ATRIBUTE FJALËSH

Atributet e fjalës të gjithë i njohim dhe i përdorim, shpesh pa e vrarë mendjen se çfarë po themi dhe me ç’logjikë.

Ndarja e parë e madhe, në fjalë shqipe dhe joshqipe, na është sugjeruar që nga Rilindja e këtej; edhe pse me të fundit kemi parasysh zakonisht fjalët e huazuara – që këtej jo vetëm purizmi, pastrimi i gjuhës, përndjekja e fjalëve për shkak të origjinës (ose gjuhësia policore) dhe varfërimi i gjuhës; por edhe vetë kultivimi i një vetëdijeje diakronike ndër ligjëruesit, të cilëve u bëhet natyrë e dytë të marrin në pyetje fjalën, për të mësuar nga vjen (e kujt je ti, moj bijë?).

Fjalë shqipe është jo vetëm ajo që e kuptojnë “të gjithë”, por edhe ajo me origjinë të pastër, “ariane”; ose me gjak të papërzier. Përndryshe, fjala e huaj nuk meriton tjetër, veçse dëbim nga gjuha; mundësisht internim dhe shfarosje.

Po si do ta dallojë zelltari fjalën e huaj, që pastaj ta dëbojë nga ligjërimi? Meqë jo të gjithë ideologët kanë bërë kurse të historisë leksikore ose njohin me rrënjë gjuhët me të cilët ka pasur marrëdhënie shqipja, atëherë vendin e ekspertizës e zë analogjia ose profilizimi: turqizma si babaxhan, allish-verish, matrapaz, kallaballëk e kanë të shkruar në ballë tjetërsinë, ndërsa turqizma të tjerë, si zarf ose dyshek, kanë shpëtuar paq, duke u kamufluar si fjalë joturke. Ndonjë ditë do të nisim të qëmtojmë, ndër shqiptarët patriotë, për familje që shpëtuan kaq e kaq turqizma nga inkuizicioni, pasi u dhanë besën; por tani për tani sezoni i gjahut mbetet i hapur.

Deri më sot, ndaj fjalëve të huaja të panevojshme është mbajtur një qëndrim, në thelb, policor: këto në fillim identifikohen, pastaj largohen nga ligjërimi me forcë. Me përjashtim të turqizmave, largimin e të cilave nga leksiku i shqipes e katalizoi edhe konteksti historik, ky qëndrim, e kotë ta them, ka dështuar, madje edhe atëherë kur dihet se për fjalën e huaj nuk ka pasur arsye gjuhësore për t’u futur. Kështu, implementoj nuk i shton gjë përdorimit në krahasim me alternativat zbatoj, vë në jetë, vë në zbatim, realizoj, vë në praktikë etj.; por ai që e përdor, zakonisht e bën këtë sepse konceptin në kokë e ka formuluar në gjuhë të huaj dhe, çka është edhe më e rëndësishme, kodi gjuhësor që ka përvetësuar ia lejon këtë.

Për këtë arsye, lufta ndaj kaosit leksikor dhe dyndjes së fjalëve të huaja në shqipen mund të fitohet vetëm në lëmin profilaktik, jo në atë klinik; ose duke i stërvitur ligjëruesit që jo vetëm ta njohin fjalën joshqipe nga fjala shqipe, por edhe që t’i zotërojnë aktivisht fjalët shqipe përkatëse, aq aktivisht sa të mos u vejë mendja për fjalën e huaj.

Kujtoj këtu edhe se asnjë prej virtuozëve të fjalëve të huaja në ligjërimin shqip, nuk gabon të përdorë tek-tuk fjalë shqipe, kur komunikon me të huajt në gjuhët e mëdha si anglishtja dhe frëngjishtja; çka vërteton, besoj unë, se problemi nuk ka të bëjë me kompetencën gjuhësore, por është i natyrës sociologjike.

Përndryshe, atributet e fjalës shqipe janë kryesisht dy: ajo është e bukur dhe e vjetër. Asnjë nga këto veti, në vetvete, nuk është intuitive; përtej disa lodrave fonetike që kanë të bëjnë me tinguj likuidë dhe bukurtingëllues, bukuria e fjalës shqipe lidhet drejtpërdrejt me të qenit e saj fjalë shqipe, ose më mirë akoma, jo e huaj. Ndryshe qëndron puna me fjalët e shëmtuara, të cilat ndonjëherë janë përnjimend të vështira për t’u shqiptuar, ose përmbajnë shumë bashkëtingëllore në trup (p.sh. për shumë nga ne flutur është më e bukur si fjalë se bretk; laureshë më e bukur se cinxërr).

Megjithatë, estetika në leksik mbetet një nocion në kufi të manipulimit; ka më shumë kuptim të flitet për përdorime të bukura të fjalës, sesa për fjalë të bukura; përndryshe, fjalë e bukur s’do të thotë asgjë më tepër sesa fjalë ideologjikisht e pranueshme (e miratueshme); dhe shprehja fjalë e bukur shqipe i përket sferës së demagogjisë – në kuptimin që kur e përdor tjetri, debati ka mbaruar. Kjo, pavarësisht nga abuzimi që është bërë me “bukurinë e fjalës” në tekstet didaktike të Rilindjes, të cilat, për më tepër, u drejtohen fëmijëve të shkollave, të cilët e kanë më kollaj t’u qasen koncepteve me kritere estetike. Por nuk duhet të gabojmë e t’i vëmë disa vjershëza të poetëve kombëtarë në themelet e filozofisë gjuhësore, megjithë zellin e pashembullt të ideologëve.

Më anë tjetër, fjalë e shëmtuar është edhe ajo që na tërheq vëmendjen pa arsye; që bie në sy mes shoqeve, duke e ndërprerë rrjedhën e natyrshme të ligjërimit. Një fjalë e huaj, e sjellë në ligjërim pa nevojë, veçanërisht për të treguar orientimin kozmopolit të përdoruesit është vetvetiu e shëmtuar; po aq e shëmtuar sa edhe një neologjizëm, të cilën dëgjuesi ose lexuesi duhet ta deshifrojnë më vete e që, në një farë mënyre, tregon me gisht autorin e saj.

Sa për fjalën shqipe si fjalë e vjetër, kjo bindje pasqyron drejtpërdrejt idenë se gjuha shqipe është gjuhë e vjetër – e cila nuk është shkencore, por ideologjike dhe, në thelb, irracionale. Çuditërisht, fjala e vjetër nuk duhet ngatërruar me fjalën e vjetëruar; e para funksionon për bukuri dhe pranohet prej të gjithëve, meqë vjetërsia shërben si kriter vlerësimi pozitiv; e dyta tashmë nuk mund të përdoret më lirisht, ka dalë nga përdorimi, si një sahat me kurdisje ose një shpatë. Madje një fjalë, nëse është vjetëruar, ka pasur një arsye për t’u vjetëruar – folësit e kanë zëvendësuar, mundësisht me një fjalë shqipe.

Për gjuhëtarin, fjala e vjetër do të ishte e fondit indo-europian të shqipes, ose fundja edhe huazim nga greqishtja e lashtë ose latinishtja; përkundrazi, huazime të tjera, nga greqishtja e mesme dhe e re, gjuhët sllave, italishtja, turqishtja, gjuhët neolatine dhe tani së voni anglishtja nuk hyjnë në këtë kategori.

Mirëpo fjala nuk e bart me vete moshën e saj, as e tregon gjëkundi. Fjalët e vjetra shqipe, si gisht, dorë, qep, gjuaj, i mirë, gjej janë edhe më të përdorshmet, ndryshe nga fjalët e vjetëruara, të cilave u ka mbaruar fryma. Mund të thuhet, në këtë kontekst, se fjalët e vjetra e kanë treguar veten në kohë dhe meritojnë respekt; por e vetmja mënyrë si t’ua tregosh fjalëve, edhe fjalëve të vjetra, respektin është t’i përdorësh saktë.

Fjalëve të vjetra u kundërvihen, logjikisht, fjalët e reja ose neologjizmat (e krijuara rishtas; edhe pse jo çdo neologjizëm është doemos i krijuar rishtas); këto përdoruesi ideal gjithnjë i pret keq në fillim, i përqesh, nuk i pranon lehtë në ligjërim dhe i përshëndet vetëm kur ia shpjegojnë se janë sjellë për të zëvendësuar ndonjë fjalë të shpallur si të padëshiruar dhe në kërkim. Në këtë rast të fundit, fjala e re është kuadri i ri dhe i besuar, që merret në punë me porosi nga lart, në vend të një eksperti ideologjikisht të dyshimtë, që nuk dihet nëse punon për ne, apo për armikun.

Çfarë na intereson zakonisht te fjala e re nuk është mosha e saj, por roli i saj në aktin zëvendësues, ose censurimin militant të leksikut. Prandaj edhe ia falim moshën e njomë dhe shëmtinë, meqë jemi të vetëdijshëm se gjendet aty për të përmbushur një mision të shenjtë: purifikimin.

Fjalët shqipe mund të jenë edhe të rralla; fjalët e rralla ndonjëherë sistemohen e mirëmbahen në fjalorë të posaçëm dhe blihen nga terjaqinj të kulturës kombëtare, të cilët ndonjëherë përnjimend shpresojnë se mund t’i ndihmojnë këto fjalë të bëhen një ditë të zakonshme, edhe pse me dhimbje. Mirëpo fjalët e rralla e kanë edhe ato një arsye praktike pse janë të tilla; dhe kjo arsye ka shpesh të bëjë me funksionin e tyre në ligjërim dhe nevojat që plotësojnë për emërtime. Emrat e bimëve medicinale ose të dhive sipas ngjyrës vështirë se mund të bëhen ndonjëherë pjesë e bagazhit leksikor të cyber-qytetarit post-modern që e kalon kohën e lirë në Facebook.

Mirëpo promovuesit e fjalës së rrallë kanë një koncept të veçantë për fjalët, të cilat i koleksionojnë si të ishin pulla poste ose flutura. Veti themelore e objekteve, në koleksione të tilla, është se kanë dalë nga përdorimi ose kanë vdekur; pullat e postës janë anuluar nga vula përkatëse, fluturat e kanë nga një thumb që u shkon mes përmes gjoksit dhe nuk fluturojnë dot më.

Ekziston edhe një përshoqërim i çuditshëm mes fjalës së rrallë dhe fjalës shqipe; sipas të cilit fjalët e rralla janë shqipe se të tjerat, meqë janë ruajtur në skutat e gjuhës njëlloj siç janë ruajtur shqiptarët e lashtë në malet. Ky koncept është fund e krye mitik dhe, ndryshe nga koncepti tjetër, për historinë e të parëve tanë, as që i përgjigjet realitetit. Një fjalë e rrallë është e tillë sepse nuk përdoret e nuk njihet nga shumica e përdoruesve, jo sepse është ruajtur me sakrifica nga ndonjë i apasionuar në provincë.

Lokalistët kanë sjellë në qendër të vëmendjes edhe një çift të ri atributesh të fjalës: fjalë toske dhe fjalë gege; madje kjo ndarje qëndron në bazë të ankimit se shumë fjalë gege janë lënë jashtë standardit leksikor dhe se kjo padrejtësi, që nuk është pa lidhje me qëndresën që iu bë komunizmit në Shqipëri të veriut, tashmë duhet vënë në vend, madje pa vonesë. Çështja këtu është te mënyra si do ta dallojmë një fjalë nëse është gege ose toske, në mungesë studimesh dialektore të hollësishme. Dijetarët e gjuhës prej kohësh na kanë shpjeguar si shumë fjalë shqipe janë të përbashkëta për të dy dialektet; dhe se një fjalë si kangë nuk është doemos gege, vetëm forma e saj fonetike është – meqë fjala ekziston edhe në toskërishte: këngë.

Më anë tjetër, populistët kanë promovuar atributin e fjalëve të mëdha, për t’i dalluar nga fjalët e thjeshta, popullore, shpesh të vjetra dhe shqipe safí. Fjalët e mëdha i përdor intelektuali, ai që kërkon të hiqet si i ditur ose si ekspert e që ashtu t’u imponohet të tjerëve; më keq akoma, ai që kërkon të përcjellë idenë se është më i mirë dhe më i zoti se ty. Me nënkuptim, fjalët e mëdha janë fjalë të huaja, zakonisht të huazuara nga italishtja, frëngjishtja dhe anglishtja; folësi i përdor sepse është i vetëdijshëm që të tjerët nuk do t’ua dinë kuptimin. Me fjalë të tjera, fjalët e mëdha janë antidemokratike dhe kultivojnë intelektualizëm dhe individualizëm, prandaj edhe ato duhen dëbuar sa më parë nga gjuha. Edhe këtu, nuk ka arsye pse të trajtohen së bashku nevoja për sofistikim të ligjëratës, në kontekste të caktuara, dhe snobizmi leksikor; e para përligjet gjuhësisht, i dyti jo.

Të gjitha atributet e mësipërme i referohen, në një mënyrë ose në një tjetër, përmasës diakronike, ose shtrirjes së gjuhës në kohë; në një kohë që përdorimi i gjuhës është gjithnjë i tashëm. Kjo kundërvënie ka të bëjë me vetë origjinën e atributeve, në ideologji romantike të Rilindjes, e cila ishte e tëra e zhytur në historizëm. Sot arsyet për ta mbajtur gjallë këtë ideologji, edhe nëse ekzistojnë, nuk mjaftojnë për t’i përligjur atributet vetë dhe për t’ua ruajtur këtyre vlerën praktike.

 

 

Nuk ka komente

  1. Artikull qe fut shume uje. Xhaxhai, shtysat ose motivet ose shkaqet e para, mendoj se jane te gabuara. Dhe kjo ben qe argumentimi bie poshte.

    Por njehere tjeter per keto gjera. Dua thjesht te qetesoj ndonjerin duke thene se po ! gjuha shqipe eshte shume e vjeter, vertet shume e vjeter, ska rendesi nese i ka rrenjet ne Kine, Bolivi apo Tasmani. Por qe eshte e vjeter, kete mund te na e thote cilido qe merr vesh pak a shume per formimin e gjuheve : gjuhet e vjetra, fjalet baze te natyres, i kane fjale te thjeshta mundesisht njerrokeshe. Aq sa te behet sikur zanafillen e kane pasur nga ca pasthirrma te tipit eeee, ooooo, baaaaaa, etj.

    mal, fushe, det, toke, qiell, re, shi, bore, diell, hane, dore, kembe (kâm), koke, trup, gisht, vesh, sy, etj etj etj.

    E kunderta ndodh ne gjuhet e reja, psh frengjishtja, e cila dihet se eshte nje gjuhe e re, mjaft e re, rreth 500 vjeçare.

    Per pikat e tjera, njehere tjeter. Tungatjeta.

    1. Nuk ka ndonjë vlerë kjo që thua, ehe… përveçse të dizinformojë ndonjë lexues naiv. Si edhe herë të tjera, kur merr fjalën, i harron limitet e tua të dukshme në këtë fushë specifike.

      Meqë përmendje gjatësinë e fjalëve si kriter të vjetërsisë, mund të të sillja kundërargumentin se një gjuhë si rusishtja, që ka inovuar më pak se shqipja në krahasim me origjinalin indo-europian, i ka fjalët mesatarisht shumë më të gjata (njëlloj edhe sanskritishtja ose gjuhët baltike ose latinishtja). Si rregull, shkurtimi i fjalëve “rrënjë” varet nga natyra e theksit: kur theksi është dinamik, si në rastin e shqipes, fjalët shkurtohen sepse zanorja dinamikisht e theksuar ua thith energjinë vokalike zanoreve të patheksuara; kur është kuantitativ si në gjuhë të tjera (p.sh. në latinishte) zanoret e patheksuara ruhen dhe fjala mbetet relativisht më e gjatë.

      Thua se frëngjishtja i ka fjalët të gjata; mua kjo më duket gjithashtu e gabuar. Në krahasim me gjuhët e tjera romane, frëngjishtja ka inovuar dhe i ka bjerrë rrokjet e patheksuara. Krahaso fjalën për kalë: italishtja kavalo (tre rrokje; po e shkruaj siç shqiptohet), frëngjishtja shval (një rrokje). Cila gjuhë ka inovuar më tepër, në raport me burimin latinisht caballus? Nëse me fjalë të gjata të frëngjishtes ke parasysh ato të regjistrit libror, këto kanë hyrë në gjuhë relativisht vonë, nga latinishtja mesjetare, ose janë sajuar nga dijetarët sipas modeleve latine.

      Megjithatë, argumenti yt çalon edhe nga pikëpamja logjike; sepse gjuhët mund të ndahen në inovative ose konservative, por jo në të vjetra dhe të reja. Mund të jenë të vjetra dhe të reja në lidhje me kohën kur janë shfaqur në një rajon (p.sh., në Ballkan, shqipja është më e vjetër se latinishtja ose gjuhët sllave), por jo në sens absolut. Në sens absolut, gjuhë e re është esperantoja, që ka datëlindje. Përndryshe ndarjet janë konvencionale; vërtet frëngjishtja është më e re në krahasim me latinishten, por dallimi mes dy gjuhëve është deri diku konvencional; p.sh., në rastin e greqishtes, flitet për greqishte të vjetër dhe të re. Po ta përsërit edhe një herë: shprehja gjuhë e vjetër nuk ka kuptim, ndoshta përveç rastit kur përdoret për të emërtuar një gjuhë të zhdukur (p.sh. etruskishten). Gjuha është po aq e përjetshme ose e jashtëkohshme sa edhe një numër (sa i vjetër është numri 33?), ose një ditë jave (sa e vjetër është dita e martë?). Të datueshme janë, përkundrazi, manifestimet e gjuhës: p.sh. dokumentimi me shkrim – por në këtë pikë shqipja rezulton fare e re, e Mesjetës së vonë, çka përsëri nuk ka asnjë kuptim jashtë filologjisë.

  2. ehe..
    nga fjalet qe ke sjelle gjysma nuk jane shqip por huazime:

    -fushe(fossa),qiell( caelum),koke(coccum),kembe(camba) nga latinishtja;
    -trup (trup) nga sllavishtja, edhe ‘bora’ mund te jete nje kalk nga sllavishtja.

    Vec kesaj fjalet e sotme njerrokshe nuk do te thote se kane qene te tilla edhe ne lashtesi. Per shembell ‘det’ sipas eksperteve vjen prej protoshqipes ‘ *deubeta’.

    Per me teper pyet Xhaxhain.

  3. Fatma, nuk eshte aq e thjeshte sa na e bejne.
    Fossa thone qe vjen nga etruskishtja (fjale me ‘cen’).
    Caelum e te gjitha fjalet e tilla, bazohen tek nje gje shume e dyshimte, sepse shqipja eshte satem i paperfunduar , trakishtja satem ndersa ilirishtja s’merret vesh meqe sikunder kane dhene shembuj kentum kane dhene edhe satem. Pra ketu kemi vetem ‘hipoteze’, derisa te sqarohet shkencerisht se ç’eshte shqipja, andej nga viti 3274.

    Satem i paperfunduar eshte nje koncept si tip singolariteti, si vrimat e zeza ne gjithesi ku nuk vlejne ligjet e fizikes, keshtu qe guximi shkencor ne kete pike eshte i admirueshem por jo me shume se kaq.

    Trup si tek greqishtja an-trop-os, sikunder n(i)eri si tek greqishtja a-ner, ku me veshtiresi mund te fusim kampa-kamba si tek greqishtja kampe. Behet fjale per krahasime jo per krahasim-kalim.
    Bora as qe diskutohet qe eshte shqip, ashtu si treg e ndonje tjeter, qe gjejne vetveten ne ballkanin parasllav.

    Fjalet njerrokeshe ne pjesen me te madhe jane te vjetra, psh fjala ‘bar’ supozohet si nostratike te te njejten forme dhe kuptim shqip (barley ne anglisht sa per nje shembull te larget, ku bar del nga domethenia zanafillore pergjithuese e bari-shteve per te percaktuar nje lloj drithi).

    Tani shqipja e vjeter eshte si puna e fisit te vjeter ne katund. Fisi nuk eshte i vjeter sepse eshte i bukur apo se mosha mesatare e anetareve eshte e madhe apo se eshte i mençur apo se ka bageti e begati, por sepse prejardhja e tij humbet ne kohe.

    Keshtu shqipja eshte e vjeter se prejardhja e saj humbet ne kohe dhe ende e papercaktuar shkencerisht.
    Perveç kesaj zoteron nje gramatike si ato te koherave te lashta, qe eshte e pamundur per nje gjuhe te re (anglisht,frengjisht,italisht) e per me teper nje gramatike me dinamike pozitive, krijuese, jo vetem negative, humbese. Kjo e ben perseri shqipen nje lloj singolariteti, vrime e zeze e gjuhesise, ku ligjet soseriane nuk vlejne.

    Ky eshte kuptimi i shqipes si gjuhe e vjeter, me prejardhje qe humbet ne kohe, me gramatike te lashte dhe disa fjale njerrokeshe(apo 2) qe kane mbartur forme e domethenie te njejte prej koheve qe s’mbahen mend.

    Mbi kete domethenie mund te veproje relativizimi, por kjo domethenie mbetet si domethenia zanafillore.

    Fjala eshte mishi i gjuhes, tek ajo gjuha misherohet, prandaj fjala e huaj eshte mish i huaj.

    Tek fjala gjuha misherohet, behet ‘e prekshme’, mendimi merr domethenie. Kur krijohet nje fjale shqip nga mendimi shqip, fjala eshte si drita, eshte e bukur, e thjeshte, e dlire, sikunder thote poetikisht Naimi. Dritare eshte fjale e bukur, e thjeshte, e dlire, aty nga hyn drita, kurse penxhere eshte nje pengese per tu kapercyer.

    Misherimi i vazhdueshem i gjuhes tregon se bashkesia ka fryme e merr lirshem fryme; tregon se ujerat nuk jane te ndenjura e po qelben, porse rrjedhin, nuk kemi kenete qe merr jeten po lume qe jep jeten; tregon qe bashkesia ka Zotin e vet, te cilit i perkushtohet e te cilin nderon.

    Purizmi e demton gjuhen kur nuk shoqerohet nga nje zhvillim i mendimit, perndryshe nuk ka gje me te logjikshme se te pastrosh ujin e pijshem nga papastertite.
    Uji i pijshem nuk eshte vetem H2O, ka edhe kripera minerale, te cilat mund te merren edhe me ane te ushqimeve te tjera, por brenda nje sasie te caktuar merren edhe me ane te ujit, pertej asaj sasie quhen ‘papasterti’.
    Fjalet e huaja jane si kriperat minerale te ujit, mund te quhen te vlefshme(por jo te domosdoshme) brenda nje sasie pertej te ciles jane papasterti, kakerdhi, glasa, bajga.
    Pse te vlefshme por jo te domosdoshme ?

    Sepse ashtu si kriperat minerale te ujit mund te merren edhe me ane te ushqimeve apo pijeve te tjera, edhe mendimi qe misherohet tek ato fjale, mund te merret me ane te fjaleve shqip, ku futet mendimi i huaj. Por per nje nivel te kriperave sa ai i lejueshmi per ujin, nuk thote kush gje.
    Ceshtja eshte se fjalet e huaja kane hyre aq me tepri, sa po behet i veshtire misherimi i mendimit shqip ne fjale shqip dhe rrjedhimisht tridhet vete mendimi e ne fakt haset kudo ky mendim i tredhur.

    Le t’ja rijapim fjalen shqip te zotit, dmth Zotit, se shkenca e ndriti, na kenaqi me huazime, u ngopem me uje te ndenjur dhe mire qe e kemi stomakun te stervitur nder mijevjeçare se sot do ishim duke vjelle.
    Ndonjehere krahasoj shqiptaret me te tjeret dhe habitem se paskemi qene vertet race e forte, ça s’kemi hequr, te gjitha te zezat, perfshire edhe te gjitha te zezat gjuhesore, por jemi akoma, vazhdojme te heqim te gjitha te zezat, edhe ato gjuhesore, po s’ka fuqi ne bote, fizike e metafizike qe na çon ne Tartar.
    Duhet te kemi ndonje derrase mangut, se s’ka mundesi.

    Pas kesaj vetemburrje te falshme, doja ta mbyllja duke perseritur se fjala si misherim i gjuhes duhet te na beje me te kujdesshem ne huazime, qe te mos ua rendojme te ardhmen atyre qe do vijne, sikunder na e renduan te sotmen ata qe ishin e s’jane me.

  4. ”’Gjuha është po aq e përjetshme ose e jashtëkohshme sa edhe një numër (sa i vjetër është numri 33?), ose një ditë jave (sa e vjetër është dita e martë?)”’

    Formalisht ‘i vjeter’ do te thote i matshem ne vite, pra brenda kohes, keshtu qe vetvetiu i vjeter dhe i jashtekohshem eshte kundershti, prandaj askush nuk guxon dot te jape pergjigje. Pra ketu si argument perdoret nje paradoks, i cili duhet zgjidhur, meqe intuita njerezore nuk pajtohet dot me te.

    I vjeter eshte krijuar si fjale per te percaktuar nje cilesi te objektit. Marrim si objekt njeriun.
    Ky ne pleqeri paraqet veçori te tjera fizike nga ç’kishte ne rini dhe keto varen nga mosha, nga sa kohe ka kaluar qe prej lindjes. Per te percaktuar moshen perdorim ‘vjetet’, por mosha eshte cilesi e njeriut dhe jo sasi.

    Pra i vjeter ne shqip nuk ka vetem kuptimin sasior te se matshmes ne vite por edhe ate cilesor prandaj eshte edhe mbiemer dhe dime nga gjuhetaret se mbiemri percakton llojin, vetite,cilesite.

    Pra i vjeter ne shqip do te thote percaktimi i cilesise, vetise se moshes, keshtu qe ngelet te percaktohet ne gjuha ka moshe apo jo dmth ka lindje apo jo.

    Nese gjuha eshte e lindur ose krijuar atehere ka moshe dhe mund te quhet e vjeter, nese gjuha s’ka lindur, po ka qene gjithmone, eshte e lindur me njeriun, atehere gjuha nuk ka moshe e s’ka as vite mbi shpatulla.

    Nese gjuha ka lindur dikur atehere ka nje moshe dhe mund te quhet e vjeter.

    Por sa mund te themi qe gjuha shqipe eshte e lindur me njeriun ?
    Pra ndersa nuk mund te pohojme dot me ndonje fakt se gjuha shqipe eshte e lindur me njeriun, edhe sikur gjuha te jete e lindur me njeriun, atehere arrihet ne perfundimin se gjuha shqipe ka nje prejardhje, nje çast ne kohe kur ajo ka fituar identitetin e saj, pra kur fillon jeta e saj individuale si e shkeputur nga gjuha meme.

    Nderkaq per tu rikthyer tek paradoksi, gjuha eshte veti e njeriut, pra meqe eshte veti mund te perdoret mbiemri i vjeter, ndersa numri nuk eshte veti dhe as dita e marte, prandaj krahasimi bie poshte.

    Megjithate jam dakort qe gjuha (e folur) eshte e jashtekohshme dhe e perjetshme por brenda konceptit te imanences.
    Gjuha eshte imanente, ndodhet ne esencen e njeriut, nuk mund te kete nje ekzistence pa njeriun dhe ka ne vetvete parimet e vetemisherimit, te cilat njeriut i ngelet per ti zbuluar dhe keshtu te kerkoje te verteten.

    Keshtu edhe shqipja(e folur) ndodhet ne esencen e shqiptarit, do zhdukej pa shqiptarin, ka ne vetvete parimet e vetemisherimit, te cilat u ngelen shqiptareve per ti zbuluar e per te mberritur tek e verteta e tyre.
    Per shqiptarin, rruga me e shkurter per tek e verteta e tij eshte zbulimi i parimeve misheruese te gjuhes shqipe ose si e thote rrefenja e plakut me tre djemte pertace, tek ara kam fshehur qypin me flori, gjejeni. Sipas rrefenjes, ne shqiptaret e sotem dalim ne shumicen derrmuese dembele stambolli.

  5. “Formalisht ‘i vjeter’ do te thote i matshem ne vite, pra brenda kohes, keshtu qe vetvetiu i vjeter dhe i jashtekohshem eshte kundershti, prandaj askush nuk guxon dot te jape pergjigje. Pra ketu si argument perdoret nje paradoks, i cili duhet zgjidhur, meqe intuita njerezore nuk pajtohet dot me te.”

    Huq! Pretendimi ku paske gjetur paradoks eshte se “gjuha eshte e jashtekoheshme” dhe jo se vjetersia eshte e jashtekohshme.

    Une jam dakord me Xhaxhain qe gjuha nuk ka kuptim te cilesohet si e vjeter. Cilesimi “i vjeter” per gjuhen, hakshe hakshe mbart cilesimin “arkaik.” Te thuash se shqipja eshte gjuhe e vjeter eshte njesoj si te thuash se shqipja eshte gjuhe arkaike. Vetem se nuk do i meshoja jashtekohesise se gjuhes. Gjuha eshte aktive, dhe si e tille i perket kohes se percaktuar nga aktualiteti (apo imanenca, sic shprehet BD). Nuk jam i sigurt, por ketu me duket se Xhaxhai ben nje dallim mes gjuhes dhe perdorimit te saj, ku gjuhen e sheh si jashtekohore, nderkohe qe perdorimin e gjuhes e sheh si aktual. Mua me duket dallim sa i dyshimte, aq edhe i nevojshem. Me duket dallim i dyshimte, sepse “e marta” apo “33” me te cilen gjuha krahasohet per te shprehur jashtekohesine, jane terma aplikative qe jashtekohesine e perjashtojne me perkufizim. Sidoqofte me duket dallim i nevojshem po te merret parasysh fakti qe gjuha ka edhe nje gjeneologji qe nuk para ka te beje me perdorimin e vet gjuhes.

  6. Prisja te me tregoje huqin ne nje vend tjeter ku kam bere shkarje logjike, por jo tek cili eshte kurthi i renies ne paradoks.

    Nje gje ‘e jashtekohshme’ eshte e veshtire per tu menduar, per numrin 33 mund te themi me siguri qe eshte menduar ne nje kohe te dyte ndaj numrit 1, pra e jashtekohshme nuk ka domethenien zanafillore qe i takon nje vetie te Zotit, por eshte e kataloguar dhe meqe katalogimi eshte perhere subjektiv (edhe kur perdoret si fjale shkencore), do kemi debate pafund (qe zakonisht nderpriten prej domosdoshmerise, qe eshte ama e vete fjales).

    Gjuha si e jashtekohshme eshte dhene duke u bazuar mbi semiotiken, por aty gjuha nuk trajtohet si pjese e esences se njeriut(nga vjen krahasimi me numrin apo diten e marte), prandaj lind nevoja per ta pare gjuhen ne teresine e saj dhe ti jepet vetia e jashtekohshmerise ne teresine e saj, meqe vetia e gjese lidhet me teresine e gjese, perndryshe nuk eshte veti. Nga ketu lind nevoja e jashtekohshmerise brenda gjuhes se pare si imanente.

    Tani qe te pohosh se diçka nuk mund te quhet e vjeter duhet ta argumentosh mire, jo ta katalogosh sipas midese e hajde mirupafshim, ku te kam pare.
    E vjeter mund te quhet çdo gje qe ka moshe, qe ka lindje, sepse çdo gje qe ka lindje vjetrohet, dmth i neshtrohet kohes. Vete gjithesia eshte e vjeter, pasi matet ne vite.

    I vjeter nuk mund te quhet Zoti, pasi Zoti nuk ka lindje, pra s’ka moshe. E vjeter nuk mund te quhet energjia e gjithesise pasi s’ka lindje, po çdo gje tjeter mund te cilesohet e vjeter. Pra çdo gje tjeter mund te quhet e vjeter e pare ne teresine e saj, por ne rrafshe te caktuara eshte e domosdoshme qe gjeja te mos shihet ne teresine e saj dhe i vjeter katalogohet. Kjo ‘loje’ e domosdoshme nga ana praktike behet e rrezikshme per te verteten nese dilet nga rrafshi/kendveshtrimi i pjesshem e pretendohet te shihet gjeja ne teresine e vet.

    Ti heqesh dukurise vetine e vjetersise dhe te flasesh njekohesisht per prejardhjen e dukurise, bie ne kunderthenie, prandaj argumentimi eshte i papranueshem, filozofikisht e shkencerisht.
    Nese shqipja ne teresine e saj nuk mund te cilesohet e vjeter, nuk mund te cilesohet as e prejardhur, çdo rruge tjeter sos ne politike e bindje vetjake te patundshme.

  7. ”’gjuhet e vjetra, fjalet baze te natyres, i kane fjale te thjeshta mundesisht njerrokeshe. Aq sa te behet sikur zanafillen e kane pasur nga ca pasthirrma te tipit eeee, ooooo, baaaaaa, etj.”’

    Po te shikosh zberthimin qe i eshte bere linearit B ( mikenishtes) duket sikur sporti kombetar para 3 500 vjetesh ka qene krijimi i fjaleve 4-5 rrokeshe.
    Po te shikosh indoeuropianishten e laboratorit, fjalet njerrokeshe jane aq te rralla sa nuk mund te mos habitesh me deshiren e te moçmeve per ti komplikuar gjerat.
    E njejta gje vlen edhe per gramatiken.

    Mirepo perveç se ne rast se gjuhen e ka sjelle Zoti vete(ose disa gjera jane te gabuara), patjeter kjo gdhendje e gjuhes vjen nga nje gjendje me e pagdhendur, me gramatike te dobet e fjale nje-dyrrokeshe.

    Po te shikohet si ka marre gjuha (te pakten indoeuropianet), gjuhet e sotme sunduese, anglishtja e frengjishtja jane me te pagdhendura se gjuhet sunduese te lashtesise greqishtja, latinishtja, sanskritishtja.
    Anglishtja ngjan me nje amerikan te mbidhjamosur qe s’le ‘fast food’ e restorant etnik ose jo pa provuar.
    Frengjishtja mesoi vone te jete namuzqare e te haje gjera te zgjedhura dhe sot s’e pranon lehte fast food-llekun.

    Shqipja i eshte futur ethshem fast food-llekut.

    Ndryshimet kane te bejne me shpejtesine e levizjes; sa me shpejt leviz diçka aq me e madhe eshte fuqia e ferkimit dhe aq me shume nxehet e rrjedhimisht gjeja mund te demtohet deri ne zhberje.
    Atehere logjika therret konceptet e ekuilibrit, kufizimit te shpejtesise, kqyrjes dhe ristrukturimit qe ndryshimi te jete i perballueshem e i dobishem.

    Ne rrafshin gjuhesor shpejtesia e levizjes kuptohet si shpejtesia e levizjes se te vertetave, pasi te vertetat percillen me ane te fjales (shume te verteta shkencore na vijne me ane te fjaleve te huaja, ashtu si te vertetat e fese na vinin ne greqisht, latinisht e arabisht apo te ‘vertetat praktike’ si fast food,zarf, pelerine etj).

    Nje popull i prapambetur eshte nje popull qe zoteron pak te verteta, keshtu ka (relativisht) pak fjale, çi duhen me shume fjale. Kur ky popull perballet me nje tjeter qe zoteron me shume te verteta dhe ne perballje mposhtet ose ndihet i mposhtur, ai jo vetem merr te vertetat qe s’i di me ane te fjaleve te huaja por fillon e humb fjalet e veta sepse fjalet e huaja i duken me te fisme e te verteta (pa llogaritur shtypjen administrative e rrethana te tjera). Po ashtu ky popull ndodh qe fjalet e tij fillon e i katalogon sipas kuptimit ne fjalet e huaja, se domethenia zanafillore e fjaleve te veta nis t’i duket e genjeshtert (si psh gjuhe e vjeter ne fakt nenkupton gjuhe arkaike).

    Popujt humbasin gjuhen kur ndihen te mposhtur ne esencen e tyre me te thelle (nje prej dukurive eshte humbja e Hyjnores/Zotit), qe ka lidhje fenomenologjike me nevojat praktike dhe lidhje ontologjike me domosdoshmerine e se vertetes.
    Do thoja se shqipja ka mbijetuar sepse kurre nuk u ndiem te mposhtur ne esencen tone me te thelle, ate qe ka lidhje me domosdoshmerine e se vertetes, por demet e pesuara jane te qarta per kedo.

    Ne themi ende, qe ne jemi e verteta (e Zotit, e njeriut), çka ontologjikisht/qenesisht eshte e dobishme, pavaresisht se fenomenologjikisht(dukurisht?) ky pohim eshte veshtiresisht i shqueshem, per te mos thene qe fenomenologjikisht shquhet me shume e kunderta.

    Te mposhtesh nje popull ne esencen e tij me te thelle eshte ta bindesh se ai si popull, si bashkesi, perfaqeson nje te genjeshtert, te rremte qe nuk i duhet as njerezimit e as Zotit (eshte aksident historik, me funksion mekanik dhe jo organik per njerezimin).

    Keshtu ne kete kendveshtrim etja per te verteta gjate shekullit te XX e qe vazhdon ende sot, ka sjelle shume huazime e me shume duket se do te sjelle, sepse shpejtesia e levizjes se te vertetave eshte teper e larte.
    Ketu nese logjika e bashkesise shqiptare nuk therret konceptet e ekuilibrit, kufizimit te shpejtesise, kqyrjes dhe ristrukturimit shqipen jo vetem po e do e demtojme por ndoshta i shkaktojme edhe zhberjen.

    Misherimi i gjuhes eshte i lidhur ngushte me zbulimin e domosdoshmerine e percjelles se nje te vertete, ose qe mbahet si e tille, por gjithsesi misherimi i gjuhes lidhet me frymen e se vertetes.
    Ai qe udhehiqet nga fryma e se rremtes nuk krijon fjale ai keqperdor ato qe jane.
    Ai qe udhehiqet nga fryma e se vertetes mund edhe te kerkoje nje fjale per te share o fyer kend, por ai pergjithesisht eshte i bindur se ajo fjale eshte misherimi i se vertetes se njeriut qe po shan.
    Gjithsesi nuk dua te absolutizoj, prandaj flas per lidhje te ngushta qe mund te verehen lehte, mjaft te shikohet se fjalet e reja lidhen me te verteta te reja, qe jane kerkuar e zbuluar nga dege te ndryshme te dijes.

    Pra, ‘shpetimi’ i shqipes lidhet kerthizisht me frymen e se vertetes nder shqiptare dhe e verteta sikunder thote Deskarti eshte ajo qe te gjithe e perthithin dhe e pranojne pa asnje lloj dyshimi; e ne ç’gjuhe mund te perthithet me lehte e pa pike dyshimi e verteta sesa ne gjuhen tende ?

  8. “Po ashtu ky popull ndodh qe fjalet e tij fillon e i katalogon sipas kuptimit ne fjalet e huaja, se domethenia zanafillore e fjaleve te veta nis t’i duket e genjeshtert (si psh gjuhe e vjeter ne fakt nenkupton gjuhe arkaike).”

    O Bexhet. “I vjeter” ne shqip nuk ka vetem kuptim zanafillor. “I vjeter” quhet edhe dicka apo dikush qe eshte me te vjetren, dicka apo dikush qe eshte vjeteruar, etj, etj. Nje stilolaps i vjeter per shembull, eshte nje stilolaps i mbajtur ne muze qe prej 100 vjetesh, por eshte edhe nje stilolaps per t’u hedhur poshte. Shqipja nuk eshte e vjeter sepse nuk eshte e vjeteruar. Eshte ne perdorim te vazhdueshem dhe funksionet i kryen me se miri. Fjala e vjeter e ka te verteten dhe nuk ka nevoje te katalogohet sipas kuptimit te fjaleve te huaja. Te thuash e vjeter, per gjuhen, si per stiulolapsin, nenkupton arkaiken, qe duhet hedhur poshte, dhe ky eshte homologim gjuhesh per te sqaruar dallimin brenda kuptimit te nje fjale, dhe jo prioritet qe i jepet gjuhes se huaj, fjales “arkaike” perpara fjales “e vjeter.” Uji i ndenjur nuk pihet, thote populli, e shqipja nuk eshte as e ndenjur e as e vjeter. Mund te jete e vjeter, por une nuk jam ekspert i zanafilles se shqipes. Di qe eshte e pishme, e rrjedhimisht, nuk eshte e vjeter.

    Urhdhero shqipe:

    E vjeter, e vjeteruar, e ndenjur, e plakur, e pafuqishme, pensioniste, e paperdorshme, etj, etj sinonime shqip per shqip qe nuk te lejojne qe gjuhen ta quash te vjeter pa kualifikim.

    1. Kodra,

      Bishtnimi (la mauvaise foi) tek ty ka kapur permasa shqetesuese, mendoj.

      Kur thuhet se nje gjuhe eshte e vjeter, nenkuptohet GJITHMONE E GJITHMONE E PERSERI GJITHMONE vjetersia ne moshe. Dhe asgje tjeter. Vjetersia ne moshe nuk do te thote e pafuqishme, nuk do te thote rrudhje e gjithfare budalliqesh qe me rreshton aty lart.

      Nje komb eshte i vjeter = origjina e tij ngjitet shume thelle ne kohe.

      Nje popull eshte i vjeter = njelloj si me lart.

      Nje popullate eshte e vjeter = mosha mesatare e banoreve eshte goxha e shtyre.

      Nje popull po vjeterohet = po mplaket, mosha mesatare po rritet.

      Nje popull i ri = sapo u zbulua ne Papuazi nje popull i panjohur me pare, OSE = nje popull ku banoret jane ne moshe te re.

      Shembull :

      Populli shqiptar eshte nje popull i vjeter dhe nje popull i ri.

      Qe do te thote se ketu nuk kemi kurrfare kundershtie, sepse mbiemrat “i vjeter” dhe “i ri” nuk luajne ne te njejtin regjister.

      I vjeter ne zanafillen e tij, dhe i ri ne moshen e banoreve.

      E shume gjera te tjera. Gjuha shqipe eshte kjo qe eshte dhe mire eshte qe te mesohet mire dhe te mos humben energji te panevojshme per shpjegime gjerash 1 + 1 = 2

      1. “Populli shqiptar eshte nje popull i vjeter dhe nje popull i ri.

        Qe do te thote se ketu nuk kemi kurrfare kundershtie, sepse mbiemrat “i vjeter” dhe “i ri” nuk luajne ne te njejtin regjister.”

        Po une ca thashe? Ty te dilka qe “i vjeter” luan ne me shume se nje regjister, por po te me dali mua ne me shume se nje regjister qenka bishtnim? Gjuhe e vjeter eshte greqishtja e vjeter, dhe ndoshta per nga zanafilla shqipja mund te jete edhe me e vjeter. Te thashe, nuk jam specialist per gjeneologjine e gjuheve, keshtu qe shembullin merre spekulativ. Por per nga perdorimi, shqipja nuk eshte gjuhe e vjeter si greqishtja e vjeter, pasi njera eshte e vjeter pasi nuk eshte me ne perdorim, ndersa tjetra eshte ne perdorim. Gjuhe e vjeter eshte edhe latinishtja, por kjo vjetersi permban brenda edhe faktin qe eshte gjuhe e vdekur, e paperdorshme, nderkohe qe shqipja jo. Keshtu i nderuar zhguall retorike, nese te mungon masa e hirte qe te kuptosh ate qe thuhet, me mire hesht, se nuk do besh vec eko.

        1. Nuk e kuptoj, pse e vazhdon kete “bishtnimin” ? Qe te ta shpjegoj shqip, se mbase nuk e ke te qarte çfare eshte bishtnimi :

          Une edhe ti, e dime shume mire per çfare jemi duke folur, por ti ben sikur nuk e di, dmth i ben bisht asaj qe ti e di fort mire, i ben bisht ne vetvete, gati-gati sikur te deshirosh t’i ikesh vetvetes, duke krijuar nje hendek mes teje dhe vetes, per t’i mbushur mendjen pra vetes se ti nuk e di ate gje qe e di fort mire.

          Sartre ka ca faqe te shkelqyera mbi “bishtnimin” (la mauvaise foi). Lexoji, do te te bejne mire.

          Latinishtja apo greqishtja e vjeter jane ndryshe dhe gjuhe te vdekura. Gjuhet qe nuk fliten me, nuk quhen shkurt gjuhe te vjetra, por gjuhe te vdekura.

          Shqipja nuk eshte e vdekur, ajo mund te jete si nuse e vertete persa i perket gjallerise, e megjithate te jete shume e vjeter. Eshte njelloj si ne rastin e nje vjehrre qe e ka mbajtur veten shume dhe qe i ben punet e shtepise me nje shpejtesi sketerre ne krahasim me nusen e re qe natyra e ka bere nje njeri te lodhur.

          Atehere, kush eshte e re dhe kush eshte e vjeter ketu ? A nuk do te kishim nje vjehrre te vjeter por te re, dhe nje nuse te re por te vjeter ? Gjithmone, me nenkuptimin se e “vjeter” eshte baraz e mplakur, e pamundur.
          _________

          E ç’rendesi ka ç’me perrallis ti aty me lart. Ai Bexheti ta tha shume mire : gjuha shqipe eshte e vjeter ne moshe. Ti pastaj fillon e hedh vickla, jo po e re e jo e mplakur, jo e pamundur e terrci-verrci. Ky eshte bishtnimi, s’eshte me bisht.
          __________

          Hapni çfaredo libri serioz mbi gjenealogjine e gjuheve dhe do te shihni se shqipen e keni fare prane trungut te madh afer rrenjeve, dega e pare apo e dyte e indo-europianishtes, eshte dega shqipe. Kete mund ta shihni dhe ne librin e Bernard Sergent (Indoeuropianet), megjithese ky ka ca mendime te tjera mbi prejardhjen shqiptare, et que moi je l’emmerde.

          1. ehe… kjo faqe është e hapur për mendime të ndryshme dhe ti mund të ligjërosh si bilbili sa dhe si të duash, por nuk rri dot pa të kujtuar se je duke thënë gjëra që, në linguistikë, nuk kanë asnjë farë kuptimi. E përsëris: asnjë farë kuptimi, zero. Ndoshta me këtë rast mund të themelosh një degë të re të dijes alternative (ndryshe nga ajo dega e vjetër e shqipes indo-europiane – të zinjtë ne, për plehrat që na japin për të ngrënë).

          2. Po mire, c’me intereson mua kjo? Apo me sakte, c’te intereson ty kjo ne perdorimin e perditshem te shqipes? Te kishe nje fjalor gjeneologjik te shqipes, hajde de. Do e perdorja me shume kenaqesi. Por perndryshe, fakti qe shqipja konsiderohet nder te parat gjuhe ne pemen gjeneologjike te gjuheve indoeuropiane, c’me hyn ne xhep? Apo me duhet qe kur te bej muhabet me nje francez te kem edhe une kuriozitetet e mia ekzotike per te mos e lene tavolinen pa muhabet? Po hik ere me qafsh, as nuk e pime kafen me nje vend, as me intereson ta pijme me nje vend. Do te flasesh per te shkuaren e lavdishme, bujrum, por mos me trego mua bishtnimin vetem se nuk ndakam te njejtat interesa.

  9. Lulian une s’kam pohuar ndokund qe i vjeter ka vetem nje kuptim, nder te tjera merr edhe kuptimin i mençur apo me pervoje. Pikerisht qe te mos vijme anes si kali ne leme, e ti futemi debateve e lagu s’e lagu, i japim fjales kuptimin e duhur(jo ate qe dua une apo do ti, po ate qe duhet).

    Brenda nje rrafshi te caktuar gjuha vertet nuk mund te quhet e vjeter, pasi ne ate rrafsh koha ngrin, po ashtu brenda nje rrafshi tjeter, ku vepron ti dhe dukurine qe krijon kete rrafsh e permenda, gjuha nuk mund te quhet e vjeter pasi quhet arkaike.
    Brenda nje rrafshi tjeter (te shquar si shqanglisht), gjuha s’mund te quhet e vjeter, por ‘old’ sepse ‘old’ eshte e vertete, aty ‘gjuhe old’ eshte e verteta.

    Nderkaq nese shikojme shqipen si shqiptare gjuhe e vjeter mund te njehsohet me gjuhe e motshme ose gjuhe e lashte dhe nuk mund te mos biem ne nje mendje per kuptimin.
    Aty gjendet vete koncepti i imanences, nuk ka nevoje te sillet nga jashte, pasi tek pohimi:
    Shqipja eshte gjuhe e vjeter, e motshme, e lashte; e tashmja ‘eshte’ e qarteson pa asnjelloj dyshimi ekzistencen e sotme te shqipes, ndersa konceptet e vjeter, e motshme, e lashte, na japin te kuptojme ruajtjen e njejtesise se thelbit pergjate kohes qe nga lindja e saj, çka nenkupton vetiu edhe nje fuqi riperteritese te padyshimte, qe i mundeson ‘mposhtjen’ e kohes.

    E njejta gje vlen edhe per, fiset,popujt, etnite, kombet ku mund te gjenden pohimet:
    1-Shqiptaret ‘jane’ popull i lashte i Ballkanit.
    2-Etrusket ‘kane qene’ nje popull i lashte i gadishullit Apenin.

    Ti thua ‘arkaike’ pa ndonje argumentim, po une s’marr vesh se çdo te thuash realisht, se arkaike e kam hasur si fjale qe perdoret gjate ndarjeve kohore, ajo me e vjetra fare quhet ‘arkaike’, tip zanafille, zbulese. Pastaj e kam hasur si fjale retorike, prandaj nuk me figuron asnje nga perdorimet si e vertete e shqipes.

    Me shume se njehere te kam thene qe ty te duhet te shpikesh ndonje gjuhe te re per te thene ato qe ke ndermend se me kete qe kemi, nuk thua gje. Ose meso e perdor esperanton.

    Per ti hequr kuptimin ‘e vjeter’ shqipes duhen vertetuar njekohesisht 2 pohime:
    1- Shqipja rrjedh prej ilirishtes,trakishtes o dakishtes
    2- Shqipja nuk ka ruajtur njejtesine e thelbit me ilirishten/trakishten/dakishten.

    Meqe kjo eshte beme herkuliane dhe na duhet te presim ringjalljen e Herkulit, mund te provohet nje vertetim i trete:
    1- Shqipja nuk ka kurrfare autenticiteti por eshte amalgame gjuhesh, prandaj eshte gjuhe e re.

    Meqe edhe ky vertetim eshte i mundur vetem brenda epokes se heronjve, atehere shqipja si gjuhe e vjeter ngelet e pandryshueshme.

    Nderkaq me e rendesishme per mendimin tim eshte dukuria qe e shkakton kete largim nga fjala shqip dhe perdorim te nje fjale te huaj, si ne rastin tend.
    Sikunder po thoja ne shkrimin e siperm edhe ti je i bindur se venia e fjales ‘arkaike’ i takon te vertetes, se domethenia zanafillore eshte e genjeshtert.

    Mirepo vetia kryesore e kuptimit te pare te nje fjale, eshte persosmeria. Aty forma e domethenia e fjales jane shkrire e si te thuash jane e njejta gje, fjala eshte e bere, e kryer,e sosur ne gjithe plotesine e saj, prandaj eshte e persosur, e perkryer, Ajo eshte e Verteta Absolute dhe historikisht e gjithesisht eshte pare si Fjala e Zotit.

    Keshtu ne mund te diskutojme deri neser ne mengjes e me tej nese s’jemi lodhur, nese ka kuptim te thuhet per dike ‘preket ne shpirt’ apo ‘preket lehte’, jo se shpirti nuk ekziston, jo se prekja per ndjeshmerine ka cene, jo se shkak-pasoje nuk legjitimon fjalen e lehte prekje per pasoja te medha, e me the e te thashe, por ama nuk veme fare ne dyshim qe fjala ‘prek’ tek ‘preku gurin’ eshte e vertete dhe pike.

    Nderkaq kerkimi i kuptimit te pare te nje fjale qe percakton vetine e nje gjeje tjeter, eshte me teper kerkim i nje te vertete te gjetur hershem, aty absolutizmi nuk ekziston, perkundrazi, megjithate nuk ka ndonje arsye pse te perjashtohet nga te vertetat vetem pse eshte gjetur hershem apo se nuk eshte gjetur me fjale ‘me te verteta’, qe ‘rastesisht’ jane te huaja.

    Mua asgje nuk me garanton paraprakisht se nje fjale eshte e verteta brenda nje gjuhe tjeter, sepse dukurite mund te duken njesoj, por folesit e nje gjuhe mund te jene me te mprehte se te nje gjuhe tjeter ose e shohin dukurine nga nje kendveshtrim tjeter, prandaj une nuk e shoh te logjikshme ti besoj paraprakisht asnje fjale te huaj te futur ne shqip.
    Une mund ti besoj asaj fjale vetem a posteriori, por kurrsesi a priori, pra e shoh te logjikshme qe fjalen e huaj para se ta fus ne shqip, ta kaloj ne site, mire e mire, qe te mos ha krunde.

    Ti me thua arkaike per gjuhen, po kjo eshte krunde, qe mbase si thone ca eshte e ushqyeshme, po çdo gje qe hahet eshte e ushqyeshme dhe jo per kete hame çdo gje.
    Kur dua miell do perdor siten, le te jene sa te duan krundet te ushqyeshme.

    1. Me sa duket gjuha e re te nevojitet ty, deshire qe e shfaq ndoshta krejt pa e kuptuar as vete duke i dhene tone krejt te ndryshme diskursit tend fale nderrimit te vazhdueshem te emrit. Po nejse.

      Hap nje fjalor dosido, dhe shiko kuptimin e fjales arkaik, qe eshte e dale mode fale vjetersise, apo thene shqip, e dale perdorimi fale vjetersise. Keshtu qe ne dac ta quaj bishtnim Urim Nerguti, ne dac te sjelle Sartrin, Heidegerin, nonat e ketyre, vec e vec a me i ven, sqarimi qe po theksoj une eshte mese i nevojshem dhe legjitim. Nuk jam ne gjendje te jem aq i prere sa xhaxhai e te pretendoj se “gjuhe e vjeter” eshte fraze pa kuptim, ama di te them se kur flet per vjetersine e gjuhes e ke kufizuar veten ne nje fushe teper specifike, si c’eshte fusha gjeneologjike, apo ajo fushe e dijes qe merret me zanafillen e gjerave. Tashti, problemi qe lind me kete kufizim, problem qe ti e ke vene re edhe vete disi, eshte se te flasesh per zanafille gjuhe je i detyruar te flasesh per zanafille fjalesh. Nje fjale e gjuhes shqipe, psh vervitem, eshte fjale shume e re, ne mos gaboj eshte neologjizem nolian. Ke po ashtu nje sere te madhe fjalesh qe jane relativisht te reja. Do thuash ti qe substrati eshte i vjeter. Dakord, por edhe ketu, ke probleme, pasi vjetersia e substratit mbetet relative. E vjeter ne krahasim me latinishten ne baze te disa studimeve, por e re ne krahasim me greqishten e lashte, me hitishten, a ku di une. Pra e vjeter, kur flet per gjuhen, nuk kualifikon asgje ne lidhje me gjuhen, por me folesit e kesaj gjuhe. Do te thuash qe shqipja eshte folur qe heret, dakord, por cfare me tregon kjo mua per kualitetin e gjuhes, si e kualifikon kjo gjuhen per te cilen po flasim. E kualifikon ne marredhenie me deget e tjera te nje peme gjeneologjike gjuhes, ok, so what? Karrikja nuk kualifikohet vetem ne marredhenie me tavolinen, dhe as gota vetem ne marredhenie me shishen. Ajo qe dua te di eshte cfare e ben goten gote, dhe jo cfare nuk e ben shishe. Ajo qe dua te di eshte cfare e ben shqipen shqipe, dhe jo cfare nuk e ben kinezce. E vjeter ketu mbetet nje kualifikim gjeneologjik qe nuk me tregon asgje per shqipen. Pse? Sepse shqipja eshte sot, tashti. Zanafilla e saj nuk eshte vecse nje shtojce sic jane shtojca gjithe kuriozitetet e kesaj natyre. Peshkaqeni eshte nje nga speciet me te vjetra nder peshq. Ok, so what? Ameba eshte nje nder speciet me te vjetra. Ok, so what? Pehkaqeni dhe ameba jane kushurinj indoeuropian? Me kutpon.

      Tashti, me qe po flasim per shqipen si gjuhe te lashte, besoj se provat jane ato qe perbejne te verteten e pohimit. Une them se italishtja eshte gjuhe me e vjeter se shqipja. Provat per kete jane te shumta. Ke Danten, Petrarken, etj, qe shkruajne nje vernakulare te latinishtes cka dhe eshte rrenja e italishtes se sotshme. Cilat dokumente jane ato qe provojne qe shqipja eshte gjuhe me e lashte se latinishtja? Fakti qe shqipja ka fjale te shkurtra? Kjo s’provon asgje. Nese do flasim per vjetersine e nje gjuhe, them se metoda gjeneologjike kerkon nje lloj objektiviteti krejtesisht amoral, sic e ka vene ne dukje edhe ai miku yt Nietzche, qe e permend here pas here. Pra, si te thuash, fakti qe je shqiptar nuk duhet te influencoje ne dhenien e atributeve pozitive, perndryshe delegjitimon argumentin tend. Kjo arrihet fale dokumentave. Metoda gjeneologjike, percaktimi i zanafilles se dickaje, nuk mund te jete spekulativ, dokumentet, monumentet, apo objekte te tjera percaktojne me perafersi zanafillen e dickaje. Dokumente, apo monumente te shqipes, nuk ke. Kjo nuk eshte thjesht ceshtje administrative. Nje popull qe te konsiderohet si foles i nje gjuhe, duhet te kete lene gjurme te kesaj gjuhe, te cilat nuk eshte e thene te jene administrative, por te pakten organizative, gje qe dhe do na lejonte te flisnim per kete popull si unitet. E vertete qe dokumentet dhe monumentet shkaterrohen, dhe mungesa e tyre nuk do te thote domosdoshmerisht qe nuk kane ekzistuar. Por ajo qe kjo mungese thote me siguri, eshte se vjetersia e shqipes, edhe pse e mundur, nuk eshte e vertetueshme. E verteta ne kete rast eshte pertej horizontit te dijes, do thoshte Foucault duke e levruar edhe me thelle metoden Nietzcheiane.

      Pra kualifikimi i shqipes si e vjeter, shfaq keto lloj problemesh. Nuk me thote asgje per shqipen e sotshme, e per me teper per perdorimin e shqipes ne te ardhshmen. Eshte kualifikim relativ me gjuhe te tjera, gje qe nuk me thote asgje ne lidhje me vete shqipen. Dhe duke i qendruar besnik metodes gjeneologjike, apo te percaktimit te zanafillave, nuk me bind per shkak se mungon misherimi i gjuhes ne dokument apo monument. Interesant ketu kriteri zanafillor i perdorur nga bibla. Ne fillim ishte fjala dhe fjala u misherua. Eshte pikerisht ky misherim qe percakton zanafillen. Dhe ky eshte percaktim i arsyeshem dhe rracional. Nuk mund te flasesh per Zot te Shqiptarit dhe te bazosh te verteten ne nje irracionalitet qe injoron misherimin e gjuhes ne dokument. Kjo eshte herezi anti-shqiptare, qe nuk besoj se ti e ben nga keqdashja, por nga fodulleku qe shoqeron injorancen tende.

      Tashti, nuk e di se sa i qarte je. Besoj me kupton se logjika qe po perdor nuk eshte personale por e bazuar ne nje shkolle metodologjike qe nuk mund te rrezohet me nje te rene te lapsit, nga nje krah, dhe nga ideja se vjetersia e shqipes eshte krejt irrelevante persa i perket perdorimit te shendetshem te saj.

    2. “Ti me thua arkaike per gjuhen, po kjo eshte krunde, qe mbase si thone ca eshte e ushqyeshme, po çdo gje qe hahet eshte e ushqyeshme dhe jo per kete hame çdo gje.”

      Or zoteri, une te thashe “e vjeteruar,” qe eshte kuptim primar kur flasim per nje mjet, apo per dicka qe eshte e perdorshme dhe qe i ka humbur perdorimi. Gjuha eshte mjet komunikimi ne rradhe te pare, eshte ne perdorim e siper, keshtu qe kur thua e vjeter, nenkupton e vjeteruar. “E vjeteruar” korrespondon flake per flake me “arkaike,” por une nuk kam nevoje te shkoj deri tek arkaikja, pervecse per te theksuar domethenien, qe ti ne shqip, nuk je ne gjendje ta kuptosh. Gjuha eshte subjekti per te cilin po flasim, subjekt qe i perket gjerave te perdorshme. Rrjedhimisht cdo atribut qe do gjesh ne lidhje me gjuhen, kuptimin primar do e kene ne lidhje me perdorimin. Kuptimi primar i atributit “i vjeter” per sa i perket gjuhes, eshte “i vjeteruar,” njesoj si nje thike e vjeter eshte e vjeteruar, apo njesoj si nje brisk rroje i vjeter eshte i vjeteruar. Ti ngrihesh e flet per shqipen si gjuhe e vjeter, ne kuptimin e mocme, a thua se kjo ka ndonje rendesi per sa i perket shqipes.

  10. Po mire, xhaxhai, e ke lexuar vertet ate vepren qe permenda ? Se une e kam dhe nje te mire se permend edhe librat ku kam kullotur. Bernard Sergent, psh, eshte nje reference e forte ne France. Persa i perket indo-europianeve, eshte goxha i njohur.

    Mirepo, ne kapitullin mbi shqiptaret, duke qene se vepra ishte shkruar para luftes se Kosoves, atij nuk ia mbante “menderja” te leshonte ndonje teze, sepse kujtonte se keshtu bente lojen ose te serbeve ose te shqiptareve, dhe sipas fjaleve te tij, nuk donte te hynte ne kete valle.

    Dhe keshtu, ai ia keput nje teze dako-thrake, kap andej e mbeshtill kendej, edhe e le kete punen e tokes se kosoves si te hapur, me nenkuptimin beni ç’te doni.

    Mirepo, pavaresisht sperdredhjeve tipike franceze, ai nuk e mohon se shqipja eshte shume e vjeter, dhe ne pemen e tij gjenealogjike, qe e ke ne liber te vizatuar, shqipen e ke shume poshte ne trung, ende pa u hapur deget e harlisura.

    Nqs s’beson, atehere nje pjese te financimeve per gallatat e nanos, le te m’i japin mua dhe jua sjell une librin ne shqip, nja 600-700 faqe te mira. Edhe keshtu bejme qyfyre pastaj. Nje tjeter financim, psh, do ta doja edhe per ca libra te Alain Ducollier, qe eshte ekspert i Ballkanit, sidomos i Mesjetes. Ja keshtu shpenzohen parate, e jo me gallata “isha nje dite atje e pastaj piva nje limonate dhe pastaj poshte sali berisha”.

    1. Të kam borxh një shpjegim – por do të shkruaj më gjatë një prej këtyre ditëve.

  11. Ne linkun e meposhtem Elizabeth J. Pyatt, Ph.D. ne Pennsylvania State Univesity paraqet te njejten pikpamje per ‘vjetersine ‘ e gjuhes si Xhaxhai ketu.

    http://linguistlist.org/ask-ling/oldest.cfm

    Jo thjesht per te debatuar per kete ceshtje por me teper per te qartesuar meqe edhe Xhaxhai ka premtuar te jape shpjegime te metejshme.

    Me duket se gjithsesi ka nje hapesire ku mund te perdoret termi ‘vjetersi e gjuhes’:

    a_ per te treguar kohen e shkeputjes se nje gjuhe nga mema indo-europiane.
    Kjo ka rendesi sepse prej shkeputjes nga IE apo PIE gjuha bije e vecante ka nje evolucion te pavarur dhe besoj se jo vetem duhet te ruaje ne nje fare mase e menyre disa tipare te kohes se shkeputjes , te cilat nje gjuhe tjeter bije shkeputur me vone nuk mund t’i trashegoje, por edhe te kondicionohet ne nje shkalle prej tyre ne evolucionin e vet..
    Dmth besoj se koha e shkeputjes prej IE ka nje ndikim ne evolucionin e metejshem te gjuhes.(Eshte ai faktor qe ne matematike quhet ‘konditat fillestare’ dhe qe kane ndikimin e tyre ne zgjidhjen e problemit pervec vete procesit ose ekuacionit.)
    Perse ne kete kuptim nuk mund te perdorim ‘gjuhe e vjeter’ /’gjuhe e re’?

    b_ duket e vetkuptueshme qe ne nje gjuhe ‘me te vjeter ‘ te evidentohen disa tipare arkaike ne strukture e leksik te cilat ne nje gjuhe ‘me te re’ ka me pak shanse te gjenden.
    Duke u nisur nga ky arkaizem perse nuk mund te perdorim termin ‘vjetersi e gjuhes’?

    R.Crossland ne Cambridge Ancient History shprehet :
    “Phrygian shares certain features with greek but has others which may be explained as archaic or early indoeuropian.”
    A nuk kuptohet prej ketej qe gjuha frigjiane eshte me e vjeter apo me e hershme se greqishtja?

    Eshte e nenkuptueshme qe ‘gjuha e vjeter’ i korespondon kombit te vjeter/etnosit te vjeter/.
    Mos valle vjen prej ketij reprociteti arsyeja e mosperdorimit te termit ’vjetersi e gjuhes’ si nje mase preventivuese e kujdesshme e ngjashme me politikat e mohimit te dallimeve racore.

    Hyllin, do kisha deshire te dija edhe mendimin tend.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin