TË MBETUR PA HISTORI

Lexoj Panorama se dje paskan mbërritur në Tiranë, nga Vjena, eshtrat e Imzot Dom Nikollë Kaçorrit, patriot i shquar dhe një nga protagonistët e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë [h/t ResPublica].

I lindur në 1862, në një fshat të Lurës, Nikollë Kaçorri studioi për meshtar dhe shërbeu në famulli të ndryshme të Shqipërisë osmane, ku edhe u emërua Ipeshkv; për veprimtarinë e tij u nderua nga Vatikani me “Kryqin e Artë” dhe urdhra të tjerë.

Dom Nikollë Kaçorri njihet, natyrisht, për veprimtarinë e tij atdhetare; si drejtues i kryengritjeve anti-osmane, por edhe si pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908); një nga arkitektët e Shqipërisë së pavarur, ai do të emërohej nënkryetar i qeverisë së parë shqiptare, të kryesuar nga Ismail Qemali.

Vdiq në Vjenë, në vitin 1917.

Në shënimin e tij në ResPublica, M. Nano vëren se “asnjë autoritet politik e shtetëror nuk kish dalë në Rinas për të pritur eshtrat e tij; por vetëm autoritete kishtare katolike”, thuase Kaçorri mbahet mend në Shqipëri për kontributet e tij si prift katolik.

Kisha katolike dhe komuniteti shqiptar katolik i bëjnë një shërbim të vyer vetvetes, por sidomos shqiptarisë, që kujdesen për të sjellë në Shqipëri eshtrat e këtij shqiptari të shquar; por si figurë publike që nderohet sot e kësaj dite ai u takon të gjithë shqiptarëve dhe ashtu duhet nderuar.

Pse e shpërfillën këtë event autoritetet laike të Tiranës? Ku ishin përfaqësuesit e shtetit dhe të institucioneve, të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës, të Akademisë së Shkencave, të Universitetit të Tiranës, historianët dhe patriotët profesionistë?

Nuk dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht; por të lejosh që riatdhesimi i eshtrave të një patrioti dhe arkitekti të Shqipërisë së pavarur, si Dom Kaçorri, të mbetet i kufizuar si veprimtari e kishës dhe e komunitetit katolik shqiptar është në kundërshtim me frymën dhe shpirtin ekumenik të shqiptarisë dhe të patriotizmit.

Aq më absurde është kjo shpërfillje e harresë, në rrethanat kur, siç na kujtohet të gjithëve, shteti shqiptar dhe institucionet janë thyer më dysh, disa herë  gjatë këtij dhjetëvjeçari për të përkujtuar dhe kremtuar një figurë tjetër të shquar katolike, Nënë Terezën, e cila – pavarësisht nga meritat që ia njeh e nderon bota mbarë – nuk i ka dhënë shtetit shqiptar as një të qindtën e kontributit të Dom Kaçorrit (e mbani mend si u kërleshën, për një vend në ceremoninë përkujtimore në Vatikan, presidenti i atëhershëm shqiptar me kryeministrin?).

Po pse vallë? Si e humbën rastin, këtë herë, pushtetarët e të gjitha ngjyrave, për një foto-op në Rinas, që do t’i konfirmonte në rolin e rojtarëve të shenjtë të patriotizmit dhe vazhduesve në mos lavdiplotë, së paku legjitimë të veprës së Ismail Qemalit dhe të tjerëve, një shekull më parë?

Arsyeja është e thjeshtë: shteti shqiptar nuk funksionon më, meqë ka përfunduar në një dorezë të kthyer mbrapsht, për shkak të luftërave ndër-partiake, intrigave për puçe dhe vrasje, konflikteve mes institucioneve dhe thashethemnajës totale.

Shteti shqiptar, pikërisht ai shtet që Ismail Qemali, Nikollë Kaçorri dhe të tjerë burra të shquar themeluan, me kokë në torbë, njëqind vjet më parë, tani është katandisur në një rrangallë të hatashme, që edhe varrezat e hekurishteve (junk yards) nuk ta pranojnë më. Kanë mbetur aty vetëm njerëz të lodhur, të organizuar në klane dhe çeta si kusarët në bjeshkë, pa të kaluar dhe pa të ardhme, që mbahen gjallë vetëm nga emocione dhe përjetime reptilësh, dhe që nuk kanë më as kohë as energji ta shohin veten si dinjitarë, bartës dhe depozitarë të një tradite të respektuar kombëtare.

Le të shpresojmë që Kisha Katolike, e cila me shtete të tilla si yni ka përvojë shumëshekullore, do të dijë t’ia bëjë deri në fund nderimet këtij shqiptari të mirë.

No Comments

  1. Shkruan xha xhai:

    “Le të shpresojmë që Kisha Katolike, e cila me shtete të tilla si yni ka përvojë shumëshekullore, do të dijë t’ia bëjë deri në fund nderimet këtij shqiptari të mirë”.

    Me ben pershtypje shume kjo e fundit – shqiptar i mire. Me ngjan si naive, si kujtese publike, si kunderthenie, dicka muzeale qe kerkon te zgjase doren dhe te rihyje ne bote serish. Dicka e harruar qe zgjon kersheri mes nesh evropianeve antropoide.

    Me kujtohet edhe nje ngjarje qe jepte Tv ne nje fshat te Vlores kur dikush rrefehej se kur i kishin rrembyer pabesisht vajzen, paraprakisht i kishin shkuar ne shtepi; une si shqiptar i prita dhe u vura para c’me ndodhej. I paskesh pritur si shqiptar. Cfare cinizmi. E denoi sjellja si shqiptar.

    Identiteti ka kosto-u shpreh dy dite me pare ne Opinion Thoma Mico i minoritetit. Ky e con edhe tutje cinizmin.

    Harron (apo na kujton) se keto dite te veshtira dhe ndezura ka shperthyer patriotizmi, dua te them ai verbal, ai qe u kujton njerezve qe te gjithe e dime qe jemi shqiptare dhe ka shtet ketu jo shaka. Patriotizmi ne Shqiperi ka punesuar shume njerez, ne media, ne institucione, partite po dihen qe jane te parat. Se fundmi patriotizimi ka edhe nje inspektor nga Keshilli i Larte i Drejtesise qe po udheton neper Jug per te perballur kercenimin qe nje konsull grek po i sjell Shqiperise. “Po asimilohen shqiptaret”, thoshte ky sot. U asimiluan te zinjte qekur u be Shqiperia shtet se sa ishte Osmaneri pati ndonje besemire si i ndjeri me siper qe mendoi se Shqiperia dicka do te behej. Kur ajo vetem paskesh qene e nuk mund te behej. Jo me shqiptare te pakten.
    Vazhdon Inspektori i patriotizimit ne leksionin e vet ne Gjirokaster; jane dhene 1600 vendime gjykate per ndryshim kombesie.
    Bertet me te madhe. Ky ne fakt ka per tager te kontrolloje gjykatat. Kishte harruar ta bente me pare kete gje dhe u kujtua tani se edhe nje debat paralel i shkon per shtat dikujt ne Tirane qe vetem per shqiptaret nuk do te dije.
    “Do ndryshojme ligjin”- thosh- “per kombesine”. Me keqardhje po te them (po e deshe emrin tim ta jap) ti na rruan trapin e mos na ben me shume madje. Po falas fare. Je nje nepunes i devotshem, nje sherbyes i mire, por jo nje shqiptar i mire, i cili mendoj se atehere kur ka qene nuk ka patur kurre nevoje per ty apo per kete rrecke qe quhet shtet te thote se kush eshte. Madje mund te them se kur shoh ty e ndonje tjeter, me vjen per te vjelle me kete shtet qe dekreton shqiptarine qe ushtron patriotizmin si rit per ekzistencen ne qender te vemendjes dhe qe korr ne fund vetem heshtje tallese apo mobilizon vetem rrufisje te inatosura kafesh.

    A, se harrova, humbem me Sllovenine. Po ishte miqesore, me siguri nga ata, se ne e kemi serizosht.

      1. Pyetja jote bart nenkuptime ose nje lloj paragjykimi, ndoshta si pasoje e diskutimeve qe jane ngritur ketu per marredheniet greko-shqiptare. Keto i nderuar zoteri jane pjese teatrale, jo reagime institucionale. Z. Spahiu, eshte nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, ka tager te kontrolloje, te ushtroje pra detyren ne cdo kohe. Pyes: pse nuk e ka bere kete gje deri me tani? Pse reagimet e institucioneve tona aktivizohen sa here dicka del ne media? Jane serioze keto institucione per ate qe thone apo luajne pjesen si zakonisht? Z. Spahiu thote se regjistrimi me pyetesorin e vet vjen ndesh me te drejtat kushtetuese. Dakord. Po pse nuk e ka vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese ky apo dikush tjeter ne partine e patriotizmit lidhur me regjistrimin disa kohe me pare apo qe ne momentin kur ai u zyrtarizua si proces?

        Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise thote me cilesite e detyres qe ka se duhet shtrenguar legjislacioni per ndryshimin e emrit dhe kombesise. Zoteri, mos kerkon valle qe te imponosh nje model shqiptarie, ashtu sic e ke ndertuar dhe ideuar ti ne koken tende? Nese eshte keshtu per nje gje garantoj; qe askush nuk do e pjerdhe kete shtet, qe funksionon si bande e armatosur. Askush, per keto gjera njehere jo e jo. Kush eshte ky qe do me thote mua se brenda kujt kuadrati do gjej emrin tim? Kush? Askushi.
        Ke kerkon te beje naiv ky? Te gjithe e dine qe shkak per ridaljen mediatike te ceshtjes u be vizita e Nicolas Gaxojanit ne Gjirokaster. Ky eshte mik me Berishen, qe sa thuhet ka qene ndoshta ne nje vizite te fshehte ne Athine diku nga fillimi i janarit. Ja se do rivihet ne levizje edhe marreveshja e ujerave prape. Duhen keto shashkat diversive tani.
        Thote Spahiu: po rrezikohet asimilimi i kombit. Nga kush? Shqiptaret jane asimiluar qekurse u shqiptarizuan. Humben shume.
        Nese ty, Kreshnik Spahiut dhe ndonje tjetri nuk ju pelqen fakti i nje llok akulturimi ne Jug, kjo eshte pune per ju. Une thjesht mendoj se ndryshimi thelbesor qe ekziston mes gegeve dhe toskeve duhet vene ne dukje dhe madje institucionalizuar. Piketakimet ne Laberi dhe Skrapar te veshtrimit nacionalist qe me se shumti ka mbetur si flamur ne Gegeri apo Kosove jane thjesht deshmi se diferencimi kulturor mes dy komuniteteve eshte sot evident aq sa te kerkoje nje trajtim politik. Edhe njehere nenvizoj se nacionalizmi i tyre eshte vetem nje Flamur. Asgje me shume. Predikimi i Spahiut mua me duket i urryer dhe kete e them nga pozita e nje qytetari te thjeshte. Nuk me ben dot moral mua nje shtet qe me vjedh perdite dhe nuk permbush asnje detyrim elementar. Sidomos Sistemi i Drejtesise. Per me teper qe fuzionin greko-shqiptar ne Epir e miraton edhe Historia dhe kete na e certifikon (juve) edhe Cabej kur thote se ne pikepamje kulturore ky gershetim nxjerr ne vije te pare greket, ndersa ate rracore shqiptaret.

        Rikthej shqetesimin (mos e beso se e ka detyre) te Spahiut: po rrezikohet asimilimi i kombit. Kjo pas 100 vjet ekzistence shteti. Une mendoj se ne veshtrim te interesave shqiptare, ashtu si formulohen ato te Zogu i Zi, Hani i Stavros, Kafja e Rremes e parlamente te tjera burrash me mend ne kete vend, pakica greke nuk ka qene asnjehere element subversiv. Asnjehere. Perkundrazi, fakti historik po na meson te verteten shume te hidhur (fundja edhe njerezit e mi punuan per kete hale) se Shteti shqiptar eshte ne konkluzionin e vet, sipermarrja me subversive ndaj vete identitetit tone si shqiptare. Spahiu padashur e thote kete. Por edhe largimi i njerezve me neveri nga cdo lidhje dhe detyrim qe ka si vule shqiponjen dykrenore e cila eshte bela ne kufi dhe pa vlere ne Shqiperi.

        1. Or zotëri, nëse shqiponja dykrenare mund të jetë bela për ty në kufi, te kafja e Remës apo tek Hani i Stavros, askush nuk të pengon që ta negosh atë simbol dhe të përqafosh një apo disa të tjerë.
          Neverinë apo të vjellat e tua , apo edhe të “njerëzve”, NUK të japin të drejtë që të bësh përgjithësime.

          Mund të jem dakord dhe pajtohem me ju, që shteti nuk funksionon ashtu siç duhet të funksiononte, por kjo s’më shtyn deri sa të pajtohem me këdo që është gati të vjellë nga gjithçka bëjnë shqiptarët apo shteti…

          1. Po kush te kerkoi ty te pajtohesh? Ti pyetje per stabilitein e abdominalit dhe une u perpoqa te jap nje pergjigje. Cilat jane pergjithesimet qe bera une?
            Une nuk mohoj asgje sa per dijeni. Nuk kam pse. As edhe jam betuar per ndonje gje deri me tani. Z. Spahiu flet ne emer te institucioneve shteterore qe perfaqesojne te gjithe.

            “Na nxine jeten shqiptaret per pune te flamurit dhe vete e ngrene ate vetem ne ndertimet pa leje qe duan te legalizojne”. Kete e ka thene shqiptari Vasil Bollano, qe sipas percaktimeve te patriotit Kreshnik Spahiu kombesine=shqiptarine e ka te detyruar si ceshtje te faktit e jo te ndergjegjes. Tani kjo mund te jete shume hidhur, por une qesha kur e degjova. Thjesht, sepse eshte e vertete. Ky po qe eshte pergjithesim.

        2. Nëse ka patur “fuzion greko-shqiptar” (dhe KA PATUR), kjo s’do të thotë që të merren të mirqëna vetëm pallavrat dhe pretendimet e grekërve dhe të harrohet egzistenca dhe ajo që ju takon shqiptarëve. Nuk dua të hap temë tjetër me çështjen Çame, por do mjaftohem për TË TË KUJTUAR që:Nuk e di se sa e vazhdueshme do kish qënë në histori ajo “vija e kulturës hellenike” sikur të mos kishin egzistuar ata kokëkrisurit e “rracës shqiptare”.
          Shiheni këtë: http://wn.com/marko_bocari_documentary_of_et3_*part_1*

  2. Kam frike se as nuk e dine e as duan ta dne kush ishte Dom Kaçorri se nuk besoj qe te humbnin rastin..Dom kaçorri kush??do te kene thene

  3. Mua më duket se arsyeja e tjeshtë për këtë trajtim të ndryshëm ndaj Bojaxhiut dhe Kaçorrit është se të parën e njeh gjithë bota, rrjedhimisht thyerja më dysh e politikanëve shqiptarë i identifikon ata sado pak me të mëdhenjtë, me Sulltanin, demek përderisa atë e nderuakësh Sulltani, o burra ta nderojmë edhe ne, se me siguri na hyn diçka në xhep, në mos rrjedhtë do pikojë, kemi pak tagër ta bëjmë këtë gjë përderisa nga gjaku ka qenë bijë e këtij populli. S’paska bërë gjë për Shqipërinë? Who cares, përderisa mbushet xhepi?
    Ndërsa i dyti për fat të keq, nuk gëzon ndonjë konsideratë në oborret sulltanore (ai vetëm për Shqipërinë është përpjekur, i varfëri), rrjedhimisht nuk u fut ndonjë gjë në xhep politikanëve. Historia? Who cares, përderisa s’na mbushet xhepi?
    Ama çfarë xhinsi paskemi qenë për të kopjuar Sulltanët! Po fare o, fare!

  4. Zoti theollogos, nuk ka nevoje te çirresh kaq shume, e dime qe te preken interesat vetjake a fisnore nga ndonje shtrengim i mundshem, se na e ke bere e qarte qe me pare se te hyn parja nga greku.

    Te dhemb se Spahiu nuk vjen ne emer te Berishes po te atij te Madhit fare qe shqetesohet per stabilitetin ne rajon dhe na ruan kufijte, e di ti qe me ate nuk hahet kush.

    Berisha eshte nje bandit politik, i cili nuk ja prish askujt, mjaft qe ti japin mbeshtetje.
    Berishen e ke me grekun faqe me faqe, e ke me serbin, e ke me islamiket, e ke me katoliket, e ke me amerikanet, italianet, turqit, Sorosin e ç’te duash ti.
    Nese dikush i jep mbeshtetje, Berisha shet edhe Lirine. Nuk ka pasur ndonjehere Shqiperia udheheqes me karakurve se Berisha.
    Ky eshte me keq se Esat Pasha, do e kish shitur me lire se Esati, po te kish qene ne ate periudhe historike .

    Ky i thote grekut, s’kam çti bej atij te Madhit, po s’te prishja kurre pune une ty dhe greku e di, ashtu sikunder e di edhe ti.

    Shqiperia eshte shesh ideal luftimi mes hienave, por persa kohe qe eshte Luani, mbreti i pyllit, hienat perpiqen te grabisin ndonje kocke.

    Si tha ai i SHISH-it, nuk vij para komisionit hetimor se s’ju kam kontrolluar, fap e qepen gojen, se nga ata 6 ndonjeri eshte spiun, çka shefi i SHISH-it e di shume mire pa i tha Sales ik pirdhu u be bytha jote te me hetosh, ti nxorra te palarat ne shesh.

    Puna eshte se kete Shqiperine tone te shkrete s’ke nga ta kapesh, populli e di, prandaj edhe i thote njezeri lepe-peqe Amerikanit, çdo perpjekje kunder ndonje padrejtesie amerikane eshte burim qe shter shpejt, se po iku amerikani na mori lumi, kete e pershqisojne te gjithe kush me pak e kush me shume.

    Jemi per ibret e per faqe te zeze, po nuk jemi aq te mbaruar sa ta shesim vendin e te pranojme dokrrat e tua, se ashtu te hyn parja ne xhep ty e te ngjashmeve te tu.
    Na qenkerkan tosket racialisht shqiptare po kulturalisht greke, kujt kujton se ja shet keto dokrra greke te shek 19 ? Cili eshte hapi tjeter, qe tosket jane edhe racialisht edhe kulturalisht greke, po nuk e dine ?
    Ca po mban poshte jastekut Megaloidene zotrote ?
    Apo kalamajte duan buke thuaj, s’kemi çti bejme.

    Aman mos i dh.t keto tema me propagande greke.

    Sa per temen ne vetvete, per mua xha xhai i ka thene te gjitha, nje tufe cubash antike e moderne, qe kane marre peng nje komb te tere, genjejne e mashtrojne gjithe diten, u kane bere lavazh truri masave te gjera e i kane privuar nga kujtesa historike dhe ndergjegja qytetare e kombetare.
    Politikisht jemi 4 milione zombi, invalide e impotente.

    1. Ka mundësi ta rishikosh atë postimin e theollogos, se edhe unë bie dakord me të. Në mos në të gjitha, për shumicën. Për pjesën ad hominem e kam fjalën.

      Fiks Fare, kishte bërë një emision në datën 10 Janar, ku shihej sesi banditë të Berishës demek përfaqësues të policisë së shtetit, pa uniformë, kishin shkuar për të “arrestuar” një qytetar, kur ky ishte duke punuar.

      I kishin marrë vesh emrin se ishte pjesëmarrës në demontratën e 21 Janarit, dhe kishin shkuar tek benzinata ku punonte. Kishin dalë nga makina me targa të Kosovës, e kishin futur me dhunë aty, e kishin marrë në komisariat më pas për ta “pyetur”.

      Në rast se ndaj dhunës së ushtruar drejt këtij qytetari nuk ka drejtësi, dhe ky nuk merr çka i takon prej drejtësisë përsa i takon përdhosjes së dinjitetit si qytetar, atëherë ky ka të drejtë të jetë dhe të bëhet çfarë të dojë.

      Një dëshmi e dytë, vjen nga Zef Brozi, ish kryetar i gjykatës së kasacionit. Në një intervistë nga VOA, thotë Brozi: Për shkak të mungesës së pavarësisë të institucioneve, unë sot jam emigrant.

      Ndonjë koment për këto?

      Reston, aty ku flet “i madhi”.

  5. Hyllin ky eshte ndoshta rasti i pare qe i behet biografia nje pseudonimi. Gjyko ate cfare them, te tjerat leri. Ti nuk me njeh fare mua, askush ketu nuk me njeh. As une nuk njoh kend dhe as qe dua te njoh. Asnje. Jemi ne nje mjedis qe vetem flasim. Megali Idene e kam kerkuar po nuk eshte ne shqip. Une greqisht nuk di mire, di aq mire sa Jozefina shqip. Mire une qe qenkam spiun sipas teje, po te ngjashmit e mi ku e di ti. E ke fjalen per familjaret? Po ku e di ti, apo je bere si Berisha ne Parlament; Ilir Xhelil Gjoni, Edi Kristaq Rama. Ke te drejte, kjo eshte Shqiperia jote ne thelb, po grindesh ti se e edhe do te dukesh.

    Por mire e the se je edhe nacionalist i flakte; mire qe keni ate te Madhin se te ishte per JU…e kupton vete ti se je me i zgjuar nga c’dukesh.

    Mua nuk me dhemb Spahiu se vjen ne emer te atij dhe ketij, mos u bej i trashe, megjithese je babaxhan ne te four nuk dukesh dhe aq keq. Thashe qe keta tallen me te madhe, tallen dhe vetem tallen.

    Une kalamajte per buke? Po ku kam femije une mo? Pastaj edhe sikur c’me di ti mua si shqiptaret qe lepijne te fortin e radhes qe te jetojne mire. Natyrisht qe jo, se e thua vete.

  6. Pas ketij subversioni te hapur qe ben ndaj shtetit shqiptar Theollogos dhe ndaj nesh, si individe qe perbejme kete shtet, mos prit respekt me prej meje.

    Ke kaluar cdo limit. Vetem uroj qe ky subversioni yt ndaj Republikes se Shqiperise te jete vetem llafosje inatcore ne internet dhe jo me teper se kaq.

    Shteti shqiptar eshte organizimi politik i shqiptareve, kesaj bashkesie njerezish me origjine, gjuhe e kulture te njejte dhe te perbashket. Nuk eshte e tepert dhe as ndonje nacionalizem i semure te them qe ka ne themel gjak te derdhur ne cdo epoke per kete shtet.

    Refuzoj cdo lloj subversioni ndaj ketij organizimi qe ne fund te dites une dhe bashkekombasit e mi do te ishim romet e Europes apo kurdet qe jane bashkesi etnokulturore a ku di une, ndoshta edhe komb po pa nje shtet te tyre.

    Une dua te jetoj si shqiptar ne nje shtet shqiptar dhe jo si shqiptar a shiptar nen Greqi a Serbi.

    Sa me shume qe te lexoj ty Theollogos, aq me shume bindem qe Berisha duhet aty ku eshte. Dikush sot shkruante ne Panorama se duhet per demokracine, une po shtoj qe duhet edhe per kombin.

    Nuk dua ta besoj kurre qe opozita legjitime e vendit tim eshte kthyer ne nje fole subversive ndaj shtetit te saj, megjithate me perkrahes si ti, ka hije te forta dyshimi.

    1. Postimit të MB, në vend të “komb” vendosi “klan”, në vend të “republikë” vendos “tribu”, në vend të “demokraci”, vendos “omerta”, dhe këtij njeriu mund t’i thuash se është i sinqertë.

    2. MB ti vetem nje te drejte autori mundet te kesh, te pakten nisur nga ajo qe lexoj ketu. Sepse nuk te njoh. Thua se une po bej subversion ndaj individeve qe e perbejne kete shtet, ku perfshin edhe veten. Subversion ndaj ideve te tua? Pse ke ti te tilla? Subversion mund te kete ndaj debatit qe hap z. Autor ketu ne blog- ai shkruan me nje qellim te caktuar per te krijuar debat dhe une ja kepus per ta prishur ate duke e devijuar. Nuk ishte qellim imi ne kete rast edhe pse sado kohe qe kalon, sado krime qe kryhen ne Shqiperi, sado qe ky vend deformohet dhe behet i jetueshem vetem per pak njerez dhe i pelqyeshem per edhe me pak te tjere, aq me shume ngurtesohen ndjeshmerite ne te njejten tenxhere. Asimilim dje, asimilim sot. E njejta histori nga e njejta goje qe vetem sa perdhos perdite dinjitetin e njerezve. Sali Berisha ka vrare dhe qesh ne TV. Ke perfaqeson ky me fal? Ty? Dakord, une nuk te paragjykoj, sinqerisht. Ceshtje zgjedhjeje por as ti mos paragjyko. Une them se ky vend nuk shkon, nuk ecen keshtu dhe te keqen qe ka ne rrenje po perpiqen ta mbulojne me varakun e nje nacionalizmi qe nuk qendron tek ata qe e artikulojne. Nuk ka vetem nje menyre per te dashur vendin tend. Nje shoqeri qe nis e ben llogarite mes Berishes dhe Rames edhe kur ne mes te dites vriten njerez, i dashur zoteri mua me duket se eshte ne vdekje klinike. Kryeministri vret, flet percart dhe serish solidariteti ndaj tij nuk mungon. Shpiket komunizmi si rrezik, Blloku dhe rreziku i jashtem per asimilim dhe serish edhe keto besohen. Them se ka nje thyerje te brendshme qe percakton kete lloj rreshtimi- keqkuptimi dhe plaga e komunizmit mbahet qellimisht e hapur se keshtu sigurojme llogoret. Dhe komunizmi per shumekend eshte Diktature e Jugut. Une them se kjo qe po ndodh prej 20 vitesh me “Dhendrin e Serbise”, sic e ka quajtur Sali Berishen ne mitingun e mbylljes se fushates elektorale ne vitin 2001 Ilir Meta, nuk eshte autokraci e veriut, por ushqehet nga solidariteti gati i pakushtezuar i pjeses derrmuese te tij per Sali Berishen. Mendoj se jane dy qasje qe kushtezohen sa nga historia aq edhe nga diferencimi kulturor. Kur them kete dua te sqaroj – si detyrim ndaj blogut, jo ndaj teje apo ndonje tjetri-se sipas meje afilacioni kulturor i toskeve me greket eshte me i madh se ai mes toskeve dhe gegeve. Jugu i Shqiperise dhe Veriu i Greqise jane nje rajon ekonomik i perbashket nder kohera me ngjashmeri te medha etnologjike, keshtu qe edhe 1913 eshte nje frakture e jashtezakonshme. Thene kjo edhe qendrimi im per te mos besuar te nacionalizmi i z. Spahiu, te predikimi i Tiranes zyrtare e mandej per te refuzuar per arsye te brendshme qe lidhen me vendin ku jam rritur te pranoj nga pikepamja kulturore se besnikeria ndaj Shqiperise eshte e siguruar kur pellet me te madhe ndaj tjetrit.

      Une nuk jam pjese e shtetit shqiptar(ku eshte ky, pertej pushtetit?), por e shoqerise shqiptare si qytetar. Ndaj shtetit nuk kam personalisht detyrime dhe per kete flas jashte kontekstit te edukimit shkollor dhe familjar. Kjo eshte bindja ime. Ky shtet eshte tragjedi per shqiptaret. Republika duhet rishkruar duke i meshuar idese se nje rajonalizimi qe perputhet edhe me te shkuaren. Meqe jemi ketu, qytetari me shtetin ka raporte qe rregullohen me ligj, por edhe ne baze te nje kodi moral dhe social te ndertuar ne funksion reciprok zhvillues. Meqe ti akuzon se bashku me ndonje tjeter, une po te them si vezhgues nga jashte, sepse nuk i njoh personalisht, se Vasil Bollano dhe Vangjel Dule flasin nje shqipe shume here me te mire sesa Kryeministri aktual, Kryetarja e Kuvendit, ish-zv.kryeministri qe di vetem menyren deftore te te folurit (ndaj edhe ndoshta eshte kaq matrapaz sipas asaj qe doli) apo edhe pjesa derrmuese e deputeteve safi shqiptare te Parlamentit. Meqe ne gjuhen kemi si pasurine me te cmuar, atehere konkludoj se keta jane qytetare shume me luajale se gagacet politike qe shpallin shqiptari, por qe me pamjen, te foluren, veshjen, ecjen dhe djallezite e zvetnitura denoncojne perdite veten duke qendruar si dordoleca mbi koken tone.

      Thua qe nuk duhet te pres respekte prej teje. Nuk kam aq kohe.

      1. Nuk eshte e rastit qe sa here ka probleme te brendshme Shqiperia, sa here qe vihet edhe ne pikepyetje vete shteti shqiptar nga faktoret e brendshem, greket kercenojne hapur shtetin dhe kombin shqiptar.

        Kur qeveria ne Shqiperi ka probleme me emergjente per te zgjidhur, sic eshte perplasja me opoziten, sigurisht qe nuk do te kete as forcen e duhur per te kundervepruar ndaj agresionit te nje shteti gati ne rrenim ekonomik si Greqia.

        Bashkekombas te mi socialiste, lexojeni me vemendje kete personin me siper. Nga fjalet e tij del qarte se kur ka sulm te dhunshem ndaj institucioneve te shtetit, kur ka mesymje me kontigjente bashibozukesh per te rrezuar nje qeveri legjitime, kur fatkeqesisht ka edhe viktima te shkaktuara aksidentalisht apo me dashje por qe per te gjitha duhet nxjerre pergjegjesite ligjore, ata qe duan ta copetojne kete vend ferkojne duart.

        Po, ferkojne duart pasi nje Shqiperi ne flake, nje Shqiperi qe nuk arrin te ndertoje shtet, eshte me e lehte per t’u ndare e marre me andarte.

        Bashkekombas socialiste, kete nuk e duam asnje, apo jo?

        Pas anetaresimit ne Nato, pas pavaresise se Kosoves, pas avancimit te Shqierise per ne BE, ku nje hap i rendesishem ishte edhe heqja e vizave, pasi edhe ekonomia po ecte mire, infrastruktura qe bashkonte kombin po ndertohej etj., Shqiperia kishte fituar nje imazh tjeter ne rajon e bote dhe sigurisht edhe nje peshe me te madhe ne rajon dhe kjo nuk i pelqente dikujt rrotull nesh. Prandaj nuk eshte e rastit qe me 21 janar u godit shteti dhe bashke me te imazhi dhe pesha e Shqiperise ne rajon.

        Shqiptaret gege e toske kane te njejten kulture e tradita. Pa folur per origjinen, gjuhen e historine. Nuk ka shume ndryshime ndermjet nje lazaratasi apo nje dibrani a tropojani. Me greket kemi pasur marredhenie, si pjese e te njejtes perandori dhe kur greket erdhen hyzmeqare tek afendikojet shqiptare. Sic duket nuk ju ka ikur ende urrejtja per ata qe gezonin per merite te tyre nje status me te mire se hyzmeqaret me fytyre ezmere.

        Kombesia nuk eshte pune ndergjegjie. Nuk eshte bindje politike apo besim fetar. Per te nderruar kombesine duhet te paraqesesh fakte dhe jo se keshtu mu tek mua apo dikujt tjeter. Ne Europe kjo eshte e lidhur me token dhe me gjakun. Me thjeshte, qe te jem pjesetar i nje kombi tjeter, une duhet te kem lindur ne shtetin tjeter ose njeri nga prinderit e mi i perket atij kombi, ndryshe eshte fantazi.

        Kush te doje te behet grek, udha e mbare, te shkoje ne Greqi dhe te behet grek me ceremoni, po ne Shqiperi mos kujto se do ju lejoje dikush te merrni nerperkembe shtetin e kombin shqiptar.

  7. “aq me shume bindem qe Berisha duhet aty ku eshte. Dikush sot shkruante ne Panorama se duhet per demokracine, une po shtoj qe duhet edhe per kombin. ”

    Bingo! Merre këtë, Hyllin! Kjo thënie e MB është tamam për ty dhe për patriotë të tjerë të kalibrit tënd!

  8. Zoti theollogos, ti ke qene konstant ne qendrimin tend po aq sa Bollano e nuk eshte aspak e veshtire te shikosh nga ana jote nje interes shqiptar jo-publik.

    Ti qellimisht ke zgjedhur te godasesh Salen, kur ai s’ka fare pune, se kullot nga ana jote, meqe duke godiur ate kap peshk ndonje rryp qe s’di te lexoje mes rreshtash.

    Oketa, qe propozoi shpalljen e konsullit non grata, eshte i vetmi qe mbeshteti memorandumin e Besnik Mustafajt.
    Spahiu eshte nenkryetar i KLD, ku kryetar eshte Presidenti Topi, dhe ti e di shume mire, se kjo nuk eshte manover e Berishes.
    Pse pellet kunder Berishes ? Per faktin e thjeshte se ben efekt, pasi nuk mund te dalesh e te besh efekt duke share Topin apo ate te Madhin fare.

    Mund tu rreshkasesh si ngjale te tjereve, po jo atyre qe i kane duart me kallo.

    Cfare shkruan ketu:
    -Por mire e the se je edhe nacionalist i flakte; mire qe keni ate te Madhin se te ishte per JU…

    Ne si shqiptare mire qe kemi ate te Madhin, se po te ish per nacionalistet, do na kish marre greku.
    Kush je ti atehere, qe distancohesh si nga nacionalistet ashtu edhe nga shqiptaret ne teresi?

    Ligji ne fjale eshte bere nga PS-ja si leshim ndaj Greqise, qe keta 1600 te nderronin kombesine, qe Korça e cila sipas vete nderkombetareve te 1913, nuk ka pasur kembe greku, te dilte si zone me minoritet grek.

    Se keta shkerdhatat qe kemi ne krye, nuk lene leshim strategjik pa i bere Greqise, se leshimet taktike u djegin duart, dhe ja ku e nxorri koken greku.
    Ketu kane zbatuar manualin, kur tjetri eshte ne veshtiresi te brendshme, hidhu mos merr ndonje kocke.

    Per fatkeqesine greke, i Madhi vezhgon dhe nderhyn e Tosi, Berisha, Rama apo kush degjenerate tjeter do vije neser nuk e zhbejne dot Shqiperine per interesat e tyre apo per interesat e tua.

    Une di te them ty e toskeve kufitare si puna jote, se jeni bere turpi i toskeve dhe shqiptareve dhe te ish per mua, do ju kisha hequr nenshtesine shqiptare dhe debuar ne Greqi, atje behuni greke sa te doni.

    Pike tjeter qe e kam merak eshte te te bej te ditur nese nuk e din, se s’ka ndryshime pa lufte dhe persa kohe qe i Madhi do te rrije ne ballkan ndryshimet mund te jene vetem ne favorin shqiptar dhe kurrsesi e kunderta.

    Nuk eshte koha anglo-franko-ruse, ku ndryshimet beheshin vetem ne favorin grek, tani eshte koha e Amerikes ku ndryshimet behen vetem ne favorin shqiptar, sado te mbaruar qofshin vete shqiptaret. Tani jemi ne ne karron e fituesit, jo greket.

    Status-quoja ne Ballkan ndryshon vetem ne favorin tone, edhe sepse Greqia e Serbia jane ne kohen e perendimit.
    Greqia jote nuk behet me, jo 3 vjet po 30 vjet do zgjase kriza ne Greqi, eshte e stermbushur me pleq, me borxhe, pa strukture industriale, me korrupsion te papare, me komuniste te panumert, ky vend ka marre fund, Greqia eshte shtet vegjetativ, po ta braktise Europa i fut derrmen turku pa ia pertuar fare.

    Nuk ndryshon status_quoja ne favor te shteteve qe jane ne kohen e perendimit, por perkundrazi jane ato qe do e pesojne.

    Mos te te genjeje mendja, Ameriken e ke ne Ballkan per gjithe shek 21, jo vetem me funksion antirus por edhe me funksion anti-islamik, se Islami sa here eshte fuqizuar ka synuar Ballkanin dhe nese fuqizohet prape, prape Ballkanin do synoje.
    Ketu e ke Ameriken sa te jesh gjalle, prandaj hiq çdo shprese, mos genjeni veten as ti e as Bollano.

    ””’Në rast se ndaj dhunës së ushtruar drejt këtij qytetari nuk ka drejtësi, dhe ky nuk merr çka i takon prej drejtësisë përsa i takon përdhosjes së dinjitetit si qytetar, atëherë ky ka të drejtë të jetë dhe të bëhet çfarë të dojë. ””’

    J. ai nuk ka asnje te drejte te jete e te behet çfare te doje, ai ka te drejte tani qe eshte pa viza, te shkoje ku te doje dhe atje ku shkon te jete dhe te behet çfare te doje.

    Nuk do rrezikojme koken e 4 milion shqiptareve pse disa mijera duan te nderrojne kombesine.
    HIQE NGA MENDJA NJEHERE E PERGJITHMONE.

    Le ta nderrojne ne Greqi, te behen greke, kongoleze, japoneze a ç’tu doje zemra, por jo ne Shqiperi, per bythen e tyre nuk do i veme zjarrin Shqiperise, sepse luften e zjarrin sjellin keto ndryshime, e di edhe bufi, po paska shqiptare me dituri inferiore ndaj bufit.

    Cfare kujton ti se ndodh nese behen shume keta? Do filloje greku me autonomine e Vorio-Eipirit, me provokime dhe aty do kercase keq, do ikin per lesh shume njerez, do behet kasaphane e papare ne Ballkan, do plase pa asnje dyshim lufta e trete ballkanike, turku do na mbeshtese me siguri dhe pas qindra mijera te vdekurish do e kuptosh edhe ti ate qe sot e di edhe bufi.

    Po i Madhi sheh nga lart, ka edhe urtesine edhe forcen, sa te jete ai keto hipoteza apokaliptike nuk kane per te ndodhur.

    1. Jo more, ashtu ë? Si fillim dakord tia heqësh dinjitetin dhe integritetin tjetrit si qytetar, dhe pastaj flake jashtë si të ishte leckë dhe na qënke dakord ti.

      Gjithë këto ndërrime kombësish, nënshtetësish etj, janë pasojë e atyre shpellarëve me pushtet dhe të asnjë tjetri.

      Këto janë pasoja llogjike të veprimeve pa moral dhe pa përgjegjshmëri.

      Njerëzit kërkojnë dinjitet, integritet dhe shoqëri vlerash prej shtetit. Ty nuk të shoh t’i kërkosh këto bashkë me ta.

      Mund të bie dakord me mungesën e këtyre vlerave hë për hë, po nuk bie dakord me mungesën e kërkesës për të patur vlera të tilla. Këtu e ke të humbur punën.

      Një shtet që vret katër qytetarë, nuk ka asnjë vlerë morale për të predikuar asgjë! Sikur me nder mtin në kokë tu bëjë greku, shumë mirë ka për tua bërë.

      Ajo jotja për tu hequr të drejtën e pronësisë, është thjesht wishful thinking, asgjë më shumë. As ka shtet, as ligj në botë të jetë dakord me atë gjë që shpreh.

      Unë të them këtë: Problemin e ke përpara, gjeji zgjidhjen. Ajo që ofron ti nuk është zgjidhje. Është zero me bisht.

  9. Vetem nje gje o pushke e jevgut; mos harro se jemi ne nje blog ku diksutohet ketu dhe jo ne parti ku na duhet te konformohemi me koniunkturen. Ti me mvesh mua 1001 interesa qe sipas teje une i paskam ne jete dhe jam qe jam dhe i projektoj ketu ne blog. Te pyes: je ne vete?

    Une fola me gjuhen e dikujt qe jam pertej shqiptareve sepse ti ne komentin e pare me bere minoritar dhe me lidhje interesi me Greqine. Te thashe edhe njehere; ti nuk me njeh fare. Keput dokrra pa fund, je zhurmues i lezetshem gjithesesi dhe po sipas teje na qenke ne karron e fituesve. Nese ne 1913 ata qe humben ishin njerez te medhenj dhe shqiptare te vertete dhe me kete lane nje trashegimi, sot karroja e fituesve dhe dhuratave nga I madhi paska mbledhur ca si ty dhe ndonje tjeter qe mund te behen ketej e tutje neologjizma ne gjuhen shqipe sa i perket karakterizimeve qe deri dje i permbushte fjala kerric.

    Zoteri, diferenca e brendshme kulturore nder shqiptare e ben te pamundur unitetin e tyre politik sikurse na parashtrohet. Por kjo diference mund te toleroje mendoj une bashkejetesen e tyre nen nje formule tjeter institucionale qe me gjase ne perspektive mund te coje ne nje veshtrim ndryshe per njeri-tjetrin. Nuk eshte tragjedi kjo pse thua ti. Edhe ne Evrope ka kufij te brendshem, valonet dhe flamandet po kerkojne te ndahen dhe nuk po behet qameti.

    1. Nuk eshte tragjedi kjo pse thua ti. Edhe ne Evrope ka kufij te brendshem, valonet dhe flamandet po kerkojne te ndahen dhe nuk po behet qameti.

      E o mire, ja do ndahemi tani, meqe paskerkshim diference te brendshme nderkulturore gje qe na pamundesoka per te pasur unitet.

      Nuk u ndame keto dhjetra shekuj qe kaluan, po do ndahemi tani.

      P.S. Ku shiten keto orat qe i mbani per busulla juve? S’besoja se kishe akoma dyqane antike me materiale kaq te vjeteruara. 😀

      1. Për të t’i bërë të qarta dallimet, që t’i kuptosh edhe ti Xhib ca gjëra: ka ca copa mishi vërdallë që thonë se “demonstruesit u nxorrën si dele për tu vrarë”.

        Me qënie të tilla nuk bëhet shtet. Është e tepërt të jetosh me të tillë në të njëjtin planet, e jo më në të njëjtin shtet.

  10. Theollogos, çka thua ti le qe eshte jashte çdo morali por eshte haptazi antikushtetuese.
    Ti po te mos ishe blogtar por anetar i ndonje levizje,shoqate, fondacioni a partie do hidheshe ne gjyq, sepse po ben thirrje antikushtetuese. Ti per keto jo vetem meriton nje gjobe te majme por edhe burgun.
    Gjoba merret per shpifje, kurse ti po ben thirrje te perseritura antikushtetuese.

    As kam me te voglen deshire te bie pre e te komentoj apo kritikoj ‘nen per nen’ bajgat qe po leshon njera pas tjetres, kam kritikuar nja 2 si shembull, po ti qenke ftohur ne bythe, te paska zene diarreja.

    ”’Një shtet që vret katër qytetarë, nuk ka asnjë vlerë morale për të predikuar asgjë! Sikur me nder mtin në kokë tu bëjë greku, shumë mirë ka për tua bërë. ””

    Ore ti s’je ne vete me duket, po pse kujt kujton se po ua ben mutin ne koke greku, atyre te PD-se ?
    Ti qenke ftohur me keq se theollogos.

    O filan Berisha e ka fjolle me grekun, desh ti falte ujerat, mban Janullen si zoteri, u ka lene shkolla greke ku ti duan, gjithe keto nderrime kombesish kane bekimin e Sales, çfare aktiviteti ekonomik ka dashur greku Sala ja ka dhene, Delijorgji i kujt eshte ?

    Ca flet kodra pas bregut, mire ia beka Sales greku, jepu kushtrimin neuroneve, beju rreshtore, se te jane bere si kembet e dhise.

    ”’Gjithë këto ndërrime kombësish, nënshtetësish etj, janë pasojë e atyre shpellarëve me pushtet dhe të asnjë tjetri. ”’

    Me kujtove serisht Nolin, ne Shqiperi eshte me mire me qene tradhtar se neser do te te shpallin patriot te madh.
    Po pse sipas teje te tradhtosh kombesine tende, qenka gjest neopatriotik, meqe dalke hapur kunder pushtetareve?

    Mos do edhe medaljen e arte ‘Gjergj Kastrioti Skenderbeu’, per sherbime te medha ndaj Atdheut ?

    Po ku s’kane vajtur shqiptaret, kane nderruar nenshtetesite por kurrsesi kombesine.
    Ca eshte ky nderrim i kombesise, qysh u nderruaka kombesia, sot jam shqiptar neser jam kinez, ke kujton se do marresh per budalla shqiptarin apo kinezin ?

    Ne shqip per keta eshte perdorur fjala ‘renegate’, ti tani na i nxorre neopatriote qe mendojne per te miren e vendit.

    Eshte mire me qene renegat se neser do te te shpallin neopatriot te madh.

    Lere o J. se po e 10 fare, mire komunist se hahesh, po si ‘neopatriot’ nuk shtyhesh as me vaj e as me uthull e mos me permend te vraret kot, vend e pavend.

    Po vazhdove si renegat nga une prit vetem artilerine e rende, brenda rregullave te blogut kuptohet, se ne shqiptaret nuk jemi si greket, nuk shtiem mbi gra e femije.
    Nga ti nuk pres ndersjelltesine.

    1. Ne mtin në kokë ia bëjmë vetes e para e punës, dhe askujt tjetri. Në rast se shohim këtë përçudnim të shtetit dhe nuk reagojmë.

      Jam i vendosur dhe me bindje të thellë në këtë që do them: në rast se ne nuk dalim të larë nga ky rasti i katër vrasjeve, ne si shqiptarë të gjithë, do të kemi një gur faji të tillë në kurriz, që as 40 hale nuk kanë për ta larë dot. Unë kaq di të them.

      Qëllimi im nuk është patriotik, as neopatriotik, asgjë. Qëllimi im është human. Si i tha Filipi Aleksandrit: është shumë i vogël për ty ky shtet, ik gjej ndonjë tjetër. Analogjikisht: është shumë kafshëror për ju ky shtet, gjeni ndonjë tjetër të dashur shqiptarë. Rrugën hapur dhe jeni të lirë ta bëni, nga mua kjo.

      Unë po bëj avokatin e djallit këtu, po s’e ke marrë vesh.

      As dua medalje, asgjë. Thjesht dua që bashkëkombësit e mi, mbi të gjitha, të jetojnë me dinjitet. Kur ka copa mishi vërdallë dhe vemje që ua heqin të drejtën për të pasur dinjitet, e ndjej për detyrë tu tregoj pasojat e kësaj. Që të mos thuash herë tjetër ti psh se “korrupsioni nuk është i keq për kombin”, kupton ti?

      Një nga grekët që dua unë më shumë, e ka emrin Nikos Dimou dhe është deklaruar “antigrek”. Edhe ky ka pasur gjithnjë kurajon të kritikojë shtetin e vet për paudhësitë që ka bërë në vite. Ka shkruar dhe një libër madje, me titullin “Fatkeqësia e të qënit grek”, një analog shumë bukur mund të bëhej “Fatkeqësia e të qënit shqiptar”.

      Çfarë ka vlerë më shumë për ty, jeta, apo të qënit shqiptar? Se për mua ka më shumë vlerë jeta.

      Një nga arsyet për të ndërruar kombësi psh, është një jetë më e sigurt. Është mëkat i madh të krahasohen vdekjet… shumë mëkat i madh, po meqë kohët janë të trishta, shif një krahasim: Çdokush me kombësi të huaj në Shqipëri, është më i sigurt se një me kombësi shqiptare. Krahaso atë ngjarjen tragjike të atij himarjotit me dokumenta greke, me këta katër shqiptarët.

      Imagjino çfarë do të ndodhte nëse njëri prej të katërve do kishte dokumenta greke! Nami do bëhej, incident diplomatik.

      Edhe ai qytetari i dhunuar, po të kishte pashaportë evropiane, apo amerikane psh, nuk e merrnin hundëleshët e Saliut ta rrifnin si qen. Jo. Do shkaktohej incident diplomatik. Ambasada përkatëse do reagonte. Kemi arritur në këtë pikë ku ndihemi më të mbrojtur ndënë njerkun, sesa ndënë shtetin amë.

      Është për turp dhe për faqe të zezë kjo! Turp që nuk lahet me asnjë flamur e artileri.

      Nga ana tjetër, ti mik i dashur, bëj tënden. Unë timen. Të kërkoj të kuptosh e t’i marrësh vesh drejt çka them. Nëse nuk e bën dot, punë për ty atëherë.

    2. Hyllin, o yllo, plako si do ti. Fillimisht sa here lexoja ty me kujtohej kapterr Garsia te versioni i vjeter i Zorros. Tani kam ndryshuar perfytyrim dhe reference; je bere si Anulu figlio di Mama te cilin nuk e ze dot inat, sepse sic e parashikon edhe skenari “papu Kamasuka rinnegato Anulu perchè Anulu troppo ‘mbecillo”. E gjitha zhvillohet ne ishullin Pongo-Pongo.

      Ti ngre te njejtat probleme shqetesuese, por cuditerisht i lidh ato vetem me emrat perfaqesues te klases politike. Berisha eshte per ty shembelltyre e se keqes dhe pabesise. Une them se ai eshte manifestim i nje problematike te brendshme qe e ben Shqiperine te funksionoje ne menyre te sforcuar. Mufit Libohova maskara, Zogu i shitur, Noli torollak gjenial, Enveri po c’e kujton, Berisha bajge e prishur, Nano i korruptuar(mua nuk ma ben dora te shkruaj keq se eshte andej), Meta duket nga emri, Rama te kujton qendismat. Po me fal ore zoteri po sikur nuk eshte vetem rastesi kjo tani. Ku jane patrioitet e vertete, ku je ti Anulu di kamassuka qe te leftosh per vatane qe lengon? Apo ketu ne blog, se une bej edhe nje pune tjeter ne Shqiperi. Jeta mund te behet me e mire ketu-mendimi im eshte se dicka nuk shkon per mire keshtu si eshte qepur shteti. E kam thene edhe njehere tjeter; nuk ka ne Historine politike te ketij territori nje rast te vetem ku perimetri nga Shkodra deri ne Sarande te jete perfshire pa ndarje te theksuar administrative te brendshme, nen te njejten njesi politike. Edhe ne shtrirjet maksimale te vetat piketakimi ka qene ne Durres. Edhe nen perandorite e medha, ndarja e brendshme e lidhur kryesisht me konsiderata ekonomike e me tej kulturore dhe fetare ka ruajtur ne cdo etape historike vijat dhe kufijte rajonale qe konstituohen si te tille ne menyre te natyrshme. Kane qene keshtu per arsye te komunikimit natyror. Tri luginat e medha qe ndajne si rruge natyrore Shqiperine me drejtimin Perendim -Lindje jane edhe kufijte e tri rajoneve qe kane dallime kulturore te qenesishme. Anulu te lutem lexoje qetesisht kete si e dhene fillestare qe me shtetin shqiptar merr nje goditje fatale, natyrisht jo per faj te tij. Eshte me vend te sillet ne vemendje edhe diskutimi i kufijve ne Konferencen e Londres per te vleresuar me mire se perse varferimi i vendit perkon me lindjen e Shtetit. Pa harruar ketu kasaphanen intelektuale te Veros qe e dhjeu fare kur mori Shqiperine seriozisht. Por edhe Diktatura me shtrirjen e vet te padiskutueshme ne cdo cep nuk e rrumbullakosi dot ndarjen e madhe mes dy komuniteteve; ajo ekziston sot dhe po rigjallerohet ne disa forma shume me te rrezikshme pse frymezohet me shume nga nje motiv revanshist qe kerkon te gjaku i derdhur ne 1944 si pasoje e projektit komunist nje beteje kulturore Lindje-Perendim e cila natyrisht qe eshte iluzion. Mjafton te shohim ringjalljen e katolicizmit si flamurtar i shqiptarise se vertete. I ulur kembekryq ne Tirane qe ende qendron ne menyre asfiksuese si qendra politike-ekonomike dhe hajde po themi edhe kulturore e shqiptareve, kjo prirje eshte kthyer gradualisht ne mode e mandej ne rryme kryesore duke bere as me shume dhe as me pak qe ajo qe duhet te ishte nje proces afrimi me Evropen te infektohet nga keqkuptime madhore qe lidhen them une me afilacionet e dy komuniteteve shqipfolese me partneret fqinj. Jo me kot rreziku i asimilimit kerkohet perhere ne Jug. Nuk shikohet qe tallavaja, orientalizmi ne veshje dhe stil jetese, italianizimi si fasade e shetitoreve po shartohen mbi trupin e shqiptareve pa kuptuar se keshtu nuk realizohet integrimi dhe afrimi, por alienimi i plote i identitetit tone ne emer te nje rikthimi ne origjinen perendimore qe aktualizohet si karikature. Kjo pasi perhere ne kerkim te modes se me te fortit ne mohojme historine tone. Ne jetojme ne Shqiperi, por Cuntryman apo Arvisu e dine perhere me mire se cfare ha une ne darke dhe se cfare modeli kepucesh dua te blej. Edhe ne media po keshtu; une jam ketu se bashku me te gjithe, botuesit e percjellin situaten permes reportazheve te La Republlica-s, CNN etj. Berisha vret dhe e shoh me sy, dokumentohet me kamera, jam aty po te them dhe imagjinoj sipas protokollit mendor shqiptar qe ai vret pabesisht tamam si malok. Jo, per qytetaret e ketij vendi, sidomos per ata qe jane afer dialektit te tij politik dhe gjuhesor -pse ta mohojme- me e rendesishme eshte Rezoluta e Partive Popullore Evropiane. Tirana zyratre i nderuar zoteri nuk e kulladris dot kete vend. Edhe njehere po them kerkohet rishikim i organizimit te brendshem territorial ku cdo komunitet te zhvilloje lirisht ate identitet minaturial pa u ndjere i “kercenuar” dhe pa u veshtruar mandej si tradhetar. Se ky eshte i vetmi vend, ku edhe kur ti nuk je betuar per asgje, prape del tradhetar.
      Flet jo per gjoba, e jo per burgje, ai tjetri me thote qe me kete shtet ju aty poshte nuk keni dale keq. D.m.th ne kemi dale mire dhe prape nuk e duam, por e doni ju qe keni vuajtur. Cfare eshte kjo sindroma e Stokholmit ne versionin politik?

      Kush jemi keta NE? Minoritaret e ke fjalen z. Qilimi? Nuk e di, per aq sa i kam njohur minoritaret jane shume me te mire se camet, apo leberit. Kane pare punen e tyre, me shtetin shqiptar sillen perhere korrekt dhe cdo gje e paguajne.
      Une vete kam toke te trasheguar dhe Sali maloku nuk e mori dot as me ligjin 7501 qe eshte akti me antishqiptar qe eshte bere ndonjehere. Nuk i kam zene token asnje njeriu, as une dhe as kush nga ata qe jane te aferm me mua. Tokat tuaja zoteri i ka zene ndoshta ndonje dyndje migratore e legalizuar nga Saliu ne Tirane e diku aty verdalle. Qilimi ngjan si mbiemer delvinjoti me shume sesa si pseudonim. Une vete nuk jam minoritar, por dua te pyes: nese greket erdhen argate ne tokat tuaja para 300 vjetesh, Ju vete ku i moret keto toka? Nga i trasheguat dhe kush ua certifikoi?

      1. Mund te jem delvinjot, po emrin e vertete s’ma thone Qilimi. Nga ato ane jam me te vertete dhe e urura gjuha time e memes fufur eshte me greqizma, po buza nuk me dridhet aq sa t’i thom vetes grek e te behem njesh me argatin e tokave. Allahu na ruajte, s’eshte permbysur dynjaja deri ne ate derexhe sa duket, ka akoma rradhe.

        Ata çame qe zoterote nuk i do, edhe s’ke faj qe s’i do se i la Zoti gjalle per belane tende, jane deshmia tone se toskeria eshte nje, si ketej e si matane kufirit, qe jua dhane te tuve frengjte me ’12. Te drejte ke qe flet per sinore te prishura, por sinoret nuk i prishem ne, po ju se i keni syte me te medhenj nga ç’ju mban stomahu. 200 vjet shtet edhe s’e mbani dot nje dite ate palo shtet pa parate e botes.

        Tokat tona s’na i ka bere njeri peshqesh, tonat jane qe kur s’mbahet mend. Shetet kane ardhur e kane ikur, perandore, sulltane, mbreter e presidente me gjithe letra e tituj, ne po ketu jemi, s’kemi luajtuar vendit nje pellembe, e s’kemi hiç nijet te luajme. Keshtu edhe ajo puna e çameve qe zoterote nuk i do, se nuk i leshojne tokat e tyre.

        Une te dola borxhit, te thashe mos ma qaj hallin mua per pronat e mia. Keto jane pune qe i ndreq vete une me shtetin tim, sot eshte i lig, neser ndryshon puna. Kane pare syte tane edhe me keq se kaq, kane pare greker t’u hyne ne prag te deres e t’u djegin shtepite, kane pare edhe greker t’u shesin femije per nje thes me grure.

        Ti mavri qaj hallin tend, se burri qe eshte burre nje here flet. Pas ketyre xhevahireve qe kreve ketu beji derman vetes, se eshte turp te hiqesh shqiptar neser po ta preu buken greku. Mos na hap me barkun, te kam rixha, se kemi 200 vjet qe degjojme te njejtat dengla.

        1. Ku e di ti qe mua me mban me buke greku? Ma thuaj. Ku e pe ti qe une mohova qe jam shqiptar? Ma thuaj te lutem. Apo sipas psikologjise personale mat edhe te tjeret.
          Po nuk me komplekson identitetin tim si shqiptar nje cam si puna jote qe qan hallin e ndonje ullishteje andej dhe kerkon ta fitoje ate duke u shtirur si patrioti me i madh. Meqe na hiqesh si shqiptar safi, po te them qe nuk eshte ne zakonin e shqiptarit te qahet lart e poshte per hallin e vet, te beje viktimizimin si arsyetim dhe apologji te vetes. Nuk ka patur si te thuash edhe shqiptar edhe qyqar. Ndoshta jeni ju camet te paret, ndaj edhe regjistri i memories se Jugut ka nja ca fjale edhe per Ju. Jo paragjykime, gjykime se njihemi mire. Flet per tokat e tua-kush ti ka kerkuar? Askush. Jo ne Shqiperi. Ik merri se aty e keni te gjithe hallin.
          Keni sy te vuajtur shume ju se si thua dhe vete te paskan djegur shtepi e katandi. He mo he se na bere te qajme-po sikur dogji greku edhe ca ne Shqiperine e Jugut me pare se ti prishej pazari me ju. Sikur ka djegur edhe ne Gjirokaster, Kolonje, Permet ne 1914, apo ata andej nuk jane shqiptare. Apo meqe nuk e zene ne goje si ju qenkan bere njesh me grekun? Mos eshte se nuk ju duron dot njeri juve ore? Mbase e kam gabim vetem nje gje them referuar folklorit tone; vetem per burreri cemerish mos fol se na solle zorret ne gryke. Te lutem shume. Pa me quaj si te duash, spiun te grekut, te Kishes etj. Ti je argat ne mendje, argat i nje te vertete qe ju perket vetem Ju, por jo Shqiperise. Ndaj edhe vetem me heshtje jeni rrethuar per kaq kohe.

          1. Shpetove me keto qe kreve tani. E tregove veten ne shesh se je argat e bir argati. Argati perdridhet si evgjitke perpara shqiptarit, ul e ngri flamure, jo jam grek jo s’jam.

            S’kam une nevoje te hiqem patritot, del e tepron te thom jam shqiptar qe t’u kall grekeve daten. Edhe syri s’me ben hiç drite nga argati te thom jam çam. Fati yt qe s’jam mavri, makar te isha.

            Ti sikur ishe nisur per udhe, the. Udhe e mbare edhe te ndihmofte Theosi tend se te insani s’gjen derman kush perdridhet.

            1. Qilim, nuk me mungojne as fjalet dhe as mundesia per te folur me te njejten gjuhe. Por une kam disa kohe qe shkruaj ne kete blog dhe po supozoj se kam nje pergjegjesi relativisht te ndryshme nga ajo e jotja, te pakten per etiken. Madje them se kam shkuar pak si larg, por nuk durohet me asgje.
              Por gjithesesi disa fjale me duhet t’i them pse me thua nje dicka qe eshte e rende: argat e bir argati. Edhe njehere po te them nuk me njeh fare, as ti dhe as ndonje tjeter. Im ate, cemerit ne pune i ka patur kolege deri diku, fqinj, sikurse minoritaret dhe me ka mesuar qe te mos shaj njeri. As te percmoj. Une nuk ia dal dot, qekurse ju kam njohur rruges ne funksione publike. Kam nje mbiemer qe vetem nje argat nuk e merr dot. Thene ndryshe nuk te pjerdh fare. Ti edhe pseudonimin e ke zgjedhur si manifestim te nenshtrimit, por sa vlen kjo per te gjykuar?! Une vete jam mbajtur qe i vogel- sic ishte koha- nga femra came ne krahe (per te besuar po te jap nje mbiemer-Biraci). Keto qe po them jane shume te sinqerta, pse jam lindur rritur ne Sarande ku ka shume te ketille, pra cemer. Thene kjo, njohja personale dhe respekti per njerezit nuk me pengon te ngre gjykime mbi formulimin politik qe bejne sot ne Shqiperi disa perfaqesues qe po rrembejne flamurin e shqiptarizimit dhe qe nuk perfaqesojne asgje pervec vetes. Ideali yt i Camerise nuk me perket. Nuk me perket. E madje nuk i perket shumices se shqiptareve. Faji eshte i juaji.
              Le qe mendoj se nuk keni ideale, por interesa. Une nuk jam vetem nje pseudonim ne blog, kam nje jete dhe nje identitet, brenda te cilit te siguroj qe artikuloj me te gjithe te njejtat pikepamje. Zoteri, mos shit krenari boshe me mua, se je nje i ikur nga shtepia jote. Te debuan, te vune drune. Kaq. Dhe jo per flamur. Ka patur edhe shqiptare te tjere nga Toskeria qe ju vune drune juve edhe me pare, historine e njeh ti besoj. Une jam nga ata qe besoj se ua bene mire, edhe pse Zoti e desh qe disa gjera thlebesore ne jete t’i njoh permes te ngjashmeve te tu.

              thua: “S’kam une nevoje te hiqem patritot, del e tepron te thom jam shqiptar qe t’u kall grekeve daten. Edhe syri s’me ben hiç drite nga argati te thom jam çam”.

              Une them: Ne dore te kujt ka rene artikulimi i shqiptarise ne keto kohe! Po natyrisht si te perndjekur qe jeni nuk do te arrini sa te na detyroni qe te themi: mjere ne.

              PS: E ndjej qe per diskutimin deri ne kete pike kam pergjegjesi vete, por nuk heq asnje presje nga ajo qe kam thene. Kjo pse mendoj se shkruaj ne nje blog kiu secili duhet te shprehe ate qe mendon sic e mendon dhe jo sesi duhet ta thote. Ne kete rast do isha ndonje hafije, i shitur apo te tjera pallavra qe po behen vertet bezdisese.

              Kur u rekrutova valle dhe per cfare?

            2. ore anthrop, t’i kane mesuar gabim ca gjera. kush kerkoi prej teje t’i besh te tuat kauzat e shqiptareve? qenke rritur ne preher çamesh e s’do t’ia dish per ta, edhe? pandeh ti se pret shqiptar besnikeri prej teje? po ne sevapin s’e bejme te na i njohesh ti. je rahat si namqorr, eshte puna tende, jo timja.

              kush te genjeu e te tha se ideali nuk perkon me interesin? idealet nuk ngrihen ne hava, s’e ka fshehur njeri interesin e shqiptareve te jetojne rahat ne tokat e tyre, as pret kush te na lene rahat namqorret qe s’u del me psomia, duan gjithe toskerine.

              s’e kam adet te qaret, Zoti na ruajte te vije dita te qahem te argati. qahesh ke dy dite, na more mend e kokes, me mbani se do behem grek. s’ka ndermend te mbaje njeri hiç, nga thembrat majat edhe udhe e mbare.

              krenar jam qe ç’ke me te se jam ne token time e te drejten time te jem si te dua e te bej ç’te dua, e s’jap hesap hiç. nuk sperdhridhem si jevgjitet kur thom qe s’jam çam, s’e kam kete nder.

              edhe mbaj vesh mire, artikulimin e shqiptarise do ta degjosh sa te kete shqiptare, u pelqen apo jo grekeve. ka rradhe ketu, s’jemi si kembet e dhise, keshtu qe, kafsho gjuhen.

              edhe keto pyetje me rekrutime e me hafije, ne te ka mbetetur Theos, mor djale, na i kurse. dilemat e tua ne ore te vona, s’na hyjne ne xhep. udhe e mbare per ku je nisur, se kohen e kam te shrenjte, s’me paguan njeri te jem shqiptar.

            3. Thua: kush te genjeu e te tha se ideali nuk perkon me interesin?

              Une vetes sime. Mundet edhe te mos shkruaja fare me kete gjuhe, po edhe mos te shkruaja fare se mire jam edhe me pune edhe familjarisht. Ca si ty mundet edhe ti veshgoja si pune pjese teatrale, tip versioni jugor i Qazim Mulletit. Edhe ti mbaj vesh nje gje mire; kauza jote qe eshte ajo e xhepit tend, kauza e Camerise as ka per te qene ndonjehere kauze e shqiptareve. Ketu besoj se nuk gaboj. Dhe mbec mire.

            4. Gjuhen e arrogances zgjodhe qe ne krye, s’ta kreu kush me te keq. Para se te kuvendosh si Venizello, matu mire edhe prit pergjigje Haxhi Qamili. Tjeter brum Qazim Mulleti po t’i s’na e njeh historine, s’ke faj.

              Di une te kuvendoj ndryshe qe te çutitesh ti, po vajti njezet vjet qe silleni si Venizollot e s’po na ka me kuptim njerezilleku. Eshte ne interesin tend te behesh grek, te pelqen shqipja e Dules nga e Saliut, puna tende, mbaje per vete, po jo te na ngjisesh mureve tona traktet e megallo idhese tende.

              Shendet e te mira.

  11. Theollogos, ti ke te drejte te shqetesohesh pas 21 janarit se ajo fuqi ligji dhe profesionalitet i forcave te policise qe perballuan dhunen e asaj dite, do te jete e pranishme edhe kur bashibozuke te tjere do rrethojne komisariatin e Himares apo te bllokojne rruget e Himares se bukur dhe shqiptare.

  12. theollogos, ky shteti kaq i prape shqiptar, sikur s’rezulton te kete qene kaq i keq per ju aty poshte. t’u marresh pronat shqiptareve dhe t’ua japesh grekeve, dikur argate ne po keto toka me pronare shqiptare, sikur s’me duket se dolet keq. apo te djeg barku per padrejtesine qe u eshte bere pronareve shqiptare?

    parimisht, te drejte ke, patjeter. shteti shqiptar lecke eshte katandisur, e ne kete gjendje veshtire do ta kete ta mbylle shekullin si shtet, e akoma me pak si shtet shqiptar. po ju aty poshte fare vetem prokopi keni bere ne kete paçavure shtet, si me Enver djalin e si me kelyshet e tij. si zor te qaheni, s’thua?

    ama mbaj vesh nje gje. po u prish ky shtet, qe ty te ka bere pronar ne tokat tona, mos i genjeje mendja askujt se do te kete me greqi, te pakten ne formen dhe strukturen qe njihet tani. kaq gje e di besoj, se vetem budalla nuk je.

  13. J. ti i shtron çeshtjet krejt pa lidhje.
    Jemi perballe 2 çeshtjeve te ndryshme:

    1- çeshtja e brendshme, problemi i pushtetit, qe lidhet me faktoret politike shqiptare.

    2- çeshtja e jashtme, problemi i kombesise (jo i nenshtetesise), qe lidhet me nje faktor te jashtem, grekun.

    Keto nuk jane e njejta çeshtje, ku mund te marresh argumente te njeres e ti perdoresh tek tjetra, te tipit Sali Berisha eshte kriminel, prandaj greku le beje pershesh ç’te gjeje ne shesh. Nuk ka logjike, nuk mund te ndertosh dot ndonje sillogjizem me premisa te tilla, eshte fluturim drejt Kurrkundit.

    Greku s’ka pune fare, biles ai vete i trazoi ujerat, se as do kishim marre vesh fare keto nderrimet tragjikomike te kombesise, kaq mire e ka mbuluar PD-ja dhe PS-ja kete gjate ketyre viteve, saqe e morem vesh pas 2 200 nderrimesh e per te vetmen arsye pse greku kendoi.

    Tani ti kete flamurin e nuses qe shkon me mullixhine per inat te vjehrres, ke kohe qe e valevit, por morali popullor thote qe kjo eshte sjellje e keqe, jo sjellje e mire sikunder e shet ti. Populli yne i jep nje cilesim te kripur kesaj sjellje qe ti e ke bere tenden.

    Ti ne thelb propozon prostituimin si zgjidhje, sepse ketu nuk kemi pragmatizem apo oportunizem por prostituim te pastert.
    Ndryshimi i nenshtetesise eshte akt pragmatik ose deri diku edhe oportunist, sepse ti shkon e hipen ne karron e fituesit, vendi tjeter eshte i rregulluar, ka fituar betejen me varferine masive, korrupsionin, injorancen, autokracine dhe ti hop hipen tek karroja e fituesit.

    Nderkaq ndryshimi i kombesise per leke/pensione eshte prostitucion.
    Abjurimi i kombesise (jo i shtetesise) eshte akt shume i rende nga ana morale, ky akt nuk i drejtohet shtetit, por kombit ose bashkesise tende, pra nuk eshte administrativ por social.
    Ky si akt eshte moralisht aq i rende saqe ligjerisht eshte i papranueshem, perndryshe ligji pranon pa problem abjurimin e nenshtetesise.

    Keshtu ti mund te besh sa te duash avokatin e djallit apo te prostituimit tosko-kufitar, perballe ligjit, moralit dhe interesit kombetar ti je plotesisht i humbur.

    Ne jemi perballe sfidave te brendshme madhore si, rreziku i tiranise, korrupsioni, varferia masive, injoranca, klanizmi, kurse ti vjen e ben avokatin e prostitucionit pro-grek, e kupton sa larg zgjidhjes eshte mendja jote, ti dhe ata qe e mendojne si ti vetem sa i shtoni problemet ketij vendi.

    Sfidat kerkojne impenjim te perbashket, kurse ti ofron ‘zgjidhje’ individuale, se t’ja mbathesh vrapit apo te prostituohesh tek greku, ne thelb jane impenjime individuale. Jo, ti nuk ofron zgjidhje te çeshtjeve shqiptare, ti i rendon ato, ti i shton problematikat ne vend ti pakesosh, e thene ndryshe ti padashje je i demshem per fatet e Shqiperise.

  14. “Nderkaq ndryshimi i kombesise per leke/pensione eshte prostitucion.”

    Hyllin, ajo pika 1 dhe ajo pika 2 nuk jane aq pa lidhje sa te duket. Nderrimi i kombesise eshte i denueshem (jo juridikisht, harroje) moralisht, e vertete, por po aq e denueshme moralisht, mos me shume, eshte vetvrasja. Edhe kjo “zgjidhje individuale” eshte, por problemi eshte se ti si dhe shume te tjere ketu, nuk jeni ne gjendje te dalloni disa nuanca psiqike ne te shprehur, e nese ndokush thote “shpetuan nga tirania ata qe vrane veten,” ti e merr si valevitje te flamurit “per inat te s’ime vjerre.” Qetesohu. Nuk ka nevoje te shprehesh moralin tend kombetar vend e pa vend, e dime qe e ke. Perpiqu nga ana tjeter, te gjesh shkaqet e verteta te bjerrjes se ketij morali, qe jane edhe ato qe thote J., dhe qe ti i di shume mire. Ama, ne momentin qe i pranon keto shkaqe, cdo lloj shprehjeje si ajo qe te kam cituar me lart eshte sa gabim, aq edhe fodullek. Shiko edhe njehere qe t’i kuptosh tamam nuancat, pasi je edhe pak i trashe 😀 Ajo qe ty te duket si propozim nga ana e J., nuk eshte hic propozim, por justifikim, justifikim te cilin je i detyruar ta japesh per keta njerez qe arrijne deri aty sa nderrojne kombesine, pasi zgjidhja tjeter eshte te vrasin veten, nga nje ane, dhe nga ana tjeter, sepse shkaku i “prostituimit” te tyre eshte pikerisht shteti shqiptar.

    E di, ketu do thuash si c’ke thene “nderroni shtetesine mor vella, jo kombesine.” E drejte kjo deri ne njefare pike, por pertej kesaj, dhe mos ma merr se po kapem, e thene prej teje kjo perben problem, pasi kjo nenkupton dallim mes shtetit dhe kombit, gje qe botkuptimi jot mbi unitetin shtetkomb nuk mund ta lejoje. Kjo mund te jete thjeshte inkosistence, nuk ka problem, por kujdes kur i jep aq zjarr moral tonit mbi inkosistence, pasi mund te merret per hipokrizi.

    Hej, se nuk dua te merrem me cic micera. Per ca gjera ke shume te drejte. Thjesht veri pak fre gjykimit te fenomenit si “prostituim.” Ne mos, simpatizo pak ndaj prostitutes, e kurseje moralizimin per ata qe ndodhen pas prostitutave. “Pimps” quhen ketu ku jam une. Ne Shqiperi quhen “politikane.”

  15. Po deshperimi e kapi edhe nusen o lulian, e dime edhe qe fukaralleku maskaralleku, per cilat nuanca e ke fjalen, apo duhet çuar muhabeti ne e lagu apo s’e lagu, ku te shkelqeje zgjuarsia jote.

    Nderrimi i kombesise thashe eshte ligjerisht i papranueshem, ne kuptimin qe nuk ekziston asnje norme ligjore qe ka si fatispecie abstrakte mundesine e nderrimit te kombesise.
    Nderkaq kushtetuta njeh pakicat, pra çdo akt ku individi provon se i perket nje pakice eshte kushtetues e me tej ligjor.
    Pra ky i famshmi nderrim i kombesise eshe thjesht nje akt rregullues, ku nje i pakices gabimisht njihet si i shumices, dmth kur nje greku gabimisht i njihet kombesia shqiptare.

    Kurse nderrimi i kombesise ne kuptimin, jam shqiptar denbabaden dhe do behem grek, nuk ekziston fare si mundesi ligjore as merret fare parasysh nje akt i tille, eshte krejtesisht e papranueshme te behet ndonje ligj qe merr parasysh diçka te tille.

    Persa i perket nderrimit te shtetesise e unitetit shtet-komb, nuk mund te mos merret parasysh realiteti qofte historik e qofte i sotem, nese do ishim kaq strikt gjithe ata rilindas do i akuzonim per shtetesite e huaja, duke nisur nga Cajupi.

    Cdo teori ka vlere praktike kur mbart aq fleksibilitet sa ti pranoje te dhenat faktike e te gjeje nje menyre qe ti sherbeje njeriut. Per me teper ne rastin tone, kur jemi te ndare ne disa shtete 2 prej te cileve aktualisht jane tonat.
    Nese une do te nderroja shtetesine time per ate kosovare, a do kemi ndonje çeshtje teorike per te ngritur rreth lidhjes shtet-komb ?

    Nga ana tjeter, debati rreth kesaj pike ne Shqiperi eshte zero, i kemi lene te gjitha gjerat ne duart e politikaneve qe te sillen si te duan, nuk ka asnje program baze me vlere strategjike, gjithçka vertitet rreth koncepteve te urgjences dhe posaçmerise, rrjedhimisht edhe ne si publik, ngjarjeve nuk dime si ti perqasemi ndryshe perqasjes pergjithesuese.
    Shembull, vllehet jane pakice por nuk jane komb, atehere ç’kombesi do u njihet ketyre ? Po ashtu edhe romet, jane pakice por jo komb . Nuk e di a ka vlere koncepti apolid per te kategorizuar dhjetra mijera njerez.

    Persa i perket pikes se prostituimit, nuk duhet harruar se Toskeria kufitare nuk eshte zona me e varfer e Shqiperise, biles eshte nga zonat me te begata.
    Jo shume larg Gjirokastres ke Skraparin, cila krahine eshte me e begate ?
    A mund ta krahasojme Gjirokastren me Puken ?

    Une besoj edhe se keta pensionistet e grekut nuk jane shumica nga shtresa me e varfer, shumica e ketyre kane pasur djemte ne Greqi qysh para pensionit, aty djemte kane mesuar prej sho-shoqit si te bejne ca para qyl, me ane te shkresave fallso. Une jam i sigurte se nje studim i hollesishem do konfirmonte besimin tim.
    Po kaq i sigurte jam se ky nuk eshte vetem besimi im por i shume e shume shqiptareve, se ashtu si kam degjuar une, kane degjuar edhe shume te tjere.

    Ne, si shqiptare kemi nje zakon shume te keq, justifikojme çdo zgjedhje me moral e dyshimte si nga halli, se fajin e kane pushtetaret, kalamaje duan buke e me radhe.
    Pergjegjesine e shkeljes se etikes ia faturojme te tjereve.
    Shumica derrmuese e ketyre qe justifikohen, nuk kane hall tjeter veç si te perfitojne ndonje pare qyl, se buka me dinjitet eshte ngrene edhe ne kohen e gjyshit im e jo me sot.

    Nese nga nje pike duhet filluar, le ta fillohet nga mbajtja e pergjegjesive per zgjedhjet me moral te dyshimte, qe keto shkeljet e hareshme te etikes(shpesh edhe te ligjit) te mos kapercehen pa lagur. Atehere do te jemi edhe me kerkues ndaj pushtetareve dhe politikaneve ne pergjithesi.

    Nese nuk jemi ne gjendje t’i denojme nga nje blog virtual, se do dalin menjehere justifikuesit, atehere s’mund te presim asgje nga realiteti. Nejse, mos te vazhdoj me tej se mos rrokullisem keq ne fatalizem e retorike.

    1. “Kurse nderrimi i kombesise ne kuptimin, jam shqiptar denbabaden dhe do behem grek, nuk ekziston fare si mundesi ligjore as merret fare parasysh nje akt i tille, eshte krejtesisht e papranueshme te behet ndonje ligj qe merr parasysh diçka te tille.”

      Dakord, por edhe e kunderta ketu eshte vlefshme. Po aq sa nuk mund te rregullohet me ligj nderrimi i kombesise, po aq edhe nuk mund te denohet nga ligji nderrimi i kombesise. Prandaj dhe te thashe, juridikisht, harroje kete muhabet. Moralisht edhe flasim, gjithsesi, ti kujdes, pasi morali qe perqafon, o eshte ligji i me te fortit, rrjedhimisht arbitrar, o ka dopjo standard, gjera qe i ke shprehur hapur disa here. E perseris, nuk dua te kapem me ty pasi disa gjera qe thua jane sagllam, thjesht vendi nga po i thua keto gjera qe jane sagllam, eshte dege te cilen e ke prere vete. Shkurt muhabeti, brenda ligjit te forces se rendeses, prostituimi ose nuk ekziston fare, ose te duhet ndonje “marifet etik” per ta denuar moralisht. Dhe mos me keqkupto as edhe kete tjetren: nuk eshte ceshtje shkelqimi ne zgjuaresi, por ceshtje e te mos marrit kot “si pushka e jevgut.” E lagu s’e lagu, e gjen vet pastaj.

  16. Zoti theollogos, meqe e nise me filma, ti nuk je larg atij priftit(i luajtur nga Ndreke Luca) tek filmi ‘Udha e shkronjave’, qe i thosh Tunxhit, puthe qe te shpetosh. Edhe ai ne mos gaboj shqiptar renegat ishte e thiken pas shpine kish si profesion.
    C’duhet te puthim kesaj radhe qe te shpetojme, flamurin grek ?

    Shqiperise iu percaktuan keto kufij si te perkohshem e u pranuan prej Vlores si te perkohshem.
    Dihej se gjeopolitikisht e gjeoekonomikisht, Shqiperia eshte shtet i pafrytshem, qe nuk garantonte zhvillim e stabilitet si te brendshem ashu edhe rajonal.
    Te dyja palet e Fuqive te Medha ne 1913 e shikonin si nje shtet te perkohshem, Rusia me shprese se pasi te fitonte me Austrine, do e shperbente Shqiperine, Austria me shprese se po te fitonte me Rusine do dilte vete ne Selanik e do e perfshine Shqiperine ne perandorine e vet.

    Anomalia qe as Rusia as Austria nuk fituan, solli edhe mbijetesen e shtetit shqiptar meqe tashme kryesoret ishin interesat e Italise, e cila mjaftohej me kufijte e Shqiperise dhe Shqiperine si vend nga i cili do te depertonte ne Ballkan si Roma Antike (te njejten gje qe po ben sot Amerika), çka e provoi me vone Duçja.

    Sor per sot, kufijte tane i garanton Amerika dhe Italia (nga pikepamja strategjike/shekullore kjo si vend fqinje eshte me e vlefshme se Amerika, qe heret a vone do zbythet).

    Shqiperia e ka te shkruar ne gen destabilitetin rajonal, prandaj Europa shikon me frike te madhe çdo levizje patriotike dhe irredentiste, edhe pse nga brenda Shqiperise nuk ka asgje serioze, Europa terrorizohet.

    Ne gen destabilitetin e ka shkruar vete Europa me 1913, prandaj ka frike. Ne jemi shtet me potencial te jashtezakonshem destabiliteti rajonal, Europa s’di ç’te beje me ne, ka 20 vjet qe po e demonstron kete mungese totale vizioni ne lidhje me Shqiperine, me pak fjale ne u kemi ngecur ne dere dhe ata po sillen me ne rrjedhimisht.
    Cdo besh ti kur dikush te ngec ne dere ?

    Tani presioni logjik gjeoekonomik qe ushtron Shqiperia e jugut mbi Camerine supozon nje unitet adminisrativ, i cili eshte historik, kush ka Shqiperine e jugut, duhet se s’ben te marre Camerine.
    Cameria nuk ka unitet gjeoekonomik me Thesaline apo Akarnanine, po me Shqiperine e Jugut.
    Presionet jane te dyanshme, po ashtu si presioni i Shkodres ndaj Podgorices dhe anasjelltas.

    Por keto presione te natyrshme gjeoekonomike nuk mund te krijojne argumente gjeopolitike pro-greke, keto jane qartesisht argumente gjeopolitike pro-shqiptare.

    Per stabilitetin rajonal, per zhvillimin rajonal, Cameria duhet te perfshihet si njesi administrative e Shqiperise.

    Janina ka qene qender e madhe pse Cameria ishte e lidhur me Shqiperine e Jugut, sapo u ndane Janina iku per lesh, sepse nuk ka lidhje me Thesaline apo Akarnanine por me Shqiperine.
    Shiko ç’zone e varfer dhe e shpopulluar eshte Epiri ne krahasim me zonat e tjera greke, pasi s’mund te jete ndryshe, Epiri s’ka lidhje me Greqine, lulezimi i Epirit si rajon lidhet me Shqiperine, kete e din kushdo qe eshte marre sadopak me historine dhe zoteron njohje minimale gjeopolitike e gjeoekonomike.

    Futja e Shqiperise ne BE, do sjelle ngjalljen e vetvetishme ekonomike te provinces greke dhe Shqiperise se jugut.
    Akoma me e vrullshme do jete ngjallja nese Cameria behet zone administrative e Shqiperise, se do popullohej, do kishte treg me te madh etj.

    Pra qartesish peng Toskerine e mban greku, ti na del me teorine se e mban Gegeria, e cila gjeografikisht, gjeoekonomikisht e gjeopolitikisht eshte zone vijuese, deri lart ne Podgorice.
    Gjeografikisht si Toskeria ashtu edhe Gegeria e Shqiperise, jane e njejta gje, lumenj qe burojne nga malet lindore e derdhen ne det, perendim, ja ben mu, hap harten do shikosh se Shkumbini eshe thjesht nje lum qe buron ne lindje e derdhet ne perendim, sikunder eshte Devolli me poshte e Ishmi apo Mati me lart.

    Shkumbini s’ka kurrfare roli gjeografik, ashtu sikunder as Devolli e as Vjosa, jane lumenj qe vijne radhe nga lindja ne perendim, ashtu sikunder vjen me lart ishmi, Mati e Drini.

    Njetrajtesia gjeografike Gego-Toske eshte e padiskutueshme, rrjedhimisht edhe njetrajtesia gjeoekonomike e meqe shqiptare te dyja palet edhe njetrajtesia gjeopolitike.

    Ajo çka eshte pike e forte shqiptare ti po e shet si piken e dobet, me vjen keq po tek ti perzihet padituria me grekesine dhe rrjedhimisht do leshosh bajga njera pas tjetres.

  17. Hyllin, qëndrimin tim e ka mbuluar Luliani për më tej. Unë do të thosha vetëm që, vërtet duhet të kesh më shumë respekt dhe empati për prostitutat.

    Se është shumë i goditur krahasimi. Psh studime nxjerrin se shumica e prostitutave reale, janë bërë të tilla, pasi janë keqtrajtuar në familje. Do të thotë shumë kjo.

    Ia merr tjetrit erzin pasi e përdhunon e pastaj i thua prostitutë dhe e vret me gurë, sikur nuk shkon.

    Në rast se lejon shtetin tënd tu marrë erzin robve, që aty e ke bërë tjetrin prostitutë.

    1. …”Psh studime nxjerrin se shumica e prostitutave reale, janë bërë të tilla, pasi janë keqtrajtuar në familje…”

      Per cilat familje behet fjale, se ne famijet shqiptare 90-99 nuk i keqtrajtoi kush vajzat qe perfunduan rrugeve.

  18. Edhe këto krahasimet e kota nuk kanë pikë vlere, insinuata me një fjalë, se Gjirokastra është më mirë se Puka! Të lutem shumë… gjirokastriti do të thotë, pse nuk jemi si Janina? Dua universitet si të Janinës do të thotë, spital si të Janinës, aeroport si të Janinës. Edhe liqen madje, si të Janinës e dua! Se Viroi është bërë për ibret herën e fundit që e pashë. Dikur aty gjirokastritët bënin plazh!

    Nuk mund t’i mohosh tjetrit dëshirën për të qënë më mirë sesa është. Mbi këtë gjë bazohet evolucioni. Se ky argument që ke ti, është dhe pak komunist e… pa shiko se ke mbetje, duhesh dekomunistifikuar.

    Po t’i thuash gjirokastritit shiko Pukën, ik mos më ça bithën do të thotë! Edhe shkodranit madje po tia thuash, mos më trano, pash zotin! Me shumë respekt për të gjithë pukjanët dhe ndjesë nëse ndihet ndokush i ofenduar.

    Shiko edhe tjetrën, se ngacmimet kulturore të palëve të përfshira, janë në thelb arsye për tiu kundërvënë Tiranës!
    E di atë rastin e Vasil Bicit, trajnerit të Himarës që tha: ose drejtësi në gjykim, ose do ikim të luajmë në Greqi! Në thelb, ai nuk kërkon të ikë në Greqi, se aty nuk e ka fushë me lule, as do e favorizojnë, as do ketë të njëjtin impakt ekipi krahasuar me kampionatin shqiptar. Ai do t’i respektojnë punën, mundin edhe djersën. Edhe ata himarjotët, që donin policë grekë, në thelb donin trajtim më të drejtë nga policia.

    Prandaj rishikoje të lutem shumë këtë çështje. Mua personalisht psh, mos ma qa hallin, se kam aq mënd sa të kuptoj që grek nuk “bëhem” dot. Me shaka po i thosha dikujt se që të bëhesh grek, duhet që edhe gjyshen ta kisha patur greke! Në kuptimin që dallon jabanxhiu kudo ku vete, sikur 10 lëkurë të ndërrojë.

    Ndërsa për kufijtë, mos ke frikë. Nuk i do Greqia trojet, sikur edhe ta paguash t’i marrë. Ajo që do, është të ketë aq ndikim sa ta bëjë Shqipërinë shtet satelit të vetin. Të më pëlqente korja e kulturës greke kaq shumë, nuk do e kisha problem, po ja që smë pëlqen.

    Megjithatë përballë kafshërisë që buron nga Tirana, krahasimisht kujtdo, kultura greke do u duket lule!

  19. Theollogos, me c’mbaj mend, e kemi bere edhe njehere tjeter kete muhabetin e Shqiperise Federale. Gjithsesi, dy gjera. E para, nuk mund te jete opsion nese Kosova nuk eshte njera prej federatave. Mund te ngrihet si mekanizem per te lehtesuar bashkimin, ku pervec ndarjes kulturore Toske-Gege do duhej te merrej parasysh edhe ndarja historike 100 vjecare Gege-Gege, por keshtu si jane gjerat, Shqiperia kendej, e Kosova andej, nje ndarje federale e Shqiperise do te thote, e dyta, zhberje e 100 vjet shteti shqiptar. Edhe sikur qe prej Romes, e deri tek Stambolli, ndarja Toske-Gege te kete qene funksionale, edhe sikur Zogu te mos kete bere me shume se sa te kete percaktuar kryetar komunash gege nje tosk dhe e anasjellta, pa e ndryshuar shume status-quo-ne koloniale, fakti qendron qe qe prej 1912-es e ketej, shteti shqiptar nuk e ka konsideruar ndarjen si federative, por si administrative. Ajo qe ti propozon eshte nje riformulim total i te vetmes pjese se kushtetutes se Shqiperise, qe me gjithe ndryshimin e regjimeve, nga pluralist, ne monarkik, ne monist, ne pluralist serish, ka qene konstante. Dhe kjo eshte pushteti vendor, ku njesite baze, kane qene dhe jane komuna dhe bashkia, ketu e 100 vjet. Ajo qe ti sugjeron, eshte shtimi i nje hallke administrative. Gje qe do te thote, me shume burokraci, me shume taksa, etj, etj. Propozimi jot mund te kaloje vetem me referendum. Por ta garantoj qe eshte i humbur. Nese shteti shqiptar, sipas teje, nuk gjen besim tek popullata edhe ne kete forme te ndarjes se pushteteve ne qendrore dhe vendore, imagjino sa besim do kishte nese ndarja e pushteteve do ishte ne federative, qendrore dhe vendore. Une personalisht nuk besoj se kjo eshte zgjidhje, pervecse po te jete kompromis i bashkimit me Kosoven, por edhe atehere, ka me shume shans qe ndarja te ishte thjesht Kosove-Shqiperi, se sa Kosove-Gegeri-Toskeri, pikerisht per arsye te atyre 100 vjeteve, te cilat duam s’duam, kane ngjizur nje unitet kulturor mes gegeve dhe toskeve.

    1. Nuk po them se njeri eshte me i mire nga tjetri. E di shume mire qe Toskeria e dha ate cfare mund te jepte dhe per kete krenarine intelektuale e ka te perjetshme mbi vete. Tani projekti po kalon ne duar te tjera, mendoj une shume me poshte kulturalisht. Kjo eshte fatkeqesi. Perndryshe nuk ka sesi te vriten njerez dhe dikush te me thote kafsherisht: Pse i coi Edi Rama njerezit para Kryeministrise. Nuk kuptoj dot shqip me. Kaq. Nuk kuptoj. Pallavrat me asimilim dhe regjistrim nuk me impresionojne. Jam rritur ne nje kohe kur 90% e klases sime ne 8-vjecare iku me kembe Greqise dhe ky shtet zgerdhihej si kurvat dhe te sugjeronte si keshille te pare; ik largohu, beji mutin ketij vendi. Ca vodhen, u pasuruan, tani dalin edhe patriote. Bejne leskione. E perseris kjo Shqiperi nuk i merr te gjithe. Nuk i merr. Mua me duket sikur edhe flamuri eshte privatizuar nga Saliu, qe e mban me dheme duke mermeritur shqipen e cale. Te jepet hapesire per te gjithe-organizimi i brendshem e mundeson kete. Secili ne pune te vet. Nuk ka pare ky vend qe edhe Akademia e Shkencave trajtohet si zone informale. Nuk tretet me asgje.

    2. Presidenti i ri i Kosoves, Behgjet Pacolli paska deklaruar (http://www.gazetatema.net/web/?p=9145) se Serbia eshte nena e Kosoves. Une e kuptoj se keshtu sigurohet uniteti i kombit kosovar-Pacolli foli serbisht ne fjalen e vet. Por edhe Kosova do njohe begatine ekonomike pse keshtu ndermjetoeson me mire mes Beogradit dhe Tiranes, qe eshte njerka.
      PS: U zgjodh me vote parlamenti. Eshte legjitim ne detyre sikunder edhe thenia e tij me sa duket.

  20. Kjo dikotomia fallco “O me Saline o me Greqine” eshte gallate, per vete faktin qe dhe nje femije i klases se peste e kupton qe s’qendron gjekundi.

    Saliu i ka ditet e shkurtera…neser kur te mos jete me ai, ca do thoni juve, ca lesh do tirrni per te na qitur deduktivisht tek ndarja e Shqiperise dhe tek ngrohja e vezeve tek shteti ine miku greku? 😀

    Me ca shoh, pavaresia e Kosoves dhe ngritja (sado pak) e statures shqiptare ne Ballkan pas kesaj, i ka futur friken te gjithe atyre qe ka vite qe mundohen te trembin boten me gogolin “Shqiperia e madhe”.

    Fale Amerikes (per shume arsye), ketej e tutje, nese ndryshon gje ne Ballkan do jete vetem ne favor te shqiptareve, jo ne dem te tyre, sic ka qene deri tani.

    Per kete te jeni te sigurt juve.

    Tani vazhdoni tirrni lesh. 🙂

    1. Artur, Amerik, s’jemi gati per te ik! Artur, Amerik, s’jemi gati per te ik! Urraaaa! Rrofte Amerika dhe Artur Zheji! Urraaaa!

      O Xhibi, na thuaj ndonje gje te re o, se na u bene duart mavi, a mavri. (Koka).

      1. Une i gjori s’kam bere as shume komente tek kjo teme sa keni bere juve. 🙂

        Lere ameriken pra, dhe meqe deshe me u kap me dicka, kapu me dikotomine fallco “O me Saline o me Greqine” qe po na serviret ketu si aperitiv i fresket me ushqime deeti. 😛

        1. Une u kapa me te, dhe te thashe, qe nuk eshte dikotomi e zgjidhje apo opsion, por justifikim e mllef. Por keshtu eshte kur i sheh gjerat bardhe e zi, o Rame o Sali, apo o Sali o Greqi. Keshtu eshte kur nuk perpiqesh te shohesh problemin e vertete, mllefin e njerezve te shprehur ne forma te ndryshme, qe nga vetvrasja e deri tek berja e mutit atij vendi, si dhe shkaqet e ketij mllefi, por merresh me dikotomira e analiza qe jo vetem jane pa bereqet, por edhe shpikin nga nje armik e tradhetar ne cdo hije.

      2. lol, Lulian, ti që je andej :D, besoj se e di sesi kanë vajt një pjesë e shqiptarëve në Amerikë :P.

        Deklaronin se ishin të përndjekur politikë. 🙂
        S’ka rëndësi nëse përndiqeshin apo jo, ata e deklaronin lol, se ishin të përndjekur. Edhe Amerika, prapë lol, i pranonte.

        Tani këta, dy herë lol, të njëjtët lolo, po shofin vrasje live në tv :DDDDDDDDD edhe nuk gjejnë ndonjë arsye të kuptojnë të paktën këtë: Pse i ka pranuar Amerika. lol.

        copa mishi, lol.

        🙂

  21. ””Nuk mund t’i mohosh tjetrit dëshirën për të qënë më mirë sesa është. Mbi këtë gjë bazohet evolucioni. Se ky argument që ke ti, është dhe pak komunist e… pa shiko se ke mbetje, duhesh dekomunistifikuar. ””

    Edhe ta zeme se eshte edhe pak komunist, ty ku te vajti komunizmi apo edhe komunizmin e ke si te fryje era ?

    Ky eshte argument i kohezionit kombetar, mund te t’vije era komunizem se aq di. Se çfare do gjirokastriti pak rendesi ka nese kjo qe do e shkeput nga pukjani.
    Ore rron Shqiperia edhe pa gjirokastrite, ti hipin kamionit ose vetures edhe drejt ne Greqi, nuk eshte koha per dengla edhe teka. Dengla dhe teka kemi te gjithe ne, kush i do ato mbi gjithçka, pikat kufitare nuk ndalojne kend, Shqiperia eshte prone e perbashket kombetare, kush iken zevendesohet.

    Keta 1600 gjakprishurit e Gjirokastres, mund edhe te pirdhen, s’do u vime pas avazit.
    Tekat dhe denglat ne Shqiperi u durohen atyre qe bejne per kombin, po nese ke marre udhen e qoftelargut, po prapa diellit te shkosh, jo dengla dhe teka qe s’te pranohen me, po te jepet dhe nje shqelm bithes.

    Ka shqiptare te panumert me 1-2 dynym toke per fryme, ka edhe plot te pastrehe , keta ish-shqiptaret te dorezojne tapite e tokave dhe te shtepive, se kemi shume shqiptare ne hall, qe mezi gjejne buken e gojes dhe rrojne neper shtepi-kasolle.
    Duhet bere nje reforme e fuqishme, sidomos ne zonen Gjirokaster-Sarande- Delvine ku ka shume toka bujqesore, shteti qe ka prokuren nga kombi shqiptar i cili eshte pronari i gjithe tokave ne Shqiperi, duhet t’u gjeje toke shqiptareve me pak toke, si beri Zogu ne Myzeqe ku solli kosovaret, aty ne zona e sipermendura te sjelle pukjanet, tropojanet, hasjanet apo kedo tjeter, qe s’ka toke te ushqeje kalamajte.

    Doni dru ju o J. shikoni vetem bithen tuaj, te pakten qe kur na bete peshqesh Xhaxhin, aty e 10 muhabetin.

    Po ty njehere si s’te vjen turp qe flet keshtu, nuk me besohet qe Arkitekti i Shqiperise, Abdyl bej Frasheri, te jete nga anet e tua, nga anet e 400 e kusur renegateve.
    I tha Gerqia atij, hajde bejme nje shtet shqiptaro-grek, ik ore pirdhu tha, ne do bejme shtetin tene, nga Mitrovica ne Preveze.

    Tani ti sternip i Abdylit, vjen e me ben propagande greke !!!

    Po si ore tu mbyllte e mendjes, me flet per shtet, per punet e Shqiperise dhe pastaj thua Pukes çiq.temen ?
    Po ka shprehje me te qarte krahinizmi, konceptimi parashteteror,parapolitik e parakombetar se ky ?
    Ja fol ti se s’di une.

    Po ti a e kupton se me kete mendje po na qelb edhe ’97, si mund ta mbroj 97 time une, kur me duhet te mbeshtes edhe 97 e atyre si puna jote? Po s’kam me fytyre, se ma hodhe balten edhe mua.

    Ti duhet te kthesh prapa keto qe po thua, per veten tende ne radhe te pare, pastaj per mua e per te tjeret.

    Ti s’ke lidhje fare me te miren e perbashket, te jem mire une e krahina ime, pa te tjeret ne dreq te shkojne.
    Te te rroje Greqia, atje duhet te rrish pergjithnje dhe as mos u merr fare me punet e shqiptareve, do ja hedhim vete bythes edhe kesaj radhe.

    1. Po lëre komunizmin, si mund të ketë dikush ndërgjegjie të majtë, pa patur ndërgjegjie qytetare dhe civile në rradhë të parë?

      Ku do i gjesh të ndërgjegjshmit, nëpër stërka? Nuk e shikon që duhet të jenë persona të lexuar dhe me kulturë për të formuar një ndërgjegjie të majtë?

      Qoftë edhe artikulim të politikës së djathtë. Çdo lloj veprimi me të pandërgjegjshëm dhe të paarsimuar, është shfrytëzim.

      Pse iu fute të gjithë gjirokastritëve, ata kërkojnë gjëra normale, jetë dhe kushte më të mira. Nuk është normale kjo? Hajt t’i kthehemi regresit, të bëjmë Gjirokastrën si Skrapari, apo Shkodrën si Puka? Po ne për mungesë Gjirokastre, Korçe e Shkodre po vuajmë, jo për mungesë pykash, se ata i kemi në “ballë” të vendit.

      Cila është filozofia jote, ajo e regresit? Se unë jam për progresin. E kupton këtë gjë të paktën, se po stimulon regresin? Se nuk është hera e parë që ta dalloj, të mos marrësh në konsideratë dëshirën për progres.

      Mos thellë ke bindjen se me stimulim progresi, këto ide që ke janë shumë arkaike dhe nuk i stimulon dot?

      Ja dhe i more ata pa tokë nga Hasi, Tropoja etj dhe i vure në Gjirokastër, prapë një vërë në ujë do kesh bërë. Prapë këtu në këtë pikë ku ndodhemi do të jesh.

      Kaq të vështirë e ke ti të advokosh përmirësimin, antikorrupsionin, etikën, edukatën, kulturën civile etj, sa më mirë bën hasha gjithë gjirokastritët?

      Unë s’po flas për krahina po s’e ke marrë vesh, flasim për qytete. Nuk vura kot dhe Shkodrën aty në shembull. Dhe të ardhmen e vendit, kur të ikë kafsha kështu e shikoj: 5-6-7 qendra të mëdha metropoli të cilat të jenë të pavarura ekonomikisht dhe të vetëadministrueshme.

      3-4 në jug dhe po kaq në veri. Kështu psh Skrapari të hedhë sytë nga Berati dhe ta ketë “role model”, apo Puka nga Shkodra etj.

      Po jo të bëjmë Shkodrën Pukë!

  22. ”’brenda ligjit te forces se rendeses, prostituimi ose nuk ekziston fare, ose te duhet ndonje “marifet etik” per ta denuar moralisht.”’

    Tani, une e kam thene, keto qe i terheq greku aq sa po shkeputen le te ikin, nuk jam fare kondra, s’me vjen fare mendja per marifete etike, por kur keta as te ikin s’duan as te rrine si shqiptare duan dhe jane te paret qe kerkojne marifete etike, une s’kam ç’bej do u kunderpergjigjem me marifete etike.

    Nuk e sheh se jane keta te paret qe po justifikojne moralisht zgjedhjen e tyre, per mua eshte e thjeshte fare çeshtja, mblidh rraqet e shko ne Greqi, s’kam nge fare te merrem me ta.
    Une nuk sulmova moralisht, thjesht u kunderpergjigja moralisht, per mua po e perseris, keta te mbledhin rraqet pa bere zhurme, te dorezojne tapite dhe te ikin.

  23. Të ndërrosh kombësi, të bëhesh pra ç’të duash dhe të vazhdosh të qëndrosh në Shqipëri … Kjo sipas teje Theollogos të jep diçka më shumë se po të vazhdosh të jesh shqiptar në Shqipëri? Përse? Sepse ndërhyn greku nëse të ndodh gjë?
    Nuk besoj se ka më nevojë të zgjatet komenti.
    The diku më lart që Shqipëria e Jugut dhe Greqia e Veriut kanë qenë para 1913 një tërësi ekonomike dhe se kjo tërësi ka më shumë ngjashmeri brenda vetes se Shqipëria e Jugut me atë të Veriut. A e din arsyen? Shqipëria e Jugut dhe Greqia e Veriut para 1913 ishin TOSKË, pra shqiptarë dhe jo gjysma e parë shqiptarë helenë e gjysma e dytë veç helenë. Prandaj edhe kjo trevë përbënte një tërësi ekonomike. Historia duhet studjuar e më pas mund të argumentohet e tashmja. Por, ke të drejtë kur i bie më qafë shtetit Shqiptar pasi pa të, me siguri që do kishte nga ata shqiptarë “të helenizuar” të cilët do e kishin lënë Bollanon të thahej në ndonjë degë peme për ta parë ata si puna jote. Mos përmend labë e grekë në një fjali se nuk qëndron as semantikisht (nga ana semantike). 2 të kundërta nuk i fut dot në të njëjtën fjali.

    1. Zoteri, historia nuk eshte ceshtje besimi dhe perzgjedhje narrative. Eshte ajo qe eshte, te tjerat jane vetem politike e dale boje. Problemi i ketij shteti ne kontekstin e ketij diskutimi eshte se sidomos ne periudhen e Enver Hoxhes e rregulloi perfaqesimin ne qark familjar dhe klasor (ky nisur nga premisat e luftes me shume), pa veshtruar mire se cfare procesi po i ndodhte nen kembe me urbanizimin. Per kete arsye nje komunitet si camet, ne shumice nje popullsi pa lidhje organike me ballafaqimin e 1944, e organizoi veten edhe pse ne shumice urbane, si nje minoritet i mbyllur thuajse i veteperjashtuar nga pushteti politik ne cdo nivel. Perfundimi? Te gjithe te rreshtuar nen nje kauze qe eshte e drejta e tyre historike, me lidhje dhe reflekse gati sektare ne marredhenit ndersociale, pa hequr asnje presje nga kapaciteti specifik ne pershtatje ekonomike dhe protagonizem ne sipermarrje. Ajo cfare dua te them eshte se predikimi nacionalist ne kete ketu qe me duket se e ka emrin Shqiperi ka zbritur ne duart e nje elite per here te pare eshte vetem ekonomike, por jo kulturore. Per krahasim, ne kohen e Zogut elita qe qeveriste perkonte me nje te shkuar te lavdishme, por i rezervonte vetes edhe aureolen e nje ekipi qe mbante diference kulturore nga te tjeret. Rrjedhimisht akuza ndaj regjimit aktualizohet me argumente vetem sociale; per te tjerat ka nje dakordesi relative. Ndryshe tani, te pasurit e rinj jane ish-cobenj apo matrapaze te sprovuar ne borderote e Sigurimit, qe ne emer te ruajtjes se disa privilegjeve jane gati te japin miratimin per cdo hajvanllek te radhes. Mire kjo, por kerkojne edhe Oleee-ne plebishitare si ne stadium, perndryshe je tradhetar, i shitur, ose paguhesh nga te tjere. Ajo qe u vlen per vete e paraqesin si akuze per tjetrin.

      Regjistrimin me vetedeklarim e ka zyrtarizuar Sali Rame Vicidol Lope Berisha. E njeh ti kete? Eshte ai tipi me floket me llak Intesa qe doli dje ne miting. Ky qe ta dish ti ka marre ca vota te nxehta nacionaliste shqiptare ne 2009. E pranoi edhe OSBE, e qepem edhe ne, madje une vete e kam pare me zili sesi nje njeri eshte kaq i zoti sa e merr pushtetin me matematike. D.m.th edhe njehere se mos keqkuptohemi; regjistrimin me vetedeklarim te etnise dhe fese, ne kushtet e nje realiteti social te njohur per te gjithe e ka kerkuar Vangjel Dulja qe ne vitin 2001, por Fatos Nano, si spiun i grekeve nuk ia dha kete kenaqesi. Madje po i njejti spiun pra Nano, edhe kur diskutohej ndarja e zonave zgjedhore ku Dule kerkoi bashkimin ne nje zone te vetme te territorit nga Palasa e deri ne Permet, tha JO. Arsyeja? Sepse ti Vangjel Dule je sic thote edhe Stavri Marko nje evgjit nga Dropulli. Kurse une jam tjeter kush. Sali Rame Vicidol Lope Berisha, kaloresi i bjeshkeve, namuzqari i patriotizmit i tha PO, Nikolas Gaxojanit. I tha PO. Tani meqe une u akuzokam per maskarallek dhe spiunazh apo marrje pensionesh nga Greqia pse te mos them qe Shteti shqiptar me ka dhene te drejten te shprehem; ta zeme brenda shqiptarise si kombesi ka diferencime kulturore qe per mua prevalojne ndaj etnise qe nuk eshte pergjegjesi e imja,por e gjyshit tim qe ishte tip kembengules. Ky shtet nis regjistrimin, ky po e shtyn. Ky shtet ben ligjin per gjendjen civile qe mundeson, e pse jo nxit ndryshimin e kombesise, po ky shtet e con ne Kushtetuese si antikushtetues. Cfare jane keto?
      Lidhur me rajonin ekonomik Shqiperi-Greqi, kam kohe qe mendoj se vrasja e nocionit Epir nder shqiptare, kthimi i tij ne nje mekat ligjerimor eshte nje fitore strategjike e shqiptarizmit i projektuar si antihelenizem. Madje edhe me koston e nje nulifikimi te historise. Rajonet ekonomike nuk nisen nga premisa etnike, por komunikimi kryesisht.
      Ndryshimi eshte evident mes dy grupeve; ai duhet Institucionalizuar. Geget dhe Tosket kane pervoja te ndryshme historike, me shume sesa te perbashketa. Eposi i Kreshnikeve i Kutelit eshte nje kuriozitet i bukur dhe lavdiplote, por shume i huaj.
      Madje edhe drejtuesit e spikatuar homologohen; Ali Pasha dhe Verua e moren pushtetin pas nje rrugetimi gati banditesk, per te mos e leshuar deri ne vdekje, ashtu si thote Konica me nje inat tosku. Por e sofistikuan teknologjine e tij.
      Bushatlliu dhe Zogu te katapultuar per shkak te prejardhjes dhe me fund pambuku. Keshtu edhe ky Vicidoli, u caktua nga shoku Ramiz, i vetmi shkodran i shperfytyruar sa te flase si nga Jugu. Venomet e Veriut dhe te Himares kreshnike vetem ata dy te paret i kthyen permbys se si i thone asaj pune, ka cecua bicak. Por edhe Blushi e thote; Skenderbeu u tregua i pabese me Aranitin.

      Eshte vete ky shtet- qe sikurse ne 7 prill 1939 (kam lexuar se kur diskutohej sesi duhej pergjigjur ndaj ultimatumit te Duces, vetem Thoma Orollogaj u shpreh prere per lufte) braktisi ne kater rruget, sikurse ne 1997 e coi ate ne humnere edhe tani ne 21 janar vret ne mes te rruges ne menyre te pabese e madje trashamane. Origjina te njejta, simptoma te njejta.
      I nderuar zoteri, mua greku as me hyn ne xhep, as me ndihmon dhe as kam qene ndonjehere. Une jam ai qe kam lindur dhe do jem ky qe jam, shqiptar. Por kjo nuk me ben te ngjashem me Saliun apo me Kreshnik Spahine. A nuk e beri ky i pari Shqiperine si gjithe Evropa? natyrosht qe po, e tha dhe dje ne miting.

  24. Theollogos, mos ngatërro nacionalizmin shtetëror me atë personal. Shtetin shqiptar përveç atyre që janë pjesë e tij nuk e respekton shqiptar tjetër me dy pare mend. Në aspektin personal, panvarësisht mefshëtisë së shtetit, askush nuk e pengon shqiptarin të ndjejë atë që quhet atdhedashuri. Mund të mos provosh krenari për vendin tënd, madje mundesh edhe të ndihesh i turpëruar prej tij (faktikisht për atë ç’ka ndodh aktualisht në Shqipëri) por kjo nuk do të thotë që një shqiptar të bëhet grek apo kinez sepse “atje është më mirë”.
    Tjetër, të jesh shqiptar e të duash kombin tënd nuk të bën as Sali e as Spahi pasi ti je Theollogos në radhë të parë, më pas je qytetar i krahinës nga vjen, me përkatësitë e asaj krahine, më pas je Toskë (nga diskutimet më dukesh toskë), më pas je Shqiptar, Europjan e së fundi njeri (megjithëse kjo duhet vënë e para). Pra nacionalizmi, fut këtu edhe vlerësimin e figurave që kanë luftuar në mënyrën e tyre për kombin siç është edhe Dom Nikolla Kaçorri, nuk ka të bëjë me katundin apo qytetin nga vjen por me diçka më të madhe. është pikërisht kjo më e madhja që i bashkon Toskë e Gegë. Dialekti e kultura lokale (që ka më shumë të përafërta nga sa mendon) përbëjnë pasurinë e kombit. Sidomos në Shqipëri kjo pasuri është tepër e madhe pasi çdo fshat ka dialektin e tij si dhe kulturalizma të veçantë por që më gjerësisht janë pjesë të kulturës shqiptare.
    Përsa i përket çamëve, ishte regjimi ai që i izoloi dhe që i detyroi të grumbulloheshin rreth vetes si një popullsi me kulturë të përbashkët e me një të shkuar të përbashkët, pra me një problem të përbashkët. Çamët nuk ishin një popullsi pa lidhje organike me ballafaqimin e 1944, përkundrazi, ishin çamët strumbullari i problemit. Dhe kjo është histori.
    Besimet janë për ata që e kanë mendien me çelës.
    Marrëdhëniet greko-shqiptare i kanë rrënjët shumë larg e nuk mundemi ti ndajmë sipas momenteve të caktuara por mundemi të ndjekim thyerjet që kanë pësuar këto marrëdhënie në momente të ndryshme si dhe të kuptojmë arsyet e këtyre thyerjeve. Kemi më shumë fakte e kohë për të kuptuar reagimet e Greqisë se sa çamët të cilët nuk e kuptuan se ç’u ra përsipër. Po ashtu, kemi më shumë fakte e kohë për të analizuar e kuptuar sjelljen e Greqisë ndaj Shqipërisë në të shkuarën e në të tashmen.
    Në këtë aspekt, çdokush që ka njëfarë atdhedashurie do ndihej i prekur e i revoltuar nga përpjekjet greke në kurriz të Shqipërisë panvarësisht sjelljes së qeverisë shqiptare. Kjo atdhedashuri çoi në rezistencën shqiptare më 7 Prill 1939 e kjo atdhedashuri ka çuar në formimin e rezistencës ndaj çdo ndërhyrje të huaj në çdo vend të botës. Të ishte veç për qeveritë, bota sot do ishte ndryshe.

    1. Nese shtetin shqiptar nuk e respekton njeri, pse me duhet qe t’i jap llogari per zgjedhjet e mia atehere? Mjafton qe ne raportin tim me te te zbatoj pike per pike te gjitha detyrimet dhe asgje me shume. Madje shteti si i tille ne kohen e sotme nuk mund te llogarise besnikeri nisur nga premisa etnike. Perndryshe cili eshte kuptimi i demokracise? Pse ky shtet, qe ne situata krize zgjat nje ore vetem, me kerkon mua sot llogari per perkatesine time nacionale? Per cfare i duhet? Ai rrecke qe rrecke eshte. Qeveriset nga hajdute qe u intereson vetem fitimi dhe nuk u prishet shume se nga anojne banoret e vet. Pse ngrihen struktrura shteterore si KLD, qe paguhen me taksat e te gjitheve, ne emer te nje Kushtetute ne themel te te ciles jane te drejtat e njeriut per te folur per dukuri sociale qe jane ne fund te fundit nje zgjedhje e detyruar e qytetarit per shkak te ketij shteti? 150 000 shqiptare thuhet se kane marre karta homogjeni-te gjithe keta e urrejne Shqiperine, jane te ndyre dhe masakrenj? Mos eshte valle se nuk e duan kete qeverisje, e cila kur vijon per kohe te tera behet e padurueshme? Mos eshte valle se kur kjo qeverisje dialektore tashme, kur i tund me mjete te ndryshme qytetarit simbolet kombetare per te siguruar nje mbulim per zullumet e veta, thjeshte sa i proneson ato sikur te ishin mall pa Zot dhe per pasoje i ben te pavlera? Duart perverse qe tundin nje flamur kuq e zi vjen koha dhe e bejne tjetrin te mos shohe flamurin, por doren dhe fytyren e atij qe i tund. Behet pis edhe flamuri i shkrete, bashkohet me tundesin si ne rastin e Kreshnik Spahiut.
      Jo te gjithe jane luftetare dhe enderrimtare te nje kauze te madhe sic na qenka Shqiperia dhe kombi shqiptar. Ka edhe njerez qe duan vetem te jetojne normalisht, te kene nje hapesire normale ku te punojne dhe te kultivojne identitetin e tyre ne nje liri qe ua garnaton ligji. Kaq. Predikimet per kobin shqiptar dhe rrenjet e tij ne zgafella te padegjuara historike i interesojne pak njerezve me interes studimor. Muji, Halili, jane tipa interesante sidomos ne grafitet e librit te Kutelit, por sinqerisht qe pak gje thone per veshin e nje te riu qe pi frape andej poshte. Dhe nuk eshte se jeta eshte bere me e keqe nga kjo mosnjohje, sikunder jeta e 600 000 shqiptareve ne Greqi eshte me e mire se ne Atdhe qe uzurpohet periodikisht nga banda politike.
      Kur flas per ballafaqimin e 1944 e kam fjalen per perplasjen mes komunisteve dhe nacionalisteve qe perfundoi me fitoren e te pareve. Ku hyjne camet ketu sa mandej te behen problem thelbesor? Asgjekundi. Perndryshe nuk merrnin udhet ne 1946 drejt Shqiperise komuniste. Diktatura nuk hodhi faren e paragjykimit dhe perjashtimit per kete komunitet; ai eshte i rrenjosur ne mendesine e shqiptareve dhe mos te bejme sikur nuk e dime. Thjesht mbetet fakt; me greket jemi “Dy popuj miq”.
      Pse e them kete qe ty mund te mos te te pelqeje? Sepse sikurse thua ti rendi i gjerave ecen ne kete kah:

      Ti je Theollogos në radhë të parë, më pas je qytetar i krahinës nga vjen, me përkatësitë e asaj krahine, më pas je Toskë (nga diskutimet më dukesh toskë), më pas je Shqiptar, Europjan e së fundi njeri (megjithëse kjo duhet vënë e para).
      Kete rend deshiroj qe te sigurohet mire ne kete vend qe prezantimi me njeri-tjetrin te jete i sinqerte, i barabarte dhe qe Kombi te jete nje nocion qe me vjen natyrshem ne mendje dhe jo nje artikulim me takt ne prani te nje te ndryshimi.

  25. Ka atdhe, ka dhe memedhe. Do te thene se ky dheu, eshte edhe babe edhe nane.

    Problemi ne diskutimet e disa nderhyresve bejne nje gabim trashanik : e “monedharizojne” vendin e te pareve. Nxjerrin lloj-lloj shkasesh alla gjepura per te justifikuar veprimet e tyre me teper te dyshimta.

    Theollogos deshiron te na terheqe ne nje terren me te vertete te frikshem : per te, atdhetarizmi eshte funksion (nenkupton : ne varesi) i klases politike. Dmth, meqe politikanet (presidenti, kryeministri) jane vjedhes, atehere une s’jam shqiptar shkoj e marr nje karte “omogéneis”, me falni per shprehjen, nje karte te qelbur qe thjesht te shton nje kile makarona me teper ne tenxhere.

    Po nuk t’u rreqeth trupi kur kendohet himni juaj, po nuk te te ndeze kenga “Bageti e bujqesi” e Naim Frasherit apo “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” e Vaso Pashes (Pashko Vases), atehere eshte e kote qe disa t’i thone vetes shqiptar.

    Po, ne duhet se pari dhe mbi te gjitha te jemi TE RACES NJEREZORE. Po, ne duhet te jemi njerez. Por qenia njeri nuk shkon asgjekundi kunder qenies shqiptare apo kinez apo amerikan.

    Gjithkush duhet ta fuse mire ne koke : nuk ka rendesi se çfare ben Sali Berisha apo Bamir Topi, kjo s’do te ma heqe kurre kujtimin e shume e shume jeteve qe jane dhene per kete toke. Keta te dy qe permenda, jane asgje dhe askushi perpara mijera vjetesh mbijetese. Ata qe e lidhin atdhedashurine me ekzistencen e nje politikani, s’kane kuptuar asgje dhe ne thelb jane ASKUSHET, dhe me mire te mos i llogaris fare ne llogoren time. Me mire t’i llogaris si te vdekur.

    Duhet marre vesh njehere e mire : eshte nder te jesh shqiptar, ashtu siç eshte nder te jesh kinez, serb, apo senegalez. Gjithkush qe deshiron te jete krenar per rrenjet e veta, do te gjej ne historine e vet emra me ke te krenohet. Edhe Serbet mund te gjejne te tille. Nje Serb qe denon krimet qe jane kryer nga vellezer te tille, ai duhet te jete krenar qe eshte serb. Nje Millosheviç apo nje Hitler nuk me ben mua qe te urrej qenien serbe apo gjermane, por eshte pikerisht mbi denimin tim te ketyre personave qe ngrihet krenaria ime e te qenurit serb dhe gjerman.

    Pikerisht, argumentet e Theollogos dhe te ndonje tjetri, per mua jane te paqena, jane KOHORE nderkohe qe dashuria apo me mire MERAKU per ta pare vendlindjen tende sa me lart jane AKOHORE, dhe s’duhet te hyjne ne asnje funksion.

    Shkyçuni nga politika, nga emrat e perveçem, mendoni se Shqiperia eshte nje nocion, nje ide. Kujtoni fjalet e Charles de Gaulle : “J’ai une certaine idée de la France” (KAM NJEFARE IDEJE TE FRANCES).

    E tille eshte çeshtja : do ta kisha shqyer nje karte homogjeni 300 euroshe, thjesht per hir te Mihal Gramenos, Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, apo Bajo Topullit. Femijet e mi, apo prinderit e mi, mund te jetojne fare mire pa 300 euro, sepse t’ia mveshesh fajet varferise, eshte thjesht t’i ikesh pergjegjesise tende vetjake.

    1. Retorike patriotike boshe.
      Nuk ka vlere aspak.

      Sa per te vrare e te gjymtuar, diku kam lexuar se psh mbi 8 mije nga ushtaret greke te vrare ne luften e pare boterore, ishin emigrante greke nga Australia/ Amerika dhe vende te tjera, qe lane rehatin e tyre dhe u kthyen ne atdhe per te luftuar per te.
      Me thuaj nje rast se kur e kemi bere ne kete.
      Qe nga koha e Ali pashes, Bushatllinjve e deri vone, ne mos kemi tradhetuar te tjeret, kemi tradhetuar e vrare njerit-tjetrin. Dhe vazhdojme ta bejme sot e kesaj dite.

      Me thuaj se pse ka aq ndryshim midis tokave te manaxhuara nga shqiptaret ne krahasim me ato te manaxhuara ( lexo jetuara) nga te gjith fqinjet tane rreth e qark. Ne 1999 ne pershkrimin e nje gazetari amerikan te Shqiperise shkruhesh se nuk merresh vesh se kush kishte ishte pjesa qe sapo ishte bombarduar, Serbia apo Shqiperia, aq pershtypje i kish bere gjendja e mjere e vendin e shqiponjave.
      Tek ne trimi me i madh, burri me i zot e me i respektuar eshte ai qe ka mustaqet me te medha apo zerin me te trashe.

      Aludimi me 300 euroshin si leter higjenike nuk eshte i ndershem. Une thjesht e kam pare si driteshkurtesi te qeveritareve greke, sepse jane para qe ne nje menyre ose tjeter hyjne ne qarkullim dhe shpenzohen ne ekonomine dhe territorin shqiptar. Nga ana tjeter minoritaret grek te Shqiperise ne Greqi e kane me kollaj te marrin shtetesine ne maje te Olimpit se sa ne shtetin Grek. Pastaj edhe kur bie rrufeja e ndodh qe te marresh pasaporten greke, te gjithe meshkujt nen 41 vjec u duhet te bejne 1 vit sherbim te detyruar ushtarak, i cili bythepambukeve te ardhur nga Shqiperia nuk u pelqen, se kane plane te tjera familjare.
      Ky eshte shqiptari yt edhe i imi bashke. Po qe per ndonje perfitim personal te cfaredo natyre, jemi te paret ne radhe. Po qe per ndonje detyrim ndaj shoqerise apo shtetit, obligimi eshte pergjegjesi dhe detyre e te tjereve.

      Ne gjithe pathosin tone patriotik ka nje lloj fallcitet qe ndofta spjegon se pse per keta 100 vjet s`kemi bere vecse nje vrime ne uje me ate vend. Patriotizmi tek ne eshte thjeshte nje ide. Ose tek e shumta nje cope pelhure ne forme flamuri apo bluze vere me menge te shkurtra. Patriotizem pa buke nuk ka. Patriotizem i pamaterializuar nuk ekziston. Po qe se ai ngelet ekskluzivisht ne boten e ideve atehere ajo eshte thjesht nje fjale boshe, une figure de style.

      Prandaj mos i bjer ne qafe Theollogos. Te pakten ndryshe nga une edhe ti qe kemi marre arratine e jemi shkaperdare ne cdo cep te bote, ai eshte akoma ne ate vend. Paguan takstat aty, kontribuon aty, rrit familjen aty, gezon te mira dhe urren te keqiaj e atij vendi. Por ndryshe nga une e tij, qe kemi mundesi per te zgjedhur se cilen pjese te atij vendi te perdorimi, ai nuk e ka kete lluks. Keshtuqe lere rehat ne pune te vet. Personalisht me mire te lexoj mbi hallin e Theollogos se sa per kengen e radhes te flamurit.

  26. Mustafa Nano kishte bërë një shkrim në site-in e vet mbi nepotizmin si dukuri dhe përfshirjen e tij në administratë. Konkretisht në diplomaci.

    Këtu shkrimi: http://www.respublica.al/mat.php?idm=617&idr=10&lang=1

    Ky shtet nuk është i SHQIPTARËVE. Duhet të ishte i tillë, por nuk është. Është një shtet që mohon mundësinë dhe aftësinë për të realizuar potencialin e gjithkujt, nëse nuk ke hallën, tezen, dajën, xhaxhain apo kushëririn e duhur.

    Ndërsa nëpërmjet NËNshtetësisë, nuk sugjeron gjë tjetër veç nënshtrimin ndaj këtij realiteti.

    1. Muci si gjithnje spekulon pa turp, ndaj dhe e prisja qe ta rimerrje ti J..
      Asaj listes i mungojne nja pesedhjete te tjere femije dhe niper socialistesh te cilet per etike spo i permend se skane ndonje faj, madje disa edhe i kam miq, po qe per hir te se vertetes duheshin permendur ne ate temen e nepotizmit. Duhej pare a kane hyre me konkurs sipas ligjes apo jo, a ka patur vertet konkurrence gjate konkursit etj.Po une sjam Muci dhe spo permend njeri me emer pa shkak sidomos kur e di qe atij vetem per nepotizmin sja ndjen.
      E mos me thoni qe ai ska ku ti gjeje e qe lista qe i erdhi aq njerez kishte, se dalim tek detyrimet etike minimale te nje gazetari ( mezi ma nxuri goja ta quaj te tille po spo dua ti jap material kot ndokujt).
      He J. se ti je dhe personazh kurajoz, cta quajme kete dalldine e fundit te Mucit? Une do thoja nje fjale qe fillon me k dhe mbaron me llek po do akuzohem per turqizem kam frike.

      1. Adashi im Assagne, thoshte që organizatat okulte dhe konspirative, luftohen nga brenda. Për sa kohë u del sekreti dhe konspiracioni, atëherë kjo gjë ndikon në prishjen e tyre. Sepse u prish “omerta-në”.

        Ti më tej evokon “etikën”. Etikës së kujt i përgjigjesh ti? Asaj të omerta-së brenda organizatës okulte të MPJ?

        Jo në fakt, as këtë nuk e bën. Sepse përmend “socialistë të emëruar jashtë ligjit”. Pa përmendur emra. Kjo është ta bësh dobiçin e ta lësh në derë. E di besoj se cila kategori qëniesh e bën këtë gjë, apo jo? Edhe kjo kategori fillon me k…

        Ti e di se në USA psh, kur dikush konstaton shkelje të ligjit, është i detyruar ta denoncojë, se përndryshe konsiderohet krim, me pasoja legale madje, si fshehje e shkeljes. Me fjalë të tjera “omerta”.

        Meqë e ke ditur, ty nuk të bën përshtypje, as të bënte deri tani që këto emërimet ishin jashtë ligjit? Me një fjalë hesht ti, të hesht unë dhe të gjithë të kënaqur?

        Spekullimin këtu, po e bën ti dhe jo unë, as Muçi. Apo është fjala jote ajo, e përdore ti i pari (u saw it first kind of thing), dhe për këtë është fjalë e “xanun”?

        Meqë më thua mua kurajoz, atëherë, bëhu ti më kurajoz se mua, dhe publikoje listën. Muçi të paktën, po publikon FAKTE. Të njëanshme? Mbase, po duhet shumë më tepër që ta vërtetoj këtë gjë, sesa një spekullim i pastër me 50 emra fiktivë.

        Madje ti mund të bësh dhe një gjë tjetër… shko tek site i Nanos, bëje një koment me atë listë, nëse Nano nuk ta boton komentin, atëherë i bashkohem dhe unë çështjes tënde, se Nano po bën dhe thotë nga ajo k-ja e parë që përmend ti. Madje, sinqerisht po të lutem ta bësh, sepse do i bëje një shërbim shtetit tënd dhe ligjit.

        Edhe një kuriozitet… të kam parë që stë rrihet pa përmend k-ëra në forma të ndryshme dhe vend e pa vend. Si është kjo punë, ma shpjegon ti mua? Kurioziteti im qëndron në faktin se po përmend një mjet, të papërdorshëm në internet.

  27. Shteti dhe kombi jane me shume sigurisht dhe jashte pushtetit qe eshte i perkohshem. Pushtetaret shkojne e vijne (po te doni edhe sistemet), bashkesia dhe ideja qe e ka bere tok kete bashkesi mbetet aty.

    Sado i keq dhe monstruoz qe ishte sistemi komunist i E. Hoxhes, nuk mund te gjykoj rende ata njerez ne moshe madhore qe kane jetuar ne ate sistem dhe gjithsesi kane ngelur shqiptare (pikerisht se e donin shume me teper Shqiperine se komunistet shqiptare), nuk kane flakur tutje identitetin e tyre edhe pse nuk pajtoheshin me sistemin kriminal te stalinisteve shqiptare.

    Gjermanet qe luftuan ne LDB nuk ishin te gjithe naziste. Ata luftuan per vendin e tyre, sipas fjaleve te Churchillit, kur ketij te fundit ju propozua nga Stalini qe te ekzekutonin 50 mije ushtarake gjermane. Ata nuk ishin kriminele pse kishin luftuar ne front pas urdherave te eproreve. Ata ishin dhe mbeten gjermane pavaresisht qe ne emer te tyre u bene ato krime monstruoze.

    Po keto jane çeshtje identiteti, adrese, guri qe e mbjell ne oborr te shtepise qe jo te gjithe i kuptojne dhe ndjejne njelloj. Endacaket qe shetisnin nga malet e Pindit ne Gramoz, qe perveç kopese me dele nuk njihnin gje tjeter, edhe pse i nguli xhaxhi ne tokat e huaja, perseri instiktet e endacakut nuk ju shqiten. Ngrejne koke here pas here.

    Keta endacake shtetin e kombin e duan vetem kur sundojne keta, mos e dhente Zoti te qeverisin e drejtojne te tjere qe ne perfytyrimet e endacakeve jane ndryshe e te keqinje, se keta i hidhen ne brekushe te parit qe paguan.

    1 vit na ndan nga 100 vjet Shqiperi e pavarur. Perqendrohuni mire tek 100-shi. Ne kete shekull pavaresi pushtetaret dhe sistemet kane ndryshuar, por 100-shin nuk e bejne 50, as 20 apo 30.

    Shqiperia ne 5 vite qeverisje te Berishes dhe PD eshte ndertuar, eshte zhvilluar, eshte pasuruar me shume, ka ndryshuar per mire, perseri endacakeve nuk ju hyn ne sy. A eshte problem kjo? Jo hiç.

  28. Une se bashku me familjen, e madje me gjithe fisin e afert kemi vetem pasaporte shqiptare. Madje tani qe po e mendoj nuk kam asnje njeri te afert ne Greqi. Kjo eshte e verifikueshme meqe logjika e disa komentuesve e lidh qendrimin tim me interesa te caktuara. Por me thjesht, une vetem kam nje pasaporte shqiptare dhe nje karte identiteti te leshuar nga Republika gerdalle e Saliut. Perkundrazi, 3 anetare te Gjykates Kushtetuese dhe nje deputet shume i njohur i Partise Demokratike kane karta homogjeni. Pra kane ndryshuar emrat dhe identitetin, vulosin firmosin ne Janine dhe japin leksione ketej. Keto jane fakte. Kush jeton ne Shqiperi e ka te lehte te beje verifikimin. Vend i vogel ky yni. Sot mediat transmetuan informacionin se edhe ne Shkoder u verifikuan raste te NDRYSHIMIT te kombesise nga qytetare qe kishin aplikuar per kombesi serbo-malazeze. E theksoj fjalen ndryshim per te kuptuar se procesi perfshin shqiptaret dhe jo pakicat. Ka edhe came me gra minoritare qe kane ndryshuar kombesine se bashku me femijet e tyre. Po pse ndodhi kjo? Pse? E ben dikush kete pyetje, perpara se te gjeje tradhetare ketu? Ka ndonje komentues qe te marre ne konsiderate se perse fenomeni gjen perseritje ne Jugun e Shqiperise? Dikush flet per Papa Kristo Negovanin dhe ndonje tjeter, por ne komente te tjera vjell vrer per Taqet e Toskerise dhe standardit. Nuk ka problem, inate te brendshme. Kete them edhe une qe keto inate po na lene mbrapa, po na armiqesojne me njeri-tjetrin. Prandaj formula rajonale e Italise apo e Gjermanise nuk perben tradheti, te pakten duhet marre ne konsiderate seriozisht. Shqiperia eshte nje shpikje politike, nje dukuri ne koke idealistesh qe nuk po funksionon. Ketu nuk kemi as nje Vatikan brenda te na detyroje unitetin, por nje mushke qe po pergatit vrasje te tjera.
    Dikush thote se une monetarizoj atdhetarizmin. Une pergjigjem; je i trashe ne artikulim mesa duket per shkak te dashurise per atdheun, dashuri te cilen kerkon ta ofrosh si model unik sesi duhet vendi. Je i trashe, sepse nuk pranon te kuptosh qe kete monedharizim e kane bere shqiptaret vete qekurse deklarohen te gatshem per te ndryshuar kombesine, per nje pension, per nje jete me te mire, por edhe per ti ikur nje shteti banditesk qe ne mendjen e nje njeriu te thjeshte bashkohet me vete vendin. Nuk thote njeri; ne shtetin shqiptar nuk jetohet, por se Shqiperia nuk behet. Shume e rende kjo. Ka nje fenoment te perhapur sipas te cilit na behet e ditur se emigrantet shqiptare kudo nuk u mesojne femijeve shqip, madje nxisin te kunderten ne emer te integrimit ne shoqerite ku jetojne. Nuk shoh ndonje komplot ketu, thjesht mendesi shqiptare dhe nje arratisje ne mase nga e dhan fillestare e kombesise. Ky po qe eshte monetarizim i atdheut dhe kombesise dhe jo ai qe une them ketu.

    Dhe pse e dua vendin ku kam lindur nuk dua te shoh te bere pis, te ndotur dhe te felliqur nga lloj lloj formash te kafkes, dialektesh dhe ere njerezore qe te me bejne leksion sesi ta dua, se per cfare te angazhohem dhe se per cfare te bertas. Edhe debati i ketushem deshmon se rruget nuk jane te njejta-si tha dikush behet edhe pa gjirokastritet dhe ata nga Saranda. Fundja Kosova ka per Nene Serbine-doli dikush te thote te verteten me ne fund.

    PS: Metal Boy, hic. Qenke ketu. Mos fol per Xhaxhin se te shkon qafa keq si demokrat qe je. Shqiperia ne 5 vite te malokut vihet ne pikepyetje, deformohet dhe turperohet aq sa nuk ka ku te veje me. Ku i coi ne 1997 maloku femijet, ne Itali? E? Se nuk e mbaj mend mire. Po konvoji i anijeve ushtarake nga Bisht Palla ne Itali me flamur te bardhe ne kohe te malokut u nis? Po flamuri grek kur u ngrit ne Sarande dhe Himare? Se mos ishte kur malokun e kthyen me bythe perpjete dhe e bene te flinte me kallashnikov te koka? Po regjistrimi i popullsise kur po behet? Po marreveshja e ujerave me Greqine kur u nenshkrua? Po naften ne Jugosllavi kush e conte? Dhe pavaresisht ketyre, Saliun ne Kosove e presin me lule e brohorima. Po natyrisht eshte djali i tyre, por jo i Joni. Kete po them edhe une.

    1. Dikush flet per Papa Kristo Negovanin dhe ndonje tjeter, por ne komente te tjera vjell vrer per Taqet e Toskerise dhe standardit. Nuk ka problem, inate te brendshme. Kete them edhe une qe keto inate po na lene mbrapa, po na armiqesojne me njeri-tjetrin. Prandaj formula rajonale e Italise apo e Gjermanise nuk perben tradheti, te pakten duhet marre ne konsiderate seriozisht

      Ate formulen ‘taljone’ mbaje me shendet se neve qe jena gjys geg e gjys toske s’na vyn hic (apo dashke nje zone te vecante per ne?)

  29. Theollogos,

    Ju vazhdoni te ngulmoni ne “kohe”. Ajo qe thashe une, eshte : dilni jashte kohes. Atdheu apo memedheu apo velladheu apo moterdheu, si te doni ju, eshte akohor. Kjo eshte ideja. C’me duhet mua, thjesht si individ, se Shqiperia ka nje maskara ne krye ? Ajo qe mund te bej une, ne nivelin tim te thjesht prej individi, eshte : te ruaj drejtimin tim njelloj sikur te isha i vetmi mbi kete truall shqiptar. Edhe sikur 4 milione shqiptare te deklaronin se s’jane shqiptare, eshte perseri ne te drejten e nje individi te vetem te deklarohet shqiptar. Nuk e kuptoj çfare lidhje ka qendrimi juaj mbi kombesine tuaj, me qendrimin tim mbi kombesine time ? Keto dy gjera jane krejt te zgjidhura, pa lidhje. Poshtersite e dikujt nuk me bejne mua qe t’i bie kryq asaj ku jam lindur dhe ç’kam folur per here te pare.

    Nje nder formulat me famekeqe te shqiptuara ndonjehere nga nje Shqiptar, eshte ajo e Faik Konices : “Shqiperi, te kam dhjere, s’te kuptova asnjehere”. (Me ndjeni nese kjo thenie i perket dikujt tjeter, ç’rendesi ka).

    Do te thote : qe Shqiperia u dashka dashur vetem nese e kuptojme. Perndryshe, ulim pantallonat dhe ia bejme ne koke. Ky qendrim, per mua, eshte nje shkembim pastertisht “merkantil”, me nje bilanc ç’me dhe e ç’te dhashe, dhe ne fund, me patjeter rezultati duhet te jete pozitiv per mua !!

    Po sikur te qaset kendveshtrimi tjeter : e ç’rendesi ka nese bashkatdhetaret e mi me perbuzin, une do te vazhdoj te bej aq sa mundem per diçka me te madhe se ata, dmth per idene e Shqiperise ? Perse disa zoterinj e ulin idene e tokes se te pareve ne nje marredhenie mes njerezish bashkekohore ?

    A nuk do te ishte e mundur qe une dhe theollogos te hyjme ne dialog me psh Gjergj Kastriotin apo Papa Kristo Negovanin ? Perse duhet te hyj ne dialog me Sali Berishen apo fqinjin e shkalles per te sqaruar qendrimin tim ndaj Shqiperise ?

    Keto pyetje duan pergjigje. Eshte verberi e skajshme kjo qe dikush ta trajtoje vendin e vet, marredheniet e tij me kete te fundit, thjesht siç trajton nje marredhenie me shitesin e bukes tek cepi. Ketu nuk flasim per njerez, flasim per nje ide. Eshte ideja apo fryma apo flaka ajo qe mban ndezur disa individe per t’i perkitur nje vendi. Dhe kjo flake eshte jashtekohore, universale, e perjetshme.

    Nje individ, nga dashuria e madhe qe ka per vendin e vet, e ka per detyre qe t’iu thote bashkatdhetareve apo drejtuesve te tij se ku e kane gabim. Nese Shqiperia zhytet ne urrejtje etnike apo fetare, nje individ i shendoshe nuk kercen menjehere per te thene me vjen turp qe jam shqiptar, porse i thote ketyre me lart se une nuk ju ndjek ketu, nuk ju ndjek juve, ketu, me emer dhe mbiemer, ne kete kohe dhe ne kete vend, porse emrin e Shqiperise nuk do ta njollosni ju, sepse ky vend ka nxjerre dhe burra te tjere me te ndritur. Ky eshte diskutimi i njeriu te shendoshe.

    Ekziston nje shprehje e thelle qe thote :

    NJE KOMB NJIHET NGA EMRAT E MEDHENJ QE AI KA NXJERRE.

    Me nje fjale, Gjermania nuk njihet per Hitlerin, por per Goethen. Franca nuk njihet per Petain, por per de Gaulle. Shqiperia nuk njihet per Enver Hoxhen, por per Skenderbeun, e me radhe.
    _________

    Sa per jeten tuaj private, Theollogos, nuk me intereson, siç nuk me ka interesuar kurre te di nga jeta e bashkebiseduesve te mi, reale apo virtuale. Qofshi me shendet, kudo e kushdo qofshi.

    1. Po e ke fjalen per lumenjte, fushat si qilim, malet dhe ujerat qe gurgullojne ane e mbane, kecat dhe dhente qe blegerijne nder ledhe, bariu qe i bie xhurase, une te thom se jam me nostalgjik sesa ty. Por Shqiperia ka bere ne mos perpara, Tutje. Ka cobenj me celulare qe nisin sms te numri antikorrupsion. Po keshtu ka qindra lloja markash uji te pijshem, por ku mungon firma Uje Vendi, qe kompensohet nga mishra te therur kecash te pafajshem anes rrugeve nacionale ende ne konstruksion. Gjithe kjo teknologji dhe Shqiperia eshte me pak transparente sesa ajo e Naimit qe mbante korrespondence endrrash. I hodha nje sy poemes e Naimit; fliste shume per natyren dhe Zotin dhe druhej kur fliste per njerezit. Ndonje bari aty ketu, nje druvar ekzotik, sepata e te cilit eshte e vetmja frekuence njerezore, ndonje lutje per te Madhin Zot dhe nga fundi nje strofe qe me ben ta maesoj permendsh:

      Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
      Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
      Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
      Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.
      Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
      Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

      Eshte toskerisht, nuk gjeta nje variant me letrar.
      Edhe Papa Kristo Negovani (Negovani eshte fshati i Koci Xoxes) dialogonte me turqit, greket per te permiresuar Shqiperine qe natyren ia fali Zoti. Nuk e di c’beri me shqiptaret? Dhe ndjese paste se as ai dhe as i ndjeri Kacorri nuk kane patur nderimin duhur.

      Une thom se vetem 3-4% e thone te verteten ne kete vend. Edhe ata me ze te ulet, apo ia thone vetes.

  30. Me kete aftesi per te kthyer pllaken qe ke ti o theollogos, do behesh koke politike po t’i kushtohesh.

    Ajo qe ka rendesi qe thua ti eshte se Sala s’do te na numeroje derisa te zgjidhet kriza e brendshme, u shty numerimi per nje kohe te pacaktuar.

    ”’Nuk thote njeri; ne shtetin shqiptar nuk jetohet, por se Shqiperia nuk behet. Shume e rende kjo. ”’

    Kjo nuk eshte shume e rende, para Pavaresise e thonin ata qe s’kishim besim tek Pavaresia, pas pavaresise e thonin po te njejtet. Ty po te t’projektoja 100 e kusur vjet prapa do te t’gjeja duke thene te njejtat gjera, por edhe po te t’projektoj 100 vjet ne te ardhmen do te t’gjej duke thene te njejtat gjera.

    Nuk eshte aspak e thjeshte qe Shqiperia te behet (si Italia, Gjermania, Franca etj), per shume e shume arsye, nderkaq ne Shqiperi jetohej dje, jetohet sot e do te jetohet edhe neser.
    Shqiperia ofron nje tot mundesish, kujt s’i pelqen apo s’gjen dot hapesira udhen e ka hapur. Per shekuj me radhe keshtu eshte bere, vetem komunizmi e bllokoi udhen, tha te pelqen, s’te pelqen ketu do rrish.

    Shiko, shqiptaret kane qene gjithnje (hiq komunizmin) shume liberale ne kete drejtim, kush do rri, kush do iken. Jashte bej e behu çfare te duash, por brenda vendit nuk falet dalja nga rreshti. Ti kete duhet te kuptosh, se çfare eshte emigranti jashte, kjo nuk ka rendesi, por ama ka rendesi te dores se pare ç’je brenda, te behet ekspertiza nga katragjyshi e deri tek leket qe ke ne xhep, pa harruar ngjyren e lekures, rigorozisht e bardhe (Sepse ti Vangjel Dule je sic thote edhe Stavri Marko nje evgjit nga Dropulli).

    Qe thua ti, brenda vendit te leverdis te jesh jo vetem DOC por edhe DOCG ( di origine controllata e garantita) dhe nuk ka te beje me ndofare nacionalizmi poetik a romantik, te kujtoj Gjon Muzaken qe thosh se Skenderbeu ngjan si serb (ndoshta edhe si kunje per origjinen e se emes, nuk e dime), ta kam llafin eshte diçka qe ndodhet ne ADN kulturore, te ciles as qytetaria e qyteterimi s’ka ç’ti beje.

    Brenda vendit te leverdis ti fshehesh kembet si gjarperi, kurse ti thua hajde e pranojme qe per inat te Berishes une behem grek. Eshte e pamundur, biles eshte nje asist per disa gege ne luften e tyre gjys-imagjinare e gjys-reale per dominimin e shtetit shqiptar.

    1. “Eshte e pamundur, biles eshte nje asist per disa gege ne luften e tyre gjys-imagjinare e gjys-reale per dominimin e shtetit shqiptar.”

      Thotë një fjalë të urtë populli i jugut: Korçën deshe, Korçën të dhanë, të dhjeç dhe Korçën siç bëre me Beranë.

  31. “Zoti theollogos, nuk ka nevoje te çirresh kaq shume, e dime qe te preken interesat vetjake a fisnore nga ndonje shtrengim i mundshem, se na e ke bere e qarte qe me pare se te hyn parja nga greku”.

    Kete e ke thene ti me pare, se bashku me ndonje tjeter qe ka dobesi emocionale ne diskutimin per greket. Une e nisa diskutimin mbi nje fraze te perdorur ne shkrimin kryesor-shqiptar i mire. Me duket se ka humbur kjo specie fare sot edhe pse teorizimi e merr ate si te mireqene edhe per aktualitetin.
    Kam thene edhe me lart-jemi ne nje blog ku themi mendimet tona, qe mund te krijojne koniunkture te brendshme nisur nga pikepamjet e perbashketa apo edhe ndarja mes tyre, por minimalisht ato jane pikepmaje qe nuk do te duhet te implikoheshin me situaten e tanishme ne vend qe kryesisht prodhohet nga ata zedhenes dhe vendimmarres qe vetem mallkohen nga mengjesi deri ne darke.

    Tani ti thua qe se cfare eshte emigranti jashte nuk ka rendesi, por brenda nuk falet dalja nga rreshti. Po regjistrimin nuk me thua kush po e ben? Emigrantet? Apo shteti yt? Te pakten emigrantet na paskan te miren se sic deklarohen jashte, deklarohen edhe brenda. Qenka deficitar i madh ky shtet per qytetaret e vet.
    Kur nje njeri me thote se jam grek, me tregon edhe pasaporten, une mund te mos e besoj tere jeten, por faktit te tij ekzistencial ai i ka mbivendosur nje vendim sovran te ndergjegjshem qe mua me percjell nje mesazh shume me te qarte dhe aktiv politikisht dhe nga ana sociale sesa nje e dhene e vdekur ne Regjistrin e Gjendjes Civile. Statistika e Shqiptarise, qe per ty niset nga premisa teorike dhe nacionaliste, ndersa per shtetin nga premisa llogarish elektorale dhe detyrimesh qe lidhen me nje emer vetem, eshte ne vdekje klinike te plote. Pranojme kete, e shohim perdite dhe mandej para se te bertasesh mund te me shpjegosh se perse ndodhi? Perse ndodh kjo, qe 150 000 shqiptare nuk e kane per gje te nderrojne kombesine? Pse? Nese ndiqet rruga qe propozon ti dhe Spahiu thjesht sa do te hedhim faren e arvaniteve te rinj, kesaj radhe ne Shqiperi. Une do gjeja nje gje per te qeshur; me duket si nje piketakim me historine qe po ben mbrapa.
    Nga ana tjeter pse ndodh kjo perhere ne Jug? Pse alienimi kulturor i toskeve eshte ngahera prezent? Historia na meson se pervec rastit te Malit te Zi, shqiptaret kurrkund nuk asimilohen plotesisht, por ama raportin me shtetin e tyre dhe autoritetin e kane te ndryshem. Mos valle nga ngjashmerite me greket, mos valle nga nje histori bashkejetese e cila nuk ka ne memorie fraktura si ato mes sllaveve dhe shqiptareve te veriut? Une personalisht jam i prirur ta besoj kete gje, madje te shoh edhe me tej te them qe shqiptaria si doktrine e adoptuar nga shteti shqiptar vrau vete shqiptarin. E asgjesoi detyrimin e tij permes zbrasetise kulturore qe ofron Tirana, padrejtesise qe mbjell dhe paaftesise per te pershtatur ne nje bote qe hapet kete doktrine me presionet e reja qe vijne ngado. Shqiperia ne periuedhen 1912-1924 eshte manifestim ideal i dilemave te brendshme qe e karakterizojne. Kryengritje qe kerkojne autonomi e qe japin pavaresi. Nje konspiracion i mbeshtetur me Grebenene, e pastaj lojerat e Esadit me Haxhi Qamilin qe vuri ne rrezik Princin protestant. Nje peshkop ortodoks qe ben revolucion ne nje vend qe pak vite me pare kerkonte Baben dhe ne fund nje mbret musliman verior qe kundershtohet perhere nga katoliket.
    Dhe meqe mua ti me akuzon per te shitur, une po te sjell nje qendrim te Malos se Vlores qe edhe na themeloi Shtetin;

    “Sipas Ismail Qemalit Shqipëria do të ndahej në tre kantone me kryeqytete Shkodrën, Durrësin, Vlorën, të cilët do të kishin për qeveritarë respektivisht Preng Bibë Dodën, Esat Pashë Toptanin e Ismail Qemalin. Idenë kantonale të tij, ai e përforcoi sidomos në fjalimin që mbajti në mitingun popullor të Vlorës më 21 tetor 1913 ku theksoi se çdo krahinë(kanton) duhej të qëverisej sipas veçorive të saj. “Nga kjo- theksonte ai,- del që labi do të jetë lab, gega gegë dhe toska toskë dhe sejcili do të punojë vetëm për Labërinë për Gegërinë dhe Toskërinë, por të gjithë me ideale shqiptare do të punojnë si shqiptar dhe do të vriten si shqiptarë për Shqipërinë duke marrë fuqinë prej përparimit të vendit të vet”. (e gjeta ne Internet kete)

    Tani nese asokohe kjo na qenkesh nje ide me kusure te medha, une them se sot Shqiperia si shtet na eshte bere kusur i madh. Vete thua, Saliu vrau dhe na e hodhi davane prape (qe une nuk e besoj se i permbahem pikes se fundit te Malos). Po si mund te jete kjo, apo se Saliu i marka prape 30% neper Bathore? Dhe si i mobilizon? Prape permes krahinarizmit.

    Malua, burre zotni, nuk e akuzon dot per te shitur se edhe flamurin nga ai e ke. Por edhe i mencur; pa tutje e tehu-nga historia drejt se ardhmes. Nuk mund te asfiksosh identitetin e njerezve permes doktrinave rrafshuese qe ne rastin konkret eshte nje nacionalizem kaba, ne pike te hallit dhe qe sinqerisht u prish gjakun njerezve pse besojne akoma se coc do behet, por vetem sa i sorrollat kot me kot. Ose riformuloje dhe pershtate ne kushte te reja, ose beje konkurues per njerezit, strehe te qete dhe jo opsion zgjedhjeje nga halli se dikur mund te sundoje ndonje si ty qe nuk te fal per flamur. (kete te fundit e thashe ne vend te -lol-).

    PS: Te vihet se se Malua permend vetem tri komunitete.

    1. Malua, burre zotni, nuk e akuzon dot per te shitur se edhe flamurin nga ai e ke.

      E akuzojme dhe qe c’ke me te..fundja e akuzoi qeveria e Zu Wied-it si te shitur, skemi nevojme ta bejme me ne

        1. Edhe i gje tjeter, Flamurin, s’e kena prej I.Q. po prej nje pinjolli spanjoll te Kastrioteve, qe ia dha nipit te I.Q., qe ja dha borxh pastaj I.Q-se (mgjs nipi pretendon qe ia kishte marre pa leje nga selamlliku)

          1. D.m.th sipas teje, Malua vetem sa e ngriti perpjete dhe ne meqe ate flamur pame ate edhe menduam se ishte yni. Pse s’the me pare qe ishte keshtu, u zume kot; flamuri qenka analogjia perfekte per raportin tone me etnicitetin.

  32. Ne tetor 1913 Ismail Qemali, thjesht po jep raportin e forcave ne terren dhe nje zgjidhje qe Shqiperia te mos binte ne duart e nderkombetareve, te cilet do pergatitnin terrenin per ardhjen e Princ Vidit (ashtu si edhe ndodhi). Realisht Esati kishte qeverine e vet asokohe dhe nuk e njihte qeverine e Vlores, kurse Bib Doda qysh ne 1877 donte shtetin e vet ne veri deri ne kufi me malazezet dhe mbeshteti ruset e malazezet kunder turqve ne Luften Ruso-Turke. U thye nga turku, qe per here te pare ne histori hyri ne Mirdite, po u shpetua fale ruseve.

    I. Qemali dha nje zgjidhje te perkohshme politike, pranoi te dhenat e territorit, me nje realizem te admirueshem biles.

    Ky muhabeti yt, s’me pengon mua psh te ripropozoj ndarjen e toskerise ne 4 pjese, Berat, Korçe, Gjirokaster, Vlore, 4 pikat e saj kardinale, keshtu i ngopim edhe kreret e Toskerise me pushtet.
    I shpallim te gjitha ”zotata”, me ne krye nje Zot. Kemi edhe 4 nendialektet kryesore si gjuhe te perendive.
    Biles e di çfare, meqe ne zotaten e Beratit, do kemi probleme se kush do jete Zot meqe kemi Meten, Braçen, Veline e Dritanin e paperlyer qe do zihen, e ndajme ne 4 nenzotata, nderkaq çamet dhe kosovaret e Fierit i shpallim minoritare dhe u hapim shkolla ne gjuhet e tyre.

    Gjithsesi keto perçarjet e tua jane te vlefshme, se tregojne qe pa u perfunduar bashkimi kombetar dhe kohezioni kombetar, nuk ka asnje shprese qe shqiptaret te shkeputen nga mendesia krahinore dhe te behen shtetas. Ka ende shume pune per te bere nacionalizmi ne Shqiperi, ende shqiptareve u duhet mesuar te jene shtetas te Shqiperise dhe jo çifçinj te beut, perandorit a Zotit te radhes, mbase duhet gjithe shekulli i 21, po kemi kohe.

  33. Per irredentistin fake theollogos qe nga kerkesa per nje Shqiperi federative kalon tek kerkesa per vetqeverisje ne baze krahinash, sqarojme se kushtetuta e Shqiperise nder nivelet e qeverisjes njeh edhe Qarkun.

    Kantonet zakonisht jane ne shtete qe jane te perzier etnikisht apo shtete multietnike, ndersa Shqiperia pse ka nje grumbull te vogel minoritare greke nuk eshte shtet multietnik.

    Irredentistin (fake) theollogos, pak gje e ndan dhe ndoshta do ta thote me vone, nga ajo qe kerkon edhe Bollanua, vetqeverisje dhe autonomi per Himaren, me status te vecante. Ketu mesa kuptohet synon irredentisti, gjithmone fake, theollogos.

    Kantonet edhe mund t’i bejme, por vetem kur Shqiperia te kete marre edhe vilajetet e dikurshme, Janinen, Manastirin dhe Kosoven.

    Shqiptaret shtriheshin pa shkeputje, pra kishin vazhdimesi etnike ne gjithe keto vilajete. U prene me thike padrejtesisht duke sakatuar Shqiperine e mbetur edhe ekonomikisht.

    Theollogos mund te ma konfirmoje qe PD-ja e Sali Berishes ne zgjedhjet e fundit ishte partia me e votuar edhe ne elektoratin e minoritetit ne zonen e Gjirokastres (duke lene prapa edhe PS edhe PBDNJ). Ja pra qe nuk eshte vetem Bathorja por bash minoriteti qe voton PD ku pak me veshtiresi por po integrohet ne kete parti.

    Dalengadale jo vetem shqiptaret hallexhinje por edhe vete minoritaret do t’i kthejne syte nga shteti shqiptar per integrim te plote. Jo duke humbur identitetin e tyre apo asimiluar, por duke qene qytetare te Shqiperise ku ju respektohen te gjitha te drejtat dhe vecorite e tyre dhe qe japin kontributin per kete shtet qe eshte edhe i tyre.

    1. O MB, me vjen te te blej nje qyp. Mjafton te lexosh ty dhe te kuptosh se duhen ligje te tjera per bashkejetesen ne Shqiperi. Me kthe ti pergjigje atehere se perse 150 000 shqiptare kane nderruar kombesi? Pse gjykatat shqiptare ne vite kane shkelur ligjin atehere duke e lejuar kete? Pse ngrihet ne rruge shteterore tani ky problem kur mediat kane vite qe e trajtojne? Me jep ti pergjigje se hyllini eshte i kualifikuar si skuthi i blogut.

      Nje gje eshte e sigurte se nuk eshte PD zgjidhja e ketij problemi-ajo eshte sulltanat i saliut.
      Ne 2005 PS fitoi ne minoritet, sepse zona perfshinte edhe LIbohoven dhe fshatra shqiptare brenda dhe si kandidat ishte Vangjel Tavo. Ky si rival kishte Spiro Kseren, askohe qe kanidonte me PBDNJ. Ne vitin 2009, edhe Tavo edhe Ksera, tashme me PD, fitojne per shkak te ndryshimit te sistemit zgjedhor. Votat kane shkuar serish te minoriteti. Madje aq i ndyre dhe irredentist eshte ai Saliu yt (ke ndonje foto te tij me vete?)saqe edhe ne Vlore si qark ben lojera te tilla. Mendohet se do te vendoset Ardian Kollozi si kandidat per Bashkine dhe ne liste proporcionali radha i vjen minoritarit tjeter, Kosta Barka. Po kerkon te rrethoje Omonian, te ndaje minoritetin dhe per kete i sherben shoku i vjeter Gaxojani qe vetem une kam mbetur pa e takuar ne Sarande. Halli i tij? Bregdeti. Pra ne 91 fshatra te minoritetit qe kane ne versionin me optimist 90000 banore (?) ka 4 deputete ne Parlament, ndersa ne komunitetin cam qe ka sipas Idrizit 300 000 njerez ka 3 deputete. More vellezer cfare po behet keshtu?
      Po si pershkron opinionin problemi i regjistrimit? Mendesia se ne jug duan greket perforcohet edhe me shume me kete qe po ndodh, duke provokuar acarimin e njerezve dhe nje ndarje te brendshme. Kjo ka qene prezente edhe ne vitet ’90, por aktualisht eshte fokusuar kryesisht ne Himare. Per kete arsye kur numri dy i KLD flet per sigurine kombetare duke tentuar te terheqe ne kete loje edhe PS, sepse i duhet bashkimi ne keto momente jetike per atdheun qe i ka bere mutin me kohe, eshte e qarte se rolin e patriotit perballe nje PS qe hesht zyrtarisht e merr Saliu. E ka marrre ai kete flamur edhe per Kosoven, pavaresisht se ne miting kam qene vete kur ka deklaruar :kush firmos Rambujene, eshte tradhetar i Kombit. Tip Albin Kurti qe atehere. PS hesht sepse kjo loje eshte diversiv ndaj 21 janarit, ku Sali Berisha ka vrare 4 njerez. Ka vrare 4 shqiptare. Pse i vret shqiptaret perhere ai? Ma thua dot? Pse? Ka marre ndonje detyre? Apo jane informacione per perdorim te brendshem? Edhe njehere; nuk me ben predikim nacionaolist dot mua, as maloku qe po percan Shqiperine edhe njehere tjeter, as Kreshnik Spahiu, per te cilin ky Sali ca vite me pare cfare nuk thoshte dhe as e gjithe PD, qe eshte nje parti qe aktualisht ka humbur moralin edhe perballe njerezve te vet. Arben Imami minister mbrojtjeje?! Ee kupton vete ti.

      Para ca ditesh ti apelove se nese nuk ka zbatim te ligjit, atehere matni forcat dhe lufte civile. Madje me mua e ke patur kete rreshtim radikal, duke me supozuar socialist. Ca dite me vone, te kjo teme, apelove: vellezer socialiste, kujdes se po iken Shqiperia. Te pyes, mos je gje Saliu ti?

      PS: Te lutem me kthe pergjigje po pate mundesi per pyetjet qe shtrova ne fillim

      1. Theollogos, je tipi me i kendshem qe kam hasur ndonjehere ne virtualitet, sepse ndeze nje debat interesant dhe te papare, dhe nga debati askush nuk humbet. Por diku me lart ti perdor shprehjen : “mire qe keni ate te Madhin se te ishte per JU”…. Per kuriozitet desha te di nese eshte nje lapsus apo vertet ti nuk ben pjese tek “Ne” qe fatin e kemi te te varur tek i Madhi? Nese eshte kjo e dyta, kjo do te ishte diçka shqetesuese, sepse kaq shume debat nga dikush qe i ka interesat te kunderta me shqiptaret, flet per nje karakter te ndertuar jo mire. Nese ishte nje lapsus atehere per mua debati yt eshte ok. Te lutem me kthe nje pergjigje per pyetjen time.

        1. Ajo vjen ne kontekst te asaj cfare eshte thene nga Garsia. Mendoj se nje nacionalist i vertete, edhe ai me demode-ja, mjafton te mos jete budalla- do te duhet teorikisht te mos pranonte si shprese te fundme per shpetimin asistencen e Te Madhit. Por meqe ne kete diskutim, akuzat personale konstituuan verbalisht pale, kombetare dhe antikombetare, atehere edhe une i vura ne dukje Anulut se sado qe pellet, nuk i shkon gjate se aty e redukton arsyetimin tek i Madhi. Pra edhe si nacionalist i veteshpallur shkon e nga shkon e prape puth doren e padronit te radhes. Si te thuash, nje njeri qe i thote vetes patriot, por qe nuk autonomizohet dot si subjekt as ne arsyetim. Njesoj si ne debat militantesh, te presim cfare do thote Kryetari njehere.

          Edhe njehere qe te kuptohemi; une kam lindur, jam rritur jetoj dhe punoj ne Shqiperi. Nuk ka sesi te uroj edhe ne versionin me pervers qe te ecin punet keq per kete vend, ku kam lidhur jeten dhe te cilit i perkas.
          Por une nuk e kam varur fatin tek i Madhi, edhe pse fati im politik si qytetar sikunder i te gjitheve ketu varet prej tij. Shume madje. Nese ketu jemi per te folur ate cfare mendojme, ne nje mjedis disi te perzgjedhur le te themi, apo edhe te kontrolluar mire, atehere deri diku na jepet mundesia te bejme nje ushtrim mendor intelektual qe nuk e gjen dot ne nje hapesire tjeter shqiptare. Jo kaq kollaj, mendoj une. Sa ndikuese eshte kjo? Nuk e di.
          Nuk mund t’i falet nje intelektuali, se edhe nacionalistet si te tille kane nisur, qe ne diskutime dhe persiatje te kete si stacion arsyetimi dhe frymemarrjeje levizjen nga urrejtja per tjetrin te meshira e Te madhit ku shpreson te funksionalizoje servilizmin si moment fitoreje. Eshte impotence intelektuale-mendoj une. Ndaj edhe ne nuk kemi aleate, por padrone ngahera.
          Edhe njehere dua te kujtoj se cili ishte shkaku i nisjes se nderhyrjeve te mia ketu; nje fraze e rralluar shume dhe ndotur nga llogjet e ketyre koheve. Prandaj per mua ti pyetjen e shtron gabim; une nuk jam ne dilemen e nje zgjedhjeje, apo ne kurthin e urrejtjes qe te me hedhe ne krahun tjeter. Por as nuk pranoj te me bejne leksione morale, te tjeret.

          1. Teorikisht une besoj shume se nuk duhet varur shpresa tek asnje autoritet perveçse Zotit. Ndersa ne praktike shqiptaret kane vetem nje shprese, mbeshtetjen tek i Madhi, qe ne kete rast nisur nga ajo qe ti e shkruan me te madhe perkon me Zotin. Nese mban parasysh urrejtjen patollogjike te Evropes per shqiptaret, nese ke edhe minimumin e logjikes njerezore per te kuptuat pasojat qe rrjedhin si kombinim i kesaj urrejtjeje me forcen qe Evropa zoteron , atehere cili eshte ai intelekt, perveçse nje antishqiptari apo te lajthituri qe do te guxonte te bente diversion te çfardolloji ne maredheniet SHBA-Shqiperi?

  34. theollogos, po si ha me njeri keto manovrat e tua o derezi.
    Kaq shume te dogji pezullimi i numerimit sa hyre me nje fryme tek kjo teme qe te nesermen ? Apo shfrytezojme socialistet budallenj qe per hir te rrezimit te Sales jane gati te shesin edhe breket ?

    p.s Mos u sperdridh kaq shume sa andej-ketej, se bie ne mekat.

  35. Safir i qenke futur Eqrem beut, ki kujdes ama se terheq shume nga ana e vet ai tipi, si material historik une do e fusja tek kategoria, historia si ma do kokrra e qejfit. Eqremi te 10 nga te qeshurat.

    ”’Pse iu fute të gjithë gjirokastritëve, ata kërkojnë gjëra normale, jetë dhe kushte më të mira. Nuk është normale kjo? Hajt t’i kthehemi regresit, të bëjmë Gjirokastrën si Skrapari, apo Shkodrën si Puka? ””

    Me paskesh shpetuar ky postim.

    Une them A, ti me akuzon se po them B.
    Me fole per varferine si argument , te thashe qe Gjirokastra nuk mund ta perdore sepse eshte zone e pasur ne krahasim me shume e shume zona te tjera (rrjedhimisht edhe si qytet se nuk ka ekzistuar ndonjehere ndonje zone e pasur me qytet te varfer).

    Ti ketij kunderargumentimi i le targen (rrjedhimisht edhe argumentit te varferise) dhe thua po Gjirokastra eshte e pasur ne krahasim me Puken apo Skraparin, po do akoma me shume, pra nga argumenti i varferise kalove tek argumenti i progresit (po aq retorik sa ai i varferise).

    Une te them se PROGRESI nuk duhet te jete PROGRES i nje krahine apo qyteti, por PROGRES GJITHEPERFSHIRES dhe ta them sepse e djathta nacionaliste nuk mund ta konceptoje dot ndryshe progresin, perveçse si PROGRES I KOMBIT.
    Kombi eshte si nje trup, nuk mund te jete ky trup i shendetshem nese nuk eshte i shendetshem ne te gjitha pjeset e veta, nese ka koke te shendetshme po çalon nga kembet, ky nuk eshte trup i shendetshem.

    Nuk mund te kete kohezion kombetar me Gjirokastren lule dhe Puken mut.
    Nuk mund te kete as kohezion kombetar me nje Tirane kaq te pasur ne krahasim me zonat malore qe perbejne 3/4 e vendit.

    E kupton ti, qe jo vetem komunist qe s’je, por po sillesh si e djathta liberiste, sepse vetem ajo pranon disnivele kaq te llahtarshme.

    Perballe ketij kunderargumenti ti çben, me flet per 6-7 qytete ku ka drite dhe 99% e territorit ne erresire, qe do marre drite nga e ketyre qyteteve.

    Ti fut modelin e qytet-shteteve si e ardhmja, po mua s’me pelqen fare ideja qe shqiptaret te strukturohen ne modelin e qytet-shteteve sepse eshte model antikombetar, nuk niset nga parimi, jemi te gjithe shqiptare, do bejme çeshte me e mira per te gjithe, po niset nga parimi une s’pjerdh per ty se ti je kot, po deshe hajde nga pas.

    I gjithe zhvillimi i Shqiperise duhet te vije ne menyre te atille qe te mos krijohen diferenca te thella si psh Milano me Palermon, pasi kjo shkakton fraktura kombetare dhe te mbin ndonje LEGA NORD edhe ne Shqiperi.

    Per ty ‘e mira e perbashket’ qenka e mira e perbashket e proletareve te Krahines Malore Jugore.

    1. Po mo lal, po të fola për varfërinë krahasimore. Ndodhet brenda instiktit të çdo njeriu ambicja për ta përmirësuar jetën e vet.

      Është varfëria argument, po krahas saj është edhe ekspozimi ndaj ngacmimeve kulturore dhe sociale, që zona e Gjirokastrës i ka të ndryshme nga Skrapari e zëmë. Po e kufizoj qëllimshëm krahasimin me Pukën, sepse ti do të duash që ta përdorësh si gur për ndarje klanore. Kufirin te thana me një fjalë!

      Si është varfëria argument? Ta thashë si, krahasuar me Janinën. Gjirokastra është MË AFËR realisht me Janinën, sesa me Skraparin. Prej andej merr lëndë të parë, produkte ushqimore, aty njerëzit kanë gjetur punë, aty bëjnë pazarin etj. Pesha reale e Skraparit mbi Gjirokastër është 0. Edhe Gjirokastra e ka normale që do të bëhet si Janina.

      Ky është rendi natyral i gjërave. Dhe është e panatyrshme të sjellësh krahasime të tilla, se pse Gjirokastra është më mirë se Skrapari, pra të mos ndihet. Është gjetje naive, aq sa do të ishte, pse Vlora ka det dhe nuk ka Fieri.

      Zhvillimin e vet nga ana tjetër, Gjirokastra ia detyron marrëdhënieve të ngushta me Greqinë. Është qytet kufitar dhe do ndikohet andej.

      Çfarë është ajo që sugjeron ti tamam? Të hedhë sytë nga Skrapari Gjirokastra e të mos ndihet? Të pengojë tregëtinë me Greqinë? Mungesa e ndjeshmërisë nga njëra krahinë në tjetrën, vjen prej mungesës së lidhjes nga njëra krahinë në tjetrën. Kur dikush bën gjëra për veten e ka të pamundur realisht të mendojë në mënyrën që sugjeron ti. Një civilizim më i lartë e thith një tjetër më të prapambetur, vetvetiu. Madje sipas Makiavelit, i lejon deri edhe që ta pushtojë!

      Si e kupton ti gjithëpërfshirjen më pas? Në çdo vendbanim që ka njerëz, aty duhet të ketë zhvillim? Në rast se vendbanimi diku, nuk i plotëson kushtet fizike dhe natyrore për tu zhvilluar, atëherë ai s’ka asnjë arsye të ekzistojë.

      Këtë politikë e tentoi xhaxhi, po doli pa bereqet. Megjithëse ai edhe merrte prej krahinave ku ndërhynte, se prodhonin ato, grurë, misër, bagëti të imta etj. Po tani ku do i gjesh këto, kur shumica e djemurisë duan të emigrojnë?

      Modeli i qytet-shteteve. Shumë temë e bukur…

      Së pari, mik i dashur, QYTETI, të ka dhënë termin qytetërim, të ka dhënë ligjet “e drejta civile”, të ka dhënë termin “politikë” që buron nga polis. Të ka dhënë madje edhe sistemin që po aplikon – demokraci. Të ka dhënë madje edhe edukimin e detyruar që duhet të marrësh – gjimnazin. Të gjitha këto i ka dhënë qyteti.

      Edhe mua qyteti më duhet si i majtë që jam, sepse ta thashë edhe më lart: aty është vendi ku do gatuhet njeriu me brumë. Edhe unë jam i ndërgjegjshëm se njerëz me ide të majta nuk mund të kem, pa patur qytetin. E provoi komunizmi “old skul” të bënte njeriun e ri jo nga qyteti, dhe nuk ia doli dot. Unë kam një dorë miell dhe 10 duar ujë pa qytet. Nuk bëj dot gjë.

      Përveç qytetit ndër të tjera mua më duhen njerëzit e arsimuar mirë, të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi, që nuk mund t’i kem pa qytetin.

      Qyteti është ai entitet që shkrin njeriun primitiv dhe e bën atë qytetar. E formon mendërisht me të tjera të dhëna. Ia shkul rrënjët e vjetra të prapambetura, strehët klanore dhe të fisit, dhe e bën më të aftë për të jetuar në komunitet. Institucione të tjera të ngjashme me qytetin, janë shkollat, ushtria, stazhi etj.

      Ti pret të bësh kohezion kombëtar. Shumë dakord. Po si do e bësh pa këto institucione? Unë mendoj që rruga më e shkurtër është investimi në identitetin qytetar shqiptar dhe pastaj në atë gjithëpërfshirës shqiptar.

      Pra shkurt, Gjirokastra në këto momente që po i sfidohet identiteti, duhet stimuluar si qendër udhëheqëse e zonës përkatëse, duke i vënë theksin unikalitetit. Kështu do përftohet dhe forcohet identiteti i qytetit si realisht një qendër urbane, me të cilën identifikohen banorët e zonave përreth.

      Tjetër… e di që e ardhmja e Evropës, që ne e duam kaq shumë (85%), është ajo e zonave qarkore të vetëadministrueshme dhe jetësore ekonomikisht? Plani evropian pra, ky është. Ndarja e gjithë shteteve në qarqe me afërsi kulturore. Në të ardhmen, deputetët e parlamentit të përbashkët evropian, do të jenë kryetarët e këtyre qarqeve.

  36. Zoti theollogos, ta thashe mos u sperdridh shume se bie ne mekat.
    Keto lojrat me ngacmimin e sedres ne lidhje me Ameriken jane thjesht pjese e programit ‘theollogos show’.
    Dihet prej 200 vjetesh qe ne ballkan s’ka pike rendesie raporti i forcave mes ballkanikeve, por raporti i forcave mes Fuqive te medha protektore.
    Serbia ka pasur historikisht Rusine dhe Francen, prandaj ka perfituar gjithnje sa ishin keto te dyja te forta, duke filluar qe nga autonomia, pavaresia,zgjerimi deri ne krijimin e Jugosllavise e keshtu deri me 1990.

    Greqia ka pasur Angline pas menderes, po edhe Rusine e Francen , prandaj edhe u be Greqia.

    Tani pas ’90 qe shqiptaret kane Amerikene me ne fund kane avantazh ndaj grekeve e serbeve, pas 200 vjet dizavantazhi qenkerkan servila.

    Po mire mo, po greku qe perveç te tjerave ka perfituar qindra miliarda dollare çfare eshte ? Po serbi çfare eshte ?
    Apo ata jane te mençur, largpames, dinake, realpolitiksa kurse ne jemi pabythsa e servila ?

    Kot i vjen anes, po kot fare, gjerat jane fare te thjeshta, sa te rroje Amerika jo vetem s’na gjen gje, po do perfitojme dhe duhet ta bejme pafytyresisht, kur te ike Amerika mbase e ka radhen prape greku jot, po s’pati merdhifur nga pleqeria demografike.

    Keshtu ky ngacmimi i sedres nuk pi uje fare, Ballkani eshte ne funksion te Fuqive te medha dhe jo te ballkanikeve, ballkaniket jane vetem gure shahu, perballe ketij realiteti 200 vjeçar nuk na ngelet veçse te gezojme kur na perdor fuqia fituese dhe te vuajme genocide kur pushtetin ne Ballkan e ndajne Franca, Rusia dhe Anglia.

    Jo vetem rrofte Amerika por edhe poshte Franca, Rusia dhe Anglia.

    1. “Jo vetem rrofte Amerika por edhe poshte Franca, Rusia dhe Anglia”.

      Garsia- nje pergjigje tjeter.

      Se pari paradoksalisht, ekzistencen politike te kesaj Shqiperie qe ti pretendon se e do shume, e kane firmosur tri te fundit ndersa e para Jo. Ajo qe ishte promotore nuk ekziston me, ndersa Italia qe mbeshteste nuk ka me fuqine e dikurshme ne raportin e forcave. Dhe firma ne dokumente zoteri, parashikon disa detyrime qe keta qe kane qeverisur kete vend i kane mbajtur parasysh shume mire.
      Ne llurben e budallalleqeve qe ti keput-edhe pse larg te qenit budalla profesionist- ti ke shtruar nje pyetje te rendesishme;
      A eshte i mundur mendimi shqiptar?
      Nje parashtrim qe me se pari do te thosha une do te duhet te kalonte nga nje pyetje tjeter;
      A kemi ne sot ne Shqiperi te materializuar shqiptarine, qofte si projekt teorik, qofte si menyre jetese?
      A mori udhe pra shqiptaria, apo mbeti nje projekt i palatuar qarte dhe i pamundur per t’u vene ne praktike?
      Problemet qe hasim sot flasin se shqiptaria nuk ka mveshur shqiptaret si te tille, qe perhere kane syte verdalle kur vjen puna te nje modelim jetese, por edhe menyre te menduari. Ajo qe parashtron ti eshte edhe me asfiksuese; ne do te duhet te vijojme te jemi arne e te tjereve pa u arritur qe njehere te vetme te ulemi ne mos si te barabarte, me dinjitet. Madje edhe ekzistencen tone do te duhet ta sigurojme te nje reshtim i verber ndaj te fortit te radhes. Minimalisht keshtu ti nuk lejon shqiptarizimin si moment rinovues civilizimi te brendshem, por udhezon nje praktikim tjeter te osmanizimit, qe kesaj radhe ka nje flamur tjeter. Nese ne raportet tona nderballkanike forca qe kemi nuk ka kurrfare rendesie, atehere pse ne nuk jemi te zote qe edhte perballe nje te barabarti ne fuqi si Greqia nuk mundemi te mbrojme interesat tona, pa na dale ne krah amerika e radhes?

      Prandaj Nisur nga Ajo qe Thua T zoteri, une te shtroj pyetjen; feja e shqiptarit eshte shqiptaria? Po kjo e fundit cfare eshte? Mballome koloniale e Amerikes ne Ballkan?