Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi / Media

SHQIPJA E PAPËS

Në mesazhin e vet Urbi et Orbi të këtij viti, Papa Benedikti XVI bëri edhe urimet tradicionale në shumë gjuhë të botës, mes të cilave edhe në shqip.

Çuditërisht, që Papa i Romës paskësh uruar edhe në shqip u bëri përshtypje të veçantë mediave në Tiranë, të cilat menjëherë e morën dhe e përcollën si lajm.

Mirëpo ky është lajm i llojit dog bites man, që do të ngacmonte vetëm një fëmijë (pa shiko, Papa foli shqip). Përndryshe, shqipja ka shumë vjet që përfshihet në radhën e gjuhëve me të cilat urojnë Papët, për arsye të vetëkuptueshme. Përkundrazi, lajm do të ishte sikur shqipja të ishte lënë jashtë listës… ose sikur Papa të kish folur në shqipen e vjetër.

Më me interes do të ishte të lajmërohej, prej mediave se në çfarë shqipeje e bëri urimin Papa Benedikt.

Në videon më sipër, urimi shqip, që mund të dëgjohet në minutën 14:11, është “Për shumë vjet Krishtlindjen”. Gegnishte apo standard? Vështirë të thuhet; madje vetë dilema provon absurditetin e ndarjeve dhe rivështrimeve që po kërkojmë të bëjmë tani së voni.


Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Pa Komente

  1. Ketij Papes nuk i servir dot edhe shqipen e Buzukut se ajo burimisht lidhet me Reformacionin. Keshtu na tha Akademia te pakten. Sa per mediet ato nuk kane kellqe e as mendje te bejne dallesa te kesaj natyre. Ndoshta Papa ka lexuar Primo Shllakun te nje interviste e para ca diteve ne gazeten “Shqip”, ku shprehej se “fanatiket na paragjykojne. Te flasesh gegnisht nuk do te thote se je malok”. Ne fakt, me ato mikro-njohuri qe kam une, fanatiket paragjykojne kudo, pse duhet ketu te sherbejne lakmues i opinionit te pergjithshem? Edhe njehere mendoj se mediet ne Tirane nuk jane te ftilluara sa te bejne dallime te kesaj natyre; standard apo gegnisht. (gegerisht ngjan si tokezim tosk i dialektit geg per ta perqasur me standardin). Papa foli shqip, d.m.th na varshelleu prape. Ky eshte lajmi. Por sugjerimi im eshte qe ne media te sherbehet ne formen: Papa foli albanezce. Nje arbitrazh nderkombetar per gjuhen nuk do ishte keq, meqe konferencat gjuhesore dhe propozimet e vete gjuhetareve u ngjane atyre provave te konkurset e tipit “Ti vlen”, “Albanians got talent”, “Ethet e se Premtes”, e si keto, etiketa joshese te gjitha ne standard e ku te gjithe kane mundesine te duken dhe te shprehin veten. Po mendoja nje dite: po mire mo, kaq te lidhur jane keta geget me dialektin e tyre? Kur befas lexoj kete lajmin ketu:http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinione&artikulli=24700. U binda atehere se ky mendim ishte ndikim i fanatikeve dhe aspak i vertete. Gazeta respekton te gjitha normat e standardit dhe une u qetesova teksa kuptova sa e blinduar ne nyje qenka puna e bere nder vite. Gjithsesi mendimi im.
    PS: Gezuar Krishtlindjen!

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading