T’IA MBROJMË EMRIN

Qytetarët e Alessandria-s, në Piemonte të Italisë, kishin propozuar që nje shkollë të mesme atje, liceut Plana, t’i jepej emri i Umberto Eco-s, me prejardhje nga ky qytet. Kishin dhënë pëlqimin e tyre drejtori i liceut dhe familjarët e Eco-s, por nismën e bllokoi kryetari i bashkisë lokale, Gianfranco Cuttica, i cili arsyetoi, në mënyrë kritike, se duke vepruar ashtu, do të dëmtohej tradita. Liceu e kish marrë emrin nga Giovanni Plana, matematikan dhe shkencëtar piemontez, i shekullit XIX.

Gabim? Në fakt, Cuttica mund të kish cituar, në mbrojtje të refuzimit, vetë Umberto Eco-n, i cili në një “Bustina di Minerva” të shumë viteve më parë, e kish qortuar maninë për t’u dhënë rrugëve emra personazhesh kontroversialë; dhe kish propozuar sa vijon:

Duhet një ligj që të mos na lejojë t’u vëmë rrugëve emrat e atyre që nuk kanë vdekur prej të paktën 100 vjetësh.

Përveç reagimeve që mund të sjellin emrat e rinj, argumenton Eco-ja, ekziston edhe një rrezik tjetër: në vend që rruga të marrë kuptim nga emri, mund të marrë emri kuptim nga rruga.

Në fakt, shkruan ai, shumë prej personazheve që u japin emra rrugëve të një qyteti nuk njihen nga publiku – dhe gjithsesi jo nga përdoruesit e rrugëve.

Në këto raste, emrat “e panjohur” fillojnë dhe u bashkëlidhen gjërave për të cilat njihet rruga. Eco-ja sjell shembullin e një via Calandra, në Torino, që u sillte njerëzve në mendje dy shtëpi publike atje – meqë askush nuk e njihte shkrimtarin Edoardo Calandra. Edhe në Milano, bordelloja më e frekuentuar prej ushtarëve ishte në via Chiaravalle; dhe mjafton ta përmendje këtë rrugë, për të shkaktuar hilaritet.

Them se Eco-ja ka të drejtë: emrat e njerëzve të shquar, që meritojnë të mbahen mend, nuk mund të shpërdorohen me qoka të tilla.

Dhe bashkë me Eco-n që ai mbase nuk e ka lexuar, le t’i japim të drejtë edhe kryebashkiakut të Alessandria-s, që tani do ta tregojnë me gisht si sektar dhe injorant.

19 Komente

  1. Shkrimi me kujtoi nje shaka shpotitese dikur. Nje femije shkolle qe kishte filluar te mesonte per LNCL i thote te jatit : o ba , po perse keta deshmoret dhe heronjte kane te gjithe emra shkollash?
    Ardhur ne aktualitet, pati disa reagime ne media dhe rrjetet socila per vendosjen e emrit te A. Klosit nje shkolle ne Tirane. Reagimet ishin ne rrafshin moral por ceknin dhe kontributet e te ndjerit.
    Eshte vertet ashtu ,po te klikosh ne Tirana map , shikon nje mizeri emrash pa impakt ne publik. Bota i ka dhene karar duke vendosur numra ne rrjetin rrugor.

    1. Emrat e rrugëve, sot në Shqipëri, sa shkon dhe u ngjajnë atyre lapidarëve privatë, që ngrihen anës autostradës, për të kujtuar të vdekurit nga aksidente automobilistike.

      Mbase kanë mbetur akoma disa kritere në kartë, por nuk ka më MASË: kush mundet, bën; dhe bën jo sepse duhet, por sepse mundet. Prandaj, po t’i shohësh si janë emërtuar rrugët e reja, e kupton edhe kush ua ka vënë emrat.

  2. Kryebashkiaku legist eshte shprehur se ka bere edhe nje convegno a konference me Eco-n. Sidoqofte nuk perjashtohet motivi politik sikunder kembengulin te majtet e angazhuar ne debat.
    Giovanni Plana duket se paska qene nderkombetarisht i vleresuar ne kohe te vet, kryebashkiaku ka nje argument te forte kur nuk pranon te zevendesoje nje peshe te rende me nje peshe tjeter te rende, thjesht mbi bazen e kileve diference qe kane. Aq me teper kur ”i riu” nuk eshte legist, perkundrazi.
    Kam pershtypjen se vetem dy kategori nuk kontestohen, ata qe kane vdekur prej kohesh dhe s’u mbahet mend perkatesia politike dhe ata qe jane dalluar per gjeste patriotike. Pjesa tjeter vendosen mbi filozofine e forces, c’è chi puo e chi non puo dhe si do thoshte Totoja: Io puo.

    Natyrisht qe mund t’i vesh emrin nje shkolle 9-vjeçare Ardian Klosi, po kur me vone te hapin qitapet nxenesit do thone ore po ky s’paska lene shqiptar pa share, duke filluar nga Skenderbeu.
    Sigurisht qe Veliaj ”puo”, pavaresisht se nuk e kemi marre ende vesh ne ka diplome, Lindita Nikolla me master Ufoje, ”puo”, por njesoj ”puo” edhe ajo kokekaçubja kroate, versioni femeror i Titos qe deshi te gellitste Shqiperi, Bullgari e Selanik bashke.
    Io puo, tha Totoja.

    1. Ardian Klosi nuk e ka share Skenderbeun. Edhe Ali Pashen qe kane merak ne ca zona. Thjesht ka mbajtur nje qasje rishikuese perkundrejt lapidarit qe u kishin ngritur. Por kjo nuk eshte te shash. Te personi i Klosit, shumekush ngaterron antipatine personale me qendrimet publike te Klosit, ngaterron subjektivitetin e tij per disa ceshtje me qellime dashakeqe. Por kush eshte ai qe jetoi ne kete dynja dhe nuk ka dy ane, dy ngjyra?

      Ndodh kjy lloj gjyqi ne kete harapashin qe quhet Shqiperi. Nuk e di nese Klosi do kishte dashur qe emri i tij te qendronte ne ndonje shkolle. Ndoshta ishte ambicioz dhe nuk e kemi kuptuar. Por nese neser nxenesit do lexojne qendrimet e tij si sharje per Skenderbeun, atehere ata besoj ja kane hequr emrin shkolles me moskuptimin e tyre. Do te mjaftonte vetem puna e tij si perkthyes qe te perkujtohej me kaq pako gje, ne nje vend ku nuk ze vend as nderi, as qederi, as zakoni dhe as e verteta.

      Dhe vendosja e emertimeve ne Shqiperi mendoj une eshte mire te mos ndjeke keshillen e Ecos. Nuk na duhet ne ne Shqiperi distanca kohore qe qeteson kundershtite, Pas 100 vjetesh rrezik do kemi harruar edhe shqipen. Eshte me mire qe te mbajme nje pasqyre para vetes. Kjo nuk vlen per rastin e Klosit, pasi te pakten i ndjeri, dinte se cfare fliste dhe cfare shkruante. Ka shkolle “Vajdin Lame” ne Shqiperi, po ka edhe nje sere analistesh qe kane zene radhen per t’u bere emertesa, per te dale ne tekste shkollore etj.. Dhe keta, shumica e tyre tere kohes i mburrin shqiptaret. Edhe Skenderbeun. Se ne fund te fundit kjo eshte edhe aureola jone si shoqeri: te mburremi me pordhet e gjyshit, apo me fantazi historike. Keshtu fshehim edhe kompleksin e inferioritetit qe e kemi edhe ndaj milingonave qe jetojne ne BE.

      1. Klosi nuk do te kish dashur, sepse ai luftonte pikerisht kunder asaj tradite ku ndodhin perkujtime te tilla, Mirepo ja qe ia hodhen, tani besoj per Veliaj vjen radha e Andrea Stefanit. Meqe ne vitet ne vijim do ndertohen 9 vjeçare te tjera, kush deshiron te kete emrin te ndonje shkolle, ka kohen me te mire per te vdekur, se po iku Veliaj do ngele pa gje.

        Do donte apo s’do donte, te vdekurit as i prishet pune as i ndreqet, puna u ndreqet apo u prishet te gjalleve, keshtu qe vullneti i te vdekurit ka vleren zero. Kohet e fundit te vdekurve po u mbyllet perkujtimi me nje vit, nga 3 vjet qe ishte tradita. Edhe ca e do e mbyllin tek te dyzetat. Nuk eshte çudi qe te vije dita te mbyllet tek varrimi.

        Perkunder ketij trendi privat, figurat publike vazhdojne me zakonin e vjeter. Njeriu vdes por raca njerezore s’duhet te vdese, keshtu qe ne fund te fundit kjo puna e perkujtimit eshte çeshtje race. Klosit mbase s’do i kish pelqyer te behej pre e çeshtjes se races, mirepo jane ata te races publike te Klosit qe kane nevoje per te, se races i duhet ta vazhdoje ekzistencen.

        Te vetmen race qe nuk kujdesen shume ta perkujtojne eshte ajo e mesuesve dhe profesoreve, emrat e te cileve logjikisht duhet te perkujtohen neper shkolla.

        p.s sa per Klosin e figurat shqiptare, nqs do ndiqnim modelin qe ndoqi ai vete ne vleresimin e tyre, Klosit do i dilnin lakrat sheshit.

  3. Është mirë që të mbahet një distancë kohore në vënien e emrave, si më dinjitoze si për shtetin ashtu dhe për kujtimin e personit që nderohet. Edhe pse, për mendimin tim, të presësh 100 vjet ka po aq pak kuptim sa dhe vënia e menjëhershme e emrit. Një pritje 25-30 vjeçare, kohëzgjatja e një gjenerate njerëzore, mendoj se është një kriter i mirë kohor për vënie emrash: nëse të kujton për mirë dhe të vlerëson brezi i mëpasshëm, e meriton të të nderohet emri.

    Ndërsa për Ardian Klosin, përtej “afateve”, atij vetë vështirë se do i pëlqente ky emërtim i shkollës me emrin të tij, si intelektual që i kishte zët kultet dhe mitet. Si i tillë, emërtimi është të paktën i nxituar, por siç duket, servilët e Ramës në Bashki nuk bëjnë dot ndryshe.

    (Meritat e Klosit, për mua, janë tjetër gjë: me vështrimin i tij kritik ndaj realitetit, historisë dhe personazheve historikë, mendoj se ai do të nderonte çdo institut arsimor në Shqipëri, që si model edukimi ka njeriun që di të përdor mendjen e vet, të bëj pyetje e të vëj pikëpyetje, kundrejt modelit që nxjerr nga shkolla dele dhe ushtarë. Pavarësisht nëse jam apo jo i një mendjeje me gjithçka që ka thënë dhe ka bërë Klosi!)

    1. Ndersa une mendoj se Klosi ngelet nje figure kontroversiale dhe pavaresisht meritave qe mund te kene figurat kontroversiale eshte mire te mos perdoren per emra shkollash apo institucioneve te ngjashme me to. Ja psh mua emri i Klosit me sjell ndermend edhe propaganduesin e Edi Rames, autorin e fletushkave parazgjedhore qe u hidhnin trute e gomarit shqiptareve per modelin e ri te zhvillimit.
      Tjeter pune pastaj se ne kontekstin shqiptar, perpara emrave si Vajdin Lame etj emri i Klosit eshte mese i pranueshem.

      1. Vlerësimet janë personale, sigurisht. Për mendimin tim, Klosi është një nga intelektualët më me profil dhe më produktiv për kulturën shqipe, i periudhës së pas ’90-ës. Ishte marrëdhënia e Klosit me një politikan si Rama problematike? Mendoj se po, ishte problematike, por ama dytësore kur vjen puna te vlerësimi i punës dhe figurës së tij.
        Prandaj duhet dhe distanca kohore – unë do të isha për nja 25 vjet të mira – kur vjen puna te vënia e emrave, se nga kjo perspektivë mund të vlerësojmë më mirë se çfarë mbetet vërtetë me vlerë nga vepra e një personazhi historik, por edhe pse koha qetëson emocionet (dhe na kthjellon arsyen!).

        1. Si mik dhe bashkëpunëtor i Klosit, ia njoh vlerat intelektuale si pakkush – por edhe mua nuk më pëlqen hiç, që ia kanë përdorur emrin kështu.

          Është shumë herët. Për mua, autoriteti që e ka zgjedhur emrin, e ka bërë këtë ose nga mendjelehtësia (superficialiteti), ose ngaqë ka dashur të bëjë një qokë falas, ose – çfarë do të ishte edhe më e rëndë – për t’u çliruar nga një kompleks faji, dhe pikërisht për braktisjen dhe bojkotimin që iu bë Klosit, pas tentativës së parë për vetëvrasje.

          Vështirë të gjesh qëllimet dhe t’u bësh gjyqin; por efekti duket qartazi: intelektualë kontroversialë, si Klosi, që përfaqësonin një frymë kritike, anti-konformiste, alternative, po nderohen tani duke U SANITIZUAR, si të ishte fjala për Frang Bardhin ose Lekë Matrëngën.

          Duket sikur pushteti nuk arrin dot të vendosë marrëdhënie me këto personalitete, përveçse duke i trajtuar si FOSILE, IKONA ose, më keq akoma, MONUMENTE. Mirëpo kjo e denatyron krejt atë çfarë përfaqësonte Klosi – i cili u shqua jo aq për pikëpamjet e tij, sa për mënyrën si i parashtroi, frymën që solli në jetën kulturore dhe guximin me të cilin u angazhua me institucionet.

          Nderimi me emër shkolle nuk i bën mirë Klosit, përkundrazi: e neutralizon, e dezinfekton, e pudros. Ia merr portretin dhe ia vendos në sallën e trofeve të një pushteti që kërkon me çdo kusht të përzihet në punë të kulturës, zakonisht duke bërë dëme të pariparueshme. Për mua, është akt armiqësor ndaj Klosit dhe ndaj jetës kulturore bashkëkohore, duke krijuar një precedent.

          Duke ndërhyrë kështu në emrat e vendeve, të rrugëve, të institucioneve, pushteti kërkon të lërë gjurmë edhe në hartat – por pa sensin e masës, ose me dorë të rëndë, të trashë, të pagdhendur. Shkollat në Shqipëri nuk kanë nevojë për emra, por për mësues të mirë, hapësira për nxënësit dhe tekste të përshtatshme.

          Aq më tepër që Klosi, dhe kujtimi që ka lënë pas, nuk ka nevojë për këtë nderim. Është pushteti që ka nevojë për Klosin, dhe që e përdor, vetëm e vetëm ngaqë ai nuk ka gojë, që ta kundërshtojë; siç po përdor gjithçka tjetër që i bie në dorë.

          1. nese shkolla do te krijonte nje identitet, si p.sh. nxitese e mendimit kritik, cfare ja lejon autonomia, dhe te kthehej ne nje institucion eksperimental etj. nuk eshte ide e keqe, vec aty ne periferi, rruga 5 maji, nje zone me shume banesa informale, nuk beso se i ben nder. Ca me tej eshte Bajram Curri.

    2. Gjilpera kete punen e veshtrimit kritik na e thote vete historia e Klosit. Ne 1992 bashke me Ramen bene librin Refleksionet, ku si thote Rama, gjeja e pare qe u ulen te benin ishte çmitizimi i 28 mije deshmoreve.
      Mirepo keta dy çmitizues, pasi njerezit moren armet ne 1997 dhe rrezuan Salen, vajten e u bene njeri minister i Kultures dhe tjetri drejtor i RTSH-se, pikerisht nga ata kunder te cileve u drejtuan penat e tyre, me mbeshtetjen e gjithe atyre deleve qe moren pjese ne 1997 dhe qe besonin ne mitin e 28 mije deshmoreve; mbeshtetje qe sigurisht bazohet tek fakti eterit e tyre kane qene pjese e larte e nomenklatures.
      Keto dele i shohin barinjte si rol qe percillet me ane te gjakut dhe barinjte e rinj, bijte e te vjeterve, u japin hakun, gje qe per mendimin tim e meritojne meqe duan te trajtohen si dele.

      Po edhe Rilindjen bashke e konceptuan, thjesht Klosi nuk mori pjese ne jetesim.

      Tani sikur nuk shkon qe te dalesh me shpate te madhe kunder dhe pastaj te marresh te mirat e pushtetit sepse je bir i babait, pa bere sikur qofte edhe nje autokritike sa per sy e faqe, si te kohes se Enverit.

      Ti mire e ke per kendveshtrimin e tij, mirepo po t’ia kthejme me te njejten monedhe mos na del ndonje nga te shumtit e ketyre 25 vjeteve. E di ti ate shprehjen e priftit, bej si them une e mos bej si bej une.

      Ky vend nuk ka nevoje te zevendesoje iluzionet e humbura nga iluzione te perhumbura, nuk ka nevoje as per njerez qe ndryshe flasin e ndryshe bejne, se jane me tonelata, jane si klone, prodhim ne seri, njih njerin i njeh te gjithe.

      1. Hyllin, ky diskutim këtu është një vërtetim më tepër që emërtimi i shkollës me emrin e Klosit është i parakohshëm, kontrovers dhe i panevojshëm. Vlerësimi që ne i bëjmë punës së tij është personal dhe punë këndvështrimi: ti shikon çmitizim dhe denigrim te kritika e tij për ngjarje dhe persona historikë, unë shoh një analizë kritike dhe një kontribut shtesë për Historinë (edhe pse jo në çdo gjë që ka thënë apo ka bërë Klosi), që m’i bën ato ngjarje dhe persona më real dhe, në sytë e mi, më të vlefshëm. Punë këndvështrimi. Nuk është e thënë që të kemi një vlerësim, as që të biem dakort. Gjykimin/vlerësimin kolektiv për Klosin mendoj që është më mirë t’ia lëmë kohës dhe gjeneratave të mëvonshme.

        1. Ne te vertete Historise nuk i ngelet asnje personazh me kutin e Klosit, keshtu qe nuk di si mund te pasurohet Historia kur i zhduken personazhet. Edhe Hegeli qe u perpoq ta determinonte krejt Historine, u la njefare vlere personazheve historike. Ne rast se faktet e vertetojne nje determinizem absolut, nuk do te kishte asgje te keqe. E keqja vjen kur pa fakte, Historise, asaj tones, i eliminohen gjithe figurat, keshtu gjithe historia jone del nje katrahure e gatuar nga shqiptare hajvane, çka ne thelb legjitimon edhe hajvanet e sotem ne krimet qe bejne per te marre apo mbajtur pushtetin.

          Perderisa dalim historikisht komb hajvanesh, keta te sotmit jane ne rregull me lejen e qarkullimit.

          Ne rast se thua jemi historikisht komb hajvanesh, por tani duhet te ndryshojme, del si Jezu Krishti qe do pastroje boten nga mekati, apo Herkuli qe do pastronte stallat e Augeas. Mirepo puna e Krishtit do kellqe ashtu si edhe e Herkulit.

          Cdo fe e re, synon te fshije kujtesen historike, miti i Shen Gjergjit qe vret Gjarperin eshte domethenes, ashtu sikunder myslimanet besimtare kudo ne bote gjejne veshtiresi ne identifikimin me periudhat dhe personazhet preislamike.

          Une mendoj se nuk na duhen Shen Gjergja qe na vrasin gjarperinjte e se shkuares, ne emer te nje feje te re, qe do na shnderruaka nga komb hajvanesh ne komb per se mbari.

          Per Klosin ke te drejte, t’ia leme brezave te tjere, po me Shen Gjergjin kemi pune ne çdo kohe e çdo brez.

          1. Me sa duket edhe nga komentet e ketushme, Ardian Klosi eshte nje gur i rende per t’u levizur kollajshem prej aty ku ka zene vendin e tij, ne fushen e publicistikes, albanologjise, perkthimit dhe krijimtarise se mirefillte letrare.

            Njeherazi, profili i tij si intelektual i angazhuar me kontribute te rendesishme per vendin, nuk mund te zbehet dhe as te retushohet lehte, qofte edhe duke perdorur si argumente disa qendrime kontraverse te tij ne rivleresimin e disa figurave qendrore te historise sone kombetare.

            Keto lajthitje te tij, me gjase, kane pasur ne baze dualitetin midis ndergjegjes shkencore qe percillte formimi i tij akademik i shkolles rigoroze gjermane ne vleresimin e figurave historike dhe ndergjegjes kombetariste shqiptare, qe duhej te conte ne pranimin e rolit te miteve historike, si gure themeli dhe kollona kombformuese tejpertej historise boterore ne vende dhe popuj te ndryshem.

            Edhe pse nuk pajtohem me qendrimin e Klosit ndaj mitit te Skenderbeut, une e dua thellesisht vepren e Klosit, publicistiken dhe perkthimet e tij,dhe kam nje admirim te thelle per figuren e tij si intelektual dhe veprimtar shoqeror.

            Emri Ardian Klosi, qofte edhe i vene tani apo edhe pas 20-25 viteve, do t’i bente nder cdo lloj institucioni shkencor, kulturor dhe akademik te niveleve nga me te lartat te vendit, edhe pse pajtohem me Vehbiun se emri i tij nuk qendron si duhet ne nje shkolle 9 vjecare.

            Nxitimi per kete xhest nga pushteti i sotem, eshte me teper nje akt nderimi dhe detyrimi moral qe ndjen Rama, ndofta edhe Veliaj, ndaj mikut personal por edhe bashkepuntorit e bashkeluftetarit te ngushte per kauzat e perbashketa, por edhe per betejat e perbashketa, per nje Shqiperi me te hapur, me demokratike, me liberale dhe me te begate.

            Une nuk mendoj se ky veprim eshte bere per te perfituar kapital politik dhe, aq me pak, per t’u perdorur ne keqbesim nga “Rilindja” dhe nga Edi Rama.
            Emri Ardian Klosi ne nje shkolle 9 Vjecare, nuk sjell influence politike dhe as vota, sic mund te kete qene rasti i emrit te Ahmet Zogut, apo i tjere kolaboracionisteve turlisoj, per Bulevardin tek treni apo gjetke.

            Dhe tani, edhe si spjegim pse e shkruajta komentin tim si replike me “hyllin” dua te shpreh disa mendime qe lidhen me opinionin e tij per “vitin1997” dhe per pasojat e ngjarjeve te atij viti ne karierat politike te Rames dhe Klosit.

            Me se pari, nuk eshte e veshtire te vesh re se zoti “hyllin” eshte qartazi i angazhuar, eshte ne anen e kundert te Rilindjes dhe te Rames, pra kunder maxhorances se sotme dhe, me gjere, kunder te majtes shqiptare ne pergjithesi.
            Sipas gjykimit tim, ky tendenciozitet, qellon qe ta shtyje per te mbajtur dhe shprehur edhe ndonje vleresim te diskutueshem qe, perndryshe, bazuar ne nivelin e komenteve te tij, nuk do te ishte shfaqur.

            Keshtu, nese me lejohet, po perifrazoj dhe permbledh dicka qe me intereson, nga komentet e ketushme te zotit “hyllin”:

            – -Rama dhe Klosi qene nder te paret qe me publicistikene e tyre demaskuan rrepte dhe vune ne dyshim mitin e 28 mije deshmoreve te clirimit.
            – -Pastaj, ata u bashkuan me ata (dmth, te majtet) te cilet i kishin sulmuar, diskredituar dhe demaskuar.
            – – Pastaj erdhi 1997 dhe “delet”, nen udheheqjen e bijeve te eterve, rrembyen armet, rrezuan Berishen dhe bijte muarren pushtetin.
            – -Pastaj, keta “bijte”, therriten ne sherbim dhe vune ne pozita shteterore Ramen dhe Klosin, meqenese edhe keta ishin bijte e eterve te nomenklatures.

            Shpresoj qe perifrazimi im te mos kete ndryshuar thelbin e mesazheve te “hyllin”-it

            Une nuk e di se ku ka jetuar zoti “hyllin”, ne vitet 1992-1997, ndofta jo ne Shqiperi.
            Por, nje shumice dermuese e njerzve ne ate kohe, e kuptoi se pushteti qe ndertoi Berisha mund t’i ngjante cdo gjeje, vecse demokrcise nuk i ngjante.
            Berisha vendosi nje pushtet autokratik absolut, vendosi kontrroliin e tij ne cdo institucion, civil, legjislativ, ekzekutiv, te forcave te armatosura, te sherbimeve inteligjente dhe te Gardes, perfshire ate ne institucionet e pavarura kushtetuese.
            Berisha tentoi nje kushteute presidenciale qe i jepte edhe ligjerisht fuqi autokratike. Berisha bllokoi sheshet e protestes, perfshire Sheshin Skenderbe”, rrethoi opoziten ne selite e tyre, me Shik-un, me forca militare dhe paramilitare, kryesisht nga Tropoja dhe Veriu, futi ne burg kreun e opozites, shkaterroi sistemin e zgjedhjeve te lira, aplikoi privatizimet korruptive, ideoi dhe inicoi firmat piramidale, shtypi me grusht te hekurt fraksionet rebele liberale brenda PD-se, vuri median dhe shtypin nen kontrrollin e tij pothuaj absolut dhe e coi vendin drejt nje kolapsi te plote ekonomik, politik dhe institucional.
            Ne keto kushte, cfare duhej te bente Edi rama dhe Ardian Klosi?
            Te vazhdonin te sulmonin fantazmen e rrezuar te komunizmit dhe te rrinin krah per krah me Berishen, me bajraktarin komunist qe kishte ringjallur edhe luften e klasave ne format e veta me te shemtuara?
            Apo te rezistonin!
            Cdo rezistence kunder kesaj te keqeje, kunder kesaj murtaje te zeze, te conte tek opozita, qe nderkohe, mire apo keq, kishte nisur reformimin dhe perfasonte ne ate kohe, progresin dhe shpresen per nje shtet demokratik te se drejtes dhe lirise.
            Ne keto kushte, me rrenimin e firmave piramidale, filloi revolucioni i vitit 1997, per te zhdukur te keqen me emrin Berisha dhe, ne thelb, per te rivendosur demokracine dhe shtetin e se drejtes dhe te lirise, edhe pse filloi nen moton “Duam paret tona”
            Si cdo revolucion, ai ishte nje rebelim dhe ate e filluan dhe e zhvilluan “delet”, jo opozita politike, e cila ishte e rrethuar brenda selive, ishte e bllokuar, e terrorizuar, e rrahur dhe e gjakosur, e neutralizuar dhe e survejuar nga brenda dhe nga jashte. e pa afte dhe pa vullnet politik per nje rebelim demokratik.
            “Delet” sulmuan dhe thyen edhe falangat e Shik-ut, te gardes si dhe paramilitaret tropojane.
            “Delet” sulmuan depot e ushtrise dhe u armatosen per t’i bere balle Gazidedes, Gjeneralit te zi te Berishes, kryegjenerali i shtypjes se rebelimit “komunist”
            “Delet” formuan komitetet e shpetimit kombetar, si pushtet lokal provizor ne zonat ku ishte shpartalluar pushteti i Berishes.
            “Delet” sulmuan dhe morren sheshet e protestave popullore qe Berisha i kishte privatizuar vetem per mitingjet e veta politike te militanteve te egersuar.
            “Delet” sulmuan dhe, pasi cane zinxhirin e trefishte te Gardes, te Shik-ut dhe te paramilitareve te armatosur deri ne dhembe, morren Sheshin Skenderbe dhe terhoqen aty zvarre dhe e vune ne krye, opoziten politike qe, me ne fund, guxoi te nxirrte koken nga selite e rrethuara te tyre.
            Sigurisht, cdo revolucion e bejne turmat dhe pushtetin e merr politika.
            Dhe, me te marre fryme, me t’u ndjere e sigurte, kur opozita mori freret e situates, revolucioni u nderpre, u sabotua, deshtoi dhe Sali Berisha mori imunitet, si nje kartvizite per grushtin e ardhshem te shtetit te vjeshtes se vitit 1998 dhe per riciklim ne pushtet ne vitin 2005.

            Por sidoqofte, edhe nje veshtrim diagonal i historise dhe zhvillimeve politike ne Shqiperi ne vitet 1992 dhe me pas, tregon se Edi Rama, por edhe Ardian Klosi, zgjodhen anen dhe rrugen e drejte, si dhe forcen e duhur politike, per te realizuar aspiratat e tyre te hereshme per nje Shqiperi me shtet te se drejtes dhe te lirise.
            Ky rreshtim i Ardian Klosit perkrah Edi Rames, ne procesin e perballjes me regresin dhe rrezikun qe perfaqsonte Berisha, me oborrin dhe politikat e tij, jo vetem nuk i zbeh meritat e Klosit si intelektual dhe veprimtar shoqeror e politik por, perkundrazi, i ben nder kujtimit dhe respektit per te dhe per vepren e tij.

            1. Parak,kjo qe ke shkruar me lart eshte nje permbljedhje e gjithe cka mendojne socialistat fanatike,nostalgijke te diktatures komuniste per ngjarjet e vitit 1997.Eshte mit socialist.Eshte mit i bijve te baballareve komuniste,apo me sakte,i bijve dhe baballareve,meqe shume “baballare” jane akoma gjalle dhe konsiderohen nga bijte si patriarket e sojit te tyre.
              Ne ndryshim nga mitet kriminale te baballareve komuniste,ky i bijve ka nje te keqe plus:krahinorizmin.Te vetedijshem se ndryshimet e medha,do te sillnin ne skene nje pjese te madhe te popullsise te lecitur per gjysemshekulli me radhe(thuhet me shaka,por eshte e vertete,qe ne Tiranen e kohes se diktatures me kollaj e kishe te shihje nje neger,nga ata te partive simotra komuniste te botes se trete,sesa nje verior!),baballaret komuniste te konvertuar sa hap e mbyll syte ne socialiste dhe bijte e tyre u kapen fort pas krahinorizmit si nje menyre per te energjizuar “delet” e tyre,me friken e verioreve.Gjuha qe u perdor gjate asaj kohe,eshte e njejte me kete tuajen.Nje gjuhe urrejtjeje qe ishte mbrujtur per 45 vite rresht nga makineria gjigande propagandistike e diktatures.
              Mire apo keq,ne vitet 1992-1996 shqiptaret jetonin me mire ekonomikisht se gjate 45 viteve diktature;shume me mire,jashtezakonisht me mire.Po ashtu,kishin shume me shume te drejta,pakrahasimisht shume me shume se gjate kohes se diktatures.”Represioni” i kesaj kohe,sidoqe te ishte,po te doni,edhe ashtu si thoni ju,ishte i paperfillshem me dhunen c’njerezore te baballareve qe sapo kishin rene nga pushteti.
              Nuk ka cinizem me te madh,sesa ky i ish-komunisteve te konvertuar sa hapembyll syte ne socialiste,qe pasi paten bere ploje per gjysem shekulli,te merakosen per ato liri dhe te drejta,me te cilat talleshin pa meshire kur ishin ne pushtet!
              Miti i veriorit Berishe dhe verioreve te tij,qe do na perdhunokeshin “delet” e urta ne shtepite e tyre,mori hov ne 1997 edhe per shkak se per 45 vite me radhe “delet” ishin mesuar me mitin e veriorit Zog dhe xhandareve te tij veriore qe dhunonin e perdhunonin.Pervec propagandes se thate e te perditshme te asaj kohe,ka pafund shkrime,tregime,novela e romane madje,per turpin e atyre qe i kane shkruar(ka edhe ndoca shkrimtare shume te njohur nder ta),ku flitet per xhandarin(verior) zogist qe perndjek cupkat virgjerushe(!)… sa thelle ndikon kjo ne psiken e “deleve”!
              Rebelimi i 1997,nuk ishte nje rebelim popullor sic thone socialistat,por ishte nje rebelim i baballareve komuniste dhe bijve te tyre, te sapo rrezuar nga pushteti gjysemshekullor.Ishin mesuar keq keta per 45 vite.Nuk duronin dot pa pushtet!Pastaj,keta e kishin shume te lehte te perdornin “delet”.Dhe i perdoren.
              Ato komitetet e shpetimit publik qe thua zotrote,ishin ca banda keqberesish e kriminelesh,qe do te shnderroheshin shume shpejt ne banda te trafikut te femrave,drogerave dhe armeve,e me te cilat ishin te implikuar koke e kombe shume nga baballaret komuniste dhe bijte e tyre socialiste(eshte nga ajo kohe,qe Gramoz Rucit,heroit te socialistave,i eshte ndaluar hyrja ne ShBA ,per implikim ne trafiqe te tilla).
              Mitin e Rames si antikomunist i flakte,e ka “dekonstruktuar” vete Rama,me rikthimin ne pushtet te nomenklatures se larte ish-komuniste,nepermjet bijve e bijave te tyre.Para ca viteve,shume talleshin me etiketimin “neobllokmen” aq te perdorur nga Berisha.
              Ja ku jemi sot…
              Mendimi im eshte qe Berisha duhej te ishte treguar me i vendosur dhe me i ashper,ne te gjitha kuptimet e fjales.Pas nje regjimi shtazarak,”represioni” i “regjimit” berishian ishte gjepogje.Fundja eshte edhe ligj universal,ai i kunderpeshes.Por,s’pati nje te tille diktatura cnjerezore ne Shqiperi.
              Keshtu,pas frikes se madhe qe i kishte kapluar ne 1992, natyrisht per shkak te vetedijshmerise se ndeshkimit te natyrshem per krimet e llahtarshme qe kishin bere,kur pane se “regjimi” i ri nuk ishte ai qe e kishin imagjinuar,baballaret dhe bijte e tyre moren zemer,u trimeruan duke shkuar gjer atje sa u prine “deleve” ne revolten e 1997.
              Per mua,ky eshte gabimi i madh i vertete i Sali Berishes.

            2. Po mire o Parak, thua se u sabotua revolucioni, po pse nuk na thua se u sabotua nga e majta, pse nuk thua qe Nano premtoi se do ktheheshin leket 100% nderkohe qe u vodhen edhe ato qe kishin ngelur. Pa harruar se do jene vjedhur ne 8 vjet qeverisje socialiste disafish para nga ato qe u humben neper firma, dmth kthimi ishte proçes mese i mundshem, mjaft te vidhnin me pak.

              Si s’kam pare kend te bente flamurtarin e kthimit te parave, nder te tjere as Ramen e as Klosin ? Si more s’u gjend tek gjithe ajo e majte nje flamurtar qe te luftonte seriozisht per kthimin e parave.
              Keshtu, per zogjte e peshqit, ste falin keta, perfshire edhe Klosin e Ramen, por per njerezit, perfshire edhe delet e tyre, nuk e vene ujin ne zjarr.

              Per t’i bere njefare lidhje me temen, para se xha xhai te ushtroje fuqine administrative, nje figure duhet analizuar ne radhe te pare nese mbron njerezit apo peshqit e zogjte, si eshte sjelle ne traumat shoqerore, ke ka ndihmuar, ne anen e cilit/cileve ka qene.
              Perkujtimet i kane ne dore njerezit e pushtetit, rastet ne fjale kryebashkiaket, çka detyrimisht e ben perkujtimin edhe moment politik. Ky moment politik eshte shkaktari i debateve me te forta.

              Pastaj persa i perket deleve e barinjve, merre si loje, bej nje liste e gjej sa ”outsiders” jane tek barinjte. Nuk ndryshon ndonje gje e madhe tek PD-ja, kam degjuar se tek Keshilli Kombetar kishte lufte te forte edhe mes pinjolleve se kush do kapte vendin, ne pritje te nje pushteti te ardhshem.
              Dhe mos me thuaj se barinjte e rinj jane te zote e te shkolluar, gjej vetem sa jane ”outsiders”,ne kaq konsiston ”loja”, arsyet e shkaqet mbaji per vete.

  4. Te riemerosh nje shkolle me nje emer tjeter eshte mungese respekti per personalitetin dhe historine e zones a thua se u shua qyteti i Alessandria-s per godina te tjera, apo a thua se i gjeten Plana-s ndonje “njolle ne biografi”. Nese vertet nuk kane zgjidhje tjeter, fundja ta bejne me dy emra, ashtu si disa prinder qe u vene dy emra femijeve te tyre (emri i mesem) dhe zakonisht nje emer u ngjit ne jete, por me mundesine qe kur femija rritet mund te zgjedhe vete se ke emer do te mbaje.
    Pas 100 vjetesh do jene harruar shume gjera, edhe Eco-n vete. Ndoshta pas 100 vjetesh gjithcka do jete elektronike, biles ka mundesi brezat mund te vendosin qe nje vit nje shkolle te quhet Plana, nje vit tjeter te quhet Eco, nderkohe qe shkollat mund edhe te nderrojne krejtesisht emrat mes tyre, sidomos nqs e ndiejne qe rezultatet akademike te nje shkolle meritojne nje emer me te mire a me te keq ate vit, si nje lloj cmimi emerues dhe konkurues. Ndoshta ato koka a personalitete qe e ndiejne se neser (pas vdekjes) emrat e tyre mund te zbukurojne objekte etj, duhet qe te fillojne te shkruajne testamentet e emrit, ku e duan e ku nuk e duan emrin, se ndoshta nje amanet mund te vihet ne vend apo konsiderohet.

    Ceshtja e te ndjerit Klosi u fut si rasti shqiptar i kesaj teme dhe padyshim vetelargimi i tij ishte nje humbje per letersine, publicistiken, shoqerine etj. Ndoshta problemi qe kane disa me Klosin si perkthyes i Skenderbeut te Shmitit, ishte se ai mund te kete tejkaluar rolin e tij, nga perkthyes te vetekthehej ne historian apo ekspert bazuar ne njohurite e marra kryesisht nga perkthimet e dy veprave te historianit te huaj rinosh, nderkohe qe ka me qindra libra, punime shkencore etj etj kushtuar Skenderbeut dhe rishkrimi i historise eshte pune ne vazhdim. Vertet puna kerkimore e Shmitit pasuroi historiografine vendase por ai dha nje variant, ndoshta pak te thjeshtezuar e ndonjehere te shperfytyruar, por qe u mbrojt dhe propogandua fuqishem ne mediat shqiptare nga vete Klosi i cili kerkonte rishikim te teksteve shkollore bazuar ne ato qe kish zbuluar tek Shmit. Klosi vertet u tregua shqiptar i mire per mikpritjen dhe “mbrojtjen” e mikut te huaj (punes se tij) ne debatet shqiptare por u be si nje flamurtar kokeforte i nje fushe te nderlikuar e te minuar qe kerkon ekspertize e njohje me te thelle profesionale.
    Ironia e fatit eshte se emri dhe jeta e Klosit po behen tani objekt diskutimi pasi vete shkolla qe mbart emrin e tij do detyrohet te retushoje a fshehe historine (pjesen e vetevrasjes dhe dy perpjekjeve per vetevrasje) ne menyre qe te mos kete ndikim negativ tek nxenesit. Duket sikur jane perpjekur ti bejne nder por ne fakt e kane vene emrin e tij ne nje piedestal publik qe ndoshta vete Klosi nuk do donte kurre ta kishte te tille, te perfolur.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin