TRISHTIMET E TURMËS

Tashmë shumë media të Tiranës e kanë përcjellë lajmin se ish-ministri i Kulturës Ylli Pango e fitoi gjyqin me stacionin televiziv privat Top Channel, teksa gjyqtari Agim Bendo e gjeti fajtor këtë të fundit dhe e dënoi me 400 mijë euro gjobë.

Çështjen Pango, si amalgam të abuzimit me pozitën zyrtare dhe dhunimit të privatësisë nga një medium i komunikimit publik, e kemi debatuar gjërë e gjatë në PTF dhe pozicionet e mia nuk kanë ndryshuar, meqë unë përsëri mendoj se abuzimet e zyrtarëve të lartë në detyrë nuk mund të zgjidhen as të luftohen me anë përgjimesh të autorizuara dhe të kryera në mënyrë abuzive nga mediat private, të cilat nxiten nga interesa komerciale private (dhe as nga mediat në përgjithësi).

Prandaj nuk mund të mos e përshëndes vendimin e gjykatës, si një shembull të nevojës së këtij institucioni për t’u distancuar nga opinioni publik, mendësia e linçimit, sentimentalizmi dhe hipokrizia.

Aq më i rëndësishëm bëhet ky vendim, në rrethanat kur personi i implikuar, ish ministri Pango, përgjithësisht konsiderohet si i papërtypshëm (unpalatable) nga opinioni në Tiranë, për arsye ligjërisht triviale.

Si çdo qytetar, edhe ky person gëzon të drejtën e padhunueshmërisë së shtëpisë së vet dhe të hapësirës së vet private, të cilën të drejtë Top Channel dhe redaktorët përgjegjës të emisionit Fiks Fare ia shkelën, në atë masë që transmetuan pamje të filmuara në ato mjedise, kundër dëshirës së vetë personit.

Nevoja për të respektuar një të drejtë civile vjen e bëhet imperative në momentin kur personi i implikuar është i pakëndshëm, ose përfaqëson një filozofi të jetuari me të cilën nuk pajtohemi.

Nuk kam dyshim se sikur dhunimi i privatësisë t’i ishte bërë një njeriu të dashur nga masat e gjëra, p.sh. aktorit Mirush Kabashi ose vetë gazetarit investigativ Filip Çakuli, opinioni do të ishte ngritur në këmbë, për të kërkuar mbrojtjen e privatësisë dhe për të dënuar mediumin në fjalë.

Duke shënjestruar, sipas dëshirës dhe pa pasur autorizim nga asnjë institucion juridik, Ylli Pangon për “gazetari investigative”, Top Channel kërkoi, objektivisht, të legjitimonte një përpjekje të vetën anti-kushtetuese nëpërmjet  faktit që Pangoja ishte person i përgojuar për gjithfarë lapërdhish.

Edhe tani, në reagimin ndaj vendimit të gjykatës, faqja zyrtare e këtij kanali krahason në mënyrë sarkastike gjobën prej 400 mijë eurosh me “trishtimin” e Pangos; thuase trishtimi ose lëndimi i një njeriu çfarëdo qenka vetvetiu më pak i rëndësishëm se arkat e një televizioni komercial.

Shkruhet në faqen e Top Channel:

Në fakt, vendimi i gjykatës përbën një rast të paprecedent kur pavarësisht se opinioni publik dënoi veprimet e zotit Pango, duke e cilësuar si një abuzim të pastër me detyrën, ndërsa një gjyqtar dënon denoncuesin e këtij skandali.

Të vihet re referimi ndaj “opinionit publik” si argument që u dashka të kundërshtojë vendimin e një gjyqtari i cili, sido që të jetë puna, ka një raport më legjitim me ligjin dhe dënimin e korrupsionit, sesa një kanal televiziv privat…

Të vihet re edhe se artikulli e konsideron “të paprecedent” faktin që një gjyqtar guxon të veprojë kundër çka opinioni publik (tmerrësisht unanimisht) ka dënuar, pas “denoncimit” nga ana e Top Channel-it…

Pikërisht për këtë luftuar këtë mendësi primitive, që kërkon t’i identifikojë dhe t’i ndëshkojë fajtorët sipas humoreve të turmës dhe “opinionit”, vendimi i gjyqtarit Agim Bendo merr, për mua, rëndësi të veçantë, në mos historike.

Është ironike të lexosh si në argumentin e vet “zyrtar”, me siguri të hartuar nga një jurist i kompanisë, Top Channel i referohet opinionit publik; pikërisht sepse dihet roli vendimtar që luajnë mediat komerciale, dhe sidomos Top Channel në Shqipëri, për ta krijuar, formësuar dhe riprodhuar këtë opinion publik.

Me fjalë të tjera, në një sistem që kërkon të ndjekë modelin demokratik të ndarjes së pushteteve dhe respektit për të drejtat qytetare, një televizion privat nuk ka kurrfarë meraku që t’i drejtohet opinionit publik, të cilin praktikisht e ka krijuar ai vetë, për t’i kërkuar solidaritet dhe mbrojtje ndaj akuzës se ka shkelur privatësinë e një personi çfarëdo; dhe e ka shkelur nëpërmjet një akti në thelb të kundërligjshëm, i cili, ndër të tjera, ka nxitur vetë antipatinë e opinionit publik ndaj personit të dhunuar!

Tani s’më mbetet veç të shpresoj që gjykata e Apelit jo vetëm do ta miratojë këtë vendim të Bendos, por edhe do ta riformulojë në mënyrë të tillë, që çdo kanal privat televiziv që do të guxojë të përgjojë persona privatë në të ardhmen dhe t’i shfaqë pastaj filmimet në publik pa lejen e të interesuarit të rrezikojë drejtpërdrejt falimentimin. Kjo s’ka të bëjë as me Top Channel, as me figurën etike të individit Ylli Pango – të cilin nuk e njoh aq sa ta gjykoj; por me nevojën që kemi të gjithë për ta parë shoqërinë shqiptare të qytetëruar një ditë prej ditësh.

No Comments

  1. Vendimi i gjykatës së faktit për gjetjen si të paligjshme të aksionit investitor të një kanali televiziv privat është shumë i rëndësishëm po të mbahet parasysh se kriza institucionale në shoqërinë shqiptare është aq e përparuar, sa të vetmet instanca, që de facto anë pushtetin për ushtrimin e një lloj kritike të dëgjueshme në opinionin publik, kanë mbetur ato jashtëinstitucionale, si në rastin konkret emisioni “fiks fare”

    Kjo është gabim sepse në kontratën shoqërore që ka prodhuar fiksionin e shtetit me institucionet dhe legjislacionin e tij, mediet nuk e kanë të atribuuar këtë funksion askund. Mediet, të krijuara dikur për qëllime informative dhe edukative dhe të degjeneruar me pas vetëm për ato argëtuese nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë institucionet shtetërore.

    Ndoshta në vijim të berluskonianizimit të shoqërive perëndimore mund të ndodhe në një të afërt afatmesme vërtetë një fatkeqësi e tillë, por gjithnjë paraprakisht duhet një konsensus i palëve, pra që qytetari ta delegojë këtë pushtet publik tek kompanitë private mediatike, madje pse jo, Top Channel mund të blejë edhe të drejtën ekskluzive të njëkohësisht ekzekutimit të dënimeve dhe transmetimit të tij, kjo jo detyrimisht gjithnjë në formatin e skuadrës së pushkatimit në veprim, se ai moment, sado argëtues që mund të duket, nuk mund të shfrytëzohet për efekte komerciale në mënyrë që të mbulojë me të ardhura dëshirën për fitim të pronarëve të medieve, ngaqë çdo shesësh dot në ato të qindta të sekondës kur plumbat nxitojnë nga tytat e pushkëve në mishin atij fatkeqi në ekranin përballe, por ndoshta mund të shiten burgimet e përjetshme në formatin e një bigbrother serial pambarim, ose seancat e hetuesisë së nxehtë ose “të lagur” më duket se quhet tani në këtë fazë të vonë të mesjetës që jetojmë.

    Ylli Pango në formatin e tij prej maskarai publik vazhdon të ketë të njëjtin vëllim të drejtash personale, mbrojtja e të cilave është në interes të qytetarit dhe të republikës së tij, ndërkohë pavarësisht obskurantizmin që jetojmë, duket se e kemi kaluar atë fazë inkuizitore, ku në emër të një autoriteti absolut fiktiv (Zoti, populli) t’i lejojmë një hapësirë të pakufizuar veprimi lakmisë për të ndëshkuar një pushteti, qoftë edhe jozyrtar si atij të katërtit; pra medieve, pa kontrollin paralel të tyre nga institucione të tjera.

    Mua më vjen shumë keq që mëkëmbësi amerikan në Tiranë tani në prag të largimit të tij nga Tirana e gjeti me vend të lavdëronte publikisht një stacion televiziv komercial për punën e mirë që kish kryer me investigimet e emisionit “fiks fare” duke harruar që opinioni publik në shoqërinë shqiptare pret prej tij dhe administratës që ai përfaqëson një mendim për gjendjen e institucioneve publike.

    Njëkohësisht mua më vjen shumë turp nga vetja, që dje në një rreth miqsh të ndershëm buxhetorë të Republikës së Shqipërisë në vijim të një teme diskutimi për korrupsionin në instancat shtetërore të hierarkisë drejtpërdrejt më të lartë të bashkëbiseduesve më doli në formën e psherëtimës së dëshpërimit dëshira, që “fiks fare” ta merrte në dorë këtë punë. N. tha se kjo bëhet, por ne duhet t’i paguajmë një herë “fiks-it”, pastaj nuk duhet se a transmetojnë gjë ata apo jo, pasi edhe “ata” (të ligjtë) i paguajnë dhe në fund, a transmetohet apo jo, varet se kush ka paguar më shumë.

    Ne këtë rast (timin), që e mbaj vetën për relativisht të mënçur, vura re se tundimi, naiviteti dhe budallallëku rinin pranë e pranë, si pa i kuptuar.

  2. “[]që çdo kanal privat televiziv që do të guxojë të përgjojë persona privatë në të ardhmen dhe t’i shfaqë pastaj filmimet në publik pa lejen e të interesuarit të rrezikojë drejtpërdrejt falimentimin.”

    Kam nje pyetje Xha xha :
    A te shkoi ndonjehere neper mend se The Huffington Post duhej denuar per thyerjen e “privacy” ne fermen ( private ) ? Nese te shkoi, perse nuk e ndave me ne kete dyshim qofte edhe me nje rresht te vetem ?

    1. Në fakt nuk e pata menduar konfliktin e privatësisë në fermën e mishit.

      Qëllimi i shkrimit tim ishte të diskutoja marrëdhëniet që kemi me mishin, si pjesë e ushqimit tonë.

      Nga kjo pikëpamje, çdo llokmë mishi që futim në gojë përfaqëson dhunë ndaj një qenieje të gjallë si ne, që merr frymë, ndien dhimbje, bën fëmijë dhe përjeton emocione si ne.

      Dhuna e ushtruar në video ishte vetëm përfaqësuese e kësaj dhune, prandaj e përmenda.

      Çështja e privatësisë, e cila edhe në atë rast qëndron, thjesht më kishte mbetur jashtë fokusit.

      Megjithatë, tani që e përmend ti, më duhet të bëj të paktën dy vërejtje.

      E para, që unë shqetësohem shumë më tepër për institucionet në Shqipëri sesa për institucionet në SHBA; quaje etnocentrizëm, quaje edhe bindje se institucionet amerikane janë të konsoliduara dhe në gjendje të reagojnë ndaj shkeljeve dhe sulmeve të ndryshme, ndërsa ato në Shqipëri dhe në përgjithësi të shqiptarëve kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

      E dyta, që unë shqetësohem më tepër kur dhunohet privatësia e shtëpisë, sesa ajo e një kompanie private; aq më tepër kur kjo e fundit, siç ndodh në SHBA me fermat blegtorale, subvencionohet gjerësisht me paratë e taksave të mia.

      1. Citoj : “E para, që unë shqetësohem shumë më tepër për institucionet në Shqipëri sesa për institucionet në SHBA; quaje etnocentrizëm, quaje edhe bindje se institucionet amerikane janë të konsoliduara dhe në gjendje të reagojnë ndaj shkeljeve dhe sulmeve të ndryshme, ndërsa ato në Shqipëri dhe në përgjithësi të shqiptarëve kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve.”

        Pikerisht. Kete kisha nder mend edhe une, jo me kot te pyeta. Ceshtja eshte se, sipas meje, e pare ne kete lloj menyre, rrezikohet qe vete akti te shihet i paragjykuar rreth kontekstit shqiptar dhe jo si akt ne vetvete. Pra nje “investigim” i tille ne Shqiperi mund te dal vetvetiu shqetesues, dhe per nje investigim te nje gazete prestigjoze boterore mos te na shkoje mendja fare tek privacy. Mirepo une pyes : c’kusur ka ne kete rast Top Channel ? Apo sepse gjendet ne Shqiperi ? Thone qe Fiksi mund te abuzoje me filmimet e veta, duke perzgjedhur cfare dhe si te publikoje. Une nuk e perjashtoj, por them vetem, bujrum, te na provohet qe eshte keshtu.

    2. Duke qenë pa dashje cinik, por ti e ke gjë fjalën për “privacy-në” e lopëve që rriheshin nga ca katilë?

      Po t’u qasesh problemeve që mundohesh të krahasosh mund të vësh re se nuk kanë diçka thelbësore dhe të qenësishme të përbashkët. Në rastin e asaj fermës punëmarrësit ishin duke keqtrajtuar disa kafshë në kundërshtim me ligjin e shteti dhe me qëllimin e funksionimit të ndërmarrjes ekonomike. Pra mbajtësi i të drejtës së “privacy-së” së gjithçkaje në atë ambient pune ishte ekskluzivisht vetëm grupi i individëve që dispononin shumicën e aksioneve dhe jo ata mikrocefalët që rrihnin ato gjallesa të gjora të perëndisë.

      Ai rast mund të shikohet edhe nga perspektiva tjetër, pra që nuk u filmuan keqbërësit gjatë shkeljes së ligjit, por filmuan viktimat gjatë lëndimit të të drejtës së tyre, në kundërshtim me çdo rregull të brendshëm dhe të jashtëm. Autori i një veprimi të kundërligjshëm nuk mund të mbrohet duke bërë të vlefshme të drejtën e “privacy-së” gjatë shkeljes së ligjit, nëse regjistrimi i rrethanave të shkeljes bëhet thjeshtë për hir të konstatimit te shkeljes.

      Edhe këtu duhet vërejtur përpjesëtueshmëria e vëllimit të lëndimit të të drejtave të palëve të prekura, pasi jo çdo shkelje mund të justifikojë çdo regjistrim. Në rastin e lopëve shkelja ishte shumë e madhe dhe lëndimi i tyre përbën një shkelje të një të drejte superiore. Lopët janë krejtësisht të pambrojtura dhe gjenden në këtë lloj pambrojtësie krejtësisht pa dëshirën e tyre. Është e detyrim i shoqërisë njerëzore e cila i ka prurë ato lopë në këtë gjendje t’i mbrojë dhe t’ju krijojë atyre kushte jetese të harmonizuara me natyrën biologjike të species, deri sa t’i therë. Ky është një konsensus që ka bërë njeriu me lopën përpara Zotit dhe si i tillë qëndron shumë thelle në themelet e shoqërisë njerëzore. Nëse dikush e lëndon atë ka prishur një paqe me natyrën apo me Zotin duke trazuar diçka të shenjtë.

      Në rastin e TCH dhe asaj gazetares provokuese të horrit Ylli Pango nuk ka asnjë konsensus social që t’i qëndrojë gjë në thelb kësaj maskarade. TCH e provokoi vetë si gjendje duke u FUTUR pa dëshirën e Pangos; pra tinzash në “prvacy-në” e këtij të fundit. Gjendja fillestare ishte që Pango ngacmoi seksualisht një person, i cili i lebetitur prej tij u tërhoq. Në këtë pikë ka vetëm një rrugë zyrtare dhe legale. Ky njeri shkon dhe e kallëzon Pangon në polici. Të gjithë e dimë se e gjithë kjo një vrimë në ujë do të ishte, por kjo është rruga normale e gjërave. Nëse TCH e shfrytëzon këtë rast, për t’i ngritur një kurth horrit Pango, sigurisht që i ka lënduar atij një të drejtë themelore, pasi i ka krijuar artificialisht rrethanat për sjelljen e e tij të mëvonshme të dënueshme.

      E drejta për privacy e horrit Pango ka prioritet përpara lakmisë për kuotë të lartë teleshikuesish të stacionit televiziv komercial TCH, që është edhe forca e vetme lëvizëse pas idesë së emisionit televiziv pisqollë “fiks fare”.

      Këtë nuk mund ta thuash për të drejtën për privacy të katilëve që rrahin kafshë pasi regjistruesi ka mbetur pasiv, vetëm ka vëzhguar një shkelje, pa e provokuar, devijuar parapërcaktuar; dhe që të përsërit veten nga sa më sipër, shkelësi ka vepruar në kundërshtim me interesin e mbajtësit të të drejtës së privacy-së.

      Në këtë kuptim ndodh edhe një keqkuptim kur puna e TCH paraqitet si gazetari investigative, pasi kjo e fundit vetëm zbulon një të fshehtë të kundërligjshme pa u bërë palë. TCH kryen një gazetari provokatore dhe xhaxhai ka shkruar dikur gjatë për këtë.

      Që ta mbyll siç e fillova, kë pret ti që t’i filmojë lopët që rrihen pa cenuar gjë ndonjë të drejtë për privacy; pret gjë ta bëjë këtë ndonjë ka?

      1. Citoj Pifton : “këtu duhet vërejtur përpjesëtueshmëria e vëllimit të lëndimit të të drejtave të palëve të prekura, pasi jo çdo shkelje mund të justifikojë çdo regjistrim. Në rastin e lopëve shkelja ishte shumë e madhe dhe lëndimi i tyre përbën një shkelje të një të drejte superiore.”

        Citoj dhe Xha xhain : “E dyta, që unë shqetësohem më tepër kur dhunohet privatësia e shtëpisë, sesa ajo e një kompanie private; aq më tepër kur kjo e fundit, siç ndodh në SHBA me fermat blegtorale, subvencionohet gjerësisht me paratë e taksave të mia.”

        Une e mendoj keshtu : Abuzimi me detyren nga ana e nje ministri te cilit i jap voten, eshte me e justifikuar per tu regjistruar sesa abuzimi me lopet prej dikujt qe i jap paret. Pra –> Vote + abuzim detyre > para + rrahje lope.

        Citoj Pifton : “Pra mbajtësi i të drejtës së “privacy-së” së gjithçkaje në atë ambient pune ishte ekskluzivisht vetëm grupi i individëve që dispononin shumicën e aksioneve dhe jo ata mikrocefalët që rrihnin ato gjallesa të gjora të perëndisë. ”

        Mos po me thua qe nese nje subjekt privat hyn dhe filmon pa leje ne fermen time nuk me thyen privacy-ne ? C’lidhje kane ketu punetoret, keqberesit, qumeshtmjelesit apo minjte nen kashte ? Ferma imja eshte imja.

  3. Marr pjesë në këtë diskutim të vështirësuar nga disa faktorë që ngërthehen njëri me tjetrin e më krijojnë një kompleks, ku do të desha qartësinë optimale të trurit tim e cila më vjen në ndihmë, jo kur e dua unë.

    Faktorët:

    – Jam mësuar keq ta ndjej veten gjithnjë në anën e Xha xha-it dhe t’i pëlqej tërësisht arsyetimet e tij.

    – Më pëlqen mprehtësia e rrokjes së problemeve nga Filip Cakuli.

    – Formati i “Fiks fare” më duket mjaft i goditur, aktorët që e ekzekutojnë më duken mjaft të talentuar dhe uniteti i karaktereve të ndryshëm, një unitet nga më të qëlluarit.

    – Ca lidhje shoqërore të pathelluara kurrë me Pangon, nuk më shtyjnë në anësi me të, por ndërkohë zbulimet mbi gjuetite e tij as nuk me kanë habitur e as më kanë revoltuar.

    – Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është nga faqet më brengosëse të historive me korrupsion dhe me interesa.

    – Kam një vlerësim shumë të ulët për kryeministri n e Shqipërisë, e këtë e kam jo në favor të kundërshtarëve të tij politikë, por thjesht për të, si njeri me parametra moralë, ideorë, karakterialë dhe estetikë të papranueshëm.

    Pas këtij rreshtimi faktorësh, unë do të doja ta formuloja ndërhyrjen time me një sërë pyetjesh që, nganjëherë, për të mos tingëlluar si spraco opinionesh, mund të ishin më të shkurtëra.

    Pyetja 1 – A është thyerja e privatësisë, kur për të zbuluar karaktere apo praktika të dëmshme të aparatit qeveritar, arrihet kjo me mjete dhe forma të dhunimit të pragjeve, kyçeve, dyerve dhe dritareve në banesën e një individi, thyerje e të njëjtit lloj me regjistrimet e një njeriu të ftuar vetë në atë banesë nga i zoti i banesës?

    Pyetja 2 – Do të quhej shkelje privatësie tregimi me gojë ose me shkrim ai i një vajze që ftohet nga një ministër në orët e vona të natës , tregim aspak i stisur që përshkruan në detaje, joshjet dhe tentativat për afri seksuale të të zotit të shtëpisë me të ftuarën? A nuk do të ngjante kjo dëshmi si më e preferueshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare, vetëm ngaqë ajo është më e pafuqishme e lehtësisht më e kundërshtueshme? Është perfeksioni i vërtetimit teknik që na e bën privatësinë më të kërcënuar?!

    Pyetja 3 – Për të qenë më i afërt dhe më i saktë me materialet e “Fiksit” dua të ndihmoj kujtesën: ishte Pango ai që e ftoi vajzën në shtëpi, apo vajza e luti atë që ai ta pranonte në banesën e tij private të mbuluar me shënjterinë e privatësisë? Nënpyetje: a ka zyrtarë që prapa mburojës së sekretarit (a sekretares) në paradhomë, bëjnë kafshët me dy kurrize nëpër zyrat e tyre, përmbi divanet e rehatshëm a përmbi shtretërit e sjellë aty për të punuar 24 orë mbi 24, për të mirën e vendit? A mund ta bënte ndeshjen në një fushë të tillë ministri i Kulturës, Rinisë dhe i Sporteve edhe pse veprimi i tij përjashtonte Kulturën dhe kishte lidhje vetëm me Rininë edhe deri diku me Sportet? Qëllimi i investigimit ishin orenditë shtëpiake të zotit ministër, apo flligështia e zyrtarit që shet punësimin? Në rast se përplasjen do ta kishim këtu, do ta quanim shkelje edhe këtë?!

    Pyetja 4 – Ne, të mësuar për dekada të tëra të pajtohemi me thyerjet edhunëshme të privatësisë dhe të shtytur nga një moral me norma të prapambetura, mund të gabojmë, por a mund të pranojmë që i rrethuar me juristë gjithëllojesh, të gabojë edhe kryeministri i vendit që me një akt spektakular, për tri minuta e gjysëm pasi kish përfunduar shfaqja e “Fiksit”, pushoi ministrin e tij?

    Nënpyetje: mos vallë kreu i qeverisë e pushoi ministrin e tij ngaqë nuk i pat dorëzuar me shkrim prioritetet e dikasterit për 6 mujorin që po vinte dhe ky shkarkim përkoi gabimisht me mbarimin e titrave të “Fiksit”? Nënpyetje tjetër: përse Pangoja nuk hodhi në gjyq edhe dëmtuesin më të madh të interesave të tij, kryeministrin dhe nuk e ze atë asnjëherë në gojë, në daljet e tij?

    Pyetja përfundimtare – Ta zemë se do të bindemi dhe do të bashkohemi të dënojmë “Fiksin” , pasi t’i japim 400 mijë eurot, Ylli Pangos, të cilit tashmë i është dhënë një punë me rrogë të mirë në një zyrë tjetër të qeverisë, a do ta atë quajmë të plotkënaqur, të pranuar krahëhapur në shoqërinë civile të vendit tënë, apo të dëmtuar pa riparim? Cila është shuma që e plotëson riparimin dhe përse i mohohet ajo?

    Nënpyetja përfundimtare: Megjithë të metat në praktikën e emisionit “Fiks fare” a nuk bashkohet njeri me mendimin tim, se kjo revistë televizive përbën opozitarizmin më të shëndetshëm në Shqipëri dhe përse të mos bëhen përpjekje që asaj t’i ligjërohen me kanun të drejtat e investigimit? Kush do t’i mbrojë sot e tutje shqiptarët nga ministrat e tij?!!!

    1. Krejtësisht sinkron me pasionin tënd për ta gjykuar gjithë veprimin e horrit Pangos si një fëlliqësirë dua të vë re, se reagimi i Berishës për largimin e horrit Pango për katër minuta nga qeveria e tij ishte më se i drejtë. Berisha është Kryetar i Qeverisë dhe ai vendos se me kë do ta qeverisë vendin. Berisha nuk është i detyruar t’i japë askujt llogari për këtë me përjashtim të shumicës parlamentare që i jep atij votëbesimin. Në këtë kuptim flakja e Pangos nga kabineti nuk ishte njëkohësisht një deklarim i Berishës për fajësinë e Pangos.

      Gjoba prej 400.000,- € është një ndëshkim medies në kuadrin e kufizimit të lirisë së shtypit, pasi vëllimi i të drejtave të shkelura të individit horr Pango nuk është fare në përpjesëtim me gjobën, po të mbahet parasysh se e drejta shqiptare nuk njeh dëmshpërblime morale në këtë dimension.

      Ky diskutim zhvillohet shpesh në perëndim dhe tavani i i dëmshpërblimit varet nga praktika gjyqësore e çdo vendi më vete. Duke e banalizuar ndoshta me krahasimin, por nëse në Amerikën e Veriut të japin një dëmshpërblim prej 1,5 milion dollarësh për një filxhan kafeje që të derdhet në prehër, në Gjermani të japin një pecetë për t’u fshirë, po t’jua kërkosh edhe këtë.

      Gjykatat shqiptare që i japin horrit Pango 400.000,- € ç’duhet t’u japin viktimave të Gërdecit pastaj?

      Fiksi është fundi i shoqërisë civile shqiptare. Ai emision maskilist, karagjoz, pisqollë, sharlatan, tendencioz, revanshist, mafioz ka vetëm një qëllim: nxjerrjen e një fitimi maksimal nëpërmjet reklamash me çdo kosto në kurriz të edukatës qytetare.

      Nëse biem dakord, që “fiksi” bën mirë punën e një opozitës, atëherë nuk jemi shumë larg bandave të ndershme fashiste, që ta kapnin për shembull Pangon dhe a bënin “peshk” duke e zhdëpur në dru.

      Nuk po them që je ti fashist, mos më keqkupto të lutem. Edhe unë nuk jam gjë më i mirë se hipoteza që po mundohem të kundërshtoj, se një zë brenda i heshtur do të më kish ulërirë “fenë ja paskan luajtur!”, po ta rrihnin gjë horrin Pangon ca komunistë apo fashistë të ndershëm.

      1. Nje koment me rendesi anesore ketu, por mbi dicka qe mua me bezdis ne menyren se si ndertohet argumenti mbi ceshtjen Pango. Qofsha une e keqkuptuar, por kam pershtypjen se Pifto e keqinterpreton konceptin e perdorimit “per qellime fitimi” , ndersa Xhaxhai perdor emfaze te panevojshme teksa shprehet per “arkat e nje televizioni komercial”. T’i atribuosh Fiks Fare qellime fitimi per ekspozimin e Pangos eshte e nxituar. “Qellimi i fitimit”, te pakten ne menyren se si ai perdoret si faktor rendues ne dhunimin e privatesise se dikujt (shiko p.sh. Kodi Penal, Neni 122, “Perhapje e te dhenave vetjake”), ka nevoje te lidhet ne menyre te drejtperdrejte me nje produkt a sherbim specifik te cilit ose i behet reklame, ose i garantohet cilesia ne menyre implicite, fale perdorimit te tij nga nje person me reputacion publik. Pra, nese farmacia “Ferid Murad” sponsorizon nje artikull qe kundershton thashethemet ne publik se farmacia shet ilace e produkte te skaduara, dhe vendos per kete qellim ta shoqeroje artikullin me nje fotografi te Ylli Pangos duke blere aty kontigjentin e tij javor te Viagra-s –nje fakt relativisht privat ky–pa pelqimin e ketij te fundit, atehere dhe vetem atehere mund te themi se farmacia po e perdor privatesine e ketij te fundit per qellime komerciale/fitimi.
        Natyra e Fiks Fare si entitet komercial privat qe, domosdo, eshte i interesuar te fitoje nga aktiviteti i vet komercial, nuk eshte fare, absolutisht fare, e ngjashme me rastin hipotetik qe permenda. Nje entitet komercial, jam e sigurt, eshte edhe Süddeutsche Zeitung e Washington Post, ne sensin qe ato pa dyshim kane nje interes aktiv per te siguaruar shitje reklamash ne faqet e tyre apo shitje abonimesh. Gjithsesi, ky interes eshte ne sfond, dhe nuk lidhet ne menyre direkte me reportazhin mbi, fjala bie, fustanin e njollosur te Monica Lewinski-t. Nje entitet privat mediatik, i pabrengosur fare nga natyra e tij organizacionale private, mund te jete, dhe ne kete rast eshte plotesisht, i angazhuar ne kryerjen e nje sherbimi publik.

  4. Mal do të më bëhej zemra sikur Ylli Pango këto 400 mijë eurot t’ia dhuronte ndonjë fondacioni për mbrojtjen e privatësisë së individit në Shqipëri.

  5. Mbaj mend gjithnje te fresket nje incident ku jam perfshire nja 10 vite me pare, ne nje aeroport. Taksisti qe na kishte percjelle deri aty, mua dhe nje shokun tim anglez, nuk kishte ndezur taksimetrin, dhe po pretendonte te na merrte trefishin e parase qe maste zakonisht distancen e pershkuar. PO perdridhej taksisti e s’po levizte nga e vetja, une po shpenzoja fjalet e fundit qe dija ne debatin me gjuhen e huaj te taksistit, dielli ende nuk kishte lindur mire, valixhet po leviznin drej hambarit fluturues e orari i nisjes po i afrohej nje caku te ligsht: mu aty, ky shoku im vjen e me shtyn menjane, formulon me ato tre llafe qe ia dinte gjuhes se taksistit shprehjen “ti je gjysem-burre”, e pastaj hap krahun e kercet nje flakurime ketij, duke i flakur ne fytyre edhe parane e bere shuk, saktesisht ne shifren e paturp qe na kerkohej. Taksisti mblodhi leket pertoke, dukshem para se te mblidhte veten, po une isha mpire fare, thuajse e kisha ngrene vete shuplaken: nuk dihet kush kishte me shume mornica ne trup ate mengjes, taksisti i shkurter apo une qe isha dyfishi i tij ne trup. Ky figura, shoku im, sapo u terhoq zvarraniku ne zguallin e vet te verdhe, po me hapej me ca gjeste teatrale e aforistike: “Ej, po ku ka fat me te madh sa te perdhunosh nje burre ne pike te sabahut vetem per nje duzine e gjysem dollaresh?! Po cha do mbajme mend nga kjo jete o shok?!”

    Dua te them se s’ka dyshim qe te gjitha punet mund te behen njeheresh: edhe te shkelesh ligjin, po edhe te paguash qe ta shkelesh, se ndryshe behen gjerat lemsh. Keshtu, ligji po thote se nuk mund ta pergjosh tjetrin ne shtepi pa nje mandat institucional shteteror. PO ti e ben, dhe paguan gjoben, e pastaj i futemi bilancit, a ia vleu apo jo.

    Dihet se ligjet nuk jane shume te zhdervjellta, shpesh amorale, dhe nuk kane si te jene pervecse keshtu ca koleksione fjalesh jopoetike qe metojne te gjejne rregull perballe anomalise nominale qe qeveris boten njerezore; keshtu qe shpesh ligji nuk na ndihmon, ne kohen a ne masen e duhur, per te gjetur drejtesine e rregullin, ne menyren si i perfytyrojme. Nese realizimi i idealit te drejtesise qe paskemi ne koke, apo i interesit gjithfare qe na motivon, arrihet vetem duke shkelur ligjin, bujrum ta shkelim, po pse qajme valle kur na kapin e duhet te paguajme?

    “Opinioni publik” eshte i kenaqur me demaskimin e korrupsionit moral dhe politik, pavaresisht mjeteve te demaskimit. Morali, e ne nje fare mase edhe politika, jane kategori qe ligji nuk mund t’i mbuloje dot mire, dhe nuk ka kontradikte midis paligjshmerise se nje aksioni moral apo politik dhe simpatise se ligjshme popullore per po keto akte, sidomos ne nje vend ku ligjet dhe kultura nuk burojne nga njeri-tjetri. (Ne kete blog eshte shkruar gjate per importimin artificial te ligjit, po jo te popullit, ne Shqiperi). Keshtu ne rastin kur gjykata denon me gjobe televizionin “TCH” per pergjim te paligjshem te nje te korruptuari moralopolitik, dhe “TCH” pretendon se i ka sherbyer “opinionit publik”, i cili eshte pro ketij pergjimi te paligjshem, rruget jane dy: “TCH” mund te hape nje fushate popullore per te mbledhur parate e gjobes (“u kenaqet: paguani ju lutem!”) dhe po ashtu bashke me parate e gjobes, “opinionit publik” mund t’i kerkohen edhe firmat per nje projektligj popullor per te ndryshuar ligjin qe mbron paprekshmerine e privatesise.

    Megjithate, problemi me pagesen prej 400 000 eurosh, eshte se televizioni ne fjale, paragjykohet se ka mundesi ta paguaje. Neser, gjithe me kete shume te ndare vec ne sirtar paraprakisht, cdo pirat i fuqishem mund t’i shkaterroje jeten kujtdo, duke i nxjerre ne shesh gjithe cka fshehim ne dhoma gjumi a hoteli, gjithe cka shfyjme ne tavolina me shoke e keshtu me rradhe. Te pasurit do te vazhdojne te kene mundesi, sa me ligj e sa me para, te nxjerrin te veten, e ky luks, nuk do t’u jepet dot te varferve.

    Opinioni publik shqiptar, e sigurisht jo vetem ai, ende nuk eshte mesuar te kuptoje sesi nje subjekt mund te jete edhe fajtor edhe viktime njeheresh, sic eshte ne rastin tone viktime (ligjerisht) e fajtor (etikisht) Profesori ne fjale, e ne raport te permbysur po keshtu edhe “TCH”. Priapizmi i paragjykuar i Profesorit, e bente kete nje shenjester te sigurte per provokim, dhe ja ku ne fund te xhirimit cfare deshem-vertetuam (c.d.v.). Ama a do ta kishim zbuluar ndonjehere dizajnin e pizhamave te profesorit, apo shijen e tij ne pikture shpalosur neper muret e shtepise se vet, nese gracka do kish deshtuar? Po sikur profesori vertet t’i tregonte vajzes se parfumosur ngjethshem vetem albumin e pullave? A ben ndokush pyetje sesa raste provokimesh me qellim te larte etik mund te kene mbetur ne tentative, dhe shiritat e pergjimeve pabuke te kene perfunduar bashke me gjysma hamburgeresh koshave te plehrave neper redaksite e Tiranes?

    http://www.gazetastart.com/analiza/analist/Agron_TUFA/170/13/

  6. Kam pershtypjen time per ceshtjen ne fjale qe eshte dicka e vecante, po ta krahasojme me te tjera raste te gazetarise investigative. Qe ne fillim dua te them qe Fiks Fare NUK ESHTE gazetari investigative por nje reklame tjeter fitimprurese e Top Channel.

    Ajo qe dua te them eshte qe Filip Cakuli ne kete mesele ka shfrytezuar recidivizmim e Pangos ne keto lloj historirash qe, nga them e thashet ne Tirane, jane te shumta per te. Pikerisht kete gje shfrytezoj Cakuli per te mare “opinionin e gjere publik” me vete kunder Pangos.

    Une e kam pare te gjithe emisionin dhe eshte e rendesishme te permendet qe situatata dhe provokimet e Pangos fillojne qe ne zyren e tij, me te njejten vajze; pra ne funksion zyrtar dhe me pas vazhdojne ne shtepi. Qe dikush i eshte vene Pangos per keto nuk ka dyshim por pazari nuk u pre’ kur Pango dha vetem 50,000 euro, te cilat nuk mjaftonin.

    Moralisht Pango e meritonte ate. Ligjerisht, kemi pare qe ai qe ben gjemen nuk i hyn gjemb ne kembe dhe ai qe vjedh nje buke shkon ne litar.

  7. Te metat e emisionit Fiks Fare jane te tilla vetem ne planin teknik, apo organizativ dhe ideor, por ne aspektin njerezor kurrsesi nuk mund te quhen te meta. Ato jane troshtije te normalitetit qe eshte i tille jo per shkak te shenjterise se zakoneve, por pse shoqeria keshtu e edukon veten. Ka qene nje rast, ne Ministrine e Jashtme, kur nga ky emision u perdor serish nje femer, qe ne zyre te personit bente veprime provokative. Natyrisht i sigurte nga njohja me vajzen personi u leshua fare. Emisioni ishte i pameshirshem; mire abuzimi me detyren qe ne kete rast shperfill teresisht prioritetin hormonal, por vezhgimi ne flagrance transmetoi fraze per fraze, komunikimin mes te dyve, duke i dhene opinionit nje pamje te shemtuar qe pak kujt i interesonte. Perfundimi me sa u mor vesh ishte; shkarkim nga puna i personit qe ishte ne pozicion te larte ne Ministri, divorc dhe sipas pamjes qe reflekton ne ecejaket e tij ne Tirane edhe ndonje problem mendor. Pjesa e piste ishte fakti se vajza kishte hyre ne pune pikerisht prej viktimes qe ato dite priste emerim diku.
    Mes ketij dhe rastit te Pangos ka nje distance kohore prej disa vitesh; vite videosh dhe zbulimesh te zullumeve shqiptare nga Fiks Fare, te paudhesive qe opinioni i ben te tilla sapo i sheh ne ekran ku zbulon lakuriqesine dhe hipkorizine e vet. Pislleku qe i ka mberthyer te gjithe nuk kerkon pastrim se kjo do te thote ndryshim regjimi, por viktima, qe kur shfaqen si te tilla riperkufizojne virtualisht moralin e shoqerise se ciles i bie barra te gjykoje. Ne fakt kjo e fundit vetem sa qesh, shijon spektaklin, qe ne rastin e Pangos sherbeu si qitje virtyti per kryeministrin qe e largoi venerianin nga kabinetua e tij vezulluese. Nje veprim prej burri shteti dhe mashkulli me taban. Kjo vertetohet mjaft mire, po te kihet parasysh se kur Taku Ngjela e regjistroi sipas praktikes se Fiksit, Saliu doli te nesermen dhe vetem sa qeshi duke thene: Mos u merrni me cimkaxhiun.
    Thuhet shpesh se Fiks Fare eshte nje dritare per shoqerine, per te pambrojturit, por edhe nje hapesire per opozitarizem te shendoshe. Cfare ka ndodhur ne shoqerine shqiptare qe me nisjen e ketij emisioni? Une them se media televizive ka aftesine e paperseritshme qe viktimat t’i ktheje ne personazhe te gjalla; nje gjyqtar qe merr rryshfet iken nga puna, por per komunitetin ku jeton shihet me sy tjeter; nje lloj jashteqitjeje qe ka funksionin e plehut, ku gjallon filizi i paperballueshem i rrufjanit. Jo me kot kur te nxjerr Fiksi te gjithe thone: Ia futen edhe ketij. A reflekton shoqeria apo opinioni nga keto qe sheh dhe degjon, a reagon ai ne menyre qe keto gjera te mos perseriten? Ketu jetojme, me duket se jo. Jo, sepse nuk reagohet ndaj nje ligji moral qe ka forcen e joshjes prej llotarie per te gjithe. Sot ky, neser ai, pasneser une. Ku i dihet!?
    Mirepo Fiksi ka edhe te drejten ekskluzive te Denoncimit – guxon dhe e quan keshtu Kurthin qe ngre. Para disa ditesh, ne gazeten “Shekulli”, Virion Graci, pedagog ne Universitetin “Eqrem Cabej”, denonconte nje rast personal qe kishte te bente me pervetesim fondesh per femijet me aftesi te kufizuara, ne listen e te cileve ishte edhe femija e Gracit. Reagimi i opinionit? Vetem Zero. Po si ka mundesi valle? Apo nje shkrim nuk te argeton aq sa nje video ministri qe kerkon zberthim kopsash? Keshtu edhe zgerdhihesh para Tv duke thene; mire ia bene legenit se ashtu ishte ai.
    Ka edhe nje viktime per te cilen nuk flitet fare – vajza e perdorur keqas, per te cilen shoqeria jone nuk ka nevoje se ia konsumoi hiret me leverdi te madhe. Jo me kot ate nate gazeta “Albania” do dilte me titullin: Pango shkerdhen qeverine.

  8. Nuk e kam lexuar shkrimin origjinal ne Huffington Post, edhe jo te gjitha komentet ketu. Por, ka nje ndryshim te madh megjithate midis thyerjes se privatesise ne kontekstin e “fermes private te gjedheve” dhe “baneses private te personit”. Privatesia e se dytes eshte me e rendesishme dhe cenimi i saj me i rende.

    Tjeter gje… Gruaja ne Shqiperi, eshte kthyer ne Barbie, aq me teper ajo me dukje publike. Nje gazetare dhe nje kercimtare e spektaklit shqiptar duket te kene fare pak ndryshim, para se gjithash ne ate qe perpiqen te kumtojne. Nje gje e tille eshte e trishtueshme.

    Gazetarja qe i shkoi Pangos ne shtepi pati sukses jo aq se luajti e pati masken te mire apo se e luajti “aktin” me virtuozitet, por sepse s’kishte nevoje te sforcohej (edhe jo thjesht se Pango i pazgjuar ia beri te lehte suksesin) — lujati ne fakt veten reale — reality show, right? — arketipin e femres dhe te gjendjes ku eshte katandisur ne boten e biznesit sot.

    Sa i takon fermes (jo femres) se kafsheve, askujt besoj nuk i eshte dashur te luaje me sensualitetin. Ndersa ne rastin e Pangos, u luaj pikerisht me sensualitetin dhe seksin. Dakord, mire ndoshta iu be Pangos! Por, s’mund te kesh aspak respekt per gazetaren (dhe tipin e gjithe gazetareve qe ajo personifikon e qe do te benin sot te njejten gje pa nje pa dy), te cilat pervec aftesise per te manipuluar me epshin e nje burri, a pergjithesisht per te joshur, pak perdorin ndonje aftesi tjeter. M’u kujtua tani Grushenka me vellezerit dhe atin Karamazov, por edhe shume personazhe te tjera femerore, te cilat letersia me e mire (por edhe me e keqe) i ofron me bollek.

    Ndersa kur mendon se Top Channel me kompani, i aprovojne dhe i inkurajojne te tilla metoda, c’te thuash “sa mire me kene shqiptar!”…, sa “mire mos me kene shqiptar!”…, apo “sa mire qe s’jam ne Shqiperine e kthyer ne bizenes e zvetenim shpirteror!”?

    Se c’lojra jane luajtur ne gjyqet dhe prokurorite shqiptare, nuk e di, por edhe mua me erdhi mire qe simbolikisht demshperblimi i Pangos mund te ndikoje sadopak ne cinkurajimin e “pergjimit e spiunimit privat” si metode e felliqur dhe e kudogjendur ne mjediset e politikes, te biznesit e te kultures shqiptare ne pergjithesi. S’i paskan mbetur kesaj shoqerie xhanem kellqe per te perdorur metoda te tjera?

  9. Diskutimin për incidentin të Fiks Fare me ish ministrin Pango e kemi bërë vjet; unë i hodha një sy, çfarë kam thënë atëherë do ta kisha përsëritur edhe tani. Ka dy pika që, mendoj unë, kanë rëndësi më shumë se të tjerat; e para, se sa duam vërtet që t’ia japim një televizioni privat të drejtën jo vetëm për të zbuluar dhe ndëshkuar publikisht shkeljet dhe korrupsionin, por edhe për të zgjedhur se kush pikërisht do të shënjestrohet për këtë apo atë “investigim”. Kush e vendos këtë? Pse Ylli Pango dhe jo, bie fjala, Bahri Falliu? Kjo nuk ka të bëjë as me profilin etik të Pangos, as me atë të Çakulit, por me raportin midis mediave dhe institucionit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. A do të tolerojmë që abuzimi (i supozuar) i Pangos me vartëset e tij të ndëshkohet duke abuzuar me të drejtën e Pangos për privatësi? E dyta, duhet pasur parasysh që emisione të tilla si Fiks Fare e krijojnë vetë kontekstin e ngjarjes: duke mos u mjaftuar që ta përcjellin lajmin, ato si të thuash e krijojnë ose e inskenojnë ose i japin një formë të pranueshme për formatin televiziv.

    Megjithatë, tani është futur në valle dhe gjykata ose pushteti i tretë; dhe vëreni reagimin e “opinionit” ndaj vendimit të gjykatës: sulme ad personam ndaj gjyqtarit Agim Bendo, apelim ndaj opinionit publik (ose zërit të masës) që e paska dhënë verdiktin, indinjatë që trishtimi i një liliputi i paska kushtuar Top Channelit 400 mijë euro (ç’është njëshi para Partisë?) dhe të tjera thagma. Më bëri përshtypje që disa banalitete për gjyqtarin Bendo (kinse për një konflikt interesi që paska pasur ky me Fiks Fare, meqë ia kanë nxjerrë emrin, edhe pse gabimisht, në një prej emisioneve), dolën në dritë vetëm pasi u mor vendimi i gjyqit; ndoshta ngaqë pritej një vendim tjetër? Apo ngaqë po përdoreshin si instrumente për të bindur një palë kryeneçe në konflikt? Gjithsesi, juristët e Top Channel-it nuk më janë dukur në lartësinë e duhur; madje as në lartësinë e vetë emisionit Fiks Fare.

    Më në fund, një faktor i tretë është i shumëcituari “opinion”; dhe ky opinion përgjithësisht ia dënon rëndë lapërdhitë (e supozuara) Pangos; në një mënyrë të tillë që, më duket mua, ia ul dinjitetin vetvetiu femrës shqiptare të emancipuar, së cilës mjaftoka “t’ia kërkojnë” për ta “dhënë”, për hir të një vendi pune ose një udhëtimi jashtë. Ky reagim, më duket mua, zgjedh si premisë supozimin se femra shqiptare e emancipuar nuk e përballoka dot vetë tundimin për të kurvëruar; dhe vetëm restriksioni burrnor i instinktit mashkullor mund të vika rregull në shoqëri. Si të thuash janë burrat që duhet të kastrojnë burrat, se përndryshe nuk do të jemi më të sigurt se të kujt i kemi djemtë. Vallë ky të jetë rezultati i emancipimit me flokë të lyer, thonj të manikyruar dhe super-taka?

  10. Këtu në Gjermani ka disa vite që zhvillohet një debat për problemin se sa ka të drejtë shteti të ndërhyjë në jetën private të qytetarëve për nevojat e sigurisë; për parandalimin e terrorizmit, por edhe për luftimin e kriminalitetit. Sidomos ka pasur mospajtime për kërkesat që të spiunohen kompjuterët e qytetarëve. Nga kërkesa që të gjithë kompjuterët privatë të spiunohen është hequr dorë dhe tash mund të kontrollohen vetëm të dyshimtit edhe ate pas një vendimi gjyqësor se N.N. mund të spiunohet për nevojat e sigurisë. Monopolin e përgjimit e ka eksluzivisht shteti. Përveç kësaj, shteti duhet të veproj sipas ligjit. Përgjimet që bëhen privatisht nuk mund të shërbejnë si provë për vendimet gjyqësore.
    Sa i kushtohet rëndësi privatësisë këtu, mund të ilustrohet edhe me shumë shembuj. Në disa sportele të enteve shtetërore kam vërejtur edhe shkrimin: “Nëse nuk dëshironi që emri i juaj të thirret, ejani në zyrën X.”

    Rasti “Pango” dëshmon se Fiks Fare përdor metoda të shërbimeve sekrete, por për nevoja private.

    Në librin “Der Krieg im Dunkeln” kam lexuar se si KGB-ja ka bërë përpjekje ta shantazhojë presidentin e Indonezisë, Sukarno. Gjatë fluturimit për në Moskë, dy stjuardesa kishin filluar t’i vardiseshin Sukarnos, për të përfunduar në shtrat me te në hotelin ku kishte kaluar natën. Në mëngjes ia tregojnë “filmin” që kishin gjiruar. Duke e kuptuar se çka kishte ndodhur dhe çka po dëshirojnë sovjetikët, ai ua pret: a keni edhe një kopje për mua, dua që ky film të shfaqet në kinot e Indonezisë.

    1. Pikërisht. Edhe unë besoj se vetëm një institucion i autorizuar me ligj (me kushtetutë) mund të vendosë shkeljen e privatësisë të dikujt, për arsye madhore dhe duke mbajtur përgjegjësi të plotë për pasojat. I kam fort për zemër mediat dhe nuk mund ta përfytyroj dot jetën time mendore jashtë mediave, por kurrsesi nuk mund ta pranoj që këtyre t’u lihet në dorë vendosja e drejtësisë; dhe aq më pak mediave private komerciale, të cilat ndjekin para së gjithash interesat e pronarëve të tyre.

  11. “Si çdo qytetar, edhe ky person gëzon të drejtën e padhunueshmërisë së shtëpisë së vet dhe të hapësirës së vet private, të cilën të drejtë Top Channel dhe redaktorët përgjegjës të emisionit Fiks Fare ia shkelën, në atë masë që transmetuan pamje të filmuara në ato mjedise, kundër dëshirës së vetë personit.”

    Ka dicka ketu. Qytetaria nese nuk nenkupton vetem perkatesine ne specien njerezore vjen me shkalle, dhe nje zyrtar i larte i shtetit nuk mund te konsiderohet nga ligji thjesht si cdo qytetar tjeter. Rasti me flagrant i ketij dallimi mes qytetareve eshte imuniteti qe gezojne anetaret e qeverise, ambasadoret, depuetet, etj. Ne lidhje me ceshtjen ne fjale duhet marre parasysh qe tek zyrtaret e larte te shtetit kufiri mes hapesires private dhe asaj publike vjen gjithnje e duke u zbehur sa me publik qe behet roli i ketij zyrtari ne shtet, duke arritur kulmin tek qytetari i pare i Republikes se Shqiperise, Presidenti, shtepia private e se cilit eshte hapesira publike e presidences. Eshte e vertete qe anetaret e qeverise nuk jane ne kulmin presidencial ku privatja dhe publikja e personit te tyre shnderrohet ne nje, por edhe konsiderimi i tyre si “cdo qytetar” eshte i gabuar. Deri ketu thjesht ne lidhje me statusin e privatesise te zyrtareve te larte te shtetit, ndersa persa i perket rastit ne fjale, duhet marre parasysh se vete Ish-Ministri hapi dyert e shtepise se tij per te kryer nje interviste pune, duke e dorezuar keshtu cdo pretendim mbi privatesine e baneses se vet.

    1. Edhe në zyrën e vet sikur ta kishte bërë Pangoja intervistën për punë, përsëri ishte e drejta e tij që të mos filmohej fshehurazi dhe të mos provokohej nga një person i paguar prej kanalit televiziv që po prodhonte lajmin.

      1. Kjo nuk qendron, sepse lejon pakontrollueshmeri te institucioneve shteterore. Dhe kontrolli i institucioneve shteterore nuk ka pse te jete vetem me dijenine dhe me lejen e drejtuesve te ketyre institucioneve, pasi gjithe cdo mund te kontrollohej do ishte ajo qe drejtuesit do lejonin te kontrollohej, gje qe do e bente kontrollin redundant, apo sa per sy e faqe. Plus qe ky argument qe po ofron tashti nuk ka te beje me padhunueshmerine e personit privat, por me padhunueshmerine e personit publik. Sa per provokimin (entrapment) nuk me duket se qendron, pasi e vetmja gje qe u ofrua nga gazetarja e Fiksit ishte krahu i punes, nderkohe qe favoret seksuale u kerkuan nga ministri. Qe te kete rast provokimi, duhet qe investiguesi i infiltruar fshehurazi te ofroje ne menyre eksplicite marredhenien ilegale per te cilen i investiguari do akuzohej. Oferte eksplicite me duket se nuk ka, keshtu qe cdo diskutim mbi provokimin me duket jashte teme.

        1. E di ca me kujton ky justifikimi “provokim” qe po behet per Pangon. Ate skenen tek Vdekja e Kalit, qe kur e shoqja e personazhit kryesor shkon te flase me ministrin per punen e se shoqit, ky i fut duart, e kur kjo e refuzon duke i dale nga makina, ky rregullon kravaten dhe thote gjithe dinjitet: “Kurva! Desh te me provokonte.”

          1. Po ajo vajza ishte agjente e paguar e një kanali televiziv privat, që i shfrytëzoi filmimet e saj për një emision të vetin; nëse nuk e quan provokim këtë… le ta quajmë instalacion atëherë!

            1. E pse nuk e quan gazetare. Pse nuk e quan gazetari shfrytezimin e filmimeve per nje emision te vecante. Pastaj, perdorimi i ironise per te percaktuar terma qe juridikisht jane te percaktuara, nuk besoj se i shkon frymes se artikullit. Ti quaje cfare te duash, edhe konstelacion po deshe, por qe ta quash provokim kur nuk ka nje oferte eksplicite ilegale nga agjenti, do te te duhet te bazohesh fort tek opinioni popullor.

            2. Nuk jam fort i sigurt nëse ajo veproi si gazetare aty… A vepron si gazetar dikush që bashkëpunon jo vetëm në përcjelljen, por edhe në krijimin e lajmit, aq më tepër duke luajtur pjesën? Prandaj kur e quajta “agjente e paguar” kisha parasysh rolin që po mbushte në skenë, jo profesionin e saj.

            3. Krijim i lajmit, apo gjetje e lajmit, kjo eshte ceshtja. Mua nuk me duket se eshte e mundur qe nje doze krijimi te shmanget nga lajmi. Me c’mbaj mend (nese nuk e ngaterroj) ti e ke trajtuar edhe vete kete fenomen, por ne nje subjekt tjeter, ate te antropologjise. Madje edhe ketu thua se:

              “duhet pasur parasysh që emisione të tilla si Fiks Fare e krijojnë vetë kontekstin e ngjarjes: duke mos u mjaftuar që ta përcjellin lajmin, ato si të thuash e krijojnë ose e inskenojnë ose i japin një formë të pranueshme për formatin televiziv.”

              Cfare na ben te mendojme qe gazetaria ne pergjithesi – jo vetem ajo investigative – ne funksionin e percjelljes se lajmit, ndryshe nga cdo agjent tjeter “objektiv” sic mund te jete antropologjia, eshte ne gjendje ta shmange krejt funksionin krijues. Ta kam llafin qe nuk me duket se eshte e mundur te zbulohet e verteta, rrjedhimisht, nuk mund te percillet lajmi, pa u luajtur pjesa. E vetmja gje qe mund te pritet eshte qe krijimtaria te mbahet ne nje minimum normal. Fakti qe pjesa e luajtur nga gazetarja e Fiksit nuk permban ndonje provokim kunder ministrit, me duket se mjafton per te plotesuar kushtin e normalitetit.

              Une jam shume dakord qe ky normalitet duhet vendosur nga institucionet perkatese te drejtesise duke i percaktuar nje status medias ne pergjithesi dhe funksionit te tyre investigativ ne vecanti, si edhe jam shprehur ne shkrimin Dosjet e Fiksit ketu tek PTF. Por nuk me duket normale qe per shkak se mediat ne funksionin e tyre investigativ nuk mund ta shmangin nje doze krijimi, kete funksion te tyre te mos e quajme fare gazetari, por ta konsiderojme thjesht si kriminalitet.

            4. “Krijim i lajmit, apo gjetje e lajmit, kjo eshte ceshtja. Mua nuk me duket se eshte e mundur qe nje doze krijimi te shmanget nga lajmi.”

              Edhe pse nuk i kuptoj mirë pohimet e mësipërme, duke përdorur termat tuaja, cilado “dozë krijimi” është krejt e pranueshme po të biem dakord se “dozë krijimi” nuk duhet në asnjë rast të barazohet ose të përdoret në mënyrë të ndërsjelltë me “dozë mashtrimi”. Kush i thotë vetes “gazetar”, nuk mund të zhvillojë në asnjë rast një bisedë që synon ta bëjë publike pa u paraqitur më parë me identitetin e vet e pa e bërë të qartë qëllimin e përdorimit të lëndës. Me siguri një gjë e tillë duhet të ekzistojë në përshkrimin e punës, e në paragrafet e para që shpjegojnë se ç’është etika në këtë profesion të nderuar. Le që gazetari, me përkufizim, punën e vet e kryen përmes vëzhgimit, teknikave të marrjes në pyetje, e interpretimit të fakteve (nuk krijon, as sajon). Edhe “doza e krijimtarisë, talentit, mprehtësisë perceptuese, e autenticitetit a quaje si te duash” nuk mund të dalë jashtë kësaj kornize – kornizë që është percaktuar jo aq nga ligji përshkrues, sesa nga shkalla e punës së ndërgjegjshme vetiake të gjithesecilit… Por medet, ne Tiranën e Topave, krijimtaria gazetareske nuk i kapërceka dot taktikat që do të jenë specialitet i “striptease girls” nëpër klubet e Tiranës, taktika qe padyshim s’do të kenë të sharë në ato mjedise. A ka mungesë me të trishtueshme krijimtarie? Edhe Kleopatrës do t’i vinte keq për këtë dembelizëm të imagjinatës.

              Une s’jam gazetare, por më duhet shpesh të regjistroj e analizoj bashkëbisedime live, në telefon ose përmes platformave të ndryshme elektronike. Nuk mundem kurrë ta bëj një gjë të tillë pa kërkuar leje paraprakisht dhe pa parashtruar qartë se në ç’mënyrë do ta përdor materialin, dhe nëse kam ndërmend a jo të zbuloj në atë material emrat identifikues të bashkëbiseduesve. Madje lyp leje edhe sikur të dua të mbështetem thjesht në mbajtjen e shënimeve.

            5. Shqato, ligjet, institucionet, praktikat e shtetit, nese nuk jane pjese e sekreteve shteterore, jane pjese e hapesires publike. Si te tilla nuk ka nevoje askush, as media, qe te marre leje per regjistrimin e tyre.

            6. Kodra, ligjet, institucionet e praktikat e shtetit, natyrisht që të shtetit janë, me sekret apo pa sekret. Vëzhgimi, kur nuk të ndalon polici, sigurisht mund të bëhet prej kujtdo, por, jo ndërfutja e provokimi me gënjeshtra e mashtrim, aq më tepër kur një gjë e tillë bëhet me qëllim perfitimi privat, gjoja në emër të së mirës publike.

              Sa për banesën e personit publik ose privat, ajo mbetet private. E shumta mund të afrohesh e të filmosh a regjistrosh prapa gardhit (përpara se personi të të ketë parë e t’i ankohet policisë rajonale në telefon) — madje edhe sikur vetë Top Channel t’ia kishte dhuruar ose t’i paguante qiranë Pangos.

              Sigurisht që puna e lejes komplikohet kur bën regjistrime filmike ose auditive, në të gjitha rastet – edhe kur është fjala për sekrete, zor të mbarosh pune pa të dalë shpirti më parë nëpër labirintet burokratike (edhe as është nevoja fare ta përmendësh lejen).

        2. Pikerisht, ofertat eksplicite ose implicite ne kuptimin metaforik dhe literal jane ne bazat e kultures korruptive te sotme. Paralelisht, kur mendoj edhe se ne cfare rrethanash vete Tani i Topit u largua nga kjo jete (me nje bukuroshe se ciles o ia kishte ofruar o ia kish lypur – pavaresisht se kjo gje Shqiperine e tere nuk e pengoi aspak ta percjelle, Tanin e Topit, si superhero ne stilin Michael Jackson, nderkohe qe vajza vete s’ mundi te linte tjeter shenje kujtimi vec te qenit “oferte” bere pete pas trungut ne supershpejtesi e siper), mua me duket se shoqeria shqiptare jo vetem qe aprovon me hir a pa hir, por sot ekziston vec si produkt “ofertash” ne te gjitha sferat.

    2. Lulian, ka dy gjëra. Ti ke të drejtë kur e shikon “privacy-në” e Pangos të dobësuar, në momentin kur ky hap dyert e shtëpisë për punë shtetërore. Në fakt privacy-a si koncept nuk ka si thelbësore një tredimensionalitet fizik me kufij të qartë por dinjitetin e njeriut të shtrirë në hapësirë. Banesa mbrohet veçanërisht sepse atje privacy-a presupozohet vetvetiu, por kjo gjendet edhe poshtë një pardesyje teritali në një udhëtim me një autobus të një linje urbane apo brenda një bunkeri, ku dikush ka vendosur të kryeje spontanisht nevojat personale. Çdokush i përcakton vetë kufijtë e privacy-së së vet dhe nuk të presë nga opinioni publik që të kujdesen kryesisht ky për këtë. Unë për shembull kam 6 orë që pres një aeroplan të vonuar në daljen e aeroportit të Rinasit dhe ndërkohë shqepem në muhabet me kë të mundem në Skype. Shumëkush rreth meje mund të shohë miq të mijtë, me apo pa kanotiere. Unë nuk mund të pres prej tyre t’i mbyllin sytë përpara asaj që unë shpalos publikisht. Madje një kosovar i vogël kureshtar, pasi lidhi edhe shoqëri me gruan time online në ekran, rri dhe m’i lexon këto rreshta me zë të latë pas kurrizit të karriges dhe nuk kupton asgjë.

      Nga ana tjetër funksioni i kontrollit të institucioneve shtetërore nuk mund t’i kalojë asnjëherë një kompanie private të orientuar vetëm nga fitimi. Media vetëm raporton apo analizon se çfarë ndodh, por nuk e krijon atë për të cilën raporton.

      Në diskutimin midis teje dhe xhaxhait lidhur me rolin gazetares dhe substancën e këtij roli më kujtohet një rast i Gjykatës Federale Gjermane pjesë e praktikës rekomanduese gjyqësore në atë vend në rastet e tregtisë se palejuar me lëndë narkotike kur këto ishin të provokuara nga organet hetimore. Nuk ndryshon shumë nga rasti Pango.

      Policia e di që një person tregton me lëndë narkotike në një sasi të caktuar. Kjo merret vesh lehtësisht, policia ka bashkëpunëtorë në skenën e tregtisë me heroinë. Policia nuk ka kohë që ta kapë keqbërësin me presh në duar, çdo ditë që ai shet 30 racione heroinë për një kohë si dy – tre muaj. Po të vërtetohet dot kjo, tregtari i heroinës dënohet diku tek 5 – 8 vjet burg; varet nëse e pranon apo jo.

      Policia nuk ka kohë për përgjim dhe observim. Atëherë kryen dy shitje fiktive me atë njeri. Herën e parë si nja 300 gram heroinë (karremi) dhe herën e dytë 3 kile heroinë, që mjaftojnë për 9 vjet heqje lirie.

      Jo!, thotë gjykata federale. Personi vërtetë është fajtor, por aksioni ka qenë i provokuar nga policia dhe prandaj vetëm 6 vjet heqje lirie. Ose 5. Ose edhe më pak akoma, kur vërtetohet, se policia vërtetë i ka ngritur një kurth një personi vërtetë të panjollosur asnjëherë.

      (erdhi aeroplani më duket)

      1. “Policia nuk ka kohë për përgjim dhe observim. Atëherë kryen dy shitje fiktive me atë njeri. Herën e parë si nja 300 gram heroinë (karremi) dhe herën e dytë 3 kile heroinë, që mjaftojnë për 9 vjet heqje lirie.”

        Nderkohe qe je ne aeroplan duke u menduar, do te kuptosh qe kjo eshte ndryshe, sepse agjenti i policise ka bere nje oferte eksplicite ilegale per shitje apo per blerje lendesh narkotike. Ky eshte provokim i paster. Nderkohe qe nuk ka asnje provokim nga ana e gazetares se Fiksit. Ajo shkoi ne ministri per te kerkuar pune, dhe jo per ta yshtur ministrin ne mekat. Policia gjermane ne rastin tend e ka yshtur trafikantin ne shitblerje. Fiksi thjesht sa ka investiguar mbi praktikat e punesimit te qeverise, praktika qe duhet te jene transparante dhe publike ne rradhe te pare, gje qe as pergjim nuk na lejon ta quajme.

        “Nga ana tjetër funksioni i kontrollit të institucioneve shtetërore nuk mund t’i kalojë asnjëherë një kompanie private të orientuar vetëm nga fitimi. Media vetëm raporton apo analizon se çfarë ndodh, por nuk e krijon atë për të cilën raporton.”

        Dakord. Nuk jam kunder kesaj. Thelbi i argumentit tim eshte qe, pikerisht sepse raportimi dhe analizimi nuk mund ta shmangin kendin subjektiv – privat, le ta quajme – kjo duhet kontrolluar nga kushtetuta, duke e integruar kete funksion investigativ te mediave ne organin e prokurorise. Mirepo kjo nuk do te thote se subjekti investigues eshte kriminel.

        Kjo puna e krijimit te asaj cka raportohet me duket e ekzagjeruar ketu. Perderisa provokimi nuk ekziston, atehere krijimi eshte brenda nje minimumi te pranuar. Pastaj, cfare realiteti krijoi Fiksi. Faktin qe Qeveria puneson njerez? jo. Faktin qe keta njerez mund te jene kushdo? jo. Gjithe cka u be ishte nje konstatim i ketyre praktikave, duke supozuar se e derguara e Fiksit mund te ishte nje qytetar kushdo ne kerkim te punesimit dhe duke regjistruar proceduren e ketij punesimi. Sic thashe, ka gjithmone nje doze krijimi kur nje subjekt supozohet te zevendesoje nje subjekt tjeter, por perderisa te gjithe subjektet jane te barabarte perpara ligjit, kjo doze krijimi mund te konsiderohet inekzistente. Me duket problematike qe ne rastin ne fjale te hiqet fokusi nga shperdorimi i detyres publike, i cili me duket se eshte konstatuar me metoda dhe mjete sa te ligjshme aq edhe etike, dhe te merremi me shenjterine e privatesise se zyrtareve te larte. Une personalisht nuk mund te gjykoj qellimet e Fiksit, te cilat mund te jene krejt te pandershme, gje qe edhe me shtyn te them se ky funksion i medias duhet integruar ne organet e drejtesise. Ajo qe mund te gjykoj jane metodat, dhe keto me duken ne rregull.

  12. Citoj I-paguhet-pruresit-me-ta-pare: “Dua te them se s’ka dyshim qe te gjitha punet mund te behen njeheresh: edhe te shkelesh ligjin, po edhe te paguash qe ta shkelesh, se ndryshe behen gjerat lemsh. Keshtu, ligji po thote se nuk mund ta pergjosh tjetrin ne shtepi pa nje mandat institucional shteteror. PO ti e ben, dhe paguan gjoben, e pastaj i futemi bilancit, a ia vleu apo jo”.

    Parafolësi më ka kursyer formulimin e mendimit. Pra, Fiksi është dashur t’i bëjë llogaritë para se ta publikojë videon e inçizuar. Me këtë rast ata kanë sensibilizuar publikun për punët e pista që bën ministri, një vepër e mirë kjo (edhe pse nuk duket se pikërisht kjo ka qenë arsyeja), por edhe kanë shkelur ligjin, për të cilën shkelje duhet të paguajnë se s’bën!

  13. Res publica apo res privata?

    Kush merr precedence ne raport me njera tjetren?

    Per mendimin apo shijen time, do mbrojtur me i dobeti, qe ne kete rast do te ishte Res publica shqiptare. Qellimi i Fiksit mund te mos kete qene aspak nje gje e tille. Qellimi ne vetvehte mund te kete qene fare meskin, me permasat e nje inati kafeneje. Sepse po do te germosh neper pleherat e politikes shqiptare, me siguri qe do te gjesh xhevahire e florira me te shndritshem e te vlefshem se sa libido e stimuluar e nje 60 vjecari. Por me keto qe na ndodhen/ jepen …tha. Ne mos tjeter, te pakten qytetari shqiptare eshte ne gjendje te shohe se cfare forme mund te kete maskarai dhe maskaralleku i politikanit shqiptar, dhe mund te shpresohet se keshtu, ky episod “roze” te sherbeje si shembull edukues, qe kur te vije rradha per te zgjedhur perseri, ketij qytetari t`i kujtohet se nese nuk i jep rendesi votes se vet, ai do pranoje te vazhdoje te mebetet subjek i pusht-etareve te tille te ndyre.

    Por meqe jemi ne epoken e PC, ku simbas se ciles privatja ka gjithnje me teper rendesi se sa publikja, une shoh tre mundesi ku zotit Pango ti merret me gjyq edhe kanaterja ne trup:
    – gazetaria ta hedhe ne gjyq profesorin per ngacmim seksual
    -ndonje OJQ, per te drejtat e grave te themi, te kerkoje te evidentoje raste te tjera kur Pango ka bere, kerkuar favore me natyre seksuale, gjithnje si person publik, dhe ne baze te tyre ta ndjeke dhe hedhi ne gjyq ( shembulli i Catholic Church )
    -Ose te gjitha te mesipermet te ndjekin ligjerisht te gjitha institucionet ne te cilat ishte i punesuar zoti Qefli, ne kohen kur ai bente xhiro maje kraheve te libidos se tij.

    DHe nese asnje nga keto nuk funksionon, atehere t`i japim “le putain errant” tonit ate urimin e shkodranit: i hypte vetja ne qef dhe ishalla me ndonje sifilis, qe ta kete si vule nderi ne fytyre.

  14. Nuk mund te pranoj si fakt, pasi lexoj postimet e Lulian Kodres, se ka si piksynim te mbeshtesi “Fiks Fare” ne kete rast, po ashtu si edhe Xha Xhai Pangon, por e lehte fare te shoh se ndersa Luliani eshte i paanshem pervec informimit, pamvaresisht se si arrihet informimi, ku gjith faktoret jane ne loje per cdo subjekt, Xha Xhai nga ana tjeter preferon te anashkaloj perdorimin e retushuar te institucioneve nga njera pale ajo e Pangos, dhe jo nga ajo e “Fiks Fare”

    Shenja e barazimit te te dy rasteve eshte se fabrikojne, por per nji te pa anshem, si une dhe shume te tjere, fabrikimi i “Fiksit” me njofton per fabrikimin e Pangove.
    Pra konseguenca per veprimin e Pangos i drejtohet publikut, si funksionar publik qe eshte, dhe konseguenca e “Fiks Fare” i drejtohet Ligjit, ky i fundit nuk jep as nji shenje qe kushdo tjeter njeri i theshte duhet kuptuar nene leximin e ligjit, vetem shfrytezohet nene kete drite qe kerkohet te nxirret Pangoja i “Ligjit”, pasi shfrytezohet si ligj.

    Vemendja qe perqendron Xha Xhai tek rreziku i fabrikimit te lajmeve/ngjarjeve eshte nje lluks qe duhet ti vij fundi me Pangot, sigurisht nje pagese te tille mund ta pagoj vetem nje subjekt i till si “Fiks Fare”, dhe kjo jo per ligjin te funksionoj per cdo njeri te thjeshte, por per njeri te”perbere”, pasi dihet se ligji eshte i ndertuar per tu ushqyer me faktin, dhe fakti eshte i till vetem me njeriun e thjeshte, dhe jo me ata ne pushtet, te pakten deri sa na shohin syte e mendja sot, se c’deshirojme, le te rrojme e te shohme.

  15. Lajmin ne fjale e kane percjelle edhe mediat nderkombetare – d.m.th lajmi e cau rrethimin.
    Por me interes eshte komentimi sporadik i tij ne “prestigjozen britanike “The Guardian”, sic do te thoshte ndonje reviste televizve ne Tirane. Makari edhe Top Kanali.

    Komenti 1: tenacity: Mbase do gjeje pune ish-ministri ne qeverine italiane.

    Ja pra sa relativ eshte morali; ketu humbet vendin e punes, diku tjeter gjen rehati. Mjafton qe te gjesh nje si tenacity qe te te hape syte dhe te orientoje mire ne adresat e duhura per pune. Dhe te mendosh se keto ndodhin ne demokraci. Po keshtu eshte kur filipiket vijne te perkthyera keq ne shqipe; keqkuptohesh pastaj edhe per privatesine, kopsat e te tjera si keto.

  16. Mua me duket krahasim jo i mirëqëlluar ai lopëve fatkeqe të Ohio-s dhe çështjes Pango.

    Siç u tha këtu me kohë, i pari ka të bëjë vetëm me zbulim publik të çështjes përmes vëzhgimit, i dyti ka të bëjë me zbulimin publik të problemit përmes dredhisë dhe pjesëmarrjes ose më mirë të marrjes në dorë të zhvillimit të incidentit prej atyre që s’duhet të ishin më shumë se vëzhgues e raportues.

    Ferma vërtet mund të jetë private, por dhunë e krime ndodhin edhe në shtëpinë private e njësoj duhen denoncuar kur vihen re – kjo s’do të thotë ama se duhen provokuar.

    Nga ana tjetër, incidenti i Ohio-s duket një rast jo i zakontë në një vend të madh si SHBA, ku statusi i shtetit ligjor dhe respekti ndaj ligjit as që mund të krahasohen me gjendjen respektive në Shqipëri.

    Ç’peshë do të ketë një incident i tillë i jashtëzakonshëm e kurioz edhe sa mund t’i përfaqësojë fermat private amerikane?

    Ma merr mendja fare pak ose aspak. Tek e fundit cila shoqëri nuk ka porcionin e vet të kriminelëve, dhunuesve, keqbërësve, psikopatëve e sociopathëve?

    Përkundrazi problemi i mishit në Ameriken Veriore ka të bëjë me metodat e diskutueshme e të kritikueshme të ushqyerjes e rritjes së peshës së bagëtive e shpendëve për qëllime fitimi.

    Rasti Pango nga ana tjetër, ndryshe nga video bizarre me lopë (të cilën për nga sadizmi e dhuna grafike e pata të pamundur ta ndjek përtej gjysmës) këlthet për gjendjen korruptive që ka kapluar sfera të tëra të botës shqiptare edhe ka kështu vlerë përgjithësuese për mënyrën se si funksionon shteti shqiptar.

    Edhe me duken të gabuara e depresionuese arsyetimet transaksionale trade-off të tipit “më mirë të pranojme ndihmën e Fiksit, kur s’kemi ndihmën e ligjit”, ose “më mirë përtypin marifetet e vogla të Fiksit, mjaft që t’ia nxjerrim bojën marifeteve të mëdhaja…”

    Edhe burlesque-u vazhdon… Pango s’e ka për gjë t’i drejtohet publikut plot pathos (shih Shekullin e 22 qershorit) as të shkruajë liber, qe me ç’kam parë në shtyp, nuk vërtitet gjëkundi pervecse te “unë dhe hakmarrja ime”.

    Një rast skandali relativisht i freskët seksual në Kanada, ishte ai i Adam Giambrones (shih nyjen http://en.wikipedia.org/wiki/Adam_Giambrone), 33 vjeçar, drejtues i sistemit të metrosë në Toronto . Giambrone dukej se kishte gjithçka për t’u ngjitur shpejt e shumë lart në tempujt e politikës. Ndërsa kandidonte për kryetar bashkie gjatë shkurt-marsit të kaluar, një studente e re (19 vjecare që aspironte të bëhej modele) në një intervistë te papritur për Toronto Star rrëfeu detaje të lidhjes së tyre. Giambrones (i cili ndërkohë kish zënë të përshëndeste turmat duke patur në krah partneren që pritej të bëhej gruaja e tij e ardhshme) iu desh të heqi dorë nga kandidatura. Mirëpo kryetari aktual i bashkisë, David Miller, i cili e ka mbështetur Giambronen tradicionalisht tha se “mediat nuk kanë punë të fusin hundët në dhomat e gjumit të kombit”, ndërsa zëra të tjerë publikë u shprehën kundër penetrimit të shtypit në jetën private. 2 javë pas ngjarjes e ndoqa Giambronen në një intervistë ku e përmendte incidentin si ngjarje të kapërcyer dhe diskutonte energjikisht synimet e planet për përmirësimin e cilësisë së shërbimit e funksionimit të metrosë. Edhe me duket mua se e ka fituar besimin e publikut përsa i përket aftësive organizative, drejtuese e punë-mbaruese. E përmenda këtë episod për të treguar se shoqëria kanadeze përmes këtij rasti, tregoi se nuk e miraton skrutinimin e jetës private të figurave politike prej mediave, sado publike qofshin.

  17. E dashur Shqato, ke sjelle per te ilustruar nje shembell qe nuk eshte aspak analog me rastin ne shqyrtim. Kjo vajza-agjente, nuk ishte e dashura e ministrit, apo kandidate per ta zene te dashur, por nje kandidate per te zene nje vend pune ne AP. Nese nuk do te ngaterrohej ketu ceshtja e punesimit te saj, padyshim qe do te ishim para nje rasti tipik te perfshirjes se medias ne jeten private.

  18. E nderuar Ena, ke te drejte dhe e di fare mire ndryshimin qe permend midis rasteve. Mirepo, shpresoja se do te kuptohej qe desha vetem te ve ne dukje qendrimin ndaj privatesise ne dy shoqeri te ndryshme – qendrime qe s’kane se si te mos ndikojne ne menyren se si funksionojne mediat edhe si e shohin rolin e tyre.

    Madje ne rastin e Giambrones, media vetem raportoi cka iu servir (nuk dihet nese e ka tejkaluar kete rol apo jo – se paku une vete s’e di). Por, qofte edhe thjesht menyra e raportimit (krahaso me inskenimin a la Top Channel) u percmua prej shumekujt…

  19. Shoqërisë, gjërat e mira i vijnë me kosto, të cilat ajo, i paguan direkt dhe indirekt deri në lopkën e fundit.
    Nëse T.Ch. do të paguajë qytetarin Pango 400.000, 40.000, apo “0”, T.Ch. do të jetë si ai që shkon e na paguan faturën e ujit e dritave, fjala vjen, kur ne jemi duke ndjekur Botërorin e futbollit në Afrikën e Jugut; me paret e tij, sa të kthehemi e t’ja kthejmë shumën.
    Ju referuam kur doli si çështja Pango, por nuk duhet ta mbajmë sërish si të tillë, një dhe unike, edhe pse, kush di, përdor zbutësa (Xha Xhai – e quan amalgam); sepse kush nuk di apo di edhe s’do – vazhdon, si kalamajtë në det, ta mbajë dorë mbas dore me rërë e ujë kalanë. Duhet thënë se minimalisht rasti duhej dhe u nda në dy çëshjte. Njëra ishte Fiks Fare kundër Ministrit Pango dhe tjetra është qytetari Pango kundër T.Ch.
    Është kjo e fundit që shtrohet sot, jo si rivendikim i të parës, jo si hakmarrje ndaj medias investigative (në gjyq shkon armata e juristëve të T.Ch. dhe jo çeta e humoristëve të Fiks Fare). E për këtë duhet të mendohen e shkruajnë analistët që e kanë merak e jo ti bien me top internetit, jo vetëm se ngjajnë me ata që i binin Hënës, por se po rrezikojnë vetet, njëlloj si hordhia e atyre që kritikojnë me vite, të kthehen në detashment.
    Çështja shtrohet: A jemi ne të gatshëm të paguajmë? …për shoqërinë, … për demokracinë, …për lirinë e medias, … a për kë të mirë shoqërore që ata do të duan të shkruajnë – pa marrë urdhra e pa i detyruar kush.

  20. Kam frike se nuk e kuptoj mire nderhyrjen tende Diabolis, e kerkoj ndjese sakaq nese s’e rroka si duhet.

    Nuk ka nevoje te them se si shumekush e shoh Pangon si figure te diskredituar. Por nga ana tjeter mendoj se dy gabime, Pango (me zullumet e tij) dhe T. Channel (me zenien ne gracke te Yllit ne menyre abuzive) nuk neutralizojne njeri-tjetrin.

    E mira publike, sherbimi publik dhe qellimet e mira jane nje gje (t’i leme fitimet me nje ane). Mjetet jane tjeter gje…

    Larja e hesapeve ne kete menyre s’mund te jete vec skenar i mire per seriale te rinj me Michael Corleone e Tony Soprano.

    Perligjia e Top Channel vetem se ushqen rrethin vicioz, e do te vijoje te inkurajoje bemat e radhes… Ne fakt, pergjimi duket te jete metoda me e preferuar e luftes krahas plumbit ne balle, per ata qe s’ja kane ngene pergjimit.

      1. Diabolis, e cmoj gatishmerine per te me sherbyer menjehere me link (nyje), por te lutem kursehu e me lejo te lyp ndihme nese ndiej nevoje, perndryshe druhem se ajo cka shkrove pak me heret dhe nyja e zgjedhur pak rrethpriten ne ndonje menyre qe te ndihmoje dot kend.

        1. Shqato,
          x-Lidhjen e solla për të treguar se nuk e ndjej veten ndërhyrës kur flitet për gjyqin e Pangos, gjyq që mbase e kam sugjeruar para se edhe atij, apo të vetëve, tu ketë shkuar nëpër mend. Dhe as më duket vetja ndërhyrës, në shkëmbimet midis teje dhe Ena-s. Postimet tona janë njëri nën tjetrin dhe kaq. Me shkëmbimet tuaja postimi im nuk ka lidhje e kësisoj nevojë për të kuptuar gjë.
          y-Në postimin tim pa vegzë kërkoj, prej të gjithëve (e mendoj se janë të gjithë) që mbrojnë privatësinë, ti lenë mënjanë shprehje të llojit “ si figure te diskretituar”, sepse gjyqi s’ka të bëjë fare me figurën morale, diskreditimin; nëse nuk doni të ktheheni në komunistët e mbasluftës, ti varni tjetrit teneqenë e ta shëtisni rrugëve. Për më tepër, kur ju lexoj kaq shumë të interesuar për një të diskretituar –siç e quani- çuditem pse i jepni kaq kredit. Njëlloj, kur debitohen mardhëniet e tij me studentet, atij sapo i është kredituar profesorllëku. Për disa kjo është shënjë dyfaqësie, për disa shënjë mëdyshjeje, të paktën për … kujt duhet ti japim rëndësi më të madhe tek nëpunësi civil mendjes apo nënmendjes së tij. Mirë do ishte që këto të ishin në unison, por gjykatat e Shqipërisë punojnë pa pushuar për të zgjidhur martesat. Pse këtyre të tjerëve ju falet? Se e kanë bërë vetëm një herë – gabim llogjik ta sjellësh. E s’mbaj mend ta kujtojë kush faktin se Ylli Pango gëzon statusin e të pamartuarit me të drejta të plota.
          z-Por nyjen e solla edhe për të të treguar se për të tjerat që ke shkruar kemi mendime thuajse të ngjashme, e duke qënë kështu s’gjeta pse të mos më kuptoje. Kur them se për aktet që kryejmë ne përgjigjemi (e xhepi ne djegërka më shumë se faqja) të lutem këtë mos e merr për përligjje sepse gabon rëndë. Që ta mbyll, kam mendimin se T.Ch. i bën shërbim të mirë publikut me ndjekjen e kësaj pune seriozisht dhe aty ku e ka vendin – në gjykatë, e jo me autoironi si në faqet e Shqip-it; jo vetëm se kështu merr pjesë në ndërtimin e shtetit ligjor, por edhe sepse aty fitohet e drejta e jo mëshira që po lypet në publik.

  21. Diabolis, grafikisht në të njejtën linjë (thread) me një koment timin, gramatikisht duke iu drejtuar një personi të vetëm (pra i bie të më jesh drejtuar mua), edhe pa ndonjë shtjellim mbështetës për të më mundësuar ndonjë interpretim alternativ shkruan:

    “Mbase të ndihmon leximi ne lidhjen e meposhteme:
    http://xhaxhai.wordpress.com/2009/03/09/e-drejta-per-privatesi/

    Ti tani thua: “Me shkëmbimet tuaja postimi im nuk ka lidhje e kësisoj nevojë për të kuptuar gjë.”

    Ndoshta, por une kujtoj se në mjedise të tilla njerëzit shkruajnë për të komunikuar e përqasur pikëpamje, jo për të renditur tekste si stivë drush.

    Rasti Pango është një nyje që ngërthen njëherazi shumë shëmti të “Shqipërisë së Sotme” edhe mua më ka interesuar më shume si pasqyrë e kulturës dhe portretit moral të shoqërisë. (Te lutem me këtë rast: mos më “kërko” as mua as të tjerëve se si nuk duhet të gjykojmë e nga ç’pikëvështrim ta këqyrim.) Trajtimi teknik ligjor është çështje tjetër, edhe pse doemos e lidhur, për të cilën nuk mund të shprehem, sepse më mungon njohja, pavarësisht se ndjek me interes e sa mundem konsideratat dhe peshimet e specialistëve, disa prej të cilëve ma mbushin mendjen e disa jo.

    Më poshtë vijon:
    “Njëlloj, kur debitohen mardhëniet e tij [Pangos] me studentet, atij sapo i është kredituar profesorllëku. Për disa kjo është shënjë dyfaqësie, për disa shënjë mëdyshjeje, të paktën për … kujt duhet ti japim rëndësi më të madhe tek nëpunësi civil mendjes apo nënmendjes së tij.”

    Kur përmend punën e unisonit, debitimin e marrrëdhenieve me studentet, dhe kreditimin e profesorllëkut, nëpunësin civil të mendjes dhe nënmendjen, unë ngatërrohem pak në këtë koshere nëntekstesh a kodesh… Po e lë pa prekur ketë pjesë.

    Thua pastaj:
    “Mirë do ishte që këto të ishin në unison, por gjykatat e Shqipërisë punojnë pa pushuar për të zgjidhur martesat. Pse këtyre të tjerëve ju falet? Se e kanë bërë vetëm një herë – gabim llogjik ta sjellësh. E s’mbaj mend ta kujtojë kush faktin se Ylli Pango gëzon statusin e të pamartuarit me të drejta të plota.”

    Cilët janë këta të tjerët? Ata që divorcohen? Çfarë u falet e nuk falet këtyre? Kush ua fal? Çfarë paskan bërë vetëm një herë – një herë vetëm? Po si u lidhkan a u krahasokan ç’kanë bërë ata që zgjidhin martesat me çka bërë Pango?

    Ç’hyn këtu fakti se Pango vetë është i divorcuar? Mua më duket se për të divorcuarit e të padivorcuarit ekzistojnë të njejtat norma e parime të të sjellurit si njerëz, norma që janë të njejta veçanërisht kur është fjala për mbajtjen veç të jetës private e publike, edhe që lidhen me (sh)përdorimin e pushtetit e titullit zyrtar. Duket se legjislacioni shqiptar dhe aplikimi i tij kanë ende punë për të bërë, ashtu siç i duhet sidomos mbarë shoqërisë të bejë punë me veten përtej ligjeve.

    Në fund pohon:
    “Që ta mbyll, kam mendimin se T.Ch. i bën shërbim të mirë publikut me ndjekjen e kësaj pune seriozisht dhe aty ku e ka vendin – në gjykatë, e jo me autoironi si në faqet e Shqip-it; jo vetëm se kështu merr pjesë në ndërtimin e shtetit ligjor, por edhe sepse aty fitohet e drejta e jo mëshira që po lypet në publik.”

    S’jam dakord. Unë them se T.Ch. nuk e pengon kush të ndjekë cilëndo çështje që të dëshirojë, por mendoj se çështjen në fjalë nuk e ka ndjekur SERIOZISHT – mendoj se e ka ndjekur TINËZISHT. Gazetaria investigative kërkon këllqe të tjera. Kerkon mendje të stërvitur, të vrasësh trutë duke rrëmuar dokumente, të derdhësh djersë duke përsiatur e analizuar, duke të rënë këmbët për të gjetur fakte, për të vëzhguar, për të folur me njerëz, për të parë atë që të tjëret nuk e shohin dot, për të hetuar me kujdes se mënyrat që ndjek jane etike… edhe nuk mjaftohet me kamera të fshehta, as karrema femërore për qeflij mashkullorë. Por, kot nuk vijon në shek. e 21të historia e marrjes në besë, e pusive nëpër gërxhe, e Lekë Dukagjinit.

    1. Mesova qe nuk i pelqen lidhjet, por po e jap:

      http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=4198:-14-divorcet-me-te-bujshme-te-politikaneve-shqiptare&catid=44:speciale&Itemid=84

      Nuk mendoj se mund te behen krahasime me te gjithe. Per disa ndarjet e lidhjet kane ndodhur jashe funksioneve, per te tjere shoqeria ka preferuar te heshte e mos i pergojoje.
      Gjithsesi mbeten dy gjera: qe funksionaret, si gjithe njerezit, bejne gjera te tilla, dhe se si hap te pare te martesave te dyta por edhe te para te funksionareve kjo shkelja ne derrase te kalbur e Pangos le vend qe te trajtohet megjithe brutalitetin e shfaqur.

  22. Edhe kete radhe u gelltite karremi dhe te gjithe po merren me kete ceshtje,si per ti bere qejfin karrem hedhesve.”Buja” qe beri lajmi dhe vemendja qe zuri ne media i shkon shume pershtate politikaneve tane,te te gjitha kraheve.Dy fjale per ceshtjen:
    1)-Nuk e kuptoj pse shume kush e justifikon Pangon sepse na qenka provokuar.Kjo eshte vertete absurde.Si mund te justifikohet abuzimi me detyren i nje zyrtari te larte sepse gjasme na qenka provokuar.
    2)-Nuk e kuptoj se si edhe sot ky rast perdoret per te evidentuar nje veprim te drejte te Kryeministrit.E kuptoj qe eshte e veshtire te gjesh nje te tille,por ky rast provon te kunderten.Minimalisht kryeministri duhej te kish kerkuar ndjese publike per kete zgjedhje te deshtuar e kurrsesi te mburrej.
    3)-Vendimi i gjykates perben nje precedent te rrezikshem e kurrsesi historike ne gjykimin tim.Kjo ishte goditja e radhes qe i behet gazetarise investigative.Mos harruat valle cfare i ndodhi me gazeten “Tema”,apo me emisionin “Faktori Plus”.
    Fatemiresisht absurditeti i vendimit si edhe integriteti i gjyqtareve do e ktheje kete goditje ne autogol.
    4)-Pavaresisht qellimit te fiks fare-s dhe goditjeve selektive qe mund te nderrmari “rastesishte” interesi i tyre perkon me tonin(qytetareve te thjeshte),kshuqe ky nuk eshte rasti per ta anatemuar.
    x Burri-n e tezes,jam 100 % dakort me gjithshka argumenton.

    1. Me duket se po rreth-rrotullohemi, ad perpetuum.

      1) Problemi nuk shtrohet “A eshte per t’u justifikuar Pango apo jo?”. Duket se as Pangoja vete nuk e justifikon dot veten, e as qe e can kryet… Problemi qe shtron shumekush eshte “Si e justifikojne veten mediat – T. Ch. ne rastin konkret?”

      2) Nuk e di se perse eshte mburrur kryeministri. Ndoshta, nuk jam e familjarizuar me te gjitha detajet e informacionin qe rrethon kete ceshtje.

      3) Nese gjykata ka zbatuar ligjet, nuk besoj se ka asnje precedent te rrezikshem, perkundrazi. Por, jam gati te nderroj mendje, nese dikush do te argumentonte duke iu referuar ligjeve dhe praktikave juridike per te evidentuar te kunderten. Nuk kam mundur ta ndjek mire punen e gazetes “Tema”, por me aq sa di, besoj se jane raste te pakrahasueshme.

      4) Nuk dua te riperseris per vdekje gjera qe jane thene. Interesi i Fiks Fare (c’vete-etiketim arrogant) vetem ne dukje perkon me ate te qytetarit te thjeshte edhe karikaturizon “gazetarine investigative”. Fiksi me duket mua, nese ka ndonje gje qe e ben “fiks fare” eshte qe t’i hedhi hi ne sy krejt ekzaktesisht e t’ia shpelaje trute fare perpikerisht qytetarit te thjeshte e pak sylesh, (duke mbushur natyrisht po aq rregullisht e punktualisht edhe xhepin e vet).

      A ka marre apo do te marre se shpejti ndonje cmim presidencial Fiks Fare, si “shqiponje investigative”?

      1. Jam dakord me Shqaton, por dua të shtoj edhe nja dy gjëra të tjera.

        Së pari, nuk di si është krijuar kjo përshtypje se, në përplasjen e Top Channel-it me Pangon, kanali televiziv është pala e dobët, ndërsa Pango pala e fortë. Nuk më duket se ka arsye të besohet kështu. Unë anoj nga hipoteza e kundërt: Top Channel është shumë e fortë si palë; dhe nuk mund të mos jetë, sa kohë ka me vete opinionin publik.

        Së dyti, ndëshkimi i Top Channel-it nga gjykata u interpretua, poshtë e lart, si goditje për gazetarinë hetimore (investigative). Kam frikë se edhe këtu interpretuesit gabojnë; ajo që bën Fiks Fare nuk është gazetari hetimore, por diçka e ngjashme me operacionet karrem të forcave të rendit, për të kapur kriminelët me presh në duar. Këto lloj operacionesh forcat e rendit i ndërmarrin me leje ose autorizim të gjyqësorit.

        Së treti, nuk duhet lënë mënjanë çështja që e kemi diskutuar më parë; dhe pikërisht ajo e kritereve që ndjek Fiks Fare për të përzgjedhur ose shënjestruar viktimat e veta. Pse Ylli Pango dhe jo, bie fjala, Bendo Shapërdani? Kush e vendos këtë dhe si?

        Së katërti, unë do të kisha dëshirë të merrja vesh se ç’bën Fiks Fare me materialet e shumta që mbledh në terren, falë punës së palodhur të hetues-gazetarëve të vet, por që nuk e çajnë dot rrugën deri në ekran, për t’iu servirur publikut. A ekziston këtu ndonjë mundësi, bie fjala, për shantazh?

        Së pesti, që nga momenti kur njëra palë në një transaksion çfarëdo e regjistron ngjarjen pa dijeninë e palës tjetër, kjo ngjarje e humbet autenticitetin; sepse pala që po bën regjistrimin luan detyrimisht teatër. E njëjta gjë vlen, besoj unë, edhe në rastin kur S. Ngjela regjistroi një bisedë private të tijën me S. Berishën; Ngjela e dinte që biseda po regjistrohej; Berisha nuk e dinte.

        1. Xhaxhai: “ajo që bën Fiks Fare nuk është gazetari hetimore, por diçka e ngjashme me operacionet karrem të forcave të rendit, për të kapur kriminelët me presh në duar. Këto lloj operacionesh forcat e rendit i ndërmarrin me leje ose autorizim të gjyqësorit.”

          Rregulli i pergjithshem, por vetem rregulli i pergjithshem, eshte qe provat e kapura nepermjet atyre qe ju quani “operacione-karrem”, nga kushdo, qofshin keta avokate te njeres pale, apo individe te zakonshem, kur nuk jane te autorizuara nga gjyqesori, nuk pranohen per te provuar fajesine e dikujt. Por si cdo rregull, ai ka kaq shume perjashtime, te artikuluara nga praktika gjyqesore e vendeve te ndryshme apo me “fiat” legjislativ, sa perjashtimet ne kete moment gati e perpijne vete rregullin.
          Per shembull, forcat e rendit nuk kane nevoje fare per autorizim nga gjyqesori per te hetuar nje krim te dyshuar duke perdorun shtirjen. Dhe ky eshte perjashtimi i pare substancial nga rregulli.
          Vende te ndryshme deklarojne disa shkelje te ligjit te jene kaq evazive ndaj zbulimit, sa eshte e nevojshme, ne interes te shoqerise, qe provat e kapura me metoda jo-ortodokse te pranohen ne gjyq per te provuar fajesine e dikujt. Psh, ne shumicen e shteteve amerikane, nje avokat privat i cili nuk ka prova sa duhet kunder nje pronari ndertese i cili pretendohet te kete diskriminuar kunder klientit te tij ne baze race apo etnie, mund te dergoje aktore (te racave e etnive te ndryshme) qe pozojne si qiraxhinj potenciale dhe te mbledhe prova diskrimnimi kesisoj. Gjithcka e zbuluar ne kete forme jo-ortodokse eshte me se e pranueshme ne gjyq. Mashtrim? Mungese autenticitetit? Pa dyshim? E drejte? Pa dyshim e drejte! Prandaj dhe perjashtimi nga rregulli egziston.

          Xhaxhai shqetesohet me autenticitetin e transaksioneve, por autenticiteti eshte nje nocion qe, si te thuash, kompartmentalizohet (segmentohet). Sjellja e te dyshuarit eshte autentike, dhe pse “karremi” nuk eshte. Ne fund te fundit, per krime qe nuk kerkojne detyrimisht dy vete, si vrasja per shembull, ose si konspiracioni per te kryer nje krim (megjthese ne ca shtete konspiracioni denohet dhe kur personi i dyte eshte thjesht nje “karrem”), kapaciteti kriminal i dikujt i materializuar ne orvatje serioze per ta kryer krimin eshte faktori substancial per fajesine e dikujt.

          Perjashtime te tjera nga rregulli i pergjithshem ka sa te duash, dhe shoqerite e ndryshme vendosin vete se cilat jane krimet evazive qe i lejojne perjashtimet. Ne SHBA per shembull, natyra e krimeve te konsideruar si evazive ndaj zbulimit ka sherbyer si baze statutesh te panumerta rregullatore te mbrojtjes se mjedisit, apo te Wall Street-it (p.sh. Sarbanes-Oaxley Act ku jo vetem qe lejohet, por eshte detyre e atyre qe punojne per institucionet financiare te shkelin me te dyja kembet rregullin e fshehtesise qe ua dikton marrdhenia kontraktuale me punedhenesin e tyre, dhe te deftojne gjithcka qe dyshohet si e parregullt ne tregetimin e aksioneve, dhe te cilen keta e kane mesuar duke pozuar si te brendshem te sterbetuar per ruajtje te konfidencialitetit. Keta jane te ashtuquajturit “whistleblowers” dhe jane imune nga padite nga punedhenesi per shkelje kontraktuale te detyres se mbajtjes se te fshehtes.
          Do me thuash se perjashtimet nga rregulli duhet te jene ne menyre eksplicite te shkruara neper kode/rregullore ne menyre qe t’i ofrojne paleve mbrojtjen e duhur nga rregulli i pergjithshem.

          Por pikerisht, nje rast si ai Pango eshte ideal per te pershkenditur nje debat legjislativ per te mbushur mangesite e legjislacionit shqiptar dhe sidomos per te permiresuar modelin e nje praktike gjyqesore te bazuar ne ligjet qe ne fakt egzistojne. Nese publiku ndihet te anoje nga Top Channel ne kete rast, ky fakt nuk eshte i tille qe te injorohet me nje te rene te lapsit si nje lajthitje e turmes se paarsimuar. Publiku ndjen dicka problematike, dicka qe mungon, dicka te padrejte ne zgjidhjen finale te ceshtjes. Nese ka abuzim flagrant detyre nga nje funksionar i larte i shtetit, e ky abuzim ben “muu” perpara syve te publikut, atehere dalja e tij “palagur” vetem se ve ne dukje mangesite e ligjit.

          Me ligjet ne egzistence ne Shqiperi, Pango nuk do te duhet te kishte dale palagur. Ne nje Shqiperi fiksionale, ku ligjet qe jane ne egzistence nderkohe, zbatohen, une mendoj se ceshtja Pango do te duhet te shkonte keshtu:

          I. Pango vs. Top Channel – ceshtje civile. Pavaresisht se nuk ka nje nen ne Kodin Civil qe t’u njohe individeve te drejten e privatesise ne menyre direkte, gjykata ekstrapolon parime nga Konventa e te Drejtave te Njeriut, neni 8 mbi privatesine, (e ratifikuar nga Shqiperia) si baze ligjore per vendimin dhe e vendos ceshtjen ne favor te Pangos. (Me sa di une kjo u be nderkohe!)

          II. Shteti Shqiptar vs. Pango- Ceshtje Penale bazuar ne Nenin 259 i KP per korrupsionin pasiv te funksionareve te larte te shtetit. Figura penale nuk ka si element fare identitetin e nje personi te dyte (Kodit nuk i behet vone nese tentativa korruptive eshte pozante apo autentike), por dikton qe Shteti te provoje vetem qe 1)funksionari i larte 2) kerkon 3) marrjen e parregullt te nje perfitimi 4) ne saje te detyres. Kjo dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në tre milionë lekë.

          III. Shteti Shqiptar vs. Pango. Ceshtje Penale bazuar ne Nenin 248 te KP per Shperdorim te Detyres. Ligji nuk ka asnje reference tek persona te dyte, por merret vetem me veprimet e funksionarit publik. Ligji kerkon vetem prove qe 1) nje person 2) qe ushtron funksione publike 3) kryen veprime ne kundershtim me permbushjen e detyres 4) per perfitime materiale ose jomateriale; dhe 5) qe demtojne interesat e shtetit (ne kete rast veprimet e Pangos demtojne figuren e funksionarit te larte publik) te shtetit. Krimi dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

          IV. Shteti Shqiptar vs. Top Channel. Ceshtje Penale, bazuar ne nenin 121 te KP per “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” kerkon 1) regjistrim dhe/ose publikim 2) aspektesh te jetes private te dikujt 3) pa pelqimin e tij. Krimi dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

          Nje konsulent legal i zotit Pango, ne shtetin utopik shqiptar te se drejtes ku ligjet zbatohen rigorozisht, do t’i rekomandonte atij se sjellja e nje ceshtje civile kunder Top Channel, edhe po te kurorozohej me sukses, do ta ekspozonte ate vete ndaj dy ceshtjesh penale te cilat do te perdornin kunder tij si prova pikerisht ato fakte qe Pango do te perdorte kunder Top Channel dhe te cilave Gjykata e Faktit do t’i vinte keshtu vulen e valefshmerise. Ai do te rrezikonte kesisoj nje maksimum prej 15 vjetesh burg.
          Konsulenti legal i Top Channel, nga ana tjeter, do t’i shpjegonte Top Channel Fiks Fare mund ta perdore videon e regjistruar tinezisht po qe se merr ne sy disa rreziqe: gjobe te cilen Top Channel mund ta absorboje si kosto biznesi (njesoj fatura e dritave), ose demshperblime qe mund ta falimentojne, si dhe rrezik burgu per personin qe urdheroi agjenten e TCH qe te dhunoje privatesine e Pangos. Por do t’i shpjegonte po ashtu se nje Pango racional ka pak gjasa qe te padise Top Channel sepse keshtu do ta ekspozonte veten ndaj ndjekjes penale.
          Keshtu, ose Pango do te diskreditohej per paudhesite e tij dhe nuk do te kishte asnje ceshtje perpara gjykates, ose Pango do te padiste TCH, dhe kjo do te sillte me vete dhe tre ceshtje te tjera penale.

          Ky do te ishte nje rezultat i drejte ne parim edhe pse duket i tmerrshem fare ne dukje. Por rezultati do te dekurajonte njesoj si dhunimin e privatesise, si korrupsionin dhe shperdorimin e detyres.

          Pyetja eshte se, pasi ceshtja civile eshte nderkohe ne vijim, pse ne kete moment nuk ka dhe tre ceshtje te tjera penale (dy kunder Pangos, dhe nje kunder TCH) ne zhvillim ne Shqiperi? Qe te mos keqkuptohem, dua te theksoj se eshte thjesht kuriozitet teorik ky i imi…

          1. Era18:

            Per shembull, forcat e rendit nuk kane nevoje fare per autorizim nga gjyqesori per te hetuar nje krim te dyshuar duke perdorun shtirjen.

            Në fakt, këto ditë po lexoja për një ide të autoriteteve holandeze, për të përdorur “decoy Jews” (hebrenj karrem), ose oficerë policie undercover me jarmulke në kokë, për të luftuar anti-semitizmin në lagjet e varfra të Amsterdamit (të banuara kryesisht nga imigrantë të fesë myslimane).

            Me këtë rast, zyrtarët e forcave të rendit thanë se ideja mund të realizohet, por vlera e saj praktike është e kufizuar, për shkak të rrezikut të “entrapment” (kurthit).

            “Ka rëndësi që ajo të mos bëhet shkas për ndonjë qëllim për vepër kriminale që përndryshe nuk ekzistonte,” i tha ministri i Drejtësisë Ernst Hirsch Ballin parlamentit holandez.

            Zëdhënësi i ministrit të Drejtësisë tha se vendimin për të përdorur karremat hebraikë do ta marrë prokurori, dhe operacione të tilla “sting” duhet të miratohen paraprakisht nga një gjykatës.

            Në fakt, Era, kjo nuk pajtohet me çfarë ke thënë ti më lart.

            Operacione të tilla karrem i ka përdorur gjerësisht FBI pas 11 shtatorit 2001, për të kapur “terroristët” (duke përfshirë edhe operacionin e kapjes së atyre shqiptarëve që donin të sulmonin bazën ushtarake në Fort Dix). Për fat të keq, rezultatet e operacioneve të tilla kanë qenë qesharake, madje groteske dhe të tilla që as në skenë estrade nuk do të pranoheshin.

          2. Era18,
            pse sjell shembuj pa lidhje dhe prej vendesh me ligje e sisteme krejt ndryshe; që të futësh në rrugë të shtrembër ata që të lexojnë. Rendi, pronari, veprojnë si persona juridikë jo si privatë – përfaqsues të vetes në shtëpi të tyre. Punonjësi i rendit, specialisti i firmave të sigurimit që luan qiraxhiun e mundshëm, janë persona të tretë e të paanshëm (që i kanë mbyllur të dy sytë kur nisen e jo ti shqyejnë më katërsh- lutem mos e merr kuptimin letrar të fjalëve), jo palë si në rastin tonë, ata para nisjes kanë tagër, nisje të dokumentuar, materiali i regjistruar dorëzohet bruto, i taposur, vulosur, kasafortohet menjëherë, e çështja mbi të hapet ose jo mbas një vendimi gjyqtarësh në disa vende; jo i edituar e montazhuar sipas dëshirës së palës kur kësaj i volet.
            Publikun bëjmë mirë ta lemë mënjanë, “qetësi në sallë!” se ai aq sa mund të lajthitë a të jetë hipokrit, aq edhe mund “të ndjejë një nevojë të brendëshme” për të vënë ligj e rregull.
            Pse e lejon veten të shprehesh për “abuzim flagrant” e ketë me vendim të publikut.
            Ka dhe çëshjte të tjera që ke lënë mënjanë, po shtoj njërën:
            V. Pango vs Shteti Shqiptar – çështje civile.
            a. Nëse kontrata e punës ka qënë me afat të pacaktuar Bazuar në Nenin 143, pika 1) të KP, për zgjidhjen e menjëherëshme e antiligjore të kontratës së punës pa e lajmëruar 1 muaj përpara, apo i lënë kaq kohë përmbrapa, bazuar në Nenin 144, (ndryshuar me Ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996, ndryshuar me Ligjin nr. 9125, datë 29.7. 2003) – sikur tu lejojmë pretendimin se ministri ishte në periudhë prove- dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundëshme – thotë pika 5) e nenit 144, bazuar në Nenin 146, pika 3) (ndryshuar me Ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996, ndryshuar me Ligjin nr. 9125, datë 29.7. 2003) që thotë se punëdhënësi … detyrohet ti japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë që i shtohet …
            b. Nëse kontrata e punës ka qënë me afat të caktuar … pak a shumë si më lart

            Pikat II dhe III nuk e di pse i vazhdon më tje mbasi shkruan “provojë”, “provë” kur dihet mirë se një e tillë nuk ekziston; sa më kujtohet Porkuroria me të drejtë nuk i marrë në konsideratë montimin e filmit.

            Sado gabime që bëjnë gjyqtarët, drejtësinë ja u kemi besuar bilbilave të tyre e jo vuvzelave të turmës.

            1. 1. Shembujt nga vendet e tjera nuk i sjell si model per t’u ndjekur, por si nje argument per te ilustruar morine e rrethanave, marrdhenieve e veprimtarise njerezore qe justifikojne perjashtimet nga rregulli i autenticitetit te transaksioneve midis personave juridike apo individeve private. Kam pershtypjen se ky ka qene thelbi i artikujve te Xhaxhait ne kete seri. Psh, nese ne nje vend si Holanda, e ne nje ceshtje me nota te forta politike si ajo e “Decoy Jews” perjashtimi eshte i pavend, por ne nje vend si SHBA perjashtimi nga rregulli qendron ne lidhje me hetimin e shitjeve te substancave narkotike, kjo vetem tregon qe nuk ka vend per te shprehur kategorik mbi temen. Nuanca, nuanca… Nese ju i gjeni keto shembuj “pa lidhje” kjo me siguri eshte per faj te paaftesise time te te shprehurit qarte, ose paaftesise tuaj per te abstraguar. Le te mos ta zgjidhim kete tani.

              2. Se c’ndjen publiku ne lidhje me nje ceshtje konkrete eshte krejt e parendesishme persa i perket zgjidhjes se ceshtjes perpara gjykates. Une nuk di te kem thene ndryshe. Por perceptimi publik i ligjeve si te drejta (ne pergjithesi) persa kohe publiku eshte subjekt i tyre, eshte jo pak i rendesishem. Duke lene menjane cdo tentative per t’i hyre nje diskutimi filozofik ketu, mjaftohem te them se ka tashme nje konsensus se ne shtetin e se drejtes, perceptimi i ligjeve si te drejta (dhe jo vetem te qenit e tyre te drejta) eshte ajo cka i jep legjitimitet akteve te legjislativit. A nuk eshte kjo ne themel te kontrates sociale midis shoqerise e te zgjedhurve te saj?

              3. Nuk shprehem per “abuzim flagrant” duke u nisur nga c’thote publiku, por duke u nisur nga materiali i publikuar nga Fiks Fare. Nese gjykata nuk e ka marre parasysh ate material formalisht, kur dhunimi i privatesise eshte pikerisht akti i regjistrimit e publikimit te aspekteve te jetes private te dikujt, atehere ajo qe do te mbetej ne dosjen e ceshtjes eshte nje vizite e nje vajze ne banesen e Pangos ME PELQIMIN E TIJ, ku dhenia e pelqimit perben mbrojtje e plote ndaj akuzes per shkelje privatesie. Montimi i videos dhe publikimi me duken mua te jene objekti i ceshtjes civile, por persa kohe nuk kemi ne dore procesverbalin e gjyqit, aresyetimi i bazuar ne ca deduksione logjike sic po bej une nuk eshte ndonje mekat i madh.

              4. Pango nuk e padit dot shtetin per shkelje te kontrates, jo te pakten pa nje kunder-padi ose mbrojtje nga ana e shtetit se Pango eshte ai qe ka shkelur detyrimin kontraktual per te kryer detyren me ndergjegje si funksionar publik ne kembim te rroges. Di njeri ndonje kontrate punesimi, te hartuar me minimumin e ambicies profesionale, qe te mos permbaje jo vetem nje pershkrim te detyrimeve te paleve por dhe nje seri aktesh nga palet apo nga te trete qe do ta benin kontraten te pavlefshme ( ose, ne rastin e kontratave te punesimit, qe do te justifikonin pushimin ne vend)?

            2. Era18,
              ti e nis “për shembull, forcat e rendit” apo “për shembull në SHBA” ku me të parën kjo çështje as lidhet e me të dytën është e përgjithësuar sa më s’bëhet e harron me dashje të sjellësh për shembull, shembullin e Eliot Spitzerit, krejt më i rëndë, më i kryer, më i përsëritur, më i zënë, e për të cilin- sipas wiki-t kjo- prokurorët nuk ngritën padi kriminale kundër tij dhe hetuesit federalë ende debatojnë të ngrenë apo jo padi kriminale ndaj tij; për të cilën ai mund të dënohet deri më 10,000 USD.
              Mossjellje rastesh si ky, por gjithfarësh sa për argument nuk ka të bëjë me paaftësitë tona, por me mosdëshirën tënde të shprehur qartazi edhe me njëanshmëri.
              Për pikën 2, ti sërish ngatëron publikun, në Shqipëri ke një publik që ende vuan pasojat e kolektivizimit të gjithçkaje, një publik që nuk duhet ti transplatosh ligje me grup tjetër gjaku, një publik, që siç mund ta shikojë kushdo në nenet që kishe sjellë, i ndryshohen Kodet një herë në çdo dhjetvjeçar.
              Të lutem, mos ngri asnjë diskutim mbi sa ke parë nga Fiks Fare. Aq sa ke parë është e edituar, e montuar, – kjo për TV dhe për yyyya është Ok por për ligjin është e fallsifikuar, nul. Dhe akoma më, le të mos luajmë kukafshehti, xhirimi provon që ajo ka hyrë në shtëpinë e tij e TV bërë publike xhirimet, le që ata u krenuan me këtë; por xhirimi i shfaqur nuk është provë sepse veç të tjerash ai mund të mos jetë kronologjik, mund të jetë shkurtuar ku ka dashur editori; kjo do të ishte njëlloj sikur të kopjoja togfjalësha prej teje, një këtu e një atje, që të dukej sikur thua të kundërtën e asaj që thua vërtet. (kjo dhe i ka ndodhur ndonjërit këtu)
              Për pikën 4. bile para saj, kur shkrova për kontratën e punës midis nëpunësit civil e shtetit, mu ngritën pyetje që s’u di përgjigjen; përgjigjja do ta desha të shkonte krahas me pikën 2 tënde, me perceptimin. Kureshtar të di, jo ç’përmban ndonjë kontratë gjithfarësh, por kontrata e punës së nëpunësit civil të rangut që ishte zotëria. Ama si do që të jetë, unë them se kur qytetari i R.SH. është me pizhame në shtëpinë e vet, ai nuk është në detyrë.
              Kjo nuk është kohë pashallarësh, por qytetarësh.

              p.s. për shembull, Presidenti i SHBA-ve është përjashtimor, ai edhe me pizhame në shtëpinë e vet, është President.

  23. Përgjimi dhe “reality show”-imi e përfaqësoka aq fort rendin e gjërave, sa edhe një person me dekada të tëra përvoje në fushë të ligjit, sikurse avokati flokëbardhë Ngjela, nuk gjen mjet më efikas për t’iu kundërvënë “të keqes”! Ç’faj t’i vesh pastaj Fiksit me kompani? Nuk po dihet se në cilën anë duhet t’i kthesh sytë për të shquar “të keqen”…

    Si Ngjela kur kërkon të shpëtojë popullin nga Berisha, si ata që duan t’i tregojnë vendin Nanos e Ramës, si adoleshentët me puçra faqeve kur dëfrehen gjimnazeve të hallakatur, si keqdashësit që s’e honepsin artisten Ingrid Gjoni, ashtu edhe Fiks Fare kur rreket t’i shërbejë atdheut e interesit publik – të gjithë – i bashkon e njejta metodologji sa e volitshme e praktike aq edhe punëmbaruese e prapakrahore, sa spiunimi e regjistrimi dixhital.

  24. x Xha Xhai-n:
    Kam pershtypjen se deri diku jemi keqkuptuar.
    Jam plotesishte dakort qe top-channel eshte shume me i fuqishem se Pango,madje ja kalon edhe ‘krereve’ te shtetit tone.Pra veshtire te krahasohet me individe per fuqi.
    Ju dyshoni qe top-i ben shantazh,un po shkoj pak me tujte po e pohoj dicka te tille.Prandaj edhe mu ‘dhimbs’ Pango sepse qartesishte ishte viktime e porositur.Per mos thene pastaj qe u tradhtua nga familja e vet politike.Gjithesesi nuk mund te thuash qe fiksi apo top channel qenkan burimi i te keqijave ne kete vend,perkundrazi.
    Perderisa biem dakort qe Top-i eshte me i fuqishem se Pango,rrjedhimisht duhet te biem dakort qe Pango tani seshte me vetem,madje po perdoret pikerisht per ti mbyllur gojen te tjereve se fiksi-t sja mbyllin dot(sic rame dokort).Kjo eshte e qarte.Pastaj duhet pare edhe ‘arbitri’,qe sic duket eshte ku e ku me i perlyer se Pango.(te bejme presion,ta haje kush ta haje).Duke qene se ca e kane ngren gia(Mero Baze,Sokol Balla u leviz si drejtor informacioni,drejtori i lajmeve ne vizion Plus etj.)nuk eshte e arsyeshme te mbeshtetesh kete vendim gjyqsore.Pa le pastaj qe eshte krejtesishte i paarsyeshem e i pa precedent ne Europe gje qe me ben te dyshoj se eshte nje autogol.Madje uroj qe te jete.

  25. Dy fjale per Shqaton,thua:duket se as Pangoja vete nuk e justifikon veten,e as po can kryet.
    Pikerishte ate qe as vet Pangoja nuk e beri dot e ben vendimi gjyqesore.Kjo eshte flagrante fare,madje duhet ta pranoje se me ndihmove me kte fraze.Ky person abandonohet nga kush do sepse shkel ligjin,e ne vend qe gjykata(mbasi e ka marr vesh gjithe dynjaja,qe ky individ ka shkelur ligjin)te vendos drejtesi,shkon e i del per zot.Si ka mundsi qe nuk merret askush me gjykatat tona qe inkurajojn ‘keqberesit’ e perbuzin viktimat,por merreni me fiksi-n.Ne tempullin e drejtesise buron padrejtesia,e askujt si ben pershtypje.Me falni,por un e kam te pamundur te pajtohem me kete llogjike.

  26. Artemis,

    Lexo Eren me lart. Ajo eshte logjika e kesaj meseleje. Kjo eshte padi civile e Pangos kunder Top Chanel dhe objekt gjykimi ne kete rast nuk ishte “a shperdoroi detyren Pango” (aq me pak pyetja, a eshte i pamoralshem Pango si individ.)

    Gjykata u pyet “a u shkel privatesia e Pangos nga Top Chanel?” Dhe pergjigja eshte vetem nje “Po, ne baze te nenit kaq e aq te ligjit filan.” Nuk mori persiper gjykata te justifikoje veprimet e Pangos, as i hyri fare asaj pyetjeje.

    Administrativisht Pango u denua me shkarkim nga detyra. Moralisht u denua nga opinioni publik. Penalisht nuk po e ndjek njeri. (jo se ju dhimbset Pango, po se eshte precedent i rrezikshem per situaten morale te shumices se pushtetareve te te gjitha ngjyrave.)

    Tani, po te fillojme te perzjejme gjykimet personale mbi moralin e Pangos, me vleresimin e veprimeve te kryeministrit, me mungesen e profesionalizmit te TCH, me gjendjen e gjykatave ne pergjithesi….dalim ne keto lloj diskutimesh qe vetem ne dukje kane lidhje me njeri tjetrin.

  27. LG,
    Plotesisht dakort,por une nuk jam juriste sic besoj se eshte Era,dhe e interpretoj thjesht personalisht,si nje individ qe ka nje opinion per kete ceshtje.Pasi vura re nje lloj euforie per vendimin ne fjale,qe personalishte e kam te veshtire ta kuptoje, e kisha te pamundur te mos e komentoja.Nuk pretendoi kurrsesi se po jap argumenta profesional,thjeshte nje opinion personal.

  28. Diabolis, prap po ngaterrohen gjerat, e ka shume aspekte qe mund te diskutohen. Po mjaftohem me nje sqarim lidhur me analogjine Eliot Spitzer (e te tjera te ngjashme amerikane, jo te pershtatshme per mendimin tim):

    Nga burimi yt, ne wiki, lexo te lutem:

    “On March 10, 2008, The New York Times reported that Spitzer was a client of a prostitution ring under investigation by the federal government.”

    “Ne 10 mars 2008, The New York Times raportoi se Spitzer ishte klient i nje qarku prostitucioni nen investigim prej QEVERISE FEDERALE.” [Theksimi me shkronja kapitale eshte imi.]

    Me poshte:

    “[cut]… information originally came to the attention of authorities from a federal wiretap.”

    “[cut]… informacioni fillimisht mberriti ne vemendje te autoriteteve prej nje PERGJIMI FEDERAL.” [Theksimi me shkronja kapitale eshte imi.]

    Ndersa Pango qe thjesht nen investigimin e survejimin e Fiks Fare, jo te shtetit. Pangos i hyne ne shtepi dhe e shnderruan ne bufon, pa e ditur ai vete. Spitzerin, jo! C’te komentoj me teper?

    Me poshte thuhet se me doreheqjen e Spitzer ceshtja u mbyll, ngaqe nuk pati prova per shperdorim te fondeve shteterore dhe se ndjekja penale nuk do t’i sherbente interesit publik.

    1. Shqato,
      gjerat po shoshiten e normale qe duken sikur ngaterohen, rendesi ka c’miell do bjere poshte e c’krunde do mbeten siper. Me ate te uruar miell do gatuajme buken e perditeshme.
      Nuk e di c’te keqe te ben sjellja e shembullit, kur ne praktiken gjyqsore rastet e meparshme a vendime gjykatash me te larta, interpretime kolegjesh (ketu po ja fut pak si neper tym) marrin rendesi. Une i kerkoja Era18 qe shembujt te jene sa me te ngjashem e me te fresket; nderkohe qe shembulli i sjelle nga une lexohet: kur amerikanet me gjithe kete sistem e me kopsitje deri ne detaje te ceshtjes nuk vazhduan te procedojne robin, atehere a duhet dhe a mundemi ne te procedojme robin me nje ceshtje qe fut uje me te kater anet.
      Ne nuk behemi si perendimi … ne leter, por ne zbatimin e asaj qe eshte ne leter.

      1. Diabolis,

        E ke gabim, e s’po shoshit gje prej gjeje. Shembuj si te Spitzerit nuk te sherbejne aspak, sepse kane kontekste te patransferueshme, sidomos persa i perket autoritetit shteteror e ligjor. Nuk kam ndermend te zgjatem edhe sepse keshtu nuk i shtojme gje ketij diskutimi. Do te mjaftohem duke i rene sa me shkurt qe te mundem.

        Spitzeri si njeri me pervoje te gjate me ligjet, ne kushtet kur “the cat got out of the bag” thote nje shprehje e vjeter, i kishte doemos fort te qarta zgjedhjet e mundshme qe i mbeten bashke me pasojat perkatese. Edhe Spitzer beri ate qe pritej: kerkoi te falur publikisht, tregoi vleresim per menyren se si ishte trajtuar nga pala akuzuese edhe dha doreheqjen (duke mbajtur madje ne krah me hir a me pa hir edhe bashkershorten, per t’i zbutur e marre me te mire mediat e publikun, sipas zakonit me te cilin tani jemi mesuar mire). Cfare tjeter mund te bente? C’prisje t’i ndodhte Spitzerit me shume se kaq, ne nje kohe kur nuk eshte provuar ende se i ka paguar favoret seksuale me fonde shteterore, as edhe se ka shperblyer sherbime seksuale me favore shteterore? Nese e kam gabim, shpresoj te me korrigjojne ata qe e njohin ceshtjen me mire. Sjellja e Sptizerit qe krejt e ndryshme nga e Pangos.

        Pango, perkundrazi gjera te tilla nuk mund t’i bente, edhe nje arsye eshte se shteti shqiptar, institucionet dhe ligjet e tij s’kane kurrefare kredibiliteti e autoriteti te askush, edhe as qe do te kene kur, ndermjet te tjerash, funksionet po ia ushtrojne entitete te tilla si TCh e Fiks Fare (e kur per titullare do te kene Pango te tjere).

  29. Era18 thote:

    I. Pango vs. Top Channel – ceshtje civile. Pavaresisht se nuk ka nje nen ne Kodin Civil qe t’u njohe individeve te drejten e privatesise ne menyre direkte, gjykata ekstrapolon parime nga Konventa e te Drejtave te Njeriut, neni 8 mbi privatesine, (e ratifikuar nga Shqiperia) si baze ligjore per vendimin dhe e vendos ceshtjen ne favor te Pangos. (Me sa di une kjo u be nderkohe!)

    Problemi eshte se pse kjo qenka ceshtje civile ne rradhe te pare? Pango ishte zyrtar i larte i shtetit, dhe si i tille u hetua nga TCH, aspak ne aspektin privat. E vertete qe “cdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij,” por ku qendron shkelja e kesaj te drejte nga TCH, kur nje zyrtar i larte i shtetit kryen funksionet e tij shteterore dhe publike nen hijen e jetes private. Neni 8 nuk ka peshe ketu perderisa nuk behet fjale per jeten private dhe familjare, banesen dhe korrespondencen e nje individi qe ka qelluar te jete edhe minister, por per funksionet dhe procedurat ministrore te cilat ky minister i ka transferuar ne hapesiren e tij private.

    Si dhe:

    IV. Shteti Shqiptar vs. Top Channel. Ceshtje Penale, bazuar ne nenin 121 te KP per “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” kerkon 1) regjistrim dhe/ose publikim 2) aspektesh te jetes private te dikujt 3) pa pelqimin e tij. Krimi dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

    Nese nuk ka nderhyrje ne aspektin privat te Pangos, por thjesht ne procedurat e punesimit te ministrit, nuk ka si te kete as ceshtje penale kunder TCH, dhe as edhe Pango nuk mund te fshihet pas aspektit te tij privat.

    Fakti mbetet qe TCH as qe nuk u mor me aspektin privat te Pangos, por thjesht sa hetoi, ne menyre private, procedurat e punesimit te Ministrise. Nese Ministria paskesh qene transferuar ne banesen e Pangos gjate ketij hetimi, atehere Pango nuk ka asnje te drejte mbi privatesine e baneses se tij.

    1. E ndergjegjshme se nuk ka gje me te merzitshme ne bote sesa diskutimet teknike mbi ligjet e proceset gjyqesore, dhe duke kerkuar falje paraprakisht nese e kam kaluar masen, po sqaroj Lulian Kodren (ne mos per gje tjeter, per miresjellje):

      Lulian Kodra: “Problemi eshte se pse kjo qenka ceshtje civile ne rradhe te pare? Pango ishte zyrtar i larte i shtetit, dhe si i tille u hetua nga TCH, aspak ne aspektin privat.”

      Ceshtjet civile jane ato ceshtje ku nje person i drejtohet gjykates me nje padi me te cilen kërkon mbrojtjen e nje te drejte ose interesi te ligjshem i cili eshte shkelur ose cenuar nga persona te tjere (personat mund te jene individe, kompani, akoma edhe organizata qeveritare.) Pala paditese ketu kerkon kompensim nga pala e paditur (jo ndeshkim, si ne ceshtjet penale, packa se nje pjese e demshperblimit mund te kete karakter ndeshkues). Heqja e lirise se te paditurit eshte e pamundur. Demshperblimet, kur gjykata i jep te drejte paditesit, jane i vetmi rezultat ne perfundim te ceshtjes.

      Ceshtjet penale nga ana tjeter jane ato ceshtje kur shteti, ne emer te popullit, dhe nepermjet prokurorise, sjell akuza per nje krim (apo kundravajtje) kunder nje personi (ose organizate). Ne njeren ane te konfliktit eshte gjithmone shteti, e ne anen tjeter i akuzuari. Heqja e lirise, ne rastin kur fajesia e te akuzuarit provohet, eshte rezultati qe vijon rendom. Gjobat po ashtu, ne raste kundravajtjesh te vogla. Gjobat nuk i shkojne viktimes, por arkes se shtetit.

      Le te themi se ti dikur me vjedh qenin, e une, e irrituar me paturpesine tende, te kallzoj ne polici. Une mund te te padis ne gjyq per ta rikuperuar ate ne nje ceshtje civile. Por krejt papritur kujtohem se ai qen vetem probleme me nxjerr prej vitesh–kafshon fqinjet, permjer qilimat, leh gjithe naten si i mete nga trute, dhe ka zhvilluar nje shije per te ngrene letra duke mos me lene keshtu fatura mujore pa mbllacitur (seriozisht, qeni i nje te njohurit tim e bente kete! Semundje qensh…). Atehere te them: E di cfare? Mbaje, dhe piji lengun qenit tim! Hic mos ki dert se s’me la mendja te te padis.
      Por shteti, (i cili e di grabitjen ngaqe une te kallzova) ne menyre te pavarur nga ajo qe bej une (viktima), do te te denoje per grabitjen e qenit si nje krim qe ti kryen ndaj shoqerise, dhe s’merret fare me padine ose mospadine time. Akti yt ka rendesi, jo humbja ime. Ne ceshtjen penale, une nuk jam njera nga palet, vetem shteti eshte.

      Ky eshte ndryshimi ne vija te trasha, keshtu qe s’besoj se ia vlen te shpjegoj dhe pse Pango vs. Top Channel eshte nje ceshtje civile (jo “civile ne rradhe te pare” sic thua ti, por thjesht civile) dhe nuk mund te jete dot nje ceshtje penale.

      1. Korrigjim: Procedura penale e Shqiperise lejon qe veprat penale te ndiqen edhe me kerkesen e te demtuarit akuzues krahas prokurorit.

        1. Era, nuk me pate kuptuar, ose fola trashe. Lexo me poshte komentin ndaj Politicus.

  30. Dy çështje që meritojnë të përmenden, edhe pse shkeleshko:

    Së pari, dëgjoj të thuhet, në komente në shtyp, se çështja Pango ishte çështje ngucjeje seksuale (sexual harassment) para se të bëhej çështje e dhunimit të privatësisë. Mirëpo ngucja seksuale, siç e shoh unë, nuk është veçse një nga format e dhunimit të privatësisë. Prandaj, dy aspektet – privatësia e dhunuar e Pangos dhe privatësia e dhunuar e vajzës së ngucur seksualisht mund dhe duhen mbrojtur njëkohësisht.

    Së dyti, një argument jopertinent, i natyrës etike: shoqërisë shqiptare ende nuk i janë shëruar plagët që ia shkaktoi regjimi totalitar, i cili përgjimin sistematik të qytetarit dhe dhunimin e privatësisë e përdorte si metodë kontrolli universale. Është për t’u ardhur keq që, vetëm njëzet vjet më pas, përgjimi dhe regjistrimi fshehurazi po rehabilitohen kinse si forma të gazetarisë hetimore, në emër edhe të “higjienizimit” të figurës së personit zyrtar.

    1. Xhaxha, nga ana tjeter, nje argument po aq jopertinent, i natyres etike, do shtrohej ne kete forme. Ka mese 20 vjet te ashtuquajtur tranzicion, ku behen lloj lloj poshtersish, dhe lloj lloj shkeljesh te ligjit, po shkaktohen lloj lloj plagesh ne emer te nje gogoli te cilit vazhdojme e i trembemi si kalamajte. Eshte per te ardhur keq qe ende pas njezet vjetesh vazhdon te rehabilitohet arbitrariteti totalitar i pushtetareve, kinse ne emer te antikomunizmit, e kinse kunder diktatures apo kunder totalitarianizmit.

  31. “Së dyti, një argument jopertinent, i natyrës etike: shoqërisë shqiptare ende nuk i janë shëruar plagët që ia shkaktoi regjimi totalitar, i cili përgjimin sistematik të qytetarit dhe dhunimin e privatësisë e përdorte si metodë kontrolli universale. Është për t’u ardhur keq që, vetëm njëzet vjet më pas, përgjimi dhe regjistrimi fshehurazi po rehabilitohen kinse si forma të gazetarisë hetimore, në emër edhe të “higjienizimit” të figurës së personit zyrtar.”

    Kete edhe mund ta kurseje Xha xha, mendoj une.

    1. Unë e skualifikova vetë që në krye, duke e quajtur ‘jopertinent’; por nuk e lë dot pa e përmendur, të paktën për të kundërshtuar valën erudite të krahasimeve me legjislacionin perëndimor, sidomos anglo-sakson… Ligji është vërtet universal, por duhet edhe pak ndjeshmëri, besoj unë.

  32. Xhaxhai, qofsha i gabuar une, me la pershtypjen se nuk ja ka idene fare se kush eshte dallimi ndaj privatesise se nje qytetari te çfardoshem dhe nje personazhi publik.
    Do apo nuk do Xhaxhai, Pangoja apo Bendo, nese nje personazh “luan” ne skenen publike, atehere ai nuk mund t’i shpetoje kuriozitetit te spektatoreve te stervitur me “Grande fratello”… me aq sa mund t’i shpetoje Ciljeta.
    Do isha dakord me qendrimin e Xhaxhait nese “Fiksi”, ne vend te atij filmimi qe publikoi, te kishte publikuar pozicionet qe Pango kishte marre gjate amplesit me te shoqen apo se si gerrhiste ndersa flinte…
    Fundja, do isha dakord me kete shkalle maksimale garantiste qe merr shpaten te mbroje Xhaxhai, nese, ne nje shtet te vertete ligjor, ministri qe PERFITON nga pozita e tij zrtare dhe qe me aventurat e tij prej Don Zhuani hedh balte mbi gjithe qeverine dhe shtetin te cilin perfaqeson, TE KISHTE PAGUAR, te themi, 400milion euro… vetem mbas pagimit prej Pangos te nje demshperblimi te tille, ndoshta do ndihesha pak i ndjeshem ndaj garantizmit te privatesise qe trumbeton Xhaxhai dhe do thoja qe Bendo veproi sipas ligjit…

  33. Unë them se të gjithë dalim të fituar, kur shoqëria kujdeset deri edhe për privatësinë e një ministri. Ashtu, në mos sot të paktën nesër, ministrat do të kujtohen të merren me detyrën që u ka besuar kryeministri, jo me ruajtjen e privatësisë së tyre.

  34. Lulian: Problemi eshte se pse kjo qenka ceshtje civile ne rradhe te pare? Pango ishte zyrtar i larte i shtetit, dhe si i tille u hetua nga TCH, aspak ne aspektin privat.

    Lulian TCH nuk eshte organ hetimor, prandaj edhe smund te hetoje. Nese ka gjetur shkelje te ligjit (pergjegjesi penale sic ta shpjegoi Era 18) i dergohet prokurorise dhe merret ajo me ate pune. Nuk mund te lihet drejtesia ne dore te nje televizioni se kalojme ne sistem fleterrufesh pastaj. Ndaj edhe ceshtja e Pangos ishte ceshtje civile kunder TCH. sepse qytetari Pango ka te drejte te mos i cenohet privatesia me ane te kurthvenies nga nje televizion, sado ne interes te publikut qofshin qellimet e ketij televizioni (nocion teresisht i debatueshem).

    1. Dakord, kjo qe thua ti qendron deri ne nje fare pike per sa i perket ceshtjes penale te shtetit kunder TCH. Por serish nuk mund te kaloje ne padi civile, pasi perndryshe do ngrihej edhe Charles Manson te padiste te gjithe televizionet e botes per dhunim te privatesise. Padia civile mund te ngrihet vetem ne momentin kur Pango eshte gjetur i pafajshem. Ajo qe thote Era 18 nuk qendron. Nese sipas Eres, Pango e humbet gjyqin kunder shtetit fale 248es dhe 259es, per te njejtat arsye padia civile e Pangos kunder TCH nuk qendron.

      Une jam shume i qarte qe gazetaria investigative duhet te kete marredhenie pune shume te ngushta me prokurorine, madje sugjerimi im eshte nje amendim i kushtetutes, ku gazetaria investigative te konsiderohet si organ i vecante i prokurorise. Perndryshe, publiku ka te drejte te informohet mbi punet e shtetit, perfshi ketu edhe punet e qeverise apo ministrave te vecante, sherbim qe e ofron media. Kufiri mes ligjit dhe shkeljeve te ligjit ne instanca te tilla eshte aq i paqarte sa qe po qe se nuk ekziston ky amendim per te cilin flas, do te ishte e pamundur qe media t’i dergonte prokurorise cdo rast qe mund te dyshohet per shkelje.

  35. Kjo qe thote Luliani :

    “Fakti mbetet qe TCH as qe nuk u mor me aspektin privat te Pangos, por thjesht sa hetoi, ne menyre private, procedurat e punesimit te Ministrise. Nese Ministria paskesh qene transferuar ne banesen e Pangos gjate ketij hetimi, atehere Pango nuk ka asnje te drejte mbi privatesine e baneses se tij.”

    eshte thelbi dhe argumenti i gjithe ceshtjes.

    Ministri e transferoi me vullnetin e vet te plote zyren shtetrore ne apartamentin e tij privat, ushtroi atje formalisht funksione shteterore duke bere nje interviste punesimi ( pervec te tjerave ne rolin e pushtit) dhe per pasoje, sic argumeton Luliani, hoqi dore ne menyre eksplicite nga privatesia e baneses se vet.
    Pikerisht sepse ishte duke ushtruar nje funksion shteteror kjo ngjarje ne apartamentin e tij do te ishte teresisht ekuivalente po te ndodhte ne zyren e tij,ne nje park, ne nje kafene apo ne ndonje motel ; sepse ka nje prioritet, edhe kronologjikisht,se pari eshte ushtrimi i funksionit shtereror pastaj cenimi i privatesise.

    Sipas meje , ta trajtosh ndryshe eshte thjesht puritanizem qe as shtron ,as zgjidh ndonje problem.

    Gjithashtu gazetaria investigative nuk eshte e ndaluar me ligj ne Shqiperi. “Fiksi” e ka ushtruar edhe here te tjera me pare dhe asnje gjykate e prokurori apo ndonje person privat nuk eshte shqetesuar. T’i japesh epitete pezhorative si pergjim etj apo krahasime te panevojshme nuk perben argument.

  36. Lulian dhe fatma,
    po ja kaloni dhe A. Stefanit te Shqip-it me fantazine qe kini ne metamorfozen (Shnderrimi i Kafkes shkruante A. Klosi, por me dy pika siper) qe po i beni shtepise. Stefani thote se Pango atje kishte zyrat e Institutit, qe vepronte privatisht ju thoni Ministrine.
    Gjithashtu gjuhen e thate te faktit e te gjyqit e vishni me rroba te bukura letrare.
    Keshtu po ta cveshesh del se “Fakti mbetet qe TCH hyri ne ambientet private te Pangos (shtepine), hetoi me pergjim ne menyre te paligjeshme, dhe transmetoi ne menyre publike nje bisede midis dy te rriturish, te njohur te vjeter, te dy me status civil te pamartuar. Edhe sikur vete Pango te kete dale e thene se Ministria paskesh qene transferuar ne banese, perseri Pango ka te drejte mbi privatesine e baneses se tij.”
    Ju lutem, c’jane keto transferoi ministrine ne shtepi, hoqi dore ne menyre eksplicite. Ju as keni si te thoni si.
    Dhe kronologjia eshte e tille: e para, planifikohet e realizohet nje pergjim i paligjshem ne shtepi mbas dhe gjate te cilit – e dyta, vihen ne dyshim shperdorimi i funksionit.
    Me duket se nuk merrni ne konsiderate dhe kete: kur eshte dhe kur nuk eshte funksionari funskionar, apo kur ai ushtron aktivitet sipas funksionit dhe kur si gjithe populli. Bota si quan kot sherbetore, e kot nuk ka 8 orareshe pune
    Me sa lexoj, kush i vihet kundra vendimit te gjykatesit, flet e shkruan me sa mban mend nga nje vit me pare, nuk shoh te renditen c’fare u dhane nga ato qe ndodhen, kush tha cfare e kur e tha, pretendimet e pales tjeter: mos gabohem kesaj i thone te flasesh qesim.

    1. CD, qe te marrim ne konsiderate se kur eshte dhe kur nuk eshte funksionari funksionar, duhet ne rradhe te pare qe kjo te konsiderohet nga kushtetuta dhe nga vete funksionari. Kushtetuta kam pershtypjen eshte e qarte per kete. Ne momentin qe funksionari vazhdon te sillet si i tille edhe ne ambiente ku nuk i takon, atehere eshte ai i pari qe nuk merr ne konsiderate aspektin privat te tij, duke shkelur keshtu kushtetuten. Funksionaret shqiptare “cannot have their cake and eat it, too.” Nese duan te drejtat private, atehere funksionet publike t’i lene neper ministrira. Por nese duan qe funksionet e tyre publike t’i shfrytezojne edhe neper ambiente private, atehere le te humbasin te drejten e privatesise.

  37. CD, ne kete tirade te gjate tenden nuk shoh ndonje kunderargument, pra s’kam c’te te pergjigjem.

    (ps- kisha nje pershtypje se ke mbaruar shkencat po mesa duket qenkam gabuar)

  38. S’me merziteni te pergjigjem ne vazhdim.
    S’kam si te kem kunderargument kur nuk ka argument, fakt, por retorike e letrarizma.
    Mund te kete disa menyra per ta ndare veprimin e nje funksionari:
    – me akte ligjore e nenligjore
    – mbi bazen e te drejtave dhe detyrimeve – le ta shpjegoj c’kuptoj me kete. Qe te kryeje funksionet, funksionarit i krijohen shume lehtesi: sekretare, makine me shofer ne dispozicion, roje, truproje etj. Te gjitha keto brenda orarit zyrtar. Mbas mbarimit te ketij orari zyrtar qe mund te zgjatet ne rastet: 1. kur zyrtari qendron ne ambientet ku gjendet zyra sa ti doje qejfi, 2. kur ai shkon me sherbim qe i konsiderohet dhe paguhet, 3. kur shkon ne pritje a takime a te tjera, brenda axhendes e gjithmone nen shoqerine e truprojeve, sekretereve, shofereve, apo dhe vete; funksionarit tone qe ja nderpresim te drejtat, apo gjithe ato qe e bejne te plotesoje detyren e ngarkuar, automatikisht nuk kemi si t’ja kerkojme detyrimet.
    Dhe eshte shume normale, qe keta funskionare, pune e pare qe i kthen ne qytetare e qe e bejne me qejf te madh eshte te heqin kravaten dhe kostumin.
    Nuk ka funksionare 24/7.

  39. Per mendimin tim, gjithcka eshte ketu, sidomos pika dy:

    NENI 23

    1. E drejta e informimit është e garantuar.
    2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.
    3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.

    Shkurt sipas lirive dhe te drejtave vetjake me kushtetute, e drejta e informacionit per veprimtarine e personave qe ushtrojne funksione shteterore eshte e garantuar. Jam kurioz te di se si e ka argumentuar Agim Bendo ate vendim aq antikushtetues.

    1. Duke mos patur referim tjeter ku te bazohem, po ndjek formulimet qe sillen ketu…

      NENI 23 (sic eshte sjelle nga Luliani):

      Pika 1 dhe 3 duken si “blanket ose motherhood statements” – me fjale te tjera, si mund t’i shnderrosh ne te kunderten e tyre pohime te tilla?

      Por le te ndalemi te Pika 2 (si ne vend te Bendos):

      “Kushdo ka te drejte, ne perputhje me ligjin, te marre informacion per veprimtarine e organeve shteterore, si dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore”.

      – Ne perputhje me cilin ligj?

      – Konform cilit ligj, ajo cka regjistroi dhe si e regjistroi Fiks Fare mund te shtihej ne dore e pastaj t’i ofrohej cilitdo per ta pare e degjuar?

      – Nga pjesa ne thonjeza me siper, si perkufizohet segmenti “informacion… te personave qe ushtrojne funskione shteterore?”

      – Cili eshte perkufizimi i informacionit ne kontekstin ligjor?

      – Cfare do te kualifikohej si informacion relevant? Sidomos, sipas ligjit (cilit ligj?), cfare NUK mund te kualifikohet si informacion qe mund te shtihet ne dore prej cdokushit?

      – Si dallohet ne kete “informacion personash me funksione shteterore” se c’eshte private e c’eshte shteterore?

      – E prej ketyre dy kategorive, c’fare pikerisht ka te drejte te shohe a degjoje (ose jo) cdokushi?

  40. Gjithçka gjendet këtu:

    Neni 17
    1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
    2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut*.

    Neni 18
    1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

    NENI 23
    1. E drejta e informimit është e garantuar.
    2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

    NENI 25
    Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit
    mizor, çnjerëzor ose poshtërues.

    NENI 32
    2. Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave
    të mbledhura në mënyrë të paligjshme.

    NENI 35
    1. Askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji,
    të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij.
    2. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth
    personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të
    parashikuara me ligj.
    3. Kushdo ka të drejtë të njihet me të dhënat e mbledhura rreth
    tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.
    4. Kushdo ka të drejtë të kërkojë ndreqjen ose fshirjen e të
    dhënave të pavërteta ose të paplota ose të mbledhura në
    kundërshtim me ligjin.

    NENI 37
    1. Paprekshmëria e banesës është e garantuar.
    2. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të,
    mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me
    ligj.

    *
    ARTICLE 8
    1. Everyone has the right to respect for his private and family life, his home and his correspondence.
    2. There shall be no interference by a public authority with the exercise of this right except such as is in accordance with the law

    Nuk duhet abuzuar me kuptimin e fjalës informimit tek Neni 23. Kjo fjala ka zëvendesuar fjalën njoftimit dhe jo fjalën që lidhet me veprimtarinë e të quajturëve informatorë. E drejta e informimit nuk nënkupton as edhe një grimë përgjimin.
    Shprehja në pikën 2 të nenit, se kushdo ka të drejtë të marrë informacion, shqip të njoftohet, nuk nënkupton as edhe dy grima të vjelë infomacion me përgjim, kjo pikë lejon vjelësit ligjorë të informacionit ta japin atë lirisht, si dhe detyron funksionarët ta japin këtë informacion. Por çfarë informacion? S’ka dyshim për këtë: në përputhje me ligjin – po pika 2.
    Dhe ligji thotë në Nenin 37 se 1. Paprekshmëria e banesës është e garantuar.
    2. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të,
    mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me
    ligj.
    Por meqë ky nen i dpd (do të shkruante PnH) sikur nuk u mbush mendjen disave, atëhere ti vijmë rrotull. Neni 17 lejon VETËM ME LIGJ vendosjen e kufizimeve të të drejtave (Pika 1), por këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në Artikullin 8 të së cilës mund të lexosh po ato që lexon në Kushtetutën e RSh për këtë punë.
    Nga ana tjetër përderisa Neni 18 do të qëndrojë në Kushtetutë, as që mund të imagjinohet ndonjë iniciativë ligjvënëse që të kufizojë të drejtat e funksionarëve, nëse nuk duam të gjendemi në situatë Ourvelliane, por me kokëposhtë: të gjithë janë të barabartë; funksionari është më i pabarabartë se të tjerët.

  41. une besoj se ngaterrimi i Lulianit dhe Fatmes dhe i atyre ne pergjithesi qe mendojne se vendimi i Bendos eshte skandaloz (nuk flas per Cakulistet dhe mbeshtetesit e tyre) ka te beje me anen socio-politike te problemit. Vendimi i Bendos duket se eshte i bazuar ne ligj dhe kesisoj eshte i drejte, ndersa a vendos drejtesi ky vendim eshte pyetje tjeter. Mua me duket se Era e kish shpjeguar qarte, i.e. ky mund te jete nje moment i mire per te diskutuar se cfare mund te shtohet apo permiresohet ne ligj, ne menyre qe Pangos ti duhet te perballet (neser se ligji smund te kete efekt prapaveprues) me vepren penale qe zbuloi video e marre ne menyre te paligjshme. Pa qene ekspert i ligjit, mendoj se edhe ne nje proces gjyqesor do te ishte jo automatike qe prova e marre ne menyre te paligjshme te ishte e pranueshme per gjykaten. Pra, ne vend qe ti sherbeje drejtesise Fiksi i ka mbyllur rrugen cdo procedimi penal ndaj Pangos. Per me teper, qe me gjithe peshtirjen qe me ngjall veprimi i Pangos, mendoj se shfrytezimi i postit ne Shqiperi ka trajta ku e ku me te gjera e te demshme per shoqerine. Si per shembull, perdorimi i nje emisioni televiziv me pergjime per gjobevenie. Prokuroria deshton ne permbushjen e funksioneve te saj ne te dyja rastet.

  42. Po mirë, askush nuk ka penguar kënd ta shohë problemin nga çdo anë, dhe ky blog me sa shoh ende i mban fjalët “Bujrum!” dhe “regjistrohu”. Ama jo me gjuhë të ndyrë si ajo e ndonjë gjitari pështytës oborresh të pasme që lexova sot tek një gazetë, as me atë dyzinë gabimesh logjike, gafash, gënjeshtrash, që e kanë bashkëshoqëruar këtë histori që në mbarsje e që s’kanë për t’ju ndarë.
    Mbas gjithë sa lexoj, nuk mund të rri pa thënë se Xha Xhai i ka rënë drejt e në shenjë, kur ka vendosur fjalën “turmës”, e cila po më duket se po kalon nga trishtimi në tërbim. Turmës i lëvrin përbrenda, por nuk mundet që ti marrë ata që mbrojnë individin e ti vërë të gërmojnë me kazmë mu në mes të Tiranës; pa harruar për brigadier Y. Pangon e tu grisë mu si Kapedani në filmin bardh e zi, sa kanë shkruar. Njëlloj si enveristët. E ju bashkëbisedues të këtushëm do ta kishit të pamundur të bënit gjë.
    Po e njëjta turmë, do të kishte reaguar njëlloj, me mospëlqim në kor e me fjalët më të ndyra, edhe sikur regjistrimi imagjinar i Fiksit të asaj kohe, e kryetitujt e mediave të mbusheshin me: Ministri i Kulturës fejohet me mblesëri. Njëlloj, kryeministri nën presion do ta kishte pushuar për katër minuta, kryeparlamentarja do të ishte shprehur se “si nënë” (ç’nënë Zonjë e nderuar? Gazetarja ishte grua në moshë madhore e jo fëmijë), njëlloj do të ishin sulmuar ata që do të mbronin edhe në këtë rast individin.
    … për anën sociale, nisje e mirë, për ata që do ta dëshironin, është novela “Disgrace” e nobelistit J. M. Coetzee-s përkthyer në shqip si “Turpi”. Të paktën, shpresoj se kush ka “I huaji” në rafte të ketë apo ta ketë edhe “Turpi”.

  43. Disa pyetje per mbrojtesit e privatesise se qytetarit:
    – Personazhi i shfaqur ne filmim a ishte:
    a-Minoren?
    b- Person me kapacitet te kufizuar mendor?
    c- Person me aftesi te kufizuara fizike?
    Nese PO, atehere keni KOMPLET TE DREJTE , por, nese JO, atehere ngelet te shihet se deri ne ç’shkalle eshte shkelur privatesia e qytetarit ne fjale.
    Per cilindo person, qe, me apo pa dashje, perfshihet ne zhvillimet e nje ngjarje te vlefshme per te hyre ne kronikat e dites, AI PERSON NUK MUND te pretendoje qe te mos citohet nga kronika… sepse mosdhenia e plote e informacionit do te binte ndesh si me lirine e shtypit per te informuar, por edhe me te drejten e qytetareve te tjere per t’u mireinformuar.
    Nese ç’ka thashe me lart vlen PER CDO QYTETAR, atehere nje VIP nuk mund te pretendoje per shkelje te privatesise deri sa kjo “shkelje” nuk kalon caqet e riservateces (dmth te flitej per gjera komplet personale si psh qe, personazhi ate dite vuante nga hemorroidet, nese eshte bere apo jo synet apo qe ka vetem nje tope)… per te tjerat, megjithse jam dakord qe filmimi (per menyren e realizimit te paautorizuar nga organet kompetente) te perdorej si prove (dhe me kte rast, keshilloj TC qe nese realizon here tjeter ndonje filmim te tille, te shkoje dhe te kontaktoje ndonje gjykates per ndonje autorizim me pare se ta transmetoje), filmimi e luajti rolin e tij te demaskimit te nje figure te peshtire pushtetore (sepse s’besoj se CD apo Xhaxhai nuk do e konsideroni si te peshtire nese ne vend te gazetares te ishte ndonje e njohurab e tyre qe te binte ne kthetrat e Pangos).

    – Pyetja e dyte: A do te ishit dakord qe femra/gazetarja e prekur ne privatesine e saj (dhe s’besoj se do kete ndonje gje me intime se “mbertheckat” 😛 ) te padiste Pangon dhe t’i kerkonte 500 euro?

    1. Edrus, une s’po tu pergjigjem pyetjeve, sepse te paren ja ke bere dhe vetes (edhe ti e mbron privatesine por deri aty ku te do) e keshtu pergjigjen e ke; ndersa per te dyten me vjen keq te te kujtoj se ne c’rol e ve ate qe pas gjithe gjasave mbete viktima e kesaj histore.
      Por, meqe ta ka qefi humorin, po te them se imoraliteti ne shoqerine shqiptare nuk zgjidhet me edrus ex machina sic jane pergjimet e paligjshme, dhe deus ex machina eshte nje mjet i kritikuar qe kur greket e perdoren e deri tek Nicja, sepse sa eshte ireale aq krijon (sipas Nices kjo) edhe pershtypje te rreme.

      1. CD, nuk e kuptoj insistimin tuaj te vazhdueshem rreth ketij problemi.
        Koherenca e qendrimit tuaj do ishte e lavdërueshme sikur te mos vinte “erë antiturme” ( dhe jua garantoj që as më bije ndërmënd se si mund të me konsiderojnë të tjerët mua personalisht).

        CD, këto ditë lexova një artikull të A.Klosit ( Plagët e zeza të Jugut)… një artkull që, mua si “pjestar të turmës”, më preku dhe zgjoi një mori ndjenjash (kryesisht revolte dhe keqardhjeje) ndaj asaj çka ndodh në ato zona.
        Nëse do ndiqja “filozofinë” tuaj, në përfundim të leximit do të më duhej të thoja (krejt ndryshe nga se ç’mendoj unë) që:
        – Kush dreqin është ky Klosi që guxon të shkojë të shikojë, verifikojë, hetojë pa lejen e të interesuarve… dhe aq më tepër të dënojë (a thua se s’ka shtet dhe Ministri Ambjenti që merren me këtë punë ) masakrën ambientale që ju bëhet atyre zonave?
        – Përderisa Klosi nuk është as prokuror, as përfaqsues i Ministrisë së Ambjentit, as përfaqsues i ndonjë shoqate që mbron të drejtat e konsumatorëve/qytetarëve, por thjesht një intelektual dhe njeri i letrave, atëhere, motivi i vetëm që e ka shtyrë atë njeri që të shkruajë rreth atij argumenti, është se… e kanë paguar qarqe që kanë konflikte interesi me firmat naftnxjerrse që veprojnë në këtë moment në atv zonë

        P.s: Sa për t’i ndenjur pak gjuhës së humorit që aq shumë të pëlqen: Mos vallë, në këtë rast, Klosex është një ilaç që mund të bëjë mrekullira më shumë se loja e Topit? 😉

        1. Do te ishte mungese edukate te mos pergjigjesha Edrus.
          E meqe lexojme Shekullin, ne lidhje me kete teme shkruante nje shqiptar i padegjuar kurre me pare aty. Une nuk e gjej veten gjekundi ne keto klasifikimet e improvizuara klasore, elitore, inatcore qe qarkullojne mediumeve. Kam mbeshtetur ate qe e quaj te drejte e i duhet shoqerise, (iniciator nuk jam une,) dhe insistoj qe pjesmarresit te ruajne drejtpeshimin, se ndryshe s’do bejne tjeter vec do permbysin.
          E shkruaj qe shkruaj, shtoj dicka te pathene me pare. Kesaj here do te terhiqja vemendjen tek implikimet e mundeshme qe mund te hapen ne te ardhmen. Psh, njeri, do ti leme mediat te kontrollojne funksionaret poshte krevatit (se, mu sos durimi- nga nentavolina e dime qe i bien me dore). Media, ne Shqiperi eshte i lire te kete si qytetari vendas ashtu dhe i huaji, e po keshtu dhe gazetari e po keshtu dhe gazetari ivestigativ. Nje ligjerim i tille ju jep imunitet spiuneve.
          Si kushdo qe komenton, nuk kam pse ta shkruaj gjithe ate qe me gelon para se edhe une ta marr nje vendimin tim e te shprehen.

          p.s. Klosi eshte ambientalist. Kushdo qe ka kaluar andej edhe vite e vite me pare e di qe problemet nuk jane te sotmet.
          Per hesapin tim kam ndjekur ne Toronto Stock Exchange BNK. Ka plot fakte per cilin do ti mesoje; dhe eshte nje fushe me resurse te pashtershme gazetarie investigative. Por do te shposh e ngresh puse e jo ti japesh tullumbit.

  44. Perdorja e ligjit ne kete fare menyre, ku e drejta e individid mbikalon cdo lloj te drejte tjeter eshte nje maskarade tipike, ne base te seciles, njeriut i kerkohet te heqe dore nga te menduarit, apo te marrit pergjegjesi per veprimet e veta.
    Njesoj si te pretendosh se lulja e mbire ne mes te bajges ne nje kopesht a bahce ka nje efekt estetik e zbukurues ne raport me cdo gje tjeter te mbjelle e mirembajtur aty.

    Po s`eshte dukuri vetem shqiptare kjo.
    Ne kete cep te botes, ne nje qyteze ne periferi, jane nje grup vellezerish, Bacon bros., te cilet kane disa vjet qe vrasin kundershtaret e tyre, ne lufte per territoret e shitjes se droges. Ne nje rast te vetem, te derguarit e tyre vrane 6 veta ne nje apartament, perfshi ketu dy veta qe ora e zeze ua solli te ishin ne vend te gabuar ne kohe te gabuar.
    Policia, mbas nje viti, ndalon makine e nje nga vellezerve, e kontrollon, dhe ne nje kompartament te fshehur gjen nje arsenal armesh te ngjashem me ate te Maskes ne filmin “The Mask”.

    Para nja nje muajin gjyqtari e hodhi poshte te gjithe ceshtjen sepse policia, sipas tij (ligjes) duke ndaluar te akuzuarin, dhe duke i gjetur armet, kish cenuar te drejtat kushtetuese te te akuzuarit.

    E drejte fitoi.
    Shoqeria humbi.
    Nje cifel me shume ne ate ikonen e e varur ne mur, qe paraqet besimin e njerezve ndaj atyre qe u kane lene mireqenien dhe sigurine e tyre ne dore.

    1. Shoqeria provoi dy sisteme. Kete qe mbron te drejtat e njeriut dhe ate tjetrin qe pretendoi te vinte interesin e pergjithshem mbi ate vetiak qe eshte ceshtje e vdekur. E fjala maskarade me teper i pershtatet asaj kohe ku te gjithe pretendonin te shfaqin fytyra te qeshura nga arritjet, te shqetesuar per te miren e perbashket; ne kete kohen e sotme secili tregon fytyren e vet … te urryer mund te thote dikush … me tolerante, me tolerante…
      Si mundet te humbe shoqeria kur fiton e drejta?

      1. …”Si mundet te humbe shoqeria kur fiton e drejta?…

        Pyetja meriton nje pergjigje me te gjere se sa c’mundem, por po te perdorim historine si reference, a nuk eshte ajo plot me shoqeri komplekse te shembura dikur?

        Psh nje rast tjeter ku mendoj se mund te shihet se si e drejta fiton dhe shoqeria humbet, eshte edhe ne kete linkun me poshte

        http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/france/7863702/Husbands-can-be-jailed-for-insulting-wives-under-new-French-law.html

        1. Hiqe, mik, nga korniza,
          Fytyrën e Gruas së Papërlyer.
          Vendos foton familjare-
          Pamjen e planetit nga hëna fotografuar.

          … nga Strofa, XX, Josif Brodskij.

          Dy sisteme në të njëjtën kohë, në një botë të ndarë thuajse 50-50, të cilat ne i kemi jetuar vetë; ndërsa për rrëzimin e kësaj më të fundit alternativat nuk janë më të reja por të vjetra, që duan të bëhen edhe njëherë nuse.

      2. Cd,
        ve re seriozitet ne rehatin qe te vendos mendimi, mendim qe eshte i anshem, aq i anshem sa, po te konsiderosh per nji moment palen tuaj tjeter ne referencen e postimeve te tua, te krijon pershtypjen e dy pikave te ngjajshme qe kerkojn te cfaqin ndryshim. I vetmi ndryshim eshte se ju poziciononi veten ne kete kendveshtrim ku e “drejta” eshte me te zotin e topit.
        E drejta e cdo sistemi eshte relative kur ke lluksin e te parit te sistemeve si projekte te shfaqura/mbaruara, perndryshe ato gjithnji fitojne si te drejta. Pra e “drejta” gjithi fiton.
        Kriptik eshte i vetmi ligjerim te perciell mesazh pozicionit tuaj – llogore qe mbron pangot nga drita drejt, per drejt.

        1. Interesante e shprehura me ndricim te drejtperdrejte- dhe e mire. Por pse e keni kaq te veshtire te pranoni pervec rrezes suaj iluminuese te drpdr edhe kete rrezen e perthyer, sa per reference se paku. Keshtu do ta kishit me te lehte te shikonit nje pamje 3-D, apo holograme, holografike, qe dth, e gjitha e shkruar.
          E pse me shtyn ne llogore e istikame; e ne me shtyn pse nuk shkruan se mbron nga llogorja te drejten e ligjeruar per privatesi, por shkruan pangot. Te vihesh kunder opinionit eshte vetvetiu e sikleteshme, e kam shkruar ketu e le ta them me bukur, te ngresh debatin mbi privatesine me kete rast te vecante, do te ishte si te ngrije nje shtepi e ne themele te betonoje nje mine.
          Por tema e tille ishte. Sikur ketu te nisej nje teme qe te fliste per te drejten e perfaqsimit, une do te mbroja Partinë e Bashkimit Popullor të Pensionistëve Shqiptarë, e cila sapo ka fituar ceshtjen mbas ankimimit ne Gjykaten Kushtetuese.

  45. ”’Si mundet te humbe shoqeria kur fiton e drejta?””

    E thjeshtë fare, e drejta nuk është e drejta e shoqërisë por e shtetit dhe shteti nuk bazohet tek shoqëria kur vendos ligjet.
    Kur shoqëria shqiptare shfaq identitetin e vet,mendësinë e vet, cilësohet turmë dhe jo opinion publik. Opinioni publik sipas një mendësie të çuditshme nuk krijohet nga ç’bluan publiku shqiptar, por nga çfarë të vetëquajturit dhe/apo të pranuarit krerë të opinionit publik duan që të paraqitet.
    Nëse publiku shqiptar bluan dhe shpreh diçka që krerët nuk ndajnë, atëherë sipas kësaj mendësie kemi të bëjmë me turmën.

    Konventa e të drejtave të njeriut. Kjo gjë, ç’është ?
    Përse na duhet te trumbetojmë nënshkrimin e një konvente nëse kjo pengon shoqërine të shprehë ‘të drejtën’ e vet ?
    Cili individ do futej me vullnetin e lirë në një grup që do e pengonte të shprehej sipas mendësisë e bindjeve të tij ?
    Te drejta natyrore e universale janë ato që janë pranuar historikisht si të tilla në gjithë botën, ato që janë objektivisht të tilla, jo ato që quan subjektivisht natyrore e universale një konvente apo një fe.

    E drejta nuk është absolute, çasti i pranuar si objektiv garantohet nga e drejta e shtetit, por ky është objektivitet arbitrar i domosdoshëm për mbarëvajtjen e shoqërisë.
    Përkundrazi e drejta krijohet në çastin subjektiv, subjektivitet që demokracia e quan jetik, përderisa ligji bëhet me 51%, përderisa e drejta është e drejta e shumicës.

    E drejta e shtetit në rastin tone, nuk gëzon me çastin e pranuar si objektiv nga shoqëria, këtë objektivitet arbitrar të domosdoshëm e ka humbur, shteti para bashkësisë paraqitet si entitet force e jo drejtësie, sepse në thelb shoqëria me atë ligj, me konventën e vetë kushtetutën fshin sqetullat.
    Shoqëria kërkon të drejtën e moçme të çastit subjektiv(të hajë mollën e Edenit), do të jetë ajo që vendos së ç’është private e ç’është publike. Këto komente të shumta, nuk dëshmojnë gjë tjetër esenciale, përveç se dëshirën e shqiptarëve për të pasur sovranitet mbi të drejtën e tyre.

    Jemi ne që do vendosim bashkarisht se ç’është e drejtë për ne. Topi, Pango, gjykatësi, ligji etj kanë rëndësi formale, ç’bluan shoqëria shqiptare ka rëndësi esenciale.
    Topi do paguajë gjobën, Pangoja fiton, por shoqëria s’tundet nga e saja; Pangoja u dënua me kohë e me vakt, nuk ka më rehabilitim shoqëror edhe Gjykata e Hagës të vendosë. Populli që është popull e jo grupim aksidental njerëzish, njëherë flet.

    Shqiptarët i binden me dëshirë vetëm ligjit shqiptar, atij të përfituar nga çasti subjektiv, çdo lloj tjetër ligji ka nevojë për shtetin si entitet force e jo drejtësie. Por shteti duhet të pranohet në radhë të parë si entitet drejtësie, aty ku individi përfiton lirinë falë një ndërgjegjësimi superior mbi çfarë është dhe cili është roli i tij në bashkësi. Shteti i garanton edukimin dhe i tregon rrugën e duhur për tek ky ndërgjegjësim superior.
    Përndryshe liria e individit humbet esencën e vet si liria e individit shoqëror dhe shndërrohet në një lëmsh abstraksionesh kontradiktore që mbajnë me bukë gjithë atë aparat policësh, burgjesh, avoketërish, prokurorësh e gjykatësish.

    Shoqëria shqiptare, turma shqiptare do të shohë qartë, pertej Topit, Pangos, parrullave e konventave se cila është esenca e lirisë së individit shoqëror, nuk i duhen ligje ad hoc, por ligje jetëgjata, ligje që lënë prapa qeveritë, aleancat e konventat, ligje që janë paraqitje të çastit subjektiv shqiptar.

  46. ””Dy sisteme në të njëjtën kohë, në një botë të ndarë thuajse 50-50, të cilat ne i kemi jetuar vetë; ndërsa për rrëzimin e kësaj më të fundit alternativat nuk janë më të reja por të vjetra, që duan të bëhen edhe njëherë nuse.””

    Ti sheh vetëm para, ndërsa turma ka ca kohë që ka filluar të shohë prapa, por sheh me droje se mos ha ndonjë batutë ironike nga të civilizuarit, ti e di sa e ndjeshme është krenaria e progresistit shqiptar .
    E ke parasysh skicofreninë kulturore të Huntington-it? Tek kjo temë përballemi me një dukuri të kësaj skicofrenie, skicofreninë ligjore. Pastaj ankohu se shqiptarët se respektojnë ligjin, se sdo behemi ndonjëherë shtet ose njerëz; ja si thua ti bëhet shteti me skicofrenë huntingtonianë ?

  47. Leke Dukagjini,
    Për mua shoqëria nuk ka si humbet kur e drejta fiton, ashtu si nuk pres që shoqëria të fitojë kur e drejta të humbasë.
    Një shpjegim i thjeshtë, do të ishte trajtimi i të përmendurave, nga ti dhe idashur, si pjesë integrale. Me një parabolë (që duket si përmbys), dora i fut shuplakë faqes për të vrarë mushkonjën. Dora e drejtë që fitoi, është e shoqërisë e nuk mund të thuash për këtë humbi sepse u skuq faqja, e as të pretendosh se dora është e krahut e jo e trupit.
    Mendoj se shoqëria nuk fiton kur antari i saj hyn në burg.
    Mos e ndaj me presje shoqëria shqiptare, turma shqiptare, se krijon idenë sikur këto janë e njëjta gjë. Turmën e përcakton reagimi i saj instiktiv dhe jo pozicionet e menduara kundër. Por këtë më mire ta hedhim mbas krahëve, se po ashtu mund të thuhet se intelektualit i kërkohet të flasë; kur flet i thuhet që gabon, që s’përfaqson opinionin, që s’përfaqson ndonjë klasë (sa afër e frikshëm kjo me deklasimin) e fyhet në mënyrën më banale.

    Ti kthehemi filozofisë? Ja ca paragrafë nga Hegeli:

    219. Duke marrë formën e ligjit, e drejta hyn në një gjendje të përcaktuar të qëni. Atëhere është diçka që qëndron më vete, dhe në kundërti me dëshira dhe opinione të veçanta, është e vetëmjaftueshme (vetëjetuese) dhe ka për të përligjur vetveten si diçka universale. Kjo arrihet duke e njohur dhe bërë atë aktuale në një çështje të caktuar pa ndjenja subjektive të interesave private; dhe kjo është punë e një autoriteti publik – gjykatës së drejtësisë.
    257. Shteti është realiteti i Idesë etike. …
    260. Shteti është realizimi i lirisë konkrete. …

    Që ta mbyll, me të drejtën e moçme të shqiptarëve kulla ka qënë e shenjtë, në traditën gojore popullore tregohet përralla kur ujku shkon në shtëpinë e tre kecave e as që është e imagjinueshme një përrallë me kecin që shkon në shtëpinë e ujkut. Por edhe në kohën moderne, ne e kemi të shenjtë shtëpinë, dhe kjo vendosur bashkarisht, kurse prishja e kësaj marrveshjeje (na një klishe në vazhdim) sa të vjetër aq edhe të re, është tinzare.

  48. ”” Dora e drejtë që fitoi, është e shoqërisë e nuk mund të thuash për këtë humbi sepse u skuq faqja, e as të pretendosh se dora është e krahut e jo e trupit.””

    Une shoh qe dora eshte e shtetit kurse faqja e shoqerise. Ajo qe ty nuk te pelqen te shohesh se don te flasesh per turme eshte se ne Shqiperi jane krijuar klasa moralo-ligjore dhe ketu kemi shenja te nje lufte klasash moralo-ligjore.

    Klasa ‘e larte’, numerikisht e vogel, mbeshtet cdo lloj ligji e parimi perendimor, dhe ketu parimi ne diskutim eshte legjitimiteti i provave te marra ne rruge joligjore. Kete lloj parimi e sofistikimet perkatese ligjore klasa e ulet nuk i kupton, Pango u soll keq, Pango duhet denuar, kaq di klasa e ulet. Shtepia eshte e shenjte, po shtepia mund edhe te digjet, shkaterrohet ne rast se ata qe e banojne, sillen ne nje menyre te caktuar.

    E ke parasysh ne Argjentine-Meksise, goli i pare u quajt se ashtu e do ligji, rregullorja, pavaresisht se gjithe stadiumi e pa qe ishte i parregullt. Eshte e pamundur per ndjeshmerine e drejtesise, qe te kete ligj qe pengon ndeshkimin e krimit, ai ligj duhet ndryshuar per te.
    Kjo kontradikte nuk eshte zgjidhur, ka vetem abstraksione qe shfrytezohen nga avokatet e zote dhe qe shpesh pengojne vete forcat e rendit.
    Nuk mund te shitet nje kontradikte si e drejta absolute, universale apo natyrore, po ja qe ti e ben.

    Persa i perket Hegelit dhe shtetit te tij etik, nuk e kuptova se çvlere argumentuese kishte kjo qe solle. Hegeli eshte terren i veshtire dhe duhet shpjeguar.

    Nga ana tjeter Hegeli eshte kunder parimeve baze ku mbeshtetet gjykimi yt, pasi ai thote qe eshte e gabuar te mendohet se ka pasur ndonjehere ndonje liri natyrore te njeriut dhe se njeriu eshte i detyruar te kufizoje kete liri per te qene pjese e shtetit apo bashkesise. Kjo sipas tij nuk gjen justifikim ne histori, por eshte sajese teorike. Ka pasur gjendje te eger te njeriut, por edhe ne ate gjendje ka pasur disa institucione sociale qe ja kane kufizuar lirine natyrore.
    Kjo konjukture e lirise natyrore e nje stadi ku njeriu zoteron te drejtat natyrore eshte e mjegullt, sikunder vetem sajesat teorike dine te krijojne, pastaj kesaj sajese teorike i jepet nje ekzistence.

    Faqet 36-37 te hyrjes ne Filozofine e Historise.

    Ne faqen 41, ka nje paragraf te shkoqur, si rrallehere tek veprat e tij:
    Me tej duhet akoma te demostrojme qe kushtetuta e nje populli formon nje substance/lende te vetme , nje shpirt/fryme te vetem me fene e atij populli, me artin e tij dhe filozofine e tij ose te pakten me paraqitjet e saj e mendimet e veta, me kulturen e vet ne pergjithesi.
    Faqja 45:
    Parimi i gjithesishem qe lulezon dhe ndergjegjesohet tek Shteti, forma ne te cilen persillet gjithcka qe ekziston eshte ajo qe ne pergjithesi perben kulturen e nje kombi. Megjithate permbajtja e percaktuar qe merr formen e se gjithesishmes dhe qe gjendet ne ate realitet konkret qe eshte Shteti, eshte shpirti i popullit. Shteti real eshte i frymezuar nga ky shpirt ne te gjitha punet e vecanta, lufterat, institucionet etj.
    Faqja 47:
    Shteti, ligjet dhe institucionet e tij jane te drejta te individeve qe perbejne Shtetin; natyra, trualli,malet, ajri dhe ujerat qe i perkasin nje shteti te caktuar jane per ata individe vendi i tyre, atdheu i tyre, prona e tyre e jashtme. Historia e shtetit, veprimet e individeve, krijimet e te pareve te tyre u perkasin atyre dhe jetojne ne kujtesen e tyre. Gjithcka eshte prone e individeve , ashtu sikunder edhe vete individet jane prone e kesaj teresie, sepse kjo teresi formon substancen e tyre, ekzistencen e tyre. Perfytyrimi i tyre eshte i tejmbushur dhe vullneti i tyre qendron ne te deshiruarit e ketyre ligjeve dhe ketij atdheu. Pikerisht kjo teresi shpirterore perben nje esence unike, shpirtin e nje populli unik. Individet i perkasin popullit; cdo individ eshte bir i popullit te tij e eshte edhe bir i kohes se vet, perderisa shteti te cilit i perket eshte i perfshire ne nje proces zhvillimi.

    Sic e sheh i nderuar Cyprinon Diabolis, Hegeli flet qarte per lidhjet mes shtetit, ligjeve dhe kultures.
    Edhe Hegeli ka qene kunder luftes se klasave morale e skicofrenise kulturore e vecanerisht asaj ligjore.
    Filozofia profetike eshte e veshtire, shteti final etik i Hegelit vjen pas shume e shume konflikteve dialektike, nderkaq ne stadin e sotem te konflikteve dialektike keto citime mjaftojne per te percjelle qarte mendimin e Hegelit.

    1. Princ i ndritur, Leke i Dukagjinit,
      ju ofroj livadhet e mia kinematografike si terrenin me te lehte te kalimit te kaloresise suaj. Gjejeni dhe shkojini prej fillimit deri ne fund shtegut te filmin “The reader”. Ju lutem te mos i lejoni terheqesit e vemendjes tu privojne nga mundesia per te degjuar fraza vendimtare ne mes.

      cd

  49. Eh o Cyprinon, i mbarove aksiomat e sofizmat, te ngeli ironia, je nje i civilizum i vertete, freng i anglosaksonizum.
    Te kujtoj tek ‘The Day the Earth Stood Still’, si i tha profesori alienit: Kur njeriu ndodhet ne buze te humneres, gjen fuqite per te ndryshuar. (Kjo mund te vleje edhe per financen boterore)

    Prandaj ke-ni besoj edhe nja 20 vjet kohe per te na çuar ne buze te humneres, pastaj si perhere gjate historise, shqiptaret do i gjejne fuqite per te ndryshuar e mbijetuar dhe do i gjejne aty ku i kane gjetur perhere.

    Nje shprehje ‘gjermanike’ qe nga Schiller, Hegel, Shopenhauer, Nice e Hajdeger, ku binin te gjithe dakort, reciton se ne thelb:

    Vullneti kerkon perhere vetveten.

    Lekes dhe kaloresise se tij, nuk iu desh te kaleronin mendimin gjermanik per ta quajtur parim baze te jetes dhe lirise.

    Kur shqiptaret te ri-ndergjegjesohen se jeta e tyre, liria e tyre eshte e lidhur kerthizisht me vullnetin e tyre dhe vec terthorazi me vullnetin e botes atehere koha jote do quhet e mbaruar.

    20 vjet te jap dhe mbase jane shume, varet nga guximi dhe shkathtesia mendore e brezit te ri. Guximi per te rifituar besimin ne vetvete si e thote shprehja ‘ate pune e di une’ dhe shkathtesia per te arritur kapercimin dialektik ku teza eshte kultura popullore shqiptare, antiteza kultura individuale perendimore dhe sinteza ‘kultura individuale shqiptare’.

    Jetojme ne kohet e antitezes, mohimit te tezes, faza tjeter duhet te jete mohimi i mohimit, perndryshe biem ne humnere. Te shohim, une kam besim te verber tek vullneti.

    1. Nuk eshte ironi i miri Leke. Filmin vertet e rekomandoj, pavarsisht yjeve te paket. Ka gjithe elementet e kesaj teme. Nje grua qe ben dashuri me nje djalosh. Nje gjyq ne te cilin kjo denohet opinionisht, burg per te, mbarim denimi, vetvarje diten e lirimit. Ka nje profesor jurispodence qe ne seminar per ceshtjen ka vetem 5-6 vete te interesuar. Ka nje thenie lapidare, qe kjo historia jone duhet ta mbaje nentitull. Dhe, ka nje sekret te madh kjo gruaja e filmit. Ajo, nuk di te lexoje e pranon qe ka shkruar nje raport, per te mos u turperuar. Tani meqe do ironi: a jeni te sigurt ju qe ky protagonisti yne nuk e ka nje sekret e s’do te turperohet para jush?
      Sa per ato historite e humneres, refuzoj ti marr persiper. Nuk e konsideroj veten bari te popullit, jam pjese e tij, e siguroj jetesen me pune (puntori- se shume keqkuptohen)- gje e cila besoj i kapercen te gjitha humnerat.
      Shembulli me i keq se si ca popuj hundeperpjete mendojne se mund te ecin si salmonet jane greket e sotem. Nuk do t’ja desha popullit tim ate fat.