NË PAZARIN E VOTAVE

Me përfundimin e fushatës elektorale, në kohën kur edhe pasiguria për secilën palë garuese rritet, zërat për manipulime të ndryshme ngrihen dhe shtohen. Një nga dukuritë e fundit manipuluese që dëgjohet sot shpesh nëpër Tiranë është edhe blerja e votës.

Blerja e votave është një nga format më pak të studjuara të lidhjeve klienteliste e do të ishte me vlerë të bëhej një studim i tillë edhe në Shqipëri, ashtu siç është bërë edhë në disa vende të botës (Schaffer 2007, Brusco et al. 2004 në Argjentinë, Wang & Kurzman 2007 në Azinë Juglindore, etj.). Pakkush shkruan nëpër gazeta për këtë dukuri, pasi është e vështirë të mblidhen të dhëna. Nga bota jonë akademike vegjetuese, dukuri të tilla nuk studjohen fare.

Ndër metodat që janë zgjedhur për të përftuar rezultate empirike zakonisht janë intervista ballë-për-ballë me votuesit, intervista me personelin kryesor, nëse besimi ka qenë i mjaftueshëm, vëzhgime në terren, eksperimente me individë të ndryshëm apo kombinimi i të gjithë këtyre metodave. Do të ishte me vend të ofronim disa nga të dhënat e këtyre studimeve për të pasur një ide mbi atë se ç’ka mund të pritet nëse do të studionim zona në Shqipëri që janë përfolur për shitje votash (Elbasan, Tirane, Lushnjë etj.).

Strategjitë që ndiqen për blerjen janë në varësi të faktorëve socio-ekonomikë (të ardhurat, arsimi, urbanizimi, e normat), institucionalë (sistemi elektoral) dhe organizativ (mënyra e organizimit të partisë, mundësia për të qeverisur, konkurrenca elektorale). Të rëndësishëm në organizimin e blerjes janë (1) sekserët që njohin mirë terrenin dhe njerzit, (2) buxheti i mjaftueshëm, (3) rrjete të besueshme njerzish, (4) një sistem efikas për të shmangur përpjekjet (pagesat) e dyfishta dhe (5) mungesa e një kuadri ligjor apo moszbatimi i tij.

Studimi duhet të bërë si nga ana e votuesve që “shesin” votat e tyre, por edhe nga ana kandidatëve dhe e ndërmjetësve të tyre.

Blerja e votave nuk është thjeshtë këmbimi i votave kundrejt një të mire materiale, porse në kultura dhe në histori të ndryshme ajo mbart me vete kuptime të ndryshme. Kjo mund të përfshijë si një transaksion ekonomik ashtu edhe një ritual apo shkëmbim social.

Kur synohet ndryshimi i qëndrimit të votuesit, atëherë përdoren disa mënyra për t’i bindur, si ai i bindjes instrumentale nëpërmjet një shpërblimi, ai i bindjes normative duke gjeneruar besim tek votuesi dhe nëpërmjet dhunës apo detyrimit.

Bindjet instrumentale, të cilat përfshijnë forma të tilla si dhënia e parave, shërbimit, ushqimit e të tjerave mallrave, blerja e kartave të identitetit, futja në punë, etj. kërkojnë njëkohësisht edhe sistem kontrolli apo mbikqyrës.

Kur votat blihen del në pah problemi i mbikqyrjes së zgjedhësve, sidomos kur këta janë paguar për të votuar një kandidat të caktuar. Ndër strategjitë për të kontrolluar efiçiencën e këtyre masave janë mbikqyrja direkte dhe nëpërmjet komunitetit. Disa prej formave janë: vëzhgimi direkt i zgjedhësve gjatë votimit (procedurë normale në vitet e para të shek. XX); shkrimi i emrave të votuesve në fletën e votimit apo vendosja e letrave karbon nën fletë (psh. në Filipine); shenjimi i fletës së votimit nëpërmjet një palosje të caktuar ose shpimi i ndonjë vrime në të (psh. në Korsikë); pajisja e votuesve me një letër votimi falls apo të plotësuar përpara se të hynë në qendrën e votimit, prej nga fletën e vetë të votimit personi pararendës ja jep pasardhësit (quajtur “telegrafimi” në Kamboxhia, “lanzadera”/transportuesi në Filipine, dhe “Tasmanian dodge”/fintja e qenit në SHBA-në dhe Australinë e shek. XIX); kontrolli nëpërmjet komunitetit në vende me popullsi të vogël. Forma të tjera janë vendosja e kushteve paraprake, psh. ndarja e kartëmonedhës në gjysëm, një gjysme para e një tjetër para zgjedhjeve (Korsikë), apo organizimi i skemave të bixhozit, basteve apo llotarive, ngaku pagesa e fitimit është në varësi të rezultatit të zgjedhjeve për kandidatin për president (Taiwan, Tailand).

Nga studimet dalin se në shumicën e rasteve “blerja e votës” ka një ndikim të madh në zgjedhjen e votuesit, edhe sikur vota të mos mbikqyret. Një nga faktorët që vëzhgohet në këto situata është numri i votuesve që paraqiten apo jo në qëndrat e votimit. Ajo çfarë faktikisht blihet nuk është vota direkte për kandidatin, sesa paraqitja në qëndrat e votimit (turnout buying). Gjatë një bisede me dikë, të përfshirë në njërën prej fushatave në një zonë të Tiranës, personi në fjalë më shprehu se është pikërisht kjo medota e verifikimit në Shqipëri, pasi gjithsekush në lagje njeh qëndrimin partiak të gjithkujt e mjafton paraqitja për të kuptuar se për kë ka votuar.

Një tjetër aspekt kontrolli është ai psikologjik, nëse votuesi ka marrë para, ushqim apo ndonjë favor nga kandidati atëherë votuesi ndihet i detyruar t’i qëndroj besnik marrëveshjes, çfarë quhet ndryshe sjellja konform normës së reciprocitetit. Në të tilla raste kandidatët i afrohen individëve të tillë, që kanë dhënë prova se janë të besueshëm dhe e kanë të lartë ndenjën e “borxhliut”.

Nga ana e zgjedhësve perceptimi i “pagesës” për votën e tyre është i ndryshëm. Këto pagesa mund të perceptohen nga marrësi si dhurata, pagesa të mirëfillta, rroga, dëmshpërblime për shpërfilljen e mëparshme gjatë viteve të mandatit, kërcënim nëse mospranimi pagesës sjell pasoja të pakëndshme për votuesin, si shenjë që kandidati është i fortë dhe do të fitojë gjithsesi, apo në kultura të caktuara mund të perceptohen edhe si “ngelje hatëri” ndaj atij që ofron pagesën.

Në Shqipëri do të ishte interesant një studim të tillë, për të parë më shumë efektin e blerjes së votës dhe ndikimin e saj mbi besueshmërinë e klasës politike në vend.

Për një kuadër teorik dhe shembuj empirik mbi këtë hulumtim vlen të lexohen:

Brusco, V.; Nazareno, M. & Stokes, S. C. (2004), ‘Vote Buying in Argentina’, Latin Amercian Review 39(2), pp. 66-88.

Kitschelt, H. & Wilkinson, S. I., ed. (2007), Patrons, Clients and Policies Patterns of Democratic Accountability and Political Competition, Cambridge University.

 

Schaffer, F. C., ed. (2007), Elections for Sale, Lynne Rienner Publisher: London.

Nuk ka komente

  1. Kapedan, me sa shoh une ti e koncepton blerjen e votes si pagese direkte ndaj votuesit ne shkembim te dhenies se votes per nje kandidat te caktuar. Per mua ky eshte thjesht nje koncept legjendash folklorike qe mbase mund edhe te mbahet ne kembe qellimisht nga shitbleresit e vertete te votave. Mundesite e realizimit ne praktike te kesaj skeme jane shume te vogla si per nga sasia e madhe e parave qe duhen ashtu edhe per nga veshtiresite logjistike (duhet te kesh nje numer shume te madh njerezish te besueshem per te shperndare parate. Kush te garanton qe keta njerez nuk i fusin paret ne xhepin e tyre). Por problemi kryesor me kete metode eshte se nuk mund ta dish qe me perpara se sa vota duhet te blesh qe te dalesh fitues.
    Ne praktike blerja e votave ndodh kur nje kandidat paguan nje komision per t’i dhene nje sasi te caktuar votash ose per ti dhene shumicen e votave. Ne varesi te procedurave te numerimit dhe te kushteve konkrete pazari mund te behet para numerimit te votave ose edhe gjate ose pas numerimit. Rastet me te zakonshme qe kam pare jane kur nje komision vendor qe ka vendosur (unanimisht pa dyshim) ti shese votat nuk i dergon ato ne komisionin e zones pa u bere numerimi i shumices se votave. Kandidatet qe kane njohuri per rezultatet e pjeshme ne kete menyre jane ne gjendje te vendosin nese duhet te dalin ne tregun e votave dhe sa duhet te shpenzojne per te dale fitues. Sigurisht ka plot variacone mbi kete teme sic eshte vertetuar ne qindra procese gjyqesore gjate ketyre 20 vjeteve te fundit kur shpesh ka ndodhur qe kandidati i deklaruar fitues ne fillim eshte deklaruar humbes nga gjykata apo ne vendime gjyqesore qe kane detyruar perseritjen, nganjehere edhe pas nje viti, ndonjehere edhe 5, 6 ose 7 here te procedurave zgjedhore ne zona apo qendra te caktuara zgjedhore. Jam i sigurte qe nese ndonje akademik shqiptar do kishte deshire te bente studime ne kete fushe nuk do kishte asnje veshtiresi per gjetjen e te dhenave.
    Duhet te them qe ne praktike, me sa kam pare une, shitblerja e votave ben shpernguljen e balances me jo me shume se 5-6% ne favor te kandidatit qe paguan. Kjo nenkupton qe ne pergjithesi kandidati duhet te jete i forte politikisht per te konsideruar daljen ne tregun e votave.
    Rasti me flagrant ku rregulli i mesiperm nuk ishte i vertete ne praktike dhe qe besoj se do te ngelet si shembulli klasik i blerjes se votave eshte rasti ne 2005 kur nje ish-shofer doli kandidat per partine e Genc Pollos ne Puke. Genc Pollo kishte vene nje rregull te cuditshem qe vendet qe do fitonte partia e tij nga pjese proporcionale do ndaheshin per kandidatet qe kishin fituar perqindjen me te larte ne zonen e tyre. Keshtu qe shoferi ne Puke bleu rreth 5-6% te votave ne zone dhe fitoi vendin e deputetit ne parlament ku per koincidence Genc Pollo nuk arrit te hynte se kishte fituar me pak vota se shoferi.

    1. Edhe “blerja e komisioneve” do te perbente interes per kete studim, porse une ende mendoj se meqe sic thua ti, vetem 5-6% diferenc e ben te mundur blerjen e komisionereve, atehere blerja e votes direkt te votuesi eshte më efikas si metode, pasi i siguron bleresit mberritjen tek ai pragu 40-50%.

      Patjeter qe behet nje llogaritje se cili eshte momenti kur ja vlen te blihen vota. Pragu optimal ne kete rast ndoshta eshte kur kandidati zoteron te pakten 15-20% (masa kritike ndoshta) te votave qe ne fillim, ose gjate mandadit te meparshem. Ndoshta ndonje matemacien do te na ndihmonte te benim nje formule probabiliteti per kete rast, per te percaktuar pikerisht ate moment kur kandidati i duhet te paguaj dhe sa te paguaj.

  2. Kjo qe thote Arti eshte e denueshme (blerja e komisionereve), po nese nje individi i ofrohen te mira per te votuar nuk shoh ndonje problem ne thelb, sepse njeriu voton per ate parti apo kandidat qe i mbron interesat e i sjell te mira, jo per ate kandidat qe ne kendveshtrimin holistik eshte me i miri per bashkesine.

    Ne rastin e shkembimit te se mires per vote, ne kuptimin e shitblerjes se votes, problemi eshte vetem formal, sepse nga ana parimore dallimi mes meje qe votoj Benin se do mbroje interesat e mia, se ka premtuar rritje rroge ne sektorin ku punoj apo ulje taksash per sipermarrjen time etj dhe Artanit qe e voton Benin se ky i ka dhene te mira materiale te drejperdrejta, nuk ekziston.

    Si une si Artani, po nisemi nga interesa te ngushta vetjake, futja e pareve ne xhep, une qe i marr ne menyre te terthorte dhe Artani ne menyre te drejtperdrejte.
    Problemi i perket vetem modalitetit te shperndarjes se te mires ose si thote populli:
    – Jo vé, po kokove ( ose, jo kokosh po gjelkokosh, jo gjel po pupagjel).

    Ka nje kundervenie thelbesore mes konceptimit te politikes qe ka sjelle ligjet qe pengojne nder te tjera shitblerjen e votes dhe konceptimit te politikes ne praktike, ku politika eshte treg votash dhe ashtu si ne treg fiton mashtruesi,manipuluesi, ai qe ka me shume kapital ne dispozicion edhe ne politike fiton i njejti individ.

    Kjo kundervenie vazhdon edhe ne rrafshin vetjak, ku ndersa votuesi eshte i tille sepse mendon per te miren e pergjithshme prandaj edhe mund te ndikoje nepermjet votes tek jeta e anetareve te tjere te bashkesise (supozohet per mire, se po te supozohej per keq, s’do kishte kuptim vete votimi), nga ana praktike votuesit i njihet e drejta te beje vetem interesat vetjake dhe ta shohe bashkesine ne funksion te interesave vetjake.

    Keshtu ndersa perplasja midis vetjakes dhe te perbashketes, prodhon politiken, ne nje shoqeri ku vetjakja/privatja/individualja shihet si imperativi ideologjik i saj, atehere edhe vete koncepti i votimit qe prodhon ligje te nisura nga parime ku imperativi ideologjik i shoqerise shihet tek e perbashketa, nuk ben gje tjeter veçse prodhon nje realitet te mjegullt sofistik, ku shkelqejne sharlatanet.

    Perndryshe, nese une e votoj Benin se e shoh si e mira e bashkesise dhe pastaj po ishte mire bashkesia do jem mire edhe une, ndersa Artani e voton Benin se ka marre para, atehere une skandalizohem me Artanin, me Benin dhe me veten qe jam kaq trap e besova se nje si Beni eshte e mira e bashkesise.

    Ketu e 100 vjet te shkuara Isa Boletini tha:

    -Une jam mir’ kur asht mir’ Shqypnia!

    Nese shqiptaret votojne per kandidatin ne baze te parimit holistik qe e lidh kandidatin me te miren e Shqiperise dhe te miren e tyre sipas parimit te Isa Boletinit, atehere une jam i pari qe ve duart ne koke, çjerr faqet dhe jap leksione morale rreth shitblerjes se votave.

    Por nese nuk eshte keshtu, ne fakt s’ka qene ndonjehere keshtu, atehere maksimumi i skandalizimit tim eshte verejtja se tregu i votave duhet te ndjeke rregullimet qe vendos ligji, nuk duhet te jete informal.
    Si esencialist, nuk do jepja ndonje denim moral, thjesht nje verejtje se po shkelet ligji, i cili eshte kontradiktor me realitetin por gjithsesi persa kohe qe eshte LIGJI, duhet respektuar.

  3. ”’Patjeter qe behet nje llogaritje se cili eshte momenti kur ja vlen te blihen vota. Pragu optimal ne kete rast ndoshta eshte kur kandidati zoteron te pakten 15-20% (masa kritike ndoshta) te votave qe ne fillim, ose gjate mandadit te meparshem.”’

    E kishe nisur mire e bukur, edhe me referenca (qe ne publicistike jane çik gallate ) Arti te ktheu ne realitet, ti kembengul me blerjen e votave si te jete tregu i perimeve.

    Nja 2-3 socialiste qe njoh une jane te bindur se Sala ka vetem 10% pjesen tjeter e ka vjedhur, ti nisesh nga te njejtat premisa per ‘studimin rigoroz’.

    Aman na kurse nderhyrjen e xhibit, qe do tallej me te drejte.

    Ne Shqiperi vjedhja dhe blerja lidhet me komisionet. Ne fillim pergjithesisht me ane te kercenimit, nese nuk funksionon me ane te blerjes se komisionereve te pales kundershtare, perqindja vertitet aty ku tha Arti, diku me shume e diku me pak, po si mesatare aty jemi.

    Blerja masive nuk eshte praktikuar ndonjehere e s’ka as ndonje te dhene.

    Do ishte krejt jashte logjike qe nje parti te nisej me idene qe ka 15-20% dhe duke blere vota ne tregun fshatar do kapte 40-50%.
    Mos hidh hipoteza haptazi absurde e tendencioze, se s’ka matematikan qe llogarit dot talljet e pedeisteve.

    Si po duken bathet, fitoka Basha ne Tirane, se me formule matematikore ai qe parandjen humbjen ne Shqiperi fillon e pergatit strategjine e vjedhjes dhe blerjes se votave prej kundershtarit per te delegjitimuar kundershtarin.

    Ndoshta jam edhe gabim, ti ke vetem qellim akademik e jo publicistik, po ne kete rast te keshilloj te perballesh premisat me logjiken e rendit te gjerave ne menyre qe te nxjerresh nje hipoteze te logjikshme per vertetim.

  4. Ky pazari i votes mund te gjurmohet me mire permes kqyrjes se dispozitave te Kodit Zgjedhor nga procesi ne proces. Duke kaluar me shume ne skajin e nje udhezimi teknik sesa nje Kodi qe normon detyrimet dhe rregullat e nje proces elektoral, Kodi ne vetvete pasqyron sa informacionin qe vjen nga terreni raund pas raundi, aq edhe nje perpjekje deshperuese per te korrigjuar dicka. E ne kete perpjekje natyrisht fobite e Edi Rames jane kuje ne dreke edhe pse nuk mund te gjykohen si irracionale ne thelb.
    Keshtu eshte e vertete percjellja e votes qe thuhet ne shkrimin kryesor, duke blere paraprakisht nje vote te vulosur nga dy drejtuesit e Komisionit te Qendres se Votimit, por tashme fletet e votimit kane kunderflete me numer serial unik, i cili ka nje rend te vetin te miratuar me vendim te posacem te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Nese nje gje e tille ndodh, atehere pala qe dyshon fare mire cakton nje anetar te KQV-se te mbaje shenim se me cilin numer serial u hap votimi, a perputhet ai me ate qe eshte shenuar ne procesverbalin e dorezimit te materialeve zgjedhore nga Komisioni i Zones se Administrimit Zgjedhor dhe me tej akoma te ndjeke rendin e numrave seriale.
    Natyrisht paraprakisht kjo teknike kerkon nje flete votimi te timbruar nga te dy komisioneret, pra nje sasi lekesh e cila gjen zbatim per zona te caktuara dhe jo ta zeme aty ku rivaliteti nuk ekziston.
    Nje menyre tjeter eshte loja ne komuna apo zona rurale, ku eshte tradite votimi pa firmosur listat e zgjedhesve, per shkak se te gjithe njohin te gjithe. Ketu vlen per paranteze keshilla qe iu dha mushkes Edi Rama ne vitin 2007 se loja e PD po perqendrohej ne komunat dhe bashkite e dyta, por ky e kishte mendjen te hesapi i vet si edhe tani.
    Dublimi permes falsifikimit te emrave ne listat e zgjedhesve eshte nje tjeter; une e kam emrin dhe QV-ne aty ku banoj, por bie dakord qe emri im me gjithe gjeneralitetet, por me datelindje tjeter te vendosen ne nje QV-tjeter. Kjo teknike kerkon dy karta identiteti, gje edhe qe zgjidhet me blerjen e tyre nga qytetare me profesione indiferente ndaj identifikimit si lypes, cobane, karrociere etj. Edhe kjo kerkon nje fond te caktuar dhe kontakt me kontigjente te caktuara qe zgjidhet me korrektese prej gestapoje nga seksionet e partive.
    Nje menyre tjeter eshte edhe influencimi permes interesave ndaj qytetareve le te themi te zhgenjyer nga ajo qe perndryshe njihet si alternativa e tyre natyrale ne perzgjedhje; ta zeme ne Sarande ka 800 familje me nje problem pronesie, te cilen ka marre persiper qe Bashkia ta zgjidhe me fondet e veta. Pala kundershtare nuk ka levizur nga vendi, c’ka minimalisht e ben qytetarin te mendohet mire nese do te votoje apo jo. Ketu humbese kryesore eshte e majta, apo PS, pasi ne pergjithesi PD e ka elektoratin me te militarizuar.
    Nje teknike me e fundit eshte oferta dhe begenisja ndaj votuesve qe hetohen si te lekundur. Ka raste ne Tirane, kur te marrin ne telefon nga QV te caktuara, te japin njohje per emrin dhe mbiemrin, te dine edhe ku punon, te thone “eja voto”. Madje po qe se nuk ke kohe “ne te veme ne dispozicion makinen qe te vish te votosh”. Sa funksionon kjo? Se e provove nuk te gjen gje.
    Por nje teknike qe eshte ndjekur njehere ne Shqiperi eshte edhe disinformim i elektoratit permes boshllekut ne edukimin e zgjedhesve. Ka patur nje rast kur nje kandidat zhvillonte fushate ne kete menyre para banoreve te zones se tij: Une nuk kerkoj gje nga Ju. Vetem kush me do mua le te vere plusin tek emri im, ndersa kush nuk me do le te me heqe vizen. Ata qe e donin vune Plusin dhe kaq. Ata qe nuk e donin vune plusin tek emri i kandidatit qe donin dhe vizen te ky, duke e nxjerre fleten e votimit te pavlefshme, pse ishte aplikuar shenjim ne dy emra.
    Sa i perket blerjes direkte, pra me jep leket se do votoj per ty, kjo kerkon sa fonde aq edhe nje marredhenie besimi. Ose prove per menyren si ke votuar. Nje menyre eshte fotografimi me celular, nje menure eshte shenja e caktuar ne flete; p.sh une bej nje lule tek emri yt, nje yll apo nje shenje tjeter. Ketu KQZ ka miratuar me vendim edhe unifikim te shenjave ne procesin e mbushjes se fletes. Ato jane ose +, ose X, shoqeruar me fjalen e pergjithshme “shenja qe shprehin qartesiht vullnetin e zgjedhesit”. Kjo le hapesire te madhe pse dikush qe sheh nje yll apo nje Plus me nje xhufke si shenje votimi, fare mire mund te kerkoje shpalljen te pavlefshme te fletes pasi bie ndesh me vendimin e KQZ-se. Sidomos nese rasti i fleteve te kontestuara eshte me i madh sesa diferenca mes dy kandidateve kryesore.
    Nje forme manipulimi le te themie “ne linjat e brendshme” ndodhi ne vitin 2005. Protagoniste u be Partia Republikane qe polli 11 deputete. Loja u perqendruar te plotesimi i tabelave te rezultateve nga KZAZ-te. Nese une si kandidat ne proporcional i PR-se marr vesh se ne nje zone tjeter dikush po i PR-se ka marre 3000 vota, atehere i jap leke komisionereve qe te plotesojne te shifra e proporcionalit 5000 vota, pasi kjo me nxjerr mua ne krye te listes se perllogaritjes se mandateve. Kjo ishte e thjeshte fare, pasi nuk influenconte rezultatin ne maxhoritar ku haheshin dy partite kryesore dhe LSI si klloun i Osumit. Se sa qesharake jemi e verteton edhe letra e perzgjedhur per fleten e votimit; Warermark i personalizuar me shenja specifike identifikimi, te cilat kompania prodhuese i depoziton ne nje zarf te vulosur prane nje noteri.
    Por edhe caktimi i Qendrave te Vptimit te mjedise private eshte nje lloj loje ne funksion te ndikimit ne rezultat. P.sh ne Kamez u caktuan nga KQZ 22 Qv ne mjedise private te cilat sipas PS i perkasin militaneteve te PD-se. Per kete arsye, nga pala socialiste u tha se kurrkush prej votuesve nuk do merrte me vete anetaret femra ne 8 maj, pasi ngacmimi dhe provokimi do te sillte perplasje. Kjo mban jashte nje numer te konsiderueshem zgjedhesish duke e bere rezultatin nje ballafqim numerik te njohur.
    Ne parim manipulimi lidhet me faktin se 1,. 3 milione njerez nuk votojne, pasi ne te kundert nuk ka fond qe te mund te perballoje raportet e imponuara nga pjesemarrja ne mase e njerezve.

  5. pajisja e votuesve me një letër votimi falls apo të plotësuar përpara se të hynë në qendrën e votimit, prej nga fletën e vetë të votimit personi pararendës ja jep pasardhësit (quajtur “telegrafimi” në Kamboxhia, “lanzadera”/transportuesi në Filipine, dhe “Tasmanian dodge”/fintja e qenit në SHBA-në dhe Australinë e shek. XIX);

    Dikush me informoi se metoden “telegraf” e ka praktikuar LSI ne Tirane. Telegrafimi eshte metoda me e vjeter dhe me e lehte per te kontrolluar efikasitetin e blerjes se votave.

  6. Fletet e votimit do te kene edhe kod te fshehte, gje qe pamundeson perdorjen e fleteve te tjera. Prodhimi i fleteve monitorohet e vezhgohet nga te gjitha palet dhe me llogari te sakte per cdo flete qe ben firma qe eshte kontraktuar per kete pune. Teorikisht mund te ndodhin manipulime por praktikisht eshte e pamundur. Sindroma e studentit qe meson dhe diskuton dicka ne leksion nuk ka gje te keqe, por paragjykimi i nje procesi zgjedhor vetem pak dite pa filluar, tregon mendjelehtesi studenti ne rastin me te mire dhe ne rastin me te keq, militantizem dhe dashakeqesi.

    1. nuk te kuptoj! Ke ndonje gje per temen ne fjale, apo grumbullove ca fjale nga ato togfjaleshat e gatshem qe te kane derdhur e rrahur ne ate, cfare duhet te ishte koka jote?

      Mesa duket vjen kaq i ngarkuar ne kete blog, saqe nuk lexon fare, por zbraz c’te kane mbushur.

      Metoda ne fjale, do te thote se fleta e votimit del nga qendra bosh dhe i kalon nje tjeter personi jashte, i cili futet ne qender, regjistrohet, merr fleten e tij te votimit dhe fleten e marre e fut ne kut, por te veten e fut ne xhep per t’ja dhene tjetrit.

      Sic mund ta kuptosh nuk kam marre asnje qendrim moralizues, se eshte apo jo mire a keq. Kjo ane nuk me perben kureshtje. Thjeshte me intereson menyra dhe teknikat qe perdorin partite politike per te blere njerez si puna jote.

  7. Po ç’t’i lexosh shkrimit tend!? Nuk di nga ta kapesh. Ti po flet me skenare fanta-politike dhe as nuk ke pare zgjedhje ne Shqiperi.

    Per te bere kalimet e fleteve dore me dore, duhet si pikenisje nje flete bosh qe plotesohet. Pra i bie qe kjo flete te fallsifikohet, por po u fallsifikua kjo zbulohet sepse ka disa siguresa dhe njeri prej tyre dhe kodi. Fleta nuk del dot nga qendra se aty jane te gjitha me procerverbal dhe numer te llogaritur dhe ne fund komisioneret japin llogari sa flete kane pasur dhe sa kane.

    Duhet t’i kesh te gjithe shitesit e votes ne rresht, duhet te kesh nja mal me para dhe pyetja eshte qe nese e ben njera pale pse mos ta beje edhe tjetra?

    Manipulimet ne Shqiperi kane ndodhur me menyra te tjera ndersa blerja e votave ka qene shume e rralle, sporadike dhe ne ate mase qe nuk ndikon ne rezultat, veç ne qofte ndonje fshat me shume pak votues.

    P.sh. ti thua qe kete e ben nje parti qe ka te sigurte 15-20% dhe per te fituar i duhet te pakten nje 30% tjeter, po e di ti se sa eshte 30% e votuesve ne Tirane, Durres, Shkoder, Korce apo Elbasan?

    Ti mendje militanti ke dhe po i paraprin nje nder shume alibive te Rames pas humbjes se nese e ke seriozisht kete, per arsye studimore sigurisht, na jep fakte ketu. Kush po blen vota? Ne cilin qytet apo fshat? Nga dalin parate? Si do realizohet praktikisht dhe ne terren kjo? A jane organizuar grupet etj?

    Bini daulleve te manipulimit sa te doni, nje arbiter ne fund ka per t’u degjuar dhe ai eshte faktori nderkombetar me vezhguesit e tij, ODHIR/OSBE, pasi institucionet ne Shqiperi ju nuk i besoni.

  8. Plotesisht e mundur dhe e realizueshme: sistemi zinxhir i votes se gatshme-kthim i fletevotimit bosh jashte eshte i mirenjohur ne Itali. Duhen shume njerez qe merren me kete pune qe duhet te kontrollojne: ke sa te duash, mjafton t’i paguash. “Myshterinj” gjen sa te duash, sa te vdekur urie, dhe sa te paprincipte ka; para duhet te kesh. Dhe para nje pjese e politikes ne Shqiperi ka me thase. Sa per kryp: ku iken paret e ’97, tani po dalin e po blihen votat. Para te pista, te paditura, te padeklarura ke plot ne Shqiperi. U vrane njerezit ne mes te Tiranes dhe s’i hyri gjemb ne kembe njeriu dhe ne ende veme ne dyshim blerjen e votes. Parja e piset eshte sheshit ne Tirane (=Shqiperi). Le qe ne Shqiperi nuk dihet sa te ardhura ka çdo njeri…
    Nipi

  9. Tek ne, ai qe humb gjithmone e ka humbjen si arsye te vjedhjes se zgjedhjeve nga fituesi, dhe ai qe fiton gjithmone arrin standart me te larte zgjedhjesh.

    Mund te beje perjashtim ky rast nese fiton Rama ne 8 maj, se dhe ne rast fitore te tij nese nuk do deklaronte vjedhje votash do rrezikonte te legjitimonte “sistemin e kusarise dhe matrapazllekut te Saliut”; ai ka dy vjet thote qe s’mund te kete zgjedhje e rrjedhe normale politike ne Shqiperi sa kohe qe Saliu eshte ne pushtet.

    Pra nese Rama humb, votat ja ka vjedhur Saliu me shumice, nese fiton ja ka vjedhur pak. Faji eshte pra i Saliut…edhe Lulit, meqe ky e ka emrin ne fleten e votimit kete here.

    Basha kuptohet s’ka si te ankohet per vjedhje ne cdo skenar, se nuk i shkon as me pozitivitetin e fushates.

    Nga gjithe keto alibite paraprake per vjedhjen e zgjedhjeve te 8 majit nje gje eshte e sigurt; nese Rama humbet do kemi bojkote te tjera te pafundme, kriza te tjera, dhe larg qofte dhe ndonje 21 janar tjeter, pasi si mund te kemi dhene prova se kemi demokraci nese Rama nuk fiton zgjedhjet?!

    Ne kete pike, a eshte me mire te fitoje Rama gjithsesi, perderisa ai ka dhene prova qe tashme mund te mbaje peng vendin edhe si humbes?

      1. Ketu s’kam nga leviz, me ke vene me shpatulla pas blogut.

        Une parashikoj qe ne Tirane fiton Rama me te pakten 10% diference, e nese jo dmth qe votat jane vjedhur.

        Ti sa perqind vjedhje parashikon nga Basha & Berisha?

  10. Nje pjese e mire e elementeve “sigurese” te mosmanipulimit te votes te permendur nga parashkruajtesit kane nje element te perbashket qe mundeson efikasitetin e tyre: transparencen post zgjedhore te kutive qe mbajne materialet zgjedhore (fletevotimet dhe procesverbalet bashke me listat e zgjedhesve).
    Sikunder mund t’ju kujtohet, keto materiale per zgjedhjet e vitit 2009 pjeserisht u asgjesuan (dogjen) dhe pjeserisht jane mbyllur ne Arkiven e Shtetit per 20 vjet.
    Mbyllja e tyre pamundeson nder te tjera dhe realizimin e studimeve shkencore mbi cfaredo lloj interesi qe implikon te drejten e votes ne Shqiperi.

  11. http://www.peshkupauje.com/2011/05/durres-vota-kushton-2-mije-leke

    Një votë në qytetin e Durrësit është blerë me 2 mijë lekë të vjetra. Drejtoria e policisë së Durrësit ka njoftuar nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë të një shtetasi me inicialet S.D, 56 vjec, me akuzën e dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve.

    Hetimi ndaj tij ka nisur pas padisë penale që ka bërë një 49-vjecar po nga Durrësi, i cili i ka deklaruar policisë se shtetasi në fjalë i ka premtuar shumën prej 2 mijë lekë për cdo kartë identiteti dhe i ka marrë atij 4 kartat e pjesëtarëve të familjes, me qëllim që këta shtetas të mos votojnë më datë 08 maj për forcën politike që dëshirojnë.

    Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë, ndërkohë që drejtoria e policisë së Durrësit i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten e denoncojnë pranë organeve kompetente raste të tilla, që pengojnë shprehjen e vullnetit të lire nëpërmjet votës.

  12. Ka degjuar dikush per blerje votash keto zgjedhje?

    Nga disa sondazhe te miat kam marre vesh dy raste model:
    1. blerja direkt me para te thata (5000 L nje vote, e provuar dhe kontrolluar me fotografim nga celulari i votuesit).
    2. Ofrime udhetimesh emigranteve te vendeve fqinj.

    Nje gje eshte interesante ne zhvillimet e ketyre viteve te fundit: Teza mbi partiokracine shqiptare duhet modifikuar. Jo vetem administrata dhe punemarresit ne shtet duket se jane te varur nga partite politike, por edhe bizneset private jane disi prone e ketyre partive, sidomos bizneset e medha (me disa miliona euro gjiro ne vit). Dicka qe flitet rendomte neper Tirane, porse mungon nje studim i mirefillte. Une po mundohem te ndertoje nje kuader teorik, i cili i duhet nenshtruar verifikimit empirik.

    Diskutimi do te behej interesant nese mund te provohej se shume biznese gezojne nje lloj perkatesie partiake (cfare mund te vertetohet nga rekrutimi i punemarresve, pagesat ndaj partise, levizjet e personelit te perbashket parti-biznes dhe analiza e rrjeteve sociale.) Keshtu mund te ndertohej nje database i ketyre kompanive, lidhjet personale etj. dhe te shihet se cila goditet apo favorizohet direkt, qofte nepermjet akteve normative, politikave fiskale etj.

    Kjo teze kerkon pergjigje ndaj pyetjeve si: A kane partite politike biznese te tyre? Dhe nese, perse partite politike kane filluar te kene bizneset (ndermarrjet) e tyre?

    Une mendoj se ka disa faktore qe duhen marre parasysh (duke marre nje qasje teorike marksiste si konflikti ndermjet dy klasave, ndermjet klases politike dhe asaj ekonomike, qytetari eshte spektator).

    1. Historikisht: Ne fillimin e viteve 2000 (?) klasa ekonomike humbi besimin tek klasa politike. Se pari duke qene teper e renduar financiarisht nga kerkesat dhe mungesa e besnikerise dhe e mbatjes se premtimeve te klases politike.

    2. Si vijim kemi nje lloj zhberje te hegjemonise se klases politike ndaj asaj ekonomike (Klasa politike i mbijetoi nje gjendje mbeturine te 40-vjeteve sundimi te regjimit enverist dhe mungeses deri ne ato vite te klases ekonomike).

    3. Ne vitet 2000 partite e medha fillimisht i nenshtrohen kerkesave te klases ekonomike per te pasur perfaqesues, te cilet sigurojne qe klasa politike te mbaje premtimet. Ne kete moment klasa ekonomike vendos agjenden politike per te gjithe vendin (PS ndoshta bie viktime e pare e ketij zhvillimi, sidomos gjate kohes se F. Nano.). Nje tjeter arsye per perfshirjen e klases ekonomike ne zoterimin e politikes, mund te jete se individe te klases ekonomike deshirojne imunitet ndaj ndeshkimeve/kercenimeve/shantazheve te klases politike dhe synojne te futen direkt ne partite politike (Rasti i fundit serish ishte PS me E. Ramen, kujtojme zgjedhjet 2009, Fideli etj.).

    4. Nje teze eshte qe: Deri me tani PD i ka shpetuar ketij zhvillimi dhe ka ngritur biznese partiake, duke ruajtur kesisoj hegjemonine e saj. Pra teza jone mund te shpjegohet se (nisur nga cikli politik) klasa politike po mundohet te emancipohet nga varesia ndaj klases ekonomike duke zoteruar biznese te sajat, p.sh. nepermjet perfaqesuesve “proxy” (ndoshta thene ndryshe “balloreve”). Nese do ta shohim pozitivisht: Partia Demokratike faktikisht eshte duke u perpjekur te rivendose hegjemonine e saj politike ndaj biznesit, pasi vetem ne kete cast vetem kjo parti eshte ne gjendje te mobilizoje masa te medha njerezish, te cilet i bejne aleancat me klasen ekonomike te panevojshme. Mund te diskutohet nese ky perfundim eshte i vertete.

    5. Nje tjeter mundesi eshte qe ne rast se partite politike tashme jane penetruar nga anetare te biznesit, atehere bizneset “partiake” nuk jane te partive, porse te individeve, te cilet i vendosin keto ne dispozicion te partive, ne kembim te imunitetit politik (ndaj ligjit) dhe perfitimeve te tjera ekonomike. Ne kete rast tezat (1) se klasa politike eshte kapur dhe ndeshemi me nje hegjemoni te klases ekonomike, ose (2) se klasa politike po perpiqet t’i shpetoje hegjemonise se klases ekonomike, bien, ose duhen modifikuar!

    Qe aleancat e te dyja partive garuese perbeheshin nga biznesi (mjaft te degjosh sloganet e dy kandidave per te kuptuar se cili ishte grupi i synimit ne thirrjet e tyre.) do te thote se klasa politike ja ka ende nevojen biznesit, ose klasa politike eshte aq e emancipuar nga interesat direkte te sipermarresve te caktuar, saqe tashme mendon te mbushe arken e shtetit e te fitoje kesisoj nje tjeter beteje varesie kunder klases ekonomike (me ane te comanges fiskale).

  13. Artan Lame sot në gazetën Shqip (Industrializimi i blerjes së votës):

    Në Minibashkinë ku unë banoj, u identifikuan rreth 1.200 vota të blera nga fituesi i zgjedhjeve. Nuk kam ndër mënd të justifikoj humbjen e të majtës aty, por, që ato vota u blenë këtë e thonë tashmë me natyrshmëri banale. Nga informacionet, rezulton se një votë kushton mesatarisht 5.000 lekë (të reja), që do të thotë se 1.200 vota kanë kushtuar rreth 6 milion lekë. Përgjithësisht votat blihen në zonat e periferive, midis banorëve të ardhur dhe ku preferenca e blerjes së votave ka tendenca familjare, pra, kur shet votën burri, automatikisht këtu përfshihet dhe të paktën vota e gruas, për të mos shtuar edhe ato të prindërve. Por ta lemë tek çifti burrë-grua, që do të thotë se shitësi do të marrë 10.000 lekë në dorë që, në kushtet e varfërisë së periferive, nuk janë gjë e vogël. Po të kemi pastaj parasysh, se tashmë çdo dy vjet ka zgjedhje (një herë vendore e një herë parlamentare), i bie që kryefamiljari të marrë nga ky operacion 20.000 lekë çdo legjislaturë. Në kushtet e një administrate të shpartalluar, ku investimet janë ato që janë, pra gati zero, zor se një banor të priste që në zonën ku ai banon të investoheshin 20.000 lekë nga shteti. Atëherë, kur asgjë nuk do të ndryshojë pavarësisht nga zgjedhja e tij, pse ai nuk duhet të përfitojë nga i vetmi mall që ka në dorë, vota?

    1. Një rast interesant nga Italia ( http://www.ilvelino.it/articolo.php?Id=1366731 ), ku pas turnit të parë të votimeve, të dy kandidatët ishin në barazim (194vota sejcili).
      Nga një emision radiofonik u mor vesh që fituesja (ose stafi i saj), ndër të tjera, nuk ngurroi që t’i paguante biletën vajtje-ardhje dhe pushimet një familjeje prej 7 personash që kishin të drejtën e votës në atë komunë, por… që banonin prej vitesh në New Jersey.
      E vetmja gjë që nuk dëgjova gjatë diskutimeve, rreth këtij rasti, ishte se nuk u përmend aspak as shitblerja e votës dhe as votimi familiar… dhe më erdhën ndërmend dy gjëra: o ne duam që të jemi, demokratikisht, më katolikë se Papa, o… perëndimorët vazhdojnë me “leksionet” e tyre të demokracisë nën moton “Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.

      1. Edrus,
        je dakort qe te paguash dike per voten eshte pandershmeri morale?
        je dakort qe te votosh familjarisht (supozohet nen influencen e patriarkut) eshte po ashtu pandershmeri brenda nje sistemi demokratik?

        Pse duhet gjthe kohes te bejme krahasime me c’bejne apo c’nuk bejne te tjeret? E dime shume mire c’eshte e drejte dhe e pranueshme per cka synohet dhe asgje me shume e as me pak nuk duhet te pranohet. Mbetem duke relativizuar situaten sipas te tjereve nderkohe qe dihet shume mire se c’rruge duhet ndjekur pa na e ndricuar me fener nderkombetaret.

        Me thjesht: mjeku te keshillon te mos pish duhan se te demton shendetin nderkohe qe vet ai e pi per shtate pale qejfe. Do ta injoroje keshillen e mjekut vetem per te sfiduar autoritetin e tij ne dem te shendetit tend? Nuk ishte nevoja te te keshilloj mjeku per keto deme ndaj shendetit qe dihen …. keshtu dhe me demokracine. E dime shume mire c’nevojitet per shendetin (demokratik) nuk kemi nevoj per keshilla e per shembuj te atyre qe marrin veten m’qaf me kokfortesi. Po te hidheshin ato 7 italiane nga ura do hidheshe ti? Kete e kam vath ne vesh nga gjyshja dhe ja kujtoj vetes sa here ndihem katolike!

        1. Oh, e dashur Parullë… megjithëse teorikisht të jap të drejtë, praktikisht përfaqësoj ekzemplarin shembullor (duke filluar që nga pirja e dy paketave duhan në ditë).
          Sigurisht që, në shembullin e hedhjes nga ura, si çdo qenie njerëzore ndjek principin e tretë (apo të katërt?) të Azimovit (për robotët): Mos kryej aksione që do të çonin në eliminimin fizik tëndin 😛

          Tani, që të lemë hipokrizinë mënjanë dhe të flasim sinqerisht: Nëse dy kandidatë të panjohur (e theksoj të panjohur për të eleminuar kandidatë të papranueshëm të tipit Mehdi e/o Meta) në garën e tyre do të kishin buxhet të mjaftueshëm për të joshur dhe emigrantët që të rikthehen të votojnë, ti a do të krijoje skrupuj të atillë që të të bënin të të vriste ndërgjegjia sepse pranove një javë pushime (apo edhe qoftë vetëm biletën vajtje-ardhje) për t’i dhënë votën atij që të ofron këtë mundësi?

          P.s: Duhet të kesh parasysh edhe diçka tjetër; Ai që ofron paratë e tij i odron tek ata që kanë nevojë (në rradhë të parë) dhe tek të “lëkundurit” (ata që janë të pavendosur. Po të heqim rastin e parë (dhe mund të diskutojmë sa të duam se sa e drejtë apo e gabuar është moralisht), për rastin e dytë, kandidati di edhe ku t’i hedhë paratë e tija… jam i bindur se Bollanoja, atij që firmos komentet e tija me “rroftë Shqipëria etnike” (edhe sikur ky i fundit të shitej për 100lek), as nuk do të tentonte që t’i bënte një ofertë.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin