NEOSKËNDERBEGASIT

nga Jabanxhiu

Që nga Rilindja Kombëtare, ndërgjegjja kombëtare shqiptare e ka kuptuar figurën e Skënderbeut si dëshmi të lidhjes së saj kulturore me Evropën. Jo vetëm që Skënderbeut në shumicën e rasteve i është atribuuar përkatësia fetare katolike, një fe që kuptohet si evropiane, por, sipas mitit, me luftën e tij ndaj myslimanëve që po kërcënonin Evropën, Skënderbeu paska shpëtuar gjithë qytetërimin evropian.

Sa për faktin mundësisht problematik që Skënderbeu vetë ka qenë mysliman njëherë, me sa kam parë unë, kjo pjesë fshihet nga imazhi publik i Skënderbeut dhe mbetet një shaka mes shqiptarëve në muhabet tavolinash. Pra, Shqipëria, me anë të heroit kombëtar, është përfytyruar si shpëtimtarja e Evropës.

Duke lexuar atë çfarë më dilte përpara në Facebook ditën para vizitës së Papës në Tiranë, më zuri syrin një artikull me titullin “S’do të lejohen në Shqipëri ditën e vizitës së Papës, lista ‘wanted’ në pika kufitare“. Sipas artikullit, shteti shqiptar po përpiqej të mbronte Papën duke mos lejuar që disa “ekstremistë“ nga Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi të hynin në Shqipëri. Interesante që s’është nevoja të përcaktohet përkatësia fetare e këtyre “ekstremistëve“ se konteksti politik i këtyre viteve e ka bërë fjalën ekstremist të nënkuptojë mbiemrin mysliman. Pastaj e pashë dhe titullin “Papa në Shqipëri, 35 xhihadistë nën vëzhgim” që pretendonte që këta xhihadistë ishin tashmë në Shqipëri, por që shteti shqiptar po i kontrollonte në mënyrë që të mbronte Papën. Kështu, Papa, simboli jo vetëm i katolicizmit, por edhe i Evropës në këtë kontekst të vizitës në Tiranë, është kërcënuar prej myslimanëve dhe Shqipëria do ta mbrojë.

Pastaj dal tek ajo çfarë ka shkruar Edi Rama në Facebook tek albumi për ekspozitën “Besim“ të Edi Hilës. Në këtë shkrim, Rama na tregon që Evropa, ose më mirë Perëndimi që sot e përfshin dhe Amerikën, është prapë në rrezik. Si dikur në kohën e Skënderbeut, myslimanët ekstremistë, tani ISIS, janë në prag të Evropës dhe “duan ta shkatërrojnë botën me egërsinë pa limit të njeriut të kthyer në errësirën e mijëvjeçarëve të shkuar.” Në këtë kontekst bashkëkohor të kërcënimit nga myslimanët, Rama shkruan që “shqiptarët i duhen Europës“. Pse i duhen? Sepse, si në mesjetë, Shqiptarët mund të mbrojnë Evropën nga Islami i egër, qoftë edhe në mënyrën figurative.

Por si ka mundësi që një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë është myslimane të mbrojë Evropën nga myslimanët? Rama e bën këtë të mundur më anë të ndarjes që krijon mes myslimanëve si dhe të rolit që ia jep katolicizmit. Sa për myslimanët, Rama shkruan ”…Shqipëria nuk është një vend musliman, po një vend europian qytetarësh muslimanë e të krishterë…” (shënoj edhe që shkruan musliman a jo mysliman dhe europian a jo evropian). Kundërshtimi mes Islamit dhe Evropës është një trop i përhapur, që përfaqëson dallimin mes qytetarisë dhe prapambetjes. Rama e ka përdorur këtë trop me kategoritë e tij “vend musliman” dhe “vend europian” që të gjësojë një dallim mes vetë bashkësisë imagjinare të Islamit. Po qe gjeografikisht në Evropë, myslimani e ka esencën evropiane, pra e qytetëruar. Po qe jashtë Evropës, esenca e tij është vetëm myslimane, pra e prapambetur. Në këtë mënyrë, e përforcon trop-in që ka krijuar Perëndimi me fshirjen (Gal & Irvine, 2000) e mijëra myslimanëve “të qytetëruar” që ndodhen gjeografikisht jashtë Evropës. Po ky dallim i shërben idesë që shqiptarët mund të shpëtojnë Evropën nga myslimani i egër duke u dhënë myslimanëve të tjerë (lexo: “të vërtetë”) shembull se si mund të jenë të qytetëruar dhe të jetojnë në harmoni fetare.

Më duket që argumenti i Ramës shkon edhe më tej kur shkruan, “[shqiptarët] duhet të respektohen për përkatësinë e shprehur unanimisht si europianë ndaj botës demokratike dhe jo të paragjykohen si vend musliman.” Duket që po i thotë Perëndimit që po s’i pranuan shqiptarët si evropianë, duke i bërë të ndihen “të largët me Europën” dhe “si qytetarë të dorës së dytë”, identiteti i vetëm që u mbetet është ai mysliman që, pas gjase, përfaqëson rrezik për vlerat evropiane. Pra, Shqipëria mund të jetë shpëtimtarja e Evropës edhe një herë, por vetëm në qoftë se shqiptarët pranohen si evropianë prej përfaqësuesve të Evropës së fuqishme. Ndryshe edhe aty në trojet shqiptare mund të infiltrohen “ekstremistët”.

Rama vazhdon, “po shqiptarët duhet të respektohen pa asnjë ngurrim qoftë edhe për gjithë atë gjak e vuajtje që i kanë blatuar krishterimit, duke i dhënë kishës katolike deri dhe dyzetë martirë…” Këtu vijmë tek një paralele tjetër me Skënderbeun: sakrifica e katolikëve shqiptarë në luftë kundër një vlere jo-evropiane. Por ndryshe nga Skënderbeu, këta priftërinj katolikë kanë luftuar komunizmin, jo Islamin. Edhe pse pjesa më e madhe e fjalimit pas gjase ka të bëjë me fenë, në realitet e gjitha kjo është politikë që kërkon të përforcojë imazhin e Shqipërisë evropiane. Pra, njolla tjetër në biografi, komunizmi, duhet shpjeguar, edhe pse kalimthi.

Në shumë mënyra, Rilindja Shqiptare e shekullit XIX, si shumë rilindje kombëtare të tjera në Evropën juglindore, ka qenë përpjekje të krijojë kombin shqiptar në kundërshtim me Tjetrin që Evropa e përcaktonte  pjesërisht me anë të fesë Islame. Rilindja e shekullit XXI e Edi Ramës është një përpjekje të rikrijojë kombin shqiptar, prapë në kundërshtim me Tjetrin, që sot Perëndimi, pra Evropa dhe Amerika, e përcakton po nga Islami si dhe nga komunizmi. Pra, të dyja rilindjet i përgjigjen diskursit perëndimor që ka pushtet të përcaktojë kufijtë e bashkësive imagjinare si Evropa, Perëndimi, dhe Islami. Është një diskurs që detyron çdo njeri ose grup që mund të ketë lidhje me një bashkësi imagjinare që Perëndimi e ka etiketuar Tjetri, të shpjegojë historinë e vet problematike. Rilindësit e kanë përdorur mitin e Skënderbeut si një mënyrë shpjegimi të këtij lloji. Po edhe më interesante, me sa duket vizita e Papës, nga 35 xhihadistët deri te shkrimi i Ramës, ishte një farë riprodhimi të motiveve të mitit kombëtar të Skënderbeut për të njëjtin efekt. Pra, Shqipëria do të mbrojë Perëndimin e kanosur nga forma e fundit e Tjetrit mysliman, ISIS, dhe sakrifica e katolikëve tregon që të dyja njollat jo-evropiane në biografinë e kombit shqiptar – Islami dhe komunizmi – kanë hyrë në historinë shqiptare me zor. Ndaj, nuk përfaqësojnë “esencën” e shqiptarëve. Nuk kanë vend thelbësor në ndërgjegjen kombëtare shqiptare, që është në të vërtetë evropiane. Kështu, me sa duket nga mënyra me të cilën fjala “evropian” është vënë në kundërshtim me mbiemrat e tjerë që tregojnë përkatësinë fetare, mos ka dashur Rama të thotë që feja e shqiptarëve është evropianizmi?

Nuk ka komente

  1. Ne shkrimin e eperm vura re perdorimin e togfjaleshit ‘miti i Skenderbeut’ te pakten dy here ne afersi te fundit, perkatesiht ketu:

    “Rilindësit e kanë përdorur mitin e Skënderbeut si një mënyrë shpjegimi të këtij lloji”

    dhe ketu:

    “mitit kombëtar të Skënderbeut”.

    Me ben pershtypje perdorimi i shpeshte tashme i kesaj forme ligjeruese qe bashkangjit dy njesi gjuhesore qe percaktoje funksione te ndryshme.

    Gjendet shpesh ne rastin e perseritur shkrimtari-i-madh-Ismail Kadare apo akademiku-Rexhep-Qose apo psh emertime apo tituj si mbreti-Zog apo ta zeme Ajatollah-Khomeini.

    Te thuash MITI I SKENDERBEUT menjehere postulon dhe e merr si te mireqene nje qendrim.

    Pyetja e pare eshte a flitet ketu per ‘mitin’ e Skenderbeut, ne kuptimin se Skendebeu ka krijuar vete nje mit apo eshte autor i nje mitologjie si te themi Theogonia e Hesiodit, apo ‘mit’ ne kete rast eshte Skendebeu vete, pra Gjergj Kastrioti si person i cili ne kete rast njesohet me te themi si figura mitologjike zanat e maleve, bajlozi apo Akili, apo ketu kur flitet per ‘mitin’ e Skenderbeut si nje fabule apo nje tregim/ligjerim i llojit te krijuar nga Naim Frasheri apo Fan Noli ne poemat e tyre.

    Ky togfjalesh ‘miti i Skenderbeut’ ka nisur te behet aq i zkonshem ne ligjerim sa sinqerisht mendoj se e ka humbur kuptimin e tij dhe eshte kthyer ne nje postulat “kopil” ne kuptimin qe ketu nuk dihet me se kush eshte njeriu qe ka kete pretendim dhe cfare cilesohet si ‘mit’ ne lidhje me Skenderbeun apo vepren dhe jeten e Gjergj Kastriotit, si politikan, si luftetar, si princ, si mbret, si burre, si jenicer, si be, si arber, si katolik, si ortodoks, si bir i nja princi arber, si bir i nje nene serbe, si vella si partner apo si urdherues mbjelljesh ullinjsh per cdo cift te ri qe martohej.

    Per ta cuar pak me tej, me duket se bashkevendosja e fjales ‘mit’ perpara fjlaes, emrit, titullit, llagepit, ‘Skenderbe’ mund te evokoje psh te njejten forme pak a shume sic mund te vendoset fjala Dr. perpara mbiemrit Berisha.

    Ceshtja eshte qe ketu behet nje lemsh sintagmash sepse perzjehen fjala ‘mit’, fjala ‘skender’ dhe fjala ‘be’.

    Ta zeme fjala dr. pemban ne vetvete referencen se njeri i quajtur Sali Berisha ka kryer arsimin perkates per t’u diplomuar si mjek dhe kete emertim e ka perftuar gjate viteve te ushtrimit te profesionit te tij.

    Fjala ‘skender’ evokon informacionin tashme te njohur se eshte nje titull nderi apo llagep i marre nga Gjergj Kastrioti per te evokuar Aleksandrin e madh dhe bemat e tij historike te lavdishme.

    Fjala ‘be’ na jep informacionin se kemi te bejme me nje titull fisnik te dhene nen pernadorine otomane.

    Fjala ‘mit’ ketu ngaterron pak.

    Pyetja ime eshte kur flitet per ‘mitin e Skenderbeut’ cfare kuptohet ketu me fjalen ‘mit’?

    A mund te flitet ta zeme per ‘mite’ kur vjen fjala per figura edhe me te vjetra historike se ajo e Gjergj Kastriotit si psh te themi Miti i Perikliut, Miti i Cesarit, Miti i Mark Antonit, Miti i Kaligules apo me tej Miti i Sokratit, Miti i Aristotelit, Miti i Sofokliun, Miti i Dekartit, Miti i Niçes apo Miti i Loro Boricit?

    Faleminderit.

    1. Në kontekstin e shkrimit, “mit” ka kuptimin e një historie ose legjendi që përdoret në shërbim të krijimit të një bashkësie imagjinare ose një identiteti (në kuptimin e politikës së identitetit). Sa për “njeriun qe ka kete pretendim”, nuk është nevojë, as nuk është e mundur, të përcaktojmë pikërisht se kush e ka. Grupi që e përdor, si miti vetë, është pak a shumë amorf, por gjithsësi e shohim herë pas here në forma të ndryshme, siç në këtë rast.

      1. I dashur jabanxhi,
        “krijimi i nje bashkesie imagjinare dhe nje identiteti”, mendoj se ne rastin e shqiptareve eshte i bazuar tek gjuha shqipe. Gjuhe qe deri ne fillim te shekullit ishte e mallkuar dhe e ndaluar nga vete perandoria ne zoterim te territorit shqipfoles..
        Gjuha shqipe kishte mbi vete nje MALLKIM si nga Perandoria Otomane ashtu edhe disa kisha.
        Cfare krijon identitetin shqiptar dhe bashkesine shqiptare eshte GJUHA.
        Ne rastin e gjermaneve, te marrim per shembull, ‘Deutschland’ quhet vendi ku flitet ‘deutsch’, ashtu si edhe Shqiperi quhet hapesira ku flitet shqip.
        Per kete arsye, per te qene te sakte, te jesh shqiptar eshte pikerisht te jesh shqip-foles.
        Kjo edhe pse ky lloj togfjalesh, pra shqip-foles, kohet e fundit ka nisur te perdoret ne menyre pezhorative, pra si sharje apo fyerje per dike qe flet shqip por qe aludohet se nuk eshte shqiptar, pra se origjina e tij e kulluar pellazgo-ilire eshte ne dyshim. Kjo supozon pra dhe postulon se shqiptar i vertete eshte ai qe ka origjinen sa me te kulluar pellazgo-ilire.
        NJe kendeveshtrim i tille eshte i perhapur gjeresisht ne mendimin shqiptar dhe lulezon sot fuqishem si asnjehere tjeter.
        Ne kete kendveshtrim, ne lidhje me ‘identitetin’ shqiptar do te isha dakord ta shihnim dhe konsideronim lidhjen e ketij ‘identieti’ me ‘MITIN’ pellazgo-ilir, pak me hollesisht.
        Pikerisht ketu qendron dhe nje nga berthamat e problemeve te ‘identitetit’ apo te konstruksionit social te bashkesise jo edhe aq imagjinare, ne kenveshtimin tim, e cila eshte realisht shqip-folese.
        Duam apo nuk duam kjo bashkesi ekziston, pavaresisht ekzistences historike te Gjergj Kastriotit.
        Kemi te bejme me nje bashkesi, pra sepse vete perdorimi i nje gjuhe perjashton po aq sa perfshin.
        Pra ketu nuk kemi te bejme fare me nje bashkesi imagjinare.
        Psh kur isha femije, ndonjehere te rriturit ne rrethin tim familjar kur donin te sqaronin dicka ne prani te femijeve e kthenin biseden ne italisht. Me thene te drejten italishtja e rrethit tim familjar nuk ishte edhe aq e sofistikuar keshtu dhe lehtesisht e kuptueshme nga femijet.
        Sidoqofte, ne ate moment, ne momentin e perdorimit te nje italishteje te cale, ‘te rriturit’ formonin “komunitetin” e tyre duke u ndare nga “komuniteti” i kalamajve. Rendesi kishte qe ata vete besonin se nuk po kuptoheshin.
        Cfare mbaj mend si refren en fund ishte qe diskutime te tilla mbylleshin vazhdimisht me nje: ‘Lashastare’.
        Pra, mjaft tani, se u kuptuam.
        Ne kendveshtimin tim shume te sinqerte ne lidhje me ceshtjen, vecimi i ‘mitit’ te Skenderbeut dhe percaktimi i tij si i tille, eshte nje nga goditjet me ‘cheap’ qe mund te behen ndaj politikes identitare shteformuese shqiptare.
        Te gjithe vendet e europes por edhe me gjere kane histori akoma me te pasura sec kemi ne lidhje me Princ apo Mbret (te Arberise apo te Epirit sic edhe njihej ne ate kohe) qofte kjo dhe dinasti mbreterore shume me jetegjata se ajo e Kastrioteve tek arberit.
        Gjergj Kastrioti nuk ishte prijesi i vetem i arberve. Prijes mund te ishte dhe edhe Arianit Komneni apo Lek Dukagjini.
        Por, natyrisht ai, GJERGJ KASTRIOTI eshte evidentuar per shume shkaqe dhe arsye, qe patjeter kane lidhje edhe me peshen e tij politike lokale dhe nderkombetare.
        Njohja dhe ky nderkombetarizim i Gjergj Katstriotit sherbeu per formimin identitar te shiptareve moderne, dhe kjo nuk mund te ishte ndrysh, por te mos harrojme se ekzistenca e sotme si e shtetit shqiptar ashtu edhe atij te Kosoves, nuk mund te ekzistonin pa ndikimin dhe asistencen PERENDIMORE.
        Kjo sepse sic dihet shqiptaret nuk ishin te afte ushtarakisht te mbronin territoret e tyre. Deri me sot, pervec kohes te Gjergj Kastriotit, nuk kane qene asnjehere dhe ende nuk jane.
        Cfare eshte per t’u evidentuar ne kete plan eshte se pikerisht, formimi i shtetit shqiptar, vendosja dhe njohja e kufijve te Shqiperise, nuk ishte ne dore te shqiptareve, te serbeve, te turqve apo te grekeve, por te fuqive te medha.
        Ne kete pike ekzistenca e Shqiperise por edhe Kosoves te sotme eshte derivat i perpjekjes te patrioteve shqiptare aq sa edhe i indikimit dhe vullnetit te fuqive perendimore.
        Pra kemi patur nje bashkeveprim dypalesh ku te hysh ne dekonstruksion edhe te kesaj me mire te merresh me gje-e-gjezen, pula apo veza.
        Edhe pse kemi te bejme me nje regjent mesjetar, aspekti politik i aktivitetit te Gjergj Kastriotit eshte i pamashmangshem. Gjergj Kastrioti nuk eshte mit.
        Natyrisht sic them edhe me lart, figura e Gjergj Kastriotit mund te shihet ne shume dritehije, edhe ne dritehijen se si ai ishte ne shtrat me Doniken kur ishte i dehur, apo kur ishte esell, ne rast se dikush i teket te zbuloje ndonje te dhene te kohes, ditarin e mbretereshes, apo i teket te beje nje film erotik me keto figura si psh Tinto Brass me Caligulen.
        Per te bere nje histori te gjate te shkurter dua te them se kam pershtypjen se zelli i madh i intelektual i bashkesise ‘amorfe’ apo i “rizomes” intelektuale te perbetuar per te dekonstruktuar “mitin” e Skenderbeut nga te gjitha anet, te jep pershtypjen se me ‘mit te Skenderbeut’ mendojne imazhin e dhene ne qender te Tiranes nga shtatorja e Gjergj Kastriotit mbi kale me autor Odhise Paskalin.
        Ne fakt, cfare keta intelektuale jane perpjekur te dekonstruktojne nuk eshte ‘miti i Skenderbeut’ por mitin e Odhise Paskalit.
        Eshte normale qe intelektualet shqiptare do te vinin edhe ne momentin kur do te kuptonin se shpata e Skenderbeut nuk ishte realisht 2 metra e gjate dhe burri mbi kale ne realitet nuk ishte supermen por nje regjent nje luftetar dhe nje politkan.
        Po e mbyll duke theksuar perseri se miti i cili duhet te dekonstruktohet nuk eshte Skenderbu pasi ai nuk eshte fare mit, por totalisht koncepti iliro-pellazg mbi te drejten e ekzistences te shtetit shiptar qofte ky edhe i bashkuar.
        Problemi per kete ndoshta eshte se mbase dikush i duhet me pare te sqaroje kete pune per Papen sesa per shqiptare.
        Kjo mund te jete pak e veshtire, sepse i bie qe papen dhe shoket e tij te duhet t’i cojme per formim ne shkolla laike me profil te shkencave sociale dhe humane me pare.
        Gjithsesi mendoj se si pikenisje, Papes vete i duhet sqaruar qe ‘mit’ i sigurt eshte lidhja e shqipes me shiponjen. Gjuhes shqipe me shpendin dhe rrjedhimisht e Shqiperise me ate shpend hyjnor.
        Ndoshta nje ngaterrese e tille semantike simbolesh dhe metaforash do te ishte me e vlefshme sesa dekonstruktimi i mitit te Skenderbeut per shqiptaret qe kane nisur te mos dijne te shkruajne e te lexojne, tashme asnje gjuhe edhe pse zoterojne ende kur i duhet italishte pak a shume te mjaftueshme per te folur pa u kuptuar nga axhaminjte.

  2. Por si ka mundësi që një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë është myslimane të mbrojë Evropën nga myslimanët?

    Ka shume mundesi pasi mbetemi nje popullate konservatore qe nuk i ka qef shume novatorizmat e Islamit radikal qe kerkon te kthehet te rrenjet, e te lyeje afresket e bukura te xhamive te vjetra me gelqere, te prishe varret e te pareve etj etj. Nqs e ve re Shqiptaret e mbajne Kuranin si dekorim ne shtepi. Nuk e lexojne. Mbeten gjithmone nen autoritetin e dikujt qe ka bere shkolle per ate pune.

  3. Kur e lexova per here te pare kete shkrim, te them te drejten m’u duk fort i çuditshem. Nuk merrej vesh mire se ku donte te dilte. Tani qe Xha Xhai na sqaroi se autori eshte amerikan gjithçka m’u be e qarte. Madje habitem me veten se si nuk e kuptova me pare. Kam njohur shume amerikane, me gjasa ndjekes te ndonjeres nga kishat e shumta te galaktikes evangjeliste apo te Jehovait, qe nuk lene rast pa shfrytezuar per te qesendisur kishen katolike dhe Papen. Seç kane nje sekelldi patologjike nga kisha katolike. Por nuk ma merrte mendja se mund te kishte amerikane qe te sekelldiseshin kaq shume nga fryma dhe aspiratat europiane te shqiptareve.

      1. Parrulla,

        nuk besoj se kete shkrim mund ta kishe bere edhe ti.

        Nuk besoj se do t’i kishe bere kete lloj analize shkrimit te Edi Rames. Nuk besoj se do ta kishe pare viziten e Papes ne Tirane dhe pritjen qe i bene shqiptaret si nje farse, si nje shtirje masive ku kryeministri i nje populli “me shumice myslimane” e ftoi dhe e priti Papen vetem per t’i bere qejfin Europes, per t’i hedhur asaj hi syve, pra per ta perdorur Papen si nje kale troje a si nje vegel per realizimin e programit politik “rilindes” te qeverise socialiste.

        Nuk besoj se ti mendon qe Edi Rama genjen kur deklaron se “Shqiperia nuk eshte nje vend mysliman”.

        Une nuk e besoj, por doren ne zjarr nuk e ve. Ku i dihet, nuk perjashtohet qe ta kem gabim.

        Fundja amerikane je edhe ti. 🙂

  4. Relapso: “Fundja amerikane je edhe ti.”

    E bukur kjo Relapso. Po, seriozisht tani. Kjo fjala “amerikan” po na konfuzon te gjithe me duket. Mua po njehere, me ka lene pa goje.

    Se amerikane jane edhe shqiptaret e natyralizuar, qe edhe mund te kene harruar shqipen nga mosha apo nga dekadat e jetuara jashte. Megjithate dyjezohem, sepse autori i shkrimit, sikur eshte si i shqiptarizuar si teper me Shqiperine dhe Tiranen e sotme.

    Me siguri ngjan shume/apo eshte nje nga ata/ato misionaret qe i kam komshi kur shkoj ne Tirane. Vetem ata mund ta zoterojne gjuhen keshtu. Ato jane aklimatizuar se tepermi me menyren e te menduarit shqiptarce dhe nuk i dallon shume nga shqiptaret, sepse jane tifoze te llahtarshem te shqiptarizmit(te menduarit si ne) dhe politikes shqiptare. Ndoshta ia kerkon puna, misioni.

    Bile kur e marrin vesh qe jeton ne ndonje metropolitan te stermadh ne Amerike, fillojne te shohin me njefare admirimi perzjere me cudi dhe nuk te ndahen.

    Parrulla, po na sqaro moj cupke(te me falesh per konfidencialitetin, por gjithmone me ke krijuar pershtypjen se je e re ne moshe) :), a eshte e vertete qe mund ta kesh shkruar edhe ti, dora vete, apo mos deshe te thuash se nuk te dallon shume nga menyra e te menduarit dhe shkruarit me autorin e shkrimit nen pseudonimin “jabanxhiu”, por si i tille ne Shqiperi.

    Me kujtohet turbull, qe diku na ke sqaruar se shqipen e ke me teper si gjuhe te dyte.

  5. Read Me,

    Me ate “fundja amerikane je edhe ti” une doja vetem te beja shaka, por jo te beja ironi.
    E shkrova se m’u kujtuan disa miq shqiptare qe kur une marr per se koti e bej si i mençur me thone: “he mo, mos bej si italian tani”. E verteta eshte qe te gjithe ne emigrantet marrim shpesh here per se koti kur flasim me shqiptaret.

    Edhe mua me shkoi mendja se autori do te jete ndonje nga misionaret e ndonje kishe amerikane qe punojne ne Shqiperi. Afermendsh qe atyre nuk u ka pelqyer vizita e Papes dhe fjalet e Edi Rames.

    1. Une mundesine e gjej shume “plausible” pavarsisht se mund te mos jete ashtu. Te jetosh mes shqiptaresh per nje kohe relativisht te gjate, disa vjecare, patjeter qe do te behet natyre e dyte pjesemarrja ne jeten politike dhe preokupimet e shqipove. Te merresh e te flasesh per aktualitetin politik eshte profesioni me i natyrshem per shqiptaret dhe eshte ngjitese edhe per cdo te huaj qe jeton te perditshmen ne mesin e tyre. Te pakten kjo eshte pershtypja dhe shpjegimi qe gjej une.

  6. Sado që dalim e jetojmë jashtë provincës Shqipëri, s’na del provinca nga palca.
    Mos t’ia bëjmë qejfin Gjekmarkajt, duke e kthyer këtë alamet platforme në kooperativë zhbirimesh personale. Regjistri i familjes nuk është regjistri i kontributit të Peisazheve.

  7. Në fakt, shkrimi i Jabanxhiut meritonte diskutime të një lloji tjetër, dhe gjithsesi të ndryshëm nga spekulimet nëse është apo jo “misionar” autori. Ka të drejtë Militschi tani, dhe kish të drejtë PA mbrëmë, kur vunë në dukje se, pas ad hominem-ve të Gjekmarkajt në Panorama, këto të këtushmet janë fare pa vend. Mund të mos jesh dakord me çfarë shkruan Jabanxhiu (fare normale), por nuk është e thënë të kesh ndonjë I.Q. kushedi çfarë të lartë, për të kuptuar se ai person e njeh mirë fushën e vet dhe po i qaset temës njëlloj – ose me të njëjtin aparat konceptual dhe metodologjik bashkëkohor – si çdo student pasuniversitar i një universiteti dinjitoz perëndimor; prandaj çështjet që ngrihen në shkrim nuk mund të likuidohen, as të injorohen, duke e zhvendosur debatin nga shkrimi te identiteti i personit që e ka shkruar. Nga Relapso dhe ReadMe unë si moderator i kësaj hapësire dhe administrator i blogut pretendoj kontribute të një niveli më të lartë; madje jo vetëm nga këta dy kolegë por edhe nga kushdo tjetër që vjen të komentojë këtu; sepse po të jetë fjala për muhabete “misionarësh”, nuk ka pse të harxhoj kohë me komentet – këto muhabete mund të bëhen fare mirë te Tema.

    1. “Në fakt, shkrimi i Jabanxhiut meritonte diskutime të një lloji tjetër…”

      shkrimi i Jabanxhiut eshte nje koncentrat mllefi, fanatizmi, paragjykimesh dhe mosdije qe nuk meritojne te merren seriozisht.
      Ja cilat jane tezat kryesore te Jabanxhiut te permbledhura shkurt:

      Rilindesit shqiptare e krijuan kombin duke mistifikuar, genjyer, fshehur te vertetat historike, duke u perpjekur ta paraqesin myslimanin Skenderbe si nje te krishtere te flakte, mbrojtes te Europes dhe te krishterimit;

      Edi Rama sot, ne shembullin e rilindesve te shek. XIX, vazhdon te mistifikoje, te krijoje mite te rreme, te genjeje e te fshehe te vertetat aktuale duke u munduar ta paraqese Shqiperine myslimane si nje vend jo mysliman.

      Dje rilindesit perdoren mitin e Skenderbeut per te krijuar kombin, ndersa sot Edi Rama perdor mitin e ri te harmonise fetare si nje pasaporte kallpe per ta futur Shqiperine ne Europe. Ai, bashke me Papen, mistifikon dhe genjen kur perpiqet ta paraqese Shqiperine si nje model harmonie fetare qe i duhet Europes.

      E si mund te diskutosh me “teza” te tilla?

      Dikur nga vitet ’30 Fan Noli shkruante ne gazete nje lloj replike me disa teza te nje autori te kohes mbi nje kompozitor te famshem. Sipas atij autori, merita per kryeveprat muzikore nuk i takonte kompozitorit, por punedhenesve te tij qe e paguanin pak dhe e linin te jetonte ne mjerim, duke e detyruar te kompozitonte sa me shume per te nxjerre buken e gojes. Sikur ata ta kishin paguar me shume, kompozitori nuk do t’i kishte krijuar ato kryevepra. Pra merita nuk i takonte kompozitorit, por atyre qe e paguanin pak.

      Noli, pasi perpiqet t’i jape nje pergjigje me argumente ketyre pretendimeve, me ne fund heq dore dhe thote:

      “Keta sharlatane nuk meritojne pergjigje me argumente, por me grushte kokes”.

  8. Paragrafi i pare i shkrimit te Jabanxhiut:

    “Që nga Rilindja Kombëtare, ndërgjegjja kombëtare shqiptare e ka kuptuar figurën e Skënderbeut si dëshmi të lidhjes së saj kulturore me Evropën. Jo vetëm që Skënderbeut në shumicën e rasteve i është atribuar përkatësia fetare katolike, një fe që kuptohet si evropiane, por, sipas mitit, me luftën e tij ndaj myslimanëve që po kërcënonin Evropën, Skënderbeu paska shpëtuar gjithë qytetërimin evropian.”

    Kjo nuk eshte pandehje apo mit, por mbeshtetet ne nje fakt te thjeshte, teper domethenes te nxjerre nga historia. Papa Calixtus III, ne nje leter qe i shkruante Skenderbeut e quante, e emeronte “Athleta Christi” (Champion of Christ), dhe me vone kjo overture politike karshi Skenderbeut ne Europen e kercenuar nga islami, u perserit nga tre pape te tjere, Pius II, Paul II, and Nicholas V.

    Titulli ka nje histori te vjeter dhe qe i akordohej martireve te krishterimit. Njollen ne biografi te Skenderbeut, si i konvertuar dikur me force ne islam prej rrethanave, zyrat e kuadrit te Vatikanit, nuk do t’i kene kushtuar shume vemendje, perderisa iu akordua nje titull kaq domethenes, si mbrojtes i krishterimit. Ishte perseri djali i tyre, por jo plangprishes, qe u kthye thjesht ne fene e te pareve, ne ate qe ishte pagezuar per here te pare.

    Ne shekullin e Skenderbeut papet i akorduan nje titull te tille Huniadit dhe Stefanit III mbretit moldav. Ishte nje titull me sinjifikance dhe prapavije te dallueshme politike qe i njihej udheheqesve ushtarake si Skenderbeu te dalluar ne mbrojtje te Krishterimit.

    Nese artikulli mbeshtetet dhe fillon mbi kete “mit” te paqene, por qe eshte nje fakt historik kokeforte, i lidhur me nje figure historike si Skenderbeu, nuk i mbetet shume per te hulumtuar me duket.

    Kjo si fillim…

    Mua me ben pershtypje nje gje. Gjekmarkaj qe cilesohet nga 2xha si “i rrepte, por i drejte”, sebashku me nje katolik tjeter Mark Marku si kryetar komisioni, kane qene dy vota te rendesishme pro titullit “GJF” te shoqeruar me nje motivacion, mendoj se kane pasur intencione pozitive per te nxjerre ne pah punen e autorit dhe njekohesisht per te inkurajuar ate per vepra te tjera.

    Nuk shoh motive xhelozie, apo vobektesi shpirterore per te mos ruajtur te njejten opinion per autorin. Por duket se ne rrugetimin disa vjecar pas akordimit te titullit, Gjekmarkaj ka bere nje kthese, dhe nuk e sheh dhe e gjykon autorin njelloj, duke i lejuar vetes edhe nje gjykim e fjalor ndryshe nga i meparshmi.

    A duhet te shprehet ai ne kete menyre? Sic duket kategorizimet personale, kur Gjekmarkaj i ndrron raftin apo sirtarin autorit ne koken e tij, aplikojne nje gjuhe dhe etikete tjeter. Ky eshte Gjekmarkaj me sa duket dhe metri i tij ne gjykimin e njerezve.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin