THIRRMËNI ARVANIT

nga Tannhäuser

Lexoja këto ditë librin e Bardhyl Demirajt Shqiptar dhe Shqa, dhe mora një kënaqësi kur pashë se na ka lexuar edhe ai këtu në blog;[1]. Libri, që trajton në mënyrë të hollësishme kontaktet gjuhësore midis shqiptarëve dhe serbëve jep edhe disa detaje për hapësirën gjuhësore arvanite të Greqisë. Ky qe shkaku në fakt që më bëri të hap defterët e mi dhe të kërkoj zhvillimin semantik të emrit etnik arvanit në gjuhën greke. Dhe nuk u zhgënjeva, pasi trajtat arvanit (emër) dhe arvanit (mbiemër) në greqishte kanë qenë shumë produktive dhe tejkalojnë çdo emër tjetër etnik. Madje edhe një krahasim me gjuhët e tjera ballkanike (këtu kam parasysh serbishten, maqedonishten edhe bullgarishten)[2] tregon se zhvillimi semantik i emrit etnik arvanit në këto përmasa ka ndodhur vetëm në greqishte.

Si bazë për këtë paraqitje të shkurtër kam përdorur Fjalorin Historik të Greqishtes së Re, të së Folurës dhe të Dialekteve,[3] botim i Akademisë së Athinës. Dy fjalë për veprën. I konceptuar në fillimvitet e shekullit të kaluar, fjalori përmbledh gjithë greqishten e re, në të gjithë hapësirën gjeografike ku ajo është folur. Në faqet e fjalorit ka parakaluar gjithashtu ajka e gjuhësisë greke, që nga G.N. Chatzidakis (ai që solli gjuhësinë moderne në Greqi), A. Keramopoulos, E. Kriaras, D.J. Georgacas (autor shumë i dashur për mua. Diku në faqen e Brikena Çabejt në FB kisha parë nga shënimet e E. Çabejt të pëmendet në një fletë edhe Georgacas. Këta të dy kanë patur edhe letërkëmbim, madje në veprën e Georgacas mbi toponiminë e Peloponezit, Çabej ka dhënën ndihmesë për zbardhjen e toponimeve arvanite. E mbyll këtu parantezën sepse u zgjata), N.P. Andriotis dhe të tjerë. Gjer më sot kanë parë dritën e botimit gjashtë vëllime të fjalorit (1933-2016). Mund të duken shumë, por nuk janë. Pas 83 vitesh nuk është përfunduar as germa e katërt e alfabetit grek (delta)! Me këto ritme kritikët e ashpër të Akademisë parashikojnë (jo dhe aq padrejtësisht) se fjalori do përfundojë diku pas 3-4 shekujve!

Por le të kthehemi tek kuptimet e emrit arvanit. Përkthej dhe përshtat nga fjalori këtej e tutje. Arvanit (emër), 1. shqiptari (Αλβανός),banori i Shqipërisë (Αλβανία). Fjala zakonisht në mënyrë figurative për kapadaiunnevrikunkokëfortintë trashin (shih edhe f.kutarvanitis [kutos – i trashë, budalla, shën. T]), të dhunshmintiranintë padrejtinhileqarin, ose për një send që është djegur nga zjarri (shkrumb). Shprehje: Bën si arvanit (për njeriun që bën zhurmë, kapadaiun). Dogji furrën dhe e bëri arvanitharroi hekurin në zjarr dhe u bë arvanit (shprehje sinonime, u bë turk). Fjalë të urta: Zoti nuk është arvanit (pra, nuk është i padrejtë), arvaniti kur nuk ka ç’të vjedhë, vjedh këpucët e tij (thuhet për njeriun që nuk mund të presë veset e këqija), arvaniti miqësinë në gjunjë e ka (d.m.th. kur ngrihet ajo bie poshtë, thuhet për pabesinë e shqiptarëve), por bëre mik një arvanit, mbaj edhe një shkop (thuhet për miqësinë me njerëz hileqarë), arvaniti bën dasmë, me thjerrëza dhe me qull edhe me lakra të ziera (thuhet për dasmat e të varfërve). Fjala ndeshet edhe si mbiemër (patronimi) edhe në toponimi. Kodra e arvanitit2. Banori i Epirit si krahinë fqinje me Shqipërinë, epiroti. 3. Era që fryn nga veriperëndimi në Epir (në krahinën e Zagórit)[4]. Fjalë e barinjve sarakaçanë të Zagórit dhe që Shqipëria shtrihet në anën veriperëndimore të tyre. 4. Lojë me fëmijë që hidhen mbi këmbët e njëri-tjetrit (Peloponez). 5. Si term në detari, një lloj qepje e velave të anijes (sinonime, arvanitorrama). 6. Një lloj kërmilli që hahet, me guaskë bardhë-e-gri që gjendet në zonat malore të ishullit Skyros. 7. Akrepi (Stamboll) 8. Një lloj rrushi (ishulli Leros), rrush arvanit9. Një lloj molle dimri (Thesali). 10. Bima asphodelus (Peloponez).11. Në formën femërore, arvanite (Αρβανίτσα) quhet arra në gjuhën e fshehtë të ustallarëve në Epir (Konicë, Dhrovjan).

Arvanit/as (mbiemër), 1. me prejardhje nga Shqipëria, që ka të bëjë me arvanitët, që lidhet me arvanitët. Prona arvanitezakone arvanitefasule arvanitevalle arvanite, edhe si emër arvanit (lloj valleje me të hedhura, sinonime valle çame). Shprehje: kokë arvanite(kokëfortë), inat arvanit (për kokëfortësi të madhe), burini arvanitas (tërbim i madh), e zakonshme në të folur e zuri arvaniti (thuhet për dikë që e kapi këmbëngulja e patundur), ndarje arvanite (ndarje e padrejtë), zjarr arvanitas (zjarr i fortë), kungull i plasur, valle arvanite (thuhet për fjalë pa kuptim). 2. valle e shqiptarëve (Epir, Maqedoni, Peloponez), 3. Lojë fëmijësh (Filippoupoli [Plovdiv i sotëm, Bullgari, shën. T]), 4. Dhi ngjyrë bardhë nga ana e pasme dhe e bardhë me vija të kuqe nga ana e përparme. 5. Në shumës, gjuha shqipe (αρβανίτικα), kuptoj, flas, di arvanitika.

Siç shihet, në shumicën e rasteve kuptimet e emërtimit etnik arvanit janë të një karakteri përçmues, përbuzës (pejorative). Nuk do hyj këtu në një analizë krahasuese të këtij fenomeni që greqishtja e ndan edhe me gjuhë të tjera (gjë që ndodh jo thjesht në emrat etnikë të popujve por edhe me huazimet midis gjuhëve ku në gjuhën marrëse fjalët e huazuara kanë shpeshherë një semantikë përçmuese), por do ndalem në një krahasim të brendshëm të greqishtes me emrat e tjerë etnikë. Kështu për shembull emrat etnikë allamanos (< Allemagne), llongovard (< Longobardi), kutofrang (< kutos, i trashë + frangos, frëngu, perëndimori), katallan, turk, lab, serbe, elbasane, etj. kanë përkatësisht kuptime përçmuese në greqisht: i pabesë, i pangopur, budalla, keqbërës, mizor, hajdut, grua shtatlartë por jo e shkathët, njësoj.[5]

Pra, kontaktet e dendura të popullsive greke me ato arvanite dhe shqiptare prodhuan këtë sasi semantike të emrit arvanit (në fakt shumica sot mund të quhet e vjetërsuar). Këto kontakte jo gjithmonë me mirëbesim, u reflektuan edhe në gjuhë e cila pastaj prodhoi stereotipat e veta.

(c) 2018, Tannhäuser dhe Peizazhe të fjalës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.


[1]Demiraj B., Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë, bot. Naimi, Tiranë 2014, f. 28.

[2] Kam parasysh këtu fjalorin etimologjik të serbokroatishtes të P. Skok (Skok P., Etimologijski Rjecnik Hrvatskoga ili Srpskoga Jezika, Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetnosti, v. I, Zagreb 1971, f. 54-56, të bullgarishtes dhe të maqedonishtes (Bъlgarski Etimologichen Rečnik, Bъlgarska Akademija na Naukite, Institut za Bъlgarski Ezik, v. I, Sofje 1971, f. 14.

[3] Ιστορικόν Λεξικόν της Νέας Ελληνικής της τε κοινώς ομιλουμένης και των ιδιωμάτων, Ακαδημία Αθηνών, v. III, pjesa 2, Athinë 1941, f. 27-28.

[4] Nuk duhet ngatërruar me krahinën shqiptare të Zagorisë. Ky fenomen i emërtimit të erërave sipas prejardhjes gjeografike është mjaft i njohur në greqishte. Krahaso me emërtimet Mecovit (nga Mecova), Evros (nga lumi Evros), Vardaris (nga lumi Vardar) etj. Shih për këtë Ανδριώτης Ν.Π., «Νεοελληνικά τοπικά ονόματα των ανέμων», Ημερολόγιο της Μεγάλης Ελλάδος (1934), f. 537-540.

[5]Shih Ανδριώτης Ν.Π., «Οι ξένες λέξεις στην ελληνική», Σήμερα, 1/1 (1960), f. 9. Për fjalën katallan të cilën shqipja e ka me të njëjtin kuptim shih Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, bleu V (K-M), bot. Çabej, Tiranë 2014, f. 60-61.

52 Komente

  1. shume interesante kjo tema. kete “kokë arvanite (kokëfortë)” e kam degjuar shpesh ne Greqi. nje kerkim ne google “αρβανίτικο κεφάλι” sjell 81.600 rezultate. kurse kete fjale te urte “por bëre mik një arvanit, mbaj edhe një shkop (thuhet për miqësinë me njerëz hileqarë)” e kam degjuar te thuhet edhe per vllahet edhe per bullgaret.

    meqe kam qene edhe tifoz i nje skuadre greke (te Athines) futbolli, kam degjuar shpesh te thuhet “bullgar” per tifozet e skuadres PAOK te Selanikut dhe si rrjedhoje per te gjithe banoret e Selanikut. madje degjohet shpesh neper stadiume edhe thirja “Greqi eshte gjer ne Lami, qe andej e siper eshte Bullgari”. dihet se per tifozet atdheu i tyre eshte skuadra dhe stadiumi.

    1. Halla ime nga Dhermiu, kur filloje dhe ngrije zerin, ta priste duke thene “Mos bertit si kalabrez”.. Mesa duket nga pervoja e kontakteve me fqinjet matane detit, kalabrezet kishin famen si zhurmemedhenj ne anet tona.

    2. Vërtet, kjo çështje me termin “bullgar” ka patur përmasa gjigande në Greqi (ashtu siç ndodh shpesh kur preket “shenjtëria” e gjuhës në shtetin fqinj). Në vitin 1998 në fjalorin e tij të greqishtes, G. Babiniotis, edhe pse si gjuhëtar është mjaft konservator, përfshiu kuptimin e mësipërm për fjalën bullgar, gjë që shkaktoi protesta në qytetin e Selanikut. Çështja arriti në gjykatë dhe në shkallë të parë u kërkua tërheqja nga qarkullimi i fjalorit. Në shkallë të dytë u anulua vendimi.

  2. Nuk e di por, te permendesh e ti vesh theksin vetem cilesimeve pezhorative karshi ‘Arvaniteve’, nuk me duket aspak e drejte, ke gjithashtu shprehje e aforizma si “Αρβανίτικη μπέσα” – Besa e Arberorit, “Είναι Αρβανίτης (μπεσαλής)” – eshte Arvanite\Arberor (Besali), “Ντρέϊτα(Drejta) και σταράτα σαν Αρβανίτες” – Drejte dhe Troc si Arberoret , etj etj Njehere nje studiues Grek pati thene se arberoret ne Greqi sollen Besen, Guximin dhe Varferine e tyre …

    1. Ke te drejte qe shumica ne termin e pare jane pezhorative, jo per te dytin. Nga ana tjeter nuk duhet harruar edhe kendveshtrimi. Sepse po ta shohesh me syte e popullsive vendase, pershtypja ka shume mundesi te ishte ndryshe. Ndoshta si thote Hahn “Kjo sepse asnjë mercenar nuke shtypte me aq gjakftohtësi popullsinë që duhej të mbante nën fre, askush nuk ishte aq i aftë për të ba plaçkë lufte, sa luftëtari shqiptar…”

  3. Ketu duhet thene se ndoshta arvanitet ishin elemente thelbesore ne krijimin e Greqise dhe kthimin e romejve ne greke. Ndoshta duhet thene se arvanitet kishin dy mundesi, tu hapnin gropen romejve ose t’i hapnin gropen vetes dhe duket se zgjodhen kete te dyten, arsyeja kryesore pse mund te pranohet se ishin te trashe ose kutoarvanit. Pastaj duhet studiuar mire kjo puna, si ia dolen qe i hoqen shqiptarit placken e luftes, meqe placka e luftes eshte e shenjte, mininalisht duhet te kishte nje lufte civile mes arvaniteve dhe romejve se e kujt ishte placka e luftes.

  4. Falemnderit, Tannhäuser! E lexova me shume kenaqesi. Me vjen mire qe keto kuptime jane ende te regjistruara neper fjalore. Une kam gjetur shume pak proverba e shprehje ende te gjalla e te perdorura neper popullsi, por njerez qe kane bredhur andej 40 e 50 vjet me pare i deshmojne t’i kene gjetur keto shprehje ende mes njerezve e neper biseda. Them keshtu se ka plot njerez te mencur qe thone se arvanitet thjesht ndihen greke e s’dallojne prej tyre. Edhe greket i njohin si te tille, thjesht nje komunitet si sh te tjere mes grekesh. Sepse kane eksperienca me ta vec ne 30 vjetet e fundit.
    Sidoqofte, ato shprehjet me shkop etj ekzistojne per shume grupe minoritaresh ne gjithe boten. Duket sikur t’i kete prodhuar po ai shabllon.:) Nje poet kosovar me duket se shkruan keshtu per shprehjen qe italianet e jugut ende ruajne qe “po pe nje arberesh dhe nje ujk, vrit perpara arbereshin” – po po e vrave arbereshin, mor i mjere, kusha do ta vrase ujkun pastaj! 🙂 🙂

  5. Nuk e di c’te komentoj. Por edhe po te dua, kam ndrojtje (ashtu sic po e verej edhe te komentues te tjere), sepse do te ishte pashmangshmerisht emocional.
    Deri me tani kam degjuar vetem fjale te mira per arvanitet, si trima, te beses, heronje qe i nderon dhe respekton populli grek.
    Falenderoj autorin e shkrimit qe na percjell kete ane jo te lavderueshme, madje dhe turperuese per arvanitet, sepse duke lexuar dhe degjuar vetem c’ka thone arvanitedashesit shqiptare, paskeshem krijuar nje imazh te deformuar per ta.

    1. i ke degjuar ne Shqiperi apo ne Greqi lavdet, imdat?
      Mendoj qe kur nje popullsi shahet, anet jotelavderueshme nuk jane te asaj vete, por te shumices ne fuqi.

  6. Ne fakt si te gjithe ketu( edhe une) e kemi lexuar jo si e ka shkruar fjalori por ai kemi dashur. Qe tek kuptimi i pare 1, thuhet 1) banori i Shqiperise (albanos/alvanos) e me tek epitetet jane per alvanosin, per ty e per mua. Jemi ne qe ia mveshim arvanitasve, e fakt fjalori eshte per ne te Shqiperise. Ti mund te thuash qe nuk je aktualisht banor i Shqiperise dhe formalisht i shpeton karakterizimeve. Per arvanitet e Atikes,Beotise, Argolides,Korintit,Hidres etj nuk thuhet gje ne menyre specifike aty. Pra i nderuar imdat meqe autori t’i hapi syte si banor i Shqiperise apo Alvanos, ti ne rregull qenke. Une per krahasim do hapja qitapin e sharjeve ne shqip per greket, po autori i shkrimit thote qe nuk eshte tema per analogji.

  7. Meqe me zuri arvaniti, cili eshte kuptimi i temes, dmth c’debat te vlefshem synon te zhvilloje autori dhe PTF, meqe tani me rezulton si nje gje e hedhur per te provokuar dhe jo per te kuptuar ndonje gje rreth marredhenieve specifike te arvanitasve me greket.

  8. Une Greket dhe Arberoret i kam njohur duke jetuar ne mesin e tyre, keshtu qe besoj se gjykimi im ka me shume vlere, se ai i arvanitodashesve shqiptare apo Grekodashesve shqiptare !! Ne syte e Grekeve, Arberoret jane Besali, kokforte, inatcinje, konservatore, nacionaliste ( shumica votojne “Agimin e Arte” !!), fetare, historikishte filo-monarkiste etj etj. Ama te krahasosh reputacionin e Arberoreve, me ta zeme ate te Vlleheve ( arumeneve, – termi “Vlahos” perkon nga ana kuptimore me Injorant, Gdhe, i Paqyteteruar etj – !! ) apo Pondeve\Mikroasia, Kretaneve etj, besoj se Arberoret jane ne pozita me te volitshme nder Opinionin Publik Grek . Si gjithkund edhe ne keto lloj tematikash, e vertata nuk eshte bardh e zi !!

    1. Dmth ti andreagrapsi, po na thua që, arvanitasit votojnë shumica Agimin e Artë, kështu që atë Rambon në Dropull na e paskan sjellë tanët e tyre. Po këto bukuritë që thonë për ne te Shqipërise i thonë edhe për arvanitasit apo kemi ekskluzivitetin ?

  9. Meqe permende bukurite, nje nga deputetet e “Agimit te arte” te qarkut te Korinthit ( ku mbi 80% jane Arberor !!) quhej Evstathi Bukura, “Avokati i Djallit”, deputeti i Akaias Mihal Arvaniti, i Evias Nikolla Miho, i mirenjohuri nga Llaka e Sulit Kristo Papa, i Etolo-akarnanias Kostandin Barbushi, apo edhe “cerri” Shqiptare nga Lukova etj etj. Arberoret jane Nacionalist te thekur, e pandehin veten( deri diku me te drejt !!) si Clirimtaret e Greqise nga zgjedha Osmane, klishet jane te qarta, stereotipi qendron, mes Arberoreve, Arberesheve e Shqiptareve hasen karakteristika te perbashketa, ADN te tradheton !! Ramboja i Dropullit ishte mpleksur me konjuktura te tjera, me VorioEpirotet, nuk mendoje se do kishte zemer nje Arberor te qellonte mbi Shqiptare …

    1. “… nuk mendoj se do te kishte zemer nje Arberor te qellonte mbi Shqiptar…”.
      I nderuar andreagrampsi17, e keni gabim. Dhe, ja pse: Shekulli i nentembedhjete ishte ai i formesimit te identiteve kombetare, i shnderrimit te identiteteve etnike ne te tilla kombetare; por nje fenomen i tille nuk ndodhi me te gjitha grupet etnike; ky eshte edhe rasti i Arvaniteve. Gjate Revolucionit Grek, arvanitasit ishin pjese thelbesore e tij; lufta pati edhe aspektin e forte fetar; mirepo ne krahun tjeter, ate te sundimtareve osmane, kishte me shumice shqiptare, nuk perjashtohen edhe arvanitet myslimane. Kjo perballje mes shqiptaresh ( ne aspektin fetar), luajti rol vendimtar (une si kombtarist shqiptar, do te thosha fatal) ne ndryshimin njehere e pergjithmone te karakterit etnik Arvanitas, gje e cila beri qe ata te shkriheshin pakthim ne kombin e ti grek, qe ne ngjizje te tij.
      Kjo qe thoni per te ” mpleksurit ne konjuktura te tjera”, nuk ka vlere si justifikim, per arsyen e thjeshte se, po e njejta, mund te thuhet edhe per nje grek te paster, nese mund te themi, etnikisht; edhe nje i tille nuk do ta pranonte akuzen te qelluarit ashtu kot mbi shqiptare, pa nje arsye te forte dhe te gjithepranueshme, e vlefshme kjo per cdo person ne kushtet e vetembrojtjes, dhe ne rast se do ta bente, do te dilte dikush qe ta justifikonte me kete “mpleksjen e konjukturave” qe thoni ju.

  10. Nuk e kam te qarte nese behet fjale per arvanitet si emigracion historik apo alvanoset e ketyre dekadave te fundit.
    Nese flitet per arvanitet, atehere keta qenkan akoma te dallueshem si nje shtrese me vete, ende te huaj ne nje fare menyre,sic nenkuptoj nga postimi Edes.
    Nese flitet per alvanoset do preferoja te degjoja dike qe ka jetuar ne Greqi, meqe vete nuk kam ndonje pervoje.

    Perseri sic thote Eda , keto qendrime perbuzese dhe raciste jane te pranishme kudo ne bote. Bile jo vetem midis shumices etnike dhe minoritetit , por edhe brenda etnise psh midis leberve dhe laleve ka plot shprehje tallese per njeri tjetrin. Bile edhe ne nje aeral te ngushte, psh ne Himare sic me ka kumtuar nje miku im vendas atje, himariotet dhe dhermiasit perqeshin e tallin njeri tjetrin reciprokisht.
    Per kersheri tek Fjalori i Dizdarit kam gjetur qe, gjate sundimit osman, turqit i quani shqiptaret ‘popull i kallamboqit’ kurse shqiptaret turqit ‘popull i kungujve’.
    Meqe dij se Eda ka shkelur shume vendbanime arvanitesh ne Greqi , do ta pyesja nese edhe arvanitet kane shprehje te ketij karakteri kunder grekeve?

    Analiza e kesaj dukurie eshte ceshtje sociologesh,por me duket e qarte se keto qendrime perkeqesuse nxiten nga nevoja per te faktorizuar veten ndaj tjetrit, Nga nevoja per t’u mbrojtur por jo rralle edhe nga nje ndjene inferioriteti, qe nxit vetlavderimin dhe poshterimin e tjetrit, zakonisht, me te voglit, me te dobtit. Sic ndodh ne stadiume kur ardhesit jane duke fituar dhe vendasit ne shumice por humbes nxjerrin e perdorin shprehje fyese per pakicen fitimtare.
    Eshte nje problem kompleks dhe une nuk kam ekspertizen e duhur, por thjesht ndonje pikpamje ashtu kalimthi.
    Sidoqofte nuk duhet harruar se kur kerkon te besh biografine e tjetrit ke bere edhe tenden, se kur shprehesh per tjetrin je shprehur edhe per veten. Ke vene ne dukje sistemin tend te referimit.
    Psh kur ndesh dike te pafuqishem a te pambrojtur dhe ndalesh e i jep ndihme, ose ne te kundert kur i kalon prane indiferent apo perbuzes. Ne te dy rastet do te kishim shprehje te ndryshme per te pafuqishmin, por qe flasin edhe per vlerat njerezore apo mungesen e tyre te atij qe formulon shprehjet.

    Duke perjashtuar keto 30 vjetet e fundit, kur cfare nuk degjon per secilen pale, ne te shkuaren me vjen nder mend vetem ne shprehje perbuzese per greket : ‘grek i pabese’. Ishte edhe nje opinion qe jane te pameshirshem e gjakatare , por kjo mesa mbaj mend,u adresohej andarteve, ushtareve, cetave nacional-shoviniste..

    Ketu me lind nje pyetje :perse shqiptaret nuk kane aq shume shprehje perbuzese ndaj grekut sa c’paska greku per shqiptarin?
    Nuk dua te mbaj asnje qendrim por mendoj se me i afti, me i forti ,me i kulturuari eshte shume me i permbajtur ne etiketimin perbuzes ndaj tjetrit. Por mund te kete edhe shpjegime te tjera.
    Njeri shpjegim do te ishte se si je edukuar ne moshen e femijerise, atehere kur ze fill indoktrinimi, qe jo rralle perfundon ne imprint kulturor.

    Une vete kam nje pervoje shume te hershme me elemente greke dhe me pas ne shkolle e pune ne kontakte te shumta e shpesh mjaft te aferta me minoritare.Pikerisht per idene e mesiperme , pra si je edukuar, ndonjeri, po te doje, mund te lexoje me poshte disa kujtime te miat per moshen e feminise.

    ***
    …………………………..
    Kam qene fare i vogel kur kam degjuar per here te pare per greket. Prane shtepise se gjyshit, ne lagjen e vjeter tashme periferike por dikur te fisme , me rruge te kalldremta te grryer vende –vende nga rrekete e dimrit dhe koha. Ata banonin disa shtepi me poshte, midis kovacit evgjit, qe kishte marre nje grua te bardhe dhe furres qe ishte gjithmone plot e perplot me tava qe prisnin te piqeshin.
    Shtepite e tyre ishin njekatshe me fasade prej druri te nxire nga koha me nje hapje si dritare, njesoj si ajo e furres, qe naten mbyllej nga brenda me nje kanate rreshqitese.Gjithmone kisha menduar se me pare edhe ato kishin qene furra dhe njerezit i kishin kthyer ne banesa duke besuar se do te ishin me ngrohte. Ata vinin ndonjehere per te kerkuar ndonje ndihme a borxh tek gjyshi,dhe une habitesha pse grate ishin pothuaj gjithmone veshur me te zeza. Por pershtypjen me te thelle ma bente e folura e tyre shume e shpejte dhe perhere me ze te larte, qe mua me dukej se grindeshin papushim per dicka duke perdorur fjale qe nuk i kuptova kurre. Jane greker, me kishin thene, dhe une kisha kuptuar vetem se nuk ishin si ne.

    Midis shtepise se gjyshit, dykatshe prej guri dhe barakave te tyre, ishte shtepia e priftit. Ai ishte nje enigme me vete per mua sepse nuk e kisha degjuar kurre te fliste dhe nuk dija ku ta fusja, tek ata apo tek ne. Edhe shtepia e tij si per te me ngaterruar me keq, ishte prej guri por njekatshe. Kurse e shoqja , prifteresha, ishte nje grua e vogel , me ca sy gjithmone si gati per te lotuar , qe rrinte tek porta me duar te kryqezuara poshte gjirit duke pritur Kosten, te birin ,qe thoshin se ishte i cmendur dhe punonte ne ndertim. Kosta ishte i gjate dhe i fuqishem me nje fytyre te cuditshme si nje skulpture e pambaruar dhe une isha i bindur se ai ishte grek pavaresisht nga nena e tij e mire. Kalamajte e ngacmonin Kosten , nga qe eshte grek mendoja une, dhe ai rrembente popla guri e i qellonte me sa fuqi kish me ca levizje qiklopike. Si ndodhi qe nuk vrau njeri ndonjehere, nuk e kuptova dot kurre. E kisha frike dhe e shikoja fshehurazi pas dritares te katit te dyte sepse ai gjithmone e mbante koken poshte sikur kerkonte gure.
    Ashtu me ka mbetur ne kujtese, si nje trung lisi gjithe gunga e nyje, me koken e madhe me qoshe te mprehta; brenda kafkes se tij, ne gjysme terrin e trurit, mendimet i leviznin si trena me fishkellime, por pa u ndalur kurre ne stacione dhe as pa hipur e zbritur njerez

    Prifteresha vdiq , nga marazi per te birin , thoshin. Pas saj edhe prifti gojekycur, shtepia u rrenua por Koste muratori vazhdonte te ndertonte murin e avllise , si nje mur keshtjelle me nje dere aq te vogel sa mezi hynte dhe askush nuk e dinte nese kishte me shtepi pas atij muri. Nganjehere ulej tek pragu me koken e menduar pikellueshem mbeshtetur tek njera dore kurse ne tjetren mbante gjithmone nje gur. Mirembrema Kosta, i flisnin te rriturit dhe ai u pergjigjej , por kur kalonin femijet tendosej i teri dhe fytyra e tij si e gdhendur me sopate ,me dukej me greke se kurre.

    Me pas ai u zhduk, nuk e mora dot vesh kurre cfare ndodhi me te, ku perfundoi.
    Pas tij edhe ato kater-pese familjet greke u shperngulen, shkuan ne vendin e tyre, degjova qe thoshin. Barakat e tyre mbeten bosh,pastaj u rrenuan pak nga pak ; kovaci, gruaja e te cilit nuk e tradhetoi kurre, e mbylli edhe ai farketoren e vet ; furrtari plak vdiq, i biri shkoi ne Tirane ne shkolle dhe kur u kthye ndodhi qe ishte mesuesi im i gjimnazit ; tavat, qe beheshin gjithmone e me pak i conin tek furra e lagjes tjeter ; me ne fund u asfaltua edhe rruga dhe kalldremi u varros perfundimisht. Shtepise se gjyshit nje dite i u rrexua njeri mur , ai vete vdiq nga zemra, njeri pas tjetrit vdiqen te gjithe te vjetrit dhe gjuha e tyre gjysme shqip gjysme turqisht u harrua … Shkoja rralle e me rralle derisa ika edhe une perfundimisht duke marre me vete nje ndjenje tehuajzimi per ata qe flisnin gjuhen tjeter.

    Shume vite me pas , ne mbarim te shkolles na derguan ne nje aksion ne rrugen e bregdetit. Na kishin hipur ne ca kamione qe atehere i quanin shyta; rrinim te gjithe ne kembe mbajtur tek njeri tjetri te dalldisur nga ajo bukuri e relievit , malet nga njera ane dhe deti nga tjetra na kishin hutuar fare. Per shumicen ishte hera e pare qe iknim aq larg rrugicave tona dhe liria bashke me te panjohuren na merrnin frymen.
    Ne Dhermi, prane nje ure mbi nje perrua te thelle,se per cfare makinat u ndalen. Ishte nje klub aty dhe disa burra ulur bisedonin me ze te larte. Greket, me vetetiu ne mendje dhe m’u ringjallen kujtimet e vjetra te feminise. Ishte sikur papritur te kishte fryre nje ere e ftohte prej grykes se perroit. Por nderkohe prej nje shtegu pergjate shpatit te perroit u dha mbi rruge nje plake e veshur ne te zeza . Mbante ne dore nje shporte te madhe mbushur me fiq te hershem. Dukej e lodhur, kushedi sa larg i kishte mbledhur e ngjitur deri aty. E leshoi shporten per toke, shkembeu pak fjale me burrat e klubit, rregulloi shamine e zeze te kokes,mori serish shporten me nje ‘uhh’ dhe u nis duke kaluar prane makines sone. Ne e shikonim te gjithe ne heshtje nga siper karrocerise se shytes. Kur papritur njeri nga ne i tha si me shaka : Neno me jep nje kokerr fiku… Ajo u ndal, veshtroi nga ne sikur kerkonte te gjente kush kishte folur pastaj e uli shporten, largoi gjethet e medha qe mbulonin fiqte, zgjodhi nje kokerr te madhe dhe e zgjati me doren ngritur lart : Merre biro … Ne heshtnim duke ndjekur doren qe u zgjat per ta marre, pastaj si e hapi fikun ne mes, ngjyren prej rubini qe vetetiu nje cast dhe ne fund kafshimin e rrufeshem . Atehere si kalamaj te gjithe zgjatem duart , nem dhe mua nje , nem dhe mua, edhe mua.. Plaka ulej , merrte me te dy duart fiqte e shportes dhe i leshonte mbi duart e zgjatura. Nuk u muar vesh me , kishte qe moren edhe dy here, edhe tre. Plaka nuk shikonte kujt i jepte , ajo shikonte vetem duar te zgjatura. I dha te gjithe deri tek i fundit derisa shporta para kembeve te saj mbeti e zgavert me gjethet e medha te rrexuara per rreth ne pluhurin e rruges …
    Makina u nis serish , ajo na pershendeti me dore dhe para se ta humbisnim nga syte pas ktheses tjeter e pashe edhe njehere figuren e saj te vogel ne mes te rruges me shporten e zbrazet pertoke duke rregulluar me duart e bardha gjithe rrudha shamine e zeze te kokes.
    Ndjeja nje trubullire, sikur te me kishin vene koken e Kostes mbi supe.

    ***

  11. Fatma; arvanit dhe alvanos ne mendjen e nje greku jane dy gjera krejt te ndryshme. Po keshtu, edhe ne mendjen e nje arvaniti. Por jo, ne mendjen e nje alvanosi. Keto lidhje jane nga me te cudistshmet e komplekset per t’u shpjeguar. Sidoqofte, e sigurte eshte qe alvanosi di me shume dhe eshte me i pakorruptuar ideologjikisht se arvaniti dhe greku. Por kur alvanosi kthehet ne grek, gjerat jane me te paqarta, edhe sikur alvanosi te mendoje se eshte gjithnje shqiptar. Nganjehere une as nuk diskutoj me njerez kete teme se nuk dua te zihem. Nuk ndiej asnje detyrim as idealist as praktik te mbroj shqiptaret, por menyra se si jane trajtuar arvanitet ne Greqi eshte aq e padrejte dhe aq zemerthyese sa shpesh s’rri dot pa folur. Do beja keshtu edhe sikur arvanitet te mos kishin lidhje me shqiptaret, sic duan te emndojne shpesh ata vete.
    Shqiptaret kane shprehje perbuzese ndaj grekut. Plot. Por kurrsesi aq sa greket ndaj nesh. Sepse shqiptare nder greke kish aq shume sa ne as e imagjinojme dot sot. Ende me ben pershtypje si e fshehin greket prigjinen shqiptare. Ndoshta 75% e grekeve qe kam takuar duhet te shkojne ne nje nivel mjaft te thelle e te besuar bisede, qe te te thone se kane gjak arvanit. Alvanjojte e rinj te pas-90es e kane keqesuar situaten, por ajo ishte e keqe edhe pa arritur ata. Dhe e liga nisi qe ne 1830. Dhe kete ne dhe greket duhet ta shohim mire. Se eshte e padinjitet si sjellje.

    1. S’ka pse te quhet e padinjitetshme. Jane dy histori, antagoniste madje. Origjina nuk te lidh me asnje detyrim objektiv. Pa folur qe antipatia apo aciditeti qe krijojne narrativa te caktuara provokojne ndarjente vullnetshme qe as shpjegohen dot me apelin e origjines.

      Nje pyetje e thjeshte: Pse Skenderbeu duhet te jete heroi im? Apo sepse keshtu u tha nga dikush neper libra? Heroi im mund te jete gjyshi im, qe ndertonte muri guri, qe punonte drurin aq mire, qe ma krijoi imazhin e nje shqiptarie ne paqe me jeten dhe bukurine e saj. Sapo zbret ne qytet te rrefejne nje histori tjeter, te tregojne gardhe e te shohin nga pamja, si flet si sheh. U duhesh vetem sa per te bertitur se “jemi vellezer, bij te shqipes, Skenderbeut”, por kaq.

      Mendoj se historia e secilit merr peshe permbi historine e komunitetit sidomos kur kjo e fundit imponohet duke bere te vetat genjeshtra dhe abstraksione qe nuk e lidhin njeriun shpirterisht me asgje.

      Pse duhet ta shpjegoj kompleksitetin e nje arvaniti? Dhe simta shpjegoj me perspektiven e nje narrative shqiptarocentrike? Ishin dikur ketu dhe iken. Jane atje. Patjeter qe kane te Tjere, nuk jane si Ne, qe vete ikim dhe behemi Te Tjere se ashtu na intereson. Nuk ka gje me cliruese sesa arratisja nga genjeshtrat, nga filozofia e mashtrimit, e simboleve qe s’kane asnje kuptim, qe mbingarkojne psikologjine me kotesi ne nje bote qe shpjegohet esencialisht me kujtimet per samarin e gomarit ne fshat, me opingen,gjize dhe zhurmen e shiut mbi rrasat e gurit qe e kemi harruar cfare eshte. Shqiperia ka qene ndoshta shume me e bukur dhe e dashur pa te gjitha keto perralla dhe genjeshtra. Dhe padyshim qe ka qene shume me shqiptare.

      1. E padinjitet, sic jane te gjithe nacionalizmat e forte me ideologji te fuqishme homogjenizuese. Menyra se si eshte pezmatuar dhe gradualisht vrare diversiteti ne France dhe ne Greqi, jane nga shembujt me te pahonepsshem ne Europen moderne. Nuk e di nese e more keshtu apo ndryshe ti, n! Dhe ceshtja ketu nuk eshte nese kane ndryshuar apo jo Arvanitet pasi u vendosen atje. Une nuk kam dyshim qe ata jane Greke sot, sic jane arbereshet italiane dhe armnautet turq. Ceshtja eshte si ndodhi, cfare vetedije ka nga popullsite, si ato te vogla si ato dominante, dhe si besohet sot. Kujtesa historike eshte e shkurter dhe e erresuar nga perde te njepasnjeshme. ne mungese dokunmentesh, e vetmja menyre per ta zbuluar eshte gjuha.

        1. ishte viti 2008 u grinda keqazi me nje ‘Grek ‘, ishte dite Pashke, arsyeja e sherrit ishte qendrimi i Greqise ndaj Kosoves, dhe ceshtja e emertimit te FYROM ( ketu te pakten gjuhen e perbashket e gjetem me lehte !!), perfundoj debati me tha ARBERISHT\SHQIP , – Jemi Vllame, U jam nga Oinofita, jam Arberor …Gezuar Pashket !!! Rasti tjeter kur Cami Ortodoks qe me fliste vetem Shqip…, dhe justifikoheshe karshi Grekeve duke thene se po fliste Gjermanisht !!! Se si ndjehen Arberoret e Camet Ortodoks une e di mire !!

    2. …”Dhe e liga nisi qe ne 1830. Dhe kete ne dhe greket duhet ta shohim mire. …”

      Une e kam gjetur kete animozitet me origjine shume te mehershme, te pakten qe ne fillimet e shekullit te 15.
      Ekziston nje mase e madhe dokumentash qe i perket kohes kur nje pjese jo e vogel e Greqise ishte nen administrimin e republikes se Venedikut.
      Proveditoret ( governator) venedikas, duhej te mbanin ditar te perditshem dhe ishin te detyruar ti dergonin qeverise se Venedikut raport mujor, dhe ne raste emergjence, edhe me te shpeshte, ne lidhje me situaten, ngjarjet, njerezit, dhe zhvillimet ne territorin/qytetin qe ata drejtonin.

      Ne keto dokumente , ka shume te dhena mbi shqiptaret. mbi natyren e tyre, organizimin e tyre, mardheniet e tyre me greket, me venedikasit, me turqit. Ata jane nje pjese e pandare dhe shpesh protagoniste per periudhen. Venediku ne perplasjen me perandorine osmane, mbeshtetesh shume ne aftesine dhe gadishmerine per lufte te shqiptareve,

      Ne nje nga raportet per pregaditjen e Morese nga ana ushtarake, permenden stratiotet dhe kapot e tyre: Rallis, Buzhika, Kladas, Blessa, Bua, Prifti, te gjithe te organizuar ne kompani te ndryshme, qe lidheshin nepermjet gjakut apo marteses.
      Proveditori per Nauplion,nje qytet ky qe kishte mbi 400 vjet nen domenin venedikas, ne vitet 1470-80 i pershkruan shqiptaret ” malcontente ed zente volubile, zente de scandolosa natura, amici dele disordine et inimiti de la quiete et pacifiche vivere, zente disordinata, et de pocho obedienti…” Nga ana tjeter, po i njejti proveditor raporton se ..”li Stratioti ale sue catune (katund) i quali tutti obedino como buoni pastori..” , dhe se nga ana tjeter “… molti Greci non volevo star sotto Albanesi, et al simel molti Albanesi non se degna star sotto altre che quelli del suo parent…” Vec kesaj greket kishin Prothopapa de Grechi dhe shqiptaret kishin Prothopapa de Albanesi, e secila pale u falte mekatet grigjes se tyre, edhe kur keto mekate ishin ne thyerje te ligjit te Venedikut.
      Cdo revolte greke kunder turqeve ne shekullin e 15 ( njesoj si edhe 400 vjet me vone) kishte gjeneze shqiptare, si ajo e Kladas apo e Buas etc.

      Per mendimin tim shqiptari ( perfshi ketu edhe arvanitet) ka natyre krejt te kundert me grekun.
      Shqiptari ka akoma heronj qe shqetsohen per nderin, famen, kurajon, besnikerine apo “katunin” e tij. Dhe ky shqetsim eshte nen kontrollin e tij. Ai eshte animistik dhe i kujton akoma zanat dhe shitim e tyre.
      Kurse greku eshte racional, i arsyeshem., unheroic, merkantile, dekadent mund te thuash. Ai e vlereson jeten e tij, jete kjo qe nuk eshte plotesisht nen kontrollin e vet.

      1. Keto te mesjetes jane te verteta, por meqe fjalori thoshte arvanit banor i Shqiperise, duhet te kemi diçka me moderne. Besoj se kane te bejne me kohen e kryengritjes se Orlovit diku nga 1770, te cilen turqit e shtypen me ndihmen e shqiptareve. Pak a shume cdo gje nga 1770-1830 turqit e bene me ndihmen e shqiptareve, kryesisht myslymane, deri edhe luften kunder Napoleonit ne Siri,Palestine dhe Egjipt, nga e cila perfitoi Mehmet Aliu qe me disa mijera shqiptare mori pushtetin.

        Greket ashtu si serbet ndertuan figuren e shqiptarit opresor, ku shqiptar e turk ishin e njejta gje, e meqe ska me mire sesa te luftosh kunder dikujt duke e quajtur shtypes, grabitqar, agresor, i pabese, plackites, kriminel etj ja tek formohet nje stereotip negativ kunder te cilit ia vlen te luftosh dhe kushdo ne boten e civilizuar do te te ndihmoje apo do te mbylle nje sy perballe masakrave qe ben ti.

        Ne fakt, shqiptaret kryesisht myslymane te kohes, bene ate qe per shekuj e kane bere zviceranet e ne shekujt 17/18 e benin gjeresisht gjermanet, mercenarizmin. Ka popuj qe ne kontekste te caktuara, vleresojne me shume nje karriere ushtarake ndaj parmendes, qe mes deles e kapeles, zgjedhin kapelen,
        E kane bere iliret e kane bere fiset gjermanike, e kane bere shqiptaret e kane bere gjermanet. Anglia u krijua nga mercenare saksone qe u thane te veteve, shkojme se ka toke ne Britani,

        Ky eshte stereotipizim i albanofobise greke e serbe, me ane te te cilit kane justifikuar ne syte e Perendimit masakra ndaj civileve shqiptare e spastrime etnike.
        Teorikisht mund te trajtohet ne Shqiperi nga pikepamja ligjore. si antisemitizmi ne Izrael.

  12. Te falemnderit Eda.
    Ne lidhje me arvanitet je per mua nga burimet me te besueshme dhe informuese.

    Gjithe puna o nfaktoriali eshte qe njerezit, ose te pakten nje pjese e tyre, nuk rrojne vetem per te ngrene nje cope buke.
    E thua edhe vete: Heroi yt eshte gjyshi, po ai gjysh kishte edhe ai heroin e vet, gjyshin e tij, e keshtu me rradhe…

    1. E keshtu me radhe o fatma. Por le ti zgjedhim vete heronjte tane, jo te na i tregojne se kush jane. Pastaj mbase edhe me njeri-tjetrin do kerkojme kontrate me te mire!

  13. E keqja nisi ne vitet 1920 kur “greket” po kuptonin qe ishin, dhe kur po krijonin ideologjikisht te qenet “grek” ne vije te drejtperdrejte me lashtesine, kur po krijonin Greqine pas Romes, etj., E me pas ideologjite nacionaliste te homogjenizimit te popujve brenda hapesires “greke” mbi baze gjuhe e feje jane pa fund, deri ne vitet 2000 kur jane shfaqur gazetare dhe intelektuale greke qe jane kritike ndaj vetes dhe se shkuares dhe guxojne te mbrojne diversitetin e rrahur keqas ne shekuj. Teper vonme, fatkeqesisht, sepse “diverset” kane ngelur pa rrenje e pa gjuhe. Fakti qe fqinjet jane ngrene e jane vrare qe prej 1500, nuk ka qene ne permasa te organizuara institucionale si ne kohen pas romantizmit te shpirtit nacional te idealizuar, dhe krijimit te Greqise si komb e kombesi.

  14. Shoh një gjë që më bën përshtypje te përkufizimi i fjalës, siç e sjell Tannhäuser më lart: emri arvanit del si “shqiptari, banori i Shqipërisë” ose më tutje “banori i Epirit si krahinë fqinje me Shqipërinë” – POR JO si banori i Greqisë me prejardhje nga Arbëria (Shqipëria). Mirëpo një arvanit nga Athina ose nga Hidra nuk është as Αλβανός, as banori i Αλβανία-s dhe as banor i Epirit si krahinë fqinje me Shqipërinë – atëherë si e quajnë grekët këtë person? Fjalori greqisht-anglisht që kam (Pocket Oxford) jep për arvanitis: (1) Albanian; (2) Greek of Albanian descent (“grek me prejardhje shqiptare”, çfarë do të mbulonte, në semantikën e anglishtes, ata të cilëve ne në shqip u themi arvanitë).

    Për ne që flasim dhe mendojmë shqip, arvanitin e përkufizon origjina; sepse është i tillë edhe një që nuk e flet arbërishten e Greqisë (arvanitishten). Po për grekët e sotëm? Sa kohë që këta do ta quajnë grek edhe dikë që, për arsye emigracioni ose kushedi ç’tjetër, nuk e flet greqishten, a do ta quajnë arvanit dikë, në Greqi, që e ka humbur edhe ai gjuhën e të parëve, por jo krejt identitetin e origjinës? Nëse nuk gaboj, ka shumë të tillë, anembanë Greqisë, dhe nuk e kam fjalën për Epirin, as për zonat e tjera në kufi me Shqipërinë. Nuk dallojnë prej grekëve, përveçse nga vetëdija e origjinës. Flasin të njëjtën greqishte, shkojnë në të njëjtën kishë, kanë të njëjtët emra, tundin të njëjtin flamur kombëtar. Kam takuar prej tyre, dhe kam vënë re që ndihen edhe grekë, edhe arvanitë – në kuptimin që nuk i mbajnë këto identitete si përjashtuese; por, gjithsesi, jo në të njëjtën mënyrë siç mund të ndihet një grek i minoritetit, kur thotë që unë ndihem edhe grek edhe shqiptar. Arvaniti ka një përmasë diakronike në identitet, një “has been”, që lidhet me të shkuarën, reale ose të imagjinuar.

    Nga sa mund të interpretoj, në bazë të frazeologjive që vijojnë, arvanit është emri i banorit arbëror të Greqisë dhe të trojeve të sotme të Greqisë që nga Mesjeta (ose me origjinë arbërore, që ka jetuar atje para se të themelohej shteti grek modern), meqë – më duket mua – vetëm bashkëjetesa e ngushtë mund të përftojë aq pasuri figurative dhe frazeologjike; prandaj sërish nuk arrij të kuptoj pse nuk përmendet kjo përkatësi në përkufizimin kryesor. Arvanitët e Greqisë – dhe s’më takon mua ta vë në dukje – nuk janë të njëjtë me shqiptarët dhe as vijnë nga Shqipëria dhe askush nuk e ka këtë më të qartë se grekët (folësit e greqishtes); ata, arvanitët, kanë me shqiptarët dhe grekët e sotëm një raport të ngjashëm me atë të arbëreshëve të Italisë me shqiptarët, përkatësisht italianët e sotëm. Tek e fundit, a do t’i quanin grekët edhe çamët arvanitë, jo alvanosë? Thjesht pyes.

    Shoh edhe se greqishtja paska dy fjalë për “shqiptarin dhe banorin e Shqipërisë”: arvanit dhe alvanos. Më duket pak e pazakonshme, edhe pse jo e pamundur (p.sh. në shqipe, shka dhe serb, ose iranian dhe persian). Nuk di nëse e dyta, alvanos, përdoret edhe për arvanitin “safí”, ose pasardhësin e atyre arbërorëve që janë ngulur në ato troje në Mesjetë.

    1. XhaXhai:
      – atëherë si e quajnë grekët këtë person?

      Pyetja e parë që duhet bërë nuk është “si”, por “kur”. Tema paraqet interes, prandaj e zgjodha, se është e komplikuar, madje enkas zgjodha edhe titullin. Sot, nuk ka asnjë dyshim; ka dy emra krejt të ndryshëm, me kuptime krejt të ndryshme midis tyre. Αλβανός (alvanos) është “shqiptari”, Αρβανίτης (arvanitis) është “greku me prejardhje të largët arbërore, ai që flet arvanitika”. Mund të hapim çdo fjalor modern të greqishtes së re (f.v. Babiniotis, ΛΚΝ, etj.) dhe ti gjejmë për së miri këto kuptime.

      I kthehem edhe një herë fjalorit historik, sepse shikoj se shumë komentues nuk i lexuan shënimet. Vëllimi që përmban zërin e mësipërm u botua në vitin 1941 por duhet të kemi parasysh se hartimi i fjalorit filloi në vitin 1914 (pavarësisht se vëllimi I doli për botim në vitin 1933). Kjo do të thotë se kartotekat e qendrës leksikografike të Akademisë, të paktën për germën A ishin të plotësuara që para viteve ’20, pavarësisht shtimeve që mund të vihen nga shtesa e materialit të mbledhur gjuhësor.

      Pra, ç’do të thotë kjo? Kjo për mendimin tim do të thotë se gjer në vitet 20’-30’ (ndoshta si terminus post quem duhet të vendoset krijimi i shtetit shqiptar?), fjala “arvanitis” përkufizonte “shqiptarin”, “banorin e Shqipërisë” (në greqisht ekziston edhe koncepti i Shqipërisë si bashkësi njerëzish me të njëjtën prejardhje, jo detyrimisht gjeografik, Αρβανιτιά), ashtu siç del tek fjalori; sinonime me fjalën “alvanos” e cila më duket është përdor më shumë si term le të themi librash (erudit). Pas kësaj periudhe, termat fillojnë të distancohen, duke arritur në kuptimet që kemi sot. Pra, të paktën gjuhësisht edhe arvaniti i Hydrës, edhe shqiptari i Elbasanit ishin që të dy arvanites në greqishten bisedore. Mbaj mend këtu edhe nga gjyshja ime, gjithmonë shqiptarët i ka quajtur Αρβανίτες, jo Αλβανοί, dhe fshatrat e Lunxhërisë dhe të Përmetit αρβανιτοχώρια.

      1. E kam lexuar ne nje burim relativisht te besueshem – nje fjalor ose ndoshta enciklopedi – te shpjeguar shkurtimisht se ndryshimi nis me hyrjen e Greqise ne luften e dyte boterore por nuk po me kujtohet ku saktesisht. Ndoshta e gjej me vone. Perpara kesaj kohe emertimi zyrtar dhe njekohesisht ai me I perhapur per te gjithe shqiptaret (po I quaj keshtu edhe arvanitet ) ka qene arvanite. Problemi eshte se nuk ka qene ekzonimi I vetem. Jane perdorur edhe alvanos, turko-arvanit, greko-arvanit per ortodokset, e ndoshta emra te tjere, ndaj pyetja e Ardianit ka mjaft interes madje, per mendimin tim, eshte shume e veshtire per t’ju pergjigjur ne menyre te sigurte. Emertimi i dyfishte Alvanoi / Arvanitai eshte i hershem. Ne tekstet greke nis prej shekullit XI, ne veprat e para kur permenden shqiptaret. Madje tek Historia e Ataliatit jane vendosur te dyja bashke.

  15. Fjala arvanit mesa kam lexuar ka ndryshuar kuptim diku ne vitet pergjate ose pas luftes se dyte boterore. Ndaj besoj ky fjalor duhet ti perkase kohes perpara ndryshimit. Sot arvanite quhen vetem shqiptaret e hershem te Greqise, sic dihet, por me pare emertoheshin te gjithe shqiptaret.

    1. Edhe dicka tjeter. Sic vetekuptohet ky ndryshim ka ndodhur per arsye te lidhura me interesat politike te shtetit grek, megjithate duhet thene se edhe vete kuptimi i meparshem ka qene i motivuar prej shperndaresve te idese se nje shteti te perbashket shqiptaro -grek.

  16. Mos harroni edhe permasen fetare te termit- arvaniti eshte gjithmone ortodoks (ne mos paleo-imerologjit).
    Nuk e pashe ta kish cekur dikush kete dimension te tyre.
    Arvaniti dhe cami ( ne Epir), psh, kane qene dy identitete krejtesisht te kundert. Jo thjeshte te ndryshem, te kundert.
    Per me shume per arvanitet e Epirit lexoni “The Late Medieval Balkans” nga John Van Antwerp Fine Jr.
    Ne paci nge dhe nerva…

    1. Ka pasur arvanite myslymane, nja 10 % thote Finley. Ne fakt ka pasur edhe greke myslymane, serbe myslymane e bullgare myslymane, po ca i vrane e ca i kthyen ne te krishtere.

  17. Pajtohem me interpretimin e Tannhauser, deri para luftes se dyte boterore etnonimi Αρβανίτες\Arvanites, perfshinte te gjithe arberishtfolesit\shqipfolesit pa dallim te vendndodjes se tyre qofte ne Greqi apo Shqiperi, madje edhe cilesimi pezhorative e famekeq Τουρκ Αλβανός \Turko shqiptare, ne realitet eshte nje sajese e mevonshme termi origjinale qe i referoheshe arberishtfolesve\shqipfolesve Mysliman ishte Τουρκ Αρβανίτες \ Turk Arvanites, pra si arberori mysliman vendali Morait ( nga Peleponezi ) sic ishin Laliotet e Bardhunjotet para 1821, si Mercenari shqiptare Mysliman nga Shqiperia ( Leber, Cam mysliman etj ), quheshin Τουρκ Αρβανίτες \ Turk Arvanites. Ceshtja e etnonimeve ngaterrohet keqazi mbas Luftes se dyte boterore, sidomos ne lidhje me shqipefolesit e Epirit Perendimore, ku tanime termi dhe koncepti ‘Arvanit’ sherbente per te krijuar nje dallim fiktive me shqiptaret e tjere me ne veri, dhe per te kamufluar identitetin e vertete te ketyre bashkesive etnike, thjeshte sa per ilustrim, mbas Dokumentarit te Marin Memes ne lidhje me Shqipen e Prevezes ( te krahinave te Frarit\Fanarit dhe Camofshatrave ), neper televizione publike Greke sulmohej ashper dhe hidheshin akuza per fallsifikim te Historise … me arsyetimin se ne keto krahina nuk ka asnje Shqiptare etnik apo Shqipfoles, sepse banoret vendas ishin Grek e Arvanite !!!

  18. Me sa shoh (Demiraj), etimologjikisht fjalën arvanit e lidhin me emrin grek të trojeve arbërore në Mesjetë: Arbanon/Arvanon (nuk po i shkruaj me shkronjat e greqishtes, ma bëni kabull). Prej greqishtes arvanit e huazuan edhe osmanët dhe e bënë arnaut. Që kjo arvanit e ka n-në ndërzanore të parotacizuar tregon se greqishtja mesjetare e ka marrë nga burimet e veta diturore (shkresat e kancelarive) kur i është dashur një emër për popullin përkatës teksa ky është shfaqur në histori, meqë gjasat që huazimi të ketë hyrë drejtpërdrejt nga gegërishtja në greqishte duke e anashkaluar formën e rotacizuar të toskërishtes më duken fare të ulëta. (Rotacizmi në shqipe me gjasë kish ndalur, kur u formua Arbanoni si entitet.) Prandaj, edhe pse arvanit si fjalë do t’i ketë paraprirë zbritjes së arbërorëve në Greqi në shekujt XIII-XIV, sërish nuk del e qartë si e quanin këta veten.

    1. nuk besoj kishin emer etnie si te tere. Besoj fort te jete nje exonym i sakte. Gje qe (bashke me besimin ortodox) e beri edhe me te thjeshte asimilimin pas krijimit te idese se kombit homogjen grek te krijuar nga lart dhe me force. Edhe sot jane te paketa lidhjet mes fshatrave arvanite qe nuk jane afer. Por ata qe jane afer, ende martojne femijet mes vedit. Po jo me ne mase.

  19. Ne kete arsyetim nuk duhet anashkaluar fakti qe arber/Arberi eshte formuar me analogji. Po ashtu o Shqiperi o Shqipni (sipas gjasave) eshte formuar me analogji, dikush e ka perdorur i pari o gegu o tosku, tjetri ka perdorur analogjine ( megjithese nuk perjashtohet njekohesia apo pavaresia). Mund te jete qe arvanitet identifikoheshin me farat/fiset dhe arvanit u ka ardhur si etnonim ( nuk u eshte dashur analogjia, ndoshta edhe sepse mungonin geget). Mund te jete qe ne fillim kane pranuar formen gege arban/i dhe kane zbritur me ate forme ne Greqi, me vone ne Toskeri per hir te analogjise arban eshte bere arben e arber ( ose nje kalim i vetem nqs ka qene Arben/i). Po jane hamendje, mund te jete edhe qe mes arvaniteve te kishte gege qe duke qene ne minorance u toskerizuan. Mendoj se analogjia nuk duhet perjashtuar nga arsyetimi, fakte mund te kete Xhufi si mesjetarist qe eshte.

  20. Në një artikull që mban emrin e Demirajt, po që duhet të jetë bërë nga Anonimi
    https://infokosova.org/demiraj-pse-i-quajme-serbet-shqa/

    Thuhet se:
    “Folësit e shqipes e bartën me vete këtë emër etnik në formën arkaike shkla, skla dhe pagëzuan me të, në mjedisin e ri etnik-kulturor grek, popullsinë vendase joarvanite, thënë më saktë shënjonin e shënjojnë me të“tjetrin”, domethënë “fqinjin grek”, pikërisht ata që nuk i takonin e nuk i takojnë bashkësisë së tyre, që përdorte e përdor të folmen arvanite si mjet komunikimi brenda bashkësisë.

    Po kështu edhe ndër arbëreshët e Italisë, të cilët me shkla shënjojnë atë person që flet në mënyrë të pakuptueshme për ta”.

    Pra, forma shkla/shqa e më tej shklerisht për gjuhën, duket se është përdorur, pavarësisht llojit te gjuhës. Fqinji grek thotë këtu po e njëjta gjë do ketë qenë edhe për fqinjin vllah.

    Në kuptimin e këtushëm shkla/shqa është e ngjashme me barbaros të grekëve të lashtë, pra të gjithë ata që flasin një gjuhë te pakuptueshme, pavarësisht nëse serbë, bullgarë, grekë. vlleh apo italianë. Kjo do të thotë qe arvanitët identifikoheshin me anë të shqipes, përpos farave/fiseve.

    Demiraj tek artikulli dhe libri rreket të zhbëjë barazimin shqa/ serb/sllav armik – çka në fakt është e vonë-, mirëpo dyshoj se një popull që u heq dinjitetin gjuhësor popujve/etnive të tjera duke i përgjithësuar si shkla/shqa apo rasti i grekëve të lashtë si barbaros, është duke bërë ndonjë akt miqësor, meqë kjo formë përgjithësimi gjuhësor është kulmi i etnocentrizmit.
    Mbase duhet filluar të mendohet se nuk ka asgjë specifike apo speciale që arbërit filluan ta quajnë veten shqiptarë, pavarësisht fesë, meqë identiteti gjuhësor në formën më etnocentrike të mundshme qenka fenomen mesjetar.

    1. Duke vazhduar arsyetimin, arvanitët janë edhe grekë, dmth pranuan e pranojnë të quhen grekë/helene më saktë, sepse grek nuk ishte shkla e greqishtja nuk ishte thjesht shklerisht. Popullata greqishtfolëse e kohës vetëquhej romej, si është vetëquajtur gjatë gjithë mesjetës. Perandoria Bizantine quhej Romania e popullata romaios, termat grekë e bizantinë janë të perëndimorëve, edhe turqit i quajten Rum ne Anatoli e Rumeli më vone gjithe Ballkanin, që do të thotë toka e Romes/Romanise, romejve. Ende sot për grekët e Greqisë qendrore përdoret arkaizmi rumeliotë.

      Arvanitët pranuan një emërtim të ri shtetëror, prej shtetasi, që bashkonte shklatë/shqetë romej e vlleh me arvanitët. Kjo është si ta zëmë Konfederata Ilirike që thonë se donte të krijonte Karamahmut Pashë Bushatlliu, pasi të pushtonte Malin e Zi dhe Bosnjën. Emërtimi do ishte Iliri, shqiptarë, malazezë e boshnjakë, do quheshin të gjithë ilirë, gjuha zyrtare do ishte shqipja që do quhej ilirisht dhe pas 2 shekujsh, malazezë e boshnjakë do ishin ilirizuar, përkatësisht shqiptarizuar .

      Një emërtim ombrellë si Iliri apo Ellas i bën popullatat të bashkepunojnë e ta njohin veten si shtetas të barabartë. Arvanitët ranë pre e ombrellave helen e Ellas, po nuk do të kishin pranuar të quheshin romej apo shkla, me të cilët i kishin punët të qëruara qysh në mesjetë.

  21. Hyllin, e kam kerkuar “shkla” neper fshatrat arbereshe dhe nuk e kam gjet gjekund. Kuptohet qe kjo s’do te thote qe s’ka ekzistuar nder foles. Por ama e kam gjetur nder fare pak arvanite Greqie. Nga sa kam lexuar, sidomos nga Tsitsipis, kjo forme ka qene e perdorur gjeresisht neper treva te ndryshme arvanitfolese. Une e kam gjetur ende neper vende te izoluara ne formen “shkljerishte” e perdorur tashme jo per gjuhen por per personin – si nje njeri arvanit qe ben sikur eshte grek; qe mbahet a flet me te madh, e pispilloset e qe i duket vetja me e mire se te tjeret. Eshte shume interesant zhvillimi, mendoj.
    Gjithashtu ideja e B. Demiraj qe me duket e rendesishme per te hedhur drite ne histori marredheniesh qe nuk i kemi shpesh te dokumentuara, interpretohej keshtu ne nje bisede, nga nje studiues sh i njohur arberesh i Kalabrise: Shklje nder arvanitet e Greqise u perdor, sepse ne kohen kur ata merguan ne ato vise, sllavet ishin banoret kryesore nder ato vende (qe perkon edhe me problemet qe sllavet i krijuan Bizantit ne ato shekuj). Ndaj procesi i greqizimit me tej thjesht zevendesoi nje grup jo-shqipfoles me nje tjeter.

    1. Në fakt, për sllavët e Greqisë. më saktë të Peloponezit, gjurmët e fundit jepen në nja dy zona malore në jug të tij, para zbritjes së arvanitëve, të cilët fillimisht u ftuan ne Dukatin e Athinës nga katalanët e famshëm te Kompanisë dhe më vonë zbritën në Peloponez , Principatën e Akesë, zbritje që vazhdoi në shek.15 ne Mistra te Bizantit. Nuk e di si e ka dokumentuar studiuesi arbëresh shumicën sllave në Dukatin e Athines të gjysmës së parë të shek. 14, do ishte me interes, se në aq pak sa kam lexuar, nuk kam gjetur ndonjë që të flasë për sllavë ne Atikë e Beoti apo edhe Korint e Argolidë që i perkasin valës se dytë le të themi.
      Ato pak informacione që kam unë më bëjnë të besoj tek Demiraj, megjithëse i vetëdijshëm që Demiraj ështe gjuhëtar, kështu që fare mirë mund ti shpëtojë shumëçka.

      1. Nga të gjitha hartat, kjo më duket më afër realitetit të dyndjeve sllave, për si e njoh unë.
        http://archive.worldhistoria.com/uploads/20061009_081553_03_-_Slavs_on_t.jpg

        Sllavët e përmendur janë ata që formuan sklavini, tip entitetesh politike parashtetërore, të cilët mundësuan sllavizimin e vendasve në gjithë Ballkanin. Aty ku nuk ka sklavini të shënuara, nuk do të thotë se ska pasë sllavë, por që nuk ka pasur sklavini, dmth ka pasur vetëm vagabondë që shkëputeshin nga grupet e mëdha.
        Ky është fati i Shqipërisë dhe Kosovës, por më e rëndësishme për çështjen i Atikës, Beotisë, Korintit e Argolidës.
        Në Peloponez kanë qenë dy sklavini, e Milingojve dhe e Ezeritëve, të dyja këto thonë se përmenden deri ne shek 13, rreth malit Tajget, që ndan Lakoninë nga Mesenia dhe pak më në veri në ndonjë mal të Arkadisë, zona këto pa interes për arvanitët dhe për çështjen tonë.

        Në hartë, Atika, Beotia, Korinti dhe Argolida, jepen si të kontrolluara prej Bizantit, pra si pa sllavë, por si të gjitha rajonet që në hartë shënohen si bizantine, nuk do të thotë që ska pasur fare sllavë, por që Bizanti kontrollonte qytete, kështjella, rrugët e rrethinat e tyre dhe janë të parat që u greqizuan plotësisht. Pra në zonën qoftë fillestare arvanite, qoftë klasike arvanite, nuk duket të ketë pasur asnjë sllav qysh para kryqëzatave – edhe pse ndonjë autor grek mund ti eliminojë nga ekuacioni që në fillim të shek 9 e ndonjë i zellshëm ta lexojë kontrollin bizantin të qyteteve, kështjellave e rrugëve si kontroll total menjeherë pas dyndjeve, dmth se ska pasur fare sllavë te ngulur, ka pasur vetëm vagabondë që vinin nga jashtë zone-.

        1. Dy gjëra anësore, por ndoshta me interes për temën:

          E para, Eric. P. Hamp, për të cilin sapo folëm, ka një hipotezë se disa toponime sllave në Greqi mund të jenë çuar aty prej arbërve në Mesjetë.

          E dyta, studime të gjenetikës së popullatave tani së fundi e kanë përjashtuar praninë masive të elementit sllav në etnogjenezën e grekëve të sotëm:

          https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5437898/

          https://www.sciencemag.org/news/2017/08/greeks-really-do-have-near-mythical-origins-ancient-dna-reveals

        2. Studimet gjenetike nga grekë janë për tu marrë me rezerva. Dihet që ne 1923 me shkëmbimin e popullsive në Greqi erdhën 1.5 milionë grekë nga Turqia, kështu që nga 5 mln që kishte Greqia asokohe 1.5 mln ose 30% ishin të ardhur, nga zona gjenetike e bujqve anatolikë të fillesave të bujqësisë- se në Thrakën turke ka burime që perandorë bizantinë kanë sjellë popullata nga Anadolli, ngaqë ishin shpopulluar prej luftërave me bullgarët.
          Në Peloponez dalin shumë frëngj, më shumë edhe se arvanitasit, po si i ka zgjedhur frëngjt është pyetja, se ca milionë frëngj jane me origjinë italiane, ca milionë të tjerë me origjinë portugeze e spanjolle, të cilët shkuan si emigrantë duke filluar nga fundi i shekullit 19, pa harruar disa qindra mijë armenë pas 1918, ca miliona të tjerë nga vendet arabe dhe Magrebi, pa harruar disa miliona zezake.

          Nga ana tjetër prania e frëngjve e arvanitasve të cilësuar ne studim dhe e grekëve nga Azia e Vogël, të pacilësuar, duhet hequr nga ekuacioni si e mëvonshme, çka e rrit ndjeshëm përqindjen sllave të shekujve të mëparshëm në krahasim me grekët.
          Dhe këtu nuk po i llogarisim fare grekët e ishujve që mund të kenë shkuar në Peloponez, pasi bizantinët morën pushtetin ne shek 9 apo vetë ushtarët bizantinë që janë ngulur si stratiotë po në shek 9.

          Pra këtu metodologjia dhe kampionimi statistikor për fat të keq janë shumë dobët dhe duhen pritur studime më serioze, mundësisht jo nga një që quhet Stomatoyannoupoullos.

          1. Ata frëngjtë në artikull janë vetëm për ‘shared ancestry’, çfarë nuk do të thotë se “në Peloponez dalin shumë frëngj”. Thjesht tregon një afinitet gjenetik të grekëve përkatës me francezët e sotëm, që mund të vijë, bie fjala, edhe nga një kontakt i hershëm me popullsi kelte (keltë ka pasur në Azi të Vogël deri vonë). Problemi MADHOR i artikullit, sikurse i shumë artikujve të tjerë për gjenetikën e grekëve të sotëm, është që nuk shfrytëzohen (mjaftueshëm) të dhëna gjenetike krahasuese për shqiptarët – dhe për këtë fajin nuk mund ta kenë, veçse akademitë tona dhe universitetet. Që duhej ta kishin bërë tashmë një screening të plotë dhe serioz të treguesve gjenetikë në Shqipëri dhe në Kosovë. Metodat për këtë janë standardizuar prej kohësh. Sepse shoh që të dhënat për shqiptarët janë shumë të pakta, ose bazohen në matje të shqiptarëve që jetojnë në Gjermani a në Zvicër. Pesë me hiç, me një fjalë. Popullsive shqiptare u janë identifikuar tashmë specific markers, që i dallojnë nga fqinjët – edhe nga italianët, edhe nga arumunët edhe nga grekët. Për të mos folur për sllavët.

        3. Shared ancestry po flitet në fakt dhe galët e Azisë së vogël janë nga të Ballkanit, të cilët janë nga te Austrise, Gjermanisë së Jugut e Bohemisë, se vetë keltët në Francë në shekujt 6-3 p.l.k kanë shkuar. Po ashtu është pranuar edhe për keltët që mekanizmi i përhapjes ishte ai i aristokracive ushtarake që asimilojnë vendasit.
          Po nuk është çështja tek frëngjët, çështja është tek metodologjia dhe kampionimi statistikor, tek të dy artikujt.
          Autori pa marrë fare parasysh asgjë nga çfarë ka ndodhur në mijëvjeçarë nxjerr përfundime të tipit minoanët – kampion 10 vetash- dhe mikenët – kampion 4 vetash- janë njësoj me të sotmit, kur të sotmit po i njëjti autor i nxjerr kaq shared ancestry me këta, kaq me ata dhe pa përmendur këtu të ardhurit pas 1923 apo ndonjë gjë për dorët apo për banorët e Elisit të ardhur nga veriu e për një numër të madh kolonish romake që pati Roma në Greqi, e cila ishte një nga zonat e preferuara për vendosjen e kolonëve.

          Këto janë gjëra bombastike, në të cilat u kalua njëherë nëpërmjet antropologjisë fizike, pak a shumë ata që guxojnë të parët, thonë edhe gjëra të sakta mes të pasaktave.
          Po nuk bëhet revolucion me 20% french shared ancestry në Peloponez dhe me 4 mikenas.

          Për studimet ne Shqipëri di që është hapur një qendër analizash, se njoha një person që kish bërë per 100 mijë lekë të vjetra, paraardhjen e tij.
          Më tha, dola got – gotët gjermanikë-. Po si dole got, i thashë bëre hartën gjenetike apo haplogrupin. Bëra analiza gjenetike, më tha, pemën e familjes, si nga babai si nga nëna. dmth të dajës.
          Aty e kapa filmin dhe i thashë, ke dalë i haplogrupit I1, se atë e quajnë got.
          E nejse, i kërkova analizat, mi solli, nga babai ishte I1 , nga daja ishte R1b – nuk e dinte që në këtë lloj analize daja ska rëndësi fare, po nuk ia prisha-.

          Ideja është që bërësi e shpjeguesi i analizës, i cili mori 100 mijë lekët e vjetra, nuk i dha ndonjë informacion të saktë, sepse haplogrupi I1 vërtet është skandinav e gjermano verior, po mund të ketë zbritur ne herët sesa gotët, mund të ketë lëvizur fillimisht në Poloni e aty është përzier me indoeuropianë e të ketë ardhur me ndonjë dyndje indoeuropiane. Apo mbetje te kimbrëve dhe teutonëve që para se të bënin çorap Italinë, Galinë e Spanjen, lëvizën fillimisht drejt Ballkanit ku u thyen, ca thonë nga skordistët, ca thonë nga panonët – ndoshta nga ndonjë koalicion mes tyre-.

          Pra, mund të jetë fare mirë çështje valësh, kështu që nuk është e sigurtë lidhja etnike, por lidhja me territorin e mutacionit fillestar, nga i cili haplogrupi ka zanafillën.

          Meqë jemi tek sllavët, prania e madhe e R1A mes polakeve, ukrahinasve dhe bjellorusve dhe perhapja e gjerë e këtij haplogrupi deri ne Indi, krijon 3 hipoteza.

          1- R1A në Ballkan është i hershëm, përhapja fillestare kur hyri në Europë
          2- R1A në Ballkan ka hyrë me indoeuropianët duke filluar nga 3 mije p.l.k, meqë ka që duan indoeuropianët me shumicë R1A
          3- R1A në Ballkan hyri me sllavët

          Sigurisht që duhen analiza më specifike sesa R1A-ja e popujve historikë e aktualë, për të mbështetur hipotezat 2 dhe 3.

          Gjenetika për mendimin tim ka vlerë në makro, kur flitet per rajone e ngjarje madhore prehistorike, në mikro ça thotë Jorgos Pulos e hedh poshtë Gjergj Pula.

  22. Mire por, Gjenetika eshte si “thika me dy presa”, e peshtjellon goxha ceshtjen e origjines, prandaj lind nevoja e ballafaqimit te rezultateve te studimeve te ndryshme me rrjedhen e zhvillimeve historike, me konkretishte zhvendosjen e dyndjen e vazhdueshme te popullsive, ne mynyre qe kuadri te jete sa me i perplote ! Greket e sotem jane ne shumice derrmuese pasardhes te fermereve te Neolitit, nderkohe qe Haplogrupet me frekuencen me te larte jane E-v13 dhe J2b ( njesoj si tek shqiptaret !!), kontributi karakteristik gjenetik Sllav ( Ha. I2a dhe R1a ) eshte i vogel, pra Fallmerayer gaboheshe ne lidhje me influksin sllav, packa se te dhenat Toponimike sllave ne terren duket sikur e tumirin kete hipoteze ( ne baze te studimeve te M.Vasmer e F. Malingoudis ), por ne lidhje me sllavet Gjenetika tha “fjalen e fundit” !! Pika me e koklavitur eshte raporti mes Grekeve modern e Shqiptareve, jo per te bere “kombetaristin” por ..- Meanwhile, the mainland Greeks, including the Peloponnese in southern Greece, had become slightly differentiated. They clustered with populations from the southern Balkans, including Kosovo and Albania…- ne Defteret Osmane te shek XV mbi 42 % e popullsise se Greqise Qendrore e Jugore cilesoheshe si ‘ Arnavudan ‘ \ Arberor !! Mbase ne lidhje me Shqiptaret, Fallmerayer kishte te drejte ..https://www.haaretz.com/archaeology/mainland-island-greeks-genetically-diverged-in-middle-ages-1.5489323

  23. http://groznijat.tripod.com/balkan/ehamp.html
    The Position of Albanian
    Eric P. Hamp

    Shqiptar first appears in the fourteenth century……………. The enclaves of Italy and Greece, to the extent that they use a traditional name, use this term: arbrésh (e.g., Vaccarizzo Albanese), arbëríshte (Greece).

    Baric (Hymje 77) considers the loss of intervocalic voiced C in Albanian as post-Slavic, after Jokl (IF 1926:44.37 ff.). This would explain Shkinikë ‘Bulgaria’ < Sclavinica; the etymon recurs clearly in the Greek enclavee as shkljeríshte 'in the other [Greek] language'

    Këtu kemi që në Greqi për aq sa dihej në 1963 – data e këtyre të dhënave- arvanitasit përdornin arbërishte për veten ose gjuhën , edhe pse nuk është fort e qartë. Konfirmohet forma shkljerishte për gjuhën e tjetrit.

    Shqipja paska formën e saj per sklavini, qe del Shkinikë, me të cilën quhej Bullgaria.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin