Midis “Njeriut të Dukshëm” dhe “Njeriut të Padukshëm” qëndron “Njeriu i Tejdukshëm”.
“Njeriu i Tejdukshëm” duket të jetë simbioza e “Njeriut të Dukshëm” me “Njeriun e Padukshëm”. Por “Njeriu i Tejdukshëm” është në fakt produkti që del nga manipulimi i “Njeriut të Padukshëm” i kryer nga “Njeriu i Dukshëm”, ose më saktë nga iluzioni, ideja, se cdo “Njeri i Padukshëm” ka mundësinë të shndërrohet në “Njeri të Dukshëm”, pra të duket, të dalë nga sipërfaqja e erret në njohje, në mirënjohje. Procesi i fuzionit, i shkrirjes së “Njeriut të Padukshëm” me idenë e “Njeriut të Dukshëm”, dhe jo të “Njeriut të Dukshëm” vetë, është veshja ideologjike e këtij kontrolli dhe e pushtetit të “Njeriut të Dukshëm” ndaj “Njeriut të Padukshëm”.
Procesi i fuzionit nuk mund kurrsesi të cilësohet si evolucion. Pasi këtu nuk kemi të bëjmë me evolim të “Njeriut të Dukshëm” në “Njeri të Tejdukshëm”, ku i pari ishte që shpiku sistemin e kontrollit të shoqërisë për të krijuar dhe nënshtruar “Njeriun e Padukshëm”. Në këtë proçes kemi të bëjmë me linja paralele zhvillimi dhe sisteme të reja kontrolli. Shkurt, “Njeriu i Dukshëm” ngel “Njeriu i Dukshëm”, dhe “Njeriu i Padukshëm” mbetet “Njeriu i Padukshëm”, porse në trajtën iluzore të “Njeriut të Tejdukshëm”, që patjetër që “duket”, porse duket për t’u kontrolluar, dhe jo për të qënë protagonist.
Kush është ky njeri nëse në formën abstrakte na duket kaq i ngatërruar? Njeriu që monitoron vetveten (vetëmbikqyrje, M. Foucault) në përpjekje për t’iu nënshtruar kontrollit psikologjik dhe dëshirave të krijuara nga rendi kapitalist me të vetmin shembull praktik dhe metodik: “Njeriun e Dukshëm”. Nga dëshira për t’u dukur, për të qënë “Njeri i Dukshëm”, “Njeriu i Padukshëm” shndërrohet në “Njeri të Tejdukshëm” dhe i nënshtrohet kësi ligjeve mbi mbikqyrjen të formuluara për të vetmin qëllim nga “Njerëzit e Dukshëm”: kontrollin dhe mbikqyrjen.
Instancat e kontrollit e të mbikqyrjes, që shërbejnë edhe për Protagonizmin e “Njeriut të Tejdukshëm” nuk janë vetëm shtetërore porse edhe private, madje çdo ditë e më shumë këto instanca kontrollohen nga privatë. Autori ju përkujton rastet e përgjimeve të telefonatave nga kompanitë e telefonave celularë, ose me miratimin e tyre: skandalet e rradhës janë ato në Gjermani me Deutsche Telecomm, që nuk frikësohet as nga përgjimi i institucioneve shtetërore (Spiegel-Online, 5.6.2008, “Spitzelfirma soll Überwachung der Bundesnetzagentur geplant haben”); skandali me përgjimet e Vodafon në Greqi; spiunime industriale në Francë nga CIA; dhe zhbirime në biografitë e individëve nëpërmjet “data mining”, ose mbledhje të dhënash nga kartat me chip të klientëve, etj.
Nuk është aspak teori konspirative që vetë shërbimi amerikan CIA ka marrë pjesë aktive në themelimin e rrjetit më të madh shoqëror Facebook (ku shumë nga ne edhe bëjnë pjesë) (shih. New Zealand Herald). Me miratimin e “The Patriot Act” më 2001 në Sh.B.A, janë futur në qarkullim “carnivore” (predator virtual) që gjurmojnë çdo informacion që një përdorues jep dhe merr nga interneti (në Gjermani këtë e gjen në trajtën e “Bundestrojaner”, “viruse trojane federale” që penetrojnë kompjuterët personalë pa dijeninë e përdoruesit dhe dërgojnë informacione pa lejen e tij). Në SH.B.A bisedat telefonikë mbikqyren dhe gjurmohen nga NSA (National Security Agency) me konsens të plotë të firmave të telekomunikacionit, si psh. Verizon (shih. Revistën “American Prospect”, Online, 23. Aug. 2007, A. Huq).
Në Shqipëri me kohë ekziston ligji (Neni 6) mbi përgjimet, nën pretekstin e luftës kundërr korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar. Madje deri para pak kohësh edhe pse pati disa zëra kundër, siç ishte rasti i Partisë Socialiste, u miratua edhe një ligj që i lejonte edhe Ministrisë së Financave të përgjojë bizneset private (Gazeta “Shqip”, Tetor 2008). Vallë sa instanca përgjimi dhe kontrolli ka në Shqipëri, përveç atyre që i dimë?
Por nëse ka një evolucion të “Njeriut të Dukshëm” është që sistemet e kontrollit nuk janë më të dhunshme si dikur. Sistemet e kontrollit gjenden ose në psikozën e individit në formën e “vetëmbikqyrjes” ose fshihen pas dëshirave “adoleshente” të së qenit në qëndër të vëmendjes, çfarë realizon me më pak kosto mbikqyrjen nga të tjera instanca shtetërore ose private. E vetmja zgjidhje sociale është ajo revolucionare ku si “Njerëzit e Padukshëm” dhe “Njerëzit e Tejdukshëm” të reshtin së qeni “të padukshëm” dhe të tejdukshëm”, dhe “të duken” në kuvendin politik, të përfshihen në proceset e vendimmarrjes e të marrin vetë fatet e jetës së tyre në dorë. Kjo kërkon fillimisht “ndërgjegjësimin klasor” të njeriut për përkatësinë e tij si “i tejdukshëm” dhe “i padukshëm”.
Kapedan, shume trajtim interesant. Sidoqofte ke nje kapercim te shpejte ne konkluzion mbi te cilin shpresoj se do me japesh kenaqesine e nje diskutimi me te shtruar. Vetmbikeqyrja, apo tejdukshmeria foucauldiane (e trajtuar historikisht prej tij si zell fetar i ushqyer prej mbikeqyrjes se klerit ne hapesirat private te subjekteve fetare) shkon dore me dore edhe me ate proces psikologjik qe Foucault e konsideron si mohim te konceptit te shtypjes sipas Frojdit, (repression). Rasti i shprehjes se banaliteteve te asaj vajzes ne telefon, shkon dore me dore me mohimin e shtypjes se ketyre banaliteteve. Nga ana tjeter, nje “ndergjegjesim klasor” i njeriut per perkatesine e tij si i “tejdukshem”, apo i “padukshem”, mund te konsiderohet shkak per shtypje te metejshme te vetes: per nje distance gjithnje e me margjinale ndaj “kuvendit politik”. E ke trajtuar shume qarte dhe bukur faktin qe eshte barra e perkatesise se padukshmerise qe mund t’a coje njeriun ne tejdukshmeri, por duhet pasur kujdes edhe nga barra e perkatesise se tejdukshmerise, pasi ndoshta do te zbehte tejdukshmerine, por jo ne favor te dukshmerise, por te nje padukshmerie te pashprese. Nuk dua te sugjeroj se tejdukshmeria eshte iluzioni i shpreses, (do te ishte nje gjuhe baudrillardiane tejet pesimiste, dhe ndoshta edhe evolucionare) thjesht te ngre nje alarm ndaj qarkut te shkurter padukshmeri-tejdukshmeri-dhe-anasjelltas. Duhet pasur kujdes edhe per faktin se mund te jete pikerisht kjo padukshmeri e pashprese qe i lejon vetes tejdukshmeri, dhe jo iluzioni i dukshmerise. Pra, duhet pasur kujdes se mos eshte pikerisht ndergjegjesimi mbi perkatesine qe lejon shprehjen fantastike per inat te shtypjes trupore, nje “expression” te lire deri ne utopi Orwelliane per inat te cka mund te jete “repression” real.
Marrèdhèniet ; ‘ E dukshme ‘ – ‘E padukshme ‘ -‘E tejdukshme ‘ ka ekzistuar dhe do tè ekzistojnè gjithmonè.
Lulian te falimenderit per sugjerimin. Ke te drejte, “Tejdukshmeria” mund te jete nje lloj reaksioni “i te dobetit” ndaj te qenurit te padukshem. Por po te shohim mjetet teknologjike dhe strukturat e mendimit qe bejne njeriun e padukshem te “evoloj” ne njeri te tejdukshem vijne nga njerzit e dukshem, dhe jane keto struktura mendimi dhe mjetet teknologjike per te cilat njeriu i tejdukshem duhet te behet i ndergjegjshem. Pra te behet i vetedijshem jo vetem per perkatesine e tij dhe qenien, porse per procesin politik (dhe psikologjik) qe e ka sjelle kete individ ose grup ne kete gjendje. Dmth. nese vlen te prishet ai rreth midis ketyre tre kategorive, duhet fillimisht te kuptojme kete proces dhe metodat, e pastaj ti ndryshojme keto praktika nenshtrimi.
Analogjia me “rrefimin” qendron, vetem se ne kete rast nuk PREMTOHET jeta e amshuar, porse “Dukshmeria”, dalja nga anonimiteti, premtohet rendesia e nje Individi ne nje kolektiv njerzor, mes njerzish, dhe jo mes engjejsh.
Tani gjendem ne Shqiperi, ku per momentin po behet shume zhurme per keto kartat e identitetit me te dhenat biometrike. Kartat ID biometrike psh. jane mjete te metejshme per kontrollin e levizjeve te njerzve. Ne Shqiperi ekziston nje konsens, nje “vullnet i perbashket” politik per ti realizuar keto, dhe nese ka konflikte, te cilat mund te perdoren nga kundershtaret politike te Sales, eshte vetem realizimi i ketij sistemi te ri kontrolli. Pra njerzit jane te gatshem te japin cdo informacion mbi veten e tyre, qe i lehteson shtetit kontrollin ndaj individit, vetem se keshtu mund te levizin lirshem neper Europe. Keshtu u eshte shitur kjo shqiptareve. Ne Perendim keto sisteme hasin ne kundershtare, ne Gjermani ka pasur ankesa psh. ne gjykaten kushtetuese. Pse? Sepse njerzit jane me te ndergjegjshem atje persa i perket tendences se shtetit per te kontrolluar, nje qellim kjo i fshehur mbas gjithefaresoj pretekstesh, si siguria psh. terrorizmi etj.
Ky shembull tregon mbi kete diferencen e PREMTIMEVE midis Shqiperise dhe Gjermanise, pra dallimin ne strategji dhe struktura, kur rezultati eshte nje: kontrolli i njerzve. NE Shqiperi PREMTOHET levizja e lire, dalja nga kafazi. Ne Gjermani PREMTOHET siguria nga keta qe dalin nga kafazi. Ne te dyja rastet ky ngelet vetem nje PREMTIM, si ai i jetes se amshuar.
Pra ja ku doli nje metode: Premtimi. Nese njerzit behen te vetedijshem se keto ngelin vetem premtime ne nje kolektiv, dhe nuk kane te bejne aspak me fatin e gjithsecilit, me fatin e individit (dikush nje shqiperi nuk merr vize, e dikush tjeter ne gjermani cenohet ne jeten e tij), atehere do te mund te mendojne ndryshme mbi ate qe cilesohet “konsens”, ose hegjemoni kulturore e nje mendimi ose ideologjie.
Kapedan, pershendetje. Nuk jam edhe aq dakord me nje ndergjegjesim te paqene ndaj kartave te identitetit ne Shqiperi. Rreziku i nenshtrimit qe mund te shfaqet prej ketyre kartave, eshte kurdohere real, dhe ne Gjermani apo kudo ne nje bote post-industriale eshte mes te tjerash nje rrezik aktual. Mirepo ne Shqiperi, edhe pse ky rrezik nenshtrimi eshte si kudo kurdohere real, rreziku aktual, apo ashtu me duket mua, eshte ai i informalitetit. Eshte e vertete qe keto karta identiteti mund te perdoren per qellime nenshtrimi, (ekonomik, politik, demografik, etj) por nga ana tjeter, qellimi imediat i ketyre kartave, eshte lehtesimi prej informalitetit.
Ndryshe nga premtimi i kristian i amshimit, premtimi i kartave te identitetit, (levizshmeria, siguria, etj) eshte me i prekshem, rrjedhimisht me i realizueshem, (pra nuk eshte vetem premtim) por njekohesisht pikerisht se eshte me i prekshem, me i realizueshem, me i manipulueshem, eshte edhe me i rrezikshem. Pa dashur te bej loje fjalesh, do thosha se nuk eshte premtimi qe mbetet vetem aq, premtim, por rreziku qe mbetet i tille, madje edhe rrezik me i madh. Une i druhem shume me teper nje vetedijeje mbi parealizueshmerine e premtimeve, padukshmerise se pashprese ne kete rast, se sa ushqimit te shpreses per levizshmeri, siguri, etj, duke pasur gjithmone parasysh ne rastin e dyte, rrezikun e nenshtrimit arbitrar.
p.s. Ne qofte se ke ndermend t’a zhvillosh me tej kete teme, pervec kartave te identitetit, facebook, etj, pse nuk trajton edhe nje hapesire qe besoj se do te kete shkuar ne mendje, ku levizshmeria, tejdukshmeria, dhe siguria takohen: aeroportet. Nenshtrimi ndaj tejdukshmerise eshte ne forme shume me teper eksplicite ne keto hapesira, (populli i nenshtrohet kontrollit si delet te famshmit Polifemus) dhe ndoshta do te sherbente per te hartuar ato struktura mendimi dhe mjete teknologjike per te cilat duhet te ndergjegjesohen te gjithe.