SAMITI SAPO FILLOI

Të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në Tiranë, në kuadrin e Samitit të Diasporës (18-20 nëntor 2016), u përshkuan nga një fill i pamohueshëm: pjesëmarrja. Kjo u vu re jo vetëm nga numri i emigrantëve shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota[1], por edhe nga vëmendja me të cilën ata ndoqën veprimtaritë e programuara.

Pritja në Pallatin e Brigadave, në prani të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, panelet e organizuara rreth temave të ndryshme, takimi me Kryeministrin Rama në Pallatin e Kongreseve, koncerti në TOB, mbrëmja përmbyllëse gala (gjatë së cilës u dha çmimi Shqiponja e Artë dhe u mbajtën disa fjalime nga përfaqësues të institucioneve): të gjitha u karakterizuan nga pjesëmarrja e shqiptarëve të diasporës[2].

Samiti mund të vëzhgohet nga shumë pikëpamje, nga të cilat duhet veçuar pikërisht pjesëmarrja. Kjo mund të analizohet si nga mënyra se si u nyjëtua gjatë veprimtarive të Samitit, ashtu edhe nga motivet që i shtynë emigrantët shqiptarë të marrin rrugën për të marrë pjesë në aktivitetin në Tiranë.

Ndërsa angazhimi i qeverisë shqiptare ishte i parashikueshëm, meqë nisma ishte promovuar nga vetë Kryeministri, pjesëmarrja mbeti deri në moment të fundit e panjohura e Samitit, çka u pohua edhe nga vetë organizatorët, të cilët nuk e prisnin praninë e konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë.

Mirëpo, pjesëmarrja nuk ka vetëm anën sasiore. Duart lart, që kërkonin me ngulm mikrofonin për të marrë fjalën, ishin më mbresëlënëse dhe më domethënëse se sa duartrokitjet e fjalimeve të ndryshme.

Dëshira për të marrë pjesë aktive në diskutimet e ndryshme mbetet ende për t’u hulumtuar, sepse aty gjenden themelet e urave me diasporën. Tek e fundit, pa dëshirën për të marrë pjesë nuk mund të ndërtohet asnjë bashkëveprim me diasporën, as mund të ndërtohen ura lidhëse, sa për ta thënë me një metaforë që u përmend deri në konsumim gjatë ditëve të Samitit. Në fakt, pjesëmarrja sociale dhe politike nga ana e qytetarëve të saj, kudo qofshin, përbën çështje jetike për vende si Shqipëria[3].

Për vëzhguesit e kalitur nuk ishte e vështirë të dallohej se, pas kërkesës së ethshme për të kapur mikrofonin, qëndronte dëshira për të marrë pjesë në diskutimin publik për diasporën dhe çështje të tjera. Megjithëse organizimi kishte parashikuar kryesisht pyetje, përfaqësuesit e anëtarët e diasporës donin të shkonin përtej: të rrëfenin kush ishin, të tregonin aktivitetin e tyre, ose të shpjegonin pikëpamjet e veta për temat e debatuara.

Që dëshira për të marrë pjesë ishte si një lumë vërshues u pa edhe në diskutimet e tetë paneleve ku u prekën tema të rëndësishme si: zhvillimi ekonomik në atdhe dhe roli i diasporës, turizmi shqiptar, kultura, gjuha, identiteti, rrjeti i aftësive, organizimi i diasporës, bashkëveprimi midis përfaqësive diplomatike dhe diasporës, etj. Gjatë zhvillimit të këtyre paneleve u vu re një dëshirë e madhe për të marrë pjesë në diskutim. Ky konstatim duhet parë pozitivisht, pavarësisht nga problemet organizative, si mungesa e kohës, ndërtimi i paneleve, ankesat, ose zhgënjimi për mosmarrjen e fjalës; probleme që mund të rregullohen gjatë nismave eventuale të ardhshme.

Edhe ata emigrantë që nuk patën mundësi të merrnin pjesë në Samitin e Diasporës, ose që vendosën për arsye të ndryshme të mos vinin, nuk mund të futen në kategorinë e indiferencës, për sa kohë mospjesëmarrja ishte një zgjedhje e kushtëzuar nga probleme objektive, ose subjektive, krejtësisht të ligjshme e të kuptueshme. Në kushte të tjera, pjesëmarrja do të kishte qenë edhe më e madhe[4].

Nga ana tjetër, pjesëmarrja ose mospjesëmarrja në eventin e Samitit nuk paragjykon pjesëmarrjen e vërtetë të anëtarëve të diasporës, që janë aktivë në zhvillimet e Shqipërisë dhe shqiptarisë në kuptimin më të gjerë të fjalëve. Vetë pjesëmarrja në Samit nuk është se jep ndonjë patentë të veçantë, përderisa ka plot emigrantë, me siguri shumica, që kanë marrë pjesë e vazhdojnë të marrin pjesë aktivisht në rrjedhat e shqiptarisë, pavarësisht nga prania në ato ditë të nëntorit. Pra, është e nevojshme të ndahet koncepti i pjesëmarrjes në Samit nga ai i pjesëmarrjes së gjerë në zhvillimet e përgjithshme. Në fakt, koncepti i parë është tregues i të dytit; çka nuk mund të thuhet automatikisht për të kundërtën.

Nga pikëpamja e pjesëmarrjes në Samit mund të vihet re vullneti i përbashkët, i qeverisë dhe i diasporës, meqë e para e promovoi për herë të parë – çka nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë – ndërsa e dyta iu përgjigj pozitivisht e me interes ftesës. Duhet të shtojmë se ky pohim i fundit çalon së paku për dy arsye: a) përdorimi i diskutueshëm i termit përgjithësues “Diasporë”, meqë kjo duhet kuptuar detyrimisht në shumës dhe në larminë e vet të gjithanshme; b) shpërpjesëtimi i përfaqësimit, në kuptimin që emigrantët e pranishëm nuk kishin mandat përfaqësues, kurse qeveria e ka me përkufizim nga parlamenti shqiptar[5].

Në një plan më të gjerë, ndërsa vullneti për pjesëmarrje nga ana e emigrantëve nuk mund të vihet në diskutim, përderisa e kanë vërtetuar në shumë mënyra, ajo e qeverisë në veçanti dhe e politikës shqiptare në përgjithësi, mbetet ende për t’u vërtetuar, për sa kohë mbetet ende në rrafshin e vullnetit të mirë dhe të deklaratave. Po ta konceptonim samitin si pjesë e takimit konstant e të strukturuar midis Shqipërisë dhe diasporës, do të thoshim se ai sapo ka filluar, dhe se jemi në hyrjen ceremoniale, në batutat e para, në shprehjen e vullnetit, kryesisht për efekte informative dhe mediatike. Në këtë kuptim, pra nga ana thelbësore, do të ishte e kotë ta gjykonim nismën, e cila shënoi hapjen e një procesi, rezultatet e të cilit do të shihen këtej e tutje.

Kushtet që përcaktojnë pjesëmarrjen janë të shumta, nga eliminimi i distancës midis grupeve dhe njerëzve, deri tek konceptimi i marrëdhënieve të barabarta dhe tek ideja e bashkëndarjes së përvojave. Natyrisht, nuk mjafton një hapje procesi, pavarësisht nga fjalët e mëdha dhe premtimet entuziaste, që të realizohen kushtet e pjesëmarrjes reale. Aq më tepër që pjesëmarrja e kërkuar nga ana e diasporës nuk ishte e llojit protokollar, por ndikuese, çka do të thotë se emigrantët duan të marrin pjesë aktivisht, për të bashkëvepruar e për të bashkëvendosur në raport me qëllimet dhe objektivat e bashkësisë.

Në qoftë se nga një anë u regjistrua një dëshirë e jashtëzakonshme e diasporës për të marrë pjesë, nga ana tjetër, përballë politikës dhe qytetarëve shqiptarë, qëndron problemi i përfshirjes së tyre sa më të efektshme[6]. Nuk është e qartë për shembull, përveç deklaratave parimore, se si do ta realizojë konkretisht qeveria shqiptare përfshirjen e emigrantëve, çka nuk mund të reduktohet vetëm në çështjen e votës, ngaqë pjesëmarrja politike është vetëm një aspekt i pjesëmarrjes sociale. Në këtë pikë mbetet për t’u shqyrtuar dhe analizuar pjesëmarrja e ulët – të paktën kjo ishte përshtypja e parë – e qytetarëve dhe protagonistëve të ligjërimit publik me banim në Shqipëri gjatë ditëve të samitit.

Këto shënime për samitin, në perspektivën e pjesëmarrjes, do të ishin të mangëta sikur dëshira e madhe diasporës për pjesëmarrje të harrohej e të mos konsiderohej si një kapital i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe shqiptarinë. Mirëpo, ky kapital nuk mund të ndahet nga pritshmëria që krijoi Samiti në radhët e diasporës. Në vijim të takimeve të shumta, që politikanët kanë zhvilluar me diasporën prej vitesh, kryesisht gjatë fushatave elektorale ose me karakter ceremonial – të mbushura me retorikë e premtime gjithfarësh, shpeshherë për konsum mediatik –, Samiti rrezikon të rreshtohet tek nismat e inflacionuara, madhështia organizative e të cilit vetëm sa e rëndon situatën.

Në këtë kontekst, Samiti mund të konceptohet si thirrje e fundit për politikën shqiptare për të realizuar ato lidhje, që ajo vetë i deklaron si të domosdoshme[7]. Në rast se ky samit nuk do të pasohet nga propozime e veprime konkrete, besimi i lëkundur midis diasporës dhe politikës shqiptare do të shndërrohet në zhgënjim total, çka do të ishte dëm i jashtëzakonshëm për vendin dhe shqiptarinë. E nuk mjafton njoftimi i mbajtjes së samitit të ardhshëm, në rast se ai do të konceptohej sërish si prelud i një vepre imagjinare dhe jo si hap konkret në ndërtimin e urave lidhëse.

 

P.S.  Qëndrimet, mendimet dhe analizat e shprehura në këtë shkrim janë krejtësisht personale, që nuk pajtohen doemos me linjën editoriale të revistës “Peizazhe të Fjalës” në lidhje me aktivitetin në fjalë. Autori i shkrimit nuk ka marrë absolutisht pjesë në “samit” si përfaqësues dhe administrator i revistës “Peizazhe të fjalës”, por si njohës i temës së trajtuar në panelin “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”, ku edhe luajti rolin e moderatorit.


[1] Organizatorët e Samitit pohuan se morën pjesë rreth 1000 vetë, të ardhur nga 41 vende të botës.
[2] Programin e Samitit të Diasporës mund ta gjeni në faqen zyrtare të nismës http://samitidiaspores.al/
[3] Shiko për këtë temë shkrimin Pjesëmarrja e diasporës ose lapsusi i samitit, “Peizazhe të fjalës”, 2 shtator 2016, https://peizazhe.com/2016/09/02/pjesemarrja-e-diaspores-ose-lapsusi-i-samitit/
[4] Nuk duhet të harrojmë se pjesa më e madhe e të pranishmëve erdhi në Samit me shpenzimet e veta.
[5] Kjo nuk do të thotë se një pjesë e anëtarëve të diasporës, drejtues shoqatash e organizatash, nuk ishin përfaqësues të anëtarëve të vet. Por marrja e mandatit nënkupton procese të tjera, përveçse një objektiv të qartë politik për t’u arritur gjatë takimit të nivelit të lartë. Që këtej edhe përkufizimi disi i pavend i termit Samit.
[6] Këtu do të ishte e dobishme që të merreshin parasysh edhe arsyet e atyre që e refuzuan ftesën, që nuk pranuan të vinin, ose të atyre që erdhën me shumë rezerva.
[7] Konceptin e thirrjes së fundit e shpreha edhe gjatë moderimit të Panelit të 8-të të samitit, koncept që është dhënë diku tjetër edhe si një shans i fundit që i jepet qeverisë shqiptare (shiko Keti Biçoku “Shanset e Samitit të Diasporës”).

55 Komente

  1. Ky i vetëquajtur “samit” e ka pasur një problem, që në krye, me emrin që i vunë organizatorët: SAMIT, me përkufizim, është takim mes krerëve të qeverive; termi mund të shtrihet edhe për të shënjuar një takim KRERËSH në përgjithësi, por sërish kjo nuk mjafton për të përligjur pse u quajt SAMIT një aktivitet i cili e shumta mund të quhej “festival” ose “panair” i shqiptarëve të emigruar, sa kohë që kriteret për pjesëmarrje kanë qenë krejt të çlirëta dhe shumë nga pjesëmarrësit, në mos të gjithë, i përballuan vetë shpenzimet e rrugës dhe të ndenjjes në Tiranë.

    Kam përshtypjen se emigrantët nga vende të ndryshme të Europës u përfaqësuan shumë më mirë se ata nga ShBA dhe Kanadaja, për shkak se këtyre të fundit do t’u duhej të përballonin shpenzime të mëdha, për të ardhur në këtë aktivitet. Çfarë do të thotë se pjesëmarrja në samit u kushtëzua jo vetëm nga DËSHIRA e individëve dhe e grupeve të shqiptarëve për të marrë pjesë, por edhe nga mundësitë e tyre financiare; dhe, po të jetë kështu, atëherë rrjedh që, për organizatorët e eventit, përfaqësues të diasporës qenkan pikërisht ata që janë në gjendje ose të gatshëm të përballojnë shpenzime të tilla.

    Pa cenuar aspak meritën e atyre bashkatdhetarëve që u nderuan gjatë aktivitetit për punën e tyre, impenjimin dhe përkushtimin, kam përshtypjen se vetë formati i aktivitetit lejoi, madje MUNDËSOI abuzime të mëdha me pjesëmarrjen, ekspozimin dhe KREKOSJEN e njerëzve me profil të diskutueshëm, në një kohë që, së paku nga SHBA dhe Kanadaja, mbetën pa marrë pjesë dhe pa u përfaqësuar një numër i madh shqiptarësh të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribute të spikatura në ato fusha për të cilat u vlerësuan bashkatdhetarët e tyre, p.sh. në Itali ose në Zvicër. Kjo vë në pikëpyetje të madhe KRITERET mbi të cilat u mbështet shpërndarja e ftesave nominale nga ana e qeverisë.

    Nuk kam dyshim se aktivitete të tilla i shërbejnë qeverisë shqiptare për të promovuar statusin dhe prestigjin e saj ndaj shqiptarëve të emigruar dhe ndaj qytetarëve të vet; aq më tepër kur organizatorët shfrytëzuan për këtë dëshirën e shumë prej këtyre të emigruarve për të marrë pjesë në takimet dhe eventet e ndryshme dhe për ta përcjellë një mesazh a shqetësim të tyrin publikisht dhe para një publiku sa më të gjerë. Por KAM dyshim se kjo gatishmëri nga ana e pjesëmarrësve nuk ka ndonjë lidhje me atë çfarë kërkonte të arrinte “samiti”; dhe se rezultatet këtu duhen matur duke marrë parasysh edhe ato organizata, institucione dhe shoqata shqiptarësh, por edhe individë të shquar në fushat e tyre, të cilët NUK U FTUAN të marrin pjesë (meqenëse po flasim për “pjesëmarrje”). Në vija të trasha, suksesi i pjesëmarrjes nuk e mbulon SKANDALIN e mospjesëmarrjes; aq më tepër që vetë procesi i seleksionimit shkaktoi dhe do të thellojë edhe më tej PËRÇARJEN midis atyre bashkatdhetarëve që shkuan në “samit”, dhe atyre të tjerëve që në “samit” nuk shkuan.

    1. Fjala “Samit” ishte një karrem për të siguruar pjesëmarrjen e njerëzve që vazhdojnë ta përkëdhelin sedrën edhe në Perëndim me etiketime “intelektual”, “elita”, etj. Plotësisht dakort me ju, por në këtë kuptim përdorimi i “Samitit” si fjalë është i qëllimshëm.

    2. Emërtimi “Samit” ka qenë i diskutueshëm dhe i pavend. Unë e argumentova në shkrim edhe nga pikëpamja thelbësore: përfaqësimi. Por do t’i kthehem si temë se materialin e kam pothuajse gati. Procesi i pjesëmarrjes, pra organizimi i tij, duke filluar nga dërgimi i ftesave ka qenë mjaft problematik dhe plot të meta nga ana e shtetit, si organizator që ishte. Në këtë pikë duhen investigime të tjera, por unë u mundova të reflektoj rreth konstatimit të parë empirik të pjesëmarrjes dhe dëshirës së pjesëmarrjes nga ana e diasporës në atë event.

  2. Nese ka nje gje qe e ka karakterizuar kete Samit, ka qene loja e ping-pongut qe po luhet, ku secila pale ben thirrje qe te kete me teper angazhim ne veprime konkrete. Askush nuk merr persiper te jape nje shembull ose te propozoje hapat e pare qe duhet te hidhen mbi keto ura lidhese te reja, nese e marrim te mireqene qe u krijuan te tilla. Pra, edhe ky shkrim, si dhe te tjeret qe e kane paraprire, na kujton se duhet te kete bashkepunime, dialogje, shkembime, aktivitete ne te ardhmen qe ky Samit te kete kuptim: edhe pse te gjithe e bejne te qarte se vete Samiti deshtoi pikerisht ne kete aspekt. Ndyshe nga zerat e tjere, nga zt. Devole, qe i njeh mire punet e shtetit dhe te diaspores, prisja nje kthjellim te te ftohte tani qe ethet e spektaklit kaluan. Si dhe me pare, diaspora do te vazhdoje perpjekjet e saj per te terhequr vemendjen e qeverise, qeveria do te beje sikur ka deshire t’i degjoje, dhe ata qe kane ndertuar ura pa bekimin e ketyre dy entiteve do vazhdojne te japin kontribute te vyera.

    Dhe nje verejtje: ndoshta do te ishte e udhes qe autori te bente te qarte perfshirjen e tij ne kete Samit si dhe mbeshtetjen institucionale qe ka marre, nese ka patur te tille. Kjo lloj transparence do t’i sherbente shume debatit te metejshem.

    1. Shumë e drejtë. Jemi vetëm në fazën deklarative, siç e thashë në shkrim. Pra një lloj ping-pongu, siç e thua ti. Mungon konkretësia, të cilën e kam përsëritur si refren kudo. Ky shkrim është pjesë e një cikli, që synon të ngrejë disa probleme, ose t’i hedhë për diskutim, duke filluar nga disa konstatime gjatë ditëve të “samitit”. Natyrisht, pa pretenduar që t’i kthjelloj çështjet e koklavitura të shtetit e të diasporës.

      Kërkoj thellësisht ndjesë, që nuk e bëra që në fillim, por poshtë shkrimit shtova shënimin se qëndrimet, mendimet dhe analizat e shprehura në këtë shkrim janë krejtësisht personale, që nuk pajtohen doemos me linjën editoriale të revistës “Peizazhe të Fjalës”. E përsëris, edhe në koment, se NUK kam marrë absolutisht pjesë në “samit” si përfaqësues dhe administrator i revistës “Peizazhe të fjalës”. Jam ftuar në rolin e moderatorit nga Ministria e Jashtme, besoj si njohës i temave për t’u trajtuar në panelin “Përfaqësitë Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern”, titulli dhe përbërja e të cilit ishte paracaktuar nga organizatorët. Gjatë punimeve të panelit, të cilave do t’u kthehem, jam prezantuar natyrisht në emrin tim personal, pa asnjë rol përfaqësues.

      Shpresoj të kem qenë sadopak shterues, por të lutem më sqaro më mirë se ç’do të thotë “ndoshta do te ishte e udhes qe autori te bente te qarte perfshirjen e tij ne kete Samit si dhe mbeshtetjen institucionale qe ka marre, nese ka patur te tille”. Sinqerisht nuk e kuptoj mirë. Si ta bëj të qartë përfshirjen time në Samit? Në ç’kuptim “mbështetje institucionale”? Nga një anë nuk dua t’i anashkaloj pyetjet dhe vërejtjet, nga ana tjetër kam frikë se i keqkuptoj dhe përgjigjem gabimisht. Megjithatë, shpreh gatishmërinë time për të shpjeguar çdo gjë. Aq më tepër, siç thua ti, që “kjo lloj transparence do t’i sherbente shume debatit te metejshem”.

      Ndërkohë, po përgatis disa shkrime të tjera për temën. Ky i këtushmi nisi si reflektim modest ndaj konstatimit lidhur me pjesëmarrjen dhe dëshirën për pjesëmarrje nga emigrantët në atë aktivitetet.

  3. Ne fakt mua mu duk thjesht nje spektakel i shemtuar. Keshtu qe edhe per ata qe moren pjese ndjej keqardhje per parate e shpenzuara qe dashje pa dashje furnizuan makinerine propagandistike te qeverise.

    1. Mund të flas për vete. Unë nuk vajta për të furnizuar makinerinë propagandistike të qeverisë. Për të tjerët nuk e di, por nuk e besoj që të kenë shkuar me atë qëllim. Të paktën jo të gjithë. Por këtu hyj në fushën e spekulimit e të paragjykimit. Ndaj nuk po shtoj gjë tjetër.

  4. Nje gje qe te ben pershtypje nga ky shkrim eshte se flet per pjesmarrjen ne samitin por nuk perfshin asnje detaj, asnje perpektive te pjesmarresve vete. Kush ishin keta njerez? Te rinj, te vjeter? A perfaqesonin ndonje grup apo organizate apo kishin ardhur thjesht si individe? Ne qofte se perfaqesonin cilat grupe jane keto ? Sa e oganizuar eshte diaspora shqiptare? C’a mendime kishin emigrantet per samitin? Etj etj.

    1. Për fat të keq nuk kam shifra e statistika për pjesëmarrjen në samit. Madje kur citova numrin e pjesëmarrësve dhe vendet e prejardhjes, saktësova se burimi ishin organizatorët. Pra nuk është e vërtetë se nuk kam dhënë “asnjë detaj” sikurse thua ti. U nisa nga një konstatim empirik, nga prania ime në samit. Ke të drejtë të kërkosh analizë sasiore e cilësore të pjesëmarrjes. Personalisht nuk i kam të dhënat, por organizatorët mund të kenë diçka. Nuk e di sa vetë kanë ardhur personalisht dhe sa kanë ardhur si përfaqësues shoqatash ose organizatash. As për grupmoshat nuk kam dijeni. Edhe unë do të isha kurioz të dija mendimet e tyre. Por për këtë duheshin parapërgatitur pyetësorë, që më pas të analizoheshin. Sa e organizuar është diaspora shqiptare? Kjo vërtet kërkon doktoratura të tëra, madje në vazhdimësi, meqë është dukuri që evoluon me kalimin e kohës. Etj. etj.

      1. Mbase une e kuptoj ndryshe shprehjen ‘qendrim apo pikepamje empirike’ por per mendimin tim shkrimit tend I mungon ky qendrim pikerisht se nuk perfshin asnje gje nga pjesmarresit ne kete aktivitet (qofshin keto opinione, emra njerezish e organizatash, intervista apo biseda, etj etj dhe jo vetem statistika e numra). Kjo sdo te thote se s eshte shkrim intersant por empirik? Une do te thosha perkundrazi eshte pothuajse abstrakt, nje permbledhje koceptesh e perkufizimesh, apo ‘peizazhe fjalesh’ me ndryshe, mbi terma apo fjale te ndryshme ‘samit’ duaspore etj etj. Keto te gjitha jane gjera interesante sic e thashe por une si lexues e gjeta te veshtire te merrja nje pershtypje, te krijoja nje ide, te ndjeja dicka mbi kete aktivitet duke lexuar kete shkrim..

        1. Nuk di si ta shpreh ndryshe. Pashë personalisht sallat plot dhe çka është më mbresëlënëse për mua ishin duart lart për të kërkuar mikrofonin, pra fjalën. Edhe të tjerë pjesëmarrës ma konfirmuan dëshirën për pjesëmarrje aktive. Kjo nga ana empirike. Nuk i numërova një për një, as i pyeta nga vinin me origjinë. E nuk më duket se kam folur në mënyrë abstrakte, çka nuk do të thotë se nuk kam përdorur koncepte teorike për llojet e pjesëmarrjes, por kjo për mua është diçka konkrete dhe e nevojshme për trajtimin e pjesëmarrjes. Të paktën, mua kështu më duket.

          1. Faleminderit per pergjigjet. Shpresoj te mos i merrni komentet e mia si kritike personale – subjekti i emigracionit eshte dicka qe e kam shume afer zemres, si emigrant vete dhe si studiues, prandaj dhe komentova.

            1. Ju lutem. Komentet nuk i marr aspak si kritika personale. Fundja po bëjmë disa reflektime dhe po diskutojmë mbi një temë të caktuar, jo për personin tim. Unë të vërtetën absolute nuk e kam në xhep. Po flas thjesht bazuar në vëzhgimet e mia, krejt personale, që natyrisht mund të jenë subjektive. Ngritja e problemeve, krijimi i debatit dhe ballafaqimi i mendimeve përbëjnë qëllime të shkrimeve të mia.

  5. Ua, mbaroi samiti?! Sa bukur! E kishim harruar fare!
    Duke lexuar shkrimin, po mendoja: shkruesi duket sikur te kete qene nje nga ata, te cilin e kane perzier me organizimin!? Por nuk e besoja! Mirpo ja qe paska qene ashtu sikur po e mendoja, sic pohon vete autori ne fund! Kjo ndjesi lexuesi, i nderuar Rando, tregon boll! Dhe fakti qe ky samit kaloi e u shkri si ajo bora 5 minutshe, tregon ate qe ka menduar -sic besoj- mbi 90% e diaspores shqiptare, nje loje pa vlere alla shqiptarce. Them loje pa vlere, jo nga serioziteti apo mosserioziteti i Rames dhe qeverise shqiptare per te bere dicka pozitive ne kete drejtim, jo nga impenjimi dhe mos-impenjimi i shqiptarve neper bote, por e them kete ngaqe kushtet ne te cilat ndodhet sot Shqiperia dhe shteti shqiptar, si dhe kushtet ne te cilat ndodhen shqiptaret neper bote, jane mizerabel. Qe mos te ta zgjas, (se behem i merzitshem), edhe artikujt e vaget te Ardian Vehbiut kane vlere 100 here me shume nga veprat dhe shkrimet e disa qindra shqiptarve me tituj neper bote, qe shkruajne brockulla dhe mendjen e kane vetem tek paraja. E them kete sepse shkrimet e Ardianit vertet jane te vagta, por jane shkencore dhe te verteta. Ndersa shumica e shqiptarve sot kane futur nga nje pras mbrapa dhe fluturojne drejt henes (me imagjinaten e tyre)! Pika samitit dhe diaspores. Ta kishe bere shkrimin pak mw me patos, do te na beje te pakten per te qeshur!

    1. Ky koment, po të mos kishte pasur gënjeshtra, nuk do të merrte përgjigje prej meje. Por NUK është aspak e vërtetë që unë jam përzier ose marrë me organizimin e samitit. Siç e thashë më sipër, u ftova nga Ministria e Jashtme për të drejtuar një panel, titulli dhe anëtarët e të cilit ishin caktuar më parë nga organizatorët. Sikur të isha marrë me organizimin e nismës, nuk do të hezitoja ta deklaroja publikisht. Se nuk është vepër penale. Por unë nuk jam marrë fare me organizimin e samitit, as nuk kisha përse të merresha. Banoj, punoj dhe jetoj në Itali, jashtë strukturave shtetërore shqiptare.

      Por edhe sikur të ishte, ju mendoni se bashkëpunimi për organizimin e një nisme (ose përzierja, siç e quani ju) do të mjaftonte për të ndryshuar mendimet e mia për aktivitetin? Përkundrazi, do të shërbente si motiv, që unë të isha edhe më kritik e më kërkues. Por në këtë shkrim unë e shikoj samitin nga perspektiva e pjesëmarrjes së diasporës, për rolin pozitiv të së cilës nuk kam dyshim. Ndërsa ju, jeni krejt nihilist ndaj emigrantëve. Kemi qëndrime të ndryshme.

      Për pjesën e fundit të komentit nuk po shprehem, se nuk e kuptoj me kë e ke.

      1. Faleminderit z. Devole për “frymën” e përgjigjeve ndaj komenteve në lidhje me shkrimin.
        Shresoj se komentuesit pavarësisht nga pikëvështrimi që kanë në lidhje me “vërtetësinë” apo “objektivitetin” e postimit tuaj do të vlerësojnë dëshirën tuaj të mirë për të krijuar dialog e konsensus.

        Pa dashur të zaptoj apo uzurpoj “the high moral ground” ky vMuhabet më kujton këtë vjershë të shkurtër që vijon;

        “He drew a circle that shut me out-
        Heretic , rebel, a thing to flout.
        But love and I had the wit to win:
        We drew a circle and took him In !

        From the poem ” Outwitted”

        ― Edwin Markham

        IM

      2. O i nderuar Rando! A ke qene i ftuar, apo te ka rene rruga rastesisht, apo ke qene inisiatori i ketij samiti, asgje nga keto nuk ka rendesi! Nuk eshte ky problemi, as ti personalisht, as Rama personalisht, e as cdo shqiptar i diaspores! Kupto me te rendesishmen. 90% e te gjithe shqiptareve po tallin bythen me kete vend dhe me njeri-tjetrin! 90% e shqiptarve jane materialiste te terbuar dhe duan vetem para! (Me fal per kete ndarje kaq metafizike, 90%, por per shkurtim kohe dhe vendi nuk kam si te shprehem ndryshe!) Pra ne kete situate, ku vleresohet me shume zhurma, budadalleku dhe paraja, ti don te me mbushesh mendjen mua se inisiativa te tilla jane te dobishme!? Nuk e di! Edhe drogaxhiu Escobar, qe kish vrare, u be me pas njeri bujar dhe “i mire”. Por idealist nuk mund ta quash Escobarin! Ndaj ta kuptosh problemin pak me gjere: ky vend ka nevoje ti largohet zhurmes, budadallekut dhe parase (se piset). Per kete duhet ligj dhe idealizem. E per momentin edhe nje dore e forte!
        Une nuk e ndoqa fare samitin dhe e kisha harruar vertet fare! Por dhe gazetat i shoh nja tre here ne jave. Gje nuk me zune syte! Atehere me thoni ju cfare suksesi pati ky samit? Marrjen e mikrofonit per te treguar kush jam? Justifikimin e nje pjese te borxhit shqiptar dhe paketes se fundit prej 332 milion euro per keto kater vjet? Apo u provua me ne fund se rrjedhim nga pellazget dhe te matet pak bota kur flet me ne? Keshtu i nderuar Rando, harroje ti, une, apo ai tjetri! Perqendrohu tek ne, sepse ky samit kishte te bente me ne dhe jo me mua e me ty, e me tjetrin. Ne ne teresi, per momentin ne 90% , jemi materialiste, dallaveraxhinj dhe injorante (te paarsimuar)! Jemi me tituj fallco dhe kemi ngritur edhe akademira te ndryshme, te gjitha vetem per leke dhe per xhepin tone! U kuptuam tani! Me keto nihilizmat dhe genjeshtrat qe me vesh nuk e kalon provimin tek mua ti me temen e samitit. Sorry!

        1. Shumë gabim. Për mua ka shumë rëndësi. Ka dallim të madh midis marrjes pjesë si i ftuar dhe si inisiator, apo organizues. E përsëris, unë u ftova si moderator në një panel të organizuar fizikisht tek Ministria e jashtme, me titull e përmbajtje të caktuar nga organizatorët. Ti the një pasaktësi të madhe, sa për ta thënë butë, duke më futur tek organizatorët, sepse unë vetë NUK do ta kisha organizuar samitin në këtë mënyrë, madje as panelin ku mora pjesë. Pjesëmarrjen time e konsideroj si gjest vullnetar, përderisa nuk vajta në samit, as për të shitur ekspertizën time (nuk mora shpërblim), as për të promovuar diçka (ta zëmë libër, ose ndonjë produkt tjetër). Isha i ftuar, si njohës i temës së panelit, që trajtonte bashkëveprimin midis përfaqësive diplomatike dhe diasporës. Natyrisht në emrin tim PERSONAL, në përfaqësim të vetes sime e të askujt tjetër.

          Në jetën time kam marrë pjesë në qindra e qindra konferenca, seminare e takime. Jo vetëm me temë Shqipërinë. Përgjegjësitë e organizimit nuk i mban personi i ftuar për të folur, por organizatorët e promovuesit e nismës. Për këtë pikë, në vend që të më kërkoje falje, ngaqë më fute në një kategori që nuk më takonte, më thua që nuk e kalokam dot provimin tek ti. Por unë nuk kam asnjë provim për të bërë me ty! As ti me mua. Po diskutojmë.

          Në shkrimin tim NUK kam folur për sukses të samitit. Lexoje prapë të lutem. Fjalën sukses nuk e kam përdorur. Desha të hedh disa mendime për një konstatim banal: pjesëmarrjen e emigrantëve në aktivitet. Këtë e regjistrova personalisht, edhe si dëshirë të madhe nga të pranishmit. Kjo pjesëmarrje, mendoj se duhet të hulumtohet akoma më shumë. Sepse jam i bindur që nuk varet nga qeveria aktuale. Kushdo ta kishte promovuar një nismë të ngjashme do të kishte marrë përgjigjen e pjesëmarrjes. Pra, dua t’i përgjigjem pyetjes për pjesëmarrjen e migrantëve shqiptarë dhe ta kuptoj si fenomen. Kush mendon se pjesëmarrja e të ashtuquajturës diasporë nënkupton automatikisht suksesin e samitit, e ka gabim. Për mua pjesëmarrja në këtë aktivitet është një “thikë me dy presa”.

          Por po shoh, që nuk je i vetmi, që e paske lexuar shkrimin me metodën “diagonale”. Ose me syze të gabuara.

  6. Dy gjera fare shkurt:

    Duhet pasur parasysh se deri me sot askush ne Shqiperi nuk ishte interesuar per diasporen. Me gjithe te metat e padiskutueshme, “samiti” deshmon se së paku kjo qeveri e njeh diasporen si faktor te rendesishem dhe shpreh nje vullnet politik per te bashkepunuar me te.

    Qe mund te ishte organizuar me mire, kjo nuk ka as nevoje te thuhet. Te gjitha kritikat e derisotme une i kam gjetur me vend.
    Veçse atyre qe thone: “me mire te mos ishte bere fare sesa u be ne kete menyre”, une do t’u thosha: ” me mire qe u be edhe keshtu sesa te mos behej asgje”. Se paku u hodh nje hap. Te shpresojme se ne te ardhmen punet do te hyjne ne vije te mbare.

    1. Shkruan:

      Veçse atyre qe thone: “me mire te mos ishte bere fare sesa u be ne kete menyre”, une do t’u thosha: ”me mire qe u be edhe keshtu sesa te mos behej asgje”. Se paku u hodh nje hap.

      Nuk jam i sigurt. Një samit i keq dëmton shumë më tepër se një samit që nuk bëhet.

      Dëmton, sepse vendos disa precedentë të shtrembër, të cilët pastaj mund të krijojnë rutina dhe tradita të mbrapshta, që mezi shkulen.

      Dëmton sepse u krijon njerëzve – pjesëmarrësve, organizatorëve dhe publikut – sepse kështu bëhen këto punë, në një kohë që punët mund të bëhen ndryshe.

      Në përgjithësi, argumenti “më mirë që u bë diçka se të mos bëhej asgjë” më duket se nuk qëndron. Ka raste kur ajo diçka që bëhet jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por e bën atë më keq.

      Aq më tepër kur ky “samit” ishte i pari i këtij lloji. Unë kështu nga lart nuk e vë dot gishtin në plagë dhe nuk them dot se çfarë nuk shkoi – dhe me aq sa arrita të ndjek, nuk kuptova asgjë.

      Më duhet të shtoj se mediat u mjaftuan të përcjellin mekanikisht eventet dhe ceremonitë (TV), por nuk pati komente dhe analiza të mjaftueshme, nga gazetarë të pranishëm (por jo pjesëmarrës).

      Edhe për këtë e kanë fajin organizatorët, të cilët me sa duket e kishin hallin tjetërkund.

      Kështu nga larg, dhe me shumë doreza, po them se ky “samit” shërbeu sa për t’i bërë pak propagandë ekipit sot në pushtet në Tiranë, aq edhe për të krijuar një “elitë” njerëzish që të shërbejnë si Interface e diasporës me atë ekip.

      Deri tani, më duket se kam kuptuar më mirë se ç’kërkojnë shqiptarët e diasporës nga Tirana, sesa se ç’kërkon Tirana nga shqiptarët e diasporës.

      Të parët i kanë kërkesat konkrete, praktike, të arsyeshme, shpesh urgjente.

      Përkundrazi, Tirana nuk merret vesh mirë se çfarë do: investime? Turizëm? Vëmendje? Duartrokitje? Apo kërkon, si zakonisht, të ngjyejë gishtin në sukseset e shqiptarëve jashtë Shqipërisë?

      Nuk kam parë ndonjë vëmendje të shtuar për diasporën nga ana e përfaqësive konsullore dhe diplomatike të Tiranës, në këtë stad të zhvillimit të saj (nuk jemi më në kohën e diversantëve dhe të antikomunizmit; as të “mbahu nëno mos ki frikë”).

      Përkundrazi, diplomacia e Tiranës sot duket sikur po kalon një krizë identiteti, ndoshta edhe ngaqë ndihet e snobuar nga ekipi sot në pushtet, të cilët e bëjnë vetë dhe drejtpërdrejt diplomacinë.

      Çfarë mund t’i jepte diaspora Tiranës është pikërisht ajo që Tirana nuk do ta pranojë kurrë se i mungon: kultura qytetare. Kultura qytetare në qeverisje, në administrimin e punëve publike, në administrimin e biznesit, në shoqërinë civile, në komunikim dhe etikë, në mass mediat, në mbrojtjen ndaj shtresave më të paprivilegjiuara.

      Po kush vallë SOT, nga ata që kanë pushtetin në Tiranë, do t’i kërkonte diasporës kulturë qytetare?

      Edhe një gjë të fundit: zakonisht “samitet” paraprihen nga takime dhe procese përgatitore, në mënyrë që pastaj të vendoset diçka me peshë.

      Ndoshta më ka shpëtuar – por unë nuk e mora dot vesh se çfarë u vendos pikërisht në këtë “samit” përtej fjalëve të përgjithshme dhe vjershave.

      Sikurse nuk më rezulton që “samitin” ta ketë paraprirë ndonjë proces përgatitor.

      Qofsha i gabuar. Sepse po të jetë kështu siç dyshoj unë, atëherë ai “samit” ka dështuar në mënyrë spektakolare, për ta thënë edhe unë me një klishe.

      1. Precedenti pozitiv eshte se per te paren here u fol per diasporen, u konsiderua mundesia e bashkepunimit dhe perfshirjes. Per te tjerat qe thua ti, kjo eshte historia e Shqiperise. Keshtu i kemi bere gjithmone punet ne, rrakapjekthi.

        Une nuk isha atje, por besoj se do te jete folur doemos per mundesine e perfshirjes, kthimit dhe aktivizimit te burimeve njerezore qe i kane ikur Shqiperise gjate ketyre dhjetevjeçareve te fundit. Personalisht mendoj se problemi me i madh qe ka Shqiperia sot eshte pikerisht mungesa e kapaciteteve dhe burimeve njerezore. Ketu diaspora mund te jape ndihmesen me te madhe. Ndoshta e kam gabim, por une ne fakt idene e samitit qysh ne fillim e kuptova keshtu. Se ç’kane bitisur atje une nuk e di, por me sa kuptova nga komentet dhe diskutimet e mesiperme, askush nga ne nuk e ditka, se po flasim te gjithe me hamendje.

        1. Shkruan:

          Se ç’kane bitisur atje une nuk e di, por me sa kuptova nga komentet dhe diskutimet e mesiperme, askush nga ne nuk e ditka, se po flasim te gjithe me hamendje.

          Asnjë nga ne që shkruajnë këtu nuk është indiferent ndaj këtyre punëve – prandaj vetë fakti që nuk duket të dimë gjë nuk është në favor të “samitit.”

          Sepse ne morëm vesh, për shembull, se Edi Rama dhe bashkëshortja kanë shkëlqyer atje.

          Tani, ose në “samit” as është diskutuar as është vendosur asgjë, përveç klisheve të përgjithshme; ose mediat e bojkotuan “samitin” duke u ndalur vetëm në anët “rozë”; ose vetë “samiti” u mbrojt nga kritikat, duke mos kërkuar gjë nga mediat; ose ne kemi marrë fund.

          1. Besoj se tema e pjesëmarrjes së vëzhguesve dhe e mediave kërkon vëmendje të posaçme. Në shkrimin sipër thosha: “Mbetet për t’u shqyrtuar dhe analizuar pjesëmarrja e ulët – të paktën kjo ishte përshtypja e parë – e qytetarëve dhe protagonistëve të ligjërimit publik me banim në Shqipëri gjatë ditëve të samitit”.

    2. Nuk dua te replikoj ketu nese me mire qe u be apo me mire te mos behej fare, sepse do te zgjateshim me dite te tera me diskutime. Dua vetem te kujtoj faktin se ky samit ishte hapur tallja qe qeveria e Tiranes donte te bente (dhe duket se e beri) me budallenjte e diaspores qe duan te shesin mend. Nese ka ndopak shqiptare qe ndrisin pakez aty-atje-andej, mos ka treguar kujdes kjo qeveri per keta shqiptare?!? Ah, lere, e di gjithkush qe jemi individualistet me te medhenj te botes, por te pakten mos te jemi dhe me budallenjte!

      1. Replika e mesiperme ishte per relapson. Tani e kam me Ardianin: E ke thene shume mire qe “samitet paraprihen nga takime dhe procese pregatitore”, qe ky samit nuk kishte si ta kishte, sepse nuk ishte serioz, por per te talluar mburravecet e diaspores shqiptare, me keta mburravece te demoralizonte edhe pjesen tjeter qe mund ti shkoje ne mendje se ka ndonje peshe per Shqiperine. Ndaj ky samit i papregatitur duhej sabotuar ne fakt. Por shqiptaret jane te etur per pak dukje dhe ajd mo! Vetem tek kerkesat une nuk jam dakort me ty Ardian. Sepse me te paqarte jane shqiptaret e diaspores tek shteti shqiptar se sa shteti shqiptar tek kjo diaspore. Shteti shqiptar e ka te qarte politiken e tij me diasporen, ta shfrytezoje sa me mire per interesa te saj, nje nga keto eshte ta tregoje paksa budallaqe dhe mburravece, gje qe me samitin besoj e ka arritur, (sepse une nuk e di sakte cfare ndodhi atje). Ndersa shqiptaret e diaspores edhe te jene te qarte tek kerkesat e tyre, sikur edhe te duan te ndihmojne falas dhe pa shperblim, te gjitha kerkesat e tyre emulsohen qysh ne kontaktet e para me kete shtet, per vete faktin se kjo diaspore duket si nje konkurrente per kete shtet. Per fatin e mire te ketij shteti dhe qeverie, diaspora shqiptare, me pak perjashtime, eshte lesh e li.

  7. Edi Rama:
    – … synimi ynë për këtë Samit është i thjeshtë, sepse është i drejtpërdrejtë. Ne nuk kemi një recetë të parashkruar, nuk kemi as një projekt të bërë gati dhe nuk duam që samiti të jetë një teatër ku ne të bëjmë sikur u mblodhëm, sikur folën, sikur vendosëm dhe në fund fare, ju largoheni pa lënë pas gjurmën e eksperiencës suaj. Jo, ne duam që të ulemi, të flasim hapur, ta shikojmë njëri-tjetrin në sy, për të kuptuar më mirë se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku dhe natyrisht, për të planifikuar më mirë së bashku, atë që mund të investojmë në dije dhe në para për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë edhe gjatë këtyre dy ditëve, edhe në vazhdim.

    Dmth nuk ka ide as projekt, nuk duhet teater, po kush do te investoje ne para e dije, te beje nje hap para.

    Pra samiti kerkon investitore, nuk behet fjale per probleme emigrantesh ne emigrim apo per lehtesira kthimi ne atdhe, por qe kush ka leke per te investuar te beje nje hap para. Mandej çeshtja e dijes eshte per garniture, se dija kalon kufijte me internet, ndersa ajo e aplikuara apo qe mund te aplikohet nuk i duhet Edi Rames, te pakten me çka treguar kete mandat.

    Mirepo kush ka para per te investuar, i investon edhe pa samit , nqs ka leverdi, mund t’i interesoje ndonje lehtesim nga qeveria, po kjo si e thote Rama s’ka asnje projekt gati per lehtesim, keshtu qe gjithcka eshte ne vendnumero.

    Nqs qeveria do kishte ndonje synim konkret pertej hedhjes se ca parave teper te buxhetit te shtetit, do kishte propozuar ndonje pakete per lehtesim fiskal ndaj emigranteve qe kane mbledhur nje dore lekesh e duan ta investojne, dmth t’u lehtesonte kthimin atyre emigranteve qe duan te hapin ndonje biznes te vogel ose te mesem per te rifilluar jeten ne Shqiperi.
    Mandej nqs do te donte edhe dijen te diskutonte per krijimin e kuotave ne institucionet shteterore qe lidhen me dijen per te lehtesuar kthimin e trurit.

    Pra, pavaresisht menefregizmit total ndaj problemeve te emigranteve apo te drejten e votes dhe aspektit politik , te pakten te kishte ndonje pakete lehtesimi per kthimin e emigranteve qe kane leke e dije.

    Nejse, pas 4 vjetesh te shohim cdo behet tek samiti i dyte.

      1. Pak a shume po.

        Megjithate duket se ka pasur dy axhenda, ajo e emigranteve dhe ajo e kryeministrit.

        Axhenda e emigranteve ka qene te flisnin per hallet e nevojat e tyre, po pse jo edhe te sukseseve e kontributit qe japin e qe mund te japin.

        Axhenda e kryeministrit ka qene per Panairin e Diaspores, ku emigrantet me biznese te suksesshme neper bote qe donin t’i hynin biznesit ne Shqiperi mund te krijonin nje kanal me te. Ne fund te fundit eshte viti zgjedhor dhe leket duhen,

        Fakt eshte se jane mbi 1.5 milion shqiptare ne emigrim (ndoshta edhe 1.6 milione) dhe rreth 2.8 milione shqiptare rezidente ne Shqiperi dhe mund te jemi vendi i pare ne bote pas palestinezeve, per perqindjen e emigranteve ne raport me numrin total te shtetasve (te regjistruarve ne gjendjen civile).

        Megjithate fakti qe jemi per Guinness jo vetem aktual por edhe ne historine e njerezimit (natyrisht krahasim me shtete serioze jo me ishuj apo qytet-shtete), nuk duket se shqeteson askend.

        1. A ha, kryeministri kok m’ kok me parellinjt! Me kish shkuar mendja, se edhe tek “Kurbani” i tij ndalet gjate kur flet per parane! Por nuk do e besoja po t’mos ma kish thene njeri! Eshte vertet ca i paturpesh kryeministri shqiptar, kur vjen puna tek paraja. Ka ngrejtur edhe ca Komisione strategjike, ca taks force, e ku ta di une, te gjitha ligjerisht, si e si qe parellinjte te jene te lidhur me ‘tw mw pare. Samit i thencin! NUK E KUPTOJ, C’DO QEVERIA ME ORGANIZIMIN E NJE SAMITI DIASPORE!? kete duhet ta organizonte nje institucion jashte qeveritar, nje shoqate apo levizje e caktuar! Kjo bie era shellire e prishur!

  8. Shqiptaret brenda Shqiperise jane bere diaspore per vete. Mendjen jashte e kane. Ah, nqs do kishin propozuar konkretisht te drejten e votimit ne kembim te te paguarit taksa, edhe mund ta kisha degjuar.

    1. Relapso, po, pati një farë dokumenti, por të lutem më jep pak kohë t’i përgjigjem mirë kësaj pyetje, sepse po përgatis disa shkrime për samitin dhe dukuritë përreth tij. Shoh me kënaqësi që interesi nuk mungon. Shkrimi i parë ishte vetëm në perspektivën e pjesëmarrjes, që më shumë tregon për diasporën se sa për qeverinë.

  9. A din si e pershkruaj une kete samit te pare me nji super shprehje shkodrane ‘Shtat e hije e men asnji fije’.

    Shpresoj qe samitin tjeter mos te vin mosha 50 e siper me tregu prrallat e tyne, me ju than te drejten skena kohe me humb na rinia e sodit. Ishte shum e pakt prania e rinis shqiptare qe jetojm e studiojme ne diaspore. Pse do thoni ju? Po e para punes na studentat skena pare me tret qe me ardh ne ate samit. ( edhe pse une erdha, jo me shpenzimet e mia por te babs) Dhe jo, nuk jam i pendum pse erdha, sepse bana jete natet ne tirane qe me ju than te drejten u knaqa.

    U fol gjithmon per gjuhen shqipe, per shkolla shqipe ku pershtypja jeme si 20 vjecar asht nje WTF i madh??? Arsyeja asht shume e thjesht, pse une te msoj me shkru shqip kur shteti shqiptare ne kete samit nuk kishte kurgja qe ti afronte ksaj rinie qe studion e po ban gerdin neper diaspore. Mso gjuhen se je shqiptar, ban ket se je shqiptar, prralla me mret. Kto gjana skena nevoj me ardh me i msu ne samit se kena bab e nan qe na flasin shqip e na ushqejn ket gja.

    Nejse une si pjesmarrs jam zhgenjy edhe sjam zhgenjy, kam marr disa kontakte, ju kam shkru…por akoma ska pergjigje. Me pelqej biseda qe kena pas me kryeministrin, nji nga gjamat ma te vleshme ne ket samit nga kendveshtrimi jem. Tjerat ishin tana bullshit qe sja vlen me i permend hic.

    ps z.Devole nqs ke gja ne dore banju sygjerim qe vitin tjeter ne rinis deri nga mosha 25 vjec te na hekun shpenzimet se me ardh me paret e babs sikur nuk shkon kjo gja :p

    1. Mire e ke thene “nji nga gjamat ma te vleshme” (sic)

      Por sa per rinine: Izraeli ka nje program qe mbeshtetet nga buxheti i shtetit ne bashkepunim me shoqata te tjera sioniste, qe quhet “Birthright Israel”. Te paguajn bileten prej New York deri atje, koston e baneses ne Tel Aviv, dhe programet kulturore. I ideuar prej disa pasanikesh hebrej ne Ameriken e Veriut, Birthright Israel ka per qellim qe te rrise sensin e identitetit judaik nder rinine, dhe te solidifikoje kontaktet me Eretz Israel.

      Shume te rinj judej takojne bashkeshortet atje per here te pare, e zhvillojne ‘zellin per Zionin”.

      Kesaj i thom “samit” une.

    2. Shkodrano, e nise mire por e perfundove keq! Ti dashke rugen e pagume! Mirpo ai tjetri do dhe nje arancate! E ai tjetri nje buzeqeshje! E nje tjeter nje honorar te vogel per nje referat! E keshtu pa fund! Shkodrano, leni k’to andrra n’beze, por futju punes! Dhe hiqne prej men’jes ket dreq leku, se ky asht ai qi i qit trutsh hajvanat shqiptar!

  10. Në këtë samit unë shoh dhe një aspekt tjetër, përtej argumenteve pro dhe kundër samitit, apo kritikave mbi organizimin, organizatorët, qëllimet, rezultatet, pjesëmarrësit etj., të cilat, për mendimin tim, Hyllin dhe zt. Vehbiu i kanë përmbledhur “spot-on” në komentet më lartë.

    Me gjithë respektin dhe mirëkuptimin për pjesëmarrësit në atë Samit të Diasporës, shumica e të cilëve – për këtë nuk kam fare dyshim – shkuan aty me dëshirën e mirë për “të bërë diçka për atë vend” apo dhe thjesht për të mbajtur kontaktin me shoqërinë e atyshme, ata me pjesëmarrjen e tyre në atë Samit i dhanë një legjitimitet të pamerituar klasës politike shqiptare.

    Kësaj klase politike që ka Shqipëria sot i mungon legjitimiteti për të organizuar një program të tillë. Për një mijë arsye! Ajo jo vetëm që është e diskredituar në vend dhe është bërë – dhe na ka bërë – gaz i botës para të huajve, por ajo është dhe përgjegjësja kryesore për arratinë masive të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria, që filloi në 1990-ën e që vazhdon akoma sot e kësaj dite. Kurse tani na dalin në samite me emigrantët e na sillen si baballarët e kombit.

    [Dhe nuk besoj se ka qytetar shqiptar sot që e gënjen mendja, se legjitimiteti i kësaj klase mund të buroj nga “vota e popullit” – votat e dimë mirë se si ia marrin popullit këta]

    Jam kurioz të di, nëse kishte në atë Samit ndonjë “përfaqësues” të atyre 100 mijë shqiptarëve të ikur me kuç e me maç në dy vitet e fundit e që vërdallosen azileve të Gjermanisë, Hollandës apo “xhunglës” franceze për të kaluar matanë Kanalit? (pyetja është retorike!) Po ndoshta këta nuk janë “shqiptarë të diasporës”, apo janë “shqiptarë të Greqisë”, si i quajti Rama..

    Samiti si nga forma – kongres, festival e ballo njëkohësisht -, ashtu dhe nga përmbajtja – fjalëshumë por pa substancë dhe pa orientim -, dhe nga koha e mbajtjes – pak muaj para zgjedhjeve parlamentare -, për mendimin tim, ishte një show që i vjen shumë për shtat Ramës dhe pehlivanëve që ka rreth vetes, por që bën pak ose aspak për diasporën, për problemet e saj dhe për kontaktet me shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

    Shkëlqim i rremë, tha.

    1. Gjilpëra, pjesëmarrja e të ashtuquajturës diasporë, një term i diskutueshëm, mund të ketë arsye nga më të ndryshmet. Mund të ketë njerëz që kanë shkuar nga idealizmi i pastër, por mund të ketë edhe nga ata që kanë shkuar thjesht për t’u dukur. Ka lloj lloj arsyesh. Edhe pjesëmarrja si koncept kërkon reflektime të mëtejshme, sepse ka pjesëmarrje aktive, por edhe pasive. Vetë pjesëmarrja ime, i ftuar si specialist për të moderuar panelin e tetë, nuk mund të jetë e njëjtë me atë që ka ardhur si dëgjues, ta zëmë, nga Kanadaja. Unë kam edhe kureshtjen e studiuesit të temës në këtë mes, pa përmendur faktin e pagesës së avionit dhe hotelit (por asnjë honorar, apo rembursim tjetër, e nënvizoj), në cilësinë e panelistit, që detyrimisht e lehtëson pjesëmarrjen, në krahasim me atë që duhet të përshkojë oqeanin e të paguajë gjithçka nga xhepi.

      Mirëpo, pjesëmarrjet i bashkonte dëshira për të qenë aty e për të ndërvepruar, me përfaqësues e kolegë të diasporës, sepse vajtja në samit kërkonte për të gjithë një farë sakrifice, përderisa njerëzit humbën ditë pune e ditë pushimi.
      Ti thua se “ata me pjesëmarrjen e tyre në atë Samit i dhanë një legjitimitet të pamerituar klasës politike shqiptare”. Unë nuk do të isha aq radikal në këtë pohim, megjithëse e pranoj se duhet ta diskutojmë. Pas takimit të Samitit, ti e shikon klasën politike shqiptare më të legjitimuar? Më të fortë? Në sytë e kujt, të popullit shqiptar, të faktorit ndërkombëtar, apo të diasporës vetë? Unë nuk shoh asgjë nga këto. Gjithsesi, nëse ka pasur orvatje për legjitimim, kjo nuk ka qenë nga ana e diasporës, të paktën jo të gjithëve.

      Ka pasur me siguri shqiptarë që kanë shkuar për të siguruar lidhje, për të qenë thjesht prezentë, ose për t’i lënë shansin e fundit asaj klase politike, që e ka harruar diasporën që në vitet 1990. Ka me siguri nga ata që janë kuriozë të shohin se ç’bëhet, që duan të jenë dëshmitarë të eventit, sikurse ka me siguri nga ata që i përkasin kulturës së pjesëmarrjes, që parapëlqejnë të jenë për t’i thënë gjërat, se sa të mos jenë. Natyrisht, ka edhe kategori të tjera, si përfaqësuesit e shoqatave, që kanë shkuar në emër të anëtarëve.

      Nuk dua të gaboj, por fjalët e tua tingëllojnë edhe si fajësim për pjesëmarrësit në samit. A mund t’i ngarkojmë vallë me këtë barrë? Si fajtorë të legjitimimit të klasës politike shqiptare krejtësisht të dështuar? Si mund të jemi kaq kategorikë për njerëz që kërkojnë të drejtën e votës, njohjen e kontributeve sociale, mbrojtjen shtetërore, libra për të mësuar gjuhën shqipe, etj. etj.? Emigrantët në thelb janë lënë në harresë nga shteti shqiptar, duke përjashtuar ndonjë përpjekje modeste, thjesht janë përdorur. Janë konceptuar gjithnjë si lopa për t’u mjelë (këtë e kam shkruar edhe publikisht).

      Në panelin që moderova unë, më mbeti në mendje një pyetje (drejtuar politikanëve të pranishëm), që bëri një bashkëkombës me banim në Australi: “Çfarë do të bëni ju, për ata shqiptarë të diasporës që e kanë humbur besimin?”. Pyetje koncize dhe shumë domethënëse. Më pëlqeu shumë.

      Një show the? Patjetër, plot fjalë të mëdha e deklarata boshe. Shkëlqim i rremë the? Sigurisht, por edhe efimer, pra krejt kalimtar. Por, unë po shkruaja për pjesëmarrjen…

      1. Rando, aty natyrisht qe ka pasur nje legjitimim, por jo te qeverise, sepse qeveria nuk ka nevoje te legjitimohet nga emigrantet. Aty diaspora shqiptare se pari, legjitimoi vetveten, se dyti, u legjitimua nga qeveria. Shpresojme qe se shpejti te legjitimohet edhe nga shoqeria shqiptare, e cila me sa duket na ka bere dalje te gjitheve. Do te desha te shkruaja gjate per ta shtjelluar me mire kete dukuri, por tani nuk kam kohe. Besoj se ti, si sociolog qe interesohesh per dukuri te tilla, e kupton perse e kam fjalen.

        1. Këndvështrimin e ke shumë të saktë, për mendimin tim. Edhe intuitën. Jam dakord me ty. Por do t’i shikoja si procese dinamike dhe problematike, jo si të përmbyllura e të zgjidhura plotësisht. Në fakt, me analizën e kësaj pike po merrem aktualisht. P.sh. si do të strukturohet konkretikisht kjo marrëdhënie midis institucioneve shqiptare dhe diasporës? Tani nuk ka më alibi, as në rrafshin formal, megjithëse dhelpëritë e politikës shqiptare nuk kanë fund kurrë.
          Ke të drejtë edhe për qëndrimin e shoqërisë shqiptare, indiferenca e së cilës u vu re edhe ato ditë nëntori, që për mua ishin gjithsesi interesante. Mua më shqetëson përdorimi që don t’i bëjë diasporës qeveria shqiptare, por më vret edhe indiferenca e mediave dhe e shoqërisë, që nuk duhet parë të plan individual, se nuk ka familje shqiptare pa emigrantë jashtë.

        2. Shkruan:

          Aty diaspora shqiptare se pari, legjitimoi vetveten, se dyti, u legjitimua nga qeveria.

          Relapso, asnjë legjitimim i diasporës si të tillë, ose si diasporë, nuk ndodhi, thjesht sepse nuk mund të ndodhte. Kushedi u legjitimuan si pjesëtarë të diasporës përkundrejt qeverisë shqiptare ata që shkuan të marrin pjesë në “samit”; por përndryshe pjesëmarrja në “samit” ishte e hapur, kush të donte dhe të kish kohë dhe para të mjaftueshme, mund të regjistrohej në uebsajtin përkatës dhe të shkonte në Tiranë. Por kjo procedurë e zhvlerëson automatikisht nocionin e përfaqësimit. Për shembull, unë si shqiptar i NYC nuk ndihem absolutisht i përfaqësuar dhe aq më pak i legjitimuar nga ata shqiptarë të NYC që vendosën të shkojnë në “samit”. Këtë e përjetojnë edhe shumë të tjerë si unë, me të cilët kam biseduar dhe për të njëjtën arsye. Nëse ka patur ndonjë përzgjedhje, këtë e ka bërë qeveria vetë, nëpërmjet ftesave që u dërgoi disave – por askush nuk di se me ç’kritere u përcaktua se kush do të ftohej dhe kush jo (sot e kësaj dite nuk di të jetë bërë gjëkundi publike lista e pjesëmarrësve në “samit”). Edhe një dasmë fshati organizohet më mirë – gjithsekush që ftohet atje, e di pse është ftuar; dhe gjithsekush nuk ftohet, e di pse nuk është ftuar. Dhe kjo nuk ka të bëjë me atë që “nuk mund të shkojë gjithë diaspora në Tiranë”, por me atë tjetrën, se çfarë përfaqësonin pikërisht ata që shkuan, përtej vetes së tyre dhe dëshirës së tyre të mirë. Jam i sigurt se edhe një pjesë e madhe e atyre që morën pjesë në “samit” nuk do ta pranonin se ishin aty si përfaqësues “të diasporës”. Aq më tepër që kjo qeveri që organizoi “samitin”, nuk arriti as të ftojë atje si duhet as Presidentin e Republikës, ose përfaqësuesin kryesor institucional të shtetit shqiptar, i cili në fakt e bojkotoi eventin për arsye formale.

          1. Ardi, nuk mund të mos jem dakord me ato që thua, midis të tjerash, sepse i kam shkruar qartë dhe publikisht. Çështjen e përfaqësimit e preka edhe në shkrimin sipër, sepse lidhet me pjesëmarrjen, kur fola për shpërpjesëtimin e përfaqësimit midis qeverisë dhe diasporës. Në një artikull tjetër, ku trajtoja përdorimin problematik të termave samit e diasporë, kam thënë se çështja e përfaqësimit është përcaktuese për sa kohë qeveria përfaqëson mazhorancën e parlamentit, kurse pjesëmarrësit në samitin e diasporës shqiptare nuk kishin ndonjë mandat të certifikuar për të marrë pjesë, për të negociuar, ose për të bashkëvendosur lidhur me tema të ndryshme. Prandaj edhe përdorimi i fjalës samit ishte i gabuar në thelb.

            Porse, të njëjtin problem, në lidhje me përfaqësimin, ka edhe diaspora, një term i diskutueshëm dhe ende i pakristalizuar mirë. Sepse nuk mund të ketë përfaqësim nëse nuk e dimë ende se kush përfshihet në diasporë.

            Nuk besoj se ata që morën pjesë në samit mund të thonë se janë përfaqësues të diasporës. Shumë shumë mund të thonë se përfaqësojnë filan shoqatë, por edhe këtu, ka diçka që nuk shkon. Ai vërtet mund ta përfaqësojë shoqatën, se mund të jetë Kryetar i saj, por nuk ka ndonjë mandat të qartë, as linjë politike, as ndonjë dokument për të votuar.

            Të jap të drejtë edhe për mospërfshirjen e Presidentit shqiptar, që për mua mbetet e pajustifikueshme për qeverinë, Presidentin dhe për të gjithë klasën politike. E të mendosh që e kisha ngritur si problem, në këtë log, që para zhvillimit të samitit: “Përse në panelet e diskutimit ka vetëm “pjesëmarrës nga Qeveria”? A nuk do të kishte qenë mirë, që të merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve shqiptare? P.sh. nuk do të kishte qenë keq që të ishte përfshirë Parlamenti, qoftë me anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme, ose ndonjë Komision tjetër, meqë diaspora prek tema transversale. Nuk do të kishte qenë keq gjithashtu, që të ishte përfshirë në veprimtari edhe Presidenca e Republikës…”

            Relapso-ja, siç e kuptova unë, nuk e ka fjalën ngushtësisht për legjitimimin, edhe pse përdor atë fjalë ngaqë doli në debat. Termi i saktë që duhej të përdorej, për mendimin tim, është njohja, pranimi, ose ajo që në italisht thuhet riconoscimento, ose në anglisht recognition me kuptimin që ka kjo fjalë në shkencat sociale, si njohje e pranim publik i rolit, meritave, shërbimeve, etj. të një personi ose një grupi. Por edhe këtu duhen bërë dallime e sqarime…

            Siç e thashë edhe më sipër, koncepti recognition po më ndihmon ta shoh dukurinë e diasporës dhe samitit, duke u përpjekur të hedh disa rreshta në letër. Sa për kujtesë, legjitimimi është njohja e dikujt ose e diçkaje nga pikëpamja juridike dhe ligjore. Natyrisht, nuk është rasti ynë.

          2. E kam fjalen per legjitimim te diaspores si entitet social. jo si komunitet te organizuar me struktura perfaqesimi, sepse ne fakt nuk eshte i tille.

            Kete tubim une e kam pare si nje lloj njohjeje zyrtare te ekzistences se diaspores. Te kujtoj se deri me sot per qeverine nuk ekzistonte nje diaspore, por vetem nje numer i pacaktuar shtetasish a individesh emigrante me banim te perkohshem jashte shtetit. Me fjale te tjera per shtetin deri me sot kishte vetem shtetas shqiptare. Tani mund te themi se perveç shtetasve shqiptare me banim ne Shqiperi, shteti me kete rast legjitimoi, pra njohu, edhe nje diaspore te perbere nga shqiptare, me ose pa shtetesi, me banim te perkohshem a te perhershem jashte Shqiperise. Kemi te bejme me nje kategori te re, nje entitet te ndryshem nga ata te derisotmit ku njerezit ndaheshin vetem ne shtetas shqiptare dhe shtetas te huaj.

            Mbetet qe kjo njohje te legalizohet formalisht dhe te institucionalizohet.

            Problemi i perfaqesimit eshte objektivisht shume i vershtire, sepse kermi te bejme kryesisht me nje nocion politik.

            Per mendimin tim hapat jane keta:

            1) formalizim dhe institucionalizim i diaspores me dispozita ligjore dhe akte nenligjore, dikastere a drejtori dikasteresh te dedikuara, praktika dhe zyra konsullore te dedikuara, regjistra te veçante etj.
            2) njohje e se drejtes se votes, dhe ne kete kuader
            3) e drejta e diaspores per te zgjedhur perfaqesuesit e vet politike ne parlament.

            Vetem atehere mund te flitet per perfaqesim.

          3. Rando, u bene vite qe jetojme jashte dhe ndonjehere kur flasim shqip na nderhyjne fjalet dhe kuptimet ashtu siç perdoren ne gjuhe te huaj. Konkretisht une “legjitimim” e perdor me kuptimet e italishtes publicistike ku dallohet “legjitimim” nga “legalizim” dhe “legjitime” nga legale”.

            1. Relapso, të kuptova mirë. Madje e ke shpjeguar saktë në komentin sipër. Desha thjesht që të ndaheshin dy konceptet: fillimisht vjen njohja, pranimi (it. riconoscimento) dhe më pas legjitimimi (që është njohje formale, në planin juridik). Unë mendoj se jemi në fillesat e njohjes, që është koncept shumë i gjerë, por fazë e domosdoshme për të kaluar tek tjetra, ta zëmë tek e drejta e votës, siç shkruaje ti. Them se është një proces i tërë kulturor. Detyra ime modeste është ta mbaj zjarrin ndezur… Dua të them vëmendjen dhe debatin publik. Përndryshe, harresa është prapa derës. Se në këtë botë, sa fiken dritat e telekamerave pllakos errësirë e madhe.

      2. Nuk është aspak fajësim për pjesëmarrësit (fajësimet unë i mbaj vetëm për klasën politike shqiptare 🙂 ); më tepër është një konstatim apo interpretimi im për efektet e këtij samiti – sidomos atij të legjitimimit të pamerituar për elitën politike të Tiranës, efekt ky anësor dhe i parëndësishëm për pjesëmarrësit sigurisht, por kryesor për politikanët e atyshëm.

        Shkruani: “..nëse ka pasur orvatje për legjitimim, kjo nuk ka qënë nga ana e diasporës…”

        Pikërisht. Nuk janë pjesëmarrësit që duan t’u japin legjitimimin. Janë politikanët shqiptarë ata që legjitimitetin, që u nuk e marrin dot as nga zgjedhjet e vjedhura dhe as nga ajo çka qytetarët shqiptarë presin prej tyre, kur ata vijnë në pushtet – punë, shkolla të mira, spitale të hajrit, dinjitet, siguri, mirëqënie – sepse janë të korruptuar dhe të paaftë, por që e kërkojnë ta marrin legjitimimin nga show mediatike të tipit bunkart, përralla me “Rilindjen”, mbjellje palmash, bojatisje fasadash, prishje dhe ngritje stadiumesh, parada bajate me futbollistët, ballo me gazetarët apo samite me emigrantët.

        Unë e kuptoj dhe e vlerësoj maksimalisht pozicionin dhe punën tuaj për problemet të diasporës. As që diskutohet fare që këto probleme janë akute dhe që duan zgjidhje; dhe jo që tani por kanë dekada që presin zgjidhje. Vetëm se unë nuk shoh se si mund të zgjidhen këto probleme me këtë klasë politike që Shqipëria ka sot e që ka pasur që prej 25 vitesh. Ajo për mua është problemi Numër 1. Jo vetëm që e ka humbur komplet – po komplet fare! – kredibilitetitin si klasë drejtuese, por ajo po bën DËM të jashtëzakonshëm për vendin, sa më shumë dhe më gjatë që rri në pushtet.

        Nuk e di nëse mori përgjigje nga politikanët aty pyetja e bashkëpatriotit nga Australia se “çfarë do të bëjnë politikanët për shqiptarët e diasporës që kanë humbur besimin”? Por një përgjigje ua jap unë politikanëve: Të lenë pushtetin dhe të largohen nga politika!

  11. Per Randon (dhe per here te fundit ne kete teme) : Rando me sa kuptova, ty te ftuan, te paguan rrugen, te priten (patjeter) edhe mire, me buzeqeshje, te dhane nje tabllo gri, te dhane dhe nje penel ne dore dhe nje boje po gri, dhe te thane vizato dicka. Nje njeri qe don vertet te bej dicka, do u thoshte dhe do thote akoma ne shkrimet e veta: si mund te pikturoj une me boje gri ne nje tabllo gri? Mirpo ti nuk e bere dhe nuk e ben akoma kete as ne shkrimet e tanishme, as ne komentet, por vazhdon te pikturosh me boje gri mbi tabllone gri. Nuk e di pse, ndoshta shpreson se vertet ka nisur mire dhe ne te ardhmen do ndikosh te permisohet puna ne kete drejtim!? Une do t’ua hidhja bojen surratit qysh ne fillim e do tu thoja: tallni bythen me ndonje tjeter! Nejse! Njerezit nuk jane njelloj dhe me mire qe nuk jane njelloj! Se ka levizje, ka diskutim, ka jete! S.d.q., mua me vjen pak keq per ty dhe, ndonese nuk jam fetar, do te lutem qe te arrish vertet te pikturosh dicka te dallueshme me te njejten boje qe ka dhe tablloja. Ose mos shko si derri ne thes, por (ngaqe tani ke paksa pervoje) interesohu me pare nese edhe heres tjeter do te tallen duke te dhene per te pikturuar nje boje te njejte me ate te tabllose! (Besoj e ke kuptuar me mire keshtu metaforikisht!)

    1. Për r.th.: Në qoftë se në komentin tënd ka ironi, insinuata, ose ca më keq, tallje, më lejo të të them se nuk i meritoj. Unë vajta, i ftuar, si njohës i temës që u trajtua në atë panel: përfaqësitë diplomatike dhe diaspora. E përsëris, në emrin tim personal, si përfaqësues i vetes (siç tregonte qartë edhe programi i shpërndarë). Do ta bëja sërish, pavarësisht nga qeveria që është në fuqi, madje kështu kam bërë gjithnjë. Shkoj, them mendimet e mia në liri totale (kusht thelbësor) dhe kaq. Por edhe dëgjoj, vëzhgoj, mësoj. Ashtu bëra edhe kësaj radhe.

      Nuk e di sa peshë ka fjala ime, por unë bëj timen, në emër të asaj që besoj. Aq më tepër që i përkas kulturës së pjesëmarrjes, të angazhimit social, çka vërtetohet edhe nga fakti që jam këtu, duke folur me ty sinqerisht, për probleme të shoqërisë shqiptare, pa asnjë interes e pa të njohur identitetin. Me rrethanën rënduese për mua, se sot është e shtunë dhe përjashta ka diell. Megjithatë, pavarësisht se nesër mund të më thonë që r.th. “talli b… me ty”, ose “mos shko si derr në thes” në diskutim me të, unë prapë nuk ia vë fajin vetes, por eventualisht bashkëbiseduesit, sepse unë e bëra timen. Gjithnjë në mënyrë qytetare, pa përdorur as bojëra, as ndonjë objekt tjetër. Arma ime është: fjala e qytetëruar.

      Së fundi, mendoj se diskutimet për këtë temë dolën nga vatha që kisha menduar unë. Nga pjesëmarrja e emigrantëve në atë nismë – konstatim banal i imi, që mund ta konfirmojë çdo person që ishte prezent – deri tek insinuatat e ndryshme, siç ishte p.sh. “përzierja me organizimin” e samitit, ka një hendek të madh. Unë u përpoqa të hedh disa mendime rreth pjesëmarrjes, jo të jap sentenca definitive. Desha të analizoj disa aspekte të fenomenit dhe për këtë falënderoj shumë kolegë e komentues, që dhanë kontribute të vyeshme e stimuluese në diskutim.

  12. Rando,

    Ju përdorni termin “konstatim empirik rreth pjesëmarrjes” në kmonetet tuaja në një analogji të dukshme me kërkimet shkencore. Nëse është kështu – që ky shrim ka karakter shkencor apo përsiatje shkencore rreth pjesëmarrjes – shkrimi lë shumë për të dëshiruar. Sepse janë lënë jashtë shumë statistika domethënëse, si shkalla e edukimit, gjinia, vëndbanimet prej nga vinin pejsmarrsit, statusi financiar, kush ishin të ftuar dhe kush kishin ardhur me dëshirë dhe me shpenzimet e tyre… sa për të përmendur disa. Kështu ndoshta mund edhe të arrish në ndonjë konkluzion se çfarë është kjo pjesmarrje.

    Po qe se nuk arrin ta bësh këtë, nuk është e udhës të presësh nga lexuesit të të mirkuptojnë në këtë pikë.

    Se përndryshe empiricizmi më i madh që mund të nxirret nga pjesmarrja tek ky “Samit” është që politikanët shqiptar, pasi kanë tallur b*thën sa kanë mundur me pjesën më të madhe të popullatës brenda për brenda Shqipërisë, po duan të tallin b*thën edhe “me pjesmarrje të madhe” të diasporës.
     

    Aq më tepër që këtij « Samiti » i parapriu një vizitë e Kryministrit ne New York me ekspozitë private me piktura, që blihen po nga dispora.

    Që ju angazhoheni, është absolutisht e pakritikueshme. Çfarë është e kritikueshme është se me këtë shkrim ju e keni zhveshur veten nga një rol kritik në angazhim, ç’ka është e kritikueshme.

    Me një vëzhgim, kështu empirk, ky shrim pa sens kritik përligj talljen e b*thës me pjesmarrjen e madhe të diasporës.

    1. L.A.,

      në fjalorin e shqipes, që e gjeni edhe online, fjala empirik shpjegohet kështu:

      EMPIRIK mb. Që mbështetet vetëm në vëzhgimet shqisore, në përvojën a në praktikën, që nënvlerëson a mohon njohuritë e përgjithësimet teorike ose nuk i zotëron këto, që nuk e merr parasysh arsyetimin e përgjithësimin shkencor.

      Pra NUK ka asgjë shkencore shkrimi im. Por ndoshta duhet të përdorja ndonjë term më të saktë. Me siguri, më ka ndërhyrë edhe italishtja, ku termi (që shpjegohet kështu: “Che si fonda soltanto sull’esperienza; che si affida esclusivamente alla pratica, senza il supporto di cognizioni teoriche e scientifiche” – “Që bazohet vetëm tek përvoja; që i beson ekskluzivisht praktikës, pa mbështetjen e njohurive teorike dhe shkencore”) – ka edhe ngjyresa negative.

      E nënvizoj, janë vetëm përshtypjet e mia të bazuara në atë që pashë me sytë e mi. E disa mendime. Më bëri shumë përshtypje numri i njerëzve në salla dhe, mbi të gjitha, duart lart që kërkonin të flisnin. Statistika nuk kam. Burimet zyrtare thanë që ishin mbi 1000 vetë nga 41 shtete të botës.

      Do të isha shumë kureshtar të dija shumë gjëra nga pjesëmarrja sasiore, madje edhe grupmoshat. Por kampioni nuk do të ishte përfaqësues, se ata që ishin atje nuk përfaqësonin diasporën në sensin klasik të fjalës. Mua më intereson më shumë dëshira, që vura re nga ana e diasporës, për të marrë pjesë aktive, çka dallohej qartë edhe nga kërkesat e tyre, siç ishte për shembull e drejta e votës, etj. etj.

      Ti kërkon të dish, midis të tjerash, se “…kush ishin të ftuar dhe kush kishin ardhur me dëshirë dhe me shpenzimet e tyre… “. Unë e marr të mirëqënë se të gjithë kishin ardhur në samit me dëshirë, se nuk i kanë detyruar me polici nga jashtë shtetit. Për arsyet, ftesat dhe shpenzimet mund të kërkohet informacion. Mund të ketë pasur nga ata që kanë ardhur me shpenzimet e shoqatave që përfaqësojnë, sikurse ka pasur nga ata që kanë ardhur me shpenzimet e veta. Me ftesat, me sa mora vesh, janë bërë gabime të rënda. Shpesh nuk kanë arritur në destinacion për arsye tekniko-organizative.

      Më shkruan se “me këtë shkrim ju e keni zhveshur veten nga një rol kritik në angazhim, ky shrim pa sens kritik përligj talljen e b*thës me pjesmarrjen e madhe të diasporës”. Më duket se po më rëndon më shumë seç duhet, sepse praktikisht po më bën bashkëfajtor për mungesën e vëmendjes ndaj diasporës e përligjës të kësaj politike që vazhdon prej dhjetëvjeçarësh.

      Pavarësisht veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë aktuale dhe dështimit të klasës politike shqiptare, për këtë rast, unë nuk mund të shkruaja se në samit sallat ishin bosh, se nuk kishte pjesëmarrje dhe se njerëzit nuk donin të ndërhynin. Sepse, vërtet ti do të më jepje medalje për “angazhimin tim kritik”, por do të ngrihej dikush, që ishte prezent atje, e do të më bënte qepaze. Plus, më rëndësishmja, do të më vinte zor nga vetja.

      Unë mendoj se ky diskutim (rreth këtij shkrimi) po shkon drejt shterimit. Sepse po përsëritemi. Megjithatë, nuk do të ishte keq t’ju kujtoja disa shkrime të mia të deritanishme për samitin, në rend kronologjik: Dilema e samitit të diasporës (31 Maj 2016), Strukturimi i marrëdhënieve me diasporën (8 Qershor 2016), Pjesëmarrja e diasporës ose lapsusi i samitit (2 Shtator 2016), Kur marrëdhënia dyshe nuk mjafton (9 Shtator 2016), Vetëm pesë minuta (20 Shtator 2016), Samiti sapo filloi (12 dhjetor 2016), Relativiteti i “Samitit” dhe i “Diasporës” (15 dhjetor 2016)…

      Sa për sensin tim kritik dhe objektivitetin, do të kisha pasur dëshirë të kishe qenë i pranishëm gjatë panelit që unë moderova. Pjesëmarrjen dhe dëshirën për pjesëmarrje të diasporës, në zhvillimet e Shqipërisë dhe shqiptarisë, unë e shoh si diçka pozitive përtej politikës së sotme. Sepse e lidh me gjithë shoqërinë.

      Madje, pjesëmarrjen qytetare të emigrantëve e shoh si problem për qeverinë dhe klasën politike shqiptare, sepse duhet të përballohet me qytetarë, lirinë e të cilëve nuk e kontrollon dot. Nuk e shoh pjesëmarrjen si certifikatë suksesi të këtij samiti, apo të kësaj qeverie. Pjesëmarrja tregon kryesisht për qëndrimin e emigrantëve dhe e vë me shpatulla për muri politikën shqiptare. Që samiti kishte një thes me të meta nuk ka pikë dyshimi. Më duket se e kam thënë qartë, madje jo vetëm një herë.

      1. Rando,
        Që ju nuk e dini se Empiricizmi është baza e shkencës moderne po më habit. Dhe s’mund ta justifikoni këtë me hapjen e fjalorëve shqip të idologjisë komuniste, të mbushur me idiotësira.

        Ja ku e keni nga Google ne krye të listës:

        em·pir·i·cism
        əmˈpirəˌsizəm/
        noun
        PHILOSOPHY
        noun: empiricism
        1. the theory that all knowledge is derived from sense-experience. Stimulated by the rise of experimental science, it developed in the 17th and 18th centuries, expounded in particular by John Locke, George Berkeley, and David Hume.

        Ju flisni për pjesëmarrje, pa e analizuar fare se në çfarë po duam të marrim pjesë.

        Për mendimin tim ky është një show mediatik jo vetëm i shpifur, por edhe i rrezikshëm, që shërben për të legjitimuar një klasë politike kriminale. Dhe ky legjitimim së pari është financiar, përpara se të jetë politik.

        Jo pa qëllim e përmenda ekspozitën e Kryeministrit në New York. Sepse paratë e inkriminuara të Shqipërisë po dalin jashtë edhe po pastrohen nëpërmjet diasporës (me piktura te shitura qindra mije $). Zakonisht ata që leqendisen me Kryeministrin kanë interesa të tjera, që nuk kanë shumë lidhje me ato të diasporës. Kryeministri është duke e blerë disporën, ashtu siç blejnë çdo gjë në Shqipëri.

        Unë nuk kam as më të voglin dyshim në punën tuaj, por ju dashur pa dashur në këtë shkrim i keni përplasur lexuesit “pjesëmarrjen” në fytyrë, duke ia barazuar atë me “suksesin” njësoj siç do bënte pushteti për t’ua mbullur gojën atyre që ju i quani qytetarë të lirë.

        Se përndryshe unë jam i lirë të marr pjesë në zhvillimet në Shqipëri pa qënë nevoja të bëhem pjesë e turmës së samitit.

        1. L.A., akuza shumë të rënda po lexoj në rreshtat e tua. E më e vogla qenka ajo e injorancës (se nuk ditkam se ç’është empirizmi) dhe se iu referokam fjalorëve të ideologjisë komuniste. Më vjen shumë keq për tonin tuaj, edhe për aludimet jo aq të fshehta.

          Unë e përdora fjalën empirike për konstatimet e mia në kuptimin e metodës. Unë ta dhashë citimin e fjalorit italian, edhe linkun përkatës. Siç thotë edhe fjalori shqip i 2006-s, empirizëm quhet edhe ajo “metodë pune, ose prirje për të vepruar duke u mbështetur vetëm në vëzhgimet shqisore, në përvojën e në praktikën”. Me fjalë të thjeshta, nga ajo që pashë. Por në qoftë se ti, kërkon të kapesh pas fjalësh, e ta vazhdosh deri në pafundësi këtë polemikë, unë dorëzohem menjëherë dhe ngre duart lart. Nuk e kam problem, as dua të dukem i ditur, se filozof nuk jam.

          Nuk kam njohuri për pastrimin e parave nëpërmjet diasporës. Po të kisha, do ta denoncoja në organet jashtë. “Kryeministri – thua ti – është duke blerë diasporën”. Të gjithë diasporën? Unë mendoj që jo, se mua, p.sh. nuk më ka blerë, dhe me sinqeritet, nuk më ka ofruar asgjë. Pastaj, në mbledhjen e “samitit” unë pashë plot emigrantë, që i njoh si njerëz të ndershëm, madje kundërshtarë të qeverisë aktuale, gjithsesi që nuk janë blerë.

          Unë nuk ia përplasa lexuesit në fytyrë “pjesëmarrjen”, nuk është në tonin tim. Kërkoj ndjesë nëse është perceptuar kështu. Nuk e barazova me suksesin e samitit, por më duket se në këtë pikë po flas në vesh të shurdhër. E në fund të paragrafit të parafundit më barazon me metodat e pushtetit. Nuk di ç’të them. Akuza më lë pa fjalë. Nuk e dija që paskësha qenë kaq djallëzor. Megjithatë, unë mendoj të kundërtën, është pjesëmarrja ajo që e vë përballë përgjegjësisë klasën politike shqiptare. Samiti nuk ka dhënë ende asnjë rezultat konkret, të paktën jo atyre kërkesave që unë kam vite që dëgjoj.

          Në fund fare, thua:

          “Se përndryshe unë jam i lirë të marr pjesë në zhvillimet në Shqipëri pa qënë nevoja të bëhem pjesë e turmës së samitit”.

          Natyrisht që je i lirë të marrësh pjesë në zhvillimet në Shqipëri, madje e kam thënë në shkrim (lexoje të lutem) se “Vetë pjesëmarrja në Samit nuk është se jep ndonjë patentë të veçantë, përderisa ka plot emigrantë, me siguri shumica, që kanë marrë pjesë e vazhdojnë të marrin pjesë aktivisht në rrjedhat e shqiptarisë, pavarësisht nga prania në ato ditë të nëntorit”.

          Ti e quan “turmë e samitit”. Personalisht u kam ndenjur gjithnjë larg turmave, sepse turma ta humb personalitetin. Por a mund t’i quaj turmë të gjithë ata shqiptarë që morën pjesë në samit? Po ata që ngritën tema delikate e të rëndësishme? Unë nuk e idealizoj diasporën, por as nuk e denigroj. Diaspora është koncept shumë i gjerë. Gjithsesi, aty brenda ka lloj lloj njerëzish.

          Së fundi, është hera e tretë që po ftoj në mënyrë të sjellshme, që ta mbyllim këtë diskutim tashmë të ezauruar, të cilin e konsideroj domethënës e të vyeshëm për mua. Përfitoj nga rasti, të falenderoj sërish kolegët e komentuesit, që morën mundimin të ma lexojnë shkrimin e që morën pjesë në diskutim. Ju uroj natën ose ditën e mirë, sipas orës e vendit ku gjendeni.

  13. I nderuar Rando, duke i qendruar thelbit te ceshtjes dhe jo permbajtjes, (ne te kundert duhej te mbaja fjalen per mos-diskutim te metejshem), harroi te lutem te gjitha komentet e mia ketu. Merr vetem ato te shokut tend Ardianit, qe samiti nuk dalloi per ndonje sukses (cfar edhe ti nuk e pretendon), merr ato te Shkozes, qe ne shkrimin tend mungojne detajet mbi samitin, pervec marrjes se mikrofonit, merr opinionet e Elones dhe Arlindit me siper, merr ato pak fakte qe sjell hylli mbi samitin, merr shprehjen popullore te shkodranit: “shtate hije e men’je as nji fije”, merr edhe nje shprehje te dikujt mesiper, se “edhe nje dasme fshati organizohet me mire”, hiqe nga mendja ngaterresen me kategorine filozofike: “Empirizem”, merr edhe konnstatimit e dikujt tjeter per diskretitim te diaspores, shto ketu (nese me lejon) edhe dicka qe e kam harruar, se diskretitimi dhe deshtimi i diaspores ne kete samit eshte edhe diskretitim dhe deshtim per popullin, shto edhe “faljen” qe une te jap per pjesmarrjen tende ne samit, (e futa ne thonjza per te treguar se nuk eshte aty gabimi, tek pjesmarrja qe ke bere, pasi mund te jesh njeri me shpresa dhe me qellime per te sjelle dicka pozitive ne kete angazhim diaspore), pas gjithe ketyre e ke me te lehte te perqendrohesh ne shkrimin tend te mesiperm (“Duart lart, qe kerkonin me ngulm mikrofonin….”) dhe ne shkrimet e tjera qe do nasjellesh, ku shpresoj te dallosh qarte vendin (raportin) ku gjindet e gjithe shoqeria shqiptare dhe shteti shqiptar me diasporen shqiptare, vendin (raportin) ku gjindet kjo diaspore me vetveten dhe shoqerine me gjithe shtetin shqiptar. Kam frike se ti/ ju edhe ne shkrimin e ardhem do te shkruani po keshtu, as mish e as peshk, qe ata atje ne Tirane te mbeten te kenaqur, apo te pakten, te mos mendojne keq per ju. Jo Rando, me kete qendrim (stil shkrimi) ju nuk keni per te ndryshuar kurre dicka ne kete vend e as ne diaspore! Por ndoshta ndryshoni dicka ne statuquone tuaj, ate hiearkike ose financiare! Ne qofte ky qellimi!?… Cfar nganjehere nuk e di as vete njeriu per vetveten!..

    1. Jeni shumë i qartë r.th. Të falenderoj. I ke rreshtuar shumë mirë gjërat dhe këshillat. Natyrisht, do t’i kem parasysh. Për mua diskutimi mbyllet këtu. Mbarësi!

Lini një Përgjigje

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: