BERISHA FISKAL

Gjatë një mbledhjeje të qeverisë, ku u prezantua dokumenti i kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2012-2014 dhe projektprogrami buxhetor afatmesëm 2012-1014, kryeministri Berisha tha:

Ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar e luftuar të pasurit, ata që mendojnë se do të begatojnë vendin duke bllokuar privatizimet, koncesionet dhe partneritetin publik-privat,  – tha Kryeministri – nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpalosin alternativën e etërve të tyre, e cila nuk kthehet kurrë më në këtë vend. Sistemi marksist fiskal nuk ka e nuk mund të ketë të ardhme.

Kushdo që mund të dyshonte nëse ky paragraf i referohej programit fiskal të opozitës, për të zbatuar në Shqipëri taksimin progresiv, u bind menjëherë se për çfarë ishte fjala, nga paragrafi mbyllës i fjalës së kryeministrit:

Unë përshëndes të gjithë sipërmarrësit dhe i siguroj se jo rrënimi i pasurive të tyre, por konsolidimi dhe garantimi i tyre është në konceptin tonë, mekanizëm themelor i rritjes së prosperitetit dhe kjo është faktuar dhe e njohur që nga traktatet e Adam Smith e gjer më sot. Ata le të merren me Marksin po të duan, por i siguroj se do të mbetet brenda selisë së tyre, se Marksi nuk do të mund të shëtisë më, në rrugët e qytetet e Shqipërisë. Jo! Shqiptarët e kanë provuar më shumë dhe në mënyrën më të tmerrshme se gjithë të tjerët. Të dalësh sot me taksën progresive, në një kohë kur bashkinë e falimentove duke rritur taksat dhe e dorëzove si një institucion të falimentuar në rrafshin fiskal, atëherë më thoni se çfarë mund t’i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste, përveçse rrënimit.

Taksa progresive është një instrument teknik dhe i provuar në praktikë, brenda sistemit kapitalist, për të reduktuar polarizimin social dhe diferencat e mëdha në shpërndarjen e pasurisë.

Askund nuk është vërtetuar se kjo taksë “rrënon pasuritë e sipërmarrësve”; përkundrazi. Sipërmarrësit e mençur e dinë, më mirë se të tjerët, se garancia më e mirë për mbarëvajtjen e sipërmarrjeve të tyre dhe të tregut vetë, është ruajtja, në mos stimulimi i fuqisë blerëse së konsumatorit.

Marksi nuk hyn fare në këtë mes; ose, nëse hyn, e drejta i mbetet atij. Siç mund të merret me mend lehtë, vlera e një dollari për të pasurin është ku e ku më e ulët se vlera e një dollari për të varfrin; edhe pse edhe njëri, edhe tjetri, mund të blejnë me të të njëjtin mall në treg.

Me siguri Berisha e di më mirë se unë sa japin sipërmarrësit shqiptarë për bamirësi, ndihma për fondacione dhe OJQ-ra, dhe të tjera institucione të shoqërisë civile; me siguri ai është informuar për këtë, para se të dalë dhe të flasë për shoqërinë shqiptare sikur kjo të ishte amerikania; dhe jo në krahasim me sisteme ekonomike dhe sociale në botën e tretë.

Të pasurit në Shqipëri jo vetëm janë pasuruar jashtëzakonisht dhe me mënyra përgjithësisht të dyshimta – sidomos të gjithë ata që kanë qenë në poste publike; por edhe pasuritë e tyre, përgjithësisht, nuk duket t’i shfrytëzojnë aq rregullisht për investime produktive. Një gjë është të përdorësh të ardhurat e tua për të ngritur një fabrikë që prodhon kallama sheqeri në Maminas; dhe një gjë tjetër për të blerë me to një vilë në Zvicër ose në Kaliforni.

Berishën e paraqitin ndonjëherë si njeriun që përmbysi sistemin komunist totalitar në Shqipëri. Kjo mund të jetë e vërtetë ose jo; unë besoj se Berisha shaloi një kalë që e dinte rrugën mirë dhe s’kish shumë nevojë për kalorës. Gjithsesi, me këto që bën e thotë, kryeministri po rrezikon, dita ditës, të kujtohet si njeriu që do ta kthejë komunizmin në Shqipëri; meqë me ‘eksternacionet’ e veta dhe maninë për ta lidhur aq patriarkalisht gjithçka që vjen prej opozitës me ‘etërit e bllokut’, po paraqit si ‘komuniste’ propozime, ide dhe plane që janë jashtëzakonisht të pranueshme, të logjikshme, njerëzore dhe të nevojshme për shoqërinë shqiptare sot.

Nuk ka komente

  1. Xhaxha,

    Ndoshta do te ishte me mire qe zoti Berisha te shprehej keshtu:

    “ Kabineti yne mendon qe ne kushtet e sotme, Shqiperia gjendet e pamundur te mbledhe taksa nga popullata e vendit, qofshin keto taksa konsumi apo taksa mbi fitim. Kjo ndodh per faktin sepse administrata eshte tejet e korruptuar dhe korrupsioni ka bere te mundur qe nje pjese e konsiderueshme e sipermarrjeve shqiptare te paguajne nje perqindje fare te vogel te te ardhurave te tyre perkundrejt taksave. Per kete arsye, kabineti vendosi qe kodi taksor te thjeshtezohet dhe te implementojme nje takse te sheshte (flat tax). Mendojme qe ne kete menyre do te minimizojme shumen e taksave te humbura dhe do te rrisim buxhetin shteteror. Ne shpresojme se ne nje te ardhme jo te larget, Shqiperia do te kete krijuar nje administrate te afte qe te mund te ekzekutoje mbledhjen e taksave ne nje sistem progresiv, por deri kur kjo mundesi te krijohet ne jemi te bindur qe nje sistem i thjeshtezuar si ky qe po propozojme sot eshte me efikasi brenda mundesive.”

    Do te ishte me e pranueshme kjo deklarate?

    Barazimi i taksimit progresiv me Marksizmin eshte pastaj pallaver politikanesh. Kam shprese qe kushdo qe qendron mbas ketij programi te kete patur parasysh pikerisht kete lloj llogjike, sepse ndryshe po flasim per nje revolucion ideologjik per te cilin kellqet intelektuale te politikes shqiptare jane ende te njoma.

    P.S. Do te isha me te vertete i interesuar te takoj ate njeri qe ka lecitur zotin Berisha mbi idete e Smith-it.

  2. Qellimi kryesor i teorive dhe studimeve ekonomike ne pergjithesi nuk ka te beje me pasurimin e te pasurve apo te varferve siç le te kuptoje kryeministri, por eshte (edhe ka qene) rritja e Mireqenies te Perbashket ekonomike, dhe kjo vlen per Marksin, A. Smith e cdo ekonomist a shkolle ekonomike tjeter, megjithese mjetet per ta arritur mund te ndryshojne sipas rrymave apo ideologjive.
    Nuk diskutohet qe A. Smith ka qene ne anen e takses progresive dhe nuk diskutohet gjithashtu se kjo lloj takse eshte ajo qe rrit me shume mirqenien e perbashket, kjo e vertetuar prej Edgeworth ne shek. XIX dhe e konfirmuar me pas.
    Besoj se eshte e kote te kerkohet koherenca tek fjalet e kryeministrit. ai sot flet kunder Marksit, dje mund te kete qene pro tij e neser mund te thote se ne jemi me socialiste se PS, e rendesishme ne fjalimet e Berishes eshte forma dhe jo permbajtja qe mund te leje per te deshiruar apo mos te kete asnje lloj kuptimi.
    Une per vete jam gjithnje admirativ me menyren se si ai flet, e cila entuziazmon dhe ngre peshe zemrat e militanteve te mesem, qe ndonjehere edhe mund te mos i vene re gabimet konceptuale e llogjike

  3. Eshte acaruese ne maksimum kur del vegjelia dhe i tregon arat kryeministrit te Shqiperise, qe pervecse politikan dhe shtetar me pervoje te madhe, ka edhe nje staf te mire keshilltaresh ekonomike. Jo se dua te mbroj Berishen por keta gjithologet qe dalin e flasin sikur jane te diturit e botes, na e kane sjelle ne maje te hundes.

    Beni nje gugllim me fjalet “marxist tax system” dhe gjeja e pare qe te del si rezultat eshte Taksa Progresive. Nuk ka asnje dyshim se kjo takse eshte qasje ultra e majte ku citohet e kerkohet nga marksistet qe ne pamundesi per te sheshuar dallimet ekonomike pernjehere, duan te mbysin kapitalin e sipermarrjen me taksa.

    Ne kontekst e ka thene edhe Berisha dhe ketu s’ka asgje te keqe. Ballafaqim ideologjik ndermjet paleve politike. E keqja eshte tek ata qe propozojne dhe mbrojne taksa te tilla por ne te njejten kohe duan te rrine larg Marksit, komunizmit, socializmit demokratik e ku di une. Nga nje ane deklarohen te rruges se trete e miq te biznesit, nga ana tjeter bejne populizem me propozime taksash progresive, 95% te popullit qe do mjelin 5% etj. qe jane puro te majta bile ca tatime te jashtezakonshme ka pase aplikuar ne fillmet e veta edhe E. Hoxha (qe ketu ajo me eterit).

    Pa i hyre shume debatit per taksen e sheshte apo progresive dhe duke mos qene doktrinare dhe ta refuzojme njeren apo tjetren apriori, le te ndalemi e te shikojme se per cfare ka nevoje Shqiperia tani.

    Rama qe fluturon me programe gugelli thote qe do zhduke taksat per 95% dhe do shtoje taksat per 5%. Po a e ka menduar ndonjeri ketu se cfare i ben buxhetit te shtetit kjo gje? Shqiperia eshte e vogel dhe ne zhvillime e siper, taksimi i 5% nuk mund te mbuloje gropen qe krijohet duke premtuar lugen e floririt per 95%.

    Nderkaq, si llogaritet taksa progresive, per individ a shtepi dhe cila eshte zgjedhja me e mire per ta llogaritur? A e llogarit dikush se cdo te thote nje taksim progresiv i rende per biznesin dhe punesimin? Eshte nje barre qe mund te asfiksoje sipermarrjen duke demtuar pikerisht njerezit e varfer apo te shtreses se mesme qe duan pune.

    Shqiperia ka nevoje te ndihmoje e konsolidoje shtresen e pasur, se sapo kemi filluar ta kemi kete shtrese qe vene parate, aftesite dhe punen e tyre ne investimet qe bejne dhe taksa e sheshte garanton barazine para ligjit si % por nderkohe shuma qe i japin arkes se shtetit nje i pasur dhe nje i varfer nuk eshte e njejte. Dikush qe ka te ardhura 300 euro paguan me pak se ai qe ka te ardhura 3 mije euro.

    1. MB, je ti që po ndërhyn këtu në mënyrë fodulle, pa përmendur rolin tënd tashmë të konsoliduar, prej zëdhënësi qeveritar vullnetar.

      Nuk ka gjë më arrogante sesa të thuash:

      Eshte acaruese ne maksimum kur del vegjelia dhe i tregon arat kryeministrit te Shqiperise, qe pervecse politikan dhe shtetar me pervoje te madhe, ka edhe nje staf te mire keshilltaresh ekonomike.

      Ti mund të mbrosh të fuqishmit vërtet, por kjo nuk është se të jep ndonjë fuqi intelektuale. Mos harro se po debaton me njerëz që janë ekspertë të fushës (jo unë, natyrisht; unë bëj pjesë te “vegjëlia”).

    2. Kete bullshit per here ta pare e kam degjuar nga znj. Topalli, tha se po t’i lexosh faqet e para te vepres se Marksit, do te lexosh edhe per taksen progresive. Kjo me kujtoj nje gje, te cilen nuk e di sa eshte e vertete, se pas viteve 90-te, shqiptaret kane shkaterruar plantacione me ullinj, me te vetmen arsye se jane nga koha e komunizmit. Edhe kjo puna e takses progresive eshte e njejta gje.

      Sa per ta sqaruar, Zvicra dhe jo vetem, e perdor taksen progresive. Arsyeja eshte e thjeshte, qe une me nje page mesatare nuk mund te paguaj perqindje te njejte te tatimit ne fitim me Sebastian Vettel. Madje, per te shkuar edhe me tej, ne Zvicer edhe denimet nuk jane te njejta. Nese une e parakaloj nje veture ne anen e djathte, do te denohem me 2000-3000 CHF dhe me 3 muaj marrje lejen e vozitjes, ndersa po ta bente te njejten Vettel psh, mund te denohet deri me 100 000 CHF.

      Edhe tatimi progresiv ka te meta dhe do te ishte mire te diskutohesh keto te meta, jo te shitemi injorante si Berisha dhe Topalli.

      Ne Zvicer psh ekziston nje baze mbi te cilen te ardhurat tatohen ndryshe. Kjo baze ndryshon nga kantoni ne kanton, por perafersisht eshte 80 000 CHF. Mbi kete shume, te ardhura tatohen ndryshe. Dhe tani, nese une me gruan time dalim se bashku 140 000 CHF, neve do te na binte qe per 60 000 CHF te paguajme tatim me perqindje tjeter. Dhe per t’i ikur kesaj, ne mund te shkojme drejte divorcit dhe te bashkejetojme si jo te martuar. Keshtu, ne do te kursenim shume para. Kjo eshte nje e mete e tatimit progresiv, ka padyshim edhe te meta tjera. Por nese ekzostojne kushtet ne nje shtet per ta perdorur taksen progresive, do te ishte ku e ku me mire se taksa e sheshte.

  4. MB, nqs nuk di ndonje gje ben mire qe shikon Google se te ndihmon shume, por kesaj here te ka ngaterruar paksa; Ndoshta do kishe bere mire te pyesje ketu qe ne fillim, une do te kisha ndihmuar megjitheqejf.
    Taksimi sipas Marksit perkunder asaj qe thote guglli apo Shefi, dhe ashtu siç duhet ta dine shume mire shqiptaret me te vjeter qe e kane praktikuar teorine marksiste pa deshiren e tyre per 45 vjet, eshte e sheshte e aspak progresive, dhe prek 100% te te ardhurave te taksapaguasve. Eshte Shteti marksist qe i mbledh te gjitha te ardhurat e perfituara dhe i rishperndan sipas kritereve te percaktuara nga ai vete.
    Ndersa taksimi progresiv me sa kam mesuar ne Universitet, praktikohet ne dy menyra paksa te ndryshme, sipas sistemit anglo-sakson dhe francez.
    Ne linja te pergjithshme te dy keto sisteme kane te perbashket faktin qe shuma apo perqindja e tatimit rritet bashke me rritjen e te ardhurave dhe ne nje faze te dyte llogaritje ulet bashke me rritjen e numrit te pjestareve te familjes .
    .

    1. Taksimi progresiv po e con boten drejt diktatures.
      Shteti te merret me aq sa i takon, dhe jo te rreguloje edhe rrezikshmerine qe u vjen femijeve nga fryrja e tullumbacave.

      Vendi i pare the i dyte ne bote per lirine ekonomike jane HKong dhe Singapor. Shqiperia eshte e 70-ta ( jo keq do thene)

      Pyetje: Dy vendet e para, cfare kane te perbashket?

      The Top 10
      Rank Country Overall Change
      1 Hong Kong 89.7 0.0
      2 Singapore 87.2 1.1

      Albania
      « Previous: #69 PortugalNext: #71 Belize ».Map data ©2011 –
      Terms of UseOverall Score: 64 World Rank: 70 Ten Economic Freedoms of AlbaniaEmbed this data 67.1 Business Freedom Avg 64.3 65.0 Investment Freedom Avg 50.2
      79.8 Trade Freedom Avg. 74.8 70.0 Financial Freedom Avg 48.5
      92.1 Fiscal Freedom Avg. 76.3 35.0 Property Rights Avg 43.6
      68.7 Government Spending Avg. 63.9 32.0 Fdm. from Corruption Avg 40.5
      79.9 Monetary Freedom Avg. 73.4 50.4 Labor Freedom Avg 61.5

        1. P.S. Singapori dhe HKongu, duhet te jene te dyja Parajsa fiskale nqs nuk gabohem (lol). Seriozisht vende te tilla eshte mire te hiqen prej listave te ndryshme te krahasimeve ekonomike pasi te dhenat biais-ohen prej kapitaleve te shumte financiare qe hyjne e dalin neper konto e banka te dyshimta
          Vendet skandinave qe kryesojne shpesh listat e vendeve me mireqenie me te larte, kane sistem progresiv

      1. Nuk besoj se Hong Kongu dhe Singapori mund të sillen si shembuj “vendesh”; unë nuk do t’i quaja as “vende”. Janë më tepër zona ekonomike speciale, të cilat gëzojnë një status të posaçëm, përjashtimor; dhe që nuk mund të kuptohen në vetvete. Për krahasim, po të sjell Raguzën, gjatë sundimit osman në Ballkan. Përndryshe, them se Shqipëria duhet krahasuar, më mirë, me vende si ish-republikat sovjetike ose ato jugosllave.

        1. them se Shqipëria duhet krahasuar, më mirë, me vende si ish-republikat sovjetike ose ato jugosllave

          Ne kontekstin Shqiptar, administrimi i takses progresive eshte i te njejtes natyre si administrimi i denimit me kapital. Parakusht per te dy eshte besueshmeria e infrastruktures administrative. ShBA, nje vend qe aplikon taksen progresive, gjendet para pamundsise per te aplikuar esencen e kesaj takse pasi Kodi i Taksave eshte shkruar prej njerezve qe ne fakt duhet te paguanin me shume. Nderkohe, sic thote Warren Buffet, ato paguajne nje perqindje me te vogel sesa sekretaret e tyre. Me mire nje takse e sheshte qe te mos fryhet administrata me taksindare, e te mos qelbet shoqeria me avokate e kontabiliste.

        2. Xhaxha,

          Singapori dhe HKongu do pare si eksperimentet qe behen ne Cern per te vertetuar teorine e Bing Bang.
          Ka shume shkolla te mendimit ekonomik qe ekzistojem por qe gjeresisht mund te futen ne dy grupe:
          ata qe kane ne qender te tyre rolin primordial te publikes;
          ata qe kane ne qender te tyre rolin primordial te privates;

          Rasti i ketyre qytet shteteve verteton se ne nje shoqeri ku shteti nderhyn minimalisht ne ekonomi, por pa abdikuar nga detyrimet e tij, niveli i mireqenies se popullsise ka tendece te jete i larte.

          Nese shembulli i ketyre dy qytet shteteve nuk mund te merret si pike referimi ( megjithese ka plot qytet shtete, apo ishuj qe i plotesojne kushtet gjeografike dhe sociale te Singaporit dhe HKongut, por nuk jane ne nje nivel ekonomik te krahasueshem me ta) per shkak te madhesise, atehere mund te shohim rastin Korene e Jugut. Dhe ate te Veriut, per plotesim.
          Ose rasti i provinces se Albertes ne Kanada.

    2. Me rregull, postimeve fodulle dhe te painformuara e qe nuk thone asgje, nuk duhet t’iu pergjigjemi, gjithsesi duhet bere ndonje perjashtim. Dy gjera shpejt e shpejt: Po ngaterron “sheshimin” e dallimeve ekonomike me “sheshimin” e taksave. Marksistet duan sheshim te dallimeve ekonomike dhe per te arritur kete se pari bejne dallimin e taksave; te pasurit duhet te mbyten ne taksa keshtu qe pasuria ndahet me mire (shiko dhe “tatimin e jashtezakonshem” te liderit te se majtes shqiptare E. Hoxha). (Neo)Liberalet duan sheshim te taksave, jo sheshim te dallimeve ekonomike me idene qe t’i japin frymemarrje sipermarrjes dhe nga kjo te perfitoje gjithe shoqeria per shkak te rritjes ekonomike.

      Gugllo, shfleto leksionet e Rames a te Veliajt e te tjera alternativa se po ngaterron kekun me byrekun.

  5. MB, nuk kam nevoje te guglloj pasi per kete pune kam marre leksione prej profesoreve nga me te miret ne France. Ndonjeri prej tyre para se te behej mjeshter konferencash ka qene kandiat per Nobel apo i paguar ne dite aq sa keshilltaret e Berishes nuk marrin ne muaj, dhe qe as nuk e meritojne nuk diskutohet.
    Ndaj Gugllin mbaje per vete dhe bej me te ca te te doje e bardha zemer ,
    Dhe e dyta nuk po kuptoj se c’fare ke shkruar. Sipas teje ku eshte ndryshimi midis:
    1) Nje mbledhje te te gjitha fitimeve te subjekteve ekonomike (ose takse e sheshte 100%) e shoqeruar me nje rishperndarje te drejte te fitimeve te perbashket apo per te cituar Marksin ” Prej secilit sipas mundesive dhe secilit sipas nevojave) nga
    2) Sheshimi i dallimeve ekonomike
    Nqs nuk je i zoti te kuptosh se ketu nuk ka ndryshim, atehere ty nuk ta ka fajin guglli, por je vete idiot.
    Marksistet e ndryshem mund te kene marifete te ndryshem per te arritur tek komunizmi, taksa te forta te pasurve, revolucion, greva, krizat qe ai mbart ne vetevete do e rrezojne vete kapitalizmin, apo siç thote Marks, “Kapitalizmi mban ne trupin e tij faren qe do ta shkaterroje”,
    Por nuk eshte menyra sesi do te arrihet qe eshte Thelbi; thelbi e rendsishmja eshte ajo qe do te arrihet, dhe ne Komunizem apo NE MARKSIZEM
    NUK KA TAKSE PROGRESIVE SIC THONE TE PADITURIT
    por ka takse te njejte, te njetrajtshme, te sheshte 100% se na cave Henri cilin

  6. Xhaxha,
    Ti hedh nje teze; Taksimi i sheshte i te ardhurave ne Shqiperi do te krijoje pabarazi te theksuara ne pasuri ne vend dhe se taksimi progresiv eshte menyra me e mire per te sheshuar keto pabarazi.

    Me sa shoh une, zakonisht keto diskutime ndjekin 2 lloj variantesh:

    1. Vjen dikush dhe ben argument te tipit: “Hitleri hante veze prandaj vezet jane Hitleriane”, ose “straw man argument”(http://en.wikipedia.org/wiki/Straw_man). Ky nuk mund te jete argument qe behet ne “good faith” sepse nuk kerkon te ndricoje as ty e as mua. Te barazosh taksimin progresiv me Marksizem do te thote qe sistemi ekonomik Amerikan sot eshte Marksist. Nuk me duket qe ky lloj argument kerkon pergjigje.

    Ose vjen dikush tjeter dhe hedh tezen qe taksimi progresiv po e con boten ne diktature. Per te mbeshtetur kete teze qe nuk e kam pare ndonjehere te vertetuar empirikisht, autori citon “Economic Freedom Index” qe mbledh te dhenat vetem per lirine EKONOMIKE, dhe jo ate politike. Duke qene se diktatura eshte fenomen politik ky argument me duket pa vend. Nje shembull eshte Kili nen Pinocetin; ekonomikisht ishte i lire, por me mijera te zhdukur jane deshmi e mungeses se lirise politike. Pra, nje qeveri diktatoriale politikisht, mund te jete e hapur ekonomikisht, por te barazosh lirine ekonomike me ate politike nuk eshte e drejte. Singapori dhe Hong Kong-u jane dy vende qe ekonomikisht jane te lira, por politikisht jo dhe aq (zene vendin e 80 dhe 82 ne “democracy index” http://en.wikipedia.org/wiki/Democracy_Index te revistes “The Economist”).

    Per me teper, po ta shohesh ate listen qe u soll ketu, shtate nga 10 vendet ne liste kane sistem taksimi progresiv: nje fakt qe hedh poshte tezen e mesiperme. Domethene, nese ai qe eshte me te vertete i interesuar te futet ne diskutim te sinqerte duhet te mendohet per faktet qe sjell, sidomos kur ato fakte e hedhin poshte pikerisht ate argument qe ai sjell ne tryeze. Per me teper nuk e kuptoj (dhe nuk shpjegohet) se si te nxjerr rrjedha llogjike nga taksimi progresiv ne diktaturen politike! Pra edhe ky argument behet shpejt dhe pa u menduar fort, per te thene dicka dhe jo per te sqaruar apo ndricuar ndokend.

    Duke u munduar t’i pergjigjemi ketyre lloj argumenteve ne fillojme diskutimin ne sistemin fiskal ne Shqiperi dhe perfundojme duke argumentuar per Singaporin, gje qe nuk i hyn ne pune as dreqit, jo me mua e ty. Kjo lloj rruge argumentimi eshte me e shpeshta, dhe e kalb diskutimin aq shpejt dhe aq keq sa dhe ata qe duan te thone dicka ose te bejne nje pyetje terhiqen, sepse e shohin degradimin e diskutimit dhe lodhen.

    Varianti i dyte:

    2. Une i pergjigjem zemerimit tend me nje pyetje: A ka mundesi Shqiperia te mbledhe taksa nga qytetaret e saj? Dmth a ekziston nje administrate e afte qe ta kryeje kete funkson sot? Pergjigja eshte qe jo. Atehere duhet t’i leme sa me pak vend hajduteve te vjedhin. Ndoshta ne kete rast taksimi i sheshte eshte me efikas (per kete nuk jam i bindur as vete, por jam i hapur ndaj diskutimit). Per kete te sjell rastin e Irlandes dhe Frances; Irlanda ka taksim te sheshte kurse Franca progresiv. Megjithate, kama e taksimit EFEKTIV ne France eshte me e ulet se ne Irlande (8.2% ne France perkundrejt 12.5% ne Irlande, studimi eshte bere nga PriceWaterhouseCoopers dhe disa te dhena te shpejta mund te gjenden ketu: http://www.irishtimes.com/newspaper/finance/2011/0321/1224292707369.html). Kjo ndodh sepse Francezet kane nje tufe klauzolash qe mund te perdoren nga llogaritaret e afte dhe keshtu te ulin kamaten qe i japin shtetit.

    Megjithate per mua ky argument nuk eshte ideologjik, une nuk do ta rekomandoja kurre taksimin e sheshte ne Kanada sepse deri diku qeveria Kanadeze eshte e afte te kryeje funksionin e saj, dhe taksimi progresiv i ka sherbyer perendimit fort mire ne 50 vjetet e fundit.

    Sidoqofte, ky diskutim nuk eshte i vulosur, sepse ti mund te besh pyetjen: Mire mer Elton djali, po ti pse je kaq i bindur qe taksimi i sheshte do te rrise te ardhurat e shtetit? Atehere une do te kruaj koken, dhe do ulem te mendohem edhe me fort te te jap pergjigje sepse kjo pergjigje nuk eshte e lehte per tu dhene. Dhe keshtu ndoshta une detyrohem te mendohem ca me fort per c’ka them dhe ndoshta ti sqaron ca gjera qe mund t’i kesh te paqarta.

    Une do te doja qe diskutimi te jete i tipit 2, sepse eshte produktiv (shkembehet informacion dhe ndoshta i afrohemi me shume te vertetes) por ne pergjithesi permbytet nga kakofonia e tipit 1. Kjo ndodh sepse diskutimi i tipit 2 eshte me i lodhshem, kerkon ca me shume kruajtje koke dhe harxhim kohe. Nuk eshte pune ekspertize, thjesht dembelizmi ne llogjike dhe ne veprime. Deri tani nuk kemi thene ndonje gje qe kerkon njohuri shume te thella.

    Andaj dhe e nisa ate pyetjen ne fillim, sepse m’u duk se fjalimi i kryeministrit ishte tejet politik, ndonese llogjika ekonomike e programit fiskal mund te jete konsistente. Ndoshta keshilltaret ekonomik te kryeministrit (ose ndonje i huaj i rradhes) kane patur parasysh pikerisht ate qe thashe me siper kur kane rene dakort per nje takse te sheshte.

    Shpresoj te jem sqaruar mire.

    1. Elton, të kuptoj shumë mirë; madje edhe teksti që sugjerove në komentin tjetër m’u duk shumë i arsyeshëm. Çështja se çfarë lloj takse duhet zbatuar në Shqipëri është edhe çështje teknike, që kërkon edhe zgjidhje teknike. Prandaj mua më irriton shumë mënyra si e shtron atë kryeministri Berisha me gjithë këshilltarët e tij ekonomikë, duke e ngjyrosur politikisht me bojëra kalamajsh. Një kryeministri nuk i ka hije të flasë me gjuhën e një propagandisti të terrenit; madje një kryeministri nuk i ka hije as të flasë me gjuhën dhe mendjen e vet. Ai duhet të përcjellë mendimin e teknokratëve të mirëpaguar që ka pas vetes, sidomos për çështje në të cilat nuk ka ndonjë ekspertizë, si kjo e taksave; dhe jo ta mbulojë mungesën e ekspertizës me slogane politike bajate.

      Nga ana tjetër, nëse taksa e sheshtë parakupton njohjen, nga ana e autoritetit taksambledhës, të të ardhurave të subjekteve taksapagues, unë nuk e kuptoj pse mbledhja e kësaj takse është më e lehtë se mbledhja e taksës progresive. Unë fitoj 1000 shekel në vit; ti më kërkon që 10% t’ia paguaj shtetit; që këtej, ti pret që unë të paguaj 100 shekel taksa. Tani, në rastin e taksës progresive, ata që fitojnë 1000 shekel në vit i bie të paguajnë 13%, ndërsa ata që fitojnë 10,000 shekel 20%; në këtë rast, unë do të paguaj 130 shekel, shumë që do të varet nga dy parametra: të ardhurat e mia bruto (të cilat i deklaroj unë) dhe kllapa (bracket), e cila përcakton përqindjen e taksave që do të paguaj. Në të dy rastet, përqindjen e përcakton shteti, ndërsa të ardhurat i deklaroj unë – dhe unë mund të gënjej si në rastin e taksës së sheshtë, edhe në rastin e taksës progresive. Nëse shteti shqiptar nuk i ka mjetet për të verifikuar të ardhurat e mia, atëherë kjo mangësi do të dëmtojë si njërin lloj takse, ashtu edhe tjetrin, apo jo? Me siguri, këtu ka diçka që unë s’e kam kuptuar mirë.

      1. Xhaxha, pikerisht ketu qendron ceshtja. Pyetja jote eshte mese e natyrshme te behet, dhe ashtu sic e ke shtruar ti problemin ndryshimi midis taksimit te sheshte dhe atij progresiv eshte jo-ekzistent. Megjithate, une presupozoj se qe te fshehesh te ardhurat eshte aktivitet qe kerkon shpenzim, domethene nje pjese e te ardhurave qe fsheh humbin ne process. Kjo ndodh se duhet te paguash nje burokrat te mbylli nje sy, apo t’i transferosh gruas nje tufe parash dhe ajo neser te te lere etj etj.

        Le te marrim nje shembull konkret. Supozo per nje moment qe Lulian Kodra eshte afarist dhe i suksesshem madje, dhe ben 1500 rupie ne vit. Taksimi progresiv eshte i tille qe 1000 rupiet e para ia takson me 10% dhe 500 te dytat me 15%. Teorikisht, shteti mbledh 175 nga luliani dhe atij i mbeten 1325. Luliani, duke qene tip i hedhur, eshte i afte te fshehe nje pjese te pasurise, le te supozojme per lehtesi argumenti se luli nuk mund te fshehe me shume se 500 rupie. Sidoqofte, per cdo rupie qe fsheh, ai humb x% te saj per shkaqet qe permenda me siper. Po ta mendosh holle holle, nese x eshte me i vogel se 15%, Z. Kodra i fsheh te gjitha rupiet se ia vlen barra qerane. Por, nese x eshte me i madh se 15% nuk ia vlen se kostoja e te fshehurit eshte me e madhe se taksa qe do paguaje. Ne kete rast afaristi yne behet njeri i ndershem dhe paguan. Le te supozojme qe x=14% ne Shqiperi, pra qe Luliani fsheh te ardhurat (500 rupie) dhe vjedh nga shteti Shqiptar.

        Tani mendo sikur qeveria Shqiptare ndryshon sistemin e taksimit ne te sheshte. Edhe nje here, per lehtesim argumenti, le te supozojme qe taksa e re e sheshte vendoset ne menyre te tille qe te ardhurat e qeverise te mos ndryshojne, pra 11.666% (ne rastin e pare taksat totale teorike ishin 175, edhe ne kete rast ngelen njesoj). Ne kete rast, perderisa 14% eshte me e madhe se 11.66666% luliani nuk i fsheh te ardhurat (edhe njehere ketu po supozoj qe vetem 500 rupie mund te fshihen) dhe shteti mbledh 175 nga Luli kurse ne rastin e mesiperm mblidhte 100. Edhe vlera absolute e taksave te mbledhura u rrit, edhe Luli eshte i sqaruar me qeverine dhe nuk ka pse te fshihet.

        Nje variant tjeter per te arritur qellimin eshte qe te ulesh taksen ne rastin e taksimit progresiv ne 14%, por totali qe mbledh ne ate rast eshte 170 dhe jo 175. Mundesia tjeter eshte qe te rritesh x-in mbi 15%, kjo do te thote te luftosh korrupsionin.

        Megjithate, ky shembulli me lart presupozon nje nivel te caktuar kostoje per fshehjen e parase. Ne Greqi e Itali per shembul kjo kosto eshte fare e ulet (edhe ne Shqiperi eshte e njejta situate me duket mua) prandaj cdo lloj argumenti per vendosjen e takses se sheshte duhet te mbeshtetet nga ndonje lloj studimi qe detajon njefare variant te shembullit te mesiperm. Kushdo qe ka keshilluar kryeministrin shpresoj te kete ndonje prove konkrete per besimin e tij, dhe shpresoj qe ky besim te mos jete i verber. Gjeja me e thjeshte qe mund te bente nje keshilltar apo ekonomist ne Shqiperi eshte te mundohej te percaktonte vleren e x-it lart. Ne baze te kesaj vlere pastaj mund te jepte nje rekomandim te mbeshtetur nga faktet.

        Por kam nje dyshim gerryes qe vendimi eshte marre pa u ngaterruar me vogelsira si faktet!

        1. Prandaj me kishte zene lemza mua sot? Dhe une qe punoj me ndershmeri por qe po mendoja pse me paska mbetur buka ne fyt e lemza ne zemer!

    2. …”Ose vjen dikush tjeter dhe hedh tezen qe taksimi progresiv po e con boten ne diktature. Per te mbeshtetur kete teze qe nuk e kam pare ndonjehere te vertetuar empirikisht, autori citon “Economic Freedom Index” qe mbledh te dhenat vetem per lirine EKONOMIKE, dhe jo ate politike. Duke qene se diktatura eshte fenomen politik ky argument me duket pa vend. Nje shembull eshte Kili nen Pinocetin; ekonomikisht ishte i lire, por me mijera te zhdukur jane deshmi e mungeses se lirise politike. Pra, nje qeveri diktatoriale politikisht, mund te jete e hapur ekonomikisht, por te barazosh lirine ekonomike me ate politike nuk eshte e drejte. Singapori dhe Hong Kong-u jane dy vende qe ekonomikisht jane te lira, por politikisht jo dhe aq (zene vendin e 80 dhe 82 ne “democracy index” http://en.wikipedia.org/wiki/Democracy_Index te revistes “The Economist”)…”

      Taksimi progresiv nuk eshte aspak ekonomik, por i teri ideologjik, qe ka nje politike te tere ne sherbim te saj. Kryekeput.
      Ideja e “nanny state” (ate punen e rregullimit te perdorimit te tullumbacave zoti Dusha s`duhej ta kishte kapercyer) flet per liri politike po as sa c`flet ideja e kolonelve te Argjentines. Zoti Dusha sjell rastin e Pinocetit. Si mund te mohosh efektin, ndofta pervers ne syte e te majteve, te periudhes se Pinocetit ne realitetin e sotem ekonomik te Kilit? Vetem me ane te PC, si tjeter. Po c`rendesi ka se Kili ka sot vetem 11 % te popullsise nen nivelin zyrtar te varferise apo se ka vetem 6% te GDP se vet borxh si shtet.

      Taksimi progresiv eshte nje pushtet ekonomik i pa kufizur, qe i jipet nje klase politike, te mbeshtetur ne nje ideologji te caktuar. Ne kohe te mira ekonomike, e cila eshte plotesish ciklike, dhe varet me shume nga trakti bilar i investoreve se sa nga teorite e profesoreve te Harvardit apo Ecole Normale Superieure de Paris, kjo klase politike e “nanny state” eshte ne gjendje ti permbushe gjithe premtimet e bera ne platformat e tyre. Kur ekonomia fillon e shkon per dreq, po kjo klase politike fillon e merr para borxh aty ku mundet. Kjo simbioze e pushtetit politik me ate ekonomik krijon nje distorcion te realitetit ekonomik, financiar, politik dhe social sic po e shohim para e mbrapa nesh, kudo neper bote.

      Ky lloj distorcioni krijon kushtet per gjendje te tilla, si me poshte, ku vetem fillimi dihet por fundi asnjehere:
      Gjermania qe paralajmeron per lufte ne Europe:
      http://twitpic.com/76807l

      Greqia, qe zevendeson te gjithe ekipin drejtues te forcave te veta ushtarake:
      http://www.telegraph.co.uk/finance/financialcrisis/8863728/Greek-military-leadership-changes-spark-opposition-outcry.html

      E djathta ekstreme qe, per shkak te pamundesise se nje pjese te popullsise per te shprehur mendimin e vet, si dhe situates se veshtire ekonomike, te krijuar nga “nanny state”, po ze gjithnje e nje pjese me te madhe ne peisazhin politik:
      http://www.guardian.co.uk/world/2011/nov/06/far-right-rise-europe-report

      Sa per mungesen e proves empirike se borxhet, te cilat krijohen per shume arsye, (dhe nje nga ato eshte taksimi progresiv) vjen nje moment dhe cojne ne diktature, ate prove do ta gjesh ne librat e historise dhe jo ekonomise.
      Mund te fillohet me nje permbledhje te kesaj natyreL
      http://socialdemocracy21stcentury.blogspot.com/2011/06/debt-deflationary-crisis-in-late-roman.html

        1. Jugurtha ishte nje mbret numidas ne shekullin I pes, i cili ka hyre ne analet e historise se Romes se lashte per aftesite e tij per te korruptuar te gjithe figurat publike te Romes se asaj kohe, qe nga senatoret kryesore e deri tek gjeneralet. Cfaredo zullumi qe bente, deri dhe ne qytet vete ( Senati, ose me sakte, partia popullore, te ciles do ti perkiste me vone edhe Cesari, e thirri te dilte para asamblese se popullit, per tu mbrojtur ndaj akuzave qe i beheshin, kjo me synimin qe duke i bere “gjygjin” mbretit numidas, te demaskonin dhe te denonin partine e Optimateve ), i kalonte mbi te si uje. Por paturpesia e mbretit arriti deri ne ate pike sa ajo ishte me e madhe se sa edhe vete vlera e floririt te tij.
          Senati e perzuri nga Roma, duke i thene se do e njihte fatin e tij, kur te mberrinte ne vendin e vet.

          Tek po i hypte anijes per te lene Italine, Jugurtha mermeriti neper dhembe fjalet e famshme ” se Roma ishte nje qytet per shitje dhe i destinuar per nje shkaterrim te shpejte, nese gjehet nje bleres per te”.

          Historia e Jugurthes eshte e rendsishme sepse ajo flet me teper per karakterin e klases politike te Republikes se Romes se sa ate te vete personazhit.

          Me poshte eshte lista e Optimateve te Romes se sotme, dhe sasia e parave qe ka marre sejcili prej tregut.( Simbas satistikave, senatoret dhe kongresmenet amerikane jane stock-pickers me te mire te diteve te sotme, sepse e kane % e fitimit shume me te madhe se sa mesatarja)

          Jugurtha te sotem me qese floriri ne dore nuk ka.
          Por ama ekziston e njejta fryme si republika e para 2 mije vjeteve.
          ~~~

          1. General Electric (GE)

          Members invested: 75
          Total value of holdings (max.): $11.41 million
          Total value of holdings (min.): $3.58 million

          Top Congressional Investors
          Darrell Issa (R.-Calif.) – $1 million to $5 million
          John Kerry (D.-Mass.) – $616,004 to $1.315 million
          Michael McCaul (R.-Texas) – $400,003 to $850,000

          2. Procter & Gamble (PG)

          Members invested: 62
          Total value of holdings (max.): $39.42 million
          Total value of holdings (min.): $8.72 million

          Top Congressional Investors
          Rodney Frelinghuysen (R.-N.J.) – $7.07 million to $35.15 million
          Michael McCaul (R.-Texas) – $200,002 to $500,000
          James B. Renacci (R.-Ohio) – $180,485 to$222,482

          3. Bank of America (BAC)

          Members invested: 57
          Total value of holdings (max.): $5.41 million
          Total value of holdings (min.): $2.83 million

          Top Congressional Investors
          Rodney Frelinghuysen (R.-N.J.) – $1.02 million to $1.08 million
          John M. Spratt Jr. (D.-S.C.) – $500,001 to $1 million
          Dianne Feinstein (D.-Calif.) – $500,001 to $1 million

          4. Microsoft (MSFT)

          Members invested: 56
          Total value of holdings (max.): $6.43 million
          Total value of holdings (min.): $3.22 million

          Top Congressional Investors
          John Kerry (D.-Mass.) – $1.77 million to $2.55 million
          Michael McCaul (R.-Texas) – $515,003 to $1.05 million
          Jane Harman (D.-Calif.) – $130,003 to $350,000

          5. Cisco Systems (CSCO)

          Members invested: 56
          Total value of holdings (max.): $3.24 million
          Total value of holdings (min.): $1.27 million

          Top Congressional Investors
          John Kerry (D.-Mass.) – $602,005 to $1.28 million
          Richard L Hanna (R.-N.Y.) – $100,000 to $250,000
          Jane Harman (D.–Calif.) – $100,000 to $200,000

          6. Pfizer (PFE)

          Members invested: 51
          Total value of holdings (max.): $4.61 million
          Total value of holdings (min.): $2.04 million

          Top Congressional Investors
          John Kerry (D.-Mass.) – $752,004 to $1.53 million
          F. James Sensenbrenner Jr. (R.-Wis.) – $507,005 to $1 million
          Kurt Schrader (D.-Ore.) – $265,002 to $550,000

          7. Intel (INTC)

          Members invested: 47
          Total value of holdings (max.): $3.21 million
          Total value of holdings (min.): $1.28 million

          Top Congressional Investors
          John Kerry (D.-Mass.) – $602,005 to $1.28 million
          Michael McCaul (R.-Texas) – $200,002 to $500,000
          Jane Harman (D.-Calif.) – $130,003 to $350,000

          8. Wells Fargo (WFC)

          Members invested: 45
          Total value of holdings (max.): $4.28 million
          Total value of holdings (min.): $1.71 million

          Top Congressional Investors
          John Kerry (D.-Mass.) – $351,003 to $765,000
          Sander Levin (D.-Mich.) – $250,001 to $500,000
          David Vitter (R.-La.) – $126,007 to $365,000

          9. AT&T (ATT)

          Members invested: 44
          Total value of holdings (max.): $4.08 million
          Total value of holdings (min.): $2.23 million

          Top Congressional Investors
          John Kerry (D.-Mass.) – $1.52 million to $2.07 million
          F. James Sensenbrenner Jr. (R.-Wis.) – $105,877 to $255,876
          Richard L Hanna (R.-N.Y.) – $100,001 to $250,000

          10. Exxon Mobil (XOM)

          Members invested: 42
          Total value of holdings (max.): $11.09 million
          Total value of holdings (min.): $2.74 million

          Top Congressional Investors
          John Carter (R.-Texas) – $1 million to $5 million
          F. James Sensenbrenner Jr. (R.-Wis.) – $551,185 to $1.05 million
          Michael McCaul (R.-Texas) – $500,002 to $1 million

  7. Berisha tashmë ka harruar se përse e ka përdorur në fillim “Taksën e sheshtë” (për të joshur investitorët e huaj që të vinin në Shqipëri) dhe tani me këtë taksë ju shkel syrin milionerëve shqiptarë për t’ju treguar se sa larg komunizmit ka vajtur tani në pleqëri.

    Nuk ja kam idenë nëse kjo “Taksa e sheshtë” përdoret vetëm mbi fitimin apo edhe në llojet e tjera të taksave? Sepse do ishte turp edhe për vetë milionerët që për shtëpitë/vilat e tyre të paguanin të njëjtën shifër sa ç’paguan dikush me një kasolle në breg të lumit

    1. Jo, flitet per te ardhurat dhe fitimin.

      Ne rangjet e larta te politikes nuk ma merr mendja qe ka politikan me te majte se Berisha. Kur Berisha fliste per “vaskat e floririt” dhe te varferit i ngriheshin kunder dhe e akuzonin per komunist te majte e te djathte e ma merr mendja edhe ti do kesh qene njeri nga ata. Nderkaq askush nga ju nuk i jep ate qe i takon Berishes per vendosjen e pages minimale, rritjen e rrogave e pensioneve, rritjen e fatures sociale etj. qe zakonisht jane politika te partive te majta. Po kjo s’ka rendesi. Taksa e sheshte eshte per te huajt dhe shqiptaret, bizneset e medha e te vogla. Shqiperia eshte ne fazen qe duhet te terheqe investime, biznese, te lehtesoje sipermarrjen etj. Te themi te drejten nuk eshte se kjo politike fiskale nuk ka pasur rezultat: eksportet jane rritur nga viti ne vit, biznese jane celur, varferia eshte ulur dhe Shqiperia vazhdon te kete rritje ekonomike edhe kur vendet e tjera kaluan ne minus.

  8. U beme dhe ne më në fund vend noral :

    Nuk do te kete më Gërdecë !
    Nuk do te kete më 21 janarë !
    Nuk do te kete më minstra me bllok !
    Nuk do te kete më gondola shkodrane !
    Nuk do te kete më deputete te vrare !
    Nuk do te kete më zgjedhje te vjedhura live ne TV !

    Rrofte taksa progresive !

  9. ”'(Neo)Liberalet duan sheshim te taksave, jo sheshim te dallimeve ekonomike me idene qe t’i japin frymemarrje sipermarrjes dhe nga kjo te perfitoje gjithe shoqeria per shkak te rritjes ekonomike. ”’

    Kjo eshte pa lidhje, te rritesh investimet duke mbajtur te ulet konsumin eshte e pamundur te te jape rritje te qendrueshme ekonomike.
    Mjafton formula klasike e PBB per ta kuptuar, dmth a-ja e makroekonomise, publiku shqiptar kaq gje duhet ta zoteroje, biles edhe ti MB.

    Ne specifiken shqiptare, me taksen e sheshte, Berisha kerkon ne radhe te pare te terheqe sipermarresit e huaj, sepse Shqiperia per shkak te deficitit tashme historik tregtar eshte ne gjendje te perhershme thuajse-krize per valute e po nuk u kompesuan te ardhurat me te uleta nga emigracioni me investimet e huaja, vendi zhytet ne nje inflacion galopant.

    Ohu sa larg jemi nga nevoja e takses se sheshte me qellim rritjen e investimeve nga sipermarresit shqiptare, jemi vite drite larg.

    Ku e ka projektin e mbrojtjes se prodhuesit shqiptar Berisha ? Me ça e mbron, me taksen e sheshte ? Kjo eshte qesharake.

    A po te ishte taksa e sheshte brenda nje programi specifik qe parashikon subvencione te llojeve te ndryshme, taksa doganore, kuota importi etj atehere mund te hahej qe qeveriu ka futur ne pakete edhe taksen e sheshte sepse ka planifikuar te mbroje prodhuesin shqiptar, ti jape mundesi te investoje e prodhoje me shume.

    Mirepo mos hajde te me tregosh dokrra per sipermarrjen shqiptare, me ane te nje takse e cila i duhet Berishes vetem per te mos shkuar ne falimentim financiar.

    Une s’jam kunder takses se sheshte, kur kjo gjendet brenda nje projekti per mbrojtjen dhe nxitjen e sipermarrjes shqiptare, te pakten per disa vjet, per tu rikthyer sapo te vihen gjerat ne udhen e duhur tek taksa progresive, mirepo kur kjo takse ne vend qe te ndihmoje sipermarrjen shqiptare sherben per shitjen e Shqiperise,hyn tek projekti i Shqiperise per 1 euro, kjo per mua ne radhe te pare eshte me funksion antikombetar.

    Hajde me trego Marksin, se te tregoj mire Zogun e koncesioneve skandaloze dhe politikat neokoloniale. Bah te jesh me qejf i kolonizuar, kjo eshte per tek psikiatri, simptome mazokizmi.

  10. ”’Rasti i ketyre qytet shteteve verteton se ne nje shoqeri ku shteti nderhyn minimalisht ne ekonomi, por pa abdikuar nga detyrimet e tij, niveli i mireqenies se popullsise ka tendece te jete i larte.”’

    Me mire merr si shembull Monakon, per te vertetuar tezen 😀

    Fol seriozisht, qytet-shtete apo shtete te vogla qe shfrytezojne pozicionin e tyre si pika kyçe te tregtise nderkombetare e njekohesisht jane edhe si tip parajsash fiskale, nuk perbejne prove per asgje.

    Merri ato me imagjinaten tende e veri ne bregdetin e detit Kaspik apo te Gjirit Hudson e perfytyro nivelin e mireqenies. Ju lutem mos ia kepusni broçkullave duke i mbuluar me emra ekonomistesh e shkollash.

    Deri me sot nuk ekziston asnje shembull i vetem ne bote, ku shtete ‘normale’ te kene ndryshuar status nga i botes se trete ne vend te zhvilluar, fale nderhyrjes minimale te shtetit, nderkohe te gjitha vendet e zhvilluara vijne nga nje histori ku shteti ka luajtur rol kyç ne mbrojtjen dhe subvencionimet e ekonomive kombetare.
    Shtet minimal ne nje ekonomi te pazhvilluar do te thote kaos ekonomik e social, prandaj eshte teori e papraktikuar gjekundi dhe as ka per tu praktikuar ndonjehere, persa kohe qe ekonomia dhe politika kane per te qene dy gjera te ndryshme.
    Edhe ne vendet e zhvilluara po te kerkosh mezi gjen ndonje sa per te prishur syrin e keq.

  11. Sa marksista që paskan qënë kta italianët… e përdorin taksimin progresiv pa pikë turpi… Ja tabela e programimit financiar e vitit 2007
    deri në 15.000 euro 23%
    nga 15.001 në 28.000 27%
    nga 28.001 në 55.000 38%
    nga 55.001 në 75.000 41%
    nga 75.001 e sipër 43%

  12. Nuk eshte thjeshte ceshtje numerash, perqindjesh, drejtesie apo padrejtesie.
    Eshte ceshtje interesi. Ose me sakte vete interesi.

    Simbas statistikave, kur rritja e taksava arrin nje nivel te caktuar, (dhe ketu eshte pika kryesore- cili eshte ky nivel?), cdo rritje e tyre mbas kesaj pike shoqerohet me nje rreshqitje te ekonomise ne te zeze ne menyre proporcionale.
    Dmth rriti taksat 1%, mbas kesaj pike.
    Evazioni fiskal rritet po 1%.

    Shtetit pastaj i duhet te rrise aparatin burokratik, per te mbledhur parate qe ai mendon se i takojne.
    Ata qe kane mundesite dhe parate, nga ana e tyre, rrisin numrat e avokateve dhe llogaritareve per te shpetuar parate qe ata mendojne se u takojne.

    Nje rast shume i folur ne Kanada, dhe i shkruar gjere e gjate, ka qene ai i familjes Bronfman, dhe menyren se si kjo familje nxorri ne vitet 1980 afro 1 miljard $CAD nga Kanadaja, pa paguar as edhe nje cent ne taksa.
    Eshte nje textbook case.

    Cfare ben taksa e sheshte, nder te tjera, eshte se i zvoglon terrenin shume organizmave parazitare, qe rriten rreth e qark qeverise, duke filluar nga lobingjet e ndryshme te cdo lloj industrie apo interesash.

    1. Këtu (dmth në artikull), nuk po diskutohet se cila mënyrë taksimi është më e vlefshme apo e pavlefshme, më e mirë apo më e keqe, më e drejtë apo e padrejtë, këtu po diskutohet rreth demagogjisë që përdor politika dhe injorancës që e ka mbuluar atë.

      Në një vend si Shqipëria, me trashëgiminë hidroenergjitike, pasurinë minerale, pozicionin gjeografik, klimë mesdhetare etj etj nëse SHTETI do të dinte të menaxhonte edhe vetëm këto sektorë, ai shtet s’do kishte nevojë as të mblidhte taksa… ose e shumta, me taksën e sheshtë të taksonte vetëm të ardhurat që janë mbi dyfishin e pensioneve minimale…. Kjo po që do të ishte drejtësia…

  13. Hungaria i paska kerkuar ndihme prej 4-5 miljard $ FMN dhe Europes, sepse shteti nuk ka me pare per te mbuluar shpenzimet e veta.

    Nga c`duket, gjendja nuk eshte me e mire edhe ne pjese te tjera te Ballkanit:
    …”Hungary is a warning sign,” said Neil Shearing from Capital Economics. “It is the country where the risks are most acute in the region, so this is where you would expect to trouble to start. We fear this may spread to Ukraine and the Balkans. Eastern Europe has enormous external financing needs for the banking system. They won’t be able to roll over debts if there is a credit freeze in Western Europe.” Mr Shearing said Hungary has to raise external finance equal to 18pc of GDP over the next year. The figures are 14pc for Croatia, and 13pc for Bulgaria.

    Eastern Europe is dependent on eurozone lenders and their subsidiaries for about 80pc of its banking system. This leaves the region vulnerable to a credit crunch as foreign groups slash loan books – by €2 trillion over 18 months, according to a Deutsche Bank study – to meet the EU’s requirement for 9pc core tier 1 capital…”

    Ne qofte se Shqiperia ne nje fare menyre do te arrije ti beje balle tronditjeve te termetit financiar qe po shkund Europen, atehere ketu ka vend per nje rivleresim te politikes financiare dhe ekonomike te administrates shqiptare.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin