KRAHASIME TË GUXIMSHME

Pas ngjarjeve të 21 janarit në Tiranë, gjithnjë e më shumë emri i Shqipërisë po përshoqërohet me vende të tjera mesdhetare, me të cilat i bashkojnë kryesisht trazirat me karakter politik. A qëndrojnë vallë krahasime të tilla?

Shembuj nga mediat e këtyre ditëve të fundit mund të jepen me tufa. Tunizia, Algjeria dhe Egjipti tashmë përmenden rregullisht krahas Shqipërisë. Sa herë që gazetarët dëshirojnë të japin idenë e përshkallëzimit të krizës në shumë vatra njëherësh, citohen disa vende rresht, midis të cilave i yni. Megjithatë, deri më sot, përveç krahasimeve të përgjithshme nuk kam parë ndonjë analizë që t’i përbashkojë këto vende mbi kritere të shëndosha.

Nuk ia gjej dot zanafillën krahasimeve të tilla, anipse ia kuptoj bazën pamore, qoftë edhe atë thelbësore që ka të bëjë me protestat ndaj qeverive. Trazirat në vende si Tunizia, Shqipëria, e së fundi Egjipti, ishin pothuajse të papritura, të paktën për elementin ndërkombëtar. Nuk besoj se kancelaritë, përveç ndonjë shqetësimi të përgjithshëm, ia kanë përcjellë në kohë qendrës rreziqet e njëmendta që do të vijonin më pas. Pikërisht tek orvatja për t’i dhënë një farë rendi kaosit mesdhetar duhet gjetur arsyeja e futjes së Shqipërisë në listën e vendeve që ziejnë aktualisht. Me fjalë të tjera, kur në hartë dallohen shenjat e zjarreve lidhja me drejtvizore e qendrave të prekura është logjikisht e natyrshme.

Se kush e hodhi i pari në cirkun mediatik përqasjen me Tunizinë, apo me vende të tjera, është vështirë ta gjesh. Gjithsesi, nëpërmjet një kërkimi të shpejtë në internet e midis miqsh konstatova se Tunizinë e paskan përmendur mjaft, si këtej dhe andej. Opozita e paska cituar për t’i treguar qeverisë se si do t’ia bënin gropën, mazhoranca e paska përmendur për t’i thënë opozitës se stili tunizian nuk do të gjejë vend në Shqipëri.

Pavarësisht nga atësia e krahasimeve me vendet e Afrikës veriore, duhet thënë se krahasimi në thelb nuk qëndron. Madje rrezikon të krijojë keqkuptime tek publiku ndërkombëtar që kërkon përnjimend të kuptojë diçka nga katrahura e koklavitur shqiptare. E kam fjalën për krahasime thelbësore midis realiteteve politike e sociale, jo për faktin që pati trazira, përleshje me policinë, akuza të ndërsjella, protesta në rrugë, e të tjera si këto.

Ja disa nga arsyet përse kriza shqiptare nuk mund të futet në kategorinë e lartpërmendur. Fillimisht nuk duhet harruar se vende si Tunizia dhe Egjipti kanë qeveri e politikanë që e mbajnë pushtetin prej shumë vitesh, në mos dekadash. Qeveria e fundit e Berishës nuk i ka mbushur gjashtë vitet, gjithsesi ka arritur në pushtet duke u alternuar me opozitën. Së dyti, pushteti në vendet e tjera nuk është i shpërndarë, në kuptimin që ushtrohet në të gjitha nivelet përgjithësisht nga e njëjta forcë. Në Shqipëri, Tiranën e qeveris prej shumë vitesh kryetari i opozitës, Rama, çka do të thotë se ka pushtetin në një të tretën e vendit, nga pikëpamja e popullsisë.

Që Shqipëria nuk është Tunizia e kanë kapur që në fillim edhe analistë të tjerë. Një nga ndryshimet që këta kanë vënë re është se “çliruesit” në Tiranë nuk ekzistojnë, në kuptimin që kundërshtari i Berishës nuk është ndonjë personalitet i virgjër politikisht, por administruesi prej shumë vitesh i kryeqytetit, për më tepër i përfolur për afera në ndërtim, edhe pse të paprovuara nga drejtësia. Me fjalë të tjera, protesta e janarit nuk pati ndonjë karakter masiv të posaçëm, në thelb Tirana mbeti në dritare, nuk iu bashkua njerëzve në bulevard. Historikisht është Kryeqyteti ai që i vë vulën ndryshimeve të mëdha në Shqipëri.

Nga pikëpamja ekonomike as Egjipti, as Tunizia, as Algjeria, nuk mund të krahasohen me vendin tonë. Jo sepse nuk ka varfëri, ndoshta ka më shumë varfëri në periferitë shqiptare se sa në Kajro,  por tendenca është krejt e ndryshme, sikurse dinamizmi i ekonomisë shqiptare i krahasuar me të tjerat. Dikush mund të vërë shenjën e barazisë përsa i përket korrupsionit, por edhe këtu duhet të thërresim në ndihmë faktorin kohor të pushtetit. Korrupsioni i vendeve të Magrebit, etj. lidhet me një pushtet të gjatë të grupeve politike të paalternuara prej kohësh. Gjithsesi, kriza shqiptare filloi si krizë politike, jo ekonomike. Më pas degjeneroi në krizë institucionale, por nuk ishte ekonomike, edhe pse mund ta rrezikojë një gjë të tillë, kundër dëshirës sime, nëse vazhdohet në rrugë të gabuar.

Elementi fetar mund të qëndrojë në fund, por jo nga rëndësia. Faktori i fundamentalizmit islamik nuk ka kurrfarë peshe në trazirat politike të Shqipërisë, madje as si rrezik i largët potencial. Edhe më dashakeqësit e Shqipërisë nuk do të mund ta mbështesnin seriozisht rrezikun e fundamentalizmit islamik, përveçse në rastet e hipotezës se kaosit të përgjithshëm, tip 1997, ku rrëmuja ul kontrollin dhe efikasitetin e organeve të rendit në luftën kundër infiltrimeve të huaja me karakter fetar. Ndërkohë vendet e tjera po ia bëjnë kokën dhallë kancelarive të gjithë botës, të cilat nuk po dinë çfarë zgjidhje t’i japin ose të sugjerojnë, gjithnjë me frikën e rritjes së forcave fundamentaliste. Natyrisht, këtu është në lojë ekuilibri delikat në Lindjen e Mesme, ndoshta në të gjithë Mesdheun, po qe se trazirat zgjerohen.

Edhe nga pikëpamja gjeostrategjike krahasimet çalojnë dukshëm. Shqipëria mund të futet lehtë në bllokun e vendeve ish komuniste – këtu shumë prej nesh do të kërkonin një nënkategori të veçante – por gjithnjë brenda Evropës, me një perspektivë të qartë integrimi në Bashkimin Evropian. Vendet e Afrikës veriore nuk mund ta mëtojnë integrimin në BE, të paktën në të ardhmen e afërt. Anëtarësimi në NATO përmendet me vend e pa vend, shpesh për arsye demagogjike, ndonjëherë se na është mësuar goja, por gjeostrategjikisht kjo është vijë ndarëse me vende të tjera që aty nuk bëjnë pjesë.

Ja pra disa nga arsyet që më bëjnë të mendohem kur dëgjoj se Mesdheu është në flakë. Nuk jam dakord me ata që përgjithësojnë me një të rënë të lapsit, sidomos kur rrezikojnë të prekin imazhin e vendit, pavarësisht nga faji i trazirave të 21 janarit, apo fituesi i ardhshëm në arenën politike (pa metaforë). Nga përgjithësuesit ose simplicistët e gjithë ngjyrave pres të sqarojnë të paktën se vendet mesdhetare janë vërtet duke u djegur, por disa e kanë nga halli, të tjerë nga mendtë e kokës.

No Comments

  1. Shpesh jane krahasime ne forme deshirore nga pjesa rremuje-dashese e “sovranit”; ishalla bejme dhe ne si ata.

    Ndikon dhe shtypi opozitar, me ne krye Shekullin, te cilet qe ne diten qe filloi Rama bojkotin e deri tani, trazirat kudo ne bote dhe pavaresisht arsyes zene faqen e pare te shtypit ose diku aty pas te pares (per te njejten arsye si me lart, po me stil gjoja-indirekt, dmth shifni o sovrane ca behet matane).

    Perndryshe, pervecse ne ndonje artikull qe flet per perkatesine ne kohe te ketyre ngjarjeve, s’kam pare te behen krahasime ne shtypin e huaj anglisht-foles midis situatave. Perkundrazi, artikujt ne anglisht qe kam lexuar per ngjarjet ne Shqiperi kane qene pak a shume te gjithe ne nje ze ne pershkrimin e situates; lufte per pushtet midis dy njerzve/partive ne nje vend ish-komunist ku varferia dhe korrupsioni jane shume te larta.

    1. Sa për shembull, gjatë javëve të fundit, disa nga televizionet shqiptare harruan gjithë lajmet e tjera ndërkombëtare, madje eklipsuan edhe Dik Martin, me të cilin na çanë kokën një muaj rresht para pak kohësh dhe na dendën me lajme protestash nga e gjithë bota, si për të na kujtuar se e paskëshim lënë pas dore këtë sport kombëtar dhe se ndoshta duhet të na nxihet faqja që tunizianët apo egjiptianët na e paskëshin kaluar. Kjo tingëllon si goditje artilerie që duhet të shoqëronte sulmin e këmbësorisë në konferenca shtypi, sepse argumenti paralel politik ishte që protesta të dhunshme ka kudo dhe nuk është ndonjë kiamet i madh. Ndërkohë, në krahun tjetër, media me profile qeveritare përgatisnin terrenin e nevojës për punën e komisionit hetimor parlamentar, ose në përgjithësi për nevojën e një përgjigjeje të fortë ndaj “grushtit të shtetit”.

      http://www.panorama.com.al/panorama/index.php?option=com_content&view=article&id=6611:grushti-ndaj-profesionalizmit-te-mediave&catid=104:opinione&Itemid=410

  2. Pishak, ndërsa lexoj jam dakord me ato që shpreh, por thellë-thellë, nuk jam i bindur.
    Ku janë të përbashkëtat?
    Nëse është e vërtetë që këto vende (përfshirë Shqipërinë) janë të një shumice myslymane, është po aq e vërtetë që këto vende janë qeverisur në mënyrën më laike të mundshme dhe të dëshëruar nga Perëndimi.
    Tunizia dhe Shqipëria kanë një perkors thuajse të njejtë politik këto 20vjetët e fundit, ku “demokracitë” e stabilizuara, sepse i ishin komode perëndimit, patën mbështetjen e tij…
    Nëse faktori ekonomik mund të jetë një stimulues për protestat, rrjedha e tyre tregoi se nuk bëhej fjalë vetëm për barkun, por nxorri në pah një dhimbje të provuar prej shpirtit të popullit kundrejt asaj që ja kishin servirur për demokraci.

    Ka ardhur koha që të gjithë mund të verifikojnë lehtësisht që modelet e eksportimit të demokracisë, jo vetëm me ushtri, por edhe me “këshilltarë”/ambasadorë, apo me “Non e’ la Rai”, janë fallimentare.

    Demokracia e vërtetë do të mund të stabilizohet vetëm atëherë kur të jemi të gjithë (ose shumica) të vetdijshëm që rregullat dhe ligjet e bashkjetesës civile janë të njëjta për të gjithë dhe, për më tepër, këto ligje dhe rregulla të zbatohen prej të gjithëve… dhe kjo vetdije, vërtet që mund të pasurohet me eksperiencën e të tjerëve, por që realizohet më së miri kur jeton dhe e shikon vetë thikën duke vajtur drejt kockës.

    Tunizinëve, egjyptjanëve dhe shqiptarëve duket se ju është zgjuar ajo vetdije… mbetet vetëm që të shpresojmë se rrëzimi i rregjimeve të sjellë demokraci të vërtetë… Sepse demokracia në vetvehte nuk është se sillet vetëm me rrëzimin e rregjimeve diktatoriale… dhe historia e Iranit, aq e sponsorizuar nga Perëndimi gjatë revolucionit, por që ka krijuar gjithë ato probleme në kuadrin ndërkombëtar e rajonal, nuk ka nevojë për ta stërzgjatur me shembujt e tjerë…

  3. “Pavarësisht nga atësia e krahasimeve me vendet e Afrikës veriore, duhet thënë se krahasimi në thelb nuk qëndron.”

    Nuk jam fare dakord. Kemi rene ne nje krahasimtari kuantifikuese qe nuk na ben nder. E vertete qe ka dicka specifike per cdo pjese. As Egjipti e Tunizia nuk mund te krahasohen me njeri tjetrin. Asgje nuk mund te krahaseohet me nje tjeter, pasi secila ka elementet e veta e me the te thashe. Por jo kaq te holla analizat, ju lutem, se na trashet. Shteti vret, si ne Egjipt, si ne Shqiperi. Dhe ky eshte krahasim i vlefshem. Nese nuk mund te ngrihet zeri universalisht kunder kesaj, kemi marre fund. Ajo qe ndryshon eshte thjesht lloji i alibise per te mbajtur ne pushtet vrasjen kunder qytetarit. Ne Egjipt eshte vellazeria myslimane, ne Shqiperi eshte Edi Rama, gjithsesi dy gogole te fryre e te sterfryre, sa nga leninizmi berishian i Shtetit “me cdo kusht,” sa nga trashesia e analisteve dhe intelekualeve shqiptare, qe ne vend te denojne njezeri dhe pa asnje ekuivok vrasjen e qytetarit nga shteti, vazhdojne e komentojne lojen e aktoreve politike, ku me satire e ku me “seriozitet” analitik. E nuk mund te thuhet, ja e denuam, tani cfare? Habitem se si mund te diskutohet cdo gje tjeter kur duket qarte qe mesazhi nuk eshte marre: Shteti nuk mund te vrase qytetarin e te vazhdojme ta konsiderojme shtet. Pike. Ta haje dreqi, le mos e kompromentojme kete as me analiza e as me humor. Shqiperia eshte si Egjipti, sepse njesoj, shteti nuk ngurroi te vrase qytetarin e vet. Kjo eshte e gjitha. Nuk eshte veshtire per tu kuptuar. Gjithe te tjerat jane kontigjenca historike e gjeografike per secilat, te cilat duke i theksuar, rrezikojne te shnderrohen ne alibi. Por eshte per te ardhur keq kur nuk mund as intelektualet e ketij vendi te bien ne nje mendje rreth kesaj, por vazhdojne e analizojne e lagu s’e lagu, jane njesoj, s’jane njesoj. I’m ashamed.

  4. Shteti eshte i vetmi qe ka te drejten e perdorimit te forces. Po ketu jemi ne rrafshin teorik dhe t’i shpjegojme neomarksisteve burimin e kesaj te drejte kerkon kohe dhe me gjase keta perseri nuk do te kuptojne. Neomarksistet kerkonin dhe kerkojne edhe revolucion kunder Bush, Blair, Berluskon, Sarkozi etj. Keta jane gatuar te tille. Jane rober te ideologjise qe i ka bere fertele keto lloj tipash Camus. Kudo ku ka zjarr, neomarksistet do te jene aty. Ideologjia e tyre, botekuptimi i tyre eshte i bazuar ne dhune. I gjithe projekti politik i tyre fillon kalon dhe perfundon me dhunen.

    Nderkaq, ne Shqiperi kemi nje shtet ligjor dhe institucione te pavaruara (e them me siguri te plote qe nga qeveria njehere nuk jane te varuara fare) qe po hetojne rastin e dhunes kunder institucioneve kushtetuese dhe viktimave. Nese keto te fundit jane vrare ne kundershtim me ligjet e rregullat, kush jane autoret etj.

    Komandanti i Gardes deklaron qe kemi qelluar vetem ne ajer, atehere cili shtet i vrau, cila pjese e tij? Kush na qenka ai prokuror qe na paska zbardhur ngjarjen dhe del e jep pretenca ne gjyqe popullore?

    Zgjatimeve te periudhes se gjyqeve popullore ne ju themi, shko bej c….

    1. Ke harruar të shtosh që monopoli i shtetit ndaj përdorimit të forcës është i rregulluar me ligj.

      Ka njerëz që mendojnë se ky ligj u shkel më dt. 21 janar. Këta njerëz kanë të drejtë të marrin një përgjigje për dyshimet e tyre.

      Kur një institucion i pavarur, Prokuroria, kërkoi të hetonte për këtë, u kundërshtua nga një tjetër institucion i pavarur, Ekzekutivi.

      Udhër-arrestet nuk u zbatuan.

      Komandanti i Gardës mund të deklarojë shumë gjëra, por jam kurioz të di se çfarë do të kishte deponuar, sikur ishte marrë në pyetje nga Prokuroria.

      Përtej dyshimeve, insinuatave dhe plehrave që janë thënë në publik, dy gjëra janë absolutisht të vërteta: (1) urdhër-arrestet e Prokurorisë nuk u zbatuan me vullnet të plotë dhe (2) katër të vrarët nuk ishin duke sulmuar ndonjë institucion, as u vranë brenda ndonjë territori të mbrojtur me ligj.

      Të dy këto të vërteta sugjerojnë të njëjtin dyshim, i cili meriton vëmendje. Kush e shkeli ligjin atë ditë dhe pse?

      1. Hetime le te behen dhe te dalin pergjegjesite edhe per forcat e policise apo gardes, por pa harruar dhunen kunder institucioneve kushtetuese me synimin per te rrezuar nje qeveri legjitime, dhune qe denohet e nuk tolerohet ne gjithe boten demokratike, po amani mos na krahasoni me Tunizine a Egjiptin me 300 e me shume te vrare vetem pse protestojne dhe qe nuk heton askush pasi aty cdo gje kontrollohet nga nje dore. Pa folur per sistemin politik e institucionet ne Egjipit apo Tunizi qe nuk mund te krahasohen me Shqiperine anetare e Natos. S’kemi pse pretendojme se kemi demokraci e institucione si ne Angli apo Danimarke po dreqi e mori si nje vend ish-komunist, ne lindje te Europes, patjeter qe bejme pjese ne kete grup vendesh. C’eshte ky sadomazokizem per te ndeshkuar veten?

        Edhe ne Itali polici vret te riun, ne Angli policia vret emigratin etj. por nuk tha kush qe keto vende jane Egjipt a Tunizi.

        1. O MB, ne Itali u futen studentet, me fal nxenesit e gjimnazeve, ne senat, dhe jo te qellonin me arme, por as nuk i rrahu njeri, dhe jo me t’i akuzonin per grusht shteti. Pranoje qe me 21 janar ne Shqiperi grushtin e shtetit e beri SB, dhe ia doli mbane, se u vrane tre demonstrues ne shesh dhe u akuzuan demonstruesit per vetevrasje tek kangjellat e kryeministrise. Vazhdimi i SB ne kete linje eshte ofendim per ADN-ne e shqiptareve

    2. “Komandanti i Gardes deklaron qe kemi qelluar vetem ne ajer,”

      Nuk e ve ne dyshim qe ti e beson, megjithese nuk ka video qe ta tregoje se ne ajer nuk eshte qelluar, por ne drejtim te turmes. Ti jo komunist, por edhe terrorist mund ta quash dike qe guxon te besoje ate qe e pa vet e e pane te gjithe. Por ti aq skrupuj ke. (Xhaxha mos mi fshi komentet. Nuk mund te lejosh ofendimet te kalojne ne te tille menyre e te mos presesh te mos i pergjigjemi.) Por aq sa ti je ne gjendje te kuptosh se dikush mund te jete pre e ideologjise komuniste, aq edhe nuk je ne gjendje te kuptosh se ti vete je pre e ideologjise fashiste. Dhe kjo perkthehet ne kete qe thua: “Shteti eshte i vetmi qe ka te drejten e forces.” Shteti nuk ka te drejte te vrase qytetarin. Shteti nuk ka as te drejte te prodhoje nga hici, fakte per puc shteti, per cadra pistolete, per makina me tritol, e lloj lloj alibirash per te justifikuar forcen vdekjeprurese. Shteti nuk ka te drejte te perhape panik, te thote se presidenti eshte pucist, se prokuroria eshte puciste, se opozita eshte puciste, se media eshte puciste. Ku eshte legjitimiteti i forces se ushtruar nga shteti, kur shteti flet per stilolapsa pistolete? Ku i ke stilolapsat pistolete?????? Shko e meso se c’eshte fashizmi njehere. Shko ne ndonje koncert arti shteteror ala lady gaga, “hahahaha.” Te vret, tall edhe bythen, edhe fajin e paskemi ne se guxojme e flasim per nje pike etik, marksiste qofte a jo?

      O XHAXHA! Pleeeeeeeeeaaaaaaaaaaaaaaasee! Nuk mund te lejosh ta rrembeje fjala e lire logjiken ne kete fare feje.

    3. O MB tema e sotme e servirur kerkon qe te diskutojme nese kane gjera te perbashketa levizjet popullore apo destabilizuese (sipas rastit) te ndodhura sefundmi tek ne, ne Tunizi, Egjipt e ne ndonje vend tjeter. Autori i ketij shkrimi mendon se rasti i shqiperise nuk duhet konfonduar me ato te Tunizise dhe Egjiptit. Ndersa nje komentues tjeter thote se keto ngjarje brenda nje kendveshtrimi te caktuar, jane pothuajse identike, pasi shtetet respektive ne vitin 2011 vrane demostrues te pa armatosur neper sheshe e bulevarde. Nese ke ndonje mendim bujrum po please boll me kete manine e kundershtimit per cdo gje e ne cdo gje. Ki pak respekt te pakten per kete blog.

    4. Edhe një pyetje – pse vallë duhej qëlluar në ajër me fishekë realë? Iu mbaruan fishekët e manovrës këtyre?

      1. ore xhaxha (se u beme bozë, por dhe dhallë…) :

        e ke parë ne filmim se si vetë gardisti hap deren e kryeministrise ? Eshte ne llogjiken e gjerave te kalohej nga ata të manovres, tek realët !!

        Por më e bukura ne kete meselé, eshte se personalisht jam katerciperisht i bindur qe, padyshim, nuk eshte Sali Berisha qe ka dhene urdher per vrasje ! Dhe pikerisht, se nuk eshte i zoti te beje zap ata qe e ka me ligj ti beje zap, meriton ndeshkimin më te rende ligjor dhe politik !

        Une jo vetem qe jam dakort me ate qe shkruan pak me lart Luljani se “Shqiperia eshte si Egjipti, sepse njesoj, shteti nuk ngurroi te vrase qytetarin e vet“, por shtoj se nga pikeshikimi etatik, qeverisës, ne jemi edhe më prapa se Egjipti, presidenti i te cilit ende te pakten i ka nen kontroll segmentet e shtetit. Ky i yni… même pas !

        1. “””Dhe pikerisht, se nuk eshte i zoti te beje zap ata qe e ka me ligj ti beje zap, meriton ndeshkimin më te rende ligjor dhe politik”””””

          Jo vetëm për këtë.

          Shif çfarë fajesh të tjera ka bërë:

          – Ka tentuar të mbulojë një vrasje të trefishtë në mes të kryeqytetit, para godinës qëndrore të pushtetit. Kjo ka ndodhur në vitin 2011, në një qytet evropian, gjatë një demonstrate e mbuluar nga gjithë mediat.

          Tentimi vetëm i mbulimit të kësaj gjëje, tregon një IDIOTLLËK të paparë! Njerëz me skrupuj, me vlera morale, integritet dhe përgjegjshmëri, NUK DO E BËNIN KURRË.

          Pallavrat që shet ky me ipod e me gjoja modernitet, janë mbulimi i një paaftësie ulërritëse të kuptojë realitetin në të cilin gjendemi.

          Berisha është personazh i së kaluarës. I një të kaluare errësire, shantazhesh dhe dhune.
          Koha e tij, ka mbaruar. Zoti e ka harruar mbi tokë dhe e ka harruar mbi karrigen ku ndodhet.

          Ky njeri nuk duhet të ishte aty.

          – Ka tentuar të përfshijë në një grusht shteti imagjinar gjithë institucionet e tjera të pavarura.
          Nëse “ia hedh” nga akuzat që u peshojnë gardistëve, ky duhet të përballet në rrugë ligjore me gjithë ata njerëz që ka shpifur.

          Gjithë gazetarët, deputetët, krerët e institucioneve (presidenti, SHISH, prokuroria), këtë duhet ta hedhin në gjyq për shpifje, cënim të integritetit moral dhe njerëzor ndaj tyre. Madje duhet ta bëjnë që tani!

          – Ka tentuar të mbulojë gjithë çka bërë, me mënyra shumë idiote. Jo farsa e fëlliqur me flamur e gardistë, jo vizita në shtëpinë e Bekimes, jo arra e ullinj, jo stadium, e jo Shakirë e Rihana.

          Mbase duhej shkruar tek tema e sugjerimeve: Kupa është mbushur, Berisha duhet të ikë. Një orë e më parë.

          Në rast se ia del të qëndrojë në pushtet, apo të dalë pa lagur pas gjithë këtyre që ka bërë, mbi gjithë Shqipërinë do të bjerë një gur i rëndë ndërgjegjieje, faji dhe mallkimi!!

          O ai, o Shqipëria.

          1. o J., e do troç apo si e ke hallin ?

            21 janari ka qene hakmarrje e paster e “disa segmenteve” ndaj 1997.
            Pjesa tjeter eshte retorikë…

            1. Mua më intereson një pyetje të të bëj: Pse sipas teje, Herpesi mbron me çdo kusht këto “segmente”? Madje duke vënë në lojë kokën e vet.

            2. I mbron sepse i fluturon koka ! Kur shkon puna per nderrime truprojash (kryeporokurores), bej hesap vetë se si eshte katandisur muhabeti…

              Dhe sepse i ka vënë vetë ! Ose siç e quan Kajsiu : klientelizem (shtet prej letre).
              Ti do te thuash : “po pse i vuri, kur ua dinte koken ?”. Sigurisht qe ke te drejte ! Por ja qe i vuri !! Pikerisht per kete, duhet te mbaje pergjegjesi ligjore (pa dyshim, edhe politike). Por kjo nuk do te thote se ka dhene urdher vetë, explicitement, per vrasje.

              ps: si tha sot ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD ? Tha : “Gardistët u dhanë përgjigjen e merituar atyre që qëndronin karshi institucioneve”. Nuk foli as per police, as per Forca Speciale. E percaktoi vete. Garda.

    5. aha, këta qënkan kthyer në organizatë okulte. Një lloj vllaznie e përbashkët omerta-je.

      Këta mund ta bëjnë të zezën të bardhë, dhe gomarin me barrë.

      Çështja është, kush janë “këta”? Sa janë nga “këta”, ku ndodhen “këta” dhe çfarë bëjnë “këta”?

      MB u shqep duke i gjykuar “ad hominem” të gjithë ata që i dolën përpara.

      Unë kam qejf ta bëjë të shijojë urtësinë e asaj fjalës së urtë shqiptare: O njeriu me mënd, provoje në trupin tënd.

      ***
      Më kanë bërë përshtypje dy tre gjëra nga ky njeri mua.
      Së pari, është i pari subjekt blogu që identifikon dikë nga ana klanore, tribale.
      Nuk e di kujt iu drejtua duke i thënë “pasardhës i kapidanëve të Mirditës”, Hyllinit më duket.

      Kjo tregon se te ky njeri mendësia klanore është e ngulur thellë. Kështu që nuk është e vështirë të dal në përfundimin se mbështetja ndaj bacës, ka karakter klanor. Ndoshta është i ndonjë tribuje të afërt me të.

      MB është racist, madje i llojit më të keq. Nuk është as racist “kombëtar” (kombëtarist), por është racist tribal. Është racist i tillë që vendos MBI të gjitha e mbi gjithçka interesin e ngushtë fisnor dhe klanor. Ka një këndvështrim kaq të ngushtë dhe të kufizuar, gati të një shpellari.

      Është e sigurtë që MB nuk është qytetar, as ka prejardhje qytetare. Madje ndjen një lloj mllefi të mbledhur ndaj këtyre. Kjo mund të vihet re shumë lehtë, kur ai përpiqet të mohojë vlera qytetare (kujtohuni tek tema e profilit të Berishës). Madje është nga ai lloj mendjengushtish sa çdo qytetar është gati ta konsiderojë “komunist”

      Po i duhen këto të dhëna MB-së, sepse ndryshe nuk ka sesi reklamon “superioritetin” e vet, të nevojshëm për ta vendosur veten mbi bashkëbiseduesit.

      Madje kur mendja e vet e kufizuar, nuk ia gjen antivlerat tek tjetri, ai përpiqet t’i imagjinojë dhe shpikë ato. Vëreni në çfarë mënyre qesharake, deklaron pa lidhje fare se “nuk merret me kalamaj” madje as do përpiqet tu shpjegojë koncepte që vetëm klani i vet mund tua zbulojë sekretet.

      Është metodë e tij, apo e ka huazuar nga baca e vet? Nuk ju kujton edhe juve Saliun kur flet?

      Një tjetër gjë interesante tek MB është lidhja e tij me arsimin. Kujtoni shkrimet e tij për Shamkun, por edhe për Jahon.

      Ky duket që nuk është “i nxënë”, sepse çdo i nxënë mirë, nuk do mundej të hiqte vizë ndaj arsimit të dikujt për çështje moshe, dhe për çështje në dukje ideologjie.

      Unë nuk kam parë këtu ndonjë tjetër, t’i mohojë dikujt vlerat e veta arsimtare për punë moshe dhe të konsiderojë çdo të ditur mbi një moshë të caktuar si “komunist”. Kjo tregon pra, që tribali ynë, nuk ka as respekt për dijen. Madje këtë të fundit e konsideron “vegël” kur mendon se i përshtatet.

      Tani, nëse është e vërtetë që “instancat e larta”, e lexojnë blogun, nëse këtë qënie si MB-ja e kanë nën hyqmin e vet, mbase duhet të kuptojnë se nuk janë kaq të larta sa e imagjinojnë veten.

  5. Xha xha, si lexuese e rregullt e blogut, te cilin e çmoj vertet, po te bej nje propozim keshtu troç: a s’do qe me mire t’ia mbyllje pak portat Metal Boyt, i cili, sipas meje, ben mu se eshte i ngarkuar me pune per te shkruar ketu e, me thene te drejten, po ia prish perdite e me fort ajrin e fresket ketij bogu.

    1. reading girl,
      nuk eshte me mire t’ia leme te dy portat hapur?
      Te hyje e te dale Metaliku duke bere monolog.

      Nese eshte ajo qe supuzon ti, atehere Xhaxhai ka te drejte qe ‘instancat e larta ‘ interesohen vertete c’thuhet ketu, bile marrin edhe masa duke na parashutuar nje gardist blu te palodhur.

      Por mund te jete edhe viktime ngase beson sinqerisht dhe nuk di se Berisha, edhe kur thote te verteten genjen si derri.

    2. Na pëlqen apo jo çfarë thotë MB, ai ka të drejtën e vet të shprehet sikurse ne kemi të drejtën tonë ta lexojmë, t’i përgjigjemi ose ta injorojmë, sipas rastit. Nuk mund ta sterilizoj hapësirën e komenteve, sepse ashtu do ta shndërronim PTF në klub (në kuptimin britanik). Aq më tepër që ky është realiteti mes shqiptarësh, të cilët politika i ka përçarë keqas, deri në atë shkallë sa edhe realitetin ta lexojnë ndryshe. Nuk di të them nëse ky është pluralizëm apo jo (pluralizmi parakupton një sfond të përbashkët, ose një marrëveshje për realitetin), por di të them se nuk jemi gati për këtë lloj diversiteti. Ne po e duam tani të vërtetën jo vetëm një, por edhe të shprehur në të njëjtin trup politik unik. Mirëpo a nuk po vepron edhe Berisha kështu, i bindur se ka të drejtë dhe se historinë e ka me vete? Prandaj, le të reflektojmë pak. Ndoshta pikërisht kur jemi të bindur se e kemi të drejtën në anën tonë, nis të na rrëshqasë e vërteta nga duart, në mos e drejta. Jo se kam ndonjë simpati për relativizuesit (ata që thonë se edhe Berisha edhe Rama një m*t janë), por dua t’i lë të hapura opsionet në blog, njëlloj sikurse nuk mund t’ia lejoj vetes, etikisht, që t’i lë të hapura opsionet brenda meje. Unë do të thoja: MB është i mirëpritur të thotë ç’dëshiron madje edhe sikur ta bëjë këtë me porosi – çfarë unë nuk kam arsye ta besoj. Tek e fundit, kështu edhe realizojmë diçka që politikanët (ose “instancat e larta”) nuk po e realizojnë dot – një tryezë për të biseduar; e realizojmë, japim edhe një shembull.

      1. Setrilizimi ja vlen nese duam te mbajme nje ambient pa mikrobe. Me kete nuk dua te them se imuniteti mbahet lart duke mos patur fare mikrobe por mbajtja e tyre ne kontroll eshte nje domosdoshmeri nese pretendojme te jemi te shendetshem.

        Show Your Chest To Your Enemy And The Tempest.

        Albanian Proverb

  6. Degjo or ti Pishak, te kam vene 2 njesha, nje nga puna e nje nga shtepia, qe ti dish nga te vijne 2 njesha, kam manipuluar votimet.
    Luliani ta tha troç:

    – Shteti vret, si ne Egjipt, si ne Shqiperi. Dhe ky eshte krahasim i vlefshem. Nese nuk mund te ngrihet zeri universalisht kunder kesaj, kemi marre fund.

    Ambasadori amerikan ne interviste na dha me diplomaci edhe qendrimin e Amerikes, ku po na trajton njesoj me ato vende, po mbeshtet stabilitetin e jo demokracine ne Shqiperi, ashtu sikunder e dime te gjithe qe Mubaraku ka mbeshtetjen e Amerikes.

    Çfarë roli kanë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri? Kam dëgjuar që thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin mes stabilitetit dhe demokracisë ………..( zhurma e leshit qe tirret)……………………………….dhe pergjigja pas zhurmes se leshtjerrjes:

    Kur e shoh gjithë këtë gamë aktivitetesh u them të tjerëve: më thoni, a nuk janë Shtetet e Bashkuara në anën e demokracisë në Shqipëri?

    Ja keshtu eshte puna, vrit o Sali, vrit o Mubarak se s’ma ndien palla fare, kam interesat e mia qe perputhen me tuajat.

    p.s kur erdhi dita te citoj Lulianin, do te thote qe po afrohet gjema.

  7. Besoj se e kemi te gjithe te qarte qe ne Shqiperi kemi te bejme me 2 klane qe luftojne per pushtet, ndonese tashme eshte shtuar nje dimension i ri ku vete pushtetet e pavarura jane ne konflikt me njeri tjetrin.

    Ne Magreb ekziston vetem nje klan, dhe asnje pushtet i pavarur nga te tjeret. Kjo besoj ben krahasimin Magreb-Shqiperi te pa arsyetueshem.

    E vetmja gje e perbashket eshte inflacioni qe ka shtyre ‘kokepalaret’ ti pergjigjen thirrjeve per te dale (ska rendesi prej kujt)

    1. Sado e cale dhe problematike te duket kjo puna e dy klaneve, ne fakt eshte shenje se fuqia nuk eshte ne nje dore, ka interesa te ndryshme qe perplasen dhe krijojne njefare ekuilibri. E keqja eshte se keto nuk po futen ne sistemin legal, po ende vazhdojne me tarafe e allishverishe matrapazesh te rendomte. Me qarte ka pluralizem ne fuqine ekonomike e politike ne vend.

      1. Pluralizmi nuk do te thote domosdoshmerisht demokraci Metalo, edhe pse ne pamje te pare lidhja tingellon logjike. Pluralizem ka edhe Cosa Nostra, madje me konkurrence te forte. Duhen shtuar edhe ca gjera te tjera si respektimi i ligjit, pavaresia e institucioneve edhe kur nuk na pelqejne manovrat meskine qe bejne, dhe e fundit po jo nga rendesia konsolidimi i shtetit qe ai qe vjen pas teje ta gjeje me mire se kur e more(interesi kombetar perpara te gjithave). E kur keto mungojne pluralizmi behet lufte klanesh dhe periodikisht shteti rrezikon te jete viktima. Kjo s’na i permbush aspiratat apo jo? (mua e ty po leri keta kuqot qe hakerrehen ketejpari)

        Perparimi gradual ka kuptim vetem nese forcohet po aq gradualisht shteti, po kur shteti gati bie nga treqind bashibozuke te paguar cfare po bejme? Nje vere ne uje them une. (pyetja mund te ishte kur shteti lufton shtetin, i.e. Bamir-Ina-Rama kunder Berishes dhe anasjelltas po pergjigja po ajo eshte).

        1. Shiko, politicus, se ky qe argument qe ia degjova edhe Olldashit tek Fevziu. Argument i thencin, por pak a shume qe, cfare shembulli do jepnim sikur shteti te rrezohej nga dhuna e treqind te paguarve (treqind, dyqind, katerqind, varion kjo bashke me tregun e cadrave kobure, makinave tritol, stilolapsave kallash e te tjera gadget ne sherbim te rrezimit te shtetit). Dhe ky shembull sipas Olldashit, eshte se neser do fitojne te tjeret, ne do vijme me drunj, e do e marrim, do vij tjetri me drunj, e do na e marri. Pak a shume kjo eshte alibia e radhes. Por meqe po flasim per shembuj se si duhet te funksionoje shteti, le mos harrojme qe historia ka treguar, sic e vuri ne dukje edhe Shinasi Rama me Hitlerin, se dikush mund te vije ne pushtet me ane te votes se lire, e pasi ta marre pushtetin te shnderrohet ne tiran. Cfare eshte shembulli shteteror qe po jepet kur shteti arrin deri aty sa te vrase qytetarin e vet per te ruajtur te ashtuquajturin rend kushtetues? Qe kushdo qe te vije ne pushtet pas kesaj mund te vrase qytetarin? Mjafton te thote se erdhen barbaret halabake e kokpalare te paguar me cadra e me drure per te rrezuar shtetin, dhe shteti eshte i justifikuar te vrase? Pasi gjithe cka eshte thene, vetem sa eshte thene, asnje prove nuk eshte prodhuar, qe nga mjetet e aluduara, e deri tek qellimet, qe pse jo, eshte kollaj te besojme se tjetri i ka pasur per te na rrezuar kete pushtetin tone te ndershem e te ligjshem. Flasim per shembuj e per ta lene me mire se c’e gjetem, apo jo? Well, forget it. Ai shans nuk vjen me. E vetmja mundesi eshte ta lesh sa me pare ne menyre qe mos e lesh edhe me keq. E kjo nuk eshte muhabet te kuqesh, jeshilesh, apo ne cfare do qoshe ta kesh me kollaj ta gruposh kundershtarin. Te pakten ti mos i bej keto gafa militantesh, pasi really, ku ti, ku metal boy?

          1. Lulian me ke kuptuar gabim mor mik.

            E para, mos e paragjyko pa e njohur MB-ne, as une nuk e njoh po nuk e paragjykoj. Ai ka mendimin e vet politik, te cilin ske pse e ndan me te por mos e paragjyko. Merri argumentin dhe kundershtoja. Ketu ka komentues me perde paransyve te cilet po nuk u sha Berisha nuk munden as te durojne dot argument. Kjo per mua perben kuqerremtesi logjike dhe verberi.
            Se dyti, nuk e ke kuptuar thelbin e asaj qe thashe. Une theksova qe pluralizmi nuk perkthehet domosdoshmerisht ne demokraci( e meqe ra llafi isha ne disagreement me Mb ne kete pike). Sa per te te dhene nje shembull tjeter, pluralizem klanor kishte edhe ne kohe te Enverit, klani i Hysniut kunder klanit te Mehmetit, e keto te dy bashke kunder Beqir Ballukut etj. Demokracia kerkon shume me teper.

            Forcimi i shtetit eshte nje nga ato me te domosdoshmet po jo e marre vecmas po si pjese e pandashme nga te gjitha te tjerat.

            Kesisoj sa thua me siper nuk kane lidhje fare me argumentin tim. Shteti ka per detyre ta vrase qytetarin(brenda rregullave te percaktuara nga ligji) kur ai kercenon nje rend kushtetues te legjitimuar nga shumica e qytetareve. Se e drejta jote per te protestuar nuk mund te cenoje te drejten time per te patur shtet nese shumica e popullates eshte e kenaqur me shtetin dhe ty nuk te mohohet e drejta per te protestuar paqesisht. Kjo nuk eshte mbrojtje e Berishes, po e shtetit i cili duhet te mbrohet e forcohet edhe nese shqiptaret zgjedhin Ramen kryeminister apo luajne nga mendte e kokes dhe shenojne me kalem neper vota Slavoj Zhizhek. Prape duhet mbrojtur shteti nese ka legjitimitet dhe respekton te drejtat e pakices per te vepruar politikisht dhe per te manifestuar paqesisht( sich thashe me siper te gjitha elementet se bashku). Kjo eshte elementare dhe me habit qe nuk te tingellon.

            1. “Ketu ka komentues me perde paransyve te cilet po nuk u sha Berisha nuk munden as te durojne dot argument. Kjo per mua perben kuqerremtesi logjike dhe verberi.”

              Vertete? U vrane njerez, u be nje lemsh i madh, u leshua tym i madh per te fshehur fajtoret, nga Berisha, jo vetem aq, por edhe u hoqen te dyshuarit nga duart e nje organi te pavarur si prokuroria, ne mos me urdher, me mbeshtetje te Berishes, dhe ti kedo qe nuk duron dot argument ne kete pike e konsideron te kuq? Ti e di.

              “Shteti ka per detyre ta vrase qytetarin(brenda rregullave te percaktuara nga ligji) kur ai kercenon nje rend kushtetues te legjitimuar nga shumica e qytetareve.”

              Shiko, se ne lidhje me situaten dhe me realitetin, ka dhe nje tjeter teori te barazvlefshme me kete. Ka kohe qe qarkullon ne fakt, dhe eshte teori qe hedh hipotezen se nuk jetojme ne nje univers, por ne nje multivers, se realiteti eshte i perbere nga disa grimca elementare tip “string,” dhe se hapesira nuk eshte ne fakt euklidiane. Nuk tallem. Perndryshe, nese teoria jote eshte e vertete, nese pranojme qe shteti ka per detyre te vrase kur kercenohet rendi kushtetues, duhet te japesh fakte qe e bejne kete teori relevante per sa i perket realitetit dhe situates. Duhet te thuash pershembull se si perben molotovi, cadra, shkopi, dhe guri, kercenim te rendit kushtetues. Po ashtu duhet te thuash, me fakte, se qellimet e ketyre njerezve ishin pikerisht te rrezonin rendin kushtetues, dhe jo abuzuesit me kete rend. Dhe fakte ketu nuk jane, as cadrat pistolete, as Rama i telekomandoi pasi Rama eshte lakuriqs qe nuk do t’ia dij per rendin kushtetues. Perndryshe, strings or no strings, who cares?

            2. Shteti ka per detyre ta vrase qytetarin(brenda rregullave te percaktuara nga ligji) kur ai kercenon nje rend kushtetues te legjitimuar nga shumica e qytetareve.

              Ne vijim te komentit te Lulianit mbi multiversin, cdokush qe thote sa thuhet me siper per rastin e 21 janarit jeton ne nje Underverse (TM Chronicles of Riddick)

            3. Politicus thotë:

              Shteti ka per detyre ta vrase qytetarin (brenda rregullave te percaktuara nga ligji) kur ai kercenon nje rend kushtetues te legjitimuar nga shumica e qytetareve.

              Jo, jo, jo. Nuk mund të jetë detyrë e shtetit të vrasë qytetarët e vet, në asnjë rrethanë. Shteti mund të përdorë forcën, por gjithnjë në përpjesëtim me natyrën e kërcënimit që i vjen “rendit kushtetues”.

              Vetë shprehja “shteti ka për detyrë të vrasë qytetarin” më tingëllon jashtëzakonisht keq – nuk di nëse edhe një fashist do të guxonte të shprehej kështu. Si mund të jetë vrasja detyrë? Ose më mirë – vetëm detyrë e xhelatit mund të jetë, që paguhet dhe specializohet për këtë punë. Por shteti s’mund të jetë xhelat në detyrat e veta; madje edhe xhelati, që e ka vrasjen detyrë, pret që në fillim këtë, dënimin me vdekje, ta vendosë një gjykatës.

              Pastaj, si mund ta vrasë shteti qytetarin, në një kohë që shteti, me përkufizim, është i qytetarit? Me fjalë të tjera, raporti i shtetit me qytetarit është njëlloj si raporti i QENIT me të zotin. Qenin e mësojnë deri edhe të mos i lehë të zotit, jo më ta vrasë. Një qen që vret të zotin, likuidohet menjëherë. Is put to sleep, thonë këtu në Amerikë; sepse edhe këtu ku lejohet dënimi me vdekje dhe ekzekutimi i qytetarit nga shteti, prapë akti konsiderohet në thelb tepër mizor për t’u quajtur me emrin e vet; që këtej edhe eufemizmi – e vënë në gjumë, qenin që vrau të zotin.

              Unë mendoj se, nëse flasim për detyra të shtetit, ky e ka për detyrë ta dëgjojë qytetarin, ta mbrojë nga rreziqet, t’i sigurojë të drejtat që i takojnë vetvetiu, madje ta mbrojë edhe nga ekseset e vetë shtetit – por jo ta vrasë. Një polici ndoshta i lejohet të qëllojë dhe të vrasë, kundër një individi të armatosur, që haptazi kërcënon jetën e qytetarëve të tjerë ose të policit vetë; por jo në rrethana të tjera. Ajo puna e institucioneve është një bajgë, asgjë më tepër. Qytetari Ziver, qytetari Aleko dhe viktimat e tjera që u shtrinë shakull atë ditë nuk po kërcënonin ndonjë rend kushtetues, as ndonjë institucion, as ndonjë jetë njeriu. Ishin të paarmatosur, ishin në truall publik, ushtronin të drejtën e tyre për të manifestuar dhe protestuar, të cilën nuk është se ua ka dhënë shteti.

              Vërtet, shteti ka monopolin e përdorimit të dhunës – por kjo nuk mund të përkthehet në “shteti ka për detyrë ta vrasë qytetarin (brenda rregullave të përcaktuara me ligj).” Rregulla, nëse ka, janë rregulla që përcaktojnë përdorimin e forcës, jo vrasjen. Nuk janë rregulla që formalizojnë vrasjen e qytetarit. Dhe gjithsesi, ato rregulla të përdorimit të forcës e kishin bërë efektin atë ditë, meqë askush nuk hyri në oborr të Kryeministrisë.
              Një shtet që vret qytetarin e vet duke kujtuar se e ka për detyrë, duhet ekzekutuar me një injeksion striknine drejtpërdrejt në zemër, si qeni. Askush nuk ka për ta qarë.

        2. Pluralizmi eshte kusht ose prerekuizte e domosdoshme ne nje sistem demokratik.

          Cosa nostra i dashur Politicus nuk pasqyron pluralizem, eshte me mire nje oligarki me njerez qe kane te njejtin interes, qellim etj. dhe jane bashkuar per keto.

          E permenda edhe me siper qe kjo per t’u zhvilluar sigurisht qe kerkon ate framework-in e duhur ligjor e institucional. Por megjithe problemet qe hasim ne kete te fundit, ne Shqiperi kemi pluralizem, ne kontekstin e qeverisjes dhe vendimmarrjes. Pra fuqise se per pluralizem mendimi, besoj kete e kemi te konsoliduar.

          Sic thote edhe a. amerikan qe ti e solle ketu, Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar por nje demokraci funksionuese.

          Edhe ajo zbythja e sulmit te dhunshem ndaj selise se KM eshte ne vazhden e forcimit te shtetit dhe institucioneve. Nuk eshte vetem per sot por edhe per te ardhmen kur PD do te jete ne opozite.

          Legacia eshte nje shtet serioz qe nuk zbythet nga nje bande prej 300 apo 500 vetash (te perdorur prej cilitdo keto kontigjente).

  8. Mua me duket me shume se guximshem eshte pak lehte te krahasosh me ç’behet ne Egjypt e me tej. Ne Shqiperi une nuk i quaj protesta popullore keto ngjarje. Jane manipulime dylekshe e si te tilla aq zgjasin. Madje as vrasja e kater veteve nuk beri qe acarimi te shkoje me tej, po si flake kashte (shyqyr) u mbyll e veshtire se me keto forma mund te arrihet ndonje ndryshim. Njerez pa bindje e me shume konfuzion ne ate ç’ka kerkohet. Mendoj si me siper lufte klanesh…

    1. MB, simpatia per nje krah apo apatia per nje tjeter eshte krejt normale dhe e pritshme, ne Shqiperi, Amerike, Evrope, e kudo ku ka me shume se nje krah.

      Ajo qe nuk eshte normale dhe e pritshme eshte kur diskutimi kthehet ne propogande, dhe kur hapesirat e diskutimit kthehen ne postera propogande. Ketu mendoj e kishte fjalen ai “denoncimi” me lart, dmth qe shprehej se mendonte se ti po ben kete gje.*

      Tek e fundit merre dhe ate rezerve te shprehur me lart si shprehje te lire mendimi, se i bie qe ti ke te drejte te besh propogande dhe ajo s’ka te drejte te shprehe rezervat.

      Merre dhe kete koment si shprehje te mendimit te lire, padyshim miqesor, qe synon vec ne mosprishjen e nivelit te komenteve tek kjo faqe.

      Perndryshe s’te njoh as ty, as ate tjetren, dhe as kam ndopak “konflikt interesi” me pronaret e faqes ketu, pervecse interesin e leximit dhe diskutimit. 🙂

      *Nje gje eshte e sigurt; kur njerzit nuhasin (ose i duket sikur ti) ben propogande, te lexojne me pak komentet…nje pjese e mire sa e shikojne emrin e kalojne komentin pa lexuar.

    2. Po jo mor ti. Askush nuk të akuzoi për armik.
      Problemi është se shumë prej atyreve që lexojnë këtu, nuk ju pëlqen maska e sherrbudallait që mban (megjithse ndokush ka bindjen që s’është vetëm maskë), kur flet për argumentin PD/ Sali.
      Fakti që flet me terminologjinë e shqipes totalitare tregon se këto fjalimet e tua nuk janë gjë tjetër veçse një remineshencë e mbetur nga e kaluara… ku siç duket, nuk ke patur rastin që të brohorasësh siç ta ka dashur zemra: Parti-Enver.

  9. Ja nje krahasim i guximshem qe do zhgenjeje shume njerez. Lexojeni me kujdes se vetem budalla nuk eshte zoti Arvizu. Desha te nenvizoj edhe se pyetjet nuk mu duken for te thjeshta per tju pergjigjur e megjithate pergjigjet jane fshikulluese. Nuk mendoj se Rama ka zgjedhje ta degjoje keshillen e ambasadorit, por nuk mund te injorojme gjykimin e prere te SHBA-ve se ndryshimi duhet te vije me zgjedhje. Te jene valle pro demokracise keta amerikanet?

    http://www.voanews.com/albanian/news/Arvizu-Qeverite-nuk-ndryshohen-me-protesta-por-me-zgjedhje-115327504.html

    Pasi ta keni lexuar, une kerkoj qe ti bejme nje dacibao MB-se dhe ta demaskojme si agjent amerikan.

    1. Çfarë të bëj që përtoj të gjej akuzat që ke shkruar ndaj Withersit dikur, këtu, në këtë blog.

      1. genjen J. ja ku ta dhashe nje arsye me teper.
        Megjithese ti je mesuar ste ben pershtypje.

          1. ja te te them qe genjen prape, se kushedi je ngaterruar me personazhin kete here ( ndodh kjo me personalitetet e shumefishta). Gjate fushates Withers e kishte marre mandaten e largimit nga Shqiperia dhe deklarata qe une citova m e siper u kundershtua nga zedhenesi i Departamentit te Shtetit(deklarata e te cilit u transmetua e plote nga Top Channel me pritshmerine se do konfirmonte ambasadorin) i cili ‘sqaroi” pozicionin zyrtar amerikan. Te gjitha daljet e tjera per gerdecin dhe te tjerat nuk u pergenjeshtruan ndonje here. Kete kam thene asokohe dhe ta thom perseri. Nese Arvizun do dale ta pergenjeshtroje Tom Kantrimen do te te them te njejten gje. Po kushedi pse, Kantrimen thote te njejten gje me Arvizun. Jane shtet keta or ti mik, nuk genjehen kollaj.

            Pra edhe njehere qe te te mbetet e ngulitur, ti genjen paturpesisht. Po helbete personazh i sajuar je e skam pse merrem me ty, po sot si dite e diele dhe meqe ka dale dielli pas shume kohesh po bej perjashtim.

            1. aha, u bënë si baca këta që të gjithë. Edhe një çikë do më duket se flas me kafshën e madhe, dora vetë.

              Cila është gënjeshtra more haluçinant paranojak, me ndjenja persekutimi? Çfarë janë këto “personalitete të shumëfishta”? Ku është gënjeshtra? Cilësoje, këtu thua, ke gënjyer.

              Seç më mbllaçit aty me Kauntrimen, Gërdec departament i bëri të gjitha bashkë.

              Uroj të të ndriçojë dielli në ndonjë vend që deri tani s’po e bën. S’e kam fjalën për të zakonshmin ku nuk hyn drita.

    2. O Politicus, Arivzu nuk eshte budalla, por kerkon te na beje krejt shqiptareve budallenj. Shko ore thuaj Arivzut, se e dine shqiptaret qe shteti nuk merret me dhune, e nuk ka nevoje per mesimet babloke te tij per ta ditur. Por as me dhune kunder qytetarit, nuk mbahet, thuaj.

  10. “fatma:
    reading girl,
    nuk eshte me mire t’ia leme te dy portat hapur?
    Te hyje e te dale Metaliku duke bere monolog.”

    Fatma, dikur qemë mësuar t’i shihnim filmat në tv përmes mizave të zhurmuesit. Mirëpo kur zhurmuesi ishte i fortë, mizat qenë aq të dendura sa e deformonin thuajse krejt figurën e s’ia dilnim dot të ndiqnim filmin, megjithë durimin e këmbënguljen.

    Xha xha, kujtoja që blogu gjithsesi është si një klub, me një ‘kontrollor’ te dera, që nuk lë të hyjnë e të bëjnë rrëmujë ca të fortë me armë te b… si kalecat dikur, sidoqë “maskuar” me kostum marke të shtrenjtë.

    “Unë do të thoja: MB është i mirëpritur të thotë ç’dëshiron madje edhe sikur ta bëjë këtë me porosi…”
    Mëkatë, Xha xha, diversionin mjaft e marrim me doza të larta gjetiu nëpër tv e gazeta. Po nejse, do përpiqem të shmang leximin e MB; të shoh sa ia dal të shoh poshtë zhurmuesit.

    Sa për ty, Metal Boy, ajo përgjigjja kokoroçe me letra nga populli e armiq, është tipike e sojit tënd. Si ajo përralla e ujkut.

  11. Me keqardhje shoh se as kёtu nё PTF nuk e po i vёmё fre agresivitetit tonё ballkanik, anipse vetёm verbal. Mbetet i tillё falё virtualitetit tё internetit? Shpresoj qё jo. Nuk e kam me tё gjithё, por kёtё hapёsirё e kemi pёr t’u ballafaquar me qytetari, jo ring pёr t’u qёlluar me grushta nё trajtё komentesh.

    Nejse, le t’i kthehemi temёs. Vura re se disa komentues nuk ishin dakort me idenё time se Shqipёria nuk duhet krahasuar me vendet e Afrikёs veriore lidhur me trazirat e fundit politike. Kundёrshtimi i tyre duket i nxitur nga pasioni i zjarrtё politik, jo aq nga arsyeja apo arsyetimi. Njё kundёrshtar i ashpёr i Berishёs do tё donte ta krahasonte Shqipёrinё me vendet mё problematike nё botё, mundёsisht me Korenё e Veriut, apo Iranin e garёs atomike; krahasimet gjenden gjithnjё: kudo ka njerёz, qeveritarё, politikё, kollare, policё, etj. Ithtarёt e Berishёs do ta krahasonin Shqipёrinё me vendet mё demokratike nё botё, ku nuk mungojnё vrasjet e dyshimta; edhe nga ato anё ka kёmbёza qё shkrepen lehtё, incidente me policё, politikanё tё nxehur, turma tё harbuara.

    Problemi ёshtё se krahasimi i Shqipёrisё me Tunizinё, Algjerinё, Egjiptin, etj. mund tё na kёnaqё njё pulsion tё rastit, neve shqiptarёve, por nuk do ta sqarojё publikun ndёrkombёtar se ç’po ndodh nё Shqipёri. Realitetet janё tё ndryshme, kёrkojnё analiza tё ndryshme. Nё Tunizi protesta u quajt fillimisht si “protesta e bukёs”, kurse nё Egjipt sheshi qendror i Kajros ka ende qindra mijёra vetё. Mjaftojnё kёto dy elemente pёr tё sugjeruar kujdes nё krahasime tё tepruara me realitete nё thelb tё ndryshme. Analogjitё nuk mungojnё, nuk e mohoj; por kёto do tё gjindeshin edhe me botёn e kafshёve qё e shenjojnё hapёsirёn (pushtetin?) me urinё pёr ta mbrojtur deri nё vdekje.

    Dje isha nё njё konferencё diku andej nga jugu i Italisё. Dikush tha publikisht se Italia duhet tё ketё kujdes se Mesdheu po digjet zjarr nga tё njёjtat probleme; dikush tjetёr shtoi privatisht se edhe Italia rrezikon trazira tё tilla, pra do tё bёhet si Shqipёria, Tunizia, Egjipti, Algjeria, nёse nuk merren masa tё menjёhershme. Pёr mendimin tim zjarr mund tё marrё çdo gjё, por analizat duhet tё diferencohen, duke filluar nga shkaqet e shkёndijёs. Natyrisht, nё pijetore s’na ndalon kush tё themi se Berisha ёshtё si Kim Il Sung, ose mё mirё si Kim Jong Il. Nё kёtё rat Edi do tё mbetej pa krahasim meqё nё Korenё e Veriut nuk ka opozitё.

    1. Vërtet që filluan me “protestën e bukës”, por u vazhduan me “Ditën e Zemërimit”.
      E përbashkëta Shqipëri, Tunizi, Egjypt del bukur edhe në këtë artikull të “La Repubblica”, ku ndër të tjera thuhet:
      Protestat bëhen edhe kur, bashkë me varfërinë e shumicës, kemi edhe evolucionin shoqëror, modernizim e përmirsim ekonomik (që shpërndahet poshtërsisht në mënyrë të pabarabartë).
      http://rampini.blogautore.repubblica.it/2011/02/06/medio-oriente-perche-ora/

      1. Pra më duket se del qartë se në Shqipëri nuk filloi as me ditë buke, as vazhdoi me ditë zemërimi. Mendoj se Shqipëria nuk duhet futur në një thes me vendet e tjera jo për të mirën e Berishës, jo për të keqen e Ramës, por për hir të njohjes objektive, apo të metodologjisë. Që pastaj, teorikisht, edhe tërmetet nuk janë dukuri të veçanta, meqë toka është përherë në lëvizje, e dimë të gjithë.

        1. Pishak, cfare eshte vlera e kesaj njohje objektive? Sinqerisht pyetja. Jo per gje, se krahasimet behen ne pergjithesi per te nxjerr nje mesim. Por kur themi Shqiperia eshte Shqiperi, me problematikat e veta te vecanta, ashtu si Egjipti eshte Egjipt, e Tuniza Tunizi, secili vend me te vetat, cfare tamam fitohet? Dije per hir te dijes? Ja ta zeme behet 97-a sot ne Egjipt, e Mubarakun e ke aty prape, kesaj rradhe jo me 90 perqind te votave, por me nje fitore te ceket ndaj nje kundershtari, spekulative, e kuptoj, por ku eshte ndryshimi? Pastaj ka dhe dicka tjeter. E vertete qe ne Shqiperi nuk ka zemerim si ne Egjipt, por a mjafton ta themi kete thjesht ne terma deskriptive? Mos duhet thene gjithashtu, mire qe s’ka, nga nje ane, apo se duhet te kete, nga ana tjeter? Pasi po flasim per dicka si ndjenjat dhe pasionet si c’eshte edhe zemerimi, apo jo? Qe mund te kete shkaqe te ndryshme, nuk diskutohet, por qe a duhet keshilluar, apo jo?

          Ta kam llafin, gjendja nuk eshte se nuk dihet. Nuk eshte se mungon apo ka munguar nje pershkrim objektiv i saj. Mirepo, dhe kjo eshte kyci, gjendja nuk eshte thjesht nje gjendje qe mund te pershkruhet me ane te nje distance laboratorike. Ka nje element etik brenda kesaj gjendjeje, ku objektiviteti dhe vetem objektiviteti, ne mos i pamundur, behet edhe i rrezikshem. Dicka ka ndodhur. Jo e njejta dicka si ne Egjipt. Por gjithsesi, tani cfare? Mjafton thjesht te bejme dallimet e duhura, objektivisht, me Egjiptin, apo kerkohet dicka tjeter? Kemi ngrene nje shpulle ne faqe. E vertete nuk eshte nje comange ne koke si ne Egjipt. Por a e ben me te lehte kjo shpullen? Duhet te kthejme faqen tjeter? Po dy shpulla, a jane njesoj me nje comange?

          Objektiviteti, Pishak, ka vleren e vet, as nuk e diskutoj. Por ka dhe luksin e vet po qe se i mungon etika brenda: raporti i intelektualit me objektivitetin nuk mund te jete si raporti i strucit me reren. Imagjino te shkoje dikush tek doktori dhe t’i thote “me dhemb koka.” Dhe doktori i thote e ke nga presioni i gjakut, bie llafi. Ok. Tani cfare? Dhe ketu eshte thelbi. Intelektualet ne Shqiperi nuk mund t’ia lejojne me vetes vetem te tregojne shkaqet e te bejne dallmet. Eshte imperative qe te shkruajne edhe receta, te thone, pi kete, apo ate ilac. Jane pikerisht njerezit e dijes ata qe duhet ta bejne kete. Ata qe dine se ku eshte kufiri i krahasimeve. Ti. Dhe kjo nuk ka pse te jete ceshtje militatentesh, pasi behet fjale per gjera qe jane universalisht te papranueshme.

          1. Lulian, leksioneve për etikën gjeju adresë. Shpresoj të mos jenë për mua. Siç besoj shpresëplotë.
            Unë nuk përsëris gjëra që janë thënë e stërthënë këtu në PTF. Kërkoj të shtoj diçka më shumë, të shkoj përtej indinjatës së drejtë civile dhe etjes për drejtësi. Dua të kuptoj. Vura re që mediat botërore po i ngatërronin gjërat. Ndaj shkrova nja dy radhë. Por ka disa (nuk e kam me ty) që janë aq të verbër politikisht (ndoshta edhe ideologjikisht), saqë nuk marrin vesh se dallimi nga vendet e tjera (Tunizisë, Algjerisë, Egjiptit), vetëm sa ua rëndon peshën e përgjegjësisë atyre që administrojnë politikën shqiptare. Ne kemi histori tjetër, presim të tjera gjëra. Të verbërit nuk kuptojnë gjithashtu se instrumentalizimet e ndryshme, të çfarëdolloj kampi, nuk çojnë ujë në mullirin e arsyes. Mos u dashka të firmosim peticione çdo ditë për t’u bërë të besuar? Nuk paska më të verbër se ata që nuk duan të mendojnë, tha.
            E fundit, në trajtë përgjigjeje, nga breshëritë e pyetjeve të tua: personalisht nuk besoj se faji në Shqipëri është i një njeriu të vetëm. Po të ishte kështu gijotinarët, që dalin edhe këtej nga anët tona, do ta kishin gjetur me kohë zgjidhjen. Por për fat të keq nuk është ashtu. Pak nga ai faji prehet edhe tek ndërgjegjja e autorit të këtyre rreshtave. Meqë fole për etikë…

            1. “Kërkoj të shtoj diçka më shumë, të shkoj përtej indinjatës së drejtë civile dhe etjes për drejtësi.”

              Pishak, pyetja ime mbetet, dhe nuk eshte aspak leksion etike. Cfare eshte vlera e kesaj? E te shkuarit pertej indinjates se drejte civile dhe etjes per drejtesi?

              I thua me poshte J.

              “Nuk është faji im që Shqipëria nuk ka prokuror”

              This is not fair. Lajmi i fundit eshte qe serveri ku regjistrohen urdhrat e Gardes, nuk po paraqitet ne prokurori. Dhe kjo jo sepse prokuroria nuk e ka kerkuar. Shtoi kesaj qe ekzekutivi dergoi policine ne prokurori per te hequr nga duart te dyshuarit. Tashti te lutem. Nuk po ben njeri leksione etike, por qe te triumfoje arsyeja, keto gjera nuk mjafton te thuhen e te sterthuhen, por te kembengulet mbi to deri sa te zbatohen. Sa me shume te thuhen, aq me mire eshte. Dhe po nuk e the ti, une, e kushdo qe ka njefare statusi ne lidhje me dijen, kush presim ta thote? Ky eshte problem real, dhe shume shqetesues. Nuk mund t’ia lejojme me vetes asnje forme te rrjedhes se trurit. Ne dac duke ikur nga syte kembet, ne dac duke e orientuar fokusin ne nje tjeter objekt dijeje. Duhet marre seriozisht ideja se faktore te gjendjes ku ndodhemi nuk jane vetem politikanet, por krejt apatia popullore ne pergjithesi, dhe intelektualet ne vecanti qe ne njefare menyre apo nje tjeter e kane ushqyer kete apati duke shpallur impotence e duke ia hedhur fajin krejt politikaneve, e rrjedhimisht duke mos marre pergjegjesi mbi veten. Po e perseris, jam njeqind perqind dakord qe faktoret politike, fetare, kulturore, historik, gjeografik, etj, jane krejt tjeter. E megjithate, dhe ketu ka vlere diskutimi, si ka mundesi qe me gjithe keto dallime, krahasimi mund te behet? Eshte kollaj te thuhet se krahasimin e bejne militantet, apo vetem ata qe kane nje agjende te caktuar. Problemi eshte se krahasimi mund te qendroje pertej ngjyrave partiake, e pertej cdo agjende, pertej cdo partikulariteti apo vecantie te ciles mund t’i perkasim. Dhe ky eshte krahasim qe meriton te trajtohet me konsesus, dhe jo si i guximshem.

  12. Pishak, thua më lart:

    “E kam fjalën për krahasime thelbësore midis realiteteve politike e sociale, jo për faktin që pati trazira, përleshje me policinë, akuza të ndërsjella, protesta në rrugë, e të tjera si këto.”

    trazira, përleshje, akuza, protesta… dhe të tjera si këto.

    Çfarë ke harruar Pishak?
    Që nuk e ke përmend AS EDHE NJË HERË!!!

    1. J., nuk ta kam për borxh këtë ton prej hetuesi. Nuk është faji im që Shqipëria nuk ka prokuror, por as i yti, ndaj mos u rrek ta zëvendësosh këtu në PTF. Cfarë paskam harruar? E ke fjalën për vrasjet e tmerrshme të 21 janarit? Apo për gjakosjen e policëve? Mos kam harruar të përmend autorët? Derisa organet e drejtësisë nuk do ta thonë përfundimisht fjalën e tyre, për mua mbetet prezumimi i pafajësisë. Fajtorët duhet të përgjigjen deri në fund, si për vrasjet, ashtu edhe për plagosjet. Ku më shumë e ku më pak. Por unë pres hetimet sipas ligjit, me durim, nuk akuzoj të tjerë, as kërkoj doemos armiq nëpër Tiranë e botë. Të lutem, ka boll paranojë në Shqipëri, na del e na mjafton.

      1. Pishak, nuk është ton hetuesi. Ton revolte, po. Madje është revoltë e ligjshme, Pishak, dhe ta shpjegoj unë pse:

        Unë së pari nuk dyshoj aspak për qëllimin e mirë tëndin që të ofrosh një analizë krahasimore, mes vendeve të ndryshme. Dhe ajo harresa, nuk më duket e qëllimshme, por e sforcuar për të ndërtuar analizën e mëtejshme tënden. Dmth unë e shikoj si neglizhim të detyruar për të mbështetur çka thua më tej.

        Sepse po ta shkruaje, Pishak, që ndodhën vrasje, atëherë do të duhej për një moment të meditoje mbi këtë ngjashmëri thelbësore. Disa regjime që vrasin njerëz. Këtë kanë të përbashkët, Pishak, dhe është e përbashkët e madhe, Pishak.

        Këtë po të thonë edhe çunat më lart, Pishak, dhe ti po ua delegjitimon argumentat, Pishak sikur janë të vendosur në llogore, në një luftë mes dy klanesh.

        Nuk është çështje Rame dhe Berishe, është çështje jete dhe vdekjeje. (ose si mund ta thoshte ndryshe ambasadori i xhibit dhe politicus: Is a matter of LIFE and DEATH. Të lutem, merre këtë gjë parasysh në analizë.

        Unë nuk kërkoj të bëj armiq, veç më revolton kjo ndjenja e neutralitetit dhe indiferencës, për diçka që pashë me sytë e mi të ndodhë, nëpërmjet kamerave, dhe mund të jetë çdo gjë, por jo paranojë.

        Çunat më sipër, besoj se reaguan instiktivisht, të njëjtin reagim pata dhe unë, kur lexova gjithë shkrimin. Ti neglizhoje sa të duash përngjasjen thelbësore midis regjimeve, po mos prit të jesh imun ndaj kritikave.

  13. Obobo metodologjia thote…. H.Klinton:

    – ‘Senza progressi verso sistemi aperti e responsabili, il divario tra i popoli e i loro governi aumentera’ l’instabilita’ e sempre peggio”, ha detto il segretario di Stato Usa. ”In tutta la regione” Mediorientale ”ci deve essere un netto e sostanziale passaggio verso sistemi trasparenti, onesti e responsabili”, ha aggiunto.

    Kete sikur e ka thene per Shqiperine.

    Thelbi, shkaku eshte tjeter gje nga condicio sine qua non, kur do mesohet ne kete blog, ligji nr 1 i logjikes ne nivel epistemologjik. Vetem nder shqiptare haset kokefortesia ndaj regullave te shkruara te logjikes, hapni o njerez Aristotelin, Leibniz-in, Hegelin, mesoni rregullat si eshte debatuar, pikepamjet e ndryshme etj.

    Eshte pikerisht kjo distance thelbesore, mungesa e transparences, ndershmerise e pergjegjesise, ajo qe i ben qeverite te hapin zjarr mbi njerezit e te vrasin, sapo populli nen udheheqje e kushte te ndryshme kerkon ti afrohet qeverise, ti bertase qeverise.

    Udheheqja e kushtet e ndryshme as qe diskutohen, pse nuk i kemi syte ne balle, po ai qe do e shohe me syte e mendjes nuk merret me kesi vogelsirash.

    Kur protestat shoqerohen me vrasje qeveritare, emeruesi i perbashket eshte ‘Tirani’, dallimet mund te jene me qindra, po ky emerues eshte edhe esenca e dukurise.
    Hiqe Tiranin, dukurise i heq esencen, protestat mbarojne, sepse s’mund te kete protesta pa esence.
    Mbaje Tiranin, po i shtype protestat sot do te te shfaqen neser.

    Lexoje mire Klintonin, se nuk eshte deklarate sa per sy e faqe, Amerika do heqe dore nga strategjia obsolete e tiranive per hir te stabilitetit, sepse eshte anti-historike kjo strategji, ka 20 vjet qe eshte anti-historike. Amerikes po i digjet mjekra per shkak te kesaj miopie 20 vjeçare, po humbi Egjiptin, tani qe Turqia po islamizohet dhe Irani fuqizohet, i doli nga duart Lindja e mesme.

    Po vazhdoi te mbeshtese Salen, dhe humbi Shqiperine, mund t’i laje duart edhe nga Ballkani, ku Franca , Rusia dhe Turqia s’presin gje tjeter veç largimin e Amerikes, per te rikthyer secila gjendjen e koheve te veta te arta.
    Prandaj Arvizu nuk po jep me deklarata tip urdheri si e 20 Janarit, Shqiperia eshte dera e Amerikes ne Ballkan, i vetmi vend qe ndaj saj eshte me besnik se qeni. Amerika eshte ne gjendje te veshtire ne Shqiperi.

    Inflacioni, islami, lloji i opozites jane muhabete alternativesh, Amerika s’duhet te mbeshtese tiranite ne do te mbaje kontrollin ne epoken e sotme, pas renies se komunizmit dhe lufterave per eksportin e demokracise tirania si mjet kontrolli eshte krejtesisht obsolete .

    Populli ate pune ka, nga pakenaqesite e llojeve te ndryshme, do dale ne proteste, Rama, Islami, Komunizmi etj do perfitojne, keshtu ka qene qe ne kohen e qepes, demokracia eshte i vetmi sistem ku populli vetepermbahet sepse e gjykon si sistemin e vet, ku ka peshe zeri, sadopak.

    Ka ikur koha e tiranive dhe e relativizimit te vrasjeve qeveritare, jane te dyja doktrina te mykura keto, qelben ere qe larg.

  14. ””Intelektualet ne Shqiperi nuk mund t’ia lejojne me vetes vetem te tregojne shkaqet e te bejne dallmet. Eshte imperative qe te shkruajne edhe receta, te thone, pi kete, apo ate ilac. Jane pikerisht njerezit e dijes ata qe duhet ta bejne kete. Ata qe dine se ku eshte kufiri i krahasimeve.””

    Po dale o derezi te presim hetimet ne Egjipt qe te marrim vesh kush i vrau ata 300 robte, s’paske pasur fare kulture juridike. Po me ke flas dhe une, s’ke faj ti jo.

  15. Ja një përgjigje për të gjithë, duke huazuar fjalët e Kastriot Islamit, i cili thotë, midis të tjerash, në intervistën e sotme në “Shqip”:

    PS është një parti që në bagazhin dhe arshivën e saj ka shumë eksperiencë pozitive dhe personazhe të aftë e të talentuar politikisht. Nuk i lejohet PS të krahasojë vendin tonë as me vendet e ish-republikave sovjetike dhe as me Tunizinë dhe as të sulmojë ambasadorin amerikan apo akoma më keq, të anashkalojë mesazhet qetësuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sepse PS nga 20 vjet demokraci, ka drejtuar vendin për 8 vjet. Sepse nga 20 vjet demokraci lideri i opozitës ka 11 vjet që është pa shkëputje në pushtet, në krye të Bashkisë së Tiranës që përbën rreth një të tretën e popullsisë së vendit. Sepse opozita është aktualisht forca politike që ka deputetët më të pasur në Kuvend. Sepse opozita ka rreth 47 për qind të vendeve në Kuvend. E ku është këtu ngjashmëria me Tunizinë apo Egjiptin? Po ashtu duhet pasur parasysh se radikalizimi e mbajti Berishën 8 vjet në opozitë e nuk e lejoi të vinte në pushtet dhe “drita e fitores” i erdhi vetëm atëherë kur filloi të jepte shenjat e një force alternative e gjithëpërfshirëse dhe të niste “ndryshoi apo nuk ndryshoi Berisha”… Gjykoj se radikalizimi nuk e rrit as PS dhe as nuk e bashkon të majtën, por vetëm acaron luftën politike dhe e mban PS e të majtën larg suksesit elektoral… Shkurtas do të thoja: Jo radikalizmit në PS.

    Personalisht mbarova punë, përderisa thelbin e shkrimit tim e tha një eksponent i njohur i PS-së. Nuk e prisja, e pranoj, por e vlerësoj pa masë, sepse tregon që paskam aleatë që duan të mendojnë. Pra, ma kaluan nga e majta, aleancë e papritur, por e mirëpritur. Tani kërkojini llogari deputetit Kastriot Islami, me revoltë, etikë, indinjatë, etj. Unë e mbylla.

    1. “Tani kërkojini llogari deputetit Kastriot Islami, me revoltë, etikë, indinjatë, etj”

      Jo për këtë Pishak, jo. Kastriot Islamit t’i kërkohet llogari për kodin e ri zgjedhor dhe për masakrimin e kushtetutës të pára 3 vitesh, që na i bëri peshqesh dhe na i la në derë, kur ndryshimet që ai bashkë me Ramën e Berishën na i shitën si Celësin e Artë të demokracisë, na dolën prej hundësh e po i paguajmë sot dhe do i vuajmë kushedi sa kohë akoma!

    2. Pishak, vazhdon te mos kuptosh dicka. Une qe gjej vlefshmeri tek ky krahasim, nuk jam fare ne rradhet e PS-se. Madje me vjen keq qe e perdor PS-ja, sepse duke e perdorur, ia humbet legjitimitetin. Islami ka nje gjysem te drejte ne kete mes. Dhe kjo eshte qe militantet e PS-se nuk mund ta sjellin kete krahasim ne tryeze, pasi rrezikojne ta ndotin me ad hominem. Shume dakord me kete. Por tani, a ka ndonjefare mundesie, sikur fare pak, te japesh respektin qe meriton kundershtarit ne debat, dhe te shikosh pertej ngjyrimeve politike qe mund ta keqperdorin argumentin se tirania eshte tirani, pavaresisht ne vret 3 apo 13000 apo 6 milion? E thashe edhe tek shkrimi tjeter. Ad hominemi ka vleren e vet. Por kur kete argument e ben dikush qe nuk ka lidhje me PS-ne, ka te tjera kritere debati, dhe ad hominemi behet i pavlefshem.

  16. Dikush me larte, besonte se Saliu nuk kishte gisht ne vrasjen e kater demostrueseve. Ndersa une kam nje qasje tjeter.
    Qe ne fillim te protestes, u be nje nderhyrje aspak profesionale me bomba gazi llotesjelles dhe uje me presion. Nderkohe, bazamenti i turmes ishte akoma duke levizur nga ura kryesore e Lanes drejt kryeministrise dhe fundi i saj pervijohej me permendoren e Skenderbeut. Pra, pjesemarrja sic duket ka qene shume me e larte se heret e tjera dhe me e madhe se c’pritej nga Saliu. Per te prishur kete te vertete tronditese (per Saline), duhej nje veprim ushtarak taktik i cili u realizua “urgjentisht” nepermjet hedhjes se gazit lotesjelles dhe mbytes. Dhe kjo u be aq shpejt e papritur, sa edhe policet qe kishin rrethuar parvazet e kryeministrise, u detyruan te largohen per ca kohe derisa gazi te largohej. Gazi i hedhur mbi turmen (i cili u perhap ne nje reze nga kryeministria deri tek ura e Lanes), beri qe te pjesa me e madhe e demostrueseve (burra, te rinje, gra e pleq) te largohen dhe ti drejtohen shtepive apo klubeve rotull nga blloku apo shallvaret per te shpelare syte, pire ndonje leng, apo edhe per te ndjekur nepermjet televizorit zhvillimin e ngjarjeve. Keshtu, Saliu qellimin e pare e arriti; duke prishur demostraten pa filluar, fshehu apo mbuloje dhe permasat e saj njerezore. Nisur nga kjo llogjike dhe keto fakte, kjo tregon se ate me shume se cdo tjeter e tmeronte numuri i madh i njerezve ne demostrate. Sipas ketij arsyetimi, ne luften qe pasoje midis policise dhe rreth 300 protestueseve te pa armatosur, dhe me qellim qe te fusi friken ne popull per mosmarrje pjese ne protesta te tjera, ose dhe per ti minimizuar ato nga pjesemarrja, ky monster vendosi te vrase. Pra, si perfundim, une mendoj se Sali Berisha eshte urdheruesi i te qelluarit me arme ne mish njeriu, me te vetmin synim per te trembur popullin qe te mos marre pjese ne protesta te tjera. Pra ka urdheruar vrasje masive me paramendim. Nuk jam jurist, po dikush te me ndihmoje duke cituar kodin penal dhe sa vite burg parashikon.

    1. Deri ne dy te tretat e arsyetimit tend, jam më teper se dakort me ty ! Siç e kam thene dhe gjetiu, ç’eshte interesante te konstatosh, eshte pikerisht fakti qe pushteti aktual i pranon e u jep leje te gjithave : edhe mitingjeve te opozites (me fjalime, tribuna e biles dhe greva urie !), edhe demonstratave-homazh, edhe marshimeve-paqesore, etj etj. Amà vetem nje gje nuk mundi te pranoje, ta shohë e te lejojnë : permasat e verteta te revoltes. Jo rastesisht, kryeministri nuk harron ta krahasoje 21 janarin me ‘grushtin e shtetit'(siç e quan ai) te Fan Nolit, te vitit 1924 ! Eshte i vetmi krahasim qe ka bere ! I vetmi !

      Por nuk bie dakort me ty me fundin e arsyetimit tend. Futjen e frikes per mos marrje pjese ne protesta te tjera, e realizoi permes drurit qe u dha qytetareve (nje pjese e mire, kalimtarë) ne ora 7 te darkes.
      Ndersa vrasjet fillojne me hapjen e portes. Nga vete garda. E kam te pamundur te besoj se eshte ai urdheruesi per te vrare protestues (ndonjerin, edhe me snajper, me te gjitha gjasat !). Nese do ta besoja se do te ishte ai urdheruesi, do te bija ne te njejten llogjike te atyre qe besojne se ‘kryeprokurorja apo presidenti ishin pjese e puçit’, qe padyshim eshte retorikë per ta kthyer timonin ne drejtim te konfliktit politiko-politik (konflikt i thençin !! – une nuk i besoj per asnje sekonde te vetme atij konflikti !!), e per ta larguar timonin sa me shume te jete e mundur nga konflikti politiko-ushtarak. I verteti.

      Nje shembull ? Nje pjesemarres serioz i ketij blogu, te cilit ja lexoj gjithmone mendimin, perpara pak ditesh solli faktin qe Minsitri i Brendshem ka kerkuar te dorehiqet ne mbremjen e 21 janarit. Nuk e lanë. Nderkohe qe, besoj se je dakort qe, nese nuk do te kish arsye te tjera te veçanta (‘raison d’état’), eshte nje minimum qe nje minister rendi te jape doreheqjen, pas nje dite te tille !

      Nje tjeter shembull ??
      Kur ambasadori i USA (i cili ne te njejten dite i del ne krah Kryeprokurores !) thote se kryeministri i ketij vendi eshte burre shteti, e ben kete gje per dy arsye :
      1. Ose per ti bere qejfin (version i pamundur…)
      2. Ose per te na thene : “që kryeministri juaj eshte shtetar (burre shteti), kjo dihet, perderisa eshte ne ate post. Dhe mua nuk me là mendja te rithem diçka te ditur. Por une po jua rikujtoj atyre qe kane nevoje ta ridegjojne”.
      Te nesermen Berisha nxorri perpara kamerave (si kurre ndonjehere, jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne asnje vend normal te botes !) te gjithe drejtuesit e Gardes ne TV ! Nje e nga nje ! Komandanti i saj, që kryeson listen e të gjashtëve, foli fare shkurt, duke perifrazuar një pjesë të betimit të gardistit : “Ju siguroj se Garda e Republikës do të kryejë detyrën e saj të bazuar në ligj, në interes të vendit dhe të kombit”.

      1. Ju keni mendimin t’uaj. Por meqe permendni disa fakte, dua dhe une te permend nje tjeter: nga fjalet e shumta qe ka thene kryekomandanti i gardes (e kam fjalen per SB) gjate diteve te para mbas 21 Janarit, ndermjet te tjerave ka thene pak a shume se , te gjithe ngjarjen e bulevardit, me nje largim te vogel disa minutesh, e ka pare dhe ndjekur nga dritarja e zyres se tij. Nisur nga prirjet e tij si lider absolut apo populloreshe si Njesh, une minimalisht nuk besoj se garda e republikes ka filluar qitjet me arme zjarri pa aprovimin e tij.

  17. Protestat e se premtes se fundit nga nje grusht njerezish si refren kishin, “E duam e duam, e duam Edi Ramen” dhe “O Sali o legen prite Edin se po vjen”.

    Ja keto jane protestat bujemedha te popullit.

    Tani mund te beni edhe analogjira.

  18. ”’E c’lidhje ka ajo qe me ke cituar me Egjiptin?”’

    Nuk e sheh qe po ironizoj me marifetet legale.
    Prezumimin e pafajesise e kam degjuar qysh para 2 javesh nga nje tipe e lezetshme, me potencial te jashtezakonshem intelektual, e ke parasysh ti filmin per femije ‘pedanti dhe shoket e tij’.

    Ndersa ty te pjesa qe te citova, po te them thjesht se po kerkon qiqra ne hell me kete thirrjen per etike intelektuale, pasi nuk ekziston, eshte vetem bashkim fjalesh qe per me teper cenon çdo ndjeshmeri publike.

    1. Nuk u morët vesh prej inercisë, se asnjëherë nuk jeni marrë vesh, siç do e pohonit të dy vetë.

      Ai etikën intelektuale, ia kërkon intelektualit, dmth Pishëzës Gazmore. Atë etikë, ua kërkoj dhe unë intelektualëve. Sepse çdo gjë thanë dhe analizuan dhe insistimin për drejtësi nuk e bënë. Të të zhgënjejë populli, është ok. Është dyfish më keq të mos e bëjë intelektuali.

    2. Hyllin, me gjithe respektin, por mbetesh ontologjikisht i trashe si gjithmone 😀 Qe nuk ekziston, e kam marre vesh. Perndryshe, nuk do kerkoja qe te vinte ne ekzistence.

  19. Lidhjet të huajve mund t’ju krijohen edhe në kohë përveçse në hapësirë. Me demek, kur diçka (e keqe) ka ndodhur në Egjipt diçka (e keqe) ka ndodhur edhe në Shqipëri. Për të parë këtë duhen parë ngjarjet e përcjellja e shtypit të huaj ndër vite, por meqë kam gjetur një gjurmë të hershme në një poezi të J. Brodskijt (1972) po e sjell këtu:

    Histori e shekullit të njëzetë
    (një shfaqje udhe)

    1910 shënon fundin e dekadës së parë.
    Si i tillë, përfundimisht duhet miratuar.
    Se në të një prirje demokratike është shquar.
    Megjithatë herë-herë gjërat morrën kthesë të gabuar.
    Si kur Kryeministri i Egjiptit, krejtësisht pa faj
    Të tij, vritet. Por revolta
    Në Shqipëri është punë e masave
    (Sado që si i dallojnë ata të shtypurit e tyre nga klasa e tyre sunduese është hamendja e kujtdo).

    Ndërsa pretendimi i Pishakut se “Historikisht është Kryeqyteti ai që i vë vulën ndryshimeve të mëdha në Shqipëri.” më duket vërtet i guximshëm. Më lë shije jo fort të dëshirueshme, ndonëse e përmbaj veten të shkoj deri aty sa ta mendoj kryeqytetin si përvetesues.

  20. Ah, me ne fund ja dhe nje artikull blogist tek HuffPost, jo tamam krahasues, por Shqiperi-mesim-dhenes per Lindjen e mesme, sipas autorit Matt Brady i Freedom House.

    http://www.huffingtonpost.com/matt-brady/turmoil-in-albania-offers_b_819136.html

    Pervec qe thote se ne ’97 pati lufte civile, te dhenat e tjera duket se i ka nga Mjaft! te cilit citon, keshtu qe nuk eshte surprize qe ky i quan protestat telekomandiste nje here ne jave te Rames si levizje qytetare. 😀

  21. Ketij po i vjen dita ti leshoje ‘ata’…

    Jo me larg se dje, e djele 6 shkurt, tha : “Gardistët u dhanë përgjigjen e merituar atyre që qëndronin karshi institucioneve” (burimi : http://www.noa.al/2011/02/berisha-shqiperia-blu-shkojme-te-sigurt-drejt-fitores/ – paragrafi i fundit).

    Sot, e hene 7 shkurt, ka thene : “Jemi të interesuar për një hetim të plotë e të gjithanshëm të rrethanave në të cilën humbën jetën katër qytetarët. Nga erdhi plumbi, kush i vrau, cila është dora e zezë që i ekzekutoi. (burimi : http://www.noa.al/2011/02/kryeministri-bashkepunim-total-me-prokurorine-ne-zbardhjen-e-21-janarit/ – paragrafi i dyte).

    Kush i vrau ?? Po e the dje : gardistët !! (qe i dhane pergjigjen e merituar…).

    A ha… ketij po i mbaroka ‘état de grâce ‘ qe i dhane nderkombetarët më 22 janar…

  22. E vetmja gje qe na mungon per te plotesuar ciklin e krahasimeve dhe ngjashmerive eshte te gjejme nje ekuivalent te Dritan Priftit ne Tunizi ose Egjipt, nje njeri qe mban ne te njejtin hard disk qe i dorezon prokurorise incizimin e vetes dhe incizimin e eprorit.

    Pa kete, analogjia calon. 😛

    Vertet qe hapi nje kapitull te ri dhe shpresedhenes kjo mesele; Priftit do ti duhet te ‘kerceje nga belaja’ akoma me shume tani, dhe me gjasa do nxjerre me shume afera korruptive ne siperfaqe, dhe tashme qe Prokuroria eshte ne presion maksimal qe te beje dicka, por dhe ka ata amerikanet aty neper kembe (dmth te pakten nuk hesht dot per gjera qe do te marren vesh ata), eshte koha me e mire qe te dalen afera korruptive ne siperfaqe. 🙂