SHIH E SHKRUAJ

Çfarë po ndodh me jetën politike në Tiranë nuk mund veçse të ndiqet si shfaqje – edhe pse nuk dihet sa janë përfshirë në këtë shfaqje aktorët vetë e sa u vënë mend suflerëve ose edhe reagimeve nga publiku në sallë.

Produksion i dobët apo improvizime?

Ne që jetojmë në Perëndim, e dimë se jeta politike në nivel të lartë është e skriptuar, deri në imtësitë më të parëndësishme. Kam lexuar dikur që Reagan-it ia shënonin në dysheme edhe vendet se ku duhej t’i vinte këmbët.

Përndryshe, të gjithë i kemi dëshmuar marrëdhëniet e presidentit Obama me teleprompter-in.

Në Perëndim, figura që i tregon leader-i publikut është rezultat i një produksioni total, i cili bashkon në vetvete elemente të artit skenik, të retorikës, të teknologjisë mediatike dhe të ceremonialit fetar.

Duke ndjekur performancat e Berishës dhe të Ramës ditët e fundit, akuzat e pashembullta që kanë fluturuar nga një podium në tjetrin, shkeljet flagrante të privatësisë dhe të së drejtave të protagonistëve vetë si qytetarë dhe të tjerëve që janë përfshirë në këto çështje kundër dëshirës së tyre, nuk mund të mos pyesësh veten sa janë të skriptuara këto monologje të padenja për politikën, për jetën publike dhe për institucionet e shtetit shqiptar.

Përshtypja ime, e bazuar vetëm në analizën e ligjërimit, është se Rama ende vijon t’i ketë të skriptuara ndërhyrjet e veta; ndërsa Berisha jo. Vetëm kështu mund ta shpjegoj pse i pari po sillet si më perëndimor dhe më i qytetëruar në këtë duel në distancë, ndërsa i dyti i ka kapërcyer me kohë caqet e protokollit të komunikimit politik.

Në Perëndim, skriptimi nuk ka lidhje me paaftësinë e politikanëve për të qenë në lartësinë e situatës, por me nevojën për t’i ndërtuar marrëdhëniet me publikun në mënyrë të tillë, që të manifakturohet konsensus – për të parafrazuar Chomsky-n. Ndërveprimi i leader-it me publikun shërben kështu si ndërfaqe (interface) nëpërmjet të cilës komunikimi i institucioneve politike me elektoratin dhe qytetarët jo vetëm kryhet, por edhe vetë skajet e këtij komunikimi riprodhohen pa prerë.

Për Shqipërinë, thuhet zakonisht se politikanët janë produkt i nivelit qytetar të publikut dhe të institucioneve, pavarësisht nga forma kargo-kultiste e këtyre të fundit. Mirëpo njëlloj e saktë do të ishte të thuhej edhe se leaderët politikë, të përcjellë e të amplifikuar ndaj mediave, kanë krijuar tashmë një publik të vrazhdë, amoral, të etur për spektakël të ndytë dhe pornografi, të paduruar për të shijuar ekzekutimin e radhës në shesh.

Kodi leninist i politikës tiranase

Në këtë mes, nuk është ekzagjerim të spekulohet se tabloja e sotme e mjeruar e komunikimit politik në Tiranë është rezultat i drejtpërdrejtë i frymës në thelb leniniste që ka vijuar t’i sundojë partitë politike gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit, pavarësisht nga programet që kanë shpallur, misionet që kanë përqafuar, dhe statutet që kanë kopjuar.

Leninist është bojkotimi i institucioneve, duke filluar nga Parlamenti – kush vallë e ka llogaritur përqindjen e kohës gjatë së cilës ky institucion themelor i shtetit është braktisur nga njëra palë politike ose nga tjetra? Kush vallë i ka numëruar herët kur bojkoti, ose prania zero ka qenë e vetmja formë me të cilën opozitat kanë kontribuar në jetën politike të vendit?

Leninist është shkatërrimi psikologjik dhe fizik i kundërshtarit nëpërmjet akuzave të njëpasnjëshme denigruese; stigmatizimi i tij si armik i popullit ose tradhëtor i shitur ose horr i degjeneruar e kusar për t’i hedhur hekurat; vendosmëria për të korrur fitore totale ndaj palës tjetër, e cila mbështetet në idenë e trashëguar se jeta politike mund të arrijë ekuilibër vetëm në monizëm.

Leniniste është bindja se pluralizmi politik është një luks për t’u toleruar, edhe kur nuk është një e keqe për t’u çrrënjosur; demonizimi dhe kriminalizimi i kundërshtarit politik, madje adoptimi i formave simbolike të luftës civile, në emër të hegjemonisë në pushtet.

Leninist është shantazhi që i bëhet kundërshtarit nëpërmjet familjes, ose përkatësisë klasore; citimit të emrave të gjyshërve, dajallarëve e xhaxhallarëve; përgojimi i incidenteve në jetën private ose i skandaleve me natyrë seksuale ose të tilla që nuk mund të përgënjeshtrohen, pa e vënë në pozitë të vështirë vetë përgënjeshtruesin.

Leninist është mobilizimi total i partisë, në luftë për të mposhtur partinë tjetër, pa pyetur për interesin kombëtar, integritetin e shtetit dhe të institucioneve, dinjitetin e publikut dhe të palëve, mekanizmat e ndërmjetësimit dhe të arbitrimit të konfliktit politik, ndarjen e pushteteve.

Leninist është rekrutimi dhe mobilizimi  i detyruar mediave në këtë fushatë të pandalshme, ose gjendje të jashtëzakonshme që tashmë po vazhdon prej muajsh, në mos vitesh e dekadash (për të provuar se adoptimi i formave dhe ligjeve perëndimore për institucionet e shtetit shqiptar tashmë ka dështuar).

Leninist është homologimi i mediave, kur artikujt kalojnë nga një gazetë në tjetrën, sikurse videokasetat e livruara nga zyrat e shtypit të partive nga një TV në tjetrin, njëlloj si dikur fishekët mes partizanëve në llogore.

Leniniste është, më në fund, përbuzja ndaj kompromisit, ose vështrimi i gatishmërisë ose hapjes për kompromis si shenjë dobësie, nga e cila duhet përfituar duke e ashpërsuar edhe më tonin e sharjeve e ngritur edhe më temperaturën e pështymës; në një kohë kur format dhe mekanizmat e ndërmjetësimit janë amortizuar tërësisht dhe shërbejnë vetëm për të përligjur fasadën “perëndimore” të institucioneve.

Dhe gjykatat rrinë e vështrojnë

Kriza e tashme tregoi, edhe pse nuk ishte tashmë nevoja, se një republikë moderne, pluraliste dhe demokratike ku të drejtat dhe liritë e njeriut respektohen si të shenjta, nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të fortë, të pavarur dhe të shëndetshëm.

Të gjitha aspektet e konfliktit, të cilat po i serviren publikut në mbidoza, kanë të bëjnë, në një mënyrë ose në një tjetër, me veprimtarinë e gjykatave – që nga mangësitë në ligjin e zgjedhjeve, të cilat e shkaktuan situatën e tanishme; e deri te mënyra e certifikimit të zgjedhjeve, ose në gabimet që u kryen përsëri nga gjykatat në trajtimin e kërkesave të opozitës për hapje kutish; e deri te akuzat e rënda për kriminalitet të organizuar, që kanë lëshuar tani së fundi kundër njëri-tjetrit dhe palëve përkatëse dy krerët e forcave politike kryesore në vend.

Vendin gjykatave ua ka zënë piazza, ose gjyqi popullor – përsëri në kuadrin e një modeli leninist të pushtetit, të cilin më kot po përpiqen t’ia përshtatin kushtetutës pluraliste dhe moderne, të përkthyer, përkundrazi, nga tekste kulturash politike ku e ku më të avancuara se ajo e Tiranës.

Rasti më i freskët, kur kryeministri i vendit i parashtroi në konferencë shtypi, si prokuror metikuloz dhe i mirinformuar, akuzat e veta të hollësishme, me emra njerëzish dhe shifra metrash katrorë, për “mafiozët punistë” që paskan përfituar nga spekulimet ndërtimore në kryeqytet nën autoritetin e kryebashkiakut Rama, më dëshmon përsëri se shteti atje po keqtrajtohet nga klikat, për qëllime aspak publike, por që kanë të bëjnë me avancimin e ambicjeve politike të krerëve.

Nuk ka komente

  1. Rama pas akuzave te Berishes me emer, mbiemer e metra katrore, i vuri duart para e permendi burgosjen e Nanos per korrupsion. Ben vaki qe Sala ta kete kercenuar me burg, se provat ka 4 vjet qe i mbledh per kohet e veshtira.

    Do zoti hapet kutia e Pandores, se si permendi Preci De Golin; kriza eshte edhe fund, edhe fillim.
    Mes te korruptuarve sundon ligji i hekurt i moskompromentimit te ndersjellte, ligji qe ndalon drejtesine ne Shqiperi, ashtu sikunder korruptimi etiko-moral, ndalon sherimin e pelhures sociale, apo korruptimi i ndjenjes kombetare qe thellon krizen identitare.

    Ky korruptim i gjithanshem perfaqeson edhe ndryshkun shoqeror i cili pasqyrohet vetvetiu ne politike dhe vete ekonomia nuk ka si te mos e vuaje.

    A eshte politika shqiptare ajo qe ka ndryshkur shoqerine apo shoqeria shqiptare ajo qe ka ndryshkur politiken ?

    Marrja e modeleve leniniste, duket sikur i pergjigjet kesaj pyetjeje duke i vene fajin politikes, pra qe eshte politika ajo qe e ka ndryshkur shoqerine shqiptare.

    Keshtu, nese cndyshket politika atehere do clirohet edhe shoqeria. Mirepo nese rrenjet e ndryshkut gjenden ne sistemin komunist, atehere forcat politike te mbushura me nostalgjike te atij sistemi teorikisht jane te prirura te jetojne ne ndryshk, ta kene habitatin natyror, pra te kene krijuar nje modus vivendi.

    Nga ky pohim do dilnim logjikisht tek verejtja se mbrojtja e korruptimit etiko-moral, e korruptimit te ndjenjes kombetare dhe ligjit te moskompromentimit te ndersjellte eshte imperativ kategorik per keto forca politike.

    Ne fakt, eshte i vlefshem per te shpjeguar pjeserisht qendrimin e shume personave.
    Por nuk do te shpjegonte dot qendrimin e shume personave te tjere, sidomos te brezit te ri.

    Une besoj se nje faktor plotesues eshte ndotja kulturore.
    Me ndotje kulturore nenkuptoj ate pjese te kultures se huaj, e cila zevendeson nje pjese te dobishme te kultures vendase, ate pjese qe ndodhet ne rendin e gjerave.

    Kush mund te mohoje dot se nje korrupsion i gjithanshem si i sotmi eshte i paprecedent ne historine e shqiptareve ?
    Kush mund te mohoje dot se mund te gjehen paralelizma te shumte jashte shtetit ?

    Croce e quante fashizmin italian ‘semundje morale’, une do e quaja sistemin e sotshem produkt te ndyshkjes komuniste dhe ndotjes kulturore.

    Kuptohet qe pergjigja e pyetjes eshte se politika dhe shoqeria shqiptare, jane ne simbioze dhe ska fajtor.
    Berisha dhe Rama jane perfaqesues te denje te korruptimit te gjithanshem, mbrojtja e njerit apo tjetrit eshte ndihme ne kenetezimin e shoqerise, pra ne mohimin e natyres dinamike te perparimit.

  2. (E keqja në gjuhë)

    *

    Sokrati: Cili është objekti me të cilin merret oratoria?
    Georgias: … Oratoria kryen punën dhe prodhon efektet e saj tërësisht me mjetet e ligjërimit.
    Sokrati: A s’është oratoria njëri nga artet që ekzkluzivisht vë në punë ligjërimin për përmbushjen e punës dhe qëllimit të tyre?
    Georgias: Është.
    Sokrati: Atëhere ma thuaj subjektin. Ç’është ajo gjë që përbën subjektin e gjithë ligjërimit që oratoria vë në punë.
    Georgias: Shqetësimet më të mëdha dhe më të mira njerëzore.
    Sokrati: Atëhere, Gorgias, na thuaj kë shpallni ju si të mirën më të madhe që njeriu mund të gëzojë dhe që ju thoni se jeni në gjendje ta arrini.
    Georgias: Kam parasysh mundësinë për ti mbushur mendjen me mjete të ligjërimit një jurie në gjykatën e drejtësisë, antarëve të Këshillit në Dhomën e tyre, votuesve në një mbledhje të Kuvendit, dhe çdo tjetër grumbullimi qytetarësh çfardoqoftë.
    Sokrati: Tani, Georgia, po thoni se oratoria është prodhuesja e mbushmendjes dhe kjo është fund e krye aktiviteti i saj. Apo keni ndonjë fuqi mëtej të përshkruani oratorinë përtej prodhimit të bindjes në shpirtrat e dëgjuesve?
    Georgias: Jo, Sokrat.

    **

    Sokrati: A mundemi ne atëhere të vendosim ekzistencën e dy llojeve të mbushmendjes, një që jep dije dhe një që jep besim pa dije?
    Georgias: Sigurisht.
    Sokrati: Tani cili lloj i mbushmendjes mbi të drejtën dhe të gabuarën krijohet nga oratoria?
    Georgias: Lloji që shkakton besim, padyshim.
    Sokrati: Dhe oratori nuk i mëson juritë a trupat e tjerë mbi të drejtën dhe të gabuarën – ai thjesht i bind ata; se ai vështirë se mund ti mësojë numri aq të madh populli çështje me të tillë rëndësi në një kohë të shkurtër.
    Georgias: E tillë është natyra dhe fuqia e artit të oratorisë, Sokrat, por sigurisht që ka limite në përdorimin e duhur të saj. Por nëse një njeri që zotëron aftësi oratorike e përdor fuqinë që arti i tij i jep të bëjë keq, … ai meriton neverinë, syrygjynosjen dhe vdekjen.
    Sokrati: Supozoj, Georgias, se si unë, ti do të kesh qënë prezent në shumë argumente, do të kesh vëzhguar se sa me vështirësi palët gjejnë të përcaktojnë saktësisht subjektin të cilin kanë në duar dhe të dalin nga diskutimi njëlloj të sqaruar; ç’ndodh zakonisht është se, aq shpejt sa ata nuk pajtohen dhe njëri e shpall tjetrin të gabuar apo të errët në sa thotë, atyre ju kërcet damari (ata humbasin sjelljen) dhe akuzojnë njeri-tjetrin me fjalime motivesh inati personal dhe përpiqen të shënojnë një fitore në vend që të shqyrtojnë pyetjen e shtruar; dhe disa herë ata ndahen në termat më të këqia të mundëshme, mbas të tillë shkëmbimi abuziv sa të pranishmit ndihen të shqetësuar për qëndrimin e tyre në a e menduan ndonjëherë praninë e tyre për të dëgjuar të tillë njerëz.
    Për mendimin tim s’ka të keqe më të madhe që mund ti bjerë një njeriu se të ketë besim të rremë mbi subjektin e çka diskutohet.

    p.sh. Gjithë sa më sipër lexuat ishin mendimet e filozofit Sokrat dhe bashkëbiseduesit të tij mësuesit të oratorisë e retorikës Georgias përshtatur (d.m.th. sa janë përkthyer janë fjalë për fjalë por ka kapërcime paragrafësh e faqesh) prej meje nga libërthi i vockël “Georgias” i Platonit. Vazhdimi… le të themi nesër.

  3. Xhaxha, kam frike se teorizimet e tua deridiku nuk i pergjigjen realitetit, i cili me vjen keq qe e them keshtu shqeto nuk eshte as ai qe lexohet ne Gazeten Shqiptare e as ai qe lexohet ne gazeten Koha Jone.
    Per sa i perket Leninizmit te politikes, eshte i perftueshem deridiku, sic thote DI ne simbioze me kenetizimin e shoqerise. Por ka vend per analize pertej ketij thjeshtimi.
    Ta fillojme me bojktotin. Si Leninist duhet te sillej Saliu sepse sic e ke permendur me te drejte eshte mbrujtur politikisht ne PPSH-ne e dikurshme. Por ne realitete ndodh e kunderta. Nuk mund te thuash se gjate viteve te opozites dhe pushtetit 2 ai nuk ka kerkuar kompromisin. Po permend disa raste: 1)pranimi i zgjedhjeve barbare te 2001 ne shkembim te presidences,2)ripranimi i te themeluesve per hir te rimarrjes se pushtetit ne 2005 dhe ndarja e pushtetit brenda PD-se me ta, dmth Ruli,Pollo apo deri edhe Imami nuk mund te mos jene ne poste qendrore te qeverisjes, dhe te jesh i bindur kane me shume se autonomine e tyre. 3) kompromisi per zgjedhjet e 2007, edhe pse permbante pika mizore per te ardhmen e zgjedhjeve dhe deri diku i shkaktoi jo vetem humbjen por edhe nje lloj dobesimi te imazhit brenda te veteve dhe 4) kodi elektoral i bere se bashku me Ramen, duke minimizuar me te drejte (per mendimin tim dhe te shumices se shqiptareve ) partite apo pseudo partite e vogla. Pra Berisha megjithe Leninizmin e tij te gjenezes nuk eshte sjelle leninisht perkundrazi, eshte gati te jape shume me teper se sa i duhet per te mbajtur kryesoren, pushtetin. ne kete pikeveshtrim bojkoti i Rames behet edhe me pikellues sepse pervec Leninizmit qe permban ne vetvete, shkel me kembe cdo shprese te atyre qe i besuan (jo pak po gjysma e shqiptareve) per ndryshim te vertete. Ndersa eshte e kuptueshme qe Berisha pertej retorikes nuk mund te ndryshoje e t e sjelle ndryshim radikal, Rama i kish dhene shprese shume naiveve se ai do ishte ndryshe. Me sa duket eshte me i etur per pushtet se sa cdokush tjeter dhe nuk e ka piken e kujdesit per te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve te cilet ne vetvete i urren(mund te argumentoj per kete por eshte teme tjeter).

    se dyti, thua “leninist eshte mobilizimi total i partise per te mposhtur tjetrin……”. Cdo parti eshte ne politike per te qene ne pushtet, ose te pakten per te influencuar vendimmarrjen e pushtetareve. Pra ne esencen e saj politika eshte lufta per pushtet. Partise Demokratike po i cenohet (per mendimin tim) teresisht pa te drejte nje pushtet qe ajo te pakten mendon se e ka fituar me vote. Dhe kjo po i behet ne emer te votes se lire nga nje kundershtar qe kryetrim ka Gramoz Rucin. Une e kuptoj qe ne boten perendimore nuk merren me argumente ad personam (deri diku) sepse kane nje demokraci te zhvilluar prej qindra vjetesh. Por edhe te dalesh ne emer te rinise dhe te kercenosh me Rucin, me duket se i vjen ere kenete e qelbur. Tom Doshi qe i permend Berisha i ka hyre ne mbledhjen e kryesise zotit Rama dhe i ka thene po me le te pestin ne Shkoder une te ………….Te nesermen Doshi ishte i dyti ne listen e Shkodres. Edhe Berisha kishte ne liste kriminele ne Shkoder si Paulin Sterkajn, por marredhenia nuk ishte e varur si ne rastin e Doshit.Ne kete pikeveshtrim, ndersa Berisha mund te kete marredhenie biznesi me elemente te implikuar ne krime (megjithe retoriken e Koco gazetave dhe mediave te Bollinos mbeten ende te paprovuara lidhjet), ndersa Rama duket se eshte i varur nga keta elemente qe e kane ngritur deri ketu ku eshte. I permend keto per te te shpjeguar qe mobilizimi i partise ne pushtet per ruajtjen e pushtetin pervecse normal ne cdo parti, eshte legjitimi te pakten ne syte e funksionareve te saj, dhe per mendimin tim edhe ne syte e shumices se shqiptareve te parreshtuar.

    Se treti, thua “leninist eshte shantazhi me familje, me te dhena personale seksuale …..etj.” Ne kete menyre ke bere leniniste te majten italiane, gazetat La Reppublica dhe Corriere della Sera qe i nxoren berluskonit qe ka probleme me gruan dhe shkon me 5 vajza te reja njeheraz si dhe gazeten NYtimes e cila “vezhgon” zakonet seksuale te Tiger Woods dhe i gjykon ato. Dikush tjeter e tha ketu, personazhet publike jane te detyruar te perballen me nivel me te larte “scrutiny” sepse gjate koheve te mira kjo u jep fame dhe pushtet, gje per te cilen ata punojne aq shume. Ne kohe te veshtira, pra jane te detyruar te gelltitin me shume se njerezit jo publike. Do thuash gazetat jane nje gje, retorika politike eshte tjeter. Dakord, por ne Shqiperi simbioza sic e shpreh edhe ti vete eshte e tille sa qe nuk ben asnje ndryshim. meqe ra fjala simbioza nuk me duket element leninist por me shume kapitalist. Po te shohesh trendin e gazetarise ne bote veren se Murdochizmi ka filluar te cenoje edhe gjigande te gazetarise si NYT dhe WaPo. Lexova para ca kohesh qe Wa Po do te mbylle zyrat e saj neper SHBA per arsye te paspecifikuara financiare.

    se fundmi, gjykatat. Sipas shume juristeve me eksperience ne sistemin shqiptar,shumica e gjyqtareve shqiptare jane relativisht te pergatitur dhe jo te prirur drejt korrupsionit.Nderkohe ne realitet gjyqesori qelbet korrupsion. Kjo do te thote qe sistemi eshte i ndertuar ne menyre te tille qe te krijoje mundesira per te paudhet. Kjo i ka interesuar besoj une politikes se cdo krahu dhe prandaj deri sot nuk eshte bere asgje. Megjithate, politika sot eshte pasuruar dhe kerkon te vendose nje lloj rregulli. Por demokracia eshte kafshe e veshtire dhe ne kete loje pa perfshire gjyqtaret e korruptuar dhe rrjetet e tyre jo pak te fuqishme ka edhe lojtare te tjere, te cilet kane aq pushtet sa te mos lejojne reforma qe u heqin atyre ndikimin edhe pse ato jane te nevojshme per krijimin e shtetit ligjor. Nje nga keta eshte Presidenti, i cili e sheh gjyqesorin si “domainin e vet”, dhe keshtu mendon se cdo gje duhet te kaloje nga ai. Nuk mund te flas per Mejdanin, po dy presidentet e fundit jane shnderruar praktikisht ne qokaxhinj dhe gjyqesori u jep atyre mundesine per te krijuar grupet e tyre. Nje tjeter lojtar jane organizmat e pavarura te krijuara me zellin e mire te nderkombetareve, te cilat jane shnderruar ne hoje ku gatuhet mjalte per titullaret e tyre. Avokati i popullit (ombudsman), Kontrolli i Larte i Shtetit dhe ai i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive jane gjobevenes te cilet deri diku operojne jashte kontrollit te egzekutivit edhe pse jo teresisht te pandjeshem ndaj influences se ketij te fundit.
    per ta mbyllur, dinamikat shqiptare jane me te koklavitura se sa i paraqet ne artikuj ta zeme Muc Nano, Andrea Stefani apo shumica e komentatoreve. vecohen ne turme Bushati dhe Baze te cilet kane kontakte por edhe ata nuk kane per zemer interesin e publikut por interesat e tyre personale. E kuptoj qe opinionisti eshte i prirur te synoje pergjithesimin, por eshte e pamundur te godasesh ne shenje nese nuk njeh realitetin e perditshem dhe nuk ke kontakt me aktore dhe agjente te jetes politike, sado i pergatitur teorikisht.

    1. Politicus shkruan:

      Xhaxha, kam frike se teorizimet e tua deridiku nuk i pergjigjen realitetit, i cili me vjen keq qe e them keshtu shqeto nuk eshte as ai qe lexohet ne Gazeten Shqiptare e as ai qe lexohet ne gazeten Koha Jone.

      Çfarë shkruajnë mediat është pjesë e realitetit; madje ndikon në atë realitet. Nuk ka realitet politik të ndarë nga mediat; madje edhe çfarë ndodh “me dyer të mbyllura” kushtëzohet, njëfarësoj, nga çfarë do të ndodhë kur të hapen dyert.

      Sulmet e personalizuara të Berishës ndaj Ramës, duke përdorur incidente në jetën private të këtij të fundit që nuk kanë lidhje as me PS-në, as me zgjedhjet, as me Bashkinë e Tiranës, janë kryer nëpërmjet medias. Nuk ka asnjë realitet tjetër, që të zhbirohet pas tyre.

      Sikurse unë që jam në NYC, shumica e shqiptarëve, në Shqipëri dhe gjetiu, informacionin për çka ndodh e marrin nëpërmjet mediave, ose të ndërmjetësuar. Vetëm një pakicë mund të pretendojë se është duke prodhuar një realitet që i paraprin atij që përcillet prej mediave dhe që ndonjëherë nuk arrin të dalë në sipërfaqe. Kjo pakicë, për mendimin tim, është pjesë e problemit.

      Berisha megjithe Leninizmin e tij te gjenezes nuk eshte sjelle leninisht perkundrazi, eshte gati te jape shume me teper se sa i duhet per te mbajtur kryesoren, pushtetin. ne kete pikeveshtrim bojkoti i Rames behet edhe me pikellues sepse pervec Leninizmit qe permban ne vetvete, shkel me kembe cdo shprese te atyre qe i besuan (jo pak po gjysma e shqiptareve) per ndryshim te vertete. Ndersa eshte e kuptueshme qe Berisha pertej retorikes nuk mund te ndryshoje e te sjelle ndryshim radikal, Rama i kish dhene shprese shume naiveve se ai do ishte ndryshe. Me sa duket eshte me i etur per pushtet se sa cdokush tjeter dhe nuk e ka piken e kujdesit per te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptareve te cilet ne vetvete i urren(mund te argumentoj per kete por eshte teme tjeter).

      Unë po mjaftohem me ato raste kur Berisha është sjellë në mënyrë leniniste, çka nuk i përgënjeshtron ato raste të tjera, kur ka arritur ta kapërcejë leninizmin. Nuk kam shkruar këtu për t’i bërë kryeministrit biografinë politike, por për të vlerësuar, nga pikëpamja ime, një zhvillim të mjerueshëm të jetës politike të Tiranës.

      se dyti, thua “leninist eshte mobilizimi total i partise per te mposhtur tjetrin……”. Cdo parti eshte ne politike per te qene ne pushtet, ose te pakten per te influencuar vendimmarrjen e pushtetareve. Pra ne esencen e saj politika eshte lufta per pushtet. […]mobilizimi i partise ne pushtet per ruajtjen e pushtetin pervecse normal ne cdo parti, eshte legjitimi te pakten ne syte e funksionareve te saj, dhe per mendimin tim edhe ne syte e shumices se shqiptareve te parreshtuar.

      Dakord jam me ty; por leniniste në këtë mes nuk është dëshira për ta mbajtur pushtetin por (1) dëshira për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht dhe (2) dëshira tjetër, jo për ta kundërshtuar dhe mposhtur armikun politik, por për ta shfarosur ose eliminuar; me fjalë të tjera, vështrimi i pluralizmit si anomali.

      Se treti, thua “leninist eshte shantazhi me familje, me te dhena personale seksuale …..etj.” Ne kete menyre ke bere leniniste te majten italiane, gazetat La Reppublica dhe Corriere della Sera qe i nxoren berluskonit qe ka probleme me gruan dhe shkon me 5 vajza te reja njeheraz si dhe gazeten NYtimes e cila “vezhgon” zakonet seksuale te Tiger Woods dhe i gjykon ato.

      Me këtë nuk jam dakord. Le të mos ngatërrojmë ‘murdochizmin’ e mediave, me qëndrimet publike të një kryeministri, i cili nuk është gazetar, as ka nevojë të bëjë punën e gazetarit. Edhe në Itali, zhurmën rreth skandaleve seksuale të Berlusconi-t e kanë nxitur mediat, jo kryetari i Partisë Demokratike ose Papa. Nuk ka asgjë leniniste kur një gazetë fut hundët në jetën private të një personazhi publik; por çështja merr përmasa të tjera, kur ky dhunim nga ana e mediave përdoret nga një kryeministër për të goditur drejtpërdrejt kreun e opozitës (dhe këtu nuk po zë në gojë përdorimin e materialeve të nxjerra nga dosjet kinse sekrete të Sigurimit të Shtetit, për të terrorizuar armiqtë politikë të momentit). Po ashtu, në Itali skandalet e supozuara të Berlusconi-t me prostituta ndodhën në një kohë që ky ishte në pushtet si kryeministër; ndërsa incidentet e supozuara në jetën e Ramës (së paku e shumta e tyre) kanë ndodhur kur ky ishte qytetar i thjeshtë, pa ndonjë post publik ose partiak.

      per ta mbyllur, dinamikat shqiptare jane me te koklavitura se sa i paraqet ne artikuj ta zeme Muc Nano, Andrea Stefani apo shumica e komentatoreve. vecohen ne turme Bushati dhe Baze te cilet kane kontakte por edhe ata nuk kane per zemer interesin e publikut por interesat e tyre personale. E kuptoj qe opinionisti eshte i prirur te synoje pergjithesimin, por eshte e pamundur te godasesh ne shenje nese nuk njeh realitetin e perditshem dhe nuk ke kontakt me aktore dhe agjente te jetes politike, sado i pergatitur teorikisht.

      Po cili është vallë realiteti i përditshëm? A ka nevojë të jesh vetë mafioz, për ta kuptuar, bie fjala, që mafia është kriminale? Disa karakteristika të jetës publike në Shqipëri, p.sh. mediokriteti i elitave politike, ose amatorizmi i mediave, ose hipokrizia e ligjërimit publik, ose kulti i kargove, ose servilizmi total ndaj padronëve të ndryshëm ndërkombëtarë duken sheshit, që larg; s’ka nevojë t’u afrohesh, për t’ua ndier, si të thuash, kutërbimin. Nuk është e thënë të shkosh i ftuar në pritjen e ambasadës amerikane, për ta kuptuar rolin grotesk që pritet të luajë ambasadori amerikan në jetën politike të Tiranës. Të tjera karakteristika shquhen madje më mirë nga larg, se sa nga afër; sepse ata që janë afër, ose që e jetojnë realitetin duke e “krijuar”, shpesh kanë interesa të ngushta për të mbrojtur, duke përfshirë këtu edhe versionin e tyre të atij realiteti.

      Opinionisti nuk ka ndonjë përparësi ndaj të tjerëve; por opinionisti sheh gjëra që ndoshta një ndihmës i kryeministrit nuk i sheh dot – sepse ky i fundit është shumë afër ekranit, sepse është i komprometuar, sepse e gënjejnë… arsyet janë të shumta. Unë besoj se në vend që ta qortojmë tjetrin për çka nuk e bën dot, sepse objektivisht nuk mundet, duhet të ndihmojmë duke sjellë kontributin tonë, qoftë edhe si “të brendshëm”, në debat.

      Dinamikat shqiptare janë të koklavitura dhe për t’u ndriçuar kërkojnë prurje prej të gjithëve. Ashtu edhe analistët do të mund të thonë gjëra më të vlefshme në analizat e tyre. E kam fjalën që, në qoftë se qeveria, ose institucionet, ose partitë politike, i reduktojnë marrëdhëniet me mediat në transferime videokasetash ose komunikatash për shtyp, atëherë nuk ka kuptim që qeveria, institucionet ose partitë politike t’i akuzojnë pastaj mediat se nuk po e përcjellin mirë realitetin politik. Mediat kanë kusure pa fund, por këtu nuk i bën dot me faj. Shko dhe hap një edicion çfarëdo të NYT – do të shohësh se shumica e kontributeve me vlerë atje mbështeten në informacione që janë bërë të përdorshme prej institucioneve: raporte, sondazhe, statistika, etj.; sepse gazetaria vërtet nuk bëhet me opinione, por as mund të jetë fund e krye investigative (nuk ka fonde për këtë punë). Ku i ke këto në Tiranë? Po të ishte kryer, bie fjala, një sondazh serioz në lidhje me çështjet e regjistrimit të popullsisë, a nuk do të ishin edhe analizat përkatëse më të bazuara?

  4. “Edhe Berisha kishte ne liste kriminele ne Shkoder si Paulin Sterkajn, por marredhenia nuk ishte e varur si ne rastin e Doshit.Ne kete pikeveshtrim, ndersa Berisha mund te kete marredhenie biznesi me elemente te implikuar ne krime (megjithe retoriken e Koco gazetave dhe mediave te Bollinos mbeten ende te paprovuara lidhjet), ndersa Rama duket se eshte i varur nga keta elemente qe e kane ngritur deri ketu ku eshte.”

    Kjo eshte retorike e tipit “hajd mo, se me nje here nuk quhesh ashtu.” Ne fakt, ne fakt, gjithe kjo retorika e kompromisit deri tani, po qelbet nga era e se keqes me te vogel, qe duket se eshte akumuluar aq shume sa qe kemi te bejme tashme me nje te keqe te madhe me te cilen nuk mund te behet me kompromis. Rama eshte i kapur, e vertete, por eshte i kapur nga nje krah prej mafjes si dhe shpjegohet me te drejte me larte, ndoshta, kapje qe nuk ka pse te mos lejoje kompromisin, dhe nga krahu tjeter prej kerkeses se pakompromentueshme per transparence te votes. Berisha ka thjesht marredhenie me korrupsionin te tilla qe nga pozita e te parit te vendit te mos konsiderohet i lidhur, te tilla qe nuk ka nevoje per mafien si Rama, pasi mafja eshte ndoshta vete, gje qe perligj akuzat e shpeshta ndaj “familjes” se tij, marredhenie keto qe shfaqen njesoj si marredheniet e tij me parimet demokratike, aq i pavarur eshte prej tyre sa ato te funksionojne vetem per te siguruar qeverisjen e tij me cdo kusht.

    Ja t’a zeme se u be kompromisi. Ja ta zeme se kompromisi nen tavoline, te cilin sic thote Xhaxhai diku, e kane bere shpesh, shfaqet gjithe xhentilese si prej ghostwriter ne publik. Po pastaj, cfare? Cfare fitojme ne? Pallavra te bukura ne vend te atyre te shemtuarave? Nje kompromis te ri me shoqerine per hir te mafies politike? Nje kompromis te ri me voten e popullit per hir te paqes prej pushtetareve? Pse duhet te kete kompromis me rezultatin? Ca eshte kjo politike dhe filozofi e kompromisit me cdo kusht qe nuk qenka Leninizem?

  5. ””’Berisha ka thjesht marredhenie me korrupsionin te tilla qe nga pozita e te parit te vendit te mos konsiderohet i lidhur, te tilla qe nuk ka nevoje per mafien si Rama, pasi mafja eshte ndoshta vete,””’

    Cpo me lexojne syte!!! E lexova 3 here qe ta besoja.
    Ti po pohon per te dyten here ne te njejtin postim, qe Rama ka nevoje per mafien !
    Po ben shkeputjen nga Rama sic bere dje me Veliajn e Mjaftin?

    ””’Nje kompromis te ri me voten e popullit per hir te paqes prej pushtetareve? Pse duhet te kete kompromis me rezultatin? ””

    As uje, as drita, nuk duam ne, vetem ju te dy (Nano-Meta) mos u zini, ju befte nena, se jeni vellezer.
    Rama dilte asokohe tertium non datur.
    Pastaj Rama vendosi qe jo vetem s’behet llaf per tertium non datur, po ne baze te dialektikes marksiste, ekziston vetem e verteta dmth ai.

    Berisha po se po.

    Populli e kerkonte kompromisin, per hir te paqes se krereve, edhe sot e kerkon kompromisin per hir te paqes ne klasen politike.

    Tani nuk behet me fjale per kompromis politik me rezultatin, ai do ishte i mundur nese komisioneret e PS-se nuk vinin firmat per nxjerrjen e rezultatin perfundimtar.

    Kompromisi i tanishem rrezikon nxjerrjen e ligjit lakuriq, meqe deri tani nje gjethe fiku ja kishim lene para.

    100 here me mire qe kompromisi te behet brenda politikes, dmth me zgjedhje te parakohshme vitin tjeter, sesa te behet kompromis me ligjin.

    Sidoqofte ka dicka paradoksale ne kete demokracine tone perfaqesuese; ndersa vullneti i popullit eshte i kufizuar nga ligji e institucionet, te gjithe rendin per te folur per vullnetin e popullit, a thua se jemi demokraci e drejtperdrejt’.

    C’me intereson mua si qytetar, vullneti i pergojuar i popullit apo vullneti ligjor i institucioneve ?
    Sigurisht qe vullneti i institucioneve. Sikur nje koalicion te marre fale sistemi zgjedhor 45% te votave por 55 % te deputeteve, perseri institucionet per mua jane ne rregull.

    Cme intereson mua si qytetar, vullneti i pergojuar i disa kutive qe smund ti bejne dot asgje aleances qeverisese me 75 deputete, apo vullneti i ligjit ?
    Sigurisht qe vullneti i ligjit.

    Mos valle keto kutite ndryshojne balancen politike ? Jo, atehere nuk ka asgje ne bote qe me mbush mendjen se kjo ‘ceshtje parimore’ eshte me e rendesishme se ligji dhe institucionet e shtetit.

    Ka vullnet popullor, ka ligj, ka institucione.

    I vetmi koncept retorik e populist eshte vullneti popullor. Nuk ka asnje kuptim vullneti popullor jashte ligjit dhe institucioneve.

    1. Do jesh duke me ngaterruar me ndonje tjeter, se une nuk kam qene ndonjehere i lidhur as me Veliajn, as me Ramen qe te me thuash se po bej shkeputje prej tyre.

  6. ”” Pra ne esencen e saj politika eshte lufta per pushtet.””’

    E di cme duket ironi, qe Platoni para 2400 vjetesh, aristokrat i thekur, i jepte nje esence qe sot do quhej demokratike, ndersa kjo esence qe i jepet ne demokraci eshte tipike makiavelike.
    Politika do quhej niceance edhe shprehje e vullnetit per fuqi.

    Mbase s’ka asnje lidhje me temen, po pragmatizmi politik qe buron prej ketij thelbi te politikes, nuk eshte nje menyre e praktikueshme prej domosdoshmerive te hekurta, por ideali i politikanit.
    Vete klasa politike me ane te ketij ideali, shkeputet prej popullit, keshtu behet shkaktare e shnderrimit demokraci-oligarki, si dhe shkaktare e nderrimit te parive.

    Arrij te kuptoj te djathten liberale e cila kushtezon krejt jeten e sotme ne Europe e Amerike, fale aftesive te vecanta qe ka ne perpunimin e teorive bindese, po nuk arrij te kuptoj sesi e majta e cila ne teori shpreh nje thelb tjeter te politikes, nuk ka pike aftesie, ti shpetoje ‘rrjetes’ liberiste e makiavelike.
    Rama as ne ato 2 rreshta teori politike, ‘pertej te majtes e te djathtes’ dhe ‘politika e re’, nuk shprehu qofte edhe nje gje te majte, sikur me qene populist i qendres dhe jo kapo nostalgjikesh te shtetit etik.

    ””shqiptareve te cilet ne vetvete i urren””

    Qe nuk i do, kjo sdo mend, po nuk do ishte ndonje gje e re ne skenen politike, qe i urren, kjo po eshte pune me spec.

  7. “Çfarë shkruajnë mediat është pjesë e realitetit; madje ndikon në atë realitet. Nuk ka realitet politik të ndarë nga mediat; madje edhe çfarë ndodh “me dyer të mbyllura” kushtëzohet, njëfarësoj, nga çfarë do të ndodhë kur të hapen dyert”.

    Nuk thashe kurre qe ka realitet te ndare prej mediave, por thashe (ndoshta jo shume qartazi) se realiteti nuk perftohet vetem prej mediave, dhe ata qe jane jashte Shqiperise jane pashmangshmerisht ” te denuar” te kene pjese e tij.

    “Sulmet e personalizuara të Berishës ndaj Ramës, duke përdorur incidente në jetën private të këtij të fundit që nuk kanë lidhje as me PS-në, as me zgjedhjet, as me Bashkinë e Tiranës, janë kryer nëpërmjet medias. Nuk ka asnjë realitet tjetër, që të zhbirohet pas tyre.”

    Ky eshte shembulli me i qarte i perftimit jo te plote te realitetit. sulmet kane lidhje pikerisht me PS-ne (duan t ndajne Ramen nga baza e gjere e socialisteve pra ta quaje ate mish te huaj), me zgjedhjet ( diskutimi i te cilave ve ne dyshim pushtetin dhe te ardhmen e ndarjes se tij), me Bashkine e Tiranes ku Berisha synon te ule popullaritetin e Rames sepse ja ku erdhi 2011-ta dhe deri tani Rama ka fituar me rreth 20 000 vota diference ne Bashki) dhe nuk jane kryer ne media sic thua ti por ne parlament dhe jane transmetuar prej medias. Sigurisht qe ne qe kemi punet tona ketej dhe i ndjekim ngjarjet ne mes te ndonje lunch break perftojme frymen qe duan mediat (cilatdo qofshin) e cila e perseris nuk eshte fryma qe perftohet ne Shqiperi.

    thua

    “por leniniste në këtë mes nuk është dëshira për ta mbajtur pushtetin por (1) dëshira për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht dhe (2) dëshira tjetër, jo për ta kundërshtuar dhe mposhtur armikun politik, por për ta shfarosur ose eliminuar”.

    Kush tha se po mundohet Berisha ta mbaje me cdo kusht? E kunderta eshte e vertete, Rama po mundohet ta marre me cdo kusht. Hapi thote kutite edhe pse ska ligj. Per arsyetimin ligjor lexo DI se eshte me specialist se une. Tani, a egziston nje fryme qe e sheh pluralizmin si e keqe e domosdoshme? Une besoj se po dhe ketu ti ke te drejte por ky eshte gjykim subjektiv dhe ne ketu na duhet te gjykojme mbi ngjarjet objektivisht, te pakten une kete mundohem te bej.

    “Edhe në Itali, zhurmën rreth skandaleve seksuale të Berlusconi-t e kanë nxitur mediat, jo kryetari i Partisë Demokratike ose Papa. Nuk ka asgjë leniniste kur një gazetë fut hundët në jetën private të një personazhi publik; por çështja merr përmasa të tjera, kur ky dhunim nga ana e mediave përdoret nga një kryeministër për të goditur drejtpërdrejt kreun e opozitës (dhe këtu nuk po zë në gojë përdorimin e materialeve të nxjerra nga dosjet kinse sekrete të Sigurimit të Shtetit, për të terrorizuar armiqtë politikë të momentit). Po ashtu, në Itali skandalet e supozuara të Berlusconi-t me prostituta ndodhën në një kohë që ky ishte në pushtet si kryeministër; ndërsa incidentet e supozuara në jetën e Ramës (së paku e shumta e tyre) kanë ndodhur kur ky ishte qytetar i thjeshtë, pa ndonjë post publik ose partiak”

    Kryeministri i nje vendi ka e drejte te formuloje akuza politike bazuar ne raportimet e medias ashtu si edhe ben edhe opozita. Leniniste mund te quhet fakti ( te cilin gazeta shqiptare apo shekulli nuk e raportojne) qe dosjet dhe faktet nuk dalin nga hetimet gazetareske por nga burime te tjera. Nese do te bejme debat per kete, jam i hapur por duhet then se Leniniste jane edhe akuzat e Rames per familjen e Berishes. E perseris, fakti qe nuk kane burim legjitim nuk do te thote qe s’jane te verteta, po nese do gjkojme ne menyre kritike te pakten duhet pak barazi trajtimi te ceshtjes.
    Per sa i perket Berlusconit person publik vs Rama person privat, me keqardhje te them qe perseri shfaq dijeni te cungeta. Te pakten fotot e Frances, nuk jane te nje periudhe shume te larget, por te nje periudhe kur Rama ishte Kryebashkiak. Pyet ata qe njeh ti dhe une, dhe do habitesh. Se dyti, sjellja private e nje personazhi publik eshte “relevant” ne cdo demokraci si psh a kishte apo jo Obama mqesi me nje ish terrorist, shembuj te tjere ka plot.

    “Shko dhe hap një edicion çfarëdo të NYT – do të shohësh se shumica e kontributeve me vlerë atje mbështeten në informacione që janë bërë të përdorshme prej institucioneve: raporte, sondazhe, statistika, etj.; sepse gazetaria vërtet nuk bëhet me opinione, por as mund të jetë fund e krye investigative (nuk ka fonde për këtë punë). Ku i ke këto në Tiranë? Po të ishte kryer, bie fjala, një sondazh serioz në lidhje me çështjet e regjistrimit të popullsisë, a nuk do të ishin edhe analizat përkatëse më të bazuara?”

    Ne fakt, une e hap perdite NYT dhe Wa Po dhe e shoh me sy kritik per te gjetur ato cfare ti thua. Sigurisht qe niveli eshte shume me i larte se ne Shqiperi, dhe ka gazetare te cilet kane integritet. Por do te te kujtoj Judith Miller nje ish gazetare e NYT e cila per 30 vjet ishte bere e njohur per ceshtjet e qeverise federale amerikane, e cila me skandalin Plame u demaskua si nje gazetare “burimesh”, dmth ne rastin e saj ajo “became friends” me burimet dhe merrte lajmet, por nderkohe perdorej nga ato per te dhene nje drite te caktuar lajmit. Pra le te mos bejme strucin, dhe te mos kerkojme qiellin nga Shqiperia. Sondazhet “serioze” ne Shqiperi i kryejne disa te paudhe, eterit e te cileve dalin dhe thone brockulla per kufirin me Greqine, sepse jane specializuar ne marrjen e parave dhe fshehjen e pavlershmerise se te dhenave. Kjo provon qe ne Shqiperi nuk behen sic thua ti sondazhe, por nuk besoj se mund t’a reduktsh me aq problemin. Per opinionistet, sigurisht qe kane nje rol shume te rendesishem, por sic e thashe edhe heren e pare, vlen dikush si Lubonja i cili ka intelektin dhe afersine me situaten, apo Mero Baze dhe Bushati te cilet kane intelektin dhe njohjen me faktet por jo paanshmerine. Por gjithsesi nuk i shpeton dot njohjes se realitetit nga afer. Po e shohesh opinionionet e David Brooks ne NYT ( per mua nga opinionistet me te mire ne treg sot) jane plot perplot me referenca nga pushtetare, here te cituar e here anonime. Pra, te jesh brenda infos miku im, eshte pjese e te qenit gazetar i mire, dhe aq me teper opinionist.

    1. Në përgjigje të kësaj replike times:

      “Sulmet e personalizuara të Berishës ndaj Ramës, duke përdorur incidente në jetën private të këtij të fundit që nuk kanë lidhje as me PS-në, as me zgjedhjet, as me Bashkinë e Tiranës, janë kryer nëpërmjet medias. Nuk ka asnjë realitet tjetër, që të zhbirohet pas tyre.”

      Politicus shkruan:

      Ky eshte shembulli me i qarte i perftimit jo te plote te realitetit. sulmet kane lidhje pikerisht me PS-ne (duan t ndajne Ramen nga baza e gjere e socialisteve pra ta quaje ate mish te huaj), me zgjedhjet ( diskutimi i te cilave ve ne dyshim pushtetin dhe te ardhmen e ndarjes se tij), me Bashkine e Tiranes ku Berisha synon te ule popullaritetin e Rames sepse ja ku erdhi 2011-ta dhe deri tani Rama ka fituar me rreth 20 000 vota diference ne Bashki) dhe nuk jane kryer ne media sic thua ti por ne parlament dhe jane transmetuar prej medias. Sigurisht qe ne qe kemi punet tona ketej dhe i ndjekim ngjarjet ne mes te ndonje lunch break perftojme frymen qe duan mediat (cilatdo qofshin) e cila e perseris nuk eshte fryma qe perftohet ne Shqiperi.

      Natyrisht, unë nuk e kisha fjalën për qëllimet e kësaj fushate denigrimi. Qëllimet i dinë vetëm ata që e kanë ndërmarrë fushatën – të tjerët gjykojnë pasojat. Për shembull, mënyra si e sulmoi Berisha Ramën, duke i përmendur foto private të bëra publike nga tabloidët ose fakte nga një gjyq që duhej të kishte mbetur privat ose të tjera thashetheme për rrahje grash e të dashurash që në fakt e ndynë krejt parlamentin shqiptar dhe ata që i duartrokitën, është e pambrojtshme, pavarësisht nga qëllimet që mund të ketë pasur i pari dhe pavarësisht se ç’mund të ketë bërë i dyti. Unë kam të drejtë të përqendrohem tek ato sulme, dhe të mos merrem me qëllimet e autorit të tyre, as t’i përdor të metat e ndryshme ose mëkatet që mund të ketë bërë viktima e këtyre sulmeve, për t’i përligjur. Janë gjëra të ndryshme, dikush ka qejf t’i futë në një thes, dikush tjetër jo. Unë hyj në kategorinë e atyre që mendojnë se një kryeministër kurrsesi dhe në asnjë rrethanë, e përsëris, në asnjë rrethanë, nuk mund t’i sulmojë kundërshtarët e vet ashtu, pa paguar pasojat përkatëse. Nëse Berisha del pa lagur nga ky sulm, kjo thjesht më tregon se shteti shqiptar është shtet i dështuar me institucione të dështuara, të cilat funksionojnë njëlloj si qimet në mjekrën e të vdekurit.

      Kryeministri i nje vendi ka e drejte te formuloje akuza politike bazuar ne raportimet e medias ashtu si edhe ben edhe opozita. Leniniste mund te quhet fakti ( te cilin gazeta shqiptare apo shekulli nuk e raportojne) qe dosjet dhe faktet nuk dalin nga hetimet gazetareske por nga burime te tjera. Nese do te bejme debat per kete, jam i hapur por duhet then se Leniniste jane edhe akuzat e Rames per familjen e Berishes. E perseris, fakti qe nuk kane burim legjitim nuk do te thote qe s’jane te verteta, po nese do gjkojme ne menyre kritike te pakten duhet pak barazi trajtimi te ceshtjes.

      Në përgjithësi, unë jam neveritur tashmë nga sulmet e papërligjura në mediat; meqë akuza si këto që po bëhen reciprokisht prej vitesh duhej të ishin zgjidhur me kohë me rrugë gjyqësore. Këtu të dy krahët e spektrit politik e kanë shkelur dhe pasojat i paguan publiku dhe vetë politika, e cila tashmë ka ngecur në llogoret që i ka gërmuar vetë.

      Per sa i perket Berlusconit person publik vs Rama person privat, me keqardhje te them qe perseri shfaq dijeni te cungeta. Te pakten fotot e Frances, nuk jane te nje periudhe shume te larget, por te nje periudhe kur Rama ishte Kryebashkiak. Pyet ata qe njeh ti dhe une, dhe do habitesh. Se dyti, sjellja private e nje personazhi publik eshte “relevant” ne cdo demokraci si psh a kishte apo jo Obama mqesi me nje ish terrorist, shembuj te tjere ka plot.

      Po si mund të pyes njeri për çështje të tilla private, aq më tepër një të njohur? Si mund t’ia dhunoj edhe unë privatësinë? Të sqarohemi – unë vetë nuk do të kisha dalë lakuriq gjëkundi, as do të kisha lejuar kënd të më fotografonte ashtu; por nuk mund ta paragjykoj tjetrin, as t’i kërkoj llogari për një akt fund e krye privat, as t’ia përmend këtë në parlament!

      Më lë gojëhapur, Politicus, pandjeshmëria jote për këtë çështje. Ramës i janë përfolur, nga kryeministri shqiptar, prindët, ish-gruaja, fëmija, të dashurat, kushërinjtë e nënës, të gjallë e të vdekur; por për veprimtarinë politike të Kristaq Ramës dhe të Spiro Kolekës Edi Rama vetë nuk mban asnjë përgjegjësi, as mund t’ia kujtojë atë veprimtari një ish-sekretar i PPSH-së si kryeministri ynë. Ramës i janë përfolur çështje të brendshme të gjyqit të divorcit, të cilat duhej të kishin mbetur të brendshme, me vendim gjyqi. Në një vend të qytetëruar, besoj se çdo gjykatë do ta kish urdhëruar kryeministrin shqiptar që të mos përmendte asgjë nga faktet e atij gjyqi në publik – korrigjomëni nëse e kam gabim. Vëre veten, Politicus, në vendin e Ramës. Shpresoj që së paku ti të kesh një jetë private tënden, me dritëhijet e veta, me gjëra që do të preferoje të mbeteshin të fshehta, ose së paku të mos bëheshin objekt bisede në çdo kafene të Tiranës, duke përfshirë parlamentin e tanishëm. Si do të ndiheshe, po të ngrihej kryeministri yt dhe të t’i numëronte në publik? Do të më thuash se ti s’ke ndërmend t’i futesh luftës politike. Të besoj. Atëherë pyes: si do të ndihen të gjithë ata që luftës politike ende kanë ndërmend t’i futen? Çfarë masash mbrojtëse duhet të marrin tash e tutje?

      1. Xhaxha,

        thua

        “Për shembull, mënyra si e sulmoi Berisha Ramën, duke i përmendur foto private të bëra publike nga tabloidët ose fakte nga një gjyq që duhej të kishte mbetur privat ose të tjera thashetheme për rrahje grash e të dashurash që në fakt e ndynë krejt parlamentin shqiptar dhe ata që i duartrokitën, është e pambrojtshme, pavarësisht nga qëllimet që mund të ketë pasur i pari dhe pavarësisht se ç’mund të ketë bërë i dyti….. “

        menyra e berjes politike e Berishes eshte folklorike, dhe si e tille cdo njeriu qe vlereson qytetarine i tingellon e tmerrshme, nuk kam asnje kundershtim. Mos te harrojme qe ai nuk i flet Rames si person e as ty apo mua, por mbeshtetesve te tyre qe ate gjuhe e kuptojne me mire. Por, nese del pertej tonit (per te cilin pergjegjesi mban vetem Berisha) tek substanca, shume nga ato qe thote nuk jane per mendimin tim “out of bounds” sepse eshte kunderpergjigje per akuza ndaj femijeve te tij per rreth dy vjet e gjysem. Edhe une po te isha ne politike, dhe te me preknin familjen, e sidomos femijen, nuk do ndalesha perpara shqiptimit te atyre fjaleve. Ndoshta kjo me ben me pak te qyteteruar, dhe pranoj qe ti ke opinion tjeter per kete. A propos, Berisha mbreme te Fevzoja e mohoi qe ju pergjigj sulmeve ndaj familjes duke u justifikuar me nje pergjithesim se Rama nuk do familjen si institucion, por une se besoj asfare.

        Thua

        ” Në përgjithësi, unë jam neveritur tashmë nga sulmet e papërligjura në mediat; meqë akuza si këto që po bëhen reciprokisht prej vitesh duhej të ishin zgjidhur me kohë me rrugë gjyqësore.”

        Per kete pune ka ligj, por si cdo ligj mbi fjalen e lire eshte tejet e veshtire te provohet shpifja, dhe per me teper nese media eshte e gatshme te paguaje pas disa muajsh nderkohe qe demi eshte imediat. Pertej kesaj i dashur Xhaxha, neveria qe ndajme per kete aspekt te politikes, nuk e ben realitetin politik me te cliret nga ky fenomen. Dhe nuk besoj se ne Shqiperi eshte me i rende se sa ne vende te tjera, vecse eshte per nje publik me pak te rafinuar nga ana e perdorimit te gjuhes dhe i pergjigjet mentalitetit shqiptar. Dua te te kujtoj se ende rreth 50 % e popullsise shqiptare jeton ne fshat, dhe nese politikani i flet nje mase duhet patjeter te marre parasysh se cfare gjuhe ben efekt tek subjektet. Fakti qe ka ne Tirane disa intelektuale te majte te cilet neveriten nuk ben dallim sepse ata votojne per Ramen. Intelektualet e tjere e marrin pjesen folklorike si jo teper te rendesishme, dhe i japin me rendesi asaj qe mesojne nga ligjerata te tilla.te pakten keshtu besoj une.
        Dhe tani per ndjeshmerine. Thua

        ” Më lë gojëhapur, Politicus, pandjeshmëria jote për këtë çështje. Ramës i janë përfolur, nga kryeministri shqiptar, prindët, ish-gruaja, fëmija, të dashurat, kushërinjtë e nënës, të gjallë e të vdekur; por për veprimtarinë politike të Kristaq Ramës dhe të Spiro Kolekës Edi Rama vetë nuk mban asnjë përgjegjësi, as mund t’ia kujtojë atë veprimtari një ish-sekretar i PPSH-së si kryeministri ynë. Ramës i janë përfolur çështje të brendshme të gjyqit të divorcit, të cilat duhej të kishin mbetur të brendshme, me vendim gjyqi. Në një vend të qytetëruar, besoj se çdo gjykatë do ta kish urdhëruar kryeministrin shqiptar që të mos përmendte asgjë nga faktet e atij gjyqi në publik – korrigjomëni nëse e kam gabim”

        Ti ke te drejte ne se e gjykojme faktin ne vakuum. Por sic jemi te gjithe te ndergjegjshem, jeta nuk ndodh ne vakuum. Ndersa Edi Rama nuk mban pergjegjesi per te atin (nuk ndaj ne asnje moment gjykimet e Berishes per Kristaqin e ndjere) apo per dajen e te emes, ne se ai perdor menyra revolucionare qe i ngjasojne atyre te dajos, dhe per me teper perdor per ta vene ne zbatim karikatura te mbetura te regjimit te kaluar si Gramoz Ruci e Namik Dokle atehere ndoshta ka dicka ne ate qe thote Berisha. Eshte ironike qe akuzat per moral, Ruci dhe Dokle nuk mund dhe nuk i kane anatemuar sepse tek “njerezit e tyre” ne baze ata jane misherim i nje moralitetit te tille. Si ish PPSH-ist Berisha e di kete dhe perdor mjeshterisht besoj une. Por duke ju kthyer permendjes se fakteve te gjyqit, mendoj se e ke gabim sepse ne shume gjyqe, vendimet behen publike. Ne gjyqe ndarjeje, ndofta duhet qe te kete nje ligj qe e ndalon zbardhjen e intimiteteve, por nuk besoj se ka nje gje te tille ne Shqiperi. Moralisht eshte ceshtje tjeter, por perseris nese do me permendnin femijen, as une s’ do kisha meshire. Ndofta u shpreha keq per ate punen e te pyeturit, por mungesa e disa prononcimeve pro Rames duhet te na thote shume, apo jo?

        1. … ende rreth 50% e popullsisë shqiptare jeton në fshat,

          E pastaj? Do të thotë kjo se bujku e blegtori, veterineri, mësuesi, zootekniku, banor i fshatit, që unë vë bast se kanë lexuar më shumë libra se ca famozë makinash të blinduara të përmendur këtyre ditëve është kokëgdhë e i pëlqen gjuha e trashë? Nuk besoj se e mendon kështu.
          Nëse do të të duhet me patjetër të përdorësh përbërjen e popullsisë për sa flitet, preke pak realitetin që me “rreth 50%” e ke pikturuar saktë, thuaj, psh, se rreth 50% e popullsisë të qyteteve dhe kryeqytetit shqiptar janë fshatarë, bujq e blegtorë; kështu fiton dhe shumicën e 75%-i të popullsisë.
          Argumenti është i vjetër(uar): raporti i popullsisë fshat/qytet e kapitalizmi, përqindja e analfabetëve dhe arritja e PPSH me luftën kundër tij.
          Këtu ka një temë, që s’është keq ti kthehemi, që flet mbi shkatërrimin e fshatit nga migrimi i brendshëm, që njëkohësisht ja ka bërë baltën deri në gju qytetit.
          Nuk më pëlqen hiç fare që problemet e xhiros së bulevardit ti exportojmë tek më puntorët e më të ndershmit e këtij kombi.

  8. Rama jep doreheqje te parevokueshme, zgjedhje te parakohshme vitin tjeter.
    Berisha e Meta vene ne tavoline pushtetin ne vend, Rama pushtetin ne parti.

    A e ben kete ‘sakrifice’ Rama per hir te vullnetit te popullit ?

    Jam kurioz te degjoj pohimet apo mohimet e te majteve, ne vecanti te xha xhait.

  9. (trialog)

    ***
    Sokrati: Sapo thatë tani që bile edhe në çështje të shëndetit oratori do të jetë më bindës se doktori.
    Gorgias: Para një audience popullore – po, e thashë.
    Sokrati: Një audiencë popullore kupton një audiencë injorante, apo jo? Ai nuk mund të jetë më bindës se doktori para ekspertëve, supozoj.
    Gerogias: E vërtetë.
    Sokrati: Pa qënë një doktor, sigurisht?
    Georgia: Sigurisht.
    Sokrati: Dhe jo-doktori, supozohet, është injorant për sa doktori di?
    Georgias: Kuptohet.
    Sokrati: Atëhere ç’ndodh është se një person injorant është më bindës se një ekpert para një audience njëlloj injorante.
    Polus: Dale, Sokrat, vërtet e beson ç’po thua mbi oratorinë?
    Sokrati: Polus, miku im i mirë, dëshiron të pyesësh apo të përgjigjesh? Bëje zgjedhjen.
    Polus: Do ta bëj; ju do të përgjigjeni, Sokrat. Përderi sa mendon se Georgias ngatërrohet rreth natyrës së oratorisë më thuaj çfarë është oratoria për ju.
    Sokrati: Po më pyesni çfarë lloj arti e quaj të jetë?
    Polus: Po.
    Sokrati: As e quaj fare art Polus, në më duhet të të përgjigjem me vërtetësi të përkyer.
    Polus: Po ç’e mendon se është atëhere?
    Sokrati: Do ta quaj një lloj aftësie fituar me ekperiencë.
    Polus: Aftësi për të bërë çfarë?
    Sokrati: Prodhuar një lloj kënaqsie dhe qejfi. Gatimi dhe oratoria janë degë të të njëjtit profesion.
    Polus: Ç’profesion do të thuash?
    Georgias: Folë e mos u merakos se do më prekësh ndjenjat.
    Sokrati: Mirë, Georgia, emri i përgjithshëm që mund ti vë është kodoshllëk.
    Polus: Ç’degë e kodoshllëkut është oratoria?
    Sokrati: Për këndvështrimin tim oratoria është kallpi i fallsifikuar i degës së artit të qeverisjes.
    Polus: Dhe mendon se oratorët e mirë janë keq konsideruar në një shtet dhe quajtur kodoshë?
    Sokrati: Për mendimin tim ata nuk janë konsideruar fare.
    Polus: Po a s’kanë ata fuqi shumë të madhe në shtet?
    Sokrati: Nëse me fuqi kupton diçka që është përfitim i zotëruesit, jo.
    I konsideroj oratorët njerëzit më pak të fuqishëm në një shtet.
    Polus: Po a nuk vrasin ata cilindo që duan, si diktatorë, dhe kryejnë konfiskime dhe dëbime cilitdo që zgjedhin?
    Sokrati: Oratorët dhe diktatorët janë njerëzit më të pafuqishëm në një shtet. Ata praktikisht nuk bëjnë asgjë që do të dëshironin, bëjnë vetëm çfarë mendojnë më të mirën. Kur një njeri kryen një akt si një mjet për një qëllim, ai nuk dëshiron aktin e tij, por objektin e aktit. Ne nuk duam vdekjen e njeriut a dëbimin a humbjen e pronës si qëllim në vetvete, ne i duam në ato sjellin avantazhe, jo të kundërtën. Kur një diktator a orator bën kështu dhe kjo i del në disavantazh, ne mund të themi se ai bën çfarë do, apo jo.
    Polus: Po.
    Sokrati: Por a bën ai çfarë dëshiron, kur çfarë bën i del për keq?
    Fatkeqsia më e madhë është të bësh keq. Unë më parë do të zgjidhja të vuaja të keqen se të bëja keq.

  10. CD e leshon pak doren kur perkthen ‘tiranin’ si ‘diktator’.
    Po ashtu ndryshon oratori ne demokracine e drejtperdrejte athinase me oratorin e sotem.

    Tirani ishte ne shumicen e kohes dhe qyteteve, mbret pa kurore qe s’duronte shume vjet. Ka edhe raste si Pisistratidet e Athines apo Dioniset e Sirakuzes, kur arrihej edhe te trashegohej pushteti po keto ishin perjashtime.

    Diktatori ishte figure e jashtezakonshme fuqiplote per 6 muaj ne Rome. Diktatori ishte i zgjedhur, tirani jo. Diktatori romak gezonte mbeshtetjen e popullit, Tirani pergjithesisht jo.

    Edhe diktatoret moderne ne shumicen e rasteve jane te zgjedhur, si ata romake.

    Eshte e veshtire te pranosh arsyetimin platonian, meqe vrasja nuk i ka sjelle disavantazh brenda vendit pothuaj asnje diktatori modern, perkundrazi i ka sjelle avantazhe.

    Ndryshe ishte ne demokracine e drejteperdrejte kur vrasjet e konfiskimet ulnin konsensusin e heshtur, pra i sillnin dizavantazh dhe tiranet permbyseshin nga populli.

    Asnje diktator modern nuk eshte permbysur nga populli.

    Po ashtu tek oratoria, ndersa eshte bindes arsyetimi se oratoria eshte kodoshllek (nga e gjete kete fjale ), nuk eshte bindes perseri se cfare ben i del per keq.

    Ahere oratoret qe ishin edhe politikane/demagoge perfundonin te debuar nga qyteti me ane te ostrakizmit, si Aristidhi apo edhe te denuar me vdekje si Alqibiadhi, per akuza te ndryshme.

    Oratoria ne kohet e sotme, ka pasur vlere brenda partise, po qekur eshte mediatizuar politika deri ne palce, eshte rritur vlera e oratorise.

    Teknologjia del negative, pasi rrit vleren e kodoshllekut (Hitleri me radiot, ka qene i pari qe e nuhati forcen e madhe te oratorise mediatike) dhe ul vleren e logjikes ne politike.

    Pastaj ne vendin tone ne gjithnje e me teper po votojme imazhe mediatike, ndersa per aftesine e udheheqesit na mjafton fakti qe doli mbi te tjeret.
    Prandaj edhe lindi partia e pare zgjedhore, G99, e cila funksionon vetem per zgjedhje e kriza, gjate pjeses se kohes midis fushatave nuk sherben per asgje.

    Po edhe PS-ja ate rruge po merr….

    1. Aspak i nderuar, DI.
      Pershtatja ime eshte bere nga perkthimi i Walter Hamilton, (1908- 1988) sipas liberthit te vockel dhe jo nga e-libri i perkthimit te Jowett, Benjamin, (1817-1893) te cilin kushdo mund ta lexoje tek gutenbergu.
      Ndryshimet kryesore te tyre jane tre fjale:
      Oratori/Retorike
      Dictator/Tyrant
      Pandering/Flattery

      Te paren e quajta te ezauruar me permendjen e Gjorgjas si mesues i te dyjave; por zgjodha oratori se sa ndodhi ishte me prane oratorise se retorikes.
      Te dyten: se scribja beson scriben, se nuk me pelqente beso e kontrollo (sic sapo bera), se dialogu i Polusit me Sokratin nuk linte vend per ekuivoke [Polus: Atehere nuk deshiron te behesh tiran/diktator. Sokrati: Jo nese ti kupton me tirani/diktature c’kuptoj une. Polus: Une kuptoj, sic e thashe me pare, fuqine per te bere c’te te duket e mire ty ne shtet, te vrasesh, te debosh, ti besh gjithe gjerat si te duash.] se per lexuesin shqiptar fjala tiran ka thuajse kuptimin e fjales sfinks, ndersa diktator …
      Por nese do ta dija cila eshte fjala e vertete e manuskriptit/eve ate do te perdorja; si prove per kete po te jap zevendesimin qe i bera fjales konfuz (me sa di vjen nga Konfuci) me ngaterroj gje qe se kishte bere asnjeri prej shkollareve te nderuar angleze; mbase ka nje shkolle te tille perkthimi qe perdor fjale sa me te pergjithshme, me te kapshme.
      Te treten e ka gjetur populli me kohe.

  11. “””Dhe nuk besoj se ne Shqiperi eshte me i rende se sa ne vende te tjera, vecse eshte per nje publik me pak te rafinuar nga ana e perdorimit te gjuhes dhe i pergjigjet mentalitetit shqiptar. Dua te te kujtoj se ende rreth 50 % e popullsise shqiptare jeton ne fshat, dhe nese politikani i flet nje mase duhet patjeter te marre parasysh se cfare gjuhe ben efekt tek subjektet. Fakti qe ka ne Tirane disa intelektuale te majte te cilet neveriten nuk ben dallim sepse ata votojne per Ramen. Intelektualet e tjere e marrin pjesen folklorike si jo teper te rendesishme, dhe i japin me rendesi asaj qe mesojne nga ligjerata te tilla.te pakten keshtu besoj une.””””

    Pasi ke shkruar këtë më lart, më pas bën thirrje t’i nënshtrohemi këtij realiteti? Dmth të bëhemi më “realë”?
    Wow!!
    Faleminderit për këshillën.

  12. J.

    ti sigurisht qe nuk i je nenshtruar sepse nuk ke zgjedhur te jetosh aty, edhe pse sec kam nje parandjenje qe kur shkon me pushime kenaqesh shume. Gjithsesi, per te te sqaruar edhe nje here, folklorizmi nuk duhet te te mjegulloje vemendjen ndaj asaj qe thuhet, argumentit vete. Ti sigurisht qe je i/e lire te zgjedhesh te kesh me te rendesishme formen ( e cila ka rendesine e vet doemos). Une dhe shume si une zgjedhin qe te qemtojme pertej formes drejt permbajtjes. Kjo behet edhe me e theksuar nese e ardhmja jote varet nga vendimet qe marrin ata qe flasin. Te jesh real do te thote te mundohesh te perftosh psh qe Obamizmi nuk ngjit ne realitetin politik shqiptar. Ndersa kur i permendet Erion Velise se e ema ka qene komuniste qe ka denuar ikjen e Kadarese(gje per te cilen ai ska asnje faj dhe sduhet te ndjehet aspak i kompleksuar), apo kur i permendet ndokujt tjeter qe ne 1991 ka shkruar editorial kunder kolegeve te tij studente tek Zeri i Popullit ata largohen nga studiot televizive te lebetitur. Pse? A thua sepse nuk jane mesuar me ligjeraten e “shthurur” te kundershtarit? Aspak, sepse ata vete e perdorin ate, por me nje ton te bute, ne dukje profesorial dhe me klishe funksionuese per komunitetin e OJQ-ve. Por kjo funksionon kur nuk ke perpara njeri te te perballe me krahun tjeter te argumentit. Kur perballen me njerez qe ua dine menyren e veprimit u del ne shesh qe jo qe s’jane personazhe po jane pozues. Dhe populli fshatar, “injorant” i cili nuk ka lexuar teorite e kultures civike te almond-verba-s, apo te thellesise se kultures se Geertz, gjithsesi ka hunde te kuptoje kur ka perpara mashtrues(heret a vone gjithsesi). Mua kjo ideja qe te genjesh bukur eshte me mire se te thuash te verteten ashper me cudit. Madje me ben te them: Wow!!

    1. Po pra. Na eshte bere demokracia si Pune Vullnetare. Aplikoni ne interenet se eshte falas formula.

    2. Bën mirë të mos aludosh së pari, megjithëse kam përshtypjen nuk do të të ngelej gjë për të shkruar, nëse nuk e bën. Unë jam nënshtetas i atij vendi detyrimisht kufizohem prej pashaportës që mbaj dhe procedurave që lidhen me të. Kjo më e pakta. Më tej, nuk po shkoj të të bëj rezumenë e përfshirjes time në shtetin e shqiptarëve, ky lloj debati as argumenti i ndërtuar mbi të nuk ka pikë vlere.

      As sugjerimi i llogoreve të formës vs përmbajtjes nuk më duket me vlerë; sepse së pari nuk e vendosa veten, as deklarova përkatësinë në dëm të përmbajtjes. Është shumë lehtë të luftosh e fitosh me mullinj ere, nëse e ke të domosdoshme, të sugjeroj t’i kërkosh tjetër kund e jo tek unë.
      Kjo shprehja:
      “””Mua kjo ideja qe te genjesh bukur eshte me mire se te thuash te verteten ashper me cudit. Madje me ben te them: Wow!!””

      përfshirë.

      Besoj se ke aq ndershmëri të pohosh se me gjuhën e kryeshtetarit, nëse do e përdornim këtu në blog, nuk do merreshim vesh dot. Nuk do komunikonim dot dhe nuk do kishim dialog, siç kemi.

      Gjuha e folur dhe e shkruar, e ka përmbajtjen brenda, dhe duket përmes cilësisë së atij që e përdor. Përmes gjuhës, folësi, shfaq cilësitë e veta, shfaq vlerën e mendimeve të veta. Kështu që gënjeshtrat e shprehura bukur, nga thjesht cilësia e artikulimit, janë vite dritë larg prej njëra tjetrës. Tjetër që duhet të kuptosh është se justifikimi i asaj gjuhe “të kryeministrit” të themi, dhe gjuhës “time”, bëhet nëpërmjet gjuhës “time”. Provo dhe bëje me gjuhën e “tij” të shohim a mundesh. Kjo të vendos ty në një gjendje inferiore.

      Problemi tjetër me atë lloj forme komunikimi, qëndron te dhuna që shpreh. Duke ma hequr mundësinë mua të dialogoj nëpërmjet saj, të shpreh mendime të kundërta, apo t’i kundërvihem, nuk ka shprehur gjë tjetër veç dhunë. Çdo formë ligjërimi publik, duhet të përmbajë hapësirën e dialogut, të shprehjes së mendimit ndryshe etj. Përderisa ajo formë nuk ma lejon, atëherë i burgos përmbajtjen. Dhe kjo është dhunë e pastër, verbale.
      Dhuna nuk mund të kundërshtohet veç me dhunë, nuk ka mjet tjetër që e atakon dot dhe që e vendos në të njëjtat shina diskutimi. Ndërsa rënia dakort me këtë formë të shprehuri, nuk është gjë tjetër veç shprehje nënshtrimi.

      Atëherë unë ta përsëris: Çfarë na sugjeron, t’i nënshtrohemi? Çdo justifikim, këtu ka pikën e finishit. Te nënshtrimi ndaj dhunës verbale.

      Edhe pranimi është nënshtrim, edhe justifikimi është nënshtrim. Unë jam nënshtetas i shtetit shqiptar dhe Berisha është kryeshtetari.

      ***
      Tjetër gjë që kam vënë re, është se në çdo postim fut ca mish dhie jo me OJQ e jo me opozitarë ndaj Berishës, përsëri për të justifikuar jetën dhe veprat e këtij të fundit. Mbase ti e merr për kapital mungesën e oponencës ndaj atyre që shkruan pa i vërtetuar vetëm duke riprodhuar shkrime gazetash, në fakt vetëm dije që është mënyrë shumë e ulët diskutimi. Tregon mungesë respekti ndaj temës dhe blogut.
      Unë për këto perla di të të them vetëm kaq: Ata të rinjtë e OJQ-ve, apo dhe të tjerë, nuk i kanë gjynahet e Salës në këto 20 vjet pushtet. Mund të kenë 100 të meta, mund të mos pranohen prej një lloji të veçantë publiku, po gjynahet e Salës në këto 20 vjet tranzicion, nuk i kanë. Thjesht sepse nuk kanë patur mundësinë t’i kenë. Nëse do të ndiqte kush në këto përçartje të tuat, diskutimi i hapur për temën në fjalë, do të merrte fund.

  13. ””’Do jesh duke me ngaterruar me ndonje tjeter, se une nuk kam qene ndonjehere i lidhur as me Veliajn, as me Ramen qe te me thuash se po bej shkeputje prej tyre.””’

    Ka mundesi LK, ka mundesi, po me thene te drejten u bazova tek pershtypja qe me ke lene. Kam vere se ne blogje te degjuar shkeputja nga Veliaj eshte bere jetike, ndersa shkeputja nga Rama eshte ende ne shpergej. Gjithsesi me behet qejfi per ty.

    ”””Si do të ndiheshe, po të ngrihej kryeministri yt dhe të t’i numëronte në publik? Do të më thuash se ti s’ke ndërmend t’i futesh luftës politike. Të besoj. Atëherë pyes: si do të ndihen të gjithë ata që luftës politike ende kanë ndërmend t’i futen? Çfarë masash mbrojtëse duhet të marrin tash e tutje?””’

    Xha xha, me fal po ndersa eshte e drejta jote e pamohueshme te jesh animalist, nuk besoj se hedhja e hipotezes se brezi i ri eshte i mbushur me shtaze eshte intelektualisht korrekte.
    Nuk besoj se Rama gjen sivella familiopat ne Shqiperi, biles shumica derrmuese e te rinjve ndoshta per here te pare me ceshtjen Rama degjoi se mund te akuzohet babai se shkon me nusen . Nuk vritet pafajesia me rrufene e Zeusit qe leshon nga qielli yt.

    Nje gje eshte liria seksuale e tjeter gje eshte ‘familiopatia’, mos ti perziejme gjerat te lutem. E vetmja akuze nga 6 a 7, qe mund te perfshihet tek liria seksuale eshte akuza per biseksualizem, po edhe ketu nuk besoj se vete animalistet poshte do e mbeshtesin, meqe u pane reagimet kur u hodh nga Berisha ceshtja e martesave.
    Per c’mund ti akuzosh te rinjte, do i permendesh jolat, anisat, almat ?

    Animalistet mund edhe te katalogonin konceptin aristotelian te ‘zoon politikon’, mund ti jepnin nje mbulese filozofike mbrojtjes se tyre.
    Megjithate une mbetet i bindur se ka shume animaliste per shkak te thirrjes fetare, po te mungonte kjo apo te behej fjale per Berishen me siguri do kishin vershuar si gretha.

    Deri me sot argumenti me logjik edhe pse parapolitik pro Rames qe kam degjuar eshte:

    Hec mer,i japim voten Edit se osht cun tirone, Sala o malok tropoje.

    ”””Une dhe shume si une zgjedhin qe te qemtojme pertej formes drejt permbajtjes. Kjo behet edhe me e theksuar nese e ardhmja jote varet nga vendimet qe marrin ata qe flasin.””’

    Ne fakt ne kete aspekt me ka bere pershtypje Zaloshnja, i cili duke u nisur nga fakti qe sipas tij argumenti i familiopatise se Rames nuk i solli vota Sales ne zgjedhje, keshtu qe nuk mund te keshillohej prej keshilltareve politike te tij, prandaj Sala ka bere me koke te vet, cka tregon sipas Zaloshnjes se Sala eshte me strukture psikike te paqendrueshme.

    Imagjino cfare logjike elefanti haset verdalle. Une Lubonjen se honeps dot fare, po e lexoj dhe me beri pershtypje pozitive shkrimi topcinj llogoresh.

  14. CD, eshte e vertet’ qe tirani nder shqiptare ka kuptimin e sfinksit, por mendoj se figura e tiranit ( fjale greke) politikisht dallon prej figures se diktatorit dhe ka nje kohe te veten historike, te percaktuar qarte.
    Dua te them qe arsyetimi platonian ne kete pike nuk i pershtatet tashmerise, diktatorit, ndersa eshte mjaft i goditur per kohen e ahershme, tiranin grek.
    Permasa kohore nuk mund te perjashtohet ne kete rast, nderkaq mesimi moral, mos bej keq ngelet i perjetshem.

    Per fat te keq, diktatori bashkohor nuk e peson prej popullit te vet si tirani i lashtesise dhe cdo vrasje nuk i rrenon pushtetin po ja forcon.

    Nese do kerkonim nje tiran bashkohor si ai i dialogut trialog, atehere Berisha nga 1994-1997 i afrohet.
    Forcimi i Shikut dhe futja e hundeve kudo, qellimi politik ne burgosjen e Nanos, vjedhja e votave me ane te forces, vjedhja masive gjate privatizimeve qe mund te quhet e njejte me konfiskimet e tiraneve, apo ceshtja e piramidave, perdorimi i forces ne protestat popullore dhe vijoi rrezimi i tij me ane te forces.

    Pra cfare beri i doli per keq, meqe kulminoi ne rrezimin e tij nga pushteti me dhune popullore. Por rasti Berisha 1, eshte i vetmi qe mund ti afrohet Tiranit te dialogut, biles edhe karakteristika e te qenit ‘njeri i popullit’ para se te kthehej ne tiran i pershtatet ‘prassi’-t.

  15. E kaluara absolutisht nuk eshte tregues i shenjte per te ardhmen (kjo qendron si per bemat e kompromiset e Berishes ashtu dhe per te kaluaren personale te Rames). Nje individ ka plotesisht te drejte te rrudhe buzet kur fakte jo te hijshme nga jeta personale e nje politikani behen publike, sikurse ka plotesisht te drejte (morale e jo qytetare) qe ne baze te tyre te hedhe voten. S’i pelqejne burrat e divorcuar, le te mos votoje per ta! Por ne asnje menyre nuk i ka hije nje shqiptari si Berisha, e aq me teper nje kryeministri, te luaje lojen e avokatit te moralit kombetar. Qe Berisha nuk eshte vetem ne kete rol (shih binjaket polake) alarmon edhe me shume.

    Qe te jemi te qarte: ndryshimi midis meje dhe Politicus eshte se une nuk i shkruaj keto radhe per t’i dale ne mbrojtje Rames, nderkohe ti dukesh se ke dal t’i besh fllad padronit edhe diten pa diell. Arsyetimet qe ke sjelle deri tani shpresoj te jene te tuat, se Berishes vec i ke prish pune. Ti kujton ca gjera dhe qellimisht harron ca te tjera por eshte luks i kujteses selektive qe ti permend Tiger Woods e Berlusconin, por harron Elliot Spitzer. Dhe dicka tjeter: publikut amerikan as qe i ben pershtypje se nga c’krevat ne tjetrin hidhet nje plesht si Woods, po te mos ishte per mediat qe e perdorin per te hequr vemendjen nga ceshtje vertete tragjike per akrobacirat ne krevat, si AIDS.

    Qe te dalim direkt ne teme:

    Dikush tjeter e tha ketu, personazhet publike jane te detyruar te perballen me nivel me te larte “scrutiny” sepse gjate koheve te mira kjo u jep fame dhe pushtet, gje per te cilen ata punojne aq shume. Ne kohe te veshtira, pra jane te detyruar te gelltitin me shume se njerezit jo publike.

    Nese si figure publike Rames i kerkohet “scrutiny” absolute, atehere pse Berishes jo? Mos familja e ketij te fundit eshte me e shenjte se ajo e Rames qe eshte e ndare? E ndare nga divorci? Nga vdekja? Nga emigracioni? Mos ka ndermend t’i denoje kryeministri yne te gjitha familjet e ndara?

    E kuptoj qe opinionisti eshte i prirur te synoje pergjithesimin, por eshte e pamundur te godasesh ne shenje nese nuk njeh realitetin e perditshem dhe nuk ke kontakt me aktore dhe agjente te jetes politike, sado i pergatitur teorikisht.

    Ka nje fjale te urte dhe per kete: gur gur behet mozaik. Askush nuk mund te pretendoje se zoteron informacion e lidhje te kompletuar per te paraqitur realitetin ashtu sic eshte. Me afer realitetit eshte ai qe perdor burime te ndyshme, shpesh here kundershtuese, qe plotesojne, verifikojne dhe pergenjeshtrojne. Me kot na ben qejfin per pergatitjen teorike (dhe ti nuk qenke larg me Geertz) por mohon ate çka u mungon shume prej atyre qe jane ne brendesi te realitetit: aftesite analizuese.

    Sigurisht qe ne qe kemi punet tona ketej dhe i ndjekim ngjarjet ne mes te ndonje lunch break perftojme frymen qe duan mediat (cilatdo qofshin) e cila e perseris nuk eshte fryma qe perftohet ne Shqiperi.

    Mire. Atehere me shpjegon dot pse gjithe ky sulm po ndodh para ekranit nese fryma e pergjithshme dihet dhe as nuk eshte e nevojshme te perseritet? Me pare ti the se nje pjese e mire e popullates mendonte keshtu edhe para se Berisha te dilte ne Parlament. Nese kjo eshte e vertete, atehere pse u dashka te rrezikoje kaq shume Berisha, duke ndyre gojen dhe gjithe institucionet shteterore, per te thene ate qe te gjithe e dine dhe i dhane gjykim nepermjet votes? Po sikur ….kutite…populli…Rama? Fryma qe perftohet ne Shqiperi eshte e manipuluar dhe pike. Ne je i zoti ta kundershtosh kete, ke humbur kontakt me realitetin dhe kot vazhdojme.

    Kryeministri i nje vendi ka e drejte te formuloje akuza politike bazuar ne raportimet e medias ashtu si edhe ben edhe opozita……..A propos, Berisha mbreme te Fevzoja e mohoi qe ju pergjigj sulmeve ndaj familjes duke u justifikuar me nje pergjithesim se Rama nuk do familjen si institucion

    Bukur. Opozita ben akuza per Argiten dhe aferet ne biznes dhe nepotizmin Berishian, akuza te mbeshtetura ne investigimet e Mero Bazes, te cilin ti vete e quajte si nje nga shume pak gazetaret e mirinformuar ne Shqiperi. Çfare ben Berisha? I permend Rames Dashin, Delet e Djalin. Njera ane ka akuza politike legjitime, tjetra jo. Nese ka patur akuza te tjera per familjen e Berishes pervec se keto qe permenda me siper, une nuk i di. Po t’i kishte rene asaj daulleje opozita do te kishim marre vesh per to njesoj si per Ramen.

    Nuk jam e bindur deri ne fund se keto sulme jane te kalkuluara per te eliminuar Ramen njehere e mire nga arena politike. As me duken si pergjigje normale ndaj sulmeve qe ka bere Rama dhe te vetet kunder familjes se Berishes. Asgje autentike nuk ka ne keto kundersulme, te cilat nuk duket se vijne nga nje njeri qe po reagon ndaj fyerjeve qe i behen familjes se tij. Jane sulme te nje njeriu qe kerkon te shmange vemendjen nga aferat korruptive te familjes se vet, duke i lenduar oponentet e vet ne pika delikate.

    Se dyti, sjellja private e nje personazhi publik eshte “relevant” ne cdo demokraci si psh a kishte apo jo Obama miqesi me nje ish terrorist, shembuj te tjere ka plot.

    Per cilin ish-terrorist e ke fjalen? Dhe mos harro sa e rendesishme eshte ‘ish’ para fjales. Ta zeme se Obama eshte homoseksual dhe po paraqet nje ligj te ri qe lejon martesen mes homoseksualeve, atehere ndoshta kjo do te vlente si argument per te arsyetuar se ky person nuk eshte i paanshem ne rolin e tij si president. Po pastaj c’duhet te mendojme per Berishen qe sapo perkrahu nje ligj te tille me shume entuziazem. Mos duhet te fillojme te spekulojme dhe per sjelljen private te Kryeministrit apo per homoseksualitetin e Argites?

    menyra e berjes politike e Berishes eshte folklorike, dhe si e tille cdo njeriu qe vlereson qytetarine i tingellon e tmerrshme, nuk kam asnje kundershtim. Mos te harrojme qe ai nuk i flet Rames si person e as ty apo mua, por mbeshtetesve te tyre qe ate gjuhe e kuptojne me mire.

    Dmth, kryeministri yne nuk e vlereson qytetarine? Ate qytetari ne mbrojte te seciles po ngre gjithe kete stuhi ndaj qytetarit jo-ideal e me pak shqiptar Rama? Tani e kuptuam qarte me sa perbuzje e nenvleftesim u drejtohet Berisha mbeshtetesve perderisa u mohon kodin e qytetarise e u flet si te derra te eger. Mos valle e ben kete qellimisht, meqe sa me shume folklorike t’i mbaje, aq me pak keta do t’ia dallojne te metat? Me kete me siper me konfirmove dhe dicka tjeter: po te mos kishte qene Rama, do te ishte sajuar nje si Rama qe Berisha te kishte mundesine te edukonte popullin duke bere shembull si nuk duhet te jete “shqiptari.” E vute re sa here u fol per “burrin shqiptar” si arketip te idealizuar, qe ne te tjeret duhet te imitojme. Berisha sulmonte Ramen por ne te vertete po disiplinonte shqiptarin e ardhshem. Foli djalit te marre vesh nusja!

    Dhe nuk besoj se ne Shqiperi eshte me i rende se sa ne vende te tjera, vecse eshte per nje publik me pak te rafinuar nga ana e perdorimit te gjuhes dhe i pergjigjet mentalitetit shqiptar.

    Mentalitetin qe ushqen Berisha dhe qe ne fund voton per te? Ma kurse kete patronizing bullshit per mentalitetin e ulet te shqiptarit, i cili vetem sa ju heq ju barren te merrni pergjegjesi per gjepurat qe sajoni.

    Dua te te kujtoj se ende rreth 50 % e popullsise shqiptare jeton ne fshat, dhe nese politikani i flet nje mase duhet patjeter te marre parasysh se cfare gjuhe ben efekt tek subjektet.

    Sipas ketij pohimi: te siguroj qe mbi 50% e popullesise ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan, te dashuren, nenen, babain e femijet – keshtu duke filluar qe nga babai im e deri te i yti. Ndonje prej tyre, ne ndonje nate te vetme, mund te kete perkedhelur edhe lopen laramane… e ndonje tjeter mund ti kete bere shoqeri nuses te vetmuar qe ka burrin ne kurbet. Ne kete aspekt ai 50% ne realitet eshte me afer Edi Rames se Sali Berishes. Si do te munden keta te gjykojne Ramen per krime qe kane kryer vete? Si duhet te ndihen simpatizantet e divorcuar te Berishes, kur ky nuk le llaf pa thene per Ramen (dhe terthorazi per ata vete)? Nese Berisha i drejtohet vetem ketij 50% e jo vete Edi Rames, atehere le te hype ne nje altar dhe te predikoje qe aty per imoralin e divorcit, homoseksualitetit, ekzibicionizmit dhe lirise seksuale. Apo perdor Ramen si top lecke meqe nuk i bie kokes popullit imoral qe ne fund te fundit i jep voten dhe pikerisht se ky i yni, Berisha, eshte burre mbi burra dhe patjeter shembullor ne shqiptarine e tij.

    Po e mbyll me sloganin e viteve 1990: ‘E duam Shqiperine si gjithe Europa, jo si 50% qe voton per Sali Berishen.’

    1. Parrulla:”Qe te jemi te qarte: ndryshimi midis meje dhe Politicus eshte se une nuk i shkruaj keto radhe per t’i dale ne mbrojtje Rames, nderkohe ti dukesh se ke dal t’i besh fllad padronit edhe diten pa diell. Arsyetimet qe ke sjelle deri tani shpresoj te jene te tuat, se Berishes vec i ke prish pune. Ti kujton ca gjera dhe qellimisht harron ca te tjera por eshte luks i kujteses selektive qe ti permend Tiger Woods e Berlusconin, por harron Elliot Spitzer. Dhe dicka tjeter: publikut amerikan as qe i ben pershtypje se nga c’krevat ne tjetrin hidhet nje plesht si Woods, po te mos ishte per mediat qe e perdorin per te hequr vemendjen nga ceshtje vertete tragjike per akrobacirat ne krevat, si AIDS.”

      Padrone skam dhe skam patur ndonjehere, ti ndofta ngaterron lirine e debatit me guevarizmin qe fatkeqesisht duket se te karakterizon, sepse emerton cdokend qe nuk te vjen pas bishtit “armik dhe sherbetor te kapitalizmit”. Nese i kam prish pune Berishes, si qenkerkam sherbetor i tij? apo logjiken ta ka nxehur pritshmeria e revolucionit, qe ta ben gjakun te te vloje? Une skam pasione te tilla, por jam ithtar i lirise tende per t’i patur.
      Spitzer u hoq me ceremoni (lexo dha doreheqjen pasi i thane s’te mbeshtet njeri) pasi u zbulua skandali dhe une nuk shoh asnje paragon pozitiv per Ramen ketu. Pjesen e Woodsit dhe akrobacirave….. me mire te mos shprehem se per Xhaxhain dhe blogun qe moderon kam respekt. Por kur te duash jashte blogut mund te shkembejme eksperienca.

      Parrulla” …Me kot na ben qejfin per pergatitjen teorike (dhe ti nuk qenke larg me Geertz) por mohon ate çka u mungon shume prej atyre qe jane ne brendesi te realitetit: aftesite analizuese.”
      Aftesite analizuese te kujt? politikaneve shqiptare apo te miat? Per krahasimin midis aftesive tona analizuese flasin me qarte percartjet e cituara ketu. Per politikanet shqiptare, mos ua qaj hallin se ata ne jeten e tyre ndjehen te realizuar, dhe me rendesishem ata i votojne njerezit, mua dhe ty ende s’na kane votuar. Pra, ndersa ne llomotitim, ata votohen. Ki durim per popullin “injorant” te cilit si vjen pas shtati revolucionarizmi globalisto-mjedisor.
      Parrulla:”….Per cilin ish-terrorist e ke fjalen?….”

      Me sa duket une nga Shqiperia e paskerkam ndjekur fushaten amerikane me shume se sa ty. Smund te me fajesosh per injorancen tende ne kete subjekt. Ish terroristi i denuar komshi me Obamen, profesor tashme i nje universiteti ne Chicago (sinqerisht sme kujtohet emri dhe skam ndermend te bej punen tende e te kerkoj ne google) u be teme e nxehte ne fushate menjehere sapo ra ndricimi i “yllit” Sarah Palin. Per nja dy jave, Obama nuk u pergjigj dhe me pas “profesori” ish terrorist, i cili kish bombarduar ndertesa dhe kish vrare njerez per arsye ideologjike, u zhduk nga qarkullimi dhe foli vetem pas fushates. NUk them se ishte argument “fair”, por ama u be dhe diskutimi mbi te u pasqyrua gjeresisht ne media. Pra, sado keq te te vije ty apo turp te te vije per “poshtersite” e politikes shqiptare, paraleli eshte i qarte. Pastaj ka shume zgjidhje nese te vjen turp nga Shqiptaresia.

      Parrulla:”Tani e kuptuam qarte me sa perbuzje e nenvleftesim u drejtohet Berisha mbeshtetesve perderisa u mohon kodin e qytetarise e u flet si te derra te eger. Mos valle e ben kete qellimisht, meqe sa me shume folklorike t’i mbaje, aq me pak keta do t’ia dallojne te metat? Me kete me siper me konfirmove dhe dicka tjeter: po te mos kishte qene Rama, do te ishte sajuar nje si Rama qe Berisha te kishte mundesine te edukonte popullin duke bere shembull si nuk duhet te jete “shqiptari.” E vute re sa here u fol per “burrin shqiptar” si arketip te idealizuar, qe ne te tjeret duhet te imitojme. Berisha sulmonte Ramen por ne te vertete po disiplinonte shqiptarin e ardhshem. Foli djalit te marre vesh nusja!”

      Perseris keqardhjen time per moskuptimin nga ana jote. por une po rrekem serish, se ne te vertete nuk shkruaj eksluzivisht per ty.
      Berisha nuk ka vetem fjalime te ketij tipi, por ka fjalime te mrekullueshme te cilat ti mund edhe ti lexosh ne internet(kerkon ca kohe procesi i informimit). Po ashtu ehde Rama eshte fjalim-shkrues i papare, ne rrafsh vendi i krahasueshem me Obamen. Eshte me pak orator ne kuptimin e “speech delivery” sepse merr kot nganjehere, por ama shkruan shkelqyeshem. Por, ketu nuk behet fjale per fjalime apo vleresim te fenomenit qytetari (nese do kishte nje definicion te qarte te cilin ti dhe studiuesit e tjere funksionalisto marksiste prej te cileve frymezohesh). Ketu behet fjale per efikasitet politik. Nese i drejtohesh me nje mesazh fshataresise qe te ka votuar u duhet folur me gjuhen e tyre, ndryshe s’te kuptojne. Nese i flet intelektualeve po ashtu u duhet folur me gjuhen e tyre ndryshe s’te vleresojne. Vini re qe perkufizimi i XhaXhait per politikanet urrejtes te intelektualit esht i padrejte dhe tendencioz. Nuk eshte asfare e vertete qe intelektualet nuk vleresohen, por shpeshhere ata jane te paafte te transmetojne njohurite dhe kulturen e tyre te gjere ne rrafshin politik, perseri jo vetem ne Shqiperi po ne gjithe boten. Per shembull, filozofi i njohur italian Cacciari, pas disa vitesh kryebashkiak i Venezia-s me rezultate jo te dobeta, me ne fund u terhoq i zhgenjyer nga politika aktive sepse nuk kishte me hapesire. Beji nje analize politikaneve ne gjithe boten dhe veshtire do gjesh shume intelektuale si Kerry ne SHBA apo ndonje tjeter. SHumica kane aftesi per te qene te zgjedhur. Ne teorine politike ku une kam njohuri, ky eshte koncept baze, por e perseris une nuk mund te fajesohem per injorancen tende. Per tu kthyer te fjala ne parlament, lexoje edhe nje here dhe mundohu te gjesh te gjitha mesazhet, eshte loje e bukur, si puzzle. Nese nuk te nxehet logjika do shohesh se ka pasazhe edhe per shtresa te tjera pervec fshataresise.

      Parrulla:”Sipas ketij pohimi: te siguroj qe mbi 50% e popullesise ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan, te dashuren, nenen, babain e femijet – keshtu duke filluar qe nga babai im e deri te i yti. Ndonje prej tyre, ne ndonje nate te vetme, mund te kete perkedhelur edhe lopen laramane… e ndonje tjeter mund ti kete bere shoqeri nuses te vetmuar qe ka burrin ne kurbet. Ne kete aspekt ai 50% ne realitet eshte me afer Edi Rames se Sali Berishes. Si do te munden keta te gjykojne Ramen per krime qe kane kryer vete? Si duhet te ndihen simpatizantet e divorcuar te Berishes, kur ky nuk le llaf pa thene per Ramen (dhe terthorazi per ata vete)? Nese Berisha i drejtohet vetem ketij 50% e jo vete Edi Rames, atehere le te hype ne nje altar dhe te predikoje qe aty per imoralin e divorcit, homoseksualitetit, ekzibicionizmit dhe lirise seksuale. Apo perdor Ramen si top lecke meqe nuk i bie kokes popullit imoral qe ne fund te fundit i jep voten dhe pikerisht se ky i yni, Berisha, eshte burre mbi burra dhe patjeter shembullor ne shqiptarine e tij.
      Po e mbyll me sloganin e viteve 1990: ‘E duam Shqiperine si gjithe Europa, jo si 50% qe voton per Sali Berishen.’

      Logjika qe parashtron eshte jo vetem e cunget po jo korrekte. Nuk me kujtohet se si perkufizohet, por po te shpjegoj edhe nje here qe mesazhe te ndryshem i drejtohen audiencave te ndryshme. KOmunisteve te vjeter me kasketa te cilet jane shumica e atyre qe dalin ne shesh se ju kujtohen ditet e festave ne kohen e Enverit, u bn pershtypje nese “Lideri i tyre suprem”, Enveri i ri sic e perceptojne ata te dale cupllak ne mes te botes e te turperoje kauzen. Ti si liberale e re e shkolluar jashte, e ke represuar thelle ne memorie kete mentalitet, por po te pyesesh ne familje ta tregojne. Pjesa e mafies i drejtohej, …….mafies dmth Dashit, dhe te tjereve te cilet te siguroj jane menderosur nga kercenimi i Berishes. Mund te diskutojme per shtetin ligjor, a duhet perdorur si arme politike dhe une jam i pari qe te them ne teori jo. Por duke u perballur me djemte e shkolluar jashte te baballareve te vjeter (e perseris une kam patur nje respekt madheshtor per Kristaq Ramen dhe nuk kam nderruar ende mendim, edhe pse kam neveri ndaj te birit te tij te madh), eshte e pamundur te mos besh paralelin qe keta po sillen si eterit. Per shembull, Ditmir Sulejman Bushati ka punuar per shume kohe edhe si konsulent i BE-se per te bere raportet me OJQ-ne e tij, edhe ne ilegalitet si konsulent i Rames kunder Berishes. Raportet qe kane dale per Shqiperine, mbi te cilet ti bazohesh se zgjedh te mos kesh informacion tjeter, pasqyrojne kete realitet i cili mua me shqeteson, ndersa ty jo. Ilir Xhelil Gjoni ne kohen e te qenit minister i brendshem te te cilit (2001) edhe raportet e Ditmirit nuk e fshihnin dot tregtine me tonelata te droges, nga e cila ka perfituar paq edhe ish ministri, del e na flet per mafian sic fliste i jati per ndershmerine e femrave ne kohe te vet. ti e ke represuar edhe kete, po Xhelili sec kishte nje dobesi per grate dhe te fejuarat e te denuarve politike. A thua ta kete pervetesuar edhe i biri aftesine per te moralizuar duke qene i menderosur? Une them se ka vend per ti ditur keto gjera e per te gjykuar. Ti ke te drejte te mbulohesh me jorgan te kuq e te gjykosh “tmerret” e Berishes, por kjo ste ben me te mencur, perkundrazi. Kurse per sa i perket punes se 50% dhe votes, te rrefehem qe megjithese u mundova nuk arrita te kap se ku e ke fjalen. Duhet te jete patjeter faji im se ti e kishe shkruar aq qarte. Gjithsesi, mendoj se ne nj vend demokratik europian, ai qe siguron 50 % plus nje te votave (ne kete rast BErisha) ka te drejte te qeverise. Ne momentin qe atij i rezikohet pushteti i fituar me vote, me ane te protestave dhe revolucioneve qe aq te ngazellejne, une jam dakord qe ai te perdore cdo mjet ligjor dhe retorik per te mbrojtur pushtetin e tij sepse e ka fituar me vote. Pikerisht protestat dhe revolucionet, te cilat me kaq veshtiresi i nxjerrim dot nga memoria kolektive, shkaktojne rrenim te institucioneve te cilat garantojne zhvillim gradual drejt asaj etikes per te cilen je gati te ngrihesh ne revolucion te kuqerremte. Do te kisha (apo do te kem ) te njejtin mendim nese ne anen tjeter do ishte Berisha, dhe nese Berisha do kish bere perpjekje per manipulim te zgjedhjeve. Vendose mire ne vesh: nuk ka patur manipulime ne zgjedhje! Dhe per kete arsye, revolucioni i tentuar nga Rama eshte i turpshem, dhe ti qe nuk e mbron por e justifikon behesh pa dashje pjese me te. E di e di qe nuk e justifikon publikisht, e qe une po e shpik nje gje te tille, se jam ne sherbim te Berishes nga New Yorku etj. etj. Dakord, e kuptova. Por ajo qe thashe me siper qendron si drita e diellit.
      Ah se harrova, nese e do Shqiperine ne Europe, cfare i thua Ditmir Sulejman Bushatit qe i thote Zv Presidentit te KE Barrot, qe ne s’jemi gati per te hyre? A mos valle ky po kerkon fushe te lire nga detyrimet europiane per te realizuar (tashme me shkollim perendimor dhe me mjete mediatike) revolucionin qe i jati e la pergjysem? Po Rama qe thote s’na duhen nderkombetaret? Ne “injorantet” e Shqiperise per te cilen ti turperohesh themi ” bir selmani i nenes, ke te qaj me pare”.

  16. Politicus, ti e shfaq ashiqare fare perkatesine tende partiake, ne mos, tradheton vende vende edhe pozicionin tend ne hierarkine partiake. Sidomos kur thua:

    “Per tu kthyer te fjala ne parlament, lexoje edhe nje here dhe mundohu te gjesh te gjitha mesazhet, eshte loje e bukur, si puzzle. Nese nuk te nxehet logjika do shohesh se ka pasazhe edhe per shtresa te tjera pervec fshataresise.”

    Te tilla kenaqesi shprehen vetem ne lidhje me poezine, zakonisht nga poete, dhe ne anonimitet nga vete krijuesi i poezise. Por qe mos i fry shume dyshimit se kemi nje ghostwriter mes nesh, po e le me ate qe ti je njohes i mire i shkencave politike.

    Duke qene se e shfaq ashiqare perkatesine, diskutimi me ty ne terma neutrale, eshte i veshtire. Llogorja jote eshte e thelle. Nga nje krah hidhesh e qahesh per per neverine qe ndjen ndaj hipokrizise te femijeve te komunisteve dhe pasurimin e tyre nepermjet mafjes shteterore, nga ana tjeter kete neveri nuk e shfaq per sa i perket hipokrizise se Kryeministrit, pasurimin e familjes dhe ministrave te tij me ane te tregtise se armeve, naftes, droges, etj. Flet per njerin krah te kapur nga mafja, dhe tek krahu tjeter gjen poezi ne fjalet e vete Kumbarit. Flet per efektivitet fjalimesh, nga nje krah, dhe indinjohesh per moralin hipokrit nga krahu tjeter. Gjykimi jot eshte shume i verbuar qofte edhe per te kuptuar argumentat me te thjeshta qe po shtrohen ketu. Je duke perdorur dy standarde, nje per krahun tend, dhe nje per kundershtarin. Si njohes i mire i shkencave politike, besoj se duhet te jesh i ndegjegjshem per kete fakt, si dhe per faktin qe gjithe njohuria jote mbi shkencat politike nuk vlen asnje grosh derisa nuk je ne gjendje te aplikosh gjykimin kritik, por vetem efektivitetin folklorik, mbi praktikat politike. Po perpiqem te gjej qofte edhe nje fjali te formuar prej teje qe te kete nje permase kritike, por nuk mundem. Kudo vetem sa po perforcon idene se kjo eshte gjendja qe lufta per pushtet shfrytezon, duke justifikuar gjendjen me ane te luftes per pushtet, dhe duke na mbyllur gojen ne llafazaneve te palumtur perpara lumturise personale te politikaneve tane.

    p.s. Te lutem, mos e merr mundimin te vazhdosh komentimin me te njejten teze pabukse mbi efektivitetin subliminal te Berishes si politikan i suksesshem, se sinqerisht, boll po me vjen per te vjelle.

    1. Edhe ju perpara se te beni diskutime teorike neutrale, mundohuni njehere te vetme te krijoni nje fotografim te sakte te realitetit, se pastaj ndoshta edhe piketakimet ne diskutim mund te jene me te lehta.

      1. Theollogos, une jam ne pergjithesi dakord me fotografimin e realitetit qe politicus i ben te majtes. Por fatkeqesisht, politicus fotografon nga llogorja ne llogore, pa qene ne gjendje t’a ofroje nje foto te llogoreve ku ndodhet, keshtu qe nuk jam dakord me qellimet dhe gjykimin qe ky fotografim ofron. Shkurt me nje llaf, e ka kap qimen ne sy te tjetrit me detaj.

  17. Shkruan politicus:
    “Vendose mire ne vesh: nuk ka patur manipulime ne zgjedhje! Dhe per kete arsye, revolucioni i tentuar nga Rama eshte i turpshem,… ”

    Po shumë mirë atëhere! Kur qenka puna kështu, kur ju të gjithë, ashtu si Shefi i Madh, jeni të bindur që nuk ka pasur manipulime në zgjedhje, se e gjitha kjo nuk është veç një maskaradë e shëmtuar e Ramës për ti marrë karrigen me hile Shefit, atëhere, a nuk mendon ti, se mënyra më e mirë për ta zhburrëruar Ramën, për ta demaskuar, poshtëruar, për ta nxjerrë edhe një herë lakuriq, këtë herë para syve të gjithë shqiptarëve (edhe në sytë e atyre 50% që ti i mban për injorantë dhe kokëgdhë), pra a nuk do të ishte më mirë që ti hapnit ato kutitë që kërkon Edvini dhe ti tregonit atij dhe gjithë të tjerëve, që në ato kuti nuk ka asgjë për të fshehur?
    Aman, na e bëni këtë nder, që të shpëtojmë nga ky theatër i ndyrë!

  18. Mbi komentin tim “Per tu kthyer te fjala ne parlament, lexoje edhe nje here dhe mundohu te gjesh te gjitha mesazhet, eshte loje e bukur, si puzzle. Nese nuk te nxehet logjika do shohesh se ka pasazhe edhe per shtresa te tjera pervec fshataresise.”

    Lulian Kodra shkruan:

    “Te tilla kenaqesi shprehen vetem ne lidhje me poezine, zakonisht nga poete, dhe ne anonimitet nga vete krijuesi i poezise. Por qe mos i fry shume dyshimit se kemi nje ghostwriter mes nesh, po e le me ate qe ti je njohes i mire i shkencave politike.”

    Se nga e pikase ti kenaqesine time nuk u kuptua, po nejse. Ju intelektualet e vertete keni shume qejf te citoni parcialisht por gjithsesi po e perseris se ne te njejten menyre te mireformuar dhe me sinjale politike shkruan edhe Rama. Ai sellon mbi djalin dhe vajzen se e di ku i ka dobesite politike Berisha, ky i fundit sellon tek keto te tjerat sepse aty i ka dobesite ky tjetri. Ne kete blog, shpeshhere kerkohet te gjykohet mbi parime te thella ( te cilat une si sherbetor nuk mund ti di e as ti kuptoj) te cilat sigurisht qe nuk ka pse te bazohen mbi ate qe eshte reale. Edhe ndonje gje reale qe mund t;i duhet argumentit vjen nga media, se ato teorikisht kane rolin e informuesit pa patur parasysh (ose duke cunguar dukshem) realitete te pashkruara dhe duke i konsideruar ato si te dyshimta vetem per shkak te kesaj mungese te raportimit te tyre. Une mendova se kontribuoj duke ju informuar, shoh se gabohesha. Ne fakt, ti kerkon te egzekutoh masturbime trunore duke injoruar pjese te medha empirike te realitetit. Pune e jotja.

    Thua:

    Duke qene se e shfaq ashiqare perkatesine, diskutimi me ty ne terma neutrale, eshte i veshtire. Llogorja jote eshte e thelle. Nga nje krah hidhesh e qahesh per per neverine qe ndjen ndaj hipokrizise te femijeve te komunisteve dhe pasurimin e tyre nepermjet mafjes shteterore, nga ana tjeter kete neveri nuk e shfaq per sa i perket hipokrizise se Kryeministrit, pasurimin e familjes dhe ministrave te tij me ane te tregtise se armeve, naftes, droges, etj. Flet per njerin krah te kapur nga mafja, dhe tek krahu tjeter gjen poezi ne fjalet e vete Kumbarit.”

    Ku e gjete ti perkatesine time o zoteri. Harron qe ka mundesi te qendroje teza se ti je mesuar me levrime te llojit qe theksova me siper, duke u ndjere shume “intelektual” e shume i lecitur, por etiketon cdo perpjekje per te kundershtuar argumentin tend si jo te denje. Sipas meje, je ti ai qe je rreshtuar edhe pse nuk e shpreh sepse nuk do te etiketohesh, nderkohe qe etiketon pa frike sepse ta lejon “asnjanesia” jote sterile. nderkohe qe vetem po ben nje verre ne uje sepse nuk ke cikatur fillimin e realitetit. Pra aftesine analitike qe kerkon prej meje, ty as nuk te hyn ne pune sepse ti nuk deshiron te dish as se si eshte gjendja sot. Me pak fjale, nuk kam ndermend te “mbrohem” per ate qe shpreh se ende nuk ka triumfuar neo revolucioni guevarist. Nese s’te pelqen, tough luck.

    LK:

    Flet per efektivitet fjalimesh, nga nje krah, dhe indinjohesh per moralin hipokrit nga krahu tjeter. Gjykimi jot eshte shume i verbuar qofte edhe per te kuptuar argumentat me te thjeshta qe po shtrohen ketu.

    E megjithate, ti merresh me nje te “gjore”. Te falenderoj per kete pasazh sepse kompliment me te mire nuk prisja. Vertet e ka lexuar edhe Ai, e kupton vete ti se kush, dhe me tha bravo kishe krijuar peshtjellim tek “ata”.

    LK:

    “Je duke perdorur dy standarde, nje per krahun tend, dhe nje per kundershtarin. Si njohes i mire i shkencave politike, besoj se duhet te jesh i ndegjegjshem per kete fakt, si dhe per faktin qe gjithe njohuria jote mbi shkencat politike nuk vlen asnje grosh derisa nuk je ne gjendje te aplikosh gjykimin kritik, por vetem efektivitetin folklorik, mbi praktikat politike. Po perpiqem te gjej qofte edhe nje fjali te formuar prej teje qe te kete nje permase kritike, por nuk mundem. Kudo vetem sa po perforcon idene se kjo eshte gjendja qe lufta per pushtet shfrytezon, duke justifikuar gjendjen me ane te luftes per pushtet, dhe duke na mbyllur gojen ne llafazaneve te palumtur perpara lumturise personale te politikaneve tane.”

    Duke rrezikuar te perseris vetveten, je ti apo alter egot e tjera qe perdorni dy standarde. Ti kerkon gjykim kritik mbi “paudhesite qeveritare” qe ke lexuar ne shtyp, sigurisht te paprovuara nga nje gjykate, ose te hedhura poshte nga gjykatat. Nderkohe, kur flitet per zgjedhje te certifikuara nga gjykata, dhe nga nderkombetare te cilet vezhguan, ti thua te hapen kutite se ligjit dhe gjykates si besoj une. Ky eshte thjesht patologji per ligjin qe besoj se vjen nga marksizmi i fshehur thelle ne subkoshience. Si te duket kjo si teze kritike?

    Se dyti, ai qe diskuton nuk kerkon te mbylle goje, por dhe ketu tradhton mendesi ndryshe nga ato teorizimet qe shkruan. Une edhe nese perfaqesoj nje ane te argumentit, gje e cila nuk eshte krim ne asnje vend demokratik, kerkoj te fus ne debat elemente te cilat me duken se nuk jane. Edhe pse ti zgjedh te merresh me personin tim (ce keni kete kushtezim nga posti o njerez), nuk do te thote qe argumentat qe une sjell jane pa vlere. Perndryshe, zhvleresoi me argument jo me pallavra. sa per pergatitjen teorike, jam i bindur se ti qe diskuton je shume me i pergatitur se sa une. Por,ja qe une kam ndoca eksperience politike fituese me shume se sa ti, dhe fituesin, edhe me injorantin je i detyruar ta degjosh e ta kesh ne tryeze. Kete e kam mesuar ne politics 101, po une deri aty kam shkuar. Ah me fal se per pak te genjeva, oren e dyte te mesimit na thane edhe nje gje tjeter, sec kishte nje emer te veshtire. Na thane se teorite politike ndertohen mbi bazen e studimit te realiteteve dhe ne baze te ketyre te fundit dalin ne pergjithesime zakonisht jo ne pjesen e poshtme te shkalles logjike te Sartorit ( sepse kjo kerkon nivel abstragimi shume te vogel dhe qartesi idesh te cilat jane shume te veshtira per tu arritur ne shkencat shoqerore) po diku nga mesi ( anglisht middle range theories). Por sic e thashe une jam gjindje prej Shqypnie dhe sdi ca te bej me keto koncepte te veshtira. Dies Irae ti shpjegon me gjuhen tende.

    Lulian Kodra:

    “Te lutem, mos e merr mundimin te vazhdosh komentimin me te njejten teze pabukse mbi efektivitetin subliminal te Berishes si politikan i suksesshem, se sinqerisht, boll po me vjen per te vjelle.”

    Dhe ne fund per problemet me stomakun, une jam ne SHBA, ne New York aty diku. Ne se te duhet ketu ka shume kompani farmaceutike dhe ne sherbetoret e Saliut (te korruptuar sigurisht) kemi lidhje me Pfizer, e kupton vete ti. Pra nese te duhet ndonje Maalox(e kemi vu vete ket emer per nder te Liderit) apo Preparation H ( mos me pyet se per cfare te bejne derman, ilace mo) flas une me ata dhe ti dergojne. Sinqerisht, pa merak, e ke te kryme zogu!

    1. Ky debat ka ecur mirë deri tani; më duket se edhe ndonjë notë personalizuese mbështetet në çfarë kanë thënë vetë komentuesit për veten, ose nga mënyra si janë prezantuar. Le ta mbajmë kështu, ju lutem – nuk më duket se kemi vërtet arsye për t’u acaruar.

      Politicus, nëse me alter ego ke parasysh lojëra me pseudonimet, të siguroj se të gjithë pjesëmarrësit në debat janë gjenuinë.

      1. Xhaxha, te siguroj se “pabuks analitik” dhe “sherbetor lehes i padronit” nuk i marr si nota personalizuese por si te dhena faktike te mbeshtetura ne menyren se si jam prezantuar. idem, faktin qe bashkebiseduesit e mi duket sikur e dine kush jam ndersa mua nuk me intereson asfare te di si quhen apo c’emer kane brenda kontekstit te blogut , e quaj si pjese normale e dialogut. Falemnderit per sqarimin, ishte i nevojshem. Te perseris vleresimin tim personal dhe per blogun perndryshe nuk do humbja kohe. Po ta shkruaj publikisht qe te degjoje e gjithe hapesira. Une do te vazhdoj te leh, se ashtu si nuk kerkoj te mbyll gojen e ndokujt nuk trembem nga etiketimet. shpresoj te vazhdoj te gjej mirekuptimin e moderuesve.

        Miqesisht

      2. Alter Ego? Ndoshta eshte fjala per uniformitetin ne mendime dhe qe ketu eshte bere si parada e 1 majit. Ngjan si Kuzhina e Politikes se Re edhe pse me duhet ta pranoj kjo etikete ne qafen e PS nuk eshte gjenuine.

    2. Degjo tashti me vemendje ate qe nuk te le llogorja te pranosh. Gjykatat ne Shqiperi, jane te mira kur do Kumbari, dhe te keqija kur do Kumbari. Kur bertisnin ata dy anetaret e KQZse qe mos mbylleshin kutite, dy, sic e parashikon dhe ligji, kutite u mbyllen gjithsesi. Neoguevarizmi me kete akt, ka ndodhur. Ti mohoje, po deshe, por je duke afirmuar shkeljen e ligjit. Tashti, mua nuk me intereson se kush i mbylli, Berisha, apo Rama. Perpara realiteteve empirike, mua me interesojne rregullat e lojes. Dhe keto, ne teresi. Gjykata eshte e mire kur do Kumbari dhe Konsiglieri Mediu paraqitet si deshmimtar, dhe eshte punisto-mafjoze e shantazhuar me projektligje politike si i lustracionit kur do Kumbari. Shkurt, gjykata ne Shqiperi eshte kryeministri, dhe po kryeministri do jete kur te vije ai palloshi. Por ti qe e njeh realitetin, edhe bar do hash, por realitetin e llogoreve nuk do e leshosh. Small leap, po deshe leri dhe cizmet dhe kembet ne lluce me gjithe logjiken sartoriale.

      1. Po nuk eshte e vertete kjo qe po thoni z. Lulian Kodra. Po te ishte keshtu si thoni ju, nuk do te ulerinte Sali Sekretari nja 5 vjet kunder Prokurorise dhe Gjykates.
        Per sa i perket punes se KQZ se eshte permendur ketu nja 20 here; vertet u kerkua rinumerimi nga dy anetare dhe me Kod Zgjedhor ai eshte i detyrueshem, por duhet te mos harrojme se kete kerkese e hodhi poshte Gjykata e Apelit ne trupen e Kolegjit Zgjedhor, anetaresia e te cilit ishte miratuar nga te dy palet. Dhe ketu te sugjeroj te ndalosh per te medituar pak se cfare kriteresh mund te prodhoje kimia e paranojes se ketij tjetrit.
        Por a i jep te drejte ky arsyetim dhe keto fakte vendimit te Apelit ? Jo, sidomos po ta shohesh me syzet e kultures perendimore, ndjekja e se ciles eshte bere Keshille mbi Keshillat. Sepse drejtesia e tij eshte e diskutueshme.
        Ajo qe na cudit te gjitheve eshte fakti se perse PS nuk ankimoi ne Gjykaten Kushtetuese ku coi meqe e permende edhe ligjin e lustracionit. Kjo gjykate i ka rrezuar Kumbarit (mire ke bere qe perdor kete term, se Padrino eshte Nano) 7 nisma ligjvenese mjaft problematike dhe ka sherbyer me kete rast mire ne logjiken teorike te sistemit : check and balance (kerkoj falje per ndonje gabim ne shkrim).

        Keshtu permbyllej hallka juridike dhe mandej kredoja e PS per te protestuar legjitmohej me shume. Se cfare fshihet kete nuk e dime. Me mire te mos spekullojme se do meendojne se po fantazojme teori konspiracioni. Dhe per kete kane te drejte per shkak se mendja bredh shpesh ne retrospektiven e kujtimeve.
        Korrupsioni krijon KLISHETE e veta dhe jane keto te fundit qe i sugjerojne njeriut reagime refleksive. “Prapavija” eshte logjika qenesore e vezhgimit te veprimit politik dhe ndoshta kjo demaskon dorezimin e thuasje te gjitheve ne ne Shqiperi ndaj kesaj loje te mbyllur. Nga ana tjeter, kush mund te besoje sot se paska kaq njerez te DLIRE sa te thone dicka vetem ne rrafsh teorik pa u prekur sadopak emocionalisht. Do na bente te ndjeheshim fajtore sa te dilnim nga shtepia. Kjo miresi nuk gjendet ne Shqiperi, ndoshta ne Perendim po mbijeton e izoluar edhe pse ne perpjekje per Komunikim.

        Ja p.sh edhe nje filozof (per mendimin tim profesor filozofie) si Fuga nuk i shpetoi, lere me ai analisti i permendur nga z. Autor, qe sinqerisht nuk e marr vesh se kush eshte qe nuk vlen per t ‘u permendur.

        1. I referohesha një artikulli të Edlira Gjonit (“Fajin e ka Edvin Berisha”), të cilin kisha ndërmend ta analizoja më vete, prandaj nuk e përmenda kalimthi.

      2. IK’Kur bertisnin ata dy anetaret e KQZse qe mos mbylleshin kutite, dy, sic e parashikon dhe ligji, kutite u mbyllen gjithsesi. Neoguevarizmi me kete akt, ka ndodhur. Ti mohoje, po deshe, por je duke afirmuar shkeljen e ligjit.”

        Po te thashe mor i uruar, qe pa informacion te plote futesh ne qorrsokak. ata dy anetaret e KQZ-se votuan per CERTIFIKIMIN E REZULTATIT. Duke e lene menjane modestine sarkastike sepse i premtova Xh2-shit, te siguroj se te gjitha ligjet e republikes se Shqiperise jane respektuar, kete ta thote edhe Rama vete! pervec ketyre zgjedhjet i certifikuan me poshte komisioneret e PS-se, te cilet edhe nese jane te gjithe te blere nga Berisha, jane garantore e ligjshmerise se zgjedhjeve. dhe pastaj me lart jane nderkombetaret, per te cilet vlen e njejta gje. Dmth, qe ta them me fjale te thjeshta e ta kuptosh, per sa kohe qe ti vendos komisionere njerez te pabesueshem, per sa kohe akuzat qe ti ben per blerjen e komisionereve te tu (!!!) nuk ti provon gjykata, edhe pse kete gjykate ti e quan te korruptuar (kete here se po te denoje Mediun behet garante e demokracise pastaj) LIGJI eshte respektuar dhe nuk te lejon te besh akrobacira nga ato te Tiger Woodsit. Pra vetem kur te pranosh se Rama po ben akrobacira per interesa thjesht personale mund te fillojme te diskutojme mbi zgjidhjet.(te cilat ver re, mund te jene perseri ne favor te tij sepse ndofta atij vendi i duhet nje megalloman i madh ne opozite)
        Pertej ketij fakti, une kam shkruar edhe me pare ketu, qe perderisa Rama dhe te tijte thone dhe citoj “nuk duam ndryshim rezultati po hapje te kutive per efekt te ligjshmerise se zgjedhjeve dhe per te denuar fajtoret nese ka”, do te thote qe efekti ligjor i kerkuar prej tyre nga hapja e kutive eshte zero, nul, nada. Qeveria do vazhdoje punen sepse i ka votat dhe asgje nuk do ndryshoje ligjerisht.Pra, me fjale femijesh ( me ndje po keshtu e kemi ne prindet) kjo puna e kutive eshte kaprico. Dhe pastaj, ta zeme se u hapen kutite dhe Rama nuk u justifikon dot te veteve humbjen ( meqe ra fjala Islami kish dale sot me shpate kunder kryetarit te vet), dhe ndjehet kesisoj ne rrezik, cfare e pengon te thote tani qe u hapen kutite duhen futur ne burg edhe te gjithe komisioneret dhe nenat e tyre dhe grate qe ju cuan buken. Do thuash ti e pengon ligji. Po ne sapo e shkelem ligjin per kutite, do te te thote Rama, pse jo edhe per kete? E kupton logjiken, eshte teresisht jashte llogores sepse sic te sqarova une jam ne NY e jo ne vije te “luftes”. Me gjej ti nje zgjidhje brenda ligjshmerise dhe une te kerkoj ndjese publikisht.

        se dyti, flet per Padrinon dhe familjen e tij. a prescindere nga vertetesia e ketij pohimi a nuk te ben kjo ty dallimisht te llogorosur ne ane te disa pretendimeve te cilat teorikisht nuk jane aspak te provuara por vetem insinuata gazetash? Nese po, a kam te drejte une pastaj te gjykoj mbi asnjanesine e gjykimeve te tua, dhe mos o zot te kerkoj motivacionet? Kete beri Berisha me fjalimin ne parlament, u tha shqiptareve ky ka motive te tjera, sepse vjen nga kjo familje (kjo eshte per te vetet), dhe ka patur kete lloj sjelljeje (aty kishte mesazhe per te tere). e cka jo etike ketu? Cfare ndryshon nga Rama qe i akuzon femijet tjetrit kur teorikisht ata jane ne pune te vet? Edhe nje here qe ta kuptosh, une nuk e faktoj dot qe femijte e Berishes nuk i kane bere ato per te cilat akuzohen, por as ti nuk fakton dot qe i kane bere. Atehere cdo detaj mbi akuzuesin merr rendesi te vecante sepse eshte e vetmja menyre per te ndare shapin nga sheqeri. Ti vete perdor te njejten teknike berishiane kunder Berishes duke i vendosur epitete, pra ne fund ai te paska ndikuar me shume ty se sa mua.

        Birren e pijme kur te duash, po kam frike se do te te bind dhe pastaj ku do vemi.

  19. Pa acarim fare, nuk besoj se kam nevoje per ndonje intelektualizem te pashoq qe te mendoj se kur tjetri thote “loje e bukur, si puzzle” gjen tek loja dhe deshifrimi i mesazheve nje kenaqesi. Se si tha Armstrongu, a small leap. Sikur gjithe Ivory League t’a kesh marre mbare me shkenca politike, kot e ke, a small leap mjafton per te dale nga llogoret. Kjo sigurisht nese ke ndermend te dalesh nga llogoret.

    Dhe JO, argumenti jot nga llogoret ne mbrojtje te drames te shtepiakes se deshperuar nga Parlamnenti nderkohe qe opozita u dashka te paraqitet ne gjykate me akuzat per qeverine, nuk eshte i vlefshem, dhe nuk kam pse t’a konsideroj te vlefshem vetem pse palet dhe llogoret ekzistojne – logic 101 (po te lutem, te lutem, te lutem tashti, se po na ballsamos fare – Lenini – me gjithe kete high range formalism ne shkenca politike) duhet te jete me detyrim shpresoj, sidomos per ata qe perdorin thonjeza kur thone fjalen intelektual,

    Pa acarim fare. Thjesht me vjen pak per te qeshur per insinuaten e marksizmit tim te rrasur thelle ne subkoshience. Jo per gje, por eshte aq ashiqare i hapur marksizmi im, sa dhe perkatesia jote partiake. Ndonje dite, meqe gjendesh edhe ne NY, po me bleve nje kafe, apo nje birre, se eshte kapitalizem hesapi, t’a artikuloj shkoqur marksizmin tim, dhe sidomos statusin e nderuar te mediave te llogorizuara shqiptare ne lemin e “studimeve empirike.” Jo me fal, se ketu me vjen jo pak, por shume per te qeshur. E shef qe ma ktheve humorin.

    1. meqe tu kthye dhe humori, vetem per nje sqarim: loje e bukur, si puzzle, mund te interpretohet shqeto, ose yyyy mami sa e bukur kjo loja puzzle qe ka bere ky xhaxhi (kenaqesi apo vetekenaqesi), ose “ver trurin ne pune e analizo fjalimin, eshte i thjeshte si puzzle dhe mund edhe ta kuptosh!”-kjo e fundit thene me sarkazem. Me llafe te tjera, Berisha flet per nje audience te caktuar, akuzon njerez me emer dhe mbiemer historite e te cileve kane apo jo ndikim mbi audiencen, dhe i vendos ne nje kontekst te kuptuar shume mire prej atyre qe e degjojne. ti qe ketej edhe mund te lemeritesh, po kjo atij i intereson pak. Ne mund te diskutojme nga te dy krahet e argumentit nese kjo eshte etike apo jo. TI thua jo sepse Berisha eshte Padrino, une them po sepse “sipas vendit edhe kuvendi”. Efikasiteti i jep te drejte atij, DI ta shpjegoi qe synimi nuk jane me militantet por shtresa e mesme e cila lekundet sipas interesave te saja. kete here Berisha e fitoi (me me shume zor se sa prisja une) kete beteje. Tani e ka ashpersuar gjuhen, pra i bie qe te kete vendosur jo me te ngreje profilin e tij politik po te shkaterroje ate te kundershtarit. Kjo eshte dicka qe ndodh rendom ne cdo sistem demokratik, dhe meqe qenke ne SHBA, duhet ta kesh pare shpeshhere, eshte teknika Rove.
      Edhe per statusin e mediave ke keqkuptuar sarkazmen per forme deftore. Nuk kam asnje iluzion per to, perkundrazi. Por kur informohesh vetem prej tyre (sic eshte rasti i shume prej nesh ketu), ke disa dizavantazhe te cilat te lejojne te shkosh ne qorrsokak empirik. Nuk do ta vazhdoj me tej sepse e kam thene e sterthene mendimin tim, pranoj qe ka edhe mendime te tjera te cilat nuk perputhen me timin.

      1. “Berisha flet per nje audience te caktuar, akuzon njerez me emer dhe mbiemer historite e te cileve kane apo jo ndikim mbi audiencen, dhe i vendos ne nje kontekst te kuptuar shume mire prej atyre qe e degjojne. ti qe ketej edhe mund te lemeritesh, po kjo atij i intereson pak. Ne mund te diskutojme nga te dy krahet e argumentit nese kjo eshte etike apo jo. TI thua jo sepse Berisha eshte Padrino, une them po sepse “sipas vendit edhe kuvendi”. Efikasiteti i jep te drejte atij,”

        Une them jo, jo sepse Berisha eshte Kumbari, por sepse Berisha eshte kryeministri, dhe sepse “sipas vendit dhe kuvendi.” Sipas vendit dhe kuvendi thua edhe ti, por une nuk e di se per cfare vendi flet ti, por une po flas per vendin qe eshte kuvendi. Keshtu qe kur themi sipas kuvendit dhe kuvendi, nuk ka shume shteg per mesazhe efikase, ndaj te veteve, ndaj kundershtarit, dhe ndaj publikut njekohesisht, nuk ka shume shteg per hapje arbitrare te kufijve mes privates dhe publikes ne nje ane dhe mbyllje po kaq arbitrare te ketij kufiri nga ana tjeter. Vetem pas ketij kuvendi qe nuk behet sipas kuvendit, ai eshte Kumbari. Por edhe s’ka faj. Perderisa eshte ne parlament vetem me te vetet, domosdo do e kthej parlamentin ne seli te partise. Familja Berisha kishte mundesi, qe te ballafaqohej dhe te dilte faqebardhe me drejtesine, ne dac ne lidhje me te birin, por zgjodhi gjuhen e korrupsionit per prokurorine, dhe ne dac ne lidhje me te bijen, por zgjodhi Fevziun si salle gjyqi per Fazllic, duke anashkaluar urdherat e gjykates e duke i siguruar eskorte shteterore. Ndersa ti me tregon gjykatat dhe faktin qe nuk duhet t’i besojme medias, duke harruar qe Berisha eshte “efektiv” edhe ne dobesimin e gjykatave dhe ne mungesen e kredibilitetit te mediave. Apo meqe eshte efektiv edhe ketu, prape e kam gabim une, a thua se ke ngelur ne logjike sartoriale dhe mjaftohesh me efektivitetin, full stop. Mos me ben Ramist mua kjo logjike? Jo. Sepse edhe Rama nuk ka shume shteg pertej kuvendit. Nuk mund t’a bej kuvendin sipas vendit sepse si i pare i PS-se, vendi eshte kuvendi edhe per te. Une e kam thene kete. Te kam dhene te drejte qe te dhenat qe jep mbi te majten, mund te jene te sakta dhe paskam habitur edhe mikun tend DI se si paskam bere shkeptuje prej Rames e kam pohuar qe eshte i kapur nga mafja. Po pse e ben arsyetimin pergjysem, nuk e mor vesh, a thu se je dhe vete gazete.

        E megjithe kete, transparenca e votes eshte kerkese e drejte. Nuk ka ligj qe te mund te ndaloje kete kerkese. Nuk ka gjykate qe te mund te vendose per mostransparence te vullnetit popullor, pasi perndryshe shteti si qellim ka deshtuar. Ti e merr vesh qe kjo eshte e pakomprometueshme deri ne voten e fundit, deri ne dhemballen e fundit te plakes se fundit me nje dhemballe qe ka hedhur voten? Ketu eshte ligji, rruga e vetme, dhe nese nuk zbatohet, atehere te gjitha rruget jashte ligjore jane te justifikuara. Une e di qe politika levron ne nje hapesire te vaget mes shtetit dhe anarkise, por jo kaq shtet anarkik t’a haje dreqi. Do thuash ti si dola une ne kete konkluzion kaq “intelektual.” Po ja, nga te dhenat qe ofrove ti, sepse po qe s’e te dhenat qe marr une prej mediave jane te verteta, eshte shtet anarkik, e po qe se keto te dhena nuk jane te verteta, prape eshte shtet anarkik.

        Tashti qe ketu, po pati mundesi, a small leap, jo drejt efikasitetit te shtetit anarkik dhe kllounerise parlamentare, se e dime qe jane efikase, edhe shteti anarkik edhe kllouneria, fundja edhe lufta efikase eshte, por drejt politikes se transparences te nevojave dhe vullnetit te popullit, se ndoshta ben vaki eshte edhe me efikase. A small leap, te lutem.

        “Birren e pijme kur te duash, po kam frike se do te te bind dhe pastaj ku do vemi.”

        Po ja do pime edhe nje bire tjeter e do bejme shere.

  20. LK

    “Familja Berisha kishte mundesi, qe te ballafaqohej dhe te dilte faqebardhe me drejtesine, ne dac ne lidhje me te birin, por zgjodhi gjuhen e korrupsionit per prokurorine, dhe ne dac ne lidhje me te bijen, por zgjodhi Fevziun si salle gjyqi per Fazllic, duke anashkaluar urdherat e gjykates e duke i siguruar eskorte shteterore. Ndersa ti me tregon gjykatat dhe faktin qe nuk duhet t’i besojme medias, duke harruar qe Berisha eshte “efektiv” edhe ne dobesimin e gjykatave dhe ne mungesen e kredibilitetit te mediave. Apo meqe eshte efektiv edhe ketu, prape e kam gabim une, a thua se ke ngelur ne logjike sartoriale dhe mjaftohesh me efektivitetin, full stop.”

    Atehere, qe te fillojme nga A-ja. Shkelzen Berisha eshte qytetar i thjeshte, edhe pse eshte i biri i kryeministrit. Pyetje: a duhet ti nenshtrohet ai ligjit apo duhet te denohet sepse keshtu thote XY ne gazeten e tij. Duhet prokuroria te hetoje per te dhe te ngreje akuze apo duhet ta rrasim ne burg se “aty ku ka tym ka zjarr?” Nese je me mua qe ai duhet te hetohet dhe te gjykohet si ti edhe une, atehere i biri i kryeministrit nuk ka padi te ngritur ndaj tij nga asnje gjykate, ergo eshte i pafajshem. POlitikisht ti mund te sulmosh kryeministrin duke i thene qe yt bir eshte i perzier (nje fjale qe le shteg per dalje nga situata) por nuk mund ta akuzosh se ju shmang gjykates dhe ne te njejten fryme te thuash qe i jati e kontrollon gjyqesorin. Une mund te jem dakord qe gjyqesori tek ne ka probleme madhore ( edhe pse nuk besoj se rasti me flagrant eshte ai i te birit te kryeministrit). qe te te bind mjafton te shohehs proceset e kapove te bandave me te medha te mafies te cilet shtyjne pa fund gjyqet derisa dalin me masa te pranueshme denimi per ta. une besoj se problemi eshte qe gjyqesori perdorohet si arme politike por jo nga egzekutivi i cili ka hapesire vetem per presion ndaj tij por nga aktore te ndryshem qe perfshin opoziten, presidentin, nderkombetaret (edhe ata njerez me interesa jane) te cilet e kontrollojne drejtperdrejt. Titullaret e ketyre institucioneve e shohin veten politikisht, dhe po politikisht mundohen te perfitojne. Per shembull, askush se ka vene ne dyshim aftesine profesionale te Dhori Sollakut, por ish kryeprokurori kishte bere nje marreveshje me ca pale dhe vazhdoi deri ne fund lojen. Nuk ju ofrua nje marreveshje me e mire nga pala tjeter, e kerkoi deri ne fund por nuk e mori dhe prandaj iku. Sigurisht qe u ankua se e hoqen politikisht, por kur sillesh politikisht do ikesh politikisht.
    Qe ti kthehem argumentit qendror, gjykatat nuk i ka dobesuar Berisha sepse cdo gjykates ka instrumenta per ti bere balle presionit. Por ky gjykates ka marre rryshfet atehere preferon “ta kete mire me hyqymetin” se si dihet.

    “….Mos me ben Ramist mua kjo logjike? Jo. Sepse edhe Rama nuk ka shume shteg pertej kuvendit. Nuk mund t’a bej kuvendin sipas vendit sepse si i pare i PS-se, vendi eshte kuvendi edhe per te.”

    Aaaa, po Rama nuk eshte ne Kuvend. Dhe nuk hyri pikerisht qe ne nje dite si kjo te kishte mundesi te bente kete loje. Ai ka frike nga kuvendi se aty jane blushet me shoke te cilet po presin me durim te perfundoje farsa per ti vene nje sterkembesh tjeter. por edhe qe te jesh Ramist nuk eshte fundi i botes, mos u komplekso.

    “Ti e merr vesh qe kjo eshte e pakomprometueshme deri ne voten e fundit, deri ne dhemballen e fundit te plakes se fundit me nje dhemballe qe ka hedhur voten? Ketu eshte ligji, rruga e vetme, dhe nese nuk zbatohet, atehere te gjitha rruget jashte ligjore jane te justifikuara.”

    Vazhdon te besh sikur nuk kupton. Ligji i bere me kompromis dhe i shkruar nga specialistet e Rames, i ka parashikuar plakat pa dhembe. Ka thene ligji qe ” rinumerimi behet vetem kur ka kontestim”. Nuk pati kontestim, se Rama i udhezoi komisioneret e vet te firmosnin. Pra me ligjin e Rames, kutite u numeruan. Tani duhen sipas tij rinumeruar, e per me teper pa ligj. Kjo eshte anarkia, dhe jo ajo qe thua ti. rruge jashteligjore te justifikuara? Dmth Gori qe fitoi me vota po humbi me gjykate duhet te bente namin? Eh miku im ky eshte guevarizmi, asgje me shume. Ka shtet, ka ligj, ka rregulla (per sa kohe ato jane bere me kompromis dhe ne kete rast jane bere). Nese ste pelqen rezultati, sic thua ti hajde te pijme nga nje birre tjeter, jo te djegim lokalin se i kishte zaret me hile.

    “Tashti qe ketu, po pati mundesi, a small leap, jo drejt efikasitetit te shtetit anarkik dhe kllounerise parlamentare, se e dime qe jane efikase, edhe shteti anarkik edhe kllouneria, fundja edhe lufta efikase eshte, por drejt politikes se transparences te nevojave dhe vullnetit te popullit, se ndoshta ben vaki eshte edhe me efikase. A small leap, te lutem.”

    Nuk ka shtet anarkik, shume shume egziston shtet kaotik, por konceptualisht (prape Sartori) anarki dhe shtet jane te kunderta nese si shtet marrim egzistencen e rregullave te caktuara te pranuara nga shumica e njerezve.
    Per nevojat e popullit ka zgjedhje kombetare, lokale, ne shkalle lagje (kryeplaku zgjidhet) etj. Ne se pushteti apo sistemi politik me mire nuk i ploteson keto nevoja dhe fajesohet nga popullata, ka protesta te cilat shprehin pakenaqesi dhe kerkesa. Ne dac me e dite, kete po pret Rama, ikjen e dritave apo ndonje eveniment qe shkakton pakenaqesi qe te mbushe sheshet po kam frike se ka llogaritur gabim. Per vullnetin vlen e njejta gje. Ka mekanizma.

    Kurse per transparencen, me dole ne shteg. Ne se popullit i duhet transparence, kete transparence sipas teje e kerkon opozita apo jo? Bukur, opozita le te beje transparente kongresin e saj sepse une si qytetar nuk besoj se Edi Rama u zgjodh me 94 % te votave, kerkoj rinumerim sepse ty si socialist te perfaqeson nje hajdut votash. Dhe nese nuk i rihapim kutite e kongresit te PS-se me dyer te mbyllura (!!!!) une do dal ne xhade dhe do djeg cte gjej perpara, sepse vota eshte e shenjte, edhe ajo e socialisteve per te cilet nuk me plas shume.
    Pastaj, kur opozita deklaron se nuk pret ndryshim rezultati, pse te mos futet ne parlament, te beje betimin te marre mandatet e opozites, te pranoje humbjen e ngushte ne zgjedhje…..opalace ketu ngec karkaleci, Rama nuk e ben dot kete. Cdo logjikim tjeter mbi natyren e brendshme anarkike te shtetit shqiptare ku komunikimi i dhunshem vs atij vajzeror do te ndryshonte realitete eshte sa naiv aq edhe manipulues. Nga njera ane dhuna verbale na cingerris, nga ana tjeter thirrja per dhune te rruges na duket e drejte per hir te votes. Dhe me thua mua hipokrit?

    tani me duket do qesh une, madje do gajasem.

  21. te gjithe e thone nga nje te vertete, por te mbyllur ne njeqind shtresa kotfilofjalogjie.
    ne thelb eshte kjo;
    …..por shoqeria eshte moderne, duhet ti bjere nga rusia, biles nga greqia e platonit, per te pare qarte. biles eshte dhe e prapambetur, e paditur, sa “A” e “B” ti mbroje prej njeri tjetrit….
    “A” akuzon “B”, se eshte hajdut, se ka vjedhur nga pasuria e shoqerise “C”. “B” del e thote, ne vend te kundershtoje akuzen, qe “A” del lakuriq, divorcohet.., prandaj do i shkul dhembet….

  22. ”” “A” akuzon “B”, se eshte hajdut, se ka vjedhur nga pasuria e shoqerise “C”. “B” del e thote, ne vend te kundershtoje akuzen, qe “A” del lakuriq, divorcohet.., prandaj do i shkul dhembet….””

    Po edhe ne logjike do te jesh tendecioze.

    A-ja (opozita) i thote B-se (pushtetit), brenda 10 diteve hap kutite C, o do e kesh keq punen. B-ja i thote A-se, C-ja eshte tertium non datur, ti ke qellim te behesh B me dhune, po une meqe jam B-ja, ty lakuriqit mafioz (imoral ne katror) te shkul dhembet (brenda ligjit) nese guxon.
    A-ja ne vend ti pergjigjet akuzave te B-se, thote se B-ja ka shkalluar dhe trembet nga vendosmeria e B-se te jete B.

  23. Thjesht per terminologjine

    Nese e kemi bere marreveshjen e termave dhe kemi vendosur te quajme “leniniste” gjithcka qe me pare e kemi quajtur “te paperputhshme me common sense-in”, atehere une jetokam ne nje bote “leniniste”, takoj vetem njerez “leniniste”, te cilet here pas-here perpiqen te me perqasin ne menyra “leniniste”.

    Filologjia e njeh rastin e origjines se imazhit te Djallit kristian mbi imazhet e perendive te meparshme te pjellorise e te bollekut. Do t’i ofrojme filologjise dhe nje rast analog studimi, ku djallin tone postmodern do ta bazojme mbi imazhin e Leninit dhe mbi mitizimin e leninizmit (si nje bashkesi e transfinite qe permbledh gjithe te keqijat dhe gjithe bashkesite qe mund te formohen me te keqijat)?

  24. Nuk mund të mos sjell në vëmendje të kësaj teme lajmin e lumtur të gazetës Rilindja Demokratike lidhur me “sportin ekstrem të ngjitjes në lartësi”, bashkë me komentin përkatës.
    Shih e shkruaj, tha…

    Berisha rrugëtim 2 orësh në Dajt

    Kryeministri Sali Berisha është filmuar nga një kamera amatore e Dajtit, ku duket se terreni malor dhe bora e dendur nuk kanë mundur të ndërpresin rrugëtimin e tij prej 2 orësh. Si admirues i klimës malore, kryeministri ka preferuar të pushojë së bashku me familjen në malin e Dajtit në këtë fundjavë, dhe ku dhe në këtë ecje sportive, ai ka qenë i shoqëruar nga mbesat e veta, për të cilat edhe në proncimet publike ka shprehur gjithnjë dobësi dhe admirim. Por pasioni i kryeministrit në sportin ekstrem të ngjitjes në lartësi tashmë është një fakt i njohur për këdo. Muaj të shkuar z.Berisha arriti të ngjitet në këmbë në krye të Malit të Dajtit, duke dëshmuar se lartësia e këtij mali nuk është aspak sfidë për të. Por jo vetëm. Më pas z. Berisha arriti në krye të murit kinez. Pasioni për malin nuk lë pas as atë për notin. Në gushtin e këtij viti, kryeminisri theu një tjetër rekord personal duke notuar në Dhërmi gjatë. Kjo ishte një ngjarje qe në fakt rrëmbeu vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Edhe pse këto xhirime janë me kamera amatore ato nuk zbehin aspak vitalitetin e shefit të qeverisë, për të tejkalur vështirësitë e terrernit malor dhe borën e madhe, ashtu sicc mund të duket ndonjëherë edhe panorama e politikës.

  25. J. lere Enverin se eshte mode e pavdekshme kjo. Maoja me notin, Ducja vdiste te dilte me kraharorin zbuluar i rrethuar nga goca te reja, kurse Obama qe duket sikur ka dale nga ndonje greve serioze urie, shfaqet si njeri sportiv.
    Berluskoni ua fut te gjitheve me operacionet plastike dhe festat prive.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin