UNË TË VË DIAGNOZËN

imageIsh-kryeministri Berisha i është kthyer vokacionit të mjekut, meqë në një shënim që paska vënë në FB, komunikon me kolegun dhe kundërshtarin e vet, kryeministrin Rama, duke e diagnostikuar si “të sëmurë mendor.”

Natyrisht, nuk është hera e parë që psikiatria fut hundët në debatet politike shqiptare – nëse mund të quhen debate këto shkëmbime të cekëta; dhe duhet thënë se edhe Berisha vetë është damkosur shpesh, prej kundërshtarëve, si “i çmendur”, “psikopat” dhe “i marrë”.

Në shënimin e vet të fundit, krye-ishi i politikës shqiptare flet për “akte paranojake”, “sulme skizoide”, “fjalime delirante”, “fantazi të sëmura” “mendje të sëmurë” dhe “akcese maniakale” të kryeministrit të tanishëm; duke shtuar pastaj se “Edi Rama duhet vizituar te psikiatri,” meqë “në një hark kohor tremujor ka kryer akte të paimagjinueshme për një njeri normal, për një qeveritar normal, me të cilat ka dëmtuar rëndë imazhin e vendit në Shqipëri dhe në botë.”

Ideja që i nënvendoset këtij diskursi, është se dikush duhet të jetë i sëmurë psikik, që të gabojë në politikë; duke ia kundërvënë paranojën, skizofreninë, delirin dhe maninë e supozuar të kundërshtarit të vet, një normaliteti të supozuar dhe abstrakt.

Edhe një hap më tutje dhe diagnoza që iu vu Ramës, do t’i mvishet qeverisjes prej tij:

Edi Rama duhet vizituar dhe sa më shpejt, në rast se ne të gjithë nuk duam të konsiderohemi nga të tjerë një komb i sëmurë psikik apo qenie mjerane që i nënshtrohemi një njeriu të mjekuar për 13 vjet, për psikozë bipolare.

Me një qasje që unë s’e quaj dot ndryshe, përveçse medikalizim të debatit politik, në bazë të së cilit qëndron bindja folklorike se sëmundja mendore të shndërron në një qenie mjerane, e cila gjithsesi duhet mbajtur larg sferës publike, përfshi këtu edhe politikën.

Gjëja më e çuditshme, në këtë mes, është që akuza të tilla vijnë nga goja e një mjeku, i cili përgjigjet edhe para një autoriteti etik.

Natyrisht, një eksponent vokal i opozitës mund të gjejë shumëçka për të kritikuar, në veprimtarinë e kundërshtarit të vet në pushtet; tek e fundit, kjo është edhe çfarë pret publiku prej tij – kritikë të rreptë, të argumentuar dhe konstruktive.

E megjithatë, Berisha këtu nuk synon të kritikojë, sa t’u referohet paragjykimeve që qarkullojnë në popull, për stigmën sociale të sëmundjes psikike, duke mëkatuar dy herë: ndaj kolegut të tij të cilin e skualifikon si palë të dialektikës politike, dhe ndaj të gjithë qytetarëve me probleme dhe çrregullime mendore.

Për më tepër:

ANIJA E TË MARRËVE

MJEKË, PACIENTË, POLITIKANË

Nuk ka komente

  1. Pertej blerjes se votes, populli votoi vendosmerisht qe ta nxjerre ne pension Berishen. Ai eshte tashme ish-i (sic thote vete 2Xhai), te pakten formalisht. Me se paku s’eshte me ne pushtet, eshte si te te thuash ‘telash i PD-se’ tashme. Ne kete kuader, vazhdimi i te ndjekurit me lupe (dhe dhenit rendesi) te cdo budallalleku qe thote Berisha ne Facebook (si nga mediat dhe nga publicistet, ne kete rast 2Xha) me duket jo vetem pa vend, por dhe pak demode, ne mos kunderproduktiv, persa mban gjalle mitin e ketij Enveri te tranzicionit.

    A nuk ishte ideja e nje periudhe post-Berishe, post-transicion i perhershem? Shprsoj te jete thjesht per inerci kjo lloj qasje Berishe-etalonizuese qe ve re tek nje sere te majtesh shqiptare.

    Ja p.sh. nje ilustrim alla-mjekesor qe mendoj se i intereson (dhe e prek) me shume qytetarin shqiptar sesa postimet ne FB te ish-kryeministrit…ani pse kjo qasje alla-mjekesore eshte me pak bombastik dhe me pak gogol-ike: Kryeministri aktual qe tallet me njerzit duke e paraqitur rritjen e taksave/akcizave si keshille mjekesore, tip, nuk po i thyejme aspak premtimet tona per uljen e taksave dhe tatimeve; ne kete rast po e fusim rakine dhe Redbullin ne akcize ngaqe ju ben dem per shendetin dhe shendeti juaj eshte ne koherence me politikat tona.

    1. Xhibi, unë lajmin për sa më lart e gjeta te Shekulli – por e kishin marrë edhe media të tjera. Përndryshe, unë nuk e lexoj faqen e SB-së në Facebook. Megjithatë, kur mediat kryesore të Internetit shqip e shohin të arsyeshme t’i përcjellin këto gjëra, nuk besoj se bojkotimi prej blogut Peizazhe të Fjalës do të ndryshojë gjë në qasjen e medias dhe qytetarit ndaj fenomenit SB, meqë fjalët e tij janë bërë të rëndësishme jo ngaqë i ka thënë ai, por ngaqë i kanë rimarrë mass mediat.

    2. Xhibi, me behet qejfi qe paske ndryshuar “qendrim”. Se deri dje, te vetmin vokacion artistik dhe paranojak kishit sulmin gjithperfshires ndaj opozites, qe nuk e linte te qete poziten me Saliun ne krye te drejtonin vendin.

    3. “populli votoi vendosmerisht qe ta nxjerre ne pension Berishen”

      Disa vete mund te kene votuar per kete qellim duke shpresuar ti zene vendin dhe pas disa vitesh abuzimesh te dalin gjithashtu ne nje pension te rehatshem; por perndryshe ka plot te tjere qe kane menduar per nje “ndeshkim” me te rende dhe sigurisht, te merituar. Ndaj ne fund te fundit kjo lloj fraze e mesiperme eshte dashakeqe. Po ashtu eshte dashakeqe edhe ajo ideja e ish-t qe tashme eshte i parendesishem dhe per te cilin nuk “ia vlen” te diskutojme. Perderisa ky ishi mbetet ende i pandeshkuar megjithse eshte nje nga autoret kryesore te perdhunimit 23 vjeçar te Shqiperise, atehere duhet folur per te, madje po flasin edhe pertej kufijve, nese jemi te ndershem dhe kerkojme njefare drejtesie minimale

  2. Unne do t’i shikoja keto deklarime si metafora ne fushen politike. Qendrojne fare mire…
    Psh pjesa e cituar mudn te interpretohet keshtu:
    EdRames i duhet bere nja analize sa me shpejte, nje vizite nga kritiket, nese ia duam te miren ketij populli, e nuk duam qe te mbetemi serisht nje komb i prapambetur apo mjeran qe lypet per tu fut ne Evrope. Edi Rama duhet analizuar nga brenda PS sepse qendrimet e tij jane, metaforikisht,, bipolare me nje ndryshim pozicioni 180 gradesh… (lidhja me bipolaren) dhe pa program.

    Nuk kuptoj se si xhaxhait si njeri i letrave i paska shpetuar ky interpretim… metaforik…

    Kete shikoj une, pa Berisha mund edhe te me pergenjeshtroje… kushedi…

    1. Dakord, interpretimet janë me përkufizim plurale.

      Megjithatë, të ftoj për një eksperiment mendor. Hidhi një sy vetes, dhe identifiko një të metë, mangësi, simptomë ose sakatllëk që mund të kesh (të gjithë e kemi nga një): për shembull, mund të jesh syshtrembër (strabik), shumë i shëndoshë, dhëmbç, agorafobik (nuk del dot nga shtëpia), impotent, të të mbajë erë goja (halitosis), të vuash nga flatulenca kronike, të mos kesh qime në fytyrë (gjithnjë duke supozuar se je mashkull), të të merret goja, të kesh frikë se mos të bjerë kriza epileptike në publik (sepse të ka rënë disa herë), të vuash nga rrjedhjet anale, spermatorrea (ose emisione spontane të spermës), të jesh gungs, të jesh xhuxh hipofizar, të mos dëgjosh fare nga veshët për shkak të një reaksioni ndaj streptomicinës – etj., besoj se s’ka nevojë të vazhdoj. Tani përfytyro edhe sikur problemin tënd ta dëgjosh, të përdorur metaforikisht, nga një i tretë, në një diskurs publik. A nuk mendon, vallë, se dikush – natyrisht jo ti – duhet të shqetësohet për këtë abuzim dhe të qortojë abuzuesin? Dhe aq më tepër, sikur abuzuesi të qëllojë të jetë mjek?

      1. Sido qe ta kete perdorur Berisha fjalen “psikopat”, si poet apo si mjek, nuk ka menduar se si politikan ai po fyente terthorazi jo vetem te gjithe te semuret mendore, por edhe te gjithe votuesit e Rames qe paskan qene aq idiote qe votuan per nje psikopat.

        “Metafora” te tilla sa here jane perdorur ne diskursin politik kudo ne bote, i jane kthyer si bumerang autorit qe i ka shqiptuar. Mbaj mend nja dy gafa te tilla te Berlusconit, per te cilat pastaj u detyrua te kerkoje falje. Vetem neve shqiptareve na eshte bere lekura sholle dhe nuk na bejne me pershtypje.

        Eshte çeshtje niveli qyteterimi dhe kulture komunikimi.
        Gjuha jona publike edhte e mbushur me epitete te tilla ku emertimi i nje kategorie te tere perdoret per te etiketuar “metaforikisht” nje individ. Mjafton te kujtoj epitetin “katundar”. 😉

        1. Shkruan:

          Gjuha jona publike eshte e mbushur me epitete te tilla ku emertimi i nje kategorie te tere perdoret per te etiketuar “metaforikisht” nje individ. Mjafton te kujtoj epitetin “katundar”.

          Vërtet. Por të paktën për katundar e malok ekziston një revoltë, një kundërvënie, një refuzim. Nuk besoj se Edi Rama, ose kushdo tjetër me një farë dinjiteti qytetar, do të guxonte ta quante zotin Berisha “muzhik, të pagdhendur, shpellar, etj.”.

          Përkundrazi, “akuzat” për sëmundje dhe devijime mendore vazhdojnë të lëshohen si pa të keq!

  3. Te qenurit bipolar eshte nje nga semundjet mendore qe renditet e dyta pas skizofrenise persa i perket efekteve qe ka mbi jetet e pacienteve dhe pasojave qe sjell mbi jetet e njerezve qe jane ne marredhenie me paciente te tille.

    Nuk me duket se Berisha vete ai ka diagnostikuar ai Ramen. Ai zbulon nje fakt(qe mund te mos jete i vertete) publikut. Nese ky fakt duhet pergenjeshtruar, duhet bere sa me shpejt. Nese eshte i vertete duhet te diskutohet se cfare pasojash sjell per vendin qe ka ne krye nje kryeminister qe eshte medikuar dhe ndoshta vazhdon te kurohet nga nje semundje mendore e tille.

    Te tjerat, akti i Berishes dhe pse tani, nuk ngrene peshe para faktit qe kemi te bejme me nje diagnoze qe duhet provuar. Semundja nese eshte e vertete, nuk eshte me metafore politike, por nje realitet qe ka pasoja.

    1. Në fakt Read Me, në fakt, gjithë problemi është tek fakti…
      E lexova disa herë komentin e “Connaissance & Meconnaissance” dhe më duket se ka pak ironi brenda… Nuk më duket se mbron doemos Berishën, por e sheh Berishën krejt të pafajshëm meqënëse këtë lloj komunikimi, sipas C&M metaforik, nuk e ka shpikur ai. Duket më shumë si thumb, pra.

      Do thoja që Rama, të paktën në dijeninë time, ka qenë ai që ka komunikuar së pari me anë të metaforave, kuptimin e të cilave disa janë rrekur ta shtjellojnë edhe për ne lexuesit e PTF-së.
      Komunikimi metaforik i Ramës vazhdoi edhe kur bëri aleancën e pistë me Metën, duke mos dhënë një përgjigje “të saktë”, konkrete, faktuale, jo vetëm për premtimet kundrejtë fenomenit 21 janar, por edhe për sa i përket pasojave që kjo do të kishte në qeverisje.
      Po ashtu, unë personalisht nuk identifikova dot një program faktual, të arsyeshëm të Ramës gjatë fushatës, përtej propagandës mediatike apo mungesës& ekzistencës së një programi nga pala tjetër…
      Të gjitha këto, “e vrasin” publikun, popullin e sëmurë, nga korrupsioni varfëria prapambetja etj. Ndërsa Rama vazhdon me metaforat e kangjullave e të tavolinave kryeministrore, nga ana tjetër merr “metaforat” e Berishës.
      Kështu, kjo mënyrë komunikimi – theksoj, karakteristike e Ramës dhe në përgjithësi njerëzve të letrave – pa substancë, me lojra fjalësh, krijon një situatë surreale, duke mos u përqëndruar tek thelpi, por tek propaganda.

      Tani, unë fjalët e ish Kryeministrit Berisha,i shikoj nën këtë optikë, që duke
      përdorur fjalët e XhaXhai më sipër… më dalin si një simptomë e të folurit në mënyrë jo konkrete për problemet e Shqipërisë dhe hallet e shqipëtarëve:
      Përfytyroni problemet tona, t’i dëgjoni të përdorura metaforikisht (kangjullat, ngjyrat, individë femra TË PAPËRVOJË nëpër drejtori të rëndësishme), nga një i tretë, në një diskurs publik. A nuk mendoni vallë se dikush duhet të shqetësohet për këtë abuzim dhe të qortojë abuzuesin? A mos vallë duhet ta lëmë metaforën mënjanë dhe të bëjmë kryeministrin, e jo demagogun, apo artistin? Përndryshe do të duhet të dëgjojmë akoma metafora, nga të dyja anët…

      1. Phaino: “Në fakt Read Me, në fakt, gjithë problemi është tek fakti…”

        Aty me rri i dashur. 🙂

        Per cka shkruan ne lidhje me realitetin e drejtimit te nje shteti, motori i te cilit eshte ekonomia dhe qellimi eshte mireqenia ekonomike dhe shpirterore e qytetareve, metaforat nuk ushqejne kerkend me buke. Situatat sureale ne parlament dhe ne fjalimet e ketyre dy kendezave qe flasin per tredhje politike nepermjet synetllikut, jane mjerimi me i madh i shqiptareve.

        Metaforat e tyre jane provinciale, turkoshake, te paperpunuara, e keshtu pa fund. Humori portokall-esk qe percjellin per nje qe nuk eshte rritur ne banalitetin e perditshem shqiptar, nga nje i jashtem i ketij realiteti, ne me te shumten, konsiderohet si dicka bizzare.

        Nese do te beja ndonje krahasim, simbioza Bersha-Rama dhe realiteti sureal qe ato gjenerojne eshte si te jetuarit ne nje “madhouse”. Atje te dy, “te luajturit” kryesore, japin shfaqe, bejne teater perdite ne mediume te ndryshme(parlament, fb, mitingje, koncerte, perurime, mbledhje e konferenca partiake, etj) perpara banoreve te perhershem te madhouse.

        Per tu ushqyer nuk eshte problem; te dy aktoret doroviten zemergjeresisht nga vete banoret, me ndonje embelsire, apo dhurate qe ia ben me komode kushtet e jeteses, ndersa banoret jane te kenaqur me racionin qe iu serviret njelloj perdite nga spitali.

        Simbioza(pa metafora) eshte simptomatike spektrale e crregullimeve delirante dhe ngritje-zbritjeve te mania-s dhe hypermania-s(delusional and bipolar disorder). Per nje psikiater, shfaqet e tyre te perditeshme sebashku me reagimet e banoreve te madhouse eshte nje miniere e pasur informacioni(it’s like having a feast) per te studiuar dhe ilustruar spektrin e gjere te ketyre dy crregullimeve serioze mendore.

        1. Shume mire, pervec ide qe krijohet (dashje-padashje) sikur kemi te bejme me dy njerez te cmendur, literally, te dale binaresh. Kjo e thjeshtezon pak si shume situaten. Ne fakt asnjeri aty s’eshte i dale binaresh, perkundrazi, por ama kane rene dakort per betejat dhe menyrat e te luftuarit, me njeri-tjetrin dhe per interesat e njeri-tjetrit; populli eshte thjesht spektator dhe burim te ardhurash, sic thua.

          Plus qe kjo s’eshte karakteristike vec e Berishes dhe Rames, dukshem. Pra eshte nje menyre koshiente e te (mos)berit politike, e parallogaritur dhe praktikuar qindra here; shihe gjithe historine e tranzicionit dhe vec detajet dhe emrat ndrshojne (pervec Berishes qe ka 23 vjet aty).

          P.sh. mbase as njeres pale dhe as tjetres nuk i interesonte qe te diskutohej seriozisht buxheti e te flitej per te mirat dhe te keqiat e tij per popullin/vendin, e ne vend te kesaj u be nje show te sharash e kunjash dylekshe (pervec asaj Sali efendi qe ne fakt eshte e gjetur, ne kuadrin e kunjave shqipolitike).

          1. Shkruan:

            kane rene dakort per betejat dhe menyrat e te luftuarit, me njeri-tjetrin dhe per interesat e njeri-tjetrit.

            Kjo lloj qasjeje konspiraciste nuk më bind. Nuk besoj se ata kanë rënë dakord për ndonjë gjë.

            Përkundrazi, besoj se të dy palët janë viktima të një sistemi pervers të komunikimit politik – të mbytur nga referencat emocionale, fyerjet, retorika kitsch dhe gjepurat e Portokallisë.

            Dua të them që këta i flet ligjërata politike, nuk e flasin.

            Tjetër punë se e ndiejnë veten mirë në këtë mjedis – si ai peshku që nuk e kupton se i është qelbur akuariumi.

            Por dakord nuk është se kanë rënë. Kjo teza e “dakordësisë” vjen – nuk e kam me ty, Xhib – nga periferia e komentariatit politik shqip, ose nga shkallët e dhjetësheve, në stadiumet.

            Është tipike për demagogjinë e atyre grupeve që e shohin veten të lënë jashtë limerit të politikës.

            Deri tani fola për të dy palët; por në fund më duhet të theksoj se përgjegjësi i vetëm për këtë gjuhë halesh është Sali Berisha, i cili ka vjet që e përdor si armë politike – duke iu apeluar baltës.

            Edi Rama ka gabuar, në atë masë që i është përgjigjur shuplakës me shuplakë dhe pështymës me pështymeë. Por kush prej nesh nuk do ta bënte?

            1. 2xha, nuk me pelqen dodolecezimi i mesiperm i asaj qe thashe, per te mos thene qe kjo me duket pak goditje poshte brezit ndaj argumentit te tjetrit duke e paraqitur argumentin ashtu sic nuk e synonte autori (une). E them kete vetem ngase s’eshte hera e pare qe e verej. Megjithate, qofsha i gabuar une dhe juve ta keni kuptuar vertet sikur une e kisha fjalen qe nje dite Rama me Berishen u ulen ne kafe bashke dhe shkruajten detajet e atyre qe do thonin ne Kuvend dhe menyres si do perballeshin, pastaj i shkelen syrin njeri-tjetrit dhe dolen nga dera e pasme e kafes.

              E kisha fjalen qe te dy paleve i intereson diverisioni, mjegulla, te mos marrit me ceshtjet, personalizimi i debatit, etj. Te gjitha keto jane menyrat dhe betejat per te cilat fola, dhe dakordesia s’nevojitet me shkrim apo literally, dakordesia eshte perdorimi i ketyre metodave gjithmone nga te dyja palet, pavaresisht se jane ne opozite apo pushtet. Kur kjo te ndryshoje do jem shume i lumtur te them qe njera pale i bie avazit te vjeter nderkohe qe tjetra po ben ato dhe ashtu si duhet te beje.

              Nese pra do kishim vetem PD/Berishen qe implementonte dhe zgjidhte keto menyra atehere po, do te te jepja te drejte ne konstatimin gareboksist tuajin qe eshte Berisha eshte ai qe gjuan keshtu Ramen.

              Une mund te shkruaj shume gjate per paburresine e te perdorurit te diagnozave psiqike ne kesi fare feje, bile mund te shkoj deri aty sa te them turp te kene te gjithe mjeket dhe psikologet e Shqiperise qe nuk paten nje indinjate publike atehere kur ish mjeku, duke e ndjere te rrezikuar pushtetin e kryeministerllekut te tij, perdorte ne Kuvend diagnozat psiqike si gure beteje per te goditur poshte brezit kundershtarin politik. Por ama, ne fund te fundit per mua Rama dhe Berisha jane politikane; ata jane shoke dhe qytetare private per shoket dhe familjet e tyre, jo per publikun, i cili duhet ti shikoje ata ne ate prizem, ne prizmin te mires dhe te keqes publike, se pari dhe se parafundi, e jo ne prizmin e ndeshjes se boksit, as ne prizmin e babait qe u ofendua nga komshiu.

              Pare ne kete prizem, per popullin pislleku me i madh nuk eshte banaliteti i batutave por anashkalimi i debatit per buxhetin, miliardat qe do merren borxh ne emer te popullit, dhe per cfare dhe si do shpenzohen ato. Le te flitej per keto gjera, dhe per kostot e oportunitetit, pa fundja do ja kishim bere hallall nje sharje banale ne fund, meqe s’rrine dot pa to.

              Per vendin, pislleku me i madh sesa batutat e synetlleqeve te Berishes dhe Rames eshte shkarkimi i administrates civile me hyp ti e zdryp ti, qe po behet kete here nga Rama njesoj si me pare nga Berisha e Nano.

              Per njerzit, pislleku me i madh se sharjet nga familja eshte partneriteti me Meten ne nje ane dhe premtimet per te luftuar korrupsionin nga ana tjeter, qofte kjo per Berishen atehere kur dhe pas videos e mbeshteti fuqishem duke i bere presion gjyqesorit, qofte per Ramen tani.

              Fjalori banal i Berishes apo Rames eshte me pak i piset sesa stresi i prindit te papune per te ushqyer femijet, sesa ndjesia e bytheputhjes te Partise (si ne monizem) me shpresen per te mbijetuar, sessa te ndjerit te pacientit para mjekut ne spital si skllavi para skllavopronarit, etj. Dhe kur banaliteti i fjalorit eshte vec mjeti per te anashkaluar keto dhe shume halle te tjera te popullit/vendit, halle te cilat jane detyra primare e politikanit, normal qe kjo duhet vene ne dukje. Para kesaj, detaji se kush shau me shume ke behet papritur i turpshem per tu permendur.

              Kjo eshte e vena ne perspektive e gjerave, per mendimin tim, dhe nuk eshte e thene qe te shprehemi shprehimisht kaq gjate gjithmone sa here diskutojme nje gje te pervecme, ama ta kemi sensin e perspektives te pakten, mos te bejme dhe ne si politikanet, te shkundim para syve te publikut vec detajin e momentit per te larguar te teren nga vemendja.

              Dhe s’jam dakort as me argumentin qe meqe Berisha e shau, edhe Rama duhet ta shante mbrapsh se valla kush nga ne nuk do ta bente. Ja qe Rama s’eshte asnjeri nga ne, eshte kryeministri i vendit! Dhe mbase asnje nga ne qe shkruajme ketu s’do te denjonim ti pergjigjeshim Berishes apo kujtdo tjeter me ato batuta si Rama po te ndodheshim ne Kuvend (tjeter gje ne rruge ose kafe), se s’eshte Kuvendi kendi i lagjes ku adoleshentet shajne njeri-tjetrin dhe mbrojne burrerine.

            2. Dakord. Më tingëlloi keq argumenti më parë, por kështu siç e sqaron tani, jo.

  4. Akuza te tilla ne komunikimin publik te politikane tane nuk kane asnje lloj justifikimi. Berisha duhet te beje opozite me mjete politike dhe jo me akuza personale prej halabaku.
    Meqe me pare flisnim per Europen, si mund ta pranojne Shqiperine ne Europe me kete nivel qe deshmojne politikanet tane? Sot Berisha flet keshtu per Ramen, neser, me Shqiperine ne Europe, mund te perdore te njejten gjuhe per presidentin e komisionit europian. Ju do ta fusnit ne shtepi nje “mik” me nje gjuhe te tille?

    1. Realiteti eshte kokeforte. Nese “paftyresia” e Berishes si politikan na zbulon nje te vertete, diagnozen e kryeministrit, etika e tij mua nuk me hyn shume ne pune. Aq me teper kur flitet ne luften brenda llojit. Ne kete aspekt, Rama e Berisha nuk jane shume te ndryshem. Ate qe Rama ia kalon me lindjen e tij kryeqytetase, Berisha ia kompenson me inteligjence natyrale dhe kulture profesionale.

      Berisha dhe gjendja e tij ne krye te eventeve politike te ketyre viteve nuk eshte nje e vertete ekzistenciale fatlume per shqiptaret. Hipotetikisht ky animoziet midis ketyre dy karaktereve, nje mospelqim deri ne urrejtje per njeri-tjetrin eshte ndoshta dhe “legacy” qe i kemi akoma te dy ne politike.

      Te dy jane forca destruktive per Shqiperine, patalogjirat e te cilave i perjetojne me pasoja shqiptaret.

  5. Shkemberja e batutave Rama-Berisha sot ne Kuvend e ilustron shume mire komentin/qendrimin tim te djeshem: http://www.panorama.com.al/2013/12/23/berisha-je-per-psikiatri-synet-politik-rama-te-kujtohet-syneti-para-se-te-merrnin-ne-bllok/

    Berishes sot i ka ngelur vetem karta e etiketave dhe te folurit si palaco, dhe kur ti e angazhon (engage) nje palaco me replika te tilla, domosdo palaco-zohesh pak, se do ja kthesh me te njejtat batuta. Por kujdes, Berisha eshte nje ish i rezuar nga kali, Rama eshte nje kryeminister i sapohipur ne kale.

    Mbase Rama mund ti kishte rene shkurt dhe ta kishte lene tek “Sali efendi”, sesa ta angazhonte ne batuta.

    2xha, ishte e njejta ide me sugjerimin tim per mediat dhe juve qe i kushtoni rendesi palacolleqeve te Berishes; me apo pa dashje i jepni jete atyre.

    Baloz, dil pak nga bunkeri; ‘dalja ne pension’ qe une e permenda s’nenkupton fare ate, shikoje ne kontekstin e replikes. E kisha fjalen qe Berisha ‘u hoq nga puna’ politikisht prej votuesve. Une do isha shume i lumtur sikur ai te perballej me ligjin/burgun per nje sere gjerash qe ka bere ne pushtet, dhe kete gje s’e kane ne dore votuesit. Ne fakt ishte Rama (ne fjalimin e fitores) ai qe i uroi ne menyre te drejtperdrejte Berishen qe ta gezonte pensionin.

    1. Asgje personale; e merja me mend edhe me pare mendimin tend mbi kete ceshtje, por ne anen tjeter pohimi – qe sigurisht e kemi degjuar shpesh ne rrethana te tjera – mbetet shume problematik dhe mbart nje prapamendim te pandershem. Ne fakt “gabimi yt”, nese mund te quhet keshtu; eshte transmetimi i tij. Perndryshe Rama, ka thene edhe diçka te tipit “nuk keni pare gje akoma” dhe natyrisht jemi ende ne pritje, deri ne zgjedhjet e ardhshme qe per fat ndodhin cdo 2 vjet.

  6. Gjëja më e çuditshme, në këtë mes, është që akuza të tilla vijnë nga goja e një mjeku, i cili përgjigjet edhe para një autoriteti etik.

    Hahahaha!
    Perpara asnje autoriteti etik nuk pergjigjet ky!
    Asnje. As edhe nje!

  7. Ne boten ku pata rastin te degdisem une, si nje alternative, ne rastin tim te pakten, e mbare, krahasuar ne shtetrrethimin e ofruar nga memedheu me 1997n, cdo shkeputje me teper se 30 ditore nga praktikimi i vazhduar i mjeksise, duhet te justifikohet perpara nje grupi solemn burrash dhe grash, qe te degjojne me nje dashamiresi te shprehur, por gjithesesi edhe me nje kuriozitet akut, ndersa ti evlat, u rradhit arsyet e tua rradhes, nje me nje, shoqeruar me nje ndjesi te vetebesuar faji.

    Ideja eshte shume e thjeshte. Humbja e kontaktit me pacientet eshte rregjuese per mbajtjen e kapaciteteve te domosdoshme lere pastaj kapaciteteteve optimale ne profesionin e levduar por jo dhe aq te kollajte te mjekut, ne menyre qe te mos kompromentohet aftesia per te trajtuar pacientet ne kompleksitet e tyre.
    Do me thene, tip, e kunderta e ngarjes se bicikletes.

    Profesor doktor docenti (shto graden qe te do mideja) yne i fortnderuar, zoti Sali bej Protopapa, qe i morrsha t’ligat, sipas ketyre parametrave, mund te konsiderohet tregimtar, fallxhi, horsokopist legjendar, por nuk do te konsiderohej me mjek qysh me vigjilje te 1989.

    Ngas llafin, meqe na shkon mendja ta duam Shqiperine si gjithe Amerika.
    Dhe pse te mos?

  8. Me spunto nga komenti i Sezano Karboni…Kemi te bejme me disa gjera:

    – Mania e doktorllekut, si dikur bejefendillekut.

    Berishen te vetet ne politike gjithmone e kane adresuar si doktor, me gjase ngaqe ashtu pelqente te therritej, edhe pse ai aktualisht kishte vite qe s’punonte si mjek.

    Nje kompleks pervers ky besoj; Berisha qe ne fillimet e karrieres se tij politike e me pas, ka mbijetuar me pislleqe. E morri peng partine/levizjen e dhjetorit dhe nga i derguar i nomeklatures e veteshpalli veten clirimtar prej saj, e keshtu e ka vazhduar. Por ama poshte oazit te tij te qelbur politik flinte egoja e paraqitjes me bluze te bardhe, i paster si kristali kur tha Meta (i cili njeheresh s’mjaftonte te veteshpallej i pafajshem perkunder nje video qe e kapi me presh ne dore, por i paster si kristali!).

    Shih Dr Mziun dhe nje sere shpurash politikane me mastera dhe doktoratura kashte, per te tjera ilustrime te doktor-manise. Shih pastaj manine e Rames per ta paraqitur veten si Krishti por me nje ego pirati anijesh, sa i perket manise per te mos pranuar faje dhe gabime dhe per te kapur me gure dhe tallur cdo gazetar qe guxon ta kritikoje.

    – Me gjithe arsyetimin e Karbonit (ku ne fakt perpiqet pakez forcerisht dhe artificialisht per ta zhveshur Berishen nga bluza e bardhe), eshte pertej cdo etike politikani apo njeriu publik te flasesh per semundje mendore, reale apo te supozuara, te tjetrit ne publik. Te qenit (ish)doktor e rendon akoma me shume situaten (pasi kur le zanatin nuk eshte se harron mendesine e konfidencialitetit te semundjes etj), e ben dhe me flagrante kete palacollek te Berishes.

    Eshte nje fare kryenecesie perdhunuesi ne publik (prezence te te tjereve), alla Pulp Fiction, ky lloj gjesti i perseritur i Berishes. Te tilla gjeste te ngjashme manifestojne shpesh politikanet tane, ani pse jo fiks njesoj apo me te njejtin fjalor.

    – Votuesi/publiku shqiptar eshte mpire, ose me mire keta politikane, ja kane mpire, ja kane hequr ndjeshmerite, si ca vandale qe godasin papushim nje viktime derisa viktimes i humbin ndjesite dhe s’reagon me nga shkelmat e grushtat. Ne kete pike kjo funksionon kunder politikaneve te dhunuar te rastit (Rames ne kete rast), se ne nje vend tjeter do behej nami per kete fjalor ne Kuvend.

    – Ne fund te dites s’kishim asgje te re pra nga skena politike shqiptare; ih-kryeministri morri peng debatin per buxhetin me nje fjalor rrugaci. Demi per publikun qe si ky fjalor, por sidomos mungesa reale e debatit per buxhetin.

    Per krahasim, Rama ne keto kohe 4 vjet me pare as i linte fare te tijte te benin debat ne Kuvend, pra akoma me shume dem per publikun ne kete aspekt. Ne aspektin e fjaleve rrugace, nuk kishim te njejten gje por ama toni ishte dhe me i ashper, me permanent, plus greva, bllokime rrugesh, gjendje permanente acarimi te publikut dhe marrje peng te skenes politike e publike, ngaqe s’desh te pranonte faktin qe ky publik s’e zgjodhi kryeminister.

    Jo, kjo s’eshte perpjekje per te barazuar njerin me tjetrin, sic e shohin shpesh argumentin militantet e verber, por eshte perpjekje per ti pare gjerat pertej detajit te momentin dhe me syrin e te mires dhe te keqes publike, e jo me syrin e njeshit te partise, as me syrin e ndeshjes se boksit.

    – Ndaj, pare ne totalin e gjerave, me syrin e te mires dhe te keqes publike, vertet qe gjerat s’kane ndryshuar; asgje substancialisht me e mire ose me e keqe, fatkeqsisht.

    I meshoj dhe nje here komentit tim fillestar, sa i perket perballjes me palacolleqe te tilla berishiste (apo te kujtdo qofte); Rama dhe te vetet s’duhet ta kishin ingranuar apo legjitimuar nje fjalor te tille. Lere aty me “Sali efendi” dhe vazhdo fole pertej palacolleqeve te tij, mos bjere pre e provokimeve per te notuar ne batakun e tij. Gjerat s’mund te ndryshojne nese perseritet i njejti stil apo qasje. Tek e fundit, vere te miren publike mbi egon tende te prekur/lenduar, se ndaj je votuar.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin