DRITËHIJE NË HISTORI

Hyrja redaksionale

Materiali që po botojmë në vijim, i përgatitur nga studiuesi Auron Tare, i kushtohet një teme sa me rëndësi, aq edhe delikate: marrëdhënieve të intelektualëve shqiptarë të mërgatës me agjencitë e huaja të inteligjencës, gjatë viteve 1945-1990; dhe konkretisht, peripecive të dy figurave përndryshe qendrore të kulturës shqiptare anti-totalitare të atyre viteve, Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, të kapur midis Shilës së armiqësisë nga Tirana, dhe Haribdit të së gjithë atyre që kërkonin ta rrëzonin pushtetin e Enver Hoxhës.

Auron Tare, që ka hulumtuar dosje arkivore të Sigurimit të Shtetit të RPSH-së, CIA-s dhe agjenturave të tjera të huaja, i sjell lexuesit një numër provash origjinale dhe të tërthorta, të bashkëpunimit edhe të Camajt, edhe të Koliqit, me këto agjentura; të gatishmërisë së këtyre dy figurave të shquara të kulturës shqiptare për të ofruar informacion dhe shërbime të tjera, përkundrejt mbështetjes, edhe financiare. Dokumentacioni sa i rrallë aq edhe origjinal, i sjellë në këtë studim, ndihmon për të kuptuar më mirë natyrën e interesit të qarqeve të caktuara të shërbimeve të inteligjencës – nga ato jugosllave (UDB-ja) te CIA, shërbimet italiane, ato gjermane dhe të tjera – për veprimtarinë e shqiptarëve dhe të organizatave të tyre në mërgim.

Materiale të tilla, të cilat me siguri do të vijnë duke u pasuruar dora-dorës që hapen arkivat e shërbimeve të fshehta në Perëndim, shtrojnë edhe pyetjen se sa të përgatitur janë historianët, njerëzit e kulturës dhe publiku në Shqipëri dhe në Kosovë, për t’u përballur me një informacion të tillë dhe sidomos me një ftesë të tillë për t’i parë problematikat e Luftës së Ftohtë përtej manikeizmit që ka sunduar mendimin tonë kritik kombëtar dhe debatet për këto çështje deri më sot. Sikurse shtrojnë edhe pyetjen tjetër, njëlloj të rëndësishme, nëse duhet ta ndajmë dhe sa duhet ta ndajmë biografinë publike dhe private të figurave të shquara të letërsisë dhe të kulturës shqiptare nga vepra e tyre dhe kontributi i tyre mirëfilli kulturor.

Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, sikurse të tjerë intelektualë shqiptarë të denoncuar si armiq ose edhe thjesht të shpërfillur nga institucionet totalitare të Tiranës, e panë veten nën trysninë e të gjithë atyre sponsorëve “kulturorë” që ishin të interesuar për shërbimet e tyre jo detyrimisht kulturore; ngjashëm me kolegët e tyre në Tiranë dhe në Prishtinë, që shpesh mbijetuan si figura publike vetëm nëpërmjet gjithfarë kompromisesh politike me shtetet përkatëse, edhe policore edhe totalitare. Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, në Shqipëri, funksiononte si mashë e regjimit totalitar, për t’i disiplinuar këta “ndihmës të Partisë në edukimin komunist të masave punonjëse”, duke marrë pjesë lirisht edhe në censurimin e tyre dhe denoncimin e tyre si armiq të pushtetit; por kultura shqiptare sot ka arritur ta mbajë veç veprën e autorëve të shquar të asaj periudhe, si Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Fatos Arapi e të tjerë, nga koncesionet e tyre politike dhe bashkëpunimi me regjimin totalitar.

Ishte në vetë natyrën e Luftës së Ftohtë, që interesat politike të dy kampeve do të përthyheshin, në lëmin kulturor, si përpjekje – shpesh të suksesshme – për komprometimin dhe rekrutimin e figurave të kulturës dhe të intelektualëve përkatës. Përpjekjeve titanike të KGB-së sovjetike, për të shfrytëzuar shkrimtarët dhe artistët me bindje të majta në Perëndim dhe për t’i përdorur këta si vegla të politikës sovjetike u kundërviheshin përpjekjet, jo më pak titanike, të CIA-s amerikane dhe agjenturave të tjera, për të krijuar pështjellim social dhe kulturor në Lindje, nëpërmjet financimit të atyre figurave kulturore, intelektualëve, ikonave dhe celebriteteve, që rinia e vendeve ish-socialiste i shihte dhe i admironte si heronj të lirisë, ose që besohej se mund të luanin rol kyç në kundërshtimin e frymës pro-sovjetike, pro-komuniste dhe pro-totalitare.

Dokumentet që sjell Auron Tare në studimin e vet dëshmojnë bashkëpunimin edhe të Koliqit, edhe të Camajt, me agjenturat dhe shërbimet e informacionit, për veprimtari jo-kulturore edhe individuale edhe të organizuara që, mes të tjerash, synonin edhe përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës, nëse ishte nevoja, edhe me armë. Megjithatë, nuk na rezulton të provohet gjëkundi përfshirja e tyre në veprimtari kriminale të mirëfillta, as në denoncime dhe luftëra të tjera internecine mes shqiptarëve të diasporës. Prandaj edhe vlerën historike të kësaj përpjekjeje do ta shihnim, para së gjithash, te normalizimi i figurave të tilla, përballë përpjekjeve zyrtare – jo gjithnjë të sinqerta dhe mirëfilli kulturore – për t’i shtuar këto, si shenjtorë të rinj, në kalendarin e përditësuar kombëtar të shqiptarëve. Ashtu ndoshta edhe do të bëhet e mundur që publiku, në vend që të lexojë për jetën e Camajt dhe të Koliqit, të fillojë të njihet me veprën e tyre të pasur dhe të shijojë atë çfarë vlen më shumë, në trashëgiminë e tyre kulturore, gjithë edhe duke pasur parasysh – çfarë duhet theksuar – se një pjesë jo e vogël e veprimtarive kulturore të mërgatës shqiptare në vitet e Luftës së Ftohtë, përfshi edhe revistat dhe botimet ku angazhoheshin seriozisht Camaj dhe Koliqi, mbaheshin në këmbë me financime të rregullta nga shërbimet e inteligjencës, nga CIA e tutje; ashtu mbase edhe do të shpjegohet kriza strukturore e institucioneve të tilla, pas rënies së Murit të Berlinit.

Dëshmitë e reja historike që sjell Auron Tare, për marrëdhëniet e këtyre dy figurave të mërgatës shqiptare me politikën dhe shërbimet agjenturore mund të ndihmojnë, tërthorazi, edhe për të kuptuar sa e vështirë në mos edhe sa poshtëruese ka qenë mbijetesa publike për intelektualët, në vitet e Luftës së Ftohtë; përballë trysnisë shkallmuese nga mokrat e rënda të interesave strategjike globale dhe nevojat totalitariste të regjimeve policore që të flaknin në burg ose edhe të likuidonin edhe për mosbindjen më triviale. Ndryshe nga propaganda e dikurshme totalitare në Shqipëri, që i paraqiste figura të tilla si “të shitura” te “qarqet antishqiptare”, mu në kohën kur u kish vënë çizmen në zverk figurave intelektuale në vend; ndryshe edhe nga disa tundime propagandistike të sotme, njëlloj trashanike, për t’i heroizuar figura që për së gjalli kurrë nuk pretenduan të profilizoheshin dhe të adhuroheshin si heronj të kombit, ne tani duhet të jemi në gjendje t’i gjykojmë faktet me mendje të ftohtë dhe të orientohemi përballë të vërtetave historike, çfarë edhe do të na lejojë të ruajmë dhe të pasurojmë vlerat kulturore të traditës, duke i ndarë ato nga banaliteti i së keqes politike.

Vërtetësinë e provave dokumentare që sillen në këtë vështrim e garanton vetë personaliteti qytetar, serioziteti dhe profesionalizmi kërkimor i autorit Tare, i cili e ka pajisur punimin e vet me një aparat të tillë identifikues, që do t’i lejojë studiuesit e ardhshëm t’i verifikojnë burimet me lehtësi. Nga ana tjetër, le të mbajmë parasysh edhe se jo çdo “fakt” që përmendet në dokumentet autentike të agjencive të inteligjencës i përgjigjet realitetit – në kuptimin që e vetmja e vërtetë e garantuar, për një informacion që del në një dosje të CIA-s, është që CIA e mbante atë informacion për të besueshëm. Lexuesi do të jetë megjithatë në gjendje, nëpërmjet referencave të kryqëzuara të cilat gjithashtu përmbahen në studim, që të krijojë një ide të plotë për realitetin historik të marrë në analizë, përtej horizontit vizual të agjentëve specifikë dhe informatorëve të tyre.

I jemi mirënjohës autorit Auron Tare, që zgjodhi Peizazhe të fjalës për ta botuar hulumtimin e vet, me shpresën se revista jonë do të ofrojë forumin e përshtatshëm, si edhe herë të tjera, për debatin dhe komentet.

Klikoni në lidhjen më poshtë, për ta hapur studimin në formatin PDF:

Dritëhije në histori: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të panjohur – Auron Tare

 

© 2020, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptësisht kopjimi i materialit dhe shpërdarja e tij me rrugë elektronike. Autori Auron Tare dhe Peizazhe të fjalës e vënë këtë studim falas në dispozicion të lexuesve, edhe pse përgatitja e tij i ka kushtuar autorit, por edhe revistës sonë, shumë orë pune të mundimshme. Arsyeja kryesore që materiale të tilla kaq të kushtueshme për t’u prodhuar shpërndahen megjithatë falas, të paktën sa i takon politikës editoriale të Peizazheve, është se ne refuzojmë t’i lejojmë zhonglerët e fondeve dhe të mbështetjes financiare, që të përcaktojnë çfarë duhet botuar, në këto vite të obskurantizmit, gënjeshtrës publike, manipulimit të kujtesës kolektive dhe induktimit të injorancës. Lexim të mbarë!

 

Rreth Autorit

Auron TARE është anëtar i Këshillit Shkencor të UNESCO-s për pasuritë nënujore botërore, menaxher i trashëgimisë kulturore dhe një nga themeluesit e Parkut Kombëtar të Butrintit, përfaqësues i Fondacionit Butrinti themeluar nga lordi Rothschild dhe gazetar i kanalit televiziv Channel Four, UK.

Author Archive Page

48 Komente

  1. Mire e bukur, sidomos ky roli i ketij Hass duket interesant. Po duhet ta kishe futur ne nje diskutim me te gjere si kontekst. Te peizazhe eshte shkruar edhe me pare mbi kete, e nuk del qarte se ku eshte risia ne studimin e Tares. Peizazhe duhet te sherbeje si platforme edhe per ti lidhur idete, sintetizuar apo kritikuar cfare eshte shkruar me pare. P. sh. studimi i Alibalit perfshinte nje pjese te tezave te hedhura, edhe pergjigjja e atoj albanologut, apo edhe Ardianit qe ka shkruar mbi Cabej edhe ate Ramadanin. Dmth., ti shkohej njehere se cfare eshte thene, e te diskutohej se ku eshte kontributi.

    Per mua qe njihem me disa dosje, eshte i qarte kontributi i Tares. Tek lidhja ndermjet Koliqit dhe KGB. Prandaj kuptohet pse M. Shehu kembengulte ne mbikeqyrjen e Cabej dhe te disa studiuesve. Ajo qe ngelet per tu zbuluar, eshte te gjurmohet se kush ka pasur lidhje direkte me KGB nga udheheqja. Se ketu duket se keto informacione shkojne tej lidhjeve te zakonshme operative ndermjet sherbimeve, sidomos kur vihet re se ato vazhdojne edhe pas 1961.

    1. -Atdheu nuk i kuptoi kurrë-
      Në fakt që në kohën kur këta ikën nga atdheu, atdheu i urrente. Jo nuk i kuptonte, se i kuptonte shumë mirë. Dhe jo atdheu i tyre, se ai atdhe i donte. Por pjesa tjetër, pjesë e së cilës është Aaroni. Kjo sa i takon kohës kur këta zgjodhën të ikin. Kurse, pjesa tjetër e kohës, që s’ka lidhje me atë kohë, është e kohës së Aaronit. -kurri- i Aaronit këtë kuptim ka. Është ky vetë madje, për ta thënë më copë.
      Nëtë vërtetë, materjali i paraqitur është vërtet çmitizues. Këtu jam dakort me termin “Mite të rreme” të Aaronit.
      Por meqë Aaroni ka në dorë letra nga dosja sekrete e Camajt, a mund të na ekspozojë informacione që ky i ka dhënë sigurimit? – jo ato që ka dhënë i tmerruar në birucë, që Aaroni njerëzisht ia fal, sepse s’bëhej shaka “me një organizatë të frikshme si sigurimi i shtetit”, apo nëse ka dhe të tjera gjatë atyre tre muajve para se të arratisej. Flas për ato kur doli jashtë shtetit, pra për misionin kryesor për të cilin qe rekrutuar – operacioni “Ilegalët” që thotë Aaroni.
      Nëse Aaroni nuk do të na sjellë asgjë të tillë, i bie që ajo që ka thënë Kastriot Dervishi, se Camaj nënshkroi por nuk bashkëpunoi,e ve në diskutim gjithë “idenë e qartë” që ka Aaroni, për veten e tij, e për shumë atdhetarë të krahinës së tij, që do t’i bëjnë një big-lajk zbulimit të tij.
      Jam i sigurtë që dhe ato informacionet e shitura në Itali, Gjermani, apo SHBA, janë pesë me hiç. Shqiptarët rrufianë duket se janë shitur për të shitur mallra pa vlerë. Le t’i nxjerri dhe këto Aaroni, e të shikojmë për çfarë bëhet fjalë.
      Çfarë mund t’i kërkosh shqiptarëve që arratiseshin nga armiku, sepse armiq e shkuar armikut ishin ata që i ndiqnin e prej të cilëve morën rrugët. Rrugë që së pari të çonin vendeve fatkeqësisht tradicionalisht armike (Jugosllavi, Greqi). E çfarë mund të bënin ata kur i gjithë vendi ishte nën terrorin e pa din e pa iman të vëllezërve të atdheut të Aaronit; të këtij e jo të atij tjetrit, vëllait të Moisiut, megjithese s’ka ndonjë ndryshim esencial.
      Ka një xhelozi të tmerrshme për arritjet kulturore dhe atdhetare të Veriut, kryesisht zonës katolike. Duhet të ketë dëshpërim shumë të madh në shpirtin e këtyre studiuesve të rinj, që medet nuk gjejnë qoftë dhe një gjë të hajrit për ta vendosur në kandaharin e historisë që vetë gatuan.
      Le që kjo puna e “miteve të rreme” është në modë në gjithë botën sot. Uryshi s’përjashtohet edhe këtu.
      Shtjer diçka në kandarin tënd – mos fut duart në kandarin e tjetrit

  2. Ku e shihni problemin ketu?! Regjimi i eterve tuaj, që zbriten nga mali bashke me morrat, duhej shembur sikur te mund te bashkepunohej edhe me Djallin vete. Ke kujtoni se kompleksioni ju, duke kujtuar se do te ulni figuren e dikujt pse ka bashkepunuar me CIA-n ?! Sikur te mund te kishte lene frota juaj, qofte edhe nje gjysem vepre qe te krahasohet me veprat e Camajt e te Koliqit dhe prap s’do kishit te drejte morale ta hapnit ate goje te felliqur….

    1. Problemi duket fare qartë që jeni ju, zotni – mendja juaj ka nevojë për freskim. Me shprehjet që përdorni “frota juaj”, “gojë të fëlliqur”, “etërve tuaj që zbritët nga mali bashkë me morrat”, e provoni sa të tejkaluar keni qenë – atëherë kur humbët, por dhe tani që i humbni betejat përditë, edhe pse luftoni me fantazmat. Kalorës të vrerosur të një lufte klasash të vrerosur. Tërbimi juaj provon se nuk dini ta lexoni historinë, prandaj edhe shkrime si ky i Tares mund t’ju ndihmonin. Të paktën për t’ju zbritur nga pirgu i plehut ku keni hypur për të na shitur epërsinë tuaj morale.

      1. Flora Stefanllari

        …e provoni sa të tejkaluar keni qenë – atëherë kur humbët, por dhe tani që i humbni betejat përditë, edhe pse luftoni me fantazmat.

        Ajo pjesë e Shqiptarëve që i ka humbur dhe vazhdon t’i humbasë betejat, sipas jush, më shumë se beteja personale, kanë humbur beteja të Shqiptarisë dhe të Kulturës. Kjo duhet të ishte një fatkeqësi dhe humbje edhe për ju! Ndoshta ju nuk arrini ta kuptoni, ndoshta ngase për fat të keq jeni rritur me frymën e përcarjes?
        Fituesit e betejave që i ke në institucionet kulturore në Tiranë, përvec se në pushtet dhe parliament, janë të vetmit përgjegjës për katandisjen e kulturës Shqiptare në gjëndje e tanishme, por ndoshta në mëndjen tuaj cdo gjë është aty ku duhet të jetë. Ta gëzoni!.
        Përsa i përket shkrimit, si një spy thriller, mund të jetë interesant. Por le të mos pretendojmë sikur ca dokumeta të shërbimeve sekrete arrijnë gjë të na flasin për qëllimet dhe karakterin e intelektualëve kompleks si Koliqi, apo Camaj. Aq më tepër të mbështetin konkluzionet pa frerë të autorit sikur qëllimi i tyre, në gjithcka bënin, nuk paska qënë atdheu dhe kultura, por spiunllëku.
        Përkundrazi, me shumë pak mirëkuptim nga autori, do kuptohej se këtu flitet për njërzillëkun dhe kthjellësinë e tyre, atë që ata nuk e gjetën kurrë tek vëndi mëmë. Që Camaj ankohej se elita kulturore e Kosovës e shikonte me dyshim sepse ky ishte martuar me një Serbe, nuk do të thotë që Camaj ishte tradhtar, por flet më shumë për tragjedinë e tij njerzore. Që Koliqi, sipas hamendësimeve, kur i është dhënë mundësia i ka kërkuar një officeri nazist t’i shpëtoj jetën një student të vet, si Petro Marko, por jo të adresonte, në një tjetër rast, me po këtë individ, cështjen shqiptare, nuk do të thotë gjë se nuk I bëhej vonë për cështjen shqiptare. Por ndoshta ngase e dinte se kaq pritej nga ky njeri, ish-officer nazist, përndryshe kriminel. Po ashtu pa frerë është edhe prtendimi sikur qëllimi i Koliqit për botimin e Revistës “Shejzat”, nuk ishte gjë kontributi në kulturën shqiptare, por kijimi i një foleje spiunësh.
        Për fat të keq as ky shkrim, me gjithë pretendimin për të qënë një studim, nuk shkon dot përtej zhanrit gazetaresk aq popullor në Shqipëri, që nuk ka lënë ndonjë figurë kulturore pa u njollosur duke përdorur arkivat e sigurimit të shtetit për t’I lexuar dhe gjykuar figurat kulturore sipas standartit të hetuesit të prokurorisë, dhe sa herë i intereson pushtetit.

  3. A ka mundesi qe diskutimi te perqendrohet tek thelbi i temes, si dhe tek dokumentet e bollshme qe jep autori Auron Tare?
    Dikush madje as emrin nuk ia lexon si duhet….Nuk eshte as etike dhe as profesionale qe autori te sulmohet me gjuhe “te felliqur” “kompleksimi”…

    E verteta ndricohet permes debatit te mbeshtetur ne dokumente e prova. Liria e fjales dhe e mendimit të argumentuar akademik eshte dhe mbetet e shenjte. Do te mirepriteshin te silleshin ketu me profesionalizem dhe etike debati te gjitha argumentet, apo dhe dokumente autentike, qe kundershtojne apo rrezojne interpretimin e z. Tare.

    Perndryshe, koherat e propagandes nji-partiake dhe “idhujve” të imponuar nga sistemi totalitar 45 vjecar kane perenduar nje here e pergjithmone. Askush, as “idhujt” e kombit, nuk mund t’i shmangen shqyrtimit e analizes se ftohte te jetes e vepres se tyre. Le t’i japim Cezarit ate qe i takon…

    Urime z. Tare per punen kolosale, dhe PTF-se per botimin.

    1. e verteta ka disa shkallë, ngjitja e të cilave të ndihmon për të kuptuar të vertetat e mëdha…

  4. Komunizmi ishte gjeme, po gjeme me e madhe ishin keta qe bashkepunonin me armiqte shekullore te shqiptareve. Te kishin fituar keta menxyrore, Shqiperia do ishte katandisur kokoshi nje thele- ne rastin me te mire, apo do ishte ndare midis atyre qe e dime. Do ishin vene ne jete planet e djalit te Çurcillit & Co, qe paguheshin nga lobet greke etj., etj.,
    S’kemi gje me veriun, eshte pjese e atdheut tone te dashur, Shqiperi. Reagimet tuaja jane jo vetem emocionale dhe te pa- mend, por dhe te frikeshme.

    1. Gjëmë ishte Totalitarizmi dhe Diktatura e Proletariatit… bijtë e atyne që vranë priftërinj pa gjyq nuk kanë të drejtë morale ta hapin atë gojë “të fëlliqur” (e përsëris) … Veriu nuk është pjesë Shqipërisë, po vetë identiteti i saj… Vertet që më ikë mendja në situata të tilla, po ju mos kini frikë (shkruani si unë, me emer e mbiemer)

      1. Zoti Marku, me cilësinë e moderatorit të kësaj faqeje, do t’ju lutesha që t’i ulnit tonet dhe të mos fyeni. Ky muhabet me etër dhe bij nuk mund të vazhdojë më, është arkaik dhe qesharak: nuk jemi gjë brenda ndonjë rapsodie. Dhe lutem mos iu përgjigjni këtij komenti – përgjigjja juaj nuk do të kalojë.

  5. Kur fillova punë në Institutin Oriental të Napolit, në fund të vitit 1990, një nga autorët që gjeta në bibliotekën atje dhe për të cilin kisha doemos kuriozitet të madh, ishte Martin Camaj. Disa romane të tij, në shumë kopje, por të paprekur, rrinin në raftin e sipërm të bibliotekës. Fillova të lexoj “Dranja” – vepër në prozë poetike, e pakategorizueshme si zhanër; por përndryshe e mahnitshme. Më pas do të shkruaja për të edhe një ese të gjatë, që u botua në revistën Albanica, në përpjekje për t’ia zbërthyer metaforikën, aq hermetike; një temë që i kish interesuar edhe Arshi Pipës. Nuk e kisha parë shqipen të shkruhej në atë mënyrë; por faji ishte imi. Lexova më pas poezi të tijat; por jo romanet – që i nisja, por nuk i vazhdoja dot më, sërish për fajin tim. Gjithsesi, shefi im, Italo Fortinoja, fliste për Camajn me simpati të madhe dhe një ditë më sugjeroi që të konsideroja përkthimin e veprës së tij Albanian Grammar në italishte. Ne nuk kishim ndonjë gramatikë të mirë për shqipen, për të punuar me studentët; prandaj edhe mua më pëlqeu ideja e përkthimit. Zgjati ca si punë, por libri pastaj u botua nga Edizioni Brenner. Unë u largova pastaj nga Napoli dhe nga Italia, por më kanë thënë se përkthimi im u ka hyrë në punë disa brezave të studentëve në Itali. Më kujtohet edhe se, kur punoja me përkthimin, gjithnjë kërkoja të dëgjoja “zërin” e Camajt në tekst, në arsyetimet, sidomos në tekstet e ushtrimeve që i kish hartuar vetë. Nuk ishte shqipja ime standard e Tiranës, as shkodranishtja letrare e Fishtës dhe e Koliqit, as kosovarishtja letrare e Prishtinës; ishte diçka tjetër. Ndoshta ligjërimi i një njeriu që nuk arrinte të komunikonte plotësisht, zëri që dëgjohej përmes një xhami të trashë. Camaj njihte mirë edhe dialektet arbëreshe, ndoshta edhe ishte ndikuar prej tyre, në mos tjetër, në ritmin e frazës. Idiolekti i tij, gati-gati, ishte si një bimë e rritur me shumë kujdes, por larg simotrave; prandaj edhe shumë delikate, me një sistem imunitar të dobët. Dhe kjo pastaj më sillte në mendje imazhin e atyre romaneve hardcover – me siguri të dhuruara – që rrinin në plogështi e mblidhnin pluhur në një skutë të bibliotekës, pa i pasë prekur kush ndonjëherë; dhe më bënte të pyes: kush ia lexonte veprën Martin Camajt? Shkrimtari në mërgim e ka shumë të hidhur fatin – kaq e kaq autorë rusë, të “ikur” nga Rusia (dhe më pas nga Bashkimi Sovjetik) pas revolucionit, më kot u përpoqën të krijojnë, por pa e gjetur tamam lexuesin. Nga ana tjetër, i çliruar nga trysnitë komerciale të suksesit, Camaj mbase pati mundësinë të kultivojë, në vetmi, stilin e vet elitar, hermetik, të cilin aq ia vlerësojnë sot. E megjithatë – dhe kjo më lidhet me sa ka zbuluar më lart Auron Tare – letërsia duhet botuar, dhe botimi kushton. E përfytyroj Camajn sa do të ketë hequr, për t’i botuar në Perëndim, tekstet e tij aq hermetike, aq apolitike, në atë gjuhë aq margjinale sa shqipja. Edhe sikur CIA të ketë financuar studimin e tij Albanische Wortbildung, sërish, çfarë kënaqësie do t’i ketë dhënë kjo autorit vetë? Nga sa kam lexuar te veprat e Eqrem Çabejt, ky nuk pajtohej – si rregull – me interpretimet dhe analizat e Camajt. Por në konferenca shkencore këta të dy nuk takoheshin dot për debat: Camaj ishte edhe ai albanolog, por albanologët nga Shqipëria kishin porosi të rreptë për ta shmangur. Kuptoj edhe që studimi në fjalë, bashkë me gramatikën e shqipes dhe të tjera vepra akademike, u kanë shkuar dijetarëve të tjerë anembanë botës, dhe Camaj ka mundur ta vazhdojë komunikimin shkencor edhe pa pjesëmarrjen e kolegëve nga Tirana; por nuk do të ketë qenë e lehtë. Kur flasim për pengesat madje tabutë që u viheshin tanëve, në veprimtari ndërkombëtare, le të mos harrojmë se krejt ngrehina e marrëdhënieve me jashtë, e Akademisë dhe Universitetit në Shqipëri, ngrihej mbi këto pengesa dhe tabu. Sikurse zemra dhe forca e çdo biblioteke studimesh ishte te seksioni i “rezervatit”, ose i librave të ndaluar për publikun e gjerë (por që u jepeshin ekskluzivisht të brendshmve). Prandaj edhe është e nevojshme, përtej kurioziteteve publicistike dhe biografike, që ta kuptojmë se ç’do të thotë të kesh qenë I NDALUAR, si Camaj. Ndryshe nga Ernest Koliqi, i cili i kish bërë zgjedhjet e veta që para 1944-ës dhe besoj ish mësuar madje rehatuar me rolin e vet të émigré-ut politik, CAMAJ ishte ndryshe; pak në hije, pak i tërhequr, pak enigmatik. Por gjithnjë tabu, për aparatçikët në Tiranë. Këtë natyrë “prohibitore” të burokracisë akademike në Shqipëri e kishin mësuar mirë edhe të huajt që merreshin me albanologji: kur kam shkuar në Romë, në vitin 1987, që të takoj titullarin e Istituto di Studi Albanesi në La Sapienza, filologun Giuseppe Gradilone, ky u tregua edhe më i kujdesshëm se unë, për të më “mbrojtur” nga takimet me tipa politikisht “të padëshiruar” për ambasadën; sepse ishte i interesuar, edhe thjesht nga ana profesionale, që t’i tërhiqte studentët shqiptarë në Institut (kur u ktheva në Shqipëri, Klara Kodra që punonte me mua në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë në Tiranë, u habit që unë hyja dhe dilja te Gradilone: “ne e kishim ditur për neofashist”, më tha; sa e kundërt kjo, me deklaratën e përsëritur të Gradilone-s: io sono di sinistra). Unë këto tensione nuk i kuptoja mirë atëherë, dhe te Gradilone-ja shkoja sepse më kish prezantuar me të sekretari i ambasadës Niko Nosi, që aso kohe kujdesej edhe për studentët dhe pasuniversitarët nga Shqipëria në Romë… por e sjell këtë shembull, për të shpjeguar si kolegët tanë, mësuesit dhe drejtuesit shkencorë na trajtonin si qenie të dëmtuara, post-traumatike, njerëz me hije. Dhe, çuditërisht, kjo vetëdije më pat bërë ta simpatizoj Camajn më pas – sepse më është dukur gjithnjë si i paqetë, i pa-ambientuar mirë. Mund të ketë qenë kjo thjesht një projeksion imi, ose një përpjekje për të parë të ardhmen time te Camaj: edhe unë nuk kisha ndërmend të kthehesha në Shqipëri, edhe unë i druhesha të ardhmes sime, si njeri që doja të shkruaja shqip, në dhé të huaj. […] Me këto kujtime dhe përsiatje, të natyrës personale, po dua të sjell një ndihmesë timen sado modeste, në “kornizimin” e figurave si Camaj, të cilat përndryshe – edhe nën shtysën e përpjekjeve kitsch të ca figurave institucionale për t’i përvetësuar – i kanë derdhur në bronz pa i lënë, si të thuash, që t’i tretë dheu; i kanë shenjtëruar pa i njohur si njerëz; sepse ca e ca e kanë më të lehtë që t’i adhurojnë, se t’i bëjnë të tyret, duke i lexuar dhe duke ua dëgjuar zërin. Gjithë edhe duke pasur parasysh se vetëm ky lloj mitizimi i dhunshëm ua lejon turmave që ta shkruajë emrin e Camajt në flamujt prej stadiumi, atyre turmave që përndryshe Camajn as e lexojnë dhe as e kuptojnë dot; dhe që – për fat të keq – shkolla sot po e largon edhe më shumë nga autorë aq kompleksë si ai. Nëse duam biografinë, le të njihemi me biografinë, jo me hagjiografinë.

    1. nuk e di a do ngel gje per ate intervisten, se po i thua te gjitha 🙂

  6. Fati i njeriut. Camaj u cfrytezua nga sherbimet e huaja. Nje poet i larguar nga goja e ujkut, i rene ne mes uqerish. Kush kupton, fal !!!!
    E dua Camaj, i dua poezite e tij plot duf si vete jeta e tij. Ishte dhe aq i pashem, tamam rraca shqiptare ne majat e saj.

  7. Na u bene Camaj & Koliqi, James Bond-a. E Cfare informacioni do jepnin ata? Ku do e gjenin kete informacionin e famshem?
    Koliqi u’a ka ditur koken atyre qe i afroheshin. Ata per para jetojne, para kerkonte edhe ai. I paska mjele mire per informacione koti.

  8. Qeveria ishte shkelese e te drejtave te njeriut si rrjedhoje keta ishin te cliruar nga cdo lloj besnikerie ndaj saj.
    “..But when a long train of abuses and usurpations, pursuing invariably the same Object evinces a design to reduce them under absolute Despotism, it is their right, it is their duty, to throw off such Government,..”

  9. Ate qe donin e arriten. Botuan revisten, forcuan departamentin e shqipes ne Rome. Hapen degen e shqipes ne Gjermani. Koliqi e dinte mire qe asgje s’mund te ndryshohej prandaj bente sikur luante loje te madhe. Ne vend ta cfrytezonin, i cfrytezoi. Camaj eshte karakter i trishtuar, i malluar gjithe jeten per token e tij.
    Tentativave te Hoxhes per marrdhenie ne vitet ‘60, askush nuk ju pergjigj. Pse s’vinin vete te hapnin ambasade e te perpiqeshin nga brenda. Pse me Cabej-in do permbysej komunizmi? Lojra koti me nje fjale.

  10. Rishikimi i biografive dhe veprimtarive jo profesionale të figurave të shquara, qofshin shqiptarë apo jo, është zhvillim normal i shoqërive që kërkojnë të njohin dhe kuptojnë vetveten. Në këtë kontekst, rishqyrtimi i veprimtarisë ekstraletrare të Camajt apo Koliqit është një ngjarje krejt e zakontë për kërkimin shkencor. Punimi i mësipërm arrin të artikulojë qartë ca pyetje të thukëta mbi faza të pandriçuara në veprimtarinë e Camajt dhe Koliqit. Por përgjigjet që përpiqet të japë ky punim janë hamendësime dhe një përpjekje gjithë pasion për të krijuar përgjigje prej kombinimit të informacionit me një fantazi prej filmash spiunazhi. Përpjekja ka merita të pamohueshme për kurajën, por çalon seriozisht në metodën e përdorur. Minimalisht autori është i detyruar të japë referencën e bibliografisë apo të burimit që citon. Shoh se ca prej dokumenteve janë fotografi të ekranit të një kompjuteri. Këto nuk më lëkundin domosdo besimit tek dokumenti, por jam krejtësisht dyshues për seriozitetin e autorit. Po ashtu, ajo që është më e rëndësishme, dokumente të natyrës sekrete, tashmë të deklasifikuara, dhe të institucioneve të ingeligjencës, nuk mund të konsiderohen në vetvete fakte të pakundërshtueshme, të zhveshura nga subjektiviteti i krijuesit të dokumentit. Vetë autori shpjegon, bazuar mbi burime, se Hass ishte matrapaz informacioni, kurse Koliqi ishte shpikës informacionesh. Është e paimagjinueshme në fushë të studimeve historike të përdoret dokumenti pa e kaluar nën filtrin e kritikës. Këtë kritikë autori e sjell vetëm atëherë kur njëra agjenturë kupton se informacioni i mbledhur nga burimi apo agjentura homologe është i rremë, çka nuk është e mjaftueshme në kontekstin e këtij punimi. Ashtu si edhe në një gjykatë (le të përfytyrojmë një gjykatë ideale që respekton ligjin deri në pikën e fundit) nuk je fajtor, pa respektuar procedurat administrative të parashikuara, edhe në histori, nuk arrijmë dot në një përfundim, pa respektuar minimalisht metodat e kërkimit historik. Përndryshe, punimi është amator, i pabazë, pasionant, jo në dobi të dijes, por të mosdijes. Shoh titullin, që këtu më sipër më del “Dritëhije në histori”, kurse në materialin në PDF del si “Mite të rreme”. Qofsha i gabuar, po nëse ky i dyti është titulli i autorit, dhe i pari i Peizazheve, atëherë duket krejt qartë pozicionimi ideologjik i autorit, çka nuk flet për angazhim në dobi të së mirës shoqërore, por në dobi të kacafytjes me mitet. Sado që përpiqet ta kontekstualizojë punimin kjo hyrje redaksionale më sipër, vetë punimi tradhëton vetveten. Flakja në sy të lexuesit e copërave të dokumenteve nuk përbën histori, por thjesht mish për tre ditë në dojën e llafollogëve. Procesi i demistifikimit kthehet në ikonoklasti të rrezikshme atëherë kur procesi që ka përdorur është identik me atë që i mistifikoi figurat dhe u ndërtoi monumente.

    1. Për sqarim: titulli i shkrimit është ai që ka dalë në krye të faqes. Dokumenti në PDF ka ruajtur një titull pune, që më pas edhe autori e ndryshoi. Në fakt, kërkimi që ka bërë Auron Tare nuk merret me “mitet” e Camajt dhe të Koliqit as me rrëzimin eksplicit të atyre miteve, por me qëmtimin e lidhjeve të atyre autorëve me agjentura të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

      1. Faleminderit për përgjigjen. Por mes rreshtave kemi lexuar ngjashëm, pavarësisht se nisur nga pozita të tjera dhe pavarësisht se autori nuk e thotë: “Gjithë edhe duke pasur parasysh se vetëm ky lloj mitizimi i dhunshëm ua lejon turmave që ta shkruajë emrin e Camajt në flamujt prej stadiumi […]”.

        1. Mon chapeau, Sokol! Si gjithmone konciz e zhbirilues. Mund te kishe shtuar ne fund, se si z. Tare senderton ne kete shkrim moton a-machiaveliste “I mezzi giustificano lo scopo”, qe vjen me thashune shqip, faktet qe perzgjedh tumirin qellimin qe i ka vene vetes qemoti. Te shohim c’do t’i pjelle mendja ne pjesen e dyte. Te rrojme se do ta kujtojme!

    2. shume dakord me Sokolin. Tare mund te jete anetar i gjithefare bordesh, por duhet te mesonte ca nga analistet e CIA-s, 1. Konteksti, pastaj vijne pyetjet se kush, kujt, kur, si e pse.

      1. Jam i bindur se Auron Tare do të mësonte shumë nga ju, po t’i shihte një ditë këto parime metodologjike – të drejta – të zbatuara në punimet tuaja me temë të ngjashme. E them këtë pa ironi dhe pa dashakeqësi. Durimpaku, besoj se ke mirë parasysh se ku e kam fjalën.

    3. I nderuar Sokol. Per korrektesi te dokumentacioni po mundohem te bej disa sqarime. Une kam mbi 10 vjet qe kam shfletuar dosjet e deklasifikuara te arkivave amerikane dhe britanike. Burimet jane lehtesisht te kontrollueshme dhe une i kam vendosur ne pjesen me te madhe. Nese me ka shpetuar ndonje, eshte pakujdesi. E dyta per pjesen e fotografimit, keni te drejte. Une ne fakt per te mos botuar te gjitha faqet qe te mos rendohej shkrimi, i kam fotografuar dhe duke mos i perpunuar dot ne kompjuter si pasoje e mosdijes, i kam rifotografuar nga kompjuteri qe punoja. Kjo nuk e ben dokumentin jolegjitim. Edhe ne arkivin amerikan, ne pjesen me te madhe, ne i fotografonim materialet. Sa u perket fakteve te nxjerra nga dokumentet, jam i hapur per debat, deri sa te sillen dokumenta kundershtuese. Une shpresoj se kam bere me te miren e mundshme per te hapur nje debat konstruktiv pa asnje paragjykim. Nese ka mangesi shkrimi im, jam i hapur per kritika, por besoj se me pjesen e dyte qe do te botohet se shpejti, do te mesojme edhe me shume per temen qe po flasim. Faleminderit!

      1. I nderuar Auron, nuk e kam fjalën dhe aq tek referencat arkivore, sa tek metoda e botimit dhe përdorimit të burimit parësor dokumentar. Mirëpo, meqë po lexoj nga të gjitha anët sulme ad hominem për ty dhe Ardianin, nuk po e vazhdoj këtë debat, se më duket sikur u jap krah ofendimeve. Në këtë situatë emocionale nuk ka qetësi mjaftueshëm për çështje të stërholluara. Suksese me vijimin.

    4. Duhet te them qe jam e nje mendimi me Sokolin. Nuk ka asgje te gabuar ne rishikimin e biografive te figurave te shquara po edhe mua shkrimi me la te njejten mbrese. Pavaresisht nga dokumentat dhe faktet e sjella – qe mund te jene te verteta dhe kjo – nuk i ben asnje dem figurave te Camajt dhe Koliqit. Po duke u nisur qe nga titulli ” Mite te rreme ” qe kompromenton shkrimin qe ne fillim dhe nuk te le ta shohesh me syrin e nje hulumtimi te paanshem, duket me shume si nje shkrim hipotetik sesa hulumtim historik mbi fakte te mireqena.

  11. I nderuar z. Vehbiu,

    Materiali i mesiperm sikur eshte pritur me padurim. Aq sa duket keni hequr dhe barrierat serioze e rigoroze sikur i quani dhe i kerkoni me te drejte. Te shkruarit dhe te hedhesh per botim per mua jane dy gjera. sintaksa e lejuar ne shkrimin e mesiperm eshte skandaloze, gje qe nuk e kam ndeshur me pare edhe pse cmoj po keshtu dhe gjera te tjera po kaq te rendesishme ne portalin tuaj, qe e ndjek me kenaqesi prej vitesh. Ceshtje nxitimi me duket per ta hedhur sa me pare ne publik/en. Kjo dhe mbyllet sepse edhe perendite, njerez jane. Ju drejtohem sepse cmoj kulturen dhe navigimin permes saj. Faktet kuptoj jane nje pjese e dyte e jetes njerezore, Gjenden gjithandej neper histori. Ndaj tyre kam nje raport, sa lidhen dhe a formojne nje teresi…. Te shkeputura a te varura ne xham, si objekte pa lidhje nuk me ngasin pervecse pak kureshtjen. Te tre emrat e permendur, Koliqi,Camaj dhe Maloki kane dhe jeten personale. Nuk merr lavderim te jesh antikuar i fakteve, xha gorio i famshem, ne kete portal deshirova shume me teper. Nderhyrja personale, nderthurja me detaje e nje apo dy episodeve te viteve para e pas 90 nuk e ndihmuan shkrimin,perkundrazi me dhane te kuptoj qe faktet jane teresi qe sjellin nje… fjalor, ne sherbim te brezave, lavderuar e bekuar qofsh per pune te kryera pa marre asnje merite ndofta…etjera qe mund ti marr mend pasi duken ne kulturen e gjeresine e shperfaqjes qe pason dukurine qe tanime eshte e personalizuar, e zotesine e komunikimit, qe eshte dhe arsye/ja pse te ndjek. Per te ngelur ne stadin e komentit..jo me shume.. me duket se klikimet paten me shume rend e shifra e tyre, pasi parashtrimi po aq sa vete shkrimi me ngjan si pasiguria ndaj nje femije qe duhet ta shoqeroje nje i rritur…e ngaqe ne shkrimin per ta perfliten perfitime per shkak te mundesise per te botuar..Pa ndryshuar rend sot jane klikimet…neser a mund te thuhet se eshte fakt perkunder vlerave kulturore..te…Me shume respekt e mirekuptim ketu ndahem, se fjalet e letersia, literatura, studimi kane fjale…e me kete admirim mbetem..!

    1. Politikat editoriale te “Peizazhe të fjalës” nuk janë objekt për diskutim: ne botojmë çfarë shohim të arsyeshme për të botuar. Megjithatë, një kornizim për shkrimin e Auron Tares do ta gjeni te hyrja redaksionale. Klikimet për ne janë irrelevante, sepse ne nuk botojmë reklama në faqe. Sa për sintaksën… vërtet, sintaksa gjithnjë ka nevojë për përmirësime!

      1. Perdora nje term /trend,klikimin si supozim, sikurse dhe shkrimi kishte jo pak supozime dhe eshte botuar. Per ta perafruar kete term me perfitimet qe sillte shkrimi per tre emrat e permendur. Paqartesine nuk e terheq dot nga vetja, por pa shtuar se doja te nderhyja ne objektin dhe diskutimet per objektin. mo o zot ! Si ndjekes e per shkaqe te mosnjohjes jam vetem ne linjen.fashen e komenteve.. mu duk me me vlere parashtrimi Juaj redaksional te cilin cmova dhe nuk kuptova kornizimin” gje qe me duket se duhet te jete e rradhe…prandaj perdora sikur /et dhe supozova..pasi botuesi me tre emra aq te dallueshem te kultures mu duk se kishte dhe pak pragmatizem…ne se tani eshte dhe paraqitja e fakteve krahas, studimeve, artikujve analitike etj sens patjeter qe kam ndryshuar dhe une edhe pse mbetem i njejte ne konsiderate e respekt !

        1. Supozimet nuk kanë asgjë të keqe, sa kohë që paraqiten si supozime dhe nuk shiten për konkluzione ose fakte. Përkundrazi, janë pjesë e zbulimit të së vërtetës.

  12. Po mendoja te beja nje shkrim mbi kete, por pertova. Sokoli me te drejte kerkon burimet. Sepse kushdo mund ti lexoj, e jo te kerkoje ne CIA Readingroom 10 min nje dokument. Sdq. jam dakord me kritiken ndaj hagjiografise – ne fakt e urrej ate! Mire qe Ardiani foli edhe per driten, se per hijen kishte boll ky raporti i Tares…qe duhet te njihet me metodat e kerkimit dhe te shkrimit akademik, per hir te se vertetes.

    1. Fq. 3. „Detaj interesant per daljen e Camajt drejt Jugosllavise” –
    a. Nuk është ndonjë gje interesante nëse aludohet se ka dëshmuar për Shqipërinë. Dihej që të gjithë emigrantët pyeteshin në kufi për të filtruar spiunët e shërbimeve sekrete, këtë e bënin edhe grekët në bashkëpunim me amerikanët.
    b. Burimi CIA document #1 -> Collection: General CIA Records. Document type: CREST. Year 1950. Secret, Document number: CIA-RDP83-00415R010300080004-4. Document title: CONDITIONS IN YUGOSLAV UNIVERSITIES. Retrieved from: https://www.cia.gov/library/readingroom/document/cia-rdp83-00415r010300080004-4
    2. Fq. 4, CIA document #2. Burimi -> Collection: General CIA Records. Document type: CREST. Year 1950. Secret, Document number: CIA-RDP82-00457R007900810012-7. Document title: ALBANIANS IN YUGOSLAVIA; RESISTANCE ACTIVITIES IN ALBANIA; CONCENTRATION CAMPS IN ALBANIA. Retrieved from: https://www.cia.gov/library/readingroom/document/cia-rdp82-00457r007900810012-7
    3. Fq. 4. Përse përmendet emri i Camaj ndër 25 studentët shqiptarë? Po Arshi Pipa, Kolë Kurti, Salvator Kurti, e Nush Radovani, përse përmenden në të njëjtin dokument si të vetmit ndër mijëra të internuar në Shqipëri? Mos duhet aluduar për të njëjtën gjë. Kjo tregon thjeshtë interes të CIA. Patjetër që agjencia kishte krijuar një bazë të dhënash me persona të rekrutueshëm, ishte puna e saj. Por të rekrutuarit është tjetër gjë nga të qënurit person interesi.
    4. Përse paguhen bursat e azilantëve? Me ligjet për azilantët kishin të drejtë të vazhdonin shkollën. U jepej bursë si azilantë, edhe nga Kombet e Bashkuara, jo patjetër si bashkëpunëtorë të UDB. Bursa nuk do te thote asgje. Per dreq, vete Tare ka shkuar disa here me ndonje burse jashte shtetit. Mos duhet te aludojme te njejten gje? Njihet ne gazetari te perdoret edhe “burim konfidencial”, meqe ndoshta ke takuar dike andej nga USA qe te ka thene. Por duhen cituar keto materiale, nuk mund te insinuhet. Eshte e pandershme per lexuesin qe ti shtish te tilla supozime ne koke pa i dhene se paku nje burim.
    5. Fq. 5, CIA document #4. Burimi -> Collection: General CIA Records. Document type: CREST. Year 1953. Secret, Document number: CIA-RDP80-00809A000700100466-2. Document title: MEETING OF ALBANIAN EMIGRES IN YUGOSLAVIA. Retrieved from: https://www.cia.gov/library/readingroom/document/cia-rdp80-00809a000700100466-2
    6. Fq. 5. Dušan Mugoša thuhet se ka qenë gjeneral i UDB. Ku është burimi? Në takim përmendet vetëm si mik i shqiptarëve.

    Mund te vazhdoj keshtu e 20 faqet e tjera, por kam pune, shume pune.

    1. Gjithmone ne kuader te permiresimit te studimit, jo per cic-mice, se harrova nje paqartesi nga faqja 4: Thote

      “Vendoset në Tuz (Mal i Zi) si mësues. Çuditërisht në datën 21 shtator 1950, emri i tij përmendet në një dokument të shërbimit amerikan të zbulimit që mbante në vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav, UDB.”

      Disclaimer: une kam vetem nja dy-tri vjet qe lexoj kesi dokumentesh dhe thjeshte po flas nga arsyeja dhe sa e njoh une natyren e ketyre dokumenteve.

      Si argument per kete pretendim duhej permendur seksioni qe merrej me veprimtarine e inteligjences jugosllave. Dhe ky detaj, patjeter i rendesishem, ofrohet pa u arsyetuar pse. Por nuk besoj se eshte sic pretendon Tare.
      I verejme elementet e dokumentit:

      1. Dokumenti ka pasur graden e klasifikimit me te ulet, Confidential, reklasifikuar ne 1978, ne koke lexohet Secret, us-citizen only, (tani quhet non-foreign), serish me shkalle klasifikimi te ulet edhe ne daten e origjines. Dmth. veshtire qe ky dokument te jete prodhuar nga nje seksion qe mbikeqyr veprimtarine e sherbimeve sekrete, per shkak te klasifikimit.

      2. Elementi i dyte eshte titulli dokumentit, Subject: Conditions in Yugoslav Universities. Kushdo analist qe e ka titulluar kete, ka pasur parasysh vetem kete si objekt. Nese objekti do te prekte seksione te tjera, do te kishte te listuara edhe tituj te tjere relevante per punet e seksioneve. Ndoshta ato jane fshire, se keto info mund te jene shkruar ne tabelen e fshire, sikur edhe hartuesi apo burimi i informacionit. Por per kete rast besoj se nuk ka pasur subjekte te tjera. Pse titulli eshte i qarte.

      Per te dhene nje shembull mbi kete praktike: shih dokumentin qe ke cituar (https://www.cia.gov/library/readingroom/docs/CIA-RDP80-00809A000700100466-2.pdf), ka
      4 subjekte, pra i perket 4 seksioneve, ose eshte relevant per kater objekte. Cfare mund te mesohet edhe sesi eshte sistemi i arkivit, apo i dokumentit, apo i seksioneve ne CIA. Por kjo do PhD., sic thote Ardiani.

      Dmth. e kam llafin, se duhet te jemi te kujdesshem. Kete ja them edhe vetes, jo vetem Tares.

      1. i nderuar zoti arben. ne fakt vezhgimi i emigracionit shqiptar ne jugollavi nuk ka qene ndonje prioritet i sherbimeve amerikane. ato paten nje ngritje me marrveshjen e beogradit ku perfaqesues te CIAs dhe UDB u takuan per te rene ne marrveshje per operacionet kunder shqiperise. CIA kerkonte nder te tjera nje trajtim preferencial per grupet e saja qe dilnin ne jugosllavi dhe ku jugosllavet i trajtonin keq. gjithsesi ne kete dokument te gjate duket qarte se sa pak e njihnin realitetin shqiptar oficeret e CIA-s. Mergata shqiptare ne jugosllavi ishte pjese e operacionit Obdurate qe vezhgonte elemente me interes. nje informacion nga terreni qe vinte per studentet shqiptare ne beograd sigurisht qe nuk kishte ndonje prioritet. por ne kete kontekst na sherben per te ngritur disa hipoteza te arsyeshme.pse camaj nga nje mesues ne Tuz papritur perfundon ne Universitetin e Beogradit? e dyta informacioni qe mer cia me siguri nga njerez te saj brenda UDB tregon qarte se studentet shqiptare ne Univ e Beogradit kontrolloheshin nga UDB. Pra nuk ksihte se si Camaj te ishte jashte ketij kontrolli.

        1. Nese ka ndonje dokument nga UDB qe Camaj eshte rekrutuar ok, e nuk kemi nevoje te merremi me ate qe quhet “prove rrethanore”, sic eshte kjo puna e burses. Problemi eshte se bursa eshte thjeshte rrethane, por jo prove per argumentim. Patjeter, qe kur mblidhen disa rrethana, qe ju i keni permendur (p.sh. gruaja etj.), keto se bashku mund te perbejne nje prove, pse perjashtojne koincidencen, rastesine, armikun e cdo studiuesi qe kerkon te racionalizoje cdo veprim apo rezultat (outcome). Por edhe renditja e rrethanave, apo provave rrethanore, vendoset sipas rendesise. Kjo e burses nuk duhet te ishte ne rresht te pare, e ketu hyme ne retoriken e percjelljes se nje pohimi apo argumentimi shkencor, per te cilen kane shkruar libra njerez me te pergatitur se une.

          Atehere si mund te sillet si argument kjo rrethane? Si mund te shnderrohet ne prove? Duke pare edhe ata emrat e tjere p.sh. A jane rekrutuar edhe ata? A flitet gjekundi per ta?

          Mesatarisht ne Jugosllavi une vleresoj se ka pasur se paku 2-3 studente te rinj cdo vit nga azilantet politike. Nisur nga 1948 qe u prene marredheniet, ne 1950 paska pasur 25 sipas CIA, nje fare Bondzic thote qe ne 1956-1960 ka pasur 5-6, pra me pak. Le te bejme nje perllogaritje, estimation, e te themi se deri ne vitet 1970, kur permiresohen marredheniet ndermjet vendeve dhe kush ikte preferonte te largohej kembeshpejte ne Amerike a gjetke, numri total i studenteve do te kete qene diku tek 100. Patjeter qe eshte nje numer i menaxhueshem nga UDB, nese do te ishin 1000 do te ishte e veshtire. Por sa ka qene numri i azilanteve? 170 ishin mbledhur ne ate komitet, dmth. qe ishin aktiv ne kundershtimin ndaj regjimit komunist ne Shqiperi (te supozojme se 10% e atyre qe largoheshin ishin kundershtar aktiv ndaj regjimit). Le te themi se numri i azilanteve, e kam idene se Sigurimi i Shtetit i mblidhte keto numra, shih te Drejtoria I raportimet mbi hyrjen e daljen e te huajve e shtetasve shqiptare, le te themi pra qe kane qene 6000 vete deri ne 1970. Nga keta 100 studente dhe 300 aktiv, ku 100 studentet sipas hipotezes jane pjese e 300 aktiv. Serish nje numer i menaxhueshem per UDB. Por duhet te kete ndonje statistike gjekundi, qe na thote se 25% e rekrutimeve shkojne kot, ne fakt Sigurimi i Shtetit ne fundin e viteve 1970 e kishte me te larte se 75%, qe ishin shenjat e para se regjimi e kish humbur davane. Une them se keto llogari t’ja japesh nje matemacieni qe merret me algjebren dhe statistiken e Bayes dhe ta shkoqitesh kete pune. Sa ka qene probabiliteti posterior qe Camaj te kete qene jo vetem i rekrutuar, por edhe aktiv?

          Shih Bondžić, “Školovanje studenata iz zemalja u razvoju kao deo spoljne politike Jugoslavije 1950-1961.”, qe ti mund ta kontaktosh e ta pyesesh se cdi ai nga kjo pune. Meqe ky pedagogu, ne mos gaboj i Universitetit te Beogradit eshte marre me studentet e huaj.

  13. Qe eshte ekzagjeruar e quajtur studim pa u certifikuar te dhenat e pa na e dhene ne trajtesa, eshte njelloj si gjethet bien e pemet thahen …pa u strukturuar keto te dhena ne botanike bie fjala, ndryshe kujt i sherbejne te ndara, renia e gjetheve… nga sistemi qe i perthith,… botanika, ne mos gaboj..se tek komemnet jam, sjam ne fashe me te larte..ashtu sikurse pse ua nxjerrim pak….jashte, tregojme anen njerezore, pa i ekzagjeruar por dhe pa i shqepur me shume ndersa tregohet vecse e njejta gje…ashtu si une mbaj pjesen me te mire per sot kete komunikim qe ma falet/ harruar pse nisi e per cka..pasi une ju jam mirenjohes prej kaq vitesh, dhe ndaj urimin Faleminderit !

  14. Desha t’u kujtoj kolegëve, miqësisht, se shkrimi i Auron Tares ka natyrë publicistike, prandaj nuk ka kuptim që ta trajtoni (dhe vlerësoni) sikur të ishte disertacion për mbrojtje doktorate ose PHD. Edhe ne, si redaksi, e vlerësuam si shkrim publicistik serioz, i mbështetur në dokumente burimore, jo si disertacion me pretendime akademike. Kërkesat për korrektesë metodologjike dhe për të marrë parasysh kontekstin e dokumenteve të cituara dhe të interpretuara janë gjithnjë të mirëpritura, por ato kërkesa dhe objeksione njëlloj duhet të marrin parasysh kontekstin e shkrimit vetë dhe të natyrës së tij. Për metodologji di të flas edhe unë. Peizazhe të fjalës nuk i ka mjetet financiare për të paguar ekspertë vlerësues – dhe as pretendon të bëjë vlerësime të tilla (këtë duhet ta keni parasysh sa herë që vini këtu për të shfletuar dhe lexuar falas, pa u bezdisur nga reklama dhe pornografi). Prandaj edhe shpesh mjaftohemi të ofrojmë një platformë për botime që i gjykojmë me interes për kulturën dhe debatin, duke shpresuar në mirëbesimin dhe bonsensin e lexuesve, që do të ndërhyjnë konstruktivisht në diskutimet. Me fjalë të tjera, vendimet editoriale janë tonat, por hapësira e diskutimit juaja.

  15. Ja keni arritur mjeshterisht dhe profesionalisht..meriton falenderim me shkronja te medha edhe pse mund te harrohet ndonjehere se
    …\\duhet ta keni parasysh sa herë që vini këtu për të shfletuar dhe lexuar falas, pa u bezdisur nga reklama dhe pornografi). Prandaj edhe shpesh mjaftohemi të ofrojmë një platformë për botime që i gjykojmë me interes për kulturën dhe debatin

  16. First and foremost kunderpergjigje si kjo e meposhtmja nuk I sherbejne debatit per te ndricuar te verteten .:”.. S’do ta kisha mendue kurrë se nën atë fytyrën prej Shvejku baballek të Auron Tares mund të mshehej nji historian i hollë që përpiqet me hjedhë ndonji kovë baltë mbi figurat e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt…”
    Tani ka disa pika te erreta,kot per kuriozitet se pas. disa dekadash Camaj do kujtohet vetem per vlerat letrare ,nese ka Te tilla.Psh ai u arratis ne shtator 1948 kur Koci Xoxe ishte ende minister I brendshem.Pse nuk e kthyen jugosllavet ?

    1. Koçi Xoxe është arrestuar në nëntor 1948, pasi ishte përpjekur, disa muaj rresht, të deklaronte mbështetjen e tij ndaj Bashkimit Sovjetik në përplasjen që ky i fundit kishte me Jugosllavinë titiste (përplasje e shpërthyer në qershor). Në shtator kur Camaj arratiset Koçi Xoxe nuk ishte më njeriu i jugosllavëve në Tiranë, e këta i kishin prerë përfundimisht marrëdhëniet me regjimin e Hoxhës.

  17. Kushedi ndihmon për t’i vënë gjërat në perspektivë kjo letër e Ernest Koliqit mikut të tij Karl Gurakuqi, e vitit 1952, botuar nga Panorama më 25 prill 2013 (nënvizimi është i imi).

    Pensione Flora
    Asiago (Provinca Vicenza)
    18-VII-1952

    I dashur Karl,

    S’ka tri dit qi erdha këtu me familje. Jam si gjymsë i ftuem prej Lodo Pistullit, kushrinit t’em, qi banon në nji qytet afër: në Bassano del Grappa. Vend i freskët Asiago, rrethue me male plot halë. Erë rrëshine ndiehet n’ajr e mushkënit zgjanohen. I solla fëmijt këtu m’u prinë në shëndet e shpresoj se nji muej ndejë në kët rrafshnaltë do t’u bâjë mirë. Ka 20-ta e gushtit do të kthëthej në Romë.

    Edhe un kishem nevojë për pushim në qetësi e në bjeshkë. Jeta plot kuçkarike e Romës më ka lodhë. Kundërshtarët s’po na lanë m’u marrë me punë t’onë, por na perzihen gjithkund. Nuk u mjaftojnë rrogat e majme në dollarë, apartamentat luksoza qi s’i kanë pa as n’ândër, mikeshat të cilave u bajnë sevda e u blejnë gjoje në vend qi me ndihmue vllazënt në skam, por na versulen me terbim a thue se u kemi nxânë dritën e diellit. E pave numrin e fundit të Flamurit? Kapidanin, Kolë Bibën, Cordinianon e shkretë, t’an e dekun t’Ismailit, mue na sulmojnë poshtërsisht. I shpallin botës se jem qenë fashista! Po kush e ka mohue? Qellimi asht tjetërkund: me i a mbushë menden të huejvet të fuqishëm se 7 prilli asht nji krim i kryem nga Gjon, nji Kolë, nji Ernest: nga katolikët. Përmendin Shefqet Verlacin pse i biri bashkëpunon me ne. Mos të qindronte me ne, do t’a zgjidhshin edhe ate fajesh si Mustafa Kruen qi i u perul Zogut, Hasan Dostin pse u nëshkrue në Ball, si njiqind të tjerë qi u kërtylen në të mira në kohën e Italis dhe sot i biejnë mohit. Përpiqen kopilin e trathtis me na e lanë në derë të katolicizmit. E përkrahsa në kët shtrembënim të historis kanë mjerisht edhe do priftën katolikë kryekcyem. Druen se heroizmi i krahinave katolike, në kohën më të mënersheme qi kaloi vendi ynë, mos të miret se er parasysh nga të huejët. Atëherë përpiqen me hjedhë baltë mbi prisat e atynë krahinave, Kapidanin e Mirditës dhe Kol Binën, qi e kanë fitue me gjak të njerzvet të tyne të drejtën me qenë në prijsi të çdo veprimtaris kombtare. Nuk lëvizë ma ndër shkodranë ai dell krenar qi e ndriti emnin e qytetit t’onë dikur. Përndryshej do t’u çonte dikush me protestue. Kishte m’u lypun qi Kapidanit e Kolë Bibës, çdo Shkodran e Shqiptar i ndershëm t’i shkruejshin, tue stigmatizue veprën ç’njerëzore të Ballit e tue pohue energjikisht qi kush prekë ata prisa prekë në nderë të maleve, përbuzë flijen e qindra fatosave antikomunistë, mohon burrnin e fisnikërin e rracës s’onë, qi ata me plot të drejtë simbolizojnë e përfaqësojnë.

    Po atyre horave së……. nuk do t’u ecin gjithmonë kungulli mbi uj. Kjo veper e fundme në vetvete, tregon ligështin se pozitave të tynë pranë të Huejvet qi i mbështesin. Këtyne (të huejvet-shënim i redaksisë); kanë nevojë me iu kujtue se na jem qene kundërshtarët e demokracis. Shifet se ballistat agrarë janë në dijeni se Blokut (Bllokut Kombëtar Indipendent-shënim i redaksisë) po i naltohen akcjonet. Sidoqoftë, telegramet dergue Musolinit janë qene me qindra e jo vetëm tre. Ai i Kapidanit, mbasandej, dihet se asht falsifikue prej Giro-s. Kapidani n’Asemble, qi u mblodh me 12 prill 1939, qe i vetmi qi me guxim i qortoi Italjanët për fjalë të hangme. Tha, mjesa të gjithë prisnim heshteshin, se fjalët ishin qenë me zevendësue Zogun me nji Princ të Shtëpis Savoja. Po të kishte nënshkrue Kapidani në kallnduer 1939 kërkesën për Viktor Emmanuelin në fron të Shqipnis, si mujte në prill me përmendë premtimin e nji Princi? Në kallnduer 1939, Duçeja nuk e kishte çpikë ende formulen e bashkimit të kunoravve!

    Telegrami i em asht autentik, por i drejtuem Duçes me 13 prill, mbas zbarkimit të trupave italjane (7 prill), mbas vendimit t’Asamblesë me i ofrue kunoren e Skanderbeut Mbretit të Italis (12 prill). Prandaj un konfirmohem në gjendje të krijueme, s’kërkoi as ndrrime as ndërhymje. Telegrame si i emi janë nisun me mija nga Shqipnija: prej çdo Bashkije e prej çdo njeriu në nji funkcjon pak si të lartë.

    Ata qi shkruejnë kundra nesh, të gjithë kanë veshë divizën fashiste dhe i kanë shërbye regjimit, sot të shamë, deri në ditën e tij të fundit. Asnjani nuk dha dorhjekje. Patriotizmi i tyne filloi kur në Stalingrad Hitleri ngeli. Deri n’at ditë, na u lëvyrshin e na brohoritshin.

    Ti e din mirfilli se na këta i kemi pasun në dorë me i asgjansue; përkundrazi u kemi ba nderna, i kemi gradue, ndihmue me bursa e me shpërblime të jashtëzakonshme. Shifi, tashti si siellen me ne! Mbahen si fituesa të luftës, ndersa Enveri po e shqynë kombin t’onë, Enveri qi e muer fuqin me ndihmën e këtynë patriotave të mëdhenj! Na, s’paku, bame Shqipnin e Madhe: ngjati pak vjet, po ai fakt i madhnueshëm do të jesi si preçëdent në histori të Ballkanit. Ata shka bane? U kruhet fundi i shpinës në deshir të nji kulltuku. Plasen m’u ulë në nji shkamb sundimi. Kalojnë mbi kufomen e t’et për me arrijtë në nji post ministri!

    Po me P. Cordignano-n e shkrete, tash qi ka dekë e hy në dhe, ç’kanë? Ajo punë, q’i ndjeri bani, u harrue. Pse m’ngjallë? Nji artikull, qoftë edhe i pavend, nuk mund të rrzojë vlerën e sa e sa vëllimeve të çmueshme qi pasunojnë studimet albanologjike dhe zdrisin thesarin e kultures shqiptare. Le qi s’kanë ndiesi në zemër, as për të gjallë as për të dekun, pra nuk u kanë mbetë dy fije tru në kaptinë: të tillë shkrime na ulin para të huejvet dhe lanë gjurmë të damshme në shpirtnat të Shqyptarvet. Ty si të duken këto punë?

    Nderime Hannit. Te fala Gilbertit dhe djelmvet aty.

    Ty të përqafoj
    Ernesti

    https://web.archive.org/web/20130428210958/http://www.panorama.com.al/2013/04/25/letrat-e-panjohura-te-koliqit-enveri-po-e-shqyn-kombin/

  18. Ky shkrim i A. Tares me duket shume amator. Shume nga konkluzionet qe nxirren jane te pasuportuara nga dokumentat. Ne shkrim jane 84 pyetje qe ne fakt jane te gjitha supozime qe ne duhet ti marrim si te mireqena, perse? Sepse keshtu do zoti Tare?
    Tema ne vetvete mua s’me intereson shume ndaj nuk do hyj ne shume detaje, por do permend nje detaj ku jam 99% i sigurte qe Tare eshte gabim. Ai thote qe personat e arrestuar per vrasjen e Dom Lazer Sheldise u liruan per mungese provash. Gjithashtu sipas Tares “Vdekja e tij [Lazer Sheldise] ka mbetur mister”. Per arsye qe nuk eshte nevoja ti permend ketu une kam biseduar me disa shqiptare qe kane jetuar ne zonen e New Yorkut ne ate kohe dhe ata te gjithe me kane thene se vrasesit e Dom Lazer Sheldise dihen dhe jane denuar. Ne nje kerkim te shpejte ne Google me rezulton qe njeri nga personat e arrestuar eshte i denuar per “Murder Second Degree”. Nga deshmite qe kam degjuar personi ne fjale ishte i arratisur nga Shqiperia dhe Dom Lazri e donte dhe e perkrahte shume. Sipas nje deshmie Dom Lazri ndihej shume i lumtur kur fliste per ate person dhe thoshte “Me ka ardhur nje cope Shqiperie”. Nje studiues si Tare mund ti shkoje me thelle arkivave, por per mua eshte e qarte qe ne kete pike ai eshte shprehur pa u mbeshtetur ne dokumenta ose deshmi te tjera.

  19. Sikurse del nga referenca, letra interesante e sjelle nga Arkivolisti ketu eshte botuar ne vitin 2013 tek revista e perkatermuajshme “Letra”, e Fakultetit te Letersise te Universitetit te Tiranes, me bashkekryeredaktore profesoret A. Gjekmarkajn dhe Dh. Shehrin.

    Z. Tare na ka dhene dokumente nga burime paresore nga arkiva te ndryshme.

    A mund te mesojme se ku ndodhet sot leterkembimi origjinal Koliqi – Gurakuqi? Ne cilen arkive? Universitare, shteterore apo private? Dhe a mund te dijme se kush e ka trajtuar t dhe e ka tejshkruar profesionalisht kete leterkembim sa personal, aq edhe interesant?

  20. Po prandaj mundesohen edhe komentet ketu, per te sjelle fakte dhe argumente te reja. Dhe per te ndihmuar autorin.

    Nuk ka kurrgje te keqe qe z. Tare percjell 84 apo 100 pyetje ne sproven e vet. Njeres prej tyre i jeni pergjigjur ju.

    Sidoqofte, fati i Dom Sheldise eshte nje itinerar krejt periferik ne hulumtimin serioz te z. Tare. Edhe ju keni bere nje kerkim te shpejte ku dalin disa fakte te reja gje, qe e ndihmon debatin e bazuar ne argumente. Sakte sakte e verteta per ate ngjarje duhet te jete ne dosjen gjyqesore ne Nju Jork.

    Ajo qe nuk leviz dot eshte thelbi i argumentit te Tares, dhe pikerisht aktiviteti extra-letrar, akademik i Ernestit dhe Martinit, gje qe perben kontribut me vlere ne ndricimin e ketyre figurave te letersise shqipe.

    1. Keto lloj perpjekjesh te keyre holumtuesve, pasardhesve te komunisteve, te cilet kunder vellezerve e motrave te vet shqiptare ben ate qe nuk e bene as turqit e nazistet jane vertete vrastare. Keto lloj studiuesish po mundohen te baltosin vlerat e mrekuellueshme te atyre qe ishin antikomuniste dhe i dhane kombit. Ata ben te njejten gje per Gjergj Fishten. Jam i sigurte qe edhe Elez Biberajn, birin e diversantit, do ta bejne agjent te CIAs. Po keshtu edhe mua si nje ish i persekutuar, me familjare te burgosur e pushkatuar, mund te me nxjerrin si bashkepuntor Sigurimi, dhe sot qe jetoj ne Amerike, si agjent i CIAs. Çfare pret nga ato qe na bene te gjitha te zezat? Kjo eshte e tmerrshme. Keto duan te na vrasin perseri. Kjo eshte e turpshme. Per te gjithe ne ne Amerike, Martin Camaj eshte njeri qe gezon respektin e mirenjohjen e te gjithe emigranteve. Ato lloj arkivash, te cilave ju referohet zoti Tare, nuk e komprementojne punen qe ka bere Camaj ne sherbim te Shqiptarizmit.

      1. Nga moderatori: Lutem ruani etikën në komunikim. Askush nuk ju detyron të komentoni këtu, por kur vendosni ta bëni, respektoni kolegët. Komente që vetëm shprehin indinjatë nuk i sjellin asgjë debatit dhe nuk do të lejohen të kalojnë.

        Shënim: përgjigjet ndaj këtij komenti të moderatorit do të fshihen automatikisht.

    2. Dokumentat e sjelle sigurisht qe kane vlere. Interpretimi le per te deshiruar.

  21. Ky material që ka publikuar PTF pa dyshim do të bëhet pjesë e koleksionit të studimeve më të arrira të mendimit shqip në përgjithësi, jo vetëm atij historik. Për paanshmërinë e autorit, skrupolozitetin në qëmtimin e fakteve, paraqitjen e hijshme e të rrjedhshme të argumenteve, nxjerrjen e përfundimeve të pakundërshtueshme bazuar në dokumente autentike e të pakontestueshme, revista ka shënuar kështu përurimin e kolanës së botimeve historike “kodra pas brezit”. Me ç’rast, autori i studimit duhet edhe falenderuar për pasurimin e leksikut së shqipes.
    Personalisht mendoj se vepra është shkruar me stil modern, e thjeshtë, por intriguese njëkohësisht, duke përdorur si parashtrimin e hamendjeve, ashtu edhe risinë e paraqitjes së klipeve cungane dokumentare me një tension që sa vjen e ngrihet, për të arritur kulmin aty pranë fundit, kur autori shtron përpara lexuesit pyetjen-dilemë: “A ishin këto kontradikta mbi çështjen [e] fonetikës së shqipes?”, përpara se ta fusë lexuesin në hullinë e Endlosung-ut, zgjidhjes finale, dërrmimin e mitit të marrë në shqyrtim.
    Urime autorit dhe revistës!

    1. Revista ndihet e mikluar prej këtyre fjalëve kaq dashamirëse e bujare, aq më tepër duke pasur parasysh cilësinë rrëzëllitëse të vetë shkrimeve tuaja, e.p., në këto vite. Megjithatë, si botues, më duhet të them se kemi ende nevojë për kontributet tuaja si autor, studiues dhe vëzhgues i Zeitgeist-it, për ta mbajtur lart nivelin dhe flamurin e dijes.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin