KUKULLA DHE KURVA NË KANDARIN E KADARESË

nga Eda Derhemi

“Kukullën” e Kadaresë, roman shkruar pas vdekjes së nënës së vet, mendova t’ia dhuroja sime mëje. Por domosdo e lexova vetë më parë. Kështu ndodhi që u pendova, dhe romanin nuk ia dhurova më. Por kjo nuk do të thotë që gratë në roman nuk vlejnë të diskutohen: më pak sot ia vlen kukulla, e më shumë kurva.

Ka një grup të vogël grash në roman. Njërën prej tyre, nënën e vet, Kadare e zgjedh si personazh themelor, por as nuk do e as ia del ta servirë si heroinë. Është tejet komplekse qasja e Kadaresë ndaj së ëmës, por sado që përpiqet të fokusohet tek e ëma, as ajo dhe as gratë e tjera nuk janë të plota. Kadare nuk e ka të lehtë ta rrokë nënën e vet, ashtu siç ia qëllon kollaj kur vjen fjala për burra, si psh të atin apo Bardhyl B. që ndërtohen lehtësisht dhe fuqishëm, megjithëse i dyti me kohë shndërrohet gati-gati në personazh ëndrre, më shumë se real. Nëse do bazoheshim tek plotësia e personazheve dhe mundësia e lexuesit për t’u afruar me ta, romani do ishte para së gjithash për dy burra, së pari për Kadarenë vetë që është figura themelore, nuk flas si tregimtar, por si njeri për të cilin tërthorazi flitet gati prej të gjithëve, një karakter i përshkruar me veti sipërore e të admiruara nga ata që e rrethojnë që në vegjëli (nuk është vendi këtu të diskutoj nëse kjo është apo jo një lloj megalomanie). Së dyti për të atin e vet, që ndonëse ftohet si personazh kryesisht që t’u shërbejë në roman grave, apo që të hedhë dritë në zhvillimin e tyre (së shoqes, së ëmës, Helenës), duket qartë se Kadare ia gjen anën shumë lehtë, dhe e ndërton qartësisht.

Nga ana tjetër, Kukulla është një personazh shumë i ndërlikuar, dhe jo detyrimisht në kompleksitetin e vet si njeri, por në faktin që Kadare i vjen rrotull e s’e rrok dot, apo i vjen rrotull e ka frikë mos e vrasë, e në këtë proces lodhës tërheq analiza të holla të tipareve të saj, si dhe asociime dhe gjetje letrare joshëse, por që më shumë kallëzojnë vlerat e tij si artist i fjalës dhe idesë, se sa shpjegojnë Kukullën. Kjo, ndoshta sepse ndien një lloj faji në mënyrën si e ka parë të ëmën si bir dhe do të racionalizojë e justifikojë veçantitë e Kukullës; ndoshta nga që Kukulla është tejet e vështirë të shndërrohet në një personazh heroinë të një romani. Dhe në këtë pikë autori duhet përgëzuar, se Kukulla, ashtu e paplotë, mua më ka mbetur në zemër si tip, me një keqardhje të pamatë. Kukulla, e përshkruar me mjeshtëri, është gjithsesi një personazh i hapur, në rastin më të mirë i papërfunduar, sido që e gjejmë që nga adoleshenca deri në ditën e vdekjes. Mes Kukullës tyryfyle, idiote, lëmsh në kokë e gjuhë, naïve, që thotë syulur broçkulla e marrëzi, me mendje të thjeshtëzuar, dhe përfundimit që shkrimtari nxjerr rreth “dhuntisë së të moskuptuarit” që Kukulla zotëronte, dhe që si e tillë e paskësh ndihmuar shkrimtarin të ishte ashtu siç qe, ka vakum kauzaliteti racional. Këtu kemi qartësisht një kapërcim të ndërgjegjshëm logjik të një burri plak që do të bëjë paqe me nënën e vet pasi kjo ka vdekur, dhe që ka penë të aftë që bindshëm ta quajë mungesën dhunti. Shpjegimi që autori rreket të japë për t’i kthyer së ëmës dinjitetin që ndoshta mendon se ia mohoi në jetë me sjelljen e vet, shpjegimi se “rritja e saj qe ndërprerë kur ishte ende 17 vjeç”, është po ashtu më shumë një përshkrim poetik sesa një pohim shkoqitës.

Shumica e grave të tjera në roman janë ose pa rëndësi, ose dalin si personazhe dramatike të një teatri antik e absurd njëheraz, janë si esenca që po të holloheshin mund të krijonin karaktere të kapshme e realiste; gjyshja legjendare zhvillohet veç si funksion i Kukullës, në lidhje me korin antik të shpurës së vet të grave, Izmini Kokobobo duket tamam si personazh filmi vizatimor duke nisur që me emrin, Ela Laboviti është fytyrë kolektive për moshatarët e zgjuar e largpamës që dinë të tejçmojnë Kadarenë, Kakuja është reale si karakter por e përmendur shumë pak. Dhe si urë simbolike lidhëse mes tyre është ëma-terr, matmatmaja e Voznjezenskit.

Dhe pastaj… veçaz fare, është Kurva, sido që Kadare për këtë emër aludon pa e përdorur. Pikërisht për Kurvën kam ca bisedime me Kadarenë. Kurva është një personazh shumë i rëndësishëm në roman, sepse ajo hedh dritë mbi një pjesë qenësore të shkrimtarit që mua më rriti, më shumë se Kukulla a Ela Laboviti. Kurva arrin në nën-lëkurën e shkrimtarit, atje ku karakteret e tjera femra, para- apo pas-helenike, nuk futen dot; Helena, nga karakteret gra më skematike në roman, as nuk afrohet dot në atë zonë kulturore të Kadaresë ku ne arrijmë nëpërmjet Kurvës, për shkak të përshkrimit gati-obsesiv të perfeksionit të saj si bashkëshorte ideale, e virtytshme, puro, nobël në ëndrra, me dinjitet e integritet moral absolut, shkurt, një që ndryshe nga Kurva, s’e dredh kurrë bishtin. Ndërsa Kukulla e mjerë në naivitetin e vet, kish guxuar t’i jepte këshillën më të gabuar të mundshme të një nëne, pra të fejohej me një… (këtë Kadaresë mezi ia thotë goja) gjysmë-prostitutë (fq. 84). Por di Kadareja-burrë të zgjedhë grua për të qenë që të ngjajë krejt si heroinë prej të Jane Austin! Helena në libër bëhet më njerëzore po ta lidhësh me Kurvën e lehtë, të kundërtën e vet, bartësen e vesit dhe paqëndrueshmërisë, që e bëjnë atë të mrekullueshme për dashnore artistësh. Ama edhe vetëm ideja e saj si kandidate për bashkëshorte i cingëris nervat burrit Kadare. Kurvës i kushtohen vetëm dy copa, disa paragrafë në libër, por ka në to plot lëng kulturor e ideologjik që ia vlen të diskutohet. Është i vetmi personazh që e tund Kadarenë nga istikami i tij i kontrolluar prej mendimtari të fjalës dhe karakterit, dhe e dorëzon në rrafshin spontan të patriarkalitetit të burrit tipik shqiptar, apo ndoshta ballkanas, në fakt, të përbotshëm.

Vajza-Kurvë ka veti të mrekullueshme që Kadare nuk i mohon: ishte tepër e ëmbël, me një shkodranishte që të linte pa mend, e dashur në magjepsje dhe fort “e sjellshime”. Dhe janë këto cilësi të vajzës që e bëjnë Kukullën të marroset pas saj, dhe më pas të bëjë gabimin fatal, propozimin e paimagjinueshëm apo të lëshojë mufkën e pafalshme: guxon t’i propozojë të birit që deri atëherë e kish marrë bisedën si me të qeshur, një, një, një, me nder jush, Kurvë për nuse! Atë të ëmblën më sipër, por ama, Kurvë! Kadare përçapet që të na bindë ne si lexues, ndoshta edhe kritikët e vet potencialë, se “shpjegimet” e veta po i jepte që të mos bënte Kukullën të qante, apo me “një ndjesi faji ndaj ‘vajzës’ që ca cilësime, ndoshta, s’i meritonte” (fjalët e nënvizuara janë të gjitha ideologjikisht të indeksuara për kulturë dominante seksiste). Por kërcasin aq shumë përpjekjet e tij. Është vetë tregimi i vet që s’e lë gjatë në lëmin e justifikimeve të kërkuara: Kadare e humb qetësinë; dhe kur të përmendin Kurvën si nuse, kush nuk do e humbiste paqen; sidomos një burrë me sqimën e tij, aq më shumë me një të dashur leshverdhë në formë por të virtytshme në karakter, madje hyjnore, dhe edhe bijë doktori farmacist. Aty për aty Kadare ia rendit Kukullës gjithë epitetet sharëse që shqipja kish koleksionuar për Kurvën. (Ah, sidomos për gjysmë të shthururat ndër Kurva, sa epitete të tilla paskësh ruajtur shqipja; lëre sikur Kukulla t’i kish propozuar një krejt të shthurur!).

(Fq. 87) E kupton apo jo, thirra me zë të lartë. Ti do që unë të fejohem me një rospije? Hë, pse s’flet? Të pëlqen të kesh një nuse të atillë?

Kurva kështu e nxjerr gollomesh Kadarenë e sofistikuar në një hapësirë jo fort familjare për të, ku edhe s’di të mbrohet; por Kadare e di se shkrimtarit të madh nuk i takon të përçmojë gruan, qoftë edhe Kurvën. Në fund të fundit, s’është më në Gjirokastër e jeton në Parisin e shekullit XXI. Ndaj, pas 20 faqesh të tjera, e merr me të mirë Kurvën dhe do të moderojë pozicionin e vet të mëparshëm duke na rrëfyer për “sëmbimin e njohur që kish folur keq për vajzën” (fq. 109), dhe do distancim me ata që “mizorisht i quanin këto vajza ‘të dorës’”. Por, ajme! Burri i zamanit brenda shkrimtarit nuk jepet; sapo nis t’i verë vetulla pozicionit të vet, i nxjerr sytë: “…kësi vajzazh që mizorisht quheshin “të dorës” me gjasë që shkonin dorë më dorë, por që mund të quheshin më me fat se të tjerat, ngaqë në fund të fundit, ato ishin duar piktorësh e poetësh, që përpara se ta preknin trupin e tyre, e hidhnin në pëlhurë a në vjersha.” Shkrimtari që unë si fëmijë adhuroja, nuk mund ta kishte flakur veten më poshtë se kaq! Pushkinit, në fillim të shekullit XIX, do i ishte dashur të fshihej pas Eugjen Onjeginit që t’i justifikonte vetes këtë lloj begenisjeje gjynahqare ndaj Kurvës hyjnore! Madje Kadare i bën edhe nderin ekstrem, dhe i prek në shenjë faji flokët së flakurës shoqërore, që kish lindur me këmishë të ishte “e dorës” së Kadaresë. Burri shpartallon shkrimtarin. Sepse unë si lexuese, prapë se prapë do doja t’i ndaja, sidomos meqë rrëfimin e jetës së vet Kadare e quan roman.

Nuk ka probleme Kadare si shkrimtar, as me Dashnoren dhe as me Kurvën në vetvete. Në novelën e rafinuar e delikate “Ikja e Shtërgut” (për kompleksitetin e përkthimit të të cilit unë kam shkruar më parë këtu), Kadare e trajton parfumin e Anna G. si të ishte ajo Afrodita apo Kleopatra. Kadare mahnitet në lektisje për Kurvën: figura e Margaritës, “prostitutës” sido që sui generis, tëhollet mjeshtërisht në gishtat e shkrimtarit, gjithnjë evazive, ideale, prej kristalesh që treteshin e s’i kapje dot, në një tjetër novelë elegante, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë përballë pasqyrës së një gruaje”. Në romanet e veta, Kadare shpreh adhurim për karakteret e veta gra, me gjithë se konstrukti i ideales në gratë kadareiane ka nevojë të studiohet me lupën e teorive kritike bashkëkohore.  E jo vetëm letrarisht. A. Bardhyli (2015), për shembull, dëshmon se Kadare në një nga esetë e veta nxjerr në pah si gratë e talentuara të letërsisë shqipe humbën pas mureve të kuzhinës. Është pikërisht kjo mospërputhje mes shkrimtarit që e kupton thelbin sublim të gruas, dhe burrit të vogël të cilit nëna Kukull i propozon nuse një Kurvë duke e acaruar sa ta bëjë të shpalosë gjithë fjalorin e vet seksist anti-grua, e pastaj edhe ta shfajësojë veten e kapur mat, që është problemi i njeriut Kadare. Kadare e qan personazhin e Kurvës, por mos e teproni ama e t’ia propozoni për grua në jetën e vet reale!

U kujtoj lexuesve se shkrimtarët e poetët më të mëdhenj të të gjitha kohërave nuk i kanë shpëtuar dot përçmimit të gruas, Kurvë apo jo, herë nga hidhësitë e jetëve personale, herë thjesht se ishin brumosur nga shqoqëria si burra të denjë, me Shakespeare, Strindberg, Ibsen e Hemingway ndër të diskutuarit. Dhe veçanërisht atyre që çdo kritikë ndaj Kadaresë e shohin si akt kriminal ndaj shkrimtarit apo madje ndaj shqiptarisë, u them se besoj se ia kam njohur e shijuar punët Kadaresë më mirë e më fort se ata; se një Nobel i tij do më gëzonte ndoshta më shumë sesa ata, sido që jo për të njëjtat arsye; se unë s’kam dyshuar kurrë në të qenët antikomunist të Kadaresë, dhe librin e tij e kam pasur emocion të çmuar gjatë diktaturës, sado që ia njihja edhe veprat e partishme. Kjo, ndoshta në kohën kur ata që e mbrojnë me zjarr revolucionar dhe bëjnë be në panteonin e absolutizimit të tij sot, kanë qenë dje komunistë me tesera Partie marrë për të përfituar e jo për ideal. Njerëz që bëjnë vend në botë e shtyp, duke i bërë fresk Kadaresë, duhet të lënë atë karrige pa nder, e t’i hapin rrugën kujt e sheh Kadarenë si shkrimtar të talentuar që analizohet në gjithësinë e vet, dhe jo Zot të paprekshëm. E dyta, Kadare është sot aq i njohur e vlerësuar, sa s’ka nevojë për ta. Ata e përmendin veç që t’u lejohet një fotografi pranë tij në vizitën e tij të n-të, e pastaj të krenohen me të. Madje, s’është nder për shkrimtarin të kultivojë apo qoftë edhe konfirmojë kritikën e tyre panegjerike e servile.

Kadare e çmon rolin militant të letërsisë; qëllimi themelor i krijimtarisë së tij me natyrë historike, sipas të shumtëve, ka natyrë patriotike/nacionaliste/atdhetare, me synimin që të zbulojë kobet që historia dhe sidomos fqinjët i kanë rezervuar e kurdisur popullit, kulturës dhe gjuhës së tij. Sa me vlerë apo pa vlerë është kjo qasje, është tjetër çështje, dhe ka disa autorë që kanë trajtuar publikisht dhe me hollësi sa progresiv apo regresiv është ky qëllim i Kadaresë, dhe çfarë komplikimesh ideologjike dhe politike, madje edhe artistike, ka sjellë udhës. Por për  mobilizimin e tij të pazakontë dhe përdorimin e angazhuar të veprës së vet artistike, ju kujtoj veç një sipërmarrje, në dukje sipërfaqësore por rrënjësore të Kadaresë për të eliminuar nga fjalësi përdorur në librat e vet, fjalët e huaja (të një kategorie) si kalldrëm, potkua e çati, dhe zëvendësimin e tyre me fortashtrojë, thundër e pullaz (Shih Vehbiu, 2014).

Çështja që unë trajtova sot rreh tek gruaja. Kadare është pra, për letërsi të angazhuar, por a është letërsia e tij feministe? A emancipon shoqërinë tonë patriarkale seksiste Kadareja me veprën e vet dhe a e prin atë? Vakët, do thoja, aq sa një shkrimtar romantik a shkrimtar që e sheh gruan si konstrukt natyror dhe dukuri shoqërore individuale. Sepse, sado të përpiqet të shpjegojë tek “Kukulla” se sa revolucionarë ishin ai dhe Helena kur u martuan, e se si shembën traditat, mjafton për të shprehur të kundërtën, reagimi i tij ndaj Kurvës, që nuk është thjesht një person real që njihej me njeriun privat Kadare, por sidomos një personazh i romanit “Kukulla” të shkrimtarit Kadare. Aty Kadare është i bërë njësh me personazhin e vet, ku në thelb ai mbetet burri tradicional e patriarkal që di ta dallojë e ndajë veç “gruan e ulët”, e t’i lerë asaj funksione të padenja për “burrin e lartë”. Një shkrimtar anti-Kurvë, nuk është një shkrimtar pro-grua, sado me dashuri t’i jetë dedikuar grave të ndryshme në plot libra. “Kukulla” nuk është një roman i shkruar prej një pene feministe. Dhe kjo mua si grua qytetare dhe si ndjekëse e hershme e shkrimtarit të njohur shqiptar, më lëndon.

PS: Për më tej, për mjeshtërinë e rrëfimit të Kadaresë tek “Kukulla” dhe brishtësinë e dhembshurinë e autorit për nënën-personazh, shih Arb Elo, 2015.

 

 

Bardhyli, Alda. 2015. “Përballë Margaritës”. SARAS, V. I, Nr. 5.
Derhemi, Eda. 2015. “Të lexosh Kadarenë si i huaj”. Peizazhe të fjalës. (Online) https://peizazhe.com/2015/11/04/te-lexosh-kadarene-si-i-huaj/
Elo, Arb. 2015. “Kukulla e Kadaresë – Mbresa leximi”. Peizazhe të Fjalës. (Online) https://peizazhe.com/2015/01/24/kukulla-e-kadarese-mbresa-leximi/
Kadare, Ismail. 2004. Ikja e Shtërgut. Onufri.
Kadare, Ismail. 2005. Përballë pasqyrës së një gruaje. Onufri.
Kadare, Ismail. 2005. Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve shqiptarë përballë pasqyrës së një gruaje. Onufri.
Kadare, Ismail. 2015. Kukulla. Onufri.
Vehbiu, Ardian. 2014. “Si ta heqësh kalldrëmin”. Peizazhe të fjalës. (Online)
https://peizazhe.com/2014/07/29/si-ta-heqesh-kalldremin/

 

Laboratori i diskursit kritik shqip synon t’i ofrojë lexuesit një seri esesh të përzgjedhura me temë nga fusha e kulturës, nisur nga bindja se kultura shqiptare sot ka nevojë të ngutshme për tekste që ftojnë lexuesin për reflektim dhe kritikë; për t’u shkuar më thellë disa temave kyçe të kulturës sot, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfituar nga artikulimi më i gjatë i eseve dhe nga instrumentet e diskursit kritik.

Qëllimi i këtij projekti është që të funksionojë si laborator për të praktikuar dhe zhvilluar një lloj kritike, publicistike dhe eseistike që nuk ofrohet dhe nuk mund të ofrohet në formatin ekzistues të mediave elektronike të bashkëlidhura me gazetat dhe televizionet; si dhe të shtypit të përditshëm.

E kemi quajtur laborator me idenë se mendimet dhe analizat që do të përfshihen nuk duhet të merren si autoritare (ndonëse shumë prej kontribuuesve e kanë autoritetin e duhur) por si  pikënisje për të mundësuar ndërveprimin dhe shkëmbimin e ideve mes autorëve, kritikëve, krijuesve dhe publikut. Zërat e përfshirë në këtë seri janë nga fusha të ndryshme (historianë, muzikologë, kritikë e historianë arti, gazetarë), prandaj secila ese do të reflektojë qasjet dhe stilet unike të këtyre.

Rreth Autorit

Eda Derhemi jeton e punon në Champaign-Urbana të ShBA-ve. Pasi punoi si pedagoge e gjuhësisë në Universitetin e Tiranës (1985-1990), ajo emigroi në Itali, e më pas në ShBA. Përfundoi një Master (Linguistics) dhe një PhD (Communications) në Universitetin e Illinoisit në Urbana-Champaign, ku, prej shumë vjetësh, punon si pedagoge me fokus kurse për gjendjen sociolinguistike në Itali, Mesdhe dhe Europë. Pas doktoratës, ka kryer dy herë kërkime post-doktorale 1-vjecare: në Kosovë mbështetur prej IREX, dhe në Tiranë mbështetur prej Fulbright. Puna e saj shkencore është ndërdisiplinore dhe ndërthur gjuhësinë me etnicitetin, politikën, ligjin, dhe kulturën. Pakicat gjuhësore dhe rrezikimi i ekzistencës së gjuhëve minoritare në Europë, sidomos gjendja e arbërishtes dhe arvanitishtes, janë qendrore në punën e saj. Mbetet shumë e lidhur me shqipen dhe Shqipërinë, sido që ka mbi 30 vjet që nuk është banuese e përhershme në Tiranë. Gjyshja e saj nga Tirana (nona), dhe Tirona e Vjetër me zakonet e veta i janë vazhdimisht në mendje. https://www.routledge.com/Endangered-Languages-in-the-21st-Century/Derhemi-Moseley/p/book/9781032196749

Author Archive Page

32 Komente

  1. Qasja e Kadarese ndaj femres, ne gjithe korpusin e tij lrtrar, mund te duket si qendrim misogjinist, e kqyrur kjo nga optika e feminizmit.
    Me perjashtim ndoshta te noveles Nata me hene, ku personazhi femer dhe qendrimi autorit eshte mjaft emancipues ( shembja e tabuse se virgjerise), ne romane Femrat e Kadarese jane te burgosura ne seks. Seksi eshte fataliteti tyre dhe e vetmja feste e kremtuar ne vetmi apo ne realacion me meshkujt.
    Vec rastit te Kukulles, novele me gjurme te forta autobiografike, ku shkrimtari eshte dhe burri Kadare, pra shqiptari me mendesi tradicionale dhe , si i tille, kurven e demonizon, ne romanet e tij nuk mund t’i kerkojme hesap se perse nuk shkruan nen optiken e feminizmit.
    Shkrimtari e rikrijon realitetin por, nderkohe ruan dhe referencat e kohes dhe kontekstit.Femrat e haremit tek Keshtjella, tek Dimri, Koncerti, Loja dhe vdekja e Lul Mazrekut e deri tek Rovena e Aksidentit, ate status kane patur ne shoqeri e per rrjedhoje edhe ne narrativat e tij dhe shkrimtari nuk mund te zbukuroje apo promovoje nje realitet te paqene.
    Letersia erdhi ne bote pikerisht me nje femer sfidante te konvencave sociale ( Helena) , pra me nje kuroreshkelese dhe Iliada, aq sa eshte kronika e nje lufte, po aq eshte edhe kenga e lirise se femres. Por ishte epoka e paganeve ajo. Nga Helena e Homerit tek Helena e Kadarese , eshte nje histori e patriarkise ende ne fuqi.
    Sa per kurvat , ka nje rast te vleresimit te tyre, Sartre : Kurva e denje per respekt.

  2. Jam dakord me ty, Pika, nuk i kerkoj hesap. Por e diskutoj dhe, mund ta diskutoj nga cfaredo pikepamje apo teorie qe konsideroj te vlefshme per diskutim. Sigurisht qe mund edhe te presim prej tij qe te prije e jo te njesohet me shoqerine patriarkale. Sido qe nese ka qe i kerkojne hesap, as ky s’eshte mekat. Kadare merr persiper te behet prijes ne kauza te ndryshme; pse jo ne kete? Pikerisht kete “pse” trajtoj une ne shkrim, duke shfrytezuar jo romanet e tij te zakonshme per gruan, por nje ne te cilin ai eshte personazh kryesor dhe edhe vetja e vet.

    1. Ngaqe e cmoj penen tuaj znj. Derhemi dhe kendveshtrimin tuaj ne shkrimin per Kukullen, po vazhdoj dialogun, pa pretenduar se kam ne dore gjithe te verteten dhe ju te gabuaren.
      E rilexova shkrimin tuaj dhe vrej nje lloj revolte dhe pezmi per burrin Kadare , pikerisht se cmoni shkrimtarin Kadare. Ndersa si shkrimtar -thoni- i adhuron grate- krijesa te penes se tij- madje Kurvat i vesh me magjine e fjaleve te tij per te shenjuar magjine qe ato rrezatojne si shenjtore te seksit dhe permbusheset me te mira te epsheve mashkullore.
      Kurse si person refuzon te martohet me nje Kurve. Ketu del ne pah hipokrizia mashkullore dhe standartet e dyfishta te shoqerise.
      Kurveria denohet ne Bibel dhe Shen Meria eshte portreti me ideal i memesise. Por burrat ne cdo kohe ngushellimin e tyre e kane gjetur ne krahet e Magdalenave.

      Kadarese nuk mund ti kerkohet hesap se perse nuk pranoi te martohej me nje Kurve . Kjo ka qene zgjedhja e tij dhe madje konform normave sociale te shoqerise te kohes . Pra ne vitet gjashtedhjete. Ne Tirane por nga mendesia, ne Gjirokaster.
      Nese i futemi biografise, Kadare kishte braktisur te dashuren e pare, pastaj vajzen tek Mjegullat e Tiranes (roman me gjurme biografike) , me tej Lloren moskovite, vajzen me floke te platinte tek Muzgu i perendive te stepes ( autobiografik) …pra djale i gjezdisur lule me lule dhe duke njohur esencen femerore, jeten e lidh me nje grua te pershkruar prej tij si ideale- sikurse nenvizoni ju.
      Ju thoni se nuk e prisja qe ne moshen e pleqerise ( kur shkruan Kukullen), te kishte kete qasje kaq maskikiste dhe patriarkale per Kurven e veneruar por jo e pranuar si bashkeshortja e mundshme.
      Kam mendimin se nuk duhet te ngaterrojme kohen e shkrimit te narratives me kohen e ngjarjeve te narratives. Kadare si autor ka dhene Kadarene djalosh, ashtu sic ishte, pa qene nevoja ta modernizonte dhe modifikonte.

      O tempora, o mores !- kjo eshte ceshtja.
      Robi eshte rob i kohes dhe zakoneve te saj.

      Nuk jam i prirur te mendoj se IK i adhuron personazhet e tij femra. Druaj se adhuron seksin e tyre- dhe krijimtaria e tij eshte mbushur me pubise si pellumba te zinj qe feksin ne vaska me uje apo xixellijne kalimthi.
      Gjithsesi nuk mund te mos i japim kreditet e merituara per futjen e erosit ne krijimtarine e tij, me te gjitha nuancat , nga incesti tek homoseksualiteti. Dhe ne kete drejtim prijes eshte, padyshim . E thote dhe Timuri kete.

      Ne fund per Kukullen. Per figuren e Nenes kane shkruar shume autore, plot venerim dhe patetizem. Kukulla eshte nje qasje e allasojshme. Ju thoni se IK nuk arrin ta rroki plotesisht portretin, qenesine e Nenes. Po pikerisht tek kjo pamundesi qendron bukuria e rrefimit. A mund te rroket nje hije? Sepse e tille eshte Kukulla -produkt i nje kulture patriarkale.

      1. Pika.s
        Une nuk thashe ate qe thoni ju.Sidoqe ta keni thene ate,me apo pa ironi.Thashe dicka krejt te ndryshme;madje te kundert,po te doni.
        Kadare,ne gjithe letersine e tij,eshte dalezotesi i “Kurvave”.Madje, edhe i atyre “Kurvave” qe vete femnat feministe(qe per mua,ne shumicen e tyre kane nje keqkuptim te tmerrshem me kauzen) i quajne Kurva pa thonjeza.Kadare,pra,eshte me feminist edhe se shume femra feministe.Kjo si shkrimtar.
        Si individ,si Ismail,prape nuk mund te akuzohet(po e marrim te mireqene ate qe thote autorja);dhe kjo,per arsyen e thjeshte te zgjedhjes personale.Njeriu mund te mbaje nje qendrim,i ndergjegjshem dhe plotesisht i bindur per te;por,kjo nuk mund te sherbehet si kunderthenie per zgjedhjet e tija personale,qe mund te jene krejt te ndryshme.Eshte ceshtje shijesh.

      2. Pika.s, pasi them, “I adhuron” shtoj edhe kufizimet e tij ne menyren e adhurimit te gruas. Gruaja tek Kadare objektifikohet teresisht, ose eshte simbol e legjende. Por nuk kam bere ne shkrim nje analize te gjithe grave ne vepren e Kadarese. Besoj se po te behet, veshtrimi i tij ndaj gruas eshte problematik. Sic them edhe ne shkrim, eshte shume i nevojshem nje analizim kritik i ketij aspekti.

        ashtu eshte: Kadare duhet te deshmoje si ishte realisht ne periudhen e rinise. Por ne fakt, perpjekja per te justifikuar menyren se si e shihte dhe e trajtonte “rospijen” eshte qartesisht e re… dhe e dukshme. Ajo qe me bind per shikimin stigmatizues ndaj saj, eshte pikerisht deshtimi edhe ne perpjekjen e vet me pozitive, dhe jo ne reagimet e tij rinore, sido qe edhe ato jane domethenese.

        Ne fakt, as une nuk pres qe nena te jete nje nene tipike. Me pelqen shume personazhi i saj keshtu atipike. Por them se eshte i paplote, dhe sqaroj pse shpjegimet e Kadarese nuk jane te plota. Gjithashtu, patriarkalizmi ka pjelle lloj-lloj grash, jo domosdo te gjitha jane si Kukulla.

        Nuk i mohoj Kadarese merita ne shume rrafshe. Une e lexoj gjithnje me qejf.

        1. Derhemi, ja cfare thoni ju ne analizen tuaj ( qe e cmoj per mprehtesine , fokusin por jo ne gjithe kendveshtrimin):

          “së pari për Kadarenë vetë që është figura themelore, nuk flas si tregimtar, por si njeri”

          “Kurva është një personazh shumë i rëndësishëm në roman, sepse ajo hedh dritë mbi një pjesë qenësore të shkrimtarit ”

          “Burri shpartallon shkrimtarin. ”

          Është pikërisht kjo mospërputhje mes shkrimtarit që e kupton thelbin sublim të gruas, dhe burrit të vogël të cilit nëna Kukull i propozon nuse një Kurvë duke e acaruar sa ta bëjë të shpalosë gjithë fjalorin e vet seksist anti-grua, e pastaj edhe ta shfajësojë veten e kapur mat, që është problemi i njeriut Kadare.”

          ” Kadare e qan personazhin e Kurvës, por mos e teproni ama e t’ia propozoni për grua në jetën e vet reale!”
          “reagimi i tij ndaj Kurvës, që nuk është thjesht një person real që njihej me njeriun privat Kadare, por sidomos një personazh i romanit “Kukulla” të shkrimtarit Kadare”

          . “Aty Kadare është i bërë njësh me personazhin e vet, ku në thelb ai mbetet burri tradicional e patriarkal që di ta dallojë e ndajë veç “gruan e ulët”, e t’i lerë asaj funksione të padenja për “burrin e lartë”. Një shkrimtar anti-Kurvë, nuk është një shkrimtar pro-grua, sado me dashuri t’i jetë dedikuar grave të ndryshme në plot libra. “Kukulla” nuk është një roman i shkruar prej një pene feministe.”

          Nje konfuzion i vertete dhe nje konfondim i Autorit ( autori si skriptor, si metode ligjerimi) Personit- burri, njeriu Kadare, me mish e kocka dhe syze dhe Personazhit me gjurme autobiografike por, ne suazat e romanit Kukulla, nje Kadare fiksional qe eshte dhe nuk eshte Kadareja person.( Ky “trinitet” eshte evidentuar krejt qarte nga Vehbiu ne komentin e tij.)
          Burri shpartallon shkrimtarin -thoni- kur Kurva i propozohet per grua-ky eshte thelbi ceshtjes qe ju ngrini. Aty Kadare eshte bere njesh me PERSONAZHIN e vet patriarkal!
          Por vrarjen e ndergjegjes me pas nga Personazhi Kadare e quani nje justifikim te vaket te Shkrimtarit Kadare per vleresinin qe Personazhi Kadare (dhe Personi Kadare i rinise) kishte per Kurven.
          Une mendoj se me kete akt ne rrefim, Shkrimtari Kadare eshte distancuar nga vetja si personazhi i Kukulles-hije e personit te tij ne moshen rinore. Pra Shkrimtari ka nje reflektim, nje mea culpa per mendesite e tij , si burre, kur ishte i ri dhe kur nje kurve ju propozua si grua.
          Por jo -thoni Ju , nje Shkrimtar anti-Kurve nuk eshte nje shkrimtar pro grua.!
          Hej bela ! Tani duhet te dalim nga Teksti dhe ti marim gjerat me thenel: Cfare eshte sociologjikisht nje Kurve? Kush quhet Kurve?
          Per moralin kristian , psh, cdo tradheti bashkeshortore quhet kurveri. Sipas ketij morali Zonha Bovari eshte nje kurve. Ndoshta per kete e per te qene konform moralit zyrtar te kohes, Stendal e “denon” me vdekje Emma Bovari. Per moralin islam, ikja e gruas , prishja njeanshmerisht e kurores, ikja me nje burre tjeter, konsiderohet kurveri. Sipas nje lexuesi islam, letersia e ngriti siparin me Helenen e Trojes, pra me nje femer te perdale. Per kendvedhtrimin feminist , Helena eshte Heroina e pare e ngritur kunder rendit patriarkal.
          Dhe ne rrafshin Etik : cfare duhet te beje nje shkrimtar? Ta demonizoje nje femer me sjellje prej “kurve” apo ta Heroizoje, ta ktheje ne Ikone te lirise seksuale, pra ta shikoje ne perspektiven feministe, si qenie njerzore e cila seksin e saj e perdor si aset, instrument dhe strategji mbijetese, ne nje bote te sunduar nga klasa e meshkujve?
          Qasja postfeministe e cila i orienton grate ne administrimin e trupit te tyre, ne kremtimin e seksualitetit dhe lirise seksuale “si burrat” , ne gjykimin tim, nuk e emancipon gruan por e ndryn ne burgun e seksit te saj. Femra moderne, e tpit si tek filmi Sex and City mund te sfidoje stereotipet gjinore , pra te clirohet nga “gjinia” por mbetet e burgosur ne seks, pra edhe ky lloj feminizmi na del ne shtegun e maskilizmit (objejtifikimi femres) dhe seksizmit.
          Ky lloj feminizmi krijon iluzionin e clirimit te femres dhe daljen nga patriarkia pasiqe , ne menyre teper te sofistikuar, femren e redukton ne nje esence seksuale.
          Nuk ka asgje jshte tekstit thote Derrida. Dhe mbi kete teze ngrihet gjithe qasja poststruturaliste e analizes se letersise. Sigurisht qe letersia gjuhen e ka “lende te pare” dhe produkt te saj.
          Por letersia nuk mund te reduktohet ne nje tstuazh fjalesh mbi leter ku lexuesi vetem te mrekullohet me stilin, letraren, estetiken. A ka gje tjeter poshte ketij “tatuazhi te bukur fjalesh”?Gjinia eshte nje konstruksion kulturor dhe si e tille perftohet permes ligherimit. Nuk ka asgje te dhene natyrore tek gjinia.Nisur nga kjo paradigme, per kritiken kukturore feministe, letersia eshte nje nga strukturat social kulturore te krijimit te identitetit dhe mesimit te roleve sociale.Kritika feministe gjurmon se cili eshte raporti mes gjinive ne nje veper letrare, si strukturohen keto raporte, cili eshte ligjerimi personazheve femra etj.
          Kritika feministe ka shtene ne pune Derridan, Barthes, Fuko etj. por kjo qasje sociologjike , duke i meshuar optikes ideologjike, letersine e shikon si nje cope te jetes reale dhe anashkalon letraren, estetiken dhe vete thelbin e letersise, ate cfare e dallon ate nga manualet etike, edukata qytetare apo tekstet filozofike.

          1. Pika,
            perse luan kaq keq me cfare kam thene? Nese do te kapesh me tekstin, beje in good faith.
            Thua se kam thene: “së pari për Kadarenë vetë që është figura themelore, nuk flas si tregimtar, por si njeri”
            Prerje me pa kuptim te fjalise, nuk mund te kishte (nuk dua te besoj se ma ke keputur keshtu qellimisht). Ja ku e ke si e kam thene:
            “romani do ishte para së gjithash për dy burra, së pari për Kadarenë vetë që është figura themelore, nuk flas si tregimtar, por si njeri për të cilin tërthorazi flitet gati prej të gjithëve, një karakter i përshkruar me veti sipërore e të admiruara nga ata që e rrethojnë që në vegjëli (nuk është vendi këtu të diskutoj nëse kjo është apo jo një lloj megalomanie). Së dyti për të atin e vet, që ndonëse…” Pra, thene ndryshe, romani eshte per dy burra: Kadarene (njeriun per te cilin flasin te gjithe) dhe te atin…” E kupton ndryshimin? Ajo qe une them eshte se grate jane dytesore, sido qe romani eshte nisur te shkruhet per grate, dhe sidomos jo per vetite e jashtezakonshme te njeriut Kadare (pra jo tregimtarit, por personazhit). Ti e ke keputur dhe lexuar allasoj.
            Kurva, sic them edhe diku tjeter ne komente, nuk eshte personi XY, eshte nje kategori komplekse qe sherben si ekstrapolim i gruas vete, dhe nuk me ka shkuar mendja ndonjehere te nderhyj ne martesen e Kadarese me kurva apo me nje grande dame. Shkrimtari kur natyrshem diskuton “Kurven” pozicionohet etikisht ndaj gruas dhe ndaj burrerise se vet.
            Ne kete roman shkrimtari dhe njeriu jane te lidhur pazgjidhshem, dhe post-perpjekjet “etike” te Kadarese, edhe me shume cojne uje ne veshtrimin patriarkal dhe seksist ndaj Kurves.

            Derrida nuk thote ashtu, por se jashte gjuhe asgje s’ekziston. Edhe kjo eshte krejt pa lidhje me interpretimin tend.
            Se fundi, une pergjigjem per aq sa mundem, sepse, derisa publikova dicka timen, jam e detyruae moralisht ndaj lexuesit te blogut te jap mendimin tim, te sqaroj pyetje, apo te kundershtoj keqkuptime. Kete ne te mire te diskutimit. E prape, une nuk po them “Hej bela!”, as kur dikush me shtremberon ate qe them. Ndaj, aq me pak, pres nga ti, qe shkruan per qejfin tend, pa ta kerkuar kush dhe pa asnje detyrim, qe te thuash “Hej bela!”. Ti ketu je i ftuar si kushdo tjeter, po askush s’te ka ngarkuar ndonje barre; sidomos une.

            1. Eshte e vertete, une ne kete hapsire sociale vij vullnetarisht dhe lexoj me qejf shkrimet e autoreve dhe, aty ku tema me grish, bej dhe ndonje koment, miratues, pergezues ose debatues.Dhe jo domosdoshmerisht pres reagim nga “autori” i cili , tek e fundit , e ka thene mendimin e vet ne shkrimin e sjelle dhe sado te kete kundershti nga komentuesit, ai/ajo do mbroje krijesen e vet.
              Kendvedhtrimi im eshte nje interpretim dhe debatin e pres nga lexues/ komentues te tjere .
              Nuk me ka ngakuar askush ndonje barre. Thjesht po mundohesha te kaperceja barrieren e moskuptimit, pra diferencat tona. Por tek e fundit , cdo tekst eshte i “denuar” te shkaktoje moskuptime, ne rrekjen per te nxjerre kuptimin e ngujuar thelle brenda tij.
              Sepse nuk ka asgje jashte tekstit qe te na ndihmoje. Dhe kur themi “tekst” nuk nenkuptojme letren por fjalet , si produkt i makines se gjuhes.
              Derrida trajton problemin ontologjik te gjuhes por shprehja e cituar eshte kaq shume e debatuar.
              Pertej moskuptimit te mundshem, ju pergezoj serish per qasjen tuaj dhe pikasjen e asaj nje faqeje per ceshtjen e “Kurves” , kur per Kukullen jane shkruar disa ese teper interesante por pa e vene re kete fskt. Ndoshta jam keqkuptuar kur ju flisni per Kategorine e Kurves kurse une per ate gocen qe pozonte nudo ne studiot e piktoreve.
              Nese IK e refuzon , jeta eshte me zemergjere me ” kurvat”.” Pac fatin e kurves” -thote polulli.
              Gjithe te mirat!

  3. Vërtet që nuk kemi pse u hedhim gurin e parë kurvave, por edhe të gjuhemi prej tyre me shkëmbinj; kjo do të ishte shumë edhe për një Sizif, i cili siç dihet qysh nga Kamyja e këtej, është profesion vetmitarësh e ka të bëjë edhe me “falling stones”.

    1. Sizif: Kurva ne kete ese nuk eshte perdorur si sharje, dhe as si nje person konkret.

  4. E nderura zonja Derhemi,jua them me sinqeritetin me te madh qe,te akuzosh Kadarene si Anti-grua,eshte nje mekat i madh.
    Kadareja eshte shkrimtari me “pro-Kurve” ne letersine shqipe.
    Eshte shkrimtari me feminist ne letersine shqipe.
    Te gjithe shkrimtaret e tjere po t’i marresh se bashku,shkrimtare dhe poete,me te miret po them,qe kane shkruar aq shume dhe me aq dashuri e respekt per femrat,as nuk i afrohen Kadarese si feministe.Sepse,kendveshtrimi i tyre eshte TOTALISHT patriarkal.Dhe,jo vetem brezi i Kadarese,por edhe brezi me i ri fare i shkrimtareve dhe poeteve,as qe i afrohen Kadarese ne kete aspekt;bile keta te fundit jane me keq fare,se nuk e kane as ate respektin patriarkal te brezave te meparshem.
    Nese mund te flitet,nese do te mund te flitej,per feminizem shqiptar,ne kohen kur ky fenomen pat pushtuar Perendimin,kjo mund te behej vetem per shkak te Ismail Kadarese,te feminizmit te tij.
    Ne ate kohe,dhe sot.
    (Kam pershtypjen se akuzat qe i jane bere nder vite dhe ne menyre sistematike per aspekte te jetes se tij private,sidomos njera qe konsiderohet si demaskuese dhe si deshmi per “njeriun e vogel” Kadare,mund te kene pjesen e tyre ne kete akuze te re,ne nje nivel te ri tashme,si shkrimtar)

    1. Timur, të lutem – të lutem – mos shkruaj budallallëqe. Askush nuk po akuzon askënd dhe aq më pak Eda Derhemi; sepse këtu nuk jemi as në sallën e gjyqit, as para tabelës së fletë-rrufeve. Je duke sjellë këtu një gjuhë dhe një terminologji ndotëse. Dhe nuk është hera e parë që e bën. Unë akoma nuk e kam kuptuar nëse ti vepron kështu nga padija apo qëllimisht, për të destabilizuar diskutimet. Por si moderator, shqetësimi im kryesor është të ruaj integritetin e komenteve, jo të mbroj të drejtën e një pseudonimi për të folur mbarë e mbrapsht. Ta kanë thënë edhe kolegë të tjerë: ndoshta duhet të flasësh më pak dhe t’i vësh vetes një cak, qoftë edhe të përkohshëm, me komentet.

      1. I nderuar dhe i respektuar,zotni Vehbiu,nuk kam asnje qellim te keq ne komentet e mia.Une nuk veproj as nga padija as qellimisht,sic thoni ju.
        Kadare,e them perseri,eshte me feminist se gjithe shkritmaret e tjere te marre se bashku;madje,rras ketyre edhe shumicen derrmuese te zonjave feministe.
        Kadare,eshte i vetmi shkritmar,i vetmi intelektual,i vetmi feminist po te doni,qe ka folur me kaq empati per prostitutat shqiptare.Asnje shkrimtar apo intelektual tjeter shqiptar,as ndonje grua feministe nga keto aktivistet zecjerra,jo vetem qe nuk kane folur si Kadare,por nuk kane folur FARE.Se ju vjen turp.Turp,qe tradheton mendesine e tyre patriarkale.Por,edhe kur kane folur,e
        Citoj zonjen Derhemi:”Nje shkrimtar anti-Kurve,nuk eshte nje shkrimtar pro-grua,sado me dashuri t’i jete drejtuar grave te ndryshme ne libra.”Kukulla” nuk eshte nje roman i shkruar prej nje pene feministe.Dhe kjo mua si grua qytetare dhe si ndjekese e hershme e shkrimtarit te njohur shqiptar,me lendon”.
        Ishte pikerisht ky paragraf,i nderuar zotni Vehbiu,qe me shtyu te perdor termin akuze.Eshte i rende?E terheq.Por,s’besoj se ndryshon gje.Nuk po e komentoj me tutje,sepse, zonja eshte shprehur kaq qarte;por edhe sepse ju,me ane te shenimit ne fund te shkrimit,e cilesoni si te “serise se eseve te perzgjedhura” dhe gjithe cdo te thoja do te ishte nje hidhesire e vertete.
        I nderuar zotni Vehbiu,nuk eshte hera e pare qe me beni verejtje.Une do t’ju lutesha fort,qe te mos ma nxirrnit “inatin” kishe duke me terhequr verejtje per komentet ndaj shkrimeve te kolegeve tuaj,sepse duket qarte qe e keni nga hatermbetja nga komentet per shkrimet tuaja,megjithese jam kujdesur shume t’ua bej qejfin(bile ju kam bere edhe lajka).
        Flm per mirekuptimin.

        1. Jo, Timur. Kur them qe ky fakt me lendon, nuk akuzoj. Une sigurisht deshiroj dhe pres qe shkrimtari me i mire shqiptar te jete emancipues edhe ne raport me gruan. Nese eshte apo jo, eshte ceshtje qe e diskutojme.

        2. “Asnje shkrimtar apo intelektual tjeter shqiptar,as ndonje grua feministe nga keto aktivistet zecjerra,jo vetem qe nuk kane folur si Kadare,por nuk kane folur FARE.”

          Di qe Elvira Dones ka nje liber me kete teme per vajzat ne Itali por nuk ve doren ne zjarr.

  5. Une shoh nje problem me premisat e shkrimit.

    Eda shkruan: “Çështja që unë trajtova sot rreh tek gruaja. Kadare është pra, për letërsi të angazhuar, por a është letërsia e tij feministe? A e emancipon shoqërinë tonë patriarkale seksiste Kadareja me veprën e vet dhe a e prin atë?”

    Se pari, çeshtja qe trajtohet nuk rreh te gruaja, por te Kadareja si shkrimtar dhe te vepra e tij.

    Se dyti, letersia e Kadarese nuk eshte tipikisht feministe, ne kuptimin qe nuk mund ta futim ate ne rrymen e veprave qe perqafojne militarisht dhe behen bartese te ideologjise feministe, sikurse eshte p.sh. romani “Sikur t’isha djale” i Haki Stermillit.
    Por te mos jesh feminist militant ne kuptimin e ngushte ideologjik te fjales, nuk do te thote te jesh antifeminist, patriarkal apo anti-grua. Nuk ka absolutisht asgje antifeministe apo patriarkale ne mbare vepren e Kadarese.

    Se treti, s’ka dyshim se Ismail Kadare eshte shkrimtari shqiptar me vepren me emancipuese ne mbare letersine shqipe, edhe pse nuk besoj se ky ka qene synimi kryesor i shkrimtarit ne çastin kur vendosi te merrej me letersi. Une nuk do ta perfytyroja dot Kadarene me nje veper feministe militante. Nga pikepamja letrare do te kishte qene katastrofe. Nje nder vlerat e medha te poetikes se tij eshte se ka ditur t’i qendroje larg, jo vetem feminizmit, por te gjitha izmave te tjera ku jane perpjekur ta perfshijne.

    1. Relapso: ajo qe permend nuk eshte premise.

      Them “gruaja” ne fund te shkrimit ku trajtohen grate ne veper; ndaj eshte e qarte qe behet fjala per grate e romanit, jo per grate si force pune ne rrethin e Mirdites. Me vjen keq qe shkeput nje fjali qartesisht eliptike nga kuptimi, dhe e perdor si te ishte fjalia qe hap shkrimin.

      Menyra se si eshte trajtuar Kurva ne roman eshte percmuese. Dhe kjo s’ka lidhje fare me “martohesh me te apo jo” sic reduktohet ne disa komente. Dhe sic them, teresia e grave ne vepren e tij, duhet analizuar nga nje prizem kritik. Une nuk bej ate pune ne kete shkrim, por dyshoj fort te jete nje veshtrim pro-grua. Fjala feminist i tmerron nje cike njerezit. Eshte per te ardhur keq.

      Militantizmi jo detyrimisht prish vepren, dhe jo detyrimisht behet keqas. Dones ka vepra qe sipas meje militojne pro grave. Por angazhimi ne letersine e Kadarese nuk eshte e thene qe te jete militant. Une nuk shoh angazhim pro gruas tek Kukulla. Dhe ketu nuk them se Kadare duhet te mobilizoje taborret e veta leksikore dhe ideore. (edhe fjala ideologjike i bezdis njerezit, kam frike)

      1. Thashe se une shoh nje problem me premisat. Cilat jane ato?

        1) feminizmi si levizje intelektuale, sociale, ideologjike eshte emancipues.
        2) letersia feministe eshte e mire, e dobishme, emacipuese etj., ndersa nje letersi jofeministe, seksiste, patriarkale nuk eshte e tille.

        analiza jote na thote se Kadare ne vepren e tij fyen kurvat dhe permes tyre pergjithesisht grate. Perfundimi: Vepra letrare e Kadarese eshte antifeministe, seksiste, patriarkale, pra nuk e emancipon shoqerine shqiptare.

        Se pari, ky perfundim eshte i gabuar sepse duke u nisur nga dy paragrafe te shkeputur nga konteksti i vepres ne fjale kalon ne pergjithesime te paperligjura per gjithe vepren letrare te autorit, ku ne fakt ka me qindra shembuj qe e hedhin poshte kete perfundim.

        Se dyti, edhe sikur te ishte i vertete, karakteri feminist nuk eshte kriter vleresimi per nje veper letrare.

        Se treti, letersia eshte forme arti, nuk eshte arme ne sherbim te ideologjive apo levizjeve sociale. Roli i saj emancipues nuk qendron tek idete apo pozicionimet socio-ideologjike, por vetem e vetem te vlerat estetike. Nje letresi e mire eshte para se gjithash letersi e bukur dhe pikerisht tek e bukura qendron vlera e saj emancipuese. Jo me kot te urtet thone: Bukuria do ta shpetoje boten.

        Eda, ky eshte nje diskutim qe nuk mund te shterohet ne hapesiren e nje komenti, ndaj po e le me kaq. Dua vetem te shtoj nje mendim timin, krejt subjektiv, mbi feminizmin si impiant ideologjik.

        Une besoj sinqerisht dhe e kam bere timen kauzen e drejtesise sociale, sikurse kam bere timen kauzen e barazise gjinore. Mirepo ne e dime se eshte pikerisht ideologjia komuniste ajo qe ne emer te drejtesise sociale abuzoi, e komprometoi dhe e demtoi me se shumti ate. Kam frike se, po ashtu, ideologjia feministe me militantizmin dhe teprimet e saj abuzon dhe e demton kauzen e barazise gjinore me shume se gjithçka tjeter. Analiza jote “letrare” eshte nje shembull konkret i ketij abuzimi. Natyrisht, nuk pres qe ti te pajtohesh me mua. Sikurse edhe ti nuk besoj se pret te ma mbushesh mendjen. Do te vazhdojme te jetojme te dy per bukuri me “peshen” e ketij mospajtimi.

  6. Edhe diçka qe ka te beje me refleksionet e pergjithshme te autores mbi vepren e Kadarese ne pjesen e fundit te shkrimit.

    Kadare eshte shkrimtar qe ka shkruar nje veper letrare. Nese duam te shkruajme per vepren e tij, e vetmja qasje korrekte, e ndershme dhe e vlefshme do te ishte ajo mirefilli letrare. Te gjitha qasjet e tjera te tipit: a eshte apo jo komunist, disident, feminist, racist, kombetarist etj. jane ideologjike dhe nuk kane te bejne me letersine. Qasje te tilla ne studimet letrare sot perfshihen ne “shkollen e pezmit” (school of resentment), nje term perçmues ky, i krijuar nga Harold Bloom, per te gjithe ata studiues qe kerkojne te vepra letrare gjithçka qe nuk ka te beje me vepren letrare si forme arti.

    Neser do te na dale ndonje ithtar i kesaj shkolle qe te na sjelle ca pasazhe nga vepra e Kadarese ku autori nuk tregon respektin e duhur per kafshet dhe, me te drejte, do te zbuloje keshtu se vepra e tij nuk eshte animaliste. E posaqe animalizmi sot shihet si levizje emancipuese, do te na dale se vepra e tij nuk e emancipon shoqerine shqiptare.

    1. Ka një gjë që nuk e kam kuptuar këtu dhe që kushedi edhe lidhet me temën. Unë kam lexuar kapitullin për “Kukullën” te “Mëngjeset në kafe Rostand”, por jo romanin “Kukulla”. Nuk di se çfarë ndryshimesh në tekst e kanë shoqëruar kalimin nga një tekst me natyrë memorialistike ose autobiografike, te një tekst tjetër i pagëzuar si “roman”. Termi “roman” mund të mbulojë lloj-lloj gjërash, por për mua gjithnjë parakupton natyrën fiksionale; në një kohë që memorialistika nuk mund të jetë fiksionale, përveçse kur deklarohet që në fillim, ose është pjesë e një teknike a truku narrativ. Dallimi nuk është thjesht terminologjik. Nëse autori shkruan memorialistikë, d.m.th. rrëfen jetën e vet, atëherë çdo koment a kritikë për personazhet e atjeshme do të lidhej drejtpërdrejt me autorin si person; jo me autorin si prani në tekst (kallëzimtar, rrëfimtar, etj.). Nga sa kuptoj duke lexuar esenë e Edës, edhe te romani “Kukulla” shfaqen personazhe të tilla si Izmini Kokobobo, e cila ka qenë njeri real (e kam njohur shumë mirë) që frekuentonte Kadarenjtë: atëherë çfarë është “Kukulla”? Roman apo autobiografi? Nëse është autobiografi, atëherë nuk i ndajmë dot personazhet e atjeshme nga vajzat dhe gratë reale në jetën e I.K.-së; nëse është roman, atëherë këto personazhe duhen diskutuar si personazhe, por jo si persona. Dallimi nuk më duket as pedant; sepse përcakton nëse do të flasim për marrëdhëniet e I.K.-së si njeri real me vajzat dhe gratë në jetën e tij, apo për marrëdhëniet e një autori me personazhet gra në veprën e tij: ka vërtet lidhje mes këtyre dy gjërave, por diferencat marrin rëndësi të madhe.

      1. Mendoj se kemi te bejme me nje roman autobiografik, te ngjashem me “Kroniken” ose me “Ceshtje te marrezise” ku personazhet mbeten gjithnje personazhe letrare dhe nuk njesohen kurre me personat reale. Ngjashmeria onomastike, e jashtme, me persona reale ne kete rast sherben si kryestileme e vepres letrare. Meqenese jemi te Kadareja, te kujtoj dallimin e kesaj vepre me tekste te tjera te mirefillta autobiografike te autorit, ose me librin me kujtime “Kohe e pamjaftueshme” te se shoqes.

      2. Ne fakt, ai e konsideron punen e vet ‘roman’. Ne kete kuptim, gjithe sa une kam shkruar mundej fare mire te mos lidhej hic me Kadarene, pavaresisht nga ngjashmerite. Po te vesh re fjaline ne fund te paragrafit 7, une luftoj me kete problem te analizes sime, dhe i njoh te drejten autorit te nje romani te thote: ia ke futur kot se ai s’jam une.
        Nga ana tjeter, pasi lexon romanin ke nje ndjesi shume te forte qe eshte rreptesisht autobiografik, sidomos ne raport me personazhet qe kane pergjegjes ne relatetin pertej romanit. Une besoj se nuk e kam vetem une kete ndjesi. Nje tjeter bindje qe pata une duke lexuar, eshte qe cdo vleresim emocional dhe etik ne veper, nuk eshte vetem ai i Kadarese se rinise, por kryesisht i kadarese sot. Sidomos menyra se si ai reflekton mbi Kukullen dhe Kurven.

    2. Relapso, nje veper letrare eshte nje dukuri historike kulturore dhe gjithnje eshte edhe percuese ideologjish ekzistuese te kohes se vet, dominante ose jo, progresive ose jo, qe emancipojne ose jo. Te studiosh nje veper nga pikepamja e permbajtjes se saj ideologjike dhe rolit qe ajo ka ne shoqeri, as nuk nisi e as nuk mbaroi me realizmin socialist.
      Fakti qe une s’kam asnjelloj resentment ndaj Kadarese, nuk me pengon te diskutoj ideologjikisht karakteret dhe vepren e tij. Dhe s’duhet te pengoje askend. Ky liber, ndryshe nga te tjeret, krijon hapesire me te madhe per te analizuar njeriun. Por une kuptoj qe nese dikush do te perqendrohet vetem ne stil, une kete s’e shoh si problem. Dhe ka plot elemente ne te cilet une diskutoj elemente te formesimit te ideve dhe shkakesive ne tekst.
      Kafshet, gruaja dhe profilaksite tek Boccaccio, jane profili i nje studiueseje te suksesshme te letersise qe une njoh. Ndaj mos u cudit nese dikush diskuton animalizmin tek nje autor letrar.

      1. Jo, nuk çuditem fare, por, prape duke parafrazuar Bloom-in, do te shtoja se leximi feminist ose animalist i nje vepre letrare mund te na thote shumeçka per feminizmin ose animalizmin, por nuk na thote asgje per vepren letrare ose autorin e saj.

  7. Personalisht shkrimi ose me mire kjo pyetje “A emancipon shoqërinë tonë patriarkale seksiste Kadareja me veprën e vet dhe a e prin atë?” erdhi ne momentin e duhur. Shkrimi mund te mos thote gje per vepren apo autorin por thote SHUME per shoqerine qe kemi, ku Kadare eshte brumosur e ende jep e merr si figure kyce.

    Nuk ka pse te shkojme aq larg sa te therrasim ne ndihme feminizmin. Sapo u vra nje gjyqtare sepse burri i saj nuk ndihej rehat me pavaresine qe ajo i kishte dhene vetes. Kemi nje shoqeri qe pervec se eshte partiarkale nuk ofron asnje shprese per emancipimin e duhur qe te mos vrasim grate! Te refuzosh kurven per nuse nuk eshte aq larg atij qe shkon e vret se “u be grua ne familje”. Dreqi ta haj per kalamajt e vet po i bente ato sakrifica! Dhe ne na tremb feminizmi?

    1. Nuk eshte ceshtja tek refuzimi per nuse i nje njeriu apo gruaje (kjo do ishte krejt normale), por tek veshtrimi ndaj Kurves; qe une jo pa qellim e kam gjate gjithe shkrimit me germe te madhe. Jo vec se dua te legjitimoj fjalen dhe t’i heq asaj llumin e lashte e te ri, por ta trajtoj Kurven si vete Gruan ne kuptimin me teresor qe ka ajo si bartese e keqtrajtimit dhe felliqesimit nga nje sistem shekullor maskilist.

  8. Interpretimi i znj. Dërhemi më duket gjetje e spikatur, analiza e hollë dhe bindëse. Në këtë roman, modest përballë veprave me thekse të forta autobiografike“Kronikës në gur”, apo “Koha e shkrimeve” , ka një rreng që narrator i luan autorit, siç e kuptova unë. Ndërkohë që tek pjesa e veprës ku trajtohet Kukulla, autor/narrator ecin paralel, tek pjesa e rospisë nis ndarja dhe pavetëdija i thotë që rospija duhet refuzuar prerazi. Brishtësia dhe një lloj dhimbjeje që e përshkon pjesën e pare, tek e dyta humbasin krejt, pasi ngre krye maskilizmi.
    Tek “Nata me hënë”, padyshim nga më emancipueset në prozën tonë, rrëfimi, në dallim nga “Kukulla” ku është i vetës së parë, bëhet në vetë të tretë dhe narratori flet për të tjerë, kolektivin e ndërmarrjes dhe Marjanën, jo për veten, ndaj e ka më të lehtë, është më i çliruar. Si të thuash, kur narrator bëhet personazh, nënvetëdija mund të të tradhtojë si në rastin konkret.

  9. Pa dashur autorja ka dale nga vetvetja, pra nga femra, duke na servirur kategori te ndryshme, si meny restoranti! Femra eshte si natyra, ajo i permban te gjitha, ndaj dhe nje autor (kushdo e cfardo) vetem sa do rrefeje per ‘te! Padiskutim, (ndonese nuk e kam lexuar kete roman gati autobiografik te Kadarese), mendoj se autori (IK) ka rrefyer mbi femren, packa se nen kategori te ndryshme, si ate te kurves, kukulles, nje fqinje, te s’emes, te shoqes, etj., nen karakteristikat e tyre te vecanta e “te mireditura”. Rrefimi eshte tjeter dhe tregimi eshte tjeter! Qe rrefimi merr pastaj ngjyra metaforike, hiperbola, krahasime, paragjykime, etj., -me se shumti nen gojet e personazheve te tjere- kjo ka te beje me stilin e shkrimit dhe jo me percaktimin e karaktereve te personazheve te tregimit, -ne kete rast romanit!

  10. r.th. ka një gjë që nuk shkon te fjalia: “Padiskutim, (ndonese nuk e kam lexuar kete roman gati autobiografik te Kadarese), mendoj se autori….”
    Si mundet të keni mendim kaq të padiskutueshëm ndërkohë që nuk e keni lexuar romanin?

  11. Eda nuk lendon kerrkend,
    por,
    si te mos lendohen ata qe nuk i gjejne asnje diference autorit te levduar papushim me heroin lirik ne kete proze-essay?!
    Qendrimi i autorit/burrit ndaj Femres
    eshte njelloj si qendrimi i tij ndaj Lirise.

    Vec ta shti ai ne dore, ate trup!

    Eshte thjesht nje mashkullorit
    nje gojembyllur ndaj roberimit te te tjereve, mjaft qe ai i gezohet lirise se vete si privilegj…

    Nese nuj e kam lexuar drejt Derhemin, do t’i kerkoja ndjese…

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin