NJË SHAKA EKONOMIKE

nga Ferdinand Agalliu

Pas një pune skllavëruese dhjetëravjeçare, shpërndarja e tokës nga qeveria e Partisë Demokratike mbi bazën e ligjit 7501 u përjetua nga fshatarësia si dhuratë nga Zoti. Shtoji kësaj edhe privatizimin e banesave shtetërore pothuaj falas për punonjësit e qytetit, të dyja këto masa me frymë të theksuar humane bënë që i ndjeri Ali Spahia, një individ i dalluar për trajtimin shtruar të problemeve, të nxitonte të deklaronte se Partia Demokratike do të rrinte gjatë në pushtet. Gjysmë shekulli më parë fshatarit i ishte dhënë njëherë toka mbi bazën e trungut familjar, por kjo rezultoi si shaka që nuk jetoi gjatë. Tani fshatarit iu dorëzua toka mbi bazën e frymëve në familje, formë që edhe Babëfit, ideologut parashkencor të komunizmit nuk i kishte shkuar ndër mend. Sidoqoftë, jemi të detyruar t’i kushtojmë vëmendjen e nevojshme formës, pasi kjo përbën thelbin e asaj që duam të vëmë në dukje, pra, ndikimit të saj në rezultatin ekonomik të këtij ligji të miratuar më shumë se një çerek shekulli më parë. Dhe për ta konkretizuar sadopak atë që duam të theksojmë, po kujtojmë diçka nga e kaluara…

Shoku Ajdinov vinte në godinën e Komitetit Qendror të BRSS nga një republikë transkaukaziane. Si shkak për këtë arritje kish shërbyer dashuria e tij e parrëfyer për komunizmin shkencor, e cila i kish gllabëruar gjithë qenien. Zelli që shoku Ajdinov shfaqte për të hyrë nëpër labirintet e ideologjisë komuniste nuk mund të mos binte në sy dhe të vlerësohej. Për këtë, ashtu siç deklaronte edhe vetë në mënyrë të përsëritur, u ishte mirënjohës për jetë në radhë të parë Partisë së lavdishme Komuniste të Bashkimit Sovjetik, por, kuptohet, edhe udhëheqësit të saj të ndritur, shokut Hrushov.

Nja dy vjet pas mbërritjes në Moskë, shoku Ajdinov bëri një kërkesë kuptimplote, e cila do t’i shërbente shumë hulumtimeve të tij të thelluara në lëmin e ideologjisë komuniste. Trajtimi i temës ishte rrënjësor dhe për këtë arsye i lindi pothuaj si domosdoshmëri, që të kontaktonte diku rrotull globit të paktën një fis, i cili ruante akoma ato forma të komunitetit primitiv për të cilat kish lexuar dendur në literaturë. Aty shoku Ajdinov kishte shpresë të gjente fillesat e komunizmit. Kjo kërkesë u prit gati me brohoritje dhe shpejt shkencëtarit të ri dhe të pasionuar ju përgatit udhëtimi për në Guinenë e Re, vend i cili u gjykua si ideal për trajtimin e këtij problemi teorik kaq të rëndësishëm. Por ajo që ka rëndësi të madhe të vëmë në dukje, ishte fakti që shokut Ajdinov ju dha me vete edhe nja dhjetë metër dok i një cilësie të lartë për t’ia dhuruar të parit të fisit në shenjë respekti nga ana e BRSS.

Edhe pse punonjësit e ambasadës sovjetike në Xhakarta e këshilluan të qëndronte disa ditë për t’u çlodhur, shokun Ajdinov nuk e mbante vendi dhe donte të nisej një orë e më parë. Pasi i vunë në dispozicion një përkthyes vendas, me linjën e parë të brendshme ajrore ai u nis për në Guinenë e Re dhe prej aty me nxitim për në xhungël, i rrethuar nga gjithfarë zhurmash dhe ngjyrash. Nuk vonoi dhe makina iu rrethua nga një grumbull fëmijësh lakuriq, të cilët cicëronin me zë të lartë në një gjuhë të pakuptimtë për të. Përkthyesi seç iu tha diçka në gjuhën e tyre dhe vogëlushët, me atë zellin fëminor nuk prisnin më radhë që kush e kush të ishte i pari në ndihmën që ofronte. Ashtu të rrethuar nga britmat gazmore të vogëlushëve, udhëtarët u drejtuan për në një banesë a diçka të ngjashme me të, e cila nuk ishte gjë tjetër veç një si kasolle mbuluar me gjethe të mëdha. Për të hyrë brenda shokut Ajdinov iu desh të përkulej pasi deriçka ishte shumë e ulët. Pas kësaj ai u gjend midis disa trupave pothuaj lakuriq, të cilët, për habinë e tij, nuk dukeshin aspak të çuditur nga prezenca e këtij të huaji. Shoku Ajdinov e përshëndeti me respekt atë që ndodhej në mes të grumbullit, duke e marrë për të parin e fisit. Dhe në fakt nuk qe gabuar. Përkthyesi u bëri të njohur vendasve, se i huaj vinte nga një vend i madh, i cili organizimin e marrëdhënieve e kish të njëjtë me të tyren, por vetëm në një stad cilësisht më të lartë. Ata seç pëshpëritën diçka midis tyre dhe kur të shohësh ja plasën një të qeshure kolektive, duke nxjerrë në pah dhëmbët e tyre të rrallë dhe të krimbur. Pas kësaj shoku Ajdinov iu lut përkthyesit t’u kumtonte urimet që vinin nga vendi i tij dhe t’u thoshte se në shenjë respekti për të parin e fisit, kishte sjellë si dhuratë një copë doku, prodhim i një cilësie shumë të lartë. Dhe kur përkthyesi mbaroi, ai nxori stofin nga çanta dhe ia la në prehër kreut të fisit. Ky i fundit, pasi e rrotulloi nëpër duar copën e dokut, iu drejtua njërit nga pjesëtarët e grupit:

– Sa vete kemi në fis?

– Tetëdhjetë e tre- i erdhi përgjigjja.

Pas kësaj kryetari i fisit urdhëroi:

– Sillni gërshërët! Dhe kur pas disa çastesh i sollën një palë gërshërë të ndryshkura, ai e hapi copën e dokut dhe filloi ta priste në pjesë të vogla, duke dashur ta ndajë atë në tetëdhjetë e tre pjesë të barabarta, aq sa dhe numri i pjesëtarëve të fisit.

Për një çast shokut Ajdinov iu krijua një ngërç në fyt, kur pa se si copa e dokut po pritej ne mënyrën më të pakuptimtë dhe se nga kjo ndarje, çdo pjesë bëhej e pavlerë, por shpejt iu largua këtij mendimi dhe në fund i ndriti fytyra, kur mendoi sa e rëndësishme është mënyra e ndarjes. Copa e dokut pas ndarjes vërtet kthehej në diçka pa vlerë, por çfarë kish më shumë rëndësi, ishte fakti, që ndarja u bë në mënyrë të barabartë…

Djalli ta marrë, ç’ta zgjasim kot, kur edhe kaq e zgjatëm shumë. Pothuaj e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin tonë të famshëm 7501. Është pikërisht mënyra e ndarjes së tokës mbi bazën e këtij ligji arsyeja që rezultatet tona në lëmin e bujqësisë të vazhdojnë të jenë të vajtueshme.

 

(c) 2019, Ferdinand Agalliu.

9 Comments

  1. Copa e dokut eshte ndare ne menyren me te drejte. Te gjithe pjestaret e fisit, edhe ne mos e pacin perdorur copen e dhuruar ne funksionin e veshjes, e kane perdorur per zbukurim, apo si vlere kembyese midis njeri-tjetrit, sic perdorin edhe guaskat e ndryshme deri sot akoma. Per syte e njeriut tw “civilizuar”, kjo lloj ndarje e barabarte e copes se dokut duket e pakuptimte dhe e padobishme, sepse lakurqesia eshte per ‘te problem, por kjo nuk eshte problem (ne ate moment te pakten) per lakuriqsin vendas!
    Keshtu, edhe reforma agrare (Ligji 7501) e 1991-it, ne parim duket e drejte, toka shkon tek ai qe e punon! Edhe faktorin “per fryme” po e pranojme per nje moment, pa i hyre debatit, se do zgjateshim shume. Mirpo ky parim i mesiperm u shkel te nesermen e ndarjes se tokes, teksa toka u la ne meshire te fatit dhe 70 deri 90% e fshatarve u largua nga fshati drejt qytetit dhe drejt emigracionit. Ne shume vende toka u shit. Pra, parimi i mesiperm nuk pati kushte mbeshtetes per tu zbatuar, si bie fjala, toka do punohej dhe nuk lejohej te shitej, apo per ‘te do te paguhej takse!
    Tani jemi ne nje gjendje te tille, ku keta fshatare u dynden drejt qytetit, moren diplloma si i morren, iu futen edhe puneve shteterore dhe kane nisur te drejtojne vendin! Cfare mund te presesh tani nga njerez (ne literaturen shkollore quhen: klase mikroborgjeze) qe parim kryesor ne jete kane patur interesin e ngushte personal?! Do te presesh vetem korrupsion, vjedhje, shit-blerje, cfare con ne pasurim momental te tyre dhe varferim te pjeses tjeter te shoqerise dhe te vendit.
    Shkrimi ishte mjaft terheqes, vetem se absolutizon pakuptimerine dhe padobishmerine.

  2. Ato apartamente qe u privatizuan per 200$ tani shiten disa dhjetera mijera $$ .kryetari mao ta pacim per jete hua .

    1. Kam vënë re Alba, në komentet që bëni, Ju të mahnisni me insistimin tuaj për të vënë në dukje, se pothuaj çdo mirësi në këtë vënd, e ka burimin nga “udhëheqja e ndritur” e “kryetarit Mao, që ja paçim për jetë hua.” Natyrisht, mirënjohja është një ndjenjë që e lartëson njeriun. Por kur kujton mizoritë që ka hequr njeriu në atë sistem, punën skllavëruese që bënin të burgosurit e ndërgjegjes pa pagesë, fshatarin që shkonte në arë në pikë të mëngjesit me një copë bukë misri në trastë dhe brënda saj një shishe me atë që mund të kpnsiderohej më shumë ujë se dhallë, punëtorët, mësuesit, intelektualët, e ku di unë, që ju duhej të çoheshin në orën tre-katër të mëngjesit për një pikë qumësht për bebenë e vogël që vinte i verdhë nga mungesa e ushqimit, e ç’të të them tjetër, edhe sot kur i kujton, sikur të shtëngon diçka në gjoks dhe të krijohet një ngërç që të merr frymën.

  3. Z. Ferdinand, shoh here pas here dokumentare mbi jeten ne Ameriken e viteve 20, 30, e me tej deri *60 e ’70, per jeten e gjermanve, francezve, italianve, anglezve ne vitet ’50, ’60, ’70, ’80, per jeten e sotme te rusve, ukrahinasve, moldalve, shqiptarve, afrikanve, kanadezve, eskimove, peruanve, etj.. Duke e njohur jeten e qytetarve te botes per periudha te ndryshme edhe me mire nga sa e kemi njohur asaj kohe, bejme padashur dhe instiktivisht relativizimin e percaktimit te jetes tone te atehershme, qe do te thote, se vuajtja dhe mizerja nuk kane qene tipike shqiptare, budadalleqet e tjera, po ashtu. Kjo nuk do te thote ti justifikojme skamjet dhe budadalleqet tona, por thjesht ti shohim sa me objektivisht, qe te japim gjykime sa me te paanshme pastaj per sejcilin problem (privatizimet e banesave, reformen agrare te tokes, etj.). Ne rastin e shokut Ajdinov, ngerci i tij fillestar ne gryke kishte te bente me pikpamjen e tij per perdorimin e copes, qe edhe nwse ai kerkonte nje fajtor, kete duhet ta gjente tek vetja, qe nuk kish marre me vete katerfishin e copes. Ndersa ne krahun e “primitivit”, edhe nese ai do te kerkonte nje fajtor per problemin e copes, kjo do te kishte te bente me ngjyren e saj, ose dicka tjeter, por jo me madhesine apo prerjen e copes. Shpresoj te me keni kuptuar, qe edhe ne debatin tuaj me lart (me Alban) te mos bashkoni ekletikisht kostelacione te ndryshme. Apo dhe kur kete ta beni, te gjeni te perbashketat e dy kostelacioneve. Ne te kundert duket sikur justifikohet me skamjen e dikurshme shqiptare babezia dhe katrahura e sotme ne Shqiperi!

    1. Normalisht mua nuk me takon te perzihem ne debat. Une ate qe pata per te thene, e them ne shkrim. As me shkon nder mend te mendoj se them gjithcka ne raport me problemin. Shkrimi eshte thjesh impression per nje aspekt te nje teme mjafte te gjere.
      Gjykova ti pergjigjesha zonjes (apo zonjushes) Alba thjesht per faktin se ajo edhe ne kete rast kapet pas nje aspekti periferik, i cili nuk eshte qellimi i shkrimit, vetem per te vene ne dukje, se regjimi qe lame pas nuk duhet te kete qene dhe aq i lig sa thone disa si puna ime. E per t’ma vertetuar kete thote: ” Ato apartamente qe u privatizuan per 200$ tani shiten disa dhjetra mijra dollar…” Zonja nuk e thote, por le te kuptojme, se ato apartamente jane ndertuar dikur, pra me saktesisht, ne nje kohe qe ne nuk e vleresojme per te mirat qe po na burojne prej saj.
      Tani, se ku qendron lidhja e kesaj qe thote Alba me ate qe thuhet ne shkrim, me vjen vertete keq, por une e kam te veshtire ta dalloj.

      1. Thjesht vura ne dukje faktin se edhe ato pak gjera qe perfituam apo trasheguam u bene me ndihmen e kines .kur u pre ndihma kineze ,ekonomia vajti kove pusi pavaresisht punes tone te palodhur ne ara.. fabrika kantere apo burgje .Kaq ishte e gjitha .Nothing more nothing less and nothing else.Persa I perket pronesise se tokes gjerat jane te nderlikuara se legjitimiteti i pronesise me perjashtim te atyre qe e kane blere me ngastra me tapi te rregullta te kohes se Zogut eshte I dyshimte .Tokat kane qene toka te sulltanit te cilat bejleret shqiptare I pervetesuan pas ikjes se turqise njesoj si u bene privatizimet e nderrmarjeve pas 1991 .Kemi nje histori te gjate grabitjesh qe eshte ngulitur ne ADN tone kombetare e kam frike se eshte proces I parikthyeshem .

  4. Shkrimi eshte mjaft terheqes. Por shembulli i sjelle nuk e permbushi dot idene qe donte te jepte shkrimi. Tek shoku Ajdinov, pikpamja e tij mbi shperndarjen e te mirave materiale ne komunizem perputhej deri diku me shperndarjen qe bente fisi “primitiv”. Ne fillim ai pati nje ngerc, (sepse copa na iku kot), pastaj mbeti i kenaqur, kur pa se copa ishte ndare ne menyre te barabarte dhe pjestaret e fisit u kenaqen te gjithe njelloj. Mirpo ngerci mbeti tek lexuesi, (ndoshta ka mbetur edhe tek nenvetedija e shokut Ajdinov dhe ka ridale mbas shume vjetesh serish). Sepse copa iku kot, sipas pikpamjes tone “te shendoshe”, (apo kapitaliste). Mirpo pjestaret e fisit primitiv mbeten te kenaqur.
    Keshtu dhe toka bujqesore e ndare barabar me 1991 ngeli sot kot, ne kuptimin qe nuk u perdor ne shumice te saj mbi parimin sipas te cilit u nda: toka shkon tek ai qe e punon. Keshtu thote autori, keshtu them une, keshtu thote edhe tjetri. Mirpo, pjesa me e madhe e fshatarve qe muaren token kane te tjera pikpamje, per t’mos thene qe nje pjese edhe nuk kane fare pikpamje dhe parime. Ndaj tek ne ishte faji i Anti-Ajdinovit, Ajdinovit kapitalist pra, shtetit tone, qe kur e shperndau token, nuk nxorri klauzola mbrojtese te parimit mbi te cilit edhe u nda toka bujqesore. Vete parimi nuk ishte i keq, toka shkon tek ai qe e punon. Por ligji duhej ta rregullonte dhe mbronte kete parim. Tashme, jo vetem copa (toka) iku dem, por po ikin edhe copat e tjera qe shoku Ajdin po sjell, sepse nuk ka ligj. (Sa per shembull, une nuk shkoj dot te blej nje cope ngaster te vogel nga toka e babait tim, te cilen ai e ka punuar me duart e tija, sepse nuk ekzistojne as regjistrimet ne kadaster per ata qe e kane marre me reformen agrare te 1991-it, Ligji 7501, as lejohen shit-blerjet. Nderkohe qe huazimet dhe shit-blerjet kudo ne Shq. jane bere ne mode pa u bere edhe hipotekimet e duhura! Nje katrahure, nga e cila kane perfituar vetem ata qe e kane grabitjen ne ADN, dhe kete duket se e ka shumica e popullit tone, sic thote edhe komentuesja me lart.)

    1. Atehere (ne 1991) pati debate mbi paleverdishmerine e fermave 1-2 hektareshe .Kuadro qe e njihnin sektorin vune ne dukje se fermat nen 150 ha jane jo fitimprurese.te tjere hodhen mendime se kooperativat e tipit stalinist duheshin kthyer ne kooperativa aksionere ku fshataret jane bashkepronare.Ndersa procesi bujqesor eshte I thjeshte ne dukje ,mbill,korr,shit eshte nje proces I nderlikuar qe fshihet pas saj .Psh duhet nje sistem kontratash qe fermeri ta kete te shitur produktin para se ta mbjelle .keto kontrata pastaj tregetohen ne burse.Duhet sistem siguracionesh.Cdo te behet nese mu perparja korrjes I bie nje semundje a permbytje e I prish prodhimin? Duhet sistem shperndarje grumbullimi qe fermeri mos te dale vete ne buze te rruges te shese shalqi por te kete dike me mjetet e transportit,frigorifere ,magazina etj qe ta marre prej andej deri sa te perfundoje ne tavoline te konsumatorit .Tokat duhen ujitur.Kanalet kulluese e vaditese duhen mirembajtur.Gjate veres nxirreshin dikur 7 milione metro kub dhera cdo vit per ti mbajtur kanalet ne gjendje pune .Keto i bente shteti .Tani qe u prish shteti ,kush e ka ne pronesi rezervuarin?kush eshte pergjegjes per mirembajtjen ?Sa kushton kush e si do te paguhet?Keto jane vetem nje pjese shume e vogel e problemeve qe dilnin ne riorganizimin e shtetit ,te cilat donin durim,ekspertize ,mirekuptim ,qetesi cilesi te cilat ne ate kohe ishin in short supply .Kur je i uritur do nje zgjidhje te shpejte e nuk ke nge te mendosh per te ardhmen e trute e njerezve me stomakun bosh nuk mendojne qarte.Edhe atmosfera revolucionare e kohes e tipit :te prishim gjithshka se do te kete nje plan Marshall per Shqiperine e pastaj do hame me luge floriri nuk ndihmoi shume .Pjesa tjeter eshte mbi ndershmerine e drejtesine sociale te procesit e cila meriton nje koment tjeter .

  5. Kur u debatua ligji ,te pakten ligjberesit ishin te vetedijshem se ndarja e tokes ne ngastra nuk kishte kuptim nga ana ekonomike .Por ishte ana sociale .Familja ime Psh kishte toka ne fshat .Gjyshi iku ne 1945 .Vellai I tij mbeti .Femijet e tij u shkolluan dhe aty nga vitet 70 iku dhe ai tek femijet e tij ne qytet .Ne qytet kishin kushte disi me te mira .Kur ra sistemi trasheguan apartamente ,pensionet nga punet e shtetit ishin me te larta .kishin ngrene buke gruri te pakten gjithe vitin ndersa ata qe prodhonin grurin vetem nje pjese te vitit.Tani te shkoje ne nje fshat ku shumica prej nesh s’kishin qene kurre e tu thoje atyre qe jetonin me ate toke:se kjo eshte toka ime s’ishte e drejte e do te thote te lije 60% te popullsise se vendit pa gje e te krijoje kushtet per lufte civile .Natyrisht iu desh me pak se nje vit atyre qe perfituan tokat nga ligji 7501 se ishin pa leverdi ti punoje dhe ne shumicen e tokave djerre bari u be me I larte se ne stepat e Rusise .

Comments are closed.