MISTIKA SI STREHË E FUNDIT

Kur ishim të vegjël, e kishim zakon që të krahasonim etërit, për nga forca: “baba im e rref babën tat.” E kështu me radhë. Kish rëndësi që të dihej, një herë e mirë, radhitja e baballarëve në këtë hierarki të rrahjeve.

Kjo më kujtohet sa herë që dëgjoj gjuhëtarët amatorë (sa më amatorë, aq më të sigurt janë në tezat dhe hipotezat e tyre) të krahasojnë gjuhët mes tyre; dhe aq më keq dialektet.

Këtë bën edhe Astrit Cani, siç mund të pritej, në shkrimin e vet në MAPO, duke e rrekur të argumentojë epërsitë e “gegënishtes” ndaj toskërishtes, ose inferioritetin e kësaj të dytës ndaj së parës.

Me këtë nuk kam parasysh fluturimet e tij poetike, të tilla si “[gegënishtja] … është dielli, toskërishtja është hëna” (me demek, gegënishtes i buron drita nga vetja, kurse toskërishtja e merr hua… ose diçka e ngjashme, astronomike; por metaforat janë të tilla që lejojnë interpretime të shumëfishta).

Kam parasysh, përkundrazi, idenë e tij të përsëritur, se gegërishtja ka ruajtur më mirë forma të shqipes së vjetër dhe, si e tillë, është më afër shqipes burimore (“ur-shqipes”).

Këtu ka dy gabime, të dyja elementare.

Gabimi i parë, ka të bëjë me atë që, sikurse dihet, gegërishtja nuk është gjë më arkaike dhe konservative se toskërishtja. Të dy dialektet kanë ruajtur disa tipare të një shqipeje më të vjetër, ndërsa kanë inovuar në drejtime të tjera.

Për shembull, toskërishtja ka inovuar nëpërmjet rotacizmit, ose shndërrimit në r të një n-je ndërzanore (venë/verë, kunorë/kurorë, pleqni/pleqëri), një dukuri që Cani ia faturon, pa ngurrim, “pushtimit bullgar” – tezë që është fare margjinale dhe që nuk ka gjetur ndonjë përkrahje.

Gegërishtja, nga ana e vet, ka inovuar duke i shkurtuar fjalët dhe duke u larguar nga struktura rrokjesore e shqipes së vjetër. Të krahasohet, bie fjala, toskërishtja shtëpi me gegërishten shpi; këtu është forma toske që i qëndron më afër ‘origjinalit’ (lat. hospitium); ose toskërishtja këndoj, me gegërishten knoj.

Sikurse ua mësojnë studentëve të dialektologjisë shqipe, historianët e gjuhës mendojnë se toskërishtja ka inovuar më shumë para pushtimit osman, ndërsa gegërishtja pas atij pushtimi.

Doemos, shqipes i përkasin edhe format e ruajtura edhe ato të rejat; edhe konservimi edhe inovimi. Është idiotizëm të thuash se ‘këndoj’ është më shqip se ‘knoj’, ose ‘mëni’ është më shqip se ‘mëri’; sepse do të ishte njëlloj sikur të thoje se shqipja, me kalimin e kohës, sa vjen dhe bëhet më pak shqipe.

E, gjithsesi, ky argument i vjetërsisë së fjalëve dhe formave është dytësor – meqë rëndësi ka të mbajmë mirë parasysh që, edhe sikur të pranojmë se gegërishtja është më konservative, ndërsa toskërishtja është më inovative; dhe se format e gegërishtes i përgjigjen më mirë “shqipes së vjetër”, kjo nuk lejon gjë që t’i atribuohet ndonjë epërsi ose t’i jepet ndonjë medalje gegërishtes; sepse asnjë lidhje nuk ka midis ‘vjetërsisë’ dhe ‘epërsisë’ të një gjuhe ose dialekti ose forme gjuhësore.

Kjo rrejshmëri logjike (argumentum ad antiquitam) e ka bazën në mitin e “gjuhës së përsosur në origjinë” ose të “ujit që buron i kulluar në mal”, sipas të cilit historia e gjuhëve dhe e dialekteve është histori rrëgjimi, prishjeje dhe shëmtimi; prandaj format konservative janë gjithnjë më të mira (eprore) sesa format inovative.

Argumenti i rrejshëm i përsosmërisë origjinale të humbur ka lidhje të drejtpërdrejtë me botëkuptimin judaik dhe të krishterë, mitin e gjuhës së përsosur të Zotit (në “Genesis”), mitin e Edenit dhe të gjuhës adamitike, mitin e Babelit, mitin e mëkatit origjinal, mitin e “rënies” dhe të tjera konstruksione mistike-fetare, që s’kanë punë të përdoren në arsyetime gjuhësore.

Kjo shpjegon edhe mahnitjen e shumëve me thënien që “shqipja është nga gjuhët më të vjetra të Europës,” një nga mantrat e kombëtarizmit kulturor shqiptar; sikurse shpjegon edhe një mori tezash romantike, raciste dhe neurotike, që i bashkëngjiten profkës së vjetërsisë.

Shihni edhe këtë shkrim timin të paradokohshëm, ku e trajtoj rrejshmërinë në fjalë.

Askush që kërkon të merret seriozisht, nuk mund t’i besojë këtij miti që e interpreton ndryshimin gjuhësor si një lloj rrëgjimi; i cili nuk i ka rrënjët në dije, por në supersticion dhe në të menduarit magjik.

(Njëlloj rrejshëm mund të argumentohej se format e reja janë më efikase se të vjetrat, meqë u përgjigjen më mirë konteksteve aktuale.)

Si rregull, format konservative ndeshen më shumë në mjedise gjuhësore të izoluara; ndërsa inovimet ndodhin gjatë lëvizjeve demografike dhe kontakteve me Tjetrin. Miti dhe rrejshmëria logjike, që gjejnë vlera absolute te vjetërsia, janë përdorur dhe përdoren edhe për të përligjur izolimin, autarkinë dhe moskomunikimin.

Është e drejta e Canit që të argumentojë me gabime logjike – madje shkrimi i tij arrin të përqendrojë, në një hapësirë modeste, një numër të habitshëm rrejshmërish; por jo që t’i përdorë këto hipoteza krejt të diskredituara si premisa për një arsyetim me pasoja praktike.

Tezës se gegërishtja paska epërsi të vetvetishme ndaj toskërishtes i mungon baza logjike dhe faktike; pa çka se vijon të mbijetojë, në mendje të ndezura nga pasionet krahiniste dhe mes amatorëve dhe mistikëve gjithfarësh; duke nxitur mëri të kota, përçarje dhe të tjera efekte të padëshirueshme.

Si gegërishtja, ashtu edhe toskërishtja, janë dialekte; dhe si dialekte, ato nuk krahasohen dot me shqipen e njësuar, ose standardin, i cili është një krijim artificial, ose një bashkësi rregullash pak a shumë arbitrare, edhe pse gjithnjë sistematike, që shërben për t’i lejuar qytetarët e një shteti të komunikojnë lirisht mes tyre në publik.

Nga kjo pikëpamje, standardi ka epërsi funksionale ndaj dialekteve, sepse është multifunksional dhe i përgjigjet një stadi social ku njerëzit nuk jetojnë më të izoluar dhe të mbjellë në gjeografi si pemët, por qarkullojnë lirisht dhe komunikojnë po aq lirisht, në hapësira komunikimi tejkrahinore dhe tejdialektore.

Që standardi u mbështet mbi toskërishten, kjo nuk ndodhi ngaqë toskërishtja u konsiderua si vetvetiu eprore ndaj gegërishtes; por për arsye kryesisht jashtëgjuhësore, që kishin të bënin me zhvillimet politike, ekonomike dhe kulturore në trojet shqiptare gjatë shekujve XIX-XX.

Natyra e standardit, epërsitë dhe mangësitë e tij, mund të kuptohen vetëm në kontekste argumentesh historike, sociologjike dhe kulturologjike; jo mirëfilli gjuhësore. Natyrisht, nuk kish ndonjë arsye gjuhësore, për shembull, që të preferohej forma kunorë ndaj formës kurorë; ose forma kështu ndaj formës kshu, e kështu me radhë.

Cani bën mirë që psallmet e veta të mos i paraqitë si polemika, por t’i këndojë në faltoret përkatëse.

Nuk ka komente

  1. Xhaxha, une propozoj, me shume seriozitet, qe te tilla pacavureve ( te cilat as kane munguar e as do mungojne ne te ardhmen per fat te keq ), ketej e tutje t’u pergjigjet Maks Gjerazi, ose nje tjeter personazh i krijuar, dhe te gjitha te permblidhen ne kategorine Humorr.

    Mendoje nje here, sepse jo vetem nuk do i jepje kaq seriozitet dikujt qe seriozitetin nuk e meriton, por mbi te gjitha edhe ti vete nuk do shpenzoje kaq shume energji te kota duke perseritur vetveten dhe qendrimet e tua ndaj cilitdo akrobat qe te del perpara. E kuptoj qe ta kthesh te gjithe kete ne “humorr” mund te kerkoje edhe me shume energji, por jam i bindur do ishte me produktive.

    1. Këtu nuk është fjala thjesht për Canin, që është një njeri i vetëm, por më shumë për një opinion që përhapet në mënyrë virale, përcillet nga një forum në tjetrin, nga njerëz që gjykojnë por që nuk lexojnë më dhe që ndihmojnë për të krijuar një klimë armiqësore. Nuk kam ndonjë problem me armiqësitë dhe sulmet, madje sa herë që dikush hidhet përpjetë pas një shkrimi që botoj, bindem se kam shkruar diçka që ia vlente; por unë dëshiroj që këto armiqësi t’i krijoj vetë – jo t’i ngjizin palët e treta, me shpifje, shtrembërime dhe marifete. Unë jam i pranishëm si autor, shkruaj jo vetëm në blog, por edhe në shtyp, edhe libra që botohen. Nuk dua që lexuesi im nesër të paragjykohet nga shtrembërimet dhe provokimet e njërit ose të tjetrit; nëse do të më gjykojë, le të më gjykojë për atë që kam bërë dhe kam shkruar, jo sipas fantazive dhe fantazmave të atyre që, planet dhe makinacionet e tyre, duan t’i kalojnë nëpërmjet indinjatës sublime për çfarë kinse ka thënë tjetri. Astrit Cani, të paktën, ka kurajën që të dalë haptazi dhe të shkruajë çfarë mendon; por ka me dhjetëra të tjerë, që lëvrijnë nën dërrasë dhe që kultivojnë të njëjtat mitologji, duke krijuar të njëjtët dordolecë (straw men) siç bën Cani (hidhu një sy komenteve te shkrimet e cituara në ResPublica ose në MAPO, për të më dhënë të drejtë). Për fat të keq, kakofoninë e debatit publik sot po e shkaktojnë kryesisht notat false në premisat; kjo është muzika, kështu duhet hedhur vallja.

      1. Ne fakt i lexova komentet ne te dyja faqet. Ka nje problem ketu ; raporti nuk eshte kaq i zhdrejte sa paraqitet ne komentet. Ke shume njerez qe te kuptojne, jam i bindur per kete, vetem se kam gjithashtu bindjen qe edhe shumekush qe te mbron ne te uruarat komente, e ben kete pikerisht ne kontekstin e nje “lufte”, duke e perfshire veten ne nje llogore te kundert po aq te pavlere. Ndersa shume te tjere ( dhe ketu po perfshij dhe veten ), e quajne te padenje dhe joproduktive t’ju kunderpergjigjen te tilla komenteve te tilla provokative dhe te rendomta. Ndoshta eshte gabim, ndoshta jo.

        Por ka dicka tjeter ne kete rast qe me irriton edhe me shume, dhe kjo eshte MAPO. Aty ka gazetare, redaktore, publiciste e analiste, ndonje prej tyre jam i bindur mund ta kesh edhe mik. Eshte e patolerueshme per mendimin tim qe lejojne te tilla pacavure te botohen. Kujt i sherben ai shkrim ? Kauzes se “gegnishtes” ? Perkundrazi, eshte aq i dobet sa e demton si kauze, edhe nese e marrim te mireqene se ekziston nje e tille. Debatit ? Nuk me duket ; Tjetri ne debatet duhet respektuar, jo provokuar me gjithfare budallalleqesh. Apo apo, eshte ajo, e famshmja liri e fjales, qe prevalon edhe ne kete rast ? Nuk di, por mua me duket se dikush atje te ka me sy te keq, dhe gjen te tilla forma ordinere per te te sulmuar.

        1. Peshperites, i ke rene pikes! Raporti eshte i zhdrejte: Xha Xhai i pergjigjet me nje stil akademik nje sharlatani qe shkruan ashtu siç flet te bar sporti ku mblidhen emigrantet.

        2. Sa per MAPO-n, Meskini Artur Zheji do kete ndonje inat personal me Xha Xhain dhe ia nxjerr ne kete menyre. Ndryshe nuk shpjegohet.

        3. lol, ne fillim kujtova se shkrimi i ketij Cani-t ishte bere tek revista MAPO, por pastaj konstatova qe ishte botuar tek gazeta e Henri-n te III. Ketu une e mbyll diskutimin se nuk ja vlen te pergojohet nje bicim Lei Fen-i i kohes se sotme sic eshte edhe ky Henri Cili.

  2. Kerkimi i origjines (edhe te gjuhes) eshte kerkesa me normale dhe me banale ngado ne shkence. “Origina e llojeve”, Big Bangu nuk jane kerkesa mistike ose si shpesh here thuhet nga “te majte” kerkesa per origjine eshte naziste apo fashiste. Ketu gjeni disa autore “mistike” ne kerkim te gjuhes origjinale naziste.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Proto-Human_language

    Kjo sa per te mbajtur te hapur debatin ne parim, dmth nuk skartohen teori per origjinen me detyrim e percaktim si mistike naziste ose idiote, injorante, ose qellim keqe. Cani, Zheji dhe pellazge te tjere mund te jene gjithçka e tille, e akoma me teper, por teorite per origjinen jane aty, e kane per te qene gjithnje, pavarsisht nga moda e kohes, qefi, interesi dhe idiotlleku i kujtdoqofte.

    Pare pa paragjykime, ndoshta mund te dale me origjinale toskerishtja, dhe çeshtja, nga tragjike, perfundon ne humoristike. Them un (sepse asnjeri akoma nuk ka guxuar ta thote): “kushedi e verteta mund te jete humoristike”.

    1. Tifoz politik i kujt kam qene une ne pergjigjen ndaj teje? Pse mendon se vlen kaq shume sa te zbuloj bindjet e mia apo rreshtimin ne nje diksutim te pare? Kasandra edhe ne pasthene qenke dobet. Me fal qe po ta them.

    2. Thellogos dhe J., qekam gabuar, ju as tifoze politike nuk qenkeni.

      1. Ndersa me ty nuk gabohet robi asnjehere. Rri i/e qete. Thjesht komenti me ngjau si gojet e liga qe jane versioni ne pushtet i kafshes politike dhe thashe te beja dalje te ndrojtur nga rrezja goditese.

        1. Eh mer ju ka bo ferra Ibrahim, gjithanej shihni kafshe e spermatozoide qe i’u qisin llapen nga dritarja. Jeni te penes edhe te pushkes, pale. Edhe me edukate, presim te na ndriçoni e te na çlironi. Lere ç’vete, si eshte katandis blogsfera shqiptare, eshte bere me e thy kompiuterin fare. Nuk benin vaki keto gjera disa vjet me pare. Rrofshin blogjet ne gjuhe te huaj, syrgjynvdekur ne virtualitet.

          1. Nuk e di per ke i ke keto qe thua. Se kush do te edukoje, ndricoje a cliroje, nuk e kuptoj per ca e ke fjalen. Une e di mire se ca shoh se edhe te dua te ngaterrohem nuk mundem. Ato qe dalin para syve jane aq te qarta dhe origjinale sa nuk ka sesi t’u perkedhelesh sedren e t’i marresh per ndonje gje tjeter. Makari edhe per llape qe valeviten.

    3. Vertet keshtu ka thene, po ky Matrapapapupa qenka Kamasutra fare, dhe paska te drejte, sepse historia e fundit Kriminalsutra perseriti zanafillen persembrapi, sepse ne fillim fare ishte spermatozoidi tosk, qe na u nderzye bre me ovulin geg …, e na vershoi sperma e lume gjaku prej majes se shtetit bre.

      1. Miqësisht ju ftoj që ta lini me kaq – ky debat nuk po prodhon më asgjë.

  3. si gegërishtja, ashtu edhe toskërishtja, janë dialekte; dhe si dialekte, ato nuk krahasohen dot me shqipen e njësuar…
    shqipen e NJESUAR?

  4. Arroganca nje dhe injoranca dy mund te vazhdojne edhe me tej me emertimin ‘e njesuar’ per variantin gjuhesor qe diskriminon krahun verior te shqipes.

    1. Më jepni një mendje edhe ju: ta mbajmë këtë troll, si diçka zbavitëse, foklorike; apo ta paketojmë?

  5. Kjo puna e ‘inovimeve’ dialektore vjen çik ere me thene te drejten.

    Vjen ere sepse te thuash qe jane pasoje e marredhenieve me jashte dhe jo ndryshime vetvetore ose autentike, atehere edhe kjo puna e ‘qytetarise’ dhe epersise percaktohet me se shumti nga premisa se ‘gjuha eshte shqipja’.

    Kur vemi te e verteta e shqipes, nuk eshte se me shqipen ne çastin x ne arrijme te zbulojme gjithe te verteten e shqipes. Ne zbulojme te verteten e shqipes ne çastin X dhe kaq, thjesht nje paraqitje te çastit. Ne çastin X+1 ajo e vertete e çastit X mbart aq vertetesi sa ia lejon e verteta e historise se shqipes.
    Prandaj edhe e verteta e shqipes ”eshte” e verteta e historise se shqipes, ashtu si e verteta e shqiptareve eshte e verteta e historise se shqiptareve.

    Problemi i kesaj te vertete eshte se, ndersa ajo e çastit X eshte relative ne vetvete por abolute ne ate çast, kjo historikja eshte pre e ideologjive.

    Une besoj se ‘ha’ eshte me shqip se ‘inovoj’, ne kuptimin qe nqs do me thonin duhet te ndryshojme nje nga dy fjalet, une pa as me te voglin dyshim do pranoja te ndryshohej folja ‘inovoj’ dhe jo folja ‘ha’.

    Kete une besoj se do e zgjidhnin edhe 99% e shqiptareve, ne mos edhe vete xha xhai, biles folja inovoj as shansin e llotarise nuk ka perballe foljes ha.

    Dua te them qe hierarkia e fjaleve te shqipes, persa kohe qe e verteta e shqipes eshte e verteta e historise se saj, nuk eshte ndonje forme misticizmi, por nje domosdoshmeri kur argumentohet per tagrin qe ka nje dialekt per te qene baza e gjuhes zyrtare te shqiptareve. Gjithnje nese me gjuhe zyrtare nuk nekuptojme nje gjuhe qe i duhet shtetit (se mund te sherbeje si deri dje edhe turqishtja), por gjuha shqip qe i duhet shtetit. E kjo duhet te jete sa me shqip, sa me afer te vertetes se historise se shqipes.

    Nqs ne marrim inovimet si produkt i marredhenieve me jashte, atehere ato nuk jane gje tjeter veçse shkaqet e largimit te dialekteve nga njeri-tjetri dhe normal qe dallimet toske-gege do i mvishen pushtimeve te huaja, se ato marredhenie kane qene me ndikueset.

    Si perfundim, kjo pune ka brenda pak akademi dhe shume vullnet politik te shqiptareve.

    1. Inovimet (le t’u themi edhe risime, xhanëm), si procese ndryshimi që çojnë në risitë gjuhësore, kanë shkaqe të ndryshme – kontakti është vetëm njëri prej shkaqeve; dhe kontakti nuk është e thënë të jetë me një gjuhë tjetër (ose pasojë e kontaktit ose përzierjes së popujve), mund të ndodhë edhe me një dialekt tjetër, të së njëjtës gjuhë. Gjithsesi, në këto raste shpesh shkaku ka lidhje me imitimin e keq, ose riprodhimin e pasaktë të një tingulli, ose një theksi, ose një dukurie gramatikore.

      Pastaj, veç kontaktit dhe përzierjes, kemi edhe nevojën për ekonomi, ose për sforcim sa më të vogël; kur gegërishtja e merr fjalën kështu dhe e thjeshton në kshu, ose e merr fjalën shtëpi dhe e thjeshton në shpi, kjo nuk ka lidhje me ndonjë kontakt ose përzierje ose imitim të keq, por është pasojë e thjeshtimit, që ndodh në bashkëlidhje me theksin dinamik të shqipes, i cili ua merr energjinë zanoreve të tjera të fjalës; këtë theks dinamik e ka edhe toskërishtja, por atje thjeshtimi vetëm sa ka çuar në shndërrimin e zanoreve të patheksuara në –ë (si rregull).

      Një shkak tjetër është kompensimi – p.sh., sot tingëllon pothuajse normale që emrat e përveçëm femërorë të shkruhen në trajtë të shquar atje ku deri dje shkruheshin si të pashquara (p.sh. Fatmira Kuqi, jo Fatmirë Kuqi); por një nga arsyet e këtij inovimi ka lidhje me dobësimin e ë-së fundore në emrat femërorë të tipit mollë, e cila në toskërishte ka qenë dëgjuar deri vonë, por tani jo më, ndoshta edhe për pasojë të imitimit të shqiptimit geg (në kryeqytet, etj.). Pra, nevoja për ta ruajtur ‘trajtën’ e gjinisë femërore te këta emra ka bërë që të thyhet rregulli, i cili përndryshe kërkon që emrat e përveçëm, në funksion thirror, të dalin me trajtë të pashquar (khs. Si ta quajnë babin? Agron (i pashquar); Po mamin? Tefta (i shquar).

      Më në fund, nuk duhet harruar edhe analogjia, ose prirja e gjuhës për të vënë rregull. P.sh., në trajtimin e huazimeve nga osmanishtja, gegërishtja inovoi, duke ua zhvendosur theksin shumë huazimeve (p.sh. kafé u bë káfe; xhezvé u bë xhézve; hallvá u bë hállvë, etj.), meqë fjalët dy ose më shumërrokëshe me theks fundor nuk u perceptuan si të natyrshme për gegërishten, nuk zunë vend mirë atje.

      Unë do të thoja se gjuha në diakroni (ose në përmasën kohore) ekziston dhe riprodhohet njëkohësisht duke u ruajtur dhe duke ndryshuar; ndryshimi nuk është i rastësishëm (aksidental), por tipar inherent i gjuhës, po aq inherent sa edhe ruajtja; sikurse është edhe sistemik, në kuptimin që ndryshimi nuk ndodh i veçuar, por gjithnjë në lidhje me ndryshime të tjera – p.sh., në rastin që citova më sipër, thjeshtimi i strukturës rrokjesore së fjalës në gegërishte për shkak të theksit dinamik dhe zhvendosja e theksit në huazimet nga osmanishtja.

  6. Nuk ka kurrfare deshmish qe gegnishtja e zhvendosi theksin e orientalizmave, sepse asnjera nga fjalet qe sillen me siper, e qe perdoren edhe ne turqishten e sotme, nuk marrin theks fundor atje. Turqit vete shqiptojne xhézve dhe jo xhezvé, káhve dhe jo kahvé.

    1. Ani, fjalët e turqishtes janë rregullisht oksitone (e kanë theksin në rrokjen e fundit).

      1. S’esht e vertete hic.
        Turqit thone: báklava, ánkara. Si qenka ky theks oksiton?
        Me sill shembuj!

        1. Unë nuk mund të zbraz timen që të mbush tënden, por, me shpresën (abstrakte) se ti mund të lexosh anglisht, do të sugjeroja t’u hidhje një sy këtyre librave: Turkish: A Comprehensive Grammar (http://alturl.com/wbuhx) dhe Elementary Turkish (http://alturl.com/k2igj) dhe të kërkoje për ‘word stress’). Aty do të kesh rast të mësosh disa gjëra të thjeshta për theksin e fjalës në turqishte, pozicionin e tij në fjalë, zhvendosjen gjatë eptimit, etj. Që fjalët turke, si rregull, theksohen në rrokjen e fundit, kjo dihet; fakti që ti e vë këtë në diskutim, flet shumë për ty, jo për turqishten vetë (dhe as për mua, që pozicionin e theksit në turqishte e kam mësuar nga librat, jo duke shërbyer si pjatalarës në ndonjë restorant turk në Mannheim). E rëndë nuk është që ti nuk di, por që kujton se di. Kushdo që i futet një debati si ky në publik, gjëja e parë që duhet të bëjë, është të shkojë dhe të verifikojë paraprakisht ato që kujton se di (edhe unë ashtu bëra); dikur kjo i dërgonte debatuesit në biblioteka, sot mund të bëhet rehatisht online. Rasti yt është tipik: ti përfshihesh në diskutime i shtyrë vetëm nga titullimi që kujton se ke; por titullimi nuk mjafton. Në përgjithësi, për mua është humbje e madhe kohe të diskutoj për trajtimin e huazimeve osmane në shqipe, me dikë që nuk e ka idenë për pozicionin e theksit në turqishte (dhe më e keqja, që kujton se e ka). Ti duhet të merresh me ndonjë punë tjetër, koleg, sepse në këtë fushë nuk ia shkrep.

  7. Të quash “vehbizim”-in problem dhe të ngresh disa fraza të shkruara me dashje të pakuptimta, kjo është diçka e keqe që ndodhi dhe s’besoj se do të ndodhin të tjera. Vijimi i shkrimeve, rëndësia e tyre dhe përshtatja me mjedisin e mbyllur, të lëvizshëm të të përgjigjurit në internet, nuk ia ndal gabimi që mund të bëjë një intelektual i mjerë. Ai ndodshta përpëlitet për të thënë diçka që vetë mund ta quajë të vërtetë, kurse ne që ia lexojmë ato të “vërteta”, gojëhapur mbesim dhe nuk arrijmë dot se kush ishte qëllimi? Ndoshta i mjeruar nga mungesa e paraqitjes, shfaqja publike në një gazetë po ashtu publike, ia kanalizon dyshimin dhe e vëndos në një piedestal të pambuktë.

  8. Debati , ku standardistet perballen me tifozet e shkodranishtes letrare, eshte i rrejshem.Ne nje debat te tille te dyja palet ndjehen komode.Standardistet, te vetedijshem per epersine e tyre ne argumentat,kane nje rast te mire per te ushtruar profesionin;kurse pala e dyte, ka nje rast te mire per vetafirmim.

    Ceshtja , ne thelb, ka te beje me pyetjen: a mund te kene ndonjefare ndikimi edhe ne lemin e gjuhes,zhvillimiet e reja politike,sociale e ekonomike, qe po ndodhin ne mbare hapesiren shqiptare?

    Nje gazetare e njohur,para ca vitesh, organizoi nje takim(per emisionin e saj televiziv), ne nje qytet te Kosoves me te rinj nga mbare hapesira shqipfolese.
    Emisionin e hapi me keto fjale: ju lutem qe te flisni ne gjuhen letrare… e pastaj vazhdoi te fliste per ‘ruget’ e komunikimit mes te rinjve shqiptare!
    Nuk mund te them sesa kjo nderhyrje, krejtesisht e patakt, ndikoi ne ndrydhjen e studenteve nga Kosova e Maqedonia,por pjesen me te madhe te emisionit folen te rinjte nga Shqiperia…

    Ne njerin nga edicionet e BB Albania, opinionisti i spektaklit, duke folur per performancen, jo edhe aq te mire, te nje vajze nga Kosova(adoleshente), i numeroi si arsye edhe veshtiresine e saj per t’u shprehur ne gjuhen letrare!!
    Edhe per kete nuk mund te them me siguri , nese kishte apo jo efekt ne intimidimin e vajzes, megjithate besoj qe po.

    Shume femije te vegjel,bie fjala ne Tirane e Durres, degjojne shpesh nga mesuesit e tyre te patakt , per te mos thene injorante, t’u kerkojne qe te flasin ne gjuhe letrare(e kam fjalen per te ardhurit nga veriu).Merret lehte me mend, se c’fare ndikimi psikologjik mund te kete nje gje e tille ne psiken e ketyre femijeve.

    Si i behet? T’u kerkojme ketyre femijve qe te japin kontributin e tyre per gjuhen e kombit!? Apo nje gje te tille duhet t’ua kerkojme prinderve te tyre me njemije halle, fshatare e malsore pse jo edhe gjysme analfabete per vete!?

    Fakti qe kemi nje kryeparlamentare qe flet ne gegnisht(me qellim padyshim), nuk duhet kaluar me humor, sepse kjo mund te pasohet edhe nga te tjere ne te ardhmen, ne shume institucione te tjera.

  9. Xhaxha, do doja shume shume qe t’i bindesha fteses qe miqesisht te lihej ky muhabet, po ka 22 vjet qe po e leme, dhe mbi keto bagla qe lexojme ketu pari, ia kane dale te mbjellin nje kulture plepash; deri para dy vitesh ishin “komuniste”, se keshtu ishin tosket te fshehur, ishin te kuq per keta. I tille ishte psh Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, dhe toske ishte Nexhmije Hoxha gjithashtu, e keta kishin burgosur geget Fatos Lubonja e Spartak Ngjela, apo dhe gege te tjere si Bashkim Shehu, apo dhe i vetedjeguri i rradhes Lirak Bejko, te gjithe gege keta, te gjithe.

    Por po ju digjet antikomunizmi (literalisht) ne duar dhe nuk ben me sens qe te akuzohen tosket si komuniste, kemi dale zhveshur tani, gjithe bota na ka pa, s’fshihemi dot me. Keshtu ndertohet fabula tjeter, e njejte me te paren, por jo dhe tamam njesoj. E pra ja, me lini te them une qe s’ka me free lunch ketu. Nuk kalohet me nga ky shteg. Te bejne tentative dhe kufirin tek thana. Le ta dine.

    Cfare po del e thote me lart, se nuk po i pergjigjemi sfides per te pare se kush e ka shpellen me te thelle? “Tragjedi” thote? Po hajt pra bejme dhe nje tjeter loje, si psh… kush ha mt me shume, dhe e le une te fitoje. E ka te sigurte fitoren.

    1. Jo, nuk kam problem me temën fare – por m’u duk sikur vetëm po shpreheshin emocione, për një moment. Kështu si tani e mirëpres, madje më duket e meritueshme.

  10. Xha Xhai,
    nese ju duket (ju personalisht) se po e teproj diku, ju lutem ma thoni , e mirekuptoj.Megjithese une nuk kam fyer asnje personalisht ketu.

    Por verej se fyerjet personale nuk qenkan tabu. Ndoshta edhe mund te kem shkuar pak larg, por vetem ne perpjestim. Fundja njerez jemi dhe kur nje qen apo zagar te leh nga mbrapa disa here, je i detyruar ti hedhesh ndonje gur .

    Sidoqe te jete, kur ta shihni te nevojshme me thoni, se kam besim ne integritetin tuaj, gje e cila me ka shtyre te komentoj ketu.

    1. Jam i sigurt se të dy ju mund të debatoni fort dhe në mënyrë korrekte – meqë ju ndjek prej kohësh dhe nuk pres të më krijohen probleme me ndërhyrjet tuaja.

  11. O Titi, se tani qe klikova pashe qe qenke Astriti. Sot (11 tetor) te lexova te Mapo dhe nga gjithe shkrimi me pelqeu shume nje pjesez aty: i falet te shkretes se vuan nga gazetaria. Hahaha. Ndoshta e ke patur ne kontekst te brendashkruar, por me thuaj e kuptoj drejt une vijimin kuptimor te kesaj diagnoze?
    Pra: I falet te shkretes se vuan nga gazetaria…dhe ndaj edhe vjell standardisht?

  12. Ti mor “Zotni”, ju turre atij tjetrit e nuk i le gjë pa i thënë. E lidhe me diktaturën komuniste, paçka se ai ka mbi njëzet vjet që shprehet sa herë ka mundësi vetëm me përbuzje për atë kohë. Dhe pse? Sepse sipas përfytyrimit tënd nuk ja krehu bishtin gegërishtes sipas oreksit tënd personal. Dhe ku e bëre gjithë këtë gurgule? Në një gazetë kombëtare! Dhe pse e bëre? Një Zot e di. Dhe kur t’u kthyen e nuk të lanë gjë pa thënë për “marrinat” që shkrove ç’the? “Vehbiun nuk e kam kuptuar”.

    Po ka më turp?!

    Po pse o njeri, kur nuk e ke kuptuar Vehbiun, kur nuk je gjuhëtar, kur nuk e ke KOMPETENCËN e domosdoshme, i nëpërkëmb dinjitetin publikisht dikujt që nuk e di se kush është? Pastaj edhe e bëre për ato dreq arsye që i di vetëm ti, kur e pe që e menderose, si nuk e gjete dot atë të uruar qytetari e t’i kërkoje të falur e të shkoje në rrugën tënde?

    Po kaq e vështirë qenka të kuptohet, që lexuesi ambicioz shqiptar nuk është dele e të besojë çdo profkë? Ku kujton ti se jetojmë të tjerët? Në mal?

    Gjynah, gjynah, gjynah! Se si lexues i përkthimit të romanit “Rruga” kam një konsideratë shumë të lartë për punën tënde, por në këtë shpërthimin e fundit e qelbe.

    1. me ke keqlexu i nderuem Pifto, nuk thashe se nuk e kam kuptue Ardianin, por se s’mbaj mend gja prej tij, pra se nuk me duket i paharrueshem… kjo asht thjesht subjektive… sa per Rrugen me thoshje se kam instinkt te persosun perkthyesi – por po te jesh vertè bujar – kete instinkt do ta quejsh me emnin e vet: talent shkrimtari quhet… une debatoj ide, jo persona siç bani ju: ideja ime, asht se gjuha dhe historia i perkasin gjindjes, popullit dhe atyne qe ia kushtojne jeten kushdo qofshin… keta te tjeret, qe duen e sherbejne pushtetit, jane pjese e harreses… mos harro shprehjen e Kunderes: Lufta e njeriut kunder pushtetit, asht lufta e kujteses kunder harreses… Me thuej tashti cilet gjuhetare me rroge na paska ba ndoj gjuhe letrare europiane? nuk njof te tille

      1. Shkruan:

        nuk thashe se nuk e kam kuptue Ardianin, por se s’mbaj mend gja prej tij, pra se nuk me duket i paharrueshem

        Megjithatë, mbaje aq mend sa jo vetëm t’i drejtoheshe me emër në publik, por edhe të flisje për ‘vehbizëm.’ Kjo nuk shkon. Kritiko si dhe sa të duash, por të paktën merre seriozisht kundërshtarin, ose bëj detyrat e shtëpisë, si thonë amerikanët.

        Një problem me blogun është se shkrimet janë më shumë vijime të njëri-tjetrit, sesa ese të përmbyllura. Njëri shkrim rimerr tjetrin, temat e trajtuara më parë nuk përsëriten më. Ndonjëherë, një shkrim mund të kuptohet vetëm në kontekstin e shkrimeve që i kanë paraprirë.

        Natyrisht, as ti as kushdo tjetër nuk jeni të detyruar të lexoni blogun nga fillimi në fund – as jam aq megaloman sa ta pretendoj këtë. Prandaj përmenda librat – meqë librat e përmbledhin mendimin tim më mirë dhe e ofrojnë të gatshëm për referim. Dikush që flet për ‘vehbizëm’ duhet t’i ketë lexuar këta libra, përndryshe është thjesht joserioz.

        1. Ardian, po përdor dy standarde, kur sulmon i nxin jetën dhe të vetmen referencë ke faktin e kryem; kur mbrohesh përmend veprën (ban rokadë). Unë nuk thom se nuk ke vepër, e paç me të shëndoshë. Por, në rast revoltimi flas për vehbizëm, pikërisht ngaqë ban si kompetent.
          Pyetje: sikur gjuha t’i përkiste kompetentave, nuk e kuptoj si do afroheshin të rinjtë tek gjuha, apo duhet të lindim kompetentë? Nga ana tjetër, më thue se më duhet të lexoj ma shum nga ti, me kuptue logjikën. Të njoftoj se shkrimi im nuk asht përhapë kurrkund në krahasim me shkrimin tand gjegjës, që e ke gjithkund. Ke ma shum shokë mediatikë se unë, i paç me të shëndoshë edhe ata.
          Nuk kam ndërmend ta përmend ma skajin vehbizëm, kaq mjafton.
          Por ky skaj provizor, përshkruen atë që ti vetë e ke pasë artikulue tek Bota Shqiptare para nja dhetë vjetësh, kur flitshe për primatin tosk, dhe mandej e quejshe ‘elitë’ byronë politike, sepse elita, nuk qenkej vetëm ajo që ka tagrin moral me qenë e tillë, por qenkej kryesia de facto, ajo që ka pushtetit.
          Unë vetë nuk kam folë ndojherë për primatin gegë. Në atë rast të pata folë për primatin biologjik, sepse të gjithë i përkasim primatëve. Pikërisht tue qenë kompetent, disa gjana nuk i sheh. Nuk e prek jetën e përditshme, nuk e ndjen ate.
          Ndërkohë si shkrimtar je rreshtue me tufën e të patalentuemve, që të kanë emnue pjesë konkuruese e klanit të tyne të lodhun. Nuk e kuptoj sesi mund të prodhohet letërsi, kur nuk ke marrëdhanie me të vërtetën, dhe me gjendjen e popullit tand, por tjerr ex-cathedra do muhabete që po t’i bajsh mbas darket, nuk të ndihin as me tretë ushqimin.
          Problemi asht tek filozofia jonë morale. Pse u dashka që me u knaqë gjithmonë vetëm me fakte të kryeme? Pse nji njeri për me qenë shkrimtar shqiptar, duhet me iu atashue pushtetit dhe klaneve? Në cilën kulturë ndodh kjo? Nuk e ke ve në dyshim se je ma i kenun se tufa e zyrtarëve partiako-letrarë që kinse shkruejnë në Tiranë, por nuk je inovator. Më duket se shkrimtarët kyç të modernitetit nuk i ke lexue në moshën e duhun, sikur nuk dyshon sa duhet, prandej ata që dyshojnë të duken mistikë. Nga ana tjetër, nuk ia Krypë sa duhet gjellën larmisë së gjuhës shqipe.

          1. o astrit, o njeri i mire, xhaxhai ta beri qejfin njehere, t’u pergjigj ne menyre publike dhe ne menyre modeste biles te tha ta lesh kete muhabet se eshte pak i veshtire per ty.

            nuk foli kush se gjuha u perket kompetentave, s’ka si te ndodhi kjo, nuk jemi personazhe te ndonje romani te orwell-it, por ajo qe u tha eshte se gjuhesia u perket komepetentave.

            p.s., trego njecik respekt kur i drejtohesh tjetrit me emer, nuk i ke prere kerthizen xhaxhait, as keni qene shoke klase qe i drejtohesh me ate “ardian”. eshte dhe estetikisht e shemtuar ne nje mjedis qe jemi te gjithe me pseudonime ti t’i drejtohesh autorit me emer.

  13. E paska gjet dhe Henri Cili Pal Vaten e vet, t’a gezoje! Shume pandershmerisht po i flet “asaj grues”, o Astrit! Apo keto duhen pritur nga dikush qe qit spermatozoide prej gojes?

    Ja te mos te te ngelet merak, pse te thote (simbolikisht) fashist:

    “Simbolikisht ajo është dielli, e toskërishtja është hëna”.

    “gjuha nuk i perket gjuhetareve por popullit te saj dhe tane atyne qe e duen”.

    1. toskerishtja asht hena, sepse nuk ka shum zanore, prandej… nuk ka asgja te keqe ne kete mes… dhe kur dikush te thote fashist pse thue se gjuha asht e popullit dhe e atyne qe e duen… kjo vetem simbolike nuk asht… njisoj edhe historia asht e popullit te vet, perndryshe mos e queni Historia e Popullit Shqiptar… quejeni Historia e Burokrateve Shqiptare

      1. e mire te te them edhe une se simbolikisht po me dukesh si ujk i eger qe i ulerrin simbolikisht Henes, sidomos kur eshte e plote.

        Jeni shume interesante bre Astrit, se edhe ti je grup diku, ofendoni dhe pastaj e argumentoni ofezen. Nuk e ben argumenti me te pranueshme ate vec, se thjesht une nuk te besoj.

        Gjuha mesohet ne disa nivele, si fillim ta meson nena, e me pas mesuesja, e me pas profesoret e me rradhe, pervec mesimit autodidakt. Gjuha eshte tipar i levrueshem i njeriut. Levrohet e skalitet ne disa nivele. Pranimi vetem i nivelit primitiv, “i qumeshtit te nenes” eshte ne fakt fashist. Se lidhet domosdoshmerisht me argumentin e shumices – kemi te drejte se jemi shume, dhe ne nje linje politike qe kalon shoqeria shqiptare ne keto momente, kthehet ne fashizem fort dukshem.

  14. ah, se harrova, ju gjueni edhe kauza, nga Tirana ne Prishtine, dy qytetet ma fallco ne boten shqiptare… te lumet ju per lumin AnaL
    gjuetine e kauzave e keni kthye ne zanat, se keni pare boll me levize sa andej-kendej, vetem se kauzat i perqafoni mbas pilafit se jeni kshu, anti-heronj quasi-pensanti, ekzistencialiste te kodres mbas bregut… dhe i perqafoni idete vetem mbasi kto mediatizohen… i kallni debatet vetem mbasi asht kalue finishi… per ju kam fole bukur te Snobet dhe folitika, ju jeni folitikanet e te ardhmes… ku te filloj te merrem me folitike, do t’ju kerkoj leje, deri atehere do mbetem nji perkthyes i paautorizuar nga italishtja

  15. OSkeola, mos harro se ma siper kjo grueja e quen gazetarin profesor… qe jane nderuar e vazhdojne te nderohen ne Prishtine… jane pague e vazhdojne te paguehen thuej… dhe ne fund, e forta asht se nuk lane veper, ky asht horrlleku… kurse ata qe kane lane veper, si Pashku, atyne as nuk iu shperndahet… se plutokracia vetem te vedi investon

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin