TRADITA DHE BARBARËT E RADHËS

Më datë 11 mars 2019, TemA njoftoi për zbardhjen e dosjes së Eqrem Çabejt, nga historiania Ledia Dushku, në një konferencë të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Mes komenteve të pakta, spikaste njëri i një anonimi, i cili shprehej kështu:[1]

Meqë një mendje kaq e vrazhdë sa kjo e TZ-së vështirë se mund të ketë hapur ndonjëherë për të lexuar ndonjë libër a artikull të albanologut në fjalë, më shumë gjasë ka që ky komentues, a personazh qoftë, t’i ketë marrë këto në ndonjë forum “patriotik”, ku ndëshkohen ritualisht, prej anonimëve dhe qurrashëve, të gjithë ata dijetarë që janë marrë, në rrjedhë të kohës, me marrëdhëniet e shqipes dhe të shqiptarëve me gjuhë dhe kultura të tjera.

Për koincidencë – po mbase jo doemos – mu këto ditë erdhën dhe u gjallëruan komentet edhe te një shkrim imi i vjetër në Facebook, i shkruar në nderim të Kolec Topallit, me rastin e vdekjes së tij para pak kohësh.

Ja me ç’më gostitën këtë herë (po i heq emrat, sepse dua t’i lë anonimë):

K.Topalli… ky tradhetar mjeran i Gjuhes Shqipe besonte se , duke e paraqitur ne vepren e tij Gjuhen Shqipe si te huazuar nga sllavishtja dhe greqishtja ne fjalorin e tij voluminoz etimologjik , do te mundohej t’ju imponohej shqiptareve se : Gjuha Shqipe vertete ka huazime dhe se nuk ka qene e shkruar me pare se viti 1550 nderkohe qe,nuk ka asgje te vertete mbeshtetur ne shkencat ekzakte te Gjuhesise nga te gjitha disiplinat.

Koleci u pagua prej serbeve dhe asgje tjeter ,ashtu si politikanet e PD me ne krye S.Berishen i cili, njesoj si E.Hoxha kishin nje mision te perbashket ate te shkaterrimit te kombit shqiptar ,per ti mohuar gjuhen, kulturen, historine, heronjte etj. Pra nqs do qe nje komb ta besh mos te ekzistoje mjafton te zbatosh te lart permendurat dhe ia ke arritur qellimit. Ja ky ishte Koleci juaj , ta kujtoni me “nostalgji”.. Bableca….Vebinj, Kurkute, Omare dhe Topalleee…

Dhe një tjetër i përgjigjej këtij më lart kështu:

Aq sa ka qene dhe eshte patriot Sali Berisha ,eshte dhe etimolog apo historian K.Topalli por, qe te dy i bashkon nje ideal : Shkaterimin e kombit shqiptar nepermjet zbatimit te planeve pansllaviste, greke duke, mohuar historine, kulturen, gjuhen, trashegimnine, heronjte etj.

Jane munduar shume pergjate historise duke ushtruar genocid, spastrim etnik, mohimin e gjuhes, fallcifikuar historine, rrembimim e heronjve etj., Keta serbe, turq, grek qe kane zaptuar trojet e Ylirise duke trasheguar keto pasuri gjeografike kane arritur te paguajne politikane, historiane, gjuhetare etj ,per te asgjesuar etnosin shqiptar nga çdo element te tij por qe, nuk ja kane dale dhe, as kane per t’ja arritur qellimit megjithse paguhen mire si ,tradhetare te felliqur qe, me injorancen e tyre dhe karakterin e shemtuar nuk kane bere asgje tjeter perveçse, i kane nxjerre bojen vetes sepse: Rrenjet e kombit shqiptar nuk thahen kurre perderisa : Gjuha ,kultura, historia, trashegimnia jone qendron si nje Fosile e gjalle duke ju mbijetuar mijevjeçareve. Historia na ndjek nga pas dhe na udhezon nepermjet te gjitha disiplinave shkencore ku, asnje dhe askush nuk mundet dot ti mohoje, kundershtoje, manipuloje edhe pse, perpiqen ta fallcifikojne : keta mjerane kurre nuk do ja dalin.

Para ca kohësh, tek i njëjti shkrim, një i tretë pat ngritur pyetjen e mëposhtme:

A është e vërtetë që i ndjeri e ka nxjerrë gjuhën e mrekullueshme shqipe si të prejardhur nga serbishtja?

Dhe kështu me radhë.

Shumë gjëra për t’u vënë re, në këto përçartje (të cilat, në mënyrën e tyre, provojnë një lloj dështimi të vetë përpjekjes iluministe albanologjike)[2]. Duke filluar nga ajo që, të gjithë këta, janë informuar diku për orientimin e një vepre kaq të specializuar, sa Fjalori Etimologjik i Topallit: dikush e ka hedhur helmin, duke shpifur – meqë unë nuk di të jenë publikuar statistika të mirëfillta për përqindjet e prejardhjeve të miratuara nga ai autor; pa çka se Topalli nuk është se ka revolucionarizuar gjë në etimologjitë shqipe, por kryesisht ka vazhduar punën e etimologëve të mëparshëm – Meyer-it, Jokl-it, Çabejt, B. Demirajt, Orelit dhe të tjerëve, duke mbajtur herë pas here qëndrim kritik dhe duke sjellë edhe kontribute të vetat, siç mund të pritej nga një studiues kompetent dhe serioz. Por profanët, si këta më lart që e tradhtojnë veten që me shkronjat e para që shkruajnë, nuk janë në gjendje t’ia ndjekin punën një dijetari, dhe as dëshirojnë ta bëjnë; njerëz të tillë i ngatërrojnë rregullisht llafet me punën; dhe dikush duhet t’ua ketë servirur “rezultatet” e studimeve të Topallit si municion të gatshëm, ose më mirë, si fishekzjarre të gatshme për t’u shkrepur.

Premisa që në fakt ka qarkulluar edhe gjetiu, se Topalli e paska nxjerrë shqipen si “të huazuar nga sllavishtja dhe greqishtja”, nuk ka kuptim – e shumta mund të përdoret për të diagnostikuar gjymtimin intelektual të atij që e sjell; por për fat të keq tani është mbjellë në shumë forume dhe rrjete sociale, dhe mbi të po ngrihen gjithfarë teorish komploti dhe kështjellash të tjera prej rëre; aq sa gjymtimi në fjalë, nga shqetësim shëndetësor, është kthyer në problem social dhe kulturor. Përkundrazi, shqetësim shëndetësor mbetet interesi kaq i gjallë për tema të tilla të specializuara, në njerëz gdhe, që normalisht duhej të ndaleshin te interpretimi i gjesteve të Cristiano Ronaldo-s në stadium.

Mbi këtë premisë të lebetitur, ngrihet pastaj supozimi se Topallin e kanë paguar – kush tjetër veç serbëve dhe grekëve (pa çka se ky nuk po gjente dot fonde as për të botuar fjalorin dhe desh u nda nga kjo botë pa e parë veprën e jetës së vet të botuar). Misioni i këtij “tradhtari” paska qenë, pra, të “shkatërrojë kombin shqiptar” dhe t’i mohojë atij “gjuhën, kulturën, historinë, heronjtë, etj. (etj.!).”

Do të më thonë: po ç’merresh me këta! Vërtet – më mirë t’i lësh këta të merren me ty dhe me dijen; dhe t’i përvishen çdo përpjekjeje serioze, që në kushtet e sotme unë do ta quaja titanike, për ta nxjerrë si të paguar, tradhtare dhe antikombëtare. Ja ta zëmë se nuk do të merrem më me këta dhe do t’ju kërkoj të falur të gjithëve ju që u trazuat, kur patë që po merrem me këta. Por numri i këtyre sa vjen e shtohet, sikurse sa vjen e shtohet zelli i tyre, falë boshllëkut të përftuar nga tkurrja dramatike e autoritetit të dijes dhe zbythja e autoritetit shkollor, përballë kitsch-it kombëtarist. Nuk është thjesht rritja deri në mizëri, e numrit të shqiptarëve mendërisht të prapambetur dhe paranojakë që shqetëson; por edhe kushtet që po u shërbehen këtyre sot, për t’u ndier të legjitimuar, në bërjen publike të gjepurave që kanë në kokë. Ose ideja e çuditshme se këta – si përfaqësues të masës së gjerë “atdhedashëse” – mund të gëzojnë madje edhe të ushtrojnë “të drejtën e votës” për punë të tilla, thjesht ngaqë këto prekin mitin e tyre kombëtarist; dhe ideja tjetër, a bindja, se “atdhetashuria” mund të përligjë jo vetëm përralla hipotetike si ato të “pellazgologëve”, por edhe çdo lloj budallallëku dhe ligësie, çdo lloj rrugaçërie dhe deliri, mjaft që të vijë nga poshtë dhe të ketë motivimin “e duhur”.

Çabejn deri më tash sikur e kishin kursyer, ose nuk e kishin dëbuar akoma nga panteoni i idhujve të shqiptarisë pop, që adhurohen prej këtyre grigjave; mirëpo shënimi i lartcituar tek TemA, që tek e fundit mund të jetë edhe thjesht provokim (siç janë jo rrallë komentet tek TemA), lë shteg për dyshimin se tashmë hordhitë e hunëve “patriotikas” janë gati për të mbuluar me bajga një tjetër albanolog – pa u tutur më nga autoriteti i tij i dikurshëm dhe i sotëm. Në të vërtetë, shfryrja “ai duhesh varur” tingëllon si e shtirur tej mase, madje edhe në gojën e një plebeu çfarëdo; dhe unë vetë besoj se komenti është shtuar atje me qëllim, për të turbulluar ujërat ose për të parë pastaj reagimet, për të sonduar opinionin, ose reflekset e masës koment-dashëse. E megjithatë, edhe si provokim ky koment meriton vëmendje – për çfarë autori i tij ka zgjedhur për të provokuar: përqindjen e huazimeve në leksikun e shqipes! I njëjti argument me të cilin po godasin e përdhosin Fjalorin e Topallit dhe Topallin vetë. “Masa atdhedashëse” e frymëzuar, u ndiekësh gati për t’ua diktuar objektivat dhe metodat e studimit albanologëve, qoftë edhe duke i kërcënuar si tradhtarë ose të paguar prej serbëve[3] dhe grekëve! Të tilla teza, ckërmitje dhe kanosje kanë kohë që përpunohen në gjirizet e Internetit – por tani kushedi po u vjen dita që të dalin mbi ujë dhe të shfaqen në mainstream.

Mbase edhe “kritikat” kundër Topallit do të shërbejnë tash e tutje më tepër si platformë, për t’iu afruar vjedhurazi Çabejt dhe, me Çabejn, gjithë ngrehinës aq të çmuar dhe prestigjioze të albanologjisë të ngritur dhe të mirëmbajtur, me aq mundim, gjatë shekullit XX, nga dijetarë të huaj dhe shqiptarë. Dikujt që ka edhe njohuritë më elementare nga historia e shqipes, do t’i tingëllojnë fantastike dhe absurde akuzat për “përqindje” huazimesh, sidomos kur i bëhen Çabejt – ose pikërisht atij studiuesi të leksikut shqip që u përpoq më shumë se kushdo tjetër i kalibrit të tij, për t’ia kthyer shqipes etimologjitë e shumë fjalëve që autorë të tjerë para tij i kishin identifikuar si huazime; ndonjëherë duke i tendosur hipotezat dhe arsyetimet përkatëse në kufi të besueshmërisë. Çfarë të bën të mendosh se kjo zallamahi që ngrihet sot, kundër traditës albanologjike, shfrytëzon paranojën patriotike të disa të cektëve, për të arritur synime më afatgjata, dhe pikërisht, për të futur në krizë autoritetin e derisotëm të dijes albanologjike. Duke rrezikuar që të tingëlloj edhe unë si konspiracionist, po shtoj megjithatë që, si çdo përpjekje për rrëzim autoriteti, edhe kjo ka gjasë që ta ketë gati “zëvendësimin”.[4] Pra, frika ime është se komente të tilla dhe dhjetëra në mos qindra të tjera që i ndesh poshtë e lart online nuk janë thjesht akte vandalizmi, ose graffiti të zhgarravitura në muret e agorës virtuale; por parathënia e një veprimi edhe më radikal.

Pesë ose njëzet e pesë ose edhe pesëmijë e pesë komente anonimësh dhe qyqarësh të sëmurë, në zgëqe forumesh në Internet nuk ka gjasa ta ciflosin autoritetin e një Çabej ose të një Topalli; rreziku që më shtyn t’i shkruaj këto radhë është tjetër. Albanologjia në Shqipëri, që të mbahet gjallë, ka nevojë për vëmendjen, kujdesin dhe investimet publike, të cilat i administron shteti. Dhe, për fat të keq, shteti ka provuar rregullisht se nuk do t’ia dijë më për fusha të tilla intelektuale, ku mbarëvajtja dhe normaliteti nuk përkthehen menjëherë në vota dhe simpati popullore. Shteti mund ta lërë Akademinë dhe albanologjinë të vdesë urie, teksa paguan miliona për koncerte pop dhe zbukurime me tullumbace dhe fjongo dhe bojatisje fasadash – sepse shteti është vënë në shërbim të pushtetarëve, që kanë për synim të parë të ruajnë dhe të riprodhojnë pushtetin. Prandaj, në atë masë që refuzimi brutal i traditës albanologjike vjen e masivizohet, edhe vëmendja, kujdesi dhe financimet publike (shtetërore) për albanologjinë akademike dhe universitare do të vijnë duke u pakësuar.

Indiferenca ndaj kësaj histerie hakërruese nuk mund të përligjet; aq më tepër që, fakti që ti je anonim, i paditur dhe i pagdhendur nuk të bën gjë më shumë atdhedashës se ai tjetri, që i përkushton jetën ruajtjes, mirëmbajtjes riprodhimit dhe pasurimit të traditës në një dije me aq shumë valencë shpirtërore sa ajo albanologjike. Sikurse nuk të bën gjë atdhedashës fakti që po e pëllet këtë pretendim atdhedashurie, nga mëngjesi në mbrëmje, në çdo forum dhe hapësirë publike që të dëgjojnë. E kam thënë edhe gjetiu dhe do ta përsërit: kushdo që i përkushtohet shërbimit publik është një mijë herë më shumë patriot se një masë bagëtish që blegërijnë kundër “serbit” dhe “grekut”; është e turpshme për të gjithë ne, që masën e njeriut ta ngatërrojmë me zhurmën që ndonjëri mund të bëjë kur flet (ose edhe milionat, për atë punë). Dhe fakti që shteti dhe pushteti po dështojnë në angazhimin e tyre elementar për të mbrojtur vlerat kulturore, nuk mund të na e përligjë heshtjen ne të tjerëve; edhe Kolec Topalli, kur nuk po ia jepnin fondet e botimit të fjalorit, ishte gati ta botonte atë – një libër mijëra faqesh, një punë mijëra ditësh – me shpenzimet e veta. Pushtetarët vijnë dhe ikin, karnavali vazhdon me ngjyra edhe më të ndezura, me maska edhe më groteske; por traditat nuk do të mund t’i ripërtërijmë më, nëse i lëmë të ndërpriten.

© 2019, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet rreptësisht riprodhimi pa lejen e një administratori të revistës.


[1] Për këtë na lajmëroi te Peizazhet edhe Kristaq Jorgji, në një koment te një temë e mëparshme.

[2] Nuk po zgjatem shumë në fantazinë e elaboruar të “mohimit” – të gjuhës, të historisë, të trashëgimisë, të heronjve; të mënyrës si “ta bësh një komb të mos ekzistojë”; dhe as në paraqitjen e kombit shqiptar si “fosile e gjallë” (vjetërsia si garanci dhe si apologji); rimarrja dora-dorës e fjalës mjeran, së cilës në këto kontekste mund edhe t’i gjurmohet burimi po aq lehtë sa edhe fantazisë vetë. Dhe nuk po zgjatem thjesht ngaqë për këto kam shkruar gjetiu dhe tani dua të fokusohem diku tjetër. Lexuesi është i ftuar të nxjerrë përfundimet e veta, por t’i lërë komentet dhe ta mbajë mend indinjatën, për një moment të përshtatshëm në të ardhmen.

[3] Më bën përshtypje sa të shpeshta po bëhen referencat ndaj serbishtes në këto reagime; dhe pikërisht, ngaqë serbishtja si e tillë nuk ka luajtur rol të spikatur në historinë e shqipes në shekuj dhe ngaqë, kur analizohet leksiku i shqipes, flitet zakonisht për sllavizma: dallimi i serbizmave nga bullgarizmat është shpesh i pamundshëm. Atje ku sllavizmat nuk kanë depërtuar me rrugë kontakti, në të folme të caktuara, në zona kufitare me gjuhët sllave, spikat më shumë ndikimi i bullgarishtes (p.sh. në Myzeqe). Prandaj kjo shfaqje disi e papritur e serbishtes, përgjithësisht gjuhë e dorës së dytë në kontekstet etimologjike të shqipes, mbase mund të shpjegohet me aktivizimin në rritje të komentuesve anonimë nga Kosova, të cilët edhe natyrën edhe autoritetin e dijes albanologjike e përjetojnë disi ndryshe nga komentuesit nga Shqipëria (pa folur për ca të tjerë, që nuk e bëjnë dot dallimin konceptual midis huazimeve sllave dhe huazimeve serbe).

[4] Kam bindjen se të tillë elementë po lëvrijnë edhe në hapësirat e komenteve te Peizazhet, edhe pse shpesh të fshehur pas një gatishmërie të shtirur për mirëkuptim. Edhe pse ne nuk censurojmë kritikën e mirëfilltë, ndaj cilitdo autoritet, edhe atij që e ndjekim ne vetë si të tillë, sërish do të vazhdojmë të bëjmë dallim parimor midis dijes (shkencës) dhe sharlatanëve: asnjë detyrim nuk kemi ndaj këtyre të fundit, përveç detyrimit për t’u treguar vendin.

107 Komente

  1. “ose pikërisht atij studiuesi të leksikut shqip që u përpoq më shumë se kushdo tjetër i kalibrit të tij, për t’ia kthyer shqipes etimologjitë e shumë fjalëve që autorë të tjerë para tij i kishin identifikuar si huazime”

    kjo e vertete eshte por keta nuk i intereson nese i kthehet shqipes fjala vater apo bulmet; ketyre i intereson ti “kthesh” shqipes fjale si shpirt, lufte, humanizem, apo emra si aleksander dhe gjermani

  2. Duhet patur parasysh se keto komente shkruhen ndonjehere edhe nga trolle rus a serb, dhe Bots, programe kompjuterike qe perdorin inteligjencen artificiale ose te programuara per te lene mesazhe te caktuara ne varesi te kontekstit apo diskutimeve. Perdorimin e Bots e kam vene re ne Facebook. Keto dallohen se ose perseriten si mesazhe nga individe te ndryshem, jane shkruar ne te njejtin kohe ose te afert, dhe jane nganjehere jashte kontekstit.

    1. Ata që kanë lënë komentet në FB i kam verifikuar – janë persona realë, patriotë aktivë. Edhe pse hipoteza për t’i konsideruar si bots virtualë po më pëlqen, nga pikëpamja metafizike. Tek e fundit, edhe botët imitojnë krijuesit e tyre…

  3. Mesa verehet nga shkrimi çështja themelore e ngritur eshte e huazimeve ne shqip, ndokush ka verejtur shume sllavizma ne fjalorin e Topallit dhe pastaj sllavizem-serbizem nuk perben ndonje dallim te madh, meqenese askund nuk perhapet psh qe gjuhet sllave jane krijuar ne shekullin 10, se deri atehere sllavishtja ishte ende nje gjuhe e vetme.

    Keshtu askush nuk ben diferencimin se Kosova i perkiste arealit bullgar ne ate kohe, se dialekti tranzitor torlak i Kosoves qe quhet serbisht po qe bullgaret e quajne bullgar etj prandaj edhe mbijeton lidhja sllav/serb.

    Fajin per mosinformimin e shqiptareve, dmth se nuk ka pasur serbe qe flisnin serbisht ne Kosove deri ne shek 13 e kane autoritetet shqiptare te tradites, te cilat lene shtegun per lidhjen sllav/serb.

    Tani dikush e ka perhapur qe fjalori i Topallit permban shume sllavizma dhe ketu pervijohen dy mundesi:

    1- Fjalori i Topallit permban me shume sllavizma sesa nje apo shume fjalore te tjere
    2- Fjalori i Topallit permban po aq ose me pak dhe kjo eshte shpifje e paster

    Pra argumenti per tu konfirmuar eshte sjellja e Topallit ndaj sllavizmave, pra dikush duhet te konfirmoje nepermjet krahasimeve me fjalore te tjere.

    Nqs Topalli ka kerkuar ndihmen e mjediseve akademike per botim, mund te jete edhe qe zerin ta kene perhapur nga ato mjedise, ndokush ka rrudhur buzet dhe ka hedhur llafin.

    Ceshtja pastaj e teresise se autoreve eshte tjeter gje, po pak a shume une besoj se do te parapelqenin ndaj huazimeve nje qasje si kjo e Pokornyt, ne lidhje me fjalen pëlllumb

    Note:
    Alb. (*palumb) pëllumb “dove” shares the same root with Lat. palumbes -is, m. and f. “a
    wood pigeon, ring dove”. It is not a Lat. loanword otherwise the ending -es, -is would have
    been solidified in Alb. like Lat. radius > Alb. rreze “ray”; actually Lat. could have borrowed
    this cognate from Illyr. since the shift m > mb is a typical Alb. not Lat. phonetic mutatIon.

    1. Hyllin,
      Këtu nuk bëhet fjalë për nuancat e përqasjes akademike, sepse dallimi I këtyre nuancave nuk bëhet dot në komente poshtë shkrimeve në gazeta dhe blogje, sado të kualifikuara të jenë këto të fundit.

      Këtu bëhet fjalë për një pjesë të popullatës që ia kanë mbushur mendjen vetes se punët e akademisë bëhen në internet nëpërmjet komenteve. Për këtë kontribuon një kombinim i zellit të tepruar kombëtarist, me një formim të përgjithshëm të ulët.

      Problemi është se ndërsa pakësohen ata që iu përkushtohen nuancave akademike, shtohen këta të tjerët. Dhe, qershia mbi tortë, më pas të parët akuzohen edhe si tradhtarë, të blerë, dhe armiq. Ec e merre vesh këtë punë.

  4. Meqe kjo temw eshte konsumuar disa here nga blloku ketu dhe nga ne komentuesit, (mire ben qe perseritet), nuk po ndalem serish direkt tek tema, por po i dal asajj pak ne ansore. Fjalori i Kolec Topallit eshte padiskutim nje vlere e pacmuar ne albanologji, panvarsisht se sa pastaj gjithkush prej nesh puqet dhe nuk puqet deri diku me ‘te. Mirpo cmimi i Fjalorit eshte 5000 leke te reja (50.000 te vjetra), rreth 40 euro, -goxha cmim. Nje njeri qe merret me etimollogji dhe ka leke, sakrifikon dhe e blen. Nje qytetar i zakonshem, sado zell ta kete etimollogjine, gjuhesine dhe historine, nuk arrin kurre ta bleje. Tani libri ne fjale qenka donatuar pjeserisht nga Min. Kult. ne botimin e tij. Nuk e di sa kopje ka botimi, nuk e di sa ka kontribuar Min. Kult., por mendoj se, nw nje tirazh prej 1000 kopje, kostoja e nje kopje duhet te jete maksimalisht aty tek 500 leke te reja (5000 l. te vj.), ndersa me nje tirazh prej 10 mije kopje, mendoj se kostoja e nje cope duhet te jete aty tek 350-400 lek te reja. Mirpo ky liber kushton 5000 lek te reja (50 mije te vjetra)! Padiskutim 10 here me shume se kostoja e botimit te asaj cope. Tani, pyetja snobe dhe qesharake qe behet eshte: kush jane ketu patriotet dhe kush tradhetaret?! Apo, perse eshte donatuar botimi i ketij libri, kur qytetari nuk ka mundesi ta bleje, keshtu dhe ai u referohet pastaj ne komentet e tij nje “kompetenti” tjeter, tek nje forum “patriotesh”?! Ne fund te fundit, perse cmimi i nje libri me rendesi dhe i donatuar nga shteti i hap rruge ketyre lloj-lloj “patriotesh”, gjysma e te cilve -sic dyshohet tashme- vijne nga zyra nacionaliste serbe, apo dhe tjeterkund?! Mendoj se familjaret e autorit (K.T.) te Fjalorit Etimollogjik duhet te nderhyjne tek cmimi, qe libri te shkoje tek mijra e dhjetra mijra shqiptare.
    (Te me falin per komentin e mesiperm ata njerez qe nuk e kane problem nje 50 mij leksh (te vjeter) e qe detyrimisht nuk e kuptojne problemin financiar (biles do qeshin me komentin e mesiperm), por duhet mos lene pa thene, se pikerisht shpesh ky problem financiar cmimi u hap rruge gjithfare atyre komenteve qe permenden ne shkrim.)

    1. Një lexues jo ekspert nuk do ta përdorë dot Fjalorin e Topallit (nuk flas për ata të forumeve, që janë zakonisht gjysmanalfabetë). Mund të gjejë ndonjë gjë nëpër të, por do të interpretojë shumë gjëra të tjera gabim. Ky nuk është libër për lexim të gjerë. Por Akademia ose ndonjë institucion tjetër mund të investojnë për të botuar një version të përshtatur të fjalorit, që ta përdorin edhe jo-ekspertët.

      1. Me duket se trajtimi i “ekspert”-it dhe “jo-ekspert”-it, ne kohen e sotme te internetit i ka kaluar kohes! Ndaj duhet te jemi pak me teper realist e te mos ndalemi akoma tek shoqeria e patricve dhe plebejve, -qe ju shkarazi gjithashtu permendni ne shkrim! Ne fund te fundit nuk mund te cmojme sa ka nxene ne koke nje i studjuar zyrtarisht nga nje i studjuar autodidakt.

        1. Kostallari, nga i cili kam mësuar, e kish zakon të thoshte: “ruaju gjysmakut, se është më i rrezikshëm se i padituri”. Një thënie që më ka mbetur si tatuazh në tru. Në fakt, dëmet më të mëdha i bëjnë gjysmakët – dhe etimologjia është dije e vështirë. Kur kujton se ke marrë vesh ndonjë gjë, atëherë fillon zarari, ngatërresa, paranoja. Fjalori i Topallit kushton po aq sa, të themi, një manual i kirurgjisë laparoskopike. Këtë të fundit e blejnë kirurgët dhe studentët e kirurgjisë dhe mbase prodhuesit e aparaturave përkatëse dhe softuerit; por një lexuesi jo-ekspert, për shembull mua, ky manual nuk do t’i shërbente shumë. Në rastin më të mirë, do të më mësonte që bëra gabim që e bleva. R.Th., jemi jashtë teme, ky diskutim mbyllet këtu.

        2. Dija e specializuar i prodhon vetvetiu patricët dhe plebejtë. Nuk mund të krahasohet mendimi i njërit që vjen nga rruga, me mendimin e atij tjetrit, që ka studiuar me dhjetëra vjet në shkolla e në biblioteka.

    2. R.Th., ku e ke parë këtë informacion, që Fjalorin e Topallit e ka mbështetur financiarisht Ministria e Kulturës? Se te Fjalori që kam unë, nuk shoh gjë të tillë.

      1. Duket nga shpejtesia e leximit ne pasazhet e fundit te shkrimit me lart, e kam ngaterruar me donatimin qe iu be pjeserisht librit “Historite” e Herodotit, te perkthyer nga Aleko Minga. Faleminderit per cimbimin disa here ne lidhje me kete fakt kaq “te rendesishem”. Here tjeter do te jem me i ngadalte ne lexim dhe ne shkrimin e komentit.

  5. Po shpenzoj shumë kohë me komentet jashtë teme (nuk dua të spekuloj pse disa nga ju po komentojnë kështu; nuk më intereson). Tash e tutje, nëse dikush komenton jashtë teme, do të vihet menjëherë nën moderim (në kuptimin që asnjë koment nuk do t’i kalojë më, pa e miratuar një moderator paraprakisht).

  6. Nuk e mora vesh pse mu fshi prape postimi, supozoj per jashte teme.
    Nuk po marr vesh cila eshte tema qe te mundesohet komentimi. Nqs tema eshte shkenca me kamzhik nuk di ne e kuptova mire, nqs tema eshte legjitimiteti i mesuesit te gjuaje nxenesin me thuper pse ska mesuar apo nuk e ka mendjen ne mesim prape nuk di ne kuptova mire.
    Nqs tema eshte hajde behemi bashke u biem atyre andej, prape nuk di nqs e kuptova mire.
    Nqs tema eshte te ruajme ortodoksine e tradites shkencore sepse dogma e drejte, prape nuk di nqs e kuptova mire.

    Prandaj ajo qe kuptova nga tema eshte qe Topalli ka bere nje fjalor etimologjik te shqipes, e cila akuzohet se ka shume sllavizma. Menyra sesi akuzohet tradhti apo patriotizem eshte nje klishe e vjeter shqiptare, ku si thote Noli ne Shqiperi smerret vesh gje, tradhtari gdhihet patriot e patriotin e ze nata tradhtar, prandaj nuk perben as interes.

    Ketu informacioni i vlefshem eshte nese Topalli ka me shume sllavizma se te tjeret apo me pak. Nqs ka me pak, kjo zallamahi eshte e stisur apo sajuar nga dashekeqe provokatore, te cilet kane peshkuar nje kategori te caktuar qe te bejne reklame te keqe ne rrjetet sociale.

    Nqs ka me shume sllavizma se te tjeret, atehere kjo kategori e caktuar gjen rastin ose shkakun per te sulmuar vepren e autorin apo edhe autore te tjere.

    Pra kjo eshte gjeja qe duhet sqaruar qe te kuptohet ndonje gje e re, te tjerat pastaj sharje, fyerje e hakerrima, jane gjera qe njerezit mund ti kuptojne , po nuk eshte se mesojne ndonje gje.

    1. Nuk e kam lexuar Fjalorin e të ndjerit K. Topalli, por kujtoj një detaj që më ka mbetur ende i pasqaruar nga koha kur u botua:

      Një aktivist që protestonte pranë Akademisë së Shkencave, bashkë me disa të tjerë, duke tundur në duar dy, a tri fletë A4, të asaj që duhej të ishte oponenca e bërë për fjalorin, që dukej voluminoz.

      Nuk di të them nëse ky ishte një akt vandalist ndaj traditës.

      1. Nuk di çte them sepse nuk e kam ndjekur çështjen, nga PTF po marr vesh qe qenka bere gjullurdia ne rrjetet sociale. Nuk di as çte them ne lidhje me rezistencen qe i kane bere tek QSA-ja, sepse edhe kete ketu e mora vesh, nuk e dija qe akademia nuk paska dashur ta botoje. As nuk di nqs botimi eshte pranuar te botohet nga akademia, r.th thote qe e ka financuar pjeserisht Ministria e Kultures, po nuk jep informacion nese botimi eshte pranuar nga akademia.
        Mbaj mend qe Topalli ka hedhur disa propozime per standartin qe mua te them te drejten mu duken interesante dhe per aq sa kuptoj logjikisht rigoroze, po hasi ne rezistence.
        Gjerat edhe mund te jene te lidhura, per aq pak sa dime.

        Me ka rastisur te takoj nje person qe merret me rrokjezime e qe akademia ia ka refuzuar botimin, ky pastaj me disa te tjere ka bere nje proteste, por nuk di sa mund ta lidh me protesten qe permend ti. Ndoshta eshte i njejti person i ngeshem, kush e di.

        1. Protesta m’u duk se bëhej bash në vendin ku më parë ka qenë një kioskë e vogël (tani nuk është më), ku shiteshin libra, xhamat e errët të së cilës i zbukuronte lutja e Faik Konicës:

          “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”

        2. Personi i rrokjezimeve tha te akademia, mos te te genjej. Po nuk ishte proteste per refuzimin e librit te tij, sepse i ishte refuzuar nje tjeter edhe me pare, dukej me shume i kenaqur me motivin diplomatik qe kishin perdorur per ta refuzuar dhe nuk ishte fare i dorezuar. Ka dy libra te publikuar.

          Po vazon e Pandores e kane hapur vete gjuhetaret e gjithe botes, kur pranuan dhe pranojne shpjegimin rrokjesor te Ventrisit per Linearin B, pa pasur nje tekst dygjuhesh per verifikim te saktesise. Nuk e quajne as te rindertuar, por e quajne te zberthyer.
          Keshtu qe amatoret shqiptare mbase arrijne nje dite nje metode si te Ventrisit, keshtu te shpjegojne edhe ata Linearin B, pse jo edhe Linearin A, se me rrokjezime shqipja shpjegon edhe kinezçen apo ku di une ishujt Kurile.
          Keshtu Kurile eshte ku+ri+le, rrokja ri eshte si rri dmth qendon, le eshte leu/lindi dhe ku eshte ku, pra ku rri le, dmth ai qe rri atje ku leu, ku lindi, me pak fjale vendas.

          Keto jane fiziologjike ne çdo vend e çdo kulture, dhe Akademia nuk mund ti pranojne kurrsesi, nderkaq rezistenca e Akademise ndaj Topallit kerkon shpjegim, se Topalli nuk besoj te kete ndonje problem te natyres metodologjike. Berja fajtore a priori e Akademise dhe shtetit, i cili gjithsesi paska financuar nje pjese nuk ka prova bindese heperhe.

        3. Akademia ka dashur shumë që t’ia botojë – por i kanë munguar fondet (Akademia nuk ka fonde as për të nxjerrë revistat e veta). Dhe fondet Akademisë ia jep qeveria… E njëjta qeveri që shpenzon marrëzisht për një gjë të kotë, si “samiti” i diasporës. Sa për Ministrinë e Kulturës, nuk besoj të ketë luajtur ndonjë rol në këtë punë, po mbase R.Th. ka informacione më të sakta.

          Unë këtë punën e fondeve e mora vesh vonë; dhe i pata sugjeruar prof. Topallit, përmes një miku të përbashkët, që Peizazhe të fjalës të angazhohej publikisht në organizimin e një fund-raiser-i për botimin. Ashtu do të mund të mblidhnim – shpresoja – disa pak mijëra dollarë. E dija që ishte i sëmurë rëndë dhe se, për shkak të obtuzitetit qeveritar, rrezikonte të mos e merrte dot në dorë veprën e jetës së vet. Sërish me ndërmjetës, m’u përgjigj se ishte duke i siguruar vetë fondet.

        4. Tani diçka nuhata per lidhje te mundshme me gegerishten dhe e thashe, por prape nuk eshte e qarte çeshtja.
          R.th thote qe Fjalori eshte botuar me financim te pjesshem te M. se Kultures, autori i ka gjetur vete fondet, Akademia nuk e ka botuar ende se mungon redaktori per gegerishten e perdorur nga autori.

          Pra libri i botuar me cmim 50 mije leke te vjetra i bie qe te jete ne gegerisht. Ajo qe nuk ka ende drite eshte nese autori i ka kerkuar Akademise ta botoje ne gegerisht dhe meqe pergjigja eshte jo e ka botuar njesoj privatisht apo i ka kerkuar Akademise te shpejtoje redaktimin dhe Akademia nuk ka pasur fonde.

          Nuk dua te mendoj keq, po ketu shprehja me shume sllavizma ka nje domethenie me shume brendashqiptare dhe vandalet jane caze si te perzier.

          1. Po si, o Hyllin, nuk e paske parë ti Fjalorin? Nuk e ke shfletuar të paktën? Ti që ke kaq shumë interes për etimologjitë e fjalëve shqip, nuk ke parë Fjalorin etimologjik të Topallit? Ti që nuk le albanolog të shekullit XIX dhe historian grek të lashtë pa cituar këtu, nuk je njohur me Fjalorin e Topallit? Ti sjell këtu gjysmë faqe nga Pokorny dhe nuk…

            Po më lë pa gojë. Po më lë pa tekst, që thonë në Tiranë. Unë e zgjata ca muhabetin me ty, se kujtoja se di e dije për cfarë po flisje! Në një kohë që ti ke qenë – më fal se po shprehem kështu – duke ia këputur kot, a thua se po bëjmë fjalë për dorëshkrimin e Teodor Shkodranit…

            Akademia ka vënë logon e vet te Fjalori dhe e ka botuar veprën; libri u vonua, sepse mungonin fondet për printimin. Botimi dhe printimi janë procese të ndryshme dhe kërkojnë resurse të ndryshme. Anila Omari dhe Seit Mansaku mund ta bëjnë recensën për veprën e kolegut të tyre pa pagesë, por shtypshkronja nuk të printon një libër dymijë faqesh, madje as Biblën, po nuk pagove.

            Dhe jo, libri nuk “i bie që të jetë në gegërisht”. WTF, Hyllin? Libri është në shqipen standarde. Kam frikë se tani më duhet të ta bëj pyetjen që më mundon, që kur lexova komentin tënd më lart: çfarë je duke tymosur?

  7. Për ta riformuluar pyetjen:

    A është cënuar tradita apo cilësia e botimeve të Akademisë së Shkencave, për shkak të botimit të një vepre me oponence (të paktën në dukje) minimaliste?

    1. Recenzentët e Fjalorit – Anila Omari dhe Seit Mansaku – janë dy nga specialistët më të mirë që mund ta garantonin integritetin akademik të veprës. Fjalori gjithashtu është miratuar për botim nga Këshilli Shkencor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave, Tiranë. Aq më tepër që autori nuk është se doli nga hiçi – këtij fjalorit i patën paraprirë dy vepra madhore, Fonetika Historike e Gjuhës Shqipe dhe Gramatika Historike e Gjuhës Shqipe. Të dyja botime akademike, të standardeve akademike.

      Ajo që i mungon Fjalorit është redaktori (redaktorët). Me sa duket aty kanë munguar fondet – sepse është vepër super voluminoze dhe, nëse autori mund ta bëjë “për shpirt të babait”, redaktorët duhen paguar. Dhe mungesa e redaktorit ndihet – sidomos nga dikush që ka sy leksikografik. Por nuk besoj se këta që protestojnë kundër Topallit tani i kuptojnë këto gjëra.

      Thua ta kenë me mungesën e redaktorëve këta që po bëjnë namin për shitjen e Topallit te serbo-greku?

      1. Kam nje pyetje , qe kam hezituar ta bej nga frika se mos keqkuptohem. Por tani qe AV e permendi po e bej :
        E them qe se pari se nuk e njoh vepren e Topallit. E kam shfletuar tek Aldrioni , kam dashur ta blej, te pakten njeren , por me ate cmim s’ma mbante xhepi. Po t’i harxhoja ato leke do te kisha zgjedhur botimin luksoz per Buzukun te Cabejt me pare.
        Por ne thelb nuk eshte ceshtja e shpenzimeve. Ajo qe me vinte ne nje gjendje dyzimi ishte se si ka mundesi qe nje njeri, qe per pjesen me te madhe te jetes nuk i ka pasur mundesite t’i kushtohej totalisht punes akademike , te realizoje tri veprat me madhore, Fjalorin etimologjik, Gramatiken historike dhe Fonetiken historike?
        Nderkohe qe Cabej vetem Fjalorin etimologjik,( ka dhe nje Fonetike historike po ajo eshte nje librushke, jo e ketyre dimensioneve), kurse Demiraj vetem Gramatiken dhe Fonetiken historike.
        Nuk e ve ne dyshim se Topalli eshte mbeshtetur mbi keto vepra paraardhese , ashtu si dhe mbi Orelin, Meyerin, etj.
        Por, pyetja eshte se cfare ka sjelle te re ne ate mase qe justifikon origjinalitetin e ketyre veprave. Mund te ishin , te themi , nje Kritike e veprave paraardhese ku te jepte kontributin origjinal ne keto fusha.
        Thene ndryshe, nese kam Fjalorin e Cabejt perse do me duhej Fjalori Topallit? Sinqerisht nuk besoj se Topalli ka bere ndonje permbysje, e shumta ndonje saktesim, ndonje ndryshim apo shtesa , gje qe eshte e konceptueshme qofte edhe vetem per efekt te kohes se rrjedhur mbas Cabejt. Po keshtu edhe ne raport me Demirajn. Te mos harrojme se dy te fundit jane korifejte e shqipes dhe nuk eshte aspak e lehte te ngrihesh mbi ta.
        Nese dikush do te me jepte nje pergjigje profesionale, jo ideologjike, do t’ja dija shume per nder.

        E meqe jam ketu, po shtoj se ato qe thuhen kundra Cabejt nga vulgu se paska rrudhur shqipen i kam degjuar ketu e afro 20 vjet me pare tek nje forum, Albasoul. Jane aq absurde e qesharake sa nuk ia vlen as t’u hedhesh syte dhe Cabejt nuk i prekin as nje qime nga kontributi per shqipen.Se s’mund te merremi me cdo injorant, me sakte hajvan , qe te del perpara.
        Cabej ka bere pikerisht te kunderten e asaj qe akuzohet, e ka pasuruar jo varferuar shqipen.
        Per Meyerin vetem 7.77% e leksikut te shqipes ishte autokton. I bie vetem 400 fjale.(kur kam degjuar dike qe mbahej per studjues i shqipes, qe propagandohej e kujtohet si koke e madhe, te mbeshteste kete vleresim te Meyerit , perkunder Cabejt, kam menduar se jane pikerisht keta studjues me aureole qe jane ne te vertete armiqte e Cabejt dhe shqipes, jo keta torollaket e blogjeve)
        Meyer-Lubke e ngre ne 10%, te tjere shkojne deri ne afro 15%
        Cabej, sic shkruan vete, ka analizuar 1424 fjale te shqipes te te gjitha fushave e karaktereve dhe i rezulton si fjale vendi 667 kurse huazime 757, pra 46.5 % fjale vendi, e 54.5 huazime.Duke i shtuar kesaj edhe ate pune kolosale prej gjeniu per te saktesuar metodologjine si dhe aq shume fjale te vecanta qe i ktheu ne vathen autuktone ,e plot punera te tjera te medha ne interes te shqipes, Cabej eshte si nje Atlas ,qe ka mbajtur e mban mbi shpatullat e veta universin e shqipes.
        Nuk ze balta mbi Cabeun, as nga injorantet, as nga te shkolluarit.

        1. Topalli kish shumë vjet që punonte për këtë fjalor. Ndoshta që në vitet 1970. Herë pas here botonte edhe ndonjë artikull në Studime Filologjike, kur ia jepnin të drejtën e botimit. Për mua, Fonetika e tij historike ishte edhe një parapërgatitje për Fjalorin, edhe rezultat i hulumtimeve të tij etimologjike. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për Gramatikën historike (por këtë vepër unë nuk e kam lexuar ende, prandaj nuk them dot gjë). Ndërkohë, Fonetika historike duhet parë si një pasurim rrënjësor dhe sistematik i materialeve të Çabejt, që janë përdorur si tekst shkollor (me të cilat kam studiuar edhe unë, në kursin e drejtuar nga Anastas Dodi). Me Fonetikën, Topalli ka sistematizuar një numër të madh studimesh deri atëherë të shpërndara, përfshi edhe studime të kryera pas vdekjes së Çabejt, në një vëllim të vetëm.

          Njëlloj edhe me Fjalorin. Vepra e Çabejt shërben gjithnjë si bazë, por ka një dallim të madh me Fjalorin – sepse Çabej është përzgjedhës, merr në vështrim ato fjalë që i duken me interes dhe që mendon se mund të sjellë diçka të re ose të korrigjojë një hipotezë të gabuar të para-ardhësve; ndërsa të tjerat nuk i prek. Aq më tepër që Çabej nuk e përfundoi dot veprën e vet. Ky është dallimi i parë. Dallimi i dytë është se Çabej i studion fjalët që analizon, duke u shkuar shumë thellë; çfarë një Fjalor nuk e bën dot. Me pak përjashtime, Topalli nuk sjell historinë e etimologjive që u janë dhënë fjalëve nga autorë të ndryshëm, për të krahasuar edhe mes versioneve të ndryshme; por zgjedh atë që atij i duket më e besueshmja. Kjo është normale për një fjalor. Me studimet etimologjike të Çabejt ngjajnë edhe studimet etimologjike të Huld-it dhe të Bardh Demirajt – këta merren me fjalë problematike dhe i shqyrtojnë në hollësi dhe në thellësi; ndërsa fjalori i Topallit afron tipologjikisht me atë të Orelit, por është më i hollësishëm, më i balancuar dhe, përgjithësisht, shumë më i pasur. Nëse do të krahasoja mes të dyve, Oreli i afrohet shqipes nga jashtë, si indo-europianist; ndërsa Topalli e sheh nga brenda, si albanolog i mirëfilltë. Të dy qasjet janë të nevojshme dhe pasurojnë njëra-tjetrën.

    2. Teuta, ne menyre te terthorte, por mos ma merr per kapital, konfirmoj qe i njejti person i rrokjezimeve, per te cilin po te flisja, ka kerkuar nga Akademia oponencen qe i eshte bere Topallit, nga Valter Memisha, dhe ato fletet A4 qe tundeshin ne proteste, ishin oponenca e Valter Memishajt, 2 faqe A4, dmth.

      Personi i rrokjezimeve e kosideron si oponence qokash dhe thote qe tek Topalli del 93% e fjaleve si huazime dhe se Topalli ka perdorur si referenca shume autore sllave dhe filosllave.

      Nuk di çte them ne lidhje me pretendimet e personit ne fjale, me perjashtim te oponences, qe edhe ti e cileson ne dukje minimaliste.
      Nuk besoj se autori ka te drejte kur thote se Topalli e ka nxjerre shqipen 93% huazime dhe te bazuar gjereisht ne burime sllave e filosllave, sepse besoj tek Topalli dhe Akademia.
      Megjithate besimi eshte si i shen Thomait.

  8. Fjalori Etimologjik është një punim shkencor dhe si i tillë ai mund të vlerësohet ose të kritikohet vetëm mbi bazën e standardeve shkencore. “Ka shumë sllavizma” nuk është kriter shkencor – është ideologji – dhe misioni i atyre që e sulmojnë lart e poshtë internetit për “sllavizma” mund të jetë çdo gjë por jo mision i shkencës dhe albanologjisë. (Në fakt, duhet parë në Fjalorin e K. Topallit për origjinën e fjalës “obskurantizëm”…)

    1. Gjilpera ka shume sllavizma ne shqip mund te kete me shume se nje kuptim. Gjithsesi nqs verifikohet qe ka me shume sllavizma se te tjeret, ne numer domethenes, qe te justifikoje gjullurdine per ka shume sllavizma. kjo ka implikime edhe te natyres shkencore, ne kuptimin pse gjuhetaret para nuk kane arritur tek kjo shifer, çfare metode apo kriteri apo premise te re ka perdorur Topalli per nxjerrjen e nje numri me te madh sllavizmash.
      Llogjike e njejte edhe per te anasjellten, nqs ka nje numer domethenes me te vogel sllavizmash.

      Pra ka shume sllavizma apo ka pak sllavizma, nenkupton vetiu nje metode apo kriter te ri, nenkupton nje risi qe sjell autori, e cila duhet kontrolluar nese eshte e sakte apo e pasakte.

      Kjo pastaj jo se ka shume implikime direkte ne histori, por do te shtonte nderveprimin mesjetar mes shqiptareve dhe sllaveve.

      Nga pikepamja e nderthurjes se shkences me ideologjine, ne multikulturalizmin e sotem hipoteza e nje numri me te madh sllavizmash ne shqipe do te mund te vinte psh nga zyrat e Brukselit.

      Pra pasi te merret vesh kush e ka financuar fjalorin, te gjitha shteti, sikunder po pervijohet apo bashkefinancim, do te mund te vazhdojme me punen e shume sllavizmave.
      Se Topalli mund te kete edhe me pak sllavizma se te tjeret dhe kjo pune te jete kurdisur nga kush e merr vesh.

      1. Imtësitë ndonjëherë janë thelbësore. Midis pohimeve “Fjalori ka shumë sllavizma” dhe “Fjalori ka shumë sllavizma se…” ka dallim të madh.

        “Fjalori ka shumë sllavizma” është pa kuptim, të paktën pa kuptim shkencor, sepse si pohim qëndron në hava: sa është shumë, sa është pak, pse janë shumë dhe jo pak etj. Kuptimi që lexoj unë te ky pohim është jo-shkencor: “Fjalori ka shumë sllavizma për shijen apo bindjet e mia që janë këto apo ato”, çka është ideologji. Përdoret zakonisht nga ata që e sulmojnë Topallin jo për metodikën shkencore të ndjekur por për motivet e supozuara të tij.

        “Fjalori ka shumë sllavizma se fjalori x apo y”, në të kundërt, është (një) kriter statistikor që krahason një nga rezultatet e punës me përqindjen e sllavizmave te punimet e autorëve të tjerë, rezultat ky që natyrisht është i lidhur me metodën shkencore të aplikuar, aparatin analitik, burimet e përdorura, patjetër edhe me kompetencën e autorit etj.

        Por përqindja në vetvete nuk e bën inferiore ose superiore as metodikën e ndjekur dhe as rezultatin e punës së autorit ndaj metodës dhe punës së të tjerëve; që kjo e bën atë më pak ose më shumë të preferueshme për ne si qytetarë shqiptarë, kjo është e kuptueshme (ashtu siç edhe mund të ketë implikime të tjera jo-gjuhësore, historike), por nuk mund të jetë kriter për vlerësimin shkencor të Fjalorit, aq më pak nëse ndryshimi në përqindje fillon e “shpjegohet” me motive imagjinare të autorit, që na kthen prapë në ideologji.

        Bëjmë mirë që vlerësimin e Fjalorit të K. Topallit t’ua lëmë specialistëve të fushës, përndryshe, me debate profanësh dhe diletantësh, ne vetëm sa shtojmë katrahurën që edhe me kaq po i afrohet histerisë.

  9. Tani nuk shoh cfare ben tragjike ketu, informacioni u dha me copa, dhe vetem tek ky i fundit u kuptua qe eshte botuar nga akademia pas redaktimit nga gegerishtja per te cilen ti dhe nje shembull pastaj e paske fshire. Ai tjetri tha u financua pjeserisht nga M. e Kultures, ti hodhe hipotezen se e ka botuar vete. Tani meqe qenkan te qarta gjerat, si eshte puna e financimit te librit, kush e ka financuar ? Se qe ka shume sllavizma u mor vesh kuptimi. Kjo puna e kofinit pas te vjelit, nuk eshte korrekte, aq me teper qe kam pohuar se sdi gje e dua te kuptoj.

    1. Hyllin, lëre më mirë me kaq se e bëre baltë.

      Që të diskutosh për “sllavizmat” e Fjalorit, duhet që më parë dikush t’i ketë të paktën numëruar. Kush e ka bërë këtë? Ja ta them unë: askush. Ka njerëz që shpifin, ka qurrashë që qurraviten, ka pastaj edhe hajvanë, që s’i kanë munguar kurrë “shqiptarisë”.

      Edhe një gjë tjetër: nëse etimologut i del përpara një sllavizëm i ri në shqipe, ky nuk është se do ta fshehë, për të mos prekur ndjeshmëritë e hajvanëve. Dhe, në fakt, që prej fjalorit të 1980-ës, leksiku standard është pasuruar shumë me prurje “nga poshtë” – fjalë të qëmtuara në të folmet, nga mësues dhe të tjerë amatorë të shqipes.

      Mirëpo në këto fjalë popullore, që për hir edhe të politikave leksikografike, janë futur në fjalorët pa doganë, ka edhe shumë sllavizma, sepse shumë fjalë popullore, që ndeshen në të folmet e Shqipes, sidomos në zonat e kontaktit me gjuhët sllave, janë në fakt me burim sllav.

      Sikur të mos mjaftonte kjo, që nga vitet 1980 është rritur mjaft edhe kontributi i leksikografëve dhe dialektologëve nga Kosova, që kanë botuar fjalorë fjalësh të rralla dhe materiale të tjera me interes. Për arsye që dihen, edhe dialektet e gegërishtes në Kosovë (shqipja verilindore) kanë më shumë sllavizma se të tjerat – të cilat gjithashtu janë futur në fjalorët standard.

      Kushdo që do të hartonte sot një Fjalor Etimologjik të shqipes, do t’i identifikonte këto fjalë si sllavizma.

      Në fakt, sllavizmat e shqipes si ato të rumanishtes janë të përqendruara në leksikun e popullsive të fshatit, sidomos të atyre që merren me bujqësi. Autorë toskë (në kuptimin e ngushtë të fjalës), nga Kuteli te Xoxa, i kanë pasaportizuar këto sllavizma në standard si fjalë popullore – shpesh edhe të rralla, ose si sjellëse nuancash të reja kuptimore.

      Tek e fundit, nuk mund të presësh nga shkrimtari që t’i marrë fjalët në pyetje, për t’u zbuluar origjinën.

      Iluzioni i “sllavizmave”, që mund të ketë krijuar Topalli, mund të lidhet me faktin e thjeshtë që ky autor nuk ia lejonte dot vetes luksin e përzgjedhjes së fjalëve. Fjalori është fjalor. Ndryshe janë Studimet Etimologjike të Çabejt, të cilat janë gjithnjë selektive: Çabej është ndalur në fjalët problematike, ndërsa të tjerat i ka lënë jashtë – për shembull, ngaqë i ka konsideruar si të kënaqshme etimologjitë e Meyer-it ose të Jokl-it.

      1. Ok xha xha me pak fjale, Fjalori qenka i pari i llojit te vet, nuk ka asnje tradite qe eshte vandalizuar, akademia e paska botuar se qokat duhen bere. U kuptuam.

        1. Jo, jo dhe jo. Fjalori është mishërim i traditës albanologjike, sidomos i asaj tradite që është mbajtur gjallë në Shqipëri. Nuk do të kishte kurrë Topall pa Çabejn. Akademia e ka botuar sepse e ka vlerësuar shumë – por fondet e botimit i kanë munguar, sepse shteti e ka merakun tjetërkund (do të vijë koha që të flasim prapë për këtë). Dhe Fjalori nuk është i pari – ka edhe fjalor të Meyer-it, ka edhe fjalor të Orel-it. I ke parë ti këta?

      2. Si jo dhe jo, po kjo eshte qasje antishkencore, dmth e tradites shkencore, se termi shkencor eshte sipas qejfit.
        Nje fjale qe flitet vetem ne gegerisht apo toskerisht dhe nuk ka rrenje indoeuropiane, nuk eshte e cilesueshme si e shqipes, por e gegerishtes ose e toskerishtes. Pra huazim i gegerishtes nga sllavishtja apo serbishtja, i tokserishtes nga greqishtja apo bullgarishtja.

        Si mund te futet nje fjale serbizem qe flitet ne fshatin Buletin se e kane huazuar ne shekullin e 20, si fjale e Fjalorit etimologjik te shqipes ?
        Si mund te futet ne Fjalorin etimologjik te shqipes fjala turke ajran per dhallen, pse e perdorin ne Kosove ?

        Ja pra vijme tek fakti qe une si toske, refuzoj kategorikisht fjale te tilla, jane kunder tradites shkencore, Meyer ishte ne fillimet e tradites kurse Oreli eshte bashkekohor dhe nqs bashkekohoresia pajtohet me fillesat e shkences do te thote qe eshte kunder tradites shkencore. Pastaj Oreli nuk qemton fare sllavizma e greqizma si ben Topalli.

        Prej ketu vijme tek fakti, qe tosket duhet te pozicionohen edhe si shqiptare ndaj serbizmave dhe geget duhet te pozicionohen edhe si shqiptare ndaj greqizmave.

        Ja ku e ke edhe çorben. Akademia e ka bere çorben dhe i duhet ta zhbeje ose te shpalle inkompetencen dhe te veteshperndahet para se te hahemi gege e toske, patriote e tradhtare.

        1. Hyllin, për të gjitha këto, e merr përgjigjen në parathënien e Fjalorit – ku autori shpjegon shumë qartë kriteret që ka ndjekur në zgjedhjen e fjalësit, ose “politikën” leksikografike.

          Mendoj se në këtë pikë ti thjesht duhet të tërhiqesh nga diskutimi, sepse po e nget biçikletën pa duar, ose po flet qesim. Kthehu pasi të jesh njohur me materialet – se unë nuk kam më kohë të zbraz timen, që të mbush tënden.

        2. Se cfare thote autori per politiken leksikografike mua si tosk dhe shqiptar nuk me intereson fare.
          Une jam foles i shqipes dhe taksapagues. Autori mund te beje çfare te doje me parate e veta, te zbatoje gjithe politikat qe i do kokrra e qejfit.
          Kur vjen puna tek parate e mia dhe gjuha ime, pergjegjesja eshte Akademia dhe shteti.

          Nqs Akademia çertifikon si shqip, pra si te gjuhes time, serbizma te kosovarishtes, une si foles dhe taksapagues, them çojini ne gurore shteterore Anila Omarin dhe Seit Mansakun ose te punojne ne privat.

          Nga pikepamja e tradites shkencore ska lidhje fare, jane duke kercyer perpjete nga gezimi greke e serbe.
          Vandalizimi i tradites shkencore ketu nuk eshte kryer nga Topalli, ndjese paste, se ai mund te bente cfare vepre te donte, vandalizimi eshte bere nga Anila Omari dhe Seit Mansaku, qe jane pergjegjesit e çfare po ndodh dhe cfare do te ndodhe.

          E fundit para se ta mbyll me kete muhabet, ata qe nuk jane indoeuropianiste nuk mund te bejne etimologji, nqs nje shqiptar do te beje etimologji le ti futet studimeve indoeuropinistike e te tregoje sa i vlen lekura.

          1. Po mirë, o Hyllin – shko dhe bëje punën, para se t’i japësh gojës; identifikoji sllavizmat e tepërta të fjalorit të Topallit dhe pastaj eja të flasim. Të thashë që duhet të përgatitesh për argumentet që sjell.

            Nuk dua të të paragjykoj, por nga zelli me të cilin e mbrojtje kryqëzatën e anti-sllavizmave, po më dukesh sikur ke marrë edhe ti pjesë në të, që para se të shkruaja unë.

          2. Shkruan:

            Kur vjen puna tek parate e mia dhe gjuha ime, pergjegjesja eshte Akademia dhe shteti.

            Nqs Akademia çertifikon si shqip, pra si te gjuhes time, serbizma te kosovarishtes, une si foles dhe taksapagues, them çojini ne gurore shteterore Anila Omarin dhe Seit Mansakun ose te punojne ne privat.

            Argument prej talibani nacionalist.

            Taksat ti ia jep shtetit. Shteti mbështet institucionet. As ti as shteti nuk keni tagër të futni hundët në orientimin e kërkimit shkencor.

            Me fjalë të tjera: ti nuk u kërkon dot llogari institucioneve të dijes, as u dikton dot se ç’të studiojnë dhe ç’përfundime të nxjerrin nga studimi.

        3. Ti xha xha pershtypjet i ke shpesh te gabuara, edhe te kesaj radhe.

          Une si taksapagues dhe foles i shqipes si gjuhe amtare, kam te drejtat e mia, nqs gjuhetaret kane vendosur te sharlatanizojne shkencen e gjuhesise per hir te ideologjise se Brukselit, po jam edhe taleban nacionalist dhe te bej edhe ndarjen shqip-shqerisht/shkinisht, shqip-barbarisht, duke qene edhe taleban arberor.

          Nuk e vendos Brukseli, Beogradi apo Athina, cfare do quaj une shqip dhe cfare konceptoj une me gjuhen shqipe.
          Po ashtu eshte marrezi kalibri qe ne emer te ndonje neopozitivizmi shkencor pseudoiluminist, te pretendohet se une e te tjere, do te pranojme driten magjepsese e farfuritese te shkences, qe na thote se nje serbizem ne fshatin Boletin na qenkerkesh shqip.
          Nje fjale e tille eshte vetem ne boletinisht e mund te quhet maksimumi boletinizem, por kurrsesi shqip.

          Gjuhesia shqiptare ka privilegjin e koloseve boterore te shkences qe nga lindja deri ne vitet 60/70, privilegj te cilin nuk e ka asnje disipline shkencore qe merret me shqiptaret, me perjashtim te antropologjise fizike.

          Ky privilegj ka mbaruar dhe tani qe gjuhesia duhet te ece me shqiptare, filloi katrahura.

          Nuk ka asnje rigorozitet shkencor tek identifikimi si shqip i nje barbarizmi qe flitet ne nje katund apo grup katundesh, zero absolute. Eshte katundarçe e atij katundi apo grupi katundesh, nuk ka qene asnjehere shqip e nuk do te jete asnjehere shqip.

          1. Po kush do t’i gjykojë gjuhëtarët dhe do ta vendosë që janë “sharlatanizuar”, o Hyllin? Aleanca Kuqezi? Apo kur ta merrni pushtetin ju të mirëfilltët, palca pellazge e Arbrit, ajka e antropologjisë fizike, hiper-brakiqefalët dinarikë, do të ngrini një vetting edhe për dijen?

        4. Ah se harrova edhe nje gje, Dalipaj nuk konteston serbizmat, greqizmat e barbarizmat e katundeve, nendialekteve dhe dialekteve, ai konteston etimologjine e tyre, perndryshe me stilin e tij do i nxirrte me origjine shqipe dhe do i fuste ne fjalor. Ai nuk thote qe çaj nuk eshte shqip, ai thote qe çaj ne kinezce vjen nga shqipja qaj, eshte formuar ne kinezce nga qaj, pra sipaj tij çaj eshte shqip. Keshtu do ti nxirrte edhe serbizmat e gjithe boletinizmat si shqip e do i pranonte.
          Ne thelb nuk ndryshoni, njesoj e shperbeni shqipen.

  10. Mendoj se z. Ardian Vehbiu nuk e ka idenë për çfarë shkruan, sepse prof Seit Mansaku nuk figuron gjëkundi si recezent te fjalori i Topallit. Njeriu që organizoi protestën para ASH-së jam unë Agron Dalipaj. Mu desh një muaj e gjysëm të skedoj fjalë për fjalë fjalorin e Topallit dhe rezultoi se ai 93% të leksikut të shqipes e vendos të huazuar. Askush nuk e ka kundërshtuar zyrtarisht këtë fakt që e publikova. I gjithë fjalori i Topallit nuk është i natyrës shkencore. Etimologjia krahasuese nuk rezulton të jetë shkencë, pasi dhe vetëm përfaqësuesit e saj kanë pranuar se mbështeten vetëm në parimikn fonetik duke injoruar me koshiencë parimikn morfologjik. Etimologjia e vërtetë shkencore ka mbi 10 parime.
    Me kast z. Vehbiu nuk përmend emrin tim, pasi nuk është në gjendje të debatojë për të mbrojtur Topallin apo Çabejin. Djalli fshihet në hollësira dhe debati të çon medoemos te etimologji konkrete të fjalës, ku zbulohet se madhështia e Çabejit dhe e Topallit është e rreme. Nëse ka një njeri të gjallë mbi dhé, që di përmendësh çdo fjalë që ka “etimologuar” Çabeji apo Topalli, ai jam unë.
    I qëndroj fort mendimit se Çabeji dhe Topalli kanë qenë koshientë në shkombtarizimin e gati çdo fjale të shqipes. Hape librin e Topallit z. Vehbiu dhe tregoju miqve të tu, se si pa asnjë motivim, Topalli pranon se fjalët: kreshnik, strehë, vedër, plug, vlagë, vatër, plaçkë, dhe nja 1000 të tjera si këto qenkan të huazuara nga serbishtja!
    Shin se si fjalët zverk, llucë, çupë, që gjuhëtari etimlog grek më i shquar, i quan huazime nga shqipja në greqisht dhe se si Çabeji e Topalli shkruajnë të kundërtën se Denman huazime Greek në shqip!!
    Të flasësh me terma të mëdha për Çabejin e Topallin e ti trajtosh si kolosë të gjuhësisë shqipe, pa u bërë kritikën e “etimologjisë” së tyre, është thjesht predikim dogme. E vërteta flet ndryshe. Oponenca për Çabejin dhe Topallin është ajo që bëj unë. E kam denoncuar që më 01. 06. 2012 te gazeta “republika” në gjashtë numra me studimin tim “Eqrem Çabej shenjtor apo djall i gjuhës shqipe” dhe gjithë gjuhësia zyrtare heshti. Askush nuk qe i zoti me mbrojt katrahurën e Çabejit ndaj shqipes. Unë denoncoj me emra, me fakte dhe me referenca. Jam i qartë në atë që bëj dhe postoj apo botoj. Ajo që më mungon është përballja. Do jem gjithnjë i gatshëm për të mbrojtur gjuhën shqipe nga kufomat e mumjezuara si faraonët e shkencës, e që realisht rezultojnë pseudo dhe të dëmshëm.

    1. Shkruan:

      Mendoj se z. Ardian Vehbiu nuk e ka idenë për çfarë shkruan, sepse prof Seit Mansaku nuk figuron gjëkundi si recezent te fjalori i Topallit.

      Kjo është faqja e brendshme e kopertinës së Fjalorit të Topallit. Me emrat e recenzentëve.

      Agron, më jep një arsye që të t’i marr seriozisht ato që “mendon”! Nëse edhe “provat” e tjera që sjell i ke të këtij kalibri, mbase duhet të fillosh të merresh me ndonjë punë tjetër.

      1. Sa mirë do ishte. Fatkeqësia është se ndonëse me një etikë dhe përqasje llogjike skandaloze, këta janë njërëz realë.
        E pashë zotin Dalipaj në një video tek Zonë e Lirë (aty ku është transferuar edhe Akademia e Shkencave) duke shpjeguar idetë e veta dhe persekutimin që ka përjetuar në 2010-ën për shkak të Çabejt.

        https://www.youtube.com/watch?v=arV4Q6MgG0U

         

  11. Fjalori i Topallit është një vepër që i mungonte gjuhës shqipe edhe lexuesit shqipfolës. Çdo fjalor para tij kishte mungesa. Psh, është botuar nga Botimet Çabej Fjalori i G. Majerit por ai sot është krejt i vjetëruar edhe pse akoma ca vlera. Të metat e tjera dihen, që është bazuar shumë në gjuhën e arbëreshëve të Greqisë e të Italisë. Pra, në vitin 2019 e ka humbur vlerën praktike. Nga ana tjetër, Oreli është i mrekullueshëm, por ai trajton leksikun paraturk të shqipes, nuk është i përkthyer në shqip dhe kostoja e tij është pothuajse sa një rrogë mesatare në Shqipëri. Çabej siç e thotë edhe vetë nuk ka shkruar fjalor në kuptimin mirrëfilltë të fjalës; trajtoi një leksik të shqipes në sinkroni e diakroni duke vazhduar traditën e Joklit. Kështu që jo thjesht duhet të jemi mirënjohës për punën kolosale të këtij njeriu, por edhe të kursejmë diçka e ta marrim e të na hapen sytë.

    Unë nuk jam dakort me XhaXhain që thotë se i drejtohet një pjese të vogël të lexuesve. Është goxha klishe por fjalori i përket popullit që e flet gjuhën. Manuali i kirurgisë stomatologjike u drejtohet një grushti njerëzve, por nga fjalori kemi për të mësuar të gjithë. Unë madje do sugjeroja që fjalorët në përgjithësi të dixhitalizohen dhe të hidhen në internet ashtu siç kanë bërë edhe Akademitë e vendeve fqinje me fjalorët e tyre, sepse në fund të fundit paguhen nga taksat e qytetarëve.

    1. Shume e vertete, qe gjuhesia dhe historia nuk mund te krahasohen me kirurgjine …roskopike, apo me nje manual mbi histologjine! M.gj.th. nuk ia vlen te humbasim kohe mbi disa qendrime dhe opinione nga me te ndryshmet. E rendesishme eshte te theksohet qe Cabej, megjithe erudicionin e tij dhe njeri i persosur, vjen nga shkolla ekstrem metafizike gjermano-folese. Si i tille, ai e anashkalon problemin aq te mirditur, se shume fjale (tinguj, rrokje, morfema, etj.) jane krijuar shume perpara se te dalloheshin etnite dhe popujt (kombet). Keshtu ai e jep fjalen “baba” si te origjines turke, pra e hyre ne shqipe nga turqishtja. Mirpo kjo fjale, ne forma te ndryshme, ba, bab, babo, baba, etj. gjindet ne popujt e disa kontinenteve per babain, e ndonjehere edhe per mamane, ose gjyshin, ose gjyshen, cfar tregon se eshte lindur nga pasthirrma e bebeve, padiskutim ne epoken e shpellave. Pa llogaritur pastaj, qe shume fjale nisin ne Afrike, apo ne Azine e Vogel 30-50 mije vjet me pare, dhe evolojne me tej ne zona te ndryshme euro-aziatike me zhvillimin e marrdhenieve te ndryshme jetesore. Keto lloj fjalesh jane europiane dhe jo vetem thjesht shqipe, apo italishte, etj-etj. Kjo lloj dialektike mesohej nga sejcili prej nesh ne shkollen tone, por anashkalohet si nga grupi Cabej & Co., ashtu dhe nga grupi Dalipaj & Co., -ky i fundit ka here here gjetje interesante, qe nuk perputhen me ato zyrtare, por vihen re edhe shume teprime tek ky grup si dhe tek Dalipaj (me aq sa e kam ndjekur ne youtube).

      1. r.th., lexo më poshtë se e shpjegon Topalli etimologjinë e fjalës “baba” nga turqishtja, bazuar edhe në shpjegimin që i pat dhënë Çabej (po të klikosh mbi imazhin, të zmadhohet).

        Shpjegimet janë bindëse, për këdo që di diçka nga fonetika dhe gramatika historike e shqipes dhe nga dialektologjia. Duke filluar nga kundërvënia babë (gegërisht)/babá (toskërisht), ose ndërrimi i theksit nga oksiton në paroksiton që kanë pësuar turqizmat e shqipes në gegërisht; shumësi me prapashtesën -llarë, tipik për huazimet turke/osmane, sepse edhe ai i huazuar nga ajo gjuhë; pastaj, fakti që emri baba nuk mund të përdoret dot me nyjën pronore (siç përdoren emrat farefisnorë më të vjetër, si ati (i ati), ëma (e ëma), motra (së motrës), ungji (të ungjit) etj.; dhe më në fund, fakti që nuk e kanë arbëreshët e Italisë. Tani, për një njeri që nuk është i fushës, këto argumente mbase nuk tingëllojnë shumë bindëse; mbase edhe nuk kuptohen fare; prandaj të pata shpjeguar se për ca gjëra u duhet besuar ekspertëve. Arsyetimi yt më lart është tipik, për të treguar pse amatorët nuk duhet të përzihen seriozisht në çështje teknike.

        Çabej ka plot gjëra që mund t’i diskutohen dhe i janë diskutuar, në vendin përkatës, nga ekspertët përkatës. Nuk ka asgjë që mund t’i diskutohet nga “populli”. Me këto që shkruan, ti e skualifikon veten vetvetiu.

  12. Duke kerkuar mirekuptimin (e lavderueshem) qe zoti Vehbiu ka per mendimin ndryshe, por edhe duke pare, si gjithnje ne raste te ngjashme kur trajtohen tema te tilla, qe ka nje brohoritje ne bllok, cka me ngjan, pa dashur te prek ne seder askend, bie fjala, me ate brohoritjen e zakonshme tashme per kritikat qe u behen muzikanteve dhe kengetareve te sotem qe kane bjerre vlerat (e dikurshme,te mbedha!) nga masa e gjere e komentuesve, shumica derrmuese e se ciles, ne fund te fundit, degjon gjithe diten e lume pikerisht kete lloj muzike qe e shan, mendoj qe kemi te bejme me nje “metodologji” te gabuar ne trajtimin e ketij shqetesimi te drejte.
    Duke u fokusuar, me shume tek sharlatanet dhe ata qe i ndjekin, sesa tek ata qe duhet te prodhojne vlere dhe qe fundja, edhe e kane per detyre ta bejne kete, mendoj qe perben gabimin “metodologjik” qe thashe.
    Edhe fokusimi ne kritikat ndaj politikave shteterore, me shume se ndaj atyre, prape kembengul ne kete pike, qe e kane per detyre prodhimin e ketyre lloj vlerave, mendoj qe eshte i tepruar.
    Keshtuqe, Zoti Vehbiu, me shume se citido tjeter, duhet tu terheqe verejtje intelektualeve te kalibrit te tij, qe edhe ata te bejne, te pakten, kete pune qe ben vete ai, dhe te mos qahen vend e pa vend per mbeshtetjen financiare, qe nuk do ta kene KURRE sa folkloristet e te gjitha llojeve, sepse keshtu funksionon ky rend.
    Ky gabim ne “metodologji” mund te shpie edhe ne gabime te tjera si pasoje, te pashmangshme.
    Ja nje shembull: ne nje shkrim te ca koheve me pare, per Kadarene, vete zoti Vehbiu citon nje personazh (K. Myftaraj), i cili eshte tipiku i sojit qe ben te tilla fushata denigruese ndaj njerezve te dijes, duke i dhene keshtu, natyrisht padashje, njefare besueshmerie tek lexuesit.
    Po keshtu, edhe sulmet ndaj profesor Topallit, nisen masivisht, pasi nje sharlatan, i ngjashem me te lartpermendurin, e akuzoi se shumicen e fjaleve shqipe i nxjerr nga serbishtja; ky zoteri, pervecse i ftuar ne disa media te rendesishme, eshte promovuar edhe nga nje profesor, vete ky shume i zeshem ne opinionin publik shqiptar dhe i preferuar nga mediat.
    Folkloristet e te gjitha llojeve do te ekzistonin edhe ne rastin kur dijetaret e vertete do te kishin poziten e deshiruar.
    Fakti qe nuk e kane, nuk do te thote qe ky eshte faji i fokloristeve, dhe hajt tu biem.
    Edhe ne ShBA, bie fjala, ka pafund sharlatane, qe shkruajne lloj-lloj gjepurash, bestseller madje, dhe ne nje mase teper te madhe, por nuk ka kaq shume vrerosje ndaj tyre, sepse ata qe kane per detyre te prodhojne me te vertete vlera, e bejne fare mire kete pune; me te miret prej tyre madje, edhe ne kushte asketizmi.
    Zoti Vehbiu, meqe eshte nder te paktet qe e ben punen , le te qortoje se pari koleget e tij, qe vetem qahen per kushtet financiare; perndryshe, dhe me te drejte, mund te mendoj qe jemi ne rastin: s’ke c’i ben gomarit, i bie samarit!

  13. Tani, per keto keshilla te formes ad hominem, qe dhe ti vete i kritikon, faleminderit, por mos te ndalemi gjate tek ‘to, sepse ne fund te fundit fakti dhe argumenti nuk kane te bejne me poziten (gjoja) specialitare, por me dijet qe ka gjithsejcili ne koke. E para, (duke u bazuar gjithnje tek materiali qe vete ke sjelle), fjala “baba” nuk ka si te kete hyre ne trojet shqip-folese nga gjuha turke, perderisa eshte perdorur edhe tek Frano Bardhi (1-2 shek. pas hyrjes se turqve). E dyta, nga vete poezia arbereshe dhe ajo jugore shqiptare, (besoj edhe arvanitase e Greqise), fjala “babzot” ka qene mjaft e perdorur kete kohe kur po hynte turku. E treta, mos-perdorimi i nyjes pronore “i” (sic e quan K.T.) tek fjala “babe” nuk mund te jete argument dhe prove treguese e hyrjes se kesaj fjale vone nga gjuha turke, ne te kundert do te duhej te thonim qe edhe vete pronomi “i veti” ka hyre nga gjuha turke! E katerta, prapashtesa “llare” mund edhe te jete tipike ne gjuhen turke, (une nuk e di), por perdorimi i tyre ne nje kohe te caktuar nuk tregon patjeter se edhe vete fjala baze ka hyre sebashku me bishtin e saj; “babat” eshte po ashtu shqipe, panvarsisht se sot paksa feminore per veshin; ne kemi edhe fshatin Maqellare, i regjistruar ne kete kohe ne defterin osman (shiko Vikipedian), qe prapashtesa mund te jete tipike turke, por ky emer ose baza e tij (Maqelani, Maqia, Magjeli, Maqela, etj. te peraferta) ka pas ekzistuar nderkohe para turqve; edhe shume fjale te tjera marrin ne shqipe ne shumes pak a shume kete bisht: familjaret, etj.. E pesta, nga e nxorri K.T. fjalen “at-i” si shqipe, kur dihet se kjo fjale eshte mjaft e vjeter, qysh nga koha e hetiteve ne Azi te Vogel, si nje shumice fjalesh me baze fetare, (turqit e sotem e quajne fjale turke, biles Mustafa Qemalin e quajne Ataturk-ati i turqve)! E gjashta, kjo fjale (baba) ka prejardhje pasthirrmore, cfare mesonte cdo nxenes i kohes time qysh ne klase te peste, pa pritur te specializohej si A.V. ne fakultet, ndaj kjo fjale (baba) eshte aq e vjeter, sa eshte nje BUDALLAllek (fjale “semite” e turqizuar) ta konsiderojme si fjale shqipe, turqishte, semite, perse, sllave, sudaneze, taxhike, ugure, meksikane, apo cfardo! E shtata, po fjala “ma, mam, mama, mami” jane shqipe apo italiane?! Nese kjo fjale e perdorur per prindin femeror eshte aq e vjeter sa nuk ka kombesi, a nuk mund te jete edhe identifikimi i prindit mashkull me nje fjale te ngjashme e me “burrerore”, si ba, bab, baba, babi?!.
    E sa e sa te tjera mund te thuhen per punen e babes dhe te specialisteve te babes! Dhe une po e mbyll me nje keshille miqsore, panvarsisht se ty nga nje vesh do te hyje e nga tjetri do te dale menjehere, nga frika se ju specialisteve ju lekundet sado pak pozita “e larte” qe keni pas siguruar qysh ne lindje e brez pas brezi. Vertet sot ne kohen e internetit shfaqen hapur gjithfare budadalleqesh kundra specialisteve. Por kjo nuk do te thote qe cdo kritike qe u behet atyre nga “populli” (i paspecializuar) eshte pjese e kesaj lumrie gjepurash qe qarkullojne ne internet. Ka mes gjith ketyre gjepurash edhe ndonje kritike konstruktive, ndonje korrigjim shkencor. Ndaj mos u mbani gjithnje tek diplloma dhe pozita e specialistit, por perqendrohuni me shume tek materiali i diskutuar, tek provat dhe argumentet qe sillni dhe sillen!

    1. Po ja që edhe greqishtja e ka huazuar fjalën baba nga turqishtja o r.th. Si i bëhet kësaj pune? Do edhe një shpjegim se si mund të huazohen fjalë të tilla si baba e mama?

      Urdhëro (të duhet njohuria e anglishtes)

    2. R.Th., i ke të gjitha gabim këto që thua; por nuk kam ndërmend të t’i korrigjoj më. I the në këtë temë, sepse ashtu erdhi muhabeti – por përndryshe, te Peizazhet zakonisht nuk lejoj që të bjerë niveli kaq poshtë. Prandaj përpiqu të mos komentosh më për etimologji, sepse kontributet e tua në këtë lëmë të dijes nuk mirëpriten. Ka forume të tjera ku mund të ushtrosh virtytet e tua analitike.

  14. Z. Vehbiu, një muaj pasi sigurova fjalorin e Topallit, iu drejtova ASA-së me një shkresë, ku në bazë të ligjit për informim dhe transparencë ndaj publikut, i kërkoja të më vine në dispozicion recensën ndaj fjalorit të Topallit. ASA-ja nuk denjoi të më kthente përgjigje. At’here, me ndihmën e një studioje ligjore në Tiranë e përsërita kërkesën dhe ASA më dorëzoi recensën prej dy fletësh të Anila Omarit dhe dy fletë nga prof. Valter Memisha. Nuk kish asnjë recensë nga prof. Seit Mansaku. Interesimi im ishte maksimal. Vërejta se Anila Omari kishte për recezent te libri i saj “marrdhëniet gjuhësore shqiptaro serbe” prof. Kolec Topallin! Pra kishin këmbyer firmat. Prof. Mansaku ia kish dhuruar firmën si recensues pa recensë. Kjo praktikë tregon se akademitë tona nuk janë serioze. Ju e dini se edhe vepra etimologjike e Çabejit figuron pa recensë dhe oponencë. Kjo do të thotë se kemi krijuar mite shkencore, që më pas shërbejnë si referenca absolute dhe që nuk kanë përfillur qysh në krye të herës kriteret e detyrueshme që një vepër shkencore të quhet e tillë. Praktikisht e ligjërisht veprat etimologjike të Çabejit dhe e Topallit nuk mund të quhen shkencore. Ndaj vepra e tyre nuk mund ti rezistojë kritikën së mirfilltë. Etimologjia pa parime, si ajo e Çabejit dhe e Topallit, vetëm etimologji nuk mund të quhet. Të dy bëjnë qesharakë. Mjafton fjala ÇENGEL të cilën e vendosin si turkey dhe që shqipja duke u mbështeten të parimi i funksionalitetit në emërton e motivon: ÇENGEL = QENGEL = QËNGEL = QË NGEL gjërat. Turqishtja nuk e disponon foljen /ngel/ në formën si e ka shqipja. Veç kësaj folja NGEL motivohet: NGEL = NGJEL = N’GJË’L = L’GJË’N = Lë’GJË’Në = në gjë lë. Nga e gjithë vepra etimologjike e Çabejit vetëm një fjalë qëndron dhe ajo është etimologjia e fjalës VËREJ, të cilën e nxjerr nga VË + RE.

  15. Mendoj se fjalori i Topallit ( goxha masiv si nr fletësh) dhe disa të libra të tjerë do të jenë goxha të përshtatshëm për të ndezur një zjarr për natë vere, rreth të cilit, nën tingujt e himnit kombëtar, do të kërcejnë vallet e shenjta iliro-pellazge të rinjtë dhe të rejat e edukuar me parimin një komb, një fe, një grua, një udhëheqës, një punë që të bën të lirë etj njësha …

    Çështja është se tekstet shkencore që kanë të bëjnë me gjuhësinë dhe historinë kanë më shumë “lexues” se sa numri i atyre që i kuptojnë ( në fakt jo se i lexojnë, por ua interpretojnë në portalet mëmëdhetare). Kjo tepricë pret një interpretim shkencor të teorive të veta politike.
    Kjo ka ndodhur me nazizmin, komunizmin etj.

    Z. Vehbiu! Debatin mund ta fitoni në blogun tuaj, por e keni të humbur në thelb. Kjo sepse në Shqipëri po mbin shumë fort nacionalizmi. Dhe në këtë derexhe diskutimi, argumenti shkencor dhe logjik nuk vlen.
    ” Hairin” e vërtetë këtij zullumi të mbjellë kryesisht nga historiografia ( jo pa kontributin e Akademisë së Shkencave) do t’ia shohim kur të artikulohet politikisht .

    1. Nacionalizmi – dakord. Por unë mund të përfytyroj edhe një lloj nacionalizmi që t’i qëmtojë figurat e shquara të kombit – si Çabejn – dhe t’i promovojë, t’i kultivojë, t’i popullarizojë; jo sepse janë shqiptarë, por sepse shqiptarët do të gjejnë veten në mendimin e tyre dhe profilin e tyre moral. Sepse ky nacionalizëm i këtyre që duan të rrëzojnë, i ngjan një sëmundjeje auto-imune. Albanologjia ka nxjerrë figura të admirueshme, në Shqipëri dhe në Kosovë: nga Xhuvani, te Çabej, Demiraj, Cipo, Domi; dhe në Kosovë me Ajetin, Bokshin, Ismailin dhe gjetiu me Martin Camajn. Ka edhe një brez më të ri, që kanë prodhuar jo pak, pa çka se janë shpërblyer me indiferencë, në rastin më të mirë. Pse të mos e konsiderojmë, pra, si thesar kombëtar veprën e tyre dhe të investojmë në të, si shtet dhe si komunitet? Si mund të këndellet kombi, pa këndellur mendjet e qytetarëve? Para pak muajsh, desh u therën me thika për Mit’hat Frashërin – një figurë politikisht kontroverse, por që i ka dhënë shumë dijes shqip, njëlloj si edhe, të themi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Pater Anton Harapi. A është e mundur t’i përfshijmë këta në studimet tona, por pa u vënë kurora në monumentet? T’i nderojmë për çfarë i kanë dhënë kulturës, jo për çfarë i kanë dhënë politikës? Unë madje do të futja një lëndë në gjimnaz: “Albanologji” – dhe aty do të ndalesha në veprën e të gjithë atyre, shqiptarë dhe të huaj, që na kanë ndihmuar të njohim veten. Pse të mos e mbështetin këtë model nacionalistët, në vend që të rreken t’i rrafshojnë vlerat dhe pastaj të ngrenë idhujt e tyre prej kashte? Shumë prej nesh duan më shumë të censurojnë, se të përkrahin; të mbyllin dyer, më shumë se të hapin. Unë e përjetoj këtë si mallkim që na ka rënë mbi kokë.

      1. Pse të mos e mbështetin këtë model nacionalistët???

        Ndoshta po të bënim një marrëveshje fjale dhe të ndajmë patriotizmin si një praktikë të shëndetshme nga nacionalizmi si ideologji helmuese, mund të jap një përgjigje.
        Ajo që thoni ju do të ishte një investim patriotik në kulturën dhe arsimin shqiptar. Mirëpo nacionalistët nuk janë aspak patriotë. Ndoshta janë më pak patriotë edhe se pakicat e ekstremizuara të pakicave, të cilët kërkojnë ndryshim territorial në dëm të shtetit.

      1. Z Dalipaj. Nuk u mora personalisht me ju, edhe pse mendoj se kulti që ju promovoni është i rrezikshëm për shoqërinë. Mqs ju po merreni me mua, atëherë bujrum!
        Derë është emri i përkohshëm i blogut tim. Blogu im merret në mënyrë modeste me letërsi dhe me vëzhgime sociale, politike, kulturore etj …
        Një nga gjërat që bëj ( kur kam kohë) është edhe sqarimi i lexuesve të mi ( pako gjë) se të besuarit në komunizëm, nacionalizëm, fashizëm, teori komploti, në teori se gjuha ime shpjegon gjithë gjuhët e botës, në fshatin tim janë ulur alienët, Manhatan shpjegohet në shqip matanë anës ( të detit ), kemi çarë rrugën e historisë me pallë në dorë, na e kanë me të futur islamikët, rusët, grekët, anglo-amerikanët, masonët, Eqrem Çabej, romakët, japonezët, iluminatët etj etj, nuk është një romantikë që evokon vlera por një sistem diabolik i mendimit i cili formon njerëz që shkëputin lidhjen intelektuale dhe politike me realitetin dhe formojnë një realitet paralel që i bën ithtarët e vet mbështetës potencialë të ekstremizmit politik i cili mezi pret krizën e rradhës që të mbijë .
        Pra, meraku im nuk është thjesht intelektual. Meraku im është mikroborgjez dhe ka të bëjë me momentin kur njerëz me këto bindje votojnë apo (ZOTI na mbroftë), votohen.

  16. Kristaq,
    pashe videon qe sollet deri ne castin kur Dalipaj interpretonte ‘njeri = nje i ri’ dhe ‘ zoteri = zot i ri’.
    Edhe pa pasur ndonje ekspertize ne ceshtjet gjuhesore ishte e mjaftueshme per te kuptuar se nuk behej fjale per asgje me baza shkencore. Po rezervohem ne etiketime qe te mos rrezikoj mospublikimin e komentit .

    Specialisti i “teorise se re gjuhesore” para se t’i hynte ketyre interpretimeve kozmike duhej te dinte faktin e thjeshte se “zoteri” eshte forma e rotacizuar toske e “zotni,zotëni” dhe per pasoje prej ketej eshte e pamundur te rezultoje nje ‘zot i ri’ sipas shembelletyres se plotfuqishmit. Ky interpretim do te ishte po aq i suksesshem sa sikur prej “robëri” (robni) te dilte nje “rob i ri” sipas klishese : njeri=nje i ri, zoteri=zot i ri, roberi=rob i ri…
    Ti e di qe ‘rob’ vjen prej sllavishtes dhe do te thote pikerisht ‘njeri,skllav’ dhe robëri ne shqip eshte “gjendja kur ke humbur lirine”. Autori mund ta perdore kete rast per te shtuar argumentat e veta ne favor te Teorise se re. Bile mund te perdorte edhe kalimin pleqëri(pleqni) = plak i ri , ne kuptimin ‘nje i ri’ por i mencur a i urte ashtu si krijuesi i vet.

    Zotni dr. Kristaqi, nese ju doni te beni ate luften tuaj kunder “atdhetarizmit”,sic shpreheni ju, apo “kombetarizmit” , me lejoni t’ju them se targeti juaj duhet te jete pikerisht ky ‘profesorat’ dhe keto medie qe u japin ze publik dhe jo ata rrokjetaret( shqip) apo rrokjexhinjte(shqip-turqisht) , qe shpalosin injorancen e tyre blogjeve lart e poshte.
    Eshte ky profesorat qe formulon hapur akuza kunder Cabejt, kunder albanologjise serioze, dhe frymezojne rrokjetaret e ‘pelazgologet’ e rrugeve.

    Shpresoj ne mirekuptimin tuaj.

  17. E kuptoj nervozizmin e zonjës Fatma si lëngëzim i hidhur i dogmës që i kanë mëkuar në shkollë. Askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr dhe të thotë se kalimi r:n është i pamundur. Me aq lehtësi sa pranohet se [zotëri] vjen nga [zotni], po aq të pamundur e kanë të pranojnë se e vërteta mund të jetë e kundërta në këtë rast dhe në shumë raste. Por, fakti që rotacioni n:r është konsideruar me marrveshje si diodē gjuhësore, duke përjashtuar logjikën e argumentimit, na bën të mendojmë se marrveshja bie kur bëjmë etimologji dhe fjala përshfaq kuptim vetëm në të kundërtën e rotacionit të pranuar n:r. Shembull: [rëra] nuk mund të japë etimologji të drejtë në gegnishten [rana] më qartë se sa në toskënisht ku folja [ra] përsëritet dy herë: [ra’ra] > rë’ra. Dihet se rëra krijohet nga [rë]nia apo [ra]mja e thërrmijave nga përplasja e gurëve. Po ashtu edhe fjala [shesh] vjen nga përsëritja dy herë e foljes she(h): she(h) – she(h) dha [sheshe], folja sheh e përsëritur dy herë tregon se hapësira përpara nuk ka pengesa (mal, kodër). Si dhe fjala fësh’fësh’e është krijuar nga artikulimi i përsëritur dy herë i zhurmës [fësh]. Edhe [berber] vjen nga bre’bre > pre-pre (pra, nga përsëritja e veprimit të vazhdueshëm pre, me pre, pres).
    Askush nuk mund të kundërshtojë logjikën se fjala [silenzio] e italishtes motivohet me “rrokjezim” s’i’len’zë = nuk len zë. Ky motivim tregon se fjala silenzio, më herët se të përngjitej paska qenë një fjali e plotë e shqipes që tregon një gjendje: [s’i len zë]. Thjeshtësia me të cilën shqipja jep etimologji është e hatashme dhe kjo buron nga thelbi i saj si gjuhë ende e shkoqur në embriomorfe (kryesisht në variantin geg) dhe na jep ne mundësinë të zbërthejmë çdo koncept gjuhësor. Ajo që do i sugjeroja miqësisht zonjës Fatma, është të mos më cilësojë si rrokjetar, pasi teoria ime nuk qëndron te rrokja, por te embriomorfet. Mjafton të kuptojë se fjala [ZMBRAPS] vërtet është njërrokshe, por unë brenda saj gjej gjashtë embriomorfema: [zë-me-ba-praps]. Nuk dua të zgjatem duke dhënë të plotë motivimin etimologjik të kësaj fjale e tju lodh.
    Jo çdo gjë që ndrin është ar. Koha do vërtetojë se Çabeji dhe Topalli nuk kanë lidhje me etimologjinë e vërtetë sado ti trajtojnë si korifej. Atyre u rrëzohet gati çdo etimologji që kanë paraqitur. Pas rënies së veprës së tyre nuk do mund të flitet edhe më për madhështinë që kanë patur. Të mbrosh madhështinë e dikujt, pa ia mbrojur dot veprën, është si ta vësh kokën tënde bedel në gijotinën e shkencës e cila gjithherë është treguar e pamëshirshme në prerje kokash të pseudomëdhenjve.

    1. O Zoti Dalipaj, me fal se une nuk jam gjuhetar, pa le pastaj etimologjist. Di ndoca gjuhe te huaja se ma ka dashur puna t’i mesoj dhe as nuk me shkon mendja te polemizoj me nje yll ne ngjitje te gjuhesise shqiptare, vetem se duke lexuar komentin tuaj me beri pershtypje, dhe m’u duk teper “far fetched” etimologjia e fjales “berber” e dhene nga ju si ne fund te fundit nga “pre pre”. Tashti une mendoja, ndoshta pa te drejte, se fjala berber ne shqipe eshte nje derro huazimi nga italishtja “barbiere” qe ne menyren me te natyrshme buron nga fjala po italisht “barba” qe dmth “mjekerr”. Tashti qe te duket bindese etimologjia e fjales berber e dhene nga juve, ose duhet te vertetoni qe italianet e kane huazuar “barbiere” nga “berber” ne shqip dhe u ka pelqyer aq shume sa pastaj kane hequr prapashtesen dhe kane thene hajt se asaj qe rruan berberi po i themi “barba”, ose duhet te tregoni qe ne origjine fjala “barba” mund te kete ardhur direkt nga shqipja mbas kushedi cfare perdredhjesh te ba-se, r-se dhe perseri ba-se.

      1. Dihet se mjekra është lesh që varet poshtë kokës (kresë) dhe me përkëmbimin e dy fonemave buzore m:b (si te matanë : batanë), me të njëjtin përkëmbim (m:b) marrim ekuacionin: MJEKËRA = BJEKRA = BJE-KRE-A(sht). A nuk bje poshtë KRESË mjekra? A nuk varet teposhtë kresë ajo? Pra, mjekër = bje-kre(së).
        Përsa mjekra rri e varur, përkëmbimin i fonemave buzore b:v (si te barka : varka), na mundëson që BARBA = VARBA = VAR’BA = VAR-BA = e Varur e BA. Gjuha emërton realien ose sipas funksionit kryesor, ose sipas karakteristikës a cilësisë kryesore që përshfaq realia që emërtohet. Ndaj italishtja BARBA vjen nga shqipja VAR-BA dhe kjo është etimologjia më bindëse për fjalët mjekër dhe barba. Një etimologji rrëzohet me një tjetër më bindëse.

        1. Ju kur thoni qe etimologjia qe jepni ju eshte “me bindese” e keni fjlalen per vehten tuaj, se jo per gje, po mua nuk me duket hiç bindese, perkundrazi tere arsyetimi juaj me duket aq arbitrar, sa qe me arsyetime te ngjashme mund te vime ne perfundimin qe siç thote n! ketu, meqe Mjekerr ka edhe Qosja, fjala Mjekerr vjen nga fjala Qose, qe per antonimi do te thote “Pa lesh” dhe meqe nuk ka lesh nuk çfare t’i varet, rrjedhimisht fjala Mjekerr vjen nga fjala Qose.

        2. Zoti Dalipaj,

          më keni lënë pa frymë.

          Unë jam rrugëve të internetit shqiptar që ditën e parë që ato u hapën dhe deri në momentin e shfaqjes tuaj mburresha prej vitesh, që “asgjë njerëzore nuk është me huaj për mua!”, por ja që dolët ju dhe më mësuat, që paska edhe përtej fundit të gjerave. Po t’ju merrja në konsideratë vetëm si një kuriozitet, nuk mund t’ju mohoja që paskeni aftësi zbavitëse të hatashme, por problemi me ju është shumë më i thellë dhe autori bëri mirë që e hapi këtë temë. Ju e keni fituar davanë dhe kjo është më se evidente. Në momentin që kujtdo ju dha në dorë një tastierë dhe ju vu në dispozicion një hyrje në Internet përfundoi mundësia e elaborimit të mendimit të thelluar shkencor në formën siç e njihte njerëzimi. Në këto rrethana juve ju duhet hapur rruga dhe kush është i mençur kërkon dhe gjen mundësi të tjera për të kërkuar e konkluduar shkencërisht. Ju kërkoni të bëni luftë me gjithë dynjanë dhe albanologjia si shkencë serioze nuk mund të përdoret si barut. Në këto rrethana, duke vënë re mungesën eklatante të ekspertizës tuaj në fushën e gjuhësisë, unë e kuptoj më sa miri nevojën tuaj impertinente për të ndërruar destinacionin e gjuhësisë, ngaqë ju jeni duke kërkuar një kopaçe që ta vërvitni në ajër, sepse për gjë tjetër siç dukeni nuk qenkeni i aftë. Për fatin e keq të gjuhësisë shqiptare, kush nuk paska qenë i aftë për të bërë një gjë për të qenë ne jetë (dhe me këtë kam parasysh “çdo gjë”) u bëka etimolog.

          Megjithëse, siç e thashë, unë nuk jam gjuhëtar, një instinkt më bëri të mendoj, që fjala “berber” që ka hyrë në shqip dukshëm nëpër turqishtes; mjafton të kalosh në një lagje emigrantësh në Evropën Qendrore për të hasur në tre dyqane një “berber” turk. Këta nga ana e tyre e paskan marrë nga gjuhët latine; përkatësisht italishtja “barbiere”, e cila ka në vetvete si rrënjë “barba”. Tani ajo rruga që sugjeroni ju, që “pres-pres” e shqipes paska dhënë “berber” është një goxha mufkë dhe sinqerisht, kush do të duhej t’ju merrte seriozisht në çfarëdo argumenti tjetër në qoftë se nuk do të ishte i kujdesur për të ruajtur shëndetin e vet mendor.

          Ndoshta juve dhe entuziazmit tuaj për të ri-shpikur gjuhësinë shqiptare, ju la një hapësirë e pazakonshme në këtë blog për të sensibilizuar lexuesit e tij, se gjërat në shkencat shqiptare vërtetë qenkan duke vajtur keq; pra këtë prominencë që po shijoni merreni në konsideratë si atë të reklamës së një vaksine gripi në vitrinën e një farmacie përgjatë një rruge kalimtarësh të pavëmendshëm.

          Tani diçka tjetër; midis nesh. Unë nuk ju njoh personalisht dhe duke ju dashur sinqerisht vetëm të mirën, nok do të më vinte mirë të mësoja se kishit përfunduar i rrahur e i bërë peshk nga ndonjë bandë berberësh turq, të cilët, edhe ata janë etimologë mjaft aktivë, të flaktë dhe nuk ta përtojnë. Unë nuk do t’ju sugjeroja që definicionet e ca profesione të një rëndësie parësore për elitat e reja që po hipin në pushtet në Turqinë e sotme, si berberë apo të ngjashme t’i shpjegoni me shqipen. Aq më tepër që berberët në orient, si përgjegjës edhe për synetllëqe, kanë vazhdimisht në duar mjete pune të mprehta, që në rrethana të mbingarkuara emocionalisht mund shndërrohen spontanisht në burime të rrezikut të shtuar. Gjeni ndoshta fjalë me të buta, për t’ju nxjerrë rrënjët etimologjike. Për shembull: hallva. Unë do e jepja me “ha vlla!” e do rrezikoja maksimumi vetëm ndonjë lugë druri të thyer në kokë.

      1. Nuk është thjesht frymëzim. Është përkushtim shkencor dhe nuk ka aspak lidhje me ndonjë lloj patriotizmi që duan të ma ngjisin shumica e atyre që nuk mund të
        përballen me mua në këtë fushë.

        1. Zoti Dalipaj,

          Vetë fakti që ju e konsideroni “përballje” flet shumë. Shkenca dhe arti quhen vërtet fusha, por jo patjetër beteje. Njohja në këto fusha vjen nëpërmjet respektit dhe konsideratës, të cilat me përballje nuk fitohen.

    2. Prof. Dalipi,
      me keto interpretimet e fundit mua ma mbushe mendjen, nuk kam c’a them.

      Vetem me rotacizmin qenke dobet fare. Duket sikur ke kaluar nga fillorja direkt ne postuniversitar.
      Konkretisht : fakt i provuar eshte qe rotacizmi prek vetem ‘n’ nderzanore kurse ti kur kalon nga ‘ e bardha’ tek ‘pa nda’ nuk eshte ky rasti. Apo jo?
      Interpretimet mund t’i besh si te duash po faktet nuk jane nen hyqmin tend !

      Megjithate ,nuk e kam me ty po me dr. Kristaqin, qe duket sikur ka ik ne drejtim te paditur.
      Lepuri ‘atdhetar’ i ka ardhur ne shteg po atij i qenka lagur baruti…

      1. Ciao Fatma,
        Jam ketu dhe me barutin thate!!! Si gjithmone nuk qellove asnjehere ne shenje.
        Nese nuk gaboj sikur na “keshillove” te mos merremi me ata qe merren me rrokje!! Dhe nuk besoj se ndrrove mendje duke i vene titullin prof. zoterise Agron Dalipaj. Sic the ti, nuk duhet te merremi me “lepuj atdhetare” , nese mund te vazhdoj ironine, apo ta paska mbushur mendjen gjuha kozmike ..Andej nga ana ime, te ta perkthej nga greqishtja meqe e ke qejf, thone se “Mencuria rri tek njerezit, por edhe budallalleku nuk eshte se rri neper gure apo drure”. Mos u bej si Shaban Qosja, (ndjese paste) se kemi edhe pune te tjera. Flm per interesimin per vendndodhjen time, sidoqofte.

        1. Dr. Kristaqi,
          ato porosite e mia i paske bere corbe fare.
          Ne keto raste, ne shqip ,ne nje fshat afer tendit thone : O dudi , moj dudi ku ta fus une e ku e nxjerr ti.
          Me ke bere rezil, me keni vene perpara, profesori andej, doktorri ketej…
          Nejse se paske pune, s’po e zgjas.
          Te prifte e mbara, suksese ne punen shkencore edhe me nonje titull tjeter ishallah !

  18. Ne kete perplasje briresh midis “specialisteve” dhe “patrioteve”, do te ishte mjaft “interesante” prejardhja e fjales mama! Nuk e di c’jep Cabej dhe Topalli, e ne krahun tjeter Dalipaj e te tjere! Sepse nga te dyja palet duket ashiqari, qe gjuhet qenkan krijuar perpara pasthirrmave, tingujve, fjaleve, pse jo edhe kombet jane krijuar perpara gjuheve!

  19. Në këtë grup pothuaj të gjithë qenkeni me pseudonime. Nuk dua t’ju paragjykoj, por unë nuk kam probleme me emrin tim. Nuk do i përgjigjem më ndonjë dere apo dritareje. Të diskutosh për gjuhën dhe të shfaqesh me emër të rremë, por duket paradoksale. “Xhaxhai” mund të më shpjegojë diçka rreth misterit të emrave, nëse mundet.

    1. Agron, shumë nga ata që shkruajnë me pseudonime e bëjnë këtë për arsye pune: për fat të keq, gjithnjë e më shumë kompani e kontrollojnë aktivitetin e punonjësve të tyre në Internet. Rregulla e diskutimit që përpiqemi të ndjekim këtu është që, edhe ata që dalin me emër edhe ata që shkruajnë me pseudonime, të mos merren shumë me njëri-tjetrin, por me argumentin. Në rastin tuaj specifik, qëllon që argumenti të jetë edhe personi, sepse bëhet fjalë për veprimtarinë tuaj publike. Ishte zgjedhja juaj që erdhët këtu për të dhënë shpjegime. Unë si moderator i diskutimit do të përpiqem të ndal ato komente që duhen si fyerje personale ndaj jush; madje duke mos lejuar njeri që të thotë për ju dhe kundër jush ato çfarë ju i thoni rëndom në publik, për figura si Çabej e të tjerë që, meqë ra fjala, janë mësuesit e mi. Këtu unë shpresoj se ju do të mësoni diçka nga etika e debatit edhe thjesht duke qenë pjesë e diskutimit të tanishëm. Nga ana tjetër, ju nuk jeni i detyruar t’u përgjigjeni të gjitha interpelimeve, dhe as t’i ilustroni teoritë tuaja gjerësisht – sepse nuk është ky vendi i duhur. Besoj se shpjegimet që keni dhënë deri më tash mjaftojnë. Do ta vlerësoja edhe sikur të mos i përgjigjeshit këtij komenti – si moderator, nuk mund të debatoj me askënd për mënyrën si e moderoj forumin.

  20. Ju falenderoj z. Vehbiu për sqarimet si dhe për mundësinë që na jepni ne barbarëve të radhës për të diskutuar me të urtët e krahut tuaj.

    1. Ka barbarë si Attila, që veç shkatërrojnë dhe pastaj fundosen me gjithë ç’kanë shkatërruar. Ka pastaj edhe të tjerë, si Alariku i gotëve, që vërtet e pushtoi Greqinë me zjarr dhe me hekur, por pastaj u gjend përpara statujave dhe kolonave të Partenonit dhe aq u magjeps nga bukuria sa e ndali plaçkitjen dhe nënshkroi me athinasit një pakt miqësie. Apo nuk po flas mirë?

  21. Nëse e përfytyrojmë gjuhën shqipe si një statujë hyjnie të përkryeme prej mermeri dhe mandej shohim ca brejtës kalciumi që i kanë shpëfytyruar
    93% të trupit . . .dhe ca të tjerë, që jusstifikojnë grykësinë e brejtësve, e madje kafshimet e tyre i quajnë masazh ndaj statujës. . . . Kuptohet se nuk duhet bërë pakt miqësie me brejtësit.

    1. Agron, te cilët autorë dhe shkolla mbështeteni, për kërkimet tuaja etimologjike? Kam frikë se në teoritë e “gjuhës kozmike” të Petro Zhejit ju ndolli me ëmbëlsinë e vet ekstatike Përparim Kaboja – sepse nuk më duket të kem parë tek ju, në të kaluarën, ndonjë referim ndaj doktrinës dhe metafizikës së Zhejit. Prandaj a mund të ma përgënjeshtroni (ose të ma konfirmoni) marrëdhënien tuaj intelektuale me Zhejin?

      1. mua me duken te importuara nga greqia nga ato qe qarkullojne me shumice dhe qe kisha shkruar dikur ne PTF (MITET GREKE). prandaj dhe e pyeta me larte autorin nese ishte frymezuar nga sezoni i tij ne athine.

      2. Z. Vehbiu, nëse i shihni me vëmendje emisionet që kam bërë me profesorin brilant Përparim Kabo, do vëreni se aftësia ime për të motivuar nuk lindi në studion televizive dhe as për shkak se në këtë lëmi më futi prof. Kabua apo Petro Zheji. Petron e kam njohur më herët se sa të njihesha me prof. Kabon dhe na lidhi gjuha. Petrua më ftonte shpesh te shtëpia e vet dhe ne diskutonim pa fund rreth etimologjisë. Ai dukej si i dërguar nga zoti për tu marrë me filozofinë e gjuhës. Takimet me të ishin me orë të zgjatura dhe më dukej se te ai kisha qenë për vetëm një minutë. Gjithkush që ka lexuar librat e Petros dhe të mitë e kupton se jemi jo pak të ndryshëm. Petrua zbuloi parimin gjithpërfshirës të algoritmit simbolik në gjjuhë. Ndërkohë, pamvarsisht Zhejit dhe më herët se të njihesha me të, kisha zbuluar disa parime etimologjike dhe tabelën e embriomorfeve të shqipes si dhe spektrin semantik të bashkëtingëlloreve. Shkak për njohjen me Petron ishte botimi i studimit tim: “Eqrem Çabej; shenjtor apo djall i gjuhës shqipe”. Atij i kish pëlqyer dhe u takuam te shpia e tij. Për atë shkrim më tha: “të përgëzoj për guximin e madh dhe për saktësinë e lartë shkencore”.
        Mund të them se metoda që ndiqte Petrua për të bërë etimologji kërkon lexues shumë të ngritur dhe me nivel të lartë dijesh. Por gjithsesi përfundimet e tij i përmbahen logjikës së fortë interpretative.
        Duhet thënë, se krijimi i fjalëve apo sinonimeve të tyre, bëhet sipas ca parimeve të përcaktuara qartë dhe konform rregullave të metafonientizmit, anagramës, metatezës, aferezës etj. Ndër parimet bazë të teorisë sime në etimologji qëndron “parimi i emërtimit të realies sipas funksionit kryesor që ajo shfaq”. Janë rreth 11 parime të etimologjisë të cilat i kam zbuluar, i njoh mirë dhe i përdor në harmoni të plotë midis tyre për zbërthimin etimologjik të një fjale të caktuar.
        Jam koshient, se sot në etimologji janë futur shumë amatorë dhe si të tillë më kanë trajtuar edhe mua. Por amatori dallohet lehtë, pasi ata nuk njohin parime etimologjike dhe mbështeten mbi një lloj empirizmi të paplot. Ndër më të spikaturit e amatorëve është një Margarit Nilo i cili, për hir të së vërtetës, të bën të mbash duart në ije nga të qeshurat që të shkakton “etimologjia” e tij. Greqishtja ka disa fjalë shumë të thjeshta, që po ti ndash në rrokje, tregojnë një fjali të tërë të shqipes dhe Nilua mendon se është etimolog i madh. Ai pretendon se ka etimologuar 75 mijë fjalë të greqishtes! Në një faqe libri Nilua ka “zbërthyer shterrueshëm” etimologjinë e 30 fjalëve të greqishtes. Ai është fiks Don Kishoti shqiptar. Këtë malukat (Nilon), e merrni ju si shembull për të stigmatizuar si të tillë çdo njeri tjetër që merret me etimologji dhe i fusni në thesin “Nilo”.
        Nga ata, që me siguri do thoja se janë profesionistë në etimologji, do veçoja Butrint Balaj, i cili është student për gjuhësi nga Prizereni. Butrinti do bëhet emër i madh në Europë e më tej.
        Do thoja, se tashmë di të ndaj ata që nuk më kuptojnë nga ata që më kuptojnë, por nuk duan të më kuptojnë.

        1. Profesor,
          eshte dhe nje autor tjeter,emri i te cilit nuk me kujtohet sakte e nuk dua ta shkruaj te deformuar ketu, por me kujtohet titulli i librit : Evolucioni gjuhes, ne dy volume.
          C’mendim keni per te , per metoden e tij etimologjike?
          flm

    2. Z. Dalipaj,
      Padyshim jeni në drejtën tuaj të shtroni idetë tuaja mbi etimologjitë e fjalëve dhe të luftoni për njohjen e tyre sikunder besoni. Nuk jeni as i pari dhe as i fundit. Ne vitet ’80, kisha nje pedagog qe ishte po aq i apasionuar sa edhe ju. Dhe ai i ndante fjalët në rrokje sikundër ju, argumentonte p.sh. se tere fjalet qe mbarojne me “ak’, kane lidhje me ujin (si p.sh Laprak, sallak, sapllak etj); mbronte tezen se fjala angleze “star” vinte nga shqipja me arsyetimin se tregonte dicka qe eshte ngritur ne qiell ( kujtoj se “ar” eshte e kunderta e “ra’ apo ‘ “bie”) dhe kishte qendruar atje “st” (sikunder tek stacion, stan etj). Sigurisht koha ka evoluar dhe ky lloj arsyetimi tek ju dhe te tjere eshte bërë edhe më i përpunuar, megjitheqe nuk ndaj mendimin as me të dhe as me ju.
      Personalisht do ju shihja me simpati pasionin dhe përpjekjet tuaja për këto çështje. Por nuk duhet kaluar masa dhe te kalohet ne krahun tjeter. Nese janë fjalet tuaja ato qe jane pasqyruar ne këmbimin me Josef Radin tek http://www.radiandradi.com/jozef-radi-nje-polemike-pertej-gjuhesore-me-agron-dalipaj/, nuk do te kisha ate simpati per ju. Sepse here keni kaluar ca caqe pa provuar ende teorine tuaj. Ju shkruani se “vepra e fundit e Topallit ështe vepra më e madhe antishqiptare e botuar brënda kufijve te Shqiperise”. “Ju shkruani edhe “sikur dikush ti kish paguar nje mal me flori, nuk do te kish shkombetarizuar pothuaj tere fjalorin e gjuhes shqipe”. Pasi e quani vepren e tij “moster”, ju shkruani se “Kolec Topalli me këtë vepër i ka bere sherbimin me te mire armiqve te kombit shqiptar duke u vetdukur si akademik parafine made in Serbia” apo “vepra e z. Topalli eshte mynxyre kombetare e cila duhet nxjerre ne qarkullim me shenimin “veper kunder kombit shqiptar”. (Kurdoherë nëse janë të vërteta ato që lexoj në site-in e lartcituar. Ndjesë ne rast të kundert).

      1. Zoti Krisaq V. Jorgji, gjithë sa citoni për mua në komentin tuaj lidhur me Topallin janë të vërteta. Pesë ditë para se prof. Topalli të ndërrote jetë, ishte në universitetin e Shkodrës dhe promovoli fjalorin etimologjik të tij. Disa muaj më herët unë e denoncova publikisht fjalorin e tij dhe ai heshti. Nuk mund të mohonte se kishte vetëm dy fletë recensë nga Omari dhe se kish këmbyer firmat me atë. Nuk mund të mbronte dot “etimologjitë” e tij kur ia nxora në tv te gazetari Xhaxhiu dhe fjalët llucë, zverk, çupë, plaçkë etjj. Fjalët llucë e zverk që gjuhëtari grek Babinjioti në librin e tij “etimologjiko leksiko tis neas elinikis glosas” bot. 2011 i pranon si fjalë të huazuara nga shqipja në greqisht, Topalli i quan greke dhe fjalët çupë e plaçkë që sërisht Babinjioti i pranon si shqipe, Topalli ia fal pa motivim serbishtes. Me këtë “metodë” faljesh, Koleci e nxjerr shqipen 93% të huazuar. Kjo është “shkenca” e Topallit, Çabejit dhe Omarit. Por kjo nuk është e vërteta reale. Barbarët e vërtetë janë ata që shkombtarizojnë zyrtarisht e “shkencërisht” çdo fjalë të shqipes dhe nderohen si figura të mëdha dhe veprat e tyre nuk kanë kaluar kurrë në filtrin e oponencës shkencore.

        1. Z. Dalipaj,
          Bie dakord, sikurse shpreheni ne pergjigjen tuaj, se vepra duhet kaluar ne filtrin e oponences shkencore. Jam nen pershtypjen se edhe vepra juaj ka te njejten difekt, nese nuk fusim ketu emisionet televizive te shumta. Apo keni pasur ndonjehere oponence per vepren tuaj, me te cilen mund te kundershtoni edhe argumentat “kunder”? Qofte edhe dy fletesh??

        2. Z. Kristaq V. Jorgji, i kam kërkuar zyrtarisht me anë të një letre ASH-së të më bëjë oponencë për teorinë time. E pranuan kërkesën dhe më premtuan se do ta kem një oponencë. Por pas pas pesë muaj më dërgojnë një e-mail ku më njoftonin se akademikët nuk kishin kohën e përshtatshme. . .
          Jam i bindur se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të më bëjë oponencë. “Gabimi” im ishte se kërkova oponencë të vërtetë. Dini ndonjërin juve që mundet?

        3. Z. Dalipaj, jua them që në krye se, sado të larta që t’i keni qëllimet tuaja, këto lodra që bëni me “zbërthimin” e fjalëve shqipe nuk kanë fare të bëjnë me shkencën në përgjithësi dhe shkencën linguistike në veçanti. Janë lodra gjuhësore, me të cilat mund të zbaviten njerëzit. Jeni një lloj artisti folklorik. Që s’ka asgjë të keqe, sa kohë që nuk pretendoni që t’ju marrin seriozisht.
          Linguistika dhe etimologjia e kërkojnë prejardhjen e fjalëve duke zbatuar disa rregullsi që ndonjëherë quhen ligje fonetike. Por prejardhja e fjalëve asnjëherë nuk mund të ndahet nga historia e popullit që e flet gjuhën, marrëdhëniet e tij me popuj dhe kultura të tjera dhe nga historia e vetë sendeve dhe praktikave që emërtohen nga fjalët. Në shqipe ka shumë fjalë latine, sepse para-ardhësit e shqiptarëve kanë jetuar shumë kohë nën sundimin e Romës dhe ndoshta shumë folës të latinishtes ballkanike janë shqiptarizuar, duke sjellë fjalët e tyre me vete në shqipe.
          Nuk është ndonjë çudi që shqipja ka marrë një numër fjalësh nga gjuhët sllave, po të mbahet parasysh se shqiptarët dhe sllavët kanë mbi 12 shekuj që janë fqinjë në Ballkan dhe territoret sot të banuara nga shqiptarë kanë qenë qeverisur me shekuj nga mbretëritë sllave, bullgare dhe serbe. Edhe shqipja u ka dhënë fjalë gjuhëve sllave. Linguistët kanë vënë re se shumë sllavizma të shqipes janë të fushës së teknikës bujqësore, veglave të punës, pemëtarisë. Ndërsa leksiku shqip i blegtorisë është shumë më konservativ. Kjo lejon të krijohet një ide për ekonominë në Ballkanin e kohës së kontakteve shqiptare-sllave.
          Ju bëni një gabim elementar – e konsideroni origjinën e një fjale si atribut të fjalës vetë. Por kjo nuk qëndron. Një fjalë që shqipja e ka marrë, ta zëmë, nga serbishtja por e përdor gjerësisht, është fjalë shqipe, jo fjalë sllave. Çdo fjalë e konsoliduar në përdorimin shqip është fjalë shqipe. Origjina e fjalës i ndihmon linguistët dhe historianët të rindërtojnë marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore të shqiptarëve me popujt dhe gjuhët e tjera, por nuk ndikon në statusin e vetë fjalës.
          Etimologu serioz, cilado qoftë metoda që ndjek, nuk niset me pikësynimin për t’i nxjerrë fjalët si me origjinë nga kjo apo ajo gjuhë, ose për të shpëtuar biografinë e fjalëve, por e studion fjalën duke rindërtuar evolucionin e saj fonetik ose semantik, sa herë që mundet. Ky rindërtim ndonjëherë është i sigurt, ndonjëherë jo. Prandaj shumë fjalë kanë etimologji të diskutueshme, sidomos në rastin e shqipes, që është dokumentuar vonë me shkrim.
          Nëse etimologu arrin në përfundimin se një fjalë shqipe është huazuar nga turqishtja, nuk duhet të ketë frikë që ta bëjë këtë publike, se mos e akuzojnë si antishqiptar. Prandaj gabimi tjetër i madh juaji, z. Dalipaj, është që nuk polemizoni me etimologët e shqipes, por preferoni t’u ngjisni etiketën “tradhtar”. Ju jeni boksieri që shkon të ndeshet në ring dhe pastaj e qëllon oponentin me kobure. Nga një anë i akuzoni linguistët si antishkencorë, nga një anë tjetër i shpallni ata tradhtarë, gjë që me shkencën sërish nuk ka të bëjë. Me këtë arsyetim, i bie që edhe ai gjuhëtari grek, Babinjoti, të shpallet tradhtar nga grekët, sepse i ka shpjeguar fjalët greqishte si të huazuara nga shqipja.
          Lodrat tuaja linguistike, z. Dalipaj, në vetvete mund të jenë zbavitëse, por bëhen problem kur atyre u jepet vend në emisione televizive, si ato të Xhaxhiut dhe të Kabos. Ju mund të jeni i sinqertë në ravgimet tuaja, por ata janë të pasinqertë – dhe ju përdorin madje abuzojnë me ju jo për të çuar përpara shkencën, as për të edukuar publikun, por për të rritur shikueshmërinë. Te Kaboja ju u pozicionuat edhe si nxënës i “të madhit Petro Zheji”, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse për linguistikën Petro Zheji është po aq i huaj dhe i papranueshëm sa ju, prandaj jeni si me thënë në shoqërinë e duhur.
          Shpresoj që kjo kritikë imja të mos konsiderohet si personale dhe të kalohet nga moderatorët e faqes. Shpresoj që z. Dalipaj t’i marrë këto kritika me sportivitet. Ju falemnderit.

  22. Z.Agron, kam ndjekur disa nga intervistat tuaja ne youtube muaj me pare. Disa nga zberthimet tuaja duken terheqse dhe te gjetura (te verteta), e disa duken hane dat hane Bagdat. Kur lexoj anen zyrtare, Cabejin p.sh., serish dalloj ate kufizim qe atij i ka dhene shkolla gjermane (austriake) ku ka mesuar, pra dalloj ate ndarje gati me thike te gjuhes tone dhe atij tjetrit. Ne kete metafizike bajate bini dhe ju dhe grupi juaj “patriot”, por ne ndryshim nga Cabej, ia vishni te tera shqipes. Une, duke u marre per hobi dhe per qejf me gjuhet, dalloj tek ‘to ate dialektike qe na mesonte shkolla jone, se gjuhet jane subjekte te levizshem, ato nuk kane qene gjithnje keshtu te ndara, as kaq te zhvilluara, ato ndahen permes levizjes dhe zhvillimit te ndryshem mbi toke te njeriut. Ndaj shume rrokje dhe morfema i gjej ne disa gjuhe ne kuptime te njejta dhe gati te njejta. Ndaj nuk ka gjuhe meme dhe gjuhe bija, por evolime te ndryshme e te pjesshme. E megjithate gjuha shqipe ka edhe me shume evolime “te brendshme” nga sa ka vene re Cabej. (E futa ne thonjza, sepse disa prej tyre me datojne aq heret, sa nuk mund te behet fjale per nje gjuhe shqipe, apo per nje gjuhe kaq te ngjashme me shqipen e sotme.) Panvarsisht se nuk jam mirfillti gjuhetar dhe ndoshta pak vjet me i ri nga ju, te keshilloj ti beni nje revizionim punes tuaj, qe te skartohen entuziasmat e tepruara dhe shpjegimet e komplikuara, ose te pakten te lihen me ndoshta, por jo me siguri, sepse keshtu humbisni seriozitetin edhe tek ne te paanshmit, keshtu humbin edhe shume gjetje t’juajat te verteta e te rendesishme.

    1. R.Th., çfarë ke pikërisht parasysh, kur flet për “metafizikë të shkollës gjermane” te Çabej? Cilët autorë dhe dijetarë? Mos më lër të të bie kot në qafë, por kam përshtypjen se ti nuk e ke idenë se cilës shkolle i ka përkitur Çabej dhe cilët dijetarë ia kanë ndriçuar rrugën. Dhe më tej – kur flet për Çabejn – cilës vepre të tij i referohesh pikërisht? A mund të sjellësh ndonjë shembull, ku një etimologji e Çabejt të të jetë dukur e gabuar ose e tërhequr për flokësh, për shkak të ndikimit tek ai të “shkollës gjermane”?

      1. Shkurtimisht: kam parasysh ate ndarje fjalesh ne shqipe, lituane, rumune, indo-europiane, etj., apo kalimin nga atje ketu, qe eshte tipike tek studjuesit dhe shkolla gjermane; ndonese per fat tek Cabej shikoj ndonjehere edhe kendveshtrimin dialektik, teksa ai ndonje fjale e cileson sa shqipe aq dhe rumune apo tjeter, apo shikon evolimin e saj te disa drejtimeve, ose shikon rrenjen e perbashket tek disa gjuhe. Pergjate shfletimit qe i bej here pas here librave te tij, me jane mbledhur disa materiale ne kete drejtim, te cilat besoj ne javet e ardhme (e shumta pas dy-tre muajsh) te bej nje shkrim per kete problem tek Cabej, sepse ngelem tek opinionet dhe keto jane pa rendesi. Ndaj per hollesira mund te te flas pas disa javesh tek faqja ime, per shkak te puneve dhe halleve te tjera.

    2. Po të më jepnit ndonjë shembull kokret zonja r.th., për çka nuk bini dakort, me kënaqësi do diskutoja me ju.

      1. Z.Agron, duket qenkam aq i sjellshem ne komentet e mia, sa ju dukem zonje! S’prish pune, pasi ne kete portal duhet edhe paksa ze i bute femeror, meqe emrat femerore ketu shkruajne si burra gjithe ironi dhe sarkazem! Agron, me kujtohet nje interviste ne youtube, ku ju nisni me fjalen “cupe” dhe zberthimi juaj duket interesant, thjesht nga llogjika e kuptimit e jo nga gjithfare ligjesish gjuhesore qe ju gjuhetaret permendni ne evolimin e fjaleve; me tej me fjalet e tjera shpjegimet mu duken te nxituara. Edhe ketu me lart, me fjalen “berber”, ju perpiqeni ti jepni kesaj fjale kombesine e caktuar, kur ju dhe ne te gjithe kemi mesuar, se ka fjale qe nuk kane kombesi, por kane dale si imitim i zhurmes apo proöesit te caktuar, si ketu p.sh. ber-ber-ber (te gersheres), qe duket e besueshme. Per fjalen “cengel” dhe disa te tjera, nese (mire)prisni mendimin tim, me jepni disa dite apo jave kohe, se ketu ne nje koment nuk ka vend per kritika dhe analiza te gjata. (Ne mos gaboj, figura prane inicialeve te emrit tim tregon websajtin tim, ku mund te shikoni ne te ardhmen mendimin tim mbi disa zberthime tuajat.)

    3. Z. Artan Hazizaj, sapo të më hapet vendi për këshilltar, do ju thërres. Po ndonjë fjalë keni pasur rastin të etimologoni përpara se të më jepni këshilla? Nëse jo, jeni duke folur veresie.

  23. Ardian, të përgëzoj për shkrimin!

    Jam e mendimit që prek një plagë e cila meriton vëmendje urgjente dhe masa të menjëhershme! Dhe kjo s’ka të bëjë në vetvete (veçse) me albanologjinë dhe rëndësinë e kësaj fushe të dijes por me faktin që shteti ynë sa nëpërmjet moskokëçarjes e po aq, politikave të këqija, e ka shpënë dijen e bashkë me të shoqërinë, në një qorrsokak të frikshëm ku numri i “atyre” që riprodhojnë lebeti si këto që lexoj nëpër komente, shtohet e rehatohet në platforma të servirura paraprakisht (disa i ke duke dhënë leksion në auditore fakultetesh).

    Ç’mund të presësh prej një shoqërie ku nuk investohet në shkencë dhe arsim; ku shkolla e lartë është shndërruar në bahçe që mbjell injorancë sepse qeveritë refuzojnë egërsisht të investojnë aty. Edhe reforma në arsimin e lartë e kërkimin shkencor që kaq shumë e kemi kundërshtuar (bëhen pesë vjet tashmë), vetëm kah dijes dhe prezervimit e kultivimit të pasurisë sonë intelektuale e kulturore, nuk orientohet! Kjo s’është veçse keqardhëse por revoltuese! Këtu gjendet zanafilla e shoqërive pa bereqet, të nënshtruara, të shtypura, me udhëheqës perversë e “heronj” jo më pak të tillë.

    E fundit (por jo për nga rëndësia), këta si shumëkush këtu lart që “u ha meraku” për Shqipërinë, shqipen e më the e të thashë, të ishin kaq atdhetarë, do të na kishin bërë një nder kolektiv nëse do të thelloheshin më shumë në lexime që grishin mendimin kritik dhe zbythin perden e dogmës e fobive gjithëçfarësh… Por këta s’kanë asnjë hall të një niveli kaq fisnik. Këta rrisin dozat e kënaqësisë duke vjellë vrerë ndaj mendimtarëve, serbëve, grekëve, papuçebërësve që u duket se bëjnë papuçe “sllave” apo bukëpjekësve që ua refuzojnë franxhollën e ngrohtë se u vjen era “armik”… Hapu dhe e ndaju copash!

  24. Po Fatma, jo desha te them, per te saktesuar dicka qe permendet pak komente me lart. Ai Evolucioni i gjuhes, me sa di une eshte jo ne dy vellime por ne tre, (nuk po me kujtohet as mua dreqin emri i autorit, po nejse vari hejbet), dhe biles tek vellimi i trete ky tipi gjoja na i analizon dhe i kritikon caze keta pseudo-patriotet e rinj. Po lere moj aman, e kw nuk kritikon ai! Duket do jete nga ata qe kerkojne emer, apo nuk eshte shtuar boll kjo sere vitet e fundit! Me te degjuar e kam, se tipi ne fjale eshte i cmendur fare dhe pa shkolle! Ha-ha, per te qeshur! Po lere se nuk kam as kohe te te tregoj, te kishim bere nji dore gallate, se me duhet tani te iki ne pune!

    1. Fatma,
      Kerkuat informacion per nje autor qe ka nje veper mbi etomiollogjine e gjuhes shqipe. Besoj se flitet per z. Çlirim Xhunga me botimin e tij “Mbi Gjuhën Shqipe dhe Etimologjinë e Gjuhëve”, Etimologji – Shenime I dhe Etimologji – Shenime II???
      Nderkohe mund te ndihmoni profesor Dalipajn, I cili po kerkon ndihme per nje oponence per vepren e tij, pas refuzimit te bere nga Akademia e Shkencave.

      1. O Kristaq,
        di te lexosh ti, apo vuan nga alexia?
        Une shkruaj “Evolucioni gjuhes” ky lexon ” Mbi gjuhen shqipe…”

        1. O Fatma,
          Shihe njehere se jam i sigurte se eshte ai. Dhe me thuaj nese kisha une apo ti te drejte, te lutem.
          Edhe qetesohu. Nuk sheh se sugjerimin e kam me pikecuditese ??

        2. Ka edhe nje autor tjeter ne s’gaboj “Evolucioni GJUHESOR’ dhe jo I GJUHES nga Robert Thomanikaj. Por jo ne Dy volume. Vepra eshte ne tre volume. Kurse vepra e z. Xhunga eshte ne dy.

  25. Po ik o doctorr se nuk me lene te te pergjigjem sic e meriton…
    Keto kryeveprat te rrofshin se mua s’me kane lene mend akoma

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin