DOBITË E DOGMËS

Po e nis me një pyetje që do t’u cingërisë nervat shumëve: pse është kaq e keqe poezia që shkruhet sot nga shqiptarët?

E keqe, në kuptimin që nuk të kënaq, që nuk të entuziazmon, që nuk të hipnotizon; por përkundrazi të mërzit, të bën ta lësh përgjysmë dhe të merresh me ndonjë punë tjetër më harmonike.

Çfarë u mungon poetëve të sotëm? Çfarë kanë humbur ose nuk e kanë gjetur dot kurrë?

Nuk pretendoj t’u përgjigjem këtyre pyetjeve shterrueshëm, por vetëm të tërheq vëmendjen për një arsye që më duket e rëndësishme, edhe pse jo e vetmja, dhe që ka të bëjë me teknikën e të shkruarit vargje.

Për mendimin tim, shumë nga ata që duan të shkruajnë poezi sot nuk e zotërojnë këtë teknikë, as e kanë vrarë ndonjëherë mendjen për ta studiuar.

Ç’është kjo teknikë?

E kam fjalën për teknikën tradicionale, elementare të numrit të rrokjeve në vargje dhe të vendosjes së theksave, ose atë që e quajnë metrikë – së bashku me llojet e rimave dhe të strofave, e kështu me radhë.

Po kush shkruan sot poezi me vargje të matura, të rregullta?

Vërtet, askush. Pikërisht këtë aspekt të artit të të shkruarit dua të diskutoj, në vetvete, por edhe për të prekur një çështje disi më të gjerë sesa poezia.

Para se t’i kthehem çështjes së pazotësisë teknike të poetëve të sotëm, dua të përmend një hipotezë të Karl Popper-it, në lidhje me gjenezën dhe lulëzimin e polifonisë (kontrapunktit dhe harmonisë) në muzikën perëndimore.

Pa u futur në hollësi teknike të argumentit të Popper-it (që kanë të bëjnë kryesisht me lindjen e kontrapunktit), dua vetëm të përmend që, për filozofin vjenez, është e mundshme që polifonia dhe kontrapunkti ta kenë zanafillën në gabime të bëra gjatë ekzekutimit të muzikës kishtare, të cilat më pas u konsideruan se e pasuronin të kënduarit, ose në përgjithësi të bërit muzikë.

Melodia e dytë, ose kontrapunkti u zhvilluan kështu mbi bazën e kufizimeve të rrepta të imponuara nga melodia e parë ose kryesore (cantus firmus).

Thotë Popper-i:

Po të kemi parasysh trashëgiminë e lënë prej grekëve dhe zhvillimin (dhe kanonizimin) e modus-eve kishtare në kohën e Ambrozit dhe të Gregorit të Madh, nuk do të kishte lindur ndonjë nevojë, as ndonjë nxitje, për të shpikur polifoninë, sikur muzikantët kishtarë të kishin pasur po aq liri sa edhe, të themi, krijuesit e këngës popullore. […] Ishte pikërisht kanonizimi i melodive kishtare dhe i kërkesave dogmatike ndaj tyre, që përftuan cantus firmus, e cila lejoi pastaj përftimin e kontrapunktit. Me fjalë të tjera, cantus firmus ofroi kuadrin referues, ose rregullsinë që bëri të mundur lirinë krijuese pa kaos.

Edhe në disa muzika jo-europiane shohim që melodi të paracaktuara shërbejnë si shkas variacionesh melodike […] por kombinimi i një tradite melodish të kënduara në paralel me sigurinë e një cantus firmus të pacenuar na hapi […] horizontin një bote të tërë të re e të renditur, një kozmosi të ri.

Popper-i vazhdon pastaj duke shpjeguar sesi ishte kanonizimi i melodive gregoriane, ose një shembull i qartë dogmatizmi, që ofroi bazën e nevojshme, ose skeletin e nevojshëm për të ndërtuar këtë botë të re.

Përfundon Popper-i:

Kështu krijimtaria muzikore dhe krijimtaria shkencore e kanë këtë gjë të përbashkët: të dyja e përdorin dogmën, ose mitin, si shteg artificial për t’u zhvendosur drejt së panjohurës e për të eksploruar botën, duke krijuar regullsi dhe regulla të reja, dhe duke kërkuar për rregullsi ekzistuese.

[“Unended Quest“, f. 59-63]

Po vazhdoj përsëri me një pyetje, dhe përsëri në lidhje me letërsinë: pse letërsia e sotme shqipe nuk arrin kurrsesi t’u afrohet niveleve të arritura në vitet 1960-1980, me vepra të tilla si ato të Kadaresë dhe të Agollit? Pse vallë letërsia e shkruar në kontekstin e frikshëm të kulturës totalitare, nën mbikqyrjen brutale të censorëve dhe të komisarëve të regjimit, mbetet edhe sot e kësaj dite e paarritshme nga shkrimtarët që jetojnë dhe veprojnë të lirë në Shqipërinë post-totalitare?

Më në fund – pse vallë edhe vetë Kadareja dhe Agolli nuk kanë arritur të krijojnë, veçse vepra që janë hije të zbehta të atyre të dikurshmeve?

Si edhe më lart, përgjigjet për pyetje të tilla do të kërkonin ndoshta libra të tërë, doktorata, trajtesa të tilla që do t’i katapultonin autorët studiues në majat akademike shqiptare, ballkanike e ndoshta europiane.

Letërsia në Shqipëri nuk e ka më peshën që ka pasur; lexuesi hutohet pas ofertave shumëngjyrëshe të tregut; vetë modeli i qarkullimit letrar ka ndryshuar.

Megjithatë, mes mizërisë së arsyeve që mund të sillen për tatëpjetën, argumenti që u referohet pasazheve të mësipërme nga Popper më duket se kërkon vëmendje të veçantë: raporti i artit me dogmën.

Me fjalë të tjera – Kadareja dhe Agolli (ky i fundit kryesisht me “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo”) shkëlqyen, sepse vepra e tyre ishte në thelb kontrapunkt mbi dogmën e realizmit socialist.

Kur them kontrapunkt, nuk kam parasysh vetëm leximin alegorik (ose subversiv), por krejt sistemin delikat të referimeve ndaj një sistemi rregullash të rrepta, të përcaktuara politikisht dhe ideologjikisht, të cilave duhej t’u nënshtroheshin të gjithë krijuesit.

Arti cilësor, nën totalitarizëm, shtjellohej së paku në dy nivele: niveli bazë, që nyjëtohej i tëri në bazë të rregullave elementare të metodës së realizmit socialist; niveli sipëror, që dialogonte me këto rregulla, duke prodhuar diçka që nuk ishte realizëm socialist, por që e përdorte realizmin socialist si trampolin ose katapultë për t’u projektuar drejt një lartësie tjetër.

Vimë tani te pyetja e shtruar në fillim të shkrimit: pse është kaq e dobët poezia e sotme? Pse të ngec në fyt e pse të zë trishtimi kur e lexon?

Ngaqë poetët e rinj janë shpirtërisht të varfër dhe emocionalisht primitivë? Natyrisht që jo.

Ngaqë epoka nuk i jep më hapësirë fluturimit poetik? Natyrisht që jo, përsëri.

Ngaqë njerëzit e kërkojnë shprehjen artistike gjetiu? Jo, dhe përsëri jo.

Një arsye madhore, besoj unë, ka të bëjë me humbjen e kontaktit të krijuesve me dogmën e formës, ose metrikën. Poetët e sotëm jo vetëm që nuk shkruajnë më në njëmbëdhjetë rrokësh dhe nuk rimojnë më, por as dinë se çfarë është njëmbëdhjetërrokëshi, rima, asonanca, cezura dhe të tjera hollësi teknike të metrikës poetike.

Me fjalë të tjera, problemi nuk është që poetët nuk shkruajnë më sonete dhe tercina danteske, as që nuk i vlerësojnë më rimat; por që nuk e njohin më këtë teknikë, dhe nuk e përdorin dot më poezinë klasike si trampolin.

Përkundrazi, poetët klasikë të poezisë moderne shqipe – që nga Agolli e Kadareja, Camaj, Arapi, Mekuli e Podrimja e të tjerë të atij kalibri, e kanë njohur metrikën klasike në majë të gishtave. Për këtë arsye, vargu i tyre i lirë nuk është prozë e thyer me sqepar, por konstrukt që i referohet – duke mohuar – teknikës klasike.

Arti dhe letërsia, me fjalë të tjera, kanë gjithnjë nevojë për dogmë – edhe thjesht për ta kapërcyer, ose për t’iu kundërvënë. Nën totalitarizëm, dogmën e impononte shteti me mjete pothuajse policore; në shoqëritë e lira dhe të hapura, imponimi ndjek rrugë të tjera – shijet masive të publikut, moda, por veçanërisht rregullat e vetë-imponuara të shkollave të ndryshme artistike. Përkundrazi, iluzioni i lirisë krijuese të plotë e të pakufizuar prodhon kryesisht flluska.

55 Komente

  1. Ka qene “Stonatura” qe me terhoqi tek ky blog, vecanerisht paragrafi per sonetet. Teksa mendoja te pergjigjesha, ato qe doja te thoja mi rrezonte thenia: me mire bere se thene. Tek ai paragraf behej fjale per poetet dhe ju ishit relativ (as zakonisht nuk dine si shkruhet), ketu tek DD flisni edhe per “poezine e shkruar nga shqiptaret”, e ju jeni absolut (Vertet, askush.).
    Kam pergjigje per mjaft nga pyetjet e tua, e mbase ja u jap ato me kohe.
    Deri atehere:

    Soneti i kokës së prerë

    Lavdi për ty, racë njerëzore!
    Këtë sonet ta jap me përkushtim;
    Fisnike je sa je dhe carnivore,
    E prekshme je sa je edhe vegim.

    Ke ngritur një botë përjashtimesh,
    Si në një trup ku lidhet ind me ind;
    Me nerva të çelikta arsyetimesh
    Dhe më rebelin të përulet – bind.

    Në mos e bëftë, fatin ka shkruar
    Dhe orën gjatë nuk do ta presë;
    Vullneti yt, racë e papërtuar,
    Është tehu i mprehtë në presë.

    Pse sheh hutuar? Shpërndahu turmë!
    Koka e prerë nuk bën më zhurmë.

    Soneti i lules pa nektar

    Ta kishe gjoksin të derdhur në ar
    Dhe barkun pllakë të urdhëresave,
    Mes filigramash lulen pa nektar,
    Lëkurën lëndinë të lulesave;

    Ti kishe brinjët shkallë për parajsë
    Dhe buzët e kuqe – gurët e rubinit,
    Të ishe ëndrra që sheh çdo vajzë
    Kur rreh me flatrat e çerubinit;

    Të të tretej djersa si borë prilli
    Në supet frone të perëndive,
    Nën sqetull fshehur t’ja thesh bilbili
    Të ëmblash këngë të dashurive…

    Përdhe nuk do të të binte qimja,
    Por sa keq, nuk do të ishe imja.

  2. Kam shkrue edhe une nji sonet metrik dikur…

    Sonet Geg
    PLLANCA

    Pashkaminue kapllak qi pshteh merrllaku
    S’e marravec me tartabak kurdimi
    As me kardhnue yrkybet fllag shimi
    Dirgji-dirgji, shabak krahet terpaku.

    Dintue zermak, mos e shpurthiq kamshatin,
    Ani pse anshta s’krydhet prej sqepahu
    As krydhet pshtuka prej perlegja zahu
    Pashkaminue kapllak qi mogji rrxatin.

    Mirrqina golli. Shqupi sodna xhisi
    T’merreshet kapllaku mbas kurrgjije
    Kardhnon kurdimi, por me shqutek mrrisi.

    E njaj shigjrret qi shpullullis kakrrije
    Nuk e shpaluq, as e bushtrret shulisi
    Nji lom t’kurrzue qi shtret gollza mije.

  3. “Arti dhe letërsia, me fjalë të tjera, kanë gjithnjë nevojë për dogmë – edhe thjesht për ta kapërcyer, ose për t’iu kundërvënë. Nën totalitarizëm, dogmën e impononte shteti me mjete pothuajse policore; në shoqëritë e lira dhe të hapura, imponimi ndjek rrugë të tjera – shijet masive të publikut, moda, por veçanërisht rregullat e vetë-imponuara të shkollave të ndryshme artistike. Përkundrazi, iluzioni i lirisë krijuese të plotë e të pakufizuar prodhon kryesisht flluska.”

    “iluzioni i lirisë krijuese të plotë e të pakufizuar” eshte dogme, mendoj, dhe si del kjo qe prodhon vetem flluska sapuni, kur dogma totalitarizmit, vepra cilesore arti/letersie?!

    arti eshte si jeta, nuk i duhet jetes mekanizem, qe te kalkuloi ate, qe ajo te funksionoj, pra ajo funksionon, magjishem, per te gjithe pa perjashtim. Eshte si te thuash; ‘arti i jetes eshte ne te panjohuren qe zbulon gjithkush rreth saj’. Ndryshimi mes panjohjes se sejcilit percakton edhe njohjen e sejcilit vecas, jo vetem rreth jetes, por edhe vetes. Pra analogjia/krahasimi i artit me jeten eshte, them se, art perjetojne te gjithe, ndryshimi eshte raporti i sejcilit ne te, pa terhequr vemendjen me mekanizma te ndryshem, sic permend dogmen Xha, sepse edhe Popper-i e vezhgoi ate si faktor.

    Ne mbeshtetje te variantit “dogme”; Nuk ka krijues te mos krijoj lartesi/”pengesa”-dogma, qe aktivizojne potencial reciprok, per te kapercyer ate “dogme”-penges. Por ndersa arti fillon individualisht, vazhdon te behet fenomen shoqeror, nga ku dogma nxierr koke, ne kontekst propagandimi, por jo perjetimi. Prandaj edhe mendjet vizionere duket te ken koncentruar konceptin shoqeror ne individ, nga ku lind shoqeria me profilet e saj te shume llojshme.

  4. Sonete tironse t`vorrit Bomit.
    Meqe zoti Gjerazi shkruan gengnishten, mahe po muj me na nih per mi kuptue

    Andrra e jetes

    Cice, c`ka ka thote Tringa qi priton me u cue
    zgjoje me dal me mue e me rujt bagtin e vet.
    Bij mos e prek
    Se njomja tash asht tui fol me Zojen
    Len za e mos cil goj se lumja Zoj t`bertet

    …Fllad i lehte me vap dashnijet
    Puthi pemen gem per gem
    u zgjue pema e qe prej shijet
    buloi mbar neper kopsht tem
    e nen bor po shperthejn lulet
    posi fmija qi zblohet n`djep…

    Zana e vizitorit

    …Me njat shtat filiz cetine
    Me ato vetlla si fiskaja
    Me ata sy kokrra qershije
    Me ata dham si gurt e zallit
    Fill mas shiut kur t’u bjer dielli

  5. Xha xha,

    Faleminderit. Ky shkrim me ngacmoi. Eshte teme qe nuk eshte diskutuar aq sa duhet ne sferen shqiptare.

    (Si nje “sidenote” subjektive duhet te shpreh habi per paralelin mes Kadarese e Agollit qe, duhet thene, me duket se na eshte bere ves dhe e bejme automatikisht.

    Nuk e di mbi ç’baza, per shembull, mund te krahasohet Shoku Zylo me Pallatin e Endrrave? Fakti qe edhe kjo fjali, siç e shkruajta une, duket qesharake, nuk eshte i rastesishem. Dhe me e rendesishmja, si mund te hiqet nje vize paralele midis “lojes” me soc-realizmin tek Agolli dhe Kadareja? Njeri mund te ishte vije me degezime lokale e nen-shtresa, por tjetri ishte univers paralel. Gjithsesi, kjo nuk ka lidhje me temen dhe ketu nuk ka pse te biem dakort.)

    Jam dakort qe ne gjuhen shqipe botohet poezi e dobet (siç botohet proze e keqe; siç behet gazetari ne kufijte me te ceket te amatorizmit, etj.) Por realiteti eshte qe poezi e keqe shkruhet gjithandej. Ne nje fare menyre, keshtu ka qene gjithmone. Interneti ne nje fare menyre na ka “detyruar” te behemi me vigjilente se dikur. Ne Shqiperi, sic e permendni edhe ju, mekanizmat e kritikes, seleksionimit, dhe ushqimit te talentit jane cope cope nese kane qene ndonje here te plote. Reçensionet jane se shumti elozhe bajate.

    Megjithate, me ben pershtypje qe (te rinjte) shqiptare vazhdojne te shkruajne poezi. Kete nuk e ndesh shume shpesh ne Perendim. Ose, te pakten, ka nje lloj “respektueshmerie” mes hqiptaresh (ose te pakten mungese talljeje kolektive) me kete aktivitet mes te rinjsh, qe eshte konsumuar prej kohesh ne Perendim. Ndoshta kjo vjen edhe si pasoje e rolit qe kishin shkrimtaret ne ate sistem; faktit qe ne poetet i bejme edhe kryetare partish, deputete, ambasadore, ministra, etj; ose edhe te ushqimit te poezise neper shkolla.

    Por nga ana tjeter, “mesimi” i poezise neper shkollat tona eshte teper, teper problematik. Nuk arrij te filloj te numeroj demet qe ben leximi e shkrimi “me ndjenje” e me pathos qe nguliten neper mendje si metoda “e vertete” letrare. Poezia vazhdon te keqkuptohet si “shprehje ndjenjash,” ashtu si arti ne pergjithesi. Jepen ende provime me goje ku mesohen poezi permendesh sikur jemi ne Leningrad ne vitet 50. Teorikisht kjo mund te jete relike e bukur pedagogjike, por nuk mund te vazhdohet me keshtu.

    Nuk ka “pune” me fjalen, nuk konsiderohet “pune” shkrimi, por shprehje. Flas per pune si “labor.” Prandaj dhe tani vone ka filluar nje lloj gazetarie e llojit te hartimit gjimnazist, ku festohen shperthimet e pasionit dhe zevendesohet analiza dhe vete-permbajtja me ngjyren e lajthitjes se momentit. A thua se jemi mesuar me kete lloj komunikimi prej kohesh — gati me urrejtje ndaj vete-permbajtjes dhe manine e te shprehurit ne çdo lloj menyre — dhe vetem keshtu mund te marrim vesh tjetrin.

  6. Minator, të falënderoj edhe unë që dukesh këtej.
    Vëren me të drejtë se shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë poezi – ndryshe nga të rinjtë në Perëndim. Nuk di ç’bëhet në Lindje, por kam parë, dikur, që në mjedise virtuale hispanikësh (kolombianë, meksikanë) shkruhet shumë poezi gjithashtu.
    Përndryshe, italianët nuk duan as t’ua zësh me gojë, pa folur për amerikanët; edhe pse këtu zezakët eksperimentojnë shumë me rap-in, duke arritur ndonjëherë nivele elokuence të habitshme, pavarësisht nga përmbajtja dhe etosi.
    Mirë do të ishte që shkolla në Shqipëri të kujdesej më shumë për t’ua zgjeruar fëmijëve kanalet e krijimit; duke i vënë më shumë në kontakt me fjalën, tingullin, ngjyrën dhe lëvizjen e trupit si mjete shprehëse; fundja edhe fotografinë dhe videon…
    Por kjo kërkon qetësi, stabilitet, komunikim kulturor normal. Kryesisht qetësi.
    Sa për raportet e Kadaresë ose të Agollit me dogmën e Realizmit Socialist, këto kanë qenë vërtet të ndryshme, edhe pse rezultatet kanë qenë njëlloj cilësore. Pati një periudhë në Shqipëri: 1968-1973, kur u krijuan shumë vlera në kulturë dhe në art; gati-gati duke krijuar një efekt orteku, meqë çdo sukses shërbente edhe si etalon për veprën e ardhshme.
    Pastaj ia behu Plenumi IV, i cili ndoshta ishte në logjikën e sendeve, por ndoshta edhe nuk ishte. Edhe gjetiu në histori ka ndodhur që lulëzimi i njëqind luleve të jetë pasuar nga kosa e muzhikut. Shembuj: Praga para 1968-ës, ose kultura sovjetike gjatë viteve 1917-1927, ose Vjena në perëndim të perandorisë së Habsburg-ëve… madje edhe Shkodra katolike e viteve 1912-1944, ose më parë akoma, Voskopoja.
    Morali: të luash me dogmën sjell shkëlqim, por është edhe si të luash me zjarrin.

  7. Nese vertet italianet e sotem nuk duan as t’u a zesh me goje poezine, me keqardhje verej dhe nje perse kenget e tyre te sotme nuk i ze me goje kush.
    Ndersa per amerikanet, me aq sa di mund te them se:
    te shkruarit e poezise ne shkolle e kane ulur tek nxenesit e klasave fillore, qe sjell, jo pak here, qe naivitetin feminor te perputhet me pune mjeshtrash, duke bere qe te fundmeve t’ju relativizohet vlera ndersa femijeve te mos ju bjere me mendja per poezine kur te rriten. Jo te gjitheve, ka nje numur kengetaresh qe tekstet e kengeve te veta i publikojne si poezi, ne libra te shtypur.
    Tek poetry.com gjenden 6 milion poezi, e per te provuar ne ishin amerikanesh a amerikanesh te bere, kerkova me mbiemrin e kandidatit republikan per president e me dolen dy syresh. Ndryshimi me i madh mes amerikaneve dhe shqiptareve eshte se ndersa te dy palet shkruajne, dhe per kete duhen nxitur, shqiptaret shtypin ne libra gjithcka del prej tastierave, si dhe ju mungon modestia per te pranuar te qenit amatore.
    Problemi me poezine qe prej greqise se lashte e deri me sot nuk eshte tek te shkruarit por tek te shquarit (si proces). Te kam pyetur njehere xha xhai a kishte kaluar ndonje kaproll shtegut tend te leximit. Pergjigjia juaj e atehershme si dhe diskutimet e ketushme ngecin tek Kadareja; dhe une per sot.

  8. Kjo teme ka vend per diskutim, dhe me vika keq qe nuk qenka ushqyer aq sa do kisha deshire. Provokimi i Xhaxhait eshte me shume vend. Ne qofte se me lejohet, dhe me aq sa mund te ma lejoje nje paragraf, apo dy, desha te pershkruaj dogmen dominante te shekullit te njezete ne arte, te cilen e kemi trashegimi edhe sot. Dhe ne baze te kesaj dogme, do desha te argumentoj se ka nje komunikim me te. (Ndjese per pompozitetin).

    Koncepti kryesor i dogmes ne fjale, eshte ai i FETISH (ne dac Marksist, ne dac Frojdjan). Fetish, thene popullorce, eshte projektimi i deshirave tek nje objekt apo forme e caktuar. Sic ve re Minatori, fetish eshte produkt i “punes” me fjalen, ku projektimi elementar i deshirave do te ishte vleresimi i duhur i punes se bere. E thene ndryshe, ne fillim ishte fjala, dhe fjala ishte fetish. E perfeksionuar, e perkryer, aq sa mund te barazohet me krijimin me sublim.

    Sidoqofte, ne momente historike te tilla si shek 20, kur teknikat e prodhimit jane te atilla qe poezia me e bukur eshte marka e fundit e Lexusit, Mercedesit apo Apple, kur Andi Warhol shpall qe eshte makine, kur sonetet me te perkryera nga ana formale mund t’i shkruaje nje program kompiuterik, do te ishte absurde qe te vleresohej puna e bere me fjalen nga autori. Autori i vertete i formave ne shekullin qe kaloi, eshte teknologjia e bazuar ne nje shfrytezim maksimal te rracionalitetit dhe matematikes. Ky eshte metri dhe rima e vertete, qe ne poezi nuk do te ishin vecse mish i huaj.

    Poezia formale ne pergjithesi ka imituar format e natyres, rregullin e gjetur ne numrat natyrore. Sot e kesaj dite ky imitim eshte instrumental ne nje forme me direkte se sa mund te ofroje funksioni formal i nje poezie. Nuk eshte cudi qe tendosja e cmendur e gjuhes nga Joyce, dadaizmi, vargjet e lira te Elliot dhe Pound, (per te mos e shtrire doren der tek Whitman) erdhen si moment i humbjes se funksionit formal te poezise.

    Autobuzi, autobuzi.
    Autobuzi, autobuzi.
    Autobuzi, autobuzi.

    Autobuzi.

    Kete do e konsideroja pa frike, poezine me te perkryer qe kam degjuar ndonjehere. Nuk ia di autorin. Vlerat edukative te formes, ne nje menyre apo nje tjeter, i di cdo kalama lagjeje qe e ka degjuar, apo recituar ndonjehere kete poezi.

  9. Si shembull i nje komunikimi me formen, si dhe per te thene se poezia qe shkruhet sot nga shqiptaret nuk eshte edhe aq e keqe, po sjell, ne qofte se me lejohet, si ju lejua Maks Gjerazit, te dashurit, dhe Cyprinodon Diabolis, nje poezi nga Arianit Roshi.

    Bota

    Aq here e ri-krijoi zoti boten
    sa tani ajo nuk ekziston me.
    U zhbe
    U shellis si filli i nje historie
    qe fillon me “na ish njehere”

    U c’thur bota
    deri ne zanafillen e saj
    sikur te mos kish ekzistuar kurre
    humbi ne ajer
    si nje anije velebardhe
    qe me shume se anije
    eshte sajese e syve te lodhur
    sajese malli, a mungese harbute
    e djegur per adhurim

    U kthye bota ne hic
    perpara syve te mij.
    “Ta rindertoj a jo boten???”
    Me lodh kjo dileme.
    adhuruesit kane kohe qe kane vdekur
    e bashke me ta edhe krijuesi i tyre.

  10. Lulian, a mund të sqarosh pak, të lutem, se çfarë sheh ti në këtë poezi si “shembull të komunikimit me formën”? Ku është forma me të cilën komunikohet dhe ku komunikimi?

    (Nga ç’vëllim është nxjerrë poezia?)

  11. Me cilin perkufizim te formes duhet t’a bej interpretimin? Me ate qe e njeh permbajtjen si forme? Me interpretimin platonik? Me interpretimin modern te formes? Me interpretimin klasik te saj? Me interpretimin metrik? Apo t’a thur e t’a c’thur si autori me larte, e si Penelopa, apo me keq, te rreshkas si Proteu? Jane kaq shume forma, sa qe e kam te veshtire. Sidoqofte, them se poezia me larte, i takon periudhes dhe stilit modern, dhe ne kete forme duhet gjykuar, sic edhe mendoj se mund t’i vleje si lexim, apo si kontekst postimi numer 8. Po t’a gjykonim sipas formes se Petrarkes, apo Shekspirit, veshtire se do dilnim ne nje gjykim objektiv.

    (Nuk di te jete botuar, pervecse nga vete autori ne internet).

  12. Unë them, Lulian, që të mos bësh asnjë interpretim, por vetëm të shpjegosh se çfarë gjen ti të veçantë te kjo poezi, aq më tepër e pabotuar, që e sjell si “shembull të komunikimit me formën.” Fjalët janë të tuat, unë vetëm dua të kuptoj më tepër, meqë kam të drejtë të supozoj se i përgjigjen ndonjë ideje që ke pasur në kokë kur i ke shkruar. A komunikon kjo vepër me formën siç po komunikojmë ne të dy këtu, apo komunikon me ne nëpërmjet formës? Thjesht, nuk të marr vesh fare.
    Sa për shkrimin tim fillestar, kur flisja për kundërvënie me dogmën, unë kisha parasysh edhe atë që vargu i lirë, kur u përdor në krye, kishte forcë të veçantë ngaqë i kundërvihej vargut të rregullt, të cilin e njihnin, recitonin dhe e lexonin të gjithë (ata që recitonin dhe lexonin poezi). Në rrethanat e sotme, kur vargu i rregullt sa vjen dhe përshoqërohet me këngët për fëmijë ose me grupin e pleqve të Korçës, forca e vargut të lirë vjen e dobësohet, çka ia ul vlerat atij eksperimentimi vetvetiu. Vargu i lirë bëhet, si të thuash, rebel pa kauzë. Ndoshta ky është një shkak i mundshëm i largimit të lexuesit prej poezisë – por jo të krijuesit, sepse kam frikë se, sot për sot, ka më shumë poetë se lexues poezie, së paku në Shqipëri.

  13. Nejse, une jam dakord qe te eskperimentohet me format dhe te tejkalohen normat gjuhesore, qe te mos ta ndrydhim shprehjen e emocioneve brenda kafazit strukturor gjuhesor. Por kjo sic tha Xhaxhai kushtezohet nga njohja e mire e kesaj strukture. Vetem ai qe e njeh mire kete strukture mund ti kaloj tangjent asaj ose te heqi viza lidhore nepermjet nyjeve deri ne pafundesi, pa rene ne hulli te paperceptueshme nga lexuesit. (Imagjinoni nje Manderlay, nje struktur me shume kombinacione midis kendeve).

    Fenomeni i rimes mbase vjen nga formulat matematikore ne greqine e lashte, linjave te drejta, strukturave te rrepta, te cilat i gjejme si ne format e tregimit edhe ne arkitekturen greke dhe romake (kjo eshte hipoteze, mbasi Xhaxhai e di me mire se nga vjen rima). Prandaj kam idene se flitet per nje teknike, pra per nje metode te standartizuar te thurrjes se vargjeve, pasi strukturat gjuhesore nuk te lejojne te kapercesh formen dhe kuptimin ne renditjen e fjaleve.

    Por tani kemi te tjera forma shprehie te cilat jane ndikuar nga filozofia post-moderniste. Nuk kemi te bejme me forma lineare, struktura te rrepta, porse me forma te rrumbullakta. Pra nuk kemi te bejme me forma te thepisura, te drejta e te rregullta, sic ishte deri dje trupi i nje mashkulli, i vizatuar psh. nga Da Vinci, e shprehur ne arkitektur dhe ne industrine e hekurit. Porse kemi te bejme me forma vezake dhe te cregullta, dhe te deformuara, sic eshte trupi i femres (forma plastike, ne industrine e plastikes). Keto mendime post-moderniste mbizoterojne sot artin figurativ ne pikture dhe ne film (psh. filmat e Almodovar). Deleuze thote qe kemi te bejme me rizoma, struktura jo hiarkike, te drejta lineare, porse me lake dhe nyje lidhese midis tyre (nese ky eshte perkthimi korrekt, pasi nuk e di sesi dikush mund ta kete perceptuar Deleuze). Sidoqofte Leitfigur (Leitbild, pra figura qe mbizoteron perceptimin tone) eshte trupi i femres. Sic mund ta verej dikush une kam deshire ti lidh gjerat (dikush mund ta quaj spekulim) pasi me ndihmojne ti perceptoj me mire.

    Atehere edhe rima nuk eshte ndonje strukture qe duhet ndjekur medoemos. Por forma te reja shprehie duhen shpikur.

    Ndersa persa i perket poezise qe behet ketej jashte, ne universitetin ku kam studiuar une beheshin perhere (madje cdo te marte) poetry slams, ne televizor (swr) jipen gjithmone konkurse poezie, dhe ka poete qe nuk i lexon njeri por qe jetojne nga bursat e shume shoqatave ketu, etj. Poezia eshte gjithmone pervoje personale dhe intime, dhe nuk lexohet nga cdokush, por ka shume qe lexojne, edhe une po qesh ne gjendje te mire emocionale dhe mendore lexoj nganjeher, por rralle, se edhe nuk kam shume kohe te ndalohem ne cdo varg.

  14. Xhaxha, une jam dakord qe ka shume poete dhe pak lexues se poezise. Te pakten ne Shqiperi. Por nuk e gjej shkakun per kete tek rebelimi i vargut te lire. Tek postimi 8, e konsideroj kete rebelim ndaj formes akoma legjitim. Si shkak te legjitimitetit kam ofruar konceptin e fetishizmit. Gjithcka ka nje forme te perkryer sot, qe nga pesembedhjete katshi, deri tek piramida e vogel qe do behet aty prane. Fillimet e perdorimit te vargut te lire, nuk jane vecse fillime. Nuk me duket legjitime te thuash se vargu i lire eshte konsumuar, aq me teper se vargu i rregullt paska perfunduar si Kenga e Rolandit. Sic thashe edhe me larte, vargu i rregullt imiton format natyrore, numrat natyral. Mund te argumentohet qe ketej, se poezite me vargje te rregullta nuk mund te konsiderohen si forma rreth te cilave mund te krijohet nje gjykim objektiv, por si zhanre poetike, perkatesisht, tekno-pastorale, si kam pare t’i quaj Marshall Berman, i influencuar kryesisht nga Bakhtin. Jo, dhe perseri jo (qe te te huazoj shprehjen), ashtu si programet kompiuterike mund te luajne shah me mire se ne, ashtu mund edhe te krijojne sonete me te perkryera se ne. Eshte e gjitha tek numri. Cfare vlere ka puna me fjalen, ne qofte se kete pune mund t’a beje nje makine?

    Ideja e komunikimit te poezise me siper me formen, eshte e thjeshte. Me gjithe pompozitetin modern mbi formen, forma e ketij moderniteti eshte amorfe deri ne lodhje: si te mbushesh nje qyp pa fund. ‘”T’a rindertoj a jo boten???”/ Me lodh kjo dileme.” Mua me duket se eshte poezi qe komunikon me formen, si po komunikojme ne te dy ketu, e qe njekohesisht komunikon me ne nepermjet permbajtjes.

    “aq më tepër e pabotuar”. Qe kur na qenka botimi kriter per sjelljen e nje poezie si shembull?

  15. Xhaxha, Duhet te kesh degjuar besoj, per nje teori estetike qe quhet “Pjesmarrje estetike” sipas perkthimit tim nga anglishtja. (Rancierre, Bishop, Zizek, etj). Sipas Nicolas Bourriaud, (shtytes i kesaj teorie dhe historian artesh pamore) premisa e kesaj estetike eshte se ne rrethanat historike ku ndodhemi, arti e ka ezauruar funksionin e vete si percjelles botesh alternative utopike. Kjo bote qe kemi, ajo eshte. Me ane te pjesmarrjes dhe te konfuzionit te vijes ndarese midis artistit dhe audiences, poetit dhe lexuesit, komunikimit relativ te tyre, funksioni i artit duhet te jete rregullimi i kesaj bote qe kemi dhe i cilesise se jetes.

    Forma eshte domosdoshmeri per rregullin ne aspektin hapesinor te kesaj pjesmarrjeje estetike. Aq sa Bishop i druhet faktit se kjo pjesmarrje estetike mund te rrembehet nga status-quoja dogmatike spektakolare institucionale. Kjo druajtje, nuk ka pse te ekzistoje ne rastin e pjesmarrjes masive poetike ne internet, pasi, poezia nuk eshte institucion, vec ne qofte propagande; dhe interneti sa do qe mund te perdoret per qellime te uleta politikanesh, mbetet nje hapesire qe mund te perdoret per “dissent” aktiv, packa se nuk e ka realizuar ende kete potencial; dhe per me teper, limitet teknike te formes, sic e implikon edhe vete me larte, do te limitonin kete pjesmarrje.

  16. Lulian, më pyet:

    Qe kur na qenka botimi kriter per sjelljen e nje poezie si shembull?

    Ta shpjegoj unë qëkur. Botimi përdoret si kriter për ta mbajtur debatin serioz. Kur e hapa këtë temë të degradimit të shprehjes letrare (artistike) për shkak të mungesës së një kundërvënieje me dogmën, ose me një sistem disiplinor rregullash nuk kisha parasysh krijime anonime, të qarkulluara në rrethe letrarësh të rinj. E kam të qartë që ka krijime të tilla, të cilat njëfarësoj mbushin një zbrazëti të njohur; por këto janë shpesh gjëra paraletrare, eksperimente të vogla, forma kalimtare të shprehjes, të cilat nuk e kanë vendin këtu. Para kësaj poezie të Roshit, ti citove atë të “autobusit”, të cilën the se e konsideroje “pa frikë poezinë më të përkryer që kam dëgjuar ndonjë herë.” Tani, nuk them se poezia e dytë është në nivelin e së parës (as ti nuk e thua), por nuk më duket se diskutimi i këtyre lojërave gjuhësore e ka vendin në temën e tanishme. Prandaj kriteri i botimit do të ndihmonte, sepse një poezi kur botohet merr edhe kuptim përtej vullnetit të autorit ose të miqve të autorit, sepse lëshohet si mesazhi në shishe në oqean – edhe pse unë nuk do ta quaja “botim” afishimin që i bëre ti Roshit në komentet.
    Meqë ra fjala, mua “Bota” më duket se është pak e lodhur që në krye, e konsumuar, e kapitur; në formë e në përmbajtje; këto figura të anijeve, syve të lodhur, paralelizmit të krijimit të botës me rrëfenjat, e dikujt që ka kohë që ka vdekur, janë thënë e përsëritur nga të tjerë poetë më parë, dhe ndoshta më mirë. Duke e lexuar, mund të ndjekësh edhe procesin krijues që e ka përftuar – sepse frymëzimi i autorit duket sikur ka shterur që në dy vargjet e para, meqë pjesa tjetër është tatëpjetë, ripërtypje, kritikë e atyre dy vargjeve, ose përshkrim i zgjeruar, ose variacione të zbehta rreth temës. Tani, në një mjedis kulturor normal, autori do ta shpinte këtë për botim te një revistë letrare, dhe redaktori dashamirës do t’i thoshte: “E ke nisur shumë mirë, por pastaj e ke humbur fillin më keq ç’e ka humbur zoti me trikon e vet të rrëfimit.” Pastaj do t’i thoshte: shihe edhe një herë, sepse në shumë raste të flet poezia që ke lexuar më parë, dhe pastroje nga klishe të tilla si “sikur të mos kish ekzistuar kurrë” ose “anije me vela të bardha”, aq më tepër që anijet velat zakonisht të bardha i kanë, kur i kanë; ose “adhuruesit kanë kohë që kanë vdekur”, etj. Me një fjalë, redaktori do ta ndihmonte autorin që ta gdhendte skulpturën e poezisë nga kjo masë fjalësh, dhe skulpturën e poetit, nga një shuk plasteline i letrarit të ri. Prandaj them se ka rëndësi kriteri i botimit.

  17. E kuptova. Doje te thoshe qe autoret e vertete te poezive nuk jane poetet, por shtepite publike.

    Te sugjeroj te lexosh debatet dashamirese (korrektive) qe ndodhin neper forume te ndryshme poezish. Mos ndalo vetem tek shprehjet e adhurimit, “adhuruesit kane kohe qe kane vdekur,” sa do klishe te jete kjo.

    Dhe ja sepse nuk ka vlere poezia e botuar, sic ka pasur me pare. Sepse, troc muhabeti, muziken, e gjen ne internet, filmat, i gjen ne internet, poezine e librat, i gjen ne internet. Eshte hapesire publike nga e cila nuk kthehet me mbrapsht, pasi te pakten do te kishte kosto CD-she, kasetash, druri (sidomos druri qe duhet kursyer per arsye te CO2), etj. Botimi mund te vazhdoje, por kam frike se do perfundoje si “scribes” (te punesuar nga oborret) pas Gutenbergut.

    p.s. Pasi te lexosh poezite ne internet dhe debatet kritike qe i shoqerojne, futja dhe nje lexim pacaureve qe botohen sot e kesaj dite ne Tirane dhe recencioneve qe i shoqerojne, megjithese nuk t’a keshilloj kete dhimbje koke. Ne te kundert, lexo per ate komshiun e Petro Markos, qe kishte shkruar Akullnaja tek peshku.
    http://www.peshkupauje.com/2-fiq/2008/09/07/

  18. Lulian, mua nuk me bind shume suksesi i artit ne emancipimin e shoqerise dhe ne ndryshimin e strukturave te pushtetit politik. Mjaft te shohesh sesi arti degjeneron ne qellim per veten e tij (l’art pour l’art) dhe ne komercializem. Shume teoricien kritike shohin ne art kete potencial te ndryshimit te perceptimit te realitetit dhe si pasoj dhe ndryshim e tij. Por ne te vertete arti si instrument i forcave ne pushtet (duke kujtuar se poetet e pare ishin ata qe i kendonin bemave te heronjve, prifterve, mrekullive te zotave, mbreterve, sulltaneve, dhe oborrove) nuk e ka ate force. Me shume eshte nje “qoshe”, nje rruge shpetimi, rebelimi i heshtur, jo veti kacakesh dhe extrovertitesh (ata marren pushken me gjalme dhe dalin ne mal), porse veti introvertitesh dhe eremitesh (edhe T. Adorno ka qene i ketij mendimi, packa pse pesimist) .
    Art perfekt sot sheh ne reklamat, ne promocionet e mallrave dhe personave te ndryshem, ne MTV, ose ne arkitekturen e qendrave komerciale, bankave etj. Art perfekt psh. sheh edhe tek shkrimtaret profesioniste, jo tek amatoret as edhe tek “gjenite”.

    Edhe publikimi nuk me duket ndonje kriter, sidomos ku shume literatur e mire sot eshte underground, dhe lexohet ne shpellat e eremiteve ose manastiret e murgjeve letrar te degdisur large realitetit te sistemit modern. Sidomos ne Shqiperi ka shume qe botojne nga xhepat e tyre. Pak gjasa ka qe nje krijim i dikujt pamiq dhe te panjohur te gjej driten e botimit nga nje shtepi botuese e njohur.

  19. E perkryera eshte gjithmone predikat i formes. Vetem loje gjuhesore nuk ka ketu, perkundrazi, rregulla te rrepta. Poezia autobuzi eshte e perkryer, si nga metri, si nga simetria, si nga rima, si nga ritmi, si nga muzikaliteti, si dhe nga te gjitha aspektet formale qe mund te kete nje poezi. Seriozisht. Por fundja edhe po pati lojra gjuhesore, (qe nuk ka) a nuk eshte pikerisht tema e poezise apo e lojes me dogmen vendi per t’i bere keto lojra? Mos nuk ka qene klasa e mesimit, apo me keq, zbori, ushtria, a burgu, vendi ku loja zhvillohej me mire?

  20. Vërtet, ka njëfarë hiperaktiviteti letrar-artistik në Internet, por është më tepër për inerci, besoj unë. Nuk i shërben artit, por përtacisë së publikut.
    S’është hera e parë që afrohen kriza të tilla në kulturë; por të paktën nuk do të më detyrojë kush të duartrokas vepra të dobëta, praktikisht embrione gjysmë folklorike, dështime prej tmerrit nga anonimiteti.
    Sa për poezinë e botuar në rrugë normale (me ndërmjetësimin e redaktorit etj.), nuk është puna aq te filtrimi i procesit për t’ia dorëzuar veprën lexuesit, sesa te dialogu midis autorit dhe redaktorit. Këtë debat e kemi bërë një herë, nuk po i kthehem përsëri.
    Botimi i lirshëm, vetëshërbyes, në Internet, është rrugë pa krye; sepse nuk i jep autorit mundësi për të dalë nga pupa (cocoon) e narcisizmit primordial.
    Në forumet online, poezia e botuar ka një rol katalitik për miqësitë dhe rrjetëzimet, krijon vetvetiu një ballo maskash me autorë dhe publik si fëmijët që luajnë nusesh, dhe në përgjithësi i shërben socializimit – por pikërisht ngaqë luan një rol kaq utilitar dhe masazhues egosh të fryra, mbetet në nivele auto-erotike.
    Po s’e kuptova mirë atë boutade-n për “shtëpitë publike” – Lul, mos po thellohesh gjë në poezinë dekadente frënge këtë periudhë, apo ishte lapsus?

  21. tema eshte interesante dhe luliani beri mire qe iu rikthye asaj.

    “…pse letërsia e sotme shqipe nuk arrin kurrsesi t’u afrohet niveleve të arritura në vitet 1960-1980…” – pyet diku ne kete shkrim xhaxhai.

    une do te shkeputem paksa nga letersia dhe do te flas per artin ne pergjithesi. perse sot artet nuk kane lulezimin qe kishin -bie fjala- nje shekull me pare?! ketu e kam fjalen per pikturen, skulpturen, letersine, muziken, teatrin…

    ekzistojne shume faktore ne te pergjigjurit e kesaj pyetje. nje faktor thelbesor eshte raporti qe kane sot njerezit me artin. ka te beje me kushtet e jeteses, me menyren e te jetuarit, me nevojat njerezore. dikur – psh: nje shekull me pare- arti ishte pervecse bagazh dijeje, kulture, njohjeje te botes dhe fenomeneve, edhe nje menyre argetimi, jo shume e kushtueshme.ne operat e verdit mund te ndeshje edhe njerez te varfer(sigurisht ne vendet e rezervuara per ta). po keshtu edhe nje ekspozite te impresionisteve ne paris, mund t’a vizitonte kushdo. nje shfaqje teatrale po keshtu. duke lexuar nje liber mbasditeve dhe mbremjeve pa sensacione te medha, mund te mesoje , te vizitoje njerez dhe vende te ndryshme, te shtegetoje( dhe te gjitha keto pa shpenzime te medha).

    pra arti gezonte edhe elemente te tille si ai i informacionit, i argetimit, i diturise, i komunikimit ndernjerezor; dhe sigurisht kishte edhe vleften e tij monetare te te qenurit njekohesisht edhe “mall”.

    ne relacionin artist-publik (turme), elementi kryesor ishte ai i komunikimit. jap dhe marr. artisti bente te shperthenin (permes vepres se tij) emocione , ndjenja, imazhe, mendime, problematika, shqetesime, perpiqej te analizonte frikat, deshirat, tabute, nevojat; dhe merrte nga publimi duartrokitjen (qe do te thoshin te ardhura dhe vazhdimesi), ose fishkellimat dhe sharjet (qe do te thoshte: uri dhe veshtiresi ekzistenciale).

    me kalimin e kohes, me hyrjen ne jeten tone te mediave, te radios, te televizorit dhe interrnetit, te gazetave dhe revistave, te standartit me te larte ekonomik ndryshuan dhe relacionet me artin. ky i fundit humbi rolin e tij “si nje dritare per te njohur dhe vezhguar boten”, pra rolin e tij informues. humbi rolin e tij dokumentues. po ashtu ate argetues. e vetmja karakteristike qe i mbeti dhe qe lulezoi ne keto vitet e fundit eshte ajo monetare. dhe kjo i dha edhe nje grusht te fuqishem vlerave , si edhe kerkimeve te mirefillta artistike nga tregjet e sotme globale.

    sot nuk ka rendesi nese ajo qe ben ka vlere. e rendesishme eshte qe ajo c’ka ben te shitet. sistemit te sotem te vlerave nuk i interesojne risite, gjetjet artistike. nuk i intereson te hedhe drite dhe te fokusoje mbi arritjet. i intereson aftesia qe mund te posedoje prodhimi-malli (i ashtequajtur artistik) ne tregjet komerciale dhe bursat e artit. i intereson jo kerkimet dhe hulumtimet, por fitimi.

    ne kete aspekt koha jone ka edhe piktoret dhe skultoret e saj. edhe shkrimtaret dhe poetet. edhe muzikantet dhe drematurget e vertete. ajo qe nuk posedon koha jone sot eshte “nevoja per artin”. arti sot nuk eshte informacion. nuk eshte argetim. nuk eshte dokumentim i kohes. nuk eshte nevoje. arti sot eshte lluks-dhe ky eshte qorrsokaku dhe fatkeqesia e tij me e madhe…

  22. Përvoja na tregon qartë rrugë të ndryshme për sa i përket publikimit të poezive.
    Rruga e Kadaresë. Botoi vëllime me poezi, e kur më së fundi ju desh ti linte bibliotekës një vëllim poezish të zgjedhura, klasike t’u themi, të denja për tu ribotuar pambarimisht, dora e tij ndali tek vetëm 44, të cilat mbas kërkesës së botuesit u bënë 100 tek “Pa formë është qielli”.
    Rruga e Uitmanit. Gjatë jetës ai botoi (jo ribotoi) nëntë herë “Fijet e barit”, dhe çdo herë të re i shtoi ose i hoqi poezi dhe vargje vëllimit të tij final, siç shprehej ai diku nga mesi i punës: rrugët për në shtëpi janë bërë, por ku është shtëpia vetë.
    Rruga e Dikinson: Sa ishte gjallë i botuan vetëm 7 poezi, e këshilluan të shikonte shënjat e pikësimit.
    Rruga e Kavafit: Ai i ruajti poezitë e veta në vend që ti botonte. Zgjidhte lexues, të cilëve ju dërgonte të lexonin, por jo poezi të plota.
    Rruga e Bllejk: Ai i gdhendi dhe ngjyrosi librat e vet në pllaka bakri. Numri i kopjeve të këtyre librave, zakonisht “numërohet” me gërma, A, B, C, e vendndodhja e tyre janë muze të mëdhenj a vatra të dijesh.
    Rruga e Nikolai Glazkov: Samsebjaizdat (sam -sebja- izdat. dmth unëngaunëbotues), meqë ai e pagëzoi teksa publikoi një poezi të vetën me dy kopje, na ka dhënë vepra prej Bulgakovit, Valesës, etj.
    Shëmbujt e suksesshëm na tregojnë se rëndësia e mënyrës së publikimit është e dorës së dytë, por të renditurit kështu tregon se të publikuarit në internet nuk është diçka befasuese, infantile, apo, t’ju marr hua: nuk është kriter për të mbajtur debatin serioz.
    Publikimi, botimi shpreh dhënien e krijimit publikut, bërjen botërisht të njohur dhe jo dmd shtypjen e tij në libër letre (e cila jo dmd vjen nga druri), por edhe si e-book, audiobook, në blog, në forum (kur postohet si e plotë), në gazeta, revista, gdhendur, dorëshkruar, recituar …
    Është përjashtuese por duhet të pranojmë rregullin (deri sa ta ndryshojmë për mirë,) që një nga kriteret që veprat e publikuar duhet të plotësojnë për të garuar për një çmimi në Shqipëri duhet të jetë që publikimi i tyre të jetë bërë edhe me libër i cili ka kaluar pragun e Bibliotekës Kombëtare. Publikimi, botimi si libër i shtypur në letër vetëm për kaq mund të jetë kriter.

  23. Ja qe tema u ushqye.

    Por poezia e Autobuzit me duket shembull i mire i “punes” me fjalen, dhe “puna” nuk nenkupton domosdoshmerisht respektimin e nje hierarkije te caktuar apo pagesen e ndonje takse “tradites.” Mund te jete loje dhe te jete pune.
    Mund te quhet e e cummings dhe te quhet pune.

    “Puna” me serioze ndodh shpesh me artistet e grafitit ku vleresimet, kritika, dhe reputacioni mbrohen e fitohen me po aq ashpersi — dhe ndoshta me me pak korrupsion — se sa neper galerite ne Chelsea. Per te mos folur per Hip Hop-in etj., dhe “perballjen” me kundershtarin, kritiken, apo nje hierarki te rrepte autoriteti. Edhe “poetry slams” jane kritike, edhe atje ka mekanizma kontrolli e feedback-u.

    Mekanizmat e seleksionimit per botim nuk jane perfekte, por mungesa e tyre as nuk demokratizon, as qarteson, as ndihmon njeri.

  24. Pergjithesisht jam dakort me xha xhain.

    Poezia e vertete per mua eshte si ujevara, e vrullshme, energjike, copetuese e monotonise…
    Kur poezia e humbet vetine e ujevares atehere kemi nje proze te deshtuar.
    Ndjekja e ligjeve matematikore natyrore eshte doemos nje detyre e poetit, perndryshe rrezikohet vetia e ujevares brenda nje proze te deshtuar e jo vetem qe poezia behet monotone duke rene pre e prozes e metaforave apo krahasimeve te ‘lodhshme’ te saj, por rrezikon te dale nga shtrati e te kthehet ne kenete.

    Mendoj se vargu i lire nese eshte shume ‘i lire’ kthehet ne anarkik dhe njerezia mund te genjehet e ta marre vrullin e ujit te lumit ne fushe kur del nga shtrati , per ujevare.

    Besoj se poetet e sotem jane te prirur per anarki, ashtu si gati cdo fushe e shqisa-ndjesi. Krahasimin do e beja me muziken trans, underground, rave apo me prozen e tipit policesk po ashtu edhe me pikturen zhgarravinore (te tipit, ti nuk merr vesh ).

    Nuk eshte se bota po ecen ‘thjesht shpejt’, po ecen shpejt por pa nje vendmberritje, pa nje qellim, prandaj po krijohet anarkia e poezia nuk si te mos ta ndjeje.

    Pastaj qe poezia sot eshte femer ndersa dje mashkull, me gjen kunder nese nuk pranohet qe femra eshte ne thelb kaotike e anarkike.

    Poezia eshte ujevare, eshte bari, eshte lufte, eshte iluzion, eshte shprese, prandaj ka nevoje per metriken universale apo logjiken e numrave natyrore perndryshe rrezikon te jete anarki e si cdo situate anarkike qe pasohet nga degjenerimi keshtu edhe poezia rrezikon pas anarkise degjenerimin.

    Nuk lexohet poezi ne shqiperi? Mendoj se kultura shqiptare eshte e ndjeshme me shume ndaj poezise luftarake, vajit e dashurise se drejtperdrejte baritore, nuk eshte kulture aq e sofistikuar sa te pranoje hipokrizine e anarkine si pjese perberese te saj dmth nuk eshte ende nje kulture plebejsh.

  25. Ne shume perqasje teorike fshihet gjithmone nje ideologji e dallimit te kultures se larte me ate te ulet (banalen/populloren), e gjendur ne dyada te tjera si formalitetit me joformalen (formal vs. informal), strukturalizmit me post-strukturalizmit, rregullit me anarshine, modernizmit vs. post-modernizmi, kulturrelativizimi vs. Leitkultur (deutsche Leitkultur psh.) etj. Dhe kjo jo vetem ne letersi, porse edhe ne shkence (mjaft te kujtojme kundershtaret e “popular science”). Madje shume studjues i trajtojne domenet e tyre te studimit si te ishin kulla te fildishta, te paarritura per gjykimin e njeriut te thjeshte (te mos fusi hundet!). Kjo nuk eshte gje tjeter pervetem se arrogance. Demokratizimi i shoqerise ka bere qe te mos kete me ndarje midis ketyre kulturave dhe se kufijte midis formales dhe joformales jane gjithmone te vendosur nga njerezit, jane artefakte njerzore, dhe jo objekte absolute.
    Standartizimi i kritereve per te realizuar nje veper letrare qellon ne te dyja anet. Nga nje ane nepermjet zbulimit te strukturave (patterns) qe ndeshim ne poezi arrijme t’ja afrojme vepren cdo lexuesi, pa e diskriminuar dhe paragjykuar lexuesin. Pra edhe nje fshatar me pak dijeni mbi vepren e ismail kadarese mund me pak vullnet te komentoj dhe interpretoj pa kurrfare mundimi nje vjersh te ketij autori. Dhe nese i zoteron keto standarte mund edhe vete te behet nje poet relativisht i ndegjuar, dhe pse jo me i mire se I. Kadare. Nga ana tjeter ata qe krijojne standartet per te realizuar nje veper letrare, qofte me veprat e tyre ose nga kritika dhe katedrat letrare, vecojne kulturen e tyre ndaj asaj popullore dhe ndertojne mekanizma seleksionimi, duke u vecuar keshtu edhe si grup, pra si nje “sindikate” shkrimtaresh me instiktin e grupit (te hienave).

    Keshtu qe edhe pse ekonomia e tregut sjell shume procese negative, ne art ajo ka edhe nje te mire: liberalizimin e ketyre strukturave, qe me kohe shnderrohen ne struktura te hekurta, te ngurta, dhe ne ide hegjemoniale te mbeshtetura nga struktura hegjemoniale shoqerore. Ekonomia e tregut i perveteson keto struktura, i shnderron ato, i cpermbatizon ato, i popullizon ato, dhe ben ate qe art quhet edhe nje fotografi ose pikture e A. Warehole. Dhe ashtu eshte, ay eshte art.
    Prandaj kuptohet qe disa i kundervihen ketyre proceseve te popullizimit dhe kerkojne te ruajne privilegjet e tyre elitare nepermjet vepres se tyre, duke e imunizuar ate. Ndersa te tjere kritike dhe shkencetare duke thirrur ne tradita dhe ne ikona shkrimtaresh, te pluhrosur neper muzeume dhe guva qe kundermojne ere kalbesirash.

    Sidoqofte nje kundershembull i mire i “autobuzit” eshte poezia e R. M. Rilke, ku si kriter vleresimi sherben jo vetem forma si ne autobuzin por edhe asociacionet kognitive dhe shkendijat emocionale qe percon poezia e tij.

    Ky vargu nga “der panther” eshte nje mrekulli ne letersine boterore qe mua me prek gjithmone: “Sein Blick ist vom Vorübergehn der Stäbe/ so müd geworden, dass er nichts mehr hält. / Ihm ist, als ob es tausend Stäbe gäbe/ und hinter tausend Stäben keine Welt.” Fillon me syte e renduar te panteres, nga veshtrimi i lodhur i kangjellave te kafazit, i duket sikur jane 1000 kangjella dhe mbas atyre kangjellave nuk ka asnje bot. Por nuk eshte shfaqja e merzitjes dhe apatise ne kete poezi ajo qe eshte e bukur. Ketu eshte tingulli dhe ritmi, muzikaliteti, nje lloj hipnoze poetike. Voruebergehn-muede [vorybergehn-myde] imagjinojme syte e perenduar, te lodhur dhe te pergjumur; “Staebe-gaebe” [shte:be-ge:be] psh. i zgjon gjithkujt asociacionin ne femijeri kur i binte kangjellave me shkop tap-tap-tap-tap, i kujtohet ritmi, metrat qe pershkronte. Por ne poezi eshte “veshtrimi” (der Blick) ai qe godet ato kangjella, dhe prandaj i lodhur dhe i drobitur, cfare nenkupton apathine. Edhe vargjet e tjera kane kete muzikalitet dhe ritem. Kjo eshte persosmeri.

    Der Panther

    Im Jardin des Plantes, Paris

    Sein Blick ist vom Vorübergehn der Stäbe
    so müd geworden, dass er nichts mehr hält.
    Ihm ist, als ob es tausend Stäbe gäbe
    und hinter tausend Stäben keine Welt.

    Der weiche Gang geschmeidig starker Schritte,
    der sich im allerkleinsten Kreise dreht,
    ist wie ein Tanz von Kraft um eine Mitte,
    in der betäubt ein großer Wille steht.

    Nur manchmal schiebt der Vorhang der Pupille
    sich lautlos auf -. Dann geht ein Bild hinein,
    geht durch der Glieder angespannte Stille –
    und hört im Herzen auf zu sein.

    Rainer Maria Rilke, 6.11.1902, Paris

  26. Para disa muajsh lexoja se programi qe terhoqi numrin me te madh te shikuesve ne TV italian (gati nja 12 mil) ishte leximi disa oresh qe “karagjozi” Roberto Benigni i beri Komedise Hyjnore te Dantes.

    Kush do te ishte shkaku:
    -mediumi?
    -interpretuesi?
    -rima?
    -vargu i thuer?
    -gjuha?

    Poezia s`mund te shihet e shkeputur nga mjedisi ku jeton, e ky mjedis po leviz me 200 km/hr. Fast food, fast love, fast thinking and singing (hip hop and company)
    A i keni pare se cfare anglishteje (po e marr si shembull meqe jetoj ne nje vend anglishtfoles) shkruajne femijet neper mesazhet elektronike apo IM? Po te kish qene ca dhe me e shkurter, do kish marre formen e nje pike.
    Cdo qyteterim shkon nga egersia ne sublime, ne dekadence, e me se fundi ne zhdukje. E te gjitha pjeset e saj – perfshi edhe poezine ketu- levizin si uji ne enet komunikues.

  27. Kam dy pyetje qe mund te mos i pergjigjen te gjithe:
    Cili ishte libri me i fundit me poezi shqipe qe blete apo ja u dhuroi kush?
    Dhe, cilat kane qene poezite me te vonshme qe keni lexuar para se Xha xhai te shkruante Dobite e Dogmes?

  28. CD, dua te komunikoj me komentin tend nr 22. Nuk dua te mos merret parasysh berja qesharake e cmimeve nga Saimir Strati. Qellimi i cmimeve eshte popullariteti, ose me sakte, berja shembull me qellim qe ky shembull te imitohet ne popull. Sidoqofte, cdo cmim, ka kriteret e veta te percaktuara nga paneli perzgjedhes. Keto kritere jane publike per pjesmarresit. Ka nje paradoks, megjithate, ne vendosjen e kritereve te larta, pasi, sa me te larta te jene kriteret per nje cmim, aq me veshtire eshte qe shembulli i zgjedhur te kuptohet e me tej te imitohet.

    Ka nje argument te shkelqyer W. Benjamin mbi teatrin epik te Brehtit, ne esene e titulluar “Artisti si prodhues.” Prek ne detaj pak a shume te gjitha temat per te cilat u fol ne kete debat, ketu tek sofra e Xhaxhait. (Sa per pozicionim ne lidhje me konceptin e Adornos qe solli kapedani, se arti nuk mund t’a ndryshoje boten (ku ia vlen te permendet se Adorno e ka ngrene fjalen e vete me pas) duhet thene qe Benjamin duhet te konsiderohet ne ekstremin tjeter). Ne lidhje me teatrin epik, thote se eshte shembull i se rese, pikerisht per faktin qe ndalon aksionin, dhe komunikon me audiencen duke e mbajtur ne ate distance qe mund te jete ne gjendje qe t’a zbertheje aksionin ne te gjitha shkaqet e nevojshme. (Nuk jam i sigurt, por kam pershtypjen se “Deutche Requiem” e Borgesit pershkruan pikerisht kete teater epik te Brehtit).

    Ideja eshte qe, duke dhene nje shembull ku distanca eshte pikerisht ajo e duhura, dhe jo nje distance abismale, apo miopike, ndryshimi mund te arrihet me ane te kuptimit, dhe me pas imitimit te shembullit. Problemi eshte qe, cmimet e zakonshme jane shembuj abismale, bote utopike qe nuk mund te ofrojne nje alternative reale, nderkohe qe leximi i botuesve eshte ne pergjithesi miopik.

    Keshtu qe duke u perpjekur t’a shoh nga nje distance reale, ku artificialiteti i njeriut eshte shkak per ndryshimin e botes, une nuk mund t’a konsideroj pjesmarrjen masive poetike ne internet thjesht nje inerci, sic thote Xhaxhai, perderisa interneti ofron kriteret e veta te caktuara (te cilat nuk mund te konsiderohen vetem ne baze te bashkimit me grupin) dhe perderisa nuk eshte marre persiper asnje seleksionim institucional i ketyre poezive ne internet (ate Shqiptarin), cka edhe duhet te ishte rradha e veprimit e vezhguar nga kjo distance.

  29. “Kam dy pyetje qe mund te mos i pergjigjen te gjithe:
    Cili ishte libri me i fundit me poezi shqipe qe blete apo ja u dhuroi kush?”

    “Pasqyra e Lendes” e Ervin Hatibit. Dhuruar. Vete lexoj poezi ku te mundem e si te mundem; libra nga biblioteka personale, internet, (Peshku pa uje), por vete kam nje raport me intim me kete zhaner pasi edhe e shkruaj nganjehere.

  30. Pergjigje Adornos:

    Death Fugue

    Black milk of daybreak we drink it at evening
    we drink it at midday and morning we drink it at night
    we drink and we drink
    we shovel a grave in the air there you won’t lie too cramped
    A man lives in the house he plays with his vipers he writes
    he writes when it grows dark to Deutschland your golden hair Marguerite
    he writes it and steps out of doors and the stars are all sparkling
    he whistles his hounds to come close
    he whistles his Jews into rows has them shovel a grave in the ground
    he orders us strike up and play for the dance

    Black milk of daybreak we drink you at night
    we drink you at morning and midday we drink you at evening
    we drink and we drink
    A man lives in the house he plays with his vipers he writes
    he writes when it grows dark to Deutschland your golden hair Margeurite
    your ashen hair Shulamith we shovel a grave in the air there you won’t lie too cramped
    He shouts jab this earth deeper you lot there you others sing up and play
    he grabs for the rod in his belt he swings it his eyes are blue
    jab your spades deeper you lot there you others play on for the dancing

    Black milk of daybreak we drink you at night
    we drink you at midday and morning we drink you at evening
    we drink and we drink
    a man lives in the house your goldenes Haar Margeurite
    your aschenes Haar Shulamith he plays with his vipers
    He shouts play death more sweetly Death is a master from Deutschland
    he shouts scrape your strings darker you’ll rise then in smoke to the sky
    you’ll have a grave then in the clouds there you won’t lie too cramped

    Black milk of daybreak we drink you at night
    we drink you at midday Death is a master aus Deutschland
    we drink you at evening and morning we drink and we drink
    this Death is ein Meister aus Deutschland his eye it is blue
    he shoots you with shot made of lead shoots you level and true
    a man lives in the house your goldenes Haar Margarete
    he looses his hounds on us grants us a grave in the air
    he plays with his vipers and daydreams
    der Tod is ein Meister aus Deutschland
    dein goldenes Haar Margarete
    dein aschenes Haar Shulamith

    Paul Celan
    (Translated by John Felstiner)

    Nuk me pelqen ky perkthimi. Kapedani mund t’a njohi ne origjinal. Sidoqofte, nuk mund te mos e imagjinoj Adornon pa e braktisur me ngasherima ngushelluese pozicionin e tij pesimist.

  31. Deri më tani Strati e ka treguar veten se është duarartë dhe më shumë se kaq. Në një botë (shqiptare) me dyer të mbyllura dhe veshë të shurdhër, ai ka përplasur këmbët si fëmijët kur si dëgjojnë të rriturit. Por ai nuk është fëmijë, është artist, ai di të restaurojë mozaikë dhe të bëjë mozaikë. Që të restaurojë duhet të gjenden, që të bëjë (fjala vjen në projektet e Tiranës, qëndrës, parkut të saj, a milion-euro-shumëkatsheve) duhet t’ja kërkojnë. E në këtë mjedis ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit, ai i bie gozhdës e bën art, më të mirën e punëve të tij; kafenetë fillojnë të kruajnë dhëmbët e ai ju ofron me bujari kruajtëset e dhëmbëve; e kur ajri u qelb fare atij nuk i mbeti tjetër veçse të ofrojë tapa shishesh vere me shumicë. Punët e tij duhen parë dhe nga ky kënd Lulian Kodra, e sa për rekordet ato nuk janë çmime, janë statistikë, të kalueshme prej ciltdo që s’përton të ngulë një gozhdë më tepër; rekordet nuk duhen hedhur si perde për të mbuluar krijimet.
    Por le të kalojmë tek poezia, pajtohem me ty në kërkesën minimale të seleksionimit (filtrimit e Xha xhait është më e qënë) të poezive në internet. Amerikanët e bëjnë, ajo faqja që postova diku më lart le këdo të postojë dhe editojë çdo gjë. Ama pas një dite, në poezia përmban të shara hiqet prej andej, por edhe në poezia është thjesht mediokre të dërgojnë një e-mail ku ta thonë këtë, dhe se ta kanë hequr. Në një debat vite më parë, midis të tjerash, pretendohej se aty mund të botohej gjithçka e pavlerë. Djallëzia nuk më linte mos i vija në provë. Postova katër vargje, bile me titull emrin e një ujvare, e të nesërmen morra e-mailin ku më thuhej se ma kishin hequr sepse poezitë mediokre nuk kishin vend atje. Gjithsesi, atje mediokriteti është oqean, e kështu do të jetë çdo filtrim dhe për poezinë shqipe në internet, i atakueshëm nga të dy skajet e tolerant nga filtruesit, qoftë peshku a kushdo që do guxonte ti hynte kësaj pune.
    Ndryshe është puna me revistën Poetry të poetry.org, ata njëherë i dhanë lexuesit një numur vetëm me nja dhjetë a më shumë poezi dhe e mbrojtën “deri në pikën e fundit të gjakut” vendimin e tyre me një armë të vetme: poezitë e dërguara në redaksi nuk ja vlenin.
    Ka rrugë të shkurtra, më e mira ndër to është nxjerrja në pah prej çdo lexuesi e atij që mendohet se ja vlen ta lexosh (A. Rroshi në rastin tënd,) dhe marrja e konsensusit të përgjithshëm për të. Me këtë rrugë ne i dhamë kryet e vendit Fatos Kongolit.
    Rrugë tjetër mbetet ajo e çmimeve, por që mbart aq shumë pikëpyetje mbi vete. P.sh. ne flasim për poetë dhe ilustrojmë Dritëro-Ismail, kur “Struçki vjeçeri na poezijata” nuk na nderoi asnjërin prej tyre, por Fatos Arapin. Nuk di që këtë poet të njohur botërisht, ta barazojmë me ata në poezi, apo ta intervistojmë, pyesim për gjë, vemë në ndonjë juri, lartojmë kësilloji, siç bëjmë me Ismail-Dritëronë e ndonjëherë Kongolin. Por dhe me Çmimet u veprua keq. Ato jepeshin si Penda e …, tashmë me një urdhër ministror pendët ranë dhe çmimet kanë emra të përveçëm (më i fundit T. Keko për gazetarinë); ç’u bë? Relativizim i padobi për çmimet e reja, rënia e prestigjit që çmimet e vjetra po fitonin. Gojët e liga duan e thonë se çmimet e reja do ti marrin po ata që morrën çmimet e vjetra, se këto të fundit s’mund t’u jepeshin dy herë – atyre.
    Sa për inercinë e aktivitetit letrar (nuk më duket hiper, kurse artistik më duket se përfshin shumë), përforcoj besimin e Xha xhait, janë me dhjetra që janë shtyrë për të shkruar kështu, jo vetëm në internet. Pajtohem me të kur thotë që nuk i shërben artit, do shtoja që shfrytëzon apatinë (pandjesinë) e publikut, do druaja të flisja për krizë në kulturë, dhe do të kundërshtoja mbivlerësimin e redaktorit të sotëm, jo si titull dhe nevojë gjatë procesit të botimit por nga gjurma e keqe që po le këto vite.
    Faleminderit për përgjigjen losttext! Unë mendoj se njerëzit janë të gjithë poetë … të pabotuar, dhe e pranoj si normalitet që të ketë më shumë poetë se lexues të poezisë. Teksa e mendoj gjithkënd të dashuruar qoftë edhe një herë të vetme në jetë, në mos, të përkushtuar ndaj Zotit, familjes, i dëgjoj poezinë që ka pëshpëritur në një vesh, e nëse s’ka pasur zë, përpiqem ti kap fillin zërit të brendshëm.
    Pyetjet e mia mbi librat me poezi, pijnë ujë tek dy pyetjet (numur 2 dhe 3) që Xha xhai ka bërë. Poetëve të sotëm ju mungon 1) lexuesi, konsumatori i poezisë, ai që fut dorën në xhep dhe ble një libër pa “ja pirë lëngun” duke e shfletuar në librari.
    Gjej rast të rekomandoj të zgjidhni si blerje të mundshme vëllime nga kolana “Kambana” botuar prej Toenës, që fillon me Agollin e numri i ka kaluar të tridhjetat me poete e poetë që kanë shkruar këto pesëdhjet vitët e fundit; ndërsa po të shtyheni më thellë në kohë: kënaqësi, rizbulim dhe fat (botimi i 2006 ka vetëm nga 500 kopje) do t’ju sjellë Kolana e Shkrimtarëve Françeskanë.

  32. Lutem mos sillni materiale në gjuhë të huaj në blog – nuk dua të largohen lexues që, për arsye të ndryshme, nuk i lexojnë ato gjuhë.

  33. “…Deri më tani Strati e ka treguar veten… Por ai nuk është fëmijë, është artist…”

    Cyprinodon diabolis

    kam frike se flet per nje fushe qe nuk e zoteron dhe si pasoje ben gafa. strati nuk eshte artist, eshte nje mjeshter i mire, por i rendomte. punet e stratit nuk jane vepra arti. jane objekte artizanale. qellimi i ekzistences se tyre me teper te perbashketa ka me cirkun , se sa me hulumtime shpirterore, estetike, filozofike, artistike, ekzistenciale etj… per te cilat merr persiper te flase nje veper arti.

    ai eshte zoterues i disa aftesive teknike te kufizuara, por ato c’ka krijon jane te pashpirta. me te pashpirta edhe se pllakatet me portretet e udheheqjes komuniste, te cilat mbushnin dikur rruget e tiranes.

    arti nuk ka te beje me numrin sa me te madh te gozhdeve qe gozhdon diku; arti ka te beje me menyren se si do te vendosesh qofte edhe nje gozhde te vetme ne hapesiren qe i perqarket dhe c’te reja mund te sjelle ky veprim i yti ne kontekst me te gjere.

    lereni stratin te ngule gozhde dhe lereni artin ne “punen e vet”…

  34. CD para kesaj temes une kisha lexuar ca vjersha tek peshkupauje nga emigranti (qe ka filluar te behet gjithmone e me i mire) dhe ca te tjera nga P. Ruehmkorf, me te fresket ne koke kam ca nga J. Brodsky dhe nga Rilke, Brodsky-in do t’ja keshilloja cdonjeriu. Tani lexova kete nga P. Celan. Dhe ai i libri i fundit i Hatibit nuk me la shume mbresa, libri i fundit qe kam blere (nuk e di titullin, dhe nuk po e gjej dot ketu ne shtepi). Nuk dua ta kritikoj librin dhe autorin qe e njoh personalisht, se poezia eshte nje pervoje personale unike e cila nuk ka nevoje per interpretime te dyta.

  35. Ne mundsh,
    hiqe friken ARTI NE KOHERAT E KOLERES, une nuk zoteroj asnje fushe. Po mos perdorje gersheret, me te cilat prêve dhe sakatove ato qe une shkrova dhe qe po i perseris: Strati eshte duararte dhe me shume se kaq, eshte artist qe di te restauroje mozaike dhe beje mozaike, nuk do te ishte e nevojshme te me tregoje ketu tek Dogma, se ai eshte nje mjeshter i mire, por i rendomte. Kjo do te te kishte mbrojtur dhe nga gabimet. Fjalen artist e perdorim per shume, fjalen mjeshter per pak nder artistet. Mbas fjales artist shtojme lirshem: i mire, mesatar, i keq, i deshtuar, mbas fjales mjeshter shtohen vetem superlativa; nuk ka hem master hem i zakonshem. Une them se Strati ka BA ti thua MA. Per me tej lexo deri ne fund si paragrafin e ketushem qe shkrova per te ashtu dhe reagimin tim tek tema hapur prej Maks Gjerazit. Une nuk kreh mjekren e Stratit, e as prek tullacken e Pollokut, por provo e ndro fjalet hapesira dhe gozhde tek reagimi yt e shpjegoju vetes pastaj. Te mbrosh nje ide te gabuar ne menyre te gabuar nuk eshte e gabuar,- ka menduar Makiaveli. Sa per cirkun me ze ngushte, kam dekada pa shkuar, e ai qe kam pare ka qene me xhonglere e akrobate, kafshe te zbutura e zbutes, prestigjatore e klloune. C’pune ka nje mozaikberes ne cirk?

    Hatibi si poet, Kapedan, mbetet nje peng per plot nga dashamiresit e poezise, sidomos kur mendon sa rendoi krahu publicistik i peshores se tij, dhe sa force terheqese pati ne bashkemoshataret dhe brezin mbas tij.

  36. miku im c.d.

    qe nuk njeh dhe nuk zoteron argumentin: mbi fushen e arteve vizuale, duket qarte. nuk do as mend, as kalem t’a kuptosh. ajo qe me ben pershtypje tek ty, eshte qe ke veshet te mbyllur dhe nuk do te as te degjosh. perkundrazi trumpeton mendime te mykura (per te mos i pershkruar ndryshe).

    perpjekja jote per te argumentuar ndryshimin ndermjet nocioneve “artist” dhe mjeshter” eshte tejet zhgenjyese, duke lene te zhveshura njohurire dhe argumentat e tua ne teresi.

    zanati me gjithe vlerat qe mund te sjelle nuk eshte art; megjithese arti permban brenda tij edhe zanatin.

    nuk ekziston “artisti i deshtuar”. eshte nje formulim amatoresk qe perdoret ne zhargonin popullor, por qe nuk ka baze te vertete reale. artist nuk behesh , lindesh. arti nuk mesohet ne shkolle; zanati po. artisti fle brenda cdo njeriu; thjesht disa kane fatin (apo fatkeqesine) t’a kultivojne ate dhe te tjere e lene te vdese ne smogun e se perditshmes.

    arti nuk eshte pune , eshte menyre te jetuari. nuk mesohet neper shkolla, prandaj dhe nuk mund te deshtosh. nese je artist, je pergjithnje. meson te shohesh boten dhe gjerat ndryshe ( dhe ky eshte celesi).

    epitetet i deshtuar, mesatar, i keq i shkojne per shtat nje muratori, apo marangozi dhe jo nje muzikanti apo skulptori.

    arti nuk eshte gare, eshte ikje nga e perzishmja dhe rutina. nuk eshte rekorde tapash dhe gozhdash, eshte ngjizje me qiejt dhe zoterat e tyre.

    ekzistonin dikur ne cirkun e tiranes disa qenushe leshatore te cilet hidheshin e perdridheshin mbi stola e tavolina. futeshin nen kembet e kujdestarit, i hidheshin mbi supe. kalonin tunele dhe rrathe hekuri ne flake. futeshin neper kutira , e zhdukeshin prej tyre. kercenin vals dhe pastaj naplonin. dhe te gjitha keto per nje cope sallam si shperblim…

    gjitha ato gozhde te ngulura dhe thumba te numeruar nje per nje , ato kunja shkrepsesh e tapa te panumerta; gjithe ato dredhje e sperdredhje (kaq boshe) dhe te gjitha keto per nje “copez te shkrete sallami” …

  37. “gjitha ato gozhde te ngulura dhe thumba te numeruar nje per nje , ato kunja shkrepsesh e tapa te panumerta”

    nderkohe qe bie dakort me ty persa i perket Stratit do doja te sillja ketu apo dhe tek vete tema mbi Stratit punen e Tara Donovan e cila njesoj si ai punon me materiale te perditshme si lapsa, gota plastike, e shume materiale industriale per te krijuar skulptura/instaliacione. ndryshe nga Strati perdorimi i materialeve
    nuk ka per efekt krijimin e nje imazhi figurativ por veprat e saj arrijne sublimen ne imitimin e rritjes se natyres organike. teknika/metoda e punes eshte gati e njejte por qellimi dhe perfundi eshte teresisht ndryshe – e Stratit eshte spektakel i gjalle; e Donovan eshte art i gjalle.

    Tara Donovan tek Metropolitan Museum

    http://www.todayandtomorrow.net/wp-content/uploads/2008/04/tara_donovan_1.jpg

    http://www.todayandtomorrow.net/wp-content/uploads/2008/04/tara_donovan_2.jpg

    http://www.sciencemusings.com/blog/uploaded_images/10g-723871.jpg

    http://farm1.static.flickr.com/174/374038357_b65681cba0.jpg?v=0

  38. Nuk mund te kuptosh gje pa mend ARTI NE KOHRAT E KOLERES, mos e tepro. Me pelqen miqesia po aq sa dhe kembengulja jote per te vazhduar te me “godasesh” per gjera qe as i kam shkuar neper mend (p.sh. se zanati eshte art), dhe per te tjera qe i kam shkruar me te njejtin kuptim qe i shkruan dhe ti, si:
    imja: janë statistikë, të kalueshme prej ciltdo që s’përton të ngulë një gozhdë më tepër;
    jotja: arti nuk ka te beje me numrin sa me te madh te gozhdeve qe gozhdon diku;
    Duke ecur ne qorrsokak ndodh qe ti me lektron ato cka une i kam shkruar kohe me pare si p.sh.:
    Ti: artist nuk behesh, lindesh… dhe …artisti fle brenda cdo njeriu; thjesht disa kane fatin (apo fatkeqesine) t’a kultivojne ate
    Une (10-07-2006):
    80.
    Suksesi i poetit
    Kalon nga shkallët e maternitetit.
    76.
    Përkufizimi ndryshe i poetit:
    Viktimë e probabilitetit.

    Kur s’ben dot vete, mesoi [te tjeret] – ka thene Emersoni; por per te mos vazhduar me me fjalet e CD qe nuk njeh dhe nuk zoteron argumentin e arteve pamore, ki interes e lexo mbi artistin e deshtuar mbas kesaj lidhjeje:
    http://www.vqronline.org/articles/1997/summer/barolsky-fable/

  39. Kolektiviza,
    Perse me dukej sikur po vizitoja websitin e butikeve “Prada” kur pashe ato punimet e Donavan?
    Te pakten Strati i ka pretendimet e qarta: “Rekordet Guinnes”. Po kush jane synimet e atij te ashtequajturit “art” sot eshte ajo qe nuk po e marrim dot vesh? Rizomat qe permend Kapedani, apo dhe ideja se “pyjet me trungje te gjere e te gjate” nuk ekzistojne thasme, ka sjell nje lloj “everything goes attitude” qe po e ben shume te dhimbshme degradimin e artit (pra jo vetem ne Shqiperi). Me e frikshmja eshte se “permbysja e velrave” eshte totale, dhe po ndodh ne menyre konsistente ne te gjithe spektrin e hierarkise vlersuese te artit, duke u kthyer ne nje lloj virusi.
    Fenomenit Strati di si t’i pergjigjesh, por si t’i pergjigjesh Donavanit eshte pak me spec. Sidomos kur vjen edhe nga Met.

  40. “Stratit eshte spektakel i gjalle; e Donovan eshte art i gjalle.”

    i pa kenaqur me njeren pjese te shkruar nga ju kolektiviza, ate te Stratit ku do shprehesha keshtu;

    ‘Strati eshte vdekja e gjalle; e Donovan eshte art i gjale.’

    “Po kush jane synimet e atij te ashtequajturit “art” sot eshte ajo qe nuk po e marrim dot vesh?”

    Ujku i zi,
    toni i pyetjes tende me ze kori “marrim”, nuk justifikon monofonin per tu shitur si polifoni.

    P.S. Nje prind zgjedh te toleroji, ate zone te pa kontrollueshme te femijes, dhe si shperblim femija behet individ i pamvarur. Kjo rreflekton ne zonen e pakontrolluar te prindit (pare nga syri i femijes), dhe prap femija dhe prindi takohen me dashurin e tyre te paparashikuar. Nqse projekti “dashuri prind-femij” mund te mos jet sukses (artistik) per njeren pale. Shancet jane qe pala qe do/deshiron te kontrolloji do te kete shfaqe pakenaqesie (jo artistike).

  41. Ai artikulli mbi “perpjekjen dhe iluzionin per te realizuar Kryevepren finale”, per ti dhene emrin tend “krijimit”, per tu bere Zot, me pelqeu. Une nuk kam lexuar shume poezi, dhe me thene te drejten nuk marre persiper te vleresoj asnje poet, ndersa per prozen e marr guximin. Mua veprat e atij Tabucchi (une kam lexuar “Gioco del rovescio”) me duken prova e gjalle se arti eshte “zanat i kategorise X”, ku x mund te jete 7, nje mase relative ne krahasim me nje tjeter, ose infinit, qe me kohe shnderrohet ne qellim ne vetvete. Per Tabucchin letersia duket te jete zanat qe ai e ka mesuar dhe e ushtron me mjeshteri (duke kapercyer si mentorin e vete Pessoan, por edhe Kafken).
    Tek nje film me Tom Cruize, “Samurai i fundit”, del kjo filozofi e perpjekjes dhe ushtrimit te zanatit. Eshte zanati qe ngrihet ne art, dhe jo arti ne zanat. Duke u ushtruar cdo mengjes, mbasdite dhe mbrembje Samurait e shnderrojne profesionin e ushtarit ne art te vertete, ne artin luftarak. Ky motiv gjendet edhe ne filma te tjere, ku mesazhi eshte perzjere me motivin e “american dream”, psh. tek “Sister Act” me Whoopy Goldberg, ku ajo i thote asaj vajzes qe kishte ne perkujdesje se “nese ajo zgjohej ne mengjes me deshiren per te shkruar, ajo ishte shkrimtare”, vetem se duhet te fillonte te shkruante, ose ne filma te tjere ky motiv vjen nga “dhurimi i nje fletore”, ose nje makine daktilografike, ose “rastesia” (lexo: “probabiliteti”, me siper).

    Atehere i vetmi ndryshim per mendimin tim midis artit dhe zanatit (dhe ketu i largohemi dallimit “nature vs. nurture”) eshte “efekti i suprizes”, ose thagmes dhe habise ne shqip, ajo qe tejkalon pritshmerite tona. Kjo teze nenkupton se nuk eshte objekti ne vetvete art, porse “dispositat” tona, ato kognitive, morale, emocionale, psikologjike, motivationale, rationale etj. qe e shnderrojne kete objekt ne nje objekt arti. Dhe hyme keshtu ne teorite konstruktiviste. Dhe kendej arsyetojme se nuk ka pse te zihemi per ceshtje shijesh, e te cilesojme Straton nallban ose murator, dhe tjetrin artist qe krijone instalacione. Meqe ra fjala per instalacione, kam bere vete ca ne shtepi, sidomos ne dhomen e gjumit dhe ne banjo (rroba siper tavolines, maj dollapit, poshte karriges, ne dysheme) ku perfshihet elementi rastesi. Sidoqofte ndodhemi ne epoken e “riprodhimit” te artit (W. Benjamin citohet, por ne fakt e ka vezhguar Tocqueville ne Amerike tek bustet romako-greke qe tregetare amerikane i benin si petulla dhe i nxirrnin perjashta, “Demokracia ne Amerike”, V. II), dhe nuk perjashtoj mundesin qe dikush tjeter te kete instalacione te ngjashme ne shtepi, ne bodrum etj.

  42. “Sidoqofte ndodhemi ne epoken e “riprodhimit” te artit (W. Benjamin citohet, por ne fakt e ka vezhguar Tocqueville ne Amerike tek bustet romako-greke qe tregetare amerikane i benin si petulla dhe i nxirrnin perjashta, “Demokracia ne Amerike”, V. II), dhe nuk perjashtoj mundesin qe dikush tjeter te kete instalacione te ngjashme ne shtepi, ne bodrum etj.”

    Kapedan, nuk jam shume i njohur me Tocqueville, por nuk behet fjale per periudhen e “riprodhimit” te artit, pasi arti mund te konsiderohet per nga natyra riprodhues, qe nga Platoni e deri tek imitimi i statujave greke prej romakeve, dhe i tille ka qene gjithe koherave, dhe jo vetem ne nje periudhe te caktuar; citimi i Benjamin ben fjale per periudhen e prodhimit ne mase. (Qe t’a ilustroj me shembull, The Brillo Box, i Andy Warhol eshte riprodhimi, nderkohe qe vete Brillo Boxes jane prodhimi ne mase). Ne kete rast, eshte thike me dy presa te flasesh per tekniken, pasi ky artikull i mesiperm i Xhaxhait, mund te kontrastohet me artikullin “Teknologjia e Plackitjes.” Nuk ka teknike e performance qe te mos plackitet nga teknologjia, pasi ne fund te fundit, jane placke e njera tjetres. Mund te gjenden dobi tek dogma, por vetem me ane te nje konkluzioni llogjik te cuditshem, qe dobine e kategorizon si te paevitueshme.

  43. Te me falni mua qe nuk do te fluturoj Olimpit me shprehje hyjnore, me referenca teoricienesh te medhenj apo s’do te marr shembuj prej aksh e aksh ylli te ri apo te vjeter vendosur mbi piedestalet e kohes.
    Te me falni gjithshtu edhe sepse po jap nje mendim qe mund te jete i njeanshem, prej faktit se nganjehere, shkruaj edhe vete.
    Falenderoj xha-xhain per shkrimet provokative qe i lexoj here pas here e me deshire, megjithate mendoj se ne rastin konkret ai ka shtruar nje problem qe nuk ekziston.
    Epra problemi i poezise shqipe te koheve tona, nuk eshte as fakti se te gjithe shkruajne poezi (apo menyra se si e shkruajne ate, ngase larmia e formave eshte e madhe) e as fakti se te gjithe botojne. Lexova diku me lart se “poezia eshte nje shprehje intime” e do te shtoja se ajo eshte edhe “nje shprehje e intimitetit”.
    Ky intimitet, i lidhur ngushte me njeriun, vleresohet ne shkalle te ndryshme prej njerezish te ndryshem. Personalisht nuk shoh askend si autoritet ne poezi dhe te jeni te sigurt qe askush nuk e ka monopolin e poezise se mire.
    Nuk ka shkrues te mire ne absolut dhe shkrues te dobet. Ka shkrues te poezise, te cilet privilegjohen ne nje menyre apo ne nje tjeter prej rrethanave, lexuesve, shijeve te kohes apo te koheve qe do te vijne.
    Nuk e kuptoj gjithe kete shqetesim mbi librat me poezi qe u marrkan mendjen lexuesve dhe i demoralizokan deri ne ate pike sa te heqin dore prej poezise.
    Nje lexues i vertete i poezise, eshte si nje shijues vererash. Ai mund t e shijoje me mijera verera e ne baze te shqisave te veta te rafinuara, te vendose se cila prej tyre eshte vertet e cmuar. Aroma e nje vere qe nuk i pelqen nuk e largon prej pasionit te tij e do te ishte qesharake nese shkak per largim do te behej prania e llojeve te shumta te pijes.
    Se fundmi, nese poezia shqiptare (por dhe arti ne pergjithesi) ka nje problem, ky problem lidhet ngushte me mendesine e njeriut te sotem e per kete mund te diskutojme shume e shume gjate.

  44. Une per ate riprodhim ne mase e kisha fjalen, dhe kur flitet mase flitet edhe qe ky prodhim behet per masen, per popullin. Kete vereu Tocqueville ne Amerike. Arti deri ne ate kohe vleresohej nga aristrokatet, dhe pretendohej se ishte eksluziv. Koncepti i origjinaliteti ka te beje me eskluzivitetin. Psh. nje Tician zbukuronte shtepine e ndonje borgjezi florentin, dhe duhet te ishte unikat, pamvaresisht se edhe ne ate kohe thone qe ka pasur kopje. Arti ishte ne funksion te statusit.

    Une nuk kam lexuar shume per kritiket e artit ruse te rrymes se formalizmit, porse kam idene se ideja e formes eshte ideja e kallepit. Pra kur kemi nje kallep mund te riprodhojme. Ky kallepi ne rastin tone eshte ajo struktura, ne rastin e poezise teknika e rimes, ne teorite e atyre ruseve, dhe bolshevikeve te mevonshem, forma. Duke u bere arti ne mase, riprodhuar per masen, e humbi funksionin e statusit, pra eksluzivitetin. Nderkoh kur e drejta nga statusi (aristokratia, Statusrecht) u zevendesua me te drejten e kontrates dhe te drejtes natyrore (Vertragsrecht, Naturrecht), e mori borgjezia privilegjin e te marrurit me art.

    Ngaqe Tocqueville vezhgonte efektin e demokratizimit ne amerike, mundi ta vereje kete fenomen. Pra idene e kallepit, e prodhimit ne mase. Tek Pirandello (Quaderni di Serafino Gubbio – operatore) ne te cilen eshte bazuar W. Benjamin, kesaj ideje i shtohet edhe menyra e prodhimit, pra e perdorimit te makinave, njesoj si nje kamer qe prodhon fotografi ne menyre sekuenciale. Kam idene se W. Benjamin e fut teorine e tij pastaj ne “elektrolitin” teorik te Marx-it etj.

    Pra pyetja ngelet akoma? A duhet ti permbahemi ketyre kallepeve per te prodhuar art dhe te mundohemi te percojme elemente surprize per lexuesin? Apo duhet qe te perdorim koncepte si “loja”, “anarshia” etj. Nepermjet lojes, eksperimentit, ne dime qe femija meson mbi rregullsine e disa fenomeve; me lojen (shih. Tabucchi, il gioco del rovscio, ndersa ne Psikologjine e Zhvillimit shih Piaget) ne kemi mundesi ti shpetojme realitetit te ashper, te krijojme enderra dhe realitete te tjera, pra arti mund te konceptohet si nje “eskapade”, Fluchtweg etj.

    Nejse.. u zgjata se me terheq historia e artit, sidomos kur lidhet me zhvillimet ne politike, teknologji, ideologjie dhe psikologji etj.

  45. Henablu, poezia ( apo arti ) nuk eshte ceshtje qepesh e hudhrash ne gjelle dmth dikujt i pelqen pa qepe gjella e dikujt me qepe,por poezia eshte vete gjella. Nje gjelle e shpifur eshte e shpifur ske cti besh;e shpifur sepse i ke hedhur kripe shume apo ske zier mire qepen, ske hedhur vaj ulliri etj.
    Pastaj nje i uritur nuk pyet, por ne kete rast nuk eshte ceshtje shijesh por nevojash.

    Tani ta lidh me kete te kapedanit, qe flet per artin ne seri sepse art masash. Kjo ka rreth 150 qe denoncohet po cti besh ne nje bote masash detyrimisht do prodhohet dicka skadente.

    Eshte si puna e guzhines, qe ta lidh me henablune, nese gatuhet per aristokracine , guzhinjeri i mire del ne pah e pahuhet me flori,del talenti, keshtu qe edhe gatimet do jene fantazioze e mjaft te goditura…psh guzhina franceze e ka namin pikerisht si guzhine e aristokracise franceze, ndersa guzhina amerikane si guzhine kaubojsash e proletaresh te hap barkun e shiko se cprodhon fast food, mcdonald mall skadent per popullin, te cilit i pelqen, po fast food-i nuk eshte ceshtje shijesh e epokash, hamburgeri(apo cdo ushqim) i mcdonald te hap barkun perballe psh nje bifteku rivoltin ….

    Cfare eshte dogma e xhaxhait? Guzhina franceze te ruaje recetat e saj dhe te eksperimentoje por ama disa receta nuk mund te shperfytyrohen perndryshe bie cilesia.

  46. Për Kapedanin.

    Kjo më sipër mu duk interesante. E gjithë seria e këtij profesorit në fakt është brilante.

    “””Nejse.. u zgjata se me terheq historia e artit, sidomos kur lidhet me zhvillimet ne politike, teknologji, ideologjie dhe psikologji etj.”””

    Për këtë je një nga personazhet (nëse mund të të quaja kështu), të preferuar në blog.

    Diku në një leksion prej asaj serisë më lart, nuk e mbaj mend ku, më bëri përshtypje sesi pikturën e lidhte me klasat sociale të shoqërisë. Kështu psh jepte shembuj të pikturave në mesjetë. Atëherë nuk njihej prespektiva dhe pikturat ishin dydimensionale. Anëtarët e klasave të larta pikturoheshin më të mëdhenj sesa ata të klasave të ulëta. E njëjta gjë vihet lehtë nëpër pikturat bizantine. Shenjtorët, apostujt, Krishti, paraqiten si më të mëdhenj në krahasim me fshatarët torturuesit etj.

    Arti është mënyrë e bukur për të vlerësuar vërtet një epokë të caktuar. Për të kuptuar psh historinë dhe gjendjen e popullit shqiptar para komunizmit u referohem shpesh autorëve që shkruanin për atë kohë.

  47. Rrofsh J. per ate link. Ate qe une u mundova te them ne 10 mesazhe ketu (dhe nuk e di a e realizova qellimin tim), e tha ai profesori ne 10 min.

    Por ajo qe me ben pershtypje dhe me gezon eshte qe ky i publikon leksionet e tij ne internet. Per ata qe jane studente ketej jashte eshte nje bekim qe kane mundesi te lexojne artikuj shkencore neper revista shkencore qe perndryshe jane shume shtrenjte. Mua me ngre nervat shume ky fakt qe shkenca te kthehet ne nje privilegj vetem per keta perendimoret. Edhe qe profesoret publikojne artikuj shkencor ne te tilla revista, edhe pse paguhen nga shteti per te hulumtuar dhe mesuar. Ne fakt ky universiteti ku kam qene une tani ka filluar te publikoj falas online, ashtu si edhe Universiteti i Harvardit, i Berkley dhe i Stanford. Zoti ja u befte mbare ketyre.

    Edhe une e bej gjithmone te ditur pakenaqesine time. Kam pasur njeher nje seminar me nje dishepull te Charles Tilly dhe S. Tarrow, te cilet merren me teorite e social mobilization. Ky vete (i Johne Hopkins Univ.) merrej me Labour Movement, marxist dhe K. Polany-ist. Mirepo bejne keshtu si burra te mire qe preken nga padrejtesite qe u ndodhin klases puntore dhe botes se trete, por studimet e tyre empirike mbi keto grupe njerzish, i publikojne ose ne libra te shtrenjte, ose neper revista shkencore, abonimet ne te cilat jane shume shtrenjte. E pra mua me duket nje hipokrizi, dhe nejse u futem ne diskutim etj.

    Po kjo ideja e “open source” dhe e “public domains” mua me ekzalton shume, se jam per levizjen e lire te ideve, artit etj. Me ngrihen nervat kur mendoj qe ne Shqiperi ne vend qe te futen programe nderkombetare qe u mesojne nxenesve linux, atyre u mesohet windows, dhe i ben keta te varur gjate gjithe jetes se tyre (tani edhe shqip). Dhe pastaj Sala do qe te behet shqiperia “Taiwan’, me cfare (?), me injorant, qe nuk dine te fusin fantazine ne pune (?). Me ngrihen nervat qe Sala futet ne institucione qe kufizojne potencialin e intelektualit, si ne WTO ose GATT, mbi “intellectual property rights”. Sala firmos nga presioni i SHBA-se, porse Shqiperise nuk i intereson ti fali Microsoft ose kompanive te ndryshme kapital per programe qe mund ti marre dhe perdore “hacked”. Une jam rob i ndershem dhe per moralin dhe virtytin, por ketu behet fjale per politika reale dhe jo per moral dhe virtyt.

    Nejse, por qe e kam perzemer kete perzjerje midis artit dhe fushave te tjerave. Edhe kur kam shkruar ndonje essay ose research paper, i fus gjithmone citate shkrimtaresh, qe i perdor si katalizator per te zhvilluar temen. Se fundja jane “artistet” ata qe jane me te ndjeshem ndaj ndryshimeve dhe problemeve shoqerore.

  48. Poetit i ka humbur talenti. Që ta gjejë, ai ka dalë në bulevardin e zbrazur Dëshmorët e Kombit dhe kërkon. Ai do të donte të pyeste kalimtarët mos kanë parë rrugëve të pashoqëruar talentin e tij, veshur me vargje të shkurtra dhe një bluzë frymëzimi me tre kopsa. Por i vetmi frymor atypari është polici i qarkullimit që zëvendëson semaforët në udhëkryq. Ta pyesë atë? Mëdyshjen ja heq oshëtima e mijra thirrjeve që vijnë jo larg prej aty, të cilat e entuziazmojnë policin aq keq, sa fillon të hidhet me të dy duart përpjetë në mes të rrugës. Nën këtë shënjë, që poetit nuk i mbahet mend ta ketë parë në librat e rregulloreve të qarkullimit, shoferët e makinave që kalojnë – i pari vjen, i pari shkon- në kakofoni u bien burive. Poeti gjen rast e kalon rrugën. Qiellit papritur duket sikur po i afrohet stuhia, një re prej së lartmi përplaset: mbi ndërtesa e pisha, mbi bulevard e trotuare, me gjithë ç’përmban. Nuk është shi. Ishte një re copra letrash që erdhi po prej andej nga erdhi dhe oshëtima. Poeti ulet e merr një cope letre; lexon: KORCA 2000. Është etiketa e një shishe vere.
    Le ta lemë poetin në kërkimin të talentit të tij e le të flasim pak për verën; pse jo, të gjithë e pëlqejmë, e deri më tani kemi folur rreth tapave që mbajnë dhe kryet e shishes.
    Një shishe vere me një etiketë si ajo më lart nuk është e nevojshme ta hapësh e ta provosh që ta kuptosh se nuk është verë e vitit 2000, sado pluhur të ketë përsipër. Prodhuesi ka dashur të hipnotizojë blerësit e mundshëm duke pagëzuar verën me këtë emër. Ncuq, prodhuesi nuk është hileqar siç shpejt e shpejt mund t’u shkojë ndërmend, po të ishte, ai i vinte etiketën e shishes suaj të zgjedhur. Kjo nuk është verë për një shijues vere, por edhe mund të jetë me kushtin që shijuesit të verës ti ketë rënë buti i rëndë i bërsive dhe është degustues në jurinë para së cilës vera garon për çmim në një nga panairet: të piramidës apo të Pallatit të Kongreseve. Sytë e mprehtë të një shijuesi vere do të skanonin vendndodhjen e prodhimit, vitin, emrin e verës, rezerve a jo, alkolin, llojet e rrushit, ngjyrat, aromat, fortësinë, sulfitet, nivelin e verës me kristafin; gishti i tij i madh do të kishte gjetur pozicionin real të tapës; e nëse të dhënat e marra kështu së bashku me ato që shijuesi i mban në qilaret e kujtesës japin një përfundim të mirë, shijuesi i verës e provon atë, aq pak sa në “aq pak” përfshihet e tëra. Në do të kënaqej, do ta blinte. Po ti duhej ta ruante për një kohë më të gjatë do ta zgjidhte ndër të ëmblat; sepse vera sa më e vjetër më e mirë është një mit.
    Poeti e hedh etiketën në kosh. Turma gazmore njerëzish bëjnë drejt poetit. Ai ka kë të pyesë “Mos e keni gjetur talentin tim?” Por ai s’pyet. Poetit nuk i bëhet të hapë gojën. Ai vetëm dëgjon qindra zëra prej gojësh të ndryshme që tregojnë të njëjtën histori. Si prej një Cd-e të gërvishtur ku lexuesi lexon ç’mund, ai arrin ta riformojë historinë. Shqipëri-Maltë 3 me 0. Të parët në grup. Bogdani golin e parë, Duro të dytin dhe Dallku vulos fitoren. Lala; Ari Han u prit nga Presidenti Topi. O sa mir me qën shqiptar! Fut boll!
    Poeti përpiqet ti shmanget rrymës. Ai ndjehet i pafuqishëm, e di që prania e tij është e papërfillshme por ai vazhdon të ecë në drejtim të kundërt me rrjedhën. Nuk dihet sa kohë do ti duhet atij të kalojë përmbi rrjedhën a rrjedha ta kalojë përmes tij, dhe kjo s’është legjendë të japim një numur të saktë, por ndërkohë ne mund të flasim për:
    Legjendarë dhe legjionarë

  49. Cilin vlerësoni më shumë: Pjetër Bogdanin apo Erion Bogdanin? Mendoj se nuk ju kam zënë gafil me këtë pyetje që përmban një krahasim nga dy kohë, jo tipik por të mjaftueshëm e për të cilën nuk kërkoj përgjigjet e mundëshme, ashtu si nuk i kërkoj as për pyetjen: Cilin vlerësoni më shumë: Ismail Kadarenë apo Ymer Pampurin? I mendoj këto dy pyetje pranë e pranë në një pyetësor dhe më del se në kokën e atij shqiptarit rastësor që u jep autoritet përgjigjeve, lindin dy pyetje: Me kë luan ky Pjetri? Po ky Ymeri, mos është ai “i varfri”?
    Shqiptari vlerëson atë që njeh. Mes atyre që njeh atë që sipas tij ngre më lart flamurin kuq e zi a ndonjë flamur tjetër nën të. Sikur për pyetjen: Nëse janë në të njëjtin orar, ku do të shkonit: A) Në Mbrëmjet Poetike të Durrësit apo B) Në ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit dhe përfundimi do të ishte 15 me 15 mijë, unë nuk do të dyshoja se ju i keni marrë të dhënat në çdo cep të etnisë e jo në biletaritë e stadiumit; bile do t’u lutesha që edhe ato 1500 pyetësorët e pavlefshëm me kërkesën (po tregohem i sjellshëm) që Ndeshjet të ishin A) dhe Mbrëmjet B) t’i mblidhni me 15 mijën.
    Nuk jam aq Konician sa të them se ç’i duhet rinisë futbolli, nuk dua të ngre me imagjinatë Davidët-poetë kundër Goliatëve-gol-bërthirrës dhe as të privoj kërkënd nga e drejta për të brohëritur por më duket dritëshkurtër mbivlerësimi i futbollistëve të kombëtares shqiptare, të ashtuquajturit legjionarë sipas legjioneve ushtarake me nga 4200-6000 këmbësorë e pako kalorës të Romës së lashtë, dhe zhvlerësimi i njerëzve të kulturës shqiptare, për mua – legjendarë. Legjendarëve ju merret e ju shkatërrohet gjithçka që ndërtuan, legjionarëve gjithçka që shkatërruan ju rindërtohet sipas standarteve europiane; kujtoni Lidhje e Akademi, e shihni stadiume të ndriçuar e trainerë të huaj, kujtoni stërmundimin për ti hedhur një çati bibliotekës dhe shihni rrethimet e çdo stadiumi nënprefekture. Rasti i pritjes prej tifozit të zjarrtë Topi e futbollistëve është vazhdimi i politikës më të gabuar të këtyre viteve që kulmon me Nanon kryeministër, kur ky ju premtoi si “premio” legjionarëve: 500.000 USD-të për fitoren me Greqinë, 400.000 USD për fitoren dhe 100.000 USD për barazimin me Ukrainën. Përdora premio dhe jo shpërblim, sipas zhargonit të legjionarëve dhe tifozëve, ndonëse troç ato ishin baste politike në situata “win-win”, por që na bëjne ne, shqiptarëve, të humbim në çdo anë edhe kur fitojmë një ndeshje. Si harrojmë se “lufta” me Greqinë është me gërma: mbi gurë varresh e tabela qarkullimi e jo me gola!?
    Vërtet duam poezi? Është kaq e thjeshtë. I japim poetit dinjitetin pa e lënë të katandiset si Poeti i dokumentarit të shkurtër të Edison Ypit. I japim publikut poezinë e tij dhe nuk bëjmë shfaqje me të. Por kush do ta bëjë këtë kur ne na mungon Koliqi, Kuteli, Mekuli, në të dy kuptimet: atij që nxjerr në dritë Migjenin, Poradecin, Podrimjan, atij që parapaguan për ta? Si të mos e përmendësh kontributin personal në franga ari të Zogut I për botimin e lirikave të kohës së vet. Kadareja honorarin e parë e ka marrë fëmijë, është prekëse të mësoni më – pyeteni. Vërtet duam poetë? Është kaq e thjeshtë. Nuk i pushkatojmë dhe varim.
    Çdo të bëjnë shqiptarët: do të pajtohen me të qënit një popull këmbësorësh, e shumta legjionarësh, apo do të kërkojnë të bëhen një popull legjendarësh ende nuk ka përgjigje. Por pyetja: Kush ka qënë kampioni i Kala Dibrançes 350 vjet më parë kur Pjetër Bogdani shkroi Çetën e Profetëve? Ka përgjigje të saktë: askush!

    Si ky poeti që turma e sotme e hedh në trotuar të presidencës e rojet e saj veshur civilë në turmë; e turma shty e rojet shty, e poeti bën djathtas diku aty, anë shkallësh guri të bardhë që hapen para një ndërtese një prej dyerve të së cilës është paksa hapur. Poeti kthen kokën nga kollonat, të shkojë për aty, për në bibliotekë, për të kërkuar talentin është e pamundur, përveç civilëve ka gardhe me policë. Kështu pa shumë të zgjedhë, ai ecën drejt derës së hapur, lënë ashtu mbase nga që është e rëndë. Ai hyn, bën disa hapa dhe mban vesh. Një top basketbolli. Tinguj violine. Ndjek tingujt, shkallë, korridore, gjysëm errësirë, një siluetë. Në fund të tunelit ka muzikë. Një violinist u ka kthyer kurrizin partiturave, dhe me fytyrë nga qoshja e korridorit luan me pasion. Poeti bën spektatorin në mbas skenë. Violinisti luan për murret i përpirë prej virtuozitetit dhe as e di që ka dikë pas. Mbase dhe e di por s’jep asnjë shënjë. Poeti dëgjon. Violinisti luan. Violinisti mbaron dhe ju përkulet murreve. Poeti duartroket dhe përgëzon violinistin. Violinisti falemnderohet dhe pyet poetin kush është. Poeti përgjigjet: askushi. Violinisti pyet: mos të dukem si Qikllopi. Poeti përgjigjet: Jo kushdo që rri në shpellë është Qikllop. Dialogu i tyre vazhdon prej poetit:
    – Dil prej shpellës.
    – Dhe në shpellë bëhet art, artisti i parë i takon asaj.
    – Po, por ty ju mungon publiku, atij jo.
    – Do të dëshiroja kur ta mundësonin një koncert.
    – Mund të luanit sot në stadium.
    – Nuk më quajnë Andre Rieu.
    – Ti mund ti elektrizoje njerëzit, ti ngrije ata më këmbë.
    – Si Thunder e Nuttin’ But Stringz?
    – Jo! Por mbase si Rieu në Vienë. Të luaje për vienezët në shesh muzikën që vienezët luajnë për botën në teatër.
    – Shqiptarët luajnë tjetërlloj muzike për botën.
    – Vërtet…
    – Sa mbaroi ndeshja?
    – Tre me zero; fituam.
    Violinisti shtrin violinën në kuti si të ishte një foshnjë që vihet në krevat për gjumë dhe pyet po me sytë tek ajo: nuk të pyeta, si u gjende këtu?
    – Më ka humbur talenti. Po e kërkoja.
    Violinistit i ndjehet një nerv në duar teksa mbyll duke kërcitur paftat metalike, i siguron këto sikur aty brenda të flinte vërtet talenti i tij, pastaj drejtohet, sheh poetin në sy dhe i thotë: Ikim, talenti yt nuk është këtu.

  50. miku im Cyprinodon diabolis!

    mund te me shpjegosh cdo te thote kjo fjali ?!?!?!?!

    “…Si harrojmë se “lufta” me Greqinë është me gërma: mbi gurë varresh e tabela qarkullimi e jo me gola…”

    te lutem me thuaj (nese eshte e mundur) nga c’shtet na shkruan dhe te vijne frymezimet per keto mendime?!

  51. Ju lutem Xha Xhai. Faleminderit HenaBlu.

    E deri kur mendoni ju se mund të vazhdojmë me këto dreq ecejake? – e pyeti ai.
    Florentino Arisa e kish përgjigjen në majë të gjuhës që prej pesëdhjetë e tre vjetësh, shtatë muajsh dhe njëmbëdhjetë ditësh e netësh:
    – Tërë jetën! – tha ai.

    Kështu mbyllet libri “Dashuria në kohërat e kolerës” i Markesit, nën përkthimin e Mira Meksit. Ecejake tërë jetën, por për dashurinë, ARTI NË KOHËRAT E KOLERËS jo për urrejtjen.
    Nejse, po e vë Markesin në raft e po marr Hegelin nga rafti të të sqarohem për luftën dhe “luftën”. Lufta është ndeshje e armatosur midis shtetesh, të cilën, shqiptarët dhe grekët shekullin e kaluar e përdorën tre herë, shumë për njëqind vjet, dhe akoma më shumë po të llogarisësh jetëgjatësinë e shtetit grek dhe atij shqiptar. Lufta bëhet për të marrë në zotërim. Sipas Hegelit, tek “Filozofia e të drejtës” ne marrim në zotërim një gjë ά. duke e marrë fizikisht, β. duke e formuar atë, dhe γ. vetëm duke e shënuar si tonën. Duket qartë se shqiptarët gjithë ç’kanë në zotërim e kanë formuar, fshatarët bënë tregun, tregu qytetin, qyteti borgjezinë, borgjezia vetëdijen, vetëdija flamurin; i tillë është rasti i Korçës, i Kosovës të cilën grekët, sërbët, respektivisht i kanë pas marrë edhe fizikisht, ndërsa vazhdojnë ti shënojnë si të tyret.
    Është e dukshme dhe evidente, por e shpërndarë në një mori ngjarjesh jo dhe aq të rëndësishme, shpesh të tolerueshme, përpjekja e fqinjëve për të formuar atë që pretendojnë të marrin në zotërim. Që ne jemi dele në një stan me ujqër e çakej kjo dihet, por imitimi i zërit të ujqërve prej kësaj deleje nuk duhet; imitim i tillë i keq më duken 500.000 dollarët e Nanos për të rrahur Greqinë në futboll.
    Si në këtë bllog edhe në gazeta mund të kishe marrë shpjegime se c’thotë pjesa tjetër e fjalisë o Art.

  52. c.d.

    e pranoj qe “dashuria ne koherat e koleres” (te cilen citove ketu) eshte nje himn mbi ndjenjat e larta dhe vete dashurine.

    fjalia jote asgje te perbashket s’ka me to . eshte ne koncept e buisur me urrejtje (gati patologjike do te thoja une).

    une nuk di -me ate histori qe kam bere dhe lexuar- te kene luftuar midis tyre popujt shqiptar dhe grek. perkundrazi historikisht po t’a shohesh holle-holle jane dy popuj qe kane pasur ekzistenca paralele dhe ne fqinjesi te mire.

    di qe shqiptarit i kane shpallur lufte turqit , italianet, gjermanet (per te cilet nuk flitet me kaq urrejtje), por kurrsesi greku.

    po te vije pak me teper trurin ne levizje dhe te mendoje se shoqeria greke ka sot ne gjirin e saj mbi 800.000 mije shqiptare (afer nje e treta e shqiperise), te cileve u jep pune (gje qe nuk u jepte shqiperia); si edhe rolin aq te madh qe luan ky kontigjent shqiptaresh ne ekonomine shqiptare dhe sigurisht edhe ne krijimin e nje normaliteti social brenda vete shqiperise, nuk do te leshoje keto pallavra miku im. shqiptari sot ne greqi punon, ka miqesira, ne shume raste ka krijuar krushqi (me grekun) dhe rron ne nje harmoni te plote me popullin grek.

    ndjesia e viktimezimit, si edhe te ushqyerit qe i bejne mediat dhe forumet tru-peshke te hapesirave internetiste shqiptare, mitit te “urrejtjes greko-shqiptare” ( dhe kjo nga njerez qe nuk kane njohur kurre nje grek ne jeten e tyre) vetem neveri dhe percmin ngjall tashme…

    kur perpiqemi te shkruajme nuk mjafton vetem “te hedhim disa kujtime ne karte”, por duhet te perpiqemi te shohim pak me gjere dhe ne menyre me komplekse boten dhe gjerat…

  53. Kerkesa ime per te pyetur (postimi i 16 shtatorit):
    Kadareja honorarin e parë e ka marrë fëmijë, është prekëse të mësoni më – pyeteni.

    Dhe pergjigjia e Kadarese ne interviste me Krasten:

    që 11 vjeç… dhe ajo krijon te fëmija njëfarë mistike të veçantë dhe më e çuditshmja ishte se në atë kohë Shqipëria përdorte sistemin e honorarëve sovjetikë, që ishin kolosale në krahasim me jetën e vendit.

    Më kujtohet kur më dërgonin honorarët, kur nuk kisha të drejtë t‘i merrja se isha i vogël dhe nuk kuptoja çfarë ishin, babai më ka çuar në postë përdore, duke më thënë: Ç‘janë këto para, nga të vijnë ty? Pasi telegrami i kishte ardhur babait, ku thuhej se djalit tënd i ka ardhur një shumë parash nga Tirana. U habit, i thashë që nuk e di dhe më pyeste se si nuk e dija. Përdore më ka çuar në postë. Shkuam dhe unë nuk e kuptoja. Pastaj, pak më vonë e kuptova kur më çuan një letër, në të cilën më thoshin se më kishin dërguar një honorar për vjershat dhe për çudi, honorarët ishin të mëdhenj, sepse ne i kopjonim shumë sovjetikët në atë kohë. Në muaj mund të më vinin aq sa ishte rroga e babait, gjë që ishte groteske për një kalama akoma me pantallona të shkurtra, e për të cilat nuk kishte asnjë ide ku t‘i prishte.

    Ku i mbanit ju paratë?

    Në libra. Sipas ngjyrave. Në atë kohë në Gjirokastër nuk kishe mundësi të prishje para dhe nuk kisha asnjë ide apo nevojë. Dhe mua si fëmijë, mund të m‘i merrte familja, pasi mund t‘i hynin në punë, por mua nuk më duheshin.

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin