NE MEKSIKANËT

Më tërhoqën vëmendjen disa të dhëna sondazhesh për imigracionin meksikan në SHBA, që gjeta në Center for Immigration Studies (aty gjenden edhe lidhjet drejt faqeve përkatëse të sondazheve).

Sipas një studimi të kryer nga Zogby, rreth 36% e meksikanëve (39 milion vetë) thonë se do të zhvendoseshin në SHBA sikur të mundnin. Sot për sot, në SHBA jetojnë 12-13 milion vetë të lindur në Meksikë.

Nga ana tjetër, sipas një ankete të ndërmarrë nga Pew Research Center, del se 69% e meksikanëve që jetojnë në Meksikë mendojnë se meksikano-amerikanët duhet t’i qëndrojnë besnikë para së gjithash Meksikës; ndërsa vetëm 20% thanë se besnikëria (besa, luajaliteti) e tyre duhet t’u kalojë SHBA-ve.

Më në fund, 69% e meksikanëve në Meksikë besojnë se interesat e meksikano-amerikanëve, të lindur edhe në Meksikë edhe në SHBA, duhet t’i mbrojë qeveria meksikane.

Natyrisht shumëkush në SHBA shqetësohet nga të dhëna të tilla; sidomos në rrethanat kur imigracioni nga Meksika duket se do të vijojë edhe për shumë vjet akoma. Qarqe konservatore amerikane, dhe jo vetëm ato, kanë kristalizuar mendimin, ndonjëherë të shprehur haptazi, se për shumë meksikanë që kalojnë kufirin ilegalisht, SHBA nuk është veçse “konvikti” i botës mbarë, ose një bankomat për të skamurit planetarë; dhe se sovraniteti amerikan, si i tillë, në sytë e tyre nuk ekziston.

Situata me imigrantët meksikanë në SHBA, duke përfshirë edhe raportet gjeografike dhe gjeopolitike midis dy vendeve, vetvetiu të sjellin në mend emigracionin shqiptar në Greqi këto 20 vjetët e fundit dhe ndikimi i këtij emigracioni në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në atmosferën politike në Greqi.

Burimet në Internet flasin për të paktën 400,000 emigrantë shqiptarë në Greqi, ose të paktën 4% e popullsisë së atij vendi. Përpjesëtimisht, ky numër është pothuajse i njëjtë me të imigrantëve meksikanë në SHBA.

Në përgjithësi, analistët mendojnë se as Greqia, as Shqipëria, as Bashkimi Europian nuk kanë përpunuar, miratuar dhe zbatuar dot politika të qarta për formulimin dhe zgjidhjen e problemeve të një migracioni të këtyre përmasave.

Pa u zgjatur në çështjet e shumta që lindin në kontekst, dua vetëm të tërheq vëmendjen për çështjen e besnikërisë (allegiance); meqë opinioni publik në Shqipëri e merr për të mirëqenë që emigrantët shqiptarë në Greqi duhet t’i mbeten para së gjithash besnikë atdheut të tyre; madje shumëkush mendon se kjo besnikëri duhet të vijojë edhe në brezat e dytë dhe të tretë, ose në fëmijët e emigrantëve të lindur dhe të edukuar në Greqi.

Puna ndërlikohet edhe më nga kërkesa, e sjellë herë pas here, për të ruajtur “gjuhën amtare” ndër fëmijët e emigrantëve shqiptarë; e cila nuk është se përkon fund e krye me çështjen e besnikërisë, dhe, për më tepër, nuk ka pasur sukses sepse shteti shqiptar nuk ka pasur këllqe ta mbajë gjallë.

Megjithatë, fakti që deri edhe në një shtet të mësuar me imigracionin, si SHBA, ka njerëz që seriozisht shqetësohen për besnikërinë e meksikano-amerikanëve të bën të mendosh se diçka e ngjashme duhet të shqetësojë edhe një pjesë të analistëve politikë në Greqi – dhe këtu nuk e kam fjalën për mediat.

Ne me të drejtë ngremë zërin për shqiptarët që detyrohen ndonjëherë të ndërrojnë emrat e të pagëzohen, meqë përndryshe u mohohen të drejtat nga privatët grekë; por këmbëngulja jonë, që t’i përfytyrojmë këta emigrantë sikur të ishin turistë të rastit, ose edhe më keq akoma, koloni shqiptare në Greqi, nuk është se dallon shumë nga përpjekjet asimiluese të andejme.

Mendoni sikur të kryhej një sondazh i ngjashëm me shqiptarët emigrantë në Greqi, dhe këta të pyeteshin se kujt i ndihen besnikë – më parë Shqipërisë, apo Greqisë? Në rast konflikti mes këtyre dy shteteve, jo doemos të armatosur, cilën anë do të merrnin?

Përgjigjja do të varej, natyrisht, nga shumë faktorë. Nuk ka asgjë për t’u habitur që një emigrant, i cili ende nuk e ka ndërruar shtetësinë, t’i japë haptazi përparësi, në besnikëri, vendit ku ka lindur – qoftë Meksikës, qoftë Irakut, qoftë Shqipërisë. Ndryshe qëndron puna me një person që ka ndërruar shtetësinë dhe i është betuar solemnisht për besnikëri vendit pritës.

Pse kanë shkuar shqiptarët në Greqi? Sepse në Greqi ka punë dhe pará ndërsa në Shqipëri jo, sepse kanë halle dhe borxhe, sepse Greqia është afër, sepse kufiri grek mund të kalohet me këmbë, etj. Një pjesë mund të kenë shkuar sepse Greqia u pëlqen si vend; ose grekët si popull; ose kultura greke i tërheq e kështu me radhë. Megjithatë, pyetjes mund edhe t’i përgjigjesh se shqiptarët kanë shkuar në Greqi sepse Greqia i ka lejuar të shkojnë – ose ka përfituar dhe përfiton prej tyre.

Në nivelin ku ka ndodhur ky transaksion mes dy shteteve dhe shoqërive përkatëse, nuk mund të presësh që të ndryshojnë besnikëritë (allegiances); shqiptarëve do t’u rrahë zemra për Shqipërinë, dhe Greqinë do ta trajtojnë si vend pune, konvikt, arkë kursimi dhe bankomat; njëlloj si meksikanët SHBA-të.

Ndërkohë, për brezin e dytë të emigrantëve, rrethanat ndryshojnë krejt. Të mençurit në Greqi e kanë kuptuar se asimilimi do të ndodhë pikërisht tek ky brez i dytë, jo tek të tanishmit, të dënuar të mbeten në limb, ose të baraslarguar edhe nga e shkuara, edhe nga e ardhmja. Ndërkohë, e vetmja politikë realiste për Greqinë, në vështrim afatgjatë, do të ishte këmbëngulja për integrim të shpejtë të Shqipërisë në strukturat europiane; sepse ashtu do të lehtësohej vetvetiu edhe kokëçarja strategjike e pranisë, në Greqi, të një popullate që i ka ose mund t’i ketë besnikëritë tjetërkund (e gjithë kjo, pa e hapur fare meselenë e drojës greke nga Turqia dhe miqtë e Turqisë në Ballkan).

Po pala shqiptare, si reagon ndaj kësaj situate, në rrafshin strategjik ose afatgjatë? A është përpunuar tashmë ndonjë politikë që të shkojë përtej vizionit relativisht naiv të shqiptarëve në Greqi si zgjatime të dheut mëmë; ose përtej sentimentalizmit patriotik? A e kanë kuptuar tanët se, me pak diplomaci dhe bonsens, Greqinë mund ta shndërrosh në sponsorin më të zellshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

32 Komente

  1. Cilen ane do te merrte nje emigrant shqiptar ne rast te nje konflitki te amratosur?

    Me falni, zoti Autor i shkrimit por kjo pyetje nderton nje kontradiksion logjik. Pse ? Konflitki qe te linde kerkon si parakusht ekzistencen e dy subjekteve politike, kryesisht shtete qe kane si atu te veten interesin nacional. Ketu nuk ka nevoje te ndaleimi per te thene se ne Shqiperi ka vetem Pushtet, por jo shtet. Natyrisht ju jeni shume dashamires kur e shtronin kete argument dhe duheni falenderuar.

    Pse kane shkuar shqiptaret ne Greqi? Une them qe i deboi varferia dhe mjerimi i ketij pseudo-shteti harbut qe kenaq vetem tribute e organizuara ne klane.

    Pyetja me e rendesishme, edhe per ata qe rrahin gjoksin si patriote, eshte jo pse shkuan, por, PSE QENDROJNE KETA SHQIPTARE ATY ?

    Kjo i jep mendoj une pergjigje edhe asaj dileme, natyirsht efemere qe ju parashtroni dhe qe kurre, them KURRRRRRRRRRE nuk ka per te ndodhur, sepse kerkon minimalisht ekzistencen e DINJITETIT politik.

  2. mendoj se ceshtja eshte pak me e nderlikuar se sa duket.
    Ne rradhe te pare paralelizmi me Meksiken ka disa pika ku calon.
    Pozicioni ekonomik i shqiptareve ne Greqi eshte i ndryshem nga pozicioni ekonomik i meksikaneve ne SHBA.
    Raportet kombetare dhe shteterore midis SHBA dhe Meksikes ndryshojne nga ato midis Shqiperise dhe Greqise
    Dhe me kryesorja eshte se ne SHBA nuk ka politika qe pretendojne se gjysma e meksikes eshte amerike,
    dhe te pretendojne konvertimin e emigranteve te zhezhket meksikane ne wasp.
    Problemi i besnkerise se emigranteve tane ne greqi nuk qendron tek se c’ane do te mbajne ata ne rast konflikti ( jo domosdoshmerisht ushtarak), por ne faktin se nje pjese e tyre po pregatiten te mbajne anen e vendit prites edhe kur kthehen ne atdhe dhe kete e injektojne ne familjet e tyre dhe jo vetem.

    1. T, çdo krahasim çalon. Kur e ndërmarrim, e bëjmë të vetëdijshëm se do t’i shpërfillim dallimet dhe do të përqendrohemi në ngjashmëritë – përndryshe nuk do të krahasonim dot asgjë.

      Meksika dhe SHBA, Shqipëria dhe Greqia, mund të shërbenin si realizime në praktikë të një modeli abstrakt emigracioni mes vendesh që kanë pabarazi të mëdha ekonomike, por që ndajnë mes tyre një kufi tokësor poroz. Nëse e pranojmë këtë premisë, atëherë do t’i shohim menjëherë anët e përbashkëta, të cilat janë evidente dhe, ç’ka është më e rëndësishme, nuk zhvlerësohen nga dallimet ekzistuese midis dy realiteteve.

      Prandaj më duket pa bukë kjo linjë e diskutimit, që rreh të vërë në dukje se krahasimi nuk mund të bëhet. Krahasimi bëhet, dhe e kam bërë unë më lart – kaq mjafton, besoj.

      Nga ana tjetër, të siguroj se në Meksikë ka politika që pretendojnë se krejt pjesa jugore e SHBA, duke përfshirë edhe Kaliforninë, është Meksikë.

  3. Pse emigruan shqiptaret ne Greqi?
    Emigrojme edhe per t’u ndjere te lire. Mbyllja komuniste e me pas mbyllja me mosdhenie te drejte vendbanimi jashte kufijve te tu, nxit ikje. Kur ke vetem nje pike dalje doemos do capitesh nga vrima e vetme qe hapet. Ky eshte rasti p.sh. i shume minoritareve.
    Nuk kam punuar ndonjehere ne Greqi, po sa per pushime shkoj ne Greqi kur me merr malli per Shqiperine. Ushqimi eshte si i gjyshes, ndjese paste, aroma, deti, lulet, malet, plot fjale, shume gjeste, me kujtojne vendin tim te lindjes. E pyes shpesh veten se pse athere nuk shkoj ne Shqiperi? Sepse Shqiperia me bie ere mafje, te rrethon nje lloj ndotjeje morale qe ta percjell qe nga peisazhi i renduar me pallate qe nuk dihet se nga c’ender e keqe antiurbanistike kane dale e deri tek kafete e mbushura me dembele. C’te flasesh pastaj per mungesen e sjelljes e kutures, higjenes, neper plazhet shqiptare. Greqia eshte per mua nje Shqiperi me e qyteteruar. E shikoj pra sidomos te lidhur me ikjen drejt nje vendi me te qyteteruar, rasti i Greqise po ta krahasojme me Shqiperine.

  4. Ndryshe qëndron puna me një person që ka ndërruar shtetësinë dhe i është betuar solemnisht për besnikëri vendit pritës.

    Nuk besoj te jete ndryshe. Te pakten ne rastin e Kanadase. Politika federale e Kanadase eshte te ‘importoje’ legalisht mbi 250,000 fryme ne vit. Keta, pas 3 vjetesh, marrin jo vetem qytetari kanadeze, por edhe kombesi ‘kanadeze’ (sipas pasaportes). Te gjithe sondazhet thone qe asnje lloj besnikerie ndaj konfederates kanadeze nuk ka mbire ne kete demografi laramane.

  5. Xha xhai: ….A e kanë kuptuar tanët se, me pak diplomaci dhe bonsens, Greqinë mund ta shndërrosh në sponsorin më të zellshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

    Kjo eshte per mendimin tim pyetja me e rendesishme e gjithe shkrimit qe kerkon zgjidhjen e problemeve, panvaresisht nga shkaqet e tyre, ne menyren me pozitive optimale aq me teper kur eshte ne interes te te dyja paleve.

    Ester: ……Sepse Shqiperia me bie ere mafje, te rrethon nje lloj ndotjeje morale ……

    Une nuk besoj se vende te tjera bile edhe ato qe perfshihen ne me te zhvilluarat si USA ose Italia te kontrastojne kaq shume me Shqiperine….. por kam pershtypjen se ti i sheh vendet e tjera mbase me pak romantizem sic i kam pare pak a shume edhe une kur e njoha ne fillim Europen perendimore. Sot mendoj se ne na ndan me shume se te gjitha menyra e komunikimit, edukata qytetare dhe respekti reciprok ne mardheniet me njeri-tjetrin.

  6. 1-””Ndryshe qëndron puna me një person që ka ndërruar shtetësinë dhe i është betuar solemnisht për besnikëri vendit pritës. ””’

    2- Te gjithe sondazhet thone qe asnje lloj besnikerie ndaj konfederates kanadeze nuk ka mbire ne kete demografi laramane.

    Ne fakt, kjo bese ska ndonje vlere, njeriu ska thesin me bese te ndryshme, bese ka vetem nje, ajo ndaj atdheut, te tjerat jane interesa edhe pse te qendrueshme….

    1. Dies Irae:

      Ne fakt, kjo bese ska ndonje vlere, njeriu s’ka thesin me bese te ndryshme, bese ka vetem nje, ajo ndaj atdheut […]

      DI, njeriu ka aq besë sa i mban fjala. Nëse dikush betohet solemnisht për diçka, por njëkohësisht ia shkel syrin vetes me vetëpëlqim dinak, thjesht është duke okupuar shkallën më të ulët të profilit moral individual – kuptohet, nuk e kam me ty personalisht, aq më tepër që nuk të njoh fare; por me konceptin e besë së rreme, ose të gënjeshtrës solemne për të përfituar.

      Vërtet ka shumë qytetarë, në SHBA dhe në Kanada, ose kudo tjetër, që nuk e marrin seriozisht solemnitetin e betimit. Por këta janë thjesht parazitë të sistemit, që ua detyrojnë mbijetesën publike të tjerëve, atyre që e marrin fjalën dhe veprën e tyre publike seriozisht.

      Nëse e zgjedhim vetë këtë fat madje mburremi me të, nuk ka pse të indinjohemi shumë kur të tjerët na e thonë në sy, direkt ose tërthorazi, se nuk na duan.

  7. Ne anglezët.

    Zogby do të kishte refuzuar kërkesën imagjinare që pyetja “A do të kishit patur përshtypje më të mirë për brendinë e shkrimit nëse titulli nuk do të kishte qënë ‘Ne meksikanët’ por ‘Ne anglezët’?” të bëhej pjesë e ndonjë pyetsori; rezultati, cilado qoftë përqindja, dihet.
    Për trajtimet: ne meksikanët, dhe ne anglezët që sapo sugjeroj, jo vetëm që mund të heqësh paralele e të bësh krahasime, por për sa i përket besnikërisë mund të thuash se janë të ngjashme si dy pika uji. Kur themi të ngjashme si dy pika uji nuk rendim vrap në laborator ti bëjmë analizën e pehashit, ndotjeve organike e inorganike, kriprave, mineraleve e radionukildeve. Pikat e ujit të Glinës, të Seltzerit, të bjeshkës, të pusit Nr.9, kemi për ti quajtur të ngjashme, sepse …
    Historia na mëson, apo në fakt ajo vetëm lektron, se ne anglezët e hëngrëm grushtin më të fortë, na u thyen turinjtë paq, në luftën revolucionare të 1775-1783, prej kujt nuk e prisnim fare – nga ne anglezët në kolonitë e amerikës, apo siç i përqeshnim në luftën shtatëvjeçare të 1754-1763 yankee doodle-t, njohur sot si Ata Amerikanët.
    Nëse besnikëria e shtetasve ndaj shtetit të vet mbetet gjithmonë primare, besnikëria e ishshtetaseve ndaj shtetit amë, e shtetasve ndaj shtetit adoptues, nuk duhet të nënvlerësohet; potencialisht edhe ajo strehon përmbysjen.
    Mbase është frika ndaj përmbysjeve imagjinare që e bën këtë problem delikat të mos artikulohet me zë të lartë, e sado me lupë të kqyrësh nuk gjen as vijën më të hollë të hequr; por, dritë-hijet që kanë lënë mardhëniet midis Greqisë e Shqipërisë konturojnë njohjen e çështjes, që shpesh i janë dhënë zgjidhje tentative por për fat të keq po aq shpesh dhe të sabotuara që në nisje (lutem mos kujtoni se kam ndërmend diversantë që venë minat).
    Po rendit disa ngjarje duke anashkaluar reagime fort të njohura e të papëlqyeshme. Dallga e parë e mërgimtarëve tanë në Greqi. Zgjidhja e greko-amerikanëve me ndërmjetësinë e këtyre të fundit: Investimi i biznesit të madh grek (ndërkohë i shtrirë në Ballkan) në industrinë që po privatizohej. Ku u krye de jure, de facto ishte sabotuar që në mënyrën socialiste të llogaritjes së amortizimit; grekët e pranojnë dhe hedhin para të re (nuk them të tyren) por marrin vesh se bizneset nuk kanë për të pasur energji elektrike të nevojshme edhe pse ka linjë ndërkombëtare, sepse po të punojë filatura nuk ka drita qyteti. Aty ku energjia nuk ishte problemi kryesor biznesi (grek) kërkon mbështetjen e bankave lokale (shqiptare). Politika lart i hap rrugë proçedurave, politika poshtë nguron, stepet, thotë jo. Viti ikën, e tok me të dallgë shqiptarësh përtej kufirit. Dikur, akulli thyhet, biznesi merr maksimumin e mundshëm të lejuar, banka interesin e ëndërruar dhe … banka del për shitje. Kredia, që më shumë se mardhënie financiare lekësh me interes, është mardhënie besimi, pezullohet. Banka shitet për 1 dollar cash e 10 milion investime tek një grup turk. Biznesi grek sjell bankat greke në Shqipëri. Me sa përmban ky paragraf argumentoj përpjekjet dëshpëruese të Greqisë për të ndalur vrullin e mërgimtarëve shqiptarë.
    Mardhëniet dypalëshe, janë të sabotuara që në mendësinë tonë. Kështu, akte të vlefshme në sytë e publikut, janë ato midis shqiptarit joortodoks dhe grekut, aktet midis shqiptarit ortodoks dhe grekut nulifikohen, duke sjellë që shqiptari ortodoks të matet por që edhe greku të mos ketë interes tu hyjë bisedimeve për shumëzime me zero.
    Ndërkohë, shqiptarët e Greqisë gëzojnë jetën me brengën e psesë për fjalën allvanoz, fëmijët e tyre përpiqen ta kapërcejnë këtë pyetje si etërit e tyre kufirin, e nëse postablloku do tu bëjë pyetjen e tmerrshme “Kë do më shumë? Mamin! Apo babin!” ata do të ndihen të vegjël, pse jo, dikush edhe do të qajë pa mundur dot të përgjigjet, si ndonjë prej nesh dikur.

  8. këmbëngulja jonë, që t’i përfytyrojmë këta emigrantë sikur të ishin turistë të rastit, ose edhe më keq akoma, koloni shqiptare në Greqi, nuk është se dallon shumë nga përpjekjet asimiluese të andejme.

    Me sa di une, ne historine e Shqiperise gjithmone eshte perdorur fjala ‘koloni’ si reference ndaj kongregacioneve te medha ne numer te Shqiptareve jashte arealit tone. Gjithmone kemi folur per koloni ne Egjypt (Misr), Rumani, etj.

    Eshte me se e natyrshme te flitet keshtu, pasi elementi Shqiptar kudo ne bote eshte pak i asimilueshem. Ne Boston pas 3 brezash, korcaret ortodokse vazhdojne te flasin shqip e te martohen mes tyre (me ndonje perjashtim te vogel).

    Perpjekjet asimiluese te shtetit ‘helenik’ nuk mund te jene njesoj me perpjekjet ‘kunder-asimiluese’ te kolonive Shqiptare. Se pari, Shqiptaret i kane kolonite tradite. Se dyti, shteti helenik nga nje ane deshiron nje ‘melting pot’ alla Amerikance, nga ana tjeter insiston ne homogjenitetin etnik te popullates.

    A duhet te shqetesohet greku per besnikerine e nje perqindje te vogel te popullates? Ndoshta, por ne asnje menyre nuk duhet vene shenja e barazimit mes politikes asimiluese te Greqise dhe tradites kolonizatore te Shqiptareve.

    1. Asnjë qeveri greke, në asnjë rrethanë, nuk do të lejojë themelimin dhe kultivimin e kolonive shqiptare në trojet e Greqisë – përveçse po të ketë ndërmend ndonjë aventurier t’i përdorë këto koloni për qëllimet e veta të ndërhyrjes në Shqipëri. Qafir, lexoje edhe një herë komentin e CD-së – u shkon shumë thellë punëve.

      1. XhaXha,

        me duhet te konstatoj qe ne kete blog eshte bere nje analogji e rrejshme qe vendos shenje barazimi mes nje njesie shteterore etno-religjioze (Greqia) dhe nje njesie shteterore komerciale (ShBA). Ne bilancet e ketyre njesive, Shqiptaret jane nje minus(etnik), Meksikanet jane nje plus (komercial).
        Pra nuk ka vend per shenje barazimi midis ketyre ndryshoreve.

        Ceshtja veshtirsohet pak kur analizohet njesia shteterore komerciale ShBA, pasi popullata atje ka krijuar nje fare identiteti kuazi-etnik thjesht per shkak te gjakut te derdhur per interesa komerciale (Lufta Revolucionare dhe Lufta Civile).

        1. Diferencat në analogji shkojnë në favor të tezës sime. Kur meksikanët krijojnë dhe përjetojnë probleme si ato më lart në SHBA, aq më problematik duket statusi i shqiptarëve në Greqi (“njësi etno-religjioze” siç e quan ti).

  9. Me duket se xhaxhai ka vene pa shume te drejte shenje barazimi midis emigracionit shqiptar ne Greqi dhe atij mesikan ne Amerike. Ne disa pika (emigracion ekonomik nga shtresa ne nevoje e te pakualifikuara etj.) ka natyrisht paralele por ndryshimet jane te medha.

    Si e thote QA, Greqia eshte entitet kryesisht etno-religjioz. Megjithe stukon qe ka marre ne gati 30 vjet nga hapja dhe futja ne EU identitetin qe mbizoteron ne Greqi e sheh me se miri kur njerezit dalin si histerike e protestojne sepse nje i huaj ka dale me i miri i klases. Protestojne e peshtyjne pikerisht kunder pjeses me te suksesshme te atij brezi te dyte qe i ka shanset shume te medha te identifikohet me shtetin qe i ushqen e strehon. Retorika ekstreme kombetariste ne Greqi jo vetem mbizoteron por eshte praktikisht e vetmja retorike e perceptueshme ne hapesiren publike greke. Nje vend i tille nuk mund te krahasohet me Ameriken e ngritur mbi kultin e lirise e te drejtave individuale, demokracise e ligjit. Per sa kohe emigrantet meksikane (qofte brezi i pare apo ai i dhjete) nuk bien ndesh me keto ide themelore ata kane te drejte te ndihen amerikane apo edhe meksikano-amerikane. Nje gje qe me ka bere perhere pershtypje eshte qe ne Amerike ekziston emertimi dual psh. shqiptaro-amerikan apo gjermano-amerikan e latino-amerikan qe ne Europe (jo vetem ne Greqi) praktikisht nuk ekziston apo eshte marre vone artificialisht nga Amerika. Amerika dhe idete mbi te cilat eshte ngritur nuk kane apriori kontradikte me etnitetet e ndryshme qe strehojne per sa kohe ato jane brenda platformes ideologjike e ekonomike. Kete nuk mund ta thuash kurrsesi jo vetem per vende si Greqia por edhe per vende me te zhvilluara e te ekspozuara prej kohesh ndaj emigracionit (Franca, Gjermania, mbase dhe vete Anglia).

    Me tej shkrimi i xhaxhait rrotullohet rreth nje sondazhi te kryer me meksikanet ne Meksike. Se cfare mendojne meksikanet ne Meksike apo shqiptaret ne Shqiperi mbi bashkekombasit e tyre ne Amerike apo Greqi pak rendesi ka. Kur te kete ndonje sondazh te ngjashem se cfare mendojne vete meksikanet ne Amerike apo ata shqiptaret ne Greqi atehere ja vlen te diskutohet.

    1. Eni, ke disa pasaktësi në ç’ke shkruar.

      Nuk kam vënë asnjë “shenjë barazimi” mes dy emigracioneve, por vetëm i kam krahasuar. Të krahasosh nuk do të thotë vësh shenjë barazimi, por të gjesh çfarë kanë të përbashkët (ose çfarë i dallon palët nga njëra-tjetra). Mund të krahasosh zogun me lakuriqin e natës, pa vënë ndonjë shenjë barazimi, d.m.th. pavarësisht se i dyti ka cica. E vetmja shenjë barazimi, nëse mund të shprehem kështu, qëndron në atë çka këto dy emigracione kanë të përbashkëta: e shpjegova edhe në një shënim tjetër – kemi dy vende me zhvillim ekonomik aq të pabarabartë, sa osmoza nga njëri vend te tjetri nuk mund të ndalet; dy vendet gjithashtu ndajnë mes tyre një kufi tokësor poroz. Në bazë të këtyre karakteristikave të përbashkëta, mund të ndërtohet një model, sado rudimentar, i emigracionit midis dy vendeve; dhe ai model të përdoret pastaj në mënyrë të tillë që disa të dhëna të nxjerra nga studimi i emigracionit në njërën anë, të përdoren si spunto (cues) për të reflektuar rreth emigracionit në anën tjetër.

      As më duket e saktë çfarë thoni të dy ju, QA dhe ti, për Greqinë si entitet kryesisht “etno-religjioz”. Greqia vjen nga një e kaluar e turbullt, dhe forcat nacionaliste etnocentrike janë ende të pranishme; por Greqia është edhe një vend shumë më i emancipuar se Shqipëria, me kulturë demokratike dhe pluraliste, nga e cila shoqëria shqiptare mund të mësojë shumë. Mua nuk më duket se “retorika ekstreme kombëtariste në Greqi jo vetëm mbizotëron, por është praktikisht e vetmja retorikë e perceptueshme në hapësirën publike greke”. Përkundrazi, kam bindjen se momentet e përshkruara nga retorika ekstreme kombëtariste janë të vetmet për të cilat interesohen mediat populiste të Tiranës dhe ato shqiptare në përgjithësi; çka nuk do të thotë se janë të vetmet edhe në Greqi.

      Këtë blog e lexojnë edhe shumë kolegë që jetojnë atje, dhe u lutem të më ndihmojnë, duke më sqaruar; sepse unë gjendjen në Greqi dhe jetën publike atje nuk e ndjek veçse rrallë dhe tërthorazi; çka nuk më pengon, megjithatë, të jem i sigurt se “retorika ekstreme kombëtariste” në Greqi vërtet mund të ekzistojë, por njëlloj ekziston edhe kritika e fortë ndaj saj, kundërvënia, dhe një vetëdije civile shpesh shumë e fuqishme për të drejtat e imigrantëve, duke përfshirë edhe shqiptarët.

      Nga ana tjetër, në Greqi ka edhe një klasë në pushtet e cila përpiqet t’i mendojë interesat e vendit afatgjatë dhe strategjikisht, çka nuk e them dot ende për Shqipërinë; dhe kjo klasë në pushtet me siguri ndjek nga afër edhe problemin e emigracionit shqiptar në Greqi, i cili po i afrohet 10% të popullsisë së atjeshme – po t’u besojmë shifrave jozyrtare. Përpjekja ime ishte një përpjekje për të kuptuar se nga ç’këndvështrimi arsyeton kjo klasë në pushtet atje; sepse ajo i ka në dorë fatet e imigrantëve shqiptarë në Greqi shumë më tepër se ç’i kanë ata vetë ose qeveria në Tiranë.

      Shkrimi im u mbështet jo në një, por në disa sondazhe të kryera me meksikanët në Meksikë. Sondazhe të tilla, me sa di unë, mungojnë për shqiptarët në Shqipëri, në Greqi dhe kudo gjetiu; edhe ato që mund të jenë bërë, nuk e kanë saktësinë e këtyre të Zogby-t ose të tjerëve në SHBA. Që këtej, unë them se “ia vlen të diskutohet” për shqiptarët në Greqi dhe besnikëritë e tyre që pa u kryer sondazhe të tilla me ta; edhe pse, po t’i kisha mundësitë, unë sondazhet nuk është se nuk do t’i kisha kryer. Unë gjithashtu mendoj se një diskutim për imigracionin shqiptar në Greqi, nga këndvështrimi i klasës në pushtet në vendin fqinj dhe i strategjisë afatgjatë të atij vendi, gjithnjë ka vlerë të bëhet, në çdo kontekst dhe sipas çfarëdo modeli, madje edhe kur modeli mund të gjykohet si mangët; në kuptimin që diskutime të tilla duhen bërë para se të krijohen premisat për “fshesa”, jo pasi fshesat ndodhin.

      1. Xhaxha, ke te drejte mbi krahasimin. Mbase ngaqe nuk ishte shprehur aq direkt ne shkrim qe po behej nje krahasim, megjithe vetedijen mbi ndryshimet e medha qe ekzistojne, merrje pershtypjen se ishte bere nje paralelizem i pergjithshem.

        Sa i perket retorikes kombetariste ne Greqi perceptimet e mia nuk vijne nga mediat shqiptare ndaj te cilave une jam fare apo aspak i ekspozuar prej shume kohesh por kryesisht nga ndjekja e mediave te huaja e sidomos nga eksperiencat personale me femije shtresash te mesme greke gjate kohes se studimit apo edhe nga bisedat me studente qe kane studiuar atje prej kohesh.

        Edhe une mendoj se prurje te lexuesve shqiptare te ketij blogu qe jetojne ne Greqi jane shume me vlere e do ta ndihmonin diskutimin. Sidoqofte pershtypja ime aktuale ndaj atij vendi eshte ai i nje vendi ne thelb po aq primitiv sa Shqiperia, ku veprojne te njejtat struktura sociale, thjesht me i pasur por jo detyrimisht me i qyteteruar. E ndersa te pakten ne Shqiperi nder elita ekziston me te drejte mendimi qe kemi vetem nje vend margjinal ne hapesiren politike europiane, ne Greqi ky mendim jo vetem eshte i panjohur por mbivleresimi mbi rolin e Greqise moderne behet gati qesharak.

        Gjithashtu, megjithese po dal pak nga tema, nje gje qe me duket shume e rendesishme ne kete pike eshte qe per Shqiperine nder gjithe vendet europiane Greqia eshte pikerisht vendi qe nuk duhet marre si model. Sigurisht, kjo nuk do te thote qe nuk ka shume gjera per te mesuar nga eksperienca greke me demokracine, ligjin, mediat etj. Por ndjekja e “modelit grek” apo fjalite si “rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Greqia” qe haset fatkeqesisht shpesh ne retoriken e politikes shqiptare jane thjesht pasoje e izolimit aktual shqiptar pra jane mendime qe nuk burojne nga ndonje proces refleksioni te mirefillte.

  10. Rreth artikullit,

    “Mendoni sikur të kryhej një sondazh i ngjashëm me shqiptarët emigrantë në Greqi, dhe këta të pyeteshin se kujt i ndihen besnikë – më parë Shqipërisë, apo Greqisë? Në rast konflikti mes këtyre dy shteteve, jo doemos të armatosur, cilën anë do të merrnin?”– Xha xhai

    Si mund te kuptohet ky hamendesim? Aq me teper kur vjen nga nje autor mjaft kritik ndaj ceshtjes nacionaliste apo edhe kombetariste (meqe shpesh ne shkrimet e tij vendoset shenja e barazimit midis ketyre dy koncepteve jo te njejta).

    I dashur Xha Xha! Menyra si e ke ngritur c’eshtjen me keto sondazhet imagjinare eshte e tipit ” ose me ne ose me ata!”.
    Kuptohet se burrat e mencur, ata qe supozohet te bejne keto sondazhet, nuk marrin kurre nje perqasje te tille. Sepse po vajti puna tek “ose ketu ose atje” e ka marre ferra uraten… dhe cojme uje ne mulli te nje diskursi ultranacionalist.

    “A e kanë kuptuar tanët se, me pak diplomaci dhe bonsens, Greqinë mund ta shndërrosh në sponsorin më të zellshëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?” -Xha Xhai

    Valle kete te kene ndermend shtetaret Greke qe permendin me zell te madh rast e pa rast se ” rruga drej Evropes e Shqiperise kalon nga Athina!” ?. Problemi eshte se ky refren perseritet me tone “kercenuese”. Kaq shume te na e duan te miren sa madje edhe te na kercenojne per te na futur ne rruge te drejte?

    Rreth Komentit te Cyprinodon diabolis

    “Me sa përmban ky paragraf argumentoj përpjekjet dëshpëruese të Greqisë për të ndalur vrullin e mërgimtarëve shqiptarë.
    Mardhëniet dypalëshe, janë të sabotuara që në mendësinë tonë.” -Cyprinodon diabolis

    Ndoshta mund te kete pasur ndonje sabotim. Thjesht mua nuk me duket se eshte keshtu. Madje nese ka ndonje tipar qe vihet re ne qeverisjen shqiptare te ketyre 19 viteve eshte dorezimi gradual dhe pa kushte ndaj cdo teke greke.
    Nga ana tjeter nuk e di nese mund te quaj perpjekje deshperuese nga ana e Greqise, nje vendi anetar te NATOS, ushtaret e te cilit benin qitje mbi emigrantet shqiptare qe tentonin te kalonin ilegalisht kufirin sikur keta te ishin derra te eger ne ndonje rezervat ku lejohej gjuetia.

    Ju permendet energjine elektrike. Mesa jam ne dijeni ceshtja e energjise ka ardhur ne perkeqesim gradual. E tille ishte edhe rritja e konsumit te qytetareve, pra graduale. Atehere si ka mundesi qe energjia me te cilen punonin fabrikat 2-3 vite me perpara befas del e pamjaftueshme ndaj biznesit grek?

    Sa per ate banken qe iu dha turqve, mesa jam ne dijeni, shteti shqiptar ka nje perqindje te konsiderueshme te kapitalit. Per me teper eshte zgjedhur banka nr 1 me e sukseshme ne Shqiperi per vitin 2009 dhe eshte me e leverdisshme ne raport me qytetarin sesa te gjithe bankat greke qe operojne ne treg (mendim subjektiv nga biseda me qytetare qe kane nje marrdhenie te gjate me bankat).

    Por ju leni pa permendur edhe nje sektor tjeter te rendesishem ku per vite me rradhe e kane pasur oligopilin dy kompani greke, ate te telefonise se levizshme. Po ketu ku e sabotoi mendesia jone perpjekjen greke? Mos valle eshte perseri faji i shqiptareve se ata jane rrjepur dhe po rripen sistematikisht nga operatoret celular ne vend?

    Sa per paragrafin tuaj te fundit bie dakort. Por shqiptaret do te vazhdojne te vuajne per nje sere rrethanash shume me komplekse. Kjo edhe per faktin se ceshtja e identiteve eshte gjithnje problematike ne vetevete dhe nuk permiresohet nese do bejme pyetje te tipit “ose ketu ose atje”.

  11. ***
    Greket u ofruan me partneritet. Ne u pergjigjem me “dorezim gradual e pa kushte” – kjo ne mendesine tone.
    Gjeni e sillni statistikat. Sa shqiptare jane vrare nga shqiptaret dhe sa nga greket ne kufi dhe nese shtyheni mandej ne dobi te ceshtjes do te ishte dhe numri i atyre emigranteve shqiptare qe gjenden burgjeve se kane transportuar droge ne/nga Greqi/a. S’dihet ndonje grek a italian ta kemi zene ne.
    Energjia per industrine u be problem qe ne kohen e Ramizit. Te pakten qe ne 1989-1990 konsumatoret me te medhenj te energjise elektrike ne industrine shqiptare pushonin se operuari ne oret e pikut, duke kaluar vetem me nje turn, ndare ne dy miniturne brenda turnit a spostuar ne turnin e trete. Ne 1991 e vazhdim, (kohe e greves se sterzgjatur, shkrehjes totale, pensioneve te parakohshme) kerkesa ishte e ulet dhe fshihte dorezimin para pikut. Ndryshimi tjeter midis koheve eshte demi i shkaktuar thjesht nga renia prej ngarkeses e celsave, gje qe njerezve vecse ju fikte dritat por biznesit i hidhte ne kosh mijra para. Keshtu ka qene.
    Ajo banka ka qene Nr.1 dhe ka per te qene Nr.1, por me thoni ju lutem pse duhet te vetmin gur te cmuar ta tjetersonim? A mos duhet te privatizojme dhe hidrocentralet e Drinit? Pergjigjuni e jepini ndihme Ministrit te Ekonomise se e ka pasur ate ide prej kohesh, e ku i dihet mbase e realizon.
    Meksikanet, jo ne, ata, kane ne listen e miliardereve boterore bosin e tyre te telefonise. Eshte mendesia jone, shprehur me togfjalesha te llojit “u be ai m m” etj. si keto qe nuk le kend te ngreje koke, apo me keq ti haje koken. Faji nuk eksportohet. Ne jemi konsumatori, enti rregullator, shteti (taksa-tatime), administrata e kompanise, konkurenti i mundshem.

    ***
    Nje nga gjerat interesante qe thuhet eshte se si do t’ja beje Greqia sikur emigrantet shqiptare ti marre ndonje mortje ashtu si ne nje film kuptimplote (prej ku me kujtohet nje pike uji qe binte prej cezmes) mori meksikanet e amerikes. Skenari me i erret do te ishte kthimi i Greqise ne nje Detroit te diteve te sotme, pa 30% te popullsise dhe ne popullsine e mbetur 30% me asistence sociale. Mbetet te shohim se si do tja beje Detroiti qe te themi se si do tja beje Greqia. Por shifrat jane larg, mungesat te absorbueshme si ato te hebrenjve te Frances, etj. kur u kthyen e bene Izraelin (pata rekomanduar nje liber te nje nobelisti per kete); cdo te behet e a mund te behet gje e mire sikur shumica e shqiptareve te mergimit te ktheheshin ne Shqiperi?
    Numra, balanca.

    1. Cyprinodon diabolis!

      Ideja ime nuk ishte te tregoja se greket qenkan burra te keqinj e ne jemi burra te mire. Marrdheniet nepermjet fqinjeve nuk jane kurre te persosura. Mjafton te permendim ketu marrdheniet midis vendeve skandinave. Edhe ato nuk jane perfekte; ka gjithmone paragjykime qe vertiten mendjeve e gojeve te njerezve. Dhe ketu flasim per popuj me kulture dhe psikologji te dallueshme nga Evropa jugore.

      Tani ceshtja eshte sesi do te interpretohen keto marrdhenie komplekse nepermjet fqinjeve. Une nuk mendoj se mund te kerkojme pergjigje te thjeshta per fenomene komplekse.

      Nese do te shtroheshim e te bisedonim per problemet ne Shqiperi, ju siguroj se do te gjenit nje person jashtezakonisht kritik ndaj kutures se funskionimit te shumeckaje ne Shqiperi. Mirepo nuk duhet ngaterruar kritika me mazokizmin. Nuk mund te fshikullojme veten perjetesisht per gjithcka, edhe kur nuk na takon. Sepse keshtu vetem thellojme kompleksin tone te inferioritetit dhe as fqinjet nuk i ndihmojme.

      Ne rastin konkret me mesazhin tuaj mua me del se ne paskemi faj per gjithcka ne marrdhenie me greket. Perpiqem shume ta kuptoj kete arsyetim por nuk mundem. Nuk e di pse me kujtohet tani nje minoritar i rritur dhe shkolluar ne Shqiperi dhe me banim ne Greqi qe per cdo gje negative ne Greqi fajesonte shqiptaret. Rrekej te me mbushte mendjen njehere se policet greke paskan pas qene nepunesit me te ndershem para hyrjes se shqiptareve ndersa pas kontakteve me ta kishin filluar te korruptoheshin nga rryshfetet. Pergjigja ime besoj se mund te sherbeje edhe si pergjigje per kete rast: Mire ne te perlyerit se kete pune kishim po ata te pastrit e “superioret” pse rane xhanem ne batakun tone?

      Sa per statistikat, ndoshta njehere tjeter se une nuk punoj tek Instati e as po bej ndonje dizertacion ketu tek PTF. Nuk po merrem as me ilustrimet, sepse edhe pse ka plot kunderargumenta, nuk besoj se jane synim ne vetvete. Per efekt moszgjatjeje po mjaftohem duke thene se une nuk jam per kthim te emigranteve nga Greqia ne Shqiperi apo levizje masive te panevojshme e te pakuptimta te popullsise.

      1. Është gabimi juaj që nuk e keni lexuar mirë në komentin tim të parë fjalinë: “Po rendit disa ngjarje duke anashkaluar reagime fort të njohura e të papëlqyeshme.” – dhe gabimi im që në komentin e dytë nuk ta kujtova këtë, duke të lënë mundësinë që shpikësh në kokën tënde ato që unë nuk i kam në timen. Kështu gjithë sa shkruan të treten si shkumbë.
        Nuk kam lënë kund shteg të më thuash se mendoj që shqiptarët janë mazokistë. Në janë ata janë aq sa mund të jetë dikush që po mbytet e përpiqet me këmbë e me duar për të shpëtuar.
        Për më tepër, jo vetëm që nuk fshikulloj asnjë, por as dhe jam kritik ndaj ndokujt, nuk jam kritik sepse shkrova për ngjarje të ndodhura në të shkuarën, të pakthyeshme apo prapsueshme, shkrova për histori. Pak a shumë jam në (mini)rolin e Fratinit, që miqësisht, i pyetur, thotë se Italia do të mbajë të njëjtin qëndrim sikundër mbajti gjatë përcaktimit të kufirit detar mes Kroacisë dhe Sllovenisë – apo ndryshe: hej shqipo, hidhini një sy procedurave mes këtyre. Do të kisha qënë kritikues nëse për të argumentuar sabotimin e mardhënieve greko-shqiptare do të kisha sjellë si shembull ndarjen e kufirit detar, i cili nga të qënit një çështje midis dy shtetesh është kthyer në çështje të brendshme apo mesvedi, me persona që ma ilustrojnë po aq ndritshëm idenë e cila mund të jetë dhe e errët. Edhe sikur të jem komplet gabim, sa kam shkruar shërben për tu treguar të kujdesshëm, që punët jo vetëm të mos jenë të mbrapshta, por as të mos duken si të tilla. E duket, se greku nuk ka pasur interes të përcaktojë kufijtë detarë me qeverinë e Aleksandër Meksit (kur ky ua kërkonte grekëve më 1993), e as me të Fatos Nanos&co. Përse flet zhurma mospranuese mbarëkombëtare për ndarjen e kufijve detarë me Greqinë, dhe heshtja alibike e mirëpranuese për shkëmbim qindra hektarësh midis Kosovës e Maqedonisë.
        Mos të duken të nevojshme dhe të kuptimta dërgesat dhe shtëpitë e zbrazura të emigrantëve në Shqipëri?

        1. Nenteksti qe i mvesh Frattinit, kuptohet eshte nje deshire apo interpretim i juaji. Po edhe sikur te jete plotesisht keshtu shkaqet per te marre rolin e policit, pra te materies baze per barcaleta apo anekdoda, apo edhe per cinizem alla Frattin (pavaresisht se Italia eshte gazi i botes per shumecka) normalisht qe jemi NE. Shqipot pra si i quan ti.
          Thua nder te tjera se kur donte Aleksander Meksi, greku nuk donte qe t’i ndante ujerat. Arsyen e gjen ti vete – greku nuk kishte interes asokohe.
          Une pyes: Edhe ? Cdo te thote kjo? E fajeson Athinen per zgjuaresi apo djallezi ndaj fqinjit manar te Veriut?
          Aspak mendoj une ne pritje gjithesesi te statusit kimik te komentit tim qe pret shkrirje – stabilizimin pas leximit.
          Kjo eshte njesoj si te risjellesh arsyetimin e dikurshem te Diktatures sipas te cilit; “Vertete Italia dhe Austro-Hungaria promovuan pavaresine e Shqiperise, por ato e bene kete nga interesat e veta imperialiste”. Konkluzioni i kesaj – kap koken me dore dhe vrit mendjen.
          Lidhur me ujerat: Po kur deklaronte Shqiperia mes viteve 1976-1990 pretendimin e vet pet 15 milje detare det territorial ne kundershtim me ligjet e detit qe i njohin te gjitha vendeve mesdhetare maksimalisht 12 milje, c’mund te themi? Po kur ne keto vite me dekret te posacem, Shqiperia perpiloi 7 segmentet e gjirit te mbylllur = 87 milje pa pyetur kerkend dhe normalisht pa njohur as Konventen e 1982. Pse opozita jone – nje lustraxhese nacionaliste qe e ka bere veten gazin e botes – nuk i merr ne konsiderate keto fakte, te ndertoje nje grup ekspertesh, qe te qemtoje dukurine me profesinalizem. Pse udhehiqet fushata e ujeave vetem nga Gazeta Shqiptare dhe seti mediatik qe qendron pas? Marreveshja u nenshkrua ne fundin e majit 2009. Koordinatat u publikuan ne media 1 jave me vone. Opozita jone e se bashku me te edhe zhurma – qe kurre nuk eshte kombetare si thoni ju – del ne siperfaqe vetem tani. Une mendoj se kjo eshte nje tullumbace e radhes – deshmi e mjerimit te PSSSSSS e cila kerkon kredo nacionale qofte edhe per mitingun e 20 nentorit se ai i pari ngjante me nje koncert te organizuar nga Vodafone me rastin e 14 marsit.
          Heshtja alibike e kufirit maqedono-kosovar? Si te kuptohet kjo valle? Nuk jane qindra ha ne diskutim, por vetem 100. Dhe me kete Kosova merr njohjen definitive nga Shkupi i cili shpelau keshtu edhe sallaten enciklopediste me shqiptaret – vellezer rastesore te Nene Gonxhes.

          1. theollogos,
            Kosova i dha Maqedonise 140 ha, dhe morri prej saj 130 ha, po ti mbledhesh bejne 270 ha e me japin te drejte te flas per qindra.
            Cuditem pse kembengulni ne fajesine apo jo te te tjereve dhe jo ne fajesine apo jo tonen.
            Me vjen keq qe shqipet hane me orkes te madh sallaten e shpelare maqedonase, dhe te mbledhin buzet vetem nga era e xanxiqit grek, pa a provuar fare.
            Besoj per ca nga ato pyetjet e mesit kam dhene boll pergjigje, e kur shqetesohet italiani e ata qe ai ve perpara si te mos shqetesohet shqiptari.
            Perseris, se greku nuk do tu hyje shumezime me zero, se do marrveshje stabel qe mesa duket i sigurohen nga shumica e sotme qofte me nenshkrim te drejperdrejte qofte me miratimin e mepasem sic dhe u be per ato privatizimet aq te perfolura qe u sollen ketu.
            Them se zhurma per kufirin detar eshte mbarekombetare, se per te u angazhuan nga cdo ane, ndersa per kufirin tokesor pervec pershendetjve diplomatike pati vetem 1 (nje) shkrim.
            Tullumbacen mund ta interpretosh ne favor te asaj qe une them. Qe si ai qe e fryn, dhe ai qe do ti mbaje perin ne Gjykate ndjehen te perjashtuar.
            Ceshtja eshte shume here me serioze se 28 apo 29 Nentori.

            1. Ne perpjekje per te kuptuar dicka, marr guximin te sajoj nje pergjigje.

              Tani, une me duket se qe ne fillim parashtrova nevojen per te pare nga vetja, perpara se te fillojme qemtimin e djallezive te fqinjeve. Keshtu qe kur me thua se “Cuditem pse kembengulni ne fajesine apo jo te te tjereve dhe jo ne fajesine apo jo tonen”, nuk e kuptoj dot se cfare nenkuptoni. Por nejse, Une nuk Bojkotoj debatin gjithesesi. E rendesishme eshte qe ai te jete instruktiv, ne mos qofte kontruktiv.

              “Them se zhurma per kufirin detar eshte mbarekombetare, se per te u angazhuan nga cdo ane, ndersa per kufirin tokesor pervec pershendetjve diplomatike pati vetem 1 (nje) shkrim”.
              Se pari ketu ka nje problem shume te madh. Kush u angazhua, por me e rendesishme Si u angazhua?
              Duke degjuar me shqetesim konferencat per shtyp te Edi Rames, apo duke blere ne sabah gazeten “sh”qiptare? Apo duke protestuar ne menyre qe te diktoje mbi qeverine e sotme nje vullnet te perjashtuar?

              Kesaj opozite zoteri, nuk i intereson Shqiperia, por vetem karrigia. Prandaj kjo beteje e tanishme e saj, te cilen mund te niste qe ne fillesen e pare te dyshimit te ngritur nga media nuk ka asnje moral. Dhe jo vetem kaq, ajo priret vetem te ricikloje ne menyre provokative debatin (dispute) slloveno-kroat per Gjirin e Piranes. Perfundmi i ketij konflikti ? Ambicia e Kroacise per integrim ne BE u shty me nje vit. Perfundimi i dyte? Si per cudi pas gjithe asaj zhurme opozo-kombetare ne Slloveni thjesht palet rane dakord menjehere, a thua problemi nuk kishte ekzistuar ndonjehere.

              Ju thoni ketu ne menyre alarmuese se problemi eshte me serioz se 28 apo 29 nentori.
              Por a ka mundesi ne kete bote dikush te jape nje argument, qofte edhe nje te vetem ? Sepse e pame me ankth e dritherime apologjetin Myslym Pashaj ne debatin teknik per kete ceshtje sesi perfundoi ne nje zhurmus te pavlere. Dhe duke hequr dore nga teoria e “shitjes se kufijve, e cedimit, e humbjes se Shqiperise”, sot neper mediat e aneksuara nga Parti-Bashkia shpalosej pjesa e dyte e drames, apo me sakte e Hilese greke qe ja keta e kane kapur.

              Nga denoncimi i pikes 150, shkembit Barketa dolem sot, me pena acaruese si MN, te teoria e Perpjestimit. Pra po te marrim thoshte ky se bashku me Pashajin, siperfaqen e ujerave te perfituara nga greket ta pjestojme me ate tone del raporti negativ ne vlerat 10.2 per ne me 15.2 per ata. Nenteksti : Metoda e Barazlargesise nuk bente per ne, sepse keshtu fiton greku.

              E futem grekun ne Otranto deklaronte Sabit Brokaj.

              Hap ne internet sitin zyrtar te marines ushtarake italiane dhe shoh sikurse te gjithe qe duan te shohin.

              24 maj 1977 – Platforma kontinentale mes Greqise dhe Italise. Kufiri fundor i Greqise ne Verilindje te Santa Maria di Leuca. Dhe kjo eshte sipas parimeve te profesorit opozitar brenda ngushtices se Otrantos.

              As 28 dhe as 29 po mendja tha.

            2. Mirëpo, duket që me 9 qeshor 1999, gjeneralët serbë e kanë kontrabanduar një detaj, i cili është vetë djalli. Harta topografike e Kosovës që është aprovuar në Kumanovë, e ku s’pati të ftuar asnjë shqiptar, nuk përputhet me kufijtë e Kosovës sipas Kushtetutës së vitit 1974.

              Me luftën që ende s’kishte mbaruar në njërën anë dhe me Maqedoninë e Shqipërinë përplot refugjatë në anën tjetër, me gjasë gjeneralët e NATO-s u ngutën dhe e pranuan hartën e Serbisë për Kosovën.

              Sot, përveç 2.500 hektarëve në Debëlldeh të Vitisë, 1.500 hektarë në Karaçevë të Dardanisë, 2.000 hektarë të Pashajlës në Pepaj të Rugovës dhe 5 kilometra te Çakorri janë disa prej konteskteve kufitare që i kanë rrënjët në Kumanovën e 9 qershorit 1999.

              Vetëm atëherë kur do ta kemi hartën topografike të Marrëveshjes së Kumanovës dhe ta krahasojmë atë me hartën e Kushtetutës së vitit 1974 do të mund t’i dimë të gjitha kontestet që na presin.

              … nga Albin Kurti tek Shekulli i sotem

  12. Nisur nga komenti im, theollogos me pyet a mos kam dashur te flas per arratisje dhe jo emigrim ?
    Jo nuk kam dashur te flas per arratisje, kam parasysh vetem emigrimin. Une flas per dhenie te drejte vendbanimi, per gjendjen pas komunizmit e me duket qe fjala arratisje ka kuptim vetem ne kushtet e regjimit komunist. A eshte arratisje, ikje nga syte kembet emigrimi ? Jo, sepse per mua arratisja lidhet me faktin qe nuk ke me te drejte te kthehesh ne vendin tend. Une kete te drejte e kam pasur dhe e kam, por sa here e praktikoj behem pishman, e bashke me mua plot te tjere.
    Dikush tjeter thote se shikoj boten perendimore me sy romantik. Me se e vertete. Vetem se dikushi qe eshte prere romantik, nuk ka pse t’i ndaje botet me dysh, kete e shoh me sy romantik e kete tjetren qe fillon prej meridianit kaq e paralelit aq, jo. Une jo vetem qe kam nje sy romantik, por edhe e kultivoj (eh, edhe sa shume emigrante te tjere). Ajo qe me turbullon eshte se perse ne Shqiperi syri im romantik s’me ngjyen asgje me roze, perse iluzioni ne token meme te mbetet kaq i pamundur ?Nuk ka te beje me vjtersine ne rolin e emigrantit, iu siguroj, kam nje jete te tere ketezaj, nje profesion qe me ben te njoh dhembe e dhemballe (disa madje tejet te kalbura sa ndosin dhe ndonje skute urbanistike) ne vendin prites.
    Pyetjes pse shqiptaret emigrojne ne Greqi ndoshta do t’i shtoja dhe nje pergjigjje te re : ka dhe emigrante qe lene vendin thjesht per arsye romantike. Por romantizmi ne nje fare menyre eshte nje bote me endrra(a ka valle emigrant qe le memedhene pa pasur endrra= pa qene romantik?), e mund te konkludojme me ndergjegjje te qete se leme vendin tone sepse nuk te lejon me asnje ender te ndershme. Edhe Greqia, me gjithe nivelin e saj aspak te admirueshem ne gji te Baskimit Evropian, na lejoka me shume endra se vendi ku na ka renure koka !
    Ne kete menyre te parit te gjerave me duket se meksikane e arvanite, jane plotesisht e njejta gje, emigrante me nje kala me endrra qe levizin drejt tokes qe iu premton t’i realizojne. Dikush thoshte:
    Mbi kete toke ka dy lloj qeniesh njerezore, ata qe rrine, e ata qe ikin.
    Ich bin eine Meksikanerin. (Meqe ra llafi, ai qe e tha vetem berlinez nuk ishte).

  13. 1-Parlamenti shqiptar nuk e ratifikon marreveshjen per nja 50 vjet , te lihet Sala, Shkelzeni & co pa leket e grekut.

    2- Kur te vije PS ne pushtet ( nese vjen ndonjehere me kete udheheqje qe ka), PS&PD, i ndajne leket (e grekut) pergjysem, sic bene me piramidat.

    ””’Vërtet ka shumë qytetarë, në SHBA dhe në Kanada, ose kudo tjetër, që nuk e marrin seriozisht solemnitetin e betimit. Por këta janë thjesht parazitë të sistemit, që ua detyrojnë mbijetesën publike të tjerëve, atyre që e marrin fjalën dhe veprën e tyre publike seriozisht.”””’

    Jane emigrante ekonomike, kane levizur per nje jete me te mire, marrja e nenshtetesise eshte akt formal, nuk me duket se ka spiritualitet te mjaftueshem per te folur per solemnitet, betim e bese.

    Ne France , Sarkozy e beri provimin te veshtire, se po beheshin qytetare franceze njerez qe s’dinin frengjisht me mire se nje bebe, lere pastaj historine e kulturen franceze.

    Amerika europiane (1865 – 1945) ka qene i vetmi shtet ku emigracioni ekonomik nderthurej fuqishem me vlera te caktuara kristiano-liberale( ca i quajne edhe masone), vetem ne ate periudhe e ne ate shtet, mund te kete vlere reale betimi solemn ne mase.

    Nderkaq Amerika multi (boterore) e pas 1945 eshte kthyer ngadale ne shtet si gjithe te tjeret, e sot i merr emigrantet me shkelma e i le pa dokumenta, duke e bere me te forte rezistencen hispanike, meqe edhe sikur te duan ata te jene amerikane te mire, eshte vete shteti amerikan qe nuk do kaq shume amerikane te mire hispanike.

    Gje tjeter qe hyn ne loje eshte historia…. Amerika latine se ka dashur kurre SHBA-ne, e hispaniket rriten me kete fryme prej 150 vjetesh, Meksika sic e permende se ka gelltitur ndonjehere humbjen e gjysmes se territorit prej Teksasit ne Kaliforni, territor qe ne shek 21 do u ‘rikthehet’ hispanikeve, meqe do jene shumica ne krejt ato shtete e me sistemin federal do kene mjaft pushtet ne duar….

    Sikur shqiptaret e sotem te kishin emigruar ne mase ne Epir(mjaftonin 250 mije per tu (ri)bere ngadale shumice), krahasimi shqiptar-meksikan do ishte mjaft i goditur….

  14. Te huajt marrin denime me te renda – Ekathimerini

    Gjetjet nga nje studim i ri tregojne se per krime te lidhura me drogen, sistemi juridik grek i denon te huajt me denime shume me te renda se sa te akuzuarit greke

    Simbas nje studimi te bere nga kriminologjisti Vasili Karidys, i Universitetit te Peloponezit, masa mesatare e denimit me burg e nje personi grek, i denuar per tregti me droga te lehta si kanabis apo pilula ekstazie eshte 4.8 vjet, krahasuar me 8.9 vjet kur i akuzuari eshte i huaj. I njejti diskriminim i dukshem praktikohet ne rastet e tregetise se drogave te renda, si puna e kokaines dhe heroines, ku shtetasit grek marrin denime qe shkojne nga 4.3 ne 8 vjet, ne varesi te sasise se narkotikeve te zene, ndersa shtetasit e huaj marrin denime qe shtrihen nga 7.4 vjet derri ne 11 vjet. Ky studim, i bazuar ne te dhenat e 767 te denuarve te akuzuar per tregti droge, nxorri gjithashtu ne pah nje diskriminim te dukshem midis shtetasve te huaj me origjine te ndryshme, me shqiptaret qe merrnin afatet me te gjata te burgimit, 10.5 vjet, krahasuar me 8.3 vjet per afrikanet dhe 6.5 vjet per irakiante, kurdet dhe pakistanezet….

    1. 1.Që të huajt marrin dënimet më të rënda kudo në botë justifikohet se veprave të tyre kriminale ju shton pagabuar togfjalëshat “me dashje”, “me paramendim”.
      2.Në lidhjen e mëpasme mund të gjendet se si këto probleme bien viktima të luftrave politike: http://www.gazetastart.com/analist.php?kategoria=Forum&nr=6788
      3.Dhe zbulimi “i radhës” (apo artikulimi i atyre që dihen por edhe s’thuhen) është tendenca e Greqisë, Italisë, USA-ve, për të dalluar dhe zgjedhur mërgimtarët e dëshiruar.

      Ne shqiptarët përgjithësisht jemi MED. Ndërsa “Jetë në dyshek me ajër” është goxha titull për roman.
      p.s. po dhe mund ta shkruaj, dhe mund

  15. Por ndjekja e “modelit grek” apo fjalite si “rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Greqia” qe haset fatkeqesisht shpesh ne retoriken e politikes shqiptare jane thjesht pasoje e izolimit aktual shqiptar pra jane mendime qe nuk burojne nga ndonje proces refleksioni te mirefillte.

    Ose, thjesht jane mendimet e George Papandreut, qe para 51 minutash (prej momentit qe po i shkruaj une keto rrjeshta) ka dale ne agjencine greke te lajmeve me mantren, “Greqia mund te behet shtet model”.

    Kete mantra George Papandreu e pat shpalos para 10 vjetesh ne Harvard U, kur ishte minister i jashtem. Une u ndodha ne audience e me thene te drejten mu duk dicka shume e sheqerosur. Ne mos demagogji.

    Kuptohet Greqia posedon ate qe Xhaxhai e konsideron te vyer “kundervenien”, sidoqofte mbetem i mendimit qe nuk eshte e nevojshme per Shqiptaret ta importojne kundervenien prej andej.

  16. Veton Surroi sot në Shqip:

    Dy djem ecin prapa meje në një rrugë qendrore të Prishtinës. Flasin për Vojvodinë, Serbi.

    – Jon do shkurre, bukur të nalta e kah bie terri nuk u bie drita. Osht njoni që e di rrugën dhe kur na jep shej na dalim vrap, e kalojmë, deri te barka, mandej lumit. Shkijet nuk këqyrin, e saora jemi në Maxharri (Hungari).

    Një tregim të njëjtë më patën rrëfyer disa meksikanë, para tridhjetë vjetësh. Për të dalë në Amerikë duhej kaluar Rio Grande, nga pjesa meksikane. Edhe aty do të gjendeshin ca kallame, të mjaftueshme për t‘u fshehur prej patrullës së parë. Me t‘u dhënë shenja, do kalonin me të shpejtë lumin deri në anën amerikane. Në anën tjetër do t‘u priste krejt ajo çka nuk kishin lënë prapa: një vend pune, një perspektivë, një ndjenjë e sigurisë në pasigurinë e ilegalitetit, siguria e dollarit të fituar karshi pasigurisë së barkut të uritur të lënë prapa.

    Atëbotë, para tridhjetë vjetësh, kur meksikanët iknin përtej lumit pa dokumente, kosovarët hynin në Zvicër e Gjermani me trena e autobusë, duke u treguar policëve kufitarë pasaportën, pa nevojë vize. Pas dy dhjetëvjetëshave represioni kolektiv kundër shqiptarëve, një lufte, një protektorati ndërkombëtar dhe një shpallje të sponsoruar të pavarësisë, kosovarët flasin për shkurret e Vojvodinës (duhet të jenë kallame, e shkurre për emigrantët perspektivë që nuk kanë parë ndonjëherë lumë të madh) si aleate të migrimit për në Veri, Europë.

    As ky nuk e paska marrë vesh që Kanuni atdhetarik nuk e lejon krahasimin e shqiptarëve me meksikanët.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin