PRAPË IDENTITETI

Ismail Kadareja i kthehet përsëri, këtë herë në një intervistë botuar në gazetën “Shqip”, çështjes së identitetit shqiptar.

Meqë autori mbetet një figurë me ndikim shumë të madh në kulturën shqiptare, pikëpamjet e tij për këtë çështje gjithnjë meritojnë vëmendje të veçantë, edhe pse mund të jenë versione të ricikluara pikëpamjesh të shprehura më parë.

Thotë Kadareja:

Besoj, shumica e shqiptarëve janë dakord që identiteti shqiptar është homogjen, është i njëjtë, është pjesë e identitetit evropian. Nuk mund të ketë identitet shqiptar të përgjysmuar, as identitet shqiptar të gjymtuar ose të modifikuar, për shkak të një robërie të gjatë. Ne kemi njohur si të thuash një robëri klasike të jashtme që ka qenë robëria otomane dhe një robëri të brendshme që ka qenë me dy fytyra: robëria komuniste shqiptare në Shqipëri dhe robëria komuniste serbe, bashkë me robërinë e mbretërisë jugosllave në Kosovë. Ekziston një teori e keqe, do të thosha unë, që pretendon nga këto aksidente të rënda historike (njëra 5 shekuj e tjera më shumë se gjysmë shekulli) se identiteti shqiptar është modifikuar, është ndryshuar.
Të thuash këtë gjë për një popull është t’i bësh fyerjen më të madhe. Një popull që i ndryshohet identiteti prej robërisë është mjeran, është thellësisht fatkeq dhe ka mungesa në dinjitetin e tij. Përse popujt e tjerë të Ballkanit nuk e ndryshuan identitetin dhe përse i paska rënë popullit shqiptar kjo fatkeqësi dhe ky cenim i rëndë? Pra, nuk është e vërtetë. Identiteti shqiptar, pavarësisht nga të gjitha ndikimet që kanë pasur të gjitha vendet e Ballkanit nga robëria e gjatë otomane kanë mbetur ata që janë, të pamodifikuar. Pra, të gjitha ato përrallat për identitetin e modifikuar mbeten vetëm përralla, dhe jo vetëm kaq, por ato janë edhe të dëmshme. Një popull mund të jetojë në dy shtete.

Tezën se identiteti shqiptar ka ndryshuar në histori Kadareja e quan “teori e keqe” – por pa sjellë ndonjë argument të fortë për ta kundërshtuar, përveç krahasimit me identitetin e popujve të tjerë në Ballkan, që nuk paska ndryshuar.

Në të vërtetë, identiteti i shqiptarëve, si identitet i një kombi në përftim e sipër, është rezultat i proceseve historike të cilave u janë nënshtruar shqiptarët: mbijetesa ndaj romanizimit, krishterimi, marrëdhëniet me sllavët dhe me Bizantin, marrëdhëniet me Kishën Katolike dhe Perëndimin, marrëdhëniet me Perandorinë Osmane, islamizimin, Rilindjen e kështu me radhë. Në histori identiteti kombëtar ruhet duke u transmetuar nga një brez në tjetrin, dhe ky transmetim nuk mund të kryhet pa u ndikuar nga rrethanat historike, ose pa u modifikuar prej mutacioneve historike të pashmangshme.

Nuk e kuptoj pse qenka “fyerja më e madhe” për një popull që të thuash se identiteti i tij ka ndryshuar në histori. Përkundrazi, ndryshimi i identitetit në vite e në shekuj është efekti më normal për një popull që merr pjesë në proceset historike. Vetëm pesë shekuj më parë, shqiptarët ishin të gjithë të krishterë, të ndarë në principata e feude, të lidhur në aleanca të ndryshme me serbët, venedikasit, Vatikanin, Napolin, e të tjera fuqi të krishtera të kohës dhe, për më tepër, e quanin veten “arbër”. Gjatë shekujve XIV-XVI jo vetëm që këto aleanca morën fund dhe fillesa e krishterë në identitetin etnik të shqiptarëve filloi të shthurej, por edhe një pjesë e madhe e popullsisë arbërore u zhvendos drejt Italisë; madje pikërisht ajo pjesë që ishte bartësja, interpretuesja dhe transmetuesja kryesore e vetëdijes etnike të shqiptarëve.

Me konsolidimin e pushtetit osman dhe të sistemit të mileteve, ndodhi edhe një tjetër riformulim rrënjësor i identitetit të shqiptarëve – i cili konsiston në (1) ndërrimin e emrit kombëtar nga arbër në shqiptarë, i cili për disa përkon me islamizimin; dhe (2) në integrimin e shqiptarëve në sistemet politike, sociale dhe kulturore të Perandorisë Osmane, duke filluar me proceset e islamizimit të popullsisë fillimisht qytetare e që pastaj, me kohë, u shtrinë edhe në zonat fshatare.

Ismail Kadareja mund të thotë se “të gjitha ato përrallat për identitetin e modifikuar mbeten vetëm përralla”, por kjo vështirë se mund të shërbejë si argument kundër tezës se identiteti i shqiptarëve sot nuk është i njëjtë me atë të stërgjyshëve të tyre të kohës së Skënderbeut.

Thekson shkrimtari ynë kombëtar se

shumica e shqiptarëve janë dakord që identiteti shqiptar është homogjen, është i njëjtë, është pjesë e identitetit evropian. Nuk mund të ketë identitet shqiptar të përgjysmuar, as identitet shqiptar të gjymtuar ose të modifikuar, për shkak të një robërie të gjatë.

Mirëpo se çfarë mendon “shumica e shqiptarëve” është krejt irrelevante për çështjen; meqë identiteti shqiptar nuk është nga ato çështje që mund të vendosen me votën e shumicës ose me konsensus, por vetëm mund të sqarohen me hulumtime shkencore dhe argumentime logjike, të cilat shumica e shqiptarëve as që i kupton fare. Që identiteti shqiptar është proces, jo e dhënë statike, kjo më duket jashtë çdo dyshimi, pavarësisht nga emocioni me të cilin flet Ismail Kadareja. Megjithatë, të pranosh që identiteti i shqiptarëve ka ndryshuar në rrjedhë të shekujve nuk do të thotë të pranosh, automatikisht, se identiteti kosovar është tashmë i ndryshëm nga identiteti shqiptar. E vërteta është se shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar, gjatë shekullit XX, një histori të ndryshme nga ajo e shqiptarëve të Shqipërisë; dhe se kur vjen fjala për të identifikuar elementet bazë të identitetit të kosovarit sot, kundërvënia me serbët dhe kulturën serbe imponohet si faktor themelor, çka s’thuhet dot për shqipëritarët. Nëse kaq është e mjaftueshme për të folur për identitete të ndryshme, unë këtë nuk e di; edhe pse kam frikë që, në momentin e tanishëm, shumëçka varet nga forca tërheqëse e Shqipërisë për Kosovën, dhe e kulturës së përpunuar në Tiranë për Prishtinën.

Përndryshe, shembujt nga historia e popujve të tjerë e përgënjeshtrojnë rregullisht tezën e Ismail Kadaresë. Identitetet e të gjithë popujve të Ballkanit: shqiptarëve, serbëve, bullgarëve, grekëve, rumunëve, vllehëve, kroatëve, boshnjakëve, maqedonasve e të tjerëve janë edhe produkte të periudhës osmane, pa përjashtim, e pavarësisht nga mitet nacionaliste përkatëse, të cilat mbështeten ku më pak e ku më shumë në shtrembërime groteske të historisë për qëllime manipulimi të opinionit publik. Edhe përtej Ballkanit, Europa ofron shembuj të shumtë identitetesh dinamike: mjaft të marrim për shembull Italinë, e cila në shekullin XV e kishte një identitet “kombëtar” ndoshta edhe më të dobët se Arbëria përballë; dhe venedikasit në Veri ndiheshin doemos më të afërt me Raguzën e me Durrësin sesa me Mbretërinë e Napolit në jug; pa folur për identitetet qytetare (Roma, Firenze, Pisa) të cilat hynin drejtpërdrejt në bashkëlidhje me identitetin fetar (katolik), pa qenë nevoja për konstruktin, pak a shumë artificial, të identitetit kombëtar “italian”. Vetë Europa e sotme, ose mishërimi gjeografik i atij identiteti europian të cilin Ismail Kadareja e trajton si esencë metafizike të Perëndimit, bashkëjeton me gjithfarë identitetesh të reja e të vjetra, duke përfshirë këtu edhe identitetet e rajoneve të tilla si Cataluña e Lombardia, të cilat u kundërvihen haptazi identiteteve kombëtare përkatëse.

29 Comments

  1. Vetem venendje nuk te nxierr ne drit, po s’pate mend. Kadare duket te ket mend dhe vemendje, po ashtu edhe xha xhai, por ke par ti qe kur thua nje gje qe e dine te gjith, duket se s’thua gje, po keshtu tingellojne disa konstatime te thjeshtuara populiste nga Kadare ne rastet qe permend Xha. Mesazhi me duket inklusiv, dhe jo analizues nga ana e Kadares (kam parasysh edhe nuancat, karakteristikat e kombit nen profilin ‘evrop’)

    Eshte dicka e lidhur ngjajshem edhe ne komentin qe flet per letersin e sistemeve (komuniste dhe kapitaliste) qe s’luajne ndonji rrol percaktues ne krijimtari (duke nenkuptuar nje vullkan qe zjen nen kete konstatim), ai e ben konstatimin aq te thjeshtuar sa pothuaj se fshin kufijt e sistemeve. Mos duhet par dhe lexuar dikush si individ dhe jo si model per ‘prodhim parafabrikat’, ne te cilin duket se bie Kadare me thjeshtim te disa pergjigjeve qe jane me te mbarsura me komplikim se sa duken ne shikim populist (te Kadares ne kete rast).

  2. Me pelqeve Xhaxha ketu, sidomos kur shkruajte: “Mirëpo se çfarë mendon “shumica e shqiptarëve” është krejt irrelevante për çështjen; meqë identiteti shqiptar nuk është nga ato çështje që mund të vendosen me votën e shumicës ose me konsensus, por vetëm mund të sqarohen me hulumtime shkencore dhe argumentime logjike, të cilat shumica e shqiptarëve as që i kupton fare.” Problemi eshte gjithmone midis asaj qe njerzit e thjeshte duhet te perbrendesojne (Internalisation), ideologjise qe ju jipet, dhe studjuesve te cilet duhet te jene me te ftohte ne argumentim dhe neutral.

    Per krijimin (konstruksionin) dhe kultivimin e identiteve jane bere shume studime empirike ne baze te perspektivave teorike konstruktivste, qe une e kam permendur diku ketu ne nje nga keto mesazhet e mia me pare (mbase duhet te permendim qe teorite konstruktiviste ne shkencat sociale e kane fillesen e tyre ne teorite kritike sociale te Shkolles Se Frankfurtit, Psychoanalitik, Kybernetik, dhe ne teorite e Rawls etj.). Keshtu qe mua me vjen shume keq kur dikush e sheh kete zhvillimin ose ruajten e nje identiteti si nje vije lineare, te ndeprere nga disa “aksidente”, te cilat kane ndikuar gjenerata te tera perpara nesh, porqe si per kokefortesine e kohes, ne paskemi ndjekur nje vije lineare paralele me kete linjen e historise boterore.

    Ketu behet pra fjale per strategji te ideologjizimit te historise se Shqiperise dhe jo per nje perspektive reale dhe logjike, pasi argumentimet Kadare i nderton ne baze te “Supozimeve” dhe koncepteve qe merren si te mireqena (decontested concepts, sic eshte ai i kombit ose identiteti europian). Psh. kur Kadare argumenton se ne kemi nje identitet europian, e merr kete te mireqene si fakt, kur ne fakt sipas teorive konstruktiviste “social facts” jane konstrukte shoqerore dhe jo materie, pra i duhen nenshtruar analizes dhe dyshimeve. Pyetja qe vijon nga kjo perspektive kritike konstruktiviste eshte: cfare eshte identiteti europian? Askush nuk mund te japi nje pergjigje te kenaqshme per kete, pasi ketu behet fjale per nje identitet politik te sajuar dhe ne sajim, qe ne sot e lidhim me EU, dhe jo per nje fakt historik, pamvaresisht se dikush fillon dhe numeron ngjashmerite — [histori e perbashket lufterash dhe armiqesh (?), tradite e perbashket kristiane-hebreje (?), nje konstrukt i ngjashem i Tjetrit (turqit?, islami?), te vena ne pikepyejte pasi shkencerisht jane ne diskutim dhe ne dyshim, dhe per me teper (ketu prape na ndihmon perspektiva kritike-konstruktiviste) argumentimi yne nis nga Europa e Bashkuar, pra nga nje konstrukt institucional qe ka 50 vjete qe ekziston, kur behet fjale per nje hak kohor me mijere vjete, pra ne nuk mund te analizojme dhe justifikojme historine nga kjo perspektive.) Shkurt, Kadare qe nis nje argumentim te tille te bazuar mbi kete konstrukt (identiteti europian), ndjek nje metode te gabuar argumentimi nese do ta vleresonim nga kjo perspektiva kritike-konstruktiviste.

    Ndersa persa i perket studimeve empirike ne kete fushe, sic thashe bota akademike ka ecur perpara dhe tani e veshtruar nga kjo perspektive kritike-konstruktiviste, shume fakte historike (vini re jane “social facts”, fakte individuale subjektive, ose kolektive subjektive) shihen nga nje kendveshtrim tjeter. Une do t’ju permendja nje historian grek ne universitetit te Yale, Stathis N. Kavylas, qe eshte edhe me i njohuri ne kete fushen e interpretimit te fakteve historike nga kjo perspektiva teorike.(Stathis N. Kalyvas is Arnold Wolfers Professor of Political Science at Yale, where he directs the Program on Order, Conflict, and Violence. He is the author of “The Logic of Violence in Civil War” (Cambridge University Press, 2006) which received the Woodrow Wilson Book Award in 2007.)

    Ky ka shkruar edhe nje propozim mbi analizen e konfliktit Grek me Camet ne nje gazete greke, greqisht:( http://tovima.dolnet.gr/print_article.php?e=B&f=14632&m=S04&aa=1 ).

    Nese do te studionim konfliktet etnike psh. Nje lufte civile, vihen re dy procese kryesore nga kjo perspektive: (a) „identity shift“ dhe (b) „ethnic defection“.
    (a) Me „identity shift“ behet fjale per ri-pozicionim te popullsise ose segmente te saj ne identifikimin e saj me nje njesi tjeter politike, faktore te cilet mund te jene te jashtem (psh. Greket qe i identifikojne shqiptaret orthodox si greke.) dhe te brendshem (nese shqiptaret orthodox identifikohen ne nje moment konflikti jo me shqiptaret musliman, porse me greket.)

    „The gradual demise of the Ottoman Empire undermined its system of ethnic
    classification which was based on religious distinctions—the Millet system. As a result,
    emerging nationalist entrepreneurs backed by national states began to promote novel national
    identities based on educational, religious, and political affiliations. Their goal was to turn the
    mostly Slavic-speaking, orthodox Christian peasants of Macedonia into Greeks, Bulgarians,
    Serbs, or Romanians. All actors saw national identity as national affiliation—i.e. a
    malleable category which was not determined by native language. The Greeks, for instance,
    referred to the followers of the Orthodox Bulgarian Exarchate not as Bulgarians but as
    “people with Bulgarian tendencies” (Voulgarizontes) or more simply as “Bulgarian-minded”
    (Voulgarofrones). Likewise, the Bulgarians referred to the followers of the Ecumenical
    Patriarchate as “Greek-obsessed” (Grkomani).“ (Kavalys 2007, „Ethnic Defection in Civil War“).

    Ndersa me „ethnic defection“ kemi jo konvertimin ne nje identitet tjeter ose braktisjen e saj, porse ri-konstruksion te identitetit per t’ju pershtatur aleancave te ndryshme.

    As pointed out, individuals opting to fight against co-ethnic rebels claiming to
    represent their ethnic interests do not discard their ethnic identity: they, rather, add an identity
    qualifier reflecting a new dimension usually expressed by terms such as “moderate” or
    “loyal.” […] Similar dynamics can be observed in many recent insurgencies that are classified as
    ethnic wars, including South Lebanon, East Timor, Punjab, Kashmir, Chechnya and, more
    recently, Iraq. Unlike colonial Algeria or Kenya, these are places where ethnic identities
    have been part of processes of socialization and mobilization for decades. In all these places,
    many members of ethnic groups that supported an insurgency (Lebanese Shiite Muslims, East
    Timorese, Chechens, Sikhs, Muslim Kashmiris, and Sunni Iraqis) joined forces with their
    ethnic “enemies,” the Israelis, Indonesians, Russians, Indians, and Americans (Ushpiz 2000;
    Mydans 1999; Myers 2005; Tyler 2001; Gossman 2000; Maass 2005). The case of the(Kavalys ibd.)

    Pra sot ja vlen ta ta shohim historine e Shqiperise ndryshe nga cfare eshte shkruajtur deri me sot (flas gjithmone ne shkence, jo ne ate popullore). Si eshte pare deri me sot? (1) nga perspektiva hegeliane, e realizimit te nje ideali, e formimit te shtetit modern kombetar Shqiptar – (me te gjitha ideologjizimet qe karakterizojne formimin e nje shteti dhe aleancat qe ai duhet te ndermarre per te mbijetuar: komunist, (Sowjetik), fashist (Italo-gjerman), pro-europian ose pro-amerikan), (2) E lindur nga konflikte dhe luftera, pra eshte histori lufterash dhe deshmoresh, dhe tradhetaresh. Pra ne tregojme nje histori lufterash dhe ndertimi ne shkolle dhe jo kronike ngjarjesh historike. (3) Histori njerzish te medhenj qe kane realizuar ate Idealin Hegelian te Nationalstaat, ose njerzish te poshter dhe tradhetoresh qe kane penguar realizimin e kesaj.

    Nga kjo perspektive kritike-konstruktiviste kuptojme, se identiteti shqiptar eshte i futur ne nje kontekst te historise boterore dhe ideologjive te saj (dje nacionalizmi me te gjitha nuancat e saj (fashiste ose nacional-komuniste), ndersa sot kosmopolitanismi dhe internationalismi me te tera facetet e saj (pro-europiane, pro-amerikane, islamike ose katolike). Identiteti shqiptar nuk ka hequr ndonje vije paralele sic pretendon i nderuari I. Kadare, as me ate europiane, pasi ajo nuk ka ekzistuar ndonjeher. Ato „aksidente“ jane pra nismat e nje ri-formimi te identitetit shqiptar dhe jo TANGJENTE, pasi nese do te argumentonim keshtu, do te mirrnim si te mireqene faktin qe ka ekzistuar nje identitet i tille i gdhendur ne „kujtesen kolektive“ dhe qe ekziston akoma ne formen e saj lineare, cfare nga ana empirike eshte hedhur poshte. Nuk po thellohem pastaj ketu mbi perspektivat historike shkencore qe flasin per CIKLE (formim, integrim, shperberje, riformim deri ne pafundesi) dhe jo zhvillime LINEARE.

  3. Mirëpo se çfarë mendon “shumica e shqiptarëve” është krejt irrelevante për çështjen; meqë identiteti shqiptar nuk është nga ato çështje që mund të vendosen me votën e shumicës ose me konsensus, por vetëm mund të sqarohen me hulumtime shkencore dhe argumentime logjike

    Keshtu thote edhe Ayatollahu i Iranit: nuk eshte per popllin qeverisja, eshte per ‘juristin’

    Perndryshe jam dakord me observimin qe identiteti i nenshtrohet nje procesi historik, nje evolucion te cilin Kadareja dogmatikisht nuk e pranon.

  4. KADARE THOTE NE INTERVISTE: Mendoj se teprohet gjithmonë ndikimi i një regjimi politik i një shteti, i një diktature apo i një demokracie mbi krijimtarinë letrare. Studiuesit, kritikët e kanë shumë komode të thonë që ndikon. E vërteta është ndryshe. E kam thënë shumë here se letërsia ka ligjet e saj të cilat nuk përputhen me ligjet shoqërore. Letërsia është shpërfillëse për sistemet shoqërore, politike. Letërsia lind dhe zhvillohet në çdo kohë, në çdo regjim sado i ashpër të jetë, sado i butë të jetë, nuk luan ndonjë rol të madh në zhvillimin e saj”.

    Kjo me duket nje thenie e pafaleshme edhe per me injorantin..per e natyreshme per ate qe ka perfituar.

  5. Po aman, ç’te diskutosh nese eshte modifikuar apo jo identiteti, kur Kadare, mire 50 vitet e dikatures i quan aksident, por dhe 500 vjetet “nen Turqi” i quan aksident ! 500 vjet ????!! Ca aksidentiiiiiiiii……. !!!! 😉

  6. Postman, Kadare eshte shprehur njecik i ngatarruar aty, porse ne thelb nuk ka dhe aq te padrejte, sidomos kur behet fjale per cilesine e letersise artistike. Te kujtojme psh. Majakowskin, Solizhnecin ose edhe D. Agollin dhe Kadarene vete, etj., qe dolen, nga nje atmosfere mbytese (por gjithmone brenda tradites se letersise ruse), kuptohet qe diktatura nuk i la te zhvilohen shume (ne Rusi njeri u vetevra/ose e vrane, tjetri u burgos dhe u syrgjynos).

    Pastaj Kadare ka te drejte te shprehet keshtu, pse?

    (1) do qe te ngrej vepren e tij mbi ato struktura ideologjike nga e cila ajo u poll dhe u ushqye, pra deshiron ta imunizoj ate nga cdo lloj interpretimi ne ate kontekstin e saj historik dhe politiko-ideologjik. Ne kete menyre e ben vepren e tij te “ngrenshme” dhe per brezat qe do te vijne, pra e imunizon si nga e kaluara dhe nga e ardhmja.

    (2) Persa kohe asnje kritik i letersise shqipe nuk i ka bere nje analize neutrale sipas teorive moderne vepres dhe jetes se tij, Kadare ka te drejte te ofroj perspektiven e tij te asaj qe ka shkruar. Kritikat letrare te kohes se Enverit plot elozhe dhe lavderime tani myken neper sirtaret e kohes dhe nuk kane me vlere, per vete ngarkesen e tyre indoktrinuese. Dikush do te thote nuk mund ti analizojme vepren Kadarese nga perspektivat e sotme, pasi ajo eshte shkruar dje. Ok, perdorni metodat Marxiste te Terry Eagleton, qe jane sot nga metodat kritike me te sofistikuara te kritikes letrare. Dikush duhet ta ndermarre kete mundim (une jam shume dembel!). Sipas teorise se Terry Eagleton nje Text letrar duhet qe te shikohet si nje Produkt i nje lloji te vecante, nje diskurs letrar i cili reflekton (paraqet) diskursin ideologjik te kohes, ku diskursi ideologjik eshte nje sistem associanove dhe konstrukteve mendore te perjetuara me pare. Kritika Marxiste e T. Eagleton pretendon te nxjerr ne pah, ne siperfaqe, motivimin ideologjik te saj dhe gjithashtu vjen edhe me nje alternative nga kjo situate. Nese dikush do ndryshe, le te merren me Northrope Frye, por nuk besoj se Kadare ka perdorur shume nga mitologjia biblike.

    (3) Persa kohe neve na mungon nje metode shkencore e mirefillte, e pa ideologjizuar, e vezhgimit te historise Shqiptare, gjithkush mund ti interpretoj ato pak fakte historike per identitetin shqiptar si te doje. Problemi eshte se metodat e shkrimit te historise jane, bota i ka bere me kohe, por sa te vullnetshem dhe te vetedijshme jemi ne ti zbatojme. Nje nga historianet me te mire sot per sot, per mua, eshte ky Perry Anderson, edhe ky nje Marxist, porse nuk ka rendesi se cfare je ne bindje, persa kohe je rigoroz dhe konsistent ne perdorimin e metodave shkencore. (Ju sugjeroj nje studim te Perry Anderson mbi Qipron ne London Review of Books, Online).

  7. Kadare revised….

    Une sot komentova ate fjalen: Shqiperia natyrale tek peshkupauje.com, mirepo mendoj se Kadare nuk ka dashur te thote Natyrale, cfare eshte nje koncept shume problematik nese perdoret ne kontekstin ethnik, porse Shqiperia e kthyer ne Normalitet (Normalizimi i marredhenive ndershqiptare). Normalizimi si definicion perdoret ne analizat e politikes nderkombetare si psh. ne marredheniet midis dy shteteve.

    200 vjete Iluminizem (Aufklaerung) dhe pastaj vjen kjo: Shqiperia natyrale. Sikur te behej fjale jo per fakte shoqerore sic eshte identiteti i njerzve, porse per pyetjen se ku mbaron dhe fillon Mali i Korabit ose lumi Drin, ose per kategorizimin e lopes si nje- apo dy-thundrak. Dhe askujt nuk i ben pershtypje qe kjo parrulle simbolizon “shovinismin e ardhshem shqiptar” ose thene me mire “shovinismin e atyre qe krijojne konstrukte te tilla ideologjike”, e asaj klase politike shqiptare hegjemoniale qe ka uzurpuar interpretimin e historise dhe te asaj klase politike “nacionaliste” ne Kosove qe etablohet duke cilesuar si armik cdo “jevg”, turk, shqiptar ose jo-shqiptar, qe nuk i pergjigjet interesave te tyre politike.
    Nuk eshte cudi ti kthehemi studimit te kafkave dhe tipareve shqiptare.

    Cfare do te thote kjo “natyrale”? Do te thote social darwinismus, kush eshte me i forte fiton, kush ngul rrenjet me thelle dhe i ze diellin te tjereve mbijeton, kush shume mbareshtohet rraces i ndihmon? Apo do te thote: se “natyrale” dhe e “natyrshme” eshte ajo qe krijoj une dhe disa koka te “medhaja” per ju “popullin”?

    Pra me Normalisierung (Normalization) behet fjale per kthimin ne nje gjendje ideale (te meparshme) te marredhenieve, ose te situates konfliktuale. Kjo nenkupton qe ky proces i Normalizimit ka edhe aktore pergjegjes per kete (amerikanet), sic nenkupton dhe aktore pergjegjes per Destabilizmin (Serbet). Une them se ai nenkupton Normalizimin e situates shqiptare, nje lloj paqeje e kombit shqiptar tani mbas luftes ne Kosove dhe pamvaresise se Kosoves. Problemi eshte se Kadare nuk eshte politikan dhe nuk mund ta di se cfare Definicionesh perdorin ata per te shpjeguar kete situate, ose ai qe e ka keshilluar ka qene ndonje i paditur.

    Si konstrukt mendor kjo NORMALISIERUNG eshte me shume dicka mekanike e ardhur nga fizika (cybernetic): nje Pendulum qe leviz dhe kur vibrimet e tij kalojne frekuencat normale (Normaliteti) atehere behet fjale per nje situate Anormale, kur kthehet perseri ne Prehje, behet fjale per Normalitet (Ky eshte shpjegimi im!).

    Porse kuptohet se si koncept edhe Normalisierung eshte i ideologjizuar dhe normativ (koncept joneutral), se nuk behet fjale qe nje situate ose gjendje te kthehet ne Normalitet, nese ne nuk e kemi identifikuar me pare se cfare eshte Normalitet.

    Kaq sa per shpjegimin, mbase Ismail Kadare e lexon tekstin tim dhe e kthen ate fjalen nga Shqiperia Natyrale, qe nenkupton ideologjite fashiste te bazuara ne teorite e Darwinit te Natyres dhe seleksionimit te Specieve, ne Shqiperia Normale, qe simbolizon ate qe shpjegova une dhe qe besoj se Kadare ka dashur te thote.

  8. Jam i sigurt qe Kadare e di edhe vete qe identiteti eshte proces i vazhdueshem, por megjithate besoj qe ka te drejte kur ideologjise (sic!) se re te “identitetit kosovar” i qaset mu me kete argument. Gati po aq sa ka duruar Kosova jashte Shqiperise, kane duruar edhe gjermanolindoret (e thjeshtesuar pak, koherisht e permbajtesisht), e megjithate pas ribashkimit te gjermaneve, askujt s’i shkon mendja te flase per dy identite te ndryshe te gjermaneve perendimore dhe lindore. Dallime ka dhe do te kete gjithmone, madje edhe ne mes dy fshatrave fqinje, por kjo s’mjafton automatikisht per te krijuar identitete e kombe te reja. Ne thelb, Kadareja ne kete interviste s’e merr rolin e analistit, por ate te politikanit, rol i cili s’ka pse t’i mohohet. Mendoj qe ideja e nje Shqiperie te vetme (shpirterisht, jo medoemos gjeopolitikisht) te cilen Kadare e quan “natyrale”, eshte se paku poaq legjitime, ne mos me shume, sa qe jane ato idete ultraliberale te cilat cdo shkrim ku permendet fjala “komb” e klasifikojne si etnonacionaliste e shoveniste. Perderisa idete si kjo qe mbron Kadare nuk synojne te jetesohen me dhune dhe nuk rrezikojne kombet tjera perreth, ato jo vetem qe jane legjitime, por kane potencial motivues per te cuar perpara njerezit qe e konsiderojne veten pjesetare te nje strukture abstrakte sic eshte kjo e kombit. Nje Shqiperi “te natyrshme” qe ka si baze barazine qytetare s’mund ta konsideroj armike.

  9. Auros, çfarë thotë Kadareja ka më shumë rëndësi se çfarë di Kadareja; se edhe ne këtu nuk është se po e marrim në provim, por vetëm po diskutojmë për deklaratat e tij.
    Dhe Kadareja thotë: “Identiteti shqiptar, pavarësisht nga të gjitha ndikimet që kanë pasur të gjitha vendet e Ballkanit nga robëria e gjatë otomane kanë mbetur ata që janë, të pamodifikuar.” Kjo është një fjali e gabuar nga ana sintaksore, por me siguri gabimi është i redaktorit; megjithatë, ideja del pak a shumë e qartë – se “robëria e gjatë otomane” (kjo shprehje, përkundrazi, s’është gabim i redaktorit) nuk ua ka ndryshuar identitetin shqiptarëve.
    Mendimi im, për këtë çështje, është krejt i kundërt: pesë shekuj të shqiptarëve nën perandorinë osmane jo vetëm kanë çuar në ndryshime në identitetin e shqiptarëve, por edhe e kanë prodhuar atë identitet, ashtu siç e kemi ne sot; njëlloj siç prodhohet buka nga gruri, për të sjellë një krahasim të shpejtë. Kadareja merr një fetë bukë dhe thotë: kjo është grurë, asgjë nuk ka ndryshuar – duke e shpërfillur fare fazën e mullirit, të brumit me maja, të furrës.
    Doemos që buka është e grunjtë – por çka e bën bukën bukë nuk është vetëm gruri, por edhe të gjitha transformimet që ka pësuar gruri, nga mulliri në fabrikën e bukës.
    Po ashtu, Kadareja flet për “robëri të gjatë otomane” – por pa të drejtë. Këto gjëra na i thonin në klasë të dytë fillore, që Shqipërinë e mbajti turku pesë shekuj nën zgjedhë etj., të nxjerra verbatim nga manifestet e Rilindjes kombëtare. Është propagandë e kulluar kombëtariste, e mbështetur mbi një iluzion – mbi iluzionin se ato pesë shekuj mund të hiqen prej historisë së shqiptarëve si të ishin ndonjë lyth, ose hemorroid i krymbur.
    Ky është gabim i madh që bën Kadareja; gabim edhe historik edhe ideologjik. Të vjen keq kur sheh të dalë një shkrimtar i madh e i admiruar si ai, e të bëjë propagandë kombëtariste naive. Vetë emri i tij, Ismail Kadare, është emër i përftuar brenda një kulture lindore, orientale, po të duam edhe osmane. Vetë qyteti i tij, Gjirokastra, ia detyron vitalitetin ballafaqimit midis kulturës imperiale osmane dhe kulturës ortodokse lokale. Vetë vizioni i tij artistik, që e ka ngjitur në majat e letërsisë botërore, buron prej vetëdijes kolektive të Perandorisë. Vetë personaliteti i tij kulturor e ka një komponente të fortë orientale, e cila mbetet aty edhe kur ai, si shkrimtar, i kundërvihet dhe e dekonstrukton.
    Tani askush nuk e zgjedh vetë emrin që ia vënë kur lind, as familjen e qytetin ku rritet; por kjo s’është arsye për t’i minimizuar këto rrethana si të parëndësishme, meqë njeriu është gjithnjë edhe produkt i tyre. Edhe pse Kadareja sot tingëllon si më Perëndimori ndër shqiptarët, e vërteta është se ai e mori kontaktin me Perëndimin relativisht vonë, pasi personaliteti dhe botëkuptimi i tij ishin formuar; përsëri për faj të rrethanave.
    Po të vijmë tani te shqipja si faktor i identitetit (themelori, për mendimin tim), rilindësit vërtet i larguan shumë turqizma nga shqipja e shkruar, por kjo nuk mund t’i shlyejë këto turqizma nga historia e gjuhës. Një kulturë që e ka parë të nevojshme të marrë nga turqishtja fjalë të tilla si kullë, oxhak, tavan, dyshek, jorgan, çarçaf, jastëk, sofër, kolltuk, divan, minder, batanije, këllëf, dollap, kanat, penxhere (dritare është neologjizëm), tenxhere, kazan, tigan, gjyveç, tepsi, tavë, sahan etj. (po mjaftohem vetëm me kulturën materiale të banesës) është kulturë e përftuar brenda kulturës osmane.
    Pse është me rrezik gabimi i Kadaresë? Thjesht ngaqë nuk i përgjigjet realitetit historik? Jo vetëm, por edhe e kryesisht ngaqë ky lloj pozicionimi ideologjik që e sheh identitetin e shqiptarëve të pandryshuar që nga koha e Skënderbeut priret ta shohë Islamin në Shqipëri si mish i huaj, jo si pjesë e identitetit të shqiptarit. Për t’u sqaruar, unë vetë nuk jam mysliman as kam qenë ndonjë herë; por kam bindjen se shqiptarët myslimanë janë njëlloj shqiptarë sa edhe të krishterët; dhe identiteti i tyre njëlloj shqiptar sa edhe ai i të krishterëve. Përkundrazi, duke i mëshuar idesë se identiteti i shqiptarëve ka qenë europian që në në kohë të luftrave të shekullit XV dhe nuk ka ndryshuar, duket sikur kërkohet t’i përgatitet terreni idesë se shqiptari i vërtetë është i krishteri, dhe se myslimani duhet të konvertohet, për t’u kthyer në “origjinë”.
    Natyrisht, këtë nuk e thotë Kadareja – por ka të tjerë që do të mbështeten në fjalët e Kadaresë për ta thënë e për ta përsëritur e për t’i kërcënuar myslimanët shqiptarë me statusin e qytetarëve të shkallës së dytë, gjë që është bërë edhe më përpara dhe që më duket me pasoja të vajtueshme për integritetin social në Shqipëri dhe për identitetin shqiptar në përgjithësi.

  10. Kur flasim per identitet, kam bindjen se nuk behet fjale per shtete por per popullin qe i kerkohet ai; identiteti. Pra shqetesimi i shkrimtarit te madh me duket si i pa baze sepse edhe ne Shqiperine dhe Kosoven nen rregjime komuniste, qe te dyja pjeset e popullates kishin identitetin si shqiptare. Popull i njehsuar, me gjuhe, tradita, zakone, autoktone ne tokat e tyre e te tjera me rradhe. Bile te pa mohueshem. Ato popullta kane qene te ndara vetem gjeopolitikisht.

    Duke mare shtyse nga krahsimi i mesiperm ne nderhyrjen e Auros, c’fare do te thoshte Kadareja per identitetin e spanjolleve qe, ashtu si edhe Ballkani, ka qene fushe lufte per qindra vjet te shkuara. Si mund t’ja gjeje rrenjet e identitetit atij populli kur dihet qe aty kane kaluar ushtrite e romakeve, vandaleve, goteve te perendimit, me vone dyndjet e frankeve, arabet kembe kryq per katerqind vjet dhe sot me katalanet dhe basket? A jane ata latine vetem sepse flasin nje gjuhe qe rrjedh nga latinishtja? Shume me teper pyetje se per shqiptaret. Por ata sot jane dhe quhen spanjolle dhe shkrimtaret e tyre ne ze, nuk besoj se meren me te tilla sofizma qe nuk ja gjen fundin kerkush.

    Kadareja si gjithnje do te duket mire me politiken, bile tani me shume se kurre. Nuk shkruan me; prandaj meret me pune qe nuk ja gjen dot kryet.

    Xhaxha, ti bere mire qe e shtjellove kete subjekt por ajo qe kupoj une eshte se Kadareja del i humbur me njerzit qe e kuptojne mire ate. Te tjeret i quajne per gjera te medha ato qe thote ai. Dhe e keqja eshte se ata jane shume.

  11. “….Mendimi im, për këtë çështje, është krejt i kundërt: pesë shekuj të shqiptarëve nën perandorinë osmane jo vetëm kanë çuar në ndryshime në identitetin e shqiptarëve, por edhe e kanë prodhuar atë identitet, ashtu siç e kemi ne sot; ”

    Shume e bukur. Shqiptaret e sotem jane pikerisht ata qe kane kaluar sundimin turk dhe zhvillimet e vrullshme te shekullit te XX. Nese nuk do te ishte pushtimi turk, ndoshta mund te mos kishim fare Shqiperine e sotme por nese nuk do te ishte copezuar, do te kishim nje dicka tjeter qe nuk na e prek imagjinata. Edhe boshnjaket,vetem se kercenoheshin nga asimilimi serb perqafuan islamin dhe mbeten ata qe jane edhe sot. Kadareja vazhdon ta shohe Shqiperine nga maja e kulles Eifel.

  12. Xha Xhai: Kadare e ka tepruar me këtë punën e “identitetit shqiptar të pamodifikuar”, natyrisht. Por meqë s’është hera e parë që Kadare ia futë kot, s’ desha të thellohem në këtë pikë. Rrjedhimisht u shpreha optimist që njërën do të ketë thënë e tjetrën do të ketë menduar. Edhe mund të jem gabim.

    Sidoqoftë, ajo që unë provova të nxjerr në pah ishte konteksti i këtyre deklarimeve. Gjithë këto që i thotë Kadare, janë përgjigje në pyetjet e intervistuesit rreth të ashtuquajturit “identitetit kosovar”, detaj ky që duhet marrë parasysh në analizat që ia bëjmë deklaratave. Ku dua të dal? Duke dashur të argumentojë me vrull e me pasion një gjë që s’është larg mendsh – që Kosova s’kishte kur të krijonte identitet të ri për gjysëm shekulli – Kadare përhumbet dhe pos argumenteve të gjuhës e të historisë së re të përbashkët (që do kishin mjaftuar), e tepron duke rimarrë tezën e vet të njohur e të kundërshtueshme pët identitetin e pandryshuar të shqiptarëve gjatë sundimit otoman. Si përfundim: një pjesë e materialit argumentues që ka përdorur Kadare mund të ketë qenë pa vend, por jo edhe ajo që ka provuar të argumentojë në rastin konkret të Kosovës.

  13. E KORRIGJUAR!!

    Erion: Ke të drejtë kur thua që edhe në Shqipëri dhe në Kosovë popullata kishte identitet shqiptar. Por s’ke të drejtë kur thua që shqetësimi i Kadaresë është i pabazë. Arsyeja është se intervista e Kadaresë nuk bën të analizohet e ndarë nga kampanja (s’ka si quhet ndryshe) që po zhvillohet javët e fundit në mediat e Prishtinës, ku një numër analistësh e punëtorësh medialë (kryesisht në mediat e afërta me qeverinë, por edhe në media tjera të sponsoruara nga donatorë të huaj) e kanë përvetësuar me energji ideologjinë e re të “kombit kosovar”. Aq është marramendës ky pasion, saqë vëzhguesi dashamirës fërkon sytë dhe pyet veten ç’qëllim ka i gjithë ky angazhim. Përnjëherësh shqipËRItarët nuk trajtohen më si bashkëkombas, por shikohen me dyshim thuese janë hegjemonë, ndërsa fytyra publike që kanë guximin t’i kundërvihen kësaj rryme quhen turbo-patriotë e etnonacionalistë, madje edhe nëse është fjala për një Shëlzen Maliq që njihet si shtyllë e frymës liberale në Kosovën e 20 viteve të fundit.

    Intervista e Kadaresë është përgjigje dhe pjesë e këtij debati, dhe humb çdo kuptim e analizuar jashta tij.

    P.S. Shpejt e shpejt gjeta këto dy shkrime si ilustrim i kampanjës që provova të shpjegoj:
    http://gazetajava.com/artman/publish/article_983.shtml
    http://gazetajava.com/artman/publish/article_992.shtml

  14. Edhe une mendoj si Auros qe ne kete rast analiza e fjales se Kadarese duhet te marre parasysh kontekstin e debatit aktual ne Kosove mbi identitetin kosovar. Kadareja mesa shoh une kerkon te shpjegoje pak popullorce perse identiteti kosovar ashtu sic po diskutohet aktualisht ne Kosove nuk ekziston. Intervista nga gjuha dhe nga ato pak argumente qe Kadareja perdor nuk i drejtohet shume analisteve e shkencetareve por me teper njerezve te thjeshte prandaj ka dhe aq shume sllogane.

    Ne kete interviste ai perdor teorine e tij te mishit te huaj sic thote xhaxhai dhe te karakterit (sipas tij) te patjetersueshem te identitetit kombetar.

    Ne debat/sherrin Qose-Kadare ai humbi per mendimin tim rastin me te mire per te ndikuar sadopak ne debatin mbi identitetin shqiptar duke e shnderruar ate debat ne nje sherr personal me Qosen.

    Sa i perket debatit aktual mbi identitetin kosovar mendoj se eshte nje perpjekje e thjeshte e elitave ne Kosove per te justifikuar ekzistencen e nje shteti kosovar te ndare nga shteti shqiptar dhe per te siguruar ne menyre afatgjate hegjemoni pushteti ndaj ketij territori. Ketu duhet patur shume kujdes pasi identitetet tek shqiptaret jane krijuar shpeshhere me sukses nepermjet levizjve te nisura nga elitat (psh. rilindasit). Pra tek shqiptaret identitetet jane percjelle shpeshhere nga lart poshte dhe jo anasjelltas. Prandaj diskutimit aktual ne Kosove duhet ti bashkangjiten sipas mendimit tim edhe analiste e shkencetare te njohur nga Shqiperia per te nxjerre ne pah karakterin thellesisht politik dhe aspak social e shkencor te debatit mbi identitetin kosovar.

  15. postimin e kam nga dembelizmi qe me ka pushtuar…..

    Nuk eshte gabim nese nje grup “hegjemonial” ndermerr nismen te prij nje popull drejt nje qellimi dhe ideje te perbashket. Nuk eshte as gabim nese ky grup perdor ne menyre te vetedijshme metoda te ndryshme per te ndertuar nje identitet dhe per te krijuar nje “vullnet te perbashket” mbarepopullor. Madje kjo eshte nje domosdoshmeri, dikush duhet te marre pergjegjesi, qofte ky nje Princ (Machiavelli), Partia (Lenini), me konsensus popullor nga nje grup shoqeror njerzish (Gramsci), ose te krijohet me konsensus brenda nje diskursi te hapur ne sferen publike (Habermas). Jo pa qellim une i rendita keta ne menyre lineare, per te treguar se kemi te bejme me nje Progresion ne mendesi, me nje demokratizim dhe pluralizim te diskursit.

    Cfare do te thote qe (1.) Kemi te bejme me nje pluralizem te mendimeve dhe te aktoreve pergjegjes. (2) Si pasoj kemi te bejme me pluralizem interesash, pluralizem argumentimi (dhe logjike) dhe numer me te madh alternativash, (3) Ne kete proces demokratik te formulimit te identitetit kemi te bejme me nje perfshirje me te gjere te segmenteve te ndryshme, qe deri dje ishin te margjinalizuara. Procesi demokratik eshte nje proces i “empowerment”, pra qe u ka dhene te drejta perfaqesimi dhe liri edhe atyre grupeve shoqerore qe deri dje ishin te perjashtuar nga ky proces, per nje arsye ideologjike, etnike, politike e cfaredo qofte. Shoqeria civile ne nje rend demokratik qe kerkon stabilitet bazohet jo ne “Exklusion-in” (Perjashtimin) e elementeve te shoqerise, psh. si ajo e diktatures se proletaratit kunder borgjezise, te krishtereve kunder muslimaneve, ose te nje etnie ndaj nje tjetre. Shoqeria civile bazohet ne “Inklusion”, perfshirjen e cdo elementi konstruktiv te shoqerise. Mendimi i krijimit te komunitetit eshte pra ai additiv, pozitiv (+), dhe jo negativ (-).

    Kjo sjell si pasoje praktike, qe ne procesin demokratik te krijimit te nje identiteti shqiptar, me perfshirjen e ketyre grupeve, te perfshihen dhe interpretimet e ndryshme te historise dhe miteve, ne te cilen keto shoqeri bazojne identitetin e tyre. Kjo sjell perplasje dhe konflikte.

    Ne kete moment eshte shkenca ajo luan nje rrol shume te madh. Pse? Sepse ne kete proces nuk mund te pershihet cdo mit ose interes i nje grupi, (psh. ta bejme Babe Lleshin deshmor pse ka luftuar kunder qafireve). Cdo mit i mbeshtetur ne historine e ketij grupi duhet ti nenshtrohet analizes rigoroze te shkences se historise (jo te shkences se Rrefimeve, sic mund te mendoj dikush.) Per kete lipsen metoda shkencore pluraliste, si ato rationalet (natyrore, materialiste) por edhe ato konstruktiviste, se atje ku nuk arrin dora, arrin fantazia dhe mendimi. Edhe interpretimi i fakteve duhet bere duke u nisur nga interesi per te arsyetuar (rationalize) te verteten dhe jo per te justifikuar rezultatet politike ose bindjet ideologjike te dikujt.

    Pra mesa kuptoj une, si Xhaxhai por edhe shume te tjere ketu, te ketij mendimi jane. Qe nese duhet nje identitet shqiptar, kerkese te cilen asnje nuk e hedh poshte, konstruksioni i saj duhet te jete nje proces demokratik gjitheperfshires.

  16. Xhaxha, koncepti i identitetit sipas Kadarese, perdor te tjera struktura nga koncepti i identitetit sipas Xhaxhait. Nderkohe qe identiteti sipas teje eshte i orientuar per nga gjuha, sipas Kadarese eshte i orientuar per nga marredheniet ekonomike, politike dhe marredheniet me veten, njohja e vetes, e te tjera. “Pra, kjo rigjetje e ekuilibrit natyrisht që kjo do të luajë rol të madh ndaj të gjitha pikëpamjeve, si nga pikëpamja politike, ekonomike, psikike e kombit shqiptar, do të ndryshojë gradualisht, dalëngadalë vetëndjesia e tij.” (Me gjithe respektin, por edhe Vemendja shkruan me qarte se Kadareja). Ne gjithe kete fjale te Kadarese, nuk shihet asgjekundi Islami si mish i huaj, por roberuesi shihet si i tille. Subjekti nuk eshte aq specifik sa te kete nje orientim te caktuar fetar, ose me sakte, eshte nje specifikim i panevojshem perballe specifikimit te perkatesise etnike. Ne te njejtin pozicion prej mishi te huaj si roberuesit osman “klasik te jashtem” jane edhe roberuesit po aq klasik te jashtem serbe dhe jugosllave. Mund te kesh shume te drejte ne lidhje me te parin e Islamit si mish i huaj prej Kadarese, vetem po qe se ajo cka e shtyn t’i konsideroje komunistet serbe si roberues te brendshem, te jete orientimi i tyre Kristian, gje qe nuk e besoj te jete e tille ne qofte se marrim parasysh shperthimin e kufinjve privat nga komunizmi dhe natyren inkluzive te ketij ideali, si dhe per me teper se kaq, faktin qe perqafimi i komunizmit merr permasa fetare kur Islami dhe Krishterimi konsiderohen te perjashtuara njesoj, ose me sakte, kufinjte e vendosur prej ketyre feve klasike, shihen si kufinj privat qe duhen shkaterruar njesoj.

    Po t’a kapim ndryshe, pak me lehte muhabetin, futbolli eshte ekonomi dhe politike, dhe ne nje kohe kur Turqia mund te shpallet kampione e Evropes, dhe anglezet mospjesmarres, si gjithmone dipllomatik, bejne tifoz per “Good old Turkey”, orientimi i krishtere i Evropes shfaqet qarte per mitin qe eshte. Te thuash se Kadareja, ne kete rast, i meshon shnderrimit te shqiptareve ne te krishtere kur i meshon termit evropianizim, me duket gabim, pasi Evropa nuk eshte nje entitet i krishtere, por nje entitet ekonomik, qe ne politikat e veta, e ve vazhdimisht ne dyshim kristianitetin e vet. (Me vjen serisht ne mendje dipllomacia angleze dhe Peshkopi i Canterbury, i cili po advokon fuqishem per implementimin e Sherihatit ne Common Law).

    Profesori im i historise, Joseph Vargas, hungarez me origjine, thote se krenaria mbi perkatesine etnike nuk vjen si rezultat vetem i fitoreve, por edhe si rezultat i humbjeve. Mbijetesa perballe roberise dhe humbjeve te njepasnjeshme, qofshin keto humbje aksidentale, apo jo, krijon nje ndjenje dinjiteti dhe integriteti me te cilat mund te shoqerohet koncepti i identitetit. Jane keto elemente, dinjiteti dhe integriteti, qe formojne konceptin e identitetit sipas Kadarese, dhe po sipas Kadarese, te pakten ne lidhje me tekstin ne fjale, dinjiteti, integriteti dhe identiteti nuk kane orientim fetar, por ekonomik dhe politik, orientim qe aktualisht eshte subjekt i termit evropianizim.

    Per t’a mbyllur, dua te them se, perderisa shqiptaret sipas Kadarese jane krejt natyralisht evropiane, eshte e kote qe Kadareja vazhdon e i meshon kesaj teze. Pritet prej tij qe t’a perdori zerin e tij jo per te evropianizuar shqiptaret, te cilet jane natyralisht evropiane pra, por per te evropianizuar Evropen.

  17. ata qe besojne, qofte edhe gabim, jane ne nje pozicion force ndaj atyre qe nuk besojne, pershi ketu edhe skeptiket intelektualeze… mendoi dhe tha

  18. Mendimi im, për këtë çështje, është krejt i kundërt: pesë shekuj të shqiptarëve nën perandorinë osmane jo vetëm kanë çuar në ndryshime në identitetin e shqiptarëve, por edhe e kanë prodhuar atë identitet, ashtu siç e kemi ne sot;

    Shoqeria ‘osmane’ (nqs mund te quhet e tille) ishte nje entitet skizofren qe konfuzonte te gjithe evropianet qe kishin rastin te ballafaqoheshin me te. Me teper se nje rreth me nje qender, ishte nje qender pa rreth. Gjithcka ishte lokale: Lumjani ishte Lumjan, Korcari ishte Korcar etj etj. Ky fraksionizim nuk i lejoi aspak osmanet t’i m’vishnin Lumjanit petkat e miletit islamik. Packa se mund te duket sot ashtu, eshte shume e kontestueshme teza se Shqiptari i sotem eshte produkt i fermentimit osman.

    Osmanet per aq kohe sa u dergoje djem per lufte, e para per rryshfet te linin te beje si te doje. Identiteti Shqiptar i sotem nuk eshte prodhuar nga Osmanlinjte por nga Frasherlinjte.

  19. Po flitet per Kadaré qe aq shume e kane qejf shqiptaret e mergimit. Keto dite po lexoj nje liber i shkruar ne gegnisht nga nje prift i rrespektuem…m’bani kureshtar tema: identiteti i shqiptareve.
    Krimet ç’njerzore qi bane shume kopila shqiptare qi sot kane lane faren e keqe kudo neper atdhe, nuk mund t’i barazosh me burra vigane e t’ndershem. Por, krimet e tyne, duke vrà e torturu kot, vetem per me i bà qejfin nji shtaze qi mbulohet me mish njerezor, nuk kane fund.
    A e ka lexu autori i kesaj teme kyt liber? A e din ai se çfare titulli duhet me i vu kopilave e klyshave si Aranit Cela e shume katilave me identitet shqiptar qi vrisnin priftat, i lejshin pa buke, pa uje, pa derdh urinen per dite me rradhe?
    A asht edhe ky detaj i historise sone pjese e ketij identiteti qi duhet me ia bà te ditun te tjereve qi na majne per te mire?
    Kadareja asht ma mire te kundrojne kodrat e te mos leshojne fjali, fraza, kacafytje intelektuale, se identiteti shqiptar, se kush jemi, kush ishim e se kushedi se si kena me kene…

    Vuajtjet e popullit shqiptar jane ma te randesishme se keto tema qi nuk kane peshe, por vetem fluturojne lart, ne qiellin blu.

  20. idashur thote:

    “ata qe besojne, qofte edhe gabim, jane ne nje pozicion force ndaj atyre qe nuk besojne”

    More power to them!… apo sic i themi ne: Zoti ua shtofte inatin! Puna eshte qe me gjithe forcen qe te jepe besimi, disa gjera thjesht nuk zgjidhe me force…

  21. C’do te thosh ne viziten e tij te befasishme (e para vizite) nje vizitor i jashteplanetit tone per identitetin e njerzimit qe popullon kete glob?

    Natyrisht, duke inprovizuar obzervimin e ketij vizitori, do ish; Njerez te nje lloji (ngjajshem), kan populluar globin si njerzit popullojne nje supermarket ne te gjitha ambjentet e tij, pa u marr me departamentet (dyqanet) ne supermarket, se ata ne fund te fundit jane ne sulm bleresish neper cdo nje nga keto dyqane qe zgjedhin, pamvaresisht se njeri shkone tek dyqani i ikonave religjioze, apo riprodhim njerzish, dhe tjetri ne ate te seksit, apo bojrave. Ata ne fund te fundit jane ne nje supermarket si bleres, dhe ate qe jane lloje te ndryshem bleresish e shohin vet blersit, por jo “vizitori nga kozmosi”

    Kadare noton ne te njejtat ujra me identitetin si “vizitori nga kozmosi”

    Kurse Xha eshte ne supermarket si bleres qe e di per c’po psonis, dhe jo nga ata klient qe behen gjat vizites ne supermarket.

    ..ndersa lentja e Kadares c’fokuson vemendjen, ajo e Xha Xhait perqendrohet ne detaj.

    ka pak vend per te debatuar (kete bene Xha) ne se fokusimi i bere nga Xha eshte apo s’eshte i te njejtit shikim ne ate nga larg te Kadarese ( nuk e di ne se syzet Kadare i vendos per te mos pare, apo kur pa kete qe thot, i kish hequr, por jo pa qellim), duhet te vij e te na thot vet Kadare dy fjale.

  22. QA shkruan:

    Shoqeria ‘osmane’ (nqs mund te quhet e tille) ishte nje entitet skizofren qe konfuzonte te gjithe evropianet qe kishin rastin te ballafaqoheshin me te. Me teper se nje rreth me nje qender, ishte nje qender pa rreth. Gjithcka ishte lokale: Lumjani ishte Lumjan, Korcari ishte Korcar etj etj. Ky fraksionizim nuk i lejoi aspak osmanet t’i m’vishnin Lumjanit petkat e miletit islamik. Packa se mund te duket sot ashtu, eshte shume e kontestueshme teza se Shqiptari i sotem eshte produkt i fermentimit osman.

    Osmanet per aq kohe sa u dergoje djem per lufte, e para per rryshfet te linin te beje si te doje. Identiteti Shqiptar i sotem nuk eshte prodhuar nga Osmanlinjte por nga Frasherlinjte.

    Qafir, këtë tezë dua të ta kundërshtoj me dy argumente: (1) tiparet e përbashkëta mes popujve të Ballkanit (kulturë materiale, folklor, përralla, arkitekturë, zakone, sjellje, gjellëtari, deri edhe veshje), të cilat i detyrohen në masë të madhe ndikimit osman (sikurse i detyrohen ndikimit bizantin dhe romanizimit); (2) vetë komponentit oriental në formimin kulturor dhe fetar të Frashërllinjve.
    Jam dakord me ty që lumjani, po të dëshironte, mbetej lumjan nën sulltanin, por vetëm duke e nxjerrë veten nga qarkullimi i vlerave kulturore, të paktën përtej Lumës. Ta kam fjalën që të gjithë ata njerëz që ia përcaktuan fatet shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX i ishin ekspozuar mjaft ndikimit osman, dhe këtu fut edhe katolikët si Gjergj Fishta edhe ortodoksët shqiptarë e vllehë që ia dhanë shtyllën kurrizore Rilindjes.

  23. Kultura, kultura, kultura.. e shkrete
    Ne te rite tim, nje mik i ditur me thosh dikur, se Perendimi e gelltiti Lindjen, pa e tretur dot, e tashti po e vjell ate pak nga pak. Ishte viti 1986

    Sidoqofte, sa me poshte shkruhesh andje nga 1700.
    Nuk me duket se gjen ne kete preshkrim te shkurter ( e ne shume deshmitare okulare te tjere te asaj bote dhe periudhe) dicka te perbashket me ate shqiptaret, te cilet ishin, jane dhe mbeten nje prodhim i eugeno-sit grek dhe jo i humanitas romake, e ca me pak i fatalizmit orental.

    But it might be as well to remember the words of Lady Mary Wortley Montagu, the wife of George I’s ambassador to the Sultanate, writing home from Constantinople in 1718: “Thus you see, sir, these people are not so unpolished as we represent them. ‘Tis true their magnificence is of a different taste from ours, and perhaps of a better. I am almost of opinion they have a right notion of life; they consume it in music, gardens, wine and delicate eating, while we are tormenting our brains with some scheme of politics or studying some science…”

  24. Qafir Dhima, thote: “Ky fraksionizim nuk i lejoi aspak osmanet t’i m’vishnin Lumjanit petkat e miletit islamik. Packa se mund te duket sot ashtu, eshte shume e kontestueshme teza se Shqiptari i sotem eshte produkt i fermentimit osman.” Ndersa mua me duket e kunderta, per te mos thene se kur thua qe “shoqeria ‘osmane’ (nqs mund te quhet e tille) ishte nje entitet skizofren qe konfuzonte te gjithe evropianet qe kishin rastin te ballafaqoheshin me te” skicofrenia nuk ishte vecse nje nga format e shfaqura gjate nje shkelqimi 500 vjecar. Ishte qendra Osmane qe e lejoi dhe e ushqeu fraksionizimin larg qendres deri ne ate mase sa gjithcka qe ishte brenda rrethit te subjekteve te sulltanit e gjen qarte edhe sot e kesaj dite neper deftere, nderkohe qe gjithcka qe ishte jashte kufinjve te qarte te ketij rrethi, ishte ne mos krejt e pavlere, te pakten aq sa te krijohej ai konfuzioni i te thirrurit frank cdo evropiani. Kjo u arrit nepermjet instrumentave te forces dhe fushatave ushtarake, gjuhes ose regjistrimit te popullsise neper deftere, dhe dhenies dore te lire te besuarve te sulltanit ne lokalitetet e caktuara me kusht qe te pergjigjeshin financiarisht dhe ushtarakisht. Te thuash se frafmentalizimi nuk e lejoi shtepine e osmaneve t’i vishte lumjanit petkun e miletit islamik, do te thote se nje gje e tille deshirohej, por ishte e pamundur. Pamundesia dhe vete fragmentarizimi eshte pasoje e nje territori te madh ne kete rast, cka edhe besoj se do te thuash me qender pa rreth. Sidoqofte, perderisa statusi i dhimes njihet nga Sheriati, petku i miletit islamik nuk ka pse te jete i detyruar, statusi i dhimes e lejon subjektin te kryeje te gjitha aktivitetet ekonomike, por nuk eshte subjekt me te drejta te plota.

    Sa per kundershtimin e pare te xhaxhait, nuk me duket se internalizimi deri diku i folklorit, perrallave, gjelleve, kane te bejne me tolerancen Islamike me kushte ekonomike, nderkohe qe arkitektura, kultura materiale, veshjet, dhe serish gjellet, jane pikerisht venia ne force e kushteve ekonomike ne fjale. Fragmentalizimi, ose defterizimi i cili nuk detyron nje petk homogjen te miletit Islamik per te cilin flet Qafiri, mund te vihet re qarte edhe sot e kesaj dite tek zakonet dhe sjelljet e ndryshme te katolicizmit kroat, ortodoksizmit grek, dhe muslimanizmit shqiptar e boshnjak, nder te tjera. Keto dy te fundit, zakonet dhe sjelljet, jane ato qe drejtohen me teper nga interesi per te qene nje subjekt me te drejta te plota. Ne aspekt me kete interes per te qene subjekt me te drejta te plota, Kadareja ka te drejte, pasi ky interes i shqiptareve eshte identik si ne rastin e Perandorise Osmane, dhe ne rastin e Evropes.

  25. Qafir, këtë tezë dua të ta kundërshtoj me dy argumente: (1) tiparet e përbashkëta mes popujve të Ballkanit (kulturë materiale, folklor, përralla, arkitekturë, zakone, sjellje, gjellëtari, deri edhe veshje), të cilat i detyrohen në masë të madhe ndikimit osman (sikurse i detyrohen ndikimit bizantin dhe romanizimit); (2) vetë komponentit oriental në formimin kulturor dhe fetar të Frashërllinjve.

    Nuk jam shume i sigurt per piken 1, per vete faktin qe sic permendet ju dikur “Perandoria Osmane ishte zgjatim i Bizantit me menyra te tjera”. Zhupani u be bujkrob, por bajraktari mbeti ai qe ishte. Teza juaj pershkruan shume mire sllavet.

    Frasherllinjte nuk me duhet te ishin formuar me shume ‘orientalisht’ sesa ‘sinkretisht’ fale beses bektashiane te tyre dhe kontakteve me kolonite arbereshe. Idete e tyre ‘shqiptaromadhe’ me duken me shume te farketuara ne Macchia Albanese sesa nder rrethinat e Marmarase.

  26. ..ndersa lentja e Kadares c’fokuson vemendjen, ajo e Xha Xhait perqendrohet ne detaj.

    Ky eshte konflikt universal qe as fizika nuk e shmang dot. Me aq sa do te jene fizikantet ne gjendje te formulojne Grand Unified Theory, me aq do te jene ne gjendje Xhaxhai dhe Kadareja te ‘llogjisin” me njeri tjetrin. Fizikantet te pakten po nderojne nje Large Hadron Collider ne Zvicer ( e rrezik na sikterisin te gjitheve me efekte anesore:)

  27. Pasi te jete islamizuar evropi, pritet qe nje president Mojsi tjeter nga ai i pari, te ri-shkoje ne Oxford. Tashme i islamizuar, do te mbaje ne te te njejtin lektrim ku do te thote se “mjafton qe shqiptareve tu gervishesh vec pak lekuren dhe do te dale identiteti i tyre i vertete, ai islam.” (kete e mendoj realisht).

    Edhe asokohe shqiptari nuk do te kete dale aspak nga natyra e vete e gatshme per tu lepire, njekohesisht edhe e padeshifrueshme mire.

    Carje trapi ne katror. Po si nuk u lodh ky mor aman.

  28. Ka një problem me ndërhyrjet e Kadaresë të pas ’90-s në rastet e përkufizimit të identitetit kombëtar, nga që ky fokusohet kryesisht tek ajo çka do të duhet të ishin shqiptarët duke besuar se ky është edhe realiteti objektiv. Nuk do të doja të spekuloja gjatë lidhur me shkaqet se pse ai e bën këtë, por sigurisht një gjendje delirante latente permanente e shtyn atë të shkruaj gjithnjë e përsëri për kombin shqiptar nga pozita që bëhen gjithnjë e më konservatore. Kadareja sillet si monark, si peshkop, Kadareja shpërdoron (shpresoj dhe besoj) pa dashakeqësi pozicionin e tij të preferuar për të reklamuar një ide regresive dhe pikërisht atë të përkatësisë evropiane të shqiptarëve bazuar në arsye historike, pa vënë re së në fakt premisat e përkatësisë evropiane sot janë thjeshtë dhe vetëm të një karakteri pragmatik. Ti je evropian vetëm nëse rregullat e sjelljes [ligjet] dhe institucionet e shtetit përmbushin standardet e caktuara dhe marrëdhëniet e qytetareve të tu me institucionet janë normale. Shqipëria dhe Kosova përmbushin sot vetëm kriterin e parë, që edhe ky është vetëm se artificial. Institucionet janë kryekëput jo-evropiane ndërsa marrëdhëniet e qytetareve ndërmjet tyre dhe me institucionet rregullohen nga rregulla sjelljeje të pashkruara, që i referohen kryesisht instinkteve njerëzore në periudhe tejet të vështira. Në këto rrethana shqiptari Kadare i bën një interpretim sakat historisë duke injoruar çfarëdo kriteri shkencor, për t’i nxjerrë shqiptarët në dritë më të mirë, pa e kuptuar se ai i bën ata qesharak dhe të pabesueshëm.
    Dikush duhet t’i thotë Kadaresë që të pushojë me një gjë të tillë, sepse pikërisht këmbëngulja e tij për një interpretim privat të historisë së Shqipërisë sipas humorit të tij personal rrezikon të ardhmen e proceseve emancipuese e euro-integrative të atij vendi, të cilat në të vërtete ende nuk kanë filluar, po që se e gjithë kjo farsa institucionale e integrimit ne NATO do të merrej në konsideratë pikërisht ashtu siç është; pra si një vrimë në ujë.
    Kadareja kur ja fut kot i del plot, pasi lexuesi i tij i zakonshëm sot të gjithë kulturën që disponon e ka të fituar nga media shqiptare, pra është në një gjëndje jashtëzakonisht të mjeruar intelektuale dhe pikërisht për të kompensuar këtë boshllëk të tmerrshëm, deklarohet publikisht pro gjithçka kadarejane te sotme. Lexuesi i djeshëm i Kadaresë e ka vendosur këtë shkrimtar të madh prej kohësh atje ku e meriton, në ballë të bibliotekës por nuk ja mban gjë librat nën jastëk si dikur. Ky lexues (i pakët në numër) nuk polemizon me Kadarenë për respektin që ka për të djeshmen e tij, që gjithsesi është e një rëndësie vendimtare. Për shumëkënd Kadareja – shkrimtar oborri apo jo – ishte fillimi i sqarimit politik e intelektual liberal në stalinizëm; shumë i rëndësishëm dhe shumë i dashur. Po për këta njerëz, Kadareja më pas është një shkrimtar ornamental shumë i mirë dhe një shqiptar i rrjedhur që këput të trasha. Për hatër të Zotit, ndalojeni atë njeri të flasë pa përgjegjësi, ai po bën gabime. Është e pafalshme që ky gjeni i shqipes së shkruar të pozojë publikisht për vite me radhë veshur me tuta kuq e zi! Askush nuk ja kërkuar këtë dhe nëse dikush u dashka ta bëjë një gjë të tillë, le të jetë ky thjeshtë shtangist, i cili le të na nderojë kombin. Nëse Kadareja e ndjen veten patriot dhe i dhimbset atdheu i tij, me autoritetin që ka për hatër të Zotit le të investohet për forcimin e Republikave Shqiptare, për forcimin e institucioneve, për strukturimin e proceseve arsimuse dhe edukative sipas parimeve të botës se iluminuar dhe liberale, le të investohet Kadareja dhe e gjithë garda e këtyre plakaruqëve të gjithëpushtetshëm, që shtetet shqiptare te fuqizohen jo fale topave që do t’u falë Amerika, por reformës kulturore dhe politike ne të dyja shoqëritë shqiptare. Nuk është e hijshme për Kadarenë, që borxhin që ai mendon se i ka kombit të vet, që i fali atë botë aq të pasur, të cilën ai e përshkroi më pas me aq dëshirë e talent, t’ia kthejë me teoritë e tij primitive fashiste të viteve 20 kombit. Dhe e fundit – dreqi e mori – dikush duhet t’i tregojë Kadaresë se nuk është e udhës që zgjidhjet e problemeve të të dy shteteve shqiptare sot t’i kërkojë në mënyrën e perceptimit të kombit shqiptar nga brenda apo nga jashtë, si dhe të kuptojë se paaftësia për vetëqeverisje eficiente institucionale e shqiptarëve është e vetmja e keqe që po shkatërron shoqëritë shqiptare dhe moralin e tyre. Ne fakt e parafundit pasi e fundit do të duhej të ishte, që Kadareja do të bënte mirë të mos merrej me përkufizime shkencore për ato fusha të dijes ku nuk është në shtëpinë e vet, në mënyrë që të mos rrezikojë të merret në konsideratë si një sharlatan politik ballkanik; pra në kuptimin që ka të tjerë plot qe e bëjnë një gjë të tillë dhe le t’i lërë ata. Nëse pa tjetër nuk i rrihet pa patur një mendim për zhvillimet historike të kombit, le të marrë për shembull zonjën Merkel, e cila e sapopytur ne Deutschlandfunk lidhur me ndeshjen Turqi-Gjermani tha një gjë shumë të përgjithshme, për t’i lënë të kënaqur turqit dhe gjermanët, pa hyrë ne detaje, nëse arbitri zviceran e pa apo nuk e pa një penallti. Për këto gjera ka një ushtri të tërë me anonimë, ndërkohë që Merkel bën shumë mirë vetëm punën e vet.

  29. “Dikush duhet t’i thotë Kadaresë që të pushojë me një gjë të tillë, sepse pikërisht këmbëngulja e tij për një interpretim privat të historisë së Shqipërisë….”

    Nuk mund ti thote njeri GH vellai/motra sepse ai eshte politkani largpames dhe shkrimitari i pa diskutueshem i te dy rregimeve. Per shqiptaret.

Comments are closed.