Në kontekstin e luftës civile në Siri dhe përpjekjeve të OKB-së për të eliminuar armët kimike të regjimit të atjeshëm, nuk ka asnjë arsye që ky eliminim të kryhet pikërisht në Shqipëri, me përjashtim të faktit që Shqipërisë dhe qytetarëve të saj nuk u “lejohet” të arsyetojnë për këtë punë; ose më keq akoma, u jepen pará në dorë, për të mos arsyetuar.
Refuzimi i përgjithshëm për këto armë nuk është vetëm reaksion epidermik, as i bazuar në frikën – teknikisht të pabazuar – se mos këto “armë” marrin dhenë dhe na helmojnë të gjithëve; por lidhet edhe me një faktor psikologjik të masës, meqë paraqitet si refuzim i së tashmes shqiptare, ku Shqipëria nuk trajtohet aq si partner a palë, sesa si territor, ose djerrinë e Perëndimit.
Është pra çështje dinjiteti, tek i cili kapemi të gjithë, sidomos në rrethanat kur nuk kemi ç’të humbasim më.
Edhe pse historikisht marrëdhëniet tona me “frëngun” kanë qenë objektivisht të detyruara të reduktohen dhe të konsumohen në nivelin ekskremental, ose të mbetjeve, këto njëzet vjetët e fundit të gjitha këto ekskremente dhe mbetje kanë ardhur duke u desublimuar; në kuptimin që, nëse deri dje duhej interpretim për t’i pikasur, sot i kemi të gjithë para syve, në esencën e tyre të pandërmjetësuar, lakuriqe.
Mjaft të dalësh në rrugë, në një rrugë çfarëdo në Tiranë, për të ndeshur në male me rrobe të përdorura, këpucë e çizme të rrudhosura e gjithfarë rrangullinash e çerturinash, rreth të cilave mblidhen qytetarët si milingonat rreth thërrimeve, për të qëmtuar ndonjë gjë me vlerë, sado dëshpërimisht minimale.
Në tërësinë e vet, ky farë tregu nuk mund të jetë tjetër veçse panair i hijeve të së vdekurve përtej; njëlloj si librat e dikurshëm që shiten në parqet dhe tek urat u kanë përkitur të vdekurve këndej.
Tregu i së përdorurës, i vetmi ku mund të konsumojë i varfri, përgatit terrenin për ta shndërruar qytetarin në qenie të dorës së dytë, me pretendime detyrimisht të kufizuara, modeste, të mekura.
Përtej rrugës dhe lëkurave të vjetra të Europës, e përdorura përshëndet, dhe helmon, nga mizëria brown-iane e makinave shkatërraqe, që i sillen e i sillen Shqipërisë si grerat një peshku të ngordhur në zall.
Edhe këto makina kanë ardhur që andej, dhe përndryshe do të ishin shkatërruar dhe shkrirë, ose asgjësuar me ndonjë mënyrë tjetër; por jaqë kanë gjetur një jetë të dytë në rrugët tona (duke u ushqyer me viktimat që lënë poshtë e lart), nëse i thua dot jetë këtij gjëllimi të mbrapshtë, prej zombie; kësaj parodie të ringjalljes, që është zhvdekja.
Tregut të mallit të përdorur, të konsumuar një herë, të amortizuar, i përgjigjet – në ushqimoret dhe farmacitë me kryqet e gjelbra fosforike – tregu i ushqimeve dhe barnave të skaduara, një tjetër panair, ose festival i riciklimit kriminal; shpesh i vërtetë, ndonjëherë edhe vetëm i përfytyruar, nga mendjet tona të trembura.
Politika ka pjesën e vet në këtë përçudnim – me projektet e djeshme për importim të plehrave nga Perëndimi ose për ndërtimin dhe shfrytëzimin e shkrumbatoreve (inceneritorëve); çfarë e shndërron përsëri Shqipërinë, përndryshe të vogël dhe të mbipopulluar, në një hapësirë për dhembushje, ose kra-kra të një kontinenti që kujdeset t’i rrijë larg, njëlloj siç i rri larg turma, në një vagon metroje, qyqarit të pastrehë dhe kundërmues.
Vetëm pak ditë më parë, u fol në shtyp për një TEC me qymyr, që do të ngrihet në Porto Romano, për të furnizuar me energji Italinë e Jugut; dhe që do të ngrihet pikërisht në Porto Romano pikërisht sepse ligjet e Europës përballë janë të tilla, që ua bëjnë pothuajse të pamundur këtyre gërdallave karbonike, që të ngrihen gjetiu tjetër.
Përballë Europës ku ende nuk bën pjesë, Shqipëria rrezikon të shndërrohet në alibi dhe arsye, sado absurde, për ligjet dhe rregulloret mjedisore të kontinentit.
Qytetari që alarmohet prej zarinës dhe zabunit sirian, madje edhe pa u informuar më parë për çuditë teknologjike të NATO-s dhe të Pentagonit, të cilat janë të tilla që t’i shndërrojnë kimikatet vdekjeprurëse në hallvasi dhe hashure për të gjithë ne; ky qytetar, pra, është kushtëzuar tashmë prej peizazhit krejt të amortizuar të vendit ku jeton; një peizazh ku ligjin e bën destrukturimi, shpërbërja, shkatërrimi dhe, në përgjithësi entropia.
Që një pjesë e mirë e infrastrukturës së djeshme është shitur tashmë si skrap, kjo nuk habit as skandalizon njeri; pa çka se në skrap kanë përfunduar deri edhe shinat e trenit ose shtyllat e tensionit të lartë; madje edhe shumë objekte të tjera, për të cilat seleksioni i shpejtë ka përftuar një lloj syri i cili sheh atje jo vlerën e përdorimit, por thjesht vlerën e shkëmbimit si skrap – çka do të thotë edhe se prodhimi i djeshëm industrial, të cilit ende ia sheh gjurmët në territor, në trajtë kapanonesh të braktisura dhe strukturash të tjera antideluviane, tashmë ia ka lënë vendin rikuperimit, i cili në thelb nuk është veçse një operacion riciklimi, ose i rivlerësimit të plehut.
Eksportimi i skrapit, ose i infrastrukturave të djeshme, nuk është veçse kundërpërgjigjja shqiptare ndaj “gabit” dhe tregut të ushqimeve dhe barnave të skaduara; të dyja janë operacione zhvarrimi që mishërojnë jo aq ringjalljen dhe rehabilitimin, sesa zhvdekjen.
Dhe nëse shtyhesh edhe më tej, dhe nis të mendosh se brenda këtij tregu të zhvdekjes injektohet paraja e Europës, këtë herë në trajtë ndihmash ose – le t’ia vëmë emrin ashtu siç e ka – si lëmoshë, atëherë nuk i shpëton dot imazhit të Shqipërisë prej lypësi dhe të pastrehu sa emblematik, aq edhe të domosdoshëm, për botën përtej.
E veçanta e këtij imazhi është se nuk ka nevojë për shumë analiza dhe arsyetime, që të na frikësojë të gjithëve, duke na tronditur në nivelet më primordiale të vetëdijes; dhe duke na bërë të reagojmë me të vetmen mënyrë dhe rrugë dhe formë komunikimi që na ka mbetur; me atë më të thjeshtën, më esencialen dhe më instinktiven: duke refuzuar, ose duke thënë JO.
Çështja e asgjësimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri, më parë edhe se çështje e mjedisit, e shëndetit publik, e kapaciteteve tona teknologjike, e përkatësisë në NATO ose e detyrimeve tona ndërkombëtare, është çështje e dinjitetit qytetar; të një qytetari i cili refuzon të jetojë në një shtet, të cilin Tjetri përtej e sheh dhe e trajton si të ishte territor.
Si çështje specifike dhe lehtësisht e shndërrueshme në legjendë urbane me nota horror, ajo nis të përfaqësojë dhe të simbolizojë, pashmangshëm, të gjitha frustrimet tona, prej njerëzish të rrethuar nga plehu dhe ekskrementi, tonat dhe të së tjerëve, por që refuzojmë deri në fund ta shohim veten si krijesa të këtij mjedisi.
Shkrim tjetër shumë i mirë. Problemi është shumë i mprehtë, dhe kapja nga këndvështrimi i dinjitetit në fakt “leckë” të popullit gjasme “krenar” arbëror është e gjetur.
Ja një shembull i përdorimit të “territorit” në atolin e pabanuar të Xhonstonit…
http://en.wikipedia.org/wiki/Johnston_Atoll_Chemical_Agent_Disposal_System
Duket qartë se edhe pse u asgjësuan në atë ishull të vetmuar të Paqësorit, problemet dhe protestat – madje nga disa mijëra km larg, nuk munguan aspak. Përfytyroni mendimin për t’i sjellë në zemër të Evropës, që e ka përcjellë ky kontraktori këtu:
http://www.bloomberg.com/news/2013-11-10/send-syria-s-chemical-arms-to-albania.html
Natyrisht, për të përfituar për vete ndonjë llokmë kontratash…
Pyetja gjithsesi mbetet se ç’mund të bëhet në rastin tonë???
Falenderime qe ke shprehur shkurt, sak e qarte ate qe shume prej nesh ndiejne sot. Chapeau!
Vetëm fotoja nuk është aspak e gjetur. Vendin e qeses së zezë të plehrave të një familjeje të zakonshme duhet ta zinin fotot e kontejnerëve të mbetjeve kimike tonat që rrjedhin në Qafë Mollë si dhe maska dhe tutat e kundragazit…
Unë imazhet shoqëruese i zgjedh me intuitë; dhe në këtë rast qesja e zezë m’u duk e përshtatshme, sepse nuk dimë se çfarë ka aty – pra i shenjon plehrat, por edhe duke i maskuar.
Gjithsesi, po të ishte i goditur ky përshoqërim imi, nuk do të kish kurrë nevojë për shpjegime.
Gjithmone kam menduar se denglat me “Partnerin tone Strategjik” kane qene thjesht ca tentativa te neveriteshme per te fituar favore nga te fuqishmit per te rritur kredite para miletit skllav dhe tuhaf.
Mendoja se do mjaftoheshim me dergimin e ca nizameve (sic kemi bere ne shekuj) ne cdo shkretetire qe i teket te beje lufte “Partneri”.
Apo me gadishmerine per te demtuar marrdheniet me ish-Parnrin Kinez (edhe ky strategjik ne nje kohe tjeter) thjesht se Partnerit aktual askush nga vasalet Ëuroatlantike” nuk iá merrte uiguret e ngrate.
Por qenkam gabuar.
Ne jemi gati deri edhe te riciklojme Arme te Shkaterrimit ne Mase ne emer te idealit te Natos. Te pakten Xhaxhi thoshte “bar do hame ……”pra bio, nuk ka thene gjekundi gje per cianur apo bar-miu.
Duke pare reagimin e pergjithshem sme mbetet vec te them – mire te na behet, e meritojme.
Mungesë reagimi mund të prodhojë edhe mosdija, mosbesimi…mosbesim si ndaj “uraganit” denoncues ashtu edhe ndaj justifikimeve deri tani të pamjaftueshme; mosbesim për një shtet që na mbron, që sjell edhe mosbesim për mbështetjen prej bashkëqytetarëve; mosbesim tek liria dhe barazia; mosbesim tek sistemi i vlerave njerëzore – duhej mjaft forcë, këto vite, në Shqipëri, ti qëndroje sistemit të vlerave…
Kam frikë se me këtë kriter (reagimin e përgjithshëm, në dukje) edhe një fëmijë që nuk kupton atë që po i ndodh realisht, e meriton ndërshkimin.
Partneriteti strategjik nuk do te jete thjesht fjala e vitit, por fjala kyç ne kater vitet e ardhsme. Popullariteti i qeverise aktuale do te jete nje zero me bisht nqs nje “po” definitiv do jepet.. Fajin e kane te njerezit qe shkojne e votojne, dhe qe shkojne e votojne per 2000 leke.
Kam frike se ketu nuk eshte fare ceshtja tek 2 bandat qe plackisin vendin ne rotacion gjate ketyre 23 vjeteve.
PO njelloj do kishte vepruar Berisha apo Nano apo cdokush tjeter.
Nuk duket e cuditeshme qe opozita nuk po e perdor kete karte nga frika e Krimit Suprem – Antiamerikanizmit (Krim mbi Krime).
E keqja eshte tek mentaliteti yne provincial qe na eshte tiposur se meqe “Partneri” rrahu (bombardoi vec te tjerash me predha me Uran te Varferuar) komshiun – gjithmon komshinjte jane djajte dhe “cunat e fotrte” te lagjes tjeter engjej-shpetimtare, atehere ketij Birbos i jemi borxhlinj ne jete te jeteve.
Por kur ceshtja nuk mbetet vetem ne nje lloj masokizmi kombetar por shtrohet ne planin ekzistencial atehere……..
Nje ide (e parshtruar me ironi) per daljen nga kjo gurgule e pashe ne nje forum tjeter:
Ti shpallim pa vonese lufte Sirise.
Keshtu kthimi i Shqiperise ne varreze Armesh Kimike pezullohet per……konflikt interesi.
Ai artikulli i Bloomberg nenvizon disa faktore me rendesi:
1. Kjo pune ka para
2. Fabrika e Qafmolles ishte qelluar per asgjesim te 18 toneve e jo 1300 toneve muncione kimike, dhe rrjedhimisht kohezgjatja e projektit do jete e gjate (pra rrjedha e parave do zgjase)
Ajo qe nuk diskutohet eshte qe vendet qe ne fakt i kane shitur keto kimikate Sirise (perfshi ketu Angline dhe Gjermanine) nuk pranojne ti marrin keto ‘te mira’.
Tjeter informacion:
Sipas ‘kopetentit’: ‘per shkak se transporti i ketyre agjenteve kimik jashte zones malore ku ishin magazinuar rezultoi teper i rrezikshem, u porosit nje impiant demontimi ne Gjermani dhe u transportua ne Qafemolle’
http://www.dtra.mil/Missions/Nunn-Lugar/Albania.aspx
Tani lind pyetja, edhe nqs kapaciteti ne Shqiperi ekziston (sic argumenton artikulli i Bloomberg), rreziku vjen me teper gjate transportit ne destinacion.
Kjo eshte shume e vertete, por problemi nuk mbarin ketu. Arsenali i Sirise nuk ka vetem sarine por edhe nje sasi gazi VX dhe nja 550 ton predha binare ku dy prekursoret e Sarines rrine afer e afer ne pritje te perzjerjes finale qe eshte sarina vete.
Tronditja me e vogel do ishte me pasoja katastrofike.
Sa per informacion, ky lloj municioni ne USA leviz ne konvejere me shpejtesi jo me shume se 3-4 km/ore.
Kur ruset bene te njejten gje (eliminimin e sarines se tyre) iú desh te ndertonin nje hekurudhe nga depot e municionit deri ne pikat e shkaterrimit.
Kur predha shume me pak delikate se keto na sollen Gerdecin, a e mendon njeri pasojen?
Se fundi Sarina eshte nja 30 here me helmuese se cianuri i potasit. Hidhini nje sy klasifikimit LD50 per helmet dhe do shikoni sarinen ne 6-7 preparatet me vdekjeprurese te njohura deri me sot.
Se pari te bejme Kyqin e Perendise qe problemin e madh e kaluam (per momentin).
Se pse Rama ndrroi kurs pak i i ntereson analizes, fakti qe ne nje moment kritik-ekzisencial Arnautistani e gjeti energjine ti thote Baba Dovletit aktual “Boll me – deri ketu” eshte nje gje qe te jep shprese se jo cdo gje ka marre fund.
Jam shume i cuditur tani se pse shumica e “Anal-isteve” qe ishin per Jo tani po kendojne kengen e gjerave qe “Paskemi humbur”
Asnje presje s’i heq këtij vlersimi. Qëndron shumë mirë ashtu siç është parë.
Por dua ta shoh nga një këndvështrim tjetër. Ato armë atje ku janë janë të pasigurta. Siç ishin njëherë e një kohë avionët e pasagjerëve. E pamë ç’ndodhi në një 11 shtator. Mund të ndodhë prapë. Ndoshta jo në Amerikë, por diku tjetër. Pra rreziku për botën ku ne jemi dhe duam të jemi pjesë e saj është i madh. Duhet që të rrimë e shikojmë deri sa të shpërthejë? S’duhet të habitemi më, se me angazhimet që kemi marrë këto vitet e fundit mund të jemi dhe vetë ne targeta. E mira jonë është të bëjmë diçka.
Na kërkohet, mesa po lexoj shkrimet e bollshme të këtyre ditëve, të strehojmë operacionin. Jemi, mesa kuptoj, vend i përshtatshëm për disa arsye. Jemi afër, ka kushte të mira për neutralizimin e armatimit dhe gëzojmë besimin e të dy fuqive të mëdha që po merren me Sirinë. S’më duket se duhet ta shohim veten si kosh plehrash për këtë arsye. Përkundrazi, mund të bëhemi pjesë e një operacioni të rëndësishëm ndërkombëtar.
A është i rrezikshëm operacioni? Kjo është e para pyetje, natyrisht, Sa do të jemi të sigurt ne të gjithë se nuk ndodh gjë? Mendoj se për këtë duhet informacion. Është dhënë pak, shumë pak informacion nga qeveria për pyetjen kryesore. Por sërish, nga mungesa e informacionit s’kemi përse të mendojmë se në këtë rast jemi bërë kosh plehrash.
Llogjika e thjeshtë çon tek disa përfundime. Armët të gjitha janë të rrezikshme sepse janë projektuar për të vrarë. Por janë projektuar po ashtu për t’u neutralizuar, nga vetë ata që i kanë prodhuar. Janë projektuar edhe për t’u transportuar. Armët nuk prodhohen për t’u përdorur në fabrikën ku prodhohen, por përdoren në front dhe transportohen në kushte fronti. Pra demontimi dhe transporti, nëse bëhen si duhet, nuk kanë risk të papërballueshëm. A jemi të sigurt se demontimi e transporti do të bëhen si duhet? Këtu ka punë për qeverinë, për të siguruar se operacioni do të bëhet si duhet dhe për të na njoftuar e bërë transparencë. Deri tani qeveria, ndoshta ngaqë është e re dhe akoma duke iu gëzuar fitores, ka dhënë pak informacion.
Është në lojë imazhi i vendit? A ndihemi mirë kur mendojmë se të tjerët mund të na e hedhin? Të dyja këto s’janë aq të rëndësishme sa është siguria dhe garancia. Qeveria duhet të bëhet garant dhe të sillet me përgjegjësi të madhe. S’jam ndonjë tifoz i madh i saj, por as arsye nuk gjej për të mos e besuar. Njëherë në këtë epokë demokracie duhet ta vemë në provë e zjarrit qeverinë. Ajo do të piqet, por edhe ne do të besojmë më shumë tek shteti ynë.
Mos e zgjata pak si shumë???
Plotesisht dakort me komentin tuaj.
Po mire, ta zeme se eshte keshtu si thoni ju. I njejti Dan Kaszeta qe rekomandoi ne Bloomberg ti dergonin keto helme kimike ne Shqiperi, thote se ato 500 e kusur ton Sarine (nga 1000 ton gjithsej) jane cilesi e dobet (nqs merret si e dhene qe ishte qeveria e Asadit qe perdori sarine ne 21 gusht), dhe se kjo sarine mban brenda acid korroziv qe e shkurton jeten e magazinimit nga vite ne muaj. Si behet hallit tani?
http://brown-moses.blogspot.ca/2013/11/industrial-and-economic-aspects-of.html
A behet dot asgjesimi per pune muajsh ne kushtet e Shqiperise?
Shqetësimi është shumë i drejtë. Jemi të të njejtit mendim. Qeveria pikërisht këtu duhet të bëjë transparencë. Personalisht nuk jam i prirur të besoj ekspertët e huaj. Nuk di përse flasin. Mund të jenë të paguar për të bërë fushatë pro ose kundër. Është e vërtetë që ne mund të mos kemi ekpertizë të atillë siç mund të kenë vende me teknologji të lartë. Por fjala e fundit duhet të jetë e ekspertëve tanë, natyrisht përmes zëdhënësave të qeverisë.
Shoh që gjithshka e ka marrë përsipër KM ynë i ri (në detyrë). Është protagonist, por nuk arrin të sqarojë asgjë. Përkundrazi, sa më shumë tregon si e ka menduar aq më shumë të ngjall frikë se situatën e ka jashtë kontrollit.