OSMAN MYDERRIZI DHE MODELET TEORIKE PËR SHPJEGIMIN E EMRIT ETNIK SHQIPTAR

Arsyet dhe shkaqet e ndërrimit të emrit etnik të shqiptarëve mbetet një çështje shumë e rëndësishme, jo vetëm thjesht për albanologjinë por për shkencat apo studimet shqiptare në përgjithësi. Çuditërisht, nga pikëpamja teknike, kjo çështje është monopolizuar nga gjuhëtarët dhe njihet e rrihet prej tyre që prej afro 250 vjetësh duke filluar me Johannes Thunmann në shekullin e tetëmbëdhjetë, mandej me Johann Georg Hahn në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, si dhe me Gustav Meyer në fund të atij shekulli. Në shumicën e rasteve albanologët e huaj vazhdojnë të fetishizohen për çdo lloj detaji teknik, sidomos kur mund të ketë pasur kohë më kohë ndonjë zbulim apo botim të ri si Fjalori i Francesco Maria da Lecce nga fillimi i shekullit tetëmbëdhjetë apo kur gjurmohen dëshmi të reja faktike dialektore e leksikore.

Megjithatë, gjuhëtarët janë marrë më shumë me etimologjinë dhe historinë e domethënies së fjalës “arbër” apo “shqiptar”, kjo e fundit afërsisht si njeriu që flet “shqip”, d.m.th. qartë, kuptueshëm, me një gjuhë të pastër apo ndoshta edhe të kulturuar. Ndërsa thelbit të çështjes për të shpjeguar shkaqet dhe arsyet përse u ndërrua emri etnik nga “arbër” në “shqiptar”, gjuhëtarët nuk i janë afruar pothuajse asnjëherë, ndonëse e përmendin shkarazi si diçka që me sa duket nuk ka ndonjë rëndësi teknike.

Në diskutimet e shumta mbi këtë çështje, Ardian Vehbiu u përpoq të krijojë një farë ndarjeje sociale të punës midis gjuhëtarëve dhe studiuesve të tjerë, apo një lloj parcelizimi të procesit kërkimor, duke thënë se “ndërrimi i emrit etnik është një gjë dhe se ç’fjalë u zgjodh si emër i ri është një gjë tjetër“. Në fakt kjo është një kontradiktë vetëm në dukje dhe ndoshta flet më shumë për gjendjen apo mënyrën se si konceptohet kërkimi shkencor në studimet shqiptare se sa për çështjen që kërkohet të hulumtojmë.

Ndërrimi i emrit etnik, se ç’fjalë u zgjodh si emër i ri, si dhe pse u ndërrua emri nuk janë çështje të ndryshme, por një çështje e vetme që mund të jetë komplekse por që nuk mund të zgjidhet veçse me përpjekje të përbashkëta të gjuhëtarëve, historianëve, sociologëve dhe antropologëve. Nga pikëpamja shkencore, nëse një çështje kërkimore është aq komplekse sa në rastin e ndërrimit të emrit etnik, parcelizimi i procesit kërkimor në aspektet ekskluzivisht gjuhësore, historike, sociologjike apo antropologjike është shkencërisht kundër-produktiv. Në fakt, kjo mund të ndodhë ose vetëm në një mjedis shkencor ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, ose si ka ndodhur në këtë rast kur vetëm gjuhëtarët janë marrë më shumë me çështjen e emrin të ri etnik, vetëm në kushte të një rivaliteti shkencor që flet përsëri më shumë për varfërinë apo mediokritetin e studimeve albanologjike se sa për kompetencat specifike të albanologëve.

Kjo do na sillte detyrimisht në diskutimet e mëparshme mbi kuadrin ideologjik që përcakton si pikësynimet edhe metodat e paradigmës albanologjike,[1] ku tani duhet të shtojmë edhe parcelizimin e procesit kërkimor. Sidoqoftë, këtu nuk është fjala për albanologjinë si një tërësi qasjesh ndërdisiplinore, por për paradigmën ideologjike në të cilën zhvillohen e praktikohen studimet shqiptare në fushat përkatëse dhe për problemet konceptuale dhe metodologjike, të cilat duhen diskutuar, debatuar, e shtruar për zgjidhje. Me fjalë të tjera, ky shkrim nuk i dedikohet ndërrimit të emrit emrit etnik si një çështje albanologjike, por ka të bëjë me mënyrat dhe modelet teorike se si janë studiuar dhe si duhet të studiohen çështje të tilla si ndërrimi i emrit etnik në studimet shqiptare.

Afërmendsh, siç vëren Ardiani Vehbiu, gjuhëtarët interesohen për ndërrimin e emrit etnik për aq sa ka gjasë që ky të ketë ndodhur për arsye brenda-gjuhësore, siç mund të ndodhte, për shembull, sikur një fjalë të binte nga përdorimi për shkak se po bëhej homonimike me një fjalë tjetër si pasojë e një zhvillimi fonetik të caktuar, apo për shkak se nuk po shqiptohej dot ose po ngatërrohej me ndonjë fjalë të ngjashme, etj. etj. Gjithashtu, gjuhëtarët merren më shumë me etimologjinë dhe historinë e domethënies së fjalës “shqiptar” dhe shpjegojnë si ndodhi që kjo fjalë filloi të përdorej si emër etnik, ose dëshmojnë shkallën e përhapjes territoriale dhe ndriçojnë proceset kuptimore që e mundësuan kalimin.

Megjithatë, nëse mjaftohemi me kompetencat gjuhësore për të treguar vetëm cila është, çfarë kuptimesh ka marrë apo ku është përhapur kjo fjalë që shënjon grupin etnik nuk mund të shpjegojmë pse u desh kryer ky ndërrim i emrit etnik, si dhe pse u zgjodh fjala “shqiptar” dhe nuk u zgjodh një fjalë tjetër që mund të perceptohej si e ngjashme ose njëlloj e përshtatshme. Gjithashtu, nuk mund të shpjegojmë çfarë nevojash specifike ka plotësuar kjo fjalë, si dhe çfarë e lidh detyrimisht fjalën “shqiptar” në këtë kuptim të ri me vendin e kështu-quajtur “Shqipëri” dhe me grupin etnik të kështu-quajtur “Shqiptarë”. Me fjalë të tjera, nuk bëjmë veçse vijmë rrotull pa e zgjidhur çështjen. Me sa duket kështu duhet të ketë ndodhur me gjuhëtarët tanë të shquar, të vjetër e të rinj, që deri diku veçse kanë evidentuar etimologjinë dhe historinë e zhvillimeve kuptimore dhe të përhapjes leksikore të kësaj fjale, si rregull pa treguar se përse vlen apo mund të vlejnë evidentimet e dëshmive të tilla.

Çështja e ndërrimit të emrit etnik është pa dyshim e lidhur me rrethanat historike dhe me kushtet shoqërore e politike në të cilat ka ndodhur ndërrimi dhe pa dyshim trajtimi i kësaj çështjeje kërkon edhe kompetenca shkencore specifike nga fushat e shkencave sociale. Nga pikëpamja shkencore, përftimi i dijeve nuk përparon me grumbullim faktesh por me ndërtim modelesh. Ndërkohë, shumica e albanologëve mbeten të verbuar nga evidentimi dhe katalogimi i dëshmive faktike që dihen e përsëriten prej 250 vjetësh e këtej. Sigurisht, askush nuk mund të gjejë asnjëherë se “çfarë ndodhi” kur shqiptarët ndërruan emrin e tyre etnik, por e vetmja gjë që mund të bëhet, mbi bazën e të dhënave të disponueshme, është të ndërtojmë një model teorik për të shpjeguar njëherazi shkaqet dhe arsyet e ndërrimit të emrit etnik, si dhe pse u zgjodh kjo fjalë dhe jo një tjetër.

Miku ynë Ardian Vehbiu është së pari gjuhëtar, ndoshta më shumë edhe si albanolog, ndërsa unë nuk jam gjuhëtar dhe as albanolog, si dhe nuk pretendoj kurrësesi se kam ndonjë kompetencë në këtë fushë, edhe pse kam kuturisur shpesh të gjuaj pa autorizim në rezervatin e ruajtur me fanatizëm prej albanologëve. Prandaj, jo nga pikëpamja thjesht albanologjike por nga pikëpamja shkencore besoj se Vehbiu do të jetë dakord të paktën në një pikë. Nuk ka nevojë të jesh gjuhëtar dhe as albanolog që të përdorësh e të shfrytëzosh me shumë kujdes maksimumin e mundshëm të dëshmive semantike-leksikore të evidentuara nga gjuhëtarët për të ndërtuar një model të ri shpjegimor sepse janë pikërisht këto dëshmi që bëjnë të mundur ndërtimin e këtij apo atij modeli teorik. Për analogji, në parim nuk ka asgjë që të pengojë gjuhëtarët të përdorin modele teorike shpjegimore për t’u dhënë kuptim serive semantike-leksikore të dëshmive të tyre faktike.

Pa dyshim, gjuhëtarët tanë të shquar, të vjetër e të rinj, përmendin herë pas here gjetje dhe arritje nga fusha të tjera që mund të mos jenë gjuhësore apo filologjike, sidomos kur është rasti për shembull me një koleg nga vetë fusha e gjuhësisë dhe filologjisë si Osman Myderrizi të cilin nuk mund ta lënë pa e përmendur. Në fund të fundit, siç thotë edhe Aurel Plasari, kush citon emra të tillë vetëm i bën mirë vetes, jo autorit që citohet, sepse përmendja dhe citimi nderojnë cituesin dhe jo të cituarin. Por pavarësisht thirrjeve patetike në mbrojtje të paradigmës albanologjike dhe aparatit të saj metodik-zbatues, albanologët e sotëm asnjëherë nuk na thonë se çfarë duhet të kuptojmë me bazat e sigurta teorike ku sipas tyre mbështetet albanologjia dhe që supozohen se “janë zhvilluar, zhvillohen e do të zhvillohen në kohë e hapësirë“. Me sa di unë, Osman Myderrizi është i vetmi ndër gjuhëtarët që ka trajtuar seriozisht çështjen e ndërrimit të emrit etnik shqiptar dhe që nuk është vlerësuar seriozisht asnjëherë për arritjet e tij, pikërisht sepse gjetjet e tij nuk janë teknike por konceptuale.

Osman Myderrizi ndoshta nuk njihet si duhet sepse gjatë periudhës komuniste ai është detyruar të heshtë, është denigruar dhe është dënuar me harresë, ndërsa pas rënies së komunizmit asnjëri nuk është kujtuar për ta promovuar sepse ai nuk ishte as me komunistët as me kolaboracionistët, as nga veriu dhe as katolik, por ishte në kundërshtim të hapur me regjimin monarkik, me regjimin fashist, si dhe me regjimin komunist, thjesht sepse ishte patriot i ndershëm dhe tirans “qytetar nderi” i Tiranës. Askush nuk e di apo nuk kujtohet më se ai ishte deputet i Parlamentit të parë shqiptar, hapi shtëpinë e vet për gjimnazin e parë të Tiranës (sot gjimnazi Qemal Stafa), ishte kryeredaktor i gazetës Ora e Tiranës, inspektor i arsimit, i pari që ka shkruar një histori të plotë kërkimore për trevën e Tiranës, autor i Gramatikës së re të shqipes gegnishte të botuar në vitin 1944, si edhe një nga bashkë-autorët e harruar të Fjalorit të 1954, i hartuar nga një grup me në krye Kostaq Cipo, edhe pse ndërmjet tyre vetëm emri i Eqrem Çabejt kujtohet më shpesh. Ai ka bërë edhe një punë titanike për transliterimin, botimin dhe studimin e letërsisë shqipe me shkronja arabe, apo Divanit, që është tretur në drejtime të paditura dhe është varrosur përfundimisht, ashtu si dhe dorëshkrimet e tij arkivore që nuk dihet më se ku gjinden.

Por çfarë është edhe më e rëndësishme, Osman Myderrizi është një pionier i qasjeve moderne me ndërtimin e modeleve teorike në gjuhësi dhe në shkencat sociale qysh prej vitit 1933 e këtej pikërisht me studimet e tij mbi çështjen e ndërrimit të emrit etnik të shqiptarëve, konkretisht me një artikull të vitit 1933 me vijime te Minerva dhe mandej me punimin e vitit 1943 me vijime te Hylli i Dritës dhe sidomos me punimin e vitit 1965 te Studime historike mbi “Emrin e vjetër kombëtar të Shqipërisë në tekstet e vjetra shqip”. Për mendimin tim, Osman Myderrizi është një rast unik në historinë e studimeve shqiptare apo albanologjike dhe duhet konsideruar se ka vënë themelet për trajtimin e çështjes së ndërrimit të emrit etnik shqiptar.

Edhe pse nuk jam gjuhëtar dhe ndoshta nuk i njoh mirë çikërrimat teknike me të cilat merren albanologët prej 250 vjetësh, mund të them me keqardhje të jashtëzakonshme se edhe unë vetë e kam njohur shumë vonë apo nuk kam mundur të njihem në kohë dhe të përfitoj nga punimet dhe nga idetë e Osman Myderrizit. E them këtë si mea culpa, sepse nuk kam mundur t’i përdor këto ide në punimet e mia, përkatësisht në punimin tim të vitit 2000 mbi rolin politik të fesë në historinë e rikompozimeve identitare shqiptare,[2] ku prek edhe çështjen e ndërrimit disa herë të emrit etnik nga “ilir” në “epirot”, mandej në “arbër” dhe së fundmi në “shqiptar”.

Megjithatë, edhe mea culpa flet më shumë për arsyet që përmenda më sipër lidhur me mënjanimin e Myderrizit nga skena shkencore e kohës, si dhe për konsideratën e kolegëve dhe statusin e tij në mjedisin zyrtar të albanologjisë. Kjo kuptohet edhe më mirë, siç thotë Begzad Baliu, kur Eqrem Çabej dhe Shaban Demiraj, si dhe gjithë studiuesit e tjerë pas tyre e “kanë vënë në dyshim një emër të mundshëm për të tërë popullin“, duke menduar, siç vëren edhe Aurel Plasari, se tezat e Myderrizit janë “më se të dyshimta“, si për ta edhe për pasuesit e tyre! Nuk mund të mos ngelesh i revoltuar kur sheh se albanologët e sotëm vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim mospërfillës, edhe pse pranohet se në mënjanimin e Myderrizit nga skena zyrtare e albanologjisë duhet të jenë përfshirë, siç vë në dukje Anila Omari, edhe përpjekjet për ta hedhur poshtë me justifikimin se “në atë kohë nuk pëlqehej shtysa fetare si shpjegim i dukurive historike të kombit“. Kështu, me pretekstin se mbështeten mbi “shtysa fetare” apo thjesht ngaqë teknikisht nuk janë gjuhësore apo filologjike, gjetjet shkencore të Myderrizit nuk janë marrë seriozisht ose janë anashkaluar si të dyshimta, madje janë heshtur aq sa studiuesit më të rinj (ku përfshij edhe veten) të mos mund t’i konsiderojnë të rëndësishme për t’i rizbuluar.

Personalisht, ndonëse me vonesë, unë kam ngelur i shtangur kur kam zbuluar forcën teorike dhe shpjegimore në shkrimet e tij dhe mund të them se Osman Myderrizi u ka paraprirë me disa vjet qasjeve moderne më të përparuara ndërkombëtare në shkencat sociale bashkëkohore. E kam fjalën për qasjet kontrastive dhe transaksionale që bota shkencore do t’i njihte vetëm pas vitit 1969 me punimet e antropologut norvegjez Fredrik Barth dhe kolegëve të tij mbi grupet etnike dhe kufijtë e tyre simbolikë.[3] Pikërisht këto lloj qasjesh, të cilave u ka paraprirë Osman Myderrizi, si dhe duke u mbështetur në të dhënat e disponueshme gjuhësore të njohura për këdo, kanë bërë të mundur shumë nga punimet e mia të mëvonshme. Madje mund të them se në lidhje me ndërrimin e emrit etnik të shqiptarëve kam arritur në mënyrë të pavarur thuajse në të njëjtat përfundime me ato që Osman Myderrizi ka shprehur që në vitin 1933, në vitin 1943, dhe sidomos në vitin 1965.

Kështu, duke u mbështetur në modelet hipotetike-deduktive dhe në qasjet moderne kontrastive e transaksionale, kam mundur të shpjegoj se rrethanat historike dhe kushtet politike në të cilat ka ndodhur ndërrimi i emrit etnik kanë përcaktuar edhe transformimin e dallimeve kulturore si rezultat i konvertimeve fetare dhe përzierjes së popullsive në territoret shqipfolëse.[2] Njëherazi jam përpjekur gjithashtu të përdor në mënyrë të pavarur shkaqet dhe arsyet e ndërrimit të emrit etnik për të provuar vazhdimësinë e proceseve identitare tek shqiptarët. Në fakt, jo vetëm shndërrimet e emrit etnik por edhe konvertimet e hershme dhe të vona nuk kanë pasur aspak shtysa fetare dhe nuk kanë qënë as nuk mund të jenë gjë tjetër veçse burime simbolike që shqiptarët e asaj kohe i kanë përdorur, si dhe në çdo kohë tjetër, me ku më shumë e ku më pak sukses, për riorganizimin etnik-shoqëror të dallimeve kulturore sa herë që këto dallime vinin në dyshim identitetin e tyre në përballje dhe në kontrast me popujt e tjerë. Pikërisht ndërrimi i emrit etnik i përdorur si një burim simbolik mund të konsiderohet edhe si një dëshmi e tërthortë e proceseve identitare që ndryshe nuk mund të gjurmohen.

Në këto rrethana, për çdo lloj monografie që i kushtohet emrit etnik shqiptar, bëhet e pamundur të mjaftohemi vetëm me evidentimin dhe katalogimin e gjithë dëshmive gjuhësore të grumbulluara dhe hipotezave të mundshme, sepse këto nuk mund të jenë më një qëllim në vetvete, që mbetet si gjithnjë një sjellje rrotull në vend, por duhet të ballafaqohen detyrimisht të paktën me modelin e vetëm teorik shpjegimor mbi këtë çështje, siç është modeli i Myderrizit, për t’i hapur rrugë shpjegimit të çështjeve të tjera albanologjike dhe përparimit shkencor në përgjithësi.

Pa dyshim, emri i Myderrizit përmendet detyrimisht nga të gjithë gjuhëtarët dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ai mbetet që në fillim një nga figurat e nderuara të gjuhësisë shqiptare, ndonëse merita e tij shpesh reduktohet në zbulimin e teksteve të para shqip me alfabet arab. Gjuhëtarët tanë mund t’i kenë përmendur edhe punimet e tij mbi emrin etnik shqiptar, por vetëm për të dhënat e tyre teknike. Myderrizi nuk ishte i huaj dhe mund të gjendet disa herë i cituar edhe në studimet e Çabejt, por përsëri këto nuk janë veçse përmendje të zakonshme honorifike, citime detajesh e çikërrimash teknike, apo listime të detyrueshme pa marrë parasysh apo pa nxjerrë në pah vlerën e jashtëzakonshme teorike e shpjegimore për kohën apo për studimet e tjera të mëvonshme.

Me këtë rast, Begzad Baliu sqaron se lidhur me referimin e literaturës Çabej ka qënë “mjaft i shtrënguar” apo më mirë “selektiv” në përdorim. Kështu mund të thuhet se punimi i jashtëzakonshëm i Myderrizit në vitin 1965 (“Emri i vjetër kombëtar i Shqipërisë”) nuk është vlerësuar për meritën që i takon dhe madje as nuk është përmendur apo cituar nga Çabej në punimin e tij të mëvonshëm në vitin 1972 mbi të njëjtën çështje (“Emri i vjetër nacional i shqiptarëve”), i cili është ribotuar me dhjetëra herë si në Shqipëri edhe në Kosovë. Madje, duke u nisur nga rëndësia dhe ndikimi i padiskutueshëm që ka marrë ky punim, mund të them se modeli teorik shpjegimor i Myderrizit nuk do më kishte shpëtuar nëse Çabej do ta kishte përmendur apo marrë parasysh seriozisht që në vitin 1972.

Sidoqoftë, kjo është një shkelje e rëndë dhe e pafalshme profesionale, jo vetëm për një studiues të shquar si Çabej, por edhe për një studiues fillestar si unë në atë kohë. Nuk e kisha vërejtur më parë por tani çuditem që gjer edhe titullin të dy artikujt e kanë të njëjtë, ndonëse përsëri tek Myderrizi gjejmë fjalën “kombëtar” ndërsa Çabej ka vënë fjalën “nacional”, që në një farë mënyre duket sikur ngatërron gjurmët nga që është heshtur pararendësi në këtë fushë. Megjithatë, në të njëjtën kohë kjo mund të jetë një strategji e njohur dhe mjaft e suksesshme për të mënjanuar dhe për të dënuar me harresë studiues të zotë që mund të na bëjnë hije në karrierën shkencore me rivalitetin e tyre, siç ka ndodhur realisht me Osman Myderrizin.

Jo më kot i njëjti qëndrim vazhdon edhe sot ndaj Myderrizit për të heshtur idetë dhe përpjekjet e tij që edhe pasardhësit e rinj në albanologji vazhdojnë t’i konsiderojnë të dyshimta, pa kuptuar se kemi të bëjmë me një qasje shkencore që ndërton një model të mirëfilltë teorik. Me sa duket gjuhëtarët dhe albanologët e sotëm akoma nuk janë në gjendje të kuptojnë largpamësinë dhe epërsinë e qasjeve dhe modeleve të tilla, a thua kanë frikë se qasjet teorike dhe modelet shpjegimore do t’u shembin grumbujt që kanë ngritur me dëshmitë faktike e çikërrima të tjera teknike a do t’u prishin bukurinë e sistematizimit të dëshmive etimologjike e filologjike të serive të tyre semantike-leksikore! Ndërkohë Myderrizi u ka treguar para më shumë se gjysmë shekulli (për të mos thënë prej afro një shekulli më parë) se prapa grumbujve folklorikë të drurëve empiricistë e teknicistë qëndron një pyll teorik i modeleve shpjegimore e produktive që për fat të keq albanologët nuk mund ta shohin. Ndryshe do t’i kishin kursyer vetes dhe shkencës shqiptare të paktën një shekull rrotullimi pa lëvizur nga vendi mbi këtë çështje si dhe për shumë çështje të tjera.

Megjithatë, nuk besoj që gjuhëtarët dhe studiuesit tanë të shquar janë të paaftë të kuptojnë rëndësinë e qasjeve dhe gjetjeve shkencore (në kuptimin e shkencave sociale) si ato të Osman Myderrizit apo si modelet shpjegimore të mëvonshme. Përkundrazi, nga pikëpamja antropologjike, mendoj se parcelizimi dhe monopolizimi i disa çështjeve studimore si ndërrimi i emrit etnik është përcaktuar dhe vazhdon të përcaktohet nga pozita e disa studiuesve, dhe jo të tjerëve, në hierarkinë politiko-zyrtare të paradigmës albanologjike.

Me sa duket një pjesë e mirë e përfaqësuesve të albanologjisë së sotme, jo vetëm në Kosovë ku kanë lexuar tekstet dhe vlerësojnë para së gjithash citimet, por edhe në Shqipëri, kanë jetuar në një realitet tjetër apo më mirë në një realitet idilik, ku sipas tyre gjuhëtarët elitarë (sic!) vetëm kanë respektuar e kanë cituar njëri-tjetrin të paktën si kolegë, në mos edhe si miq. Duket qartë se pasardhësit e albanologjisë zyrtare nuk kanë përjetuar të njëjtin realitet që ne e kemi jetuar “për së gjalli”, siç thotë përsëri miku ynë, dhe për pasojë e dimë mirë që në albanologji ishte krijuar një hierarki zyrtare shumë e padrejtë: Jo se ata të radhës së parë ishin pa vlera, por studiues të ndershëm si Osman Myderrizi, apo Injac Zamputi, Selman Riza, Kolë Luka, Qemal Haxhihasani e shumë të tjerë, trajtoheshin si të dorës së dytë, për të mos thënë si shërbëtorë, pasi këta nuk bënin pjesë në radhën e atyre që regjimi komunist kishte përzgjedhur t’i mbështeste dhe t’i përkrahte si pjesëtarë të elitës së re komuniste.

Osman Myderrizi i përkiste brezit të vjetër e kryelartë të parisë qytetare e intelektuale të Shqipërisë së paraluftës. Me formimin e tij të shëndoshë në fushën e vet, ai është gjendur dhe ka qënë vazhdimisht në gjendje të marrë një qëndrim kritik dhe të pakompromis ndaj prurjeve intelektuale dhe shkencore të kohës, ashtu si dhe ndaj regjimeve të njëpasnjëshme politike, si ndaj regjimit monarkik, ndaj regjimit fashist, edhe ndaj regjimit komunist. Myderrizi ka qënë në kundërshtim dhe është përndjekur nga regjimi zogist, madje ka qënë anëtar i grupit të ngushtë të deputetëve që organizuan me Avni Rustemin atentatin kundër Esat Toptanit në Paris. Gjithashtu, ai ka qënë internuar nga regjimi fashist dhe ka ndarë qelinë e burgut të Arezzos në Italinë fashiste së bashku me Pashko Vodicën që do të bëhej më vonë Kryepeshkop i Kishës ortodokse shqiptare. Por ai ka mbajtur një qëndrim të papajtueshëm edhe me regjimin komunist, madje i ka shpëtuar pushkatimit me grupin e intelektualëve të Tiranës vetëm në sajë të mikut të tij Aleksandër Xhuvani që me influencën e tij u bë garant se ai do të ishte i heshtur dhe i mënjanuar përgjithmonë. Dhe ashtu u bë, ndërsa pretekstet për “shtysat fetare” janë përdorur rëndom për të justifikuar heshtjen që Osman Myderrizi ka paguar ndaj imponimit të hierarkisë politiko-shkencore të trashëguar nga regjimi totalitar. Prandaj, këtu duhet theksuar përsëri se ky shkrim nuk i dedikohet Myderrizit si individ apo si studiues, por ka të bëjë kryesisht me hierarkinë politiko-shkencore viktimë e së cilës janë studiues si Myderrizi.

Po të lexosh shkrimet shkencore të botuara qysh para Luftës nga Myderrizi të bie menjëherë në sy forca argumentuese dhe gjerësia e erudicionit të tij filozofik e filologjik për kohën, aq sa duket se nuk u kanë lënë asgjë mangët shkrimeve të Çabejt në atë kohë, veçanërisht shkrimit të tij për gjenezën e literaturës shqipe të vitit 1939 ku ai trajton së pari edhe çështjen e emrit etnik dhe që është bërë gjerësisht i njohur nga botimet e ribotimet e vazhdueshme. Madje të krijohet përshtypja se qysh në atë kohë mund të ketë pasur një farë rivaliteti shkencor dhe të duket sikur shkrimet e tyre janë synuar si kundërpërgjigje ndaj njëri-tjetrit, edhe pse nuk e përmendin asnjëherë njëri-tjetrin. Në fakt, Eqrem Çabej i përkiste një brezi të ri, që i duhej t’i bënte vend vetes me çdo kusht në qytetin e parisë së intelektualëve aristokratë e hijerëndë si Osman Myderrizi në Shqipërinë e paraluftës. Por me formimin e tij të shëndoshë në fushën e vet, si dhe me shkathtësinë dhe zotësinë e tij të pashembullt, Çabej mundi të imponohet me prurjet e tij intelektuale dhe shkencore, madje në ndryshim nga Myderrizi, ai mundi edhe të fitojë besimin dhe përkrahjen e regjimeve të njëpasnjëshme politike.

Sigurisht, siç thotë edhe Begzad Baliu, ne që e kemi lexuar, jemi njohur dhe jemi formuar me veprën e Çabejt, mund të marrim me mend shumë aspekte të punës së tij, pra arritje dhe dobësi, por ruajna zot! nuk mund të pajtohemi kurrë që Çabej të ketë marrë pjesë në çfarëdo mënyre, në çfarëdo klani a në çfarëdo iniciative për të dënuar, mënjanuar a përjashtuar rivalë. Përkundrazi, ne jemi krenarë që jemi frymëzuar dhe do vazhdojmë të frymëzohemi nga shembulli dhe nga vepra e Eqrem Çabejt, sepse ai është një emër sakral i adhuruar në panteonin shkencor shqiptar. Qëllimi i këtushëm nuk është kurrësesi të vërë në diskutim apo të idealizojë vlerën shkencore të studiuesve të nderuar si Çabej apo si Myderrizi, si dhe aspak t’u vërë “fletë-rrufe” apo “fletë-lavdërimi” njërit e tjetrit, si dhe as të bëjë të njohur a të botojë veprën e një njeriu thjesht të dashur e të çmuar, sepse si zakonisht unë nuk merrem aspak dhe asnjëherë me çështje personale apo familjare, por vetëm me probleme studimore dhe në këtë rast vetëm për një çështje të caktuar.

Por kjo nuk duhet të na pengojë që të marrim një qëndrim kritik, në përgjithësi ndaj historisë së studimeve shqiptare (apo albanologjike) si dhe në veçanti ndaj “çikërrimave” me të cilat vazhdojnë të merren albanologët tanë të sotëm, të cilëve u ka ngelur ora në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Le të shpresojmë se organizimi i një Konference akademike madhore që Akademia e Shkencave ka vendosur në planet e saj për vitin 2021 nuk do të jetë si gjithë konferencat e zakonshme të albanologëve që fillojnë e mbarojnë me lëvdata për tematikat dhe punimet e njërit apo tjetrit, por kësaj radhe do të trajtojë me themel dhe qasje kritike shkaqet e “tronditjes së paradigmës albanologjike në studimet shqiptare“, duke përfshirë enkas edhe trajtimin e çështjeve të tilla si ndërrimi i emrit etnik për të diskutuar me rigorozitet jo vetëm të dëshmitë faktike dhe hipotezat e mundshme, por para së gjithash modelet shpjegimore.

Problemi qëndron në faktin se studimet shqiptare nuk e kanë luksin të injorojnë modele të tilla shpjegimore si ato të Myderrizit që për nga karakteri paraprirës e revolucionar do t’i kishte zili gjithë bota, për të mos folur pastaj për arritje të tjera me të cilat merret bota, ndonëse duhej të merreshin edhe albanologët tanë të sotëm, siç kam mundur të bëj për të trajtuar mbi baza të reja shkencore transformimet e dallimeve kulturore dhe rikompozimet identitare shqiptare.[2] Gjithashtu, duhet përfituar nga qasjet kritike për të nxjerrë në pah atë lloj inercie zyrtare të trashëguar nga hierarkitë politiko-shkencore të së kaluarës prej të cilave kanë vuajtur, ndonëse në mënyra të ndryshme, si Myderrizi edhe Çabej dhe shumë të tjerë si ata. Pikërisht këto hierarki kanë përgjegjësi për mënjanimin e studiuesve të ndershëm që nuk flirtuan me pushtetet politiko-shkencore, si dhe për justifikimin dhe përligjien e shtypjes mizore dhe përçarjes kulturore që ka vuajtur populli shqiptar gjatë regjimit komunist, si p.sh. në rastin e drejtshkrimit të gjuhës letrare apo në rastin e folklorizmit të traditave kulturore. Këto hierarki nuk mund të vazhdojnë më, por janë përsëri mendësitë e vjetëruara që janë trashëguar prej tyre që vazhdojnë të mbajnë studimet e sotme albanologjike në gjendjen e mjeruar ku kanë mbetur.

 

[1] Shih: Albert Doja, “Gjuhësia shkencore dhe ideologjia albanologjike”, Gazeta Liberale, 17 Dhjetor 2019, ff. 10-11, https://liberale.al/gjuhesia-shkencore-dhe-ideologjia-albanologjike/; Albert Doja, “Dritëhijet e historisë dhe sfidat e shoqërisë”, Peizazhe të Fjalës, 18 Korrik 2020, https://peizazhe.com/2020/07/18/dritehijet-e-historise-dhe-sfidat-e-shoqerise-se-sotme/.

[2] Albert Doja, “The politics of religion in the reconstruction of identities: the Albanian situation”, Critique of Anthropology 20, no. 4 (2000), pp. 421-438, doi: https://doi.org/10.1177/0308275X0002000404. Fatmirësisht, artikulli origjinal gendet edhe në open access dhe është bërë i njohur edhe i përkthyer në shqip prej kohësh, shih: Albert Doja, Përdorimi politik i fesë në rikompozimet identitare: rasti shqiptar / The politics of religion in the reconstruction of identities: the Albanian situation (Tirana: AIIS Press, 2001); rimarrë edhe si kapitull më vete te: Albert Doja, Shfaqja e Antropologjisë në Shqipëri: Shkrime të zgjedhura në 60-vjetorin e lindjes, ed. Enika Abazi (Tirana: Academia e Shkencave, 2018), pp. 207-235.

[3] Fredrik Barth, ed. Ethnic groups and boundaries: the social organization of culture difference (London: Allen & Unwin, 1969).

67 Komente

  1. Cka thene Osman Myderrizi, marre me shkurtime nga botimi i 1965

    http://www.lidhjahoxhallareve.com/l/emri-i-vjeter-kombetar-i-shqiperise-ne-tekstet-e-vjetra-shqip-me-alfabet-latin-dhe-arab/

    Praktikisht nuk ka thene asgje dhe prof.Doja eshte duke mbajtur per te madhe nje fakt te pavertetuar as nga Myderrizi dhe as nga ndokush tjeter, qe popujt ndryshojne etnonimin per shkak te hyrjes se nje feje te re.

    Argumenti i Myderrizit rreth ndryshimit te emertimit nga helen ne romaioi per shkak te hyrjes se krishterimit eshte fare amatoresk, sepse romaioi nuk eshte ndonje etnonim qe e ndryshuan greket e lashte, as nuk eshte fare percaktim etnik, por do te thote banor i shtetit te Romes. Pra romaioi ishte greqishtfolesi, shqipfolesi,armaishtfolesi, hebraishtfolesit etj, cdo banor i Perandorise pavaresisht gjuhes dhe etnise perkatese . Greket kane qene pa etnonim derisa pas Pavaresise rifuten etnonimin helen. Biles as ekzonim nuk ishte tamam, se edhe si ekzonim turqit e perdoren romaioi per territoret bizantine pavaresisht gjuhes dhe etnise, ndersa ne perendim perdorej termi grek si edhe sot.

    Nga ana tjeter, Myderrizi mbeshtet lidhjen e emrit shqiptar me emrin e familjes se Drishtit ”schipudar /schepudar” ne shek 14 dhe kuptimin e pare ne shekujt 13-14 si shqiptar ai qe flet qarte, paster, troc, si psh te quanim sot trocetar, ate qe flet troc, per t’u dalluar nga fqinjet ( ai nuk i pecakton fqinjet, pra si fjale krahinore, por llogarit gjithe fqinjet, pra si fjale e mbare kombit). Pra, kuptimi i pare ne shekuj 13-14 shqipetar=trocetar.

    Kjo hipoteze e drishtasve eshte e vjeter, por e paprovuar dhe qe mbahet si e pagjase, ose nder hipotezat me te pagjasa.

    Nga ana tjeter Myderrizi eshte edhe ”hileqar”, se nuk besoj se mund te quhet i percipte, pasi eshte njohes i mire i islamit ne Shqiperi, kur thote se ndryshimi nga arber ne shqiptar ne shek 18, vjen si pasoje e islamizimit ne shek 18.

    Per me teper qe ky ndryshim ne argumentat e tij ngushtohet nga pikepamja kohore, sepse kalojne vec pak dekada nga Nezim Frakulla qe nuk perdor asnje percaktim, shqip, shqiptar, Shqiperi, tek Hasan Zyko Kamberi qe me 1788 permend Shqiperine dhe Ali Pashen qe duhet t’i mbledhe te gjithe ne Shqiperi e te sulmoje kralin e Nemces ( perandorin austriak/gjerman habsburg).
    Po ashtu permendja e Thunmanit qe sjell ai argument voskopojarin Kostë Haxhi Jorgji Xhehanit, qe me 1774, thote qe populli e perbuz emertimin e vjeter e do te perdore te riun, e ngushton me tej hapesiren kohore kur sipas Myderrizit na paska ndodhur islamizimi si fenomen vendimtar nder shqiptar.

    Ne fakt, nga Nezim Frakulla tek Hasan Zyko Kamberi qe nxit Ali Pashane per lufte mes Shqiperise dhe Austrise, kane ndodhur vetem pashalleqet shqiptare, qe ne kohen e Nezim Frakulles nuk ishin, kurse ne 1788, mbulonin gjithe Shqiperine Etnike.

    Si perfundim, Osman Myderrizi, (nqs cfare shkuhet ne lidhjen e mesiperme eshte saktesisht mendimi i tij), nuk ka thene asgje me vlere dhe as ka bere ndonje zbulim madhor ne paradigmen e studimeve shqiptare, por per cfare kam argumentuar me lart thjesht ka ngaterruar babat me zhabat dhe eshte treguar hileqar.

    p.s Chapeau Osman Myderrizit per jeten dhe vepren, e meriton edhe rrugen edhe emrin e shkolles, pavaresisht se shkollat tashme po shiten lire fare se do i vihet emri nje shkolle Andrea Stefani. Kujtova se me emertimin e nje shkolle Ardian Klosi , i kisha pare te gjitha, por si tha Rama, prit, se nuk i keni pare te gjitha. Ja pame edhe shkollen Andrea Stefani, pupupupupupupupu……

    1. Bravo! Solle nje reference “te shkurtuar” dhe i shkove prezentizmit deri ne fund! Me Andrea Stefanin e rregullove dhe me mire! Me fal per komplimentet, por e lexova paraprakisht mendimin tend te teksti i A. Dojes para se te lexoja komentin tend, keshtu qe nuk po them gje.
      Faleminderit, Mësjë Doja, per kete prurje dhe kapercyell te mirefillte. (Edhe pse me gjithe qejf do te doja t’i merrja ne analize disa kapercime qe nje koleg i quajti klishe)

      1. Bravo i thone gomarit kur del nga balta, nga anet i mia i thonte te lumte. Nuk eshte detyra ime te sjell mendimin e Myderrizit dhe risite paradigmatike ne albanologji, por detyre e prof.Dojes. Versioni i shkurtuar eshte i vetmi qe gjeta ne internet dhe qe e permbledh realisht Myderrizin. Hipoteza drishtiane e emrit dhe lidhja me islamin jane te mirenjohura, nuk ka ndonje merite Myderrizi as per njeren e as per tjetren. Nqs prot. Doja apo ndokush tjeter do te sjelle mendimin e plote te Osman Myderrizit per argumentin eshte i mireseardhur. Deri atehere, nuk me duket se artikulli justifikon kontributin e harruar, por revolucionar, per nga efekti ndricues dhe pasojat vertetegjetese, te Osman Myderrizit.

    2. Do duhet te lexojme diku edhe shkrimin e plote; se ky i shkurtuari le shume per te deshiruar, qofte si hulumtim burimesh, qofte si aparat kritik.

    3. DI, vertet te folurit shqip ka pasur kuptimin e te folurit qarte, paster, troç etj? (konsidero dhe variantin gjirokastrit -shqipelloj- qe solli znj.Karagjozi para ca ditesh). A mund te sjellesh shembuj te ngjashem nga gjuhet e tjera te ketij lloj barazimi?

      1. Ashtu duket Lec. Per shembuj te ngjashem nuk e di, ne Europe nuk besoj, se gjuhet emertohen sipas etnive. Ne shtetet multietnike sipas etnise zakonisht dominante, psh frengjishtja/ etnia e ille de france dominon ne France mbi gjuhet e tjera, spanjishtja/kastiljanisht, Mbreteria e Bashkuar, anglisht etj.
        Po ashtu duket edhe tek shtetet e hershme multietnike, qe gjuhet emertohen sipas ish etnive dominante, psh bullgarishtja nga bullgaret turko-altaike ( ndoshta edhe hune), serbishtja nga serbet sarmato-iranike, frengjishtja nga franket gjermanike etj.
        Emertime te tjera jane mbi baze krahinash apo hapesirash e njesish gjeografike e/o administrative, psh epirotisht per shqipen, maqedonisht per sllavishten ne Maqedoni, portugalisht.

        Fenomeni ne vetvete eshte thellesisht politik, kurse ne e trajtojme si ceshtje gjuhesore a fetare. Hajt mo, rendesi ka qe shtremberimi i fakteve dhe fenomenit te jete ne kufijte e lezetit.
        Ketu nuk eshte ne kufijte e lezetit.

  2. Shkrimi më lart edhe risjell në vëmendje kontributin e një dijetari nga disa gati të harruar, si Myderrizi; edhe – pashmangshëm – i rikthehet debatit rreth arsyeve të ndërrimit të emrit etnik të shqiptarëve. Do të thoja se Myderrizin mund ta kenë lënë mënjanë disa divulgatorë të zellshëm të dijes, të cilët e kanë të vështirë të përmendin më shumë se NJË emër për fushë, por në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku unë kam punuar ca kohë, emri i tij kujtohej me respekt të madh; jo vetëm si studiues i historisë dhe kulturës shqiptare në kontekstin osman (ai praktikisht u ka vënë studiuesve në dispozicion veprën e bejtexhinjve), por edhe si autor i Fjalorit të 1954-ës, të cilin – për të korrigjuar Dojën – nuk e mbanin aq si “të Çabejt” sa si “të Cipos” (Fjalori i Cipos, e quante edhe Kostallari në biseda). Gjithsesi, Myderrizi njëfarësoj pagoi edhe heshtjen me të cilën u rrethuan temat “fetare” në studimet filologjike dhe historike, dhe veçanërisht frymën anti-osmane që ka qenë – dhe përgjithësisht mbetet – parim gati metodologjik për disa studiues albanologë.

    Tani, sa i përket argumentit vetë, ose ndërrimit të emrit etnik të shqiptarëve, unë do të thoja se ky është nga ato probleme që përligjin ekzistencën e albanologjisë, si degë e humanistikës; sepse kërkon një qasje ndërdisiplinore, që përfshin antropologjinë, gjuhësinë, historinë dhe demografinë historike (të paktën); çfarë edhe pritet prej albanologut, puna e të cilit është të bashkërendojë prurjet nga disa fusha të mëvetësishme të dijes, mbi bazën e objektit të përbashkët. Jo në kuptimin se, që të jesh albanolog, duhet të merresh me probleme të tilla; por se probleme të tilla studiohen më mirë nga një perspektivë albanologjike – me të cilën unë kuptoj një qasje ndërdisiplinore, ku historia, gjuhësia, antropologjia dhe dije të tjera bashkëpunojnë për hir të objektit që kanë zgjedhur dhe ndoshta edhe të metodës (historike-krahasuese). Unë edhe Myderrizin do ta shihja, në këtë kontekst, si albanolog.

    1. Meqe permendet frymen anti osmane ,lexova para disa ditesh nje studim te Robert Elsie mbi historine e letersise shqipe ne te cilin ai bie dakord me Hasan Kabashin se periudha osmane padrejtesish gjykohet vetem ne kontekstin e shek 19te kur ishte kalbezuar por ne te vertete pushtimi osman ka luajtur rol me rendesi ne formimin e kombit shqiptar duke I shpetuar shqiptaret nga sllavizimi .

      1. Alba, ky eshte thashethemi i radhes rreth islamit dhe shqiptareve, qe rrezohet me dy menyra, ate logjike dhe faktet aktuale.

        Argumenti logjik:
        1- shqiptaret ne Kosove jane ortodokset e mesjetes paraturke qe u kthyen ne myslymane dhe keshtu shpetuan nga sllavizimi
        Kunderargumenti; perderisa nuk u sllavizuan gjate 8-9 shekujve paraturke, edhe me te rrezikshem sepse nen shtete bullgare e serbe, pse nuk i rezistokerkan dot sllavizimit gjate pushtimit turk ?

        2- shqiptaret ne kosove kane shkuar atje gjate shekujve te pushtimit turk, vecanerisht shek 17-19, prej malesive te Gegerise
        Kunderargumenti; shqiptaret e Gegerise malore kane qene katolike, me islamizim te vonet ne shek 19, nqs do te ishin katolike ne Kosove, kjo nuk do te ishte nje mbrojtje fetare ndaj serbeve ortodokse, sikunder ne Gjakoven katolike ?

        Nga faktet aktuale, shqiptaret e sanxhaut serb e malazez jane myslymane qe jane boshnjakezuar, dmth pleqte flasin shqip, te rinjte flasin serbo-kroatisht.
        Fakt shtese, ne Maqedoni shume te rinj shqiptare myslymane preferojne te flasin turqisht, nderkohe qe shqiptaret ortodokse te Maqedonise urrehen prej shqiptareve myslymane me shume sesa shqiptaret myslymane urrejne vete sllavet e Maqedonise.
        Pra lidhja e shqiptarise me islamin si mjaft e perhapur si koncept, ka larguar drejt sllaveve shqiptare ortodokse ne Maqedoni e ndoshta edhe Kosove ( perfshire ne Alpe, fiset shqiptaro-malazeze te Vasojeviceve, Palbardheve ( Bjellopavlic), Pipereve etj).

        E megjithate shqiptaret myslymane, hiq periudhen e pashallaqeve e kishin per krenari te quheshin turq. Ne 1911 sulltani turk i mbushte sheshet e Kosoves tej e pertej, si tregojne fotografite dhe kryengritja e Haxhi Qamilit perfshiu gjysmen e Shqiperise.

        Asnje nevoje nuk kishin shqiptaret myslymane te kembenin percaktimin turk me shqiptar, hiq periudhen e pashallaqeve, kur turku ra nga fiku, ashtu si nuk kishin asnje arsye as myslymanet e tjere ballanike dhe arsyeja baze pse u turqizua Turqia apo pse u arabizuan vendet nga Atlantiku ne Gjirin Persik.

        1. Robert Elsie eshte studiues serioz.Si I huaj ndonese jo gjithmone ka te drejte e nuk eshte aspak me I ditur se studiuesit vendas eshte me objektiv sepse nuk ka lidhje emocionale me te kaluaren tone .
          “.. Ishte pushtimi sllav i Ballkanit nga veriu në fillim të shekullit të gjashtë që do të ndryshonte rrugën e historisë shqiptare. Depërtimet e para sllave ndodhën në vitet 548 dhe 587 të erës së re, dhe aty nga fillimi i shekullit të shtatë, kultura grekobizantine në Shqipëri pothuaj kishte pushuar së qeni për një farë kohe. Një nga efektet e ngulimeve sllave në Ballkanin jugperëndimor ishte shpëtimi i gjuhës vendëse nga romanizimi i plotë, cilado të ishte ajo. Me që gjuha sllave e folur nga pushtuesit i zuri vendin mbisundimit gjuhësor të latinishtes dhe e ndërpreu menjëherë procesin e romanizimit, shqipja e vjetër u ngurtësua në atë gjendje që nga shumë gjuhëtarë quhet si gjendje gjysmëromanizimi
          Ndërsa fiset sllave populluan tokat bujqësore të fushave dhe luginave të Ballkanit qendror, banorët vendës të pjesës më të madhe të gadishullit, d.m.th. folës të latinishtes ballkanike apo të gjuhës protorumune, u shtynë brenda rajoneve malore jugore ngjitur me territorin shqiptar. Pikërisht me pesë shekuj pasues të kontaktit midis shqipes së vjetër dhe fiseve proto-rumune shpjegohen shumë tipare gjuhësore të përbashkëta sidomos në leksik e në morfologji, që kanë shqipja dhe rumanishtja. Kolonizimi sllav i Shqipërisë, që përfundoi deri në shekullin e tetë, shpuri gjithashtu në kontakte të forta gjuhësore sllavo-shqiptare
          Studiuesit e sotëm shqiptarë kanë prirjen t’i vështrojnë pasojat e këtyre shekujve të sundimit turk si tërësisht negative, me hordhi barbare aziatike që shkatërrojnë dhe plaçkisin një vend që, përndryshe do të kishte lulëzuar në djepin e qytetërimit evropian. Kjo pikëpamje mjaft e njëanshme vjen e përcaktohet në një shkallë të madhe nga përvoja e lëvizjes kombëtare shqiptare në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur Perandoria Osmane qe në një periudhë kalbëzimi të thellë. Edhe pse pushtimi turk i Shqipërisë u solli vuajtje të pafundshme banorëve të këtij vendi, ai solli edhe një kulturë të re e të përpunuar, e cila më vonë do të bëhej pjesë

          përbërëse e identitetit shqiptar.
          Islami, si një fé e re, kishte çarë midis veriut katolik dhe jugut ortodoks të Shqipërisë
          dhe, me kalimin e kohës, u bë besimi sundues i vendit. Ndonëse gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të
          sundimit turk ndër vetë shqiptarët kishte pak myslimanë, deri në fillim të shekullit të
          shtatëmbëdhjetë llogaritet se pesëdhjetë përqind e popullsisë së Shqipërisë veriore ishin kthyer
          1
          në fenë islame . Katolicizmi romak dhe ortodoksizmi grek e serb në Shqipëri kishin qenë, në
          fund të fundit, mjete transmetimi kulturash të huaja, të vëna në lëvizje nga gjuhët e huaja. Ato ishin fe në të cilat shqiptarët, në krahasim me fqinjët serbë, bullgarë e grekë, kishin qenë konvertuar vetëm në mënyrë të sipërfaqshme. Kthimi masiv i popullsisë shqiptare në fenë islame bëhet edhe më i kuptueshëm po të kemi parasysh taksat e rënda (haraç) që iu vunë rajave, banorëve kristianë të Perandorisë.
          Hasan Kaleshi (1922-1976)2 ka shprehur një mendim bindës kur ka thënë se pushtimi turk i Ballkanit e pati të paktën një rrjedhojë pozitive – i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi etnik prej sllavëve, ashtu si sikundër vërshimi sllav në Ballkan në shekullin e gjashtë i pati dhënë fund procesit të romanizimit që kishte kërcënuar me asimilim paraardhësit jo-latinishtfolës të shqiptarëve një mijë vjet më parë. Ndonëse të panjohur nga turqit si pakicë etnike (popullsia e Perandorisë Osmane ndahej sipas fesë e jo sipas kombësisë), shqiptarët ia dolën mbanë të mbijetonin si popull dhe, në thelb, të zgjeronin zonat e ngulimeve të tyre nën sundimin turk. Shkodra dhe qendrat e tjera qytetëse përgjatë bregdetit shqiptar u bënë për të parën herë qytete të vërteta shqiptare dhe me popullsi shqiptare…”

        2. Nga nje mit tek tjetri, nga nevoja aspak e nevojshme e islamit per te shpetuar nga grekezimi e sllavizimi ( ne fakt greket shpetuan nga pushtimi turk se mund te ishin shqiptarizuar) tek dyndjet sllave qe shpetuan nga latinizimi.

          Sllavet u dynden per t’u vendosur ne Ballkan bashke me avaret pas vitit 610, kur ra kufiri i Danubit . Sulmet e mehershme jane te pakta dhe thjesht plackitese, pas vitit 610 filloi ngulitja ne territor, kroatet ne vitin 635 e serbet pak vite me vone.

          Perandoria romake ishte nderkohe bizantine dhe gjuha zyrtare ishte greqishtja e jo latinishtja. Pra kur u dyndet sllavet procesi latinizues kishte mbaruar qe prej Justinianit.

          Nejse mo, c’te lodhem kot, keto jane gjera qesharake. Tani do dali idioti i radhes e do thote, atehere eshte merita e greqishtes qe nderpreu procesin latinizues, a thua se asmilimi do ndodhte se s’ben, e shkruar nga Zoti. Askund nuk ka ndonje teoreme te asimilimit, por ja qe per ca mendje te semura, duhet te ekzistoje dhe per kete duhet falenderuar x apo y.

    2. “ Myderrizi njëfarësoj pagoi edhe heshtjen me të cilën u rrethuan temat “fetare” në studimet filologjike dhe historike, dhe veçanërisht frymën anti-osmane që ka qenë – dhe përgjithësisht mbetet – parim gati metodologjik për disa studiues albanologë.”

      Pse ç’kishte Myderrizii? Tezat e tij i paska botuar- sic i soli dikush. Ka 30 vjet qe s’ka me censure, tezat e tij kane rene edhe sot. Ka dy probleme ketu: a eshte lejuar ky njeri te thote ate qe mendonte? Po, eshte lejuar. A jane te pranueshme tezat e tij. Jo, te pakten nga shumica e gjuhetareve dhe te tjere.
      Myderrizi, sic na u paraqit nga ata qe punonin atje ku kish punuar ai, paska qene i vlersuar ne fusha te tjera. Pse i meshohet me patjeter qe i qenkerka mohuar e drejta e shpalosjes se mendimit apo injorimi? Ku eshte ky ndricim i tij i mohuar ne fushen e albanologjise?

  3. Trajtesë mjaft interesante e shkruar me verve, pasion e nerv. Kush tha që shkencëtarët kanë ide por nuk kanë stil?
    E shoh si një homazh të merituar për Myderrizin nga ana e prof. Dojës.

    Nuk e kuptoj përse kur mblidhemi nganjëherë për ndonjë birrë (a raki) i shmangim me sukses këto tema nga bisedat tona.

    Emrin e O. Myderrizit e kam ndeshur diku nga vitet ’70 dhe kam patur për të imazhin e një burri mjaft kurajoz, të një shkencëtari me parime e moral të fisëm. Kjo pasi i lexova një artikull të botuar në një numër te Studimeve Historike, të vitit 1964 numri 6 a 9-të, nuk e kujtoj mirë.

    Një artikull i paimagjinueshëm se mund të shkruhej nga dikush tjetër në Shqipërinë e asaj kohe. Bënte fjalë për mënyrën se si ishte hartuar deri atëherë Historia e Shqipërisë dhe ai gati tallej duke thënë se ajo është shkruar sipas modelit të vendit me të cilin Shqipëria kishte miqësinë e radhës. Pra, sa ishim mirë me Italinë pushtimi romak paraqitej si një e mirë e madhe, pastaj në kohën e “Kampit socialist” pushtimi bullgar i Shqipërisë (diku në kapërcyell të mijëvjeçarit të parë, po nuk gabova) paraqitej edhe ai si gjë fort e mirë. Kjo sepse bullgarët në atë kohë (kur ishte shkruar ai version i historisë, pra nen regjimin komunist) ishin miq të Shqipërisë e kështu me radhë.
    Shkurt mund të diskutohet për përfundimet e Myderrizit në albanologji (dhe DI e bën me shumë pasion këtë, edhe pse mendoj se duhet te konsultonte versionin e vitit 1965), por pa dyshim që O. Myderrizi mbetet një arsye krenarie për moralin pergjithsisht te munguar të kohës, në raport me të gjithë ata historianë të tjerë, në pushtet e në krye të institucioneve të rëndësishme, në kohën kur ai shkruante artikullin e mësipërm.

    Megjithatë lexova trajtesën me mjaft kënaqësi e interes, por nuk e kuptova përse, siç thotë frëngu, je suis resté sur ma faim. Pastaj mendova se kjo vinte nga vetë titulli i trajtesës që flet për modelet teorike të Myderrizit për shpjegimin e emrit etnik shqiptar. Pra në një kuptim nëse mund të diskutohet për përfundimet, vlera qëndronte për mua te njohja e modeleve që përdor ai dhe që autori i cilëson si “modele të tilla shpjegimore që për nga karakteri paraprirës e revolucionar do t’i kishte zili gjithë bota.”

    Këtë m’u duk se bashke me linjat e pergjitheshme qe hedh, ndjeva nevojën edhe te ndonjë detaji shpjegues me shume mbi metodën e tij (nën rezervën se jam une qe nuk e kam kuptuar). Prof. Dojën e shoh si nder te paket qe mund ta bëjnë nje gjë te tille. Diku në një ndërhyrje të mëparshme thotë se ato e kanë ndihmuar edhe në fushën e tij të antropologjisë.

    1. Dashi, të falenderoj sinqerisht për konsideratën dhe e pranoj se duhet të takohemi më shpesh e të flasim shtruar edhe për tematika të tilla. Le të shpresojmë se situata e rënduar e pandemisë së tanishme do kalojë dhe do kemi patjetër rast të takohemi.
      Interesant është sidomos plotësimi që ti i bën diskutimit me një dëshmi të re mbi mënyrën se si Myderrizi ka trajtuar shkrimin e historisë së Shqipërisë dhe që më duket se përputhet plotësisht me çështjet që kam ngritur në këtë shkrim.

  4. I dashur Ardian, në kundërshtim me traditën që ti vetë kërkon të ndërtosh për Peizazhet e Fjalës dhe në kundërshtim me prirjen që më duket se përpiqesh të bësh zakonisht për ta hapur diskutimin, më duket se këtu po i rrëshqet debatit akademik dhe po e redukton qëllimshëm në detaje të parëndësishme ose në keqkuptime që nuk na ndihmojnë por na ngatërrojnë.

    Së pari, nuk besoj se Myderrizi “pagoi heshtjen me të cilën u rrethuan temat fetare në studimet filologjike dhe historike dhe veçanërisht frymën anti-otomane [si] parim gati metodologjik”, sepse e kam përsëritur disa herë, punimet e tij nuk kanë pasur asnjëherë “shtysa fetare”, pavarësisht specializimit të tij orientalistik. Përkundrazi, Myderrizi “pagoi heshtjen” me të cilën e rrethoi hierarkia politiko-shkencore e kohës që ishte pasojë, siç e kam theksuar në shkrim, e “qëndrimit të tij kritik dhe të pakompromis ndaj prurjeve intelektuale dhe shkencore të kohës, ashtu si dhe ndaj regjimeve të njëpasnjëshme politike, si ndaj regjimit monarkik, ndaj regjimit fashist, edhe ndaj regjimit komunist”. Unë të mirëkuptoj sepse mund të jenë të dy arsyet sëbashku, por besoj se edhe ti e kupton se këto nuk janë e njëjta gjë për nga rëndësia, madje mund të thuhet se ti e di po aq mirë sa edhe unë që pretendimi për “shtysat fetare” është përdorur rëndom për të justifikuar heshtjen politiko-shkencore.

    Së dyti, ngatërrimi më i rëndësishëm dhe që nuk besoj se ti nuk e kupton vjen nga barazimi i albanologjisë me një qasje ndërdisiplinore, çka në vetvete nuk përbën asnjë problem, sepse qasjet ndërdisiplinore mund t’i quajmë fare lirshëm ose “albanologji” ose “qasje ndërdisiplinore” ose të dyja sëbashku ose çfarëdolloj emërtimi për të cilin biem kolektivisht dakord. Problemet që kam ngritur unë, dhe ti e di shumë mirë, nuk kanë të bëjnë me këtë, por me kundërvënien midis qasjeve empiriciste e tekniciste, për të mos rreshtuar cilësorë të tjerë, dhe qasjeve shkencore që përdorin modele teorike për shpjegimin e kësaj apo asaj dukurie, siç është në këtë rast ndërrimi i emrit etnik. Ky shkrim i tanishëm risjell në vëmendje jo vetëm kontributin e një dijetari gati të harruar si Myderrizi, si dhe trajtimin e një çështjeve ndërdisiplinore si ndërrimi i emrit etnik, por pashmangshëm, i rikthehet debatit, dhe siç e kam theksuar në shkrim, edhe “diskutimeve tona të mëparshme rreth kuadrit ideologjik që përcakton si pikësynimet edhe metodat e paradigmës albanologjike”.
    Tani nëse kjo lloj paradigme ideologjike në të cilën zhvillohen e praktikohen studimet shqiptare cilësohet përsëri si “albanologjike” kjo nuk nuk ka për qëllim veçse të tregojë se qasjet ndërdisiplinore që në studimet shqiptare i kemi cilësuar si “albanologjike” kanë të njëjtat probleme ideologjike, konceptuale, metodike dhe shkencore, të cilat duhen diskutuar, debatuar, e shtruar për zgjidhje. Qëllimi është çlirimi prej kuadrit të vjetëruar ideologjik dhe krijimi i një kuadri të ri ideologjik që t’i paraprijë qasjeve shkencore ndërdisiplinore të së ardhmes. Në qasjet shkencore vendin kryesor nuk e zë thjesht apo vetëm përmirësimi i evidentimit dhe përshkrimit të të dhënave që kemi dhe hipotezave të mundshme që njohim apo vetëm duke praktikuar qasje ndërdisiplinore të mbyllura rreth çështjeve shqiptare vetëm për shqiptarët. Vendin kryesor në qasjet shkencore e zënë detyrimisht mënyrat se si mbështetemi mbi të dhënat faktike e përshkrimore të disponueshme dhe se si mund e duhet të përdorim modele teorike të gatshme, të ngjashme apo të përafërta, si dhe të ndërtojmë mbi këto baza modele të reja teorike që askush nuk i ka njohur më parë, me pikësynimin për të shpjeguar më mirë dukuri të rëndësishme shoqërore e kulturore të së kaluarës dhe sidomos të së tashmes, si dhe të bëjmë të mundur shpjegimin e dukurive të panjohura të së ardhmes. Për mua ky është kuptimi i shkencës dhe ky duhet të jetë kuptimi i qasjeve ndërdisiplinore edhe në studimet shqiptare. Pikërisht një qasjeje të tillë konceptuale i ka paraprirë Osman Myderrizi dhe modele të tilla shpjegimore kam përdorur unë në punimet e mia antropologjike.

    Prandaj do kisha shumë interes të diskutonim së bashku, sepse siç kam theksuar edhe në shkrim, unë të konsideroj së pari si gjuhëtar, pra preferon qasjet shkencore, ndoshta më shumë edhe si albanolog në kuptimin e qasjes ndërdisiplinore. Në këtë kuptim, jo nga pikëpamja thjesht albanologjike si paradigmë ideologjike por nga pikëpamja shkencore e qasjes ndërdisiplinore, besoj se duhet të jemi dakord sëbashku në shumë pika.

    1. Berti, unë e kam krijuar një ide, për kritikën tënde ndaj albanologjisë – por edhe nuk pajtohem me atë kritikë. Do të merrem ndoshta më gjatë, kur t’i vijë radha dhe të jem gati. Ndërkohë, po lejohem t’i qëndroj pikëpamjes sime, se çfarë është albanologjia – gjithë duke mbetur i vetëdijshëm se kjo pikëpamje bie ndesh me tënden.

      Besoj se do të ishte në të mirë të këtij diskutimi që ta sqaroje më në hollësi, nëse mundesh dhe gjen pak kohë, se çfarë ka të jashtëzakonshme dhe të admirueshme në qasjet, hipotezat dhe metodat e Myderrizit, të cilat janë lënë – aq padrejtësisht – jashtë vëmendjes së studiuesve. Është më e drejtë ashtu, besoj unë, se një parashtrim i hollësishëm i opinionit tënd, si studiues, për Myderrizin dhe pengimin e tij nga kolegët; i cili ngre peshë deri në një farë pike.

  5. A eshte shkruar me Sh te madhe apo me sh te vogel ne origjinal ajo “…te mbledhc Shqiperine” tek Hasan Zyko Kamberi ne alfabetin arab?
    A eshte fjala per Shqiperine si vend apo shqiperine si bashkesi te shqiptareve, psh ujqeria (lukunia), njerezia etj.

    1. HZK ka shkruajtur me germa osmane (arabe) dhe ai alfabet nuk ka germa te medha dhe te vogla, por vetem germa. HZK ka shkrujt per etnine jo per kombin

  6. mungonte nje prezantim i tezes se Myderrizit, qe u soll me siper.

    Tani, me thene te drejten, edhe keto sherret ndermjet intelektualeve duken si ato neper kafene. Thua te kete dallim kafeneja nga libraria? teme per nje trajtim te vecante: rrethi i kafes vs. librarise vs. librari-kafene vs. bar-kafe vs. restorant vs. qebaptore vs. embeltore.

    Te pakten te shkruara duhet te ishin me te thata, nga ato argumentet qe te kercasin si zhavorr neper dhembe, e jo keshtu te lengeshta e me referenca facebook-u, qe na ngrehin shqisen e spiunit per te nuhatur se kush i ka komentuar kujt dhe kush eshte ne Peizazhe me cfare llagapi.

    Kam idene se autori i meshon tezes se Myderrizit pasi do te gjeje dicka origjinale shqiptare, si te thuash: ta marrim serish Albanologjine e ta nisim nga e para! Pse? Se nuk ka supe gjigandesh, por vetem spaleta. Spaleta pa supe? Ose kjo qe po them une, jane implikacionet e qasjes se Dojes, per te mos i atribuar autorit cfare nuk ka thene.

    Nese ky eshte qellimi, apo pasoja: intelektualisht eshte e pamundur per kushtet e sotme: regjimi totalitar arriti perqendrimin dhe planifikimin me te suksesshem te mundur te forcave intelektuale. Sic thoshte diku Demiraj, e kishin derguar te gatiste vepren e Cabej, edhe pse ai i ishte i kenaqur me perfundimin. Sot intelektuale si Demiraj zgjedhin projektet e tyre, e ndoshta perfundojne gjetke sipas kerkesave te tregut. Demirajt e sodit shume-shume behen computer-linguist.

    Megjithate, kam idene se nese duhet te filloje dicka, do filloje patjeter me sherr, si me siper, dhe kjo puna e vetingut ne drejtesi 🙂

  7. Do me pelqente qe moderatori qe eshte gjuhetar mos kishte treguar kete diplomaci por te na jepte nje mendim te tij per keto teza kaq brilante dhe te vecanta te Myderrizit.

    U kuptua nga shkrimi qe Myderrizi paska qene intelektuali par exellence, paska perkrhyer bejtexhijte, njeri me moral te larte etc etc. Asnje teze e Myderrizit nuk na u paraqit nga Profesor Doja duke na perseritur se nuk eshte detyra e tij te promovoje vepren e Myderrizit. Ca teza te sjella do ishin te nevojeshme te kuptonim thellesine dhe ndricimin e Myderrizit. Vehbiu nuk permendi asnje teze gjithashtu. Di , po i drejtohem dhe une me shkurtim, na paraqiti sa teza te frikeshme dhe te habitshme te Myderrizit.

    Ku qendron Myderrizi si gjuhetar & albanolog?

    1. Unë e kam studiuar, vlerësuar dhe shfrytëzuar Myderrizin, kur jam marrë me letërsinë e bejtexhinjve – punimin tim për një poemë nga M. Kyçyku-Çami e kam botuar në Studime Filologjike, më se 30 vjet më parë. Nuk di ç’të them më shumë, për hipotezën e atij studiuesi rreth ndërrimit të emrit etnik – është një mes disa hipotezave (edhe Engjëll Sedaj ka një të tillë, mjaft të argumentuar). Do të doja edhe unë të merrja vesh nga Doja se çfarë e shquan nga të tjerat dhe, sidomos, çfarë është lënë mënjanë ose shpërfillur nga autorët që janë marrë me këtë çështje më pas (si Bardhi Demiraj, i cili i ka kushtuar një monografi).

  8. Shikoj tani nje teori qe fjala komb nuk vjen nga greqishtja kombos- nyje, por nga osmanishtja kavm, kavmyiet.Arsyeja pse kjo me duket interesante eshte pikerisht sepse con uje ne ate hipoteze qe shqiptari origjinalisht eshte vete (?) identifikuar si i ndryshem nga arbri ne baze fene ?
    Nuk me interesojne shume etimologjite popullore, por a ka njeri ndonje fare njohurie per keto fjale – kavm, kavmyiet?
    Faqja ku e pashe kete ide i binte shkurt – mbase eshte dicka qe shume njerez e dine, por une e para here qe e degjoj.
    Faleminderit shume

    1. Gjithë duke pasur parasysh se për “kombin” (nation) të Rilindjes u fol veçanërisht në mjediset e shqiptarëve në mërgim, që mbizotëroheshin nga shqiptarët – dhe vllehët – e fesë ortodokse, gjasat janë që në gojën dhe në penën e këtyre fjala të ketë qenë ajo me burim nga greqishtja. Me kuptimin “nyje”, fjala komb vijon të përdoret lirisht në ligjërimin popullor në dialektet e Jugut (pa dallim feje): nëna ime edhe tani thotë “më është mbledhur një (si) komb në grykë”; ose për lidhëset e këpucëve: “bëji komb”.

      1. Ju kerkoj ndjese per nderhyrjen, por nga nyjet e plakave te “nation” si udhetoi kjo fjale? Sepse keshtu si e paraqisni ju duket sikur thjesht ka logjike dhe ju pershtatet, dmth eshte korrekte nga pikepamja e identitetit sot. Keni ndonje arsyetim me te thelluar?
        Ndjese per se dyti, po pikerisht kete qasje eshte perpjekur autori me siper qe te kritikoje.

        1. Udhëtoi – besoj – njëlloj si qindra fjalë të tjera popullore, që u morën dhe u metaforizuan nga autorët e Rilindjes, për të shprehur koncepte abstrakte. Këta autorë kishin një lloj aversioni eksplicit ndaj fjalëve “orientale” – madje pastrimin e shqipes prej tyre e kishin ngritur në parim programatik të lëvizjes së tyre kulturore. Në këtë kontekst, më duket shumë problematike hipoteza e prejardhjes së komb nga arabishtja-osmanishtja.

          Shkruani:

          Keni ndonje arsyetim me te thelluar?

          Mund të shkruaja një monografi për këtë punë, por jemi jashtë teme. Le të respektojmë shkrimin dhe autorin dhe të flasim për çfarë ngrihet atje, jo për gjëra tangjenciale dhe sporadike.

          Gjithsesi, edhe pse mua nuk më duket që “autori më sipër” të jetë përpjekur të kritikojë “pikërisht këtë qasje”, sërish dua të saktësoj se përpjekjet e Dojës, sado të lëvdueshme dhe të argumentuara, nuk mund të adoptohen automatikisht si premisa debatesh të bashkëlidhura, ose për të ngjizur argumente; dhe aq më pak në leksikologji!

  9. Më pëlqeu jo pak punimi i Dojës “Përdorimi Politik i Fesë në Rindërtimin e Identiteteve : Rasti shqiptar”, punim i cili ndoshta do të duhej lexuar përpara polemikave të tij këtu te Peizazhet, apo në fb. (Doja antropolog, për mua, ia kalon disa herë Dojës debatues.)
    Ata që duan një version më të shkurtuar mund ta nisin nga mesi i f. 15 – dy faqet e fundit kanë një bukuri patriotike.

    1. Pulsar, larg qofte qe ne studimet shqiptare paradigma rilindase te zevendesohet me paradigmen rivale sulltaniste, qe si kameleonti ka nderruar ngjyrat e lekures prej 1912 per te mbijetuar ku e si te munde. Punimi i permendur do korrte shume sukses ne Kosove e sidomos Maqedoni ( se keta jane gjeresisht ende ne kohen e sulltan Pekmezit – kur thone qe koha eshte relative- ).

      Nga pikepamja teknike-ideologjike nuk ka gje te veshtire te propogandosh universalizmin nepermjet nacionalizmit, psh e bejne cifutet prej 2400 vjetesh, sidomos nepermje bibles dhe kuranit.

      Keshtu, sot sulltanizmi do te kalonte lirisht nga nje universalizem qe propogandohet nepermjet nje forme nacionalizmi.
      Nuk e di nqs me kupton, sidoqofte konkretisht 2 verejtje kryesore kisha per punimin e autorit.

      1- Pohon qe shqiptaret e greket i mbijetuan dyndjeve barbare e sllave fale krishterimit.

      Ne radhe te pare, dialektet greke antike te folura u zhduken gjate kesaj periudhe, me perjashtim te cakonishtes qe flitej ne ndonje mal te Peloponezit. Pra, nuk eshte e vertete qe greket i mbijetuan dyndjeve sllave ne Greqi, sepse ishin te krishtere, per shkak se greket e lashte nuk i mbijetuan dyndjeve sllave ne Greqi.

      Sa i takon shqiptareve, hyrja e krishterimit dhe fjalori i krishtere nuk eshte prove e nje kulture shqiptare te krishtere ne shekujt e dyndjeve barbare 5-7, aq me teper qe fjalori i krishtere me baze latine, nuk eshte me i hershem sesa fillimi i shek 5, perderisa rreth vitit 400 Shen Hieronimi i Ilirise perktheu biblen nga greqishtja ne latinisht. Pra, krishterimi i hershem perdorte greqishten si gjuhe te fese dhe latinizmat kishtare ne shqipe nuk jane prove e ndonje krishterimi te hershem, sepse hershmeria e tyre nuk shkon pertej shek 5.

      Keshtu qe perfundimi i detyrueshem i latinizmave kishtare ne shqip eshte qe krishterimi ne kohen e dyndjeve barbare e sllave te shekujve 5-7 ( apo 3-7, qe te perfshijme edhe dyndjet e shek 3 qe desh e shkaterruan P. Romake, pikerisht prej Ballkanit) ishte nje fe duke u perhapur apo sapo po perhapej.

      Nderkohe qe asgje nuk na ndalon te pohojme se latinizmat kishtare thjesht u zune vendin greqizmave kishtare te mehershme, nese perdorim si kriter latinizmat kishtare per fene ne Shqiperi, atehere jemi te detyruar te themi se per shkak te perkthimit te bibles ne vitin 400, ne kohen e dyndjeve barbare shqiptaret sapo ishin duke u krishterizuar.
      Rrjedhimisht, krishterimi nuk ka ndonje merite te vecante ose s’ka merite fare.

      Mund edhe te pohohet e kunderta qe krishterimi, per aq sa hyri, dobesoi fete dhe identitetet perkatese tek shqiptaret dhe greket, duke i bere popullatat me te dobeta, me identitet me kaotik e te pastabilizuar perballe dyndjeve barbare. Psh iliret dhe traket para Romes dhe krishterimit kishin pesuar me shekuj dyndje skithesh, bastarnesh e keltesh dhe ishin si kokrra e molles, deri ne pushtimin romak e hyrjen e krishterimit.

      Biles aq si kokrra e molles ishin psh iliret panone, saqe kimbret dhe teutonet qe bene lemsh Galine/Francen, Spanjen dhe Italine ne vitet 113-105 p.e.s dhe vune ne krize shtetin romak, fillimisht u perpoqen te hynin ne Ballkan prej Panonise, ku u thyen keqazi dhe u detyruan te nderrojne rruge drejt Galise/Frances.
      Mund te perfytyrojme qe keta panone ilire, fiset e vogla serbe e kroate mund t’i rrufisnin ose gjerbnin si kafene e mengjesit.

      2- Pohon qe islami u perhap se i ruante shqiptaret nga presioni grek e sllav

      Ketu do te isha kurioz te dija si ka qene presioni grek e sllav ne Babrrune, Bathoren dhe Paskuqanin e periudhes turke dhe si islamizimi i ruajti banoret, dikur arber heroike te Topiajve dhe Skenderbeut, nga greqizimi dhe sllavizimi ? Mbi cfare argumentesh dhe provash mbeshtetet presioni greko-sllav qe detyroi islamizimin 100% te Shqiperise se mesme ?
      Autori , duke cituar nje studiues tjeter permend islamizimin e qytetit te Pejes ne vitin 1590 si prove qe shqiptaret ne Peje u islamizuan per te ruajtur identitetin e tyre shqiptar ndaj serbeve.

      Ne fakt, eshte mese e mirenjohur, qe kudo qytetet shqiptare u islamizuan gjate shekullit 16, nderkohe qe qytete si Shkodra e Kruja per shkak te zbrazjes se tyre ( krutanet u theren nga turqit, shkodranet iken ne Veneti) u ripopulluan vetem prej myslymanesh keshtu qe ishin 100% myslymane qysh ne vitin 1479.
      Islamizimi i qyteteve nuk ka asnje lidhje me ruajtjen apo dallimin e identiteteve apo njejtesive etnike, ishte menyra si procedoi islamizimi ne Ballkan, fillimisht qytetet, pastaj fshatrat. Ne Ballkan hasi probleme serioze gjate fazes se perhapjes neper fshatra, kurse qytetet ballkanike kishin popullsi te medha myslymane.

      Ne menyre te tille funksionoi edhe perhapja e krishterimit ne kohe te vet, i cili fillimisht ishte fe vetem neper qytete, pastaj u perhap neper fshatra.
      Ashtu funksionoi edhe komunizmi, fillimisht qytetare, pastaj fshatare, ashtu do funksionoje edhe europianizmi apo edhe cdo fe civile ose jo e se ardhmes.

      1. “Pohon qe islami u perhap se i ruante shqiptaret nga presioni grek e sllav”.

        Sa pohim i bukur dhe i paqte. Kot paska luftuar ai, Skenderbeu, sic i thonin. Gjak arberish te derdhur kot. Duhet studiuar kjo teze e rralle dhe e ndricuar. Çabej & te tjere qe nuk e kane begenisur paskan bere mekat. Ndoshta dhe e kane begenisur por u ka dale fiasko. Si thoni?
        Kadarene nuk e pyesim se ai s’eshte i fushes.

        1. NGA MODERATORI: Do t’ju lutesha që të mos e shndërronim diskutimin në banalitete të tipit “kot paska luftuar Skënderbeu.” Ka shumë vende të tjera, online, ku mund të diskutohet kështu. Por jo te ne. Nuk është ky vendi për t’ia qarë hallet Skënderbeut.

          Shënim: komentet “nga moderatori” nuk pranojnë përgjigje.

        2. Kot paska luftuar ai, Skenderbeu, sic i thonin. Gjak arberish te derdhur kot..”
          Reagimi yt vjen se per shkak te rrethanave historia eshte perdorur si nje mjet per te na ngjallur krenarine kombetare e jo per te mesuar te verteten .Ndonese tmerresisht ngadale po dalin be drite fakte se historia e vertete eshte ndryshe nga versioni I historise zyrtare .

      2. Dies Irae, punimi nuk bën propagandë fetare, as është pro ish-Perandorisë: Doja shtron një tezë, citon autorët ku është mbështetur, zbulon kornizën teorike që ka përdorur dhe del në përfundimin e tij. Na pëlqen apo s’na pëlqen përfundimi i Dojës kjo është tjetër çështje. Dua të them që ai i ka kartërat në rregull nga ana shkencore për ta marrë seriozisht tezën e tij.

        Duke e njohur rëndësinë që kanë patur e kanë besimet dhe institucionet fetare, rolin që kanë luajtur për të bërë e zhbërë kultura dhe kombe, më ngjan e natyrshme që roli i fesë myslimane ndër shqiptarët të shihet në tërësinë e vet, njëlloj si roli i fesë së krishterë. (Lufta e Skënderbeut nuk deheroizohet aspak nga përfundimet e Dojës.) E shkuara në fund të fundit është fakt i kryer.

        1-2- Si çdo punim shkencor edhe ky i Dojës është i hapur për oponencë nga ata që e njohin lëndën, dhe personalisht nuk ushqej veçse admirim për këdo që ushtrohet në fushë të Albanologjisë e Ballkanologjisë.

  10. Dashnor Kokonozi, Arian Shahini, si dhe një pjesë e diskutuesve të tjerë, e kanë kuptuar fare mirë, që nga titulli, se ky shkrim nuk është as për Myderrizin si individ apo si studiues dhe as për ndërrimin e emrit si çështje, por për hierarkinë politiko-shkencore viktimë e së cilës janë studiues si Myderrizi dhe për mënyrën apo për modelet teorike se si janë studiuar dhe duhet të studiohen çështje të tilla si ndërrimi i emrit etnik.

    Ndoshta e kam gabim, por në një forum intelektualësh pritet të diskutohet intelektualisht për çështjet e ngritura dhe jo të shtrembërohet problematika apo të kërkohen broçkulla e çikërrima pa lidhje siç bëjnë disa. Shumë mirë e ka kuptuar Arian Shahini, kur thotë se debatet ndërmjet intelektualëve janë si sherret nëpër kafene, vetëm se në kafene ua sheh fytyrën bashkëbiseduesve dhe gjithësecili përshtatet sipas muhabetit. Por ama edhe në kafe-librari, në bar-kafe, në restorant, qebaptore apo ëmbëltore, dikush i mëshon një teze që mund të lidhet për shembull me Myderrizin si studiues apo me ndërrimin e emrit si çështje, pasi kërkon të gjejë apo të paraqesë diçka origjinale, si të thuash ta marrim sërish albanologjinë apo studimet shqiptare dhe t’ia nisim nga e para në kushtet e sotme kur kemi trashëguar nga regjimi totalitar përqendrimin e hierarkive politiko-shkencore, shkatërrimin e forcave intelektuale dhe planifikimin e suksesshëm të mjerimit shkencor veçanërisht në studimet shqiptare.

    Në thelb, çfarë ka të jashtëzakonshme dhe të admirueshme, si dhe çfarë shquan studimet e Myderrizit mbi ndërrimin e emrit etnik, për mendimin tim, është pikërisht qasja e tij konceptuale që është lënë mënjanë ose shpërfillur aq padrejtësisht nga autorët që janë marrë me këtë çështje më pas, të cilët kanë preferuar të merren me çikërrima tekniciste për të ndërtuar seri semantike-leksikore të ngjashme me ato që kërkohen këtu nga disa diskutantë. Mendimi im mund të mos pranohet, por duhet diskutuar për atë që thotë dhe jo për atë çka disa mund të mendojnë se duhej të thoshte.

    Ndërsa në shkrim, si dhe në komentin në përgjigje të Ardianit, kam shpjeguar se çfarë duhet kuptuar me model teorik shpjegimor. Të paktën në një paragraf të plotë të shkrimit kam sjellë si shembull të lidhur me temën modelin teorik që kam përdorur në punimet e mia me referencat përkatëse. Në fakt, si në kafene, bashkëbiseduesi duhet në radhë të parë të kuptojë përse flitet para se të marrë fjalën dhe nëse nuk kupton të mundohet të mësojë a të informohet, në rastin më të mirë duke ndjekur referencat apo duke dëgjuar të tjerët. Për fat të mirë të paktën njëri prej jush, i quajturi apo e quajtura Pulsar e ka lexuar shkrimin e referuar dhe e rekomandon këtu për të kuptuar se për çfarë flitet.

    1. Or Bert i mjere (!), qenke bere per hall! Perseri po na le pa mend!!! Ti shkruan ne komentin e mesiperm – me thene te drejten po aq shallvaregjere (S.Riza) se vete shkrimet e komentet e tua pa fund e krye te gjata – se disa prej lexuesve e paskan kuptuar tamam qe “ky shkrim nuk është as për Myderrizin si individ apo si studiues dhe as për ndërrimin e emrit si çështje, por për hierarkinë politiko-shkencore viktimë e së cilës janë studiues si Myderrizi.” Perse nuk i qarteson gjerat mor babam, qysh ne titull?! Jo per gje, por e mban veten, ja te themi ashtu si, intelektual i spikatur, karakteristike kryesore e te cilit mund e duhet te jete qartesia ne te shkruar. Ja qe edhe une – njeri i thjeshte dhe pjelle mortore e kesaj bote – si shumekush nisem gjithmone nga titulli “Osman Myderrizi …..” me hyre pastaj ne tekst. Dhe ja qe edhe ne tekst ti ben te njejten gje: 1) “Bjeri ti biem jezitit plak!” (Noli): 1/3 mos me shume e titullit ka te beje bash me prof. Myderrizin, te cilin ti – si mos-o-zot-albanolog!!! – me shume vonese e paske njohur; 2) Vetemburrje pa fund: dicka me pak se nje e treta e tekstit, se si paske ardhur ne te njejtat perfundime si prof. Myderrizi, vecse me shume vonese: pas rreth 9 dekadash, madje as e paske njohur fare; e se fundi: 3) nje e treta e shkrimit me modelet e gatshme teorike: te cilave albanologjia shqiptare deri sot vetem u paska anashkaluar, e ti tani – sado me vonese – i paske zbuluar ti!!!

      Pyetjet e lexuesit, sikurse edhe te miat!!!, jane me se te qarta e te thjeshta: 1) Ne cfare modeli teorik qenka mbeshtetur prof. Myderrizi, aq sa koleget e tij s’e paskan kuptuar ase perfillur fare; 2) Cfare te reje ka sjelle prof. Myderrizi ne studimet e tij lidhur me endonimin “shqiptar”, dhe koleget e tij nuk e paskan kuptuar ase perfillur fare?; e se fundi 3) cfare modeli teorik i ofron ti albanplogjise bashkekohore ne menyre qe ajo te ndryshoje paradigmen e kerkimit shkencor. Jane keto pyetje fare te thjeshta, aq sa mund t’u pergjigjesh vetem me nje fjali e te mos murmurisesh me vetveten se nuk ke marre persiper te recensionosh opusin e Myderrizit etj., etj.
      Jam i bindur qe po ta ndermarresh nje gje te tille, behesh thjesht dhe vetem qesharak, ashtu sic te perqesh sot dikush neper maile private se qenke “nga fshati i gruas”. Sa i perket plagjatures qe i ngarkon prof. Cabejt, me duhet te ta them troc: “Marre te qofte qe hedh balte pa shkak ndaj nje idoli te studimit shkencor albanologjik ne gjysmen e dyte te shek. XX!!!”. Ani le te me “damkosin” edhe mua se qenkam nga “fshati i albanologjise dhe i gjuhesise historike shqiptare.” Vetem ta dish, se Cabejt nuk i ben me dot kush keq ne kete bote shqiptare. Te te beje dikush ty keq, nuk e di a ia vlen vertet barra qirane.

      P.S:
      Qe nje paradigme shkencore e mirefillte nuk ka te beje aspak me ideologjine qe qendron ne bazamentet e nje formacioni shteteror te caktuar, kete duhet te jesh vertet matuf te mos e kuptosh, e jo me ti si profesor kerkimi shkencor i nje universitet europian perendimor. Dhe eshte fakt qe studimet albanologjike ne gjysmen e dyte te shek. 20-te nuk jane rudhur thjesht e vetem ne Shqiperi e Kosove, qe vjen me thene nuk kane ndjekur ate ideologji qe emetonte shteti shqiptar, apo sistemi organizativ i provinces se dikurshme autonome e sot shtet me vete i Kosoves, ne mos edhe i asaj te faktorit shqiptar ne Maqedonine (Veriore) e ne Malin e Zi. E shkruaj kete gje, ne menyre qe mundesisht te distancohesh sa me pare e sa me shume, midis asaj qe paska hequr – si mos o Zot!!! – prof. Myderrizi nga regjimi ne fuqi i asokohe dhe prurjeve te elites shkencore-intelektuale ne Shqiperine e gjysme se dyte te atij shekulli. Per regjimin e asokohe prof Myderrizi ndoshta nuk ka qene aspak “interesant”, cka vjen me thashune shqip “person i rrezikshem”, ndryshe do ta kishte ngrene kulufruthin njelloj si qindra e qindra studiues e intelektuale te kohes.
      Te shkruaj kete qe te mos ngaterrosh e te besh lemsh me dashje – sic te vjen per mbare ty e ata qe ke mbas vetes – ideologjine, propaganden … shteterore me komportimin kolegial ne radhet e elites intelektuale shqiptare. Duke vepruar keshtu ti vecse hedh benzine ne zjarr, njelloj sic bene dikur ithtaret e tu, kur u bere/te bene anetar te Akademise se Shkencave te Shqiperise, bash ne nje kohe kur “ish-diktatura e proletariatit” rrezikonte seriozisht te shnderrohej ne “tirani te shumices”.

    1. 30 vjet qe s’ka me çensure. Jane te lire te shpalosin tezat e tyre. Duhet ribotuar ose botuar vepra e atyre qe mendohet se s’jane kuptuar dhe pastaj te hapet debati. Apriori, na jepet sikur tezat e dikujt na qenkerkan te drejta, te ndricuara. Pastaj thuhet qe nuk po flas per individin por per procesin. Procesi ka 30 vjet qe ka vdekur.

  11. Po i pergjigjem Albes, ketu:
    Pse kush eshte e verteta? Heronjte, ne te gjithe kombet, perdoren per te ngjallur apo forcuar krenarine kombetare ( s’ndodh vec ne trojet shqiptare kjo).

    1. Ne ne pergjithesi vuajme nga sindromi ballkanas I historise .Ne mungese te arritjeve bashkekohore perpiqemi te mbajme lart our national self esteem me bemat trimerore (nje pjese e tyre imagjinare) te te pareve tane .

  12. Më duket se Dashnor Kokonozi e ka shprehur me shumë sinqeritet mendimin e vet, ndoshta edhe mendimin e shumë të tjerëve, se e ka lexuar këtë shkrim me mjaft kënaqësi e interes, por nuk ka kuptuar përse, siç thotë frëngu, “je suis resté sur ma faim”, dmth nuk jemi ngopur apo kemi ngelur me oreks të hapur për më shumë. Më vjen mirë të mendoj se edhe ky shkrim, si çdo shkrim me vlera intelektuale, ndoshta shërben për të na hapur oreksin dhe për të na ngjallur dëshirën të lexojmë, të mësojmë, të arsyetojmë dhe të debatojmë. Për fat të keq, mendjet e disave janë verbuar e shurdhuar aq shumë nga ideologjia albanologjike sa nuk dinë më as të lexojnë, pa le më pastaj të mësojnë, të arsyetojnë apo të debatojnë. Por edhe vetë albanologët zyrtarë me sa duket nuk dinë veçse të brohorasin me patetizëm se albanologjia mbështetet mbi baza të sigurta teorike pa ditur se çfarë kuptojnë me këto por presin nga të tjerët t’u tregojnë se çfarë modeli teorik i duhet albanologjisë bashkëkohore në mënyrë që ajo të ndryshojë paradigmën e kërkimit shkencor. Në fund të fundit, nëse albanologët mund të përfitojnë nga modele të tjera shpjegimore për të ndryshuar paradigmën e kërkimit shkencor, kjo është çështje e tyre. Ama nëse nuk duhej t’i kishin mënjanuar si të dyshimta tezat e Myderrizit, më shumë se sa për ndonjë nevojë të Myderrizit (Amantia), kjo flet për nevojat e vetë albanologëve në kushtet e mjerimit shkencor që kemi trashëguar në këtë fushë.

    Sidoqoftë, në këtë rast, tezat nuk kanë të bëjë aspak me shtysa fetare, as me rolin e islamizmit dhe as me trashëgiminë otomane, as me idenë që popujt e ndryshojnë domosdoshmërisht emrin etnik për shkak të hyrjes së një feje të re (Dies Irae), as me rolin e rëndësishëm që pushtimi otoman paska luajtur në formimin e kombit shqiptar për t’i shpëtuar shqiptarët nga sllavizimi (Alba mbështetur tek Robert Elsie), as me zëvendësimin e paradigmës rilindase me paradigmën sulltaniste (Dies Irae), as për të bërë propagandë fetare apo për të pohuar se Skënderbeu kot paska luftuar e kot ka derdhur gjak arbërish (Amantia), si dhe as për gjepura të tjera si këto. Madje këto janë edhe më absurde nëse sjellim në mend për ata që nuk e dinë karakterin jo thjesht afetar, por thelbësisht antifetar të Myderrizit si njeri, pavarësisht nga specializimi orientalistik dhe pavarësisht nga emri oriental që i kanë vënë prindërit.

    Me dy fjalë, për ata që nuk dinë apo nuk mund të lexojnë, teza është shumë e thjeshtë dhe ka të bëjë me zhvendosjen e vëmendjes dhe të analizës nga tiparet kulturore, karakteristike për këtë apo atë grup, siç mund të jenë gjuha, feja, traditat e ndryshme të mënyrës së jetesës, etj. tek mënyra se si përcaktohen dhe ruhen kufijtë etnikë midis grupeve, ku çdo lloj identiteti etnik është i zbatueshëm vetëm në lidhje me një tjetër identitet etnik dhe mund të realizohet vetëm në kufirin e njërit në kontakt, në përballje, apo në kontrast me tjetrin. Këtu është e rëndësishme që dallimet midis tipareve kulturore të konceptohen në mënyrë relacionale në raport me njëri-tjetrin dhe jo si tipare substanciale në vetvete. Në kushte të caktuara historike, siç janë konvertimet fetare apo përzierjet e popullsive, ndodh që bashkësi të caktuara lënë gjuhën apo fenë e tyre si dhe traditat e mënyrës së tyre të jetesës dhe marrin një gjuhë, një fe, apo tradita të tjera. Në këto kushte, ndodh që grupi etnik asimilohet me një grup tjetër, por jo domosdoshmërisht. Shembuj ka plot në histori ku grupet etnike mund të ndërrojnë gjuhën, fenë, si dhe kulturën e tyre plotësisht, por ruajnë megjithatë identitetin e tyre të veçantë nëpërmjet vendosjes së një kufiri simbolik me grupet e tjera. Për vendosjen e këtij kufiri nevojitet një element simbolik që grupet e përdorin në mënyrë të pavetëdijshme për këtë qëllim. Ndërrimi i emrit etnik mund të jetë një element i tillë që përdoret zakonisht me shumë sukses si në rastin e shqiptarëve. Kjo duket edhe më qartë nga nevoja që duhet të kenë pasur shqiptarët myslimanë të ndërronin emrin etnik nga arbër në shqiptar për të ruajtur identitetin e tyre të veçantë që nuk duhej ngatërruar me identitetin e turqve apo otomanëve myslimanë. Emri etnik “shqiptar” duhet të ketë funksionuar për këtë qëllim dhe jo një tjetër pikërisht për nga kuptimi i tij i përshtatshëm që do të bëhej edhe më i rëndësishëm kur identiteti i shqiptarëve do të organizohej me vetëdije politike rreth gjuhës në dëm të fesë. Me fjalë të tjera, duhet përsëritur se kjo tezë nuk është e lidhur me shtysa fetare por me proceset identitare që ndryshe nuk mund të gjurmohen nëse nuk e konsiderojmë ndërrimin e emrit etnik si një dëshmi indirekte e vetë këtyre proceseve.

    1. Perseri i anashkalon tri pyetjeve te thjeshta te bera diku me lart: dy ne lidhje me Myderrizin 1) modelin teorik dhe b) te rejat qe sjell ai e qe s’jane marre parasysh nga mendimi shkencor albanoligjik deri sot dhe 3) cfare i ofron ti vete si model teorik i gatshem shkencave albanologjike, ne menyre qe ato te ndryshojne sa me pare paradigmen e kerkimit shkencor.

      Pra mos i bej gjerat lemsh, sic e paske zakon, duke i nderthurrur qellimisht me te ashtuquajturen “albanologji zyrtare” ase me sakte, sic guxon te shkruash ti: “albanologe zyrtare”. Asgjemangut, s’ben gje tjeter vecse percjell dashur-padashur ne diskursin e sotem intelektual polin e kundert te shkences shqiptare ne kohen tone: z. A. Dalipaj me modelin e tij teorik te “embriomorfeve”. Ne rast se eshte metuar dikur per “albanologji zyrtare” – nje term ky paksa i cuditshem, qe u pershtatet sidomos gjetjeve te studiusve medioker ose “heroit/intelektualit pozitiv” te dikurshem, bash ashtu sic u rrek te gatuante atebote sistemi ne fuqi – ti s’ke perse e perdor tani kete term, madje duke e thelluar me tej ne “albanologe zyrtare” sa i perket kerkimit albanologjik shqiptar ne vitet 20-te te mijevjecarit te ri. Ata “albanologe zyrtare” kerkoi se i gjen ne karriget prane, kur beni mbledhje e merrni vendime: apo harrove se si pranuat ne radhet tuaja dikur edhe antropologe metafizike. E ja keta jane koleget e tu te djeshem e te sotem, por jo se kane te bejne patjeter me kerkimin albanologjik bashkekohor ne pergjithesi.

      Ps.:
      1. Sa per persiatjet e syzimet qe percjell me lart lidhur me endonimin “shqiptar”, mund te te them vetem se je vertet shume-shume i vonuar, qe vjen me thene aspak origjinal: duhet te lexosh me pare perpos Myderrizit edhe shume studiues te tjere, nder ta: E. Cabej; S. Riza; A. Buda; Sh. Demiraj; R. Ismajli; E. Sejdaj, B. Demiraj etj., se fundi edhe M. Mandalà. Kaloi njehere neper duar or babam, se me siguri do te fillosh te mburresh edhe me ta, se paskan ravijezuar me kohe ate risi qe i servir ti lexuesit te Peizazhave, cka vjen me thashune shqip: do te befasohesh deri cuditesh edhe prej tyre, se si paska qene e mundur qe edhe keta te kene ardhur (vecse shume kohe me pare) ne te njejtin perfundim qe ti na e servir si origjinal tendin, edhe pse nuk i njohin ato modele teorike te gatshme qe i paske pertypur ti nderkohe.

      2. Ne kohen tone puna shkencore e mirefillte shkencore dhe origjinaliteti ne ide e rezultate sa vijne e po humbasin terren, duke u lene vend “pershtatjeve” sipas “modeleve teorike” te reja qe qarkullojne ne shkence. E vetmja gje qe ben ti eshte thjesht pershtatje e rezultateve te arritura me kohe e me vakt ne fushat tona duke u shtuar nje kornize te ashtuquajtur te re teorike. Por qe tani per hir te saj te guxosh edhe te hedhesh vrer e balte ndaj trashegimise kulturore-shkencore shqiptare, duke i marre te gatshme prurjet e saj, perkatesisht te atyre albanologeve (jo)zyrtare qe vune bazat e kerkimit shkencor albanologjik ne hapesiren kompakte shqipfolese, kete gje nuk ta lejon askush, qe i kane mbetur sado pak mend ne koke e sidomos nuk ka asnje lloj aspirate per t’u nderuar, dekoruar e postuar ne hierarkine e organizimit shkencor albanologjik. Asgje nuk fillon sot nga hici, sepse edhe fundi eshte po aq i sakte: perfundon ne “hic”!

      1. Më vjen mirë që paske gjetur arsyen akademike dhe po ulesh të flasësh shtruar, ashtu akademikisht, siç të ka hije. Të them të drejtën gjuha që ke përdorur deri tani më ka bezdisur sepse nuk e prisja prej teje të mësuar të flasësh në mjedise universitetesh elitare. Ani, më mirë vonë se kurrë! A nuk është qëllimi ynë të hapim oreksin dhe të ngjallim dëshirën të lexojmë, të mësojmë, të arsyetojmë dhe të debatojmë?

        Sa për tri pyetjet, më duket se u jam përgjigjur gjerësisht dy pyetjeve të para në lidhje me Myderrizin. Nëse ti nuk je dakord apo nuk do të kuptosh, kjo është çështje tjetër. Edhe për pyetjen e tretë, po ta përsëris, nuk duhet të presësh nga unë të tregoj se çfarë modeli teorik i duhet albanologjisë bashkëkohore në mënyrë që ajo të ndryshojë paradigmën e kërkimit shkencor, sepse unë dhe besoj edhe gjithë të tjerët këtë e presim prej teje. Në fund të fundit, ti e di që unë nuk jam albanolog dhe habitem pse e kërkon këtë nga unë. Madje edhe me çështjen e emrit etnik jam marrë shkarazi vetëm para 20 vjetësh dhe i kam kaluar nëpër duar të gjithë emrat që përmend (me përjashtim të Mandalà që duhet të ketë dalë më vonë, por mund të shtoj në këtë listë edhe emra të tjerë që ti nuk i përmend ndoshta sepse nuk janë gjuhëtarë si Muhamet Pirraku dhe Kristo Frashëri). Megjithatë nuk jam shtangur asnjëherë ashtu si më ka ndodhur me Myderrizin që është edhe më i hershmi. Besoj se kam të drejtë të mendoj kështu, ashtu si edhe ti ke të drejtë të mendosh ndryshe nëse ke ndonjë argument që të çuditemi për të kundërtën.

        Për sa i përket “albanologjisë zyrtare” besoj se këtu duhet të ketë ndonjë keqkuptim që mund të vijë ose nga një keqpërdorim ose nga një keqinterpretim i fjalës. Qëllimi im nuk është të kundërvë albanologët e “zyrave” me albanologët e “rrugëve” të tipit që përmende ti, por e kam fjalën për albanologët që punojnë mbi bazën e paradigmës zyrtare apo paradigmës në fuqi. Dhe me këtë nuk mund ta kuptoj dot se si ti, si një profesor kërkimi shkencor i një universiteti europian perëndimor, të ngatërrosh një paradigmë shkencore me ideologjinë që qëndron në bazamentet e një formacioni shtetëror të caktuar dhe të mos kuptosh se është fjala për kuadrin ideologjik apo paradigmatik brenda të cilit zhvillohet shkenca dhe që përcakton pikësynimet dhe metodologjitë shkencore dhe asgjë tjetër. Problemi që ngre unë është se në kushtet e sotme vazhdon të jetë në fuqi e njëjta paradigmë zyrtare si dhe më përpara dhe se ka nevojë për të përpunuar një paradigmë të re. Ti mund të mos jesh dakord me këtë, ndoshta sepse mendon se paradigma e vjetër është shumë e mirë apo ndoshta më tregon se çfarë paradigmë të re ke ndërtuar. Kjo është e drejta jote, ndoshta edhe detyrimi yt, por jo imi.

        Të kam borxh edhe diçka tjetër meqë ma ke përmendur apo kërkuar disa herë. Këtu nuk është vendi por do doja të të tregoja ndonjë ditë historinë se si jam zgjedhur në Akademi apo si kam fituar postin në Francë, sepse këto janë gjëra që arrihen me punë, me meritë, e me të tjera si këto, por kanë edhe historitë e tyre të veçanta. Jam i sigurt se kjo do të jetë shumë instruktive për ty. Ndoshta frymëzohesh dhe më tregon edhe ti historinë si shkove në Gjermani dhe si e fitove postin në Munich. Më duket se Arian Shahini ka marrë një nismë për të studiuar historitë e shkollarëve shqiptarë në universitetet perëndimore dhe jam i sigurt se historitë tona do t’ia plotësojnë punën. Unë për vete i kam premtuar se jam i gatshëm për çdo informacion, ndoshta edhe ti. Ndërsa lidhur me antropologët metafizikë që përmende, nëse dëshiron, të ftoj të lexosh aty nga pyetjet e fundit intervistën që kam dhënë asokohe (http://www.gsh.al/2017/03/20/pertej-debatit-ne-akademine-e-shkencave-problemet-e-antropologjise-shqiptare-nga-nje-profesor-i-lille/).

        1. Ani edhe mua me vjen shume mire qe po guxon te me pergjigjesh konkretisht, nesa kam kerkuar disa here ne blog. (Vonesa me dy dite e pergjigjes sime ka te beje thjesht me vonesen e njoftimit). Po i marr me rradhe nga sa me shkruan:
          – Stilin une e nderroj sipas objektit dhe qellimit te shkrimit. Kur verej se rrethi i lexuesve perballet me shkrime eklektike e sharlatane qe vjedhin punen e te tjereve (Camaj); qe akuzojne e neperkembin personalitete te kultures e shkences shqiptare, te cilet kane mbyllur syte me kohe (Camaj, Cabej) e qe duan te hedhin vetem vrer ndaj vlerave kombetare (Doja), sepse edhe prurjet e shkencave albanologjike jane pasuri intelektuale kombetare, me keta tipa une sigurisht perdor stil tjeter, sepse e ndjej si detyre morale-qytetare te nderhyj me rrepte. Pra edhe ndaj shkrimeve dhe nderhyrjeve te tua pa fund e cak sigurisht me duhet te nderroj stil, sepse verej njelloj sharlatanizmi te ri, te kamufluar e te natyres retorike-vetemburrese, me te cilin u dashka te perballen shkencat albanologjike ne kohen tone.
          – Gjithsesi tri pyetjeve te mia ende nuk u je pergjigjur, sepse nuk di as t’u pergjigjesh. E para sepse e deklaron vete se nuk je albanolog e gjuhetar, qe vjen me thene se edhe po te kesh lexuar dicka neper tym, ashtu sic te ka hyre nga njeri vesh, ashtu te ka dale nga tjetri. Per me teper Osman Myderrizin e rizbuluar thjesht po e ngre ne qiell meqe, sic kam degjuar, e paske shpallur veten se qenke nga fshati i Gruas, pasi edhe ai veshtire se do te hynte ne konceptet e tua bizarre teorike-antropologjike. Pra edhe ketij njeriu te mire, keq po i ben, se e po merr nen pende ti. Se treti je ti ai qe qesendis dhe i bie me nje te rene te lapsit albanologjise bashkekohore qe rrihka prej 8 dekadash ujin ne havan, sa i perket paradigmes se kerkimit shkencor dhe mungeses e modeleve teorike moderne. Pra presim tani prej teje te na sjellesh zjarrin prometheian, modelin e ri teorik ne albanologji, sikurse ne antropologjine shqiptare. Nuk ke c’pret e kerkon prej meje. Ti e mban veten antropolog teorik, apo me ndryshe – por jo me sakte!!! – teoricien antropolog, andaj mezi c’presim pra prej teje te na hapesh syte e te na serviresh alternativat e tua teorike-antropologjike.
          – Ne pergjigje ndryshon konceptin e termave „albanologji zyrtare“ me „paradigme zyrtare“, ku perseri besoj se edhe ketu kerkon te rrudhesh fokusin e vezhgimit, vetem ne cka ndodh ne shkencat albanologjike ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi. Pra tani kalojme ne tjeter plan. Lidhur me Shqiperine se me te jam marr dicka me shume, une vetem po te te them se ti nuk e njihke aspak rrugen e formezimit te asaj qe t’i e quan „paradigme zyrtare“, e cila nuk eshte gje tjeter vecse produkt i arritjeve te elites shkencore albanologjike ne gjysmen e dyte te shek. XX. E me elite sigurisht une kuptoj ate aradhe te pafund studiuesish, ku ben pjese sigurisht edhe prof. Myderrizi. Kjo aradhe iu bashkua ndryshimit te paradigmes se kerkimit shkencor albanologjik qe zhvillohej gjithkund ne Europe e Amerike ne vitet 30/40-te. Prurjet e kesaj elite stabilizuan me pas kerkimin shkencor ne vend e ne te gjitha drejtimet. Mjafton te permend ketu per ilustrim „ceshtjen shqiptare“ ne tere kompleksitetin qe bart ne vetvete matriksi i kultures etnike gjuhesore te asaj bashkesie, ku ndoshta edhe ti mund te kesh ende deshire te jesh pjese e saj. Idelologjia shteterore e regjimit dhe aparati i propagandes s’bene gje tjeter, vecse perpunuan rezultatet e kesaj paradigme, duke i amortizuar dhe spastruar prej „skorieve antikomuniste“, e duke sajuar nje fare pakete ideologjike nacionaliste kombetare, me te cilen do te duhej te edukohej brezi i ri i intelektualeve shqiptare. Por ja qe ajo cka persiatet ne teori e ne leter, nuk eshte se ka gjithmone sukses ne praktike. Arsyeja eshte fare e thjeshte: shpirtin intelektual nuk e ndrydh dot e ketu nuk dallon vetem ti. Dhe fakt eshte qe pre e asaj ideologjie u bene vetem te paaftet, qe mezi cprisnin te kapnin ndonje post apo funksion. Kaq!!!
          – Une nuk kam deklaruar ndonjehere se kjo paradigme „e vjeter“ eshte me e mira dhe se mud te vijoje pa problem edhe ne te ardhmen. Shume-shume mund te them se e ka plotesuar nderkohe funksionin e saj e duhet t’u beje vend metodave, temave, fushave te reja te kerkimit shkencor, sic zhvillohen nderkohe ne perendim e me te cilat sigurisht qe punoj edhe une me ekipin tim (psh. realizimi i projektit afatgjate „Fjalor digjital filologjik-etimologjik te shqipes se vjeter (shek. XV-XVIII)). Paradigma e re e studimit te shqipes nga perspektiva e indoeuropianistikes nuk pertypet ende dot, meqe eshte edhe sistemi i formimit universitar qe nuk e mundeson. Ndersa nje paradigme e re ne kerkimin shkencor te „Ceshtjes shqiptare“ ka hyre me kohe ne Europe e po ze ve vend gradualisht edhe ne hapesiren kompakte shqipfolese; gradualisht sepse e reja nuk hyn gjithnje ashtu me nje te rene sopate e duke mohuar e duke u tallur mbi ate cka eshte arritur deri sot e duke i vene gjithfare mballomash si empiriciste, tekniciste, veteizoluese, vetekolonizuese, kryptotralala etj., etj., etj. Keshtu eshte kur i merr termat e gatshem dhe u ben pastaj copy and paste ne punimet e tua
          – Me shume se paradigme te re ne shkencat albanologjike – te cilen ti s’ke si e njeh, meqe vete thua se s’je albanolog – ti flet per modele teorike qe duhet te qendrojne ne baze te kerkimit shkencor albanologjik. Nga kjo pergjigje qe jep (nderhyrje e dt. 22.08), kerkon qe ta realizoj/me une/ne albanologu/et kete detyre, qe vjen me thene gjetjen e nje modeli te ri teorik, qe ti e trumbeton prej kohesh se na mungon. Mos duhet te lutemi zyrtarisht qe te na japesh ndonje orientim?! Apo te vjen me per mbare te kapesh ndonje funksion shkencor-politik ne Shqiperi a gjetke. Ja qe me keto udhezime e direktiva po na kujton vertet kohet e liga. Kjo eshte arsyeja qe te kam permendur pak dite me pare: mos fut hundet me ne pune te albanologjise se behesh qesharak, madje edhe ne teori, ku duket se fshihet vertet forca jote e pashterrshme. Nuk qenke ti vertet ne gjendje te na ofrosh nje model te ri teorik? Me nje teori me vete ka dale nderkohe edhe Dalipaj duke iu kundervene edhe ai katerciperisht “albanologjise zyrtare”.
          – Sa per natyren e antropologeve qe gjellijne sot ne ASHSH e kam pare sigurisht edhe ate interviste, ku sic edhe pritej 2/3 jane vetemburrje, megalomani, eklektizem, paqartesi dhe mungese sensi intelektual. Madje edhe cudine e atij botimi marramendes qe anoncove ne ate interviste ta mori bota e tere albanologjike si mungese takti. Epo s’ka bere vertet vaki deri sot ne boten shkencore qe nje autor (ase burre e grua dhemb e thua) t’i kushtoje nje liber me permbledhje punimesh vetes ne nje pervjetor. Leri pastaj shkrimet kilometrike me manushaqet e egra…
          – Ti qofsh!!!

          1. Bardhi, besoj se duhet ta kesh kuptuar që në diskutimet akademike nuk merret kush me çështjet personale apo gjenealogjitë familjare. Prandaj as unë nuk të përgjigjem në këtë terren dhe nuk merrem me këto gjëra sepse nuk e kam humbur deontologjinë profesionale as nuk më mungojnë argumentet logjike nëse ma do nevoja. Gjithashtu, thirrjet patetike pa përmbajtje nuk i shërbejnë askujt. Në shkencë nuk vlerësohen opinionet apo bindjet por argumentet e logjikës shkencore. Po e mbyll këtu sepse kam shumë gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë.

  13. Ndërrimi i emrit etnik mund të jetë një element i tillë që përdoret zakonisht me shumë sukses si në rastin e shqiptarëve. Kjo duket edhe më qartë nga nevoja që duhet të kenë pasur shqiptarët myslimanë të ndërronin emrin etnik nga arbër në shqiptar për të ruajtur identitetin e tyre të veçantë që nuk duhej ngatërruar me identitetin e turqve apo otomanëve myslimanë

    Pse nuk e ruajten shqiptaret ortodokse dhe katolike etnonimin arber atehere, por ai u ruajt ne zona shume te kufizuara? Sepse kufijte simbolike te nje identiteti nuk ka sesi te jene vetem etnike.

    1. Sepse shqiptarët ortodoksë dhe katolikë me sa duket nuk kanë pasur kufij etnikisht simbolikë me shqiptarët myslimanë por duhet të kenë qënë solidarë nga pikëpamja etnike. Me sa duket kjo përforcohej edhe nga gjuha që flisnin, prej nga nxorën edhe emrin e ri etnik, si njerëz që flasin “shqip”. Shtytja që mori ndërrimi i emrit etnik në një krah duhet të jetë përcjellë gradualisht dhe detyrimisht edhe në krahë të tjerë, nëse këto segmente popullsie janë brendashkruar nën të njëjtin kufi etnik. Ruajtja sporadike e emrit arbëresh nuk tregon veçse ndërrimi i emrit shqiptar ka qënë një proces i vazhdueshëm dhe i pavetëdijshëm.

  14. Pulsari shkruan:
    ”’Dies Irae, punimi nuk bën propagandë fetare, as është pro ish-Perandorisë: Doja shtron një tezë, citon autorët ku është mbështetur, zbulon kornizën teorike që ka përdorur dhe del në përfundimin e tij. ”

    Pulsar, nje studiues i feve do rrise rolin e feve ne histori, sepse keshtu rrit rolin e studimeve te veta. Ashtu sikunder gjuhetaret merren me ceshtjen e endonimeve, duke rritur rolin e atij pak argumenti gjuhesor qe nevojitet, qe t’i rrisin rolin studimeve te veta ( shtrohen pyetje mbi pyetje e hipoteza mbi hipoteza per dicka me me briskun e Okamit rruhet e qethet shume shpejt).
    Keto jane hile profesionale qe i bejne te gjithe, si psh ateistet me te medhenj rajonale e globale jane fizikantet, a thua se eshte detyra e shkences se fizikes te merret me ekzistencen apo mosekzistencen e Zotit apo me saktesite dhe pasaktesite e Bibles dhe Kuranit ( nuk me rezulton te kete ndonje kurs specializimi ne fizike per keto tema).

    Tani, konkretisht, nje pohim si ai i autorit se ”shqiptaret i ka shpetuar krishterimi nga dyndjet barbare e sllave”, eshte aq i forte saqe normalisht do zgjasnin veshet dhe antenat gjithe akademite ballkanike dhe europiane, Vatikani e Kostandinopoja dhe ndoshta edhe ndonje studiues ne stacionet e Antarktides qe studion sjelljen e pinguineve apo ngrohjen globale.
    Per shkak te numrit te madh te entiteve te perfshira ne kete hipoteze, do te duheshin si fillim, si referenca minimale, njohesi me i mire i Perandorise Romake te vonet, nje tjeter i Perandorise se hershme bizantine, ai i historise se krishterimit te hershem, ai i krishterimit ne Shqiperi, nje tjeter per dyndjet barbare ne pergjithesi dhe nje tjeter per dyndjes sllave ne vecanti.

    Pastaj, duhet njohesi gjuhetar, arkeolog, etnografi, antropologu, po edhe ndonje sociolog s’do ishte keq. Pra, jemi tek 10-11 referenca minimale per te filluar argumentin, i cili logjikisht per nga gjeresia e tij, do te hynte ne dhjetera e qindra meandre, shumica e te cileve nuk te conte per fat te keq asgjekundi, por qe do te bente te mundur perjashtimin e hipotezave te ndryshme ose te pakten mosshumezimin e tyre ( prirja e shtimit te hipotezave solli ne vemendjen epostemologjike briskun e okamit – mjaft te shohesh hipotezat per universin, jane me shume sesa fete madhore mbi toke-).

    Autori, kete e zevendeson me burimin biblik te krishterimit apostolik sepse apostulli Pjeter ka kaluar ne keto ane, e pas tij edhe i mirenjohuri Shen Pal dhe me latinizmat kishtare ne shqip, argumente keto te mirenjohura qe ne shek 19, te cilat nuk te cojne asgjekundi, as kur i bashkangjit teori te pergjithshme te ndonje studiuesi, te cilin e kane lexuar po a jo 100 veta, ku 90 jane studente qe e kane lexuar per ndonje diplome ( nese e kane lexuar dhe nuk i kane kaluar siper, sa per te marre ndonje citat).

    Tani, mua nuk me duket se ka ndonje ndryshim madhor paradigmash e modelesh teorike ketu, jo feja ka rol te madh, jo feja s’ka rol te madh, ketu jemi ne nje muhabet shume te vjeter dhe aspak revolucionar.

    Ne studimet qe po flasim ndryshim paradigme e modeli teorik do te ishte, pse ne premisa shtrojme pyetjen, si dhe pse shpetuan shqiptaret nga asimilimi ( latin, sllav, grek, turk) , kur nuk ka asgje te domosdoshme tek asmilimet e tilla.
    Qe shqiptaret shpetuan ne gjysemasimilim eshte pohim i gabuar gjuhetaresh ne shek 19, kur fjale shqipe te fondit europian u quajten latinizma, perndryshe kjo eshte pyetje per anglishten si i shpetoi latinizimit prej normandishtes. Ky pohim i gabuar vazhdon te riciklohet edhe sot, nga ata qe riciklojne punimet indoeuropianistike te shek 19.

    Qe shqiptaret shpetuan nga asimilimi sllav eshte dicka e pashpjegueshme, qe s’dihet pse ekziston, pasi shqipja nuk ka kaluar asnjehere nje rrezik sllav, numri i sllavizmave i rri shqipes si robit qimet e mjekres, rruaj mjekren nuk te gjen gje. Po njesoj edhe greqizmat. Mbijetesa ishte dicka normale, ashtu si mbijetuan gjithe vllehet ne malet nga Adriatiku ne Detin e Zi e nga Danubi ne Egje, mbijetuam edhe ne neper male. Do te ishte e habitshme e kunderta, qe vllehet te mbijetonin dhe ne jo.
    Turqizmat ishin disi problematike nga numri, po jo sa per te folur per rrezik asimilimi te shqiptareve ne turq.

    Po ashtu, ndersa pak a shume demin madhor ne tkurrjen territoriale e beri Roma, me sllavet, greket e turqit s’kemi probleme madhore deri para vitit 1878. Biles greket desh i asmiluam, sepse autoret per Peloponezin e Greqine Qendrore paraturke thone qe shumica e popullsise ishte shqiptare/arvanite.

    Pra, nqs duan ndonje ndryshim modeli teorik eshte ky i hedhjes se poshte te disa premisave te gabuara te shek 19, ne menyre qe studimet te perqendrohen ne gjera me te rendeishme si psh si dhe pse u be rimarrja e fushave, sepse procesi i shtrirjes se sotme etnike eshte ne thelb nje proces rimarrjesh te fushave nga zoterimi sllav, si ne Toskeri, ashtu edhe ne Gegeri, pra sllavet na moren fushat dhe cuan neper male dhe ne u kthyem nga malet neper fusha.
    Ne u treguan te suksesshem ne kete proces, kurse vllehet u munden prej sllaveve. Cfare te vecante kishim ne qe nuk e kishin vllehet ?

    Keshtu, ndryshohet modeli teorik, jo duke thene se shpetuam nga asimilimi sllav prej krishterimit.

  15. Ndoshta ju ndihmon ky pasazh i shkeputur prej historianit (e jo gjuhetarit – A.Doja!!!) te shek. XVIII Johannes Thunmann, pasi ka intervistuar studentin e tij (ortodoks) ne Leipzig: Koste Xhehani, lidhur me situaten e dikurshme ne jug te Shqiperise, ku bashkejetonte ortodoksia me islamin: Demiraj: Shqiptar dhe Shqa…., 2014, f. 64v.:

    ” Në punimin e tij monografik Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen (Leipzig 1774), THUNMANN-i na kumton dy emrat etnikë të shqiptarëve që njiheshin dhe ishin në përdorim atëbotë, pikërisht me etnonimet arbër/n (= ) dhe shqiptar (= ). Për to ai shkruan, sa vijon:

    “Por vetë populli e shpërfill këtë emër [= alban = arbën/r(-) – B.D.] dhe nuk do që të emërtohet me të. Grekët, të cilët njohën të parët albanët e mirëfilltë si një popull i pavarur, luftarak dhe i dhënë pas jetës baritore, bënë emrin e tyre një emërtim të përgjithshëm për të gjithë popujt malorë të Ilirisë greke dhe të Epirit, të cilët kishin me albanët të njëjtën gjuhë dhe mënyrë jetese e së bashku me ta vërshuan më pas ultësirat dhe qytetet njëkohësisht, duke ua shkëputur këto grekëve. Shembullit [= emërtimit – B.D.] të grekëve i shkuan pas nacionet e tjerë europianë. Vetëm turqit i quajnë ata arnautë [sh. arnautlar – shën. 1), f. 242] … Vetë albanët [= arbërit – B.D.] vetëquhen skipatar [= shqipëtar – B.D.], por ata nuk dinë gjë rreth origjinës së këtij emërtimi.” (f. 241-242)

    Fussnote Nr. 2 (f. 64). Citati origjinal: „Aber dieses Volk verschmät diesen Namen, und will nicht damit belegt werden. Die Griechen, die zuerst die eigentlichen Albaner als ein unabhängiges, kriegerisches und dem Hirtenleben ergebenes Volk kennen lernten, machten ihren Namen zu einem allgemeinen Namen der übrigen Bergbewohner des Griechischen Illyriens und des Epirs, die mit den Albanern von gleicher Sprache und Lebensart waren, und zugleich mit ihnen in der Folge das ebene Land und die Städte überschwemmten, und solche den Griechen entrissen. Dem Beispiel der Griechen sind die übrigen Europäischen Nationen gefolgt. Nur die Türken nennen sie Arnaut [Pl. Arnautlar – shën. o)] … Selbst nennen sich die Albaner ; aber sie wissen den Ursprung dieser Benennung nicht.“ (f. 241v.) THUNMANN-i vë në dukje këtu se të dhënat mbi etnonimin shqiptar ia ka kumtuar perso¬nalisht Konstandin Haxhi Cehani (= ) nga Voskopoja: „i cili i njeh shqiptarët nga afër.” (f. 242 – shën. P) [Shih edhe shën. 42 – BD]

  16. “Por vetë populli e shpërfill këtë emër [= alban = arbën/r(-) …..

    albanët [= arbërit – B.D.] vetëquhen skipatar [= shqipëtar – B.D.], por ata nuk dinë gjë rreth origjinës së këtij emërtimi.” (f. 241-242)”

    Per studim qe qenkerka. Edhe sot pas disa shekujsh jemi ne te njejten derexhe. Pse e shperfilli emrin arber? Enigme!!! Dhe prape s’dime gje rreth origjines se emrit te ri. Nje enigme tjeter.

    Ne vend numero.

    1. Ne fakt, nuk dine gje rreth origjines se ketij emertimi, do te thote qe nuk ia dine kuptimin, domethenien. Pra, askush nuk e ka lidhur shqipetar me ”ata qe flasin shqip” dhe as e kane pranuar si emertim sepse edhe ata flasin shqip ( pra nuk ka kaluar nga zona A ne zonen B, sepse ata te zones B, kane thene, edhe ne flasim shqip, si te zones A ,atehere jemi shqiptare) .
      Per ta thene ndryshe, shqiptar nuk do te thote shqipfoles, ose nuk eshte pranuar per te tille, ne castin e perhapjes.

      Gjeja tjeter qe thote ajo deshmia, eshte se fjala shqipetar ka si target te krishtere e myslymane, pra nuk kemi nje fe te caktuar e nevojat e saj. Kjo do te thote qe deshmia ne fjale gjithe teorite e islamit i nxjerr nga loja.

      Gjeja tjeter qe thote ajo deshmia eshte si myslymane e te krishtere e njohin fjalen arber si percaktim te vjeter, pra nuk e kane harruar dhe jane ne nje proces riperkufizimi etnik. Thjesht, jane duke e preferuar shqiptar ndaj arber.
      Pra, pavaresisht se shqiptar per ta nuk ka asnje kuptim si fjale, kjo duket e preferuar.

      Me siguri kjo preference nuk vjen as nga tingulli, as nga numri me i madh i germave qe e formojne fjalen, por sepse te jesh shqiptar ne vitin 1774, kur merret deshmia eshte dicka qe te nderon. Ashtu sikunder ne keto 30 vjet shume emigrante nuk kane dashur te quhen shqiptare se kjo i turperonte.

      Pra deshmia na thote qe shqiptar eshte dicka e re, por me vlere te madhe nderuese, si per te krishteret, si per myslymanet, nuk do te thote shqipfoles dhe as perhapet per ate arsye.
      Duket si gjeegjeze apo si koncept per fjalekryq, por edhe njehere kjo deshmi te con pashmangshem tek pashalleqet , se shqiptaret myslymane e te krishtere, ne ka nje gje qe i nderon njesoj, ajo eshte pushka e te qenit trim.

      1. Ashtu sikunder ne keto 30 vjet shume emigrante nuk kane dashur te quhen shqiptare se kjo i turperonte

        Mendoj se ka interes theksimi: rasti i ketyre 30 viteve eshte disi i vecante sepse implikon te dyja etnonimet. Shqiptari ka ndjere nevojen ti ike ketij identifikimi dyfish: si albanian, albanese dhe kete stigme e ka transferuar ose pajtuar me stigmen ndaj nocionit shqiptar qe e lidh me deshtimin Brenda. Eshte disi paradoksale qe ky presion ka rigjalleruar deri diki ne drite pozitive termin Arberi, si nje term qe evokon nje histori pozitive dhe me.sens korigjues. Gazera “Koha Ditore” ka rubriken “Arberia” ku perfshin lajme nga Shqiperia, por qe ngjan si propozim adeguat per emertimin e hapesires shqiptare ne rast bashkimi. Pasi mesa duket edhe Shqiperi nuk e justifilon ne syte e disave emertesen as ne planin e brendshem.

        Jashte teme ndoshta, por mendoj se vlen disi te mos harrohet procesi i tanishem qe eshte shume kompleks: albanian apo shqiptar po shihen gati si Tjetri, si pasaporte pa vlere, nderkohe qe perpiqemi drejt rishpikjes se identitet apo rithemelimit te tij duke remuar serish te rrenjet tona qe nuk.kane cfare te jene tjeter vec arber pra albania apo shqiptar.

      2. Faleminderit per sqarimet. E harrova anen fetare dhe u fokusova se mos kishin zbuluar gje se nga vjen kjo “shqiperia” jone tere mekate. Shkrimi/intervista eshte brenda temes, une isha jashte temes-fetare.

  17. Duhet qe shteti shqiptar te financoje studimet albanologjike. Duhen afruar te rinj te talentuar qe te mesojne osmanishten per te kerkuar ne arkivat osmane. Arkivat e Vatikanit gjithashtu.

    Me c’di une “shqip” perdorej edhe para se te perdorej emri shqiptar.

    Nje pyetje kam une: arbereshet thone gjuha arberishte apo gjuha shqipe?

    1. NGA MODERATORI: Amantia, lutem përpiqu t’i përmbledhësh komentet dhe SIDOMOS pyetjet në një ose dy ndërhyrje, për t’ua bërë të tjerëve më të lehtë të të ndjekin dhe të të përgjigjen. Pyetja që bën: “arbereshet thone gjuha arberishte apo gjuha shqipe?” është pa kuptim: duhet saktësuar se për cilën periudhë e ke fjalën. Dhe sidomos, është pak jashtë teme dhe e papërshtatshme për forumin. Pjesëmarrja në këtë diskutim parakupton që diskutuesi ta njohë përgjigjen – do të sugjeroja të lexoje librin Gjuha shqipe dhe historia e saj, nga Shaban Demiraj, i kapshëm edhe nga jo-profesionistët, për të marrë përgjigjet e nevojshme.

  18. Jashte teme nuk eshte pasi nga grimca te vogla mund te krijohet nje e tere. Pyetja ishte per në ato fillime, kur u larguan. Nqse flitej shqip ne shume territore, ndoshta turqit per te identifikuar ata qe flisnin shqip edhe ne zona te largeta, krijuan emrin ”shqiptar” per te permbledhur gjithe shqipfolesit brenda nje territori dhe skajeve te largeta ku flitej shqip dhe gjuhe te tjera, ne nje emer te perbashket.

    1. NGA MODERATORI: Janë gjëra të ditura. Me gjithë respektin (nuk ta kam me të keq), këtu nuk je në orë mësimi, prandaj frenohu pak, të lutem. Përfytyro një simpozium për Rilindjen shqiptare dhe dikë që ngrihet të pyesë se ç’ka qenë ky Naim Frashëri. Ai mund të mos e dijë vërtet, por kjo nuk i jep ndonjë të drejtë.

      1. Mire, si te duash ti. Po “Naim Frasher” akoma s’ka.
        Ne vend numero.

  19. Dies Irae flet me shumë siguri e kompetencë për çdo gjë, por do doja të sqaroja disa shtrembërime si ato lidhur me pohimet se “shqiptarët e grekët i mbijetuan dyndjeve barbare e sllave falë krishterimit” apo se “islami u përhap sepse i ruante shqiptarët nga presioni grek e sllav”. Në radhë të parë nuk e kam zakon të flas me pohime kaq kategorike, sepse për mua një siguri e tillë për pohime kategorike nuk mund të vijë veçse nga marrëzia ose nga pikësynime të vetëdijshme edhe më të frikshme, në mos qoftë nga ndonjë frymëzim apo zemërim hyjnor! (Nëse është kështu, atëherë dies irae më duket një term mjaft i përshtatshëm). Por me sa duket ose nuk i ke kuptuar si duhet apo i ke keqkuptuar pohimet e mia, ose i ke shkëputur ato nga konteksti i argumentit të përgjithshëm, ose atëherë jam unë që nuk jam shprehur si duhet.

    Megjithatë jam dakord që “një studiues i feve do rrisë rolin e feve në histori, sepse kështu rrit rolin e studimeve të veta, ashtu sikundër gjuhëtarët merren me çështjen e emrit etnik, duke rritur rolin e atij pak argumenti gjuhësor që nevojitet për t’u rritur rolin studimeve të veta”. Siç thua ti, këto janë hile profesionale që i bëjnë të gjithë, prandaj as unë nuk kam pse të bëj përjashtim, por përpiqem t’i mëshoj një teze pasi kërkoj të gjej apo të paraqes diçka origjinale. Gjithashtu, nëse normalisht mendohet e pohohet se besimet dhe institucionet fetare kanë pasur e kanë rëndësi për rolin që duhet të kenë luajtur për të bërë e zhbërë kultura dhe kombe, përfshirë edhe rolin e fesë myslimane apo rolin e fesë së krishterë ndër shqiptarët, në argumentin tim edhe mua më duket se as krishterimi as islami nuk kanë ndonjë meritë të veçantë ose nuk kanë meritë fare. Madje mund të them se feja si e tillë, cilado qoftë, nuk ka asnjë rol as për përforcimin as për dobësimin e identiteteve etnike, edhe pse shpesh pohohet në mënyrë kategorike që feja më shumë se çdo gjë tjetër e identifikon një grup shoqëror si të tillë.

    Feja dhe aspektet fetare, pavarësisht se për çfarë feje është fjala, si dhe konvertimet nga njëra fe në tjetrën, përdoren politikisht si burime simbolike ndërmjet shumë burimesh të tjera, siç mund të jenë gjuha amtare, traditat e mënyrës së jetesës, specializimi socio-profesional, rreshtimet ushtarake apo inkuadrimet politike, ashtu si dhe emri etnik, për të organizuar dallimet kulturore dhe për të negociuar identitetet etnike, të cilat afirmohen apo kontestohen vazhdimisht nëpërmjet ndërveprimeve të përditshme në situata të ndryshme shoqërore që krijojnë dhe përpiqen vazhdimisht të ruajnë një kufi simbolik ndërmjet grupeve etnike. Nëse është kështu, atëherë nuk besoj se ka ndonjë meritë të veçantë, as feja si e tillë apo konvertimet fetare, as gjuha amtare apo emri etnik, madje as vetë grupi etnik për të cilin do na duhej të themi se nuk u asimilua apo ruajti identitetin e tij, sepse kemi të bëjmë me një strategji të pavetëdijshme të politikës identitare të një grupi. Kjo lloj strategjie mund të jetë e vetë-kërkuar por has në rezistencën e grupeve të tjera, ose mund të jetë e imponuar nga grupet e tjera të cilëve grupi në fjalë u reziston, duke ripërpunuar strategjinë e vet, me fjalë të tjera duke riorganizuar sipas rastit përdorimin e burimeve simbolike që ka në dispozicion dhe që në vetvete nuk kanë asnjë meritë për këtë përdorim.

    Pikërisht sepse janë të pavetëdijshme këto lloj strategjish si rregull nuk mund t’i gjurmojmë për periudha të hershme historike, veçse në raste të jashtëzakonshme kur mund të kemi të dhëna dokumentare dhe sidomos kur dimë se çfarë duhet të kërkojmë nëpër tekste apo nëpër arkiva. Prandaj jam plotësisht dakord se çështja e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe shpëtimi i shqiptarëve nga asimilimi (latin, sllav, grek, turk), si dhe siç thua ti, është një problem i shtruar keq prej gjuhëtarëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe vazhdon të riciklohet si i tillë edhe sot, përderisa bazohet në ruajtjen e gjuhës dhe evidentimin e proporcioneve të huazimeve leksikore e gramatikore nga gjuhët e tjera. Prandaj edhe jam plotësisht dakord kur thua të ndryshojmë modelin teorik, madje kam përdorur po të njëjtat shprehje kur mendoj si ti se duhen hedhur poshtë disa prej premisave të gabuara të shekullit të nëntëmbëdhjetë, në mënyrë që studimet të përqendrohen në gjëra më të rëndësishme. Për shembull, mund të nisemi nga mënyrat se si krijohen dhe ruhen kufijtë simbolikë ndërmjet grupeve etnike për të kuptuar më mirë si kanë mundur apo si janë detyruar shqiptarët të negociojnë dhe të afirmojnë identitetin e tyre në kontakt, në përballje dhe në kontrast me të tjerët, sidomos kur dimë se gjuha nuk përbën kusht primar e të domosdoshëm për asimilimin apo ruajtjen e identitetit por vetëm një burim simbolik që përdoret si gjithë burimet e tjera për të mbajtur një kufi simbolik vazhdimisht të lëvizshëm e të negociueshëm.

    Edhe pse strategjitë identitare janë të vështira për t’u vëzhguar e për t’u gjurmuar, nëse kemi për shembull dëshmi të mjaftueshme për të kuptuar se në një periudhë apo në një rast të caktuar aspektet fetare apo konvertimet fetare, gjuha amtare, specializimi socio-profesional, rreshtimet ushtarake, inkuadrimet politike, ashtu si dhe emri etnik, janë përdorur si burime simbolike në kombinim me njëri-tjetrin, atëherë mund të supozojmë me sukses se kemi të bëjmë me një strategji të politikës identitare. Kështu, nëse konvertimi në krishterim koincidon me ndërrimin e emrit etnik nga ilir në arbër, atëherë mund të supozojmë në parim se këtu mund të fshihet një strategji e politikës identitare. Në këto rrethana do të kishim atëherë një dëshmi arkeologjike me një vlerë as më shumë as më pak të rëndësishme se qeramidhet e poçerisë dhe artefaktet e tjera, prej së cilës mund të deduktojmë se nga ilirët tek arbërit duhet të ketë pasur një lloj procesi të rikompozimit identitar. Po kështu, për të marrë vetëm shembullin që ti ke përmendur, nëse e kemi të qartë si në rastin specifik të Pejës në vitin 1590 se konvertimet myslimane ishin konkretisht një strategji e politikës identitare, atëherë kemi të drejtë të supozojmë se konvertimet mund të përdoren në parim për qëllime të tilla, sidomos kur dimë se koincidojnë edhe me ndërrimin e emrit etnik nga arbër në shqiptar.

    1. Thoni se nje nga risite shkencore do te ishte perdorimi i konceptit dhe njekohesisht modelit te kufijve simbolike duke e tejkaluar ne albanologji fokusin e etnolinguistikes, ku etnia pak a shume percaktohet vetem prej gjuhes ( c’ka eshte perdorur per lehtesim te dallimeve etnike edhe politikisht ).

      Kufijte etnike zakonisht jane perbere nga foles dygjuhesh apo me njohje te mira dygjuheshe, meqe paleve u duhet te mesojne nga njeri-tjetri, keshtu qe edhe keto zona kane qene shume problematike per t’u zgjidhur nepermjet etnolinguistikes ( psh ne lashtesi kufiri iliro-trak nuk ka asnje kilometeter kufi te padiskutueshem ndares mes etnive, aq te diskutueshme jane burimet antike, te cilat perdornin ndryshimet gjuhesore per dallimet etnike).

      Teoria juaj, besoj se do te ishte plotesuese e njohjeve te deritashme, edhe ne rastet kur bie ndesh me parimet etnolinguistike, sepse edhe ne kete rast do te perbente nje kendveshtrim alternativ, sesa dallim ne paradigme ( me siguri ju keni edhe shume argumente qe vertetojne se nuk kemi nje integrim te pikepamjeve antropologjike ne korpusin aktual albanologjik, por ndryshim paradigme, gje per te cilen besoj se te shumte jane gjithe sy e veshe).

      Nqs etnolinguistika nuk eshte ne gjendje te na jape pergjigje per probleme te shumta per shkak se kufijte mes etnive nuk jane te qarta e nuk mund te kene qene as ne te shkuaren, kete mund ta beje modeli juaj antropologjik.

      Parehatia juaj ne lidhje me rezultatet jo edhe aq premtuese te gjuhesise, pavaresisht se nuk me duket shume bindese nga menyra si e keni shtruar, eshte gjithsesi shprehese e nje nevoje te pergjithshme per me pak hipoteza e me shume pohime te sakta. Si te thuash, shqiptaret presin rezultate te prekshme prej albanologjise.
      Do shtoja ketu, mes problemeve, qe kjo albanologji pa iliristike, trakologji apo ballkanologji ne pergjithesi, eshte e gjymtuar dhe e dorezuar perballe ceshtjes se origjines se shqiptareve.

      Ne lidhje me origjinen shqiptare si do te zbatohej modeli juaj i kufijve simbolike, ne kushtet e nje Ballkani prehistorik, qe jeton ne grupime te vogla, te ngjashme me bashkesite fshatare te mesjetes ?
      Si i ka zgjeruar keta kufij simbolike, duke perfshire ne etni edhe te huajt ? Strategjite identitare a perfshijne edhe ekzistencen e nje pakice aristokratike e ushtarake si mjet i domosdoshem per zgjerimin e kufijve etnike apo keta kufij etnike negociohen vazhdimisht vetem ne terma paqesore ?

      Ne terma te tjere, si jane zgjeruar iliret per te mberritur ne kufijte etnike te Ilirise historike ?

  20. Si në çdo rast, në radhë të parë duhet një njohje minimale me konceptet që nuk mësohen dot dhe aq më pak të debatohen nëpër blogje. Kur flitet për krijimin apo vendosjen dhe ruajtjen e një “kufiri etnik” nuk është fjala për kufijtë e dukshëm e të vëzhgueshëm, as nga pikëpamja materiale as nga pikëpamja etnolinguistike e të tjera si këto, por për një kufi simbolik e kognitiv që krijohet, vendoset e ruhet vetëm në kokën e njerëzve, pak a shumë ashtu siç veprohet normalisht në situata të zakonshme. Madje edhe kur debatojmë me njëri-tjetrit me “unë di e ti nuk di”, nuk bëjmë gjë tjetër veçse vendosim një kufi ndarës mes njëri-tjetrit duke përdorur si burim simbolik një opinion apo një bindje që esencializohet për këtë qëllim por që në vetvete mund të mos ketë asnjë bazë reale.

    Pra, nëse vëmendja analitike zhvendoset nga tiparet kulturore tek mënyra se si vendosen dhe ruhen kufijtë etnikë, atëherë dallimet kulturore konceptualizohen në mënyrë relacionale në raport me njëri-tjetrin dhe jo si tipare substanciale në vetvete. Në këtë kuptim, nuk konsiderohet gjuha e një grupi në raport me gjuhën e një grupi tjetër, por gjuha në raport dhe në kombinim me burimet e tjera simbolike si feja, traditat e ndryshme të mënyrës së jetesës, specializimi socio-profesional, rreshtimet ushtarake, inkuadrimet politike, si dhe ndërrimi i emrit etnik. Me fjalë tjera, mënyra se si në situata të ndryshme shoqërore këto burime simbolike riorganizohen me njëri-tjetrin dhe përdoren en bloc nga pjesëtarët e një grupi për t’u dalluar nga pjesëtarët e një grupi tjetër. Nëse kufijtë etnikë janë të lëvizshëm në kuptimin që popujt mund ta humbasin identitetin e tyre etnik e të fitojnë apo t’i bashkohen një identiteti tjetër etnik, atëherë kufijtë etnikë kanë nevojë vazhdimisht të afirmohen e riafirmohen sepse vazhdimisht kontestohen dhe negociohen. Në këtë mes gjuha si mjet komunikimi është elementi më i zhdërvjellët i strategjive identitare dhe shembuj ka plot kur një popull ka humbur gjuhën por ka ruajtur identitetin etnik ose ka humbur identitetin por ka ruajtur gjuhën. Në fund të fundit, edhe në situatat më të thjeshta shoqërore kur ndeshemi me një popull tjetër, fillojmë të flasim gjuhën e njëri-tjetrit. Pra gjuha si e tillë nuk mund të merret kurrësesi për provë e qëndrueshmërisë apo zhbërjes së identitetit etnik nëse nuk merret në raport me burime të tjera simbolike që përdoren për të lëvizur apo për të ruajtur kufirin etnik.

    Sigurisht, këtu kemi të bëjmë thjesht me një model të ri shpjegimor dhe jo me ndryshim paradigme, edhe pse ky model bëhet i pranueshëm vetëm në funksion të një paradigme të caktuar. Ashtu si e ka shprehur Myderrizi që në vitin 1965 kur ka trajtuar se si studiohet e shkruhet historia e Shqipërisë në funksion të vijës së aleancave politike që ndryshojnë kohë më kohë, apo si na rikujton me shkrimin e tij të fundit edhe Ardian Vehbiu lidhur me parapëlqimin e teorive pellazgjike, ilirike apo trakologjike, në funksion të ndjesive politike të kohës, edhe ky model shpjegimor mund të fitojë rëndësi vetëm në funksion të një paradigme të re. Prandaj nuk mendoj se me parehatinë time kam shprehur një nevojë të përgjithshme për më pak hipoteza e më shumë pohime të sakta e rezultate të prekshme prej albanologjisë. Përkundrazi mendoj se shkenca e gjuhësisë apo shkencat e tjera kanë shumë rezultate të kënaqshme dhe premtuese. Parehatia ime qëndron me nevojën për të përpunuar një paradigmë të re dhe kjo nuk është çështje shkencore por çështje ideologjike.

    Me që ra fjala, mendoj se ka përsëri keqkuptim edhe në shkrimin e ri të Vehbiut dhe komentet pasuese, sepse ngatërrohet me qëllim kuptimi i shkencës apo dijes me kuptimin e ideologjisë. Nëse dija thotë të ndriçohet origjina e gjuhës shqipe, kjo mbështetet dhe përcaktohet nga një paradigmë e caktuar. Nëse ideologjia do të thoshte të vërtetohet prejardhja e shqipes nga ilirishtja, kjo do të zbatohet detyrimisht me praktikën e disa metodave të caktuara shkencore dhe jo të tjerave. Po kështu, nëse dija thotë të ndriçohet origjina e shqiptarëve, kjo përsëri mbështetet dhe përcaktohet nga një paradigmë e caktuar. Nëse ideologjia do të thoshte të vërtetohet që shqiptarët kanë qenë autoktonë në këto troje, përsëri e përsëri kjo do të zbatohet me praktikën e disa metodave të caktuara shkencore dhe jo të tjerave. Me fjalë të tjera, dija shkencore në fushën e gjuhësisë apo të disiplinave të tjera nuk është e ideologjizuar nga jashtë apo më konkretisht nuk është e ideologjizuar domosdoshmërisht nga një regjim i caktuar politik, por mbështetet detyrimisht në një paradigmë të caktuar ideologjike. Për mendimin tim “albanologjia” është paradigma. Tani nëse jemi të kënaqur me paradigmën që kemi le të vazhdojmë pa u shqetësuar, nëse jemi të shqetësuar nga çka bëjmë atëherë duhet të përpiqemi me sa mundemi të ndryshojmë paradigmën ku praktikohen dhe zhvillohen dijet shkencore. Ky është kuptimi i asaj që Thomas Kuhn e ka quajtur revolucion shkencor.

    1. Berti, shkruan:

      […] dija shkencore në fushën e gjuhësisë apo të disiplinave të tjera nuk është e ideologjizuar nga jashtë apo më konkretisht nuk është e ideologjizuar domosdoshmërisht nga një regjim i caktuar politik, por mbështetet detyrimisht në një paradigmë të caktuar ideologjike. Për mendimin tim “albanologjia” është paradigma.

      Dua ta kuptoj më mirë pozicionin tënd. Nëse albanologjia është paradigma, dhe nëse ti mendon se kjo paradigmë duhet ndryshuar, atëherë me cilën paradigmë kërkon ta ndryshosh?

      Se edhe sikur t’i falemi Thomas Kuhn-it (gjë që nuk jemi të detyruar ta bëjmë), pra edhe sikur t’i falemi Thomas Kuhn-it, paradigma në dije do të ndërrohet kur t’i vijë koha – nuk është se do të mblidhet Akademia, një ditë të bukur, dhe do të vendosë “hajdeni vëllezër, ta ndërrojmë paradigmën”…

      Në fakt, ti përmend Kuhn-in, por më dëgjohesh si Feyerabend-i. Sepse albanologjia që kam unë në mendje, është dije dhe i nënshtrohet kriterit të “falsifiability” të Popper-it, i cili më del madje më tepron. Nëse edhe kjo, sipas teje, është një lloj ideologjie, atëherë po flasim për gjëra të ndryshme.

      Në kuptimin që unë do të doja ta mbaj ideologjinë sa më larg dijes, ndërsa ti po dëshiron ta zëvendësosh një ideologji me një tjetër. Apo jo?

      1. Xha xha, nuk me duket se je larg me autorin. Te dy jeni kunder ndikimit ne albanologji te ideologjive komuniste e nacionaliste, po ashtu duket se jeni kunder hegjemonise se indoeuropianistikes ne albanologji. Pra, te dy jeni per nje perteritje te plote e te gjithanshme te albanologjise, qe i bie se jeni revolucionare.
        Dallimi, sipas meje, eshte qe autori kerkon medoemos nje revolucion shkencor pas 200 a 250 vjet albanologji ( nqs e nisim me Thunmanin), edhe pa asnje paradigme te mirefillte zevendesuese, kurse ti je per spastrimin e elementeve te caktuar ( ideologjike e jo vetem), nepermjet njefare trockizmi/revolucioni permanent shkencor.

        Pozicioni yt, sado qe i lavderueshem, ti e di qe eshte i pamundur, shkenca me vota ka kohe qe behet dhe s’ka ndryshuar asnje grime ne kete drejtim ( ka gjithnje teori e studiues mainstream, te cilet jo detyrmisht do te jene te tille pas 20-30 vitesh, kujtojme iliromanine apo keltomanine ne indoeuropianistike). Puna e votave pastaj fut ne loje shume variabla, ku ato politike jane nga me kryesoret.
        Autori, pavaresisht se revolucionar ne parim, duket si pragmatik ne zbatim, i mjafton nje revolucion i vetem, sa te rrezoje albanologjine ( ne fund te fundit, paradigma e re mund te quhet edhe albanistike apo shqiptarologji , emri eshte ceshtje konvencioni, rendesi ka permbajtja e paradigmes).

        Meqe jemi tek tema e emrit etnik, tek teoria e emrit shqiptar si shqipfoles, qe perhapet njetrajtshem dhe pa nje zone specifike lindjeje ( pra e panevojshme te saktesohet), shohim ne thelb si operojne bashkarisht ideologjia komuniste me ideologjine nacionaliste.
        .
        Perhapja e njejtratshme vendos ne qender popullin, si agjent historik, pra sipas manualit te ideologjise komuniste, ku roli i individit historik dhe elitave dominante ( pakicave sunduese), asgjesohet ne favor te rolit popullor.
        Pas 1990, kjo behet nga komuniste ne demokratike, sepse demokrati eshte me popullin dhe parimisht kunder individit historik dhe elitave dominante/pakicave sunduese.

        Nderkohe qe panevojshmeria e saktesimit se ku ka lindur lidhet me unitetin e brendshem qe kerkon ideologjia nacionaliste. Percaktimi i nje zone ku ka lindur mund te krijoje pakenaqesira krahinore e fetare, atehere me mire e anashkalojme ( eshte tipike ne emer te unitetit kombetar te anashkalohen shume te verteta).

        Pra, ne kete rast, albanologjia nuk eshte paradigma qe gjen shpjegimin, por paradigma qe e pengon shpjegimin, duke ofruar nje variant qe si me siper del lehtesisht nga kuzhina ideologjike.

        Ne shume raste, studiuesi do perballet me dilemen e vet politike, dmth

        1- nqs eshte me rolin e madh te individit historik eshte me monarkine e autokracine
        2- nqs eshte me rolin e madh te elitave dominante/pakicave sunduese eshte me aristokracine e oligarkine
        3- nqs eshte me rolin e madh te popullit eshte me demokracine e komunizmin

        Ndersa nacionalisti nuk e ka problem te kaloje nga njera tek tjetra, duke i gjetur pozitiven seciles prej te trejave ( dhe anasjelltas negativen tek secila, nese i duhet), te tjeret jane me strikte ne bindje . Psh nje majtist i mirefillte, parimisht nuk e honeps individin historik, por nese majtisti i mirefillte eshte intelektual mund te pranoje rolin e elitave dominante dhe nese eshte me punetor do te jete strikt tek roli i popullit. Nje liberal klasik do te ishte i tunduar mes popullit dhe aristokracise, duke u perpjekur si ekuilibrist ose pehlivan, ndersa enderron fundin e politikes.

        Keshtu, qe nuk shoh se me cfare do e beje revolucionin shkencor autori, ne kemi nje paradigme te popullit dhe ne qarkullim nuk ka elemente ideologjike te atille qe ta mundesojne nje ndryshim te kesaj paradigme, demokracia eshte me popullin, liberalizmi eshte me popullin, demokristianet jane me popullin.
        Edhe tek gjuha e konceptuam standartin si gjuhe te popullit dhe jo te shtetit dhe as ka shanse te ndryshoje ky koncept atje lart.
        Albanologjia eshte e popullit, me popullin, per popullin.

    2. Nuk besoj se duhet ndonje kurs per te zbatuar kufijte simbolike etnike ne kufijte konkrete etnike, dmth nqs ka kufij simbolike etnike keta do prodhojne nje kufi konkret etnik, nuk eshte se rrine ne eter. Sidoqofte, mund te anashkalohet lehtesisht cdo ceshtje e zbatimit konkret te kufijve simbolike, duke ju besuar se eshte model qe zgjidh shumecka dhe s’ka nevoje per ilustrim, sepse do te ishte humbje kohe dhe sidomos vemendjeje, perderisa problemi madhor eshte ndryshim i paradigmes qe quhet albanologji.

      Nqs, pranohet ajo qe thoni ju, ”se shkenca e gjuhësisë apo shkencat e tjera kanë shumë rezultate të kënaqshme dhe premtuese” atehere perse eshte e domosdoshme nje paradigme e re ?
      Nje paradigme e re do te ishte e domosdoshme per te shpetuar nje shkence nga renia ne pseudshkence si pasoje e mungeses se rezultateve, por perndryshe nje shkence aktive dhe rezultative eshte si puna e skuadres ose kalit qe fiton (ne gara), nuk nderrohet.

      Nqs, ju mendoni se pavaresisht rezultateve te mira, paradigma duhet zevendesuar per shkak se paradigma e re do te beje te mundur rezultate me te mira apo pakrahasimisht me te mira ( revolucion shkencor ), atehere kete duhet ta demostroni, pra ju bie barra ta demostroni.
      Sigurisht qe nuk eshte ky mjedisi i pershtatshem per gjithe argumentimin qe ju zoteroni, megjithate nje a dy karakteristika themelore te paradigmes se re mund t’i shtroni, ne mos per diskutim, te pakten per dijeni te publikut.

      Jam dakort me ju kur thoni qe cdo shkence operon brenda paradigmes, e cila operon brenda caqeve te percaktuara nga ideologjia. Por, pse nje ideologji duhet te jete percaktuese e vetem nje paradigme dhe jo e nje te dyte a te trete, dmth cfare e ben ideologjine qe te lidhet pashmangshem vetem me nje paradigme ?

      Psh cfare e pengoi ideologjine nacionaliste qe te vendoste fillimisht ne kundershtim me rezultatet akademike te kohes (shek 19- mesi shek 20) paradigmen e prejardhjes pellazge dhe pastaj te modifikonte paradigmen duke iu pershtatur ambjenteve akademike me prejardhjen ilire( duke e lene prejardhjen pellazge si nje hipoteze historike, pa implikime serioze ne albanologjine zyrtare, perderisa hipoteza pellazge bazohet vetem tek parimi i autoktonise ) ?

      Pra, per tu kuptuar me drejt, ju kerkoni nje rrezim te gjithe ideologjive ( se si e thoni mese njehere, s’ka vetem nje ideologji ne albanologji) nepermjet rrezimit te albanologjise, apo thjesht rrezimin e albanologjise dhe rindertimin e nje paradigme te re duke shfrytezuar pervec ndonje ideologjie te re qe ju shihni si aktor revolucionar edhe nje ose me shume nga ideologjite e vjetra, themeluese e ndertonjese te albanologjise ?

  21. Po Ardian, pa dyshim, sepse nuk ka dhe nuk mund të ketë shkencë apo kërkim shkencor që prodhon këtë apo atë dije pa ideologji, ose pa një paradigmë, një kuadër ideologjik apo filozofi të kërkimit shkencor siç quhet më shumë sot, sepse dija është ideologji dhe asgjë tjetër. Por po më duket, ashtu si ti kritikove pak më parë një nga komentuesit, sikur jam në një seminar mbi rilindësit ku dikush ngrihet e pyet more po kush është ky Naim Frashëri?! Unë e kam përmendur disa herë se si e mendoj se çfarë duhet kuptuar me ideologji në albanologji por përsëri bëhet sikur s’kemi dëgjuar asgjë dhe vazhdojmë si më parë. Këtu nuk ka njerëz që nuk dinë të lexojnë, por nëse e bëjnë këtë më duket se e bëjnë me qëllim sepse nuk duan të dëgjojnë ato që thuhen. Po kështu, nëse mendoj se na duhet një paradigmë e re në studimet shqiptare dhe nëse më se një herë kam deklaruar se nuk është detyra ime, madje e askujt në veçanti, të tregoj se çfarë paradigme duhet propozuar, përsëri më thuhet se unë u dashkam të tregoj se cila është kjo paradigmë!

    Nejse, në radhë të parë, “falsifiabiliteti” apo përgënjeshtrimi shkencor i Karl Popper është thjesht një procedurë që shërben për të quajtur të vlefshme metodën e kërkimit. Ndërsa, ashtu si fjala “revolucion” tek koncepti revolucion shkencor nuk është e njëjtë me fjalën “revolucion” tek revolucioni francez, revolucioni sovjetik apo revolucioni kulturor kinez, duhet kuptuar se ideologjia shkencore nuk është e njëjta gjë dhe nuk varet drejtpërsëdrejti nga ideologjia politike. Të dyja janë ideologji dhe pjesë përbërëse të një sistemi shoqëror, që ndikojnë njëra-tjetrën, por nuk janë e njëjta gjë. Prandaj, nëse revolucioni politik bëhet nëpërmjet mobilizimit të masave, revolucioni shkencor nuk merret as nga Thomas Kuhn as bëhet me vota në mbledhjet e Akademisë.

    Me këtë rast, duhet t’ju kujtoj se teorinë ilirike nuk e imponoi pushteti komunist, sepse me sa di unë Enver Hoxha ishte fillimisht për teorinë pellazgjike. Po kështu, shteti totalitar krijoi kushtet për një standardizim të gjuhës letrare, por se si duhej të ishte apo se si u bë standardi i gjuhës letrare nuk mund të imponohej nga pushteti komunist. Teoria pellazgjike është përkrahur fillimisht nga politika greke dhe italiane, por në kushtet e rivalitetit të Austro-Hungarisë me Italinë, albanologët austriakë shpikën teorinë ilirike për t’i shërbyer politikës austriake që kërkonte të fitonte epërsi mbi Italinë dhe t’i kundërvihej depërtimit sllav në Ballkan. Afërmendsh, pushteti komunist u bind për supremacinë e teorisë ilirike prej albanologëve shqiptarë të edukuar në traditën austriake, jo se këta ishin më në zë e më të shumtë në atë, por duke parë në retrospektivë mund të kuptojmë se ata u treguan më të zotët, ndoshta edhe thjesht nga nevoja të domosdoshme sepse përndryshe do kishin mbetur pa punë. Po kështu, nëse standardi i gjuhës letrare ashtu si e kemi trashëguar nga periudha totalitare është i keq, për këtë janë përgjegjës vetëm albanologët që shpikën një standard të keq për t’i shërbyer politikës komuniste.

    Megjithatë, ndoshta duhet të kujtojmë këtu se fatmirësisht gjuhësia si dhe disiplinat e tjera nuk praktikohen e zhvillohem vetëm për hir të albanologjisë. Nëse them se “shkenca e gjuhësisë apo shkencat e tjera kanë shumë rezultate të kënaqshme dhe premtuese”, kjo i referohet sidomos atyre studimeve gjuhësore që nuk përfshihen domosdoshmërisht nën paradigmën ideologjike të albanologjisë. Fatmirësisht, jo vetëm mund dhe duhet të kemi studime të tilla premtuese, por mund të them se kemi nga këto studime, si p.sh. në fushën e sintaksës kontrastive apo fusha të tjera. Me sa duket jemi verbuar nga arritjet në historinë e gjuhës dhe studimet e tjera albanologjike në mënyrë të atillë sa mund t’i kemi nënvlerësuar, ashtu si autorët e këtyre lloj studimeve mund t’i kemi harruar e lënë mënjanë, si p.sh. Selman Riza apo përsëri Osman Myderrizi edhe në këtë fushë.

    Gjithashtu, edhe studimet shqiptare në përgjithësi nuk reduktohen në albanologji. Kështu, për të marrë vetëm pak shembuj, studimet ekonomike mbështeten mbi paradigmën tranzitologjike, ndërsa një pjesë e studimeve historike, sociologjike, politike, etj. mbështeten në paradigmat postmoderniste, dekonstruksioniste apo postkolonialiste, të cilat të gjitha nuk janë pa probleme. Mandej ka një sërë studiuesish të rinj që janë edhe më të shumtë dhe kanë përqafuar paradigmat majtiste, neo-feministe apo islamiste, si dhe ekstremizma të tjera të këtij lloji, të marrë veç e veç apo të kombinuar, janë ndoshta edhe më të rrezikshme. Për ta mbyllur këtë diskutim, në këto kushte më duket e papranueshme që forcat më të përgatitura shkencore merren akoma, p.sh. me historinë e gjuhës si provë e autoktonisë, përparësisë dhe veçantisë së një shoqërie të imagjinuar, në vend që të merren me politikën e gjuhës apo dukurive të tjera dhe të riorientohen nga problemet dhe sfidat e historisë, kulturës dhe shoqërisë reale.

    1. Shkruan:

      “falsifiabiliteti” apo përgënjeshtrimi shkencor i Karl Popper është thjesht një procedurë që shërben për të quajtur të vlefshme metodën e kërkimit.

      Berti, kam frikë se nuk është kështu.

      Falsifikueshmëria (kriteri i falsifikueshmërisë) është standard i vlerësimit të teorive që pretendojnë të jenë shkencore, sipas të cilit një teori është mirëfilli shkencore vetëm në qoftë se është e mundur, në parim, të hidhet poshtë (të përcaktohet si e rreme).

      Unë këtë më lart e kam nxjerrë nga Britannica.com.

      Sipas kësaj faqeje që unë e sjell ngaqë përcjell dijen e standardizuar, Karl Popper-i e propozoi këtë kriter si metodë fondacionale për shkencat empirike.

      (Pra, falsifikueshmëria është vetë metodë, por nuk ka të bëjë thjesht me metodën e kërkimit.)

      Të tjerë komentues kanë vënë në dukje se falsifikueshmëria – gjithnjë sipas Popper-it – përcakton testueshmërinë inherente të çdo hipoteze shkencore.

      Unë prandaj edhe e përmenda: hipotezat e albanologëve dje dhe sidomos sot, për prejardhjen e shqipes, marrëdhëniet e saj me gjuhë të tjera dhe brenda familjes indo-europiane dhe ecurinë e saj në shekuj e plotësojnë kriterin për të qenë shkencore, sa kohë që janë të testueshme dhe të falsifikueshme.

      Mjaftojnë 5-6 faqe nga etimologjitë e Çabejt, për ta konfirmuar këtë që them.

      Sërish, unë besoj se albanologjia mund të jetë kontaminuar fort prej ideologjive të caktuara – përfshi nacionalizmin, racizmin, ekscepsionalizmin shqiptar – por kjo nuk ia zhvlerëson themelet që i ka të forta në shkencë.

      Për mua, nuk është aq problematike albanologjia, sa miti i albanologjisë; ose pritjet ndaj albanologjisë, nga vetëdija institucionale në Shqipëri dhe gjetiu. Janë ata që duan ta përdorin albanologjinë, që e kanë dreqosur punën.

      Problemi që ka sot albanologjia në viset shqiptare është si ta ruajë njëkohësisht edhe integritetin shkencor, edhe relevancën publike.

      Kanë ikur kohët kur mund të humbje vendin e punës pse kishe përqafuar një hipotezë të gabuar (jo “kosher”). Por sot vendin e punës e humb sepse nuk të mbështet më kush financiarisht…

      1. Ardian, jam i sigurt që një Moderator nuk do t’i pranonte këto lloj komentesh dhe ti në fakt si Moderator paralajmëron shpesh komentuesit se ky apo ai reagim nuk lidhet me temën dhe na shkëput vëmendjen. Mos duhet të kapemi pas çdo lloj fjale t’i shpjegojmë kuptimin? Në fund të fundit, siç ta vuri ne dukje edhe DI, themi të njëjtën gjë dhe nuk merremi vesh, si lidhur me thelbin e çështjes edhe me përkufizime konceptesh si falsifikueshmëria që janë të rëndësishme në vetvete por pa lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen. Pse? Unë mund t’i bie shkurt kur i referohem një ideje apo një koncepti sepse nuk dua të shkëpus vëmendjen nga problemet që na shqetësojnë lidhur me temën që diskutojmë. Po ti pse bën gjithnjë pikërisht të kundërtën? Ty të intereson të shkëpusësh vëmendjen, apo çfarë? Nëse është kështu, më mirë po e lëmë fare!

  22. Desha te sillja ne vemendjen e autorit qe vjet eshte krijuar Akademia Alternative “Rrenjet tona”, ne organigramen e se ciles gjenden disa dhjetera studiues. Di se ky grupim eshte i pakenaqur me rezultatet albanologjike, pavaresisht se ne nje kendveshtrim shume me ndryshe ( te shumte i bashkon ideja qe tek albanologjia – shqiptare- gjenden rrenjet e tradhtise, te cilat keto 30 vitet e fundit kane nxjerre dege pafund e lulezuar hareshem). Nqs, ju ne studimet tuaja keni verifikuar qe teza ilire eshte ne njafare menyre produkt i politikes austro-hungareze ne Ballkan, atehere keta alternativet nuk paskan qene shume larg te vertetes ( pavaresisht se tradhtia aty nuk ka lidhje me Austro-Hungarine). Desha, keshtu, te sillja ne vemendje Akademine Alternative, sepse kushdo, me cfaredo argumenti te kontestoje alabanologiine zyrtare, do te jete akademi e akademik alternativ, persa kohe qe si argumentoni edhe ju, keto jane ceshtje jo vetem te politikes se shkuar, por edhe pragmatike te nje grupi studiuesish, qe vetepunesohen pasi ngelen pa shtetin austro-hungarez dhe zgjatimet e nevojshme akademike te atij shteti. Pra, kur del se pragmatizmi eshte e vetmja shtyse, dhe qe gjendet ne themelet e vete albanologjise shqiptare, atehere beteja juaj ka nisur pothuajse e humbur ( pragmatizni fiton ndaj idealizmit, perpos rastit kur ky propogandon edhe perdorimin e kobures). Pershtypja ime eshte se ju duhet te thelloni nivelin tuaj argumentues me nje shkrim te ri ketu ne PTF, ku te vini ne dijeni lexonjesit, rreth perfshirjes se shtetit austro-hungarez ne tezen ilire ( bashke me financimet e bursat perkatese). Norikumi, ka qene vleresuar per nje kohe te gjate si territor ilir, dhe me keltomanine u kthye ne kelt( pas 1960) A ka ndonje lidhje kjo iliresi e lashte e Norikumit me shtetin austriak dhe politikat ballkanike, perkatesisht Ballkanin Ilirik, vecanerisht Shqiperine. A kishte lidhje kjo, me strategjine austro-hungareze pas 1867( me shume austriake sesa hungareze) per te dale ne Selanik, si e vetmja hapesire e mundshme zgjerimi e shtetit ( rrjedhimisht shqiptareve u jepen teoria ilire, per t’u ndier me afer austriakeve me origjine nga norikumi ilir ) ?

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin