktura dhe aparatet marrese kane bere qe ne Shqiperi interneti te kete mbetur akoma mbrapa si teknologji informacioni. Sidoqofte cmimet e kompjuterave po ulen dhe poashtu teknologjia wireless do te piqet aq sa te behet alternative reale. Kur keto dy procese do te konvergojne ne nje pike qe e ben interesant investimin do te jene vete privatet qe do te vershojne per ndertimin e infrastruktures se nevojshme dhe te nje ekonomie (shpresojme) te shendoshe te ngritur mbi kete infrastrukture. Ne udhetimin tim te fundit ne Shqiperi pashe qe depertimi i internetit ne familjet qytetare ishte shume me i thelle se ai i i para dy viteve. Pra per internetin duhet dhe pak durim dhe kaq.

  4. Eni durimi i perket pritjes se plotesimit inercor te kushteve e aty nuk ka cti beje asnjeri, sepse ajo qe ka per tu bere do behet.

    Por a ndodhi ne Shqiperi po keshtu me teknologjite e kontrollit te masave ?
    Dihet fare mire psh, se teknologjia qe dispononte Sigurimi ne cdo fushe ishte teper e larte, ne krahasim me teknologjine qe i servirej popullit. Kjo eshte normale ne cdo shtet, por ne Shqiperine komuniste, hendeku ishte i jashtezakonshem.

    Ceshtja qe po diskutohet eshte pikerisht , avantazhimi i teknologjise se kontrollit e manipulimit dhe durimi qe te piqen kushtet me teknologjine ‘sqaruese’ apo informative.

    Nuk po kerkon askush qe teknologjia e kontrollit qe perdoret nga sigurimi apo ushtria te jete e njejte me ate qe zoteron populli, por thjesht qe kjo diference e nevojshme per te kontrolluar psh krimet apo sabotimet, te mos kthehet ne hendek per arsye keqinformimi.

    Pra ne kete kendveshtrim, lenia ne meshire te fatit te nje elementi informativ kaq te rendesishem si interneti merr kuptimin e pengimit. Kompjuterat mund ti gjesh me me pak leke se nje televizor, por me ate linje interneti e me ate situate dritash ,nje familje ne Shqiperi e sheh kompjuterin si nje objekt i tepert.

  5. Hyllin tha: “Pra ne menyre paradoksale, me mjete te huazuara nga autoritarizmi dhe oligarkia, po propogandohet nje rikthim ne ‘demokracine e vertete’ amerikane, nepermjet Obames.”

    Eshte interesante qe Hyllin i konsideron taktikat e Obama’s te huazuara nga autoritarizmi. WSJ i sotem ka nje artikull mbi mjetin kryesor te Obama’s “turmat.”

    http://online.wsj.com/article/SB122533157015082889.html

    Neve te Lindjes (vendet ish komuniste) turmat na jane shume familjare megjithate, asnjehere nuk kisha lexuar nje shpjegim kaq te kthjellet te kesaj mendesie. Tani e kuptoj pse kaq shume Lindore (perfshi ketu edhe Shqiptare apo Kubaneze) jane pro-Obama.

  6. censura, lajtmotivi i autoritarizmit eshte ndryshimi. Para se ndryshimi te hynte na bagazhin e demokracise, ekzistonte ne forma te perpunuara mjaft mire nen autokracine.

    Mirepo kjo tregon nje krize , sepse perndryshe fjala ndryshim nuk ka asnje pike rendesie . Crendesi do kishte fjala ndryshim nese gjerat shkojne me se miri ? Kush do e donte ndryshimin?

    Ne situate krize, populli vdes per ndryshime, e nese i meshon me ane te propagandes (dmth premtime qe jane dukshem jashte cdo realiteti, por qe perseriten kaq shpesh sa behen te besueshme) shanset per sukses ,jane te medha.

    Mirepo nje pjese e mire e di qe ndryshimet e medha ,kane nevoje per shume kohe, shume mjete e shume vullnet, keshtu qe as qe e fut ne refene nje kandidat te tille.
    Por propaganda nuk eshte shpikur nga autokratet(me sakte oligarket) per te kapur veshin e pakices, por per veshin e shumices dhe ka gjithmone efekt, si ne autokraci, oligarki ashtu edhe ne demokraci.

    Por Obama nuk eshte as i pari e as i fundit qe e perdor paturpesisht ne nje sistem demokratik e kjo varet nga situatat e krizes, ku populli kerkon perhere nje dore te forte qe sjell ndryshime. Autoritarizmi nuk eshte produkt i ndonje mendjeje djallezore apo komplot, por produkt i krizave.
    Ne rast krize, populli e ndjen veten si ne rast lufte, e ne rast lufte duhet si i thone popullorce nje ‘kumandar’.

    Ne 1996 stili elektoral i Obames nuk do pinte uje fare, do ishin leke te hedhura ne kosh te plehrave. As para 4 vjetesh nuk do kishin ndonje efekt kushedi se cfare.
    Kur Mekejni i thote se nuk eshte xhorxh bush, i hedh nje kunje me vlere, por qe i humbet vlera se populli ka nevoje te degjoje te shahet xhorxh bushi.
    Shiko sesi Obama ka per vete edhe konservatoret anti-bush(thone se 20% e konservatoreve nuk do votojne per Mekejnin).

    Obama po paraqitet si puna e ofertes, ulje cmimi per buken dhe breket me 30%. Njerezia vrapon tek dyqani te bleje buke e breke me 30% ulje cmimi.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: