BASHKË APO VEÇ?

A duheshin trajtuar bashkë Koliqi dhe Camaj, në një shkrim të fokusuar në bashkëpunimin e tyre të supozuar me agjenturat e huaja?

Këtë pyetje po ia bëj vetes tani, pasi kam ndjekur, prej ditësh, polemikat që pasuan artikullin e Auron Tares, në Peizazhe të fjalës.

Dhe vetëm tani, sado me vonesë, po kuptoj se do të kish qenë më mirë që këta dy autorë të trajtoheshin veçan, në dy artikuj të ndryshëm. Prandaj edhe e bëj këtë ndërhyrje, jo thjesht si botues dhe i prekur drejtpërdrejt nga polemikat, por edhe si person i angazhuar në debatet publike, në kuptimin që do të kisha folur kështu edhe sikur artikulli të kish dalë gjetiu.

E lexova artikullin pa mbajtur gjithnjë parasysh se disa lexues do t’i qaseshin ndryshe, nga premisa dhe pritje të tjera nga të miat; lexues që vijnë nga eksperienca kulturore dhe jetësore të ndryshme nga të miat.

Jetët e tyre kanë ndjekur trajektore të ndryshme – duke qenë Koliqi produkt politik i Luftës II Botërore dhe i fashizmit italian, ndërsa Camaj i ardhur nga një areal tjetër politik.

Po ashtu, Koliqi ka qenë haptazi i angazhuar në politikë gjithë jetën, duke u rreshtuar më parë haptazi në krah pushtuesve italianë në vitet e Luftës dhe duke vepruar pastaj aktivisht, nga mërgimi, kundër regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, ndërsa Camaj më është dukur gjithnjë sa apolitik, aq edhe i matur në pozicionimet e veta politike.

Etiketa e antikomunistit i rri mirë Koliqit, por jo dhe aq mirë Camajt. Dhe ndërsa i pari e ka pranuar edhe haptazi që ka qenë “fashist”, Camaj me fashizmin nuk ka asnjë lidhje.

Çfarë i bën këta të dy bashkë, përtej të qenit katolikë shqiptarë të veriperëndimit dhe të larguar nga Shqipëria, është sidomos bashkëpunimi në Romë, për revistën Shêjzat, i së cilës Koliqi ishte pronar, ndërsa Camaj kryeredaktor; bashkëpunim i natyrës kulturore dhe botuese.

Edhe si shkrimtarë, të dy i bashkon gegnishtja e kultivuar me të cilën shkruanin, pa çka se me dallime jo të parëndësishme; por poetika dhe estetika e tyre kanë qenë të ndryshme. Si shkrimtar, Koliqi është produkt i viteve 1930, ndërsa Camaj i përket një epoke më të vonë. Qasja e këtij të fundit ka qenë gjithnjë poetike, edhe kur shkruante në prozë; ndërsa Koliqi profilizohet më shumë si mjeshtër i prozës dhe i narrativës. Dhe më e rëndësishmja, Camaj letrar ishte modernist, ndërsa Koliqi konservator.

Kur të kryhen studime të krahasuara dhe të identifikohen burimet letrare të së dyve, mbase do të dalë më e qartë se, ndërsa Camaj mund të ketë përfituar nga Koliqi edhe si “mentor” në shkrimtari, pikat e tyre të referimit letrar kanë qenë të ndryshme.

Pra, tani që kam pasur kohë dhe rast ta mendoj këtë më thellë, gjykoj se do të kish qenë më mirë që Koliqi dhe Camaj të trajtoheshin veçan. Bashkimi i tyre në një artikull krijon përshtypjen se edhe vënia e tyre në dispozicion të shërbimeve agjenturore ka qenë e bashkërenduar – por nga vetë dëshmitë e sjella në artikull nuk rezulton kështu.

Koliqi ishte një shqiptar i elitës së Paraluftës, me të gjitha virtytet dhe veset e asaj elite – duke qenë, mes të tjerash, edhe i mësuar të paguhej prej “të huajve”, për të vepruar politikisht.

Camaj, përkundrazi, u shndërrua me forcë në viktimë nga regjimi totalitar, që e keqtrajtoi dhe e poshtëroi, duke e detyruar të nënshkruajë bashkëpunimin. Me gjasë, njëlloj është trajtuar edhe në Jugosllavi nga UDB-ja. Angazhimi i tij politik, në Komitetin e Prizrenit dhe në Radio Beogradi mbase duhet parë si pjesë e përpjekjeve të tij për të mbijetuar, në një mjedis sa të huaj, aq edhe armiqësor.

Vetë largimet e tij – më parë nga Shqipëria, pastaj nga Jugosllavia dhe më në fund nga Roma – janë edhe ikje nga rrethana në të cilat ai nuk ndihej i qetë; çfarë nuk mund të thuhet për Koliqin, i cili në Romë gjendej në elementin e vet.

Nëse këta të dy, Koliqi dhe Camaj, do të duheshin trajtuar së bashku, kjo duhej bërë më shumë për periudhën kur këta vërtet ishin bashkudhëtarë – ose vitet e revistës Shêjzat.

Ishte gabimi im, si botues, që nuk ia vura këtë në dukje Auron Tares në fazën e përgatitjes së shkrimit; nuk e bëra, sepse nuk e pata vënë re – por jam i sigurt se Auroni do të më kish mirëkuptuar.

Problemi tani është se, duke i vënë bashkë këta dy autorë dhe personalitete, duket sikur këta kanë punuar me agjenturat e huaja – nëse kanë punuar – falë asaj çfarë i bashkonte: të qenit mërgimtarë të besimit katolik nga Shqipëria veriperëndimore. Ato vendime që ata i kanë marrë veç e veç, në rrethana të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, duket sikur janë frymëzuar nga një qëllim i vetëm politik a kulturor dhe shkalla e përgjegjësisë së tyre morale si informatorë (gjithnjë të supozuar, dhe para vetes, jo para “kombit” siç thonë ca) duket sikur barazohet. Madje edhe njerëzve që, për arsye politike, neveriten prej Koliqit thjesht ngaqë ky ka bashkëpunuar me fashizmin, tani u duhet të gjejnë një vend, brenda ekuacionit, për variablin e ri Camaj.

Dhe ashtu ndodh që persona të caktuar, në keqbesim, të akuzojnë tani shkrimin e A. Tares se kërkon të denigrojë trashëgiminë kulturore të bashkësisë katolike në Shqipëri.

Kjo, pa çka se Koliqi dhe Camaj edhe trajektoret e tyre letrare i kanë pasur të ndryshme; duke qenë i pari i njohur në Shqipëri si shkrimtar që para Luftës II Botërore dhe duke qarkulluar më pas, edhe dorazi, mes lexuesve; ndërsa Camaj, si shkrimtar mirëfilli i diasporës, mbeti i panjohur për publikun në Shqipëri deri në fund të viteve 1980 – dhe jo shumë i njohur edhe në Kosovë.

Ndikimi i tyre në letërsinë dhe në kulturën shqip ka ardhur nga drejtime të ndryshme, pavarësisht gegnishtes të së dyve.

Ka shumë katolikë shqiptarë, në Shqipëri dhe gjetiu, që i vendosin Koliqin dhe Camajn në të njëjtin piedestal, duke i konsideruar si liderë shpirtërorë të bashkësisë së tyre, nëpërmjet një përpjekjeje për adhurim që nuk ka shumë lidhje me leximin e veprave përkatëse. Kjo, edhe pse të dy këta shkrimtarë, sikurse edhe Fishta, Harapi, Prenushi dhe të tjerë autorë të shquar katolikë të Veriut (duke filluar me Gjon Buzukun) u përkasin të gjithë atyre që i lexojnë, frymëzohen prej tyre dhe e gjejnë veten në fjalët e tyre, anembanë trojeve ku flitet, shkruhet dhe lexohet shqip.

Disave mund t’u jetë dukur, megjithatë, se artikulli i A. Tares, duke i vënë bashkë dy autorët, legjitimonte njëfarësoj pretendimin partikularist, se Koliqi dhe Camaj “na përkasin neve, jo juve”, që u nënvendoset shumë argumenteve në debatet kulturore të sotme.

Sërish, rrethanat në shqiptarinë e shekullit XXI kanë ndryshuar aq sa një poezi të Camajt ta admirojë edhe një shqiptar çam në Turqi dhe një poezi të Nolit një shqiptar katolik në Mal të Zi; pa folur për Ismail Kadarenë, për të cilin çdo diskurs përkatësie krahinore do të tingëllonte qesharak.

Është shenjë pjekurie, e hapësirës kulturore ku flitet shqip, që autorë si Koliqi dhe Camaj, pavarësisht prejardhjes së tyre dhe identitetit të tyre partikular, të shihen dhe të trajtohen si të gjithë shqiptarëve.

© 2020, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

 

41 Komente

  1. “ Dhe ashtu ndodh që persona të caktuar, në keqbesim, të akuzojnë tani shkrimin e A. Tares se kërkon të denigrojë trashëgiminë kulturore të bashkësisë katolike në Shqipëri.”

    Meqe e hape vete. Edhe une ndaja dhe ndaj te njejtin mendim. Ishte si nje sulm kundra per denigrim. S’doja t’i fryja ketyre ererave se boll halle ka Shqiperia, njerzit e saj. Pse t’u fusim energji te keqe percarese? Tare ben sikur ka zbuluar rroten. Keto gjera diheshin dhe me pare. Duhet te mesohemi t’i duam personalitetet e cdo fushe, me te mirat dhe gabimet e tyre. Camaj eshte tragjik. Koliqi dinte c’bente. I dua te dy. Fashizmit te Koliqit i ve perballe hapjen e shkollave shqipe kudo. Dhe fashizmi i tij me tretet, madhohet Koliqi sepse ndoshta as ai s’e deshi fashizmin por e perqafoi per ato shkolla dhe me tej.
    Koliqi & Camaj kane zene vendin e nderit ne kulturen shqiptare. Cfardo qe te belbezohet, ata jane atje, te zene vend si ata shkembinjte e medhenj.

    1. Amantia, i juaji eshte komenti tek shkrimi i Tares, qe po citoj me poshte? apo i ndonje Amantine tjeter?
      Nese eshte juaji,kujt ia drejtoni etiketimet ” gjeme e madhe keta qe bashkepunonin me armiqte shekullore te shqiptareve” apo “te kishin fituar keta menxyrore” …
      Citimi:
      “Komunizmi ishte gjeme, po gjeme me e madhe ishin keta qe bashkepunonin me armiqte shekullore te shqiptareve. Te kishin fituar keta menxyrore, Shqiperia do ishte katandisur kokoshi nje thele- ne rastin me te mire, apo do ishte ndare midis atyre qe e dime. Do ishin vene ne jete planet e djalit te Çurcillit & Co, qe paguheshin nga lobet greke etj., etj.,
      S’kemi gje me veriun, eshte pjese e atdheut tone te dashur, Shqiperi. Reagimet tuaja jane jo vetem emocionale dhe te pa- mend, por dhe te frikeshme”.

      nuk besoj se jam jashte teme, per momentin.

      1. Lec, jeni ne personin e duhur. Une jam. Tek paragrafi qe keni sjelle, e kisha fjalen per komitetin qe kishin krijuat jugosllavet. Ka emra te tjere ne prurjen e Tares, nuk i mbaj mend tani. Kishte lidhje me premtimin qe I ishte bere Greqise per t’i dhene jugun. S’ka lidhje me Koliqin & Camaj.
        Besoj se u sqarova.

  2. Ju thoni:

    “Dhe ashtu ndodh që persona të caktuar, në keqbesim, të akuzojnë tani shkrimin e A. Tares se kërkon të denigrojë trashëgiminë kulturore të bashkësisë katolike në Shqipëri”

    Por, me falni, duke pasur parasysh perkatesine politike te familjes prej nga vjen Z.Tare, si edhe qendrimin “dashamires” te regjimit ndaj bashkesise katolike ne Shqiperi dhe sidomos ndaj personave per te cilet flet Z. Tare, nuk me duket se te gjithe ata qe metojne se qellimi i Tares paraprakisht ka qene qe ne mos te denigroje, te veje ne drite te keqe keto dy figura edhe si vazhdimesi e nje te kaluare jo fort te larget, duhet patjeter te jene ne keqbesim. Aq me teper qe nuk eshte krejt i qarte mirebesimi i Z. Tare vete ne kete ceshtje,

      1. Pergjithesisht “I do not like to state the obvious” dhe te perseris ate qe eshte “common knowledge”. Kjo sa i takon perkatesise politike te familjes se Z. Tare. Besoj se kjo behet relevante per diskutimin ne castin qe vihet ne dyshim mirebesimi i atyre qe komentojne Taren, kur vete mirebesimi i Tares ne rastin me te mire eshte i diskutueshem. Ju dhashe mendimin tim, meqenese me pyetet drejtpersedrejti. Nuk pretendoj te kem monopolin e se vertetes.

        1. Unë nuk ia di biografinë z. Tare (e kam takuar vetëm një herë, në rrugë, në Tiranë; dhe e kam përshëndetur një herë tjetër, në një restorant, po në Tiranë), por di që ai është marrë, në rrjedhë të viteve, me botime dokumentesh nga arkivat, gjë që e ka pasion. Nuk besoj që për këtë ta ketë frymëzuar historia familjare. Kjo qasje po më duket pak si tepër primitive – vërtet mendoni se autori mund të ketë ndonjë mllef personal ose familjar me Koliqin dhe Camajn? Ose me kulturën dhe bashkësinë e besimit katolik në Shqipëri? Po pse? Çfarë mund t’i kenë bërë katolikët shqiptarë familjes Tare?

        2. Z. Vehbiu, besoj se ky diskutim nuk mund te vazhdohet pa dalë jashtë temës, madje, shumë jashtë temës. Te gjithë e kemi nga një profesion, disa prej nesh kanë edhe hobi. Nuk e di z. Tare gërmimin nëpër arkiva e ka profesion, apo hobi (në këtë rast çdo ngjashmëri me Taren që gërmonte në atë filmin e famshëm është rastesi), por ma thotë mendja se gërmimi nëpër arkiva bëhet gërmo, gërmo të shohim ku do të dalim, apo gërmojmë atë qoshin atje se ajo që duam të gjejmë, po të jetë s’ka ku të jetë tjetër. Qasja ime mund të jetë primitive, megjithëse nuk e kuptoj tamam se çfarë kuptoni ju në këtë rast, primitive si jo moderne, primitive si jo e sofistikuar, apo primitive si e palatuar, por më lejoni t’ju them se pyetjet qe shtroni ju më pas mua më duken naïve dhe nuk e kuptoj (sepse nuk besoj se ju jeni naiv në këtë shkallë), se ku doni të dilni. Ju me të vërtetë besoni se patjetër z. Tare duhej të kishte pasur ndonjë mllef personal me Koliqin dhe/ose Camajn, ose mos o Zot ndonjë prift katolik do t’i kishte vjedhur portofolin babait te Z. Tare, qe ky zotnia ta kishte mbajtur vëth në vesh dhe pastaj te hakmerrej nëpër arkiva? Besoj se ju e dini, qe nëse z. Tare ka arsyet e veta jashtëshkencore për ta bërë atë hulumtim siç e ka bërë, që unë besoj se i ka ( edhe një herë pa pretenduar se kam monopolin e së vërtetës) ato arsye jane krejt të tjera dhe shumë më esenciale nga ato që shtroni ju në pyetjet tuaja. Të tilla arsye, ose të ngjashme me to kanë edhe shumë studiues me, si i thoshim atëhere, partishmëri të lartë ose vigjilentë ndaj armikut të klasës e të tjera të këtij kallëpi.
          By the way, nuk e di a e lexuat intervistën e Bardh Demirajt në gazetën Panorama (fatkeqsisht nuk po e gjej dot linkun tani, mbase edhe e kanë hequr). Gjithsesi ju do të mund t’ia kërkonit.

          1. E kam lexuar intervistën e Bardhit. Bardhi këto gjëra, në kontekste të tjera, i ka thënë edhe këtu te Peizazhet.

            Nuk besoj se Tare ka arsye familjare për të goditur Koliqin dhe Camajn. Vetëm para pak muajsh, është marrë me Myslym Pezën dhe Haxhi Lleshin, sipas të njëjtës optikë.

            Përshtypja ime është se ai ka një pasion për këto gjëra, që është diçka më shumë se hobby.

  3. Ndoshta dikur të lodh retorika përreth dhe dorëzohesh e i vë në dyshim vendimet, në këtë rast ato editoriale.

    Gjatë një interviste në një nga televizionet shqiptare (Ora News ?), z. Tare shpjegonte se po përgatiste për publikim një pjesë të dytë, e cila kishte në qendër figura “të Jugut”, me shumë gjasa jokatolike.

    Ndoshta ngase, me ndonjë përjashtim, nuk i identifikoj autorët me jetët e tyre, si lexues më preku shumë pak shkrimi në fjalë. Akoma më pak më sugjestionoi zhurma rreth shkrimit, e cila m’u duk e stisur, si një shqetësim që në të vërtetë s’është aty po që bëjmë ç’është e mundur të themi sikur e kemi. Për të folur më konkretisht, në një nga gazetat shqiptare online, ndërsa lexoja një reagim mbi shkrimin e z. Tare, me bisht të syrit vura re që artikulli më i lexuar në atë seksion ishte njëri me titullin “Pse disa gra qajnë gjatë seksit”.

  4. pulsar, dielli me shoshe nuk mbulohet.

    Edhe une kam te drejte ( sipas llogjikes se Tares) te mendoj qe ai e ka axhente kete. Na e beka per sevap, gjoja. Po ta bente per sevap se ka kohe te lire dhe s’ka c’ben, s’do I kishte futur te dy – turp i botes. Megjithate ka shqiptare te mire & fisnik. Autori i kesaj faqeje, me fisnikeri e pranoi qe ishte gabim nje sjellje e te dyve ne te njejten kohe.

    Paska filluar me krahina Tare. Le te sillte Koliqin dhe nje tjeter, t’i shkartiste. Por nuk eshte i sinqerte, vec mos kesh sy e mend s’e sheh kete.
    Cfaredo qe te beje Tare & Co.., Koliqi & Camaj kane zene vendin e tyre ne letrat shqipe.

  5. Kot e rrihni veten, e nuk duhet ta beni ritual sakrifikimi. Problemi ishte Tare, jo thjeshte shkrimi, meritat e munguara shkencore pak dine ti vleresojne. U publikua te gazeta Luftetari (dita) e mori jehone, jo prej meritave, por prej tematikes.

    Nese do e kisha bere une, a ndonje jashte shtetit, me te njejtat spekulime nese do e lejonin dokumentet, por te renduar me teorira dhe referenca nga literatura e huaj, askush do e cante koken. Kam idene qe as do e kuptonin. Godole nuk e kuptoi shkrimin tim mbi Hagjiografine dhe regjimin e kujteses, dhe ajo e ka stervitur syrin me literature, sa keta analfabetet qe grinden duke pare porno. Pra serish mendoj se nuk eshte as metodologjia problem, eshte Tare.

    Prandaj jam me Elonen ketu per ta aktualizuar si ceshtje, e dakord qe e publikuat, vec a bashke, nuk ka rendesi.

    Tani pse Tare? Do shkrim me vete.

    Albanologu ne Mynih kish dhene nje interviste te Panorama. Me elokuent se A. Tufa, por ne thelb po aq i ashper. Por ky jam i sigurte se e ka nga mungesa e rigorizitetit shkencor dhe besnikeria ndaj komunitetit te albanologeve, kushtezim më fisnik sesa shoku i lagjes apo i kafes.

    Përfundimisht, shume ndjeshmerira, kembe qe zgjaten e nuk duhen shkelur, ne mes tyre ndonje sterkembc, por duhet bere dallimi.

  6. Bashke apo vec? Problemi eshte se Ernestin dhe Martinin i kane bere bashke ish-ministrat e kultures ne Tirane dhe Prishtine, dhe pikerisht ketu e ka marre spunton z. Tare.

    Per Ernestin, duam apo nuk duam, nuk mund te mohohet bashkepunimi i tij i sterzellshem me pushtuesin italian. Ishte apo s’ishte i shtrenguar ai nga fashistet italiane, ne analizen me te fundit, te ftohte dhe objektive, eshte e veshtire te mos pranohet se veprimtaria politike e Koliqit pas 7 prillit perbente tradheti.

    Dhe kjo eshte vertet fat tragjik per nje figure me penden dhe talentin e kalibrit te tij, pavaresisht nga epistolari personal qe na vjen sot me pikatore nga arkiva private qe, per pasoje, jane sa te besueshme aq edhe te paverifikueshme.

    Prandaj edhe botimi nga revista Peizazhet e Fjales te punimit te z. Auron Tare eshte ne perputhje me misionin, platformen, integritetin dhe cilesine e saj. Nuk perben kurrfare sakrilegji nxjerrja dhe analiza e dokumenteve komprometuese per keto dy figura te rendesishme te kultures si dhe ngritja e pikepyetjeve per veprimtarine e tyre jashte sferes se letersise dhe kultures. Sikurse e permend z. Vehbiu me lart, z. Tare ka vite qe hulumton me pasion e durim arkiva ne kater anet e botes. Biles para shume kohe ai zbuloi dhe botoi dokumente qe vertetonin se figura te larta te regjimit komunist ishin paguar nga anglezet gjate luftes. Kjo gje sigurisht e pasyroi dijen dhe debatin historik ne vend, por nuk mbajme mend qe z. Tare t’i jete nenshtruar atehere nje sulmi te ngjashem nga pinjollet apo individet e prekur nga ato dokumente. Gjithashtu, ne keto faqe kemi lexuar edhe ese qe levdojne Koliqin dhe Camajn. Nuk mbaj mend reagime te ngjashme ne oponence me to…

    Shpresoj te jem gabim, por reagimi i verber i tanishem fatkeqesisht tregon nje kulture te theksuar intolerance, nje mendesi ne thelb totalitariste, per te mos permendur njefare fondamentalizmi partikularist ne vend.

    Reagimet, te cilet paraqiten si qartas te koordinuara, jane edhe sulm i papranueshem ndaj fjales e mendimit te lire. Ato te kujtojne kohet e erreta te totalitarizmit, dhe censuren dhe autocensuren e imponuar ne te kaluaren, sic kemi degjuar.

    Autoriteti i Dosjeve hap hetim administrativ. Perse? Sepse Auron Tare botoi dokumente nga dosja e deklasifikuar?

    “Liliput” e quan me nenkuptim Taren nje gazetare e mbrujtur me veprat e dy figurave qe trajton Tare. Dhe pse? Sepse ajo e ka te veshtire qe te pranoje se idhujt e saj jane marre edhe me do pune te tjera jashte sferes se letersise?

    Një gazetar ne pension biles aludon edhe per procedime gjyqesore ndaj revistes dhe autorit. A nuk eshte kjo baraz me nje kercenim absurd ndaj lirise se mendimit dhe te shtypit?

    Kurse nje mbese e Martinit flet mbare mbrapsht neper televizione etj. duke sulmuar e kercenuar autorin aq sa ben me turp edhe intervistuesit e saj…

    Llumi i mediave sociale ka filluar te merret me biografine dhe familjen e autorit, ne vend qe te lexonte me vemendje dokumentet qe ai ka sjelle.

    Kurse Akademia e Shkencave “mban qendrim zyrtar”. Perse? Sepse ia kerkon apo e sfidon dikushi ne nje TV te Tiranes? Akademia e Shkencave s’kishte fare pune me kete debat dhe beri gabim qe ra ne kurthe mediatike individesh. Po te donin le te reagonin Departamentet e Letersise tek UT dhe UET, apo “Akademia Albanologjike”, pjese e se ciles eshte edhe Instituti i Gjuhesise dhe Letersise. Apo edhe vete ish-ministrat e kultures te lartpermendur.

    Gjithashtu ishte krejt e panevojshme perfshirja e Kadarese ne debat, nderkohe qe dihet se kohet e fundit ai i eshte shmangur daljeve dhe diskutimeve ne publik.

    Mjerisht kjo shtrengate e çmendur, qe i ngjan me shume shiut te veres ku jemi [me ndonje kokerr bresheri te panevojshem], erresoi nje ngjarje te rendesishme per Peizazhet dhe vete themeluesin e saj, dhe pikerisht zgjedhjen e Dr. Ardian Vehbiut si Anetar Korrespondent i Akademise se Shkencave te Shqiperise, hap ky teresisht i merituar.

    Dhe kulmi ne keto reagime absurde ishin tamam insinuatate konspirative te kesaj ngjarjeje me “perfshirjen” e Akademise se Shkencave ne kete mesele.

    Ato shpritra “te trazuara” nga dokumentet eshte mire te qetesohen dhe ta marrin me dashamiresi dhe gjakftohtesi gjithe kete debat. Ironia eshte se shumica e “te indinjuarve” tani deklarojne se “i dinim keto gjera”.

    Per me teper, eshte qesharake te mendosh se ekziston ndonje komplot apo tendence per cenimin e ndonje trashegimie kulturore partikulariste, aq me shume qe cdo prurje e tille eshte pjese thelbesore e kultures dhe trashegimise sone kombetare, te cilen e duam, e shijojme, e kritikojme, dhe e perqafojme, po te jete nevoja.

    Prandaj Peizazhet meriton jo gure, por vetem urime per nivelin e larte dhe guximin intelektual, dhe kurresi nuk duhet te behet pishman per platformen dhe linjen e vet editoriale. Ne mos sot, neser do te flitej per keto gjera edhe tjeterkund.

    Besoj se pajtohemi se debati me kulture e vetepermbajtje eshte progres sepse mendimi ndryshe e ndihmon edhe lexuesin e informuar, te painformuar dhe ate kritik. Eppur si muove, pat thene dikush dikur, apo jo…?

  7. Mund te trajtohen vec, ashtu si mund te trajtohen bashke me Auron Taren nqs psh emeruesi i perbashket do te ishte si te marrim paret nga te huajt, ne kuptimin qe te huajt si burim paresh e karrierash kane qe ne kohen e turkut osmanlli, ceshtja eshte si t’ua marresh me cfare kostosh morale. Por qe ne analize te fundit, si Koliqi e Camaj, si komunistet qe moren pushtetin ne 1945, koston morale e kane te perbashket, qe quhet tradhti. Pastaj muhabeti mes tradhtareve, se kush eshte me patriot, qe te legjitimoje formalisht pushtetin ne epoken e shteteve kombetare, tashme duhet te kishte marre fund se jane te gjithe qesharake. Gjithsesi nje diskutim serioz per Koliqin dhe Camajn duhet te filloje me kulturkampf-in qe beri Zogu ne vitet 30, dhe raportet shume te keqija me kishen katolike, e cila ishte nen mbrojtjen e shtetit italian, aq sa ne 1935 Zogu desh u prish me Musolinin per ceshtjen e luftes kulturore me kishen katolike. Po ashtu nuk duhet anashkaluar qe serbet e malazezet kane blere bajraktare, prifterinj e hoxhallare shqiptare qe ne shekullin 19, vune Zogun ne pushtet, Enverin po ashtu, keshtu qe kane qene pike referimi per cilindo shqiptar ambicioz, ashtu si sot eshte ambasasa amerikane apo ajo e BE-se.

  8. Përkatësia e Tares, që e sjellin disa këtu si argument, për mendimin tim vjen si nevojë për ta vendosur në kontekst debatin, dhe jo për t’i mbyllur gojën, as për ad-hominem. Për shkak të pozicionit te tij në borde nga më të rëndësishmet, dhe të afërsisë më pushtetin, dhe çfarë është më e rëndësishmja, që ka vendosur ta botojë shkrimin tek Pejzazhet e Fjalës, synon të flasë si ‘gate keeper’ i kulturës shqiptare, dhe jo thjesht si individ i apasionuar pas dosjeve. Do ishte ndryshe sikur ta kishte botuar këtë shkrim tek Panorama, për shëmbull. Ngase shkrime që implikojnë figurat e kulturës shqipatre me dosjet e sigurimit, me të vërteta dhe gjysëm të vërteta, janë pa fund në shtypin shqiptar. Në këtë vazhdë edhe ky do ishte një ndër mijëra të tillë. Kurse tek Peizazhe të Fjalës, kontrasti që krijon shkrimi është i thellë dhe qëndron si e zeza mbi të bardhë. Dhe kjo jo për meritë të shkrimit, por për meritë absolute të A.V.-së dhe revistës, që edhe ata pranë pushtetit rolin e tyre si ‘gate keepers’ e shohin të pamundur pa implikuar tashmë, për mirë ose për keq, Peizazhet e Fjalës.

    Të kuptohemi, unë rolin e gate keeper-it, dhe të kritikës, e shoh si të domosdoshëm. Por nëse historia, ajo më e freskëta shëmbja e Teatrit Kombëtar, na ka mësuar gjë mbi rolin e këtyre “gate-keepers” pranë pushtetit, ose më saktë “këtij” pushteti, rishikimi i kulturës nën prizmin ideologjik, për më tepër puritanist: fashist, komunist, antikomunist, agjent, poliagjent, nuk i ka shërbyer gjë kulturës. Përkundarzi, këto arritën që edhe një ndërtesë ta etiketojnë fashiste, me synimin vëtëm për ta rrënuar! Këto nuk janë gjë ëndrra, pjellë e imagjinatës – janë makthe reale.

    Në fakt, proçesi i mitizimit dhe c’mitizimit vetëm në një hark të shkurtër kohor, dhe interesi i të majtës post komuniste për këto figura nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të kontrolluar proçesin e riklasifikimit të vlerave të tyre në kulturë. Nuk ka ndonjë mit real mbi Camajn dhe Koliqin, por proçesi i c’mitizimit duket qartë se ka për synim t’i kontrastojë vlerat e tyre me puritanizmin social-komunist.

    Për fat të keq kultura shqiptare është shumë e vogël dhe e brishtë për t’i rezistuar përplasjeve ideologjike, që më së shumti kanë përfshirë edhe planetin. Ndaj do duhet për një kohë të gjatë që politika t’i qëndrojë larg kulturës. Sot për sot as e majta dhe as e djathta nuk e kanë tagrin për riklasifikimin e figurave kulturore në shqipëtare. Dhedyshoj se kanë për ta pasur ndonjëherë. Ndaj edhe roli i një “gate keeper-I” të besueshëm që po i kërkohet Peizazheve të Fjalës nuk duhet parë si sulm. Përkundrazi.

  9. nje sygjerim. perse nuk i hyni punes per ti pare arkivat italiane dhe gjermane te deklasifikuara ku dhe do te shikoni apo lexoni gjera me shume vlere? perse harxhoni kohen kot me replika dhe kunder replika? pyetjet jane per ata qe pretendojne se kerkojne te shkruajne histori apo apologji. tani keshtu nga konforti i dhomes se bukes nuk shkruhet apo nuk i futet debatit. kjo pasi po degjoja sot nje “historian” me emrin Gurakuqi i cili qartesisht dukej se fliste gjuhen letrare te njesuar por shtrengohej shume te fuste fjale dialekti me sa duket per tu tregu paksa krahinor. Nejse konstatim ky. Historiani Gurakuqi leshoi disa ide ku vinte ne dyshim Gjykaten e Nurembergut apo te gjithe procesin e denazifikimit ne Gjermani duke treguar se bashkepunimi me fashizmin ishte i perligjur kunder komunizmit. Per te qene fair nuk e permendi Nurembergun por ideja aty te con. Ky eshte nje person i cili pregatit brezin e ri dhe kjo me vuri seriozisht ne mendime duke pare demin e madh qe po i shkaktohet brezit te ri me keto shpjegime mbi historine. Nejse Historiani vazhdonte duke treguar se Koliqin e cmonin sherbimet inteligjente pasi e dinin se vinte prej nje qyteti te mire. ???? pastaj vazhdonte se Blloku Indipendent Kombetar ( nuk e permendi qe u ngrit nga sherbimi sekret italian me ish bashkepunetore te fashizmit) ishte partia me europianiste qe kishte nxjerre ndonje here Shqiperia ????? ishte nje parti neo konservatore britanike dmth modeli. Nuk qeshja dot me, mu desh te shkulja floket qe te permendesha. Nejse Gurakuqi nuk e kishte lexu nje prej dokumentave te arkivit amerikan qe fliste per viziten e kesaj partie ne Beograd ku nder te tjera shkruhej se” jugosllavet ju kishin dhene x dhe y pare me bollek me u argetu ne Beograd” te pakten neo konservatoret britnik nuk i leshin leket ne mejhanet e Beogradit.

    1. edhe dicka tjeter me qe disa komentues ketu kane folur mbi perkatesine familjare, politike krahinore dhe religjoze te Familjes Tare. ne lagje kam qene harrakat, ne shkolle me kane thy noten ne sjellje se nuk me rrinte goja rehat. me te thy noten ne sjelleje ne shkollen ushtarake e kupton vetem dikush qe e njeh ate kohe. jashte shtetit nuk me linin te dilja me ekipin e basketbollit se kishin frike se arratisesha. kjo ne menyre te permbledhur. Tani une kam botu nje sri shkrimesh nga arkivi amerikan per Grupin Cam per perfshirjen ne spiunazh te disa personave. Me emra dhe mbiemra. Askush nga komuniteti Cam nuk doli te uluriste se ju korrit komuniteti apo e kisha me kete komunitet. Mendoj se kjo ishte nje shenje civilizimi i ketyre njerzve qe e kuptojne se historia duhet shkruhet me te mirat dhe te keqijat. pastaj nje seri shkrimesh me Myslim Pezen dhe Haxhi Lleshin. me dokumenta doli se te dy ishin te implikuar me sherbimet mbreterore serbe para dhe gjate luftes. Askush nuk doli me ulerit se u korrit komuniteti i Pezes apo i Dibres. Ju lutem lerini keto hipokrizi komunitetesh. Lerini keto gjujtje poshte brezit me veriore e jugore me katolike e mysliman se nuk i ben mire asnje njeriut. E sa per perkatesine katolike lexoni letren e Gjon Sinishtes derguar Camajt per te kuptuar se cfare mendonin katoliket ne emigracion per perkatesine fetare te Camajt dicka qe eshte totalisht e drejta e tij te ishte apo jo katolik i zellshem dhe ne asnje menyre nuk mund te paragjykohet. Kur vete ai nuk e mbante veten per katolik te zellshem pse doni ta beni me zor te tille? nejse ca mendime te shpejta.

  10. Në të vertetë shkrimi i Auron Tare kishte probleme serioze, në qëllim, në përmbajtje dhe në diskurs. Po përpiqem t’a shpjegoj. Që të intepretosh dokumenra të klasifikuara (tani të deklasifikuara) është kusht i domosdoshëm që të jesh një specialist i fushës, ndryshe një analist shërbimesh. Asnjë studius i një shkence tjetër nuk mund të intepretojë dokumenta të një fushe për të cilën nuk është specialist. Për më tepër kur nuk je specialist farr, dmth i asnjë fushe studimore. Tare është më pak se një amator. Është njësoj sikur një fotograf të intepretojë radiografinë e mushkërive! A duhet të ndodhë një gjë e tillë?
    Së dyti, Tare nuk ka lidhje me letërsinë, për më tepër për llojin e letërsisë të shkruar nga Camaj. Mund të thoni se Tare nuk ka marrë përsipër të flasë për letërsinë; por këtu ka njl problem tjetër mjaft serioz; a mundet të shkëputet jeta e një autori nga vepra e tij?! Çdo rrethanë jetësore për një autor është e lidhur ngushtë me krijimtarinë e tij, dhe në këtë rast autorësia e Camajt është një pasqyrë e jetës hermetike që ai kaloi.
    Së fundi, këtë koment do t’a zgjeroj në një analizë më të gjerë, sepse, sipas mendimit tim “Peisazhe të fjalës” nuk duhej kurrsesi t’i jepte hapësirë këtij amatorizmi ekstrem, të një njeriu që nuk ka kompetencën dhe aftësitë e nevojshme dhe të domosdoshme të ekspertizës. Tare nuk është një autor, ai nuk është një studius letersie, ai nuk është një analist i shërbimeve inteligjente, për pasojë, ai nuk është i aftë të intepretojë jetën e Martin Camajt nisur nga dokumenta shërbimesh; fundja jeta dhe vepra e tij nuk mund të shkëputen nga njëra tjetra. Prandaj “Piesazhet” nuk duhej t’a publikonin këtë tekst. Është njësoj sikur një revistë e inxhinierisë të botonte ndonje “publikim” timin për inxhinierinë e avionave!

  11. “Në fakt, proçesi i mitizimit dhe c’mitizimit vetëm në një hark të shkurtër kohor, dhe interesi i të majtës post komuniste për këto figura nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të kontrolluar proçesin e riklasifikimit të vlerave të tyre në kulturë. Nuk ka ndonjë mit real mbi Camajn dhe Koliqin, por proçesi i c’mitizimit duket qartë se ka për synim t’i kontrastojë vlerat e tyre me puritanizmin social-komunist. “

    Camaj dhe Koliqi janë botuar dhe studiohen gjerësisht në shkollat shqiptare, janë objekt studimesh e simpoziumesh, nuk ka asnjë barrierë mes dijes që ata ofrojnë dhe lexuesit, dhe e fundit, Z. Tare e thotë qysh në fillim të shkrimit që s’e ka përgatitjen për të folur për vlerat letrare të autorëve.

    Nuk kam asnjë njohje me z. Tare dhe, e kam thënë edhe më sipër, asnjë pasion moralizues për biografitë e shkrimtarëve, ama është nervangritëse retorika boshe që e shet veten si oponencë serioze rreth shkrimit në fjalë. Nëse mund të ngremë një dyshim të arsyeshëm që puna e z. Tare paskësh qenë tendencioze e çmitizuese, mund të ngremë një dyshim po aq të arsyeshëm që reagimet retorike rreth punës së tij janë tendencioze dhe mitizuese. Dëshira për të mitizuar a çmitizuar Camajn dhe Koliqin është qesharake në vetvete, meqë bëhet fjalë për dy figura historike ende të afërta në kohë: përpjekja për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme dhe pothuaj-përfundimisht të mbrojtshme rreth tyre si figura të historisë është kryekëput joshkencore. Ndërkaq diskutimi, hulumtimi, publikimi i dokumentave janë pjesë e procesit sedimentues.

    Çfarë po ndodh, sipas meje, është një përpjekje për epërsi morale, e cila mund të sugjestionojë një masë të caktuar njerëzish, por s’duhet lejuar të sugjestionojë lexues dhe aktorë më të kujdesshëm të kulturës. Në këtë kuptim, pa drojë, “Peizazhet” duhet të ruajë identitetin e vet si laburator.

  12. Në familjen time, kam pasur komunistë dhe antikomunistë, fetarë të përkushtuar dhe ateistë të bindur; njerëz në emigracion dhe njerëz në internim; njerëz në krye të pushtetit dhe njerëz në burg; të dënuar si të Ballit Kombëtar dhe të arratisur dhe të zhdukur; gra të dënuara në kamp përqendrimi nga gjermanët, pasi ishin spiunuar prej ballistëve; kuadro të larta partie të rëna nga vakti; prefektë të kohës së Zogut dhe ministra të qeverive totalitare; njerëz të përjashtuar nga partia, njerëz antiparti dhe njerëz që kishin aplikuar për anëtarësi; filoitalianë, filorusë dhe filosovjetikë; më ka rritur një grua komuniste e damkosur me jetë, nga torturat e shqiptarëve që punonin për nazistët; e kam kaluar fëmijërinë duke luajtur në koliben e një komshije së cilës ia kishin marrë komunistët gjithë shtëpinë e katandinë. Kjo është familja ime – ku nëna ime nuk e pa dot babanë e vet në emigracion për 30 e kusur vjet, sepse nuk e lejonte pushteti; ku tim atë, mjek psikiatër, vinin e merrnin me vetura të mëdha, për të vizituar dhe mjekuar në sekret të sëmurë mendorë nga familjet më të mëdha të vendit, edhe para 1990-ës, edhe më pas. Kjo është familja ime, pasqyrë e Shqipërisë së asaj kohe – një familje ku besoj shumëkush do ta shohë të vetën.

  13. Gjithe familjet shqiptare ishin te tilla- majtas, djathtas, diku ne mes.
    Tare le te botoje c’te doje, eshte e drejta e tij. Qe i futi te dy ne nje thes ( shkrim), per mua eshte e qellimshme. Ndoshta jo, e ka bere nga naiviteti.

    Ka te drejte kur flet per historianin e famshem qe shtrembron historine diten me diell. Mire thote qe eshte i rrezikshem, pasi edukon brezin e ri keq. Minimalja, duhet pushuar nga puna. Ftoj Taren ta hedhi ne gjyq ate sharlatan.
    Por Tare duhet te njohi konjukturat, Veriu u godit shume rende nga kimunizmi, agjente apo jo, denimet ishin te tmerrshme. Njerzit akoma jane gjalle dhe plaget kane zene kore. T’i nxjerresh 2 figurat veriore si njerez ordinere ( pa qene specialist I fushes) eshte skandal.

    Ky Camaj po te na paskesh qene James Bond, s’do e dinte as njeri. Po Tare na thote qe e dinin kosovareve, ruheshin prej tij. Pastaj aludon qe e cuan ne Gjermani per te spiunuar komunitetin kodovar. Llogjike zero me xhufke. kosovaret e dinin qe ne vitet ‘50, pra ishte i djegur, pastaj lloqe Kavaje, do na bente spiunime te medha.
    S’ka llogjike ne ato qe interpreton Tare.
    Keq me vjen qe futi kot me kot dhe Vehbiun ne kete corbe.

  14. Vetëm një gjë do t’u kujtoja e mund t’ua shtroj edhe si pyetje disa komentuesve (mbase edhe autorit të shkrimit, z. Vehbiu): A e keni vënë re që nuk janë të pakta rastet që njerëz të këtij komuniteti (katolik veriperëndimor) reagojnë “en bloc” në mbrojtje të figurave që ata i quajnë vetëm të tyre? Megjithëse tashmë është fashitur, besoj se nuk është harruar lufta politike (kinse shkecore) që bënë disa njerëz të këtij komuniteti kundër standardit. Di kush të më shpjegojë, pse ndjehen kaq të persekutuar edhe në vlera letrare këta njerëz? Pse (keq)përdorin sipas interesit vlerat letrare dhe qënrimet politike? Pse janë më katolikë se papa ca nga këta katolikët tanë? Madje edhe më katolikë se dy papë bashkë? Dy papë kanë ardhur në Shqipëri, kanë mbajtur fjalime, por ca emra katolikësh të luftuar nga regjimi komunist nuk i kanë zënë me gojë. Madje dhe fotot e tyre nuk janë pranuar nga Vatikani të ekspozohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit mes 40 martirëve katolikë… Pse?

    1. Pa qene katolik: Ndoshta sepse kno Shqiperi dhe te vertetat e saj u qendrojne si te huaja?
      Po ndodh ky tehuajesim edhe me kategori te tjera dhe heret apo vone deshmoret dhe korifejte do te jene pasuri vetem zyrtare. Ndodh pak a shume si ne dasmat e sotme: te ftojne e shkon nga halli se nuk merr vesh i pari te dytin e askush nuk e gjen vendin ku e ka. Aheng halldupesh te lumtur me bollekun.
      Pak a shume po them. Ceshtje etike: kur nuk ngjit nuk ngjit.

    2. Gjeje ti pse-ne. Meqe i paske ndjekur mire e bukur. Keto ndarje jug-veri kane qene me kohe e vakt. Let be fair and not politically correct. Tani, na del Tare me imagjinate te cmendur dhe hedh balte larte e poshte. Le te sillte dokumenta vec per secilin, pa koment. Normal te duket ty qe thote : ne vitet 48’ e 50’ kosovaret ruheshin nga Camaj.
      Pastaj: UDB-ja e dergon Camaj ne Gjermani per te spiunuar kosovaret. Kjo eshte poshtersi dhe budallallek ne te njejten kohe. Ka llogjike ne kete? Po te pyes ty? Nje “agjent” i madh qe e dine kosovaret qe eshte agjent, dergohet te beje agjentin perseri tek te njejtet njerez- kosovaret. Nxitimi per te bere kete lemsh, i ka erresuar llogjiken Tares, sa nuk di ç’flet.
      Keto jane gjera ta bera me “dore “ ne kete Shqiperine tone lemsh.
      Dhe mos u shqeteso per kleriket qe s’na paska cituar Vatikani. Brenda te njejtes familje jemi duar duar, jo me tej …

    3. Gjithnjë shkoj me shpresën se këta që flasin në emër të komunitetit katolik, këta që thonë “ne katolikët”, “ne si katolikë”, etj., janë njerëz që gënjejnë veten – dhe se askush nuk i ka vënë të flasin me këtë titull. Sikurse shkoj edhe me shpresën se shumë katolikë besimtarë dhe që identifikohen kulturalisht si katolikë, nuk ndjekin këtë logjikë prej grigje. Kam përshtypjen se, disa liderë shpirtërorë të këtyre njerëzve, duke përfituar nga identifikimi i gjithsecilit si katolik (nëpërmjet fesë që ka ose prejardhjes kulturore) po duan t’i japin komunitetit, si parim identifikues dhe organizues, kujtesën e të qenit viktimë e regjimit totalitar. Vërtet, nëse flasim me komunitete, katolikët në Shqipëri e përjetuan më shtrenjtë se të gjithë dhunën totalitare. Regjimi i Hoxhës u vrau udhëheqësit shpirtërorë, u prishi komunitetet, u prishi kishat dhe institucionet fetare, u arrestoi priftërinjtë, i futi në burgje dhe në kampe internimi dhe, ç’është jo më pak e rëndësishme, i zhbëri dhe i shkatërroi marrëdhëniet e këtij komuniteti me komunitetet e tjera fetare dhe kulturore në Shqipëri (dëm ky i fundit që jo gjithnjë e vënë në dukje). Të ishe katolik në Shqipërinë e Enverit do të thotë të kishe frikë 24 orë në ditë. Sikur të mos mjaftonte kjo, duke përfituar nga kërcënimi, regjimi kish rekrutuar një numër të madh hafijesh dhe informatorësh nga ky komunitet, disa prej të cilëve janë rrotull sot e kësaj dite. Katolikëve në Shqipëri iu mohua dhunshëm e drejta për t’u identifikuar me kulturën e shkëlqyer të komunitetit të tyre – të përfaqësuar me figura si Fishta dhe Harapi, me revistat kulturore dhe variantin letrar të gegnishtes veriperëndimore. Këto janë gjëra shumë të rënda. Diku unë i kam quajtur “genocid kulturor”. Arsyet pse ndodhi kjo janë komplekse, por mendoj se mes tyre është edhe se regjimi totalitar e shihte kishën katolike (institucionin) si rivale, në luftën për dominimin dhe kontrollin e mendjeve. Gjithsesi, kjo e kaluar e dhimbshme dhe e hidhur ka lënë gjurmë te katolikët sot, edhe në formë të një PTSD (stresi post-traumatik). Ndërkohë diçka tjetër ka ndodhur: komuniteti, edhe pse jo më i persekutuar, nuk arriti t’ia kthejë dot shkëlqimin Shkodrës dhe institucioneve kulturore të komunitetit. Shumë katolikë në Shqipëri mund të kenë pyetur: pse ndodhi kjo? Dhe pastaj ta kenë shpjeguar këtë me persekutimin e djeshëm, çfarë na sjell sërish te statusi i viktimës. Edhe pse në Shqipëri kanë ardhur papët, edhe pse Nënë Tereza ofroi një kolonë të re të identitetit komunitar katolik, edhe pse marrëdhëniet me Italinë dhe Vatikanin nuk kanë qenë kurrë më të ngushta, sërish komuniteti nuk e ka shkëlqimin që kishte në vitet 1930. Të paktën kështu më duket mua. Atëherë Fishta, Mjeda, Koliqi, Prenushi, Harapi dhe të tjerë ishin në krye të jetës kulturore dhe u flisnin të gjithë shqiptarëve me autoritet. Sot kjo gjë nuk ndodh më. Dhe këtu ka katolikë që risjellin argumentin e viktimës, duke shpjeguar se kjo ndodh ngaqë ata sërish po persekutohen. Dhe nga kush? Nga bijtë e ish-komunistëve. Kjo është punë për edukatorët, sociologët dhe psikologët socialë që ta ftillojnë. Përndryshe, është lehtë të kalohet nga përjetimi i mirëfilltë i viktimës, te përdorimi i statusit të viktimës për privilegje. Në fakt, mes katolikëve – p.sh. në Mirditë – ka pasur edhe një traditë për t’i kërkuar shtetit privilegje; vetëm se sot privilegjet po kërkohen më shumë në kulturë, që nga trajtimi preferencial që iu dashka bërë gegnishtes së Shkodrës, te adhurimi – në kuptimin idhulltar – të katolikëve të shquar në rangun kombëtar. Edhe pse kësi privilegjesh janë shterpë, nuk prodhojnë asgjë. Edhe sikur 100 shkollave t’u vësh emrin Gjergj Fishta në Shqipëri, kjo nuk do të ndihmojë asgjë, për përparimin e komunitetit katolik – i cili nuk ka nevojë për arsye mburrjesh (“jam krenar që…”) por ka nevojë për një rimëkëmbje kulturore. Pa çka se ka njerëz, në Shqipëri, nga më prominentët, që viktimizmin e komunitetit katolik e kanë kthyer në trampolinë për të bërë karrierë. Edhe pse, për ta mbyllur, ky kultivim kryq-referencial i figurave katolike, ky përvetësim i një trashëgimie përndryshe kombëtare dhe kjo monotoni e katolikëve që shkruajnë e lëvdojnë për katolikët – zakonisht për t’i mbrojtur nga sulme ndonjëherë edhe të imagjinuara ose për t’i mburrur dhe promovuar – në mediat kulturore, rrezikon t’i izolojë këto figura. Pata shkruar që Koliqi dhe Camaj, si shkrimtarë të shquar, u përkasin të gjithë atyre që i lexojnë dhe i duan: pavarësisht se ku ndodhen. Janë shkrimtarë shqip. Nëse katolikët e teprojnë, me “mbrojtjen” e këtyre ndaj gjithçkaje që shfaqet në horizont, ose duke thirrur UJKU UJKU, atëherë rrezikojnë që pjesa tjetër e shqiptarëve – që nuk identifikohen si katolikë – t’u kthejnë shpinën edhe këtyre figurave, duke i quajtur si jo të vetat.

      P.S. Këtë argument, të përvetësimit të vlerave dhe aseteve kulturore kombëtare nga pakicat, në emër të identifikimit dhe të supremacisë, e kam sjellë edhe në debate të tjera, si në atë në lidhje me “i kujt është Skënderbeu?”. Politikat kulturore të ndjekura nga ish-ministrja Kumbaro, i mëshuan fort evidentimit të rrënjëve lokale të këtyre vlerave dhe aseteve kombëtare – çfarë ushqeu, në afat të mesëm, prirjet centrifugale dhe partikularizmin; dhe jo vetëm në Shkodër a mes komunitetit katolik, por kudo në Shqipëri.

      1. Ardian,
        Të gjitha këto që thoni për katolikët ndoshta janë të vërteta, duke filluar që nga persekutimi deri tek viktimizimi, për të cilin (viktimizimin) dyshoj shumë. Po c’lidhje kanë këto me studimin në fjalë, dhe për faktin që konkluzionet që nxjerr autori kanë ndonjë lloj vërtetësie?

        E kuptoj përpjekjen për të ndaluar një lloj reaksioni të supozuar centrifugal si pasojë e një viktimizi të ekzagjeruar. Por për këtë nuk ndihmon gjë fakti që figura deri dje të persekutuara dhe anatemuara, edhe sot e kësaj dite analizohen nga optika e persekutorëve.

        Çudit, që të njëjtit njërëz që e kanë vështirë ta pranojnë për realitet ndarjen ideologjike të shqiptarëve, nuk e kanë për gjë ta shohin ndarjen në veriorë dhe jugor si më problematike. Sinqerisht, nje Taiwan shqiptar, nuk do ishte fundi i botës.

          1. E kuptoj Ardian. Por për veriorin, për të cilët një pjesë habiten se si reagojnë “en bloque”, cilësimet si “shpellar”, “malok”, “çecen”, janë një realitet i përditëshëm. Çfarë duhet të presim nga krijimi i një shtrese qytetarësh të dorës së dytë? Që të na falenderojnë kur edhe figurat që ata identifikohen më lehtë ua cilësojmë, me pa të drejtë mendoj unë, si: fashist dhe bashkëpuntor të gjithë agjenturave të huaja (you name it)? Pasi i kemi trajtuar si ni&er, habitemi që nuk reagojnë si WASP.

            1. Jam dakord – të flasësh nga kompjuteri është kollaj. Por unë, që të paktën me çështjen e gegnishtes letrare dhe standardit jam marrë seriozisht, do t’ua lija një pjesë të fajit liderëve të tyre të komunitetit. Kanë kaluar 30 vjet, që nga viti 1990 – më shumë se gjysma e atij komuniteti i përjeton dhimbjet e persekutimit nëpërmjet prindërve të tyre, por nuk ka kujtesë drejtpërdrejt. Por këta liderë më shumë janë kujdesur për veten e tyre, se për të shëruar kontekstin social në Shkodër, duke rikthyer disa nga praktikat kulturore të dikurshme. Më shumë ankohen, se bëjnë diçka proaktivisht. Duke u ankuar, përligjin edhe pasivitetin e tyre. E kuptoj që nuk është e lehtë të shërosh një komunitet të plagosur – aq më tepër që Shkodra katolike e ka humbur rolin që kishte dikur, si “interface” e Shqipërisë me Perëndimin. Prandaj edhe rimëkëmbja nuk do të thotë restaurim, por përshtatje. Katolikët e Veriut dikur literalisht ushqeheshin me vetëdijen e patriotizmit – por sot monedha e patriotizmit e ka humbur vlerën që kishte. Aq më tepër që Veriu edhe është zbrazur nga popullsia – duke humbur atë masë kritike të nevojshme, për një rikthim: shumë katolikë, të brezit të ri, nuk e shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri, dhe aq më pak në Shkodër. E keqja është se identiteti kulturor i këtyre të rinjve, kur kalojnë në Perëndim vjen dhe i humbet lidhjet me realitetin, kthehet në identifikim me vlera imagjinare, teksa e marrin ushqimin shpirtëror nga Interneti dhe budallallëqet qarkulluese të nacionalizmit. Vetëm sot, një person i këtij komuniteti më akuzonte se unë, A.V., i kisha dërguar dikur letër Akademisë Suedeze, për të penguar dhënien e çmimit Nobel Kadaresë. Ky person e ka parë këtë informacion diku dhe e ka besuar!

            2. Ardian,

              Ju më mirë se kushdo tjetër e kuptoni se kultura, të paktën ashtu siç ka ekzistuar ajo në Shkodër, trashëgohet vetëm nëpërmjet institucioneve – institucione që janë dashur shekuj të ndërtohen, por që u shkatërruan për një ditë. Nuk e di se çfarë kuptimi ka që të merresh me individët që tashmë nuk përfaqsojnë dot asnjë gjë, përveç se të ushqesh steriotipet dhe voyeurismin e atyre që tregojnë me gisht se si “katolikët po reagojnë en blocque” nga dordoleci i Tares.

            3. Patjetër, institucionet. Por, siç tha edhe ai tipi në barceletë: unë e di që nuk jam kokërr misri, por a di gjeli vallë? E kam fjalën, provo të vihesh në pozitën time tani…

            4. Ardian,

              Patjetër! E kam thënë edhe në një koment më sipër, qëndrimi juaj është për të hequr kapelen dhe shumë parimor, pavarësisht se sa kuptohet, dhe pavarësisht nëse biem apo nuk biem dakort për një shkrimi. Ju i dolët për zot Peizazheve të Fjalës, dhe në një moment provokativ nga të gjitha krahët. E treguat se Pejzazhet e Fjalës ëshët, si të thuash, “The ultimate gate keeper”. Për këtë meritoni vëtëm respekt.

  15. Pasi i kemi trajtuar si ni&er, habitemi që nuk reagojnë si WASP.

    U tha dhe me siper qe ai sistem ishte brutal me katoliket, por kjo qe thoni ju eshte jo vetem absurde, por krejt pa shije si krahasim. Per me teper shume patronizing, duke u mohuar gjithe agjency ne veprim. Kjo qe thua ndoshta do te kishte kuptim nese ASNJE katolik nuk gezoi arsim, punesim gjate ate sistemi. Nuk i ka perbuzur pjesa tjeter e popullit katoliket qe ky krahasim te qendroje. Une jam rritur ne Shqiperi me bindjen se katoliket ishin WASPS te kultures dhe te qytetarise. Si shkodranet nuk kishte dhe nuk ka, pertej Tiranes!

    1. Krahasimi im mundet të jetë ashtu siç thoni ju: patronizing. Por jo më pak sesa të thuash se Partia u paska dhënë arsim dhe punësim (mos keni dashur të thoni i ka riedukuar?).

      Por nuk e kuptova sepse ishte absurd? Krahasimi im i referohet realitetit të tanishëm. Ka kuptim në kontekstin e stausit ekonomik dhe politik që gëzojnë. Përndryshe kulturën dhe identitetin ua kanë rrafshuar krejt.

  16. Katoliket e brezit te vjeter ashtu si edhe Pjesa tjeter e pararojes se kultures shqiptare ishin produkt I shkolles italiane e austriake .Kur iku ai brez nga skena per arsyet qe dihen ra dhe niveli se ata qe erdhen me pas katolike apo jo ishin Pergjithesisht prodhim I UT qe megjithese diplomonte mijera studente cdo vit nxorri me pak figura te kultures se disa qindra studente qe dergoi Zogu jashte me burse.

  17. Une po te isha katolik-qe nuk jam- do thoja me vete:
    shiko c’bejne, nxjerrin dicka per dy individe qe ndodhen katolike, lejojne vete komente te nje dy individeve te tjere po ashtu katolike, dhe kane nje jave qe me analizojne mua si “komunitet”
    Me veshin mua ndjenja qe une nuk i kam shprehur vetem per faktin qe nje tjeter katolik i panjohur per mua, ka folur per “katoliket”.
    Me bejne “bashkesi”, me bejne “komunitet” dhe tani me “analizojne”.

    1. Une nuk jam katolike dhe mendova te njejten gje kur lexova kete nderhyrje, qe ishte nje nga reagimet e para publike (jo status FB) ndaj shkrimit te Auronit.

      “Debati/ Kola-Tares: Ndalni tek Camaj dhe Koliqi për tre arsye, një se janë veriorë, dy se janë katolikë dhe e treta antikomunistë!”
      https://shqiptarja.com/lajm/kola-tares-ndalni-tek-camaj-dhe-koliqi-per-tre-arsye-nje-se-jane-veriore-dy-se-jane-katolike-dhe-e-treta-antikomuniste?fbclid=IwAR0TIntT-oPRxpSu7jfY3LYLqcbqk1OAWICVep5xJ-SnGK2JvD4A82JQrus

  18. E gjithe “inteligjenca” shqiptare e viteve 20,30,40 e 50 qofshin keta katolik, myslyman apo ortodoks kane bashkepunuar me sherbimet inteligjente te shteteve te tjera edhe jane paguar prej tyre. Mergimi eshte i veshtire pa mbeshtetje ekonomike.

    Jugosllavia e vjeter dhe e re, Italia, BS me te famshmen KONARE kane pasur ne lista pagesat e tyre shume nga “zorrazhinjte” shqiptare te majte e te djathte, te cilet per inat te vjerres shkonin te flinin me mullixhin.

    Per fat te keq, tradita vazhdon….

  19. Po flitet me të madhe për meritën patriotike të Koliqit, si ai që çoi arsimtarë në Kosovë nga Shqipëria dhe hapi e mbështeti gati 200 shkolla tek ajo krahinë që sapo i ishte “bashkuar” trojeve kombëtare.
    Madje në kontekste të tipit: Koliqi vërtet ishte fashist etj., dhe mbështeti haptazi pushtimin italian dhe fashistizimin e politikës shqiptare, POR, u tregua atdhetar i flaktë, duke nxitur çeljen e shkollave shqip në Kosovë, etj.
    Dua të vërej se Koliqi nuk e bëri këtë me iniciativën e vet. Ishte ministër i një qeverie të kryesuar nga dikush tjetër. Po të hapen sot shkolla shqipe të themi ndër arbëreshët, meritën me siguri nuk do ta ketë Besa Shahini – do të bëhet me vendim të qeverisë dhe fondet do të vijnë nga fondet publike.
    Rrethanat kur u nxit hapja e shkollave shqipe në Kosovë ishin jashtë kontrollit të qeverisë ku ishte ministër Koliqi. Bashkimin e Kosovës me trojet shqiptare e lejoi pushtimi italian dhe vendimi u mor në Romë. Arsyeja kryesore ishte ekspansoni i Romës, jo çlirimi i shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.
    Shkollat në Kosovë u bënë varësi e Ministrisë së Arsimit në Tiranë, që drejtonte Koliqi. Kishin nevojë për arsimtarë. Në mos gabohem, Koliqi bëri një thirrje publike për vullnetarë. Por të gjitha këto bëheshin me bekimin e kryeministrit të Koliqit. Edhe sikur ky t’ia ketë sugjeruar.
    Koliqi ia ngarkoi detyrën e administrimit të hapjes dhe mbështetjes së shkollave shqipe në Kosovë intelektualit Ali Hashorva.
    Është mirë që kujtohet hapja e shkollave shqipe në Kosovë në vitet e pushtimit italian – aq më tepër kur ato hodhën themelet e një projekti arsimor dhe pedagogjik që vazhdoi edhe pas përfundimit të Luftës.
    Roli nismëtar i Koliqit në këtë projekt duhet vendosur në kontekst – ai nuk vepronte vetëm, por si pjesë e një qeverie, në rrethanat politike të krijuara nga ndërhyrja italiane në Ballkan. A mund të thuhet për të “bëri punën për të cilën paguhej?” Ndoshta jo, sepse pesha e një ministri të fuqishëm në politikat qeveritare nuk mund të nënvlerësohet.
    Çfarë nuk duhet bërë, është që kjo vepër e Koliqit të përdoret për të justifikuar zgjedhjet e tij politike – përqafimin e fashizmit dhe veprimtarinë si njeriu i italianëve në Tiranë. Aq më tepër që, edhe kur u angazhua në favor të çështjes së arsimit kombëtar në Kosovë, ai nuk e bëri këtë si fashist.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin