SUKSESI I TË TJERËVE

Kapitali njerëzor i Shqipërisë, matur së fundmi nga Lim et al. (2018), ka pësuar rënie prej vitit 1991. Shqipëria ka rënë 16 vende poshtë në renditje, e fundit në rajon, kjo pse progresi ka qenë i ngadaltë dhe shumë vende kanë lëvizur përpara në treguesit e indeksit (kapitali njerëzor i pritshëm, jetëgjatësia, shëndetësia, arsimi dhe cilësia e arsimit). Sidomos në cilësinë e arsimit (matur nga testet ndërkombëtare si PISA etj.) përmirësimi ka qenë minimal. Kuptohet që ky nivel i kapitalit njerëzor ka ndikim në aftësinë konkurruese të Shqipërisë (Shqipëria=14, Maqedonia=18, Bosnja=17, Serbia=20 Expected Human Capital) dhe rritjen e ekonomisë. Largimi i të arsimuarve e të aftëve e vështirëson më tej gjendjen. Shumëkush e gjen shpëtimin te kthimi i të larguarve.

Renditja* Expected Human Capital Expected Years lived (0-45) Functional Health Status (0-100) Educational attainment (0-18) Learning (0-100)
1991 75 11 41 63 10 76
2016 91 14 43 69 11 78
*Lim, S. S., Updike, R. L., Kaldjian, A. S., Barber, R. M., Cowling, K., York, H., . . . Murray, C. J. L. (2018). Measuring human capital: a systematic analysis of 195 countries and territories, 1990–2016. The Lancet. doi:10.1016/s0140-6736(18)31941

Në media dëgjojmë histori suksesi të shqiptarëve të diasporës. Ndokush edhe mburret me arritjet e tyre. Por nuk dëgjojmë për ata të pasuksesshmit, që ndoshta lëngojnë ende në pasojat e një edukimi të dobët të prindërve dhe nevojave ekonomike. Këta janë më të shumtë ndër emigrantët shqiptarë, siç e vërtetojnë testet e standardizuara kombëtare e ndërkombëtare. Më poshtë shohim rastin e Anglisë, Greqisë dhe Italisë.

Një fondacion në Angli ka analizuar në 2015 arritjet e studentëve të huaj në Angli për klasën e katërt (Key Stage 2 – KS2) dhe të 9-të (KeyStage 4 – KS4, 14-16 vjec) sipas etnive. Nxënësit që flasin shqip dalin në KS2 (rreth 1000 nxënës) me një mesatare mbi një pikë nga mesatarja përgjithshme. Ata kanë një pikë diferencë nga mesatarja e nxënësve që e kanë anglishten gjuhë të parë (p.sh. në krahasim me rumunët, që kanë 5 pikë diferencë), 2 pikë diferencë në lexim (e barazvlefshme me 8 muaj prapa me kurrikulën) dhe 0.6 pikë (2 muaj prapa) në matematikë në krahasim me anglezet. Në krahasim me disa vende të Ballkanit shqiptarët janë mirë, duke menduar se mbi 85% e nxënësve vijnë nga shtresa të ulta socio-ekonomike e mbi 46% e nxënësve marrin ushqim falas në shkollë. Duke kontrolluar për një sërë faktorësh (moshën, gjininë, shtresën sociale), prejardhja shqiptare shoqërohet me uljen e arritjeve me 1 pikë (rreth 4 muaj prapa me kurrikulën).

Në provimin e KS4 shqiptarët (rreth 600 nxënës) kanë një diferencë prej 6 pikësh nga anglezët, 1 në anglisht, 6 në gjuhë të huaj dhe 1.7 në matematikë (por më mirë se rusët, rumunët, sllovakët etj.). Mesatarisht ata ndodhen në notën C (matematikë, anglisht) dhe E (gjuhë të huaj). Në KS4 janë rreth 50% e nxënësve që përftojnë ushqim falas dhe 85% sërish u përkasin shtresave socio-ekonomike të ulëta. Duke marrë parasysh faktorët socio-ekonomikë shqiptarët dalin më mirë se disa grupe të tjera etnike (turke, polake etj.), me rreth 3.5 pikë më shumë (e vogël, pasi rusët apo spanjollët kanë mbi 16 pikë). 

Bashkëmoshatarët në Shqipëri për nivelin ekuaivalent të GS4, klasa e 9-të, në provimin e lirimit dolën mesatarisht njësoj në matematikë (6.6) e në gjuhën shqipe (7.3), por më mirë në gjuhën e huaj (7.2) (QSHA, 2017, Provimet Kombetare te Arsimit Bazë 2017.)

Edhe pse në përgjithësi rezultatet e Greqisë janë më të mira se të Shqipërisë (paçka përmirësimit), një histori të ngjashme si ajo e emigrantëve në Angli tregon PISA 2015.

Krahasimi i arritjeve te nxenesve ne Shqiperi dhe Greqi, PISA 2015

Rezultatet e Greqise dhe Shqiperisë në PISA 2015

Nxënësit shqiptarë në Greqi nuk dalin më mirë se ata në Shqipëri, veçse në lexim. P.sh. në shkencat e natyrë nxënësit në Shqipëri madje dalin më mirë se patriotët e tyre në Greqi. 

Mesatarja e arritjeve te nxenesve shqiptare ne Greqi, PISA 2015

 

Nivelet e arritjeve te nxenesve shqiptare ne PISA 2015, krahasuar Shqiperia me Greqine

Sikur edhe më sipër për rastin e Anglisë për KS2: edhe nëse do të kontrollonim për përkatësinë e statusit socio-ekonomik të nxënësve shqiptarë, në Greqi ata dalin sërish më dobët (426) se mesatarja e nxënësve grekë (458) në shkencat e natyrës, gati gjysëm viti shkollor prapa. 

Ndikimi i statusit social dhe ekonomik mbi arritjet e nxenesve shqiptare ne Greqi, PISA 2015

 

Interesante në të dhënat e PISA 2015 është gjithashtu fakti që në sondazhin e PISA 2015 vetëm gjysma e nxënësve shqiptarë në Greqi deklarojnë se flasin shqip si gjuhë të parë në familjet e tyre, e kjo mund të jetë një shkak i problemeve që ata kanë me shkencat e natyrës.

Në Itali situata është e ngjashme. Në një anketë të ISTAT (2015) rreth 30% e nxënësve me origjinë shqiptare (që flasin shqip me njërin prind, n=2448) ne klasat 5-9 dhe shkollat e mesme raportojnë se kanë përsëritur së paku një vit, 5% më shumë se dy vite. Këto shifra janë të larta në krahasim me mesataren e kampionit, ku 20% kanë përsëritur një ose më shumë vite, dhe të ngjashme me nxënësit kinezë e më të ulëta se ato arabë. Mesatarisht nxënësit raportojnë se kanë nota të mira në shkollë (“abbastanza bene”). Nga raportimet e notave të dëftesës së fundit vihet re se mediani është 6.4 për arsimin 5-9 dhe për shkollën e mesme, mjaftueshëm për matematikën, dhe më dobët për gjuhën italiane (6.2, rezultate të ngjashme me italianët). Këto janë rezultate të përafërta edhe me maturën shtetërore në Shqipëri, por tregon se nxënësit në Itali kanë pritshmëri të ulëta mbi suksesin e tyre në shkollë. 40% e nxënësve shpenzojnë më pak se 30 minuta për detyrat e shtëpisë në një ditë normale shkolle. Ndërsa vetëm 40% mendojnë në shqip, e kjo ndikon negativisht në notën e matematikës, por jo të italishtes (shih modelin statistikor).

Rezultatet e nxenesve me origjine shqiptare ne Itali te veteraportuara, ISTAT 2015

Ndikimi i gjendjes ekonomike është i konsiderueshëm (dhe domethënës) vetëm tek nxënësit shumë të varfër, gati një notë minus, por jo te grupet e tjera.

Vizualizim i nje modeli statistikor mbi lidhjen ndemjet rezultateve te matematikes dhe gjendjes ekonomike te nxenesve me origjine shqiptare ne Itali, ISTAT 2015

Rezultatet e ngjashme të shqiptarëve në kontekste të ndryshme të çojnë në mendime mbi IQ-në e kombit, që duhet të jetë relativisht e ulët në krahasim me ato perëndimore, sikur përmendet në këtë shkrim. Por këtë do e shohim në një tjetër postim.

29 Komente

  1. Nuk e di sa e përshtatshme është të flasësh për IQ-në e shqiptarëve në vitin e Skëndërbeut, por meqënëse e përmendëm le t’i vemi deri në fund, gjithmonë duke zënë hundën me dorë – ose më saktë le të shkelim në moot.

    Për ata që nuk e dinë, po them se IQ-ja është nga njësitë matëse më konsistente të inteligjencës. Po ashtu, sipas të gjitha gjasave njerzit që kanë një IQ poshtë 80-tës nuk janë produktiv në një shoqëri moderne (pra shkaktojnë më shumë dëm se sa të bëjnë punë, p.sh. version i të bërit të së njëjtës punë dy herë ose më shumë).

    Sipas studimit të Richard Lyn dhe Tato Vanhanen (2002 – 2006) Shqiptarët dalin me një IQ mesatare tek 90-ta, që me thënë të drejtën, siç thotë edhe autori duket pak e mbivlerësuar duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, politik, dhe shoqëror i Shqipërisë. Sipas të gjitha gjasave Shqipëtarët duhet të kenë realisht një IQ diku midis 80-85, në nivel me disa nga vendet e amerikës latine dhe të jugut, por edhe Afganistanit.

    Kjo konfirmoht edhe nga sjelljet ekonomike dhe politike në breza, ku një brez prish atë që kanë ndërtuar paraardhësit; grupet politike mohojnë ato që kanë arritur grupet e tjera; dhe që ekonomia shqiptare edhe pas tridhjetë vjetësh lirie ekonomike ende vazhdon të jetë e varur nga ndihmat dhe remitacionet. Sipas të gjitha gjasave shoqëria shqiptare nuk është e interesuar, dhe as nuk e kupton se çfarë është produktiviteti.

    Por IQ-ja e ulët shpjegon gjithashtu edhe sjelljen shoqërore talibane që shohim sot në rrjetet sociale dhe në media, që në vitin 2018, vitin e Skëndërbeut, ende e fshehin impotencën e vet mendore dhe fizike pas fajësimit të një femre të pafajshme, viktimë të dhunës, njësoj si në mesjetë duke ringjallur versionin modern të lapidacionit (stoning), me sulmet në rrjetet sociale dhe media.

    P.S. Po qe se bën pyetje në Google për “How low can the IQ get?” dhe nuk gjen përgjigje të kënaqshme, monitoro median dhe rrjetet sociale shqiptare se do e gjesh.

    1. Nëse do të duhej një sukses superinteligjent për të cilin të lëvdohet media në Shqipëri, le të llogarisim psh. faktin që dje, ndërsa protestohej në Tiranë kundër dhunës, të gjitha “llafazanet e vogla e të mëdha” transmetonin ose telenovela turke me intriga haremesh, ose reklama për dyshekun gjumëndjellës “Sondor”. Nuk është njëlloj si të bësh një kronikë përmbledhëse e ta hedhësh në një cep të lajmeve dhe ta transmetosh protestën direkt, gjë që e bëri vetëm një kanal (turp të ketë!).

      Me pak vullnet të mirë dhe ekstrapolim të majave të sukseseve, gjithkush e kupton që media ia ka dalë më së miri të përfaqësojë dhe të operojë në zonën e errët, ose diapozitivin e realitetit shqiptar.

      A nuk është kjo një arritje inteligjente?

    2. Unë do të thoja, i vetëdijshëm për dhunën që i bën përgjithësimi realitetit në raste të tilla, se shqiptarët si shoqëri kanë IQ kolektive (dhe etike) të ulët, nuk arrijnë dot të organizohen, as të kuptojnë se t’i shërbesh së mirës komunitare është më me bereqet, madje edhe për individin, se të ndjekësh interesin vetjak dhe familjar.

      1. Në përcaktimin e Inteligjencës Kolektive (CI) ndikon trashëgimia gjenetike dhe mjedisi rrethues.
        A mund të lihet jashtë vëmendjes roli që luan elita në krijimin e këtij mjedisi?
        A duhet të mendojmë se vetë elita në Shqipëri për nga inteligjenca luhatet në intervalin e kufizuar prej efektit Dunning–Kruger dhe “evil genius at work”?

      2. Mbaj mend qe para 15 vjetesh nje trupe teatrale ne Harvard vuri ne skene nje drame te nje shkrimtari shqiptar (emrin nuk po ia kujtoj). Personazhi kryesor ishte nje Vah Bregu, me profeson varrmihes. Jetonte vetem prane lumit se aty i dilnin myshterinjte. Nuk donte te kishte te bente fare me shtetin se e quante mish te huaj, Kur e pyeten “I kujt eshte shteti?” ai pergjigjet “I atyre qe e kane blere”. Tani zevendeso “shtet” me “komunitet” dhe shpjegon shume gjera qe nuk kane te bejne shume me “IQ kolektive”. Shqiptaret organizohen me se miri rreth kishave e xhamijave ne diaspore.

        1. Interesant duket ky personazhi Vah Bregu, që të kujton nga emri Jovan Bregun e “Pallatit 176”. Kjo e fundit ishte dhe mbetet një ndër komeditë më të suksesshme në skenën e humorit shqiptar e që të bësh humor të mirë (sikurse edhe ta shijosh atë), u dashka të jesh edhe inteligjent, thonë ca studjues austriakë.

          http://theconversation.com/funny-people-are-more-intelligent-than-their-po-faced-peers-84709

          Deri këtu jemi të nderuar që nga tufa jonë e kolektivit të bashkëkombasve shqiptarë, ka dalë një skenariste e shkëlqyer si Adelina Balashi, autorja e komedisë në fjalë. Dhe të mendosh që kjo komedi ishte vetëm hapi i parë i saj, puna e diplomës së një talenti që rrezatoi që në start. Po pastaj, si i shkoi filli kësaj skenaristeje që premtonte kaq shumë?

          Pas vitit ’91, emigroi në Greqi dhe kaq. Nuk u dëgjua më të flitej për të. Dilema ime është: A duhet të fokusohemi tek individët, apo tek keqfunksionimi i bashkësisë që krijon një mjedis socio-ekonomik mbytës për individin, kur analizojmë produktivitetin, ose të qenit konkurues në raport me të tjerët, për shqiptarët?

          Dhe meqë jemi në vitin e Skënderbeut, do ta prisja me shumë kërshëri një studim pak a shumë si ky i mëposhtmi, që mat inteligjencën kolektive (diçka si thuprat e lidhura të Skënderbeut), edhe pse mund të duket utopik.

          http://science.sciencemag.org/content/330/6004/686/tab-figures-data

          http://science.sciencemag.org/content/sci/suppl/2010/09/29/science.1193147.DC1/Woolley_SOM_Revision_1.pdf

    3. L.A, nuk eshte se ka nje konsensus per nje koncept universal te inteligjences qe te mund te bejme krahasime lirshem mes popujve. Psh nje adoleshent ne disa zona te Fixhit quhet inteligjent nese ka aftesi te lexoje yjet dhe te orientohet ne lundrim nepermjet ketij leximi. Ne SHBA mund te jesh superinteligjent edhe pa kete aftesi. Pra ka nje element kontekstualizues dhe kulturor shume te forte.

      Edhe keto studimet qe paraqet artikulli me shume se lexim te inteligjences jane lexim te rezultateve te nxenesve ne nje kontekst te caktuar. Mund te kene njeqind interpretime sepse futen aty qindra faktore ndikues. (Psh ke kane ne mend italianet kur bejne programet dhe tekstet e shkollave-italianet dhe cilet italiane, afrikanet dhe cilet afrikane, shqiptare dhe cilet shqiptare etj.)

      Mesa di nuk ka asnje test inteligjence qe te jete pershtatur e standartizuar per popullaten shqiptare. Madje nuk ka as ndonje tentative. Dhe kjo pas me shume se 20 vitesh Fakultetet te Psikologjise eshte me te vertete per te vene kujen (nje tregues edhe ky i inteligjence sone valle?).

      Kjo persa perket aspektit teknik qe doja ta sillja ne diskutim. Perndryshe komenti juaj per IQ-ne e shqiptareve qendron ne nje rafsh me simbolik. Une do te perdorja me shume termin Inteligjence Kolektive sesa IQ kolektive por besoj se edhe Vehbiu me poshte kete ka nenkuptuar. Por edhe ky term ha debate pa fund. Psh kontekstualizimi futet edhe ketu. Po sjell nje ilustrim. Mosorientimi sot ne treg i shqiptareve eshte vertet nje problem serioz. Por kjo edhe per shkak te mospasjes se pervojes ne nje sistem kapitalist. Ne vazhdojme te mos ta krijojme kete pervoje edhe tani. Kjo sepse ky qe po ndertojme nuk eshte vertet nje kapitalizem. E te tjere faktore ndikues si ky.

      1. Ardiani dhe LA kanë të drejtë kur i referohen reagimit kolektiv – shpesh të gabuar – ndaj impulseve negative që prodhon realiteti në të cilin jetojmë.

        “Kushdo mund të zemërohet – kjo është e lehtë, por të jesh i zemëruar me personin e duhur, në shkallën e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur – kjo nuk është e lehtë”, shkruan Aristoteli dhe kjo duket si një sfidë e mbetur në fuqi, pavarësisht arritjeve inteligjente të homo technologicus.

        Nëse kapitali njerëzor i Shqipërisë ka pësuar rënie, atëherë situatës mund dhe duhet t’i vijë në ndihmë zgjerimi dhe pasurimi i të dhënave me indikatorë të rinj që kanë të bëjnë me ndërveprimin social, shkallën e inteligjencës emocionale, vlerësimi i së cilës ndoshta do të duhej të përbënte një domosdoshmëri – pse jo në formë testi? – posaçërisht për personat që janë apo kandidojnë për të marrë poste të rëndësishme drejtuesish.

        “Unë nuk kam frikë nga një ushtri luanësh e udhëhequr prej një deleje; I trembem një ushtrie delesh që udhëhiqet nga një luan.” thoshte Aleksandri i Madh dhe të lë pa fjalë kjo frika e tij kur shikon sesi rezonon me aktualitetin.

      2. Trekendeshi,

        Testet IQ janë formuluar fillimisht për të matur inteligejncën e fëmijëve, pra duke përjashtuar në maksimum konstruktet kulturore. Zakonisht përshtaten për moshën, dhe sot përdoren gjerësisht për vlerësimet psikologjike në të gjitha grupmoshat. Këto janë teste nga më të besueshmet dhe më konsistentët në fushën e psikologjisë. Ndërkohë unë nuk e marr të mirëqënë vlerësimin që iu është bërë inteligjencës së shqiptarëve nga Richard Lyn dhe Tato Vanhanen, përkundrazi.

        Përndryshe për sa kohë ka diferenca në inteligjencë midis majmunit dhe njeriut, me gjasa si pasojë e ndryshimeve gjenetike, përse nuk paska diferenca në inteligjencë midis njerëzve më prejardhje gjenetike të ndryshme?

        Ndërkoh, inteligjenca e grupit mund të matet edhe në mënyrë indirekte siç bën edhe Z. Vehbiu më sipër. Tashmë janë vërtetuar korelacionet e forta midis inteligjencës dhe mënyrën se si sillemi. Një nga këto është përshembull ajo që quhet “delayed gratification”, që lidhet me aftësinë për t’i rezistuar tundimit që të përfitosh një shpërblim të volgël sot në vënd se të shpërblehesh më shumë e më mirë në të ardhmen. Fabula e gjinkallës dhe milingonës është një nga shembujt me të mirë për ta përshkruar këtë lloj inteligjence, që tregon gjithashtu se është edhe konstrukt evolutiv ose gjenetik. Njërzit që e kanë sensin e “delayed gratification” të lartë kanë edhe durimin dhe urtësinë më të zhvilluar, por edhe aftësitë komunikuese dhe kompiutative më të lartë.

        Një tjetër sjlellje që ka lidhje me inteligjencën është sjlellja etike e më të fortit kundrejt më të dobëtit në një grup shoqëror. Nërzit inteligjentë, qofshin këta líder apo ndjekës (followers) e kuptojnë shumë mirë dinamikën e etikës midis më të dobëtit dhe më të fortit në jetëgjatësinë e koherencës së grupit, e manifestuar në aftësinë për të negociuar, për të shkëmbyer, dhe për të përfituar. Nëse më i forti nuk e trajton më të dobëtin si të barabartë, por edhe kur nuk e ndihmon më të dobëtin që ky të forcohet, atëherë dinamikat e grupit në një periudhë afatgjate shkojnë drejt kolapsit, sepse më i dobëti nuk do marrë pjesë më në grup, as nuk do marri pjesë në lojën e më të fortit. Përkundrazi kur më i forti inkurajon dhe ndihmon më të dobëtin, inkurajon kohëzgjatjen e lidershipit të vet. Ndaj një líder i mirë është një líder tolerant që i trajton të tjerët si të barabartë me veten. Po ashtu një ndjekës i mirë është ai që ndjek një líder tolerant, dhe jo një autokrat apo dikë që nuk ka vullnet të humbasi. Këto dinamika të grupit nuk shfaqen vetëm tek njeriu, por shfaqen tek shumica e kafshëve në nivele të ndryshme. Pra janë konstrukte gjenetike, përveç se sociale.

        Fatkeqsisht shqiptarët kanë treguar për një kohë relativisht të gjatë se i shfaqin me pakicë aftësitë në grup për “delayed gratification”, dhe për të nxjerrë dhe ndjekur liderë tolerant që sigurojnë jetëgjatësinë e grupit. Dhe këto fakte vënë në dyshim inteligjencën tonë.

    4. Kjo eshte cfare kam frike, se Lyn etj. mendojne se ushqimi e te tjera permbushje nevojash baze rrit inteligjencen, por ne Shqiperi ka kufizime progresi. Cfare evidentohet te permiresimi i rezultateve te Pisa prej 2001. Por te shkelqyer nuk ka, vec mase qe eshte permiresuar, deri sa te kap tvanin, ndoshta me 2018 do e shohim.

  2. Meqe ra muhabeti tek IQ-ja, keta qe i masin thone se Azia e Largme, ne veçanti, Kina, Mongolia, Korea dhe Japonia, kane IQ-ne me te larte ne bote, ndersa afrikanet, IQ-ne me te ulet ne bote. Po mendoja qe meqenese afrikanet jane homo sapiens te paster 100%, kurse aziatiket e permendur, homo sapienset me pak te paster, meqe kane me shume gjene te Neandertalit e njeriut te Denisoves, atehere i bie, qe homo sapiensi/zezaku ka qene me pak inteligjent sesa njeriu i Nenadertalit.
    Me logjike ata te races kaukazike, jane te ndermjetem ne inteligjence e pasterti, mes ekstremeve, zezak e i verdhe.

    Paradoksi eshte se nqs homo sapiensi i perfaqesuar sot vetem nga zezaket e Afrikes ka qene me pak inteligjent sesa Neandertali, atehere inteligjenca nuk del te jete preferenca evolutive ne absolut.

    Mongolia i hedh ne toke gjithe keto interpretimet socio-kulturoro-ekonomiko-politike, ka IQ me te larte se gjithe vendet e Perendimit, meqenesenje pjese e mire e popullates eshte ende mbi kale e ruan delet e lopet.

    Diskutimi i L.A per indeksin 80 nxjerr jashte loje pothuaj gjithe zezaket e Afrikes. Problemi eshte se ne nje sistem kaq racional, zezakeve u ngelet te bejne vetem pune te renda krahu.

    Nuk besoj se studimet per inteligjencen jane ne faze te atille qe mund te quhen shkencore dhe kesisoj te kete ndofare legjitimimi perdorimi i ketyre indekseve.
    Republika e Platonit le te ngelet thjesht nje ide.

    Femijet shqiptare nuk duhen krahasuar me femije nga vendet e BE-se, sepse prinderit kane me shume halle e s’ua kane ngene femijeve.
    Le te behet krahasimi me femijet e emigranteve nga vendet jashte BE-se dhe qe kane emigracion te larte si perqindje popullsie dhe si popullsi fshatare, meqenese llafi qe bie, serbet e emigruar kane perqindje me te larte nga shtresa e mesme ose te pakten qytetare, meqenese ne vitin 1990, serbet ishin 70% ne qytet, kurse shqiptaret vetem 36%.

    Metodologjia e punes çalon rendshem, jam kurioz vertet te di nese malesori serb i Shumadise e Novi Pazarit dallon vertet nga malesori shqiptar persa i takon IQ-se dhe qasjes ndaj dijes.

    1. Hyllin,

      Ldhjen e produktivitetit me indexin 80 të IQ-së si pika më e ulët nuk e kam shpikur unë. Supozohet se është niveli minimal për dikë që kërkon të bëj pjesë në ushtrinë amerikane, US Arm Forces, dhe është marrë po nësoj si argument nga disa psikologë dhe kritikë politikë. Unë thjesht e përsërita. Ky argument ndjek llogjikën se meqënëse ushtria është “ambient i kontrolluar”, rezultatet e një eksperimenti aty lejojnë aplikimin më të gjërë edhe në shoqëri. Duket se disa nga këto përfundime janë konfirmuar edhe nga statistikat me ushtarët e Vietnamit, ku një pjesë e rekrutëve nuk i plotësonin kriteret e inteligjencës. Po këta rekrutë më pas kanë hasur probleme me përshtatjen në jetën civile.

      1. Ok , po duhet ta kesh hasur se ne Afrike ka me indeks edhe poshte 70 qe nuk jane daun, sikunder supozohet se duhet te jene. Indeksi ka njefare vlere se tregon kapacitete te caktuara, por kur perdoret per analiza universale krijohen probleme serioze me vete indeksin.
        Ushtria amerikane mund te beje shume gjera, ne Vietnam kane perdorur rreth 25 mije fisheke per çdo armik te vrare, keshtu qe mua me duket se leksioni i asaj lufte eshte rregullimi i shenjestres se ushtareve apo arsyeja qe te mos gjuajne ne ajer kot me koken fshehur ne llogore ose gjakftohtesia qe te mos i gjuhet çdo gjetheje peme qe leviz nga era apo ketri, sesa te merren me indekse inteligjence.

        Kriteri universal i te mos qenit daun besoj se mjafton per nje ushtar, nuk do beje shkence. Ja psh njeriu me indeksin me te larte ( rreth 230 ) eshte nje kinez qe thjesht ben profesorin dhe nuk eshte i famshem ne asgje. Dua te them qe indeksi vetem nuk thote ndonje gje te madhe rreth nje individi apo populli, aq me teper qe civilizimi ka lindur ne Lindjen e Mesme, qe ka nje indeks mesatar, pak a shume si gjithe popujt ne ate gjeresi gjeografike, me perjashtim te Azise se Larget.

        Ne fund te fundit, per ta thene me gjys-batute neandertalit ia zume vendin me pjesen e poshtme te trupit dhe duket se kembet per te emigruar dhe demografia kane bere historine e njerezimit me shume sesa koka. Ameriken vete e kane bere kembet e emigranteve dhe 10 femijet qe benin ne shekullin 19.

        1. Hyllin,
          Unë nuk po e mohoj që edhe gjëndja socilae ndikon në IQ, sepse janë teste që masin midis të tjerash motivacionin. Shih komentin e Ardianit. Nëse edhe ky fakt duhet të konsiderohet, atëherë shtrohet pyetja: përse nuk është e motivuar shoqëria shqiptare?

        2. L.A. le te marrim dy librat me te njohur te Kantit:
          1-Kritika e arsyes se kulluar
          2-Kritika e arsyes praktike

          IQ ka te beje me arsyen e kulluar, meqe vete testi eshte abstrakt e nuk ka asnje problem konkret/praktik.

          Lidhja qe i bejne, veçanerisht amerikanet me te ashtuquajtin kapacitet te ”problem solving”, ne fakt nuk ka shume koherence logjike, meqe zgjidhja e problemeve, jashte institucioneve kerkimore shkencore, kerkon arsye praktike, te cilen IQ-ja nuk e mat.

          Prandaj nuk e gjej shume me vend te behen intepretime bazuar ne nje indeks qe tregon kapacitete abstraksioni por jo praktike.

          Nga ana tjeter, testi eshte relativisht i thjeshte dhe koha eshte element esencial i testit, çka prodhon ”hile” te cilen e quajne shenje inteligjence. Hileja eshte pikerisht lenia per ne fund e ushtrimeve qe nuk i gjen menjehere, gje te cilen e njohin mire ata qe kane bere teste me kohe te kufizuar.

          Kjo hile ne fakt ben te veten ne rezultate, sepse ka njerez qe kane ne karakter zgjidhjen e gjerave sipas rendit, cka sjell humbje kohe ne test e indeks me te vogel. Femijet dhe te rriturit, te cileve nuk u tregohet kjo ”hile” do te humbasin me shume kohe ne test.
          Po keshtu moszgjidhja e te gjitha pikave te testit per te kursyer kohe eshte pjese e ”hilese”, dmth nqs nuk ke njohje te sakte, me mire mos humb asnje sekonde tek ai problem, sepse probabiliteti per te gabuar eshte i larte, me pak fjale sheno nje opsion rastesor apo si tek e kuqe e zeze, nqs shume pergjigje jane A dhe C atehere shenoje B ose D.

          Nejse ideja eshte qe ky eshte nje test qe nqs njerezit para se ta bejne shfletosin disa gjera per t’e rifreskuar disa njohje matematikore e gjeometrike si dhe marrin masat per te praktikuar ”hilete”, atehere rezultati ne test, padyshim del me i larte. Pra testi nuk eshte aq indiferent ndaj njohjeve te meparshme dhe ”hileve”.

          Teresia e problematikave qe ka indeksi dhe pamundesia e tij per te perfshire arsyen praktike e ben te pershtatshem per institute kerkimore shkencore ne shkencat ekzakte dhe filozofi , sepse aty shkalla e abstraksionit eshte e larte, aty duhet arsyeja e kulluar, por jo per gjera te tjera.ku duhet me shume arsyeja praktike.

          Nga ana tjeter notat tregojne me shume punen e metoden e punes, deri me sot nuk kam pare ndonje nxenes apo student te shkelqyer qe nuk rri gjithe kohen para librave ( flas per ata me pothuajse te gjitha 10). Po te ishte çeshtje inteligjence, atehere kjo kategori do te mjaftohej me shpjegimin e profesorit dhe me nje lexim te shpejte. Po nuk eshte aspak keshtu, perkundrazi, eshte 99% pune e 1 % inteligjence.

          Per pyetjen e motivacionit ne shoqerine shqiptare, nuk di si te pergjigjem, pak a shume kemi te njejtin indeks me fqinjet dhe popujt ne te njejten gjeresi gjeografike (me perjashtim italianet), keshtu qe nuk me duket se kemi ndonje problem te madh per te zgjidhur me kete indeksin e famshem.

          1. Hyllin,

            Pavarësisht pasaktësive dhe keqkuptimeve që mund të ekzistojnë për testin IQ, pwr llojet e inteligjencës, dhe metodave matëse në fushwn e psikologjisë dhe statistikave, prap nuk e kuptova qëllimin e komentit. Mos do të thuash se Shqiptarët në fakt janë shumë inteligjent, por fajin e ka testi IQ-së?

        3. Qellimi eshte qe indeksi eshte nje instrument i panevojshem per te kryer analiza, sepse:
          1- ka probleme serioze me saktesine
          2- ka per objekt vetem abstrakten ( realiteti eshte shume praktik)
          3- shqiptaret s’kane ndonje problem me indeksin ( aty-aty me fqinjet ballkanike)

          Une nuk shoh ndonje gje tragjike qe shqiptaret nuk do kene ndonje mesatare te larte ne matematike, gjeometri dhe filozofi, meqenese shkenca eshte individuale dhe jo kombetare. Dmth individe shqiptare mund te shkelqejne ku te duan, nuk pengon askend mesatarja e supozuar e kombit.

          Ky indeks nuk perjashton shkelqimin kombetar ne politike, ekonomi, ushtri etj, nqs ne arrijme mireqeverisjen, pasurine ekonomike, ushtri te forte etj them se mund t’ia dalim per bukuri edhe pa çmime nobel, apo pa titullin e kombit me indeksin mesatar me te larte ne bote.

  3. Një gjë që më vjen në mendje në lidhje me testet e IQ-së, përtej asaj që është thënë se këto teste matin aftësitë e subjektit për të përballuar teste të IQ-së. Dhe pikërisht: motivimi për t’u dhënë zgjidhje problemeve abstrakte. A është shkalla e motivimit pjesë e inteligjencës së matshme? Një fëmijë mund të jetë përndryshe inteligjent, e megjithatë të mos ketë interes për t’u marrë me problemet e testit, dhe as dëshirë për ta bërë diçka mirë ose për të shkëlqyer. Ndoshta kjo varet edhe nga orientimi më praktik, versus orientimit abstrakt, intelektual, ndaj sfidave thjesht të mendjes. Kam lexuar për shkollat amerikane se janë dy kategori fëmijësh që i kanë të ulëta rezultatet në testet IQ: ata që mundohen, por nuk arrijnë; dhe ata që nuk kanë interes, që janë indiferentë. Këta të dytët mund të shkëlqejnë kur vjen fjala për t’i gjetur zgjidhje një sfide praktike – p.sh. si të vjedhësh një kuletë në autobus, pa u kapur. Në habitatin e tyre natyral janë ndoshta shumë më inteligjentë se ata fëmijët e tjerë, që rezultojnë me IQ më të lartë. Nga përvoja ime – si nxënës por edhe si mësues – mund të them se i njëjti dyzim shfaqet edhe në fëmijët (dhe pastaj të rriturit) në Shqipëri; dhe këtu do të merrja në sy hipotezën se shumë nga fëmijët tanë me IQ të ulët thjesht janë indiferentë për gjëra që shkojnë përtej sferës së ngushtë të interesit personal dhe të dobishmërisë së drejtpërdrejtë. Këtu ndoshta mund të kish ndonjë farë vlere shpjegimi nëpërmjet seleksionit: ç’tipare të mendjes ka përzgjedhur, në shekuj, seleksioni ndër komunitetet shqiptare, gjithë duke pasur parasysh sa të ndryshme janë këto mes tyre? Do të shtoja, më në fund, se këtë lloj seleksioni “të natyrshëm” e kundërshton ndonjëherë mjaft fort feja; dhe kështu me intuitë unë prirem të besoj se kaosi i feve historikisht ndër shqiptarë ka luajtur rol për ta mbajtur të ulët motivimin e tyre intelektual (që shkon krah për krah me altruizmin), në mos vetë IQ-në (këtu mund të vazhdoja me etikën protestante, Weber-in etj).

    1. Testi IQ dhe të tjerë të ngjashëm duket se masin inteligjencën në shoqëritë e shkrimit (jo orale). E kotë të shotsh se në këto shoqëri nuk ka (ose nuk duhet të ketë) shumë hapësirë për një xhepist të bëjë karrierë.

      Gjithësesi jam dakort me argumentin e llojit të inteligjencës që u është dashur shqiptarëve të seleksionojnë si pasoj e historisë dhe gjeografisë, dhe Ksamili më duket se i ka rënë në kokë.

  4. Gjithnje e kam pasur te veshtire ti shpetoj ndjenjes se shoqeria shqiptare eshte si nje fosil i vjeter, goxha i vjeter,
    Pyetja e Xhaxhait se ” C’tipare te mendjes ka perzgjedhur ne shekuj seleksioni nder komunitetet shqiptare “… eshte goxha intriguese. Pa u thelluar shume, ne nje shikim te pare, mendoj se ka nje konstante te vazhdueshme ne te: dhuna. Tendenca per dhune, prirja per dhune, zgjidhja me dhune ( sa per anektode po te me qethnin floket zero, mund te kem nja 7 a 8 te cara ne koke. Im bir s’ka as edhe nje)

    Ne librin me titull ” Life of Greece”, te historianit Will Durant, ka nje paragraf interesant, qe, tek pershkruan shoqerine greke te epokes se bronzit, ne nje fare mase do te ishte ne gjendje te permblidhte perfundimet e arritura nga nje vezhgues i jashtem, tek perpiqet te deshifroje mendesine e shoqerise shqiptare:

    …”The secret of the matter is that the Achaean’s standard of judgment is as different from ours as the virtues of war differ from those of peace. He lives in a disordered, harassed, hungry world, where every man must be his own policeman, ready with arrow and spear, and a capacity for looking calmly at flowing blood. “A ravening belly,” as Odysseus explains, “no man can hide. . . . Because of it are the benched ships made ready that bear evil to foeman over the unresting sea.”53 Since the Achaean knows little security at home, he respects none abroad; every weakling is fair play; the supreme virtue, in his view, is a brave and ruthless intelligence. Virtue is literally virtus, manliness, arete, the quality of Ares or Mars. The good man is not one that is gentle and forbearing, faithful and sober, industrious and honest; he is simply one who fights bravely and well. A bad man is not one that drinks too much, lies, murders, and betrays; he is one that is cowardly, stupid, or weak. There were Nietzscheans long before Nietzsche, long before Thrasymachus, in the lusty immaturity of the European world..”

    Oh. Sa per autorin e shkrimit.
    Te shkruash per IQ sot, eshte njesoj si te ecesh ne nje fushe te minuar. Edhe po te kesh fituar cmimin Nobel,(James Watson), po arrite ne perfundime te “gabuara”, rrezikon te perfundosh ne dreq

  5. Autori ende nuk ka shkruar për “IQ-në e kombit”, por parathotë se “duhet të jetë relativisht e ulët në krahasim me ato perëndimore” duke u nisur nga një shkrim tjetër, i mëparshëm.

    Mbyllja e shkrimit në këtë mënyrë është magneti që i ka futur komentet në një shteg supozimesh që kushedi, mund edhe të rezultojnë të gabuara nëse do të bëhej një studim i mirëfilltë. Pikëpyetje pa fund ka për “si”, “nga kush” dhe “kë” do të testonin (nëse do të testohej) e mbi të gjitha “PSE?” do të kryhej ky studim.

    Shpesh, ata që e sulmojnë IQ-në (ka admiruesit dhe kritikët e saj, si çdo “njësi matëse” relative) përmendin faktin që përveçse është disi e tejkaluar për shkak të njëanshmërisë në vlerësimin e koeficientit, krahasimi i IQ-së së etnive apo racave të ndryshme, shpie padyshim në nxitje të ndjenjave raciste.

    Përndryshe, inventarizimi i potencialeve të inteligjencës së një vendi është i dobishëm sa kohë ai vihet në funksion të përmirësimit të mjedisit që është i vetmi parametër i ndryshueshëm në këtë ekuacion. Ndërkohë, sa më e vështirë të paraqitet (apo paramendohet) gjendja, aq më komplekse dhe e përshtatur duhet të jetë “njësia matëse”.

    E në këtë pikë, të lënë disi forcat kur vëren procesin e pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër, të mbylljes së shkollave tetëvjeçare dhe përleshjet e prindërve dhe fëmijëve në fshatin Mengel të Elbasanit, këto ditë.

  6. L.A. po e jap ketu poshte pergjgjen meqe komentet me larte kane dhene te gjitha pika interesante dhe qe qendrojne.

    Se pari testet e inteligjences nuk jane teresisht precize. Qe do te thote edhe testet me te mira jane te sakta por jo teresisht te sakta sic mund te jete instrumenti mates i peshes psh (peshorja). Dhe kjo eshte normale se behet fjale per te matur nje koncept qe ne fund te fundit ngelet abstrakt. Per me teper truri dhe gjithcka qe ka lidhje me te ngelet organi me pak i eksploruar dhe ka marre shpesh e me te drejte epitetin ‘kufiri i fundit’. Prandaj keto teste revizionohen vazhdimisht.

    Per ta ilustruar kete me siper le te marrim dy raste. Le te krahasojme rezutatet e dy peshoreve te ndryshme me rezultatet e dy testeve te inteligjences te ndryshme. Jane si nata me diten. Interesante eshte fakti se ka teste inteligjence qe shkojne mire me teste te tjera (japin te njejtat rezultate nese testohet i njejti njeri) por ka edhe teste qe shkojne keq me teste te tjera. Ashtu si edhe njerezit , testet shkojne mire me disa dhe keq me te tjere. Dhe kjo nuk do te thote qe ata jane te keq ne vetvete. Psh dy teste shume te mira te inteligjences, te sprovuara shkencerisht mund te shkojne keq me njera tjetren, pra te mos japin rezultate te perputhshme ne mase te madhe.

    Se dyti elementi i kontekstit eshte nje nga pikat e dobeta te testeve. Gjithmone ka kontekst. Edhe tek femijet. Edhe brenda nje popullate shteti, edhe brenda nje qyteti, edhe ne jeten e nje njeriu te vetem. Madje me e bukura eshte se pervec rrethanave edhe koha krijon kontekst. Eshte i njohur efekti i Flinit (Flynn effect) ku brenda nje popullate te caktuar brezi qe do testohet pas 10 viteve do dali me mire se ata qe u testuan 10 vite me pare.

    Se treti, nuk e kuptoj cfare eshte kjo IQ e shqiptareve qe vertitet tek 80. Nese ndonje nga komentuesit ka ndonje informacion e lus te na e ndaje sepse jam komplet ne tym ne kete ceshtje.Nuk e di se kush e mati e si e mati IQ-ne e shqiptareve si te tere pra si popullate. Me cfare instrumenti dhe sa shqiptare paska kaluar keshtu ne site se ky rezultat eshte gje e madhe. Mesa di une nuk ekziston asnje test inteligjence i standartizuar ne Shqiperi. Por ndosha dikush mund te kete bere ndonje studim.

    1. Trekendeshi,
      Nuk po të kundërshtoj për kontekstin dhe të tjera. Nuk po mohoj që si çdo matje statistikore ka “outliers”, as edhe nuk po pohoj që mat cdo lloj inteligjence. Porse po them si edhe më lart se i referohem IQ-së lidhur me nocionin e produktivitetit, ngase është përdorur gjërësisht dhe me efikasitet pikërisht për këtë arsye, dhe është provuar në ambiente të kontrolluara se një IQ poshtë 80-ës nuk është e dobishme për produktivitetin në një shoqëri industriale dhe komplekse.

      Une nuk e di se sa e kanë IQ-në shqiptarët, por produktivitetin ua dinë të gjithë. Këtë thotë autori, dhe këtë po them edhe unë.

  7. Po por autori mua me duket se merret me rezultatet mesimore dhe jo rezultatet e Kuoficientit te Inteligjences. Nuk jane e njejta gje edhe pse mund te korelojne. Per me shume po pres artikullin e ardhshem. Por edhe interpretimi statistikor i ketyre rezultateve shkollore, qe na jane paraqitur ne keta artikuj, nuk eshte i lehte se ka njeqind yckla e interpretime, merre me mend tani kalimin nga rezultate shkollore ne inteligjence.

    Tani une nuk di te them se a ka teste inteligjence qe masin inteligjencen e nje kombi. Ideja edhe pse eshte interesante eshte shume absurde ne nivelin shkencor. Prandaj testet e inteligjences jane individuale. Statistikat dhe pervoja tregojne qe rezultatet e testeve te inteligjences se individeve brenda nje popullate te gjere tentojne te jene shumica tek normalja. Pra rregulli eshte qe ato do te ndjekim ate qe quhet Shperndarja Normale (Normal Distribution). I njejti princip duhet te aplikohet edhe te shqiptaret se pastaj i bie te jemi Shkolla Luigj Gurakuqi e Kombeve por nuk dime qe gjate historise kombet i kane cuar individet me nivel te ulet inteligjence ne shtetin Shqiperi.

    I shtyre nga ky bisedim po rilexoj edhe njehere klasifikimet e inteligjences sipas aspektin edukativ dhe psikiatrik.
    Mesatarja Kuoficient inteligjence 90-109
    Mesatarja e ulet 80-89
    Kufiri i te ultes 70-79
    Shume e ulet 69 e poshte

    Pra nese e marrim te mireqene se shqiptaret kane IQ aty te 80 i bie qe qenkemi tek mestarja e ulet ne ms me poshte.
    Ja edhe klasifikimi psikiatrik qe per mua eshte me interesanti dhe qe me ben ta kundershtoj kete hamendim

    Funksionim intelektual ne kufi IQ 71-84
    Prapambetje e lehte mendore 55-70

    Pra i bie qe shqiptaret qenkan ne kufi te prapambetjes mendore. Nje hap larg diagnozes. Kete mund ta themi dhe e themi ne jeten e perditshme per batute por gjithnje ne lemin e humorit dhe metafores por asesi si e dhene shkencore. Nuk ka sesi IQ e shqiptareve te vertitet tek 80-ta. Nderkohe qe shumica e njerezve qe ulen per teste inteligjence kane rezultate qe vertiten tek 100.

    Por edhe nese eshte keshtu ne prape po bejme nje gabim. Jeta e njeriut nuk perbehet vetem nga konjicioni. Ajo varet edhe nga aspekti emocional, social dhe tiparet e personalitetit dhe e fundit fare edhe nga fati (po kete shkencetaret nuk kane qejf ta trajtojne). Edhe i ashtuquajturi sukses ne jete nuk varet vetem nga ai. Po te ndjekim te njejten analogji edhe jeta e kombeve nuk varet vetem nga konjicioni. Ka shume tipare te tjera qe percaktojne te ardhmen e tyre.

    Por edhe ne rafshin individual ka dicka tjeter teper interesante. Ne bazohemi ne mitin se niveli i larte i inteligjences perkthehet vetvetiu ne sukses ne jete. Kjo nuk ehte gjthnje e vertete. Ja dy artikuj te BBC per kete teme.

    http://www.bbc.com/future/story/20150413-the-downsides-of-being-clever

    http://www.bbc.com/future/story/20180104-how-being-smart-can-make-your-life-harder

    1. Ne jemi diku tek indeksi 90, po kampioni (tek çdo studiues) ka qene shume i ulet (nqs mbaj mend mire, disa dhjetera) ne numer krahasuar me kampionet e fqinjeve.
      Ceshtja e kampionimit eshte shume e rendesishme, meqenese gabimi ne matje del shume serioz ne kampionet e vogla dhe me shperndarje te paekuilibruar.
      Meqenese s’ka, ose me mire nuk njoh, asnje studim specifik per shqiptaret, qe te kape mijera individe nga shtresa te ndryshme te popullsise, qytet, fshat dhe emigracion, atehere keto te IQ-se i fus tek kategoria e kurioziteteve.

      Spekulloj se studiuesit, kane marre me shume te mireqene qe popullatat e nje rajoni zakonisht nuk kane ndryshime te medha, keshtu qe jane kursyer ne analiza te hollesishme per shqiptaret (gje qe besoj e kane bere per shume popuj te vegjel).

      Duke qene se indeksi me i ulet per kombet eshte tek 70 e ca, ne Afrike dhe me i larti diku tek 105, o Kina o Japonia, indeksi diku tek 90 me eshte dukur ne norme.

      1. Hyllin, vleresimi eshte bere bazuar mbi fqinjet, kryesisht Greqia. Jane bere disa teste ne Shqiperi por nuk i publikojne. I ka bere, ne mos gaboj, AADF, dhe me siguri i shet gjekundi. Gjithashtu dhe disa head hunting firms organizojne te tilla, por edhe keto i shesin ose i perdorin per te tjera pume qe nuk dihen. Ato teste qe jane online jqne nga scientologet, edhe ata nuk dihen c’bejne. Nje konspiracion.

    2. edhe autori shperndarjen normale do te shihte, p.sh. te provimeve dhe IQ, sidomos kur ka ca studime qe ekuivalentojne testet e standardizuara me IQ. Pra nese Lyn e ka vlersuar nga fqinjet IQ, testet e standardizuara kane me shume besueshmeri. Autori ndoshta do i fuste edhe bayesean statistics per te pare nese rezultatet anojne shume nga ajo cfare pritet.

      por kjo kerkon kohe dhe me siguri teza e IQ eshte hedhur si food for thought qe autori te vjele ca mendime nga diskutimet.

  8. Durimpaku, nuk besoj se ka ndonje komplot, ne pergjithesi anglosaksonet jane studiuesit me pak te interesuar per Shqiperine dhe gjithçka qe na takon, keshtu qe perfundimet e tyre jane zakonisht skarso. Duhen perdorur kur s’ka te tjere, perndryshe preçedencen e kane gjithnje te tjeret e ne fund fare anglo-saksonet.

    Kritika e lidhjes se mesiperme m’u duk pergjithesisht mjaft serioze.

    Gjithsesi perballe nje Afrike e cila do te shkoje ne 2.5 miliarde banore ne vitin 2050, ka pak per t’u diskutuar per vlerat evolutive te indeksit ne fjale, duket qartazi qe Afrika do zbarkoje ne Europe, ashtu si u dyndem ne pas 1990-s.
    Principi qe toka dhe shtepia u takojne atyre qe i punojne e banojne, qofshin edhe emigrante e zaptues, eshte me i forte se indeksi i inteligjences.

    Kjo me kujton nje batute te gjeneralit freng Fosh (komandati i aleateve), kur mbaroi lufta e pare boterore dhe Gjermanise iu vune kushte qe u quajten te renda.

    Ne fakt- tha Foshi- ka vetem nje menyre qe Franca te frenoje Gjermanine, i duhet te tredhe nja 20 milione gjermane.

    Batuta doli profetike se pas vetem 20 vjetesh Gjermania e gelltiti Francen me gjithe lecka.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin