PRANË KATASTROFËS

Jo rrallë qëllon që për shkak se një katastrofë nuk ndodhi të jemi të prirur të besojmë se rreziku nuk ka ekzistuar kurrë. Kam parasysh rrezikun e një komete, që vetëm pak vjet më parë kaloi më afër tokës  se kurrë ndonjë herë tjetër që kur njerëzimi mban shënime për këtë punë. Informacioni mbeti i mbyllur në rrethe astrofizicienësh dhe në mediet e mëdha as që u duk fare.

Natyrisht jo të gjitha rreziqet janë të natyrës planetare, ka edhe të tjera që mund të prekin vetëm një popull. Shqiptarët p.sh.

Njohim faktin se duke filluar nga mesi i viteve ’60 E. Hoxha na solli nga Azia idetë e misrit me kubikë, fletërrufetë, prerjen e dhunshme të flokëve, grisjen e pantallonave në rrugë, baletet me klasë punëtore dhe fshatare, idenë funebre të rrethimit qytetit prej fshatit, i vrasjes së kuadrove dhe intelektualëve etj . Dhe e gjitha kjo sepse në një moment të caktuar ai njohu Kinën, por jo Kinën perandorake, Kinën e revolucionit kulturor, Kinën në orët e saj më të këqija.

Ka qenë punë kilometrash që syri i kërkues i Hoxhës u fiksua në Kinë e jo në Indi, ku ai do të qe magjepsur për zgjidhjen totale të problemeve që do të kishte gjetur dhe aplikuar menjëherë në vendin e shqiponjave të uritura dhe që puplat po u binin nga zgjebja.

Shkurt, prej kohësh aty po ndodhte një fenomen unik botëror. Është fjala për një asket hindu, përvoja e të cilit për të jetuar pa ngrënë vërtet që po analizohet sot nga shkencëtarët, por në të vërtetë ai ka shtatëdhjetë vjet që jeton pa ushqim e ujë.

Dhe kjo nuk është një shaka dhe personalisht mendoj se është shprehje e potencialeve të panjohura të trupit njerëzor (kjo eshte gjithçka që mund t’u shtoj atyre që thonë agjencitë e lajmeve).

Ai quhet Yogi Prahlad Jani dhe sot është 83 vjeç. Sot Jani i nënshtrohet një vëzhgimi të rreptë në një spital indian dhe po i lë pa mend të gjithë. Ekipe të tëra mjekësh nuk dyshojnë më në fjalët e tij se ai ka 70 vjet që nuk ha e nuk pi asgjë, gjë që me sa duket ka qenë e njohur jo nga pak njerëz. Kamera të ndryshme sot e vëzhgojnë atë ditë e natë dhe mjekët thonë që prej se kur është shtruar (15-20 ditë), ai as ka ngrënë, as ka pirë e as ka kërkuar të shkojë në banjo.

Jani vetë thotë se kur ishte 8 vjeç është bekuar nga një hyjneshë dhe ajo e ka çliruar nga nevoja njerëzore e të ngrënit e të pirit. Ai betohet që prej 70 vjetësh as ka ngrënë e as ka pirë.

Dr. Illavazahagan, që është në krye të ekipit të mjekëve që e mban nën vëzhgim, i shpjegon AFP-së se shpreson se duke kërkuar në shpjegimin e këtij fenomeni mund të kuptohet si funksionojnë mekanizma të caktuar që ndihmojnë në mbijetesën e njeriut pa ujë e ushqim. Skanimet e vazhdueshme që i bëhen synojnë të zbulojnë se cila është energjia që e mban në jetë.

Jani thotë se janë përsiatjet ato që i japin energji. Bota shkencore nga ana e saj shpreson se duke zbuluar sekretin e metabolizmit të Janit (pa metabolizëm-shënim i imi) të përpunojë strategji të mbijetesës në raste katastrofash natyrore apo misione hapësinore afatgjata.

Duke u kthyer te synimi pse e solla këtë fakt këtu, e kuptoj se ndokujt mund t’i duket e tepruar se komisarët e kuq mund të arrinin deri sa të shihnin mundësinë e mbijetesës së parë në botë të një populli, fare pa ngrënë e pirë. Dhe për këdo tjetër normal kështu është, por një mëndje diabolike e perverse e humbet aftësinë e përcaktimit të kufirit të së mundshmes e të pa mundshmes. (Nuk ka kala që nuk marrin…)

Nëse i besojmë filozofisë pozitiviste, në nevojat bazë të njeriut bëjnë pjesë si ushqimi fizik ashtu dhe ai shpirtëror, që në shekuj, për shumë komunitete të mbyllura, është përfaqësuar nga feja.

Dhe ka mundësi që kjo e fundit e dallon atë nga kushëriri i tij me lesh.

Po a nuk ishte regjimi komunist ai që rrafshoi me kazmë institucionet fetare dhe u përpoq me burgim e me plumb të shuante përfaqësuesit e fesë, si një shans më shumë (se nuk do të thoja asgjë po të linin institucionet fetare dhe klerin e të zhvillonin propagandën e tyre antifetare) për zhdukjen e çdo gjurme të bindjeve fetare dhe krijimin e sajesës monstruoze: të parit vend ateist në botë?

Nga akti i dytë, shpallja e procesit të të ngrënit, si diçka e neveritshme, e trashëguar nga regjimet e kaluara antipopullore, vetëm një hap kishte mbetur!

Nuk ka komente

  1. Po ta shohim keshtu historine, mund te thuhet se eksperimenti kishte filluar. Racionimi i ushqimeve dhe ulja e vazhdueshme e sasisë, a nuk ishin simptomat e para të cilat, ne i perballuam me sukses e pa bërë gëk?

    Sikur komunizmi te kishte vazhdur te jetonte edhe disa vjet, ne do te kishim dale prej tij si qenie te perkryera dhe shembull i zgjidhjes se nje prej problemeve te medha te njerzimit.

    Perfundimisht, mendohuni para se ta shani.

  2. Vallahi, kaq kohë që lexoj PTF, artikull më të hallakatur se ky, nuk më kanë zënë sytë ndonjëherë tjetër.

    1. J., të lutem shtjelloje pak mendimin – sepse kaq besoj se ia detyron autorit.

      1. Xhaxha, puna është se në artikull janë prekur kaq shumë tema, sa vërtet nuk po di çfarë t’i them më shumë…

        Shkruesi po shkon me shpejtësinë e dritës nga rasti i asketit hinduist te kometa, tek komunizmi, tek Kina, tek feja. Këtu gjërat janë bërë një lëmsh i madh sa nuk po di se çfarë ka gjetur të përshtatshme për t’i lidhur këto të gjitha bashkë.

  3. J., keqkuptimi ndodh qe kur ju cilesoni si artikull, nje mesazh qe nuk nuk shikon fare ne ate drejtim. Eshte fjale per nje lloj refleksioni parabolik, i cili merr shkas nga nje ngjarje jo e zakoneshme, qe po qarkullon ne mediat e sotme, per t’ju qasur nje situate surealiste e gati absurde, qe nuk ka qene aq e larget edhe per ne në nje periudhe te caktuar.

    Asgje me shume se kaq, i (e) dashur!

    1. Lyss, problemi me te tilla shkrime eshte se shume gjera merren “face value.” Revolucioni kulturor kinez merret si momenti me i keq i historise se Kines. Me 15-20 dite kontroll, besohet se Jani shamani ka 70 vjet pa ngrene. Me pas ky besim i projektohet mendjeve diabolike te komunizmit, qe nuk do e kishin per gje te eksperimentonin me nje popull te tere. Dhe kjo sepse mohimi i fese me ligj lexohet si eksperiment diabolik i mohimit te ushqimit shpirteror. Ka nje lloj hermeneutike qe i kalon perciptas ngjarjeve. Nga ana tjeter, fakti qe nje katastrofe nuk ka ndodhur do te thote vertete qe nuk ka ekzistuar kurre, por nuk do te thote se eshte shuar nga ekzistenca. Mendimi retroaktiv na ben te imagjinojme veten ne momentin e katastrofes ne menyre qe te percaktojme shkaqet aktuale te saj dhe ne kete menyre ta shmangim. Mirepo mendimi retroaktiv qe ve ne levizje ky shkrim nuk percakton shkaqet aktuale, ato mbi te cilat kemi kontroll, por shkaqe te se kaluares, ato mbi te cilat nuk kemi kontroll. Pak rendesi ka u shmang apo nuk u shmang katastrofa. Ketu besoj se jemi dakord. Por ajo qe ka rendesi eshte se katastrofa eshte gjithmone ne horizont. Ne nje fare menyre, ky horizont katastrofik, kjo lloj eskatologjie eshte edhe vete ushqimi shpirteror, eukarist per te cilin, pavaresisht, qofte edhe per inat te mohimit te feve, ne emer te Partise dhe Shokut Enver, populli ka qene GJITH-MONE GA-TI!

  4. Mendoj se personazhi ne fjale eshte zhgarravitur, abuzuar, per tu vlersuar, pasi nuk arrij ta njoh ne shkrim per sa informacion sjell.

    Autori, mendon – artikulon mire mendimin. Graviteti i tij eshte atje ku mund te mos jet i justifikueshem – ku ai mendon se identifikohet me.

    E falnderoj autorin qe me gjith shpartallimin e mendimeve ne fjale te shkrimit, sjelle nje xhevair nga personazhi Jani, ku citohet:

    “Jani thotë se janë përsiatjet ato që i japin energji”

    Do ish e mundur te behej me produktiv mendimi i autorit po te kish si teme citimin me siper nga Jani, por edhe keshtu une e vlersoj autorin maksimalisht, sepse jam i pamvarur nga c’mendon ai.

    Pra,
    Uurime!

  5. Në çfarë drejtimi duhet të shikojë një shkrim që t’i hiqet pesha e të quajturit “artikull”?

    Artikull nuk është gjë më shumë, mesa di unë, sesa disa sentenca llogjike të vendosura bashkë që krijojnë një ide, japin një mesazh, apo shprehin diçka.

    Po ja në këtë shkrimin tuaj që doni ta cilësoni si mesazh, hiperbolat e tepërta ia heqin të drejtën (sipas meje gjithnjë), për tu quajtur llogjik. Nga ana tjetër përdorimi i disa shembujve nga njëra anë të theksuar për përmbajtje shkencore (si të dhënat për hindunë që nuk ha dhe përse), nga ana tjetër krahët e ngrohtë të fantazisë për të aluduar mbi hipoteza shumë abstrakte teorike të komunizmit, i japin po këtij mesazhi një spektër më të gjerë sesa ai që ka mundësi të përmbushë në këto pak rreshta.

    Hajt pra, që t’i futem më thellë cekëtisë së mesazhit, kur flet për Kinën perandorake, kjo është një epokë shumë e shtrirë në kohë, përmban mijëra vjet civilizim. Për kë Kinë perandorake e ke fjalën tamam? Për kë periudhë? Cila është Kina e revolucionit kulturor? Kina e Konfucit?

    Si të shprehemi për veten se nuk e njohëm Kinën atëherë, kur tamam? Jemi të pafat që nuk e njohëm atëherë? Apo fatkeqë?

    Më tej, me shembullin e indianit, po merr një rast shumë të përveçëm, gati një fenomen akoma të pashpjegueshëm dhe rrekesh ta përgjithësosh këtë për ta bërë ide të përgjithshme mbi një popullsi të tërë. Qoftë kjo një formë shakaje, për mendimin tim fare pa kripë, qoftë një ide të cilës i beson të ketë lidhje; një argument i tillë, kalimi nga e përveçmja te e përgjitshmja, është falsitet i njohur llogjik.

    Më tej, duke dashur të dënosh përsëri komunistët, po shkon e thua se është feja ajo që ndan njeriun nga majmuni. Po nga e nxorre këtë konkluzion? A mos është rezultat i ndonjë hulumtimi shkencor? Po a e di që vetëm me këtë pohim, ke ofenduar drejtpërdrejt të gjithë ata njerëz, në të cilët hyj dhe vetë, që nuk besojnë në zot?
    Ndër ta ka dhe shumë njerëz të njohur që i kanë dhënë jashtë mase shkencës edhe qënies njerëzore, dhe nuk është kaq e thjeshtë sa ky kumt yti t’i përjashtojë prej të qënit humanë. Po sot, çfarë mund të thuash kur vendet më të zhvilluara të planetit, janë ato që kanë % më të lartë të ateistëve?

    Po ky mesazhi yt, ka dhe mangësi të tjera llogjike dhe filologjike duke filluar që prej fjalisë hapëse:
    “Jo rrallë ndodh se për shkak se një katastrofë nuk ndodhi të jemi të prirur të besojmë se ajo nuk ka ekzistuar kurrë”.

    Kjo fjali nuk ka kuptim. Kështu siç e ke shkruar të paktën, nuk ka atë kuptim që ke dashur t’i japësh.

    “”Informacioni mbeti i mbyllur në rrethe astrofizicienësh dhe në mediet e mëdha as që u duk fare.””

    Unë nuk di të ketë astrofizicienë. Di që shkenca quhet astrofizikë dhe profesionistët që e aplikojnë quhen “astrofizikantë”.

    “idenë funebre të rrethimit ët fshatit prej qytetit,”

    Nuk e di se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një ide që të quhet funebre. Dhe kam përshtypjen se ideja e saktë ishte “fshati të rrethojë qytetin” dhe jo e anasjellta.

    1. J. nuk kam asnje arsye te mos e rrespektoj sinqerisht sensin e mire qe keni per nje fjali korrekte. Fjala “rrezik” qe nuk kisha shkruar me te vertete qe e kishte perçudnuar frazen e pare. Faleminderit edhe per ndonje tjeter lapsus calami (clavieri).

      Per te tjerat nuk di ç’te them. Ju jepni nje perkufizim personal se çeshte artikulli, por une nuk besoj se eshte rasti ketu te flitet per diçka qe supozohet se eshte asimiluar me kohe, qe pervoja e shtypit dhe teoricienet perkates e kane percaktkuar prej shume kohesh.

      Nga ana tjeter, une nuk besoj se shperndarja gjeografike eshte domosdoshmerisht hallakatje tematike. Kur dikush qe ka per qellim te flase per vlerat e vezes merr e shqyron ato qe bejne pulat amerikane, japoneze e turke nuk e di sa me vend eshte t’i thuash se po hallkatesh duke shkuar nga Amerika ne Turqi etj. Ne qender eshte gjithnje veza.

      Qellimi im ishte per te vene ne dukje perversitetin e nje kohe te caktuar kur njerzit qe ishin ne krye, nuk ngurronin te merrnin gjithe çfare kishte me absurde ne bote, mjafton qe ajo t’i zgjaste jeten e regjimit. Ne funksionte saj, pse nuk paskam te drejte te leviz ne hapsire per te sjelle shembuj te ndryshem, qofte edhe nga Kina apo India?

      Sa larg eshte ajo qe them une nga ato kockat qe zbulohen çdo dite ne fushen e kenetes se Maliqit apo ne varre te tjera masive?

      Cypridon, e lexova me interes nderhyrja juaj dhe tema me ka interesur shume, por sot per mua ajo ishte thjesht ne funksion ilustrues.

      1. Po nuk është çështja tek filologjia e shkrimit tuaj, që përsëri refuzoni ta quani artikull. Është te argumenti. Ju që në fillim po sugjeroni se ishim në prag katastrofe dhe askush nuk e mori vesh.

        Po a e di që më e pakta e këtij pohimi do të ishte prezantimi i fakteve? Dhe fletërrufetë, apo i gjithë ndikimi kinez, nuk janë fakte.

        Më tej se kuptoj, përse thoni se po jap një përkufizim personal? Një “artikull”, nuk është gjë tjetër veçse një “njësi”, një shkrim pra, i formuar në mënyrë të tillë që të ketë kuptim, të qëndrojë i pavarur prej diçkaje tjetër.

        Vjen nga greqishtja e vjetër, prej fjalës “αρτιος”, që do të thotë “i plotë”. Gjykuar nga ana llogjike, ashtu si bëra unë, ky mesazh siç i thoni ju, duhet të jetë i plotë. Dhe unë përsëri ju them se e gjej të mangët.
        Po e përsëris edhe një herë, nuk është (vetëm) filologjia e shkrimit e tillë, por argumenti – dhe ky më intereson mua. Që argumenti më pas i shkruar prej jush, shfaq cilësinë e mendimit tuaj, të cilin përsëri e gjej të mangët.

        Përsëri po më keqkuptoni, as unë nuk po mohoj qëllimin e mirë të këtij keqkuptimi, po ju lutem më lexoni, e kam shprehur qartë: brenda pak rreshtave tuaj ka shpërndarje tematike të madhe, dhe jo gjeografike. Po flisni në pak rreshta për shkencë, teori konspirative komunizëm dhe fe. Për më tepër që në këto katër tema të mëdha po jepni gjykime arbitrare, për secilën.

        Tani ti jo vetëm nga Kina e India… po ke shkuar dhe në hapësirë. Komunistë dhe kometa janë bërë bashkë. Ke të drejtë or mik të shkruash çfarë të duash. Aq sa kam unë kur më jepet mundësia, të shfaq mendimin tim përsa lexoj.

  6. O J. po sa i temerrshem qenke, ja paske marre doren kritikes 😀
    – Po ky mesazhi yt, ka dhe mangësi të tjera llogjike dhe filologjike…

    I pameshirshem…

    ””’ por edhe keshtu une e vlersoj autorin maksimalisht, sepse jam i pamvarur nga c’mendon ai.””

    Vemendje, na thave syte… cfare don te thuash me kete, se sado qe perpiqem spo e marr vesh.
    Shkaku qe e vlereson autorin maksimalisht eshte pamvaresia jote prej mendimit te autorit.

    Para se te ftoj J. per nje kritike ndaj prurjes tende, a mund te zberthesh pak domethenien te lutem 😀

    1. Hyllin, cdo postues ketu mund te mos marr vesh dicka dhe te kerkoj te marr vesh kerkon, keshtu, si ju, por sa do qe une te spjegoj se c’kam dashur te them, mendoj se do jete e njejta gje qe do te kuptoni.
      Po spjegohem, nje far soji, e sjell nga komenti im;

      “Por edhe keshtu”:
      nekupton, pasi ‘ashtu’ nuk ka thene ate qe thote ‘keshtu’.
      E vlersoj ‘keshtu’ maksimalisht, qe ai mendon. S’ka rendesi se nuk mendoj ate qe do autori, tjeter gje qe sipatizohem .

      Me fjale te tjera, dhe prap, shkurt; Autori eshte me i ri se mendimet qe e preokupojne, pa perjashtuar se jam gabim, pasi me “i ri” nenkuptoj mundesin, dhe me “mendimet” ato qe e bejne te shkruaj shkrimin ne fjale.

      Tjetra, pergjigje, qe eshte me direkt, per ju Hyllin, bej vetes nje nder, e mos u ngatrro ku ‘kuptimi’ fshihet pas mendimit dhe anasielltas, se une nuk lexoj me shume per te mesuar, se sa per te artikuluar, edhe pse artikulimi ne udhe e siper ‘shkel’ mesim. Ne rastin e autorit te shkrimit, ‘mesimi’ shkel ‘artikulim’.

  7. Kur lexova për këtë rast në medie, më shkoi mendja tek “Pastorali amerikan” i Filip Roth-it, tek i cili e bija e atij për të cilin flet libri (në fakt ajo është protagonistja kryesore) kthehet nga radikale komuniste në jainiste (xhainiste).
    Xhainiste thuhet se janë 4 milion, kryesisht në Indi dhe ky plaku është një prej tyre. Xhainistët janë të ndryshëm e dallueshëm nga indutë. Me fjalët e mia Rothi thotë se Mahatma Gandit, jodhunën (ahimsa) e morri prej xhainistëve, Martin Luther Kingut e morri nga Gandi, dhe lëvizja për të drejtat e njeriut e morri nga Kingu.
    Kështu, që ky “eksperimenti” i këtij asketit të sektit të xhainistëve, i shfaqur para botës ka tjetër qëllim.
    Xhainistët njohin sallakhana, (santhara/samaadhi) që është të vdesësh duke mos u ushqyer, kur të vjen dita apo kur i ke bërë gjithë sa mund të bëje këtu.
    Pra, ky Yogi Prahlad Jani, po i tregon botës, duke shfrytëzuar kureshtjen dhe rrjetet e panumurta të komunikimit, jo se si njeriu mund të ushqehet nga dielli, ajri, apo ndonjë kondesim hyjnor uji nën qiellzë, por se si të jetë e padhunëshme.
    “Being lectured, by her!”- shfryn Levovi i Roth-it ndaj të bijës në libër.

  8. Ca lloj artikujsh, si puna e këtij, të bëjnë të bëhesh komunist me zor.
    Si komunist i sapobërë, i kundërvihem tezave të autorit, si më poshtë vijon:
    – Indjani, prej 74 vjetësh, me eksperiencën e tij të të paushqyerit, ka qënë mbajtur i njohur vetëm nga një rreth astroekonomicienësh, por që nuk është bërë i njohur në popullsinë e mbarë globit, sepse, me shembullin e tij, binte ndesh me konsumizmin (si leva kryesore që mban në këmbë mbiprodhimin kapitalist).

    – Përsa i përket “vrasjes së kuadrove dhe intelektualëve” prej komunistëve… mund edhe ta pyesja autorin nëse mund të më thoshte ndonjë vend tjetër në botë ku nuk janë eliminuar apo mbyllur goja kundërshtarëve?… por më mjafton t’i them që, fakti që mjaft intelektualë (përfshi edhe shumë autorë të këtij blogu) nuk gjejnë habitatin e tyre të përshtatshëm që të jetojnë në atë vënd edhe pa Enver, do të thotë që nuk i ka detyruar Enveri që të largohen.

    – Më duhet të sforcohem shuuuumë që të imagjinoj autorin, në ethet e tij për t’u pasuruar shpirtërisht, të shkojë 3 herë në ditë në kishë apo të falet 7 herë në ditë duke u kthyer nga lindja.
    Sinqerisht, i kërkoj falje autorit nëse është besimtar praktikant dhe e kam fyer me frazën e mësipërme, por, sado besimtar që të jetë, nuk mund t’ju japë leksine të tjerëve se ku ta gjejnë ushqimin shpirtëror.

    Nejse… megjithse nuk jam besimtar dhe nuk ju besoj bestytnive, sa për t’i dhënë pak optimizëm autorit, se të paktën me artikullin e tij “konvertoi” dikë, them se, me kto përsihatje të mijat, mbase mund të jem në rrugë të drejtë, drejt shenjtërimt, si ai indiani, edhe unë.

    1. Edrus, je i falur.

      Nga lartesia e vlerave fetare qe me atribuon po te fal edhe kur mendon se kam dale ketu te rekrutoj antikomuniste.

      E di qe ata jane gjithnje e me te paket.

      Je i falur, vella!

      Je i falur vella edhe kur aq pafajshem me pyet: nëse (autori) mund të më thoshte ndonjë vend tjetër në botë ku nuk janë eliminuar kundershtaret (si ne Shqiperi).

      Dhe une ulem buze lumit tim dhe nis e ve kujen, sepse e kam gojen te mbyllur.

      1. Lyss, nuk kam asnjë arsye që të mos ta marr si të sinqertë faljen tuaj dhe ju falenderoj, jo vetëm se më bëtë të ndihem më mirë, por po ju shikoj si të padhunshëm me komentin tuaj… sepse po i tregon botës… jo se si njeriu mund të ushqehet nga dielli, ajri, apo ndonjë kondesim hyjnor uji nën qiellzë, por se si të jetë e padhunëshme.(marrë pa leje nga komenti i CD 🙂 .
        Me këtë, nuk dua që të “konvertoj” antikomunistin që është në ty në një Dalai Lama paqësor, por thjesht, ashtu si gjella me kripë dhe kripa me karar, edhe antikomunizmi i futur kudo dhe në çdo gjë (e jo vetëm prej teje), në vënd që t’i japë kuptim mesazhit që doni të përcillni (edhe pse larg argumentit komunizëm), shpeshherë do t’ju bëjë të dukeni si të paaftë për të parë se të këqijat mund të vijnë (dhe i kemi mes nesh) edhe pa komunizëm… i cili tashmë ka shkuar dhe as ka gjasa të restaurohet në ndonjë vend të botës.

        Ashtu si komunistët dikur na e bënë gogol fenë duke na treguar tmerret e kryqëzatave dhe të djegurit në turrën e druve, edhe këtu, shpeshherë flitet vetëm për të këqijat e komunizmit… dhe uroj që preteza dhe lufta juaj, të mos ta bëjë shqipërinë vëndin e parë pa komunistë në botë ashtu siç e bënë komunistët me krijimin e sajesës monstruoze: të parit vend ateist në botë

  9. Lyss, kur pashe lajmin sot ne BBC News, nuk do me shkonte kurre ne mendje qe do i biej nga Kina (tekstualisht) apo kometisht per t’u diskutuar. Marre vec e vec, ne disa pika jam dakort me ty, por te nderlidhura bashke me duket teper “far fetched” edhe “far-stretched”.

  10. Kam idene se gjithnje eshte ruajtur dhe respektuar nje protokoll “i pashkruar”, ne PTF per te mos i personalizuar replikat me autoret. Ndermjet komentuesve, eshte dicka me ndryshe, dhe ka kufinj me te gjere “loje”, por me drejtuesit e temes qe komentohet, etika ta do te kesh dhe te ofrosh respekt. Ca me shume kjo kur per disa nga ne, autori eshte i mirenjohur ne shume nivele, dhe procesin logjik te te cilit nuk mund ta vesh ne pikepyetje dhe eleminosh e hedhesh poshte me nje te rene te lapsit te tipit “kjo fjali nuk ka kupitm”, ose “ mesazhi yt ka mangesi logjike dhe filologjike”. Nje perafrim i tille te shtyn te mendosh se replikuesi “qenka kastravec”, megjithese une mund te jem plotesisht po aq i pernxituar ne perfundimet e mia sa edhe ato te replikuesit, i cili me shtyn te mendoj keshtu dhe ne rastin me te keq, ta SHPREH kete ne sy te te gjitheve.

    Shkrimi i Lyss me sjell ndermend karrocen a Platos, me “logos-in” (logjiken/arsyetimin) ne krye te saj, qe mban nen frere te dy kuajt, thumos-in (heroin brenda nesh) e bindur ne njeren ane, dhe eros-in qe ka nevoje per litare te forte, ne anen tjeter. Por s`mbaron me kaq. Sepse njehere se hypuri karroces se Platos, s`ke nga ia mban por duhet te kalosh neper nje rruge, me pagese kjo, ku i zoti i saj, nje nga bashkeatdhetaret e Lyss-it i ben toll-paguesit, qe para se te kalojne ne te, ata duhet te deklarojne se e pranojne si te vertet qe “le coeur a de la raison que la raison ne comprendre pas”. A nuk e verteton praktika e asketit indian kete? Une them se po.

    Cfare lidhje ka kjo me Shqiperine, komunizmin, Kine etj? Asgje. Ose me sakte nje vetem. Se cdo njeri, popull, tribe, apo Sales department ka nevoje per shenjtet e vet, me ose pa varr, simbas rastit, deshires apo mundesive.

    Sa per Kine konfuciane, perandorake ( por jo ate Maoiste) dhe historine e tyre, te interesuarve do tu sugjeroja qe pervec dacibaove, te lexonin edhe librat e (perseri) bashkatdhetareve te Lyss:
    Histoire de la Chine – Rene Grousset
    La Pensee Chinoise – Marcel Granet

    …dhe mos me thoni se ia kam futur kot. Tek e shumta mund ta mendoni. Se plehrat e njerit mund te jene florinjte e dikujt tjeter… tha.

  11. Ironikisht, po flasim për indianin Yogi Prahlad Jani, të mësuar të jetojë pa vënë gjë në gojë, pikërisht ditën kur 22 deputetë të opozitës dhe 200 qytetarë përkrahës të tyre, në Tiranë, kanë njoftuar se do të futen në grevë urie. Formë nga më dramatiket e mosbindjes civile – të përqafuar tanimë nga protestuesit e opozitës në Shqipëri – grevat e urisë u përdorën si armë për të komunikuar mesazhin politik, nga një indian tjetër: Mohandas Gandhi. Edhe pse unë i përkrah format e padhunshme të protestës, më vjen keq për të gjithë ata që kanë zgjedhur një gjest të tillë ekstrem dhe uroj që greva e tyre të marrë fund sa më parë.

    1. Te shpresojme se do jete me te vertete nje Greve Urie pasi pervec 22 -es do jene edhe 200 qytetare qe do t’i bashkohen kesaj braktisjeje masive te ushqimit. Le te shpresojme se do jemi deshmitare te Ndryshimit te Historise – sic i pelqen Spartak Ngjeles dhe Edi Rames, ketyre miqve te rikthyer te njeri-tjetri – te thone shpesh se fundmi.

  12. Për ta mbyllur këtë temë, të paktën për veten time. Mendoj se mospërputhjet kanë në origjinë, veç të tjerash edhe sensibilitetin personal të secilit e mbi të gjitha informacionin rreth një problemi të caktuar. Me tej, per perligjjen e kontekstit hiperbolik, shpresoja se kisha arsye se mund te mbeshtetesha ne sensin tuaj letrar. Meqe nuk i shte rasti, une nuk kam shpjegim tjeter per kembenguljen e J. qe te me qartesoje nocionin e artikullit, ne mos qofte kjo nje deshire e tij (saj) inkoshiente per te me thene se une mund te shkruaj ç’te dua por eshte ai ((ajo) qe vendos nese ka vlere.

    Gjithsesi, kam arsye të mendoj se askush nga ju mund të më heqë të drejtën të mendoj se eksperimenti për të lënë një popull të tërë pa ngrënë (nolens volens) , kishte filluar edhe pa përvojën e Janit.

    Lënia e fshatarëve pa tokë e pa bagëti edhe në zonat tepër të vështira, në emër të luftimit të të këqijave që janë në origjinë të pronës private, krijoi një situatë dramatike e madje tragjike për shumë familje. Nëse në fermat e fushës fshatrave iu lidh një fare pagese, e cila u lejonte të kalonin ndonjëherë nga dyqani i fshatit, këtë të drejtë nuk e kishin të tjerët.

    Kur kooperativa nuk siguronte bukë e ushqim për të gjithë, kjo thuhej ishte faji i pjestarve të saj. Shteti ishte dorëjashtë. E shumta i ngarkonte me borxhe duke u shkarkuar te dera makina bujqësore që atyre nuk u hynin në punë aty ku ishin, majë malit.

    Kështu u krijua situata e parë surrealiste. Fshatarët prodhues të përjetshëm zarzavatesh, bulmeti e mishi, duhej të zbrisnin ne qytet për… qepë, gjizë etj.
    Ata që kishin mundësi, jo të gjithë, ata që kishin ndonjë anëtar minator…

    Racionimin e mëtejshëm kombëtar dhe uljen e ti të vazhdueshme në peshë, këtë e dimë të gjithë, por nuk do të ndalem këtu.

    Kisha dëgjuar nga miq të mi, që ishin shpërndarë malësive si mjekë, për situatën dramatike shëndetësore, por i kam shkelur vetë dhe i kam parë me sytë e mi zona të tilla si ajo e Katër Grykëve në Dibër, ku e gjithë popullsia nga shtatë e në shtatëdhjetë vjeç (shprehje e dëgjuar aty) ishin prekur nga tuberkulozi, pasojë e mos ushqimit.

    Pjesën tjetër të punës e bënte të ftohtit e egër.
    (këtë kisha parasysh me simbolin e rrezikut të kometës për të cilën nuk u fol dhe mungesën e plotë të informacionit për situatën shëndetësore të vendit, pra një krahinë e tuberkulozuar nga të pangrënët nuk mund të cilësohet e paqenë sepse për të nuk flitej në Tiranë.)

    Sikundër nuk kam qenë komunist, nuk e mbaj veten as për antikomunist (ka të tjerë që duhet të jenë të tillë para meje, që kam jetuar e punuar mes Tiranës, por midis tyre ka shumë që kalojnë kohën duke lexuar kujtimet e Nexhmijes), ndërsa kureshtjen intelektuale për të kuptuar se çfarë ndodhi për dyzet vjet në atë vend, këtë nuk e mohoj dhe nuk e quaj të panevojëshme.

    1. “””Meqe nuk i shte rasti, une nuk kam shpjegim tjeter per kembenguljen e J. qe te me qartesoje nocionin e artikullit, ne mos qofte kjo nje deshire e tij (saj) inkoshiente per te me thene se une mund te shkruaj ç’te dua por eshte ai ((ajo) qe vendos nese ka vlere.”””

      Lyss, do të të lutem shumë, shumë që herë tjetër të mos më shtrembërosh fjalët. Kam thënë tekstualisht lart: kam të drejtën që më jepet për të thënë mendimin tim, dhe jo “jam unë që vendos nëse ka vlerë”. Të lutem jashtë mase, sepse është e disata herë që më vendos para një pozite për të të shpjeguar qëndrimin tim, të cilin më qartë seç e kam shkruar, nuk mund ta shpreh.

      Gjithashtu, për punën e artikullit, ishe vetë ti që më sfidove, duke më thënë se i jap “përkufizim personal”. Të lutem.

      Që të mos kesh dhe dilema gjinie herë tjetër, po të bëj me dije se jam mashkull.

      Me të mira u lexofshim herë tjetër.

  13. Eksperienca Qinezë 1.5 miliardeshe,jogistë te vonuar e t’pagrënë në Indine 1.2 miliardeshe,kubike misri mehmetianë per 3 milone te parakomujogiste,vrasje intelektualesh panjohur,feja teper e moshuar e vyer e mohuar, me kujtuan shprehjene Andy-t,atij t’kanoceve me ngjyra,mbi artsitin;…Një artist është dikush që prodhon gjëra për të cilat njerëzit nuk kanë nevojë por që ai-për ndonjë arsye-mendon që do të ishte një ide e mirë ti jipte.
    Nuk eshte e pabesyeshme qe te shikosh shumë sylesh sëfundmi ne botën tashmë jokuministe.Syleshët besojnë lehtë që njeriu mund të jetojë 60 vjet pa ujë dh ushqim dhe vetëm me meditim.
    Ndryshimi qendron; per keta te sotmit syleshlleku eshtë nje opcion,ndersa per ata te komunizmit ishte nje detyrim.
    Ndersa qeshja del natyrshëm nga shikimi i të dy gjendjeve mbasFrojdiste.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin