SHANSET PËR T’U LEXUAR

Janë ditë të Panairit të Librit, i cili vazhdon punën e vet, megjithë vemendjen e zhvendosur drejt Armëve Kimike – pa çka se nuk pashë njeri të shfaqej me kundërgaz te stendat, për të kërkuar ndonjë manual të trajtimit të Lëndëve Helmuese Luftarake (LHL).

Dhe për fat të mirë tonin libri fitoi, sepse çështja e Armëve Kimike tashmë u arkivua; në kuptimin që turma e protestuesve mund t’u kthehet qetësisht leximeve dhe qofteve këtë herë të mbrojtura nga flamuri i shpalosur shqiptar, në sheshin para hyrjes kryesore të Pallatit të Kongreseve.

Edhe libri im, Sende që nxirrte deti, ka ecur relativisht mirë, njerëzit e kanë kërkuar dhe e kanë marrë; pavarësisht nga ofertat e shumta dhe konkurrenca e ashpër në stendën e Dudajt, që duket si nga më të preferuarat në Panair.

Efekt anësor i gjithë kësaj ka qenë edhe rrallimi i shkrimeve të mia në blog; nga ana tjetër, jam pothuajse i bindur se disa prej blerësve të librit i ka çuar aty pikërisht blogu, sikurse i solli blogu një pjesë të mirë të pjesëmarrësve në prezantimin e librit të hënën që shkoi.

Gjithsesi, nga shëtitjet në korridoret mes stendave dhe bisedat me botuesit, më është krijuar përshtypja se shumë blerës preferojnë autorë të huaj të mirënjohur, ndërsa shmangin autorët shqiptarë të letërsisë artistike, me fare pak përjashtime.

Pse ndodh kjo?

Natyrisht nuk e kam përgjigjen – e cila do të kërkonte sondazhe dhe statistika, për të qenë e kënaqshme. Por kam, megjithatë, mundësinë e pyetjeve, të cilat ua kam bërë disa botuesve.

Nuk do shumë mend për të parë se mungon një sistem informues i organizuar, për ofertën në Panair dhe në përgjithësi; dhe sidomos, një kritikë profesioniste, e besueshme, që të orientojë lexuesit, sidomos në qasjen ndaj autorëve relativisht të panjohur.

Autorë të huaj, si Salman Ruzhdie, ose edhe Stephen King dhe Dan Brown, nuk kanë nevojë të lëvdohen nga kritika: sepse vijnë tashmë si produkte të një seleksioni kulturor të ashpër, që ka ndodhur gjetiu.

Përkundrazi, autori vendës nuk e ka këtë luks: atij i nevojitet mbështetje nga gjithë ajo luzmë tekstesh – prezantuese, recensionuese, interpretuese, komente rrjetesh sociale – që duhej të rrethonte, në një botë ideale, tekstin letrar.

Në fakt, recensionet nuk është se mungojnë; por shumë lexues janë të bindur tashmë se këto recensione janë të porositura, dhe se nuk zbulojnë vlerat e librit, por vetëm vlerat e lidhjeve midis autorëve, recensionuesve përkatës, dhe lobeve të botimit.

Më anë tjetër, shumë autorë shqiptarë e kanë prishur tregun, në bashkëpunim edhe me botues që gjenden në këtë zanat thjesht për të bërë para: meqë kanë botuar, duke paguar vetë, libra pa vlerë.

Kjo deri në atë shkallë sa, siç më tha sonte një botuese, shumë blerës, kur shohin një libër të një autori shqiptar, supozojnë menjëherë se ai (ose ajo) ka paguar për ta botuar.

Vetë shtëpitë botuese, nga ana e tyre, shpenzojnë më shumë për botimin e autorëve të huaj – meqë u duhet të paguajnë përkthimin dhe të drejtat e autorit; prandaj edhe do të bëjnë më shumë përpjekje, përfshi edhe reklamën, për t’i reklamuar këto botime.

Tani, ka natyrisht edhe një faktor tjetër – një libër i përkthyer vjen vetvetiu “i rekomanduar”, ose me garancinë e cilësisë; gjë që librit të ri shqip i mungon.

Dihet, në këtë kontekst, se në disa vende perëndimore, autorë vendës adoptojnë një pseudonim anglo-sakson, për të shkruar letërsi zhanri (romane policore, fantashkencë, thrillers ose horror) të cilat ashtu shiten më mirë.

Një roman i shkruar nga Max Rudd, për një meteorit që bie në oqean duke mbjellë në biosferë një algë që prodhon gaz helmues në sasira planetare, do të shitet më mirë, sesa i njëjti roman, i shkruar nga Filip Rrumbullaku (prandaj edhe Filipi në fjalë zgjedh ta përdorë Max Rudd si pen name).

Shitje të pakta, besueshmëri në rënie, nami i keq për botime të llojit me pagesë ose vanity, konkurrenca nga nobelistë dhe mjeshtër të narrativës nga e gjithë bota: a është specie e rrezikuar, shkrimtari i sotëm shqiptar?

Ose, për ta formuluar ndryshe pyetjen, ç’shanse për sukses do të kishte sot, një autor i ri, me potencialin e një Ismail Kadareje?

Do të thoja: sa kohë që nuk ka një kritikë të besueshme të librit bashkëkohor, asnjë shans.

Në fakt, kritikë të mirë ka – njerëz që e njohin mirë letërsinë dhe janë në gjendje të vlerësojnë të mirën dhe të denoncojnë të keqen; por këtyre nuk u dëgjohet shumë zëri, lexuesit nuk i njohin sa duhet.

Një zgjidhje do të ishte edhe konsolidimi dhe specializimi i shtëpive botuese, i cili tashmë ka filluar; dhe nuk do të jetë e largët dita kur ndonjë shtëpi botuese e suksesshme të krijojë një label të posaçme, për autorë shqiptarë bashkëkohorë të letërsisë artistike.

Letërsia shqipe arrin të prekë disa tela të gjuhës, të ndjeshmërisë dhe të mendimit që letërsia e përkthyer nuk mundet; me kusht që të jetë e arrirë. Për këtë arsye, shija e botuesve, në rrethanat kur kritikës letrare i mungon autoriteti i duhur, vjen e bëhet vendimtare.

Botuesit në Panair, me sa i njoh unë, në pjesën më të madhe janë njerëz me shije letrare të hollë – ngaqë lexojnë shumë, ngaqë pikërisht ky pasion i ka çuar në biznesin e librit, ngaqë janë të detyruar të zgjedhin më të mirën, për të shpresuar suksesin, edhe atë komercial.

Sikurse kanë bashkëpunuar mes tyre, për të mbajtur në këmbë Panairin e përvitshëm, mund të bashkëpunojnë edhe për të ngritur një revistë kushtuar ekskluzivisht kritikës letrare; me mbështetjen financiare edhe të Ministrisë së Kulturës.

Kjo revistë mund të vendosej e gjitha online, për të shkurtuar shpenzimet e shtypshkrimit dhe të shpërndarjes.

Ashtu edhe kritikëve të sotëm do t’u jepej një shans i ri, për t’i folur lexuesit dhe për t’u dëgjuar prej tij; dhe për ta ndihmuar që të mos i zgjedhë librat vetëm nga kopertina.

Nuk ka komente

  1. Shume urime per librin e ri XhaXha!

    Ndoqa tek TV Klan emisionin mbi leximin, dhe me erdhi aq mire kur degjova si flisje per romanin e Ardian-Christian Kycykut. Nuk di, ka rene shija apo bujaria nder ne, se Kycyku mbetet ende sekret nga ata te ruajturit mire ne Tirane.

  2. E para letersia hde publicistika ne shqiperi eshte bllokuar nga disa shkrimtare. Eshte bere Kadare si Britney Ears. Po pse ska te rinj. Dikur kiwhim shume alternativa. E njejta gje me analistet opinionistet te cipet here prononcohen me te drejte dhe here dalin kontradiktore me are qe kane thene me perpara sepse fusin shoqerine apo ndjenjat nstiktuale ne artikuj. Dhe ketu perfiwhesh dhe ti Z. Vehbiu. Plus qe shume shkrimtare kane humbur lidhjen me vendin e tyre duke i bere librat we te pelqehen jashte. Njesoj si kinemaja shqiptare apo fest i RTsh. Dhe kete e kupton lur lexon letersine e kosoves. Ata jane me prane lexuesit, kane me shume prodhimtari lokale.

  3. Pergezime Ardian per librin. Une nuk besoj se Shqiperise i mungojne shkrimtaret e rinj, por ajo cka i mungon eshte nje Qender Kombetare Libri, nen vartesine e Ministrise se Kultures. Problemi i fondeve eshte problem shume themelor, por nuk mund te funksionoje si alibi per mosnderrmarjen e iniciative te promovimit te letersise kombetare ne rang institucional. Ne Shqiperi, mosinteresi per letersine shqipe lidhet pikesepari me zhvleresimin deri ne percmim te aftesive te krijuesve shqiptareve per t’i sjelle lexuesit shqiptar “dicka te re” apo “nje vizion me nderkombetar”. Shkrimtaret shqiptare paragjykohen per provincializem, nderkohe qe librat e tyre jane te denuar ne moslexim. Ato pak revista letrare qe ekzistonin, nuk i bene dot balle “konkurrences se tregut”. Gjithashtu, tendenca e zhvleresimit te krijuesve shqiptare, lidhet dhe me zhvleresimin e shqipes si lende e pare krijuese.

    1. “…por ajo cka i mungon eshte nje Qender Kombetare Libri, nen vartesine e Ministrise se Kultures”

      Me sa di une, ne Ministrine e Kultures ka nje Drejtori te Librit, me nje drejtor e me nje staf te tere.
      Ideja e Xha Xhait per nje reviste te financuar nga Ministria me duket shume e mire. Ndoshta ministrja aktuale e gjen ende kohen per te lexuar blogun. Shpresojme qe t’i pergjigjet publikisht kerkeses publike te Xha Xhait.

      1. Relapso
        Kam fatin e mire apo te keq te jetoj jashte dhe detyrimisht nuk jam njohese e mire e administrates publike shqiptare. Nuk e di ne kjo Drejtori ekzistonte dhe me pare apo u krijua tani, pas formimit te qeverise se re. Sidoqofte, me Qender Kombetare Libri kam parasysh katalogjizimin elektronik kryesisht te veprave biografise dhe veprimtarise se krijuesve shqiptare dhe kryesisht atyre te viteve te fundit, qe nuk jane shume te njohur, si dhe zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme letrare dhe njohjen e vepres se tyre me lexuesin. Nese eshte Drejtori Libri, apo Qender Kombetare Libri pak rendesi ka per mua. Edhe mua me duket shume e mire ideja e Xha Xhait. Uroj qe kjo Drejtori t’i sherbeje me zell dhe perulesi, qellimit per te cilin eshte krijuar.

        1. Drejtoria e Librit ka ekzistuar gjithmone. Nga ajo varen, fjala vjen, Biblioteka Kombetare dhe bibliotekat e tjera lokale ane e mbane vendit, licensimi i shtepive botuese dhe tipografive etj. Me sa di une, Biblioteka Kombetare e ben nje regjistrim a katalogim te te gjitha librave qe botohen. Mund ta shohesh ne faqen zyrtare online te Bibliotekes Kombetare:
          http://www.bksh.al

          1. Faleminderit Relapso per informacionin. Hyra ne linkun e siperderguar dhe per “habine” time, faqja e Bibliotekes Kombetare kishte vertet nje mori te madhe informacionesh dhe direktorish, por nuk mu duk shume accessible, ne kuptimin e procesit te nderlikuar te kerkimit. Do preferoja nje faqe disi me praktike dhe t’i drejtohet ne nje fare menyre nje publiku me te gjere, jo vetem lexuesit te specializuar. Me katalogjizim elektronik kam parasysh jo vetem pasqyrimin elektronik te titujve te veprave te autorit, por edhe nje intro te shkurter rreth ketij autori. Ne faqe te ngjashme, qe kam pare ne vende te tjera, mjafton te vesh emrin dhe mbiemrin e autorit dhe te shfaq gjithe vepren e tij. Madje ne rastet kur autori ndodh te jete jo vetem shkrimtar por edhe perkthyes, perfshihen dhe perkthimet e tij, si dhe informacione te tjera. Eshte shume i trishte fakti qe ne Shqiperi nuk ka pothuajse me fare revista letrare. I vetmi kanal kulturor informacioni jane gazetat (partiake) dhe kanalet televizive (partiake).

  4. Nje analize e sakte qe do ta zgjeroja ne dy pika.

    Une them se demtuesi kryesor i promovimit te shkrimtareve te rinj jane rrethet e mbyllur qe krijohen nga shkrimtare tashme ekzistues. Kjo edhe per shkak te shtatit tone kulturor qe mbeshtetet shume te njohjet dhe qe eshte mosbesues e frikacak per zgjerimin (privincializem tipik). Te them te drejten nuk e di si mund te zgjidhet kjo.

    Se dyti eshte mosorientimi ne treg. Me kete nenkuptoj paaftesine per te perputhur cilesine me kerkesen e tregut. Eshte nje problem i pergjithshem qe haset edhe ne fusha te tjera te artit (ne muzike psh). Ky eshte ne thelb problem menaxherial, pra i menaxhimit te talentit dhe e promovimit te tij ne perputhje me shijen e nje grumbulli te konsiderueshem njerezish (se nuk ka kuptim te flasim per shijen e te gjitheve). Mungon roli i agjentit letrat qe di se c’ben nga A-ja deri ne Zh. Kerkese per autore shqiptare ka. Edhe autore te mire te rinj ka. Por ata jane teresisht ne hije, kjo edhe per faktin se procesi i promovimit eshte i fragmentarizuar dhe nuk shkon zinxhir.

  5. Unë nuk kam besim, që strukturat publike në Shqipëri mund të luajnë ndonjë rol ne promovimin e shkrimeve të sotme në shqip. Bindja ime është, që nëse dikush dëshiron të bëjë diçka për të qenë, pavarësisht nëse dëshiron të themelojë një revistë kritike letrare apo të hapë një shkollë për edukimin e qenve, sa më larg t’ju qëndrojë strukturave publike, aq më të larta i ka shanset, që ta bëjë mirë atë punë, të cilës i ka hyrë.

    Strukturat publike në Shqipëri janë kryekëput në duar të njerëzve pa vizion, pasi ka gati mbi 70 vjet, që arsyeja e vetme se pse dikush mban një post publik nuk është aspak merita por partishmëria. Tani, ministra e re Zonja Kumbaro, vërtetë që është një qytetare me integritet intelektual të padiskutueshëm, por kasta e burokratëve mediokër që do të duhet të drejtojë konkretisht aparatin që i është besuar asaj është kalçifikuar aq kokëfortësisht e fatalisht në atë funksionin asgjësues antikulturor, saqë vetëm dhuna fizike, pra nxjerrja me shqelma bythëve nga institucionet e zaptuara nga partizanë, mund të sjellë disa premisa të reja, ku në një të ardhme afatmesme mund të fillojnë të lulëzojnë disa gjëra normale, si ndër të tjera edhe vënia në dispozicion e strukturave shtetërore për kulturën aktuale të shoqërisë shqiptare.

    Në këtë kuptim, nëse do të duhet të krijohet diçka, ajo mund të ketë sukses një herë për një herë vetëm nëse mbështetet mbi vullnetin e mirë të njerëzve privatë.

    Shteti akoma i ka borxh shoqërisë shqiptare provën se është vërtetë në anën e saj dhe jo për ta sunduar atë.

    Tjetër gjë. Herën e fundit që isha në Rinas, si dhe çdo herë tjetër, kisha kohë pa fund të shihja se ç’libra shisnin dhe si edhe herët e tjera, mbeta jashtëzakonisht i zhgënjyer. Librat për fëmijë janë të tmerrshëm. Nëse ndonjë ditë do të më duhej të bëhesha diktator i Shqipërisë, gjëja e parë që do të bëja do të ishte, që do të vija përpara një muri të bardhë të gjithë ata qelbësira që përkthejnë shkel e shko dhe botojnë gjithfarë qelbësirash të mbledhura nëpër gjithfarë qelbësirhanesh amerikane, pa asnjë grimcë mikroskopike të kulturës, dijes, pa asnjë koncept qoftë edhe më minimalin pedagogjik. Librat për fëmijë që botohen në Shqipëri, sidomos ato me disa lloj shtojcash plastike, prej nga ku mund të dalin tinguj të digjitalizuar në Kinë të muzikës country apo klithmave të kafshëve të ndryshme nga filmat vizatimorë hollivudianë mund të përdoren për mrekulli edhe për të torturuar njerëz, të cilët vërtetë ruajnë disa sekrete shumë të rëndësishme. Dy shitëset në librari nuk ishin në gjendje të jepnin asnjë sugjerim. Kur i pyeta nëse kishin ndonjë botim nga Ardian Vehbiu, më thanë se nuk e kishin dëgjuar asnjëherë këtë emër. Me shumë takt u mundova t’ju thoja, se Vehbiu është një penë e rëndësishme bashkëkohore, informacion që e “arkëtuan” me mospërfillje dukë më sugjeruar të blej ndonjë gjë nga Kadareja. Në fakt gjëja e vetme kuptimplotë që kam gjetur në aeroportin e Rinasit, natyrisht pas filxhanit të kafesë amerikane me portretin e Lulzim Bashës, kanë qenë një herë disa gota rakie me portretin e Nënë Terezës.

    1. Pifto: “Librat për fëmijë janë të tmerrshëm. Nëse ndonjë ditë do të më duhej të bëhesha diktator i Shqipërisë, gjëja e parë që do të bëja do të ishte, që do të vija përpara një muri të bardhë të gjithë ata qelbësira që përkthejnë shkel e shko dhe botojnë gjithfarë qelbësirash të mbledhura nëpër gjithfarë qelbësirhanesh amerikane, pa asnjë grimcë mikroskopike të kulturës, dijes, pa asnjë koncept qoftë edhe më minimalin pedagogjik.”

      Ndihet revolta e Piftos, pavarsisht qe e con pak ne ekstrem penalizimin, – deri ne pushkatim. Edhe une kam ndaluar kur me eshte dhene rasti ne librarite e Tiranes, edhe ne ate te Rinasit. Po perpiqem te rikujtoj literaturen per femije(megjithese nuk e kam te qarte se per cfare grupmoshash flitet). Kam pare libra ilustrimesh te Disney-t, por nuk arrij te sjell ndermend se cfare librash specifike kategorizohen si “gjithfarë qelbësirash të mbledhura nëpër gjithfarë qelbësirhanesh amerikane”.

      Do te ishte me interes se si nje shqiptar si Pifto-ja ta zeme, me qytetari europiane, e sheh kontributin dhe cilesine e literatures amerikane ne tregun europian e ne vecanti ate shqiptar.

      Pifto, je i lutur te na sjellesh dicka me te kapeshme duke e ilustruar me shembuj titujsh dhe autoresh qe vine ere sic edhe thua qelbesirhane amerikane.

      Me poshte Pifto shkruan: “Me shumë takt u mundova t’ju thoja, se Vehbiu është një penë e rëndësishme bashkëkohore, informacion që e “arkëtuan” me mospërfillje dukë më sugjeruar të blej ndonjë gjë nga Kadareja.”

      Ne fakt eshte krejt e priteshme qe librashiteset te udhehiqen nga ajo cka njihet si “name recognition”, “popular books”, “popular authors”, “best sellers”. Jam e sigurte se ato “depozitojne” ne memorjen e tyre kerkesa te lexuesve okazionale qe pyesin per kete apo ate liber, por vetem kur keto kerkesa arrijne nje mase kritike mund te levizin gjerat, dhe nuk mjaftojne vetem me Pifton, por duhen edhe nje numer udhetaresh(i konsiderueshem) te tjere qe te pyesin per Ardian Vehbiun dhe librat e tij.

      Vetem ne kete menyre ky informacion mund te percohet tek pronaret e librarise(qe jane te njejte me ate te Pallatit te Kultures me duket) qe shohin potencial ne shitjen e librit dhe keshtu e shtojne ne stendat dhe raftet e librarise te Rinasit.

      Popullariteti i nje autori krijohet nepermjet nje mekanizmi jo vetem te PR-it(as qe duhet te flitet per shtetin apo ministrine e kultures), por instinktit te lexuesit, syrit edhe mendjes kritike te vet lexuesit.

      Masmediat ne Shqiperi jane private, nuk i paguan shteti. Eshte si kudo edhe ne Shqiperi, por ne rastin e Ardian Vehbiut, duke qene i nje lloji tjeter, perfshire edhe natyra e shkrimeve(eseiste) dinjiteti, vetevleresimi (self esteem), rezervimi ne publik, qenia me banim jashte, duke mos qene ne fytyre qe shihet shpesh ne TV e Tiranes, ia ben me te veshtire PR-in. Ne se Vehbiu do te botonte dicka ne anglisht ta zeme, jashte, ketu ne Amerike, mediat shqiptare do te ngarendnin pas tij, ashtu edhe publiku shqiptar.

      Megjithate Zonja Dudaj(ne Opinion) e beri te qarte se libri i Vehbiut eshte ndoshta gjetja me e mire per kete vit(si sjellje ne Panairin e Librit) si autor shqiptar per shtepine e saj botuese.

      Ky eshte PR-i me dashamires, me inkurajues, me nxites, me imponues karshi edhe lexuesit, strategjia dhe sherbesa me e mire ne Shqiperine e sotme, qe mund te beje botuesi nje autori qe ka respektin e shtepise botuese.

  6. Ne fakt libraria ne Rinas eshte teper e vogel dhe me nje numer te kufizuar librash per te dale ne nje konkluzion. Ndersa mosnjohja e librashitesve per ate qe shesin eshte acaruese ne Shqiperi. Ne fakt, holle holle. edhe kjo ka ndikimin e saj ne mospromovimin e zerave ndryshe apo autoreve te rinj por duhet pranuar se eshte ndikim vertet minimal.

    Nderkaq zonja Dudaj eshte nje promovuese vertet e zellshme e te gjithe librave qe nxjerr shtepia botuese qe ajo drejton. Nje gje e mire ne plan te pare por jo dhe aq e mire kur e kupton se nje njeri qe levdon te gjithe ne fakt i bie qe nuk levdon asnje. Dhe ky inflacion ne levdim eshte nje tjeter simptome e gangrenes qe po ha librin.

    1. Librashitesi: “Nderkaq zonja Dudaj eshte nje promovuese vertet e zellshme e te gjithe librave qe nxjerr shtepia botuese qe ajo drejton. Nje gje e mire ne plan te pare por jo dhe aq e mire kur e kupton se nje njeri qe levdon te gjithe ne fakt i bie qe nuk levdon asnje.”

      Kjo gje tregon edhe arsyen e suksesit te shtepise se saj botuese. Jam i sigurte qe te qenurit “gojemjalte” dhe “lavderuese” eshte veti e te gjithe njerezve qe jane te talentuar te bejne e te drejtojne biznese. Nuk flet nga pozicionet partiake, klienteliste, simpatite politike, apo preferencat letrare te njerit grup apo tjetrit, etj. Noton mbi pasionet politike apo merite/simpatite, vleresimet profesionale te njerezve te letrave.

      E mban mire me te gjitha palet. E rendesishme eshte qe te gjithe duan te botojne librat me te, perderisa edhe suksesi i librit eshte i lidhur me shtepine qe ka bere emer. Dhe eshte evidente, qe kjo zonje e di se cfare eshte suksesi ne kete lloj biznesi.

      Jam i sigurte, qe kur vendos te marre persiper botimin e nje libri, perzgjedhja e saj niset nga kritere te caktuara, qe njekohesisht garantojne shitjen e librave qe boton, por edhe reputacionin apo potencialin e autorit(shto edhe biznesit te saj) te cilit i boton vepren. Pra na del kjo figure e saj si “a shrewd businesswoman”, qe di te zgjedhe autore dhe vepra qe kane potencial / probabilitet suksesi.

      Ate cfare kam degjuar per te e konfirmoi vete, duke dhene konsideratat e saj rreth perzgjedhjeve te botimeve me nje buzeqeshje te sinqerte dhe pa i patur borxh kerkujt ne programin ne fjale.

      Ne biznes nuk vlejne konsideratat, simpatite apo antipatite personale. Ndodhe qe te moshonepsurit e njerit apo tjetrit karakter, nuk i ndalon palet qe te mos kene lidhje te rregullta biznesi. perderisa te dyja krahet perfitojne nga kjo lloj simbioze.

      1. Dakort me ato qe thua por thelbi eshte se kjo pune nuk mund te mbetet ne dore te nje personi qe drejton nje shtepi botuese. Sepse sado lidhje te kete me median dhe sado reklamuese aktive e punes se vet te jete kjo nuk mjafton. Madje kjo kthehet e demshme nese teprohet. Te tjera hallka duhet te funksionojne sepse per shume lexues psh Znj Dudaj mund te jete botuese e mire por kritike mediokre.

        Dhe sa per ate qe te gjithe duan te botojne te “Dudaj”…pfff. Jo te gjithe, jo te gjithe, kjo edhe per faktin ne dukje banal se dizajnin e kopertinave te librave e kane cope cope e madje ne kufijte e amatorizmit.

        1. Zonjen ne fjale nuk e njoh; solla nje opinion qe ma kane percjelle te tjeret qe i kane lidhur botimet e librave me te. Syri, mendimi kritik i botuesit, nuk eshte i thene te shoqerohet edhe me nje aftesi letrare te shprehuri, te mendimit per te nxjerre jashte vetes cka eshte ne kutine e mendjes.

          Edhe une i bashkohem mendimit te Xhaxhait ne lidhje me nevojen e nje kritike letrare, por ne kategorine sic kane psh periodike si NY Times, Los Angelos Times, The Guardian, etj.

          Nuk bie dakord me sponsorizimin e saj nga institucionet shteterore, sepse sic ndoshta mund te biem dakord, institucionet pas cdo transferte pushteti kthehen ne duart e protagonisteve politike. Duhet gjetur nje formule, ku kritika letrare te behet nga njerez profesioniste, indipendente nga rrymat dhe ndikimet e pazareve politike apo lobimeve te shtepive botuese, etj.

          Megjithate jam kurioz te di se kush mund ta beje ne Shqiperi sot kritiken letrare. Aq sa me eshte dhene raste nje pjese e televizioneve private kane ne programet e tyre emisione ku ftohen autore te ndryshem. Nuk jam i sigurte ne se drejtuesit e ketyre emisioneve kane pergatitjen e mjaftueshme, ne vecanti letrare, per tu bere edhe kritike, gjurmues e germues opinionesh te shendosha ne emisionet e tyre. Me kujtohet psh ketu ne Amerike, si model intervistuesi, por edhe kritiku, ka qene Charlie Rose ne PBS, apo Harold Bloom si kritik letrar ne nivel akademiku.

          Nuk e di se si mund te paralelizohen gjera te tilla ne Shqiperi. Me kujtohet ne Shqiperi nje ze i kritikes letrare megjithese vinte nga nje epoke tjeter, ajo socialiste, kishte brume mendoj brenda mundesive dhe diapazonit qe i kishte dhene koha. E kam fjalen per Adriatik Kallullin.

          Tek-tuk shoh ndonje kritike letrare. Shpresoj qe nuk jane te porositura. Sepse ne fund te fundit, nje rreth i ngushte njerezish eshte, hedhin shortin se kush mund t’i beje kritiken letrare njeri-tjetrit.

          Kjo puna e kopertinave te librave eshte ceshtje dizajni dhe varferi apo ideshe me tepri, talenti ose pamundesije intelektuale per te sjelle ne kapakun e librit ate cka hulumtohet brenda tij. Rregulli numer nje eshte qe kopertina te percjelle idene dhe pyetjen esenciale te librit.

          Une nuk e kam lexuar librin e Ardianit akoma, por kopertina eshte me shume nje “literal translation” e gjerave “qe pritet te nxjerre deti”.

          Nderkohe, me sa kam kuptuar nga cka shkruan vete Vehbiu eshte me shume nje titull metaforik, qe duhet te pritet pertej guaskave, leshterikeve, yllit te detit, etj. Ketu jam krejt i paqarte ne perzgjedhjen e kopertines. Por jam i sigurte dhe kam besim tek shija artistike e Ardianit.

          Per me shume, eshte shume e veshtire t’i shpetosh butaforizmit ne kopertina, pothuajse e pamundur.

          Por duhet te lexojme cfare shkruhet brenda, per te kuptuar edhe perzgjedhjen e kopertines. Nuk dua te ligeshtoj kerkend, ne vecanti Ardianin, por po i them keto gjera, sepse u permend nje fare amatorizmi nga ana e shtepise botuese Dudaj, ne lidhje me kopertinat.

          Pastaj cdo gje eshte ceshtje shijesh personale, qe jane kaq te shumellojshme: de gustibus non est disputandum – thoshte dikur latini, e modifikuar me vone ne “de gustibus et coloribus non est disputandum”.

  7. Nje nga pyetjet qe ngre ne shkrim.eshte perse nuk lexohen autoret shqiptar, dhe vecanerisht ata te rinj?!. Duke shfrytezuar pranine e nje pene si te Fatos Kongolit mendova qe te dlja nga perditshmeria e kronikave per ti dhene pergjigje pikerisht kesaj pyetje? Pasi Kongoli u pertyp dhe u mendua gjate per te me dhene pergjigje, ne fund nuk me dha asnje pergjigje, dhe ketu flas per pergjigje te vertete. Komenti i tij ishte qe eshte nje pyetje shume e madhe per te cilen pretendonte se donte kohe te mendohej. Nuk e kuptova ishte frike per te shprehur te verteten apo Fatos Kongoli jeton ende ne vitet e mungeses se mendimit te pavarur. Qershia mbi torte, qe kete here nuk me embelsoi fare edhe pse une i ha shume qershite, ishte kur shume cinikisht u intersua se kur do ta transmetoja kroniken qe fliste per librin e tij te ri? Valle ishte i interesuar te shikonte si do te dilte ne televizor ? Apo…..?

    1. E kuptoj shqetesimin tuaj por mendoj se ka mbajtur qendrimin me te mire. Fundja-fundit c’pergjigje mund te jape nje autor i vjeter se pse nuk lexohen autoret e rinj. Ai nuk e ka ate shqetesim por edhe po ta kete a mund te pritet qe te jape mend per kete ceshtje?

  8. Analizë e mirë XhaXha, por dashamirëse.
    E vërteta është shumë më e hidhur se kaq dhe një nga arsyet se pse nuk bëhet përpara, por vazhdon anarkia, është mungesa e të folurit troç.
    Të folurit troç nënkupton jo vetëm përmendjen e emrave të atyre që bëjnë piratin dhe titujve që ata botojnë (gjë që edhe kur ndodh, një herë në vit, ndodh veç përgjysmë), por edhe denoncimin e tyre në organizatat përkatëse (Zyra e të drejtave të autorit) deri në gjyq. Nëse këtë nuk e bëjnë të prekurit, në këtë rast botuesit vetë, z. Ymeri nuk do të arrijë asgjë me mantrën e tij për opinionin publik që duhet, sipas tij, ndërgjegjësuar.
    Problemi është shumë më kompleks dhe të gjitha hallkat, duke nisur nga autorët, botuesit, përkthyesit, shpërndarja, libraritë e bibliotekat, kritika letrare, shtypi e deri tek lexuesi dhe arsimi i detyruar janë kaotike e nuk mund të dalin dot prej aty, nëse vazhdohet me këtë mënyrë pune që, për fat të mirë e me sa duket, nuk po funksionon më. Në këtë zinxhir ka dy të pafajshëm: autori dhe lexuesi. I pari do të shkruajë dhe i dyti do, ose nuk do të lexojë. Në rastin e shumicës së autorëve shqiptarë – meqë po flitej ër ta këtu -, ky i fundit, nëse nuk ka njohjet e nevojshme, duhet të paguajë për të botuar, ndonëse akti si i tillë është absurd dhe naiv. Me sa duket edhe kësaj po i vjen fundi (zhgënjimi i autorëve, apo mbarimi i ndodhive patriotike të familjes dhe fshatit përkatës) e kjo është gjë e mirë, pasi botuesve do t’u duhet, për të përzgjedhur autorët, të jenë kritikë me prodhimin e tyre e ky do të ishte hapi i parë. Ndërsa për të fituar besimin e humbur tek lexuesi dhe ngjallur sërish dëshirën për të lexuar, që do të ishte edhe mbyllja e qarkut, do të duhej shumë më shumë se kaq e kam frikë se revolucioni mediatik (interneti, e-book-u etj.) po i gjen botuesit tërësisht të papërgatitur.
    E njëjta gjë ndodh edhe me hallkat e tjera, tek të cilat nuk po ndalem për mungesë kohe e vendi. Edhe vetë paraqitja tek “Opinon” ( të pashë dhe fole pak, por mirë; më pëlqeu që përmende Kyçykun…) ishte në vetvete absurde, pasi i vetmi autor dhe person publik i pakonsumuar aty ishe ti, ndërsa të tjerët ankohen për librin, duke qenë ata vetë aktorët që marrin pjesë aktive në dramën e shkatërrimit të tij. Për të mos folur këtu për Fevziun me Mein Kampf-in, që e lexonte siç shkruhej e që në bestseller-in e tij ka me qindra gabime në drejtshkrim.
    Së fundmi, duke qenë se “Sy” nuk e kam lexuar, do të doja të dija përshtypjet tuaja për të, këtu nëse mundesh; atë që e presim nga të tjerët nganjëherë mund ta bënim edhe vetë.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin