INTERVISTË RRUFE ME AFORISTIN PAÇ RRUMZA

1. Ku/kur jeni ndier më i plotësuar?
Atje/Dje.

2. Kur keni qarë për herë të fundit?
Kur linda.

3. Kur keni qeshur si i marrë për herë të fundit?
Kur linda.

4. Cila është pika e fortë e karakterit tuaj?
Qendra.

5. Për çfarë jeni më pak krenar?
Për eklipsin.

6. Ç’ vlerësoni më tepër te një grua?
Gjerësinë gjeografike.

7. Ç’është sipas jush fatkeqësia më e madhe?
Graviteti.

8. Me ç’ju pëlqen më tepër të luani?
Me gërshërët.

9. Lumturia sipas jush?
Coitus interruptus.

10. Çfarë është gjëja më e shtrenjtë për ju?
Sekonda.

11. Ia keni dalë mbanë në këtë jetë?
Jo.

12. Figura historike që do të donit t’i ngjanit?
Figaro.

13. Ngjyra që pëlqeni?
Ultraviolet.

14. Lulet që pëlqeni?
Burbuqet.

15. Ushqimi i preferuar?
Koromania.

16. Aktorët më të dashur?
Premtuesit.

17. Kompozitori që doni më shumë?
Radioja.

18. Skulptori që preferoni?
Tërmeti.

19. Heroi juaj në politikë?
Memeci.

20. Ç’do t’i ndryshonit pamjes suaj të jashtme?
Konturet.

21. Si do të donit të ishit?
I papërkthyer.

22. Për se ju vjen më keq?
Për emrat.

23. Ç’urreni më shumë?
Makinën qepëse.

24. Gabimet që i falni më lehtë?
Të shtypit.

25. Si do të dëshironit të vdisnit?
Me kredi.

26. Motoja juaj e tanishme?
Mbylle squpin.

27. Pija që preferoni?
Tekja.

28. Gjendja juaj shpirtërore për momentin?
Kapsllëku.

29. Ç’ju tremb më tepër?
Hija.

30. Një talent që do të donit ta kishit?
Lakonizmi.


(c) MaGje; Një version i këtij teksti është botuar në 2003.