NJË RACIZËM I TILLË

Duke menduar se jetoja në SHBA, një i njohur, sapo më pa në një rrugë të Tiranës më pyeti nga larg: Si e keni atë jevgun? Nuk e di nëse është e nevojshme të saktësoj për kë e kishte fjalën, por ai nuk qe i vetmi rast kur dëgjova të flitet për “jevgun”. Natyrisht është fjala pë “jevgun” më të njohur të planetit.

Megjithëse nuk di të them se shqiptarët janë me tendenca më të theksuara raciste se popujt e tjerë, është mjaft e dukshme se ata i shfaqin ato më hapur se të tjerët. Në një rast a në një tjetër askujt nuk i kalon pa vënën re një ndjenjë të tillë përçmimi ndaj njerëzve me ngjyrë.

Këtu e kuptoj që shumë vetë do të kishin dëshirë të mos shkoja më tej pa më vënë në dukje se racizëm ka edhe në Amerikë dhe gjetiu. Ashtu është. Sapo lexova një intervistë të një njeriu të cilit i besoj, Morgan Freeman-it. Thoshte se edhe sot fëmijët e bardhë dhe ata me ngjyra nuk rrinë bashkë. E megjithatë kjo vetëm sa më kujton një ndjenjë lehtësimi kombëtare që ditët e fundit u ngrit mbi trojet amtare, kur shtypi i Tiranës zbuloi se edhe në perëndim vjedhin. (Eshtë e gjithnjë e sikletëshme të jesh fillikat në punë të tilla!). Por sikundër një gjë e tillë nuk është arsye bindëse për tu akomoduar me vesin, po aq kemi arsye ta tolerojnë racizmin me motivin se ai ekziston edhe gjetiu.

Një punë pakmujore përkthyesi që mu desh të bëj vite më parë për hesap të një organizate humanitare, nëpër strukturat pritëse të emigrantëve që vinin nga vendet e ndryshme, kryesisht nga Lindja dhe Afrika, më dha mundësi të zbuloj gjëra të çuditshme. Në tërësi qytetarët e ish vendeve komuniste tregonin një racizëm virulent, por më të theksuar e më të egër e shihja te djemtë  shqiptarë dhe te rusët.

Gjatë gjithë ditës ishin si të hutuar, të humbur, të stresuar e deprimur nga pritja e pashpresë, por gjithçka ndryshonte kur ishin në prani të afrikanëve. Gjallëroheshin, ndiheshin superiorë, i shihnin me përbuzje, largoheshin kur ata u uleshin në të njëjtën tavolinë, kërkonim të mos i vinim në të njëjtën dhomë me ta, i shanin e i tallnin në shqip, edhe pse ishte fjala për avokatë, gazetarë a intelektualë ruandezë, kongolezë apo të tjerë që u iknin luftërave civile e që kishin parë familjet tu masakroheshin më kmesë.

Kur, më fatlumturve prej tyre “u vinin letrat”, pra u legalizohej qëndrimi, shumë prej shqiptarëve bëheshin keq, nuk arrinin të kuptonin se, “për çfarë i duan këta jevgjit këtu”. Më vjen keq që sjell fakte të tilla, por them se ndihmojnë në mënyrën e tyre për të njohur veten tonë.

Ndërkohë vura re se shumë nga kosovarët e pranishëm tregoheshin më të rezervuar (mbase pasojë e hapjes sër dikurêshme të Jugosllave ndaj vendeve t e Botës se Tretë). Si burrat edhe gratë e kishin zakon që afrikanët t’i quanin “bythëzinj”, por nganjëherë edhe “magjypë”. Në fillim mendoja se ishte thjesht një epitet fyes, por nuk qe tamam ashtu, shumë prej tyre nuk e njihnin fjalën zezak (neologjizëm i Nolit, më duket). Më të kultivuarit i thërrisnin “negër”, por në tërësi të gjithëve u duhej kohë të kuptonin dallimet kulturore dhe etnike midis shtetasve të vendeve arabe dhe të atyre që vinin nga vendet e Afrikës së Zezë. ‘Arab’ për ta ishte edhe banor i vendeve arabe, por edhe ‘arap’ pra i zi, afrikan.

Më mbetet gjithnjë enigmë nëse ky lloj racizmi është i trashëguar apo i kultivuar. Nuk ka asnjë shenjë që teoritë e A. Gobinosë të kenë qarkulluar në Shqipëri. As për periudhën e regjimit komunist nuk mund të thuash gjësendi të veçantë. Të paktën një gjë të tillë nuk mund t’ua faturosh atyre. Flitej për një lloj internacionalizmi proletar që në parim ishte mbiracor.

Në këto kushte nuk është e habitshme që si komb të kemi për tendencë të riprodhojnë dhunën që kemi pësuar vetë si popull i shpërfillur në periferinë e perandorive të mëdha, por pa mundur të integrohet plotësisht as në njërin e as në tjetrin kah, pa një profil antropologjik të përcaktuar, një situatë kjo krejt e rrallë që duket se ka lënë gjurmë simptomash të një personaliteti të dyfishtë, që shfaqet në tendencën për të shtypur me këmbë më të dobtit dhe të përkuljes para më të fuqishmëve.

Për shkak të një krenarie pa kuptim (që bie në gjunjë para një torte të madhe), por që shkon deri në kufijtë e teatralitetit dhe në pamundësi të vënë në pah vlera që t’i veçojnë nga të tjerët, ata (ajo pjesë që e shfaq një gjë të tillë) kërkojnë të veçohen duke besuar në superioritetin e lëkurës së tyre të bardhë. Dhe këtë e shprehin nëpërmjet njëfarësoj racizmi parak, foshnjarak, por të rrezikshëm e me pasoja. Ai mund të shndërrohet dhe marrë trajta e një racizmi doktrinar, aty nuk pritet.

Një gjë të tillë të sjell ndërmend një deklaratë të fundit, sa të pavend aq edhe absurde e Ministrisë së Punëve të Jashtme që i tërhiqte vëmendjen e dënonte palën palestineze për sulmet ndaj Izraelit. Gjithsesi, një kurs i çuditshëm politik më ka tërhequr vëmendjen që para disa muajsh kur pjesa më e madhe e vendeve të botes votoi dhe u hapi palestinezëve një vend modest në UNESCO- ndërsa Shqipëria për turpin e saj abstenoi.

Nesër presim të mësojmë, nëse për nëpunësit tanë më të rëndësishme janë interesat kombëtare apo ato të B. Netanjahut, kur në OKB do të kërkohet një përfaqësim formal për Palestinën. Po nuk patën guxim të nxjerrin pak hundën nga rreshti, nuk kanë më të drejtë të bëjnë të habiturin pse shumë nga vendet arabe mëdyshen të njohin Kosovën. Arsyetimi i znj. Klinton se problemi nuk zgjidhet në OKB, por nëpërmjet bisedimesh në bazë, më ngjan fort i dyshimtë. Para një Izraeli të veshur në hekur e që përgjon e kërcënon me një avion dron mbi kokë çdo kuadër palestinez, çfarë argumentesh do të hedhë në tavolinë një jo-shtet, një popull që njihet si “entitet”, që nuk ekziston në forumet botërore e që ka vetëm gurë e llastiqe në duar? Si mund të japë zgjidhje të pranueshme në një tavolinë në Lindjen e Mesme nja ekuacion kaq i pabarabartë?

Po qe se do të abstenojnë edhe nesër, nëpunësit shqiptare do të mbrohen duke thënë se ashtu bënë edhe të tjerët, por harrojnë se të “tjerêt” nuk kanë pas vetes gjysmën e kombit tê tyre, të cilin ende nuk e njeh gjysma e botës.

Te deklarata që përmendëm më sipër, shihen më të theksuara shenjat e një racizmi doktrinar, që shpërfill një popull të vogël, të nëpërkëmbur e që nuk ka gjasa të paraqesë ndonjëherë interes strategjik për Shqipërinë. Dhe gjithçka për hir të një pragmatizmi banal, i zhveshur nga humanizmi, që shquhet vetëm për rendjen deri në imoralitet pas të fortit, edhe pse nuk besoj se diplomacia amerikane është ulur deri në atë pikë sa tu kërkojë nëpunësve shqiptarë të abstenojnë në UNESCO apo të qëllojnë Palestinën me deklarata absurde këto ditë, apo të abstenojnë nesër. Besoj më fort në atë se rajatë e zellshëm të kohëve moderne e ndjejnë në ajër se çfarë u duhet të bëjnë.

Përgjigja e shpërpjesëtuar ushtarake e Izraelit shkaktoi edhe një herë viktima midis arabëve palestinezë, por për to Ministria e Jashtme nuk gjeti asnjë fjalë të thotë, nuk pipëtiu fare. Duket se në Tiranë janë të mendimit se “terrorizmi” i të rrethuarve që qëllojnë me raketa artizanale “Kasam”, e meriton ndëshkimin e rrethuesve dhe me këtë rast u rreshtua në anën e teknologjisë dhe Cahalit që lëshonte mbi ta raketa nga avionët F-16 dhe helikopterët Apache. Ajo nuk gjeti asnjë fjalë të flasë për ata të rinj të pashpresë, për ato breza njerëzorë që lindin e vdesin kampeve të refugjatëve dhe që dëshpërimi i shtyn të ngrihen me gurë e llastiqe kundër një prej ushtrive më të forta.

Të paktën te ketë zgjuarsinë të heshtë, deri sa midis zyrtarëve të saj shpresojmë se do të ketë ndonjë që së fundi do të kuptojë se të mos rreshtohesh në çdo çast në anën e politikës së qeverisë së Izraelit nuk është qëndrim antisemit. Janë gjëra të ndara.

Qesharakë e kundërthënës,  duke përcjellë imazhin e atij që pret degën poshtë këmbeve të veta, nëpunësit shqiptarë të politikës së jashtme lënë të kuptojnë se motivi i pashprehur i aksionit të tyre politik  është se ata besojnë thellë se pigmenti i bardhë ka më shumë vlera se sa ai me ngjyrë.

Nuk ka komente

  1. Ne vere, mediat dhane nje lajm per ca turiste shqiptare qe ishin bllokuar ne nje aeroport izraelit sepse dyshoheshin per … myslimane! E kjo, sic u tha, vetem duke u nisur vetem nga mbiemrat dhe emrat e prinderve( ka shume gjasa qe shume prej tyre te kishin emra jomyslimane!) .

    Ndersa qendrimi i politikes dhe shtetit shqiptar mund te justifikohet me ate qe quhet arsye shteterore, qendrimi i intelektualeve, ne lidhje me problemin atje, eshte i pajustifikueshem dhe here here edhe qesharak.

    Nje gazetar, shume i njohur dhe me shume eksperience ne shtypin shqiptar ,kishte bere nje reportazh per Jeruzalemin. Pasi flet me mallengjim per kete qytet , ai e mbyllte reportazhin keshtu : per nga toleranca fetare , ky qytet i shenjte , mund te krahasohet vetem me Shqiperine…

    E ta mendosh qe nese ka nje vend ne bote ku perplasjet fetare kane permasa biblike, ky eshte Jerusalemi!

  2. Kete e kam per pjesen e pare te shkrimit. Mundohu te shohesh pak me tej flluckes shqiptare o autor. Kudo njerezit identifikohen ne grupe. Qenkan shqiptaret me keq se te gjithe? Boh c’na cudite… A e ke menduar se te folurit shqip te jep me teper informacion, dhe plus qe dikush nga vendi jot e ndien me te lehte te hapet me ty sesa nje rus. Sh mire kritika duhen bere, nuk po mbroj kto sjellje… racizmi etj etj mendoj qe duhen luftuar ne shoqeri, por ne te njejten kohe sbesoj se jemi ne shqiptaret me keq se te gjithe, nuk mendoj se kuantifikohet dot kjo. Me duket se paske pak informacion te limituar zotrote. S’je ti i vetmi me eksperienca me njerez nga vende te ndryshme te botes. Kam jetuar ne Amerike per nje kohe te gjate ne nje qytet me shumicen e popullates zezake, dhe atje zezaket kishin shume mllef ndaj te bardheve, e i tallnin e u thonin s’di te kercesh, s’di te kendosh, s’ke te prapme, ske humor, a u di une.
    Apo ke pasur ndonje mik (dikush i edukuar ky) nga Nigeria e te thote qe ne fqinjte e tone ne Nigeri nuk i konsiderojme fare sepse na duken inferior? Them a i ke pasur mik sepse sa per muhabet 5 minutash jane te gjithe idealiste e te tere bejne si te edukuar ne kulm, vec kur i njeh mire e te dalin kto thumbat pastaj. Me greket ke folur? se une kam pasur plot miq te ngushte greke ne shkolle, qe sa lart e shohin veten ata. A ke jetuar ne Azi? Une po. Shih njehere si i trajtojne kinezet indianet e pastaj flasim (jo vetem fjale prapa shpine, po keqtrajtim ne sy flas ketu).
    Brezi i prinderve tane, si pasoje e komunizmit, kane qene shume te izoluar dhe i kane me te theksuara kto karakteristika, por brezi i ri eshte me teper ne dijeni per keto gjera. Troc muhabetit kto karakteristika njerezit i kane kudo ne bote. Ne fund te dites ligji eshte qe nese je i mire me mua une do jem i mire me ty, dhe kjo vlen per shumicen e shqiptareve.
    Kritikoni ama mjaft na vute medalje te zeza per cdo gje, se njerez jemi dhe ne si gjithe te tjeret, bejme gabime. Duhen luftuar keto gjera ne shoqeri patjeter, por ama jo duke nisur me fjali te tipit: ne me keq se keto, ne me keq se ato… kur nderkohe ti vete duke qene shqiptare ke aq sh bias. Na e sollet ne maje te hundes me kto shkrime sikur kane dale nga i njejti liber te gjitha (lista ku radhitemi per keq ne cdo gje). Na hutuat! Hajt tung!

    Dhe sa per Palestinen, kshu eshte kur nje shtet ndjek nje politike shume pro Amerikane (shih Australi, Canada etj). Mendoj se vota duhet te jete po por gjithsesi abstenimi sme duket keq.

  3. Kjo puna e jevgut Obama s’ka ndonje gje skandaloze, eshte reciproke gjeja, zezaket e Amerikes qe e votojne gati 100% Obamen jane ne nje pjese te mire raciste ndaj te bardheve.

    Leqe me konceptin e racizmit abuzohet aq shume saqe ka humbur edhe kuptimin, ca kupton njeri me ate fjale nuk kupton tjetri.

    Psh ajo qe po thote yol mund te kuptohet edhe si akuze ndaj autorit per racizem ndaj shqiptareve, ne kuptimin e paragjykimit te etnise e jo gjykimit te individeve apo grupeve te caktuara mbi baze argumentesh.

    Sepse kur paragjykohet etnia kemi te bejme me racizem, te pakten nje nga kuptimet.

    Persa i perket diplomacise sone dhe palestinezeve, Amerika s’ka nevoje te na urdheroje persa kohe qe ne e dime se ç’deshiron.
    Nuk na sjell ndonje perfitim, as ne lidhje me çeshtjen kombetare qe te mbajme ndonje qendrim te pavarur, sepse nga konflikti arabo-izraelit nuk mund te bejme dot ndonje paralelizem fitimprures per shkak te anomalise se konfliktit dhe nga ana tjeter as vendet arabe e as Izraeli s’e kane njohur Kosoven.

    Prandaj, ne lidhje me te ne mbajme qendrimin qe na ben pune, dmth ate qe do Amerika, ndaç Amerika ta kete e ndaç mos ta kete prioritet.
    Meqe Amerika s’e kish prioritet iu fut nje abstenim, qe ne fakt eshte qendrimi yne parimor ndaj çeshtjes arabo-palestineze, persa kohe qe asnje nga palet s’na jep gje, as ne s’i japim gje, dmth i japim indiference, abstenim.

    Nga ana tjeter, s’ka me nder bythe askush t’i beje moral shqiptareve me qendrim ndaj vrasjeve te civileve sepse asnje nga palet, nuk ngriti as gishtin e vogel kur ne Kosove vriteshin gra e femije shqiptare nga serbet.
    Si i thone, moral le t’u bejne tjeterkujt, se duhet te kesh fytyre te besh moral.

  4. Korigjim: Gabimi eshte i imi. Shqiperia abstenoi kesaj here. Informacionin e kisha nga nje pale e trete. Duhej ta kisha verifikuar vete. Por u cyta edhe nga fakti qe Shqiperia e ka njohur shtetin e Palestines qe prej 1988.

  5. Në tërësi qytetarët e ish vendeve komuniste tregonin një racizëm virulent, por më të theksuar e më të egër e shihja te djemtë shqiptarë dhe te rusët.

    Dje po lexoja qe nje deputet i te djathtes ekstreme hungareze kish kerkuar ne parlament qe ‘te regjistrohen te tere cifutet pasi perbejne rrezik per shtetin’. Dua te ilustroj qe rracizmi eshte ne mode kohet e fundit. Shqiptaret nuk te habisin shume pasi sapo kane dale nga ‘rifuxhoja’ ku kane qene strukur dhe nuk dine si te perballen me globalizmin. Ndersa ruset me habisin: kane qene nje perandori multi-kulti (qofte cariste,qofte sovjetike), dhe duhet e kishin krijuar nje fare imuniteti ndaj rracizmit.

    1. Me sa di, ne Rusi, jane rregjistruar edhe vrasje të zezakëve, por po të kujtohet para disa vjetesh ne nje qytet rrahen disa te huaj vetem sepse i degjuan ne rruge tek flisnin nje gjuhe qe nuk ishte gjuha e tyre. Doli qe ishin studentë shqiptare…

      1. Racizmi ( jo pigmentik kryesisht) po gelon ne Ballkan; sidomos drejt kombesive e feve…si bistake te krizave qe e shoqeron.

        Vetem djegiet e flamujve flasin teper shume.

      2. Sa per ilustrim: kjo video nga Russia Today (tip Voice of America por Putin style), tregon llojin e tipit qe shkon ne miting te tille. Nuk kisha pare ndonjehere Shen Merine te perzier me svastiken. Ky lloj rracizmi ne Rusi eshte me virulent se sa ai qe konstanton ne Shqiperi

  6. Për kete problem edhe opozita nuk e çel gojën dhe qendron si i bukuri shejtan me nje dore te prapanica, nga frika se mos i vjen gjesendi e papritur nga kushedi kush…

  7. Kur flitet për racizmin ndër shqiptarë, kjo rëndom mund të interpretohet ashtu si e bën Hyllini, si paragjykim kolektiv të etnisë, në këtë rast të shqiptarëve. Por një artikulim më i drejtë do të ishte: shqiptarët përgjithësisht nuk reagojnë kur në publik shfaqen denigrime të tilla raciste ndaj kombësive dhe pigmenteve të ngjyrave të tjera. Unë besoj se Lyss që e vë në pah, realisht kërkon të nxisë reagimin ndër njerëz, apo t’i bëjë të ndërgjegjshëm për racizmin në shoqëri. Racizëm ky që i bën dëm asaj vetë, sepse shfaqet dhe në forma dhe ndaj grupimeve të brendshme identitare mes shqiptarësh. Si rasti këtu për shembull. Tani unë nuk impresionohem për racizmin e rusëve apo ndonjë tjetër populli që, kam përshtypjen shfaqen si një mënyrë për të justifikuar racizmin “tonë”. Denigrimi racist, është shumë i pranishëm sidomos në politikën shqiptare, dhe synohet ndër të tjera që ky artikulim të mos pranohet publikisht si argument. Në mënyrë që nëpërmjet ndryshimit të gjuhës politike, të ndryshohet realiteti. Pra shoqëria duhet që të sigurojë anti-trupat e veta për tu imunizuar nga retorika raciste. Nuk është qëllimi i postimeve të vihet në pah se sa keq jemi, por të shihet kjo si nevojë për tu ndryshuar kjo gjendje ku jemi.

    Tani, realisht unë mendoj se shkaqet që në publik shfaqen kaq shpesh e rëndom denigrime raciste, janë të shumta. Një arsye është promovimi racist i shqiptarllëkut. Teori të prejardhjes, racë e pastër, racë ariane, racë e njëjtë etj… Koncepti pra i shqiptarit parësisht si material gjenetik. Dhe kush del “jashtë” konceptit denigrohet po racialisht: gjakprishur, racë e keqe etj…

    Arsye tjetër është mungesa e ndërgjegjësimit historik për t’i parë me respekt racat e tjera. Ky respekt ndër të tjera në botën perëndimore, nuk duhet të harrojmë se është përftuar nëpërmjet vetëfajësimit, për shkaqe historike. Kështu për shembull një amerikan apo anglez, popuj që stimulonin apo dhe përdornin afrikanë për t’i shitur dhe blerë si skllevër, janë më të vetëdijshëm mbi fajin e tyre historik, kësisoj dhe më të ndjeshëm ndaj argumentimit racist. Ndërsa një shqiptar e shikon vetëtitullimin e tij për të quajtur dikë “jevg” si të pafajshëm parësisht. Një rast tipik ndodhi vjet në kampionatin anglez me një lojtar nga Amerika Latine që kishte sharë një lojtar me ngjyrë, duke i thënë “negro”. Ky i fundit u ndje i fyer, dhe federata angleze e futbollit dënoi amerikano-latinin. Ky i fundit këmbëngulte se shprehja e tij nuk kishte kurfarë racizmi, dhe se në vendin nga vinte ishte “normale”.

    Arsye tjetër është izolimi dhe mungesa e kontaktit me popuj e njerëz të tjerë.

  8. Shqiptaret jane po aq raciste sa edhe cdo popull tjeter, kjo nuk kerkon shume mend per ta kuptuar.

    Por tek ne nuk ka patur dhe nuk ka racizem , ne nivel akademik, politik, sic , bie fjala tek fqinjet tane: kujtoni programin e famshem te Akademise Serbe te Shkencave per shfarosjen e shqiptareve; dhe partite neonaziste ne Greqi…

    Gjera te tilla tek ne nuk ka patur dhe nuk ka, megjithese rrufjane te ndryshem mundohen te shpikin nga hici lloj lloj racizmash fantazmagorike, qellimi i vertete i te cileve ka te beje me krijimin e nje psikoze percarese ndershqiptare.

    Ne gazeta dhe blogje te ndryshme, zuzare , mercenare e argate janullatiste mundohen te flasin ne emer te ortodokseve shqiptare.Ky soj i neveritshem, produkt po kaq i neveritshem i qenef-kultures se buzuqeve, eshte si te thuash “krahu i armatosur” i zuzareve te medhenj qe gjenden ne te gjitha nivelet e politikes greke e deri ne krye te kishes ortodokse.

    Jane keta qe shpikin psikoza raciste , per t’iu kthyer me pas si nje fakti te vertete duke akuzuar shqiptaret si raciste!

    Jane, pikerisht, paraardhesit e ketyre zuzareve, qe duan te kompromentojne ortodokset shqiptare me shpifjet e tyre, te cilet kane shfarosur eliten e ortodoksise shqiptare .I kane vrare.I kane vrare barbarisht deri edhe me sepate kokes….

    Jane, pikerisht, pasardhesit e ketyre kasapeve qe sot kane uzurpuar ate kishe per te cilen u martirizuan ortodokset e medhenj shqiptare.

    Jane ,pikerisht, pasardhesit e ketyre kukudheve, qe mundohen te bejne bythen e zgjuar: edhe te krijojne psikoza te paqena racizmi, edhe te shuajne perfundimisht kujtimin e martireve shqiptare te ortodoksise.

    Vete ideja per te shpikur nje te keqe eshte me e keqe se vete e keqja – ja, pikerisht kete po perpiqen te bejne keta.

    1. Nuk mund të kuptoj sesi ky koment mund të kalojë standartet e blogut. Aty ku është mjaft, është mjaft më së fundi!! Boll më. Po shpiket një lloj denigrimi ad hominem i veçantë – ad hominem incognito. Thjesht boll më. Ky subjekt, oskeola, më është vënë nga pas me bukë në torbë që kur u shkruajta postimin e parë, e po riqarkullon të njëjtat ide dhe psikoza prej maskarai dhe skuthi.

    2. Shkruan:

      Por tek ne nuk ka patur dhe nuk ka racizem , ne nivel akademik, politik, sic , bie fjala tek fqinjet tane: kujtoni programin e famshem te Akademise Serbe te Shkencave per shfarosjen e shqiptareve; dhe partite neonaziste ne Greqi…

      Kushedi do të bëje mirë t’i hidhje një sy veprës “E pafilozofuara”, të Hysamedin Ferrajt.

      Shkruan pastaj:

      […] rrufjane te ndryshem mundohen te shpikin nga hici lloj lloj racizmash fantazmagorike, qellimi i vertete i te cileve ka te beje me krijimin e nje psikoze percarese ndershqiptare.

      Ne gazeta dhe blogje te ndryshme, zuzare , mercenare e argate janullatiste mundohen te flasin ne emer te ortodokseve shqiptare. Ky soj i neveritshem, produkt po kaq i neveritshem i qenef-kultures se buzuqeve, eshte si te thuash “krahu i armatosur” i zuzareve te medhenj qe gjenden ne te gjitha nivelet e politikes greke e deri ne krye te kishes ortodokse.

      Shumë i zemëruar dukesh. Aq shumë i zemëruar, sa tingëllon i pabesueshëm, irreal… Vërtet je kaq i tërbuar me këta njerëz? Kaq shumë je përfshirë emocionalisht në çështjen e autoqefalisë? Po më bën merak.

      Shkruan më në fund:

      Jane pikerisht, pasardhesit e ketyre kukudheve, qe mundohen te bejne bythen e zgjuar: edhe te krijojne psikoza te paqena racizmi, edhe te shuajne perfundimisht kujtimin e martireve shqiptare te ortodoksise.

      Mendon vërtet se kujtimi i martirëve shqiptarë të ortodoksisë ka nevojë për veprimet e kukudhëve që të shuhet, në një kohë kur ti ke një aparat të tërë administrativ dhe akademik shtetëror që po punon për ta rishkruar historinë, teksa busteve të heronjve të djeshëm po ua shqyejnë dhe vjedhin copat për skrap?

      Mua më duket se po jetojmë një kohë kur armiqve e trashëgimisë sonë historike, kulturore dhe politike u mjafton të rrijnë e të bëjnë sehir, teksa katrahurën e bëjmë ne vetë, me forcat tona e me zell të paparë.

      Tani, unë po të lutem ndoshta për herë të fundit, që të mos i prishësh diskutimet, sepse do të detyrohem të të përjashtoj nga blogu. Ky diskutim për racizmin, në shqiptarë dhe të tjerë, nuk mund të degradojë, edhe ky në një diskutim për Janullatosin. Oskeola, je duke u sjellë si troll – dhe mua po më soset durimi.

      Ju lutem ndërkohë kolegëve të tjerë, edhe atyre që mund të preken me të drejtë dhe pa të drejtë nga sa më lart, t’i rrinë larg këtij komentuesi dhe të mos përzihen në një diskutim pa bukë, në një kohë që tema vetë është me shumë interes.

  9. Ok XhaXhai,
    me perjashto, nuk ka problem.

    Megjithate dua te te kujtoj se edhe ju vete ( ne nje rast qe nuk ka te beje fare me kete te autoqefalise), keni ngritur nga hici nje lloj racizmi qe nuk ekziston: racizmin ndaj vlleheve.

    Keni shkruar gjere e gjate, dhe jeni dhene aq shume pas fantazise(qe per mua eshte e semure), sa te habit.

  10. ne vijim te Juliusx

    Ose mund te jete nga kontakti. Kur kam pare per here te pare vagon metroje te mbushur me te gjitha racat e botes, ulur krah per krah ne paqe, u ngazelleva. Mu duk gjeja me e bukur ne bote. Pastaj erdha te jetoj midis gjithe racave. Dhe me dashje apo padashje fillon te dallosh karakteristikat e cdo grupi etnik apo racor apo quaji cfare te duash.

    Ne pergjithesi, aforizmat e tipit “politikisht korrekt” nuk para me pelqejne. Nese nje race paraqet tipare te ngjashme, apo statistikisht figuron me e prirur ndaj nje lloj fenomeni social se te tjeret, nuk eshte me pune racizmi te konstatosh dallimet. Nuk jam dakord te kete diskriminim per askend, por kjo nuk do te thote qe te bejme sikur jemi te gjithe njesoj. Nuk jemi. Per arsye historike, gjeografike, ekonomike etj.etj. nuk jemi njesoj. Dhe, ne fund te fundit, eshte thjesht ceshtje semantike ta quash dike “jevg” “te zi” “neger” “afro-amerikan” “afrikan” nese ne thelb nenkupton te njejten gje, “nje njeri me ngjyre lekure te erret.” Ndryshimet ne emertim i kane sjelle koha dhe politikat e ndryshme. Njerzit jane ata qe ishin. Nese statistikat thone qe shumica e krimeve kryhen nga raca X, une do kaloj ne trotuarin tjeter po me doli perpara ai i races X naten, nuk me hyn ne xhep fare a quhet racizem apo jo. Megjithate kam votuar per ate “jevgun” qe permend Lyssi. Nuk e di, quhem raciste une?

    Qendrimi shqiptar ndaj Palestines nuk ka lidhje me racizmin, ka lidhje me zhurmen 50 vjecare te imperializmit amerikan dhe zionismit izraelit qe na ka shurdhuar, dhe tani u hodhem me vrap ne krahun tjeter. Madje me sa duket nga abstenimi, nuk paskemi mbajtur asnjerin krah.

    Po te kemi parasysh Kosoven (qe fundja neve na intereson me shume) modeli palestinez le shume per te deshiruar. Palestina nuk pranoi te behej shtet ne 1948 sepse ju duk e padrejte ndarja e kufijve. Dhe u rropaten 50 vjet me terrorizem, neper kampe refugjatesh, dhe privuan nga jeta normale popullin e tyre. Edhe Kosova filloi asaj rruge me ca bomba e terrorizma, po i thirri mendjes shpejt, dhe ne fund fitoi shtetin e vet, edhe duke leshuar ca territor, por dhe duke hequr dore nga hakmarrja. Palestina, fatkeqesisht, nuk ka patur kurre lider qe ti dhimbsej vertet fati i popullit palestinez. Gjithe vendet arabe perreth (Jordania, Siria, Libani etj.) qe ju pelqeu shume se si u ndane kufijte e tyre (duke perfituar toka qe mund te kishin qene te Palestines), i kane mbajtur dhe i mbajne ne kampe refugjatesh vellezerit palestineze, 50 vjet rresht, pa i lejuar te integrohen e te krijojne nje jete normale. Dhe Palestina i bie murit me koke prej 50 vjetesh. Edhe 50 te tjera do kalojne, dhe asgje nuk do fitojne po nuk pranuan nje kompromis.

    Izraeli ka fajet e veta, nuk po ja hame hakun per ekspansionin dhe brutalitetin shpesh here ne marredhenie me palestinezet. Por ne Jeruzalem, dhe ne gjithe Izraelin, jetojne qindra mijera palestineze. Kane edhe perfaqesues ne parlament, ne mos gaboj. Buxheti i Palestines perbehet ne nje perqindje te rendesishme nga fondet e Izraelit. A e ndjejne veten te persekutuar brenda izraelit? Ka shume te ngjare. Por ne te dyja palet ka nje pjese shume te madhe te moderuarish qe kerkojne paqe, edhe me leshime te dyaneshme.

    1. LG, ajo çka ndan racistin nga një jo-racist, për mendimin tim, është nëse baza për diferencim është argument gjenetik ose jo. Në rast se argumenti është gjenetik, atëherë dikush është racist. Nëse shpjegohet për shkaqe sociologjike, të ambjentit ku njerëzit kanë jetuar, mënyrës sesi i kanë krijuar marrëdhëniet, kontaktet dhe llojin e tyre me botën e jashtme dhe shumë të tjera, atëherë argumenti nuk është racist. Të vësh në pah diferencimet e grupimeve sociologjike, nuk është diçka e keqe. Jo, nuk jemi njëlloj të gjithë, por arsyetimet se pse nuk jemi njëlloj, nuk mund të shpjegohen gjenetikisht.

      1. ..po kur gjerat nuk shpjegohen dot teresisht me shkaqe sociologjike etj , a do t’i kthehemi gjenetikes? Apo gjenetika eshte krejt e pavlere..

        Edhe mua ajo “politikisht korrekt” s’me pelqen fare sepse jo rralle ben qe mungesa e argumentit te shitet pikerisht per argument.

        1. Besoj se racionaliteti është çka duhet të të udhëheqë për çdo rast.

          Korrektesa politike ka dy anë, si atë të nevojshmen, ashtu dhe ekzagjerimin. Po në shoqërinë shqiptare, besoj unë, parësisht mungon ajo që është e nevojshme.

          Ja për të dy anët, parë në formë humoristike.

      2. Juliusx,
        dallimet “sociologjike” ndonjehere jane me raciste se ato gjenetike. Te vetmet dallime qe perligjen jane ato individuale. Ti je me i mire se une sepse ashtu te ka bere jot’eme, por jo sepse je ortodoks apo pse i perket nje grupi sociologjik me te fisme sesa ai te cilit i perkas une.

        1. Shpesh predikimin se ‘the race is skin deep‘ e dëgjon nga profesorë që e kalojnë jetën në mjedisin e kontrolluar të një kampusi universitar. Unë, që jetoj në një qytet racialisht të përzier si New York-u, mund të them se aftësia për të paragjykuar sjelljen e tjetrit, në bazë të informacionit vizual (ku përfshihet edhe raca, në vija të trasha), është avantazh selektiv mbijetese, i zhvilluar për arsye praktike, jo doktrinare. Disa reflekse racore (jo doemos raciste) zhvillohen për t’u përshtatur me rrethanat ku racat bashkëjetojnë mes tyre, dhe që nuk janë rrethana natyrore, por artificiale, te krijuara nga qytetërimet dhe teknologjia (p.sh. skllavëria, që i ka sjellë zezakët me anije përmes oqeanit në Amerikë, ose emigracioni, po me anije përmes oqeanit, që i ka sjellë të bardhët sërish në Amerikë). Dua të them se është pjesë intime e të qenit sot qytetar i New York-ut, që t’i lexosh të tjerët edhe në bazë të racës që i përkasin: kështu, shanset që të të grabitë natën në rrugë një aziatik i racës së verdhë (kinez, korean, vietnamez, japonez) janë infinitezimale, në raport me shanset që të njëjtin krim ta kryejë një zezak. Racist? Sue me.

          1. Xha Xha, mu ne valen e krizes se piramidave ne mars te vitit 1997 kam udhetuar njehere me tren naten nga Bari ne Rome. Ne kompartimentin ku isha ulur, kishte edhe tre italiane, te cilet pasi e moren vesh se une isha shqiptar, u ngriten disi me marifet dhe nderruan vend duke me lene vetem.
            Tani, duke ndjekur logjiken tende, mund te them se shanset qe ata italiane te grabiteshin nga nje shqiptar ne nje tren naten ne mars te 1997 ishin shume me te larta ne raport me shanset qe nje krim te tille ta kryente, te themi, nje afrikan nga Somalia. Prapeseprape per mua ai ishte nje reagim racist.
            E perseris, mund te sillni argumente njujorkeze sa te doni, por dallimet dhe paragjykimet mbi baza etnike, gjenetike dhe sociologjike jane racizem i kulluar.

            1. Edhe unë e kam provuar të njëjtën gjë në Itali, dhe më shumë se një herë (dhe jam traumatizuar). Kemi shkruar edhe një libër madje (me R. Devolen), për rolin që luajtën mass mediat italiane, në krijimin e imazhit negativ për shqiptarin (një pjesë të këtij libri e kam përkthyer në shqip dhe botuar vjet, në revistën “Përpjekja”). Megjithatë, në jetën e përditshme ato vite, të siguroj se do t’u isha shmangur çetave me djem të rinj shqiptarë, sidomos afër ndonjë stacioni treni ose në ndonjë zonë tjetër të degraduar. Për fatin tim të mirë ose të keq, kam pasë shkuar shpesh të përkthej, në ato vite, në burgun e Napolit (Poggioreale) dhe në kuesturë e në prokurori (pa harruar 4 muajt kur kam punuar në kampin e refugjatëve në Capua) dhe i kam parë të dy anët e medaljes: edhe mizerjen e emigracionit shqiptar, edhe paragjykimin italian.

        2. Nuk kam pretenduar ndonjëherë superioritet, Relapso. Po kam parë që sllavo-komunisto-ortodoksë është përdorur shumë shpesh. Dhe normalisht do reagoj. Këtu jemi në stadin e denigrimit gjenetik së pari, sa të shkojmë tek përfaqësimi social dhe ai individual, do na duhen më shumë se një tortë nga ajo e pavarësisë.

          1. Juliusx, une e kuptoj reagimin tend, por nga ana tjeter jam i bindur se ata me te cilet ti debaton, nuk i bind dot me argumente sepse ata jane raciste. Une as qe do ta merrja mundimin te hyja ne debat me nje racist, sepse do te humbisja kohe dhe do te prishja nervat. E vetmja race njerezore ndaj se ciles une jam racist eshte pikerisht raca e racisteve. U qendroj larg, i perbuz, ma shpifin. Eshte e kote te debatosh me ta.

            1. Është çështje e nevojshme besoj, që parimisht të vendoset një lloj etike në marrëdhënie midis qytetarëve. Duke u krijuar dhe institucione madje. Nuk është çështje individësh, është çështje funksionimi i shtetit. Shife si me këtë blog, që është vend i rrallë ku mund të diskutohet për tema që gjithkund tjetër nuk është e mundur të bëhet. E megjithatë, kjo përzgjedhje është bërë e mundur nëpërmjet pengimit të banaliteteve, denigrimit personal etj…

              Unë do sugjeroja për shembull, të ngrihej një institucion i etikës pranë mediave, që ta monitoronte këtë situatë, sidomos atë të artikulimit politik denigrues. Ndarje e shapit nga sheqeri pra.

          2. Pastaj te sqarohemi per nje pike, se me duket se shkuam shume larg. E kemi fjalen per paragjykime a priori ndaj njerezve, bazuar ne perkatesine racore, etnike, sociale, klasore, fetare etj. Kur vjen puna te dallimet ideore, politike, estetike etj. keto jane normale, te diskutueshme, nuk kane te bejne me racizmin. Nuk e kuptova ate punen e 21 janarit. C’hyn racizmi aty?

            1. Mjaft të shkosh katër ditë para 21 Janarit. Për të parë seancën e 17 Janarit. Dhe diskutimin që mbajti aty kryeministri. Pastër denigrues. po do shembull sesi parësisht identiteti ideologjik, përkthehet në racist, ja shiko një taze.

              1. Duhet ta dish se tashme ka perenduar epoka e ideologjive klasike. Aq me teper ne Shqiperi, ne praktiken tone politike nuk ka asnje gjurme te ideologjive. Ka vetem lufte per pushtet. A mos valle ti beson se socialistet shqiptare jane ideologjikisht te majte ne kuptimin ideologjik te kesaj fjale? A eshte i majte Edi Rama? Une e kam njohur Edi Ramen personalisht ne France dhe te siguroj se asokohe kishte ide ekstremisht te djathta. Po te lexosh me kujdes artikujt e tij, do ta kuptosh se ai ka mbetur ne thelb ideologjikisht i djathte. Pa me thuaj ku qendron konketisht majtizmi i programit te socialisteve shqiptare? Cilat jane masat dhe politikat e majta te qeverive te fundit socialiste?
                Apo beson se Berisha dhe partia e tij jane ideologjikisht te djathte? Cilat jane idete dhe politikat ideologjikisht te djathta te qeverive te PD?
                Ketu nuk hyn fare racizmi! Protestuesit e 21 janarit u perkisnin krahinave, dialekteve, feve dhe grupimeve shoqerore te ndryshme. Ata nuk u vrane per arsye raciste, por per arsye politike.

                1. Ka disa këndvështrime 21 Janari. Njëri, i bazuar në denigrimin e Tjetrit nëpërmjet retorikës fashiste politike. Qosja ka thënë, po e riprodhoj lirshëm: e bëri si Milosevici, vrau në fillim me fjalë, dhe më pas me pushkë. Po kjo ka pasur qark të shkurtër ideologjiko-racor. Sepse ka ndodh sipas barazimit tosk=komunist.

                  Një këndvështrim tjetër, është ai post-modernist. Apo si i them unë, “future shock-u”. Hera e parë në Shqipëri që një krim shtetëror u pa live në tv. Ka qënë moment shokimi. Edhe konfuzioni.

  11. XhaXhai,

    me largoni ju, se ky […] (qe e ke per zemer) do te filloje prape avazin e […], cka do me beje qe t’i mos rezistoj dot ngasjes per koment.

    Dhe po ta them edhe kete: une vetem ketu kam shkruar per here te pare dhe te fundit, askund tjeter.

    Kurse ky […] shan […] ne vende te tjera, me pseudonime te tjera […]

    1. Vëre veten në vendin tim – unë nuk mund t’i verifikoj këto gjëra. Si moderator, unë kujdesem që diskutimi të mos dalë nga shinat e temës; dhe ti më ke bezdisur shumë, me monomaninë tënde anti-Janullatos. Ki parasysh që unë nuk të njoh si njeri, unë vetëm sa lexoj ato që shkruan dhe krijoj në mendje një përshtypje. Më vjen keq që kjo përplasje përfundoi kështu, por të kam paralajmëruar disa herë që të respektosh normat elementare të debatit. Po të ndjekësh fillin e komenteve edhe këtu, do të vësh re madje që unë ndërhyra në diskutim që pa u ankuar Juliusi. Unë nuk do ta lejoj kurrë që dikush të turbullojë ujërat në debatet sikurse bën ti; edhe sikur ta di që t’i mbyll krejt komentet e blogut.

  12. Nuk e marr vesh pse gjithe ky mllef per nje artikull qe nuk thote asgje te re dhe provokative, por thjesht nje te vertete qe e kemi para syve e qe nuk mund te vihet ne dyshim. Duhet te jesh qorr, budalla, injorant, te mos kesh dale ndonjehere nga sinoret e katundit, te mos kesh pare bote me sy, qe te mos pranosh se ne shqiptaret si popull dhe si shoqeri jemi shume raciste.
    Une kam jetuar per periudha pak a shume te gjata ne disa vende te Europes, e kam njohur dhe e kam provuar ne kurriz racizmin, por mund te them i bindur se me raciste se shqiptaret nuk kam pare deri me sot! Sikurse nuk kam pare deri me sot shoqeri me fodulle e me injorante se ajo shqiptare.
    Ne jemi “dhi e zgjebosur e bishtin perpjete”. Vetem pasi ta pranojme kete fakt, mund te kemi shpresa te behemi njerez.

  13. Tek ajo tema e mëparshme, kisha sjellë një rast flagrant denigrimi racist, botuar në organin zyrtar të partisë në pushtet.

    Shikoni:

    Po ja, që ky Andi është një “çun oficeri” dhe xhins oficerash të kurvit nga një krahinë e Jugut. Që do të thotë se Andi rrjedh nga një këlbazë gjenealogjike e neveritshme, një pështymore turbekolare plot gjak e qelb kanceroz.

    Online gjendet gjithë artikulli me titull “Çeta Rama”. Gjejeni për vërtetim.

    Çfarë më bën mua përshtypje tani nga e gjithë kjo, është mungesa e reagimit të shoqërisë civile ndaj një rasti të tillë flagrant racizmi.

    Shfajësimet dhe arsyet se pse mungon janë të shumta. Shfajësim nëpërmjet injorancës “Autori i shkrimit është injorant”, shfajësim nëpërmjet audiencës: “ajo gazetë nuk lexohet nga askush”.

    E megjithatë, ajo që duhet të bëhet është demaskimi i kësaj lloj politike, që për mendimin tim sjell viktima. Shoqëritë perëndimore i kanë përftuar antitrupat nëpërmjet pësimit. 21 Janari për mua ka qënë, po njësoj, apoteozë e argumentit racist përjashtues. Nuk është se po vuan shoqëria shqiptare prej korrektesës së tepërt, po vuan prej denigrimit dhe racizmit identitar.

  14. ””Tani, realisht unë mendoj se shkaqet që në publik shfaqen kaq shpesh e rëndom denigrime raciste, janë të shumta. Një arsye është promovimi racist i shqiptarllëkut. Teori të prejardhjes, racë e pastër, racë ariane, racë e njëjtë etj… Koncepti pra i shqiptarit parësisht si material gjenetik. Dhe kush del “jashtë” konceptit denigrohet po racialisht: gjakprishur, racë e keqe etj… ””

    Jo, jo, jo dhe jo njeqind here,

    Jo, nuk ta pranoj kurre te besh me faj shqiptaret qe nuk jane si amerikanet, vende e popuj (titulli i nje dokumentari dikur te famshem).

    Shqiptaret jane etni, ngulite mire ne mend kete, amerikanet nuk jane etni.

    Vendet europiane me baze etnike jane te detyruara nga rrethanat, dmth nevoja e emigracionit qe te marrin karakteristika multietnike.

    Kjo nevoje nuk ekziston ne Shqiperi. As nuk jemi si greket qe quanin arvanite e vllehe si greke etnike, sepse nuk bazohemi tek feja.

    Nuk ta pranoj kurre te besh me faj kombin tim per ate qe eshte dhe aq me pak te me akuzosh mua apo tjetrin pse kombi im eshte monoetnik.

    Po ben nje arsyetim fare te mbrapshte, po plas ne vend pse shqiptaret jane ose duan te jene monoetnike. Atehere plas, sepse gjendja nuk ka per te ndryshuar edhe per te pakten nja 50 vjet.

    Kjo nuk eshte çeshtje promovimi, nuk ka asnje faktor funksional qe te ndikoje mbi shqiptaret e t’i detyroje te ndryshojne qendrim.

    Ketu s’ka pune fare hapja e mendjes apo e sumes, homogjenizimi racor eshte ne rendin e gjerave, prandaj 3 kontinentet e vjetra, i ke te ndara si me thike, po ashtu prandaj ne vende si Brazili, mulatet perbejne shumicen, sepse mulatet perfaqesojne njefare race te re, mbi bazen e te ciles kryhet homogjenizimi racor.

    Nje vend si Amerika me aq pak mulate eshte deshmi e nje racizmi shume te larte te te gjitha paleve, pavaresisht se nje mulat si Obama u be President.

    Perzierja e racave ne vende multiraciale eshte e pashmangshme ne aspektin afatgjate, sepse rendi i gjerave kerkon nje homogjenizim racor.

    Ne e kemi homogjenitetin racor qe kerkojne vendet multiracore, qe kerkon rendi i gjerave, dhe ti shkon dhe e quan faj, Kjo eshte absurde, kjo eshte kategorikisht e papranueshme.

    1. Në fakt realisht problemi im, është se ti i transformon idetë në qenie, në materiale.

      Unë them: Një arsye është promovimi racist i shqiptarllëkut.

      Ti thua: Jo, nuk ta pranoj kurre te besh me faj shqiptaret qe nuk jane si amerikanet.
      akoma më tej thua: Nuk ta pranoj kurre te besh me faj kombin tim

      Unë them që kombi shqiptar në këtë moment, po vuan për shkak të ideve që ka për veten. Nëse jemi të një race, ku është nevoja të promovohen? Do qëndrojmë po ashtu të një race për 50 vjet, dakord. Ideja ime është që promovimi me pompë i idesë së një race etj, krijon fraktura të brendshme sociale nënracore. Klanore, krahinore etj. Në fakt, ti je vërtetim i idesë time. Ajo që them unë është kjo: nëse ti thua se shqiptarët jemi të një race dhe racë e pastër, del dikush dhe thotë, e vërtetë, po ata nga fshati im, janë më të pastër se ata nga fshati tënd. Ndërsa ata të tjerët, nga një krahinë e veçantë, rrjedhin: nga një këlbazë gjeneaologjike e neveritshme turbekulare plot gjak e qelb kanceroz. Ke ndonjë përgjigje ti për këtë?

      I gjen ti ndonjë lidhje midis njërës dhe tjetrës?

      1. Pikerisht per debate si kete te fundit e kisha fjalen kur te thashe se lodhesh kot. Nuk i mbush dot mendjen Hyllinit, sepse ai eshte racist. Ai kerkon homogjenizim racor dhe kete e quan rend te gjerave! Ai e konsideron shoqerine shqiptare si monoetnike dhe monoetnizmin e mban per vlere absolute. Me fjale te tjera, ai i perjashton automatikisht qytetaret shqiptare qe u perkasin etnive joshqiptare, greket, vllehet, sllavet, evgjitet e te gjitha etnite e tjera qe per shkak te proceseve te globalizimit heret e vone do t’i kemi mes nesh. E ç’t’i thuash? Ne kete pike te gjitha argumentet jane te kota!

        Dua t’ju kujtoj vetem se ide te tilla, perveç se jane jo vetem shoqerisht dhe etikisht te papranueshme, por jane edhe te paligjshme, jane te ndaluara me kushtetute.
        Moderatori i blogut, para se te sekelldiset e te kerceje perpjete per fyerje personale te tipit idiot, budalla, fashist, komunist, mut muti etj., duhet te shqetesohet per deklarata te tilla qe jane shume me te demshme e me fyese per te gjithe ne.
        Per mendimin tim blogu per te qene funksional duhet ta kete nje emerues te perbashket dhe ca parime baze.

        1. Ore ju te dy siper s’jeni ne vete.

          Brazili por edhe vende si Venezuela apo Peruja, jane vende pararoje ne aspektin multiracial, sepse ne to pakuptueshmeria natyrore dhe historike e multiracializmit i ka lene vendin mulaterise, dmth perzierjes se racave, e cila jep si produkt homogjenizim racor.

          Nje vend si Amerika eshte fare i prapambetur dhe e dime te gjithe pse-ne, sepse deri para 50 vjetesh zezaket ishin super te diskriminuar.

          Me i prapambeturi eshte shteti i Afrikes se Jugut, ku mulateria nuk ekziston fare.

          Brezi ndermjetes mes 3 kontinenteve te vjeter, ne vija te trasha ish-Kalifati Arab ne kulmin e vet + India, eshte brez i populluar nga ‘mulate’, sepse aty vazhdimisht ka pasur zbritje te te bardheve nga veriu, te zezakeve nga jugu dhe popujve stepore mongoloide nga Lindja, te cilet kane ardhur deri ne Turqi dhe Egjipt.

          Edhe vete raca e bardhe ne Europe eshte produkt i mulaterise, sepse nga 5 haplogrupe baze, R1a dhe R1b, si kusherinj te indianeve te Amerikes, duhet te kene qene me tipare mongoloide, ndersa E V-13 dhe J2, si te Lindjes se mesme, s’duhet te kene qene shume ndryshe nga arabet e sotem.

          Nuk eshte gjendja e aparteidit socio-kulturor, gjendja e natyrshme. Vetem ne Indi me ane te sistemit te kastave pati nje aparteid socio-kulturor, mijeravjeçar me baze racor, por edhe aty ngeli si nje relike nga pikepamja racore, jo se kastat e siperme ngelen indo-ariane dmth te bardha.

          Qe te duash heterogjenitetin racor ne shoqeri, do te thote te duash aparteidin socio-kulturor.

          Kur kinezet bejne qytetet brenda qyteteve, me ligjet e tyre, zakonet e tyre, po bejne aparteid, po vene bythen menjane, s’duan te perzihen me askend.
          Po keshtu me çifutet e me radhe.

          Sistemi i ju te dyve me siper eshte krejt absurd, te vendosim ndarjen racore si baze per mbijetesen e pakicave dhe gjithe shoqeria te kthehet ne nje shoqeri pakicash me baze raciale.

          Ky sistem nuk eshte ne rendin e gjerave, eshte thjesht nje faze fillestare qe mund te zgjase edhe disa shekuj, varet nga nga nveli i racizmit tek pakicat.

          Ne fund fare, ato pakica do te perzihen e do te japin nje race te re, e cila patjeter qe mbart tipare te racave te ndryshme.

          Psh turanidet ne Azine e mesme, jane race me vete, ata mbartin tipare te races se bardhe dhe asaj te verdhe.
          Para se te krijohej kjo race e re, racat e bardha dhe mongoloide, s’do mend qe rrinin te ndara, por me kalimin e shekujve u homogjenizuan racialisht duke prodhuar nje race te re qe mbart karakteristikat e dy te parave.

          Keshtu jane punet ne bote dhe ia bejne muuu, prandaj mos na shisni dokrra dylekeshe.
          Kush ka mendere le te kunderargumentoje, jo te kakarise si gjeli para pulave.

          1. ”’Ajo që them unë është kjo: nëse ti thua se shqiptarët jemi të një race dhe racë e pastër, del dikush dhe thotë, e vërtetë, po ata nga fshati im, janë më të pastër se ata nga fshati tënd. Ndërsa ata të tjerët, nga një krahinë e veçantë, rrjedhin: nga një këlbazë gjeneaologjike e neveritshme turbekulare plot gjak e qelb kanceroz. Ke ndonjë përgjigje ti për këtë?”’

            Kjo eshte krejt palidhje. Lokalizmi eshte fenomen tjeter.

            Madje, inflitrimi i grupeve racore dhe etnike, forcon lokalizmin.
            Kjo gje vihet re neper qytetet perendimore, ku lokalizmi perthyhet ne lagje me baze racore ose etnike.
            Ne qender jetojne te bardhet, afer qendres, ka lagje kinezesh, pastaj vijne periferite ku nese ka ndonje shumice etnike, kemi lagje bengalezesh, pakistanasish, indianesh, meksikanesh, sirianesh, egjiptianesh e me radhe, nqs s’ka shumice i gjen bashke keto etni mbi baze race.

            Kush me vjen e me thote qe ky eshte qyteti ideal, ku secila etni apo race kap nje lagje e kthen ne geto, ku i sheh te tjeret si rob te padeshiruar, atehere ky person eshte ithtar i racizmit te vertete.

            Mungese racizmi ne nje shoqeri, nuk do te thote qe robte nuk diskriminojne sa per sy e faqe te tjeret, se jane te afte te jene politikisht korrekte, por kur ajo shoqeri nuk ka lagje ne baze racash dhe etnish, sepse racat dhe etnine e kane kapercyer egoizmin dhe mungesen e besimit ndaj te ndryshmit.

            Atehere ajo shoqeri fillon e perzihet racialisht dhe etnikisht e i jep jete lagjeve mbi baze te mirefillte ekonomike, ashtu si duhet te ndertohen lagjet e qyteteve.

            Ne fazen e pare, askush nuk i do emigrantet, ne fazen e dyte emigrantet behen bashke mbi baze etnike dhe racore dhe shoqeria eshte thellesisht e ndare ne baze race dhe etnie, ne fazen e fundit nqs ka vullnet te paleve, niperit e mbesat i kapercejne dallimet e fillojne e perzihen.

            Nga njesia shkojme tek shumesia e nga shumesia tek njesia. Ky eshte cikli, hapet kur sherbehet njesia si pasoje e emigrimit dhe mbyllet kur rikrijohet njesia e re.

            Keto qe behen ketu jane realisht muhabete pa bereqet fare, sepse Shqiperia eshte vend qe dergon jashte emigrante, jo vend i cili ka problem sepse ndegjegjeja etno-racore eshte bere pengese per asimilimin e emigranteve.

            Prandaj te thashe dhe e them, nuk ka asnje nevoje funksionale qe shqiptaret te ndryshojne,si rrjedhoje ata nuk kane per te ndryshuar. Them 50 vjet, se supozoj qe duhen edhe nja 50 vjet qe Shqiperia te behet vend qe thith emigrante te huaj, por mund te jete edhe kurre, meqe ne çdo rast, per emigrantin do jete me me leverdi te shkoje ne Perendim, sesa te ndaloje ne Shqiperi.

            Por edhe sikur ta zeme qe Shqiperia nje dite do te thithe emigrante, loja do te jete ajo qe dihet, ne fazen e pare do te diskriminohen, çka do i shtyje te krijojne geto neper qytete, pastaj me kalimin e kohes do te kete afrim dhe ne fund fare kur te krijohet besimi i perbashket do te kete perzierje racore.

            Keto jane muhabete kot, as ushtrime intelektuale si quan dot, se s’kane asgje intelektuale ne mes, jane thjesht nje spektakel i paragjykimeve dhe retorikes, qe sherbejne si rruga me e shkurter e ideologjise per te çare ne mendjen e njerezve te dobet.

  15. I gjithe ky debat qe degjeneroi ne akuza te ndersjellta “ti je racist” eshte pa buke e ne nje fare mase nje shkembim idiotesk. Vet termi race i perdorur do te nxise ne nje shkembim te tille.

    Klasifikimi ne raca nga ana antropologjike eshte nje taksonomi qe i ka kaluar koha. Ky term kthehet ne nje bombe shperthyese kur perzihet me ideologjine, historine, konfliktet nderetnike, pasionet personale etj.

    Shkencetaret qe nga mesi i shekullit te kaluar hoqen dore nga klasifikimi racor i homo sapiensit. Kjo i ndihmoi ata jo vetem te ishin politikisht korrekt, por edhe te shmangnin akuzat, perdorimin e termit racist ne kete menyre carmatosej e i hiqej ngjyrimi denigrues, e dilte si nje municion pa vlere.

    Ne debatin ne fjale, akuzat e ndersjellta si racist jane kaq te pakuptimta, sidomos kjo midis njerezve qemendojne e flasin shqip, shkruajne shqip, qe mund te themi i perkasim te njejtes etniciteti. Perzihen termat e akuzat pa pike pergjegjesie, por vetem ne vrullin e nje gjendje te ndezur emocionale.

    Ne se dikush te shan racist, kjo nuk kupton thelbin tend karshi dikujt qe eshte i ndryshem nga ty. Eshte thjesht nje mllef, paragjykim dhe asgje tjeter.

    Juliusx edhe ato artikuj qe na sjell per te na bindur per racizmin e tjetrit nuk jane perqasje reale e aspak shkencore per te percaktuar dike si racist. Sic duket kjo ka te beje me gjykimin tend jo-linear, kur ne te tjeret jemi te destinuar t’i perafrohemi gjerave vetem linearisht.

    1. Read Me,

      per çfare po flet se nuk po te marr vesh. Vete artikulli i Lyss-it ishte nje akuze mbi racizmin shqiptar, objekti i diskutimeve dhe i komenteve eshte pikerisht ky: racizmi shqiptar, i imi, i yti, i yni pra. Ti sikur bie nga qielli! Fakti qe flasim te gjithe shqip nuk na perjashton nga akuza, madje akuza e autorit te artikullit eshte pikerisht per ne qe flasim shqip. Na thuaj ti ca kritere shkencore per te percaktuar racizmin.

      1. Duke filluar nga Lyss e me radhe flisni per dicka qe nuk ekziston: racizem shqiptar. Ne se dikush perdor fjalen jevg, magjyp, bythezi, grek, serb, kjo nuk te perkufizon aspak ne realmin e racizmit.

        Une nuk jam i rene nga qielli. Jam pikerisht ne vendin ku e perjetoj akuzen racist prej “picash” adoleshente ne moshe apo ne te menduar, qe te akuzojne ore e minute si racist, kur t’i nuk i shkon sipas midese, veseve, mediokritetit intelektual, apo kur duan te perfitojne gjera qe nuk i meritojne, etj.

        S’ka vend per te diskutuar racizem midis shqiptaresh dhe nuk ka asnje lloj kriteri(qofte edhe shkencor) qe e perdor kete term per te futur ne thes tjetrin. Kjo eshte nje absurditet, qe paragjykimet e ndryshme(te qenurit ndryshe) te njerezve te etiketohen per racizem.

        Lexoje edhe nje here se cfare kam shkruar se nuk eshte dicka e rene nga qielli dhe percon kuptimin per te cilin eshte postuar. Shkenca e ka hequr nga perdorimi termin race, pikerisht per te shmangur edhe kete diskutim anakronik shqiposh.

    2. Juliusx edhe ato artikuj qe na sjell per te na bindur per racizmin e tjetrit nuk jane perqasje reale e aspak shkencore per te percaktuar dike si racist. Sic duket kjo ka te beje me gjykimin tend jo-linear, kur ne te tjeret jemi te destinuar t’i perafrohemi gjerave vetem linearisht.

      Nuk më duket se mjafton negacionizmi për të mos e quajtur “argument shkencor”.

      Ti kërkoke “shkencën” kur dikujt i thonë “gjakprishur”, kur dikujt tjetri i thonë “këlbazë gjenealogjike e neveritshme, një pështymore turbekolare plot gjak e qelb kanceroz.”

      Ku e tymos “shkencën” ti, se dua dhe unë.

      Sipas “shkencës”, partitë naziste dhe fashiste nuk duhet të ekzistojnë atëherë… Se “shkenca” ua mohon, pikërisht ekzistencën.

       

  16. Read me nuk është tamam ashtu. Ka gjëra që nuk duhen ngatërruar. Unë mora vetëm një shfaqje të problemit dhe nuk desha të hyj në përkufizime që supozoj se i dinë të gjithë. Të flasësh për raca njerëzore është absurditet, kjo dihet. Shkencërisht e gjithë shoqëria njerëzore i përket të njëjtës racë. Ndërkohë, besoni ju se qëndrimi i të bardhëve ndaj njerëzve me ngjyrë është thjesht një moskuptim shkencor apo thjesht një mos update e njohurive të tyre ?
    Besoni ju se rimarrja e konceptit të racizmit është thjesht një aberracion dijesh?
    Së fundi më lejoni tu kujtoj atyre që nuk e dinë, se racizmi është një ideologji (tamam kështu) që duke u nisur nga postulati i ekzistencës së racave njerëzore, konsideron se disa raca janë superiore ndaj të tjerave.
    Përfundimisht, ai amerikani i vogël për të cilin flet Freeman dhe ata shqiptarët për të cilët flas unë, veprojnë ashtu sepse besojnë (për fajin e tyre apo të mjedisit ku janë rritur) se vlejnë më shumë se njerëzit e tjerë me ngjyrë. Kur kanë një farë inteligjence i shmangin në mënyrë diskrete kur janë harbutë i shohin me përbuzje, i poshtërojnë, i diskriminojnë. Ajo punë e ‘jevgut’ nuk është aq e pafajshme sa e paraqisni ju apo ndokush tjetër.
    Që ky problem është kudo shqetësues mjafton t’ju kujtoj se sot në Francë ligji u kërkon punëdhënësve të pranojnë CV pa emër. Dhe kjo sepse sapo shohin emrin punëdhënësit kanë paragjykime racore dhe seleksionojnë mbi një bazë ët tillë.
    E kuptoj, problemet e Shqipërisë janë krejt të tjera, por një ditë a një tjetër edhe ajo do të detyrohet ta shohë në sy këtë problem e të gjejë zgjidhje, besoj më të përgjegjshme se shumë nga diskutimet e këtushme.

    1. Ne si popull ende nuk kemi pasur rastin ta shfaqim racizmin tone ndaj te huajve, sepse nuk kemi emigrante. Madje per shkak te izolimit historik dhe per shkak te komplekseve te inferioritetit shpesh jemi ksenofile. Ne e zbulojme racizmin tone ndaj te huajve vetem kur dalim nga Shqiperia.
      Por ne kemi nje racizem te brendshem tejet agresiv. Ne e paragjykojme njeri-tjetrin nga perkatesia krahinore dhe klasore. Epitetet “malok”, çeçen”, “çam i pabese”, “jevg” nuk jane aq te pafajshme sa mund te duken. Nese jeni toske provojeni te jetoni ne Shkoder, ose nese jeni mirditore provojeni te jetoni ne Korçe e me thoni pastaj si e ndieni veten. Shkoni e flisni me çamet e Vlores, kosovaret e Fierit, boshnjaket e Durresit, pa permendur jevgjit, e pastaj ejani e me thoni nese ka racizem apo jo ne Shqiperi.

      1. Ndaj njeri-tjetrit nuk ka sesi ta quajme paragjykim kete qe thoni ju. Sepse nuk eshte se nuk e njohim njeri-tjetrin. Ai nuk eshte paragjykim, por gjykim mbi persritjen statistikore te dukurive mbi te cilat qarkullon perqasja tradicionale. Madje madje, pas viteve ’90 kjo distance e imponuar u thye; e njohem njeri-tjetrin nga afer, bruto dhe pa ndermjetesimin e politikes apo letersise. Thjesht dicka qe ka nevoje te sqarohet, ndaj nderhyra.

        1. Meqe nderhyre per sqarim, na sqaro pak se ku i ke lexuar keto statistika dhe per cilat dukuri e ke fjalen.

          1. Si urdheron ore zoteri! Per dukurine flitet gjere e gjate ne kete blog; me siguri po te lexosh sqaron me mire veten. Sa per statistiken ate nuk kam nevoje ta lexoj se e jetoj dhe e shoh. Por meqe e do ti nje e fundit eshte edhe 1997, me tej 1998, me tej 21 janari, me heret 4 shkurti, me tej Mukja, me tej 1924, me ketej standardi, me andej kosovarizmi, me majtas ortodoksia, ngjitu malit takon katoliket, pastaj sapo me thane qe ne Prizren qenka si pune mode qe “po nuk dite turqisht je katundar”. Ja keto o ti jane statistika te ndergjegjes sone te perbashket, bymyer me genjeshtren e unitetit dhe homogjenitetit, e qe po kerkon nje vrime nga te shfryje tensionin dhe te gjeje hapesiren e nevojshme. Dua te them se keto, sadoqe une, apo ndonje tjeter, punojme per sherbimet sekrete te huaja, apo paguhemi nga qarqe qe nuk e njohin krizen, nuk mundet qe me nje te rene te lapsit te themi: jane paragjykime.
            Forma Mentis: Mundet te kesh shume te drejte. Mundet qe marzhi i gabimit te jete ekstrem, por nuk duhet te ngaterrojme bashkejetesen dhe pervojat njerezore me problemin madhor qe shtrohet kur vjen puna te bashkejetesa politike dhe sociale. Jane dy gjera te ndryshme. Une nuk po them qe edhe trotuaret te behen me kalime unike: ata andej e ne ketej. Ose anasjelltas.

        2. Sipas meje është paragjykim i pastër. Njohim njëri tjetrin në çfarë shkalle? Aq sa të mund të gjykojmë me siguri sjelljet e veprimet e dikujt, thjesht duke u nisur nga origjina e perceptuar? Sa i lartë është marzhi eventual i gabimit? Nuk besoj se është kaq e papranueshme që tjetrin ta vlerësojmë/trajtojmë jo për çfarë sugjeron vizualiteti/origjina/etniciteti, jo për si dhe ku është lindur (aspekte mbi të cilat askush nuk bën dot zgjedhje mirëfilli), por për çka zgjedh të bëjë, pra nga veprimet, mundësisht të konkretizuara. Do evitonim një sërë përplasjesh të kota.

    2. Me fal po ti nga nje semundje franceze more shkas per te moralizuar shqiptaret ?
      Te duket se po sillesh me pergjegjesi ?

      Shoqeria frenge eshte ne fillim te ciklit, kur nga njesia po kalon ne shumesi dhe tani po ben çmos qe kjo shumesi te mos jete kercenuese per te drejtat e shtetasve.

      Zgjidhja e atij problemi nuk kalon nga heqja e emrit prej kurrikulumit, ajo eshte sjellje prej struci. Po pastaj kur te paraqitet e mos ta marre ne pune çdo beje, do e akuzoje se nuk e pranoi per arsye racizmi ?

      Nga ana tjeter une s’e kuptoj, perderisa hapja e ciklit me kalimin nga njesia tek shumesia, sjell kaq shume probleme shoqerore, pse na u dashka te urojme hapjen e ciklit ?

      Kesaj i thone t’i thuash problemeve bujrum, gje qe nuk eshte aspak racionale.

      A nuk eshte me logjike qe ne si shoqeri te bejme çmos qe te mos na nevojitet ndonje hapje cikli ?

      Pse gjeja me e logjikshme perben faj ?

      Kjo u duhet shpjeguar shqiptareve, pse perben faj fakti qe ata s’kane nevoje per hapjen e ciklit .

      Pastaj u duhet shpjeguar pse mes 700 milione problemeve qe kane, duhet te rrine e te vrasin mendjen per kurrikulumin e emigranteve te huaj hipotetike te cilet do mbushin nje dite qytetet shqiptare ?

      Problemet qe hasin emigrantet shqiptare ne shtetet ku jetojne, jo domosdoshmerisht jane arsye per t’i keputur ndonje moralizim shqiptareve si komb.
      Apo thuaj kur jemi te ngeshem i fusim ndonje moralizim shqiptareve, mundesisht atyre joemigrante, sa per t’u kujtuar se statusi i emigrantit te jep ende te drejten per te moralizuar se ke pare bote me sy dhe jeton me problemet ante litteram te Shqiperise.

  17. Ne kesi temash me vjen keq qe s’ka asnjehere te vetme, kur ato jane te çinteresuara ideologjikisht dhe robi nuk ia del dot per asnje çast te shkeputet nga ndikimi i ideologjise per te pare te verteten.

    Jo se ideologjia s’ka te verteta, por sepse ne pika te caktuara ajo funksionon me shume per te marre pushtetin (politik apo kulturor) sesa per te perhapur te verteten.

    Loja e zakonshme ne keto pika eshte identifikimi i pikave te forta te kundershtarit si funksionale dhe pikave te dobeta si ontolgjike/qenesore, dmth
    qe pala tjeter eshte qenesisht ‘e keqe’ ndersa vetem funksionalisht ‘e mire’.

    Psh loja qe behet rendom mbi shqiptaret nga te dyja ideologjite eshte qe per njeren pale virtytet e tyre dalin funksionale, ndersa veset dalin qenesore, pra shqiptari ne thelb ka vese, kurse virtytet lidhen me x,y,z funksion.
    Per palen tjeter virtytet dalin qenesore, pra ne thelb i mire, ndersa veset dalin funksionale, ashtu ishte koha, ato ishin rrethanat etj.

    Kjo loje eshte lehtesisht e shqueshme po t’i vihet veshi argumentimeve ne aspektin afatgjate.

    Kur duam te lavderojme ndone popull, themi qe ajo gjeja qe lavderojme eshte ne natyren e tij, ne ADN-ne kulturore te atij populli, ndersa kur duam ta snobojme ndonje gje te lavderueshme themi, ec mo se ato ishin rrethanat, ai virtyti eshte diçka ne funksion te x fenomeni.

    E verteta eshte se çdo popull ka perqasje autentike ndaj se njejtes dukuri, rrethane, pra se ka gjithnje diçka qenesore e cila ben dallimin mes popujve, pavaresisht rrethanave e funksionalitetit.
    Pra te gjithe popujt kane ne ADN-ne te tyre edhe te miren edhe te keqen, nga rrethanat varet cila del me shume ne pah, cila eshte me shume funksionale, e mira apo e keqja.

    Popujt perbehen nga njerezit, e ashtu si individi qe ne rrethana pozitive nxjerr me te miren prej vetes, ndersa ne rrethana negative eshte gati te vjedhe e te vrase, edhe popujt ne rrethana pozitive nxjerrin me te miren prej vetes e ne ato negative, duken si popuj kriminele e barbare, sepse ajo eshte me funksionale.

    Une besoj se çdokush qe kerkon te verteten dhe eshte i çinteresuar ndaj perfitimit personal, duhet te jete i afte te kaperceje paragjykimet kolektive dhe moralizimin e popujve, dhe te analizoje me gjakftohtesi sesi paraqitet sjellja e nje populli ne kushte e rrethana te ndryshme, pozitive dhe negative, keshtu do arrije te kuptoje edhe autenticitetin e atij popullit ne lidhje me fenomenin qe analizon, pra edhe sjelljen qe ai popull do te kete ne kushtet ku gjendet.

    Nqs per nje fenomen, gjejme autenticitetin shqiptar dhe pastaj e analizojme ne kushtet e keqija ku shqiptaret ndodhen, ajo qe mund te arrijme eshte te vezhgojme ndodhine, por jo ta ndryshojme ndodhine, sepse ajo ndodhi eshte produkt i autenticitetit shqiptar dhe rrethanave te keqija.

    Ajo qe mund te bejme ne, nuk duhet te jete moralizimi i shqiptareve, por ndryshimi i kushteve, nga te keqija t’i kthejme ne pozitive, pasi ashtu edhe do te ndryshoje realisht fenomeni.
    Nga moralizimi, populli nuk perfiton asgje, perfiton vetem individi moralizues.

    1. Eshte nje shprehje ne anglisht “everybody hates everybody” (cdo njeri urren tjetrin) Eshte thelbi I kondicionit njerezor.

      Lyss ate realitet qe pershkruan eshte nje grimce ne marredheniet qe perjetojme ne te perditshmen tone.

      Une nuk dua te shkruaj per nje realitet qe nuk ka lidhje me ate shqiptar. Shqiptaret jane nder te paktat etni te panjollosur nga akte dhune karshi te tjereve. Aq me teper per te implikuar ” racizmin”.

      Tani me nota ” serioze”. Vet nuk e ke perdorur termat “bythzi, xax, jevg, katunar, malok”, pa cuar ne mend, se po shpreh ” racizmin shqiptar”?

      Une i perdor, por nuk e gjykoj se e bej per shkak te racizmit tim.

      Edhe nje here, mund te sjell shembuj te anew tjeter

      1. Une e di qe ti i perdor ato terma, por te siguroj se une nuk i perdor. Nuk e di si jane punet atje ne Amerike, por meqe ti je specialist i puneve franceze, shko ne Paris e provoje te perdoresh terma te tille, te themi, ndaj nje nepunesi apo polici me ngjyre. Sa hap e mbyll syte do ta shohesh veten ne biruce ku do te kalosh se paku nje nate e nuk do te dalesh pa paguar nje gjobe te mire.

      2. Kam kaluar jeten ne ate mjedis dhe eshte vone t’i iki asaj psikologjie, ajo qe ndryshon eshte se duke njohur dhe pranuar defektet eshte me e kollajeshme t’i matarosh se sa duke i mohuar.
        Si punonjes social asnjehere nuk na keshillohet te fillojme te punojme me ndonje toksikoman apo alkoolik sa kohe qe ai mohon se eshte i tille. Eshte e kote, asnje lloj terapie nuk bej fajde. I duhet lene kohe t’i vije dekliku, themi midis kolegesh.

        Duket edhe auditori nuk ishte i pergatitur per te trajtuar nje teme te tille.
        Prove eshte menyra se si i qasen shume vete problematikes ne fjale. Kur degjoj te thone “ne nuk jemi raciste”, mua me duket sikur degjoj te me thone, “nuk jam toksikoman…”. Pra nje refren i njohur, qe ndryshe do te thote se tema duhet rihapur (nga cilidoqofte), diçka me vone.
        Fundjave te kendeshme per te gjithe.

        1. “Kur degjoj te thone “ne nuk jemi raciste”, mua me duket sikur degjoj te me thone, “nuk jam toksikoman…”. Pra nje refren i njohur, qe ndryshe do te thote se tema duhet rihapur (nga cilidoqofte), diçka me vone.”

          Mbase kur të dalë ndonjë Brejvik albanez. Por edhe kështu kam frikë se do të t’i rrëzonin hipotezat duke thënë se është një rast sporadik.
          Gjithsesi le të presim.
          Mbase, ndërkohë, na largohet edhe pretendimi se të intoksikuarit janë të tjerët dhe jo ne.

      3. Ne fakt, ky eshte thelbi i perqasjes se duhur ndaj racizmit, dhuna e vrasja kolektive.

        Racizmi nuk eshte dukuri e denueshme pse robi i tha robit bythzi apo pse kombet shajne njeri-tjetrin me epitete te ndryshme.

        Racizmi eshte dukuri e denueshme pse ne emer te tij jane kryer vrasje masive dhe perndjekje e diskriminime te pashembullta.

        Askush s’do e kish vene ujet ne zjarr, pse ta zeme shqiptaret u thone italianeve ‘pepino’ apo breshkaxhinj apo pse italianet u thone gjermaneve ‘mangia wurstel’ e keshtu me radhe.

        Nuk eshte se shqiptaret jane shenjtore, si te gjithe robte e ketij planeti, pa dallim feje, race e ideje, edhe shqiptaret kane elemente te qarta racizmi, por
        asnjehere racizmi nuk ka qene shkak per krime, pra shqiptaret jane nga fundi i listes se vendeve europiane, jo te paret e listes.

        I tha, jevg, i tha bythzi, po shpreh ndjenje superioriteti e ça pastaj ?

        Mos e vrau gje tjetrin pse ishte jevg apo bythzi ? Mos kane gje shqiptaret ne historine e tyre, raste te vrasjeve per arsye racizmi ?

        Sa veta kane vrare shqiptaret ne emigrim per leke, ne keto 20 vjet ? Sa te duash, po kush ka degjuar ndonjehere qe shqiptaret vrane apo rrahen filanin per arsye racore ?

        Shqiptaret thjesht s’jane te pergatitur per te qene politikisht korrekte ne te folur, sepse s’kane patur nevoje sikunder kane pase te tjeret, po t’i pikturosh shqiptaret si me qene popull naziskin, kjo eshte qesharake ne rast se s’ka keqdashje.

        1. O Hyllin, mer ca dite pushime se ke folur aq shume keto dite sa nuk di me se çfare thua. Duhet te ndodhemi para vrasjesh qe themi se paskemi patur ca raciste midis nesh dhe nuk e paskemi ditur. Gjykim i holle, besa! Nuk e dija se edhe njezet vjet pas renies se komunizmit do te ndiheshin pasojat e formimit te cunguar.

          1. Hyllin, unë nuk të këshilloj të marrësh pushime sepse e vlerësoj gjithnjë fjalën tënde, do apo nuk do kjo « jevga » e Obamës (të paktën ti do të ma lejosh këtë shprehje se lexova më sipër se nuk sheh asgjë shokuese në të). Por megjithatë besoj se tani kam kuptuar modulin bazë të gjykimit tënd. Shkurt, po se se unë do të kisha thënë se nuk kemi të drejtë të flasim për racizëm sa kohë nuk kemi shkaktuar genocid, ti do të më hidheshe në grykë duke më akuzuar për gjykim të cekët. Une nga ana ime po hesht.

      4. @Vet nuk e ke perdorur termat “bythzi, xax, jevg, katunar, malok”, pa cuar ne mend, se po shpreh ” racizmin shqiptar”?

        Une i perdor, por nuk e gjykoj se e bej per shkak te racizmit tim.

        Ne formen me te thjeshte racizmi eshte denigrim per shkak te stereoptipizimeve te bazuara ne perkatesine e rraces.Etiketimi xax, jevg apo malok, ne kete rast nuk eshte shprehje e racializmit sociologjik (pershkrim i karakteristikave te grupit, etnise, rraces) por qendrim racist i cili artikulon (edhe kur mendon se nuk je racist) negativizem,percmim dhe diferencim te Tjetrit te ndryshem pikerisht nga rraca apo perkatesia jote sociale dhe krahinore..

        1. Ate citim nga une, une nuk e solla per te nisur hulumtime psikoanaliste ne divanin e Froidit. Premisa racore e gjithe ketij diskutimi te ardhur prej shkrimit te Lyss-it eshte shprehje e keqkuptimit qe kemi ne per termin race. I gjithe ky diskutim mbeshtetet ne nje koncept antropologjik pa baze i formuluar ne shekullin e 19te nga elita shkencore e te bardheve, nje lloj aparati filozofik e shkencor per te justifikuar kolonializmin e shtypjen ekonomike-politike te racave te tjera, qe konsideroheshin inferiore.

          Ne Shqiperi termi race u fut ne perputhje me keto pikepamje sidomos me arianizmin(mitin arian te origjines) ne periudhen qe ne kishim nevoje me shume per kete mbeshtetje morale, gjate Rilindjes dhe mevetesise. Race Shqiptare: A thua ekziston dicka e tille?

          Percaktimet jevg, gaxhi, malok, xax, etj., ekzistonin edhe me para, por nuk i kishte perkufizuar akoma njeri si “racizem”. Racizmi erdhi se pasoje e “shpikjes se racave”. Ishte nje menyre per te treguar diferencen midis atij qe perdorte fjalet dhe krahut qe i drejtoheshin keto perdorime, pavarsisht se mund te konsiderohen si denigruese e paragjykuese. Por paragjykimet cfare jane? Jane mekanizma vetmbrojtes, si rezultat i pergjithsimeve te eksperiences jo vetem individuale, por te nje shoqerie dhe brezave te tere. Eshte ne natyren njerezore te paragjykoj tjetrin, qe eshte i ndryshem. Per aq kohe sa kjo nuk cenon interesat personale te individeve apo nje shoqerie te caktuar, mbetet e heshtur e padukeshme. Kur raportet demografike ndryshojne duke modifikuar harten demografike te nje rajoni, kupton se “racizmi”(qe per mua eshte te qenurit ndryshe ne varesi se cfare perkufizohet me “te qenurit ndryshe”), eshte nje menyre gjykime e homo sapiensit pavarsisht se kujt “race” i perket apo i drejtohet. Te flasish e te moralizosh ndryshe eshte thjesht hipokrizi.

          Une i ftova, nepermjet Lyss-it, gjithe te tjeret qe te heqin dore nga “qelibarlleku” i tyre “racor”, politikisht korrekt, duke i kujtuar vetes se perpara se te hedhin gurin e racizmit mbi bashkekombasit e vet, mos ta shohin veten te shkeputur nga ky “mekat”(sikur te jene dorejashte, me duart e lara) qe quhet “racizem shqiptar”.

          Hipokrizia eshte nje nga cilesite gjenetike te lindura te njeriut per tu shfaqur per ate qe nuk eshte. Per disa eshte nje “survival kit”, por eshte krejt i panevojshem dhe vetasgjesues.

          Shkruajta gjate, per te mos reaguar me per kete “teme” pa qene teme; ku shfaqet divani i Froidit vend e pa vend. Psikoterapia sot nuk e sheh terapistin te shkeputur nga pacienti, sikur te jetoje mbi rete e zeza. Terapistet jane edhe ata pjese e asaj qe quhet kondicion njerezor. Terapistet dhe pacientet ndihmojne shoqi-shoqin.

          1. “Racizmi erdhi se pasoje e “shpikjes se racave”…. Medyshem shume per nje gje te tille. Kjo mbase ne kuptimin e formulimit qe njohim sot, pra flasim per racizem dhe, kur duam te kthjellohemi me shume, e drejtojme gishtin nga Gobinoja qe foli per raca inferiore e superiore, por siç eshte thene me siper nuk rezulton qe teorite e tij te jene njohur te ne. Atehere si eshte e mundur qe midis aq shume ideologjive racizmi te geloje te ne (natyrisht edhe gjetiu, mbase me pare andej se kendej)? ndersa te tjerat u moret te deformuara edhe pse shoqerohshin nga tonelata librash?
            Llogjika thote se nje gje e tille, koncepti racist, eshte ngritur mbi nje koncept a mendimin tashme te perhapur midis popujve, pra teoria raciste eshte ngritur mbi nje “ves” njerzor ekzistues.
            Le te supozojme (abuzojme) se eshte ngritur mbi nje koncept te njohur e pothuaj te pranuar, pra se ka familje fisnike dhe te tjera qe nuk jane te tilla. Kete ide e gjen si ne veri ashtu edhe ne juge te vendit. Prej kesaj trampoline nuk me duket e pamundur te kalohet te raca fisnike dhe jo te tilla.

            Vdes nga kureshtja te di se çfare ka ndodhur ate dite kur u takua se pari njeriu i Nendertalit dhe Homo Sapiens? Cfare ndodhi qe njeri u zhduk? Eshte veper e ndonje virusi apo mospranimi e njeri tjetrit sepse njeri e quante veten me superior se tjetri?

            Duke mos abuzuar shume mund te them se nese mund te flasim nje here te vetme per raca njerzore, ky ka qene rasti unik i njerzimit (konkluzioni eshte i imi). Pastaj ato u bashkuam ( kohet e fundit jane gjetur gene te Neandertalit te ne) e prej atehere kemi vetem nje race te vetme njerzore. Prej atehere, te flasesh per raca nuk ka kuptim, por duhet thene se ka shume kuptim te flasesh per kultura te ndryshme.
            Dhe kulturat mund te jene shume me vrasese, sepse krijojne kontraste mjaft me te thella se vete raca, por ky eshte nje kapitull tjeter.

            1. Lyss jam ne pergjithesi dakort me persiatjen tende siper. Pyetjet nuk te ndihmojne per pergjigjet…

              Hipotezat thone qe njerezit e sotem bukurine e forcen fizike e kane nga Nendertali, zgjuarsine e zhvilluan nderkohe, se donim te mbijetonim e t’i rrembenim territoret atyre.

              Pastaj nuk i vrane te gjithe, pane se duke u kryqezuar me to, dilte dicka me e mire, keshtu qe bene qe Nendertali te mbijetoje nder ne. Hipotezat, thone se edhe artin, se paku ate grafik, mund ta kemi nga genet e tyre.

              Dihet se perset urrenin greket apo anasjelltas, kinezet me superioritetin e fshehur urrenin tere boten, e keshtu me rradhe(everybody hates everybody)… Githmone eshte per te grapur, per t’i marre dicka tjetrit, apo tjetri per te marre dicka ty…Punet kane qene gjithmone te koklavitura… por ne te gjoreve shqiptare kreativiteti dhe kerkesat nuk na ka nxjerre me shume se te mbijetesa, nje cape buke… Duhet te kemi dicka thelbesore te manget ( )…dhe kaq.

              Perralla ne lesh, shendetja prej nesh

  18. Mesazhi i meparshem me doli i cunguar, nje glic, per arsyen e thjeshte se isha ne rruge.

    Relapso, te folurit eshte ne shqip, per te mos kuptuar tjetri se cfare po thua, e duke mos rrezikuar “birucen” sic thua ti, pakorrektesine politike. Ketu nuk te fut njeri ne burg per sharje, quhet liri e fjales e garantuar me kushtetute Ne Amerike nje i zi mund ta shaje shokun e tij te zi “negger”, dhe kjo eshte e shara me e zgjedhur e tyre, por kurrsesi i bardhi. I bardhi menjehere e sheh veten ne disadvantazh etik dhe politikisht i qortueshem.

    Juliusx, pavarsisht se cthua ti, autori Ypi, ekspozon aftesite e tij “artistike” sharese, mllefin e tij per nje bashkekombasin e vet, qe ia ka sjelle ne maje te hundes, gjithnje sipas tij. Ypi njihet si nje shaman i sharjeve, eshte sigla e tij e njohur tashme qe mund t’i kete dhene titullin “sharaman”. Sharjet nuk te ngrene ne nivelin e argumentit shkencor per t’i vene emrin dikujt si racist.

    Mos na ngatarro tani me fashizmat e nazizmat, se nuk e hame ate koqe ulliri. Me impresionon jo-lineariteti juaj, sidomos kur fap e na kercen te nazi-fashizmi. Doni ta ngjallni me zor more burre!

    Lyss duke qene se punoj ne fushen e edukimit, mendoj se e bej dallimin midis personave adiktive, drogaxhi apo alkolike dhe nje racisti. Racizmi nuk eshte “addiction”. Eshte nje menyre te menduari e vepruari diskriminuese. Ne se perdor sharje automatikisht nuk klasifikohesh ne racist. Kur sillesh, per aq sa te jepet ne dore, ne menyre te atille qe te diskriminosh njerez mbi bazen e ngjyres apo origjines atehere mund te konsiderohesh nje lloj racisti.

    Edhe nje here shqiptaret nuk njihen si te tille.

    1. Paralelizmi nuk ka me shume vlerë per thelbin se sa për formën. Nuk e kujtoj ne kete çast atë gazetën qe i kujtonte ambasadorit amerikan ngjyren qe kishte dhe shprehte pakënaqesine per nenvleftesimin qe na bente Amerika duke sjelle ne Shqiperi njerez me ngjyre te tille (me duket se nuk i kishte perlqyer nje qendrim i tij), por jam i sigurte se ai person kurre nuk ka menduar se eshte treguar racist . Ketu eshte e keqje dhe kur flas pêr kohe te mevoneshme kam parasysh se nje dite do te kemi te bejme me njerez me sensibilitet me te madh.
      Midis intelektualve thuhet se nuk eshte kushedi se çfare ta quash Obamen “jevg” edhe pse nga konteksi del qarte se nuk eshte fjale per te identifikuar nje njeri me ngjyre “bronxi”, por per te treguar se aftesite e verteta intelektuale fshihen nen lekuren e bardhe dhe tani nga na doli ky “jevg”, qe do te shkoje te flere te krevati i Xhefersonit dhe Kenedit.

      Ju e keni po aq te qarte sa edhe une se ky eshte nje qendrim racist. E keqja eshte se ai do ta mbaje veten se ka shprehur nje qendrim normal, sa kohe qe askush nuk i ka shpjeguar se ku mbeshteten kriteret e tij te vleresimit. Ketu e kisha fjalen.Une besoj te dialogu.
      Nuk po flas per shfaqjen e « brendeshme » te ketij problemi, per fenomenin « çeçen » etj.

      1. ” aftesite e verteta intelektuale fshihen nen lekuren e bardhe”

        Pse a nuk eshte e vertet?

          1. Uji rrjedh nga lart poshte, zonje , pavaresisht se “gjerat diturore” te tuat nga te cilat ti i merr vesh aq mire, nuk te ndihmojne dot. te kuptosh.

        1. Iparë, pres me padurim pjesën e dytë të postimit tënd, atë ku shpjegon se bën shaka, ose se ka ndodhur një defekt teknik. Duke të njohur nga postimet e tua të mëparshme (të cilat më qëllon edhe t’i printoj për t’i lexuar më pas me nge) , nuk e shoh të arsyeshme të shtoj (se e di që e di) se gjithçka është çështje mjetesh dhe mundësish. Ndryshimi i vetëm është se njerëzit me ngjyrë vetëm se kanë patur më pak shans në jetë dhe më pak mundësi për tu edukuar dhe arsimuar. Kur ato i kanë patur rezultatin e ke aty ku je. Te ai « jevgu » që u votua për herë të dytë.

          1. Lyss,
            Sot themi “une nuk jam racist”, sepse thelle-thelle e dime se te jesh racist nuk eshte per t’u mburrur, ndersa dje mburreshim duke thene “une jam racist, nuk i dua jevgjit”.
            Duhet te pranojme se kemi bere perparime.

          2. Jo gjithmone ngjyra fsheh ‘racizmin’…

            Para pak kohesh udhetoja me nje mike me vetura per ne Janine e me pas te merrja avionin dhe me bene shume pershtypje tabelat anerruges nga Lazarati deri ne Kakavije, qe ishin llangosur si mos me keq.

            Shiokoje tabela qe te tregonin udhekalimin, qendra historike, komuna, fshatra, etj te cilat ne origjinal ishin dhe ne gjuhen greke (pasi ishim ne Dropull), por qe ishin te shtremberuara llamarinat blu me germa te bardha, ishin si me te ‘dhjera’ kafshesh nga sprajtet e hedhura ne ngut e siper,ishin si shenja absurde qe nuk te rrefenin asgje ne ate rruge te qete, madje diku vura re dhe ca vrima, mbase armesh automatike jo te ’97-tes,…dhe e qetesova veten ‘hajde se shfryrje mllefesh jane’.

            Tani qe kemi hapur ceshtjen e racizizmit po detyrohem t’a shoh krejt ndryshe kete ‘fotografim’ ne kujtese…

            Dhe minoritaret dhe ne shumica shtetas shqiptare jemi, po inat njeri tjetrin pse e kemi ?!

            Ngjyra njelloj, ne te njejtin furre blihet buke, ne te njejten rruge shetisim, ne te njejtat burime pijme uje, te njejtave lule u marrim ere, krushqira me njeri tjetrin kemi bere, emrat te trazuara i kemi, ne kisha, xhamira e teqera shkojme si ‘turista’ pa dallim; po me tabelat c’kemi xhanem ?!

            Tabelat jane prej llamarine te bojatisura me smalto e te pacavurosura me sprajt; mos fshehin gje sendi ne ato duar qe kane vepruar mbi to ?!

            Te bardhe jemi ne, te bardhe jane dhe minoritaret…

            ( Ai Spahiu i AK sec ishte nxehur nje dite andej nga Pogradeci me ca tabela dhe u hakmorren me nje varke anes liqenit qe ishte e rregjistruar ne tatime me emrin ‘Maqedonia’ ( ishte maqedonase) dhe ja sprajten ‘Shqiperi etnike’ ngjitur me ‘pagezimin’ e saj. Cfare eshte (?) nacionalizem, patritizem a racizem (?)…

            Ngjyrat duken…

            C’te bejme me ato qe s’duken?!…

          3. Lyss,

            Ne librin tim, e verteta nuk ka dhe nuk duhet te kete vlere morale.

            Ardhja e jevgut ne krye te republikes me te madhe ne bote per mua eshte nje simptome dhe jo nje tregues i emancipimit social te shoqerise.
            Simptoma ka te beje me nje gjendje “patologjike” qe ka perfshire ekonomite dhe shoqerite e perendimit. Produktiviteti ekonomik, me c’duket, ka qe ne mesin e viteve 1970 qe ne rastin me te mire eshte ne stanjacion, dhe ne rastin me te keq eshte duke rene. Te ardhurat e munguara, mbulohen me borxhet, si ato publike ashtu edhe ato private.

            Zgjedhja e Obames thjesht vertetoi limitet e mundesive te demokracise si sistem. Me Obamen “Amerika votoi per ti dhene vetes nje menyre te jetuari, per te cilen nuk ka deshire qe te paguaj”.

      2. I jemi futur nje diskutimi qe te fut ne degezime te tilla, qe duhet te jesh i kujdesshem se cfare thua. Mendoj se e kuptoj profesionin tend dhe rrugetimin qe ke bere intelektualisht per te arrire ne gjykime te caktuara.

        Zgjedhja e Obames si president i Amerikes tregon shume per Ameriken, por nuk eshte vendi per te diskutuar ketu. Po ashtu tregon shume per Europen po perseri nuk eshte e udhes per te diskutuar ketu.

        Por kjo nuk tregon asgje per shqiptaret dhe ta mbyllim ne paqetim kete diskutim.

    2. Shif, të mos të ngelet merak, megjithëse jashtë teme. Ky këtu, është funksion linear. I trajtës ax + b. Ky derivatin e ka konstant përgjatë gjithë vijës. Dhe derivati (shpejtësia e ndryshimit të funksionit) është gjithnjë = a. Në çdo pikë të funksionit.

      Ky këtu, është funksion eksponencial. Ky nuk e ka derivatin konstant, por të ndryshueshëm.

      Atëherë, përsiatja jote krahasuese, merrte për bazë funksionin linear. Po unë jam i bindur se përsiatje më të saktë, jepte eksponenciali (ose një i ngjashëm me të), sepse përgjatë ndryshimeve të mëdha në gjuhë, fjalori rritet, po kështu dhe fjalët e huaja që hyjnë në të. Është gati matematikore kjo. Sepse kur je një vend i prapambetur, nuk i shpik emërtimet e sendeve/mjeteve/ideve/koncepteve vetë, por duhet t’i importosh. Me një fjalë… sa më shumë të zhvillohet perëndimi, aq më shumë fjalë do duhet të huazosh.

      Për të tjerat që thua, si i thonë anglosaksonët: message recieved. Loud and clear. Thjesht të të kujtoj se nuk ke të bësh me budallenj, sado që mund të bësh budallain. Këtë ta kesh parasysh.

      1. Me ate modestine e mendjes sime, kjo qe thua ti sipas radakes time eshte rritje eksponenciale karshi te menduarit linear. Nuk eshte te menduarit eksponencial(jo-linear ne se mund ta quajme te tille) karshi te menduarit linear.

        Edhe shembulli i fjalorit nuk ndjek shembullin e te menduarit eksponecial(jo-linear). Kjo eshte thjesht rezultat i transformimit teknologjik te njeriut, qe shperpjeston edhe futjet e fjaleve ne fjalor me nje sasi te tille.

        Kjo eshte ne perputhje edhe me ligjin e Moori-it. Trendi eshte i fjaleve te huazuara, perderise topi i teknologjise iniciohet jashte kufijve.

        Edhe nje here numri i fjaleve te futura, nuk ndryshon apo ndikon aftesite jo-lineare te mendimit. Ky eshte nje koncept baze ne IT.

  19. “Po qe se do të abstenojnë edhe nesër, nëpunësit shqiptare do të mbrohen duke thënë se ashtu bënë edhe të tjerët, por harrojnë se të “tjerêt” nuk kanë pas vetes gjysmën e kombit tê tyre, të cilin ende nuk e njeh gjysma e botës.”

    Lyss te puthsha penen. Sigurisht (dhe fatkeqsisht) qe doli sic edhe e kishe para shikuar.

    Perndryshe, Izraeli : ahahahaha ka kapur maja te pakapshme paranoja atje! Kur me eshte dashur te hy ne Izrael nepermjet nje vendi fqinj me te, edhe pse me pashaporte te nje vendi te BE-se, me mbajten ne zyren e policise doganore plot… gjysem ore ! Sigurisht qe i intrigoi vendi i lindjes sime, dmth Tirana. Me pyeten se cilit besimi fetar i perkisja, por u thashe se jam ateist marksist-leninist i degezimit maoist. Vune buzen ne gaz dhe me pyeten per ate te familjes, por u thashe se jam rritur ne jetimore dhe e mbyllen me kaq.
    Ndersa sa per rracizmin nder shqiptare, me duket shqetesim i drejte, por asgje per tu alarmuar : ne jemi tashme komb ne renie, kemi kaluar nga 3 million e kusur VETEM ne Shqiperi, ne 2.8 miljon (censusi i fundit). Pra kemi ‘perspektive’ izraelite. Pra asgje per tu shqetesuar seriozisht.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: