BABALLARË DHE EUNUKË

Politicus solli këtu një editorial të Gail Collins në NYT, ku trajtohen tema të tilla si seksi, politika dhe e drejta e privatësisë e politikanëve, të cilat i kemi diskutuar disa herë këtu në blog.

Natyrisht, kur krahasojmë trajtimin e këtyre temave në Perëndim me çka ndodh në Shqipëri, duhet të mbajmë parasysh dallimet e mëdha kulturore, sa i përket respektit për personin dhe paprekshmërinë e tij, por edhe tabutë e ndryshme personale dhe politike, që ndikojnë në marrëdhëniet midis publikes dhe privates.

Njëlloj duhet të kemi parasysh edhe se askund nuk thuhet, as pretendohet, që politikani duhet të jetë shembull i virtytit në jetën private – edhe pse shumë prej këtyre kanë dëshirë të hiqen si të tillë, sikurse i dëshiron të jenë edhe publiku, që është gjithnjë në kërkim të shenjtorëve për të adhuruar.

Nga ana tjetër, edhe publiku tolerant ndaj vesit privat të një personi publik, do të ngrysë vetullat nëse konstaton kontradiktë midis atij vesi dhe qëndrimeve ose kryqëzatave publike të të njëjtit person; për shembull, nuk është mirë kur një politikan aktiv në për fushatat për ndalimin e duhanit në vende publike, të kapet duke tymosur në restorant; ose një politikan tjetër që predikon ndalimin e lojërave të fatit, të fotografohet duke luajtur poker në kazino, e kështu me radhë.

Kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me integritetin e personit publik; edhe pse një mjek që i këshillon pacientit të vet që të lërë duhanin gjithnjë duhet dëgjuar, edhe sikur ta pijë duhanin vetë, haptazi ose fshehurazi.

Në editorialin e Collins përmendej rasti i fundit i senatorit amerikan Max Baucus nga Montana, i cili kishte propozuar të dashurën e vet Melodee Hanes në postin e prokurorit federal (U.S. attorney) pa lajmëruar paraprakisht Shtëpinë e Bardhë për natyrën e lidhjes së tij.

E vetmja gjë për t’u shqetësuar, në këtë rast, ka të bëjë me nepotizmin, jo me shkeljen e të drejtës së senatorit për privatësi.

Nepotizmi përkufizohet si favorizim i të afërmve dhe miqve pa marrë parasysh meritat e tyre. Kështu, kohët e fundit, kryeministri shqiptar Sali Berisha është akuzuar, nga mediat e pavarura, por edhe nga opozita drejtpërdrejt, për nepotizëm, në lidhje me aktivitetet e business-it të pjesëtarëve të familjes së tij, duke filluar nga e bija Argita dhe i biri Shkëlzen. Këto akuza, kryeministri i ka cilësuar, tani vonë, si sulme ndaj familjes së tij, çka mund të diskutohet; sa kohë që nepotizmi në politikë si dukuri njihet dhe ekziston që kur ekziston politika vetë; dhe denoncimi i nepotizmit, në vetvete, nuk duhet konsideruar si shkelje e privatësisë së personit të akuzuar për nepotizëm.

Unë e mendoj këtë punë kështu: të akuzosh kryeministrin shqiptar për nepotizëm, nuk ia ke cenuar këtij privatësinë aspak, edhe pse mund të kesh cenuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, privatësinë e personave që kanë përfituar nga ky nepotizëm, në qoftë se, për shkak të akuzave të tua, drejt këtyre personave është devijuar vëmendje e tepruar nga mediat.

Sa për dhunimin e privatësisë, veçanërisht në sferën seksuale, duhet thënë se ky nuk ka shumë të bëjë me nepotizmin; ndërkohë që disa inkursione në fushë të seksit, nga ana e politikanëve, mund të interpretohen si abuzim me detyrën ose autoritetin dhe të ndëshkohen përkatësisht me këtë akuzë.

Nga pikëpamja arketipale, vizioni që ka masa për udhëheqësin e vet lëkundet midis Çengis Khanit, ose hiper-mashkullit makinë fotokopjuese e geneve të veta; dhe eunukut të arsyeshëm. Arketipi i parë ndoshta u përshtatet më shumë kulturave luftarake, nomade, ekspansive dhe egalitare; i dyti kulturave paqësore, stacionare, të qëndrueshme dhe hierarkike.

Më lart, vërejta se publiku i do politikanët e vet të virtytshëm, sepse vetëm ashtu mund t’ua besojë mesazhin; por këtu duhet shtuar se kjo marrëdhënie e publikut me politikanin nuk është e arsyeshme, pse themelohet mbi një vizion paralogjik, ose mitik, të udhëheqësit; të mbështetur, në thelb, në bindjen post-edipale të fëmijës se prind i mirë është seksualisht abstinent. (Kjo bindje mund të ketë madje edhe rrënjë biologjike, meqë fëmija ndihet i kërcënuar nga një prind seksualisht aktiv, i cili mund t’ia shtojë familjen me vëllezër dhe motra të padëshiruar, sepse konkurrentë në luftën për ushqim dhe vëmendje.)

Megjithatë, siç e vërente edhe Politicus në komentin e vet, ne mbetemi kureshtarë ndaj privatësisë së personit publik; ndoshta ngaqë instinktivisht duam të konfirmojmë vizionin tonë mitik për atë person, ose pritjet tona për udhëheqësit që kemi, ose tek e fundit edhe dyshimet që mund të kemi për integritetin e tyre etik. Kurioziteti, në këtë rast, do parë si formë e sublimuar e dashurisë (ose urrejtjes).

Përtej këtyre metaforave psikanalitike, duhet shtuar – megjithatë – se seksualiteti i politikanit është vërtet çështje e tij private, por e tillë që ta ekspozojë këtë ndaj shantazhit, në qoftë se një lidhje jashtëmartesore, një marrëdhënie homoerotike, ose shije seksuale jokonformiste mund të përdoret, në fshehtësi, për ta vënë politikanin në kontroll.

Tashmë të gjithë kemi parë në filmat dhe romanet e spiunazhit se agjencitë e zbulimit rëndom i rekrutojnë politikanët ose të tjerë në poste të rëndësishme duke shtënë në dorë hollësi për jetën e tyre private, të cilat duhej të mbeteshin private; dhe jo vetëm kaq, por edhe duke i përdorur agjentët e tyre për t’i krijuar këto ndërlikime private, në mënyrë që këto të përdoren pastaj për shantazh.

Në thelb, një fakt pikant ose komprometues nga jeta e një personazhi publik shpesh ka më shumë vlerë sa kohë që ende nuk është bërë publik; për të përdorur një klishe shahistike, në kontekste të tilla kërcënimi është më i fortë sesa ekzekutimi.

Për t’u kthyer në andrallat e jetës politike shqiptare, këtu publiku do të jetë gjithnjë më i ndjeshëm ndaj nepotizmit, sesa veprimtarisë seksuale private të politikanëve. Si shoqëri në tranzicion jo vetëm nga komunizmi në kapitalizëm dhe nga prapambetja në prosperitet, por edhe nga etika baritore e malësorit luftëtar dhe plaçkitës në etikën tjetër të tregtarit fusharak dhe qytetës, shqiptarët e sotëm priren të admirojnë ende udhëheqës seksualisht aktivë në jetën private, por eunukë në jetën publike, sa kohë që tredhja simbolike e pushtetarit publik do të shihet si garanci ndaj kapjes së shtetit prej familjarëve, dhe pikërisht pasardhësve të tij.

Ironia e situatës së tanishme është se kryeministri Berisha mbetet gjithnjë më i ekspozuar ndaj rrezikut nepotist sesa rivali i vet në opozitë; Rama është denoncuar haptazi dhe publikisht si “armik i familjes”, madje edhe me të dhëna nxjerrë nga gjyqi i tij për divorc; në një kohë që kryeministri jo vetëm i ka fëmijët në veprimtari të lulëzuar publike dhe private, por edhe identifikohet, nga opinioni publik, si përfaqësues i fisit të tij malësor, ose emblemë e krahinizmit tropojan.

Kështu, akuzat që ia bën kryeministri kryetarit të opozitës për dhunim të familjes dhe etikës familjare janë, në thelb, komplementare, me akuzat që i bën kryetari i opozitës kryeministrit për nepotizëm; meqë nepotizmi është njëfarësoj edhe fryt i hipertrofisë së etikës familjare (“bëj për të tutë”), së paku po aq sa ç’është promiskuiteti ose i përfoluri “mohim” i atësisë fryt i armiqësisë ndaj modelit tradicional të familjes.

Nuk ka komente

  1. Thashethemet për [Baucus] gati-gati sjellin me vete informacion të dobishëm për procesin politik… Unë nuk eksitohem dot për prapësi seksuale që nuk do të hetohen dot kurrë nga një komitet legjislativ.

    Vërtet thua se Collins po mbron tezën se bërja publike, me stil tabloidi, e prapësive seksuale të politikanit mund të na ndihmojë të kuptojmë prapësitë politike të këtij politikani, që meritojnë të hetohen më tej?

    Këtu unë po shoh një farë ngjashmërie kurioze me çfarë shkruante Fuga ca ditë më parë, për fuqinë “e brendshme” të konfrontimeve verbale për të nxjerrë në dritë informacion që, me kohë, mund të bëhet shkas për hetime të tilla që të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarit.

    Kjo tingëllon ideale, por vetëm për një shoqëri ku është pranuar se punët duhen trajtuar kështu dhe nuk ka rrugëzgjidhe tjetër. I tillë është realiteti në SHBA dhe në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë se ti mund të më detyrosh mua ta pranoj me zor këtë realitet si të virtytshëm.

    Prandaj, në vend që të rrekemi për të legjitimuar mutacionet e jetës politike dhe të demokracisë, pse të mos përpiqemi të gjejmë se si mund të parandalojmë që këto të kthehen në monstra që të na torturojnë të gjithëve. Besoj se masave paljative që duan të imponojnë pëlqim të përgjithshëm për këtë realitet të mbrapshtë u ka dalë boja tashmë.

    [Këtë përgjigje e përgatita për komentin e Politikus, por meqë Xha Xhai paska vendosur ta trajtojë temën më gjerë, po e kaloj këtu.]

  2. Do bëhej fjalë për shkelje të privatësisë nëse do diskutohej për modelin/markën e të brëndëshmeve të së bijës apo se ku preferon ta kalojë natë i biri i KM.

    P.s: Xhaxha, kur thua: “Njëlloj duhet të kemi parasysh edhe se askund nuk thuhet, as pretendohet, që politikani duhet të jetë shembull i virtytit në jetën private më duhet të shqetësohem për “deformimet” e tua 🙂
    shih etimologjinë e fjalës kandidat…

  3. ”””Më lart, vërejta se publiku i do politikanët e vet të virtytshëm, sepse vetëm ashtu mund t’ua besojë mesazhin; por këtu duhet shtuar se kjo marrëdhënie e publikut me politikanin nuk është e arsyeshme, pse themelohet mbi një vizion paralogjik, ose mitik, të udhëheqësit; të mbështetur, në thelb, në bindjen post-edipale të fëmijës se prind i mirë është seksualisht abstinent”””

    Une nuk do nxitoja ta vleresoja si te paarsyeshme duke u mbeshtetur tek edipet,orestet e elektrat, perkundrazi do thoja se publiku ( edhe ai shqiptar) ndaj nje lideri impotent do ishte mjaft mosbesues. Mesazhi ‘mashkullor’ ndaj ekzekutivit eshte mjaft i ndjeshem kudo, pervec ne disa vende, biles femrat e forta ne ekzekutiv quhen ‘te hekurta’ apo burrnesha, ‘ hanno le palle per imporsi’.
    Te qenit energjik (ku perfshihet edhe sfera seksuale, meqe energjia ka te beje me agresivitetin dhe agresiviteti me testosteronin) eshte pjese e rendesishme per ekzekutivin, ndryshe eshte per dijen e cila u jepet te urteve, pleqve , ‘i saggi’ .

    Ceshtja per mendimin tim qendron ne menyren se si perthithet e verteta. Do thoja shkurtimisht se tek njeriu gjejme 3 lloje te vertetash:

    1- E verteta natyrore, ajo qe eshte, e verteta qe duam ta quajme absolute, qe s’mund ti dilet kunder.

    2- E verteta morale, ajo qe duhet te jete apo qe do jete, e verteta qe lidhet me c’eshte e mire, ku futen koncepte di dobia, kenaqesia, virtyti etj. Arrihet me metoden dialektike , simbolikisht e mira dhe e keqja.

    3- E verteta popullore apo folklorike, ajo qe besohet se eshte, lidhet me besimin qe dicka eshte e vertete, pavaresisht argumenteve kunder, ku futen edhe te vertetat politike.

    Keshtu e para, absolutisht eshte, e dyta, jemi te bindur se eshte, e treta besohet se eshte.

    Fillimisht te gjitha te vertetat jane popullore, pastaj behen morale e pastaj absolute/natyrore.

    Tani, ne politike (po edhe ne jeten e perditshme) sundon e verteta popullore, prandaj edhe retorika eshte ne rend te dites, meqe dialektika retorike i jep mundesine popullit te gjykoje kush eshte me i zoti, kush e mund tjetrin ne debat.

    Mirepo populli (ashtu si individi) kurre nuk resht se kerkuari te verteten morale, pra c’eshte ne realitet e mire apo e keqe.
    Kyci i se vertetes eshte njohja, keshtu thuhet edhe se per nje njohur ‘vertet’ nje njeri duhet te hash nje thes me kripe, pra pertej dukjes ‘se mire’ te kuptohet edhe thelbi ‘i mire’.
    Vetem ne ate rast njeriu i jep tjetrit besimin e vet.

    Pra e verteta morale eshte e domosdoshme per ti besuar tjetrit.
    Keshtu i jepet besimi se tjetri gjykohet i dobishem, se eshte i virtytshem, se ja kalon mire me te, se te ndihmon ne rrezik etj.

    E njejta gje qe ndodh ne raportet vetjake me te tjeret, ndodh edhe pse jo ne ate nivel, meqe mungon kontakti i drejperdrejte edhe me politikanin.
    Qe une ti besoj duhet qe politikani ti afrohet te vertetes morale ne menyre qe une ti jap besim.

    Keshtu politikani i ri,i saposhfaqur ne skene shihet nga cfare thote, nga dukja, e verteta popullore, publike, pastaj me kalimin e viteve kerkohet te hyhet me thelle per te njohur ‘thelbin’, pra sa ky i afrohet te vertetes morale.

    Zakonisht diktatoret dhe mbreterit, per te ruajtur mitin moral, superioritetin moral, i qendronin larg njohjes prej popullit, pra populli duhej te mjaftohej me te verteten publike, me dukjen, me cfare diktatori apo mbreti thoshte.

    Propaganda mbeshtetet pikerisht ne forcimin e se vertetes publike, popullore dhe largimin e publikut nga e verteta morale.
    Keshtu nese politikani, diktatori apo mbreti vepronte keq, kjo nuk permendej, fshihej, keshtu forcohej miti i superioritetit moral te udheheqesit, ai nuk eshte si te tjeret, ai di c’eshte mire e c’eshte keq dhe logjikisht sillet ashtu sic eshte mire. Keshtu duhet te mendoje populli.

    E njejta gje vlen edhe per sferen private. Ky politikan, udheheqes qe e di se c’eshte e verteta morale, nuk ka si te sillet kunder kesaj te vertete ne privat, ky ne privat eshte po kaq ‘i mire’ sa edhe ne publik.

    Nje njeri i sjellshem ne publik, nuk ka si te jete i pasjellshem ne privat, keshtu funksionon gjykimi njerezor, keshtu edhe politikani nuk ka si te jete ndryshe, pra ne publik pasqyrohet etika private.

    Qe ketu hipokrizia e skajshme klasike e udheheqesit qe ne privat duket po aq i mire sa ne publik.

    Tani cpo ndodh ne skenen boterore?

    Po ndodh qe e verteta morale po asgjesohet ngadale, superioritetit moral po i mbivihet rregullisht superioriteti pragmatik i cili po merr konturet e te vertetes absolute (ne nje kohe qe i perket te vertetes popullore) dhe e verteta morale kerkohet te asgjesohet.

    Keshtu politikani duhet te gjykohet vetem ne baze te se vertetes publike, popullore, vetem ne baze te dukjes.
    Keshtu arrihet me lehte me ane te propagandes mediatike te krijohet nje mit publik, qe nuk do ishte i mundur nese popullit do i krisej besimi qe buron nga e verteta morale.

    Ne kete kendveshtrim shoqeria e cila historikisht eshte bazuar tek e verteta morale, dialektike, tashme po ben regres sepse po bazohet tek e verteta popullore.
    Mbase eshte pasoje e te vertetes demokratike, 50%+1, por une mendoj se eshte pasoje e keqkuptimit te se vertetes demokratike, meqe kjo i nenshtrohet te vertetes morale, pasi demokracia ne radhe te pare eshte e vertete morale, demokracia eshte e vertete sepse eshte e mire.

    Keshtu politikani duhet te jete i virtytshem sepse i perket nje sistemi politik qe bazohet te e mira, perndryshe jemi vete ne te paret qe nuk e duam demokracine si nje e vertete morale por popullore e pragmatike, jemi ne te paret qe pranojme ligjin e hekurt te oligarkise dhe e nxjerrim bllof.

  4. Si shoqëri në tranzicion jo vetëm nga komunizmi në kapitalizëm dhe nga prapambetja në prosperitet, por edhe nga etika baritore e malësorit luftëtar dhe plaçkitës në etikën tjetër të tregtarit fusharak dhe qytetës, shqiptarët e sotëm priren të admirojnë ende udhëheqës seksualisht aktivë në jetën private, por eunukë në jetën publike

    Kam pershtypjen se ne etiken baritore te malesorit seksualiteti i cdokujt, dhe sidomos prijesit, eshte ceshtje publike. Prandaj edhe nje njeri tribal si Berisha flet me aq lehtesi. Gjuha dhe strategjia e Berishes eshte mese normale dhe etike, te pakten per gjysmen e popullates te Republikes.

  5. “Njëlloj duhet të kemi parasysh edhe se askund nuk thuhet, as pretendohet, që politikani duhet të jetë shembull i virtytit në jetën private”

    Kjo nuk vete Xhaxha, i dashur. Politikanet nuk jane njerez me talente te habitshme, te cilet shoqeria duhet ti pranoje me gjithe veset qe kane, se ka nevoje per talentin e tyre. Nuk po flaim as per shkrimtare te talentuar, as per sportiste e artiste, piktore e aktore. Ata i pranojme sic jane, sepse per aq sa na duhen, per talentin e tyre, nuk na prish pune fare se sa here martohen e ndahen e rrihen a perplasen me makina.

    Ndersa politikanet jane 5 leke tufa. Jane ata qe zgjedhin te bejne karriere politike, te vene kandidatura per lloj lloj postesh. Ka nje konkurrence e nje shkelje me kembe te hatashme rruges per te dale ne krye, e per te qene politikan e figure publike. Dhe ta merr mendja qe perderisa pretendon te dalesh ne krye e te qeverisesh a te drejtosh ne cfaredolloj kapaciteti, duhet te jesh me i miri ne fushe, te tregosh me shume integritet se ai komshiu yt qe eshte person privat e sheh punen e tij, pa pretenduar te udheheqi e drejtoje.

    Ata qe perfliten per devijime e shkarje e gabime seksuale nuk gjykohen ashtu thjeshte per pune seksualiteti, por per mungesen e integritetit. Nuk me duhet nje politikan/zyrtar i larte qe shkon ne darke dhe genjen gruan e kalamjte e vet pa ju dredhur qerpiku, se po genjeu ata, mua s’e ka problem fare te me genjeje nate e dite. Ashtu sic nuk me duhet fare politikani qe rreh gruan/bashkejetuesen, se me tregon qe nuk di te zgjidhi problemet me urtesi e logjike, por me forcen e dajakut. Keto jane ceshtje private sa kohe nuk ke dale ne publik dhe te kerkosh voten dhe besimin tim, perndryshe, kam te drejte te te gjykoj e te kerkoj hesap.

    Me pak perpjekje “paketuese” ne mund ti bejme derman te gjitha veseve, genjeshtres, vjedhjes, dhunes etj. Ka gjithmone menyra per te justifikuar, apo krahasuar. Por, a duhet?

    1. Fillimisht jane gjykuar per pune seksi, tani per mungese integriteti, neser per…
      po pse neser, po nese sot nje politikan i larte qe mbase nuk ka as grua e mbase nuk ka as ish- e mbase nuk ka as femije, qe s’ka ke te genjeje e te rrahe, rrjedhimisht qe s’kane pse ta gjykojne si kenaqet seksualisht, e as per mungese integriteti, per se do ta gjykojne?
      Per pergjigje emocionale ndaj realitetit; sepse ai paguhet apo zgjidhet per tu pergjigjur joemocionalisht (per ti rene shkurt) realitetit.

    2. LG:

      Nuk me duhet nje politikan/zyrtar i larte qe shkon ne darke dhe genjen gruan e kalamjte e vet pa ju dredhur qerpiku, se po genjeu ata, mua s’e ka problem fare te me genjeje nate e dite. Ashtu sic nuk me duhet fare politikani qe rreh gruan/bashkejetuesen, se me tregon qe nuk di te zgjidhi problemet me urtesi e logjike, por me forcen e dajakut. Keto jane ceshtje private sa kohe nuk ke dale ne publik dhe te kerkosh voten dhe besimin tim, perndryshe, kam te drejte te te gjykoj e te kerkoj hesap.

      LG, nuk të kundërshtoj. Unë vetëm thashë që nuk mund të pretendojmë nga politikanët që të jenë më të mirë se ne – dhe këtu me ‘ne’ kam parasysh një rrethprerje etike të shqiptarëve si ti dhe unë.

      Që politikani duhet t’i nënshtrohet një procesi kualifikimi moral (vetting), nuk e vë në dyshim; por zakonisht ky proces kryhet para se politikani t’i ofrohet publikut; ose në mjedis partiak. Përndryshe, përfolja e veseve private të politikanit publik instrumentalizohet menjëherë dhe rezultatet janë po aq të shëmtuara sa ç’i shohim sot.

      Veç kësaj, kur flasim për profil moral të politikanit, duhet edhe të përcaktojmë dy gjëra: (1) cilit moral do t’i referohemi? dhe (2) deri ku jemi gati të shtyhemi? Për shembull, për fetarët tradicionalë një politikan homoseksual do të ishte vetvetiu i papranueshëm, pavarësisht nëse i qëndron besnik apo jo partnerit të vet; për të tjerë fetarë ndoshta më fanatikë, një politikan që është martuar me një grua të një feje tjetër do të ishte njëlloj i përjashtuar.

      Po ashtu, një politikan mund të luajë bixhoz, ose të ketë qejf gotën, ose të jetë rrahur me policinë kur ka qenë i ri, ose të ketë tymosur marijuanë, ose të ketë mashtruar autoritetet për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak, ose të ketë tradhtuar gruan dhe për këtë kjo ta ketë paditur dhe divorcuar… Këto gjëra disa i dënojnë, disa jo; të tjerë i dënojnë, por nuk i konsiderojnë si të mjaftueshme për t’ia bllokuar karrierën një politikani. Si mund të orientohemi këtu?

      Prandaj unë besoj se dy skajet e kualifikimit të politikanit për detyrë publike duhet të jenë: nga njëra anë ligji, i cili specifikon se cilat kategori mbeten jashtë; dhe nga ana tjetër, strukturat e kuadrit të partive politike, të cilat e kryejnë procesin e vetting-ut në rrugë partie, pa trazuar njerëz si ti dhe unë.

  6. Xhaxhai:

    “Ironia e situatës së tanishme është se kryeministri Berisha mbetet gjithnjë më i ekspozuar ndaj rrezikut nepotist sesa rivali i vet në opozitë; Rama është denoncuar haptazi dhe publikisht si “armik i familjes”, madje edhe me të dhëna nxjerrë nga gjyqi i tij për divorc; në një kohë që kryeministri jo vetëm i ka fëmijët në veprimtari të lulëzuar publike dhe private, por edhe identifikohet, nga opinioni publik, si përfaqësues i fisit të tij malësor, ose emblemë e krahinizmit tropojan”

    Ne radhe te pare Xhaxha duhet mireperkufizuar nepotizmi, dmth duhet te perfshije edhe lidhjet jo fisnore te cilat japin te njejtat rezultate. Sepse me duket e pandershme qe te perkufizosh nepotizem dike qe kryen veprim te paligjshem per te favorizuar vellane dhe jo dike qe e ben per te favorizuar nje njeri pa lidhje gjaku. e kuptoj qe ky i dyti do te quhej favoritizem, po rrenja e problemit etik eshte e njejte apo jo. ne kete prizem, te pakten publikisht Rama eshte po aq i ekspozuar sa Berisha (nuk po them me shume se do turren kuajt e kuq e do me akuzojne si sherbetor pastaj). Pra, ka qe ne vitin 2000 qe qarkullojne ne shtyp dhe rrjedehimisht edhe ne opinionin publik “fakte” te paprovuara ligjerisht mbi favoritizmin e Rames. Sigurisht qe Rama ka kontroll dhe aftesi shume te medha imazhieri dhe nuk e ka lene qe imazhi te ndertohet qartas, por sa me shume kalon koha dhe dalin fakte te reja si per shembull dhenia e 70 perqind lejeve tre firmave qe kishin perfaqesuesit e tyre ne Keshillin e Rregullimit te Territorit, aq me shume cenohet imazhi i tij. Gjithashtu, femijet e Berishes kane aktivitet te lulezuar privat e jo publik sic thua ti. Nese do te kishin, te jesh i bindur qe do caheshin televizionet. Nuk eshte aktivitet publik te jesh konsulent e firmave te huaja qe investojne ne Shqiperi. Pra, paralelizmi yt besoj qe nuk qendron.
    Se dyti, tek akuzat e opozites per nepotizem (teorikisht legjitime) nuk me duket se pasqyrohet pergjegjshmeria etike apo deri edhe ndergjegjesimi etik mbi demprurjen e fenomenit. Ne se te kujtohet ishte e njejta opozite qe ne 2006 u tall pa teklif dhe e dergoi ne Gjykaten Kushtetuese ligjin per nepotizmin. Jam i qarte nga biseda qe kam patur me anetare te ketij blogu qe nga punet e ligjit marrin vesh me shume se une qe ligji ishte shkruar me kembe, dmth ishte i formuluar dobet. Por ne cdo rast, opozita qe qan sot per fenomene nepotiste te presupozuara te kryeministrit, nuk shfaqi asnje ndjeshmeri kur interesat qe prekeshin ishin ato te anetareve te saj. Ajo qe dua te them, eshte qe abuzohet shume me konceptin nepotizem. Pa kaluar ne relativizem moral, besoj se ne cdo vend te botes babai mundohet te favorizoje te birin apo te bijen, miku mikun e keshtu me radhe. Ajo qe ndryshon nga vendi ne vend eshte pranueshmeria e nje veprimi nga nje shoqeri dhe papranueshmeria nga nje tjeter. Nje studim qe me ra ne dore mbi zhvillimin e krimit te organizuar ne hapesiren ish sovietike mbron pikerisht tezen se ne realitetin shoqeror te BRSS-se vjedhja (termi hajdut barazohet me termin shkeles i ligjit) nuk cilesohej njesoj e denueshme ne krahina te ndryshme. Sa me larg qendres aq me shume ndjehet (sipas Michael Galeotto-s gjithsesi) perceptimi se vjedhja eshte akt kundershtues ndaj regjimit qendror.
    Per t’ju kthyer argumentit te nepotizmit, eshte vertet avantazh te kesh babane kryeminister kur keshillon kompani te huaja te investojne ne Shqiperi(sigurisht quhet avantazh e jo krim per sa kohe nuk shkel asnje ligj), por eshte po aq avantazh te jesh bir apo bije e dy familjeve te medha politike ne Greqi sepse do te thote qe heret a vone te vjen radha per pushtet, dhe eshte po aq avantazh te jesh Beau Biden ne Delaware sepse nga shkolla behesh veprimtar i fushatave te tet eti, e me pas kryeprokuror i shtetit, e pastaj kur yt ate zgjidhet zv President, guvernatori cakton ta zevendesoje ne Senat shefin e tij te kabinetit, i cili sigurisht qe “vendos” te mos kandidoje ne 2010, dhe plluq ja ku u bere Senator. Ne nje vakuum asnjanes, ky eshte nepotizem light, ne jeten e perditshme eshte proces normal rotacioni te elitave.

    1. Shkruan :
      “Per t’ju kthyer argumentit te nepotizmit, eshte vertet avantazh te kesh babane kryeminister kur keshillon kompani te huaja te investojne ne Shqiperi, por…”

      Me ben pershtypje se eshte e disata here qe permend vajzen e kryeministrit aktual, por asnjehere te birin !

      Jo per gje, por meqe ne nje postim te meparshem keni shkruar se “Per opinionistet, […] vlen dikush si […] Mero Baze dhe Bushati te cilet kane intelektin dhe njohjen me faktet…” (http://xhaxhai.wordpress.com/2009/12/03/shih-e-shkruaj/#comment-10398), po ju kujtoj se pikerisht, ka qene Baze qe ka shkruar i pari, tash nje vit e më pare, se THELBI i gjithe kesaj “meseleje” eshte fakti i thjeshte se kryeministrit dikur kaq te paster Berisha, i erdhi pikerisht nga nuk e priste, nga i biri (Gerdeci…).

  7. U përmend në artikull nepotizmi dhe m’u duk me vend të përcillja në këtë kontekst këtë përgatitje terreni për nepotizëm nga një tjetër përfaqësues i shquar fisi malësor, emblemë e krahinizmit te integruar mirditor, aleat me atë tropojan.

    Shkëputur nga një interviste me zv. ministrin e AKR dhe Sporteve, Nikollë Lesi, dhënë Gazetës Shqiptare:

    Pyetje: Kryeministri Berisha, në një emision televiziv la të kuptohej se vajza e tij Argita mund të hyjë në politikë. Ju si mendoni, ka në plan t’ia dorëzojë PD-në asaj?

    Përgjigje: Flasim që Argita të hyjë në politikë aktive, pasi në politikë ajo është që prej vitit 1990, përderisa është e bija e liderit të PD-së që rrëzoi komunizmin.

    Nuk mund të thuhet, aq më tepër në Shqipëri, që fëmijët të mos jenë pjesë e bisedave politike, bile edhe vendimeve të rëndësishme.

    Unë personalisht, Argitën nuk e njoh, por nisur nga disa dalje të saj në media, nisur nga profesioni i juristit që ajo zotëron, nisur nga shumë vite që ajo është në politikë, ndonëse jo direkt, mendoj se është e vonuar në daljen e saj në politikë aktive.

    Aq më tepër ku ka shembuj botërorë si familja Bush në SHBA, apo Papandreu në Greqi, e plot raste të tjera, të cilët kanë vazhduar në traditë që brezi i parë ka përgatitur dhe brezin e dytë për të qenë aktiv në politikë në fatet e vendit.

    Tradita politike në një familje që është marrë me drejtimin e një vendi është një plus i madh eksperience për të qenë të ditur se si duhet drejtuar politika më mirë, pra është një shkollë politike.

    Nëse më lejoni mund të shtoj diçka para se të vazhdoj më tej në lidhje me këtë pyetje interesante, jo vetëm për PD-në, por për gjithë vendin; unë edhe nëse nuk jam më në koalicion me PD-në, do të them prapë këto që do pohoj paksa më poshtë.

    Kryeministri Berisha ka thënë në parlament se “do të largohem nga politika vetëm kur të më marrë me vete i Plotfuqishmi”! Por Berishës mund t’i thuash ç’të duash, por vetëm burrë pa mend e pa eksperiencë politike nuk mund t’i thuash. Ai e di mirë se ç’ka bërë për PD-në, por siç edhe di mjaft mirë që i Plotfuqishmi (Zoti) të merr edhe në çast!

    Ai di më mirë se kushdo tjetër në PD që nëse ikën ai, atëherë partia ndahet e copëtohet, kush e kush të marrë frenat e makinës demokrate, që është një makinë gjigante, të cilën asnjë nuk mund ta zotërojë.

    PD-ja është e lidhur vetëm me emrin e Berishës.

    Dhe vetëm një Berishë tjetër mund ta çojë në atë udhë që duhet, nëse i Plotfuqishmi e thërret me shpejt!

    Vetëm Argita Malltezi (Berisha) është trashëgimtarja e PD-së.

    Vetëm kështu ajo parti nuk ndahet e mbetet ikonë e politikës në vend.

    U përgjigja gjatë, pasi ju më ngacmuat për një çështje që zien qosheve shkodrane të politikës, të cilët aspirojnë të marrin drejtimin e PD-së në momentin e duhur. Por, i Plotfuqishmi nuk do duket edhe shumë vite!

    burimi: http://bw.balkanweb.com/intervista/nikolle-lesi-pd-pa-mbiemrin-berisha-copetohet–3011.html

    1. Korrigjim:

      Do t’ju lutesha që në vend të Ndre Legisit të lexoni, Nikollë Lesi.

      Kërkoj ndjesë për këtë mungesë vëmendjeje gjatë pëcjelljes së emrit.

      [Falemnderit. Sapo e korrigjova emrin. 2Xh]

  8. “Shembujt botërorë” janë ndër më të kontestuarit, përveç të qenit një përqindje shumë e vogël në krahasim me të tërën. Fjala vjen, dy Bush-ët (me katër mandatet e tyre) janë vetëm dy nga 43 ish-presidentët që kanë kryesuar Sh.B.A.-të. Në mos gaboj, ka pasur edhe dy Roosevelt-ë, por nuk di në kanë pasur lidhje gjaku me njëri tjetrin a jo.

    P.S. Intervista e mësipërme i takon Nikollë Lesit. I është faturuar gabimisht Ndre Legisit.

    [falemnderit. E korrigjova emrin. 2Xh]

  9. “Ne nje vakuum asnjanes, ky eshte nepotizem light, ne jeten e perditshme eshte proces normal rotacioni te elitave.”

    Cfare rotacioni? Nga Biden tek Biden Jr? Nga Bush tek Bush Jr? Nga Berisha tek Berisha Jr? Apo pse jo nga Bin Laden tek Bin Laden Jr?

    Ky nuk eshte nepotizem, as light, dhe as diet, por abuzim qe duhet te gjej rrugen e rregullimit, dhe jo te injorimit, nga ligji dhe drejtesia. Ky eshte pervetesim i paligjshem i sferes publike i normalizuar me ane te konceptit te trashegimise, apo rotacionit te gjeneratave, e jo te elitave.

    T’i quajme gjerat me emrin qe kane. Nuk mund sfera publike t’i nenshtrohet ligjeve te trashegimise private. Monarkia, dinarkia, etj sisteme si keto jane antikushtetuese, e jo versioni light i coca coles. Nuk ka “vakuum asnjeanes,” apo ndonje misticizem tjeter, por vetem gjak dhe njerez te gjalle qe perbejne nje pushtet perdite e me teper anormal e te paligjshem.

    Familja dhe shteti jane antagoniste me njera tjetren, kane qene dhe do jene perjetesisht. Edukata familjare, sa do ne drejtim te publikes te disiplinohet, nuk mund t’i kaperceje kurre kufinjte e privates pa u shthurur indi i familjes nga nje krah, dhe pa shthurur indin publik nga krahu tjeter. Xhaxhai eshte shume i qarte mbi kete.

    Kjo sepse familja njeh vetem ligjin e vdekjes, te se pertejmes, te te Plotfuqishmit, sic e di mire edhe Berisha, (vdiq mbreti – rrofte mbreti; vdiq baba – te kete paste lene uraten) ndersa shteti njeh ligjin e te gjallit, te se tashmes, te njeriut, sic nuk duan e nuk duan t’a pranojne, por thjesht te trashegojne shtetin dhe fatet e te paemertve si te ishte urata qe iu ka lene baba qe prej dites qe familja reshti se enduri ne Eden.

    Nothing light about it. Thjesht misticizem a okultizem, i rende dhe i erret, per te legjitimuar tiranine prej leviathanit te rradhes te se njejtes familje, demokracine pa demokraci dhe anarkine e maskuar si fjala e fundit e efikasitetit, e progresit politik, dhe e BUMIT ekonomik.

    Ku qendron legjitimiteti i nje ligji qe siguron mospjesmarrjen e pergjithshme politike duke bere te verbrin ndaj koercionit prej te privilegjuarve? Ku eshte light-i i kesaj?

    Mire o mire, se pergjigjeni edhe vete, tek normalizimi nepermjet burokracise rreth te plotfuqishmit i procedurave te xhungles, por kot per muhabet “light,” i keni parasysh gjithe keto, apo flisni per efikasitet dhe lehtesi normalizimi te padrejtesive si te flisnit per ndonje “klishe shahistike?” Apo i keni te tejkaluara: mjafton rotacioni dhe progresi i elitave ne raport Rawlsian me jo-elitat?

  10. ”””Veç kësaj, kur flasim për profil moral të politikanit, duhet edhe të përcaktojmë dy gjëra: (1) cilit moral do t’i referohemi? dhe (2) deri ku jemi gati të shtyhemi? Për shembull, për fetarët tradicionalë një politikan homoseksual do të ishte vetvetiu i papranueshëm, pavarësisht nëse i qëndron besnik apo jo partnerit të vet; për të tjerë fetarë ndoshta më fanatikë, një politikan që është martuar me një grua të një feje tjetër do të ishte njëlloj i përjashtuar.””’

    Morali eshte i levizshem, te vertetat morale jane te ndryshueshme, perpos atyre qe jane edhe te verteta natyrore, por qe feja i ka ruajtur edhe si te verteta morale e jane percjelle si te tilla.

    Biologjia qe eshte shkence thote qe ne fillim jeta riprodhohej aseksualisht pastaj jeta u riprodhua seksualisht, perfshire njeriun. Keshtu mashkulli dhe femra ekzistojne si te tille sepse ashtu deshi evolucioni.
    Nese mashkulli apo femra nuk veprojne ashtu si deshi evolucioni, meqe evolucioni eshte pro jetes do te thote qe jane kunder jetes.
    Pra e verteta natyrore, absolute thote qe mashkulli dhe femra kane gjini sepse gjinite japin jeten.

    E verteta morale thote se kjo eshte mire, dmth e verteta natyrore eshte mire, per t’ja bere logjikes njerezore me te perthithshme te verteten natyrore.

    Kuptohet se e kunderta eshte keq dhe eshte genjeshter ose gabim.

    Po kjo dihet, nuk ka logjike njerezore te qendrueshme qe nuk arrin dot vete ne kete perfundim, prandaj eshte universale.

    Liria e bazuar mbi nje genjeshter apo gabim logjik, nuk eshte liri , meqe gabimet logjike shpesh cojne ne lajthitje, ndersa liria lidhet patjeter me te verteten.

    Keshtu qe ska nevoje te jesh fetar tradicional, mjaft te perdoresh logjiken qe perdoret kur behet mbledhja 1+1=2.

    Nderkaq ceshtja e fetareve fanatike per gruan me fe tjeter eshte nje e vertete morale, qe nuk bazohet si ajo e para tek nje e vertete natyrore, absolute, rrjedhimisht e ndryshueshme.
    Ce ben te ndryshueshme eshte argumenti se lidhja martesore nuk ka ne thelbin e vet riprodhimin fetar por ate njerezor, pra ne natyren martesore feja lidhet me elementet anesore e jo me thelbin, keshtu qe kur ndryshojne rrethanat mund ndryshojne edhe elementet anesore.

    Ne kete rast politikani eshte ne rregull ( moralisht mire ), ne rrethanat e sotme por nuk do ishte ne rregull (moralisht mire) ne rrethanat e djeshme.

    Pra te vertetat morale te pabazuara ne te verteten natyrore jane mese te kundershtueshme me ane te logjikes.

    Keshtu e vetmja siguri e plote qe na ofron arsyeja eshte se te vertetat morale qe bazohen apo kane kaluar ne stadin e te vertetes natyrore, jane te pandryshueshme dhe sherbejne si garanci qe njeriu te jete qenie historike e permiresueshme.

    Pastaj kush do te jetoje vetem ne te vertetat popullore, le te jetoje, por mos te pretendoje ndonje epersi morale.
    Epersia morale i takon atyre qe njohin te vertetat morale.

  11. ”””’po nese sot nje politikan i larte qe mbase nuk ka as grua e mbase nuk ka as ish- e mbase nuk ka as femije, qe s’ka ke te genjeje e te rrahe, rrjedhimisht qe s’kane pse ta gjykojne si kenaqet seksualisht, e as per mungese integriteti, per se do ta gjykojne?””’

    Do gjykohet per indiference ndaj jetes, ndaj se ardhmes.
    Nje politikan i larte, nuk ndodhet ne ate vend sepse na sherben per te shkuaren, ai eshte politikan fosil, psh Balli Kombetar perbehet nga politikane fosile dhe vete Balli eshte parti fosile.

    Politikani apo me mire udheheqesi eshte i tille sepse do na udheheqe drejt nje te ardhme me te mire.
    Ardhmeria eshte thelbesore per politikanin.

    Mos te harrojme se ketu po flasim per politikanin si model, si idealtip, dmth perjashtime patjeter do kete, por perjashtimet nuk perbejne dinamiken , nuk vendosin c’eshte reale apo jo, nuk jane perjashtimet vendimtare ne krijimin e realitetit ku jetojme.

    Pra mund te gjendet ndonje politikan qe pavaresisht indiferences personale ndaj jetes, te kete ndikim pozitiv ne ardhmerine, por ky do ishte perjashtimi klasik qe konfirmon rregullin.
    Ne logjiken klasike dialektike ky eshte tertium non datur, ne menyre qe te perqendrohemi tek faktoret reale.

    Pastaj mund te perdoret edhe logjika fuzzy, por kam frike se do arrinim te miratonim edhe kaosin e do binim lehtesisht ne retorike.

    Keshtu ai politikan-udheheqes meqe eshte indiferent ndaj jetes, nuk mund te jete i propozueshem per te udhehequr pozitivisht jetet tona drejt te ardhmes.

  12. ”””duhet mireperkufizuar nepotizmi, dmth duhet te perfshije edhe lidhjet jo fisnore te cilat japin te njejtat rezultate. Sepse me duket e pandershme qe te perkufizosh nepotizem dike qe kryen veprim te paligjshem per te favorizuar vellane dhe jo dike qe e ben per te favorizuar nje njeri pa lidhje gjaku. e kuptoj qe ky i dyti do te quhej favoritizem, po rrenja e problemit etik eshte e njejte apo jo.”””

    Ne fakt nepotizmi nuk quhet favoritizem, pikerisht sepse eshte nje dukuri qe do te thote favoritizem bazuar mbi lidhjet e gjakut.

    Berisha eshte i akuzueshem per nepotizem, Rama jo.

    Nepotizmi buron nga miresia familjare e fisnore, te cilen Rama duket se nuk e zoteron.
    Kur kjo miresi shkel ligjin, dmth te miren publike qe ligji mbron atehere nga faktor pozitiv kthehet ne faktor negativ.

    Nderkaq Rama favoritizmat nuk i ben i shtyre nga miresia familjare e fisnore, por nga egoizmi, per te pasur ai vete sa me shume para, prona e mbeshtetje.

    Pra ndersa nepotizmi berishian eshte produkt i konfliktit midis dashurise familjare dhe interesit publik, favoritizmi edvinian eshte produkt i konfliktit midis dashurise per veten dhe interesit publik.

    Berisha e shkel interesin publik per ate familjar, Rama e shkel per ate vetjak.

    Kuptohet qe per shoqerine nese do zgjidhte, meqe me largimin e Rames shter edhe konflikti, ndersa me largimin e Berishes konflikti nuk shter, atehere nepotizmi berishian do dilte me i rrezikshem.

    Pra ndersa denohet cdo lloj favoritizmi, ai me baze gjaku del shoqerisht me i rrezikshem.
    Sigurisht me shprese se Rama nuk ka ndertuar ndonje organizate mafioze qe do i mbijetonte atij,po nuk ka ndonje prove per ta marre ne konsiderate ekzistencen e nje organizate mafioze me ne krye Ramen.

  13. Stalker, nese duam te jemi vertet te ndershem dhe parimore ne kete diskutim (nuk e kemi detyrim po ndofta eshte me mire), duhet te ndajme faktet e provuara apo te pohuara nga insinuatat. Insinuohet se djali i kryeministrit eshte i perfshire ne shume afera, por asnjehere nuk eshte dhene asnje fakt. Mero Bazen dhe Andi Bushatin une i njoh dhe i vleresoj, kjo nuk i ben ata te pagabueshem apo pa interesa ne kete mesele. se dyti, si gazetare ata kane per detyre apo pune te bejne insinuata, te cilat pastaj verifikohen apo jo nga prokuroria dhe gjykatat. Ne mungese te verifikimit, insinuatat e tyre mbeten thjesht te tilla per sa kohe qe nuk e verifikojne vete ( gje e cila eshte shume me e veshtire per gazetarin) ate qe thone. Per shembull, eshte fakt qe i biri i kryeminsitrit ka mik nje pronar lokali ne Tirane, e kane pohuar te dy palet, biznesmeni edhe ne prokurori. Nuk eshte fakt, perkundrazi eshte sajese e ulet qe disa minsitra i dergonin fakse per aprovim te birit te kryeminsitrit(insinuata ketu eshte qe Gerdeci ishte i tiji). eshte nje nga ato sajesat qe tingellon si e vertete, po qe ne fakt nuk eshte provuar kurre dhe asnjeri nuk ka bere asnje mundim per ta provuar. Eshte si te thuash Tiger Woods ka fjetur me ndonje nga ky blog, ne kete moment tingellon e besueshme (ska ngel njeri pa dale dashnore e Woods) por aspak e provueshme (edhe pse nuk kam ndermend te krijoj armiq duke paragjykuar aftesine e anetareve per te kenaqur deri ne fund Tigrin e golfit). Ne opinion mbetet njolla sepse ne momentin e sajeses tingellonte e besueshme.
    Ndersa e bija eshte deklaruar publikisht si person privat aktiviteti i te ciles perfshin konsulenca per kompanite e huaja, ergo akuzat e opozites per nepotizem.

    1. Politicus:

      Eshte si te thuash Tiger Woods ka fjetur me ndonje nga ky blog.

      Në fakt, shprehje më e saktë do të ishte:

      Eshte si te thuash ndonje nga ky blog ka fjetur me Tiger Woods.

      Të paktën në këtë kontekst 😉

    2. Politikus, kur thoni që: Nuk eshte fakt, perkundrazi eshte sajese e ulet …. eshte nje nga ato sajesat qe tingellon si e vertete, po qe ne fakt nuk eshte provuar kurre dhe asnjeri nuk ka bere asnje mundim per ta provuar më lini në një pështjellim dhe, me sado përpjekeje, nuk arrij ta kuptoj.

      Nëse dikush do thoshte që edrus është i zi, ky pohim mund të ishte i vërtetë apo fals… dhe kjo do të ngelej në nivelin e hipotezave deri sa të provohej, por fakti që askush nuk sjell prova që edrusi është apo jo i zi, nuk e bën pohimin as të vërtetë dhe as sajesë/thashethem… ai pohim ngelet gjithmonë në nivelin e hipotetikes (përderisa nuk kemi autoritetin që të dërgojmë dikë që të marrë mundimin për ta verifikuar.

      1. Dakord Edrus,

        por ne rastin qe permenda ka patur mundime biblike per ta provuar, por nuk kane dale prova ne publik, vetem vazhdime thashethemesh e deduksionesh. Kur them mundime nenkuptoj nje prokurori e shtyre fort nga Presidenca qe ‘ti bente varrin njehere e pergjithmone Berishes”, opozita qe ska arsye pse te mos e doje nje gje te tille (ver re qe askush nuk shqetesohet a ka ndonje te vertete ne mes, per sa kohe qe ju sherben edhe thashethemi vlen, dhe vlen shume) dhe disa ambasadore te pamoralshem e tekanjoze te cilet kane mundesine e te qenit deridiku te pavarur nga udhezimet e shteteve te tyre, sepse jane po ata qe shkruajne raportet. Kjo per mua eshte amalgame biblike per te nxjerre ne shesh “te verteten”. E ja qe s’paskesh patur te vertete te pelqyeshme per ta, dhe askush prej tyre nuk del te thote qe u munduam po sgjetem gje po vazhdojne te lejojne (ne rastin e Withers-it nxisin) thashethemet.

        Pra une u shpreha nxitueshem, nuk desha te them se nuk jane munduar gazetaret e prokuroret, por publikisht nuk kane dhene asnje sqarim per kete, e per pasoje “nuk kane marre mundimin”te sqarojne ceshtjen pasi e kane krijuar zhurmen .

        e perseris, nuk ka asnje fakt te provuar qe e vendos djalin e kryeministrit si pjesetar te Gerdecit pervec insinuatave te tipit “shok me filanin”, ‘aty ishte punesuar baxhanaku”, “rrinte gjithe diten me Mediun”e te tilla si keto. Tingellon e ngjashme per publikun, por nuk ka lidhje shkak-pasoje.

        1. Je Sizif i vërtetë, Politicus.

          Veprimet e të tjerëve i quan mundime për të verifikuar akuzën, po të tuat, duhet të jenë fakte besoj.

          Si psh ky:

          “””””(… nenkuptoj nje prokurori e shtyre fort nga Presidenca qe ‘ti bente varrin njehere e pergjithmone Berishes”,

          … dhe disa ambasadore te pamoralshem e tekanjoze te cilet kane mundesine e te qenit deridiku te pavarur nga udhezimet e shteteve te tyre, sepse jane po ata qe shkruajne raportet. Kjo per mua eshte amalgame biblike per te nxjerre ne shesh “te verteten”.

          E ja qe s’paskesh patur te vertete te pelqyeshme per ta, dhe askush prej tyre nuk del te thote qe u munduam po sgjetem gje po vazhdojne te lejojne (ne rastin e Withers-it nxisin) thashethemet. )””””

          Vajti guri në fund të malit. Shtyje prapë fort lart…

          1. J. mesa duket ne “dashurohemi” per se largu si ne filmat franceze.
            Ne rastin konkret une e di qe keto te miat jane fakte, edhe pse ti nuk bindesh. Kjo eshte pjese e dialogut. Qe te qetesohesh, une mund te jem gabim ne shume gjera qe them (ka ndodhur edhe me pare) por ti nuk sjell asnje argument per te faktuar nje gje te tille kete here pervec tautologjise se supozuar. Per shembull, ti mendon me ironi prej njeriu te holle e te lexuar se keto qe them une jane propagande. Mund te informohesh e te lexosh deklaraten e Withersit te shkurtit 2009(pa precedent as ne kohen e Mariza Linos-pra 1997!!!!) ku thote: “shqiptare votoni te rene”. Per te mos thene pastaj qe shkonte neper cerdhe dhe lexon perralla me zhapinj qe nuk ngopen e thyejne qafen(ta kete patur per Berishen? ne mes te fushates jo formale? a thua edhe kjo te tingellon normale apo eshte thashethem?), a per daljet ne Karagjozlandian e Shqiperise Portokalli, ku edhe i doli boja sepse pati reagim te forte kundershtues (jo publik per arsye te ditura po “kafenete” gelonin) tek shtresat e lecitura si puna jote se une helbete, me tredhje merrem. Po po, edhe te majtet.
            Tani, ketu biem dakord besoj qe e reja ashtu sic perceptohej para fushates s’mund te ishte Berisha, sepse pavaresisht se dilte ne zgjedhje me Rucin dhe Gjinushin dhe pavaresisht se kishte 10 vjet ne pushtet lokal, Rama kish vjedhur “koha per ndryshim” te Berishes 2005 dhe tentonte te perdorte “ndryshimin” si mesazh fitues (Obama…Obama). Berisha sigurisht qe ja kooptoi serish mesazhin Rames (Shqiperia po ndryshon) po kjo eshte pune tjeter dhe do thuash s’eshte fakt po thashethem pastaj.
            Per ate pjesen e nxitjes, me vjen keq qe s’mund te citoj burimet, po ketu nuk kemi detyrime akademike te provojme cdo gje qe thuhet besoj. Ti mundesh ta pranosh ose jo si te vertete pohimin tim. Ndryshimi thelbesor qendron ne dy fakte:1) une nuk jam ambasador i shtetit me te fuqishem ne bote me pergjegjesine qe kjo merr mbi vete dhe 2) une nuk po e bej kete si akuze publike (xh2 do me qortoje dhe do argumentoje qe eshte te pakten gjysem publike) por brenda nje hapesire e cila gjithsesi nuk mbart peshen e mediave te perditshme apo televizioneve. Jam i bindur qe ajo qe them une eshte vetem nje cifel fare e vogel e informacionit qe blogonjesit(ose te tjeret) marrin perdite, e kesisoj fjala ime ndikon pak ose aspak tek ata. Nese do ta beja publikisht do ta shkruaja me emer e mbiemer e do i dilja zot. E ndava ketu sepse mendoj qe nuk eshte sekret, cdo njeri qe ndjek perditshmerine shqiptare ne rastin me te keq e nuhat nje gje te tille. Por te siguroj qe nuk eshte as thashethem e as propagande.

            Ne se me thua qe eshte thashethem edhe qe prokuroria u perdor nga Presidenti, atehere dorezohem dhe birrat behen 4 a 5 a 6, madje me mire e bejme nje shishe vere se si me e lecitur duket. Ftojme edhe Ngahalli se eshte djale flori, po se di a vjen dot kaq larg.

    3. Politicus, juve thoni që mediat nuk duhet të shkruajnë për thashethemet që janë një vlerë botërore, por që në Shqipëri bëjnë pjesë e kulturës së hershme, dhe më duket edhe e kësaj të sotmes. Por çfarë do të shkruajnë mediat? Mendime mbi fiset Zulu? Mbi jetën e të madhit LS, një antropolog i shquar botëror? Për katastrofat ekologjike? Për samitet e Rio-s 1992, e Kyoto-s 1997, apo këtë të fundit në Copenhagen? Mediat do të shkruajnë (në Shqipëri) për thashetheme që vetë hija e politikanit i prodhon. Mediat do të shkruajnë për cytjet që bëjnë këta politikanë nëpër foltore (jo fjetore) publike. Mediat, për fatin e keq tonin dhe të gjithë atyre lexuesve (në këtë moment lajmet në tregojnë dhëmbët “grabitqarë” berlusconianë të thyer!) shpërbëhen pa vetdije (?) në fletë të shkruara kot. Familja kjo, vajza e tij, e vogla, e madhja, avokatja, biznesmenja, trashëgimtarja etj.
      Por, ajo që më habit, është, në radhë të parë arsyetimi juaj, dhe së dyti, mos ekzistenca e një grupi që t’i thojë stop gjithë këtyre vargjeve të trasha, pa interes, pa finëse, pa komplikime frazash. E di se ky grup (nuk aludoj aspak me grupin Mjaft) ka nevojë, kërkon kohë (shekuj), tekste, histori, baballarë të mirë, ekspertë në artin e gazetarisë moderne, por mbi të gjitha lexues të edukuar dhe jo të tredhur nga hijet e politikanëve.

      1. “Politicus, juve thoni që mediat nuk duhet të shkruajnë për thashethemet….”

        me citoni pak pjesen ku une shkrova sa me siper ose mesoni te lexoni. Pastaj ndofta edhe te mendojme per gazetari moderne dhe per tredhje. Une gjithsesi preferoj injorancen virile.

        1. Unë edhe nuk mund të di të lexoj po aq sa dhe ju që nuk dini të bëni propagandë dhe të aludoni me një figurë të shënjtë që nuk mund të preket nga gazetat, që sot për sot është e vetmja armë për të kontrolluar babëzitjen e politikanëve, për të cilët neveria më shtohet dita ditës. Se këta politikanë, të fajshëm apo të pafajshëm qofshin ata, po lënë prabambetje një popullsi të tërë e cila po privohet edhe nga liria e informimit sepse shumë tipa si ju bëjnë propagnadë dhe jo pilitikë.
          Shoh me habi që edhe në këtë blog të pastër, të denjë për një grup njerëzish që diskutojnë mençurisht, ka disa individë si ju (dhe ju nuk jeni i vetmi).
          Juve nuk mund ta thoni aq të shkërmoqur që ne ta kapim dhe t’ju citojmë siç e bëni ju me përgjigjen time (flas për mediat), por ajo që unë kuptoj nga frazat tuaja mbushur me arabeska, është një nxitje për të abandonuar shkrime që dizinformojnë. Po kush duhet të na informojë atëherë? Juve? Nuk e besoj aspak.

          1. “Se këta politikanë, të fajshëm apo të pafajshëm qofshin ata, po lënë prabambetje një popullsi të tërë e cila po privohet edhe nga liria e informimit sepse shumë tipa si ju bëjnë propagnadë dhe jo pilitikë”

            Une privuakerkam popullin nga liria e informimit…hahahahaha. Je e madhe shume asnjanes. Per zotin je hata fare. Po si e lenkerkam une mbrapa popullin kur populli sot ka internet. Ne tirane eshte 600 leke te vjetra minuti dhe ka kafe interneti kudo. Pra te pakten 1 meleon popullsi ka menyre tju lexoje ju po aq sa me lexon mua. Madje do te argumentoja qe pervec njerezve dashamires dhe inatci, mua nuk mi lexojne shume shkrimet. Hahaha, kjo ishte e papare, mbytja e informacionit nga nje blog. Do ta patentoj e te bej ca para se ketu ne amerike keshtu fillojne keto gjera. Edhe Mikrosofti nga nje bodrum me buburreca filloi. Nderkohe mund te thoni c’tju doje e bardha zemer, une do vazhdoj te shkruaj aq sa te me lejojne. Po s’me lejuan pastaj do ja vesh gjumit. Po nuk besoj se ketu censura vleresohet. Ju rrofshi sa Tomorri qe mundoheni.

            1. Politicus, Asnjanësi është i gjinisë mashkullore (dhe shkruan nga Franca). Po të ishte e gjinisë femërore, besoj, do ta quante veten Asnjanëse.

            2. Xhaxha ishte gabim gjykimi(lapsus) i imi, kerkoj ndjese. Nuk kishte gjithsesi asnje qellim denigrues dhe nese eshte marre si e tille edhe nje here ndjese.

            3. Politikus, nuk ka dhe nuk do kete censure per bindjet e tua politike, por te siguroj se, po vazhdove me kete ton talles, me mire hape vete deren dhe largohu.

              Dalloj nje nervozim ne pergjigjen tende, te cilin po mundohesh ta maskosh me hahaha-te dhe hihihihi-te. Pse i jep vetes aq shume rendesi sa te mbash ne kurriz gjithe fajet e politikaneve, xhanem? Asnjanesi u drejtohej atyre per privim te informacionit e ty per perhapje propagande… ne ke dyshim per kete mjafton te te kujtoj deshiren tende per te lehur! Dhe 100 blogje si ky nuk do arrinin te riparojne demin qe shkakton nje shkrim i yti (jam nga ato qe te lexojne rregullisht). Fatkeqesisht, kete blog nuk e lexojne me shume se 900 veta ne dite, nderkohe qe nje e lehur e jotja ne gazete mund te trembe qindra mije lexues.

            4. Parrulla:”Pse i jep vetes aq shume rendesi sa te mbash ne kurriz gjithe fajet e politikaneve, xhanem? ”

              Aspak e nderuar Parrulle, perkundrazi mua me beri te qesh (me gjithe zemer c’eshte e verteta) pohimi se “njerez si puna ime e privojne popullin nga e drejta e informimit”. Mua kjo me ben te gajasem sepse eshte ne rastin me te mire naivitet, por ti ke te drejte legjitime ta marresh seriozisht.

              Shkruan;”Dhe 100 blogje si ky nuk do arrinin te riparojne demin qe shkakton nje shkrim i yti (jam nga ato qe te lexojne rregullisht).”

              Demin ndaj kujt? Teje, vetvetes, politikes ne pergjithesi apo Sali Berishes? Me veten jam ne rregull, politika ne pergjithesi shumicen e njerezve qe jane jashte saj i ben per te vjelle (qe eshte nje e drejte e gjithsecilit), une besoj se nje qasje e tille eshte naive dhe hipokrite. Sali Berisha….ai i ka punet e veta ne rregull dhe kam frike se nuk e lexon kete blog. Ndersa per sa i perket te drejtes tende per te qene e qete nga ato qe perkufizon si lehjet e mia, ke dy menyra shume te thjeshta: 1) moderoi si te pavlefshme ose 2) mos i lexo. Te siguroj qe nuk me mbetet qejfi e vazhdoj te jetoj me “kocken” time te perditshme. Madje edhe te lexoj komentet dhe shkrimet qe behen ketu sepse mesoj dicka edhe nga qendrimet diametralisht te kunderta. Pastaj, nese me lexon rregullisht, atehere dicka paskerkam per te thene apo jo, sepse perndrshe nje person racional si ti nuk do merrte mundimin!
              Por, e dashura Parrulle, kercenimet e fshehura nen vello, jane te nje kohe tjeter, dhe une sec kam nje dreq karakteri qe sapo kerkojne te me tulatin behem jo-racionalisht trim. Ne fakt trimeria nuk me karakterizon, po ne raste te tilla e kam kete prirje. Dyert une i kam te hapura kudo dhe zgjedh(e kam per nder) ti pershkoj ne kete blog. Do ishte e udhes te mos m’i tregoje sepse dashamiresisht nuk ta pranoj nje gje te tille.

              Se fundmi, mbi parimet dhe qendrimet propagandistike. Do te te tregoj nje histori. Duke qene se e njihkerke identitetin tim, dhe mi lexuakerke shkrimet, duhet t’a dish qe gjate kohes kur “vlente” kam shkruar rralle. Ti besoj e ke pare qe nuk me mungojne argumentat per te shkruar qofte edhe per propagande, e cila ne fakt kur je brenda politikes -sic isha une atehere- ka vlere shume me te madhe se sa kur je jashte saj-sic jam une tani. Besoj se e ke rrjedimisht shume lehtesisht te provueshme qe cdo gje qe kam shkruar e kam besuar deri ne fund. Per shembull, temat qe kam cekur kane qene te ngjashme, fushat mbi te cilat kam shkruar kane qene po ato, dhe argumentat kane rrjedhur ne nje linje te natyrshme. Sigurisht qe ti e di qe propaganduesi nuk mund te jete konsistent sepse i nevojitet te propagandoje politiken e dites, e cila hopthon andej ketej.
              Tani, ti mund te mos jesh dakord, ti quash argumentat e mia te thjeshtezuara e pa thellesi analitike (sic i keni quajtur ketu), dhe mua s’me mbetet qejfi, megjithese i qendroj argumentave te mi dhe i perforcoj me sa mundem me fakte te reja. Te thuash qe ben propagande pervec percmimit nenkupton edhe nje lloj bezdie te pafuqishme per t’ju kundervene kesaj lloj retorike. Sic te thashe percmimi nuk me ben pershtypje, ndersa bezdia e pafuqishme me tregon me shume per bashkebiseduesin se sa per veten.

  14. ”””Familja dhe shteti jane antagoniste me njera tjetren, kane qene dhe do jene perjetesisht. Edukata familjare, sa do ne drejtim te publikes te disiplinohet, nuk mund t’i kaperceje kurre kufinjte e privates pa u shthurur indi i familjes nga nje krah, dhe pa shthurur indin publik nga krahu tjeter.””’

    Prit nje sekonde se leksionet engelsiane, qe i gjejme qysh tek Platoni, duhen argumentuar pak gjeresisht .

    Pike se pari, ti vendos 2 subjekte, duke marre te mireqene qe familja perfaqeson privaten, ndersa shteti publiken.

    Po tek perballja jote, kemi nje subjekt (fisi,familja,gjaku) natyror me nje subjekt artificial (shteti).
    Ti vete si neomarksist duhet ta dish se shteti nuk eshte i perputhshem me interesat publike, meqe komunizmi kerkon pikerisht zhdukjen e shtetit ngaqe nuk perputhet me interesat publike.

    Atehere perse zotrote, perse pikerisht ti si neomarksist vendos nje antagonizem ne te cilin parimisht ti nuk i pranon njeres pale vlefshmerine ?

    Tani shteti jeton prej 5 mije vjetesh ne simbioze me familjen, gjakun dhe shteti i sotem nuk perputhet me interesin publik, ai eshte mbrojtes i interesit publik, sepse interesi publik ekziston pavaresisht shtetit.

    A ekziston interesi privat pertej atij familjar, gjakut ? Po ka raste te tille kur individi ka arritur ate shkalle narcizizmi saqe vendos interesin personal siper atij familjar.

    A jane keto raste ne rastin e marredhenies dialektike percaktuese vendimtare te njeres pale dialektike apo perjashtime ? Realiteti thote se jane perjashtime meqe shumica derrmuese e njerezve kalojne nga familja ku jane rritur ne familjen qe krijojne, nga gjaku tek gjaku.

    Prandaj po vendoset ne marredhenie dialektike familja si perfaqesuese e interesit privat, qe logjikisht qendron, me shtetin si perfaqesues te interesit publik qe logjikisht nuk qendron si subjekt dialektik perballe familjes.

    Nderkaq nese luliani sdo ishte paradoksal dhe njekohesisht do ishte me pak tendencioz, do vendoste ne marredhenie te logjikshme dialektike nga njera ane,
    individin si mbrojtes i interesit privat me shtetin si mbrojtjes i interesit publik.

    Por Lulianit nuk i shkeputet dot zemra nga keqtrajtimet e logjikes, prandaj edhe hedh here pas here teza ne dukje logjike por ne te vertete falsitete logjike.

  15. “Ti vete si neomarksist duhet ta dish se shteti nuk eshte i perputhshem me interesat publike, meqe komunizmi kerkon pikerisht zhdukjen e shtetit ngaqe nuk perputhet me interesat publike.

    Atehere perse zotrote, perse pikerisht ti si neomarksist vendos nje antagonizem ne te cilin parimisht ti nuk i pranon njeres pale vlefshmerine ?”

    Ad Hominem. Falsitet logjik.

  16. Shprehje habie per lehtesine me te cilen vazhdon te biesh ne paradoks. Duhet ti vija nje pikecuditese ne fakt.

    Po te kisha ndalur aty e te mos merresha me idene e hedhur prej teje mund te quhej edhe ad hominem, por u mora gjeresisht me idene tende per ta hedhur poshte.

    Nga nje kendveshtrim tjeter, kritike ndaj inkoherences tende te vazhdueshme, ti vete si beson asaj qe the, sqarohu njehere me veten para se te ngaterrosh te tjeret.

  17. ….dhe dicka Lulian. Ke te drejte kur thua se ska rotacion elitash por zevendesim brezash, i cili eshte parimisht antidemokratik, vetem se ka dicka qe duhet pranuar duke gjetur nje piketakim me demokracine.

    Trashegimia eshte edhe legjitime edhe legale ne demokraci, perfshire ate te profesionit nese gjithcka behet brenda ligjeve.
    Keshtu nje profesor, mjek, arkitekt, ushtarak, avokat etj mund te ndikoje ne menyra te ndryshme qe i biri apo e bija ti zere vendin, kuptohet me favore per te cilen shoqeria e shkel njerin sy dhe nuk e mbulon prerazi me ane te ligjit.
    Sa here ndodh te gjejme ankesa ne shkolle se i biri i filanes profesore e merr 10 me hater ?

    Keshtu ndodh edhe me parite ekonomike, politike, kulturore,artistike etj.

    Tani ne pamje te pare duket sikur po shkelet interesi publik, mirepo interesi publik quhet i tille, jo sepse ekziston pavaresisht prej interesit privat, pra se paraprakisht eshte i tille, por sepse ne marredhenie dialektike me interesin privat gjen permasat e tij te perkohshme.
    Nuk besoj se mund te gjeje te perhershmet po kjo do trajtim me vete.

    Keshtu meqe shumica derrmuese e njerezve, aty ku mundin ia lehtesojne jeten te afermve apo edhe te njohurve, duke krijuar ferkime te vogla midis privates dhe publikes, atehere keto ferkime anullojne njera-tjetren, sipas parimit, dicka qe e bejne te gjithe brenda nje rregulli apo caku, nuk mund te perbeje shkelje ligjore.
    Me mirekuptim te heshtur shoqeria leviz permasat e interesit publik ne te mire te atij privat.

    Kjo pjese qe buron nga mirekuptimi i heshtur nuk mbulohet prerazi ligjerisht deri ne piken ku mirekuptimi i heshtur mbaron dhe fillon perplasja. Aty nderhyn dhunshem ligji.

    Tani edhe parite duhet ta gezojne apo jo ? Ato thjesht jane me te dukshme prandaj bejne me shume pershtypje, nderkaq nese e tejkalojne edhe ato duhet te perballen me ligjin. Ketu jam plotesisht dakort.

    Keshtu ajo ceshtja e Busheve apo Kenedeve ne Amerike, nese nuk kemi shkelje ligjesh atehere eshte mese e pranueshme.

    Them te mos biem ne kurthin e dukshmerise se parive dhe te flasim per mosperputhje fiziologjike me demokracine perfaqesuese.

  18. Politicus, mos u shqeteso shume se keshtu e do ‘prassi’ ketu, e ke parasysh ate parimin, shume qen e hane nje qen. Vazhdo e sill prurjet e tua, se edhe pse anon ca nga Berisha, ne fund te fundit sherben si barazpeshe, ndaj frymes edviniane. Do duhej teorikisht edhe ndonje neonazist si kunderpeshe ndaj neomarksisteve, totalitarist vs totalitarist, po jane mall i rralle ne tregun e sotem, eshte shume me e thjeshte te gjenden njerez qe duartrokasin dhunen ndaj Berluskonit te radhes me thirrjen ‘sic semper tyrannis’.

    1. “Do duhej teorikisht edhe ndonje neonazist si kunderpeshe ndaj neomarksisteve, totalitarist vs totalitarist, po jane mall i rralle ne tregun e sotem”

      Po tallesh ti? Boll mer jahu me te tilla gjysma dijesh, se kush iu duron kur qaheni se s’gjeni logjike pastaj. Gjithperfshirja marksite s’ka asgje te perbashket me luften perjashtuese per pushtet qe u shfaq me pretendime marskiste, ndryshe nga nazizmi, qe e ka perjashtimin qe ne thelb si ideologji, e ku nazizmi historik nuk eshte vecse konkluzioni logjik i kesaj ideologjie. Totalitarzmi marksist nuk e njeh as tiranine dhe as diktaturen e njeshit permbi te gjithe, por perjashtimin e gjithsecilit per nevoja praktike dhe politike vendimmarrjeje te gjithsecilit, gje qe ngurtesia e ligjit mund te mos e lejoje. “Prassi” i marksizmit nuk eshte gje tjeter vecse e mesmja e arte aristoteliane, moderimi i nevojshem i pabarazive ekstreme ne nje kontekst tjeter historik. “Teorikisht,” marksizmi e ka kunderpeshen ne vetvete si nevoje themelore kunder pabarazise dhe cekuilibrit te peshores. Shteti nazist nuk eshte gje tjeter pervecse shprehje e pabarazive natyrale te propozuara nga ideologjia naziste. Totalitarizmi nazist nuk e njeh perjashtimin e pergjithshem, por vetem perjashtimin e nje pjese, kaste, rrace, apo klase te caktuar nga vendimarrja politike. “Teorikisht,” nazismi nuk mund te funkisonoje si kunderpeshe ndaj asgjeje pasi eshte i pakenaqur ne vetvete me barazine dhe ekulibrin.

      Mire ai qe leh se eshte ne llogore, po ti pse dreqin pellet, apo thjesht se ke mundesi?

  19. Me sa me kujtohet nga historia dhe me sa kam pare me sy, grupeve te djeshme e te sotme me rrenje marksiste ne teori dhe ne aksion u jane kunderpergjigjur zjarr per zjarr, fashiste e naziste dje dhe neo-t sot. Po bej ne fakt nja dy vjet, ketu ku jam qe nuk shoh rrahje te perbashket me shkopinj e zinxhire, midis neomarksisteve dhe neofashisteve, nuk e di se cila pale eshte qetesuar dhe cfare fsheh ky qetesim.

    Sidoqofte perjashtimi eshte ne thelbin e te dyja paleve, marksistet e cdo lloji, ekzekutojne ate qe thote se njerezit nuk jane te barabarte, nazistet ate qe thote se njerezit jane te barabarte.
    Teorikisht nazistet nisen nga nje parim real historik dhe e ekstremizojne, marksistet nga nje parim utopiko-historik dhe e ekstremizojne.

    Nazistet jane pasoje e ekstremizimit teorik te se djathtes, marksistet jane formuluesit teorik te se majtes.
    Qe ketu nevoja e te majtes per teoricenet neomarksiste dhe panevojshmeria e teoriceneve naziste per te djathten.

    Teorikisht nazizmi te derrmon me realizem pertej moralit, marksizmi te derrmon me utopizem moral.
    Ne mes te dy teorive ‘perfeksioniste’ ndodhet bota e papersosur, qe karakterizohet nga realizmi i moralizuar.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin