REFORMË AGRARE NË GJUHË?

Një argument që e dëgjon shpesh, në debatet për standardin dhe rishikimin e tij, është nevoja për ta mbajtur këtë, standardin, sa më afër “gjuhës së popullit”, ose për të mos lejuar “shkëputje” ose “hendek” midis njërit sistem dhe tjetrit.

Nuk do të habitesha sikur argumentin t’ia dëgjoja një politikani të cilit ia kërkon zanati të jetë populist; por përndryshe, ai tradhton një keqkuptim të rëndësishëm, të mënyrës si organizohet dhe si funksionon standardi.

I cili është, tek e fundit, një tërësi rregullash arbitrare, ose një sistem artificial, i vendosur në tavolinë, për t’ua lehtësuar komunikimin qytetarëve të një shteti ose pjesëtarëve të një kombi në nivelin e shkruar para së gjithash, dhe pastaj edhe në nivelin e folur.

“Populli”, për të cilin flasim të gjithë, nuk ka nevojë fare për standardin; standardi vjen në vështrim sapo lind nevoja për të rregulluar marrëdhëniet mes qytetarëve, të ndërmjetësuara nga shteti dhe institucionet e ndryshme të hapësirës shtetërore, përkatësisht kombëtare.

Për këtë arsye, ose më mirë edhe për këtë arsye, nevojë e ngutshme për kulturën shqiptare sot nuk është të reformojë standardin për t’ia afruar mënyrës si flet populli; por për ta reformuar sistemin arsimor, në mënyrë që “popullit” t’i jepen të gjitha shanset për ta përvetësuar standardin sa më mirë.

Se po të ishte distanca nga “gjuha e popullit” kriter i shëndetit të standardit, atëherë anglishtja dhe frëngjishtja do të ishin gjuhët dhe kulturat që do ta vuanin këtë më shumë edhe në praktikë – çfarë nuk ka ndodhur, përkundrazi.

Kjo nuk do të thotë që standardi nuk duhet të reformohet; por vetëm që arsyeja e afrimit me mënyrën si flet “populli” nuk mund të shërbejë si mbështetje për këto reforma.

Standardi është, para së gjithash, një tërësi rregullash që prekin gjuhën e shkruar, jo gjuhën e folur; dhe shkrimi i një gjuhe historikisht është nistuar dhe përpunuar prej elitave, jo prej “popullit” – në kuptimin që shkrimi, të shkruarit si mënyrë komunikimi, asnjëherë nuk është përftuar vetvetiu, por gjithnjë u është bashkëlidhur nevojave institucionale për të komunikuar jashtë dhe përtej shtrëngesave të natyrshme të hapësirës dhe të kohës.

“Populli”, në kuptimin më të mirë të fjalës, i mëson rregullat e standardit njëlloj siç mëson të përdorë sistemin metrik ose të ndjekë rregullat e qarkullimit (trafikut) – si pjesë e një kurrikulumi që synon t’i shndërrojë individët në qytetarë që bashkëjetojnë mes tyre në përmasa mbi-njerëzore.

Për një shtresë të caktuar, standardi prek edhe ligjërimin e folur; sidomos të atyre që e kanë për profesion të komunikojnë në publik me shkrim dhe me gojë – duke futur këtu edhe mësuesit. Por ky standard në të folur nuk ka të bëjë me mënyrën “si e flet gjuhën populli.”

Tradicionalisht, “populli” e ka folur gjuhën lokalisht, sipas të folmesh që dallojnë mes tyre në bazë të gjeografisë; megjithatë, sot gjithnjë e më tepër, diferencat gjeografike priren të zëvendësohen nga diferenca sociale – dhe sot, kur e dëgjon dikë që flet, mund të bësh supozime të arsyeshme jo vetëm për krahinën se nga vjen, por edhe për shkollën që ka bërë dhe shtresën sociale së cilës i përket.

Komunikimi në Internet, duke ia shtuar një përmasë të re gjeografisë, e ka përshpejtuar këtë prirje, madje duke ndihmuar edhe në kristalizimin e normës “informale”, e cila qëndron diku midis shqipes së shkruar dhe asaj të folur.

Shembullin e mëposhtëm e kam nxjerrë, në mënyrë krejt rastësore, nga një forum i lirë komentesh online:

chat dialekt

Është tekst i shkruar, por që ka pamjen e një tejshkrimi (transkriptimi) të lirshëm të ligjërimit gojor, produkt i një kulture e cila nuk është prekur nga teknologjia e të shkruarit përtej një sipërfaqeje të cekët; karakterizohet nga një rrymë (stream) fjalësh e thëniesh të pranëvëna, ose çfarë në gjuhësi e quajnë parataksë, e cila nuk funksionon megjithatë mirë kur lexohet, sepse mungojnë krejt shenjat e pikësimit. Që autori i atyre rreshtave ka bërë fare pak shkollë shqip, e dëshmon edhe mënyra si i ndan fjalët nga njëra-tjetra, p.sh. kur shkruan se (në vend të s’e) dhe spo (në vend të s’po), por sidomos tmir (në vend të të mirë) dhe kapak (për nga pak, besoj).

A është kjo mënyra si flet “populli” dhe modeli të cilit duhet t’i afrohet standardi? Nuk besoj – dhe asgjë e mirë nuk vjen nga kjo demagogji. Teksti i shembullit nuk flet, por thotë (me shkrim); është veç një tejshkrim i një rrjedhe të folur, tejshkrim i cili ka rezultuar në një diçka hibride, ose një copëz ligjërate e cila mund të identifikohet ende si gegnishte, por që nuk ka fare lidhje, as ankorime, as referenca, me gegnishten e shkruar – atë të Shkodrës, atë të Kosovës, ose atë të Elbasanit, sa për të sjellë tre shembuj variantesh me të cilët ka pasur dhe ka marrëdhënie standardi. Për më tepër, ai tekst u drejtohet dhe kërkon t’u komunikojë diçka të tretëve që e njohin, e kuptojnë dhe ndihen mirë me të; ose një grupi detyrimisht të vogël dhe gjeografikisht të kufizuar – në kuptimin që publikimi i atij teksti në Internet është aksidental.

Idealisht, një shtet që kujdeset për arsimin publik, do të kujdesej edhe që gjuha e vet zyrtare të mos shkruhej si më lart; ose që t’u mësonte qytetarëve shprehitë gjuhësore të nevojshme për t’u shprehur formalisht dhe/ose me shkrim, kur këtë ua kërkojnë rrethanat dhe ambiciet; dhe sidomos, t’u edukonte shqisën gjuhësore të nevojshme, për të perceptuar regjistrat gjuhësorë socialë, të cilët ndryshojnë prej atyre dialektorë gjeografikë, edhe pse diakronikisht mund të vijnë prej tyre.

Përndryshe, sa kohë që sot format më karakteristike të “gjuhës së popullit” nuk janë veçse dëshmi e dështimit të sistemit arsimor publik, kur nuk janë dëshmi e refuzimit të këtij sistemi dhe të vetë qytetarisë, ose të përkatësisë mbarëkombëtare, nuk ka shumë kuptim as dobi të flasësh për “afrim të standardit me gjuhën e popullit;” sepse standardi nuk e përjashton “gjuhën e popullit” por, përkundrazi, e parakupton dhe bashkëjeton me të, madje e përdor si pasqyrë për t’u diferencuar dhe për të përftuar një identitet të vetin; në një kohë që manifestimet e “gjuhës së popullit” në kontekste si ky i shembullit më lart nuk mund të shërbejnë si provë se standardi duhet rishikuar; sa kohë që kush shkruan ashtu, nuk është se e bën ngaqë ka vështirësi me standardin, por vetëm ngaqë nuk i është ekspozuar aq sa duhet.

Nuk ka komente

  1. Po m’vjen fort keq kur pi shoh kto komente injorantsh ne hapsinat ku po diskutohet kjo teme. Turp per gegnishten qe po e perdorin ne ket far feje (koment i nji Ijoni Lisha ne FB).

    “Ca eshte ky rrot k*ri se skam si me e pershkru ndryshe. Ky standarti si mbrojn jugort ne shqipri asht nji shaka shume e madhe. Din me e fol veç gegt sakt se kta bythm*tat ngaqe e kan gati njisoj me t’folmen e tyne slodhen hic me i msu nji a dy rregulla ma teper edhe flasin si kokrrat e injorantave. Asht kulmi kur sdin me zgjedhu nji folje e laku nji emer sic duhet.
    Asht koha me u kriju nji standart i ri GEG, se Gegrisht flet 3/4 e shqiptareve. Pastaj ta fuse fjalen stomak ne zuze te b*thes ky injoranti qe ka shkrujt shkrimin e mesiperm.”

  2. Kam pershtypjen se nje nga veshtiresite ne pranimin e standardit qendron ne faktin se shqipja duke qene shkruar relativisht vone dhe sipas parimit fonetik, ben qe cilido edhe pa pasur arsimim gjuhesor minimal mendon se mund te shkruaje cfaredo fjale apo fjalie ashtu sic e shqipton, e prandaj shkruhen asisoj tekstesh qe here te bejne per te qeshur e here te bejne te kruash koken e t’i lexosh dy-tre here derisa t’i kuptosh, ose te kujtosh se i kupton.

    Si kundershembull mund te merret anglishtja me standard te stabilizuar prej kohesh ne te shkruar dhe me nje larmi te jashtezakonshme ne te shqiptuar, jo vetem prej Britanise ne SHBA, apo Kanada e Australi, por edhe brenda per brenda secilit prej ketyre shteteve. Megjithate australianit nuk i shkon ne mend te ndryshoje ortografine e fjaleve anglisht vetem se ne vend te “mejt” ai fjalen “mate” e shqipton “majt”. Per analogji une do te thosha se mund te lexohet “nona”, “nana” ose “nena” per sa kohe qe shkruhet “nëna”, ose “asht” , “osht” fjala qe shkruhet “është”. Sigurisht ne TV, shkolla apo forma te tjera te folura ne komunikimin publik edhe shqiptimi duhet te jete sa me i standardizuar.

    Ne origjine te ketij problemi mund te qendroje edhe vete menyra se si mesohet shkrimi e leximi ne shkollat shqiptare ku perdoret principi “germe-per-germe”. Kjo do te thote qe nxenesi i klases se pare me te mesuar te gjithe alfabetin, duhet te jete ne gjendje te shkruaje, apo lexoje ne menyre korrekte cfaredo fjale. Pra qysh ne ate moshe shqiptaret e vegjel mekohen me mendimin se nuk ka nevoje me te mesojne kurgje me tej persa i perket standardit “te merziçem”. Dhe pastaj ndodh qe ne vend te “çfarë” dikush shkruan “qfarë”, ne vend te “pylli” shkruan “pydhi”, dhe ishallah nuk ka qelluar gjirokastrit se mund te shkruaje edhe “pilli” ose “pi..i”.

    Perseri si kundershembull, ne shkollat anglosaksone shkrimi dhe leximi mesohen sipas principit “fjale-per fjale”, sipas te cilit cdo fjale mesohet te shkruhet dhe lexohet per hesap te vet. Keshtu “f” si tingull mund te merret nga shume kombinime germash si “f”, “ph”, “gh”, per te mos folur pastaj per zanoret ose kombinimet e tyre qe kane vlera tingullore te ndryshme sipas fjaleve, keshtu “oo” lexohet “o” ne fjalen “door” (derë), por lexohet “u” ne fjalen “Liverpool” (Liverpul, qyteti) etj. etj shembuj me thes.

  3. Shpresoj që të mos vijë edhe ky Lisha dhe të thotë se po e provokojmë – se këto ditë nuk kemi lënë njeri pa fyer.

    Gjithsesi, kur e lexova (sepse e lexova) komentin e tij më sipër, m’u kujtua një thënie kurioze e Winston Smith-it te 1984-a e McMustafës: all hope lies with the proles.

  4. Nuk mund te kritikohet dot askush pse nuk shkruan ne standart, sigurisht nqs nuk eshte duke shkruar ndonje leter zyrtare me vulat e shtetit apo nqs nuk po jep ndonje provim.

    Fakti qe ketu, une si shume te tjere, perpiqemi te shkruajme ne gjuhen zyrtare, nuk eshte se na jep ndonje te drejte kritike, pasi ne kemi bere zgjedhjen tone apo ndoshta s’na vjen per mbare ndryshe. Keshtu edhe ai tjetri ka bere zgjedhjen e vet apo ndoshta s’i vjen per mbare ndryshe.

    Dua te them qe jemi te gjithe te barabarte, persa kohe qe çfare shkruajme eshte e shqueshme si shqip, sado shqipe e papunuar qe mund te ngjaje.

    Besoj se standarti si shenje qytetarie/civilizimi eshte koncept obsolet dhe racist. Ka prejardhjen prej Greqise e Romes se lashte, kur shkrimi i greqishtes e latinishtes ndante te sipermit nga te poshtmit. Pastaj ky koncept u trashegua ne Perendim tek gjuhet kombetare dhe se fundmi perfshiu edhe shqipen e shqiptaret.
    Mirepo pushteti nuk eshte me i aristokrateve dhe gjuhes se tyre, por eshte i popullit e rrjedhimisht i gjuhes se tij. Ky nuk eshte populizem, veç nqs duam te quajme populizem konceptin e demokracise.

    Shteti ka nevoje per nje gjuhe zyrtare qe te funksionoje, prandaj aty nuk duhet te falet as grami, po jashte zyrave te tij, njerezia le te shkruaje si t’i vije per mbare.

    Standarti nuk eshte pune gjuhetaresh por shtetaresh, pavaresisht se shtetaret u besojne me shume gjuhetareve (sikunder duhet t’u besojne specialisteve ne te gjitha punet).
    Standarti si shenje qytetarie, duke qene standart obsolet e racist, nuk duhet te kete vend ne mendesine e nje populli qe synon progresin dhe demokracine.

    Tjeter gje, nqs te gjithe me vullnet te lire bejne zgjedhjen e tyre te shkruajne ne standart per hir te kohezionit kombetar qe eshte provuar se standarti prodhon. Perseri, duhet theksuar, me vullnet te lire, pa shtrengime, te cilat duke prodhuar diskriminim shkojne ne racizem.

    1. Veshtire te gjesh koncentrim denglash Globaliste ne kaq pak rreshta!
      Dikush e ka rropur Fondacionin Soros, e ka shume te ngjare USAID-in. Rezultatet duken hapur.
      Eshte veshtire te fillosh te perballesh me kete koment.
      Me pas do e debatoj pike per pike.
      Shpesh mund te mos jesh dakord me 95% te nje shkrimi, mban frymen dhe jep komentet e tua….
      Por kur 110% e asaj qe sheh te shkakton te v…….?

    2. Meqe jemi ketu perse nuk liberalizojme edhe alfabetin, psh kush te doje le te perdore alfabetin grek, ndonje tjeter ate arab e keshtu me rradhe. A ka si behet demokraci me e gjere se kaq, dhe a ka si synohet progres me i larget se kaq?

    3. Dies, e ke krejt gabim.

      Qe ta kuptosh edhe vete bej nje prove:

      per nje çast mos mendo per standardin e shqipes dhe veri ne prove pohimet e tua duke menduar per gjuhe te tjera, anglisht, frengjisht, gjermanisht etj.

      A ka ndonje gjerman, francez, anglez etj. qe mendon se drejtshkrimi dhe standardi i gjuhes perkatese si shenje qytetarie/civilizimi eshte obsolet dhe racist? A ka ndonje nga keto qe jashte zyrave e shkruan gjuhen e vet si t’i vije per mbare?

      … e keshtu me radhe.

  5. Kjo mund te jete e dobishme, ose te pakten ka lidhje me temen qe diskutohet.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin