Nga një lajm i këtyre ditëve mësova se disa zyrtarë të lartë të Kosovës kanë deklaruar pasurinë e tyre, mes të cilëve edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili paska një pasuri prej afërsisht 1.5 milion eurosh dhe kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi prej rreth 1 milion euro, ndërsa disa ministra të rëndësishëm nuk e kapin dot milionshin.
Është gjë e mirë kur një shtet, edhe pse i ri në moshë dhe me probleme të hatashme e të gjithanshme, i ka të pasur politikanët e vet; sepse ashtu këta nuk do të tundohen dhe aq nga orvatjet për t’i korruptuar; nga ana tjetër, unë sinqerisht nuk e kam idenë se si mund të kenë fituar këto pará Thaçi, Krasniqi dhe të tjerët; ndoshta me bizneset e tyre private, ndoshta në bixhoz, ndoshta trashëguar prej të parëve të tyre ose marrë në prikë prej grave.
Nuk do të isha kujtuar për këtë lajm, po të mos kisha lexuar rastësisht një lajm në një faqe britanike online për presidentin uruguajan 75-vjeçarin José Mujica, i cili ka deklaruar gjithashtu pasurinë e tij e tij këto ditë – por ndryshe nga vëllezërit tanë kosovarë, Mujica zotëron vetëm një Volkswagen Beetle të vitit 1987 dhe asgjë më tepër, as borxhe, as pará të kursyera.
Si president i Uruguait, Mujica paguhet një rrogë mujore prej £8,000 (rreth $11,500), por, gjithnjë sipas Telegraph.co.uk, ai ia dhuron pjesën më të madhe të kësaj rroge koalicionit të majtë që ka pushtetin në vend, si dhe një programi publik të strehimit.
Ka edhe më: Mujica ka refuzuar të shkojë për të banuar në rezidencën zyrtare presidenciale, duke vendosur të rrijë në një shtëpi të thjeshtë, pronë e gruas së tij, në periferi të Montevideo-s.
Ende nuk di nëse, në kontekstin e sotëm politik të sunduar nga pisllëku, është ende e mundshme të lëvdosh virtytin e një politikani si Mujica, pa u akuzuar për kitsch populist. Sa për shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, dihet se këta do ta humbnin shpejt respektin për udhëheqësit e tyre, sikur këta të mos pasuroheshin me një ngut që do t’ua kishte zili edhe Al Capone-ja.
_Ende nuk di nëse, në kontekstin e sotëm politik të sunduar nga pisllëku, është ende e mundshme të lëvdosh virtytin e një politikani si Mujica, pa u akuzuar për kitsch populist. Sa për shqiptarët, në Shqipëri dhe në Kosovë, dihet se këta do ta humbnin shpejt respektin për udhëheqësit e tyre, sikur këta të mos pasuroheshin me një ngut që do t’ua kishte zili edhe Al Capone-ja.
ndoshta ka te beje me ndnj. prirje te natyres homosexuale te popullit tone te dashur………
Ne me pak se 100 vjet pavaresi i kemi dashur prijesit tane ne perpjesetim te drejte me futjen qe na kane bere.
Kapitalizem vjen nga kapital, kapitali ne fazen fillestare mblidhet perhere ne menyre te piste, kaq i duhet njohur Marksit.
Mungesa e industrive eficente, infrastruktura skandaloze dhe bujqesia e copezuar, penalizoi krijimin e shpejte te kapitalit privat nga industria apo tregtia. Po ashtu barazia, nje here ha ti, nje here ha une ne nje vend me burime te pakta eshte pengese per mbledhjen e kapitalit. Deficiti i llahtarshem tregtar anullon valuten nga emigracioni.
Ne kemi nje sistem kapitalist pa kapitaliste.
Mangesite strukturale kerkojne reforma strukturale, reformat strukturale kerkojne kohe dhe sakrifica te medha fillestare, keto ne demokraci politikisht kushtojne shume ne nje kohe qe politika ne shtetet e vogla shqiptare eshte mjedisi kryesor i mbledhjes se kapitalit nepermjet investimeve shteterore.
Tretesori/terciari eshte i vetmi mjedis ku kapitalistet e vegjel ose thuajse-kapitalistet mund te veprojne, cka edhe ka ndodhur, keshtu qe zhvillimi i ekonomise reale, ajo e industrise dhe bujqesise ka ngele per ne kalendat greke.
Fajet i ka edhe populli qe do dergonte menjehere ne shtepi cdo qeveri qe do guxonte tu ofronte si zgjidhje reforma strukturore te kushtezuara nga sakrificat e masave. Nuk eshte rastesi qe fjala industri gjendet aq rralle ne fjalimet e politikaneve. Populli s’para e honeps kete fjale. Por i pelqen fjala infrastrukture sikur kjo te kish ndonje kuptim te madh ne shtete pa industri apo pozite te pershtatshme per tregtine boterore.