KOMUNIZMI VDES, LIGËSIA JO !

nga Urim Nerguti

Para disa ditësh, disa media njoftuan vdekjen e “njëfarë” personazhi të historisë së vonshme shqiptare, Ramiz Alia. Përshtypja e parë ? Një kriminel më pak mbi tokë. Vazhdimi ? Disi më i nuancuar : një keqardhje e thellë për dikë që s’arriti të bëhet njeri deri në fund të jetës së vet. Një dështim total i një jete të gjatë tetëdhjetëegjashtë vjeçare.

Më tej, ashtu si dhe pritej, një maskaradë, një mbingopje me superlativa, me ndjenja të qurravitura dhe përdëllime për mosfyerjen e një njeriu të vdekur, e turli lloj kleçkash alla popullorçe për të mos i thënë gjërat me emrin e vet. Në fakt, gjëja e parë që duhet siguruar për shërimin apo ndreqjen e diçkaje që s’shkon, është që t’i thërrasësh gjërat me emrin e vet. Emri i saktë është ai që sjell përnjëherë tek mendja atë për çka duhet menduar e reflektuar, pa i rënë mënjanë dhe pa « treguar përralla », sipas shprehjes së Platonit.

Është folur shpesh për këto njëzet vjet demokraci, madje gjithkush ka një mendim mbi to. Duke mos bërë përjashtim, edhe unë kam njëfarë ideje. Por më përpara, është për t’u argëtuar me atë çfarë mendon një pjesë e mirë, gati gjysma, e atyre që kanë një mendim ndër Shqiptarë, domethënë praktikisht gjysma e Shqiptarëve, kudo që të jenë. Dhe ajo çka mendojnë këta Shqiptarë që janë gjysma jonë, ose më mirë t’i quajmë gjysmakët e Shqipërisë, është se ashtu si dje nën udhëheqjen e PPSH-së dhe Enver Hoxhës, edhe sot ne vuajmë në diktaturë. Ky lloj barazimi ka filluar të ngulitet për efekt mëshimi të përditshëm nëpër media, sidomos në Internet. Madje disa faqe shqiptare (gazete apo tjetër), e kanë kthyer në një sport popullor, në një synim të palëvizshëm, hedhjen në erë të çdo lloj shkëputjeje të njërës kundrejt tjetrës, të diktaturës së djeshme me demokracinë e sotme. Duke vepruar kështu, debati është i ndërprerë që në fillim. Sepse shenjës së barazimit nuk mund të bësh asgjë, A=A dhe asgjë më tej.

Megjithatë, për një gjysmë tjetër e cila, për fat të mirë, ka edhe ajo mendimet e veta, gjërat nuk janë kaq të thjeshta dhe meritojnë pak sqarim. Ky sqarim, duke lënë mënjanë emfazat dhe solemnitetet, mund të thuhet me fjalë shumë të thjeshta, të cilat do të qëndronin në këto terma : sot nuk ka më asnjë vullnet të një grupi njerëzish për të ndjekur apo persekutuar një pjesë tjetër, dhe se ky vullnet, edhe në rast se do të ekzistonte diku, nuk ka praktikisht asnjë mjet për t’u ushtruar. Sidoqoftë, nuk janë zgjedhjet e lira (që dikur mungonin) ato që mund të përjashtojnë mundësinë e një rikthimi në një diktaturë. Shembull flagrant : Gjermania naziste e 1933-it. (Megjithëse, disa studime kanë treguar se këto zgjedhje nuk ishin aq të lira, djegia e Reichstagut ishte pasuar me arrestime të komunistëve gjermanë, dhe rrjedhimisht me fuqizimin e të djathtëve të NSDAP-it). Por ajo çka e bën zero mundësinë e një rikthimi diktature në një regjim demokratik, është thjesht mungesa e një ideologjie në thelb e sëmurë. Është e qartë se një parti e ekstremit të majtë apo të djathtë, komuniste apo raciste, do të përbënte një rast të mirë për fundosjen në një diktaturë tjetër. Mirëpo, pas thyerjes së hundëve të komunizmit (por jo të komunistëve) dhe të nacionalistëve (por kësaj here jo të nacionalizmit), është e qartë se votuesit apo, për ta vulgarizuar, turma nuk ëndërron më të futet nëpër aventura ideologjish. Komunistët shqiptarë, ose bashibozukët e mbetur të PPSH-së, nuk kanë sot mbështetjen e ideologjisë komuniste, me përjashtime të rralla të disa celulave kryeqytetase ku mësohet përditë e përnatë Marksi dhe pasuesit e tij modernë – Zizek, Badiou, Negri, etj. Nga ana tjetër, nacionalistët shqiptarë, sot kjo fjalë rimon me asgjë, dhe nacionalizmi shqiptar ka mbetur thjesht një relike e së kaluarës. Megjithatë, në një vend i cili nuk është aq sovran në vendimet dhe veprimet e veta – për shkak të dëshirës për të hyrë në Europë, është e qartë se duhen respektuar disa kushte të pranuesit –, nacionalizmi shqiptar nuk është derdhur pothuaj kurrë në një formacion veprues dhe qartësisht të përcaktuar. Nacionalizmi shqiptar, të paktën për aq sa është, vjen më tepër si pasojë paditurie sesa platforme të qartë të përpiluar nga koka të zgjuara. Tekefundit, ky nacionalizëm, duke ia parë hapin dhe mjetet, është me të vërtetë një problem i papërfillshëm përballë disa çështjeve të tjera që ne ende s’i kemi kapur në dorë, ose e kemi bërë shumë keq.

Vdekja e Alisë ka nxjerrë edhe njëherë në dritë, dhe madje në një formë më të acaruar ngaqë po flitet për një personazh që ka ditur shumë mirë t’iu mbijetojë të dyja periudhave (1941-1991 dhe pastaj 1991-2011), se një pjesë e mirë e Shqiptarëve janë me të vërtetë njerëz pa kurrfarë kultivimi, pa kurrfarë prirjeje për analizë, e për më tepër iu mungon ajo “zemra e zgjuar”, aq e shtrenjtë për Solomonin. Një natë, Solomoni, shtatëmbëdhjetë vjeç, pa në ëndërr të Përjetshmin i cili po i thoshte t’i kërkonte çfarë të donte. Dhe Solomoni iu përgjigj : Jepi shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar për të gjykuar popullin e vet, për të dalluar mes së mirës dhe së keqes, sepse, e kush do të mund ta gjykonte këtë popull të lartë ? Dhe meqë këto fjalë i pëlqyen të Përjetshmit, ai u përgjigj : Meqë ma bërë këtë kërkesë, dhe s’më kërkuar fare një jetë të gjatë, dhe meqë s’më ke kërkuar pasuri, dhe as vdekjen e armiqve të tu, por më ke kërkuar një zgjuarsi për të kuptuar drejtësinë, ja pra : po ta plotësoj dëshirën ; ja : Po të jap një zemër të zgjuar dhe të urtë, siç nuk ka pasur kurrë më parë, dhe siç nuk do të ketë kurrë pas teje. Dhe madje të kam dhënë edhe diçka që s’ma ke kërkuar fare, edhe pasurinë, edhe lavdinë, në mënyrë që asnjë mbret tjetër nuk do të jetë si ti, gjatë gjithë jetës tënde. Dhe nëse ecën në udhët e mia për t’i ruajtur këshillat dhe urdhërat që do të të jap, ashtu siç ka bërë yt atë Davidi, atëherë do të t’i zgjas edhe ditët.

Në fakt, kjo zemër e zgjuar është ajo e cila paraqet ndër Shqiptarë një karakter mjaft të rrallë, për një arsye të dyfishtë e cila shfaqet e qartë në vetë togfjalëshin : disa, ose s’kanë zemër, ose s’kanë tru. Disa, ose ecin me zemër, qorrazi, pa tru, ose ecin të hekurt në udhën e tyre, pa zemër, por me një ide të ngulitur në kokë. Me fjalë të tjera, ajo çka kërkoi Solomoni ishte kjo : të dinte të gjykonte (zgjuarsia) diçka që futej tek drejtësia (zemra).

Çfarë ka ngjarë në Shqipëri ? Ka ngjarë ajo që mund të quhet maskarada e një shoqërie të tërë. Ende sot e kësaj dite, ka ende njerëz që mendojnë se sistemi komunist nuk ishte një diktaturë, dhe se ska asgjë për t’u qortuar, asgjë për t’u penduar. Që kjo gjë të vijë nga ana e xhelatëve, kjo mund të kuptohet deri në njëfarë mase. Megjithatë, për arsye krejt njerëzore, pretendohet (ose shpresohet) se dikush drejt fundit të jetës, fillon të anojë nga kjo zemra e zgjuar, domethënë, në bilancin që i bën jetës, fillon të mos tregohet aq zemërbutë ndaj vetes, por ndërmerr t’i pohojë vetes edhe gabimet, fajet apo krimet (në raste flagrante) që ka bërë. Maximilien Aue, personazhi kryesor i “Dashamirëset” (Les Bienveillantes) të Jonathan Littell, pas 50 apo 60 vjetësh jetesë të qetë në tregti dantelle, ndërmerr të shkruajë kujtimet e tij të Luftës së Dytë botërore. Në hyrjen e librit, në kapitullin Toccatta, ai dëshiron të na bëjë të qartë se këtë rrëfim po e bën jo për ne, jo për të na mësuar ndonjë gjë, as për të na bërë moral, por thjesht për veten e tij. Deri në fund, Max Aue mendon thjesht për ndërgjegjen e vet të rënduar nga një seri masakrash dhe miliona të vrarë mbi shpinë. Megjithëse Max Aue është një personazh fiktiv, ai arrin – ose përpiqet të arrijë sadopak – në një stad më të lartë njerëzor, domethënë të paktën të rrëfejë krimet e veta, të na tregojë vërtet çka ngjarë në ato kohëra.

E megjithatë ! Deri në fund, Ramiz Alia nuk dëshiroi, nuk pranoi, nuk përfilli që t’i bëjë një analizë të vetën, me një “zemër të zgjuar”, asaj për të cilën ishte vetë bashkëpunëtor. Krimet, internimet, dëbimet, torturat, të gjitha këto nuk gjetën as edhe njëfarë hiri në sytë e Alisë, duke vendosur kështu që, deri në fund, të mos ngrihet në nivelin e një njeriu të denjë për këtë emër. Në një intervistë të dhënë me të drejtë botimi pas vdekjes (të paktën sipas autorit të kësaj interviste, i cili m’u duk tejet i mallëngjyer dhe i nderuar që një figurë aq e lartë e komunizmit t’i thoshte dy fjalë), Alia nuk flet asgjëkundi për vrasjet, pushkatimet, varjet (Havzi Nela, i varuri i fundit në tërë vendet ish-komuniste të Lindjes), por gjen aq kohë, aq forcë apo mungesë skrupulli, sa të përmendë një gabim fatal (sipas tij) : tufëzat ! Dhe këtu duhet ndalur një minutë : ky gabim fatal, sipas tij, është e qartë se quhet si fatal vetëm e vetëm ngaqë, në mendjen e tij, ka shkaktuar rënien e regjimit ! Me fjalë të tjera, atij i vjen keq vetëm përse ka bërë diçka që shkonte kundër synimit të tij për të përjetësuar regjimin. Cinizmi, në kulmin e shkëlqimit !

E përsëri, ne kemi në mesin tonë ende njerëz të cilët ngazëllehen apo që s’e frenojnë dot dëshirën për të na thënë edhe njëherë sesa njeri i zgjuar ishte Ramiz Alia. Një shoqëri e përbërë me tipa të tillë, herët apo vonë, shkon drejt rrënimit dhe shkatërrimit. Asnjë shoqëri nuk mund të jetojë për një kohë të gjatë në mungesë të plotë të moralit njerëzor. Sodomi dhe Gomorrha u shkatërruan nga zemërimi hyjnor për shkeljen e mikpritjes dhe bamirësisë. Të paktën këto janë dy shkaqet e njohura që e bënë të Përjetshmin të dalë nga vetvetja dhe të fryjë zjarrin e shkatërrimit. Në mungesë të plotë të një morali, një qytetërim është i destinuar të zhduket.

Mungesa e plotë e moralit të shoqërisë sonë ka bërë që, ende sot e kësaj dite, ne nuk kemi asnjë shenjë pendese, asnjë kërkim faljeje nga ana e xhelatëve të djeshëm. Viktimat kanë ngelur pa bashkëbisedues përballë. Kujt t’ia japin faljen ata ? Kë të falin ? Për çfarë ? Viktimat, siç thoshte Jankélévitch, ose më mirë të mbijetuarit sepse viktimat radikale kanë si veçori të tyren që nuk flasin më, do të donin mbase t’i falnin xhelatët e tyre, por ata nuk kanë dikë përpara që të mund t’i thonë me dy fjalë : të kam falur ! Ramiz Alia nuk u paraqit në tavolinë, as në sofër, as në log. E megjithatë, viktimat prisnin ta falnin, thjesht për të dëgjuar ca fjalë pendese. Një përballje kjo, që s’do të ngjasë kurrë.

Ka shumë për të folur për këto gjëra, çështja është aq e gjerë, përfshin aq shumë njerëz dhe periudhë kohe, saqë s’mund të kalohet as me një tekst të tillë, e as me një libër të vetëm. Duhet, të paktën kjo, që viktimat t’i kapërcejnë lotët e idhnimit që iu kanë ngecur në fyt, dhe të shkruajnë, të rrëfejnë për jetët e tyre të këputura, të paktën për ata veshë të cilët kanë qenë dhe janë të gatshëm t’i dëgjojnë. Të tjerët, le t’i mbeten besnik betimit të tyre për të mos e njohur kurrë zemrën e zgjuar.

[Shënim: titulli i shkrimit origjinal ishte: KOMUNIZMI VDES, LIGËSIA NJERËZORE JO!]

Nuk ka komente

  1. Ramiz Alia ishte kaq virtuoz në artin e të mbijetuarit sa pas vdekjes së Enver Hoxhës i mbeti pushteti në duar.

    Nuk më është dukur ndonjëherë se besonte në komunizëm; por atë maskë i duhej të mbante, për të shpëtuar kokën.

    Përveç kënaqësive të thjeshta që të jep pushteti, nuk më është dukur as që ta shijonte veçanërisht drogën e sundimit mbi të tjerët.

    Kishte diçka prej qelqi në personin e tij, që e bënte shikimin e tjetrit të kalonte tej për tej, pa u ndalur gjëkundi. Diçka prej hijeje, ose prej një pranie që nuk është tërësisht materiale, ose e konsoliduar në këtë rruzullim.

    Më ka zhgënjyer fakti që nuk ka shprehur gjëkundi pendesë për bëmat e regjimit të vet. Kaq i zoti do të ketë qenë për të gënjyer veten, sa ka kujtuar se, sa kohë nuk i besonte komunizmit, atëherë nuk do të mbante përgjegjësi as për krimet e kryera nga ata që komunizmit i besonin.

    I njëjti instinkt që e ndihmoi të mbijetonte gjatë spastrimeve totalitare, e pengoi tani të gjente vetveten, qoftë edhe vetëm për të vënë dorën në zemër dhe për t’u kërkuar viktimave të falur; madje të gjithë shqiptarëve.

    Njerëzit që e kanë njohur nga afër, flasin për të si njeri të butë dhe të dëgjueshëm, aspak arrogant por të sofistikuar deri në brishtësi; por kjo do të ketë qenë më tepër tipar i karakterit të tij, sesa i qasjes së tij ndaj realitetit.

    Ramiz Alia jetoi gati 40 vjet me frikë se një ditë do të pësonte fatin e kolegëve të vet dhe do t’i ngryste ditët në qeli. Me vdekjen e Enver Hoxhës, kjo frikë nuk kishte më arsye t’ia drejtonte sjelljen.

    Megjithatë, sa kohë që mbeti në krye të punëve, Ramiz Alia kishte frikë: nga bashkëpunëtorët, nga kundërshtarët, nga populli, nga të huajt.

    Nuk besonte në asgjë nga ato që thoshte; me siguri i vinte ndot për profkat e panumërta që u hidhte në grazhd sklerotikëve të Enverit, në plenumet dhe mitingjet.

    Dhe ngaqë nuk besonte në asgjë, nuk besonte as që diçka mund të ndryshonte në Shqipëri.

    E gjithë politika e tij ishte politikë për t’ia bërë qejfin një autoriteti imagjinar, një Enver Hoxhe të padukshëm, por gjithnjë të pranishëm; që e gjykonte nga përtej varrit dhe nuk e linte të bënte xhap.

    Në krye të shtetit shqiptar, Ramiz Alia erdhi si finok i përkryer, por jo si politikan inteligjent. Në këtë kuptim, ai ishte shqiptari i parë post-komunist, ose përfaqësuesi fillestar i asaj specieje që sot ka marrë dhenë, duke e dominuar ekosistemin politik shqiptar.

    Ishte prototipi i homo albanicus, i cili e ka të pamundur të besojë në diçka sublime, në një ideal, në një virtyt, në një kriter të shëndoshë; dhe që, gjithçka që bën, e shoqëron me një shkelje syri, qoftë edhe vetëm para pasqyrës.

    Kërkoi të mbijetonte edhe në rrethanat kur fati e kish vënë në krye të punëve; kërkoi të konformohej ndaj një vullneti politik imagjinar, i cili nuk ekzistonte më.

    Si udhëheqës, nuk kishte ide, por vetëm instinkt; në një kohë që Shqipërisë, madje edhe asaj komuniste totalitare, i duheshin idetë, jo instinktet.

    Populli komunist, i mësuar me mëritë dhe rrufetë e Enver Hoxhës nuk e deshi kurrë, as e respektoi veçanërisht. E trajtuan si mëkëmbësin ose ekzekutorin testamentar të një të vdekuri madhështor, e nderuan si aktorin që luan në teatër rolin e një heroi të adhuruar, por nuk i dhanë më tepër.

    Askush nuk mbeti i kënaqur prej tij – as reformistët, që kërkonin një hapje të menjëhershme ndaj Perëndimit; as konservatorët, që kërkonin prej tij atë disiplinë dhe autoritet që ia kishin parë Enverit.

    Ndoshta ky ishte edhe qëllimi i fshehtë i Ramiz Alisë politikan: të shndërrohej në njeri prej qelqi, të harrohej sa më shpejt, të fshihej sa më parë nga vëmendja dhe kujtesa e publikut.

    Që nuk e lanë rehat në këtë ritual të vetëzhdukjes, kjo erdhi edhe ngaqë një pjesë e mirë e klasës së sotme politike u krijua prej tij në tavolinë – që nga Fatos Nanoja te Sali Berisha.

    Bash për këtë arsye, ish-presidenti Ramiz Alia e meriton një funeral shtetëror, me të gjitha nderimet formale; për t’ua kujtuar të sotmëve se babai i tyre shpirtëror, ose njeriu me emrin e të cilit dje u ndeshën në barrikadat e dhjetorit 1990, ka dalë përfundimisht nga skena, së bashku me “sekretet” që tashmë i kishte harruar edhe vetë.

  2. Autori harron, ose bën sikur s’do të shikojë, që ishte Ramiz Alija ai, që, më parë se autori i këtij artikulli, e njihte egzistencën e “gjysmakëve”… dhe këta “gjysmakë” dhe “qorra” nuk i shihte tek populli, por në rradhë të parë tek ELITA intelektuale…
    Jam i sigurt që autori e mban mend konferencën e Ramizit me intelektualët e Tiranës (dhe nuk e përmend këtë për të rikujtuar anekdotën e famshme të një “demokrati të lindun” që ishte kundër pluripartitizmit)

    Përveç fajeve të tjera, që gjithkush mund t’ja mveshë sipas dëshirës, Ramiz Alisë, si person me kulturë dhe aftësi për të ditur që nuk ka qorr më të keq se ai që nuk do që të shikojë,i mbetet FAJI që këtë vend, edhe se pse e la pa gjakderdhje, e la në dorë të “qorrave”

    1. Nuk ma mori mendje se sot mund te shprehen te tille mrrekulli intelektuale. Atehere sipas kesaj logjike, i shqetesuar se nuk kishte intelektuale te cileve tu linte pushtetin Ramiz Alia vendosi te qeverise me Keshillin presidencial, ku benin pjese: nje ushtarak me emrin Xhenet, Kiço Blushi ( qe ishte qershia mbi turte), pastaj Haxhi Lleshi e ku ta di une…

      1. Po sepse kishte të tillë hykybete që i lidhnin këmbë e duar, edhe përfundoi ashtu siç përfundoi… dmth dështoi.

        P.s: Nëse konsideron mrekulli intelektuale thirrjen “Rroftë Sala!”, vetëm për të të bërë qejfin ty personalisht, edhe mund të bëj një përjashtim.

    2. Edrus, bëre mirë që e përmende takimin e Alisë me intelektualët.

      Në atë takim u duk haptazi se intelektualët nuk i besonin Alisë asnjë fjalë nga ato që thoshte.

      Nuk i besonin sepse e dinin që Alia sot thoshte një gjë dhe nesër të kundërtën. (Kadareja ka shkruar gjërë e gjatë për këtë.)

      Por edhe sepse e dinin që Alia nuk iu dilte dot kundër atyre të gardës së vjetër në Parti.

      Alia dëshironte – ndoshta – që kërkesat për ndryshime të vinin nga “poshtë”, ndërsa ata “poshtë” kishin frikë nga ndonjë skenar i tipit “masakra e Manastirit” duke arsyetuar: nëse do të ketë reperkusione, atëherë le ta pësojnë të tjerët.

      Intelektualët që kishte mbledhur atje Alia ishin edhe ata virtuozë të mbijetesës. Jeta i kishte mësuar që të mos lëviznin kurrë të parët, por të prisnin e të shihnin ç’do të lëvizte tjetri.

      Ishte një lojë shahu ku askush nuk pranonte të luante me gurët e bardhë.

  3. “E megjithatë ! Deri në fund, Ramiz Alia nuk dëshiroi, nuk pranoi, nuk përfilli që t’i bëjë një analizë të vetën, me një “zemër të zgjuar”, asaj për të cilën ishte vetë bashkëpunëtor. Krimet, internimet, dëbimet, torturat, të gjitha këto nuk gjetën as edhe njëfarë hiri në sytë e Alisë, duke vendosur kështu që, deri në fund, të mos ngrihet në nivelin e një njeriu të denjë për këtë emër.”

    R.Alia ne intervistat e tij dhe librat me kujtime ka kerkuar nje lloje ndjese per “gabime” “teprime” dhe keto gjithnje ne kontekstin e dinamikave te brendshme te sistemit komunist dhe te Luftes se Ftohte. Keto reflektime te njerit prej protagonisteve kryesore te regjimit komunist, si bashkepunetor i ngushte dhe pasardhes i E.Hoxhes, me duken te mjaftueshme nqs R.Alia do ta konsiderojme komunist ne bindje dhe formim. Perndryshe, te pretendosh qe me “zemer te zgjuar” te bente hasha gjithe sistemin dhe krimet e tij, kam frike se R.Alia do te pozonte pas 90 si disident dhe kjo do te ishte e pa besueshme dhe e pa sinqerte.
    Nqs R.Alia do ta kalonte “rubikonin” e tij ideologjik dhe do te pranonte hapur, pa ekuivoke: po, ai sistem ishte kriminal, ne kemi bere krime te perbindeshme, me te drejte do pyesja: A ka besuar ndonjehere ky njeri ne ate ideologji, ne ate doktrine, ne ate sistem per te cilin punoi, apo ka luajtur teater me veten dhe te tjeret?
    xha xhai thote:Nuk më është dukur ndonjëherë se besonte në komunizëm; por atë maskë i duhej të mbante, për të shpëtuar kokën.” Vertet?? Kush na e dokumenton kete? Se vete deshmia e R.Alise deri ne fund eshte bindja e tij ne drejtesine e sistemit (minus gabimet dhe te metat )
    Personalitete te ketij rangu kane nje raport te dyfishte me kohen dhe ngjarjet: jane percaktues dhe te percaktuar,percaktojne rrjedhen por jane njekohesisht te zhytur ne kete rrjedhe. Intervista e Gorbacov per kete raport te nderlikuar me veten/ndergjegjen dhe imperativat e kohes eshte sinjifikative(shiko Respublika-intervisa e dhene Spiegel International )
    Keshtu metafora (aktori qe luan me masken e detyruar ne skenen e historise) justifikon nepermjet determinizmit nje realitet te tere dhe realiteti kthehet ne nje teater ku aktoret nuk mbajne pergjegjesi per rolin qe luajne.
    Dhe ana tjeter, nqs do te kerkonte ndjese per gjithcka, a do te ndryshonte kjo gje ne percaktimin e tij si “diktatori i fundit komunist” si “kriminel” etj.etj. ?
    Nepermjet pendeses R.Alia mund te shpetonte shpirtin (fola dhe shpetova shpirtin tim) e tij por nuk mund t`i shpetonte gjykimit te historise.
    Dhe kur vijme tek gjykimi dhe , ne kete rast, tek roli qe ka luajtur R.Alia, emocionet dhe perjetimet/vujtjet personale treten perpara Historise.Vleresimi qe ben Michael Schmidt Neke , shkrimi B.Fevziut dhe portretizimi qe ben xha xhai per R/Aline jane nje qasje jo emocionale (pa paragjykuar qasjet emocionale te atyre qe kane shenja ne shpirt e lekure si pasoje e persekucionit ne regjimin komunist) Por ketu po flasim per gjykimet objektive, pertej diskursit emocional ne kafene, blogje dhe forume virtuale.
    Dhe ne fund:
    Nerguti thote:E përsëri, ne kemi në mesin tonë ende njerëz të cilët ngazëllehen apo që s’e frenojnë dot dëshirën për të na thënë edhe njëherë sesa njeri i zgjuar ishte Ramiz Alia.”
    Edhe djalli i zgjuar eshte por duke e cilesuar keshtu, askush nuk ve ne dyshim te qenurit e tij Djall. A do te ngushellonte vujatjet kolektive sado pak ndryshimi vleresimit? Disa thone ishte medioker ne diskursin politik, te tjeret i meshojne instiktit per te mbijetuar. E megjithate, nga do te vertitemi, aty eshte, si pjese e HISTORISE, pavaresisht vendi qe ajo do ti rezervoje.

  4. Shkrim i dobët. Duket sikur autori e ka shkruar në vitin 1991.
    Ç’ka në plan autori; të sqarojë lexuesin, se Ramiz Alia ka qenë një diktator?
    Por këtë e dimë Zotëri, ose thënë me qartë, kush është i lexuar, i përjetuar dhe në gjendje të reflektojë, e di që Alia ishte Vazhduesi!
    Problemi i Alisë nuk është Alia apo Hoxha dje, por regresi sot. Problemi është se si të shpjegojmë, se pse në vitet e diktaturës shqiptarët u shkolluan më mirë se në vitet e demokracisë, se pse shërbimi shëndetësor, aq minimal, por edhe aq i kapilarizuar funksiononte shumë më mirë se në kohën e demokracisë? Problemi është se si të shpjegojmë akoma, se pse në vitet e diktaturës u vranë më pak shqiptarë se në vitet e demokracisë? Si të shpjegojmë se pse në vitet e diktaturës njeriu kishte një dinjitet të shformuar ideologjikisht, por e kishte ama, ndërsa në vitet e demokracisë jo.
    Ramiz Alia dhe e gjithë kasta politike komuniste në pushtet u munduan të ndërtojnë një Shqipëri të fortë sipas një modeli të gabuar. Ambicia e tyre ishte Republika e centralizuar, me qytetarin e barabartë dhe kastën e politikanëve sipër pak më të privilegjuar. Shteti i Alisë, ose më mirë i klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste mundohej të rrafshonte dallimet klasore duke ndjekur një politikë të njësimit të pagave. Dallimi i të ardhurave ishte normalisht 1:2. Një punëtor fitonte 5.000 Lekë të vjetra në muaj. Një mjek 7.000, një funksionar partiak apo komisar ndoshta 9.000, një ministër 12.000. Mehmet Shehu 15.000 dhe Enver Hoxha 16.000.
    Natyrisht që ata në majë të kupolës (50 – 70 vetë) kishin privilegje, si një vilë me 4 – 5 dhoma, 2 – 3 shërbyese, 1 – 2 automjete, por ata nuk guxonin të pasuroheshin, sepse sistemi ishte i tillë që e përbuzte pasurinë vetjake. Kush nuk ishte shumë dakord me këtë dogmë mund të përfundonte shumë lehtë përpara një muri të bardhë. Në këtë kuptim shumë vese të shoqërisë shqiptare pushuan së ekzistuari vetvetiu. Grykësia nuk kishte më kuptim.
    Alia vdiq besnik i kauzës së tij. Ai nuk u shndërrua në politikanin e pasur.
    Dhe nuk ka më kuptim të përflitet Alia apo Hoxha për ato privilegje që kishin, të cilat në fund të fundit, çdo shtet i krijon për elitat politike, për sa kohë ato mbeten proporcionale; ndryshe nga sot, ku ke ministra që fitojnë në një orë atë që shqiptari normal mund ta fitojë në 10 jetë.
    Sot grykësia është forca e vetme lëvizëse e shoqërisë shqiptare të të gjitha niveleve. Ajo ka rrënuar përfundimisht ndërgjegjen qytetare dhe po i kthen shtetasit në armiq të njëri – tjetrit. Falë kësaj grykësie dhe injorancës gjithnjë e në rritje Shqipëria është rrezikuar të mos i rezistojë sfidave të kohës. Trysnia e dhjetëvjeçarëve të ardhëm do të jetë aq fatale, sa Republika mund të shpërbëhet.
    E në fakt Hoxha dhe Alia lanë një shtet e një shoqëri relativisht të qëndrueshme, pavarësisht se të të gabuara mund të kenë qenë bindjet e tyre.
    Në këtë kuptim unë e gjej krejtësisht pa vend të tërhiqet edhe një herë vëmendja për natyrën diktatoriale të shtetit që bashkëthemeloi dhe drejtoi Alia, ndërkohë që janë të dukshme të gjitha premisat, që Hoxha E., Hoxha N. Shehu, Kapo apo Alia në të ardhmen të festohen si mite të Shqipërisë së konsoliduar pasi këta bastardë që qeverisin prej 20 vjetësh ta kenë çuar vendin përfundimisht në greminë.
    Që të mos keqkuptohemi. Personalisht nuk kam asnjë konsideratë për komunizmin apo për modelin e shtetit të Alisë dhe Hoxhës. Por ca më pak kam të tillë për këtë hale ku rrojnë shqiptarët sot.

    1. Mua shkrimi nuk me duket i dobet. Por te thuash se Aline e njohim, por problemi i tij eshte regresi sot, vertet qe nuk kuptoj asgje. Ka vdekur Ramiz Alia dhe dikush shkruan sipas bindjes qe ka. Kur te vdese Berisha apo ky basketbollisti i Ps dikush me siguri do te shkruaje edhe per ate qe e shqeteson pifton.
      Pastaj pas gjithe asaj tirade qe mezi e fsheh nostalgjine, te thuash “Personalisht nuk kam asnjë konsideratë për komunizmin…” vertet i dashur qe nuk je aspak i besueshem!

      1. Sinqerisht që nuk kam asnjë nostalgji për kohën e komunizmit, përkundrazi. Thelbi i ndërhyrjes time ka të bëjë me me thënien:
        “Ishim më mirë kur ishim më keq.”
        E ke dëgjuar ndonjëherë?
        Unë (pak rëndësi ka), shtresë e privilegjuar në kohën e diktaturës, ndjehem personalisht sot më mirë tani që jam më “keq”, por shumëkush tjetër beson vërtetë të kundërtën.
        Mua kjo gjë më ngjeth mishin.
        Kaq doja të thoja për Alinë.

        1. Pifto kush jane keta persona qe besokan realisht qe ishin me mire kur ishin ne diktature? Mos valle ata sklleverit ne natyre qe i bezdis liria dhe s’kane c’te bejne me te? Apo ndonje bastard si ata bastarde qe qeverisin sot e 20 vjet, qe fundi i diktatures izoluese Enveriste i’u hoqi mundesine e te pasurit ndonje pushtet meskin te tipit brigadier ferme, edhe pse kete pushtet e arrinin prej servilizmit dhe dogmatizmit ideologjik e jo aftesive profesionale?
          Si mund te thote dikush qe s’eshte skllav ne natyre, perfshi dhe ata te privilegjuarit e diktatures (te cilet nuk ishin te vaksinuar nga perndjekjet e sistemit) qe ishin me mire kur lirite baze te njeriut si e drejta e fjales, e levizjes, e organizmit, e prones, e besimit i kishin te privuara? Si mund te thote dikush ishte me mire kur sigurimi i shtetit kishte dosje per cdo qytetar te republikes?

          Duke i’u referuar postimit tend origjinal, une do te thoja qe ai eshte i dobet e jo shkrimi i Nergutit. Shkrimi i Nergutit nuk ka thjesht si qellim te tregoje faktin e gjitheditur qe Alia ka qene diktator, por me anen e mosndeshkueshmerise se Alise, mospendeses se tij, qendrimit dogmatik ndaj sistemit qe ndihmoi te ngrinte, si dhe me qendrimin e disave per t’a piktuaruar Aline ne vdekje me penelata pozitive duke i’u referuar perfshirjes se tij ne LANC, tranzicionin relativisht te qete e pagjakderdhje ne pluripartizem, aftesiteve te tij mbijetuese gjate regjimit Hoxhist etj, Nerguti tregon semundjen e rende qe ka kapluar shoqerine shqiptare me mungesa te theksuara morali njerzor e shoqeror si pasoje e regjimit diktatorial komunist.

          Ti nga ana tjeter duke i thurur elozhe diktatures per arsimin, shendetesine, barazine klasore, shfarosja e disa veseve (edhe pse ne proporcion mbollen shume me shume vese se sa crrenjosen; per me teper lexo ketu http://bllokshenimesh.unblog.fr/2010/06/08/morali-komunist/) e duhet e krahasuar me regresin (i debatueshem dhe ky) e 20 vjecarit trazicionist ne keto fusha, mundohesh ta shfajesosh per mekatet masive qe ne peshore rendojne me shume se arrtijet arsimoro-shendetsore te diktatures. Per me teper tregon miopi kur thua qe Hoxha e Co. ne te ardhmen kane premisa te shihen si mite te Shqiperise se konsoliduar ne krahasim me bastardet e 20 vjecarit tranzicionist. Bastardet e 20 vjecarit jane prodhimi epitome i diktatures. Bastardet jane kuadrot e PPSH-se qe ishin me servile, me besnike e me dogmatike te perzgjedhur me kujdes nga fshatarsia kooperativiste per besnikeri teresore. Bastardet jane finoket dhe kameleonet qe i shpetuan pastrimeve te brendshme te regjimit. Bastardet jane ata qe mbeten ne maje te plehut mbasi diktatura shkaterroi parin e intelektuale, kombetariste e fisnike te paradiktatures. Bastardet jane ata qe mbeten mbasi diktatura shfarosi parine intelektuale qe krijoi vete ne BS e gjetke ne Europen lindore. Bastardet jane flamurmbajtesit e njeriut te ri te diktatures, mbasi edhe ata intelektuale qe i mbijetuar regjimit u larguan ne mase drejt perendimit keto 20 vjetet e fundit.

          Ngjarjet historike kane nje kronologji te caktuar dhe nje mardhenie te qarte logjike shkak-pasoje. Bastardet jane pasoje e drejt per drejt e diktatures, dhe perkundrazi me regresin qe kane shkaktuar nuk e shfajesojne diktaturen por i shtojne barre akoma me te madhe asaj ne pirgun gjigand te mekateve qe ka.

        2. Pifto dua te besoj se nuk ke nostaligji per te shkuaren. Do te qe tragjike po te ndodhte kjo edhe me nje djale inteligjent si ty. Ato qe the me siper e qe tingellojne si nota nostalgjike te dalin nga zemra sepse ti kerkon te tregosh neverine tende per te sotmen, . Veçse ke gjetur mjetin me te gabuar per nje gje te tille.
          Kur thote 2xha, as qe ka te krahasuar, parapelqej 100 here me mire keta te sotmit se ata shoket… qe na budalladhepsen deri ne gen e qe ende e kemi te veshtire te dalim nga orbita e marrezise ku na shtyne.
          Me lër edhe nje arsyetim te vogel. Kur te shoh ty qe shprehesh keshtu, pra si amator i logjikes totalitare, pse duhet te tregoj mirekuptim vetem ndaj teje e duhet te jem ekzigjent e agresive ndaj atyre qe sot jane ne krye te vendit? Vrima nga keni dale eshte e njejte. A nuk eshte rasti qe ti shohesh me kend me te gjere pozicionet e tua ndaj politikes se sotme? Se me gjithe pyetjen e Krishtit, kam vene re se e hedh gurin pak si shume kollaj.

          1. Unë jam i qartë për pozicionin tim dhe më duket e tepruar ta theksoj, që pushteti i sotëm maskarenjve dhe bastardëve të sotëm është më i mirë se diktatura e të kultivuarve të djeshëm. Personalisht nuk jetoj në Shqipëri dhe që kam një ekzistencë borgjeze relativisht të garantuar në Perëndim, ku shijoj çdo moment, që bota ime është kjo që është dhe ajo që ishte. Po të mos kishin ardhur komunistët në pushtet unë me siguri do të isha bërë hoxhë, po të mos kishin ikur komunistët nga pushteti unë mund të isha bërë ndonjë hetues apo prokuror i tyre, ku do të lejoja që njerëz të privoheshin nga të drejtat e tyre, të keqtrajtoheshin fizikisht, nëse nuk do të ma kishin mësuar t’i rrihja unë vetë. Në këto rrethana po të kisha pasur fat mund të isha bërë pijanec. Sot mund të bëhem pijanec për hobby, por jo se më vret ndërgjegjja për ndonjë gjë.
            Për vdekjen e Alisë doja vetëm të tërhiqja vëmendjen, se ai dhe kasta e tij e qeverisën atë vend sipas një ideologjie ndoshta të gabuar, që ata e aplikuan edhe për faqe të zezë duke shkaktuar vuajtjen e shumë njerëzve të pafajshëm. Megjithatë ata kishin një sistem. Ata donin të ndërtonin një shoqëri të re, ku njerëzit të ishin të barabartë dhe ata vetë pak më të barabartë. Ata kishin një iluzion, që i futi në qorrsokak, por qëllimi i tyre primar ishte ndërtimi i një shoqërie në një formë të caktuar, që atyre u dukej si më e përshtatshme për të gjithë. Për këtë ata u shërbyen edhe në mjetet e dhunës më të ashpër kundër kundërshtarëve politikë, gjë që e deklaronin hapur. Kasta e sotme politike ka vetëm një qëllim: pasurimin vetjak me të gjitha kushtet, duke shitur çdo interes të përgjithshëm në pazarin e horave. Ndërkohë që prej 20 vjetësh ndodh kjo, morali i shoqërisë brehet nga një erozion ireversibël.
            Në këtë kuptim doja të tërhiqja vëmendjen. Ndërsa shqiptari i 1990 ishte një evropianolindor pothuajse mesatar me një kritikë të shëndoshë për sistemin diktatorial ku jetonte, shqiptari i sotëm ka pervertuar në një krijesë sociale të paskrupull, armik i vetes.
            Shoqëria shqiptare po shkon drejt shpërbërjes.
            Unë besoj se e parë nga një perspektivë e të ardhmes, e një rilindjeje të dytë shqiptare pash disa dhjetëvjeçarëve, pakkush do të interesohet nëse Enver Hoxha dhe Ramiz Alia i lanë njerëzit të vdisnin për bukë apo pushkatuan elitat, kur të krahasojnë shifrat. Në kohën e komunizmit shqiptarët pushkatuan si nja 5.000 njerëz të mençur, por shkolluan vetë si nja 200.000 të tjerë. Në kohën e komunizmit shqiptarët sikur hanin si nja 900 kalori në ditë, por të paktën u dyfishuan si popullsi. Në kohën e komunizmit shqiptarët vërtetë nuk u lejohej të lexonin Freud-in (se vdesin për këtë), por ama u zhduk analfabetizmi. Në kohën e komunizmit gruaja vërtetë punonte si kalë por vdekshmëria foshnjore ra në vlera të paimagjinueshme dhe të pakapshme më. Në kohën e komunizmit shtetasve vërtetë nuk u lejohej të ndërronin vendbanimin sipas dëshirës, pa folur që të linin vendin se u ikte koka, por Republika u konsolidua përfundimisht. Në kohën e komunizmit vërtetë që kancerit nuk i ishte gjetur akoma dermani, por kush ishte i sëmurë gjente një trajtim me devotshmërinë profesionale të kërkuar, sepse mjekut mund t’i ikte koka po të mos e merrte seriozisht pacientin, që, meqë jemi në temë, mjekohej falas. Në kohën e komunizmit vërtet mund të haje një plumb pas koke nga shteti për një fjalë të gabuar, por sot ta fut këtë plumb gangsteri i radhës, mik i pushtetarit me dopiopetë, që e ke gjithnjë në rresht të parë, sa herë mbahet ndonjë konferencë për Skënderbeun apo Terezën e Kalkutës.
            Pak a shumë diçka e ngjashme me ç’bëj sot kur gjykojmë për Revolucionin Francez, që vërtet preu koka pa fund njerëzish të mençur, por hodhi themelet e një shteti të fuqishëm e të centralizuar një herë e përgjithmonë.
            Prandaj unë refuzoj që me rastin e vdekjes së Ramiz Alisë të mbaj ison e antikomunistëve, sepse llogaria e historisë më duket sikur nuk është mbyllur. Plus që Alisë mund t’i bëj me shumë zell kritikën që meriton, por e mbyll menjëherë gojën sapo ndjej se kjo gjë mund të shërbejë për të justifikuar pushtetin e bastardëve të sotëm.
            Unë do të thosha, që për sa kohë që shqiptarët u qeverisen dje nga diktatorë dhe sot qeverisen nga maskarenj, atëherë le t’i lëmë sistemet të konkurrojnë me njëra tjetrën kur i analizojmë. gjithnjë me shpresën që gjërat SOT të ndryshojnë për mirë.

            1. Pifto eshte llogjike e “per hir te vjerresh shkoj e fle me mullixhiun” ajo qe thua qe nuk i bej kritike Alias, se mund te sherbej ne justifikimin e bastardeve te sotem. Nje njeri me llogjike te shendoshe nuk e sheh kritiken e Alise si justifikim te bastardeve.

              Ti thua qe s’je nostalgjik i regjimit, po rrekesh ta mbrosh ate me goxha pasion e flet absurditete te tipit vrane 5000 njerez te mencur por shkolluan 200 000 te tjere, si kur bilanci i regjimit te jete mbledhje me laps e leter. Do te thoja qe edhe po je nostalgjik, nuk ka nevoje te fshihesh mbas deshtimit tranzicionist per kete gje, por do ishte me mire ta thoje haptazi.

            2. Ore, sinqerisht e ke ti?
              Mua nuk më la gjë mendja e kokës të jem nostalgjik për Enver Hoxhën apo Ramiz Alinë. Çdo fjalë e hedhur sot kundër Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë i zgjat jetën pushtetit të Salës. Me gjithë respektin për viktimat e komunizmit, por mua nuk më ke për atë punë.
              E kam mbase gabim, por sinqerisht që nuk e bëj dot.

            3. “Çdo fjalë e hedhur sot kundër Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë i zgjat jetën pushtetit të Salës.”

              Ky eshte nje falsitet logjik.

              Eshte gje e madhe kurr urrejta per Berishen te ben te dalesh nga binaret e logjikes.

            4. Unë e shikoj pushtetin e Berishës si një zgjatim të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës dhe kjo është arsyeja se pse nuk jam në gjendje t’i gjykoj këta shtetarë të ndarë nga njëri – tjetri.

  5. @ Spiritus,

    Sigurisht qe djalli eshte i zgjuar, porse te me falesh pak : ngazellimi para zgjuarsise se Ramiz Alise nuk eshte e njejte me ate stepjen e mahnitur para bukurise se djallit. Nese ne rastin e dyte kemi te bejme vertet me nje “mrekullim shqisor”, ose “hipnoze”, ne rastin e pare jemi kryekeput ne nje vetehipnoze, dmth “une dua te hipnozitohem nga zgjuarsia e Alise, dhe jo se ai eshte hipnotizues ne vetvete”. Ne kete rast, kemi nje zgjedhje te vetedijshme te qendrimit tone, dhe jo me pasive si ne rastin e Djallit. Per kete arsye, kam menduar dhe mendoj se te gjithe ata qe thurin lloj-lloj lavdesh pompoze per dike qe, ne fund te fundit, ishte nje kriminel, kane nje problem te paster etik dhe moral. Per mua, ata kane nje problem permbysjeje morali.

    Ne lidhje me ndjeset e Alise (duke iu pergjigjur paksa edhe xhaxhait qe ka mendimin se Alia nuk besonte ne komunizem) : mua me eshte dukur, dhe me kete intervisten e famshme (posthume) m’u vertetua edhe njehere, se Ramiz Alia besonte dhe ka besuar deri ne ditet e fundit te veta ne komunizem, ne ate sistem qe e katranosen ai dhe shoket e tyre. Ajo fjalia e “tufezave” eshte katastrofike : deri pak para se te vdese, ai vazhdon t’i gerryhet truri nga nje gabim administrimi ekonomik, nga nje “direktive” e tepert per tufezimin ! Ai vazhdon te enderroje ne lugaterite e veta, se mund t’ia kishte zgjatur frymen edhe ca vite ketij regjimi, pa kete tufezim. Kjo per mua ngelet nje deshmi e qarte e kaosit te brendshem shpirteror te ketij njeriu, e papergjegjshmerise totale ne lidhje me jeten e njeriut, ne lidhje me lirine e njeriut, qe po e rikujtoj, eshte nje shtylle e qyteterimit perendimor qe prej te pakten 200 e ca vjetesh.

    Ramiz Alia doli huq edhe ne mundesine e fundit per te vdekur : ne fakt, ai thjesht nuk merr me fryme, porse nuk ka vdekur. Nje fjale e urte thote : “burrat vdesin…”. Te dish te vdesesh, nese Alia do ta kishte futur vendin e vet ne nje kah te lirise, te Perendimit dmth, eshte diçka qe ai do ta kishte mesuar nga kjo filozofi europiane. E gjithe jeta s’eshte asgje tjeter veçse nje shkolle e madhe ku meson sio te vdesesh. E ketu, Alia ka dale huq. Kjo eshte arsyeja qe jam shprehur se ai ka shpenzuar plot tetedhjeteegjashte vjet per t’i dale huq dites se vdekjes. Dhe ketu duhet te kuptohemi : nuk flas fare per jeten e tij private, ne kete te fundit ai ia ka arritur jo keq tashme, ka lene djem e vajza, e niper e mbesa, dhe i paste te gjithe me jete. Porse nga ana filozofike e jetes, jeta e tij ka qene nje deshtim i plote. Dhe per vete ndjeva shume keqardhje qe ndodhi keshtu. Nje mundesi e shkuar dem.

    Dhe ne lidhje me ate qe ai ka hyre ne histori, sigurisht qe kjo eshte e vertete, dhe askush nuk pretendon ta nxjerre nga historia. Ca njerez bejne te pamunduren per te hyre ne te, dhe per fat te keq, disa qe nuk duhet t’ia arrinin, ia arrijne. Ketu futen diktatoret (Hoxha, Hitleri, e Stalini – duke permendur me te fandaksurit), por futen edhe “vrasesit” (serial-killer, nese deshironi), por futen edhe “kriminele” me kollare dhe kemisha shik, qe me nje firme e vule dergojne ne terkuze dike qe as ia kane pare ndonjehere fytyren, e aq me pak ne sy.

    Dhe se fundi, per apologjine e komunizmit qe ndermerr pifto, nderkohe qe shton ne fund nje “Personalisht nuk kam asnjë konsideratë për komunizmin apo për modelin e shtetit të Alisë dhe Hoxhës”, s’kam asgje per te thene, perpos qe kjo i ngjan fjalive te tipit : “s’jam racist, por te huajt sikur me shtrengojne ca” (gjera te shkoqitura keto nga Eco, si mjeshter zberthimi qe eshte).

    1. ehe…
      unë nuk kam përshtypjen se bëj apologjinë e komunizmit, prandaj të lutem mos në atribuo diçka që nuk e bëj.
      Unë u mundova të tërhiqja vëmendjen vetëm për faktin se perceptimi im personal është se komunizmi ishte një diktaturë gjakatare ndërsa demokracia shqiptare 1991 – 2011 është një farsë për të mundësuar një bandë gangsterësh të pasurohen pa skrupull duke shkatërruar çdo vlerë morale të shoqërisë u duke e kthyer shoqërinë mbrapsht.
      Ti tani, nëse je i një mendimi tjetër, bujrum dhe thuaje.
      Dhe të lutem mos më cito Econ sikur të ishte ky Nastradini se nuk ka kuptim.
      Por meqë e përmende ja një intervistë e tija, ku nuk i kursen gjë pushtetarëve Beerlusconi & co.

      http://www.zeit.de/2011/40/Interview-Umberto-Eco

  6. ISOKRATI , filosofi i antikitetit grek , ne ligjeraten “Panegjiriku” shprehet:”…Fjalet prej natyre jane te tilla ,sa qe mund te flasesh mbi te njejtat gjera ne menyre te ndryshme , d.m.th. gjerat e medha t’i besh te vogla dhe te voglat te medha ; te vjetrat t’i shprehesh ne menyre te re , dhe ato te sotmet ne menyre te vjeter ; prandaj , pra , s’duhet te heqim dore nga tema per te cilat kane folur te tjere , po te mundohemi t’i zhvillojme me mire se ata . Se punet qe jane bere ne kohen e kaluar , na lihen si prone e perbashket per te gjithe , porse eshte puna e njerezve te mencur t’i perdorin ne kohen e duhur e te mendohen per secilen se si duhet t’i shprehin me fjale te pershtatshme “…

  7. Periudha ka qene e tille qe te lejon te shkruash cdo gje. Puna eshte se nje antikomunist radikal, te pakten ne planin deklarativ, veshtire se mund te kullandrise mire mendimet e veta per nje prej figurave kryesore te pushtetit te pas1945. Alia me gjithe veshtullimin karakterial, (ose ndoshta per shkak te tij) qofte ne kontekstin e rruges nga vinte, e qofte te atij qe po krijohej e do te pasonte, manifestoi nje cilesi qe duhet t’ja njohim sikunder ndodh rendom me ata qe metojne fronin paradoksal te reformatorit te nje dogme te hidhet, por qe ne kryqezimin e vet institcucional u tha keq. Mendoj se kjo cilesi eshte Dialogu. Qe ketej edhe cedimi primar ne sistemin e te menduarit dhe riperkufizimin e marredhenies shtet-individ. Sistemi me te, apo ne personin e tij theu memecerine e imponuar nga nje frike qe prangosi edhe mendimin (Marksi thote qe mendimi eshte levizja me e nderlikuar). Por ndoshta kjo hyn ne planin psikologjik. Ajo qe vihet re eshte kontradikta ne analizen qe ne si shoqeri i bejme dukurive dhe individieve. Fjala vjen, flitet per komunizmin permes vepres se disa personave e keshtu brezi i ri e lidh njohjen e tij pikerisht me ta, duke kuptuar nga nje prej periudhave me te nderlikura nje lloj versioni praktik te historise qe reduktohet me tej ne histori etiketash. Keshtu me Zogun e keshtu tani. Flitet per Enver Hoxhen me keq sesa per komunizmin, pse njohja doktrinare dhe analiza sociologjike refuzohet qarte per arsye qe lidhen me ne vete. Keshtu edhe per debatin e religjionit; kuptojme a priori karakterin progresist te katolicizmit nisur nga kontributi ne gjuhen shqipe dhe nga asocacioni me perendimin. Eshte me e lehte te akuzosh Ramiz Aline – pse ndaj tij nje arsenal akuzash jane legjitime – por koha e tij nuk bashkeshoqerohet me te gjithe diversitetin e vet. Problemi politik i sotshem eshte ne fakt se Alia pavaresisht kush ishte, nuk mundet te permbushe rolin e kerkuar te se keqes se madhe, perkundrejt se ciles heronj te rinj mbijne per te flladitur me aromen e demokracise token tone te dashur. Aq me keq pastaj kur kufijte ideologjike perfaqesohen edhe njehere nga partizane te cartur per cdo zullum dhe paudhesi e jo nga ata qe realisht u keputen nga historia pse ishin te djathte apo te majte. Cfare sjell kjo? Alia mbetet nje impotent per komunistet dhe garden e dikurshme, nje i pafuqishem dhe vendimmarres i mekur per nje pjese tjeter sipas se ciles mund te bente shumecka e nuk donte apo nuk mundi, nje dikator per te djathten zyrtare e cila deshmon qasje atipike per historine dhe nje kuriozitet mediatik per tranzicionin qe ne vend te instruktonte drejt se vertetes, thjesht sa shkallmoi arkivat ne emer te revolucionit te vertete te pergatitur ne barkun 50 vjecar te peshperimes dhe Anonimes.

  8. Shqiperia, i vetmi vend ne bote, qe diktatoret, vdesin ne pension….

  9. Me ate mekatin e madh te tufezimit, per mendimin tim Alia tregoi jo vetem se nuk e ka kuptuar kurre thelbin e komunizmit, princ i te cilit mund te konsiderohet, por se nuk e ka kuptuar as demokracine, presidenti i pare i se ciles ishte. Eshte nje zhgenjim total per gjithe shqiptaret e gjithe ngjyrave. Imagjinoni sot te ngrihet Berisha dhe duke vene ne skene nje nga ato katarsis te tij te zakonshme te thote, bie llafi, “mekati me i madh nuk ishte qe u vrane njerez ne 21 janar, por qe ne e tepruam me rendin kushtetues.” Ne dac pohimi i Ramizit, per “tufezat” ne dac pohimi i Berishes, mbeten nje genjeshter e madhe. Dallimi mes gjakderdhjes se padrejte dhe tufezimit te tepruar, nuk ekziston, eshte dallim fiktiv, eshte inskenimi i nje ndjese e cila nuk eshte kuptuar ne thelb.

    Gjithsesi, shpresoj qe demagogjia e fundit e Ramizit t’u sherbeje shqiptareve jo thjesht per te nxjerre mllefin kunder nje regjimi qe nuk kthehet me, perfshi ketu edhe mllefin kunder “komunizmit,” pa e kuptuar ne fakt se cdo te thote komunizem, por qe kete mllef ta aktualizojne kunder demagogjise se sotshme. Ramiz Alia thjesht sa vertetoi ate qe te gjithe e dinim, se ishte nje skuth politik i gatshem t’ia hidhte fajin gjithckaje pervecse ta pranonte per vete, komunizmit, sistemit, ideologjise. Gabimi me i madh qe mund te bejme eshte qe pasi te jemi inatosur me Ramizin, te bejme edhe ne te njejten gje, e t’ia hedhim fajin sistemit, ideologjise, komunizmit. Nerguti perdor ne kete pike nje gramatike, apo sintakse, ne mos te papergjegjshme apo te gabuar, faktikisht te lige:

    “Komunistët shqiptarë, ose bashibozukët e mbetur të PPSH-së, nuk kanë sot mbështetjen e ideologjisë komuniste, me përjashtime të rralla të disa celulave kryeqytetase ku mësohet përditë e përnatë Marksi dhe pasuesit e tij modernë – Zizek, Badiou, Negri, etj.”

    Nen te njejten kategori, brenda se njejtes fryme, perzier urrejtja me perbuzjen, jane futur komunistet shqiptare, bashibozuket e mbetur te PPSH-se, (nuk di per te njejtet bashibozuke qe nuk qe edhe aq mekat te vriteshin per te ruajtur “rendin kushtetues” behet fjale, apo jo) celula kryeqytetase (pse jo edhe antiamerikane?), marksizmi, dhe nje riartikulim i tezave komuniste. Shkurt, ketu eshte pohuar me nje injorance te ceket se Ramizi nuk e kishte edhe aq gabim ne fakt qe fajin nuk e kishte vete Ramizi, por komunizmi. Problemi eshte se nese vazhdohet me analiza te tilla te cekta ideologjike, ku komunizmi (apo edhe nazizmi) simbolizon te keqen absolute, zere se e kemi vene ligesine ne krye te vendit, pasi cdo e keqe qe mund te vije me pas, do mbese e relativizuar.

      1. Le t’ia japim “benefit of the doubt” njeriut ne kete rast, them une, dhe t’ia leme fajin sistemit.

  10. OK. Problemi i “kazanit” ku une do te kisha hedhur dhe perzier gjithfarelloj tipash : bashibozuke, marksiste dhe neomarksiste…, qendron pak a shume keshtu :

    Ma merr mendja, te gjithe jane te vetedijshem se armata e “ushtrise” se komunisteve te PPSH-se nuk eshte shkrire keshtu ne natyre, ashtu siç nuk u shkrine anetaret e partise naziste deri nga vitet 70. Nuk ka sesi, eshte thjesht ne kundershtim me ligjet e natyres : ku u zhduk kjo “ushtri” komunistesh ? Eshte e qarte se nje pjese e mire jetojne ende, porse tashme jo si nje ushtri, por thjesht si bashibozuke, dmth forca te parregullta qe ndihmojne nje ushtri te rregullt. Nje pjese e komunisteve te para qershorit 1991, u larguan nga kjo force politike, e kuptuan se nuk ishte kjo rruga e tyre, pane se çfare ishte bere ne emrin e tyre dhe me ndihmen e tyre, dhe i dhane fund. Shume bukur. Por nje pjese e mire, le te themi shumica (kjo eshte nje bindja ime), ngelen si bashibozuke pa nje drejtim dhe koke ideologjike. Komunizmi ra. Parullat rane. Ne kete bosh ideologjik, ata jane perpjekur vazhdimisht qe te kapen pas diçkaje : 1997, pas disa tronditjeve financiare. Dhe qe ketu, pas nje urrejtjeje pothuaj te rropullishme ndaj Berishes, dhe pak me tej permes emrit te tij.

    Ketu vjen te futet tani e majta e rinovuar neomarksiste, keto celulat e vogla te kryeqytetit (madje kryeqyteteve, Prishtina perfshire), qe nga disa veprime dhe mendime me kujtojne kohet e Ali Kelmendit ne Korçe, tek sjell fjalen e bekuar te Kominternit. Vetem se kesaj radhe, niveli eshte ca me lart : fund librat e Leninit, Stalinit apo Trockit, mireserdhet ne marksizmin new age alla Zizek, Badiou, Bensaid, Chomsky. Ne tekstin me lart, une nuk kam thene se keto dy rryma, pra bashibozuket mbeturina te PPSH dhe neomarksistet e rinj jane te lidhur dhe veprojne bashkerisht. Kam thene se keto celula po mundohen t’i ringjallin keta bashibozuke, por tashme mbi baza te reja, jo me enveriste, por pastertisht marksiste (kujtoni perrallen e “ujit te kulluar te burimit” – dmth ishte Enveri ai qe ka shtremberuar marksizmin, se perndryshe, me nje marksist te mirefillte, Shqiperia do ishte duke çare ajsberget tani).

    Vete une, qe nuk e mbaj veten per ndonje pesimist te madh, kam qene shastisur nga biseda me dy ish-oficere te UP te cilet, per nga fjalori dhe menyra e te shprehurit, duhet te kishin qene goxha lart ne hierarki. Dhe ata, me nje gjuhe te nje epoke vertet te skaduar, perpiqeshin te me mbushnin mendjen se ne fakt, sa keq qe gjerat vajten keshtu, sepse po t’iu jepej edhe njehere mundesia, kishte perseri rruge me te mira per komunizmin. Eshte pikerisht ky lloj diskutimi qe me beri te shoh nje ngjashmeri mendesie mes ketyre bashibozukeve te “humbur” sot neper tregtira, dhe celulave tona neomarksiste.

    Mund te vini re gjithashtu, ne nje faqe tjeter interneti, qe ka njefare perplasje mes ketyre bashibozukeve te cilet jane per nje rikthim pa ndryshime te atij regjimi, dhe neomarksisteve te cilet mundohen t’i japin nje paraqitje intelektuale idese se ketij rikthimi. Kjo te çon ne termin qe kam zgjedhur une, “celula”, sepse keta neomarksiste nuk kane mundur te lidhen mirefilli me bashibozuket, pavaresisht se ata i mendojne si pjese perberese te zgjidhjes se tyre, sepse fundja, revolucionin e bejne masat (nenkupto bashibozuket), partia i drejton ato (nenkupto celulat neomarksiste).

    Ne fakt, une mendoj pikerisht ashtu siç Kodra me mvesh : dmth, mendoj se fajin e kishte komunizmi, per te gjithe katrahuren e sotme dhe te djeshme (qe eshte, per mua, nje trashegim i paster i kohes komuniste, dhe qe do ta heqim qafe, per mendimin tim, vetem me zhdukjen fizike – natyrale, sidoqofte – te protagonisteve te asaj kohe). Ndersa Alia, ajo per te cilen une e kam akuzuar gjate gjithe tekstit eshte kjo : paaftesia e tij per t’u ulur ne nje rrafsh etik individual, per te mos u fshehur me pas sistemit, sepse ky sistem nuk ishte diçka i rene nga qielli, porse i perpunuar dhe i mbrujtur nga ai. Per ngjashmeri : sigurisht qe nazizmi nuk ka rrugezgjidhje tjeter perveç kryerjes se krimeve ne mase. E tille eshte kjo ideologji. Por ama, kjo ideologji nuk eshte diçka fatale qe i bie dikujt mbi koke, nga qielli per shembull (shpallje hyjnore, profet, etj), porse jane pikerisht disa njerez qe e ndertojne kete ideologji. Pra fshehja pas sistemit, pavaresisht se sistemi nazist dhe ai komunist jane kriminale ne vetvete, nuk te perjashton ty nga pergjegjesite e tua individuale.

    Ne kete kuptim, une mund te mbaj nje diskutim plotesisht te lidhur, mbi deshtimin e komunizmit si sistem, dhe mbi fajet dhe krimet e Alise si individ. Keto nuk e pengojne njera-tjetren.

    1. Ka nje gabim analitik ne analizen tende: ngaterron kendveshtrimet.

      Nese do te perdoresh kendveshtrimin njerezor per te (mikro)analizuar nje sistem politik, pernga miresia/morali apo sherbimi qe kryen ndaj njeriut, je i lire ta mbeshtesesh kete analize me pervojen personale apo te nje grupi njerezish. Ne kete rast sistemi socialist ne Shqiperi ishte nje makabritet.

      Por, nese analizon eficiencen e nje sistemi politik jo ne sherbimet qe kryen, por duke e marre mbijetesen e sistemit politik, komunist ne kete rast, si qellimin kryesor te sistemit (niveli makro), atehere analiza jote bazuar mbi pervojat njerezore eshte e gabuar. Teorite e sistemeve shoqerore kane nje kendveshtrim analitik thuajse dehumanist.

      Besoj se eshte mire t’i qendrosh nje kendveshtrimi, pasi eshte e veshtire te jesh koherent ne vleresimin tend kur zhvendos kendin.

      Persa i perket “bashibozukeve” komunist. Nje analize teper e nxituar dhe e ngarkuar emocionalisht.

      Se pari, ideologjite politike pervec alternativave politike, japin edhe nje perkufizim te vecante te problemit shoqeror, te cilin ato rrekin ta zgjidhin. Madje eshte nga perkufizimi i problemit, me shume sesa nga zgjidhja, qe ideologjite ndryshojne. Ato “celulat” i perkufizojne problemet shoqerore si te shkaktuara nga “sistemi” i tanishem politik. Aty i gjejne gabimet, por aty edhe zgjidhjet. Me nderrimin apo permiresimin e sistemit politik.

      Se dyti, kendveshtrimi i tyre, neomarksist apo neogramscian, eshte nje prej te shumteve. Problemet qe ngrihen jane aktuale. Sistemi qe sulmohet eshte aktual. Problemet jane aktuale gjithashtu. Askush prej ketyre grupeve nuk meton t’i bashkalidhet nje tradite mendimi te vjeter duke e intepretuar realitetin si Marksi apo Gramsci dikur. A perdorin te njejtat koncepte teorike, metodologji dhe mjete analitike per te intepretuar realitetin? Po, prandaj edhe neo-marksist, porse te modifikuara dhe me medotologji shkencore bashkekohore. Askush nuk kerkon te ringjalle nje koncept, nje alternative politike, te sprovuar e te deshtuar. Porse te gjitha mendimet politike mund te futen ne nje kuader teorik a tjeter, kane nje origjin ne nje person, kane nje histori realizimi ndoshta te deshtuar “dhimbshem”. Historia e mendimit politik te meson se nuk ka asgje te re nen kete diell. Tradite mendimi eshte vetem akumulim i dijes dhe i nje kendveshtrimi kolektiv apo individual. Si rrjedhoje, komunizmi, mendim gjithashtu ne vijim nga Platoni (?), ben tashme pjese ne kete dije kolektive e sherben si nje kendveshtrim per perkufizimin dhe zgjidhjen e problemeve shoqerore.

      Se treti, deshira per te denigruar nje grup shoqeror qe i sheh problemet aktuale dhe alternativat e zgjidhjes se tyre ndryshe, duke e lidhur me force kete tradite mendimi me nje pervoje te dikurshme historike te vleresuar “te hidhur” ose “makabre” eshte nje perpjekje jo-intelektuale.

  11. Shkrimi (te cilin nuk po marr mundin ta lexoj) e ka fort interesant titullin, pasi menjehere te nxit te çosh ne mendje te anasjellten :

    Ligesia vdes. Komunzimi … jo !

  12. Ca ecin me filozofine e banjove publike. Ku e kam llafin? Ja, nje diktature ose nje sistem totalitar me mire, e peshojne me banjot publike te ndertuara dhe jo me raportin me LIRINE.

    Nuk njohim sistem totalitar deri me sot qe te kete qene i dobet, te gjithe sistemet totalitare jane te forta dhe pikerisht kjo ka shkaterruar LIRINE.

    Komunizmi ne Shqiperi edhe sikur te kishte arritjet e Hitlerit per nga ana e ekonomise, infrastruktures, peshes nderkombetare, krenarise kombetare etj. nuk do te vlente nje lek pasi raporti i tij me LIRINE ka qene kokeposhte. Lere qe ky komunizmi yne nuk na mbushi as barkun me buke e as nuk na beri krenare.

    Kjo persa i takon LIRISE, po vazhdojme me poshte:

    Problemet e vlerave qe ka sot shoqeria jane produkt i sistemit totalitar, ku shqiptari u zhvesh nga cdolloj miresie, besimi e vlere. Ketij shqiptari ju injektuan e induktuan materializmi, ateizmi, lufta e klasave, shtypja, terrori, frika, spiunimi, hileja si mjet per te mbijetuar etj.

    “Njeriu i Ri” i socializmit po ndertohej me perkushtim ne Shqiperi.

    Totalitarizmi e shkaterron shtetin, nuk nderton shtet qe t’i qendroje kohes. Shteti i Bismarkut i rezistoi disa furtunave qe kaloi Gjermania, ndersa shteti totalitar i nazisteve u shkermoq menjehere pas disfates ne lufte.

    Totalitarizmi ka shume te theksuar ideologjine dhe gjithe ngrehina e shtetit ndertohet mbi kete, prandaj edhe ne Shqiperi shteti komunist u shkermoq dhe nuk arriti t’i hynte askujt ne pune ne sistemin demokratik e liberal.

    Le te shikojme edhe ekonomine dhe standardet e jetes ne ate kohe e sot, ndryshim si nata me diten.

    Vete kreret komuniste, duke filluar qe nga R.A. e kane pranuar se shteti i tyre kishte falimentuar. Nje krize e vazhdueshme ekonomike nen komunistet qe arriti kulmin ne fund te viteve 80 ku njerezit vuanin edhe per gjerat elementare. Po hanim vite te tera thote RA nga rezervat e shtetit.

    Ne 90 kishim 200 dollare te ardhura per fyrme, sot arrijme tek 8 mije dollare.

    Per gjendjen e spitaleve ne 90 shikoni nje prej emisioneve Opinion te Fevziut ku jepen me filmime se ne c’gjendje ishin spitalet e asaj kohe.

    Po ca i kane marre direktivat e partise dhe kaq shkojne jo me shume. Mos u zemeroni me to, se e kane nga padija.

    1. “sot arrijme tek 8 mije dollare.”

      Nga e ke nxjerre kete shifren, se i bie qe qenkemi me mire se Zvicra.

        1. “Ne 90 kishim 200 dollare te ardhura per fyrme,”

          Po kete shifren nga e ke nxjerre?

          1. Lulian, nëse ti ke ndonjë shifër tjetër, mund ta sjellësh. Përndryshe, të lutem, mos i merr njerëzit në pyetje.

            1. O Xhaxha, po kliko mo burre i dheut tek link-u qe ka sjelle. Po genjen si dreqi.

            2. Në fakt mua ky fill i diskutimit, në vetvete, nuk më intereson (prandaj nuk klikova). Megjithatë, ajo shifra e 2,811 dollarëve për frymë në vitin 1989 më duket fiktive. Ja, lexo ipare më sipër, që ta ka sqaruar më mirë.

            3. Shiko se une nuk genjej kur linket i sjelle vete dhe bile te sherbejne edhe ty qe perndryshe je krejt i painformuar ne kete fushe. Mos e beni debatin hetuesi te komunizmit.

              Numrin 200 i kam harruar nje zero.

          2. Nendor 1990.
            30,000 lek = $100.00USD
            Rroga mesatare e dikujt qe punonte ne zyre ne ate kohe : 7,400 Lek ne muaj
            Rroga mujore = $23.00 – $25.00USD ne muaj

            E cila s`mund te barazohet me ate te, te themi. fshatareve te veriut dhe verilindjes. Nga ngricat ne shkrice,6-7 muaj ne vit, rroga e tyre ishte 4 lek ne dite. Shpesh me nje familje prej 7-8 vetesh. Me pak se 1 cent ne dite!!!!

        2. Ne fakt kjo referenca e MB, eshte shume domethenese per rritjen ekonomike qe nga viti ’80 e deri me sot. Pervec faktit qe Metal Boy eshte genjeshtar, ne ’90 te ardhurat per fryme jane 2630 dollare, me nje renie prej 6.46% nga ’89, veme re gjithashtu se pas vitit 98, rritja me e madhe shenohet ne vitin ’94, dhe duke u ndjekur vetem me 0.63 % me pak nga ’94, ne vitin ’81. Mesatarisht, rritja nga viti ne vit per periudhen 81-89 eshte 5% ne vit. Figure kjo qe eshte me e larte se rritja ne vitet 2004, 2009, 2010. Nderkohe qe rritja mesatare e te ardhurave per fryme te Berishes 2, pra qe nga 2005 e ketej, eshte 7% per vit. 5% per vit rritja mesatare ’81-’89, dhe 7% per vit rritja mesatare ’05-’10. Spikasin ne kete tabele, vitet e kaosit ’90-’91-’92 dhe ’97, ku viti i ndryshimit te regjimit nga monist ne pluralist, ’91 eshte nje katastrofe me -24.12%, i ndjekur me nje distance te madhe, nga viti ’97 me -9.36%. Kater vitet e para pas renies ne periudhen e tranzicionit te regjimit, shkelqejne, po ashtu shkelqejne edhe kater vitet e para pas vitit ’97. Vihet re nje ngritje e lehte ne varesi te ndryshimit te pushtetit. Duket se fitorja e opozites ne 2005 ka dhene energji te reja. Po ashtu vihet re nje ngritje e lehte ne vitin elektoral 2008, i ndjekur nga nje depresion i lehte me rezultate negative ne krahasim me mandatin e pare te PD-se se dyte.

          Gjithsesi, diferenca ne rritje prej vetem 2% mes Berishes 2 dhe viteve ’80, duhet te na beje skeptik ne lidhje me konkluzionin se PD-ja pluraliste e viteve ’05 e ketej ka ndonje platforme ekonomike kush e di se sa me te mire se “tufezimi” i Ramizit. Por konkluzioni me kryesor qe mund te nxirret eshte se mandatet e dyta jane per shqiptaret ne pergjithesi depresive ne krahasim me mandatet e para.

          1. Ah, po, dhe dicka tjeter. Pluralizmi i Berishes ne vitin ’97 perfundoi me 2725 dollare per fryme, nderkohe qe komunizmi i Ramizit ne vitin ’89 ishte ne shifren 2811 dollare per fryme.

            1. Mua varfëria e viteve 1989-1990 më bëri të braktis Shqipërinë përgjithnjë, prandaj e kam një ndjeshmëri të ngritur ndaj këtyre argumenteve.

              Ramiz Alisë nuk mund t’i falet që e la vendin të katandiset deri në atë pikë, sa t’ua ftohte shqiptarëve përgjithmonë.

              Unë jetoja në mes të Tiranës, me punë të mirë, me lidhje shoqërore familjare e miqësore të klasit të parë – por megjithatë nuk gjeja dot qumësht për t’i dhënë vajzës sime foshnje katër muajshe.

              Dhe kjo ndodhte ngaqë Ramiz Alia kishte frikë të bënte ndonjë lëvizje në ekonomi; ngaqë nuk donte t’ua prishte humorin disa pleqve që ia kishte lënë trashëgim Enveri në krye të shtetit.

              Në ato vite të ardhurat e shqiptarëve kanë qenë negative. Njëlloj sikurse humb proteina organizmi gjatë një sëmundjeje “debilituese”, ashtu po humbnin jetë, pasuri, gjallëri dhe shpresë shqiptarët e atij 2,800 dollarëshit që na u përmend këtu.

              Vërtet që atë betimin e barit e pat bërë Enveri, por pjatën e barit, qytetarëve të vendit të vetëm socialist në botë, ua vuri përpara Ramizi.

              Kolapsi ekonomisë shqiptare dhe sidomos tregut me pakicë i erdhi ngaqë udhëheqja, me Ramiz Alinë në krye, treguan një paaftësi të frikshme për të reaguar, në situata të krizës.

              Këta njerëz ishin mësuar aq shumë me njëri-tjetrin, sa kujtonin se, tek e fundit, qeverisja e një vendi ka të bëjë me lubrifikimin e marrëdhënieve brenda elitës.

              Ikjen nga Shqipëria unë e përjetova si çlirim atëherë; por me kohë e kam kuptuar se ka qenë një nga ngjarjet më të rënda në jetën time, të cilën nuk ia uroj kujt.

              Ajo Shqipëri që ishte kthyer në torturë për mua, dhe për qindra mijëra të tjerë si unë, dhe që ikën ku sytë këmbët në momentin e parë që mundën, ishte Shqipëria e projektuar dhe e realizuar nga një paranojak provincial, si Enver Hoxha; por Ramiz Alia e pati mundësinë të korrigjonte diçka, për t’ua kthyer njerëzve shpresën – dhe nuk e bëri.

              Për të rezultoi më e rëndësishme t’u linte të atyre që kish rrotull përshtypjen se nuk po devijonte nga “rruga e Enverit”, sesa të parandalonte katastrofën.

              Kur them katastrofë, nuk kam parasysh ndërrimin e regjimit; por mënyrën si u krye ky ndërrim. Lexoj të thuhet, poshtë e lart, se Alia pati meritën që u shmang gjakderdhja; por ka vallë gjakderdhje më të madhe, për një shtet e për një shoqëri, sesa t’i ikë nga territori një e treta e popullsisë brenda 2-3 vjetësh?

            2. Xhaxha, mos e kalo ne personale, sepse te njejtat gjera qe mund te thuash ti per eksodin e 90-es, t’i them edhe vete per eksodin e 97-98-es. E nuk po i hy fare ketu atij muhabeti se c’te pengoi te kthehesh pasi iu vu derrma komunizmit?

              Nuk dua te keqkuptohem: Ramizi nuk ka asnje merite si drejtues ekzekutiv, e aq me pak si njeri. Di t’ia numeroj edhe une po aq mire sa dhe ti, megjithese memorien personale nuk e kam aq te kthjellet sa tenden.

              Ama gjithe ky mllef i drejtuar ndaj Ramizit dhe regjimit qe perfaqesonte, nuk duhet ta lejojme te na mbylli syte ne lidhje me katastrofen e prodhuar nga regjimi qe e ndoqi.

              Eshte turp te perdoret kufoma e Ramizit dhe nje realitet i tejkaluar, si c’po perdoren ketu, per te thene se ne kete realitetin e ri kemi gjetur parajsen si c’po na deklaron Metal Boy ketu.

              Sa do skile politike e frikacak e i ndyre Ramizi, e sa do brutal ai realitet, nuk do te thote se ky realitet nuk ka qene e nuk mund te jete po aq brutal sa ai tjetri. Vetem se A eshte e ndryshme nga B, nuk do te thote se B nuk eshte po aq e lige sa A. Vetem se mekatet e Ramizit qenkan aq te medhaja sa do e degdiskan ne goje te djallit per perjetesi, e vetem se ky sistem nuk eshte me kushtetute monizem, u dashka mohuar njekohesisht se ky realiteti i ri ne fakt e ka vullnetin e grupimeve politike per te persekutuar njerezit, apo u dashka mohuar se ekzistojne mjetet per ta kryer kete persekutim?

              Po me e forta, mire qe persekutimi qenka i pamundur, por provoje ta ndjesh veten i persekutuar, je dhe “gjysmak” pale. Por me e bukura eshte se kjo zemer e zgjuar qe e di kush eshte gjysmak, e kush jo, eshte aq e zgjuar, sa qe nuk e kupton se me gjithe kete zgjuaresi eshte ne fakt duke ofenduar edhe te persekutuarit e atij sistemi, pasi me te njejten logjike te zgjuar i bie qe as ai regjimi i vjeter nuk persekutonte – me siguri ata qe jane ndjere te tille do kene qene gjysmaker. Madje gjysmaker argetues. Aq e zgjuar eshte kjo zemer, sa hem i sjell vete metodat e persekutimit, hem i mohon se ekzistojne.

              Ama Xhaxha mos harro, se nese jane verberira e maskaralleqe keto te atyre qe i thone, eshte turpi i atyre qe i lejojne te thuhen pa kundershtim.

              E meqe e gjeta tavolinen permbys, heni, ju heni, tha, po ca t’i bej Xhaxhait une qe nuk i intereson ky fill i diskutimit.

            3. Vdiq Ramizi, për Ramizin do të flasim. Kjo është tema. Kur të vijë në vështrim tema e 1997-ës, do të flasim edhe për atë. Janë gjëra që s’kanë lidhje mes tyre. Sali Berisha, me bëmat e veta, të larat e të palarat, nuk ia heq as ia shlyen asnjë miligram faji Ramizit. Po ashtu, se dikush lëvdon Salën pa arsye, kjo nuk e nxjerr gjë më të mirë Ramiz Alinë, ose Nexhmijen. Mua më duket fare, fare e papërgjegjshme që të ngatërrohet ajo kohë e atëhershme, me të tashmen; ose që të përdoren krimet e sotme, për të përligjur krimet e djeshme. Krimet duan dënuar të gjitha: të sotmet, të djeshmet, madje edhe të pardjeshmet. Madje, nëse ka ndonjë lidhje mes tyre, ajo kalon nga e shkuara drejt të sotmes, jo së prapthi, si po e kërkojnë ca.

            4. Une nuk kam pare ndonje perligje te krimeve te djeshme. Madje jo vetem perligje te krimeve te djeshme qe nuk ka, por aq i fuqishem eshte denimi moral i krimeve te djeshme, sa qe jo vetem viktimat e ketyre krimeve, por edhe komunistet me te flakte jane bere antikomunistet me te flakte. Le mos e harrojme kete.

            5. …”njejtat gjera qe mund te thuash ti per eksodin e 90-es, t’i them edhe vete per eksodin e 97-98-es…”

              Ndryshim si dita me naten midis te dyjave.

              Gjendja e 90-tes ishte si nje faze terminale e nje kanceri qe kish filluar si beninj dhe u metarmofua ne dicka malinje, jetemarrese, e pa shprese sherimi

              Gjendja e 97-es ishte si nje infeksion, qe mund te merrte permasa septike, sikur te mos nderhyheshe me antibiotike te forte.

              Kur lexoj PTF, shoh se what could have been.
              Kur lexoj komentet e Shekullit, shoh se what I saved myself from.

              Keshtu qe dal barazim, dhe kthej edhe nje tjeter.

              …Flete te kalendarit, e kisha fjalen.

            6. Shpetim ka vetem ne ate bote biri im. Parajsat tokesore jane ne mendjet e utopikeve qe megjithese thyen hundet njehere si sistem, duan t’i thyejne perseri,por kesaj rradhe me bukur. Gjate theqafjes tjeter, mund te behen 100 milione viktima si heren qe kaloi, por s’ka gje, theqafja duhet te jete me e bukur se e para, pa njerezit shkojne e vijne.

              Shqiperia sot? Ai qe nuk sheh ndryshim per mire ne krahasim me te kaluaren jo te larget, ka probleme me syte.

              Shifrat jane kokeforte,nuk te lene te levizesh dhe jane shifra ne nje sistem te hapur,jo ne sistemet qe pershkruan Orwelli.

              Sa do qe mund te kesh probleme me Berishen,nuk e mohon dot rritjen ekonomike, uljen e varferise, ndertimin e infrastruktures, standarde gjithmone e me te mira jetese. Te gjitha te konfirmuara ne raportet nderkombetare.

              Nga mjerimi kolektivist sot jemi ne iniciativen e lire dhe sipermarrjen private qe gjeneron pothuasje te gjithe GDP-ne e Shqiperise.

              Ndonje mund te kete nostalgji per kolektivizmin por shikoni perpjekjet kolektiviste te Chavezit, ekonomia e vendit te tij, tani eshte me e varuar nga prodhimet amerikane se sa ishte para Chavezit.

              Kolektivizem i bukur per bese.

              Shqiperia sot eshte demokraci liberale, e brishte por demokraci. Sot nuk ka te burgosur te ndergjegjes, te persekutuar te regjimit, privime nga te drejtat baze.

              Te me mbsuhe mendjen dikush me fakte se eshte e kunderta dhe une jamne shesh me te.

              Po keta debate mund te behen me ata qe kemi nje pikenisje te perbashket, pranojme kete sistem se ata qe na flasin per superstrukturat e alienimit e shfrytezimit kapitalist, nuk kane nevoje fare per debat.

            7. Spiegimi i “katastrofës”, dhe sidomos shkaqet që shkaktuan atë, nuk më duket dhe aq i drejtë Xhaxha.
              Po të niseshim me arsyetimin tuaj, edhe rënien e Murit do të na duhej ta konsideronim një katastrofë… shkaktoi lëvizjen e miliona europianëve të tjerë (që nuk i shin nën sundimin e “diktaturës më të egër të Europës”) drejt një bote më të mirë.
              Migrime të tilla kanë ndodhur (dhe kanë për të ndodhur) sa herë që njerëzit të perceptojnë që realiteti tjetër të jetë një strofull ku mund të vegjetojnë më mirë…
              Pa dashur të bëhem mbrojtës i asaj që ish realiteti socialist shqiptar, do të shtoja që P.v.p (pika e vdekur e poshtëme) në kurvën e zhvillimit ekonomik, kemi ndeshur (dhe po shikojmë aktualisht…) edhe në çdo sistem tjetër ekonomik që nuk na paskësh qënë aq i dështuar sa komunizmi…

            8. Kolapsi ekonomisë shqiptare dhe sidomos tregut me pakicë i erdhi ngaqë udhëheqja, me Ramiz Alinë në krye, treguan një paaftësi të frikshme për të reaguar, në situata të krizës.

              Njoh disa pleq qe punonin ne kohen e Ramizit ne Ministrine e Tregtise dhe me thone qe ishin te detyruar te blinin cdo import me ar. Shqiperia nuk kish kredi, as nuk i lejohej me kushtetute te kish kredi, dhe dyshoj se ‘the terms of trade’ ishin te renda per arsye se te huajt donin te ndikonin ne Shqiperi ne kuadrin e Luftes te Ftohte. Tani, sa e lehte eshte te ‘manovrosh’ ne kete kontekst e di vetem Ramizi.

  13. Kam ngelur pa fjale nga shifrat e GDP (te ardhurat per fryme) ne Shqiperi, nga 1989 ne 2010 : kisha menduar se nuk bente sens llogaritja ne $ e GDP-se, ne nje vend ku sistemi ekonomik eshte krejtesisht i ndryshem nga ai i ekonomise e tregut.
    Megjithate, meqe po i marr per te mireqena shifrat, mbetem i habitur me rritjen e vazhdueshme midi viteve 1980 dhe 1989 te GDP ne Shqiperi : ritmi i saj ndofta nuk eshte me i larte, por nuk eshte as me i ulet se ai i nje dhjetevjeçari (cilido qofte ai !) te periudhes pas ’90, pra te periudhes se ekonomise se tregut.

    Kjo ma forcon bindjen time time se, pare ne pikeshikimin filozofik (ta themi keshtu), ekonomia eshte thjesht nevoje, nécessité, dhe nuk ka pse te mistifikohet siç ka ndodhur shpesh ne keto 20 vitet e fundit. Per me teper qe, uljet e vetme drastike te ritmit te GDP-se korrespondojne me vite kaotike si ato 1991 dhe 1997; perndryshe, ne te dy sistemet, ritmi i rritjes eshte pothuaj i njejte. Ky eshte nje fakt.

    E gjitha kjo per te thene se Ramiz Alia (dhe ai nuk ka qene i vetmi), pak duhet te kete kuptuar qofte dhe nga ajo qe sot rendom quajme komunizem. Insistimi i tij me ‘tufezat dhe arezat’ dhe ajo qe konfirmon tabela e GDP shqiptare te ketyre 20 viteve te fundit, ma forcojne edhe me teper kete bindje timen.

    1. Përfitoj, nga vërejtja juaj e drejtë, për të shtuar diçka rreth asaj që ndokush e konsideron si mëkatin (më saktë, një prej të shumtëve) e sistemit të atëhershëm: Mosmarrja e kredive nga të huajt.
      Këto kredi, që edhe po të kërkoje vështirë se FMN apo BB mund të “zgjidhnin qesen (bllokada nuk ishte dhe aq fantazi e komunistëve gjatë periudhës së luftës së ftohtë), nuk kërkoheshin edhe sepse Shteti shqiptar e kishte në legjislacionin e tij mosmarrjen e kredive nga të huajtë… gjë që, më pas, nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm edhe e anashkaloi, por duke patur si pikë referimi, atë që kurrë borxhi i jashtëm të kalonte prodhimin e brendshëm.
      Përsa i përket kësaj të fundit, mund edhe të diskutojmë gjithë jetën… ndokush mund të thotë që pa fondet e mëdha të FMN apo BB vështirë se mund të ndërtohen veprat madhore apo infrastruktura të rëndësishme, gjë që, jo vetëm në vëndet e korruptuara do të rezultonte një katastrofë e vërtetë, por, dhe eksperienca e viteve të fundit (pigs) dëshmoi që edhe në vendet e zhvilluara mund të arrinin në pamundësi të pagimit të borxheve.
      Jo më kot, atë parim (aq të kritikuar të komunistëve) të moskalimit të borxhit të jashtëm përkundrejt prodhimit të brendshëm (ose me toleranca të vogla), të futur, kohët e fundit në legjislacionin spanjoll (ndërkohë që bëhet fjalë edhe në Itali për një provediment të tillë), tregu/borsat (më saktë, spekullimet) e konsideruan një hap serioz dhe i kanë “harruar” këto vende…

      Prandaj më bëjnë të qeshin ata që e konsiderojnë sistemin e atëhershëm si “diktaturën më të egër të Europës”… sepse, nëse do të ishte vërtet e tillë, dmth kaq e egër, asgjë nuk do t’i kushtonte Ramiz Alisë që të shkurtonte aparatin shtetëror, të reduktonte shpenzimet në shëndetësi, arsim, kulturë e gjithandej dhe t’ju thoshte të gjithëve “rrini urtë”… se kjo reformë na duhet për të sistemuar bilançin e shtetit….
      shkurt muhabeti, të gjitha reformat që po ndërmerr Greqia për të hyrë brenda parametrave, do t’i çojë grekët në nivelin e shqiptarëve në atë periudhë krize… atëhere ç’kuptim ka që të kritikohet Ramizi për krizën e atëhershme dhe të konsiderohet si e pranueshme kriza greke (kapitaliste) sot?!

  14. Nga komentet sqaruese të autorit të shkrimit shikoj se shqetsimi nuk është thjesht dhe vetëm për pendesën e munguar e R.Alisë dhe lëngatën morale që ka kapluar shoqërinë shqiptare (lëngatë e cila gabimisht I faturohet komunizmit dhe shikohet vetëm në mosdenoncimin e krimeve të së kaluarës) por tek një problem më thelbësor që lidhet me qëndrimin ndaj komunizmit si ideologji, sistem dhe trashëgimni.Komunizmi vdiq thotë autori por ligësia mbeti.Ligësinë si cilësi të natyrës njerzore nuk e prodhoi komunizmi (edhe pse e depersonalizoi njeriun) dhe si e tillë do të ekzistojë edhe me rënien e komunizmit si sistem dhe idologji sunduese. Por afërmëndsh që nuk është ky problemi. Problemi sipas autorit është se [armata e “ushtrise” se komunisteve te PPSH-se nuk eshte shkrire keshtu ne natyre] dhe “ nje pjese e mire jetojne ende, porse tashme jo si nje ushtri, por thjesht si bashibozuke, dmth forca te parregullta qe ndihmojne nje ushtri te rregullt “
    Këtu logjika analitike bën një fault dhe harron se cdo sistem i ri politik e nis punën me atë “matrial njerzor” të trashëguar nga sistemi kaluar. Nuk besoj se pas këtij konstatimi fshihet dëshira e ndonjë krematoriumi gjigand për të pastruar terrenin e ndërtimit të sistemit të ri kapitalist , pa mbeturinat njerzore të sistemit të kaluar komunist. Kjo “ushtri bashibozukësh” kjo “gjysëm gjysmake “ (!!) e ndricuar nga “neomarksistët” ëndërron kthimin mbrapa në diktaturë, na thuhet. Ky është një falsifikim i realitetit. Kjo më kujton pak deklaratat e T.Shehut në zgjedhjet e vjedhura të 96 se socialistët kërkojnë të rikthejne kooperativat bujqësore.
    Së pari një pjesë e mirë e ksaj “gjysmës gjysmake” në zgjedhjet politike të 92 votoi për ardhjen në pushtet të PD.Ndryshe llogaritë e votimit plebishitar me rreth 70% për të djathten nuk na dalin.Ndoshta kanë ardhur alienët dhe të veshur si ish komunistë votuan për PD-në.
    Kjo nuk përjashton faktin që në segmente të ish nomenklaturës apo edhe në shtresa të caktuara të popullsisë të këtë nostalgji për disa gjera të humbura:siguria, qetsia, rregulli, njerzillëku.Kjo lloj nostalgjie nuk duhet ideologjizuar dhe projektuar si nostalgji për diktaturën dhe nuk duhet stimgmatizuar si psikologji bastardësh dhe sklleverish që nuk dine se cfarë është liria. Një stigmatizim I tillë e shikon njeriun si substancë ideologjike dhe jo si një qënie sociale që ka të drejtë të jetë I pakënaqur nga një realitet që nuk i ofron asgjë më shumë përvec mundësive për mbijetesë dhe ku, pikërisht në një shoqëri të polarizuar ne ekstrem, që predikon shanset e barabarta dhe i rrëfën njëeriut se nqs ti ashtu kot nuk ke punë, bukë (bukë ore zotri buke ! ) strehë dhe siguri, ti prapë qeshu dhe gëzoju lirisë. Cfare eshte liria? Vetem liri fjale (dhe ne eshte keshtu ,kush po te degjon? )
    Kush po barazon Diktaturen me Demokracine si sistem politik? Askush .Por shqetsimi eshte gjetke dhe pikerisht tek fryma kritike ndaj një demokracise hibride, elitave te korruptuara, autoritarizmit dhe tendencave fashiste per likuidimin e cdo opozitarizmi . Kjo eshte mendesia totalitare qe shikon me urrejtje gjithcka dhe kedo qe nuk i ben hosana „sjellesit te demokracise“, qe harron se vitaliteti demokracise qendron pikerisht ne frymen vetekritike, gjithperfshirjen dhe jo perjashtimin.
    „sot nuk ka më asnjë vullnet të një grupi njerëzish për të ndjekur apo persekutuar një pjesë tjetër, dhe se ky vullnet, edhe në rast se do të ekzistonte diku, nuk ka praktikisht asnjë mjet për t’u ushtruar.“
    Po, vertet nuk ka pushkatime, interrnime por ka nje vullnet dhe „dhune te bardhe“ per spastrime te administrates nga kundershtaret ideologjike, per represion ndaj shtypit te lire, per korruptim te zerave kritike ndaj qeverisjes dhe qeveritarreve te korruptua pa folur per „diktaturen e tregut“ te deformuar, politikave klienteliste dhe selektive etj.etj.
    Ja pra qe sistemi, edhe ne kushtet me ideale te funksionimit te tij, prodhon nje ushtri te pakenaqurish dhe eshte pikerisht kjo dialektike qe rigjeneron sistemin dhe shuan cdo mundesi per „kthim mbrapa“ ne diktature.
    Ta shikosh shoqerine pluraliste dhe te lire pa kete dinamike kundershtish por thjesht si nje isopolifoni per pushtetaret sundimtare eshte , as me shume dhe as me pak, nje nostalgji e kamufluar per shoqerine totalitare.

  15. dua ti them autorit vetem dy fjale: per te vdekurin ose flit mire ose hesht. Kjo eshte tradita e shqiptarit. Ju vazhdoni bejeni si te doni. Une do doja te mos jetonte me Sali Berisha sinqeisht. Mendoj se Shqiperia ehste nje vend me i mire pa drogen e tij te sundimit mbi te tjeret..Por nese ai vdes, megjith urrejtjen qe kam dhe shkaterimin qe kam pesuar nga kriticizmi ndaj tij, nuk do ta shaja kurre publikisht. Do heshtja.

  16. Migena,
    Nuk e mora vesh se ç’nevoje keni te na tregoni se çfare do te beni me vdekjen e Berishes ? Kush eshte Berisha ? Kush jeni ju ? Dhe kush jeni ju te dy, ne lidhje me njeri-tjetrin ?
    ___________

    @ Spiritus,

    Nuk e kuptoj fare se çfare dreqin vjen te fuse hundet ketu viti 1998 apo 2007 apo 2011 ? Xhaxhai e tha me siper (sikur me lexoi mendjen) : Historia nuk shkruhet se prapthi, siç bente Enver Hoxha, duke zhdukur shoket e vet nga fotot. Historia ka nje kah : nga e kaluara tek e tashmja. Krimi i dikujt ne vitin 1950 nuk mund te shfajesohet nga nje krim tjeter ne 2010, por me teper duhen kerkuar mos kane nje lidhje ndryshe : mos mbase krimi i 2010-es ka marre shkas nga ai i 1950-es.

    Habitem me kete ngulmimin e disave per t’u futur ne apologjira te asaj kohe duke numeruar te keqijat e sotme. Kjo eshte me te vertete nje shenje e qarte se enverizmi apo diktatura apo ç’te doni ju, ka thelle brenda nesh, diku ne ndonje qoshe shpirti, nje baze te mire qe nuk e leshon dot. E habitshme gjithashtu qe te vetmen here qe Shqiperia ka perdorur termin “Qeveri e Pajtimit Kombetar”, e ka bere kete ne nje vit ku, ne fakt, ky emertim ishte nje si tallje hapur me nervat e njerezve. Perse ? Nese ka pasur vend per nje qeveri te tille, ajo ka qene per ne 1991, dmth, kur xhelatet e djeshem te benin “mea culpa”, viktimat te qetesoheshin, dhe keshtu kryhej pajtimi. Ketu flas jo per kriminelet e mirefillte, AMNISTIA per kriminele eshte gjithmone kunderproduktive.

    Por çfare ndodhi ? Ndodhi qe pa kurrfare brejtjeje ndergjegjeje, 1991 u kalua keshtu sikur s’kishte ndodhur asgje, njerezit ishin ne euforine e shperthimit te kufinjve, dhe nese e mbani mend, morali ka qene gjeja e fundit qe flitej ne ate kohe. Askush s’donte te degjonte per moral. E ne kete zallamahi, perfituan te gjithe bashibozuket e mbetur jetim (nga “tradhtia” e Alise – kujtoni “Shoqaten per mbrojtjen e Enverit”). Dhe me 1997, u shfaq si papritur termi “Pajtimi kombetar” ? Kush tallet ne kete mes ? Kush i shkaterron dhe i infekton keshtu fjalet e shqipes ? C’kuptim mund te kete pas kesaj fjala “pajtim” ? Asnje kuptim, fjale boshe, pa vlere.

    Qeverite e pajtimit kombetar, shfaqen gjithmone fill pas shembjes se nje diktature, pas perfundimit te nje lufte, etj. Keshtu, ne Afriken e Jugut u ngrit menjehere komisioni “Vertetesi dhe Pajtim”. Apartejdi ka bere edhe atje mjaft krime, gjurmet jane te thella. Por ama, ky komision beri qe para tij te vijne dhe te flasin kreret e mesem te ketij apartejdi, shefat e policise, hetuesit, xhelatet e torturave. Nuk di a i keni degjuar ndonjehere keto deshmi. Aty nuk behet fjale per te denuar me burg keta xhelate, sepse ky eshte kuptimi i fjales “pajtim”. Por te pakten, ai vinte te deshmonte se une kam bere keshtu dhe ashtu. Te gjithe nje me nje, ne tavoline aty, para Desmond Tutu.

    Po ne Shqiperi ? Cfare kemi nga e tere kjo ? Kemi kete qe xhelatet e varjeve dhe pushkatimeve, vdesin dhe japin shpirt neper dysheqe te buta, pa e hapur gojen per vendin e pushkatimit te ketij apo atij. Pa i ofruar nje varr atij qe ia ka plasur trute ne pistolete. Kjo eshte LIGESIA per te cilen po flas, e qe ketu njefare nderhyresi vazhdon te na tregoje perralla se komunizmi nuk ka vdekur. Kjo eshte ajo qe t’i ngre qimet e kokes perpjete. Kjo papergjegjshmeri, ky qendrim akull para vuajtjeve te dikujt. Kjo mungese empatie, dhembshurie a si te doni ju. Per ç’djallin flasin disa kur permendin se dikush dashka hakmarrje ? Per ç’krematoriume me flet ti spiritus ? Mendon se je duke folur ketu me ndonje zuzar kriminel ? Une s’dua as varje, as pushkatime. Dua thjesht qe te gjithe xhelatet e asaj kohe, pa perjashtim, te ndalen nje dite e te mendojne qofte dhe 30 sekonda per viktimen e tyre. Dhe te mos zaptojne gazetat si Ramiz Alia qe deri edhe pas vdekjes, vazhdon te tallet me 3 milione viktima te politikave te shokeve te vet.

    20 vjet jane mjaft tashme, per nje popull, qe te reflektoje, qe te filloje te flase. Nqs nje xhelat ka pasur frike deri para ca kohesh, besoj se 20 vjetet e kaluara ne qetesi te plote i kane dhene aq siguri jete, prandaj le te behet burre e te flase. Le te behet njeri, te pakten njehere ne jeten e vet.

    Nje diktature eshte me te vertete shkaterruese per nje komb, jo vetem gjate kohes se ushtrimit, por ai le pasoja te tmerrshme edhe pas saj. Kujtoni ketu Kilin, qe kemi sot nje popull te ndare me dysh, gjysma perkrahes te Pinoçetit, e gjysma viktima. Kujtoni Argjentinen me junten e vet, ku Borges (djathtist) nuk fliste deri vone me Sabaton (majtist).

    Kujtoni marredheniet e nderlikuara mes Gjermanise dhe Izraelit, ku Gjermania zbaton ne politike te jashtme nje parim te pathyeshem qe prej 60 vjetesh : nuk votohet asnje rezolute kunder Izraelit !

    Kujtoni Afriken e Jugut, ku pasojat jane te frikshme, ku kemi ende thirrje per revansh ndaj te bardheve (dje xhelate).

    Ju i mendoni shume te lehta keto pune, vuajtjet e te tjereve ju duken te lehta per t’i fshire me nje te rene te lapsit. E kam thene dhe ne tekst : MUNGESA E KULTIVIMIT NDER SHQIPTARE po ben kerdine, njerezit nuk mendojne dot dy fjale me trute e veta. Shikoni pak te rinjte e sotem, çfare zbrazetie njohurish kane ne historine e vonshme te vendit te tyre, dhe qe flasin me po ate gjuhe qe flasin prinderit e tyre ne shtepi : une votoj PS sepse im ate voton PS. Une votoj PD sepse im ate voton PD. Ku djallin shkohet keshtu ?

  17. “Habitem me kete ngulmimin e disave per t’u futur ne apologjira te asaj kohe duke numeruar te keqijat e sotme.”

    Ndersa une habitem me kete ngulmim tendin per t’i quajtur apologjira te asaj kohe kritikat per kete kohe. Se fundja, e the njehere, nuk e kishe menduar mire, pune e madhe. Por kur e perserit pa bere dallim mes kritikave per kete kohe dhe apologjise se asaj kohe, figuron me shume se thjesht nje gabim nga mosthellimi, por shnderrohet ne apologji te kesaj kohe, duke numeruar te keqiat e asaj tjetres. Aq sa, medemek, duke shkuar nga e shkuara ne te ardhmen, edhe apologjia per te keqiat e kesaj kohe, behet duke theksuar te keqiat e kohes se shkuar: “mos mbase krimi i 2010-es ka marre shkas nga ai i 1950-es.” Mos more? Jo po e kane fajin cifutet qe kryqezuan Krishtin.

  18. Lulian,
    Ne diskutimin tim, une s’i referohem ne asnje çast kohes se sotme, me perjashtim te rastit kur fshikulloj perdorimin skandaloz te fjales diktature per kohen e sotme. Ju lutem, shpikni çfaredo fjale tjeter, vetem diktature jo, sepse keshtu i bie te talleni me shumekend, dhe me vete kujtesen historike.

    Pastaj, e perseris edhe njehere : se ç’pune kane ketu gedepete dhe pjesetimet me qindarka, une s’e marr vesh. Diagnostika e viteve 1991-2011 ka tjeter ligjesi me ate te 41-91. Dhe e rikujtoj : e vetmja lidhje qe mund te ekzistoje mes ketyre dy periudhave, eshte ajo sipas boshtit kohor : nga me e hershmja tek me e vonshmja. E kunderta do te ishte nje absurditet, logjik me se pari.

    1. Po mire, c’te keqe ka qe te ngreme nje analogji mes “diktatures se proletariatit” ne emer te se ciles u vrane njerez, dhe “diktatures se rendit kushtetues” ne emer te se ciles, po ashtu u vrane njerez. Apo thjesht se diktatura e proletariatit ka vrare me miliona, e kjo paska vrare vetem kater (ta zejme vetem 21 janarin, e mos i llogarisim te tera e te tera) njera eshte me e mire dhe tjetra me e keqe? Me c’te drejte mund ta kuantifikojme keshtu vleren e jetes njerezore dhe njekohesisht te mbajme pretendime antidiktatoriale? Sa demokratik e jo diktatorial qenka ne fakt ky kuantifikim? Fakti mbetet qe ti e perjashton mundesine e rreshkitjes se ketij rendi ne diktature. Por nuk e di mbi cfare bazash pervec kembenguljes tende arbitrare. Sa duhet te vriten per ty qe ta konsiderosh legjitim shqetesimin? Duhet patjeter te vriten miliona? Po nje milion minus nje? Po nje milion minus dy? Po nje milion minus tre? Po nje milion minus 999 mije e 996? Ku e heq vijen e dallimit mes demokracise dhe diktatures ne menyre qe kjo vije te mos jete njekohesisht legjitimim i diktatures nepermjet arbirtraritetit?

      Po ta kerkoj me shume sinqeritet, hiq dore nga kjo slippery slope sofiste, se nuk te ben nder.

      1. Dhjetë pyetje numërova. Si moderator i këtij logu, të kujtoj edhe një herë, Lulian, se nuk mund të bëhet debat duke e marrë tjetrin në pyetje.

        1. Uf! Po si lexues, a nuk kam te drejte fare te pyes mbi nje arsyetim ne lidhje me te cilin jam i paqarte? Me fal nese po pyes serish.

          1. Të pyeturit e tepruar ta pengon mendimin edhe ty vetë, përveç që i bezdis të tjerët.

  19. Ramiz Alia ka bere nje autobiografi “jeta ime”, jam nisur dy here ta bleje, por sa here i kam hedhur nje veshtrim me eshte dukur si nje veper vazhdim i veprave te Enverit. Shume siperfaqesore, dhe e hollesishme atje ku nuk eshte nevoja, per te shpernqendruar nga rendesia e njeres situate. Nuk eshte nje autobiografi qe rrefen ngjarje dhe tregon karaktere polivalente, me shume nje kronike e thate dhe dialogje aspak informative per njerin apo tjetrin personazh. Cmimi 1600 leke dhe kam menduar se nuk ja vlen.

    Por dyshoj se ky person nuk ka pasur deshire te flas a te shkruaj per ate kohe. Ndoshta po! A e njihni median shqiptare? Cdo gje qe mund te fliste R. Alia do te bllokohej brenda disa ditesh ose do te shperfytyrohej nga nje diskutim ndermjet “intelektualesh” ne llogoret perkatese. Ketu perdite degjon cudira: Fiks Fare p.sh. nuk i publikon te gjitha rastet qe deklarohen nga qytetaret. 5000 euro kishte paguar nje pedagog i Universitetit te Shkodres qe te mos publikohej video e kapur nga studentet (burim i besueshem).

    Historia e asaj periudhe, per ne, brezin e ri te paprekur teresisht nga ai sistem, perben me shume nje kureshtje per ngjarjen ose per nje histori “te verdhe” krimesh dhe ndeshkuesish. Gazetat kane kontribuar ne nje veshtrim kronikan dhe voyarist te asaj periudhe. Vereni vetem titujt: X rrefen, “Ju rrefej historine x”, te gjithe titujt fillojne ose mbarojne me dike qe “rrefen”. Eshte aq surreal ky “rrefim” sa vetem kenaq deshirat tona voyariste.

    Tematikat me kryesore: 1. “disidente” qe i tregojne njeri-tjetrit se nuk jane te tille, pse hafije, vijon me diskutime te gjata dhe fajesime neper gazeta; 2. rrefime te nje pushkatimi/arrestimi/burgimi apo internimi; 3. rrefime te ish-pushtetareve qe kerkojne te shfajesohen; 4. shantazhe per perfitime politike.

    Rrefimet mbi ate periudhe jane kthyer ne nje orgji e pornografi historike, ku cfare na intereson eshte vetem ngjarja, pa njerezit e prekur me te vertete. Edhe kur tregohen jave vetem se ca novela te “mireshkruajtura” por pa thellim ne karakterete e verteta. Ato te mireshkruarat jane letersi (Lubonja p.sh.), ato te keqshkruarat jane procesverbale burokratesh. Te dyja versionet larg mundesise per te percuar “terrorin” e atyre viteve.

  20. Xhaxhai,
    Mua s’me shqeteson fare fakti qe dikush me ben nje pyetje, qofte dhe me shumice, qofte dhe ne menyre te perseritur. Idete e Kodres bien poshte menjehere. Le te shpjegohemi pak :

    Menyra kodriane (po i them keshtu, me falni per neologjizmen e sforcuar) shkon ne kete kah : per arsye te katrahures post-osmane ne qeverisjen e Shqiperise, ne mund te justifikojme shume mire pushtimin osman.
    Po keshtu : Periudha e Ahmet Zogut na del nje kryeveper demokracie dhe drejtesie, ne krahasim me ate çka ngjau me pas, me Enver Hoxhen.

    Dmth, ne emer te ketij parimi referencues (pra duke u bazuar ne referime ku kemi permbysje te pikes se references dhe asaj te referuar), ne mund te arrijme ne çudira te verteta per mendjen.

    Nje argumentim tjeter, mund te ishte dhe ky : Supozojme se Shqiperia, pas 1991-it do te ishte bere nje shtet model demokratik, dhe do te ishte sot duke kryesuar Bashkimin Europian. Cfare do te flisnim ne kete rast, per periudhen e Hoxhes ? A do t’i denonim krimet e tij ? Ka shume gjasa qe edhe vete komunistet (bashibozuket, le te themi, qe jane nje pjese e komunisteve) te flisnin me fjale nga me te veshtirat per ate periudhe. Perse ? Thjesht ngaqe e sotmja do te ishte e ndritur. Mirepo, duke vepruar keshtu, a kemi folur ne per periudhen hoxhiste si te tille, si nje krim ne vetvete, apo e kemi shikuar nga nje kendveshtrim i pasme ne kohe ? Te qortosh komunizmin nga kendveshtrimi i nje luksi demokratik te sotem, do te thte te mos e shohesh komunizmin si nje ideologji vrastare ne vetvete, por thjesht t’iu perulesh disa rrethanave te mevonshme ne kohe.

    Argument tjeter : Dihet qe vendet arabe drejtoheshin pak a shume nga autokrate. Me gjakesori nder ta, Saddam Hussein (mos harroni 5 000 viktimat kurde brenda dy-tre diteve, me gaz, fshatra te tere te boshatisur nge njerezit – filmimet jane aty, femije e bebe te shtrenguar ne gjirin e nenave te veta, tek pragu i shtepise). Cfare analize e sakte do te ishte ajo qe Saddam Husseinin do te na e nxirrte “lule” perpara katrahures fetare dhe terroriste ne Irakun e sotem ? A mundet qe kjo katrahure te justifikoje a posteriori krimet e Saddam Husseinit ?

    Historia, Lulian, nuk eshte e shkruar qe me pare. Perndryshe quhesh PROFET. Por Europa ka kohe qe i ka lene profetizmat ne punet e shtetit. Ajo niset nga disa supozime, nga disa analiza, se çfare mund te ndodhe ne te ardhmen. Askush nuk e di se çfare do te ndodhe ne Egjiptin apo Libine e sotme. Mbase do te bien ne nje diktature fetare. E megjithate ! ky lloj parashikimi nuk e heq aspak te drejten per te gjykuar krimet e Mubarakut apo Kadafit ! Por eshte tjetra : mbase kjo diktature fetare qe mund te ngjase shfrytezon, dmth perdor, nxjerr elemente te vet, ne vete diktaturat qe kane paraprire.

    Do te thote se mbase, kjo diktatura jote e “rendit kushtetues” (qe une nuk e kuptova fare ç’eshte, dhe je i lutur te ma shpjegosh), eshte ne mos rrjedhoje e drejtperdrejte e diktatures komuniste, te pakten e terthorte. Sepse historia ne kete rast, nuk ka pikekeputje, ne nuk po diskutojme mbi dy periudha qe i ndan nje interval prej 200 vjetesh. Edhe aty ku rrekemi ta bejme kete (psh kur i ngarkojme Turqise te gjitha te zezat), e bejme gabim. Periudha osmane mund te kete nje ndikim te drejtperdrejte vetem ne rastin e gjuhes shqipe, qe ka pasur vertet nje vullnet te qarte per ta penguar kete gjuhe, porse jo psh ne ekonomi, sepse ketu, thjesht me nje vendim te Enver Hoxhes, ti mund te ishe sot me mireqenien me te larte ne Europe, ne rangun e shteteve te luksit si Zvicra apo ca mikroshtete te tjere.

    Ne lidhje me statistikat, sa viktima duhen per t’u quajtur diktature, kjo s’eshte ç’eshte numrash. Diktatura afishon nje vullnet te qarte per te perndjekur dike fizikisht, moralisht, shpirterisht, psikologjikisht. Diktatura shpreh vullnetin e nje grupi njerezish per te perjashtuar nga shoqeria nje grup tjeter njerezish, per motive klase, feje, race apo gjinie. Porse nuk eshte diktature nese ne nje shtet ka nga ajo qe quhet “dérapage”, dmth, rreshqitje apo ikje e situates nga kontrolli. Nuk mund te cilesosh diktature nje vend ku vriten 4, 5, 10 apo 40 vete, nga nje lajthitje e dikujt, e pambeshtetur kjo ne asnje dispozite apo vendim qeverie apo parlamenti apo ç’te duash ti. Nje shef policie mund te hape zjarr dhe mbi nje turme dhe te beje kasaphane, e megjithate, ai nuk shpreh vullnetin e nje diktature.

    Ama, nga ana tjeter, eshte pandeshkueshmeria ajo qe e minon vertet nje vend. Nese vriten 4 vete ne bulevard dhe per kete, dhe nuk nxirren pergjegjesite, atehere perseri nuk kemi diktature (e sqarova me lart), por kemi nje mosfunksionim te theksuar te hallkave te shtetit. Kjo lloj ngjarje nuk nevojit permbysjen e rendit kushtetues, si ne rastin e diktatures, ku kapercehet ne demokraci. Sepse, ne çfare rendi tjeter do te kercesh ti nese permbys nje qeveri diktatoriale (sipas termave te tua) ? Ti perseri do te shkosh tek zgjedhjet e lira, perseri tek ekonomia e tregut, perseri tek nisma e lire, perndryshe do te jesh ti pastaj diktatura.

    Dhe e fundit, a nuk te shkon mendja per shembull, se kjo pandeshkueshmeri qe e shohim sot, eshte rrjedhoje e drejtperdrejte e pandeshkueshmerise se djeshme ? Kur ti sheh duke livadhisur kriminele te vertete te djeshem, dhe madje ne poste shteterore, si mund te mendosh ti se ndeshkueshmeria eshte diçka e lehte ? Dhe pikerisht ketu lidhet filli : jane pikerisht pasojat e diktatures ato qe mundesojne anomalite e sotme. Dhe jo keto te sotmet qe perligjin krimet e djeshme.
    _________

    @ Kapedani,
    Pike shume me interes kjo qe ke kapur, me “shikimizmin” (voyeurisme) qe ka kapluar mediat tona. Perveç “une ju rrefej”, eshte bere problematike dhe termi “zbardhet…”. Nuk ka dite qe te mos zbardhet diçka. Te gjitha gazetat flasin per zbardhje qe, po t’i besosh ato, eshte e vetmja gje qe behet sot ne Shqiperi : zbardhet papushim. Rrefimet e tipit “Marie Claire”, “ju rrefej sesi zbardha lekuren” apo “ju rrefej receten time te hollimit te vitheve”, jane bere shqetesuese ne Shqiperi. Nuk ka asnje analize te mirefillte. Bombardimi sistematik me gjithfarelloj kujtimesh, pa piken e metodes, pa piken e analizes, e kane ulur vertet dhe bajatosur lexuesin mbi vleren e nje rrefimi te vertete.

    Megjithate, nuk besoj se Ramiz Alia ka vuajtur nga kjo menyre e jona per te bere gazetari. Per mua, eshte ajo qe the ti ne fillim : deri ne fund, ai nuk ka thene asgje serioze, as ne librin e vet qe e permende, porse thjesht ka vazhduar udhen e vet prej te verberi ne klishete dhe parullat e ditura me kohe. Ne kete kuptim, deshmia e tij, per mua, mund te mos merret fare ne grumbullin e analizes se vertete te regjimit dhe ne te mos humbim asgje te rendesishme. Ende deri me sot, ne nuk kemi nje deshmi te qarte nga kokat e asaj kohe, sesi rridhte zinxhiri i vendimeve, kush dhe kur, ne ç’raste. Besoj se ti e di se çfare analize i eshte bere nazizmit, duke shkokluar çdo imtesi te hallkave, qe nga Hitleri e deri tek makinisti i trenit qe mbushte Auchwitzin me lende te pare njerezore. Sot ne nuk dime asgje mbi organiken e organeve te persekutimit te komunizmit, nuk dime kur mblidheshin, e si mblidheshin. Nuk dime ku merrej vendimi per te ekzekutuar dike (sigurisht jo ne salle te gjyqit). Te gjitha keto kane mbetur mister. Eshte dashur qe diktatures t’i behet nje autopsi, pikerisht si nje orendreqes qe hap oren dhe sheh zemreket dhe sustat dhe ingranazhet qe rrotullohen. Na duhet kjo pasqyre, qe te kuptojme me mire çfare ndodhi me ne, dhe çfare duhet te bejme qe me mos ndodhe me.

    1. Nergut, nuk jam kunder me shume gjera qe ti thua. Psh, qe nje sistem monist, eshte shume me teper diktatorial se sa nje sistem pluralist. Qe nje sistem pluralist, ka shume me teper mekanizma dhe mjete per t’iu shmangur diktatures, se sa nje sistem monist. Qe monizmi eshte ne thelb, ne esence, diktatorial, ndersa pluralizmi eshte ne thelb demokratik. Jam shume dakord me keto, dhe nuk u heq asnje presje.

      Ajo ku ku filloj te mos jem dakord me ty, eshte se, pavaresisht faktit qe ne pluralizem ka me shume mjete per t’iu shmangur diktatures, pavaresisht faktit qe ka me teper vullnet per te mos rene ne diktature, kjo nuk do te thote se nuk ekziston ne fakt vullneti i nje grupimi te caktuar per te persekutuar kundershtarin, apo se nuk ekzistojne, te fshehura, mjetet per ta kryer kete persekutim. Keshtu psh, tendenca per te mos e lejuar ndarjen e pushteteve te funksionoje normalisht “pandeshkueshmeria” qe thua ti por qe une do e quaja pandeshkueshmeri selektive, shpreh pikerisht vullnetin per te persekutuar tjetrin, vullnetin diktatorial. Po ashtu, peresektutimi i vazhdueshem i medias se lire me ane te mjeteve ekonomike, eshte i pamohueshem. Nuk bien ne burg kundershtaret, do thuash ti. Po nuk bien, e vertete. Por vriten, rrifen, iu behet presion psikologjik, shantazhe mbi familjen, dhe kete nuk mund ta mohosh.

      Shiko cfare ben ti, dhe do e quaja tendence diktatoriale kete tenden, me ane te mjetit te dhunes psikologjike. Faktin qe nje grup “komunistash New Age” kritikojne mosfunksionalitetin aktual te rendit demokratik, ti e permbys dhe e konsideron si tendence te ketyre kritikeve per te rikthyer nje regjim monist. Ti thua, “menyra kodriane eshte se: per arsye te katrahures post-osmane ne qeverisjen e Shqiperise, ne mund te justifikojme shume mire pushtimin osman.”

      Dhe kjo eshte e pandershme. Sepse zeri im nuk po degjohet. Perkundrazi, me ane te metodave te dhunes psikologjike, po me vihen ne goje fjale qe s’i kam thene, e ne koke, mendime qe nuk i argetoj. Une po te them qe diktatura e sotshme, nuk e justifikon diktaturen e djeshme. Ti as e degjon fare cfare kam thene une, dhe hidhesh e thua “lulian, mos thuaj qe katrahura e sotshme justifikon diktaturen e djeshme.” Po s’po e them mer klluf, e kam perserit jo pak, por nja dhjete here, hapi veshet, se diktatura ketu fillon, duke mos i dhene tjetrit privilegjin per t’u shprehur pa ia shtremberuar llafet. Degjoje nje here tjetrin para se te projektosh mangesite e tua logjike tek tjetri.

      Edhe shiko se sa mangesi logjike ke. Vuan nga nje determinizem historik. Fakti qe nuk arrin ta shikosh periudhen e mbyllur ne 90-en si te mbyllur, ben qe liria jote te jete e percaktuar jo nga mundesia e lirise ne periudhen me pas, por nga mungesa e saj ne periudhen qe u mbyll. Me fal, por une refuzoj qe liria ime te jete e percaktuar nga nje e shkuar ne te cilen nuk kam pasur liri. Ti kete e quan se une dashkam te kthej monizmin. Po si? Ku? Qysh e shef ti kete? Ah, e gjete. Fakti qe une perpiqem per lirine sot, ne menyre qe mund ta gezoj neser, ti e quan “profetizem new age.” Po kjo as nuk eshte serioze.

      Tjeter, shiko sa energji ke harxhuar ti per te thene “po sikur Hoxha te mos e bente ashtu, po ta bente keshtu, edhe ne do ishim me mire.” E vertete. Po cfare vlere ka kjo e vertete? Zero nese nga gabimet dhe fajet e Hoxhes nuk nxirret mesim per ate qe duhet bere sot, ne menyre qe mos dali nje Nergut i goditur psikologjikisht nga krimet e sotshme dhe te thote te njejten gje per sot, si c’po e thua ti per dje. S’hyn fare profetizmi gjekundi ketu, pervecse ne kategorite e tua te mangeta. Ajo po sikur, ai aplikimi retroatkiv i historise, harxho energji ti sa te duash, te shkuaren nuk e ndryshon dot. Ama, cfare ka mundesi te ndryshoje, eshte e ardhmja. Si? Ja keshtu, “Po sikur sot te mos sakrifikohet njeriu, as edhe nje njeri, per rendin kushtetues, si c’u sakrifikua dje.”

      Ka probleme kjo qe them une, qe c’ke me ate pune. Nuk eshte e pagabueshme, ndryshe psh, nga analiza jote, e cila eshte e pagabueshme. Po nejse, po e marrim pagabueshmerine tende si merite, dhe jo ne fakt si motiv i shkaktuar nga nje dem i thelle psikologjik prej “pagabueshmerise” se regjimit te kaluar.

      Problemi jot, dhe aty ku ndahemi, eshte se ti or vlla, do te qortosh te shkuaren, por je konfuz se si ky qortim mund te jete i vlefshem per ate qe do jete e shkuar. Qortimi yt eshte i manget, sepse edhe pse qorton te shkuaren me zellin e nje anetari te organizates baze, ti nuk lejon, me ane te termave dhe logjikes se mbrapshte qe perdor, te qortohet ajo qe do jete e shkuar. Kete qortimin e dyte, ti e quan gjithcka. Arsenali yt eshte i pafund. E quan “profetizem” e quan “perligje te krimeve te djeshme” e quan “komunizem te deshtuar” e quan “bashibozukizem,” e quan “celule.” Te gjitha keto, vetem e vetem sepse te mungon logjika te kuptosh se te vetmet eksperimente te mudnshme mendore nuk jane ato mbi te shkuaren “po sikur Enveri…” por edhe ato mbi te tashmen edhe te ardhmen. Mua nuk me intereson “po sikur Enveri… po sikur Ramizi… te mos kishin bere krime.” Jo or jo, krimet jane bere, nuk zhbehen me. Ajo qe me intereson eshte te zhbehet krimi i sotshem, sepse ky krim eshte ai qe mund te zhbehet, ne kete drejtim edhe nuk jane energjite e humbura. Per mua ndarja me te djeshmen nuk ishte dje, por eshte sot, tani.

      Ky eshte definicioni jot per diktaturen: Komunizmi eshte diktature, fashizmi eshte diktature, absolutizmi eshte diktature. Te gjitha te provuara historikisht diktatura. Lexoje me kujdes dallimin qe ka bere Stalker dhe Kapedani, bashke ne menyre qe edhe te angazhaohesh me termat e lexuesit, pasi vetem fakti qe jane lexues, nuk do te thote se mund te angazhohesh ne menyre selektive me termat e tyre. Komunizmi nuk eshte regjim, por sistem, ashtu si c’eshte sistem feja, apo nje matriks ekonomik. Diktaturat nuk jane sisteme, por regjime. Sistemet si komunizmi mund te aplikohen edhe ne regjime pluraliste, bujrum vota, ja nje sistem me plan elektoral kater vjecar, ja dhe nje sistem tjeter, zgjidhni. Vetem pse sistemi komunist u imponua me nje regjim diktatorial, kjo nuk do te thote se sistemi eshte diktatorial. Sistem diktatorial eshte togfjalesh pa kuptim. Sistemet jane te gabueshme, por jo diktatoriale. Nga ana tjeter, regjime si diktatura mund edhe te mbivendosen ne nje regjim demokratik. Fashizmi nuk eshte sistem, por regjim, po ashtu edhe nazizmi, dhe u mbivendosen si ne Itali, si ne Gjermani, mbi nje regjim demokratik.

      Ti mund te thuash bie llafi, “hik mer kuller new age.” Por une te ftoj ta mendosh me pare. Dhe dy llafe ketu per “diktaturen e rendit kushtetues.” Rendi kushtetues duhet te jete i pergjegjshem perpara te drejtave te njeriut, qe nga e drejta e jetes, ushqimit, veshmbathjes, etj, etj, dhe jo thjesht pergjegjes ndaj nje ndarjeje formale te pushteteve. Nese ky rend kushtetues dikton se ndarja formale e pushteteve mjafton, se zgjedhja e nje kryeministri me vote mjafton, atehere ky rend kushtetues eshte shnderruar ne diktature. Ndarja formale e pushteteve ekzistonte edhe ne Reihun e Trete, dhe Fuhrer erdhi ne pushtet me vote. Por kjo nuk mjafton per te mos e konsideruar ate rend diktature. Dallime? Sa te duash. Por asnje prej ketyre dallimeve nuk e ben shqetesimin ilegjitim. Nuk ka pse te shkoje deri ne kamp perqendrimi muhabeti qe te ngrihemi kunder tiranise. Kostoja eshte shume e larte po te pritet deri sa te mos kete dallime.

      Merr vesh?

    2. I dashur autor,

      qëndrimi yt nuk është shumë larg nga i i lexuesit tënd kritik, i cili gjithashtu nuk e justifikon diktaturën komuniste. Ndërsa ti gjen një fund të saj në vitin 1990 dhe fillim të diçkaje tjetër më pas (unë po refuzoj ta quaj demokraci), shumëkush nuk është gati për disa arsye fort të besueshme dhe pranueshme ta adoptojë këtë mënyrë shikimi të realiteteve politike. Ti me shumë të drejtë vë re se e kaluara komuniste ka mbetur e papërpunuar kur shkruan:

      “Sot ne nuk dime asgje mbi organiken e organeve te persekutimit te komunizmit, nuk dime kur mblidheshin, e si mblidheshin. Nuk dime ku merrej vendimi per te ekzekutuar dike (sigurisht jo ne salle te gjyqit). Te gjitha keto kane mbetur mister. Eshte dashur qe diktatures t’i behet nje autopsi, pikerisht si nje orendreqes qe hap oren dhe sheh zemreket dhe sustat dhe ingranazhet qe rrotullohen. Na duhet kjo pasqyre, qe te kuptojme me mire çfare ndodhi me ne, dhe çfare duhet te bejme qe me mos ndodhe me.”

      Ndërhyrja e shumëkujt ka të bëjë edhe me këtë fakt. Për shumëkënd kjo “harresë” nuk ka ndodhur aksidentalisht e as falë influencës së komunistëve pensionistë të Tiranës së Re, por ka një sistem, i cili buron në interesat politike të kastës që qeveris dhe personalisht të Sali Berishës. Pikërisht injorimi i analizës kritike të diktaturës komuniste i mundëson kësaj kaste pushtetin absolut. Në këtë kuptim çdo fjalim antikomunist të dielash shkakton një alergji dhe ti e ndjeve vetë reaksionin.

      Megjithatë shkrimi yt ishte një kontribut për nxitjen e një diskutimi shumë të rëndësishëm dhe pozicioni yt padyshim krejtësisht i përfaqësueshëm.

      Faleminderit që e rihape këtë temë.

  21. • “Në kohën e komunizmit shqiptarët pushkatuan si nja 5.000 njerëz të mençur, por shkolluan vetë si nja 200.000
    • Në kohën e komunizmit shqiptarët vërtetë nuk u lejohej të lexonin Freud-in (se vdesin për këtë), por ama u zhduk analfabetizmi
    • Në kohën e komunizmit gruaja vërtetë punonte si kalë por vdekshmëria foshnjore ra në vlera të paimagjinueshme dhe të pakapshme
    • kohën e komunizmit shtetasve vërtetë nuk u lejohej të ndërronin vendbanimin sipas dëshirës, pa folur që të linin vendin se u ikte koka, por Republika u konsolidua përfundimisht
    • ngjashme me ç’bëj sot kur gjykojmë për Revolucionin Francez, që vërtet preu koka pa fund njerëzish të mençur, por hodhi themelet e një shteti të fuqishëm e të centralizuar një herë e përgjithmonë.”

    Sipas kesaj llogjike Hitleri beri mire qe vrau, pushkatoi, dogji 6million cifute, sepse Gjermania lulezoi ne ekonomi, kulture. Hitleri gjithashtu sponsorizoi arkitekturen, ndertoi shinat e trenit ne Gjermani, ne 1936 hapi Lodrat Olympike ne Berlin, ndihmoi ne krijimin e makinave, si porche apo volswagen, sponsorizoi shkencen duke bere eksperimente tek njerzit,; qellimet e qeverise se Hitlerit kishin per qellimin krijimin e nje shteti modern gjerman, pra ti japim kredit per keto suksese!

    Une mendoj qe detyra e cdo qeverie eshte te kujdeset per qytetaret e saj. Asnje qeveri nuk mund te marre kredit pse beri detyren e saj, si edukoi apo mjekoi qytetaret, por cdo qeveri DUHET te gjykohet nese vret, pushkaton, vjedh, keqtrajton qytetaret e saj.

  22. Hmmm, si t’ja shpjegojme autorit te ketij teksti faktin qe ai ngaterron gjera elementare siç eshte diferenca midis sistemeve dhe regjimeve ?

    Ok, mund t’ja shpjegojme keshtu :

    Irani eshte vend qe aplikon nje sistem kapitalist ose, nese te krijon problem termi ne fjale, mund te thuhet me plot gojen se Irani eshte vend qe aplikon sistemin e ekonomise se tregut dhe konkurences se lire (per shembull : ke degjuar besoj per borgjezine teheranase ! Eshte e famshme !). Irani pra nuk eshte vend socialist, as komunist, eshte vend kapitalist (qe per mendimin tim, definimi me i sakte i kapitalizmit do te duhej te ishte : sistem kapitalo-parlamentarist).
    Por, meqe vendi ne fjale udhehiqet nga ajatollahet (dhe jo vetem nga ata : Ahmadinexhadi nuk eshte nje i tille), shpesh thuhet se Irani drejtohet nga nje regjim ajatollakratik. Ne Iran, sistemi ka qene kapitalist edhe ne kohen e Shahut dhe i tille eshte dhe tani. Vetem se regjimi ka ndryshuar : nga regjim i Shahut, ne ate te ajatollaheve.

    E njejta gje mund te thuhet edhe per fashizmin, meqe kjo kategori ‘kritikesh’ (si autori i ketij teksti) e kane per qejf ta permendin dendshem, si krahasues me ate qe quhej komunizem : Fashizmi po ashtu eshte regjim, por sistemi ishte kapitalist. Biles fashizmi eshte koncentrimi absolut i esences se kapitalizmit (por ky eshte tjeter debat).

    Renia e fashizmit (regjimit) nuk supozoi vdekjen e kapitalizmit (sistemit). Ligesia (regjimi) vdiq. Sistemi jo.
    Renia e enverizmit nuk supozon vdekjen e komunizmit (sistemit).
    Ligesia vdiq. Sistemi jo.

    Dhe jo e anasjellta, siç propozon titulli.

  23. @ Stalker,
    Kam nje problem te vogel. Jam teper ne medyshje : a duhet te debatoj me nje komunist dogmatik apo jo ? Dhe pas pese sekondash refleksion, pergjigja eshte jo.
    ___________

    @ Kodra,
    Ke shkruar gjate, shume gjate. Ke prekur shume pika, e ke shkelur ne shume hulli. Kjo i kapercen pritjet e mia. Nuk shquhem per ndonje mistik te cilit s’i merren vesh fjalet. E mbaj veten per nje racional me zemer. Si i tille, mesazhi im ishte shume me teper i thjeshte : kemi jetuar 50 vjet nen nje diktature. Dhe ne fakt, po debatoj me ty se te pakten ti e pranon se ishte nje diktature. Sepse keta dogmatiket qe permenda, as mendja nuk iu shkon tek diktatura. Per keta, studentet apo punetoret apo katundaret qe vdisnin urie, jane thjesht forca reaksionare qe nuk e kuptuan parajsen mbi toke. Por ti nuk je nga keta, prandaj dhe ka kuptim debati.

    Mesazhi im ishte ky : duke qene se kemi dale nga 50 vjet diktature, a ka ndonje mundesi reale dhe praktike qe vitin e 51-te, te ndalemi dhe t’i themi ca gjera mbi kete kohe ? Psh, t’i shoshisim gjerat : kush beri çfare ? Dhe si ? Dhe pse ? Dhe a ndjen ndonje faj ai xhelati ? A ndihet fajtor para viktimes ? A ka ndonje mundesi qe ta falim kete xhelat (per hir interesash kombetare apo si te duash ti) ?

    Une ende s’kam vajtur ne vitin 2011. Jam ende ne te dale te diktatures, dhe nuk po degjoj asnje ze qe vjen te thote : eshte bere keshtu e ashtu. Ne emer te kesaj dhe asaj. Po pres kot. Duke u rikthyer tani ne vitin 2011, shoh se xhelatet kane nisur te mplaken, te vdesin. I fundit iku para ca ditesh. Shoh se keta nuk kane ndermend te hapin gojen, nuk kane ndermend te behen njerez. Duan te ngelen ne rendin e vegles. Shoh gjithashtu se edhe viktimat po largohen nje nga nje, koha ben te veten. Cfare do te themi ne, une dhe ti, kur te jete larguar dhe i burgosuri i fundit i diktatures ? Mendoj se ne do te ndihemi tmerresisht te vetmuar. Nje histori e tere po kthen faqen. Do te ngelemi pa vegezat e fundit ku mund te kapeshim per t’u bere njerez. Ato ishin pasqyrat e ndergjegjes sone. Do te na mungoje veshtrimi i tyre, heshtja e tyre, do te ndihemi tmlerresisht te trishte. Dhe njekohesisht, tmerresisht te braktisur nga nje pjese e vetes sone e cila do te shuhet me ta. Te gjitha keto do te ngjasin nje dite.

    Diten qe do te vdese dhe i internuari i fundit i kampit te Auchwitzit, njerezimi do te ndihet bosh. Mos harro, Kodra, se ne kemi nevoje per dike qe te na shpjere tek kafsheria jone, kemi nevoje per nje rreqethje dhe ardhje tek vetvetja, per t’i thene vetes se jo ! jam dhe une nje njeri.

    Por nderkohe, te mbijetuarit e Auchwitzit, kane lene tashme aq gjurme : kane shkruar kujtime, kane bere filma, kane organizuar udhetime ne Poloni. Gjithashtu, kane mbledhur deshmi xhelatesh (shiko filmin Shoah te Lanzmann).

    Po vuajtjet tona 50-vjeçare, a kane pasur nje trajtim te tille ? Jo. Ne nuk pranojme as t’i degjojme viktimat, dhe as t’i therrasim xhelatet. Ne jemi pikerisht ne stadin e bezdisjes nga viktimat. Rikthehu ne kohe : nga 80 000 çifute franceze, kthehen vetem 4 000. Vetem 5%. Dhe cila ishte pritja ? E ftohte, e akullt, gati gati keqardhese qe nuk jane zhdukur dhe keta atje, ne Poloni. Askush s’kerkonte t’i degjonte. Hulumto pak, Kodra, dhe shiko se deshmite e para te çifuteve kane filluar nga fundi i viteve 50, dhe vitet 60. Perse ? E pamundur te gjeje audience me perpara. Te gjitha keto kane ndodhur, nje dite, ne France. Dhe te gjitha keto kane ndodhur, nje dite, ne Shqiperi. Ne s’kemi mundur te gjejme asnje mekanizem te vlefshem, as per pritjen e viktimave, as per denimin e xhelateve, dhe as per pastrimin e vetes. Kemi vazhduar ne ate qetesine tone cinike, duke u pertypur e mbllaçitur dhe duke iu hedhur viktimave nje shikim gati perbuzes. Helmi ishte shperndare tashme ne damaret tane. E pamundur te shikonim tek ata nje mik, nje shok, nje vella. Ata ishin te huaj per ne, te degdisur qe prej 20 apo me shume vjetesh, te fshire nga kujtesa jone, nga gjithçka.

    Nje shoqeri e tille, Kodra, ka jashtezakonisht probleme me te ardhmen e vet. Ashtu siç ka pasur Franca, kur vetem 8 vjet me vone pasi kishte qene e pushtuar, ka luftuar me mish e dhembe per te vazhduar pushtimin e vet te Kamboxhias. Po ashtu, as 20 vjet pas pushtimit gjerman, Franca ka kryer krime lufte ne Algjeri, ne mos jo ne shkallen e nazisteve, te pakten krime te perbindshme. Perse kane ndodhur keto gjera ? Sepse, i dashur mik, kur Francezet e shikonin çifutin e kthyer nga kampet si nje prishes feste qe vjen te te bezdise unitetin kombetar, atehere si mundet ky Francez te mos bjere ne nje mizori tjeter si ne Algjeri ?

    Gjerat jane te lidhura, Lulian. 97-ta, nuk ka qene as e rastit, as e gatuar nga laosianet e as nga ufot. Jemi ne qe e kemi bere. Me kalbjen tone te shoqerise qe prej 50 vjetesh. Dikush ketu permend numrin e çerdheve dhe kopshteve. Por a nuk mundet ky njeri te shohe se çfare dreq shtremberimi iu beri kjo diktature karaktereve tona, sjelljeve tona, mendimeve dhe opinioneve qe mund te kishim ? Si nuk e sheh ky njeri bjerrjen tone te vlerave njerezore kur spiunimi qe kthyer ne sport kombetar ? Kur mohimi, kur tregimi me gisht ne mes te klases apo te repartit te punes, ishte bere norme ? Ku arrijne t’i gjejne keta njerez vlerat e larta shpirterore dhe morale te njeriut te ri ?

    Shume gjera kane vajtur mbrapsht, dhe shume do te shkojne gjithashtu. Pa nje shkundje te mire te njerezve, pa nje reflektim te gjate nga ana e tyre, aty vetem per vetem, ne terr apo nen nje hije lisi, nuk mund te kete çudira. Asnje forme regjimi s’do te mund te kishte sukses ne nje mjedis te tille. Ju kerkoni komunizmin se jeni te bindur qe ai eshte udha e se vertetes. E megjithate ! faktet jane kokeforta. Nuk ka liber ne bote qe ka kyçin e lumturise. Nese ju besoni se nje Marks i vizituar nga nje Zizek eshte shpetimi, atehere po ju them se ne s’kemi mbaruar ende pune me zhgenjimet dhe lotet. Megjithate, gjithsecili eshte madhor, dhe e di vete rrugen qe ka zgjedhur.

    1. Shiko, ca gjera i ke mire, ca gjera pertoke fare. Ti dhe Lacan, bie llafi, keni nje mik te perbashket, por eshte humbje kjo qe ben ti. Sepse cfare ben, nga nje ane kerkon te ofrosh simpati per vuajtjet, te ofrosh solidaritet, dhe nga ana tjeter, tregohesh agresiv pikerisht ndaj asaj qe mund te konsiderohet simptome e vuajtjes. Simpatia qe ofron ti ndaj viktimave te komunizmit, sa do e ndjere, sa do e vertete, mbetet e ceket, pikerisht sepse perpiqesh te diktosh me agresivitet termat e debatit. C’simpati eshte ajo qe shfaqet kaq perjashtuese? Ti shfaq nje injorance ndaj komunizmit, e megjithate, ngrihesh dhe i thua Stalker-it, nuk debatoj me nje komunist dogmatik. Ku qendron komunizmi dogmatik i Stalker-it? Dallimi mes regjimit dhe sistemit jo vetem qe eshte dallim elementar qe ti refuzon ta besh, por duke refuzuar, e nxjerr veten qe je pikerisht ti dogmatiku, ku dogma eshte konkretisht, “komunizmi eshte diktature, dhe pike.” Ta permenda Lacanin, ndjekes i mikut te perbashket, sepse eshte pikerisht ai qe ve ne pah paradoksin qe ti shfaq: sherimin shpirteror duke perjashtuar diskursin e tjetrit. Deri para dy sekondash, me kishe kategorizuar edhe mua tek dogmatiket. U desh te te lutesha te degjoje qe ta dridhje e te me perjashtoje nga dogmatizmi, por njekohesisht duke ruajtur te njejtin agresivitet kunder dikujt tjeter, qe ta garantoj se po ta degjosh me kujdes, po t’i japesh peshen e duhur dallimit qe te eshte ofruar, do e kuptosh qe agresiviteti qe shfaq ndaj te ashtuquajturit “komunizem dogmatik” eshte i pajustifikueshem. Komunist dogmatik Ramizi, komunist dogmatik edhe Stalker, celulat kryeqytetase, “new age Zizek” e me the te thashe. Po avash ore. Sa shpejt e humbe simpatine. Gjithe ajo simpati e ndjere, ku shkoi? A thua mbaruan viktimat me vdekjen e viktimave te asaj periudhe? Kaq i verber te jesh sa te mos shohesh se simpatia nuk mund te shteroje kurre? Se po i hyre ketij muhabeti me friken se do mbarojne viktimat e do mbesesh vetem je pikerisht ti qe ke nevoje te marresh e te japesh simpati? Shkurt fare, nuk mund ta quash dogmatik dallimin e ofruar pa u angazhuar me pare me termat e ketij dallimi. Mund te jete dallim doktrinal, por jo dogmatik, pasi dogma mbare globale sot eshte se “komunizmi deshtoi pasi ishte diktature,” pikerisht edhe pozicioni jot.

      Hiq dore nga ky arsenal termash qe perjashtojne diskursin e tjetrit, perndryshe sa do e ndjere te jete poezia me te cilen shpreh simpatine, kjo simpati nuk do te jete e sinqerte, por vetem teater.

  24. Me tre kategori njerezish nuk bej dot asnje lloj debati, apo dhe qendrimi balle per balle :

    – komunist dogmatik
    – taleban afganistani
    – antisemit bote.

    Me te tjeret, asnje problem.
    ________

    Ju falemnderit per leximet dhe komentimet.
    Pershendetje.

    1. Or, po ku e sheh Lulian Kodra me se i ndan kategorite e njerzeve Nerguti.

      1. Hahaha! E bukur. Sepse njerezit nuk ndahen ne kategori. Veprimtaria e tyre, po. Sokrati eshte dogmatik, thote, ai. Ok, pse? Sepse ajo qe thote eshte dogmatike. Ok, ne cfare aspekti? Ne aspektin qe thote A, eshte dogme, po ashtu B dhe C. Dhe Sokrati e kupton, dhe heq dore nga dogmatizmi. Po jo Sokrati eshte dogmatik dhe pike. Ndarja e njerezve ne kategori do te thote qe njerezit nuk ndryshojne. Por per nje zemer te zgjuar, bujare, simpatike, duhet lene hapur mundesia qe njerezit te ndryshojne. Njerezit nuk ndryshojne vetem nga kendveshtrimi i nje bythe te zgjuar, apo nga kendveshtrimi i nje “arsye cinike,” qe thote Xhaxhai tek tema tjeter. Por nese njerezit ndryshojne, atehere duhet kategorizuar veprimtaria e tyre, ajo qe thone e aje qe bejne, e jo ajo qe jane. Me ate qe jane njerezit, jane marre mbare e prape regjimet diktatoriale. Hitleri psh, njihet si nje nga ndaresit e njerezve ne kategori. Po ashtu Enveri, Stalini, Ramizi, e me rradhe. Bytha te zgjuta ne pergjithesi. Ndersa zemrat e zgjuta, ndajne ne kategori veprimtarine. Si tha Solomoni:

        “Jepi shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar për të gjykuar popullin e vet, për të dalluar mes së mirës dhe së keqes, sepse, e kush do të mund ta gjykonte këtë popull të lartë ?”

        I kerkoi nje zemer te zgjuar per te dalluar mes te mires dhe te keqes, dhe jo mes njeriut te mire dhe njeriut te keq, “sepse, e kush do te mund te gjykonte kete popull te larte.” Tashti ndonje bythe e zgjuar, edhe mund te dali, por zemer te zgjuar se quajme dot.

  25. Besonte apo s’besonte R. Alia ne komunizem ka pak interes. Interesante eshte te thuhet qe veprimtaria e tij mbetet komuniste e mbase per faktin se s’njihte hicgje tjeter vec komunizmit. Dikush e therret te kulturuar apo te shkolluar. Nuk e di nga buron ky mit. Mbase nga krahasimi me Lenken ose Hekuranin. Vec instiktit te megazhvilluar te mbijeteses, mua nuk me eshte dukur kurre se zoteronte dicka me substanciale. Ishte mbijetesa si parim e meshiruar ne nje burre pak viril. Sidoqofte bente pjese ne familjen e madhe te patologjikeve byrotike qe do te me interesonin po te kisha qene psikolog
    Per mendimin tim, gabimi me i madh i R. Alise ishte vazhdimi i rruges se Enverit pa piken e krijimtarise e vizionit global. Gjithe bota e Ramiz Alise, popullohej nga Ramiz Alia, s’kishte piken e deshires apo aftesise (?) per te pasur nje vizion as te se tashmes as te se ardhmes. Ndoshta ishte njohes i holle i se shkuares. Po s’ mund te bejme dike fajtor se s’ishte i afte de krijoje dicka por vazhdon te kopjoje. E bej fajtor per sindromen e diktatorit: te arrije ne krye me cdo kusht (dhe jo me vepra babaxhanesh arrihej ne Shqiperine komuniste ne maje) dhe te qendroje ne krye dhe kur shikon qe s’di me se c’te beje. Mirepo edhe ketu s’e bej dot 100% fajtor sepse ndoshta ai s’ishte i ndergjegjshem se ishte i paafte. Ka dhe nje aresye tjeter qe s’e bej dot fajtor. Shqiperia e viteve ’90 nuk ishte nje toke qe popullohej nga udheheqes vizionare. Edhe sot pas 20 vjetesh nuk shikoj asnje te tille. Shkurt Shqipera pas enveriane kerkonte nje hero, eshte ende ne kerkim dhe me duket qe qorrsokaku qenkerka rruga me e rrahur per shqiptarin. E pare nen kete drite vdekja e R. Alise s’ka asgje per te festuar por ama edhe hicgje per te denuar sepse ne jemi te gjithe duke bere si ai, vijme rrotull me lirine ne dore pa ditur c’ta bejme.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin