FESTA TË LËVIZSHME

london

Sikurse e kemi marrë vesh gjerësisht nga mediat, dy ngjarje të rëndësishme javën që shkoi – mbledhja e G20 në Londër dhe mbledhja për të përkujtuar 60 vjetorin e krijimit të NATO-s në Strasburg. Përsëri mediat na kanë lajmëruar se këto dy takime të krerëve planetarë u shoqëruan me protesta të zhurmshme nga ana e “të rinjve”.

Me këtë rast, më bënë përshtypje reagimet e dy intelektualëve të cilëve u dëgjohet zëri në Perëndim: Frank Furedi-t dhe Bernard-Henri Lévy-t, të cilët ngjashëm e denoncuan kotësinë dhe zbrazëtinë e këtyre protestave, të cilat po vijnë duke u shndërruar në karneval të vetvetes jo vetëm për nga format që marrin, por edhe për nga çështjet e zgjedhura për të protestuar.

Shkruante Frank Furedi në Spiked Online, në një koment për protestat e fundit në Londër:

Një ditë prej ditësh, çfarë mbetet një ftesë nga lart poshtë për të ngritur krye – reklama e frikërave të establishment-it ose trajtimi i dhunës si reaksion normal ndaj recesionit – ka të ngjarë të shndërrohet në profeci vetë-përmbushëse, por kjo ditë ende nuk ka mbërritur.

life-threatening-momentHë për hë, protesta anti-kapitaliste i ngjan shumë një spektakli të stilit të të jetuarit (lifestyle fashion). Ka natyrë vetvetiu të paqëndrueshme, meqë një ditë mund të drejtohet kundër një bankieri të pasur e të mirënjohur, ndërsa një javë më pas t’i vërsulet kantierit ku po ndërtohet një termocentral. Nga shumë anë, kjo formë e protestës si stil të jetuari përfaqëson imazhin pasqyrë të konsumizmit, të cilin aq shumë e përçmon. Antikapitalizmi tashmë është kthyer në një markë, me po aq përmbajtje sa edhe KFC ose FCUK. Kjo është më tepër si të luash “protestash”.

Demonstruesit nuk është se thjesht po demonstronin; njëkohësisht po pozonin edhe për kamerat, madje shpesh për kamerat e tyre. Kur i pashë të gjithë këta aktivistë që po nxirrnin foto të shoku-shokut me telefonat e tyre celularë, mendova se dallimi midis voyeurism-it dhe protestës nuk mund të bëhej dot lehtë. ‘Isha aty edhe unë, theva një vetrinë dyqani, ja edhe fotografia që nxora’ – kështë duket sikur të thotë voyeuri-protestues. Pas protestave të djeshme, e kupton edhe pse tani, sa herë që ndodh ndonjë zënie jashtë një bari, njerëzit në vend që të ndërhyjnë për t’i ndarë ata që zihen, fillojnë të gjithë ta regjistrojnë zënien obsesivisht me telefonat e tyre.

naked-terrorMotivin voyeurist e shembëllzon më së miri protesta e një grupi të quajtur “Naked Autonomous Terrordance Organization”, e që kundërshtimin e tyre ndaj statu quo-së, NATO-s dhe imperializmit, sikurse përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe revolucionit, vendosën ta shprehin duke u zhveshur lakuriq para kamerave – të njëri-tjetrit, të kalimtarëve, të policisë e sidomos të mass mediave. Lakuriqësia është nga ato tipare të imazhit që kërcejnë nga faqja e gazetës ose ekrani, për të t’u ngjitur në sy; dhe pjesëtarët e kësaj NATO-je alternative nuk janë të parët që e kanë vënë në punë sugjestivitetin e teatrit të rrugës, për të përçuar një mesazh anti-establishment çfarëdo.

Dukuria e teatralitetit, që përshkruan Furedi, ka të bëjë me prejardhjen dhe statusin social të protestuesve, kryesisht të rinj europianë të pasur dhe të rritur mirë, të cilët ngrenë krye më tepër kundër diktatit të prindërve, ose të moralizmit etatist – pavarësisht nga temat që valëvitin në banderolat dhe pllakatet e protestave. Për këta protestues, pjesëmarrja në manifestime të tilla është edhe një lloj ekzibicioni ndaj njëri-tjetrit, meqë kujtimi i protestës, i shoqëruar me fotot, videot dhe tatuazhet përkatëse, u shërben teksteve të jetëve individuale si shenjë pikësimi. strasbourg32Vërejeni personin me kamera në fotografinë djathtas, e cila duket sikur ka fiksuar një nga momentet më dramatike të protestës, dhe pikërisht kur aktivistët po ngrenë një barrikadë afër kufirit franko-gjerman, duke përdorur për këtë qëllim edhe një tabelë rrugore të shkulur.

një koment botuar në Corriere della Sera, intelektuali dhe filozofi Bernard Henry Lévy i qorton protestuesit e Strasburgut nga një këndvështrim tjetër, duke u përmendur ndër të tjera rolin çlirues të NATO-s në Kosovë, por edhe në Afganistan; dhe duke e trajtuar me ironi pretendimin e protestuesve, këtyre fëmijëve më të privilegjiuar të planetit, për të folur e madje për t’i vënë zjarrin qyetit (qytetërimit) në emër të vegjëlisë, të vobegtëve e të uriturve.

vandalismKur iu tërheq veshin kështu protestuesve, Lévy nënkupton edhe se po ajo mënyrë jetese dhe ai rend publik që ua bën të mundur këtyre të rinjve t’i vënë zjarrin Strasburg-ut praktikisht pa rrezikuar asgjë; dhe gjithsesi të dalin në rrugë e të protestojnë haptazi ndaj të fortëve të planetit, u janë garantuar popullsive të vendeve perëndimore nga NATO-ja, aleancë e cila për gati gjysmë shekulli i gjeti forcat për t’u përballur me armikun më formidabël që i është kërcënuar ndonjëherë Europës: Bashkimit Sovjetik.

Kjo farë miopie historike po e shoqëron tashmë prej vitesh lëvizjen e ashtuquajtur “no global”, e cila identifikohet vetëm e vetëm në gatishmërinë e saj për të pranuar gjithfarë rrymash dhe kauzash të protestës, mjaft të jenë kundër etërve, ose kundër atij rendi botëror që mbështetet në lidershipin amerikan dhe modelin kapitalist të ekonomisë. Po për ta zëvendësuar me çfarë?

Në fakt, nga jehona që u bëhet protestave në mediat, madje edhe në mediat alternative e të pavarura; por edhe nga mënyra si e rrëfejnë eksperiencën vetë protestuesit, nuk e shmang dot përshtypjen se këto aventura nuk janë kurrë të mirëfillta, meqë rreziku i mirëfilltë mungon. Dhe rreziku i mirëfilltë mungon, sepse edhe establishmenti e ka të qartë se teatri i rrugës, lakuriqësia, t-shirtet me portretin e Che Guevarës, tatuazhet, piercing-et dhe të tjera shenja skenike të angazhimit, duke përfshirë edhe vandalizmin simbolik, nuk përbëjnë kurrfarë sfide serioze për rendin e sendeve dhe vetë kapitalizmin global.

having-some-funVetë protestuesit e thonë shpesh, se shkojnë në këto protesta për t’u zbavitur (“it was fun”); dhe ku ka më mirë sesa, në zbavitje e sipër, të krijohen mundësi edhe për të shpëtuar shpirtin, duke iu kundërvënë kapitalit botëror, vrasësve të mjedisit, shtypësve dhe shfrytëzuesve, madje vetë super-egos planetare? Vetëm se pakkush kujtohet të kuptojë, në zbavitje e sipër, se edhe ky karneval i protestës nuk është veçse pjesë e nevojshme e rendit të sendeve, në atë masë që edhe bosët atje sipër, duke parë tymin e dyqaneve që digjen dhe duke dëgjuar koncertin kakofonik të sirenave të policisë e të ambulancave, ia konfirmojnë vetes drejtësinë e atij qytetërimi mbi të cilin sundojnë, e që u bën vend të gjitha palëve.

Protesta ndaj një padrejtësie është detyrë e çdo qytetari; kush nuk ngre zërin është bashkëfajtor, thotë Talmudi. Por protesta e tipit “shihnani që po protestojmë, shihnani sa cool që jemi”, veçanërisht kur rrëmbehet gjithnjë e më tepër nga pasioni i lëvizjes dhe i teatrit të rrugës, për të harruar objektin e vet, ose për të përdorur si të tillë një pretekst çfarëdo, nuk është më protestë, por një simulim i saj në një kontekst të tillë shoqëror, ku establishment-i kujdeset t’i zëvendësojë të gjitha konfliktet me dordolecët ose karikaturat e tyre. Brezi i sotëm i ri në Perëndim më kot shpreson se mund ta luajë dot rolin e vet në histori, duke u përjetësuar si no global në mikroprocesorët e kamerave dixhitale dhe të telefonave celularë, teksa shkulin shenjat e rrugëve, djegin hotelet shumëfish të siguruara dhe zbathin brekët përballë super-autoblindave të NATO-s.


32 Comments

  1. Saturnale? Mos duhen djegur parlamentet ne vend te Banana Republic qe rreziku prej te rinjve te konsiderohet i mirefillte? Vetem se nuk do ishte feste atehere, por pune, dhe pune e mbare madje. Pune qe ndoshta nuk do kishte pse te ndermerrej nese keto parlamente do e konsideronin trashegimine si bonus, dhe te taksohej edhe kjo ne masen 90%, cka dhe do te lejonte sigurime shendetesore dhe te jeteses per te gjithe. Gjithmone duke nxjerre mesime prej deshtimeve te utopive te Shek 20. Thua e ka fuqine ky brezi jone?

    1. Saturnale? Mos duhen djegur parlamentet ne vend te Banana Republic qe rreziku prej te rinjve te konsiderohet i mirefillte?

      Vete termi “rreziku prej te rinjve” i ben keto lloj levizjesh te duken si “levizje hormonale” dhe jo “levizje shoqerore”. Problemi tyre eshte se u mungon thelbi. Mund te kene vertet qellim te mire por pa arsye te shendosh. Duket sikur thjeshte kane teka qe duan tu plotesohen por nuk u behet vone per rendin e gjerave.

      Supozojme se i dogjem parlamentet; me se do ta mbushim vakumin? Me NATO alternative?

      Askush nuk do ta permendi, dhe harrojne ose bejne sikur harrojne se kriza e sotme financiare vjen edhe si krize e modelit te “barazise” arbitrare qe u vendos ne treg. Programet e huadhenies per blerje shtepish nga “kushdo” ishin programe te nxitura nga qeveria dhe jo nga bankat (politika te Klintonit dhe Bushit). Bankat iu erdhen pas avazit sepse pane perfitime. Por edhe kur politikat sociale jane pergjegjese per rrenimin e sistemit faji sigurisht qe i mbetet “kapitalizmit”.

      Keto lloj njerzish bejne mire te mbushin auditoret e shkollave dhe tu bashkangjiten institucioneve dhe aty ta provojne nese kane ndonje gje thelbesore per t’i shtuar shoqerise. Eshte patetike qe ky lloj takemi edhe neper kampuset universitare, ku supozohet te kene mbeshtetjen me te madhe, e ndiejne te nevojshme t’i veshin protestat me kostumin e “festetave”, muzike, aheng e me the e te thashe, por harrojne qe i kane lene nderkohe auditoret te boshatisura nga debati shpesh aq i nevojshem, duke i kthyer ato ne vend “gjuetie” apo “matchmaking”.

      1. “Supozojme se i dogjem parlamentet; me se do ta mbushim vakumin? Me NATO alternative?”

        Sa per rendin e gjerave une me duket se thashe te fillohet nga konsiderimi i trashegimise si bonus, dhe te taksohen edhe keto ne masen 90% ne mos me shume. Perndryshe pralamentet laborator vakuumi abismal jane, ku ligjet qe kalohen, (shtoi edhe revokimin e statusit te personit juridik te korporatave ketij taksimi te bonuseve) nuk eshte se jane kapitaliste e detyrimisht te keqija, por se kapitalin e njerit nuk mund t’a konsiderojne pervecse si borxh te tjetrit, dhe per krime qe njerezit e zakonshem do futeshin ne burg, personat juridike te jashtezakonshem mjaftohen duke paguar nje gjobe monetare qe per nga kapitali qe kane nuk mund te konsiderohet pervecse nje miligram dyll nxjerr prej veshi.

        Sa per NATO alternative, po dhe ajo duhet, si tip policie, gjithperfshirese dhe globale, natyrisht, pasi “jo globale” nuk e nxe.

        Sa per gallaten e ligjshme te budallenjve, apo festen e gomarit, apo edhe “Bollinger Ball” direkt e nga Decline and Fall te Evelyn Waugh prej nga burojne si tradite, me shume se Saturnale c’mund te bija dakord?

  2. Aktualiteti nuk i ka munguar këtij blogu dhe në fakt edhe ky shkrim ka aktualitet. Veçse më duket shumë cinike të merresh me bythjashtët antiglobalistë ndërsa Shqipëria pranohet në NATO. Pamvarësisht nga tam-tamet dhe rrahegjoksjet e politikanëve, apo dilemës na pranuan/ u pranuam, askush nuk mund ta mohojë faktin se kjo është një ngjarje madhore për shqiptarët dhe se minimalisht duhet të gjejë pasqyrim në media….

    Sidoqoftë, argumentin në fjalë unë e shikoj të lidhur me “Tundimi i parazitit”. Disa si këta të Strasburgut kanë nevojë vetëm për adrenalinë dhe show, ndërsa parazitët shqiptare përdorin metoda më tradicionale (më pak të rafinuara).

    Interesante kjo qasja antietër e antiglobalistëve…porqë përsëri “nuk është veçse pjesë e nevojshme e rendit të sendeve…që u bën vend të gjitha palëve”. Gjithshka me masë, në ekuilibër dhe përsëri nën kontrollin e etërve.

  3. Pikësëpari më vjen shumë keq për dëmet që janë bërë në Strasburg, sepse është një nga qytetet më të hijshëm që kam vizituar në Evropë.
    Personalisht jam plotësisht dakort me shndërrimin tashmë në një ritual të këtyre protestave dhe të simotrave të tyre gjatë samitesh të tjerë ndërkombëtarë. Shumica e atyre të rinjve në shumicën e rasteve as nuk e dinë se çfarë funksionesh dhe vlerash ka një istitucion i caktuar. Shumica e tyre mund ti lejojë vetes lluksin e të protestuarit pa pasoja pikërisht sepse këto lloj istitucionesh ekzistojnë.
    Shumë nga këta të rinj nuk e kanë parë ndonjëherë veten poshtë ndonjë breshërie kallashnikovi ose nën shënjestrën e ndonjë snajperi dhe nuk kanë se si të kuptojnë. Rendi ndërkombëtar i vendosur tashmë prej vitesh, me luhatje të vogla si pas rasteve, nuk ka për të ndryshuar sepse disa të rinj të llastuar e pretendojnë këtë për një periudhë te shkurtër të jetës së tyre, para se të vishen më smoking dhe të bëhen pjesë e nomenklaturës.
    Për Shqipërinë hyrja në NATO duhet parë si një dhuratë qe na u bë nga organizatat ndërkombëtare dhe me siguri është diçka pozitive për vendin tonë. Ekzagjerimet e këtyre ditëve, me festa, flamuj, borie, pritje delegacionesh etj, më duken thjesht bajate dhe të veshura me një retorik të dalë prej mode.

  4. Fatos N., protestat “no global” dhe futja e Shqipërisë në NATO nuk janë dhe aq pa lidhje sa ç’mund të duket.
    Ato protesta në Strasburg drejtoheshin edhe kundër NATO-s, si aleancë dhe si koncept dhe si simbol të sundimit të SHBA në Europë.
    Hareja e kaltër në Tiranë kundërpeshohej nga tymi, barrikadat dhe plehrat në Strasburg. Shqipëria hyn në aleancë pikërisht kur në shtetet shtylla të NATO-s në Europë qytetarët gjithnjë e më tepër pyesin se ç’funksion i ka mbetur kësaj aleance sot, përveçse të mbështetë aventurat ushtarake të amerikanëve.
    Lakuriqët e NATO-s tjetër, edhe ata nuk duhen marrë lehtë; po t’u rrezikohet nesër jeta nga ndonjë agresion i mundshëm, ushtria shqiptare do të shkojë të luftojë për t’i mbrojtur.
    Për të mos folur pastaj për bashkëmoshatarët e tyre, në mos ata vetë, që do të vijnë të mbrojnë Shqipërinë kur këtë ta kërcënojë armiku i jashtëm.

  5. Shumë nga këta të rinj nuk e kanë parë ndonjëherë veten poshtë ndonjë breshërie kallashnikovi ose nën shënjestrën e ndonjë snajperi dhe nuk kanë se si të kuptojnë.
    Duket sikur eshte “faj”te mos kesh qene nen shenjester…dhe me keq akoma duket si naivitet te kerkosh qe kete “fat te pazakonte” ta kene dhe njerez te tjere ne bote. Rritja shpirterore e kesaj kategorie shihet si naivitet, por nderkohe radhet e no global jane te plotesuara nga studente universitetesh(kjo per ti kujtuar Ismailit siper, qe ndoshta ai i ka pare si muze institucionet).
    Fakti qe Nato tani e ka humbur funksionin e saj primar, ate te mbrojtjes nga rreziku lindor(rrezik per perendimin) nuk permendet ne argumentat e njerezve qe shohn si fat rreshtimin e shqiperise ne kete organizem. Funksioni qe po tentohet ti vishet, ate te luftes kunder terorizmit, tenton te frenoje retoriken reale mbi kete organizem. Force e vetme ushtarake, qe do te thote e pakundershtueshme….
    Kam pershtypjen qe per te kaluar disa stade te rritjes shpirterore qe per europianet e kane patur fillesen ne shekullin e 18, nuk na duhet te antaresohemi ne grupe ushtarake, duke qene se kete intuite e kemi patur sa here nje perandori e madhe na ka kaluar afer………..

  6. Le mos ta shohim si dhurate te pakten, por si vazhdim te natyrshem te historise tone me luftra te fituara jashte Shqiperise dhe perjashta vetes tone……….

  7. Problemi i “alternativeve” eshte te qenurit nje konglomerat i grupeve shume te ndryshme e pa nje identititet politik te perbashket. Nje demonstrate anti-G8, anti-G20 apo anti-NATO mbledh ne te njejtin vend ekstremiste te djathte, anarkiste, komuniste, socialiste, te gjelber, pacifiste, post-materialiste dhe sic thote xhaxhai edhe nje pjese femijesh voyeuriste te etur per pak aventure dhe per ti thene prinderve te tyre qe edhe ne dime te krijojme 68-ten tone, me bluzat e Che-s dhe te Leninit.

    Kjo e ben ben mesazhin e demonstratave jo te qarte mbi alternativat megjithe vemendjen mediatike qe arrijne te marrin. Dhe askush nuk ju a ka fajin pastaj qe edhe ne media mesazhi i munguar ne fund te dites kerkohet me kot ne ndonje karakatine makine te djegur.

  8. Me gjen gati te pranoj nudistet “protestues” si mesazh i sofistikuar paqeje te zhvilluar (aplikuar), perkundrejt blindimit ne veshje te prosperitetit institucional, si mundesi qe behen faktor vetem ne kohen tone.

    Nuk jam me mendimin se shfaqja e protestave te nji madhesie te ketyre qe komenton shkrimi jane jo te lartesise qe justifikojne nje kauz te perparuar. Ato nuk duhet te jene te nji modeli te njohur ” te perparuar” qe te justifikojne efektshmerine e tyre ne kontekst me ngjarjet bashkekohore social-politik-ekonomike. Per shembull po te te kujtoja demonstrimin “pro” Nato ne Tirane, konform me solidaritet traditsional-plot mokth social-politik. Pra nga vezhgimi qe bej nga shembujt e sjell, me duket jo aq i denueshem/stigmatizues “deshtimi” i protestave paqsore kur i krahason ato nderkombetare me ato lokale ne Tirane, edhe pse vet prezantojne semundje te fenomenit-subjekt perkates.
    Kete mendim e kam se, fare lehte te krijon pershtypjen e rreme qe, aktualisht politika ekonomike funksionon per asgjesimin e arsyes qe rrevoltohet, duke e konsideruar dimensionin e vogel te protestes si sukses te sistemit, dhe te gjithe, edhe Ata vet e shohin se dicka eshte fare jashte binareve, edhe pse pa kundershtar “serioz”. Per te supozuar heshtjen si mbeshtetje te politikave te kohes do te thote te pranosh mosfunksionimin e qendres se zerit (kolones zanore) ne shkembim te censures per sukses. Por heshtja ka me shume rrol/permbajtje sot se as nji kohe tjeter ne ngjarjet sociale. Eshte ulerim e dijes heshtja, ashtu si zhurma/klithma/ulerima jane mosdija e saj.

  9. Robert Mackey i NYT pyet në blogun e vet nëse kostumet dhe butaforia ia hoqën seriozitetin protestave antiglobaliste me rastin e takimit të G-20 në Londër.
    Autori shkruan se, prej së largu, nuk merrej vesh mirë se për çfarë po protestohej pikërisht, dhe se ndoshta protestuesit bënë një gabim taktik, duke iu kushtuar aq shumë vëmendje kamerave, saqë nuk arritën t’i përdorin mediat për të komunikuar ndonjë mesazh koherent.
    Protestuesit arritën t’i tërheqin vëmendjen e publikut global, por atij publiku nuk i thanë dot asgjë.
    Meqë dihet se mediat pamore joshen prej spektaklit pamor, thotë Mackey, atëherë ka mundësi që disa prej protestuesve të jenë përpjekur t’i përdorin kostumet dhe gjestet e teatrit rrugor si mjete për të depërtuar në televizion, dhe që andej të përçojnë mesazhin e tyre të pakënaqësisë me sistemin financiar të globalizuar. Por idiotizmi i disa prej këtyre shfaqjeve bëri që disa vëzhgues t’i shpërfillin protestat krejt.

  10. Ekzistojne vetem dy forma me sa di une, te teatrit te rruges.

    E para eshte e nje tradite komike si keto festat e budallenjeve per te cilat po flasim, te cilat kane pasur historikisht nje skript te legjitimuar nga autoriteti, ne dac republikan i Romes, ne dac kristian i evropes mesjetare, me qellim qe vete shtypja nga autoriteti te mos ndjehet aq brutalisht. Keshtu psh, ne Romen e Saturnaleve, jo vetem sklleverit, por edhe plebejte, visheshin si padrone dhe godisnin jo vetem me thumba ironike, por edhe me thumba reale, padronet e frikesuar te cilet per te mos u dalluar visheshin si plebej apo si skllever. Kjo zgjaste rreth nje jave dhe qe nje forme shperthimi ne te qeshur histerike te kanalizuar prej padroneve ne menyre qe gjate pjeses tjeter te vitit puna te vazhdonte normalisht. Nderkohe qe ne Europen mesjetare kristiane, sic e shpjegon Bakhtin, gjate pashkeve dhe krishtlindjeve, pati nje nderthurje parodike prej vete prifterinjve te shkrimeve te shenjta me gjuhen e vulgut, qe lejonte po njesoj kanalizimin vulgar te frustrimit prej shtypjes transendentale. Ne te dyja rastet ka nje moment ku te gjithe qeshin, fillimisht ata poshte me atrofine pompoze te atyre lart, pastaj ata lart me veten dhe ata poshte, dhe perfundimisht ata larte me ata poshte. Ne Librin E Qeshjes dhe Te Harreses, Kundera e pershkruan kete moment si origjina e qeshjes, ku ata larte i karakterizon si Engjejt dhe ata poshte si Djajte. Mund te thuhet pa frike se nje tradite e tille ka vazhduar vit per vit gjate gjithe historise se njerezimit, me perjashtim te atyre rasteve kur teatri i rruges duke hyre neper parlamente apo ne parajsen e pallateve mbreterore ka qene i formes se dyte, asaj te revolucionit te mirefillte, pra kur rreziku i mirefillte qe ka ardhur prej aludimit ironik per ligje te padrejta, eshte misheruar ne ndryshime radikale te ketyre ligjeve. Se fundi, forma e pare gjen shprehje ne keto eko te 68-es, si i quan Eni, ku dhe kulmi u arrit gjate protestave masive kunder nderhyrjes ushtarake ne Irak, pas te cilave, krahe per krahe me Blair ne Londer, Bush deklaroi se pikerisht per kete arsye, qe edhe ne Irak njerezit te kishin garancine se mund te protestonin lirshem si ne perendim, prandaj edhe nderhyrja ne Irak do kryhej. Eko te kesaj deklarate gjen edhe ne ironine e Henry Levy.

    Para se te fillojme kritiken thumbuese ndaj ketyre plebejve te veshur sipas modes me te fundit e me te larte qe ofron makina kapitaliste, apo edhe te zhveshur lakuriq si Engjejt, le te mos mjaftohemi duke thene se qellimet i kane te mira por metoden e kane te gabuar e mesazhet e paqarta, them une. Nese humorin e konsiderojme permiresues, le te kihet parasysh se edhe shenjestren nuk mund t’a kete te qarte, e rrjedhimisht edhe kritika jone do dale huq. Ama nese permiresimi qe kerkohet eshte i atille qe humori nuk ka fuqi t’a realizoje, atehere le te mos qeshim se bashku me ata lart perfundimisht kunder atyre poshte ala Bush dhe Henry Levy, por te pranojme se edhe pse “kjo dite ende nuk ka mberritur”, te pakten vitin tjeter i duhet vene zjarri parlamenteve.

  11. Pardje nje i njohur imi, punonjes ne ministrine e energjitikes ishte detyruar me dhune te shkonte ne mitingun e organizuar nga qeveria. Dhe sic me erdhi fjala me vone, kjo pune ishte bere ne te tera ministrite dhe institucionet shteterore. Po ashtu edhe shkollat. Dy kusherinj te mi ma konfirmuan kete. Ishin marre mungesat – te djelen. Ndersa ne ministrite “e” Sali Berishes ishin vendosur militante te punesuar te regjistronin se kush kishte ardhur, dhe madje u ishte kerkuar te shtypeshin kartat qe regjistrojne oret e punes. Nese dikush pa ne televizor sesi ishte pritur Sali Berisha neper bulevard, ishte nje skenim i gjithi. Punonjes se ministrive ishin detyruar te dilnin para ministrise. Shefat kontrollonin me lista ne duar.

    Asnje gazete nuk shkruan per kete autoritarizem te ri ne Shqiperi.

    Nese dikush dyshon se po flas per kohen e Enver Hoxhes, ja u bej te ditur se kjo ngjarje ndodhi te djelen, dt. 5 Prill. 2009, pas ores 17:30, ora kur njerzit duhet te paraqiteshin me detyrim ne ministri.

    Xhaxhai dhe Levy thone pastaj se jane te panevojshme masqueradat. Ju nuk e kuptoni se Sali Berisha po behet Putin ne Shqiperi. Dhe kjo me ndihmen e Perendimoreve, qe kane si prioritet stabilitetin politik dhe jo lirite e te drejtat themelore te individit.

    Pak para ca ditesh perseri u be problem per disa vajza muslimane qe deshironin te ndiqnin arsimin e mesem, porse duke mbajtur shami ne koke. Nderkohe qe Sali Berisha ka shpallur feste kombetare diten e shenjterimit te Nene Terezes. Vete Papa Gjon Pali ka bere mbi 300 shenjterime, duke ulur ne gjysem per gjysem numrin e mrekullive qe nje “shenjtor” duhet te kishte bere per tu njohur si i shenjte. Dmth. edhe shenjeterimi e ka humbur ekszluzivitetin. Porse flitet per nje ri-ngjallje te besimit fetar, ja ku e kemi Ri-ngjallesin, ne qeverine shqipetare.

    Gjithashtu shoh ne Shqiperi nje vete-censurim te llahtarshem edhe ne media, persa i perket permendjes se politikaneve. Dje tek Top Channel ne nje emision shume te dobet mbi OSS dhe punen e saj ne Shqiperi, iu kerkua Uran Butkes te heshti dhe te mos permend emra politikanesh, te cilet sipas Uranit kishin nderhyre brutalisht ne shkrimin e historise se Shqiperise. Nje nga keta edhe Sali Berisha.

    Ndersa sa per masqueradat, jam dakord. Keto institucione duhen bere sa me qesharake. Une do te formoj ne Shqiperi degen e atyre kllouneve anarshiste. http://people.tribe.net/joanofart/blog/b53c5b89-5fbf-4654-aeb6-a72a8638b87f

  12. Rastesisht me ra ne dore dicka nga Karl Weick qe me konfirmoi nje dyshim te hershem qe kam pasur per shkallen e ekzagjeruar me te cilen trajtohen problemet sociale, dhe gjithe turmave qe shkojne dhe vrapojne pas yjeve si “Chomsky” & co. Ja c’thote ne nje pjese:

    “The massive scale on which social problems are conceived often precludes innovative action because the limits of bounded rationality are exceeded and arousal is raised to dysfunctionally high levels. People often define social problems in ways that overwhelm their ability to do anything about them”

    Perkthimi shqip:

    Trajtimi ne shkalle massive i problemeve sociale shpesh frenon aksionin krijues sepse limitet e kufijve te racionalitetit jane tejkaluar dhe eksitimi ngrihet ne nivele shume te larta jofunksionale. Njerzit shpesh i perkufizojne problemet sociale ne forma te tilla qe i mbingarkojne aftesite e tyre per te bere qofte edhe ndonje gje per to.

  13. Ujk, te them te drejten nuk e kuptova fare komentin tend, pervecse vura re qe kishe zevendesuar nje yll me nje yll tjeter. A e sqaron?

    1. Lulian,

      Welcome to my world… Edhe une kam dy dite qe nuk te kuptoj se perse do te djegesh parlamentet. Njehere permend trshegimine si arsye (a thua ka ndonje gje ne kete bote qe nuk e kemi te trasheguar, por e paskemi “te fituar me djersen e ballit”?), nje here tjeter permend krimin financiar qe sipas teje shkon i pandeshkuar, dhe qe ky ndeshkim u dashka te jete proporcional me vleren e demit me krimin qe ben dikush qe kapet duke vjedhur domate dhe speca (nuk e di nese ke degjuar per veprime te vullnetshme dhe te pavullnetshme?). Ai qe leviz miliarda doolar ne burse eshte nje individ i cili eshte duke kryer nje pune shoqerore te dobishme, pavaresisht nese e konsideron ti te tille apo jo, dhe qe dikush duhet ta kryej. Si ne cdo pune edhe aty dikush mund te bej gabime ne vleresim, gjykim, etj. Nese gabimet ne transaksione te ligjshme u dashkan te denohen proporcionalisht me shoplifting, ateher kush do guxoj ta kryej kete lloj pune? Sinqerisht nuk e kuptoj se si keto lloj problemesh, nese jane te tilla, justifikojne reagime te tilla si thyerje dyqanesh, djegie institoucionesh aka revolucione!

      Zot na ruaj nga Jakobinet e Rinj.

      Megjithate per te sqaruar komentin tim te meparshem po sjell edhe dicka me teper nga Weick si vazhdim i vleresimit te mesiperm se ndoshta e kupton perse e ka fjalen.

      “…Ironically, people often can’t solve problems unless they think they aren’t problems. If heightened arousal interferes with diagnosis and action, then attacking a less arousing “mere problem” should allow attention to be broader and action to be more complex. Responses that are more complex, more recently learned, and more responsive to more stimuli in changing situations usually have better chance of producing a lasting change in dynamic problems.”

      “…Si per ironi, njerzit shpesh nuk i zgjidhin dot problemet nese i mendojne ato si probleme. Nese eksitimi i shumte pengon ne diagnostikim dhe veprim, atehere te adresuarit e nje “problemi te thjeshte” jo shume eksitues ka mundesi te lejoje perqendrimin drejte nje aksioni me te gjere dhe me kompleks. Pergjigjet qe jane me komplekse, te mesuara rishtas, dhe qe i pergjigjen me mire nxitjes se ndryshimit te situates shpesh kane shanc te prodhojne ndryshime te qendrueshme ne problemet dinamike. “

      P.S. Sa per yjet, ato nuk i krijoj une por propaganda dhe masmedia. Por nese te shqetesojne yjet e mia personale eshte problem tjeter.

      1. “Ai qe leviz miliarda dollare ne burse eshte nje individ i cili eshte duke kryer nje pune shoqerore te dobishme, pavaresisht nese e konsideron ti te tille apo jo, dhe qe dikush duhet ta kryej. Si ne cdo pune edhe aty dikush mund te bej gabime ne vleresim, gjykim, etj. Nese gabimet ne transaksione te ligjshme u dashkan te denohen proporcionalisht me shoplifting, ateher kush do guxoj ta kryej kete lloj pune?”

        Madje jo vetem aq, por nga qe eshte nje pune kaq e dobishme dhe qe nuk mund t’a beje askush pervec te rekomanduarve sipas trashegimise, nuk ka as edhe nje arsye se pse bonuset qe keta njerez marrin te taksohen, madje, per veshtiresi ne pune, duhet t’u japim edhe me teper bonuse. Si thua?

        E megjithate, ai qe leviz miliarda dollare ne burse, nuk eshte nje individ ne kuptimin ligjor te individit, por nje bord korporativ me status te personit juridik. Ky status i personit juridik qe gezojne keto institucione financiare, gezon imunitet nga ligji, pasi eshte e pamundur te ndeshkohet fizikisht nje ndertese. Mund te biem dakord qe reprezentativet te gezojne imunitet juridik, packa se edhe kjo eshte e debatueshme, por kur vjen puna tek keta individe, kush i zgjodhi si perfaqesues? Une? Jo, bjere se e bej vete gjithe ate pune te dobishme. Ky imunitet fizik i ketyre individeve te vecante i mbrojtur me ligj, njihet historikisht si gjendje e jashtezakonshme, Vetem gjate nje gjendje te jashtezakonshme ligji mund te jete arbitrar ne perzgjedhjen se kush eshte i ndeshkueshem fizikisht, e kush jo. Zjarrin parlamentit deri sa struktura ligjore te mos jete e mbeshtetur ne gjendje te jashtezakonshme. Cfare eshte e veshtire per t’u kuptuar ketu? Cfare ka te paqellimshme kur nje njeri qe vjedh nje tas grosh bie ne burg, nderkohe qe nje njeri qe vjedh miliona ndeshkohet duke mos e lejuar te kete 30 vila, por 29. Ku qendron anarkia injorante e ketyre kllouneve kur eshte pikerisht struktura ligjore qe eshte e bazuar ne ligjin e xhungles, ne mbijetesen e me te fortit, ne anarki. Mos me trego per te mirat shoqerore te ketyre personave juridik, por shko e bej nje cap rruge andej nga Harlemi, ku ne tokat e uzurpuara nga Colombia nuk mund te kete akses gjithe shoqeria, pasi kushton nje klase sa qimet e kokes. Mos me trego shko ne shkolle dhe edukohu, kur shkolla nuk konsiderohet si nevoje e te gjitheve por privilegj i trasheguar i disave. Ne mos, jepi, coje deri ne fund argumentin tend, dhe haji mbrapsht llafet qe shprehe ne komentin e pare, e thuaj qe teorikisht, te gjithe kane akses te arrijne sukses deri aq sa te Obames, por praktikisht dera eshte e hapur vetem per njerin, Ghenghis Khan, nje Bote nje Zot.

        Tashti, sa per yllin tend, ka dhe nje aspekt tjeter psikologjik, gje qe veshtire t’a pranoje se eshte aspekt individual, pasi me c’shof premisat i ka te nje metafizike kolektive dhe jo te nje psikologjie individuale. Problemi i patrajtuar, eshte se, nese qe t’i zgjidhim problemet duhet t’i trajtojme si mosekzistente nuk ka garanci qe ky disinteresim i pafokusuar Kantian te mos na coje ne apati, apo ne nje mohim simptomatik te problemeve dhe rrjedhimisht te zgjidhjeve. Nuk e kam problem nese kete metode instruktive ia atribuon nderhyrjes artistike, ashtu si ia atribuon Kanti, dhe ashtu si dhe duhet t’ia atribuojme ketyre kllouneve te pafokusuar. Problemi qe kam eshte se deri tani, nuk ke ofruar asgje pervec retorikes artistike, tralala, “we had fun” prej ketij ylli, dhe edhe neqofte se ke ofruar dicka, eshte zgjidhja e problemeve duke i mohuar si probleme, shkurt, shmangie problemesh.

        Kuptohet konvencioni per te rene dakord te mos biem dakord, nese refuzon te pranosh se struktura ligjore e jashtezakonshme, e ushqyer ne dac nga klubi eksluziv i NATOs, ne dac nga klubi eksluziv i trashegimtareve te bankave dhe prifterimit edukativ, eshte problematike.

        1. Lulian,

          Une nuk jam jurist dhe per rrjedhoje cdo pergjigje imja do kishte shume pasaktesi ne adresimin e shqetesimeve te tua per statusin juridik te korporatave, apo individeve qe punojne per to. Por do te kerkoja qe para se te shkosh te djegesh parlamentin, ndalo njehere perpara “Supreme Court” dhe jepua atyre keto argumentat qe sapo mi dhe mua se mbase te degjojne.
          Nderkohe ndryshe nga sa thua ti une jam i shqetesuar, ndonese jo shume i eksituar, per problemin. Por une vazhdoj te mos e kuptoj lidhjen midis djegies se dyqanit, parlamentit dhe padrejtesive shoqerore, edhe sikur te vendosim ti perqasemi zgjidhejes se ketyre problemeve (shoqerore) me fshese te madhe apo te vogel, te eksituar apo te paeksituar.

          P.S. Ate shkrimin me poshte do ta lexoj kur te kem pak kohe, por kam pershtypjen se me shume se Weick do me ndihmoj te kuptoj ty, gje qe mezi pres ta bej.

          1. O Ujk, jemi ne faqe krejt te kunderta. Une te qahem nga apatia, ti me qahesh nga eksitimi ekstrem. Nje rruge te mesme do e gjejme e do piqemi. Qe ne fillim thashe, shkaterrimi eshte pune qe nuk ka pse ndermerret nese keto pune zgjidhen me ane te procedurave te pranuara. Problemi eshte qe me ane te procedurave te pranuara nuk ka sy per Qabe qe te zgjidhen, pasi me beso, edhe pse Supreme Court eshte me se ne dijeni te ketyre kontradiktave ligjore e nuk mbeten t’iua mesoj une apo keta kllounet e tjere, vazhdojne te zgjedhin rrugen e ketij yllit duke e konsideruar problemin sikur te mos ekzistoje, (pak a shume si FEMA gjate Katrines). E vetmja gje qe mund te mesojne Supreme Court prej kllouneve, eshte se festat e tjera, zjarri qe mendojne se e kane ne kontroll mund te mos kurseje as ata e as policine e tyre nese keto pune nuk i zgjidhin sipas procedurave te duhura ligjore.

  14. Ne fakt ajo qe thua ti Ujk vlente per sloganin “Shqiperia ne NATO”. Askush deri me sot nuk e ka kuptuar pse? Pervetem se Kryetares sone te Parlamentit qe me Naton simbolizon nje sere politikash qe duhet te kishte ndikuar vete t’i bente dhe jo te fliste mbi to se i kane bere te tjeret: “zhvillim ekonomik”, “ender e jashtezakonshme(!)”, “deshira e popullit” etj.

    Slogani qe shndrit neper rruge: “NATO:a miracle of freedom”. Sapo ju shkruajta mbi ringjalljen e besimit fetar. Sala me mplajken sikur edhe Enveri po kalon neper nje psikoze mistiko-fetare. I quan te gjitha mrekulli.

    Akoma nuk e kam kuptuar se cfare do te thote kjo “a miracle of freedom”. Nese njerzit do te ishin te lire dhe te arsyeshem, nuk do te besonin ne “Mrekullira”. Keshtu do te thonte Kant. Edhe mbas 300 vjete Iluminizem, dhe ne Shqiperi flitet “miracle of freedom”. A thua si liria sjell mrekulli.

    1. Kapedan, as unë nuk e kuptova mirë këtë punën e Lirisë.
      Në një kuptim, lirinë e Shqipërisë (si shtet sovran) nuk e ka kërcënuar kush; Shqipëria është nga ato shtete me aq probleme, sa edhe të ta falin, nuk ke ç’të bësh me të.

      Përkundrazi, liria e qytetarëve të Shqipërisë nuk mund të sigurohet nga NATO-ja, por nga shteti ligjor; meqë kërcënimi kryesor për këtë liri vjen nga brenda, jo nga jashtë.

      NATO-ja nuk luan ndonjë rol vendimtar as edhe në lirinë e qytetarëve shqiptarë për të lëvizur jashtë Shqipërisë (e famshmja çështje e vizave).

      Më në fund, është paradoksale ta lidhësh lirinë (madje “mrekullinë” e lirisë) me futjen në një aleancë ushtarake; meqë aleanca vërtet do të ndihmojë për të zmbrapsur një agresion të mundshëm, por nga ana tjetër, sjell me vete disa detyrime të caktuara, të cilat, formalisht, kërkojnë që Shqipëria të heqë dorë nga disa liri të vetat, që i gëzonte më parë si shtet sovran i paangazhuar.

  15. Pas ngjarjeve të Londrës dhe të Strasburgut, ka pasur disa diskutime në mediat për protestat – dhe pikërisht se për çfarë vlejnë këto veprime pikërisht.

    Natyrisht, të shpresosh se protestuesit kundër NATO-s mund të arrijnë, bie fjala, që ta shpërbëjnë këtë aleancë, do të thotë të kapërcesh, me imagjinatë, edhe shpresat më utopike të protestuesve vetë.

    Atëherë çfarë?

    Disa kritikë mendojnë se protestave të sotme u ka humbur fokusi; të rinjtë dalin në rrugë dhe protestojnë, por për arsye të ndryshme. Lidhen mes tyre thjesht ngaqë janë kundër “etërve”, por jo nga synimet e protestës.

    Jo rrallë qëllon të shohësh, të afishuara brenda të njëjtit manifestim, parulla proteste kundër globalizmit, ndotjes së mjedisit, Papës, NATO-s, luftës në Irak, Amerikës, Izraelit (Zionizmit), racizmit, armatimit; ose pro të drejtave të homoseksualëve, emigrantëve, liberalizimit të drogave dhe çështjeve me karakter lokal. Për shembull, funerali i një kanarine gjigante gjatë protestave të G20 në Londër ishte menduar si protestë ndaj degradimit të Canary Wharf, edhe pse një pjesë e madhe e publikut anembanë botës nuk mund ta merrte vesh këtë, dhe do ta interpretonte kanarinën si një butafori karnevaleske.

    Të tjerë mendojnë se duhet bërë dallim midis qëllimit të protestave dhe efektit të tyre – ndaj pushtetit, ose opinionit publik. Bie fjala, rreziku i protestave të parregullta është arsye e mjaftueshme për ta fryrë tej mase aparatin e policisë dhe të sigurisë rreth liderëve planetarë. Nga ana tjetër, thuhet se një pjesë e shkatërrimeve, vandalizmave dhe budallallëqeve që i përcillen publikut televiziv shkaktohen prej agjentëve provokatorë, të cilët rregullisht përpiqen t’i degradojnë protestat në farsë.

    Megjithatë, një pjesë e madhe e organizatorëve të protestave shpjegojnë se veprimtari të tilla kundër establishment-it kanë për qëllim të sensibilizojnë publikun për çështje të caktuara, duke siguruar akses në mediat. Për fat të keq, mediat e sotme e sidomos TV funksionojnë në mënyrë të tillë që vëmendja e tyre mund të tërhiqet vetëm nëpërmjet gjesteve të ekzagjeruara, teatrit të rrugës, karnevalit.

    Nuk duhet harruar edhe se vetë pjesëmarrja në protestë ka rëndësinë e vet, meqë funksionon si shkollë dhe njëkohësisht kontekst për të krijuar grupime, të cilat nesër mund të ndërmarrin veprimtari më të fokusuara; ose për të riprodhuar grupime politike ose sociale ekzistuese, të cilat duan t’i provojnë vetes se janë në gjendje të funksionojnë edhe në rrugë.

    Çfarë i mungon këtij konteksti, është një ideologji e përshtatshme. Marksizmi me derivatet e tij tashmë vështirë se mund të përdoret më; edhe pse kritika marksiste ndaj globalizmit është gjithnjë më racionale se alternativat e saj. Multikulturalizmi dhe politikat e identitetit, për mendimin tim, janë kundërprodhuese dhe e kanë futur krejt lëvizjen no-global në qorrsokak. Mbetet ambientalizmi, i cili e ka një bazë si të thuash racionale, por që po shndërrohet me shpejtësi në një farë religjioni (apokaliptik), madje pa e kompletuar mirë as fazën ideologjike.

  16. Protesta!
    Nuk shikoj vecse protesta by.qi.s dhe …gjithandej.Me duket se dicka mungon ne njerezimin e sotem.Dicka qe pengohet nga ana tjeter.Duket qarte qe dicka ka ngecur ne ingranazhet e sistemit.Une kam dyshimin qe sistemi eshte nen klithmen e pare te madhe te mbijeteses ne shkalle globale.A do te arrije kapitalizmi i tejshtrire gjeografikisht,te mbijetoje edhe ketehere???Duket sikur armiku i kesaj radhekoh,terroristitizmi,eshte i dobet dhe nuk e justifikon pozicionin e kundershtarit te madh qe kerkohet nga te gjitha palet.Ku eshte armiku i vertete??Te gjithe e duam ate,ekzistencen e tij.Mungesa e tij zhgenjen dhe zgerlaq kedo,biles ben qe ti cohemi atij qe derdje e kemi quajt mik..

    1. Orakull, të lutem hiq dorë nga fiksimi me homoseksualët, gjej ndonjë metaforë tjetër.

  17. Kush esht armiku i vertete?
    Nato?? Penguesit e martesave ndermjet lesbikgejve? Apo vetvetja??
    1.Imê 5% e popullsise boterore ka 100% te pasurive prodhuese.Pjesa 95% e popullsise se botes mbijetojne duke ju nenshtruar formave moderne te skllaverise si ne rang individual,grup dher deri ne State.Forma moderne,ose neoskllaveria personal-shteterore,e cilat mbrohet nga ligje te vendosura nga parlamente e Kongrese qe perfaqesojne 100% te popullsise.Ca qe skllever,ne protestafesta qe kamerazohen buzeqeshur duke zjarrosur dyqane,ca skllever te zorrqeshur qe buqetosin lulesh blu sheshe ne festaprotesta.
    2.Zhvillimi ekonomise imê synon ne arritjen e shpejtesise se drites se ciklit para-mall-para si dhe te rritjes pa skani te pasurise se 5% te popullsise.Rritja e prodhimit te te mirave me destinacion 95%-shin tjeter te popullsise synon ne kthimin e tyre ne qirrameres te qirramarsve…………..
    Ky njerezim nuk mnedon me.Ka arrit ne piken kur kerkohet nji rigjenerim total,i menduar ne radhe te pare nga ata qe kane 5%.Rrezimi rrezçon te gjith.Ata qe pengojne e i kane kthyer “protestat” ne teatre e kongreseparlamentet ne Zog te zi duhet te leshojne litar…Krishti me duket sikur e kishte parashiku kete.Ateher kur njerez te ndershem te te drejte nuk do te kete me..Koha apokaliptike.Ne keto kohera mbreterit qesa vininndroheshin me te rrepte beheshin.Krishti nuk mund te parashikonte qe e gjith kjo do te ishte kaq e komplikuar dhe kaq e fshehshme.Djajte e sotem ja kaluan djallit te pritshm.

  18. «Il vostro premier e piu’ idiota del nostro»
    Një nga efektet më shqetësuese të globalizimit, sipas analistëve, është edhe dalja në skenë e shtetarëve idiotë; përmendim këtu: Bush, Berlusconi dhe më pak të spikaturin Blair (sipas renditjes).
    Silvio Berlusconi njihet në qarqet politike ndërkombëtare si një njeri pa takt. Dhe tërmeti i fundit që shkatërroi Abruzzon shërbeu si sfond për batutën e radhës. Në një prononcim për stacionin gjerman N-TV, zoti Berluskoni kur ra fjala për njerëzit që jetojnë në fusha, komentoi: “Ata kanë gjithçka që u nevojitet; ndihma mjekësore, ushqim të ngrohtë… Natyrisht, strehimi i tyre është disi i përkohshëm. Ata duhet ta konsiderojnë këtë si një fundjavë kampingu.”
    Gjatë një sesioni fotosh të samitit të G20 në Londër, pak ditë më parë, mbretëresha Elisabetë iu drejtua me një “Çfarë ka që bërtet!” pasi kryeministri italian po thërriste me një ton të shpenguar: Ej, Obama, Obaaama!
    E paçmuar në lidhje me këtë të fundit, është edhe batuta “Giovane, bello e abbronzato!”
    Të mos harrojmë perla të tilla të folklorit urban, si “Moi je t’ai donné ta famme – unë të kam dhënë gruan” drejtuar Sarkos; apo “Një tjetër arsye për të investuar në Itali, është se ne kemi sekretare shumë të bukura… vajza të jashtëzakonshme” apo edhe pse ai po mendonte të hidhte 30 000 trupa ushtarake nëpër qytetet e Italisë, nuk do kishte ushtarë të mjaftueshëm për të mbrojtur “vajzat e shumta të bukura” italiane nga përdhunimet.
    Nga kjo duhet nxjerrë si rezultat se inteligjenca bën dëm – Silvio Berlusconi nuk është vetëm një kryeministër, po edhe një miliarder. Xhaxha, s’do bëje keq po t’i kushtoje një shkrim bëmave të k/ministrit të vendit fqinjë.

    1. Bush, Berlusconi, Blair… këtyre të gjithëve njëlloj u fillon mbiemri. Mos ua ka fajin B-ja!

  19. Mos duhet shtuar edhe nje tjeter -B-, ne renditje, Xha Xha??! Apo, behen shume, pastaj…

  20. “Tre Luaner ka sot Bota,
    Dy Azia nje Europa… ”

    Keto jane vargjet e nje kenge popullore te kenduar ne vitet 50te mos gaboj. I pari ishte Brezhnjevi, i dyti Mao Ce-Tung, dhe i treti… nuk ma nxe goja.
    Holy Grail shqiptar…

Comments are closed.