NATYRA NË HISTORI

Çfarë roli kanë luajtur katastrofat në historinë e shqiptarëve në shekuj?

Zakonisht, historiografia u ka kushtuar vëmendje të veçantë katastrofave historike dhe sociale, për shembull dyndjeve barbare, luftërave të zgjatura dhe pushtimeve si ai otoman.

Më pak vëmendje kanë treguar historianët ndaj katastrofave natyrore: tërmeteve, përmbytjeve, epidemive dhe epizootive, edhe pse këto të fundit ndonjëherë kanë qenë po aq vendimtare sa edhe dyndjet dhe shkatërrimet masive të trupave ose fiseve pushtuese, në përcaktimin e fateve të historisë.

Dihet, për shembull, se midis shekujve XV dhe XVI, një numër qytetesh të lulëzuara në veri të trojeve të Arbrit, të cilët zakonisht mendohen si me popullsi të përzier dalmate (romane) dhe arbre, u shkatërruan krejtësisht prej osmanëve: Shkodra, Lezha, Danja, Drishti, Shurdhahu. Kjo i dha praktikisht fund edhe pranisë latine-dalmate në veri.

Përkundrazi, historianët vetëm kalimthi përmendin rolin që luajti epidemia e murtajës, gjatë viteve 1346-1347, në demografinë qytetare të bregdetit adriatik; edhe pse ka të dhëna se pikërisht në atë kohë dhe si pasojë e shpopullimit të shkaktuar nga epidemia, filluan edhe arbrit të vendosen në qytetin e Shkodrës.

Historiani Alain Ducellier u ka kushtuar vëmendje të veçantë rolit që kanë luajtur, në historinë e Arbrit, dukuri të tilla si tërmetet, epidemitë dhe zitë e bukës. Teza e tij, se dyndjet e arbërorëve drejt Greqisë dhe më pas Italisë së Jugut, gjatë shekujve XIV-XV u shkaktuan, së paku pjesërisht, nga arsye social-ekonomike (tregti skllevërish, forcim i feudalëve vendas, varfërim i skajshëm i fshatarësisë) e ka tronditur nga themelet historinë e mërgimeve arbërore në Mesjetë – të cilat tradicionalisht i janë faturuar “turkut”.

Sa për të sjellë një shembull, në historinë e Arbrit murtaja mund të ketë qenë faktor ndoshta po aq vendimtar sa edhe, bie fjala, Venediku. Kjo sëmundje vdekjeprurëse dhe rrënuese për strukturat dhe hierarkitë sociale përhapej kryesisht me rrugë detare, duke prekur sidomos qytetet-porte, ku udhëtarët binin lehtë në kontakt me popullsinë vendëse.

Durrësi u godit nga epidemitë e murtajës tri herë: në 1362, 1401 dhe 1481; sipas Historisë së popullit shqiptar I (Botime TOENA, Tiranë 2002, f. 261-262), epidemia e vitit 1481 goditi edhe Vlorën, e cila “u braktis krejtësisht nga banorët, që kërkuan shpëtim në fshatrat përreth.”

Megjithatë, dëmin më të madh Durrësit, si metropol i Adriatikut, ia shkaktoi tërmeti i vitit 1269. Citoj përsëri nga vepra e mësipërme:

Tërmeti i vitit 1269 e shkatërroi thuajse krejtësisht qytetin e Durrësit, dhe, me atë rast, një pjesë e mirë e banorëve që mbijetuan gjetën strehë në qytetet fqinje, si në Berat, ose emigruan në Itali.

Alain Ducellier i referohet, në analizat e veta, një përshkrimi të efekteve të këtij tërmeti nga historiani bizantin George Pachymeres, i cili përmend edhe një tsunami, që rrafshoi gjithçka kishte lënë në këmbë tërmeti.

Gjithnjë sipas historianit frëng, tërmeti shkaktoi edhe një ngritje (exhaussement) të kordonit litoral dhe, për pasojë, mbajtjen në brendatokë të ujërave që më parë derdheshin me rrugë natyrore në det. [Ducellier, Alain, “Les tremblements de terre balkaniques au Moyen Âge”, në Les catastrophes naturelles dans l’Europe medievale et moderne: Actes des XVe Journees internationales d’histoire de l’Abbaye de Flaran, 10,11 et 12 septembre 1993, ff. 73-75.]

Që nga ajo kohë, vëren Ducellier, Durrësi filloi të shpopullohej, për arsye të ndryshme, gjatë krejt shekullit XIV:

Arsyeja e parë është, pa dyshim, keqësimi i klimës, për shkak të shtrirjes katastrofike të lagunave, pasojë kryesore e tërmetit. Kryesisht për këtë arsye qyteti, sapo kaloi nën autoritetin venedikas, kërkoi të gërmonte një kanal që ta vendoste lagunën në komunikim me detin […]. Në 1441, senati venedikas pranonte se “ky vend nuk është shumë i shëndetshëm”, dhe në 1453 përsëri vërente se “ajri i keq” në Durrës shkaktohej nga lagunat aty pranë; ajër kaq i keq sa, sipas një teksti të vitit 1455, çoi në ndërprerjen e përkohshme të punimeve në qytet.

[Alain Ducellier, La façade maritime de l’Albanie au Moyen Âge, Ècole des Hautes Études en Sciences Sociales, 1981, f. 525].

Kënetat përreth shkaktonin malarje, dhe malarja po e bënte qytetin dalë nga dalë të pabanueshëm. Kjo ishte një nga arsyet që, në fillim të shekullit XVI, Durrësi u katandis në një qytet prej 4000 banorësh dhe u braktis deri edhe prej otomanëve, të cilët preferuan të themelonin një qytet aty pranë, Kavajën, e cila ishte më e mbrojtur nga ajri i keq (miazma) e kënetës [Ducellier, “Les tremblements…” vep. cit. f. 75].

Rrënimi i Durrësit, këtij qyteti që ishte krenaria e Bizantit në Adriatik, erdhi si pasojë e një kombinimi djallëzor faktorësh katastrofikë, njerëzorë dhe natyrorë: luftrat në bregdetin shqiptar në periudhën para-osmane, luftërat gjatë periudhës së Skënderbeut, pushtimi osman i Arbërisë; por veçanërisht tërmeti i vitit 1269, tri epidemitë e murtajës dhe prania endemike e malarjes, për shkak të lagunave që u krijuan pas tërmetit.

Mesjetarët nuk arrinin të kuptonin shkaqet e epidemive dhe të tërmeteve; madje i interpretonin këto si shenja të zemërimit hyjnor dhe u gjenin vend në interpretimin që ia bënin botës dhe qytetërimit të tyre; por ama ishin gjithnjë në gjendje t’i shmangnin, duke u larguar prej vendeve që dukeshin si “të dënuara” nga lart.

Siç vëren edhe Ducellier, rrënimi i Durrësit për pasoja natyrore është i dokumentuar mirë nga bashkëkohësit; por historiani ka të drejtë të supozojë se efektet e katastrofave të ndryshme janë ndier edhe gjetiu në bregdet; veçanërisht në krijimin e kënetave dhe të zonave malarike, të cilat Historia e popullit shqiptar ia atribuon më tepër shpyllëzimeve dhe largimit të banorëve, gjatë shekullit XV, si pasojë e luftrave kundër osmanëve. Kështu, vetëm në Myzeqe pranë Vlorës ishin prerë, sipas ditarit të një venedikasi mbajtur në vitin 1498, rreth 3000 pemë, për nevoja të flotës luftarake osmane.

Efektet e pashëndetshme të kënetave duhet të kenë luajtur rolin e tyre edhe në zhdukjen e një qendre tregtare bregdetare si Spinarica në grykëderdhjen e Vjosës, afër Vlorës; porti kryesor nga ku niseshin për në Raguzë eksportet e grurit. Aq e rëndësishme ishte Spinarica gjatë shekujve XIII dhe XIV, sa në atë qytet kishte një konsull venedikas në 1277, dhe një konsull të Raguzës në 1301. Edhe në Pirg, në grykëderdhjen e Semanit, kishte një sindik (përfaqësues) të Raguzës. Spinarica dhe Pirgu sot as nuk lokalizohen dot më me siguri prej arkeologëve; në një kohë që morfologjia e bregdetit aty ka ndryshuar mjaft, si pasojë edhe e ndërrimit të shtratit të Vjosës dhe të Semanit dhe largimit të detit.

Përndryshe, tërmetet duket se ia kanë ndryshuar faqen edhe kështjellave të rëndësishme mesjetare, si Kruja në veri dhe Kanina në Jug; pa përmendur ndryshime të tjera që do të kenë sjellë në brendësi të vendit dhe që kanë mbetur të dokumentuara. Kështu, teorikisht, vetëm ndërrimi i shtratit të një lumi për shkak të një shembjeje masive mund të shkaktojë krizë në krejt popullsinë e zonës dhe emigrim masiv.

 

(c) 2010-2019 Peizazhe të fjalës. Ribotim i versionit të vitit 2012 (shkurt).

29 Komente

  1. Dukuria e katastrofave natyrore është më e gjerë dhe më e shtrirë në histori.
    Edhe Apollonia dhe Butrinti duhet të kenë qenë viktima të tërmeteve apo të luhatjeve të vijës bregdetare apo rrjedhave lumore.
    Gjithashtu, duket se kjo dukuri ka patur ndikim kryesisht në bregdetin Adriatik, dhe shumë më pak në atë të Jonit. Nuk ka të dhëna, për shembull, për rrjedhoja të tilla në Pargë, Prevezë apo Gumenicë.
    Nuk pajtohem me Autorin lidhur me “tronditjen nga themelet” që tezat e Ducellier i kanë shkaktuar historisë së mërgimeve arbërore në Mesjetë – “të cilat tradicionalisht i janë faturuar “turkut”.”
    Dihet se mërgimet masive të arbërorëve, sidomos në territorin e Greqisë Antike, ndodhën kryesisht gjatë ose rreth periudhës së sundimit serb në Shqipëri, pra mjaft më përpara pushtimit osman [Shih për për këtë edhe Pëllumb Xhufi, Dilemat e Arbërit, Tiranë, Pegi, 2008].
    Një libër jashtëzakonisht i rëndësishëm për temën në fjalë është “Tsunamis in the Mediterranean Sea” me autori Sergei Soloviev, et al, Luwer, ku përmenden ndër të tjerat, tërmeti katastrofik i Vlorës i Shekullit XVIII dhe ai po aq i rëndë i 6 janarit 1866.
    Libri disponohet me kufizimet përkatëse tek Google Books.
    Katastrofat natyrore sigurisht kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet historike shoqërore në Iliri/Arbëri/Shqipëri.

    1. Maks:

      Dihet se mërgimet masive të arbërorëve, sidomos në territorin e Greqisë Antike, ndodhën kryesisht gjatë ose rreth periudhës së sundimit serb në Shqipëri, pra mjaft më përpara pushtimit osman [Shih për për këtë edhe Pëllumb Xhufi, Dilemat e Arbërit, Tiranë, Pegi, 2008].

      Tani mbase dihet se e ka thënë edhe yni, por te lutem mbaj parasysh se Xhufi vetë e ka lexuar Ducellier-in, i cili e ka paprirë prej së paku dy dekadash.

      Nga ana tjetër, historianë të tjerë nga Xhufi besojnë se sundimi serb në Shqipërinë mesjetare (veçanërisht Dushani) e përkrahu ekspansionin shqiptar drejt Jugut.

      E reja e Ducellier-it, me sa më duket mua, është se u orvat ta shpjegojë ekzodin arbëror drejt Greqisë dhe Italisë me faktorë socialë (mjerim, shtypje feudale, zi buke, shpronësim), jo me kritere kombëtariste (na dëboi serbi, na dëboi turku) anakronike.

    2. Thote Xhufi permes Maks:
      Dihet se mërgimet masive të arbërorëve, sidomos në territorin e Greqisë Antike, ndodhën kryesisht gjatë ose rreth periudhës së sundimit serb në Shqipëri, pra mjaft më përpara pushtimit osman…

      Nuk e di ne cfare konteksti Xhufi ka thene nje gje ne tille. Ketu ne bibloteken time kam vetem librin e A. Ducellier, me autografin e tij, mbi bazen e te cilit mund te thuhet se kuk njihet dhe nuk egziston pushtim serb i Shqiperise. Te gjithe kronistet shpjegojne se ata, qe sot njihen si sllavet e jugur, perfshire serbet, hyne ne tokat iliro arberore “me djepe ne duar ” hyne si nje popullsi krejt e çatrafilluar dhe e paarmatosur, per shkak faktoresh historike e klimatike, qe i shtyne te zbresin nga territoret (stacioni i parafundit i migrimit nga Uralet) midis Elbes dhe Saal, qe dikur njiheshin si Marava e Madhe. Kemi disa vale dyndjesh midis viteve 610 e deri ne shek. 12.

      Popullsia iliro shqiptare (por me tej edhe ajo e Valakise dhe Greqise) i priti si mundi, pothuaj dashamiresisht e jo me lufte, se nuk u drejtohet arma grave me djep ne duar, dhe keshtu sllavet, urte e bute, hyne thelle neper luginat e lumenjve te Ballkanit (qe nuk kishin popullsi aq te dendur) dhe qe nga ajo kohe filloje nje periudhe qe njihet me emrin simbioza (arber) shqiptaro sllave, nga ku kemi trasheguar gjithe ate toponimi, qe me merr frymen edhe sot e gjithe diten.

      Natyrisht shenimi i me siperm ka vlere po te sqarohet me mire se cfare kuptohet me shprehjen “shume kohe para pushtimit osman”, se diku pas shek 12 lindi dinastia e Nemanjave, fuqizimi i se ciles arriti kulmin me perandorine e Stefan Dushanit (kjo edhe ne kurriz te tokave te princave shqiptare, qe edhe reaguan, pra edhe pati lufte), perandori e cila, siç dihet u zhduk brenda dites ne betejen e Marizes (me osmanet), dhe kjo do te sjelle vasalizimin e serbeve. KJo m e1371, ndersa Lazari (qe ishte rritur ne oborrin e Dushanit) do do te perpiqet te ndrysjoje gjendjen, por do ti shohe kryqet e thyera ne betejen e Kosoves, me 1389, edhe pse teresisht serbet do te bjien nen shpaten e osmaneve pas betejes se Smerdovos, nja shtatedhjete vjet me vone.

  2. Te gjitha keto jane fakte shume interesante qe shpjegojne shume mbi nje nga faktoret me ndikim te madh ne fshirjen e tradites dhe trashgimise qytetare shqiptare ne ultesiren perendimore te Shqiperise.

    Fakti qe Arberia, per asyet e mesiperme, nuk mundi te ruaje vazhdimesine e qyteterimeve greko-romake dhe me vone ato bizantine, venedikase e raguzase lene pak vend per te fajesuar tersisht turkun per prapambetjen qe pasoj paspushtimi otoman. Fatet e mbrapshta kane ndodhur ne nje hark kohor relativisht te shkurter dhe shume afer njeri-tjetrit.

    Faktet e qemtuara me kujdes nga literatura japin nje pamje shume te qarte se c’fare ka plotesuar teresine e kthesave dhe, rrjedhimisht, te ardhmes se arberit ne ate periudhe. Nderkohe hinderlandi vazhdonte nje jete krejt te pa trazuar dhe pa ore e kalendar ne pjesen tjeter te vendit.

  3. me ben te mendoj rishtaz se shkencat e shpjegojne levizjen historike me thjeshte me njeriun si agjent sesa natyren – agjente. Ne fakt vihet re lehte, se ndryshime kolosale para ekzistences se njeriut ne planet, shpjegohen sipas ndodhive e rastesive natyrore. Pastaj, si pa dashur, ato humbasin rendesine, nuk vihen me ne dukje, nderkohe qe natyra vazhdon te jete po aq kokeshkrete e shkaterruese… sepse tashme dominon njeriu dhe ai eshte beresi i historise. Jam dakord qe eshte logjike dhe ka plot fakte qe duhet te bejne t’i jepet natyres ajo qe i takon natyres, si shkaktare e ndryshimeve historike.

    Persa i perket pershkrimit te sotem te historise se arberesheve, permendur gjate shkrimit siper, ajo eshte e tera shoqerisht e ndertuar nepermjet imagjinates e prirjeve romantike te kolektivit udhehequr nga elita te interesuara per versionet aktuale te historise. E tille eshte historia e shkaqeve te ardhjes, qendrimit, superioritetit, marredhenieve me fqinjet, me autoritetin, e kengeve, veshjeve, valleve, ushqimeve, etj. Edhe shkencetaret arbereshe mendojne tamam keshtu, por jo ne mase, jo poetet, prifterinjte bizantine, kryetaret e bashkive etj.

  4. Ducellier mbetet ndër bizantinologët më të shquar dhe njohësit më të mirë të historisë së asaj periudhe që lidhet me Shqipërinë.
    Jo domosdoshmërisht tezat apo “të rejat” e tij janë kundërshtuar nga historianët shqiptarë. Përkundrazi, shumë shpesh ato janë përqafuar prej tyre dhe i kanë ndihmuar të ndriçojnë më tej punën dhe studimet e tyre.
    Autori mund t’i gjejë “kriteret kombëtariste anakronike” në diskutime gjepura nëpër internet, por jo tek punimet serioze të historianëve shqiptarë. Shqetësimi i drejtë “kombëtarist” i autorit le të mbetet tek gjepurat e internetit apo në disa botime të pakta autorësh jo-specialistë dhe të cilët kurrkush në qarqet akademike nuk i merr seriozisht, sepse përndryshe kthehet në obsesion.
    Meqë jemi tek Ducellier dhe “kombëtarizmi”, më duhet të përmend një polemikë të shkëlqyer të Ducellier – e botuar tek Përmbledhja e Veprave të Ducellier – me një pseudo-historiane greke, tek e cila ai godiste jo vetëm pikëpamjet e saj ultra-“kombëtariste”…
    Edhe ajo çka përmend Autori për “historianë …që besojnë se …Dushani…përkrahu ekspansionin shqiptar drejt Jugut” duket pak, të themi, e guximshme. Për mendimin tim, një tezë e tillë e “historianëve” mund të krahasohet fare mirë me përpjekjet amatoreske për zbërthimin e etruskishtes me shqipen, e të tjera përralla kësodore që me të drejtë mund të karakterizohen edhe si “kombëtariste”.
    Katastrofat natyrore kanë qenë një dukuri e shpeshtë në Mesdhe. Para disa muajsh është botuar në New York Times raporti i një ekspedite shkencëtarësh amerikanë e izraelitë që kishin provuar edhe me analiza gjeologjike për ndodhinë e një cunami gjigand në brigjet e Palestinës si rrjedhojë e një tërmeti katastrofik rreth shekujve fill para erës së re.
    Me përjashtim të punimit të Ducellier, veprës së Soloviev-it, e të ndonjë autori tjetër, nuk më duket se kjo temë është studiuar sa duhet nga shkenca shqiptare.
    Lidhur me tërmetin e Durrêsit, ka disa referenca në ekspeditat arkeologjike të Amfiteatrit. Interesante është se mendimet se Durrësi bizantin, apo edhe romak, mund të jetë pjesërisht i mbuluar në bregdetin nga ish-Vollga deri në Currila janë hedhur poshtë nga Moikom Zeqo (shih një shkrim të fundit të tij në MAPO). E pra, në atë cektinë prej 1-3 metrash shpesh janë zbuluar dhe zbulohen gjetje tejet interesante, dhe nuk duket të jetë bërë ndonjë studim sistematik arekologjik (dhe gjeologjik) që ta pranojë ose përjashtojë përfundimisht mendimin se një pjesë e Durrësit bregdetar dhe jashtë-kalasë është fundosur dikur, qoftë si pasojë e ndonjë tërmeti katastrofik, qoftë e ndonjë cunami po aq shkatërrues.

    1. Maks:

      Autori mund t’i gjejë “kriteret kombëtariste anakronike” në diskutime gjepura nëpër internet, por jo tek punimet serioze të historianëve shqiptarë. Shqetësimi i drejtë “kombëtarist” i autorit le të mbetet tek gjepurat e internetit apo në disa botime të pakta autorësh jo-specialistë dhe të cilët kurrkush në qarqet akademike nuk i merr seriozisht, sepse përndryshe kthehet në obsesion.

      Maks, kriteret kombëtariste nuk janë vetvetiu anakronike; por vetëm në kontekste të caktuara. Për shembull, teza e disa historianëve që i shohin shqiptarët “e vërtetë” të mishëruar tek arbërit e para-pushtimit osman, ndërsa periudhën osmane 5-shekullore në historinë e shqiptarëve e likuidojnë si “pushtim” ose “trup të huaj” është anakronike. Ose, teza e tjetër, gjithnjë e historianëve kombëtaristë, për t’i parë Durrësin, Shkodrën dhe Vlorën mesjetare (para-osmane) si qytete “shqiptare” është anakronike – gjithnjë sipas mendimit tim. Anakronike, sepse projekton në të shkuarën një situatë e cila është produkt i periudhës pasuese ndaj asaj mbi të cilën bëhet projektimi.

      Nuk di të them nëse kombëtarizmi është gjithnjë i dëmshëm për punimet historiografike; por jam i bindur se një historian profesionist si Pëllumb Xhufi, duke u përpjekur të pozicionohet në mënyrë kombëtariste në veprën e vet, vetëm sa e ka dëmtuar atë.

      Maks përsëri:

      Edhe ajo çka përmend Autori për “historianë …që besojnë se …Dushani…përkrahu ekspansionin shqiptar drejt Jugut” duket pak, të themi, e guximshme. Për mendimin tim, një tezë e tillë e “historianëve” mund të krahasohet fare mirë me përpjekjet amatoreske për zbërthimin e etruskishtes me shqipen, e të tjera përralla kësodore që me të drejtë mund të karakterizohen edhe si “kombëtariste”.

      Maks, lexoje të lutem pasazhin e mëposhtëm [përkthimi është imi; sikurse theksimet, 2Xh]:

      Mbretërimi i Dushanit e çoi shtetin mesjetar serb në apogjeun e vet. Kjo ishte një lavdi jetëshkurtër; pushtimet e tij kryesore të territorit i përkasin viteve 1340 dhe perandoria që ai krijoi filloi të copëtohej menjëherë pas vdekjes së tij në 1355. Megjithatë, sa kohë që jetoi, ishte një fenomen i jashtëzakonshëm. Dushani përfitoi nga një luftë civile që po vazhdonte prej kohësh në Perandorinë Bizantine, për të pushtuar hapësira të mëdha territori, duke pëfshirë krejt Arbërinë e Jugut dhe pjesën më të madhe të Greqisë veriore. Kësisoj, ai ndërtoi një perandori shumë-gjuhëshe, që shtrihej nga Danubi, deri në gjirin e Korintit. Arbërorët luajtën rol madhor: ushtria që përdori Dushani për të pushtuar Greqinë veriore konsistonte kryesisht në arbërorë, që po merrnin shpagë ndaj bizantinëve për sulme më të hershme ndaj territorit të tyre; dhe ky pushtim u ndoq nga mërgimi, drejt Greqisë, i një numri të madh arbërorësh dhe vllehësh.

      Përpjekje amatoreske? Llogje entuziastësh në Internet? Elukubracione akademikësh serbomëdhenj?

      Aspak. Citati i përket historianit Noel Malcolm (Kosovo, A Short History, 1999, HarperPerennial, f. 48); dhe në fund të paragrafit, Malcolm vetë i referohet Jireçekut dhe Hammond-it. Këtu jemi në mjedis serioz profesionistësh të historisë, prandaj analogjia jote, Maks, me etruskishten dhe të tjera mite interneti nuk më duket se qëndron.

      Dhe meqë ra fjala, edhe zakoni për t’i menduar, automatikisht, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve si vetvetiu, madje arketipisht armiqësore, që nga koha kur u shfaqën serbët në Ballkan, ndjek kriterin kombëtarist dhe është anakronik, sepse projekton në një të shkuar të largët një situatë konflikti e cila është produkt rrethanash historike relativisht të vona – të cilat i sqaron libri i lartcituar i Malcolm.

      1. “..edhe zakoni për t’i menduar, automatikisht, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve si vetvetiu, madje arketipisht armiqësore, që nga koha kur u shfaqën serbët në Ballkan, ndjek kriterin kombëtarist dhe është anakronik, sepse projekton në një të shkuar të largët një situatë konflikti e cila është produkt rrethanash historike relativisht të vona –..”(xhaxhai)

        Por edhe t’i mendosh keto marredhenie qe nga koha qe sllavet u shfaqen ne Ballkan vetem miqesore eshte po aq anakronike sepse projekton te tashmen e kultivuar ne nje te shkuar te larget ku konflikti ishte sendi me i rendomte,ishte pjese e pandare e jetes.

        Shiko c’thote Lyss: “Te gjithe kronistet shpjegojne se… serbet, hyne ne tokat iliro arberore ‘me djepe ne duar ‘…si nje popullsi krejt e çatrafilluar dhe e paarmatosur, …Popullsia iliro shqiptare (por me tej edhe ajo e Valakise dhe Greqise) i priti si mundi, pothuaj dashamiresisht e jo me lufte, se nuk u drejtohet arma grave me djep ne duar…”

        Gjen dot ndonje te vertete ketu?
        Ti e di fort mire se dyndjet sllave e rrenuan Ballkanin, se popullsite indigjene braktisen vendbanimet e tyre per t’u mbrojtur pas mureve te qyteteve, te cilat fatmiresisht sllavet e armatosur lehte me topuza e harqe nuk i merrnin dot; ose shkuan neper ishuj ,ose si ne rastin e stergjysherve te shqiptareve,u ngjiten neper male…; sllavet grabisnin, nuk mbanin rober por i vrisnin,dhe vinin qe pertej Danubit ne turma te pangopura gjithmone e me te medha qe permbyten gadishullin deri thelle ne Peloponez e bile edhe ne ishuj; perandoria bizantine e pafuqishme ndaj ketyre vandaleve humbi gjithcka pervec qyteteve te mbrojtur me mure dhe nje zone te ngushte rreth Kostandinopojes . Dhe keto i thote cdo kronist qe prej Procopius, bile edhe historiane te dashuruar pas sllaveve.

        Nese vertete Ducellier ka thene keto marrina zoti e falte.
        Sidomos kjo shprehja e fundit :”se nuk u drejtohet arma grave me djep ne duar” eshte vertete mallengjenjese !

        Ju, xhaxha, mund ta korektonit Lyss ashtu sic bete me Maks, sepse anakronizmi i vertete eshte ekstremizmi, si kudo, edhe ne leximin e historise.

        1. Blogu është i hapur, Fatma; diskutojmë të gjithë njëlloj. Edhe unë kur futem të komentoj, nuk futem me cilësinë e moderatorit (përveçse kur e theksoj vetë).

          Nga ana tjetër, e pranoj se mua kombëtarizmi në historiografi më duket shqetësim më serioz sesa simpatia e pamotivuar për të tjerët; sidomos kur kjo e fundit, si reaksion paradoksal, i detyrohet më shumë zhbalancimit ksenofobik.

      2. Historia e shqiptarëve në Epir fillon pikërisht me pushtimin e Epirit nga Dushani (1348). Faktori vendimtar që nuk lejonte vendosje të shqiptarëve më parë në këtë zonë ka qenë Despotati i Epirit. Kurse në Thesali ka patur ngulime të paktën nga fundi i shek. të XIII, nja 70 vjet para zhdukjes definitive të elementit drejtues grekobizantin nga këto krahina veriore të Greqisë.

        Shkruan medievisti i njohur Milan Shuflaj i cili përbën referencë të domosdoshme për çështje të tilla (mund të dali ndonjëri të thotë edhe për këtë autor “zoti e faltë”, apo “rafmet pastë”) “Mbreti Dushan pushtoi në vitin 1348 Epirin e Tesalinë deri në kufi të Dukatit të Athinës. Në ushtrinë e tij gjendeshin më tepër shqiptarë. Në vitin 1350 udhëheqësi i ushtrisë serbe Prelubi hyri në kështjellën e Pteleones në gjirin e Volosit kundrejt Negropontit. Venedikasit i quanin ushtarët e tij “albanenses”. Arhontët e stratiotët grekë ishin dëbuar prej tokës së tyre me ardhjen e Dushanit në Epir e Tesali. Vendet e tyre i pushtuan më të shumën kryetarët e luftëtarëve shqiptarë e pak edhe ata serbë.” (Shuflaj M., Serbët dhe Shqiptarët, Tiranë, Bargjini 2001, f. 176).

        Unë nuk di cilat “burime primare” ka përdorur Xhufi sipas Maksit më poshtë, por dy nga burimet primare të perjudhës (Kronika e Tokove dhe Kronika e Janinës në dy versionet e saj) që kam lexuar unë, përforcojnë ato çka thonë Jireçeku, Shuflaj, Hammond, Malcolm, Dyselje dhe jo ato që thotë Xhufi.

        1. Ky konkluzion : “Historia e shqiptarëve në Epir fillon pikërisht me pushtimin e Epirit nga Dushani (1348)” i bazuar ne pasazhin e Shuflait duket sikur vjen nga ato site ultrakombetariste qe Xhaxhai i stigmatizon here pas here.
          Dushanit, sic do pushtuesi , per te siguruar sundimin e vet i duhej te zevendesonte kasten ushtarake ,ketu s’ka ndonje te re.Ashtu sic nuk ka ndonje te re qe pushtuesi pasardhes do sillte kasten e vet duke debuar te meparshmit. Dhe Dushani vdiq me 1355 !
          Por Shuflai nuk thote se mercenaret arbanas shkuan pas Dushanit ‘duke mbajtur ne vithe te kalit gruan me djep ne duar’ qe te mund te ndryshonin strukturen etnike te vendit te pushtuar.
          Po eshte e kote te harxhosh kohe me kete argument qe ngjan si dy pika uji me kete ‘perle’ te megalistit tjeter P.Karolides:
          “Nese z.Bautzer, ashtu si shume evropiane te tjere ,e quan Epirin me fjalen Shqiperi e Poshtme,ne pikpamje etnologjike kjo duhet kuptuar vetem se ne Epir ka edhe greke qe flasin shqip dhe se me fjalen shqiptar ne Epir duhet te nenkuptojme grekun epirot” !!
          Sa per P.Xhufin,qe eshte nje historian teper argumentues dhe i ekuilibruar por qe ndonjerit mund t’i sjelle dhimbje koke, qe te dish se ne c’burime bazohet duhet ta lexosh, dhe po e lexove do te konstatosh se per cdo faqe te vepres se tij , gjysma eshte referime ku gelojne Shuflai, Jirecek etjetj po edhe Apokaukos,Akropolitis,Vranoussi,.. e deri tek me te shquarit e Megaliidhese,bashke me kronikat e Tokove, Janines bile edhe Dropullit..
          Gjithe puna eshte te mos lexosh me syze monokromatike dhe zoti te ndihmofte!

        2. Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar. Sikurse thotë Tanhauser:

          “Historia e shqiptarëve në Epir fillon pikërisht me pushtimin e Epirit nga Dushani (1348). Faktori vendimtar që nuk lejonte vendosje të shqiptarëve më parë në këtë zonë ka qenë Despotati i Epirit.”

          Me fjalë të tjera, autori nënkuptoka se Marrëveshja Shengen qenka lidhur nja 650 vjet më parë pasi Despotati i Epirit paskësh gjetur qysh atëhere çelësin e artë për ta ruajtur Epirin etnikisht të pastër.

          Atë Epir të dëlirë si Dodona dhe perënditë e lashta të Olimpit, të populluar vetëm dhe vetëm nga stërnipat heroikë të Perikliut,kurrsesi nuk mund ta ndyenin barbarët e Arbërisë, që shumoheshin e përhapeshin si minj nga djepi kombit të tyre të pagdhendur, i lokalizuar nga katundet e Luginës së Matit.

          Eshtë e habitshme se sa e lehtë është për këto mite të pastërta heleniko-kombëtariste të mbeten të pasfiduara dhe të kalojnë si fjala e fundit e shkencës historike.

  5. “Historiani Alain Ducellier u ka kushtuar vëmendje të veçantë rolit që kanë luajtur, në historinë e Arbrit, dukuri të tilla si tërmetet, epidemitë dhe zitë e bukës. Teza e tij, se dyndjet e arbërorëve drejt Greqisë dhe më pas Italisë së Jugut, gjatë shekujve XIV-XV u shkaktuan, së paku pjesërisht, nga arsye social-ekonomike (tregti skllevërish, forcim i feudalëve vendas, varfërim i skajshëm i fshatarësisë) e ka tronditur nga themelet historinë e mërgimeve arbërore në Mesjetë – të cilat tradicionalisht i janë faturuar “turkut”.”

    Mendoj se dyndjet e arbërorëve drejt Greqisë e Italisë nuk ishin dyndje drejt territoreve më të volitshme por drejt sistemeve më të volitshme, përndryshe jugu i Shqipërise (kudo të ketë qënë atë kohë) do ish një rrugëzgjidhje e mjaftueshme.
    Që shpërngulje të tilla masive të konsiderohen ekonomike sistemi pritës duhet të ofrojë një mirqënie të një shkalle që justifikon sforcon e shpërnguljes, dhe për më tepër diferenca ekonomike ndërmjet dy sistemeve duhet të jetë krijuar në një kohë relativish të shkurtër për të krijuar tensionin që më pas sjell shpërnguljen. Përndryshe nuk mund të flasim për dyndje por për një zhvendosje graduale të popullsisë.
    Po ashtu një tension është i nevojshëm për të provokuar shpërngulje me karakter politik (që asokohe nuk mund të ish veçse fetar) dhe fakti që këto shpërngulje arbërore përkojnë me kulmin e ekspansionit otoman (shekulli XIV-XV) më shtyn të mendoj se dyndjet arbërore ishin më tepër të një karakteri politik sesa ekonomik.

    1. Tash që autori jep burimin e vet, pranoj që analogjia ime me etruskishten nuk qëndron.
      Ndërkohë, po jam edhe unë burimin që rrëzon pikëpamjen e Jireçek-ut dhe Hammond-it, të përcjella nga Malcolm.
      Eshtë vepra e P. Xhufit, Dilemat e Arbërit, Pegi, Tiranë, 2006, kapitulli “Albania Graeca: përmasat dhe pasojat migrimeve shqiptare në Greqi në shekullin XIV”. ff. 341-345.
      Xhufi bën një trajtim shterues të “tezës së vjetër, sipas së cilës shqiptarët erdhën në Thesali më së pari rreth vitit 1348, gjatë pushtimit serb të asaj krahine, duke qenë se përbënin një masë të madhe të ushtrisë së Stefan Dushanit”. Pasi Xhufi e analizon me kujdes këtë tezë mbështetur në burime të drejtpërdrejta, ai arrin në përfundimin se “me siguri nuk lidhet aspak me pushtimin serb të vitit 1348 e ashtuquajtura “dyndje” e shqiptarëve në Thesali, e aq më pak nuk lidhet me të shfaqja e parë e tyre në ato vise” sepse “prania e shqiptarëve (atje) dëshmohet më përpara ardhjes së serbëve në ato vende.
      Midis një paragrafi anësor të Malcolmit, i cili i referohet dy historianëve paraardhës, dhe trajtimit shterues të Xhufit, të mbështetur në burime parësore, unë për vete do të anoja nga ky i fundit.
      Nga ana tjetër , pajtohem me autorin se marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk ishin “arketipisht armiqësore”.
      Gjithsesi, lidhur me sundimin e Dushanit, përsëri Xhufi sqaron fare bukur se “Dushani i vuri feudalët shqiptarë përpara një alternative: ose t’i bindeshin pa kushte pushtetit të tij e të integroheshin në klasën feudale serbe, ose të humbisnin pronat, privilegjet e të konsideroheshin armiq të tij. Vetëkuptohet që përpara një alternative të tij pati ndër feudalët që, sidomos në momentet e fillimit, pranuan zgjidhjen e parë. Këtu është fjala para së gjithash për ata shqiptarë të Epirit apo Thesalisë që ishin inkuadruar në trupat ushtarake të Simon Uroshit apo të qesarit Preljub”. Po aty, ff. 265, në kapitullin “Çështje të marrëdhënieve të shqiptarëve me shtetin serb të Nemanjidëve në gjysmën e pare të shek. XIV”.
      Këto, pa fjalë, që janë çështje shumë të imta të specialistëve të historisë. Lexuesi jo-specialist është i lirë të zgjedhë apo të pranojë opinionet që dëshiron.
      Në përgjithësi, nuk është as e drejtë dhe as e saktë që mendimi dhe interpretimi i një historiani apo gjuhëtari shqiptar, pavarësisht nga emri – të karakterizohet a priori si “kombëtarist” dhe të pranohet si i saktë dhe i vërtetë – pa diskutim – opinionin i një historiani apo gjuhëtari jo-shqiptar.
      Në veçanti, nuk pajtohem as me mendimin e Autorit për “pozicionimin kombëtarist” të Xhufit në veprën e vet, por kjo lyp diskutim tjetër, jashtë caqeve të këtushme.

  6. Historia merret ne radhe te pare me burimet e shkruara, pastaj me te tjerat dhe nese perfundimet e tjera bien ndesh me ato qe arrihen nga burimet e shkruara, parapelqehen burimet e shkruara.

    Ne burimet e shkruara gjenden shqiptare qe kane shkuar ne Greqi, me ftese te dukes latin te dukatit te Athines ne gjysmen e pare te shek 14. Kjo si pasoje e shkuarjes ne fillim te nje grupi mercenar qe pastaj me dekret dukal terhoqi familjet dhe te njohur nga zonat e origjines. (nr ne mos gaboj eshte rreth 10 000 fryme).

    Tani une mund te pranoj edhe qe zonave te origjines u ndodhi njekohesisht gjema natyrore, por shkaku i zhvendosjes nuk eshte historikisht gjema natyrore por ftesa dukale.
    Ne historine alternative mund ta marrim gjemen natyrore si shkak, po ne shkencen e historise parapelqehet burimi i shkruar.

    Nderkaq ne dyndjet arbereshe, dihet qe nuk kemi zhvendosje arberish vetem nga Arberia, por edhe nga Moreja dhe jane te dyja ne te njejten kohe.

    Tani duke qene se si ne Arberi ashtu edhe ne More kemi te njejten dukuri ne te njejten kohe, sulmet turke dhe kemi rezistence te ashper arberore si ne More ashtu edhe Arberi, eshte me logjike qe duke qene se vetem arberit kane levizur (dhe jo greket e Morese), te kemi te njejten dukuri emigrimi si pasoje e sulmeve, plackitjeve dhe rrenimeve turke mbi ata qe bene resistence, sesa arberit e shqiperise te kene shkuar per arsye natyrore ndersa ata te Morese per shkak te rrenimeve turke.

    Nga ana tjeter vete arbereshet pohojne (ne folklorin e tyre) se kane levizur per shkak te turkut, keshtu qe sajesat mbi baze natyrore jane te dyshimta per tu vleresuar si shkencore.

    Prandaj nuk eshte shume e cuditshme qe historia merr parasysh se c’thone njerezit qe e kane jetuar kohen, para sajesave arkeologjike.
    Do ishte e cuditshme e kunderta.

  7. ””’me ben te mendoj rishtaz se shkencat e shpjegojne levizjen historike me thjeshte me njeriun si agjent sesa natyren – agjente.””

    Kjo ndodh me qellim shmangjeje sa me shume te jete e mundur te arsyes spekulative. Dihet qe arsyeja spekulative eshte ne esencen e arsyes njerezore dhe ka dhene perhere edhe gjykime me vlere, por ne te njejten kohe jep edhe gjykime te dyshimta.

    Pse nuk merret shume parasysh natyra si agjent, vjen nga fakti qe pas nje gjeme natyrore, njeriu eshte me i prirur te rindertoje sesa te zhvendoset, kjo vlen pothuaj si parim i patundur per fshatin dhe deri diku vlen edhe per qytetin.

    Zakonisht pas nje termeti edhe qyteti rindertohet, nese gjema kap arsyen e ekzistences se qytetit (apolonia e lidhur me Vjosen qe i jepte dalje ne bregdet) njerezit e zhvendosin qytetin ose zhvendosen ne qytetin me te afert.

    Prandaj pas nje gjeme natyrore vullneti instiktiv con drejt rindertimit dhe kjo eshte e demostruar.

    Ndryshe eshte kur ka gjema njerezore, aty zhvendosja eshte thelbesore, sidomos pas rezistences ose perballe dyndjeve barbare. Dihet qe pushtuesit kur gjejne rezistence vrasin ose skllaverojne shpesh nga i pari tek i fundit, nese nuk gjejne vendosin administraten.

    Prandaj natyra si agjent ka vlere ne zhvendosje kur ekziston nje vullnet njerezor qe ne vend te rindertimit te shtegtoje drejt nje vendi qe mbahet si i sigurte. Pra eshte thelbesore qe vendi ku do shkohet te jete i sigurte, sepse asnjeri nuk iken nga syte kembet kur ka gjema natyrore, pasi ato jane pergjithesisht te perkohshme.

    Pastaj pergjithesimit i shpetojne te jashtezakonshmet , por ato kane vlere anesore ne dinamikat qe percaktojne realitetin, prandaj studiohen si raste te vecanta.

    Vullneti njerezor eshte superior ndaj gjemave normale, si termete, tsuname, vitet e mbrapshta ne korrje etj. prandaj ne histori ka vlere cfare thone njerezit ne ate pike e jo cfare thote natyra.

  8. Katastrofat natyrore duket sikur jane dhurate nga qielli per popujt e vegjel. Mjafton te permendim ketu qe vullkani Santorini pati nje rrol thelbesor ne emigrimin e cifuteve prej Egjiptit.

  9. Une dyshoj shume ne “vullnetin njerezor si superior ndaj gjemes” apo natyres ne pergjithesi. Besoj qe ai i eshte adaptuar dhe ka ndjekur “keshillimet” e trishta e vrastare te natyres, duke iu bindur me shume sesa duke e sfiduar. Por nuk dua te flas mbi baza ndjesish apo te logjikes praktike apo te pergjithshme, pa u bazuar ne analiza reagimesh njerezore ne shekuj, qofte edhe mijevjecare, ne krahasimin mes llojit e fuqise shfarosese te gjemes, dhe reagimit njerezor ndaj saj, apo perkatesisht nje tjetre me te pakte etj.

    Persa u perket arberesheve te Italise, ata te Piana degli Albanesi-t se paku, kane ardhur me disa vale, per me se 100 vjet, qe pas fundit te 1470ave. Te gjithe nepermjet Greqise, sido qofte. Por kane ardhur mbi baza kontratash paraprake me institucionet vendase qe u jepnin toke (te keqe e qe s’e donte kush lene pas disa shfarosjeve —perseri natyrore— ndodhur ne zonat ku u vendosen) dhe sapo kane hyre, ne grup, kane pasur aftesine e ndertimit te menjehershem te kishave, thertoreve, mullinjve etj. Pa dyshim qe neper kenget e tyre ata u kendojne trimave, Morese dhe Gjergjit, thone qe jane pasardhesh regjerish (mbretash) e kane gjakun e paster shqiptar te pabere pis nga turku…por ky folklor eshte i krijuar ne periudhat e fuqizimit te nacionalizmit, pra sh vone ne raport me origjinen e tyre. Disa kengeve “folkloriku” madje u dihet edhe autori… Ata i mbajti gjalle feja (e ndryshme nga ajo e letinjve) dhe gjuha, megjithese ka nje lidhje kauzale mes ketyre te dyjave, jo te qenet arber apo kunder turkut. besoj linja romantike e patriotizmit arberesh qe e sollen me vete nga dheu i te pareve e qe nuk vdiq kurre, eshte sh e vone.

    Por, pavaresisht nga keto, mundesia e ardhjes per shkak te turkut apo per t’i shpetuar asimilimit fetar, eshte teze shume serioze dhe ia vlen te konsiderohet ne baze te dokumentacionit historik te kohes, po aq sa edhe teza te tjera si kushtet ekonomike, dyndje te ndryshme e sulme ushtrish, persekutime apo taksa te paperballueshme, gjema natyrore…apo kombinime te disave . Vecse, persa u perket arberesheve te It. se paku, pak gjera vertetohen duke u mbeshtetur ne folklorin e zones.

  10. Cilado te kete qene shkaku i turbullimeve ne tokat e shqiptare te shek 14-15, natyra apo turqit, pasojat ne shoqerine arbereshe te asaj kohe do te kane qene nje peshtjellim ne shkalle biblike per ate popull.

    Ducellier permend se rreth 80 mije shqiptare u shiten si skllever nga bashkekombesit e tyre mbas betejes se 1389.

    Perfaqesuesi i Mehmetit te dyte, simbas Bartolomeo Minio-s , proveditor i Venedikut ne More, i thote ketij te fundit, se burimi i te gjitha te keqijave ne mardheniet midis Osmaneve the Serenissima-s ishin vetem shqiptaret. Sikur vetem ata te mos ishin neper kembe dhe cdo gje midis dy fuqive do ishte si s`ka me mire.

    George Sphrantzes, keshilltar i perandorit te fundit te Konstantinopojes shkruante se …” kudo, nese ata gjejne gjera qe u perkasin grekeve te mjere, e per ate pune, madje edhe shqiptareve, te te njejtes race me ta, dhe nganjehere edhe te vete njerzve nga fisi i tyre, ata e grabisin dhe e marrin me vehte…” (ngjan kaq shume me periudhen e koheve moderne te 1989-1994)

    Ne analize te fundit, nuk besoj sa ka ndonje faktor te jashtem me te madh se sa kapercimi i turqve nga Azia ne Europe, qe mund te kete influencuar me shume historine tone, per mire apo per keq.
    Dhe qendresa e shqiptareve ndaj turqve nuk ka se si mos te jete e te mbahet arketipale ne ndertimin e ndergjegjes sone si popull. E vene ne prespektive, une e ve ne nje nivel me qendrimin e Grekeve ne Thermopile e me pas. Shqiptaret, te bindur se s`do te fitonin dot ( te pakten kreret kaq gje do ta kene ditur), prap se prap ata s`hapen rruge.

    Se si u sollen te tjeret, mund te lexohet ketu.
    http://www.deremilitari.org/resources/sources/constantinople2.htm

  11. Ed, po qe kish toka bosh nuk po e diskuton njeri, ceshtja eshte pse shkuan, se mema natyre u prishi kallinjte e grurit ne 1468 apo se s’kishin me shpresa fitoreje pas vdekjes se Skenderbeut apo pasi turku e mori Morene mbare e prape alla timurlengce.

    Pastaj si e thote me te drejte Fatma me kete anti-logjike po i nxjerrim pushtuesit si njerez te vuajtur qe duan nje cope toke, sikunder u justifikua marrja e Podgorices me rrethinat ne 1878 nga vete fuqite e medha, le te kene malazezet cik toke bujqesore se te shkretet kane vetem male e po vuajne urie.

    Po keto humorizma serioze jane te vjetra, pavaresisht se gjejne ‘argumente’ te reja.
    Po thuaj mire qe ngelen jashte librave te shkolles.
    Perfytyro ti mesosh shqiptarit se sllavi kur erdhi ne ballkan ishte nje i gjore, i vuajtur, u drejtoi banoreve lule, ndersa turku kur erdhi, nuk preku as luledelet e lendinave, se kish ardhur me mision civilizmi nder shqiptaret barbare dhe natyra me bujarine e saj ndaj te cilizuarve turq, vendosi qe nder ballkanike vetem arberve kudo qe banonin ne ballkan, ti pllakoste zia e bukes dhe semundjet, keshtu turqit sdo kishin shume probleme ne civilizimin e zones.

    Hajt mo po e mbyllim se si tha ai; degjo kur dikush thote dicka te mencur e te studiuar.

    1. Hyllin:

      Perfytyro ti mesosh shqiptarit se sllavi kur erdhi ne ballkan ishte nje i gjore, i vuajtur, u drejtoi banoreve lule, ndersa turku kur erdhi, nuk preku as luledelet e lendinave, se kish ardhur me mision civilizmi nder shqiptaret barbare dhe natyra me bujarine e saj ndaj te cilizuarve turq, vendosi qe nder ballkanike vetem arberve kudo qe banonin ne ballkan, ti pllakoste zia e bukes dhe semundjet, keshtu turqit sdo kishin shume probleme ne civilizimin e zones.

      Hyllin, këtë nuk ka nevojë ta përfytyrojë njeri, sepse askush me mend në kokë nuk gjen shumë gjëra të përbashkëta mes dyndjeve sllave, që ishin dyndje fisesh primitive, dhe pushtimit osman, një operacion ushtarak i superfuqisë më të madhe të kohës.

      Osmanët nuk erdhën në trojet arbërore për t’u ngulitur, as për të mbjellë bimë leguminoze; por në kuadrin e lëvizjes së tyre strategjike drejt Perëndimit. Për ta këto troje ishin rrugë kalimi dhe bazë për të kapërcyer Adriatikun; jo territor për të sjellë gratë dhe djepet nga Anadolli.

      Tani unë nuk e di pse i ngatërron ti këto dy gjëra, edhe pse jam i sigurt që nuk e ke nga padija; meqë sllavët dhe osmanët, në historinë e arbërve, janë dy faqe krejt të ndryshme. Sllavët u ngulitën ose së paku deshën të nguliteshin në trojet e Shqipërisë së sotme, veçanërisht në Jug; osmanët u mjaftuan të shkatërrojnë, por vetëm për t’i dhënë fund rezistencës.

  12. Xhaxha,nese mundesh me jep, te lutem, ndonje reference per kete interpretim:

    “Osmanët nuk erdhën në trojet arbërore për t’u ngulitur,..; por në kuadrin e lëvizjes së tyre strategjike drejt Perëndimit. Për ta këto troje ishin rrugë kalimi dhe bazë për të kapërcyer Adriatikun; ..”

    1. Fare lehtë: në trojet arbërore nuk ka pasur ngulime popullsish turke, ose të sjella prej turqve (me ndonjë përjashtim në trojet e Maqedonisë së sotme).

  13. ””’Tani unë nuk e di pse i ngatërron ti këto dy gjëra, edhe pse jam i sigurt që nuk e ke nga padija; meqë sllavët dhe osmanët, në historinë e arbërve, janë dy faqe krejt të ndryshme.””’

    Une s’po ngaterroj gje, perkundrazi po vija ne dukje se eshte absurde te mendosh se pushtuesi nuk te shkakton deme te medha,sidomos kur ben rezistence mitike. Krahasimi kap vetem raportin per te cilin jemi te interesuar ne kete teme, shkaterrim – shperngulje.

    Pastaj se nje shkaterrim ka qellim politik e tjetri jo, nuk do te thote se s’kemi shkaterrim, kemi nje shkaterrim politik dhe nje shkaterrim apolitik. Qe shkaterrimi politik nenkupton nje nivel zhvillimi me te madh se ai apolitik, kete se kam vene ndonjehere ne dyshim. Te trashegosh civilizimin me te larte te mesjetes, patjeter te heq nga stadi i barbarise (gje qe per turqit se thoje dot 3 shekuj para marrjes se Bizantit).

    Nderkaq, une mendoj se ti ne analizen e historianit, nuk ke marre parasysh 2 gjera:
    1- edhe po ti marrim si fakte inerente , brisku i Okamit eshte harruar ne shtepi.
    2- Cka eshte condicio sine qua non, nuk eshte shkaku.

    Po marr te mireqene qe ti po shpreh mendimin e historianit ose ke deduktuar mbi bazen e parashtrimoreve te shtruar nga historiani, keshtu qe kritiken ne radhe te pare ja bej historianit, qe ka harruar gjera elementare ne shkencen e historise.

    Se pari, shkaku i qenesise se nje dukurie eshte vetem 1 (nje), ndersa kushtet jane shume, perfshire sigurisht kushtet e domosdoshme qe dukuria te shfaqet, dmth condicio sine qua non.
    Shkaku eshte edhe thelbi i dukurise, keshtu cdo dukuri ne thelbin e vet mbart shkakun e qenesise.

    Thelbi i nje fruti eshte berthama, shkaku i qenesise se frutit eshte berthama. Ne shqip besoj se thelb perkon me thelpi (fare, berthame).
    Sigurisht qe ky fruti ka nevoje per kushtet e domosdoshme, toka, uji, dielli etj, por nuk jane ato shkaku i qenesise se frutit, ato jane condicio sine qua non.

    Thelbi i njeriut si qenie natyrore eshte kodi gjenetik, ai eshte edhe shkaku i qenesise se njeriut. Sigurisht qe njeriu ka nevoje per ajer, per uje e ushqim, por keto jane kushtet e domosdoshme, shkaku i qenesise eshte kodi gjenetik, pra ate qe krijohet fale prinderve.

    Kusht i domosdoshem eshte edhe qe gjyshi te jete martuar me gjyshen, po nuk eshte ky shkaku i qenesise, ai eshte shkaku i qenesise se prinderve, per nipin eshte vetem kusht i domosdoshem.

    Prandaj, shkaku i zhvendosjes se arberve eshte vetem 1, te tjerat jane kushte te domosdoshme.
    Nese dikush largohet nga nje zone ne lufte, merr statusin e emigrantit politik (per arsye lufte), nuk merr statusin e emigrantit ekonomik.

    Prandaj qe ti quash, arbereshet emigrante ekonomike, eshte krejt falso. Je bazuar maksimumi ne nje condicio sine qua non, por jo tek shkaku, prandaj nuk eshte perfundim shkencor, eshte opinion dhe si i tille nese pretendon vlere shkencore radhitet tek pseudo-shkenca, ose historia alternative.

    Nga ana tjeter edhe sikur ti merrnim per emigrante ekonomike, perseri kemi shkaterrimet e luftes (se zgjatur biles) perballe ndonje termeti a tsunami.
    Kur ka lufte dihet qe ekonomia rrenohet, sidomos per zonat ku zhvillohen operacionet ushtarake, prandaj brisku i Okamit, thote qe varferia e nje zone lufte eshte me e thjeshte te vije nga operacionet ushtarake(mosmbjellje e tokave, shkaterrim i prodhimit, grabitje e prodhimit, mostharje e kenetes se mungojne krahe pune etj) sesa nga termeti a tsunami.

    Keshtu qe, ky historiani, mund te jete I Madh, sa te doje, ka bere spekullim te paster.
    Po ka plot historiane qe e harrojne briskun e Okamit apo qe flasin per shkaqe (ne shumes), por mund ta bejne vetem ne opinionet e tyre, kur pretendohet dicka shkencore, sidomos kur ka fakte kontradiktore, pa briskun e Okamit , nuk ke ku shkon dhe qenia e ‘nje’ shkaku per dukuri, eshte shume e vlefshme sepse mund te perdoret metoda dialektike, o eshte o nuk eshte.

    Prandaj eshte mire, qe meqe shqiptaret vdesin per parimin e autoritetit, te mos u jepen historiane qe spekullojne qartazi.

    1. Hyllin, për ta thënë në parim, Ducellier duhet lexuar.

      Ti ke shumë pohime absolute në çfarë thua më lart, të cilat nuk lidhen as me çfarë ka thënë frëngu, as me çfarë kam thënë unë.

      Sinqerisht, mos m’i shtrembëro fjalët.

      Sa për mërgimin e arbëreshëve, në fillim drejt Greqisë pastaj Italisë, ky nuk ka pasur një shkak të vetëm.

      Deri vonë teza mbizotëruese ndër historianët, veçanërisht shqiptarë, ka qenë se arbëreshët iu larguan pushtimit turk.

      Kjo është teza romantike, të cilën e besojnë tradicionalisht edhe arbëreshët vetë.

      Sa për këta të fundit, mjaft të kujtoj sa e lidhur është kultura e tyre me imazhin dhe mitin e Skënderbejadës, në një kohë që të folmet e tyre dhe kultura që kanë ruajtur tregojnë se këta e kanë origjinën nga një zonë e cila nga luftrat e Skënderbeut nuk është prekur pothuajse fare.

      Ducellier ka meritën se e ka hetuar mërgimin arbëresh me kujdes, me dokumente arkivale, dhe nga shumë anë; dhe veçanërisht nga këndvështrimi ekonomik dhe social.

      Edhe sikur ta ketë gabim, çka vlen për çdo tezë që parashtrohet, ka meritën që ka hapur një rrugë të re, në vend që të përsëritë të njëjtat formula të konsumuara.

  14. Xha xha, sa per vleren informative, s’kam thene asnje fjale, nuk kam thene qe faktet jane te stisura, se ne ka ndodh nje termet e eshte dokumentuar, ai termet ka ndodhur.

    Une e kam me perfundimet e historianit, qe jane edhe pjesa origjinale e historianit qe ben histori dhe jo kronologji.

    ””Sa për mërgimin e arbëreshëve, në fillim drejt Greqisë pastaj Italisë, ky nuk ka pasur një shkak të vetëm.

    Deri vonë teza mbizotëruese ndër historianët, veçanërisht shqiptarë, ka qenë se arbëreshët iu larguan pushtimit turk.

    Kjo është teza romantike, të cilën e besojnë tradicionalisht edhe arbëreshët vetë.””

    Ti vazhdon te pohosh se nje dukuri ka disa shkaqe, sikunder pohohet ne domethenien e zakonshme, por me shkaqe ne domethenien e zakonshme, nenkuptohet shkaku dhe condicio sine qua non-et.
    Por shkaku eshte shkak dhe kushti eshte kusht.

    Ajo teze quaje romantike, pasionale e cte duash, ajo thote qe Mergimi i arberesheve ka si shkak sulmet turke dhe eshte shkencore, i permbush kriteret.
    Pastaj kushtet e domosdoshme (te cilave u themi zakonisht arsye) mund te jene edhe 20.

    Ti e di qe shkenca eshte e rrepte dhe parimi i shkak-pasojes ka dale nga Lajbnici jo nga une.

    Fakti qe e verteta eshte e konsumuar, nuk do te thote ti sulemi te pavertetes se eshte trendy dhe e fresket.

  15. Meqe erdhi muhabeti tek trendlleku dhe freskia, mu kujtua edhe ‘camarieri psikolog’ Shmit, nje tjeter ‘autoritet’ i huaj ne historine shqiptare.

    Thoshte Getja:
    Per kamarierin , heroi nuk ekziston.
    Kuptohet lehte se nenthote qe ai qe i sherben, i heq kepucet, i njeh huqet, nuk e sheh si hero.

    Kete e merrte si ‘spunto’ nje bashkekohes tjeter dhe thoshte se po mbushet bota, me historiane psikologe, dhe keta i quante ‘cameriere psikologe’, nje lloj historiani qe ne vend te merrej me faktet konkrete, merrej me metafiziken e heroit.
    Dishepulli i ketij, i doli kunder maestros dhe thuri materializmin historik e qe atehere historia ka bere para por edhe eshte bere lemsh, sidomos ne dallimin e shkakut nga kushtet e domosdoshme, prandaj per cdo ngjarje gjen 10 interpretime.

    Kush e ben dallimin, jane pikerisht kriteret shkencore, por meqe njeriu perqafon cti shkoje per mbare, historia eshte kthyer ne beteje mes qendrimesh dhe vendoset rendom me shumice votash.

  16. Kronikat e vjetra latine janë plot me lajme çudish e katastrofash natyrore që cekin edhe Shqipërinë. P.sh. në vitin 987 e.s. tek ne ka rënë nga qielli drithë (annona) në vend të dëborës, ndërsa në Saksoni peshq të vegjël (pisciculis) që nuk mund as të haheshin “propter foetorem” (për shkak të erës së qelbur).

  17. Këto vitet e fundit, të paktën në botime që më kanë rënë mua në duar, shikoj se është vënë në dukje roli i katastrofave natyrore, sidomos i sëmundjeve epidemike. Kështu vepron psh Aleksandër Dhima në monografinë e tij për antropologjinë etnike shqiptare (Antropologjia Etnike Shqiptare, UETPress, Tiranë 2017), sidomos f. 144-176, ku trajton një sërë epidemish që bënë kërdinë në trevat shqiptare si murtaja, lija e dhënve, kolera, gërbula etj madje edhe me të dhëna statistikore të hollësishme. Po ashtu, edhe Pëllumb Xhufi në monografinë e tij të re kushtuar Arbërisë së jugut (Árbërit e Jonit; Vlora Delvina e Janina në shekujt XV-XVII, Onufri, Tiranë 2017 [bot. i II i plotësuar]) ka një kapitull të plotë, të detajuar e të mbështetur në burime dokumentare mbi epidemitë e herëpashershme të murtajës që kishin rënë në mesjetën e vonë në Arbëri (f. 1218-1242).

    Po të kemi parasysh ato çka dëshmon edhe Pouqueville për fillimet e shek. XIX, për murtajën që zhduku plotësisht popullsinë e Libohovës, shpopulloi luginën e Drinos, asgjesoi një pjesë të madhe të popullsisë së Gjirokastrës, atëhere mund të themi se këto epidemi në perjudha të caktuara përbënin faktorin kryesor demografik të lëvizjes së popullsisë.

    ps, Nuk dua të bëhem i keq por Xhufi në librin e mësipërm po kopjon shpesh dhe dëndur (kështu quhet kur nuk e citon një vepër) një autor grek me të cilin kanë patur edhe njohuri, të ndjerin prof. Spiros Asonitis (dhe veprën e tij për Korfuzin dhe bregdetin epirot gjatë fundit të mesjetës, Η Κέρκυρα και τα ηπειρωτικά παράλια στα τέλη του Μεσαίωνα (1386-1462), University Studio Press, Selanik 2009). You can’t teach an old dog new tricks, tha.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin