MISTIFIKIMI I FJALËS GEGE

Kohët e fundit, në kontekstin e debateve për rishikimin e marrëdhënieve të standardit me “dialektet”, dëgjon të flitet rëndom për nevojën që shqipja “të pasurohet me fjalë të dialektit geg/të gegërishtes.”

E formuluar kështu, kjo nevojë mbështetet mbi një keqkuptim ose moskuptim të strukturës së leksikut të shqipes standard; keqkuptim i ushqyer dhe nga një analizë në thelb manipuluese e Arshi Pipës, në veprën e vet të mirënjohur, kushtuar standardizimit të shqipes nga regjimi totalitar i Tiranës.

Kësaj çështjeje i kushtova, tani së fundi, një artikull të shkurtër në “Shekulli”; por besoj se blogu më jep mundësinë për ta ilustruar më mirë tezën time.

Para së gjithash, shumë njerëz të interesuar për argumentin, por pa ndonjë formim gjuhësor për të qenë, ngatërrojnë fonetikën e gegërishtes me leksikun; për këta njerëz, ranë dhe venë janë fjalë të gegërishtes, ndërsa rërë dhe verë fjalë të toskërishtes, të cilat i ka adoptuar pastaj si normë edhe standardi; edhe pse, në të vërtetë, ranë dhe rërë janë e njëjta fjalë (leksemë), me dy veshje të ndryshme fonetike; dhe standardi nuk ka adoptuar fjalën toske duke lënë jashtë fjalën gege, por vetëm ka adoptuar rotacizmin tosk (shndërrimin e n-së ndërzanore në r), i cili është dukuri fonetike dhe nuk ka të bëjë me leksikun.

Fakti më i dukshëm, më absolutisht i rëndësishëm, që u shpëton – nga padija ose nga mendja e keqe – ithtarëve të “pasurimit” të standardit me fjalë gege të lëna deri më sot jashtë, është se dy kryedialektet e shqipes dallojnë mes tyre sidomos në fonetikë dhe gramatikë, por jo dhe aq në leksik; dhe se këto dialekte i kanë shumë fjalë, me qindra në mos mijëra, të përbashkëta mes tyre – duke filluar nga fjalë të rëndomta, si pishë, dorë, mend, gjej, shkoj, i mirë, kot, dje, etj.; pa përmendur pastaj që variacioni leksikor brenda një kryedialekti ose dallimet leksikore midis të folmeve (të themi, e folmja e Zadrimës dhe e folmja e Drenicës), shpesh është po aq i theksuar, në mos më tepër, se variacini leksikor midis kryedialekteve.

Me këtë lidhet edhe fakti tjetër se dallimet leksikore mes dy kryedialekteve kanë të bëjnë, në masë të madhe, me përdorimin, prej bartësve përkatës, të huazimeve të ndryshme dialektore kontakti – p.sh. një numër mjaft i madh huazimesh nga greqishtja e re në toskërishte (sidomos në të folmet e Gjirokastrës e të Lunxhërisë dhe në çamërishte), krahasuar me huazime më të shumta të gegërishtes, sidomos verilindore, nga serbo-kroatishtja.

Përndryshe, dallimet leksikore ndërdialektore luajnë rol të parëndësishëm në mënyrën si strukturohet dhe si funksionon leksiku i sotëm normativ i shqipes; para së gjithash, ngaqë folësi përgjithësisht nuk mund ta dijë se nga ç’dialekt ka hyrë një fjalë e caktuar në standard, përveçse po të jetë specialist dialektolog; kështu, rastësisht një ditë lexova, besoj se Çabej, se dalloj qenka fjalë e gegërishtes, që i mungon toskërishtes; por ndër shqiptarët nuk besoj të ketë më shumë se 10 vetë që ta dinë këtë.

Kjo ndryshon dramatikisht nga vetëdija e folësve për tiparet fonetike të standardit (dhe ato drejtshkrimore që i bashkëlidhen), sepse dialektet perceptohen, si rregull, më shumë në nivelin fonetik, në kuptimin që forma si shkue, punue, etj. do të perceptohen sakaq si të gegërishtes, edhe pse foljet shkoj, punoj janë të mbarë shqipes, ose të përbashkëta për të dy dialektet.

Gjithsesi, leksiku i shqipes së sotme, pavarësisht nga mistifikimet dhe profkat, nuk është asfare një kombinim i leksikut me prejardhje nga dy kryedialektet; por kryesisht një sistem i cili është vetëzhvilluar, nëpërmjet neologjisë, modeleve fjalëformuese dhe huazimeve librore. Këtë dua ta ilustroj me një shembull të rastit, ose pikërisht me paragrafin e parë të Kushtetutës, të cilin po e sjell të riprodhuar në vijim, duke i koduar fjalët me ngjyra, në bazë të prejardhjes së tyre.

Me ngjyrë të kuqe, kam shënuar fjalët që nuk i përkasin njërit kryedialekt ose tjetrit, por mbarë shqipes; veç përemrave të thjeshtë, parafjalëve dhe lidhësave, në këtë grup bëjnë pjesë fjalë si populli, njeriu, fryma, vlera, ndërtoj, mbrojtje, e drejtë, liri, komb, paqe, bashkim, i thellë, bindje, etj.

Me ngjyrë vjollcë, kam shënuar fjalë si histori, universal, harmoni, demokratik, social, garantoj, dinjitet, personalitet, tolerancë, prosperitet, kulturë, solidaritet, aspiratë, identitet, harmoni, të cilat nuk i përkasin ndonjë dialekti, as përdoren në dialekte, por janë huazime kulturore, të shqipes së shkruar, kryesisht gjatë shekullit XX, nga gjuhët e mëdha perëndimore dhe që njihen si ndërkombëtarizma.

Fjalët e shënuara me ngjyrë të kaltër përbëjnë kategorinë më interesante për argumentin tonë: këto fjalë janë formime të brendshme të shqipes së shkruar, të cilat i përkasin gjithashtu shqipes jodialektore. Dikur fjalë të tilla funksiononin si neologjizma, ose fjalë të krijuara rishtas, nga shkrimtarë, mësues, gazetarë e gjuhëtarë, për nevojat në rritje të shqipes së shkruar për leksik abstrakt; dhe si bazë për formimin e tyre shërbenin, zakonisht, fjalë të thjeshta dhe të përbashkëta për të dy kryedialektet – kështu gjejmë vetë dhe dijevetëdije; përgjigjem te përgjegjësi; vendos te vendosmëri; themel te themelore; njeri te njerëzor dhe njerëzim; i mirë dhe qenie te mirëqenie; shok/shoq te shoqëri; shekull te shekullor; komb te kombëtar; i drejtë te drejtësi; bashkë dhe punoj te bashkëpunoj, etj. Ato janë fjalë shqipe, por nuk i përkasin të njëjtit rrafsh me fjalë si sy, shoh, kodër dhe i bukur.

E kuqja, e kaltra dhe vjollca mbulojnë pothuajse krejt leksikun e paragrafit që kemi marrë në shqyrtim; mbeten vetëm dy-tre fjalë, të cilat meritojnë vëmendje veçan. Kështu, mbiemri i lartë mund të analizohet si i toskërishtes, sa kohë që gegërishtja përdor formën i naltë sikurse forma Shqipëri (gegërishtja do ta kishte Shqipni); në një kohë që mbiemri krenar, parafjala ndërmjet, dhe ndoshta emri e ardhme mund t’i atribuohen gegërishtes; meqë krenar lidhet me kren-i/krena të gegërishtes (toskërishtja e ka kreu/krerë); ndërsa e ardhme në toskërishte ndeshet zakonisht si e ardhshme.

Me fjalë të tjera, në një paragraf prej 114 fjalësh, praktikisht 11o janë fjalë të shqipes letrare ose të përbashkëta për të dy kryedialektet ose të adoptuara nga shqipja si gjuhë mbidialektore; dhe vetëm katër janë me siguri fjalë të njërit dialekt ose tjetrit.

Shembulli i dhënë është ilustrues vetëm (për të shkuar më tutje duhen studime shumë serioze); por mjafton për të krijuar një ide të mirë se thirrja për pasurimin e shqipes standard me fjalë të gegërishtes mbështetet mbi një mistifikim; aq më tepër që në paragrafin e mësipërm leksiku ekskluziv i gegërishtes përfaqësohet më mirë se leksiku ekskluziv i toskërishtes (përsëri – të mos ngatërrohet kjo me trajtat fonetike të fjalëve, të cilat ndryshojnë nga dialekti në dialekt).

Theksoj edhe se ndonjë interpretim imi mund të lërë shteg për diskutim; kështu, etimologët shpjegojnë se prapashtesa –im (që ndeshet në zotim, besim, punim) është më tepër e gegërishtes, ndërsa prapashtesa –je (mbrojtje, bindje) është më tepër e toskërishtes; por këtu kemi të bëjmë më tepër me një dallim gramatikor (morfologjik) sesa leksikor; aq më tepër që sot emrat e veprimit (nomina actionis) të formuar me këto dy prapashtesa konsiderohen pa dyshim si të mbarë shqipes dhe askush nuk percepton sot ndonjë gjurmë dialektore te njëra prapashtesë ose te tjetra.

E përsërit: shqipja ka plot vend për t’u pasuruar me prurje nga dialektet dhe të folmet, të kaluara sidomos në filtrat e letërsisë dhe të terminologjisë; por kjo vlen njëlloj si për fjalët me prejardhje gege, ashtu edhe për fjalët me prejardhje toske; të cilat, në çdo rast, folësi i sotëm i shqipes, edhe i shqipes së folur, dhe veçanërisht në mjedise sociale të urbanizuara, nuk mund t’i dallojë më nga prejardhja.

Të gjithë ata që i japin më rëndësi se ç’duhet nevojës (fiktive) për të pasuruar shqipen me elemente leksikore të gegërishtes refuzojnë të kuptojnë që shqipja e sotme e njësuar (letrarishtja, standardi, le ta quajmë si të duam) ka një leksik që është përftuar, në masë të madhe, jashtë mjediseve të dialekteve gjeografike, ose në kontekstin mbidialektor të shqipes së përbashkët, si dialekt social – nëse duam ta quajmë kështu – të qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka komente

  1. Sapo mbarova se lexuari Liberian e Bashkim Shehut “Mozart me Vonesse” dhe midis te tjerave hasa nje ca fjale te padegjuara me pare, si bashkeformime fjalesh me mbrapashtesa gegerishtjeje, qe si duket autori, me prejardhje toske por I ritur ne Tirane, i perdor pa I vleren noveles, por si nje pershtatje e kohes se re pas monizmit.
    Xha Xha I ke rene pikes dhe une nuk kam c’te bej tjeter po te ngre kapelen me respekt. Eshte per tu ardhur keq qe pas 20 vjeteve Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per mendoj in professional dhe expert, dhe ashtuquajturin, sic e thate ju, ate qytetar. Nese ke mundesi te me thrash a ka ndonje reviste letrare te pamvarur nga pseudopolitikat shqiptare, qe merrte me letersi dhe probleme gjuhesore ne Shqiperi?

    1. Për fat të keq, botime gjuhësore-kulturore nuk më rezulton të ketë – askush nuk e çan më kryet për gjuhën, veç ideologëve.

      Përkundrazi, ka revista letrare shumë të mira, si Aleph dhe Mehr Licht, vetëm se me përhapje të kufizuar.

      Ndonjë koleg ndoshta na ndihmon me informacion për botime të ngjashme në Kosovë e në Maqedoni.

  2. Kjo mund te jete nje mundesi e nevoje per tu plotesuar nje te ardhmen, si dooms tani nje kohen e internetit ku komunikimi ska kufi. Le at shohim nje mundesi per tu realizuar. Tani sk me nevoje te jesh nje Shqiperi qe te kontribosh ne gjuhesine e saj (kujto arbereshet e Italise dhe kontributin e tyre). Historia perseritet ne nje fare menyre.

  3. Xha Xhai, per ty thoshin se ke qene ma i miri, dikur, ne Tirane, nder studime te gjuhesise. Por ju qe studiuet pa liri, e paskeni pase te shpejte afatin e skadimit. Shkruen se je grafoman, por ça me ba se s’je shkrimtar. Dhe ngaqe s’je shkrimtar, pretendon se nevoja per pasunim qenka fiktive. Ne thelb fiktive asht dija jote, kurse ndjeshmenia jote asht inekzistente. Libri i Pipes, pavaresisht se nuk asht ndoj hatà, lind nga nji nevoje reale per destalinizimin e mendesise dhe gjuhes shqipe. Ti thue ‘standarti e ka pranue rotacizmin’. Thue se standarti asht nji bijim hyjnor qe vendos vete. Jo! Standarti jane ata qe kane vendose. Sikunder, ka ndodhe edhe ne njehsimin e rumanishtes apo te greqishtes se re, edhe gjuha jone asht njehsue ne kushtet e mungeses se lirise dhe akoma i vjen era BURG! Rotacizmi asht nji kusur qe ka hy ne tosknisht prej pushtimit bullgar ne Mesjete! E ti nuk mund te thuesh ma, per asnji çast se, shqipja standarte asht formue mbi harresen e origjines se fjaleve! Ne radhe te pare, harresa nuk asht argument! Ne radhe te dyte, standartizimi ka krijue nji Moter te vogel me Paje qe mori burre Shtetin (dhe asht tosknishtja), dhe nji Moter te madhe Laneshe (qe asht gegnishtja). Kjo Lanesha nuk po don gja tjeter veçse me ia pasunue Pajen te vogles, meqe i doli fati!! Dhe ju bani si rock-star dhe thoni se nuk asht nevoja, ose asht nevoje fiktive! Ju jeni turpi i tane patriotizmit toske dhe i tane artit e vlerave qe vine prej anes suej dhe ç’asht e verteta, jeni shterpe! Ju nuk keni asgja te perbashket me Lasgushin a me Konicen! Por keni te perbashketa me birone dhe menyren si ajo e koncepton gjuhen nga nalt! Ne kukulturen qe vjen nga ju, Ben Blushi asht shkrimtar shqiptar, kurse Koliqi shkruen ne dialekt! Pavaresisht se ky i pari, nuk asht as shkrimtar as shqiptar! Por ju do vazhdoni keshtu! Se ju kujtoni se mjafton te zotnoni pasunite materiale! Por nuk mjaftoka se! Arti nuk dilka nga raportet horizontale-materiale! Ju njihni vetem nji Shqipni, ate te Kadarese! Ju perdorni vetem nji mbarese, mbares ‘naje’ qe ay na solli nga rushishtja! Keshtu e pasunoni ju standartin tuej! Dhe kshu keni ‘gjethnaje’, ‘lumnaje’, ‘fushnaje’, ‘çelnaje’, dhe nji pafundesi fjalesh te tjera hibride, deri qe perfundoni ne ‘naje-naje’. Por jo nuk mund te perdorni mbaresen shqipe ‘ni’, qe e ka ruejte gegnishtja: nuk mund te thoni çelni, e thoni ma pare me mbarese ruse: çelnaje! Por mbaresa ‘ni’ e shqipes qe e ka ruejte motra e madhe Gegnishtja, asht ne tana gjuhet e botes, tek fjale ETNI! qe nuk don me thane popull, simbas greqishtes, por Atesi! simbas shqipes!
    Kohet e fundit ju keni hedhe syte nga Italia, mbasi s’ju duel gja me Rusine! Dhe foljen ‘asht’ studentat shqiptare qe vazhdojne me shenime e shkruejne per shpejt ne trajten ‘è’ – italishte, ngaqe mendojne se i mungon shqipes! dhe pertojne me shkrue ‘eshte’! Por, sikur ata ta pranonin Motren e madhe, gegnishten, qe asht ma e bukur, ma e urte, ma e ditun dhe ma tragjike: do shkruejshin ‘à’, shqip! Pra ne nji ore matematike do kishim shenimin: ‘kjo veti à e vertet per tane numrat prim!’ ne vend te ‘kjo veti è vrt per tere numrat prim’…
    Perpos kesaj ju keni zanore shurdhe ‘e me :’ dhe ‘r’ e famshme. Pra: me ba nji bire ne rane, juve ju del ‘per te bere nje vere ne rere’, me jo pak por 10 e:! Ky asht standardti juej i shurdhuem! I cili jo Opera, por nuk arrin me prodhue as 2 ose 3 kange te lehta ne vit! Por ju vazhdoni! Se ju keni Gazetat! Ju kujtoni se trajtat ‘rane, vene, te tane!’ jane te gegnishtes! JO! Ato jane te shqipes, sikurse jane te greqishtes se vjeter, te latinishtes, te sanskritishtes! Pra, jane trajta indoeuropiane! Gegnishtja thjesht ka ruejte! E ka ba mire a keq! A i ka ruejte per me i pshty ju? Nse ju nuk jeni per pasunimin e standartit, atehere kjo tregon se nuk e doni as standartin. Dmth, ka linde pa dashni e po rritet pa dashni!
    Ju njihni vetem Shqipnine e Kulteve te Personalitetit! Ju kishit Kultin e Udheheqjes, mandej keni kultin e Kadarese dhe tashti vijoni me kultin e gjuhes se njehsueme! Se vetem ate Shqipni njihni ju! Prandej, Vorpsi qe ka lexue vetem Kadarene, kujton se shqipes i mungon fjala “pervujtni” (umiltà)! Nji gjuhe qe 500 vjet u shkrue prej murgjish, si mundet me i mungue nji fjale e tille! Ne fakt ‘pervujtni’ ju mungon ju dhe aradhes suej te mjeraneve me pushtet, por nuk i mungon dashnoreve te vertete te shqipes si Petro Zheji.
    Thelbi i rolit tuej asht ky: ju nuk i dhate kurre nji qytetari shqiptareve thjesht ua hoqet atyne qe e kishin! Besoj se ne kete i ngjani mongoleve ma shum se sllaveve.
    Per skoten tuej ka thane Makiaveli, se ne vendin e qorrave à mbret ai me nji sy!

  4. Do te ishte me mire qe te jepej nje liste me fjale gege (mjaftojne 20-30), te cilat propozohen te hyjne ne fjalor, por qe lihen jashte per nje arsye a tjetren, keshtu kuptohet me mire se per çfare me konkretisht po flitet.

    1. Nje sprove vleresuese eshte perkthimi i Iliades i cili ka ardhur ne shqip ne te dy dialektet. Ose te pakten Iliada dhe Odisea kane respektivisht nje perkthim ne gegnisht dhe nje toskerisht. E njejta gje edhe per Faustin. Keto jane vepra madhore qe vene ne prove gjuhen dhe fibren e saj. Ndaj nuk ka nevoje per liste fjalesh qe hyjne e dalin. Ta zeme emertimi Ilirida qe sjell zoteria juaj ne komentin tjeter; nje fjale e gjithe gjuhes, edhe pse kur e degjoj me ngjan si sit arkeologjik ku mendohet te jete shkruar nje kapitull i zhdukur i Apokalipsit te Bibles. Kisha e Ilirides edhe shkon. Por Xhamia e Ilirides sikur nuk terezitet mire.

      1. Ka një problem me përkthimin e Iliadës – origjinali (i mrekullueshëm) është përkthyer nga greqishtja e vjetër në gegërishte prej Gjon Shllakut; ndërsa versioni në toskërishte kam frikë se është “përkthyer” prej gegërishtes.

        Problemet që ka leksiku i shqipes sot nuk zgjidhen duke marrë fjalë prej dialekteve e varianteve letrare, por duke e ushtruar shqipen në nivelin libror. Shqipja është edhe e varfëruar (gjatë gjysmë shekulli jetë në uniformë) edhe e varfër; janë dy plagë të ndryshme, që kërkojnë mjekime të ndryshme.

        Zotëria më lart edhe provokon, edhe mistifikon. Një vështrim në blogun e tij, ku shkruan se “Gegnishtja është diellore, derdhje, spermë, përmbajtje; është një forcë e natyrës. Dhe është shqipja më e madhe, pasi dikur është folur në pjesën më të madhe të ilirikut e sot flitet në pjesën më të madhe të shqiptarisë. Toskërishtja është hënore, ajo e vjedh dritën; ajo është vezë, formë dhe është e shurdhuar” më mjafton për të nxjerrë përfundimin se ai komunikon në një nivel të dijes të pabashkëmatshëm me timin.

      2. Sprovat le te behen, po mua me intereson konkretisht nje liste fjalesh qe te kuptoj problemin, pse nje pale duan dhe pse pala tjeter s’do.
        Kam pershtypjen qe te dyja palet duan ta mbajne sa me parimore çeshtjen, qe te fitojne ne parim dhe pastaj t’i ndalojne ne bllok ose t’i fusin bashke dreqin me te birin. Keshtu, nese fiton ne parim pala mesymese, do gjejme edhe fjalen rane – rere edhe fjalen tamel, nese fiton pala qe eshte per status quo-ne i le jashte te dyja.
        Nje zgjidhje e mesme do ishte te lihej jashte forma rane dhe te futej tamel, se nuk u be qameti.

        Sa per Iliriden, them se shkon me shume Faltorja e Ilirides, ka me shume misticizem.
        .

        1. Ehe, do te kuptosh problemin? Po ja mund ta kuptosh edhe keshtu: duhet standardi dykrenor.

        2. …”rane – rere …”

          “rane” a/eshte ma/me e vjeter se “rere”

          Arena = harena (lat), qe mund te jete edhe me origjine etruske

          Ose psh ne vitet 1400, tosket e Morese katundit i thonin “katun”

          1. Toskërishtja duket se ka inovuar më shumë menjëherë pas antikitetit (ose duke filluar me periudhën e dyndjeve sllave); gegërishtja më shumë pas rënies së Arbërisë (shekujt XIV-XV). Megjithatë, ne nuk dimë pothuajse asgjë për gjeografinë e këtyre dialekteve para shekullit, të themi, XIII. Fakti që mes dy dialekteve të shqipes, është toskërishtja që i ka më të forta e të thella lidhjet me romanitetin ballkanik dhe sidomos me rumanishten, duket sikur mbështet hipotezën se toskërishtja (mëma e toskërishtes), në lashtësi dhe në mesjetën e hershme, ka qenë folur shumë më në veri se sot; në një kohë që disa gjuhëtarë gjejnë plot gjurmë të karakteristikave fonetike të gegërishtes në jug të Shqipërisë, sidomos në Labëri (nazalizëm, emra njerëzish, etj.). Edhe arbëreshët që thonë se kanë ardhur nga Kruja pas katastrofës (nuk flas për ata të dyndur prej Moresë pak më vonë), flasin një dialekt të afërt me çamërishten; sikurse arbërorët e Greqisë, të cilët gjithashtu nuk është e thënë të kenë zbritur doemos në Peloponez e gjetiu nga Shqipëria e Jugut (përkundrazi).

          2. Katun(d) eshte fjala e vjeter, e kane perdorur edhe sllavet e jugut. Eshte nje kenge e bukur arvanitase, ku thote, kam nje grua katundare, ore dhe s’me me le te dalim fare. http://www.youtube.com/watch?v=M0vewHKySSM

            Fjala qe ka pesuar rotacion normal qe eshte tingullesisht me e re, por nuk eshte me ‘e re’, se fjala nuk perkufizohet vetem nga forma.

            Forma zanafillore nuk perben ndonje kriter perzgjedhes, perndryshe i bie t’i fusim etimologet ne pune, qe te na gjejne format zanafillore te fjaleve dhe t’i rivendosim.

        3. Nuk ka lista fjalësh ‘të ndalueme’ o Hyllin. Ka vetëm ham-hame, dhe histerikë të specializuar në ham-hamet, të cilët po bëjnë të pamundurën për të luajtur dhe ruajtur rolin e viktimës; edhe pak dhe do të kërkojnë pensione nga shteti!

          Këtij gegologut që erdhi të komentojë këtu, Astrit Canit, mund t’ia lexosh vetë shkrimet publicistike që ia gjen poshtë e lart, dhe të shohësh se sa fjalë gege ka liruar nga ‘burgu’ dhe ua ka dhuruar lexuesve (nuk flas për poezitë, se ato s’ia lexon njeri).

          Se për mistifikime, ne s’ia lëmë kujt mangut. Gegnishtja qenka folur në pjesën më të madhe të Ilirikut: bullshit. Askush nuk e di se ç’formë e shqipes flitej asokohe në pjesën më të madhe dhe në pjesën më të vogël të Ilirikut – por dihet pothuajse me siguri se gegërishtja si dialekt, ashtu si njihet sot, është formuar në Mesjetën e hershme. Gegnishtja paska ruejtë: bullshit. Edhe toskërishtja edhe gegërishtja kanë ruajtur disa tipare dhe kanë rinovuar të tjera. Pse u dashka konsideruar arkaik nazalizmi dhe inovim rotacizmi, në një kohë që janë dy faqe të së njëjtës medalje? Rotacizmi paska hyrë në toskërishte prej pushtimit bullgar në Mesjetë: bullshit. Kjo tezë e albanologjisë sllave nuk ka gjetur mbështetje gjëkundi (por po e mbështetka ky yni tani, vetëm e vetëm që ta nxjerrë toskërishten gjakprishur…).

          Dallimi im nga ky martir me vetëkurdisje, është se ky e urren toskërishten haptazi, ndërsa unë gegërishten e dashuroj: edhe atë të Shkodrës, edhe atë të Prishtinës, edhe atë të Tiranës, edhe atë të Elbasanit. Qëndrimi i tij urryes është tipik – dhe shpjegon edhe disfatën e tij kulturore. Qëndrimi im ndoshta tipik nuk është, prandaj mistifikues si Cani nuk e kanë për gjë të gënjejnë haptazi dhe të më karakterizojnë ashtu si nuk jam; sepse vetëm ashtu e kanë kollaj për të sulmuar.

          Më drejtohet mua burri i botës, të thuash se e kam nënshkruar deklaratën e 1972-shit; sikurse më drejtohet sikur të jem agjenti letrar i Kadaresë. Këput të trasha për gegnishten, budallallëqe të kulluara, për spermë e për vezë, e për toskërishten ‘që e vjedh dritën’. Llaka-llaka. Një mendësi prej katundari të kulturës dhe të fjalës, që e sheh botën të ndarë rigorozisht në dy kampe, një mendësi prej humbësi të përhershëm, që e projekton disfatën e vet personale në rruzullim.

          Ironikisht, vjen dhe më sulmon ad hominem, në blogun tim, me vrazhdësi të paparë, me një gjuhë të ngjitshme prej sagrestani; edhe pse kushedi një ditë do të zbulojë që për gegnishten e tij (dhe timen) unë kam kontribuar (dhe do të kontribuoj) më shumë se ai: objektivisht më shumë. Por, gjithnjë kushedi, prandaj edhe më sulmon…

          Më thotë: ke qenë i mirë në gjuhësi, por tani ke skaduar. Vërtet, do t’i thoja – deri në 1990-ën kam botuar disa artikuj në Studime Filologjike, më pas jo më. Por, a e di zotëria sa numra të kësaj reviste të nderuar janë botuar, qëkur e çliruan vullnetarët e Arshi Pipës albanologjinë prej Kostallarëve dhe katallanëve të tjerë?

          Ku vajti ai tjetri, Irredentisti, që para një jave më thoshte se ‘s’të sulmon kush…’?

          1. Astrit Cani vetedenoncohet si luftetar i luftes brenda llojit, normal qe vjen edhe me teori perçarese te gatitura jashte.
            Fjale te reja nuk gjeta tek shkrimi i tij dhe nuk eshte se kam gjetur me shumice as ne leximet gegerishte e as ne lidhjet e perditeshme me gege.
            Kjo eshte nje nga arsyet qe me intereson nje liste, se fale saj parandalohet sajimi i stuhise ne nje gote uji.

            Personat si Cani jane me te keq edhe se Enveri, se ky pranoi elemente gege ne standartin qe miratoi, po standarti i atyre si Cani s’do kishte fare elemente toske.

            p.s nuk e kuptova ate (perkundrazi) ne fund te postimit te meparshem.

            1. Përkundrazi – në kuptimin që mund dhe duhet të ketë pasur edhe arbër nga Veriu i Shqipërisë, mes atyre që emigruan në Greqi.

            2. Aha, se dukej sikur ata te Greqise emigruan ne Toskeri.
              Sidoqofte, per mua shpjegimi eshte me i thjeshte, sesa vendosja e toskeve ne Shqiperine nga Drini ne Shkumbin, dmth tosket ishin numerikisht me shume dhe me kalimin e kohes gegefolesit humben gegerishten. Kete mund ta shikojme fare mire tek kosovaret qe kane ardhur ne Shqiperi, te cilet flasin dialektet perkatese te zonave ku jane vendosur.

              Ne Itali, emigruan edhe toske nga jugu, Myzeqeja psh duhet te jete braktisur ne mase, se vendi u moçalizua keqazi dhe prerja e pemeve per floten turke, nuk mjafton, po te kish njerez do ishin kthyer ne toka bujqesore.

            3. Une mendoj se pari duhet te biem dakord se cfare perfaqeson standardi duke analizuar menyren e miratimit dhe qendrueshmerine e tij si arkitekture. Tani ne kete leme ti nuk perfaqeson asgje, por nisur nga ajo qe te njoh ketu ne blog mund te imagjinoj se ti je nje lloj Dom Nikoll Kacorri qe punon per kombin pa dallime. Ndaj kur thua se “edhe Enveri pranoi elemente gege ne standardin qe miratoi”, pavaresisht se kush ishte Enveri, me duket se konsumon edhe ne menyre naive nje provokim. Nese do ecim me logjiken se standardi i 1972-it ishte nje produkt i PPSH-se, atehere me mire qe te mos diskutojme fare per kete ceshtje. Se Enveri kete, Ramizi ate, Nexhmija po dihet eshte sterre, po kush i ka bere 5 gjera ne keto mut 100 vjet, or aman, apo patriotet e vertete, nacionalistet, ata qe u dhemb shpirti per memedhene. Zoti e desh, qe t’i njihnim edhe pasardhesit e mbiemrave qe firmosen Pavaresine; disa prej tyre edhe ne pushtetin e sotshem politik. Nje sharlatanizem i vertete. Shikoje se cfare po bejne? Perfaqesues te denje te te gjitha semundjeve qe ka trupi social i shqiptareve. I njejti mekanizem, e njejta teknologji veprimi, per para bejne cdo gje. Ndaj ta sulmosh standardin me alibine e Enverit ne thelb i jep te drejte ketij te fundit per hurin qe u vuri atyre qe ishin reaksioni. Xha xhai thote se ata qe perkthyen klasiket e marksizmit ishin formuar gjuhesisht para flames komuniste. Dakord, qendron. Po a zbatuan ata normat e miratuara ne 1972-in per te sjelle ne shqipe ate ligjerim filozofik? Pse valle kur dikush qe njeh shqipen, e do ate. edhe permes standardit enverian nxjerr nje bukuri themi qe ai perktheu me shqipen qe mesoi ne kohen e Zogut, ndersa kur del nje gdhe, nje mushke, nje mut muti qe nuk di asgje, nje qelbesire inatcore qe po ta takosh pasi erret mund te flase te gjitha dialektet dhe nuk ja del te perktheje as manualin e perdorimit te WC-se ankohet se ja standardi, e shikon, ka mukosur gjuhen? Pse xhanem shkrimtare te rinj, si Hatibi, Idlir Azizi, Agron Tufa, apo edhe ndonje tjeter, te formuar ne kohen triskes, qe dallohen jo dhe aq per nga tharmi artistik sesa nga kapaciteti rinovues i stilit gjuhesor, na qenkan dukuri te izoluara, perjashtime qe sanksionojne rregullin e standardit te keq dhe jo njerez qe e duan gjuhen, qe njohin ate, qe e ndjejne, po edhe qe mundet fare mire te kene harxhuar kohe duke qeshur me vete me fjale te caktuara shqipe. Por edhe te kene kapacitetin ore zoteri per te shkruar, se ne Shqiperi vetem gomisti qe eshte te pallati im nuk ka bere liber. Ndaj kjo puna e listes se fjaleve qe thua ti, me fal zoteri qe po ta them, po mua me ngjan me ato mbledhjet e Frontit qe beheshin neper lagje, ku pensioniste te dalluar me bllok ne dore coheshin dhe shpalosnin profesionin e kritikut si atu te ekzistences se vet ne shoqeri. Sot njerez te Çquar te publicistikes, te brezit te xha xhait, qe jane edhe lere e rrit ne Tirane, pra kane pare bote me sy, dalin e ankohen shpesh neper tv-ra dhe gazeta per cilesine e keqe te perkthimit. Argumenti qe u jep oksigjen daljeve te tyre per kete ceshtje eshte se “dikur perkthehej me cilesi”. Une mendoj qe te flitet ne kete menyre do te duhet te sillen materiale konkrete qe te behet krahasimi. Ta zeme, per levrimin e shqipes, deri ne vitin 1944 ne Tirane kane funksionuar disa shtepi botuese, si Mesagjerite, Ismail Mal Osmani etj, perkthime te te cilave i gjen edhe tani ne Tirane. Jane te njejtet njerez qe perkthejne edhe ketu, por edhe me vone nen kudhren e Partise qe desh te bente Shqiperine, po me sa duket e Beri me te vertete sic eshte. Enver Fico, Sotir Caci, Mitrush Kuteli etj. Por edhe te lexosh Branko Merxhanin qe eshte nder njerezit me te formuar te viteve ’30; ka mendim, ka permbajtje dhe angazhim, por nuk mund te dalesh ne konkluzionin se ka ndonje nivel gjuhesor te jashtezakonshem.
              Nga ana tjeter, shteti asokohe ishte me serioz se sot; ndoshta ngaqe edhe Enveri ishte formuar ne kohen e Zogut. Perkthimet e mira nuk i preku, i ribotoi. Keshtu me Nolin, por keshtu edhe me te tjere.
              Nuk e di, na u be koka dhalle me tradhti dhe akuza per mediokritet. U shqetesuam shume per mungesen e lirise dhe censuren; ia dolem me sukses ne te dyja rastet. Lirine e shperdoruam duke e kuptuar ate si prostitucion ilegal, ndersa censures beji topin mu ne te, ca eshte kjo? Kush lexon me sot?

            4. Nuk e marr vesh ç’me konteston. Do t’i hedhesh mjegull faktit qe standarti mori miratimin e Enverit ? Qe e mori as qe diskutohet, se s’kishte ku vinte pa iu mbushur Enverit kaplloqja.
              Nuk thashe e beri, por dha miratimin, prandaj nuk ka asnje provokim.

              Standarti behet nga specialiste, ashtu sikunder edhe llogarite e buxhetit te shtetit, por eshte nje Enver apo nje Sali qe u jep miratimin. Do mjaftonte qe Enveri te thoshte e dua mesonjes e jo mesues dhe ikte elementi geg nga standarti. Mjafton qe Sala te thote, me gjeni nja 200 milione euro per rruget se kemi para vitin elektoral dhe fap shkurtimet nga zerat e tjere te buxhetit.

              Mbiemrat e firmatareve te Pavaresise, s’kane rendesi, shumica kane qene thjesht e vetem oportuniste, qe kuptuan se Turqia mori fund me te vertete dhe vajten ne Vlore. Merita u takon vetem atyre qe ishin angazhuar ne Levizjen Kombetare, kishin kerkuar dhe luftuar per te drejtat e shqiptareve e jo firmatareve. I takon Dede Gjo Lulit apo Mihal Gramenos e jo Abdi Toptanit.

              U pranuan se asnje ideologji e asnje levizje politike nuk funksionon pa masen e madhe te oportunisteve, biles oportunisti kur sheh fitimin shpesh ben pune te paçmueshme.

              Sa per listen, kjo me duhet per te kuptuar problemin, se ndonjehere marr guximin te gjykoj me mendjen time, jo se s’kam besim tek autoriteti, por me duhet te ve neuronet ne pune ndonjehere.

  5. Shumë gjetje e bukur kjo analizë e preambulës së Kushtetutës. Faleminderit Xha Xha.

  6. ……. Ne radhe te dyte, standartizimi ka krijue nji Moter te vogel me Paje qe mori burre Shtetin (dhe asht tosknishtja), dhe nji Moter te madhe Laneshe (qe asht gegnishtja)…….Zotnia juej ,cani !Pö ngaterroni goricen e malesise me dardhen e konispolit

  7. Xha Xhai,
    ju shkruani se ” Shqipja eshte edhe e varferuar(gjate gjysme shekulli jete ne uniforme) edhe e varfer; jane dy plage te ndryshme, qe kerkojne mjekime te ndryshme”. Ju keni shkruar edhe me pare per nje fenomen te tille , si ndoshta askush tjeter, por ajo qe me ka intriguar eshte ajo plaga e pare. Duke e pare ne kontekstin ideologjik, politik (gjysme shekulli totalitarizem) eshte krejt e kuptueshme ajo cka thoni ju, mirepo a mund te kete edhe nje kendveshtrim pertej ketij konteksti? Ajo qe dua te them eshte qe totalitarizmi , pervec te tjerash , mund te merret edhe si nje eksperience gjuhesore , nje eksperience plus, bile bile edhe si nje sprove per gjuhen .
    Kam parasysh , sidomos, perkthimet e klasikeve te Marksizmit te cilat jane te nje niveli shume te larte, qe nuk eshte tejkaluar( te pakten ne kete lloj letersie) edhe sot e kesaj dite.

  8. Edhe unë i hodha një sy blogut të Canit. Tek ai shkrimi që ka cituar Xha xhai, duket jo vetëm misticizmi, por dhe fryma revanshiste dhe përjashtuese. E kanë gjetur strategjinë bukur tani, dhe po e përdorin jo rrallë. Cani nuk është i vetmi. Cili u shkon kundër bindjeve të tyre i stampohet në ballë titulli “komunist” dhe “rusofil”, dhe i lajnë hesapet me këtë.

    Këta po rikthejnë luftën e klasave.

  9. Nuk kuptoj një gjë gjithsesi, nëse dikush do ishte i bindur për vlerat që ia atribon dialektit të vet, apo përgjithësisht ideve që ka, pse nuk e bën këtë duke e lëvruar dialektin, qoftë edhe duke e ngritur në piedestal. Edhe nëse përdor vetëm argumenta për ta bërë, patjetër që do e vlerësonin. Qoftë edhe pa pasur 100% të drejtë. Po ky denigrim kaq i thekshëm ndaj toskërishtes jo vezë e jo e shurdhër, jo vetëm që është budallallëk me okë, (ma do mendja ky thotë toskërisht dhe në mendje ka standardin), por krijon dhe një mur mes tij dhe të tjerëve, se nuk do kishte tosk që ka respekt për veten që të binte dakord me të.

    Krahason më tej diku, toskërishten me greqishten e re dhe gegërishten me greqishten e vjetër. E ka një bazë ky krahasim, që nuk ndodhet fare, fare afër me idenë që mbase ka në mendje autori. Megjithëse EDHE këtu, përsëri qëllimisht nuk ndan toskërishten prej standardit.

    Greqishtja e re dhe standardi, janë gjuhë që e kanë patur të detyruar procesin e modernizimit të tyre. Por gjuha dhe kultura, nuk i kishin shpikur mjetet që përdornin “të tjerët” në epokën industriale. Dhe detyrimisht u detyruan të huazojnë. Greqishtja e re vuajti më pak, se merrte ujë nga burimi greqishtes së vjetër.

    Më jep pra mua ca ujë bjeshke o azgan i gegërishtes, si t’i “shqiptarizojmë” ca terma si: industri, automjet, telefon, televizor, celular, kompjuter, internet, logjistikë etj. Të gjitha këto terma gjenden në greqishten e re, dhe vijnë përmes të vjetrës.

    Toskërishtja nga ana tjetër, ajo puro, e pastandardizuar, është njëlloj e kërleshur dhe baritore more edhe spermë e diellore njëlloj si gegërishtja.

  10. Eshte fatkeqsi qe Xha Xhai ti pergjigjesh ne blog disave qe Jo vetem qe s’jane experte, por me e keqja qe duan te shiren si te tille. A ka mundesi ndonjeri os ti vete XhaXha te na biesh mendimin profesional gjuhesor te vjeter e te ri nga njerez qe Jane marre me lumtime ne kete fushe e Jo me ca pacavure diletante. Me kete nuk dua te censuroj debatin por at bej ate me konstruktiv.

  11. Ne debatin qe behet per standartin ka nje hipokrizi nga te dyja palet ( e kam fjalen per brezin e vjeter te gjuhetareve) , hipokrizi nga te dyja anet dhe shume keqkuptime ne mes qe vijne si pasoje e kesaj skutherie .
    Ata qe jane per nje rol me te madh te gegerishtes , kapen pas ca gjerave te vogla , dhe nuk kane kurajon qe ta thone hapur se kerkojne nje ndryshim , qe s’mund te jete ndryshe vecse thelbesor .
    Kurse pala tjeter e mohon me nje kembengulje te cuditshme rolin e faktorit politik ne standartizimin e gjuhes! Eshte nje e vertete e njohur , elementare, e perbotshme se ne standartizimin e nje gjuhe, pervec faktoreve gjuhesor, kane rolin e tyre edhe faktore jashtegjuhesore, dmth social, politik, ekonomik .
    Edhe ne rastin e standartizimit te gjuhes shqipe faktori politik ka patur rolin e vet , por kjo nuk i relativizon aspak argumentet shkencore.
    Ajo qe duhet te bejne mbrojtesit e standartit eshte shume e theshte: te heqin dore nga kembengulja idiote se politika nuk pati ndikim dhe , cka eshte me kryesorja, te paraqesin qarte dhe shkoqur para shqiptareve argumentet e pastra gjuhesore , dmth se pse toskerishtja u mor dhe duhej te merrej si baze per standartin.

    Mendoj se mund te kishte nje debat, apo me mire bashkebisedim, te gjere ne lidhje me impaktin qe ka patur , qe mund te kete patur dhe qe ka standarti ne jeten sociale. Mirepo nje gje e tille anashkalohet, nuk flitet , eshte tabu.

  12. Gjuha e njesuar nuk mohon dialektet, por perkundrazi I jep me shume mundesi qe te zhvillohen. Italia ka shume dialektet dhe nen dialekte por gjuha e njesuar qendron e paster duke mare e dhene me keto dialekte. Nuk e kuptoj perse ne shqiptaret bejme sikur perpiqemi per te rregulluar e vecse prishim me shume se regullojme, dhe me nje krenari budallai kerkojme te shpikim nje rrote te re unike, kudo be gjuhe, letersi, lere pastaj ne politike. Kopjoni sic Kane bere te tjeret, franceze, angleze, Italiane dhe gjermane, e mjaft me e
    Lagu se lagu, politike Jo politike, gjuhe e njesuar e jugut me shume se e veriut ne kohen e monismitn, me gegerishten e tanishme the Saliut me me shume gegerishte. Beni dicka e dscutojeni ne menyre ndertimtare e Jo mohuese! Se shqipja nuk ka ngelur jetime qe ca si ju ta marrin neper kembe, ne emer te martirizimit te gegerishtes.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin