(RROKULLISJE)
Qeni që sheh, nuk leh
Peshku në det, tellalli s’e jep
S’bëhet stan me çobenj
Ujku as qimen e ndërron, as ujkonjën e harron
Më mirë një zbythje sot, se një puthje nesër
Koka e falur nuk kripet
I zoti e shet, tellalli krihet
Di Leka ç’është Skënderi
S’bie rrufeja në rrufepritëse
Më thuaj me kë rri, të të them me kë rri
Më flet si e jëma e Zeqos majë mullixhiut
Për inat të cjapit, fjeti me kasapin
Vajti si breshka për lesh arapi
Vajti si kasapi te cjapi
U dogj nga piloti, i fryn shoferit
I zoti e di se nga lidhet tellalli
Mua më digjet jorgani, ti më qëron pleshtat
Shtati mushkë e mendja pushkë
Eja baba të të tregoj arrat e armikut
Qaji hallin Mukës se i bie avazit
Me një gur vret edhe pulën edhe sorrën
U shpërndanë nëpër botë, si zogjtë e kurvës
Më e rëndë qimja se trari
Di qeveria ç’është lepuri
Unë me bukë e ti në Kubë
Tellallët le të lehin, i zoti shkon përpara
Peshku në det, deti në tigan
Harro mushkë këmbët e dhisë
S’bëhet breshka balerinë
Për një presje djeg jorganin
Vajti si avazi në Mukje
Ujku qimen dhe ulkonjën e ndërron
Më mirë një qen sot, sesa një peshk nesër
Gurë gurë bëhet bakllavaja
Për të barazpeshuar rrokullisjen, më poshtë po shtoj edhe disa proverba të lashtë që janë thënë e stërthënë, por që ia vlen t’i përsërisim – meqënëse siç thonë ‘përseritja është nëna e të gjithë proverbave’.
(NË NGJITJE)
Djelli nuk lind por perëndon
Gajkëftohtë si një patriot
Shpërthen si droni tek Partizani
Shihi flamurin jo gunën
Bletët që bëjnë mjaltë nuk janë as mish as peshk
Të gjitha rrugët të çojnë ose në Romë ose në Stamboll
Bëj sot vetëm atë që s’bën dot nesër
Po qëndroj lart të të shof poshtë
Kur i bën gropën shokut bëj shkallë që të ngjitesh
Fshatin që nuk duam ta shohim nuk ka nevojë për kallauz
Më thuaj me kë rri, të të them me kë rri–filozofi e gjalle! Si ajo “help me to me”.
Edhe nje urtesi tjeter rreth ujkut:
Ujku i bute ha dy qengja