SHKOLLA E GABIMIT

MistakesMirelave të brezit tim në Shqipëri ua shenjuan të ardhmen me shenjën e gabimit që kur në Tiranë u bë e famshme kënga e pionerëve “Gabimi i Mirelës”. Jo se kënga ishte nismëtare, jo! Prindi e kishte gabimin në majë të gjuhës; po kështu shkolla dhe lagjja. Autobusi fatkeq që kish pësuar abuzimin fatal “shkonte kudo”, dhe, ajme, “ja Mirela thotë kushdo, paska bërë sot një gabim”. Sigurisht që kushdo s’kish punë tjetër atyre ditëve; veç kësaj, t’i vije në dukje gabimet tjetrit, ishte nder dhe detyrë. E së fundi, nëse e bëje këtë, me modesti konfirmoje edhe sa i përsosur ishe ti vetë.

Ah, të pagabueshmit që u rritën me gishtin tregues autoritar para syve: Gabim! Shumë gabim! Ja kështu bëhesh i pagabueshëm, duke ta përsëritur ashpër e në fytyrë sa shumë gabime bën. Kur të ta kemi shtypur krejt çdo lloj dinjiteti e lirie për të bërë gjë, atëherë do jesh bërë pa dyshim i pagabueshëm. Antinjeriu i kohës sime ishte i pagabueshëm.

Në 1990-ën u ktheva në shtëpi pas pune dhe pyeta time bijë që ishte veç tre vjeç dhe sa ish kthyer nga kopshti: “Zemra ime, çfarë bëre sot në kopsht ti?” Ajo m’u kthye me fytyrën që rrezatonte si diell gëzimi, dhe nga goja e buzëqeshur nxori fjalinë “Gabimeeee!” Dukej sikur mezi po priste që atë fjalën magjike të dëgjuar aq shpesh, ta nxirrte nga goja e vet në formë bëme të ditës. Dhe të na bënte surprizë me përdorimin e fjalës që aq shpesh përdornin të mëdhenjtë, dhe që ajo sigurisht e kish interpretuar si diçka shumë të veçantë dhe interesante! Ku ka gjë më të bukur se të bësh çfarë nuk duhet bërë! E mbaj mend që si im shoq, si unë u kthyem mënjanë e mezi mbajtëm të qeshurën se na erdhi totalisht e papritur; e vogla na mësoi ashtu absurditetin e shoqërisë sonë në gabim. Dhe na futi në mendime.

Por kultura e gabimit në shkollë bëhet art i vërtetë. Është gabim thotë mësuesja që të themi “Një pako i solli postieri Teutës nga tezja e saj”. Po pse, e dashur mësuese, është gabim kjo fjali? Dhe po të mos jetë gabim në shqipen time, s’ka si të jetë as në tënden dhe as në atë të fëmijëve. Ndoshta fjalia vetë është pak si e çuditshme (dhe atë nuk e zgjodhën fëmijët), por pozicioni i “një pako” këtu s’është pjesa e çuditshme e saj.  Do ishte rasti kur do donim të thoshim, fjalavjen, “Një pako i solli, dreqi e mori, pse po e bën kaq të madhe”. Por mësuesja e re ua përsëriti sa mundi nxënësve se vënia e “një pako” para foljes është… çfarë është? – Është gabim! – përgjigjeshin njëzëri fëmijët e klasës së tretë! Pastaj mësimi vazhdonte me eksperimentimin e pozicionimeve të ndryshme të fjalëve duke e ndryshuar rendin e fjalëve në fjali. Dhe pyetja ishte gjithnjë “A është gabim kjo?” Përgjigja ishte Po ose Jo. Vetëm mësuesja e dinte se kur ishte gabim, ndërsa nxënësit lumturoheshin kur e gjenin përgjigjen. Por ne jemi të gjithë folës të lindur të shqipes, dhe se ku e si vihen fjalët në fjali e dimë po aq pandërgjegjshëm sa flemë apo marrim frymë. Atëherë përse gjithë kjo loja e gabimit? Sepse gabimi është pjesë e filozofisë sonë në jetë e sidomos në shkollim, dhe pa dyshim të cilit duhet t’i nënshtrohet edhe folësi amtar e gjuha e tij.  Censurë gjuhësore edhe për folësin amtar: pra këtë mund ta thuash, por këtë jo! Folësi në fakti i di të gjitha këto rregulla pa e ditur që i di, ndaj edhe është folës amtar.

Ankthi i gabimit është i pranishëm në shumë forma tek nxënësit: mësuese, t’i krijojmë vetë fjalitë si të duam? Po as foljet nuk do na i jepni? Mund të përdorim çfarë foljesh të duam ne? Çfarë të duam ne, çfarë të duam ne? Po sa fjali të bëjmë? Po a duhet të kenë kundrinor apo jo? Po sa kundrinorë duhet të kenë, një apo dy? Por çfarë kundrinorësh të duam ne? “Si të doni” thoshte mësuesja, por qartësisht frika nga gabimi dhe domosdoshmëria për konformitet me rregullën e kish bërë punën e vet në trurin e tyre.

Kultura e fobisë prej gabimit (që është gjithnjë fatal dhe turpërues) lidhet fort me kulturën e pathënë të ekzistencës së perfektes. Nëpër shkolla, e sidomos në ato fillore, ajo, perfektja, gjendet normalisht e shkruar dhe në formë rregulle, në ndonjë dispensë shkollore bërë me ngjyra që të duket tërheqëse dhe moderne. Ti atë rregull e mëson dhe e riprodhon në mënyrë të përsosur. Lëndët shkollore që më pas do t’i quajmë shkenca kthehen në përmbledhje çmobilizuese preskriptive rregullash që normalisht nisin me “Mos…!” Këto nuk e ndihmojnë as mendjen analizuese e as atë krijuese.

Në disa klasa filloreje që vizitova para pak ditësh nxënësit ishin të përgatitur; ashtu qe edhe mësuesja. Por metoda ishte problematike. Përsëritja pa gabim e tekstit, madje edhe e shembujve prej aty, të bënte të mendoje se nxënësit ndiheshin të zënë peng nga teksti i pagabueshëm dhe gjithëndritues. Me të njëjtën kulturë të panatyrshme lidhet edhe fakti që disa shembuj nëpër tekste ishin totalisht artificialë (si psh “fëmijët mbollën pemë të reja”, fjali e krijuar që të kemi një kundrinor të shprehur me grup emëror, për mjerimin kuptimor e pragmatik të së cilës nuk pyet askush), madje edhe paragrafë të tërë u referoheshin ngjarjeve absurde e të pandodhshme. Këto rrethana që fëmija i riprodhonte e u bindej po aq artificialisht shkatërrojnë diçka shumë themelore në trurin e fëmijës: lirinë dhe besimin në aftësinë për të analizuar dhe marrë vendime. Ato vërtet e mësojnë të përsërisë mekanikisht se cili është kundrinori i drejtë, por e lënë pa besim tek vetja, prodhojnë një raport mekanik e pasiv me botën dhe me shkencën, dhe e bëjnë njeriun vegël të dogmës që është mbi të. Sepse libri është i pagabueshëm si një shariah, dhe fëmija, po e ndoqi atë fjalë për fjalë, do jetë po ashtu: i pagabueshëm! Dhe shoqëria do ta shpërblejë!

Kështu ndodh edhe që realiteti i studimit përmbyset dhe krijohet një idealizëm që ndoshta filozofikisht mund t’ia gjenim një kuptim, por praktikisht e dërrmon fëmijën: pse ekziston gjuha? Sepse ne e studiojmë atë! Madje ajo ekziston sepse teksti shkollor duhet ta sistemojë, përshkruajë dhe në fund ta përmbledhë në ca rregulla për ne, rregulla që pastaj na lejojnë ta flasim, dhe që po s’i mësuam tamam e fjalë për fjalë, do ngeleshim pa e folur hiç gjuhën tonë. Pa to ne gjuhën “do ta flisnim GABIM”! Ndaj ne e nisim gjithnjë nga rregullat, dhe madje shembujt gjuhësorë i ndërtojmë pasi kemi ndërtuar regullat e pa lidhje me gjuhën reale. Dhe e gjitha kthehet në një çorbë surreale. “Pse kemi kundrinor me parafjalë në këtë fjali? Sepse Enxhi, për ta gjetur atë, bëri një pyetje me parafjalë! Pra “nga tezja” del që është kundrinor me parafjalë! Pse? Sepse  Enxhi i bëri pyetjen “nga kush?” Sikur Enxhi psh të kish vendosur t’i bënte pyetjen kujt, do i binte që “nga tezja” të mos ishte kundrinor me parafjalë, por thjesht kundrinor i zhdrejtë. Shyqyr që Enxhi i bëri pyetjen e duhur!

Mbesa ime 4-vjeçare është gjithashtu e shenjuar nga gabimi. Patriku, kushëriri i vet, “bën vetëm gabime, sido që të gjithë i thonë të mos bëjë gabime”. Po kështu janë të gjithë shokët dhe shoqet e grupit të saj. Edukatore Elda është e pagabueshme, dhe ajo i mbron fëmijët duke u thënë MOS bëni GABIME! Mbeska më kërkon çdo ditë t’i tregoj gabime të tjera “që bëje ti halla kur ishe e vogël”. Dhe unë krijoj çdo ditë gabime të reja e të bukura! Tani jam tek disa ekskursione ku shkonim me klasën dhe mësuesen, dhe unë bashkë me një shok e një shoqe arratiseshim nëpër kodra, e pastaj e shihnim Tiranën nga maja e një kodre me lapidar dhe na dukej më e bukur, pastaj ngeleshim pa ujë dhe pinim nga një përrua i pistë, pastaj na merrte uria dhe hipnim në pemë e mblidhnim gështenja, pastaj ndiznim një zjarr duke goditur dy gurë dhe gati sa s’përcëlloheshim, pastaj humbisnim rrugën dhe na ndiqnin disa qen që në fund bëheshin shokë me ne… ajo shkrihet se  e di që po eksploron me hallën një territor të ndaluar, dhe nëse halla është një njeri kaq i mbytur në gabime të rënda, atëherë aq të këqia e të pabëshme ato gabimet nuk duhet të jenë.

Nuk ka komente

  1. E lexova me kersheri shkrimin e mesiperm, duke patur parasysh temen e mepareshme te 2xha, sugjerimin e tij dhe komentet e ndersjellta.

    Nuk di c’te them, mu krijua pershtypja sikur, duke lexuar po endesha rreth e qark(going in circles),por pa nje destinacion te fundit. Sikur flitet per nje shoqeri qe e ka ngritur ne kult mos berjen e gabimit, nderkohe qe rregulli eshte sanksionuar mbi nje “kulture perfeksioni”.

    Interesante, nje shoqeri kaq larg perfeksionit, ku cdo gje eshte e corganizuar(nje corganizim i organizuar ne menyre perfekte, sic edhe mund te thuhet), aq me teper e lidhur kjo, me gjuhen qe i mesohet femijeve ne shkolle, si ardhmeria e kombit.

    Perfeksionizmi ne psikologji eshte shprehje me shume e pasigurise individuale per te kryer dicka sic duhet, kurse ne termin me te gjere, perfeksionizmi eshte shprehje e formalizmit pervaziv, sic eshte nje shoqeri e indoktrinuar, duke pefshire ate shqiptaren, nje shoqeri nen nje fasade gjigande falsiteti

    Te mos berit e gabimeve, duket sikur shqiptaret i ben te lumtur, ose i mban ne nje lloj gjendje ekstazi kenaqesie, kur dihet qe perfeksionizmi eshte karakteristike e shoqerive te palumtura.

    Shteti ka marre persiper te kujdesohet per gjuhen nepermjet edukatorit, qe i meson nxenesve se si duhet te zbatojne rregullat, kur te formulojne fjaline; kur sic dihet struktura e fjalise ne shqip eshte tmerresisht fleksibel mjafton te kete ingredientet e domosdoshem, nder to kallzuesin, kryefjalen, etj.

    Por kujdes, nuk duhet te devijosh, nuk mund te jesh kreativ, inovator ne te shkruar, se devijon, ben gabime. Shteti duke qene garantori i te mesuarit te gjuhes nepermjet delegateve te tij, mesuesve, ka marre persiper te beje rolin e patriarkut, te behet paternalisti, duke reduktuar ekzistencen kolektive ne ate te nje shoqerie qe “nuk duhet te bie ne gabime(ne rastin tone gjuhesore)”.

    Per njerezit qe duan shtetin si garantor i gjuhes, duke e konsideruar ate nje lloj “monumenti kulture” qe ruhet nga shteti, te menduarit “me gabime” sic orvatet te persillet shkrimi i Presjes, eshte nje lloj herezije, qe nuk ndihmon kauzen e madhe te standardisteve.

    Ne rastin me te keq, por edhe te pakuptimte njekohesisht, nese e konsideron veten pjese e gardisteve te gjuhes standarde, persiatjet e mesiperme jane nje lloj si te biesh ne kundershtim flagrant me veten, duke thene qe rregullat(e domosdoshme apo jo per te ruajtur gjuhen standarde) mbysin kreativitetin, duke e kthyer gjuhen,ne nje gjuhe te drunjte, njelloj sikur te ishin standarde te sanksionuara strikte ne te shkruarin e legjendave teknike.

  2. Read Me,
    shkrimi me lart nuk eshte per standardin, por per gjuhen si kompetence. Ne fakt eshte pergjithesisht per faktin qe nje shoqeri mesohet ne menyre negative duke i thene jo se cfare eshte mire te behet, por cfare eshte mire te mos behet. Duke e cuar kete ne ekstrem, pra ne gjuhen qe femija e meson/thith/fiton (acquires) natyrshem sic meson te ece. Te mesosh rregullat e standardit eshte krejt tjeter gje. Standardi eshte i domosdoshem ne shoqerine e sotme dhe standardi mesohet, se paku ne kete faze te zhvillimeve gjuhesore te shoqerise sone, Pastaj eshte tjeter gje te diskutojme se a mund te jete standardi ne fakt gjuha epare e femijes, por kjo na nxjerr jashte teme. Une mund te them qe edhe nese prindet, familja dhe rrethi i femijes flasin pergjithesisht standardin, prape rregulla ne te shkruar femija duhet t’i mesoje. Por kjo s’ka lidhje me kompetencen gjuhesore si foles ametar.

    Ne fakt kur e shkrova, thashe se do kish lexues qe do shihnin ne te nje kundervenie ndaj mesimit te standardit (qe pa dyshim ka nje aspekt te ngurte, sido qe edhe ai vete jetesohe dhe ndryshont), ndaj edhe e nisa dhe mabrova shkrimin me ane te tjera te efektit psikologjik te te edukuarit me friken e gabimit dhe me trajtimin e gabimit si lugat… ato qe ti i ke konsideruar si sjellje ne qark. Se, ne fakt, ishte nje qark.

    Nese doni nje shkrim te zgjeruar timin per standardin (rreth 30 faqe), e gjeni ne angl. ne nje botim te Bardhyl Demirajt (Ed.) me artikuj te ndryshem gjuhesore per nder te Martin Camajt (ne mos gaboj, botim i 2011)

    1. Me sa morra vesh nga shkrimi ne shenjester ishte vendosur pedagogjia, si art i te mesuarit dhe edukuarit e femijeve. Shkrimi diskutonte pedagogjine shqiptare, kryesisht rrugen e arritjes te nje kompetence gjuhesore.

      Standardi ne aspektin qe diskutohet ne Shqiperi eshte me teper ne raport me dialektet. Per strukturen e fjalise nga ana sintaksore, etj., nuk ka hedhur njeri dyshimin se ndryshon nga nje dialekt ne tjetrin. 🙂

      Une u kapa me idene e shkrimit, kultura e gabimit. Gjuha, qe e quan amtare(mother tongue) apo native eshte nje proces natyror; te gjithe pritet ta flasin me kompetence dhe procesi korrektues, pasurues behet natyrshem, kurse mesimi dhe zbatimi i rregullave gramatikore eshte me shume per gjuhen e shkruar.

  3. Edhe dicka tjeter qe paskam harruar me lart: ne faza te ndryshme te rritjes, femija thith elemente te ndryshem te kompetences, por ne moshen 10 e 11 vjec, ato te rendit baze te fjalise shqip i ka pervetesuar nderkaq.

  4. dhe ver re: une (GABIMisht) ne shkrim kam shkruar “amtar”, dhe s’kam ndonje gje ne fkat kunder perdorimit pa “ë” te kesaj fjale; por ne komente kam perdorur formen qe kerkon standardi shqip, pra ate me “ë”. Ne fakt, kjo eshte edhe nje nder ceshtjet qe eshte diskutuar per pranine ose jo te “ë”se. Kete rregull do ta mesojme pasi te kemi rene dakord. Por, me ose pa ate rregullin, kompetenca jone si shqipfoles eshte e plote; si sdandardperdorues, jo.

    1. presje, E ke GABIM 🙂

      “Amtar” eshte e sakte, ndersa “amëtar” eshte GABIM 😉 🙂

  5. Shkrimi është interesant me idenë e tij për ta parë procesin e edukimin nga një kënd tjetër. Në kërkim të një « pse-je », dhe pse nuk është thelbësore, mund të thuhet se në tërësi problemi që ngrihet rreth venies se “gabimit” ne qender vjen sepse ( për mua), metodat e edukimit në pedagogjinë laike, do apo nuk do Rusoi e Marksi bashkë, në një farë mënyrë janë ndikuar nga katekizmat biblike. Që kur nisi krijimi i shoqërisë moderne monoteiste, Dhjetë porositë, nuk bënin gjë tjetër veçse u mësonin njerëzve gabimet që nuk duhej të bënin, pra të mos vrisnin, të mos vidhnin të mos kryenin adulter etj., dhe kjo për pothuaj 3 mijë vjet me radhë (po qe se do të flasim për një origjinë edukate judeo kristiane të formimit.
    Eshtë çështje inerente e procesit edukativ. Ti duhet ta dish se çfarë është gabim, që të mos e kryesh atë. Në jetë të gjithë sillemi pak si antivirusë. Dhe antivirusi nuk funksionon po qe se nuk e ka në vetvete informacionin e “gabimit”. Madje ai e lufton “gabimin” vetëm sepse e di që është i tillë.
    Ndërkohë jam më pak optimist se Presja se: … ne jemi të gjithë folës të lindur të shqipes, dhe se ku e si vihen fjalët në fjali e dimë po aq pandërgjegjshëm sa flemë apo marrim frymë…
    Chomsky (në vështrimin tim modest, asnjëherë nuk më është dukur bindës), në idenë e tij të një “gjuhe natyrore” dhe të disa “strukturave të lindura” të “aftësisë së të folurit” nuk më duket aq i pabesueshëm, sa thonë. Të gjithë kemi vënë re te fëmijët një prirje të vetvetishme të shprehuri që nuk i ngjan shumë asaj të komunitetit që e rrethon. Eshtë gjësendi që na bën të qeshim, jo pa një lloj habie, por i kalojmë anash duke thënë se “hajt, fëmijë është”. E pra kjo mënyrë “e lindur” apo ky “kërkim” në vetvete i fëmijës, interferon shumë në jetën e përditshme dhe këtu mbase lind nevoja e një pune “korrektuese”. Dhe për të sjellë përsëri shembullin e antivirusit, unë nuk jam shumë i bindur se njerëzimi deri sot ka gjetur metodë më të mirë “korrektimi” përveçse duke na pajisur me informacionin e duhur për atë që është “gabim” të kryejmë, them unë me timen.

    Dhe ka eksperimentuar shume. Mjafton te kujtojme ato “komunitetet” e fundit te viteve shtatedhjte, kur burra e gra u ndane veç dhe jetonin ne komunitete te perbashketa, lindnin “bashkarisht” femijet dhe u jepnin nje edukate “te lire”, pa pengesa institucionale, morale, pa shtrengime, inkurajonin formimin e lire dhe natyror te individit etj, por rezultatat nuk qene shume inkurajuese.

  6. Lyss: si ti besoj se njerezimi s’ka gjetur metode me te mire. Por kjo s’me ben te jem dakord me metoden. Ajo qe propozoj me modesti eshte nje hap praktike, pra te mos e mbiperdorim idene e Gabimit si fatal e te gjithfuqishem, dhe te riformulojme menyren e te mesuarit tek me te rinjte si te udhehequr nga nje strukture pozitive: pra cfare duhet bere e jo cfare duhet te MOS behet. Ne kete menyre, intuitivisht, “gabimet” shmangen vetiu pa u bere percaktues te frikshem te individualiteteve. Une e shoh si nje situate quasi-komike kete ku gjendemi, dhe ne fakt shkrimin e kam shkruar dhe ndiere ne menyre humoristike. As une s’e di si i behet tamam, dhe jam e bindur qe s’jemi vec ne nje shoqeri qe ndiqet e perndiqet nga GABIMI.

    1. Një fëmijë me shqipen gjuhë amtare, në moshën shkollore dhe me zhvillim mendor normal, nuk bën gabime në renditjen e gjymtyrëve në thënie.

      Arsyeja është se këtë renditje atij nuk ia mëson kush; por i përftohet vetë, me rrugë që ende nuk është kthjelluar mirë.

      Motori gjuhësor në mendje, ose ajo çka chomskyanët e quajnë “kompetencë”, nuk është se s’bën gabime; por janë gabime që vijnë, për shembull, për shkak të zbatimit rigoroz të një rregulle, p.sh. të analogjisë (p.sh. shumësi kalë/kala dhe jo kuaj; ose forma foljore të llojit prevëm, lavëm etj.).

      Ironikisht, fëmijës i duhet të mësojë përjashtimet e rregullave gramatikore, jo rregullat vetë.

      Përndryshe, fëmija zakonisht gabon në ndërtime sintaksore të bashkërenditura, të cilat janë tipike të ligjërimit libror; ose në kuptime fjalësh abstrakte – pra në të gjitha ato raste kur është fjala për gjëra të cilat i duhet t’i mësojë me vetëdije; dhe këtu hyn natyrisht edhe drejtshkrimi, si konvencion.

      1. Ne vazhdim te komentit te 2xha, drejtshkrimi, si nje shqiperim i i fjales ortografi, merret kryesisht me te shkruarin korrekt te fjaleve, c’ka ne anglisht quhet “spelling”.

        Struktura e fjalise kryesisht per gjuhen e shkruar trajtohet nepermjet rregullave gramatike te cdo gjuhe, qe kane ekzistuar vetvetiu, ne gjuhen natyrore, para se te shfaqej termi gjuhe standarde, kryesisht e lidhur kjo me nevojen e unifikimit te dialekteve.

        Kjo praktikohet ne Shqiperi, besoj pa ndryshim, nepermjet (lendes, ores te) diktimit.

        Deri diku, eshte nje menyre mekanike e te memorizuarit, ku perfshihen edhe perjashtimet nga rregulli i pergjithshem, disa shembuj te cilet u sollen me siper. Kjo ndodh ne cdo gjuhe si “exception from the general rule”.

        1. standardi eshte me i gjere se vetem drejtshkrimi. Vec rregullave te drejtshkrimit dhe gramatikes se standardit qe jane ne nivele te ndryshme ndryshe nga te gjitha te folmet lokale, cdo njeri ne shkolle duhet te mesoje te perdore standardin, ta flase e ta shkruaje sipas nevojave. Eshte me e thjeshte te konceptohet si te mesuarit e nje gjuhe tjeter qe i rri krah asaj lokales dhe qe ka shume prej saj. Eshte nje proces i thjeshte per mendjen njerezore, sado larg nje te folmeje te caktuar te jete standardi.

          1. Nuk po ve njeri ne dyshim nevojen e standardit, me kompleksitetin e rregullave. U diskutua me pare rreth nje standardi ne te folur, ose bisedoreje urbane, qe nuk qenka as nje “tiranase qytetare”, megjithese si e veshtire ta konceptoj kete situate, duke persjelle neper mend observimet e mija, i ulur ne nje kafe tek m. shyri apo blloku, apo edhe ne nje klase gjimnazi.

            Fakti qe paska nje te folur standarde, mjafton per nje rishikim te formave ne te sbkruar. Ky eshte nje axhustim i imponuar nga nje demografi e re, qe ka sjelle nje “melting pot” gjuhesor prej 1/3 te popullsise ne zemer te Shqiperise.

            Harroje “gegerishten”, apo “shkodranishten”, por bej nje “reality check” te produktit te ri gjuhesor, per te kuptuar se 72shi eshte obsolete si nje supe qe eshte vjeteruar ne fund te kazanit gjuhesor.

            Make it fresh, do te te kerkohet nga klientela e re, sepse supa eshte ftohur, eshte “stale”, bajate. 🙂

            1. Standardi në të folur imponohet nga televizioni. E folura në televizion mbështetet në standardin e shkruar. Mund të ketë arsye për të bërë ndryshime në standard, por kjo që sjell ti nuk është e tillë, përkundrazi.

          2. Xhaxha? 🙂 Kam pak rezerva me te thene te verteten.

            Shqipja e tv nuk eshte vetem shqipja standarde e shkruar ku lexohen lajmet, raportet apo komunikatat zyrtare.

            Shumica e programeve televizive apo radiofonike jane biseda te lira, intervista, apo evenimente kazuale(te rastesishme), ku ne shumicen e rasteve nuk vepron kollarisja apo parapregatitja per te folur sipas standardit te shkruar. Pastaj mos harrojme edhe foltoren e tmerreshme, parlamentin.

            Ne studiot e debateve, njerezit pavarsisht permbajtjes para publikut, ne te shumten shperthejne temperamentet e tyre shqiptare, dialektale apo perzjerja e slang-un qytetar apo fshatar. Besoj, se nuk ndryshon shume nga format bisedore jashte studiove televizive.

            Megjithate dakord me ty, tv eshte nje nga avenjute ku kultivohet publiku per te ndjekur shembullin e folesve te kulturuar, nese mendojme se shumica qe dalin ne tv, perfaqesojne eliten qe zoteron standardin me mire se shumica e ndjekesve te tv.

            Fatkeqesisht, sot tv nuk e ka me ate rolin udheheqes si me pare mendoj, tani jane edhe format e tjera formale te komunikimit, celularet, tablet-at dhe bota informale e mesazheve.

            1. Shkruan:

              Fatkeqesisht, sot tv nuk e ka me ate rolin udheheqes si me pare mendoj, tani jane edhe format e tjera formale te komunikimit, celularet, tablet-at dhe bota informale e mesazheve.

              Jam dakord – por TV e ruan rolin udhëheqës si model i ligjërimit publik shqip. Bisedat në celularë nuk kanë lidhje me ligjërimin publik, ndërsa veprimtaria publike me shkrim online është vërtet me shkrim, por në nivelin që shohim. Edhe në Internet, shumë nga ata që përndryshe flasin mirë, shkruajnë keq – si në titullin e shkrimit tim.

  7. Nese ka nje gabim, fatal, ne kete shoqeri eshte se nuk ka me gabime. Cdo gje lejohet, cdo gje eshte relative. Pra relativiteti si norme sociale. Dhe nese ka nje liri te shkermoqur fare sot ne shkolle, eshte liria e mesuesit, i kthyer tashme ne matrapaz, sidomos ne shkollat private, ku duhet te beje akrobaci sjelljeje me ata qe Pasolini dikur i quante “i figli di papa”.
    Mos fola gje gabim?

  8. ne kete shkolle private qe ne vizituam, me gjithe kritikat qe i kemi diskutuar sakaq, nuk dalluam dot matrapazlleqe. Njerezit perpiqeshin ta benin punen e vet ne me te miren qe dinin.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin