Juristët dhe të tjerë specialistë që merren me teorinë e të drejtave të njeriut, shpjegojnë se e drejta për privatësi nuk e ka statusin e konfirmuar të të drejtave të tjera, as prestigjin e tyre.
Këtë ma konfirmon tërthorazi edhe PNH, kur thotë se:
sqaroj se asnje nen i Kushtetutes (35, 36, 37) nuk rregullojne ne menyre eksplicite te drejten e paprekshmerise se jetes private, ndaj gjej me me vend te referohem tek neni 8 i Konventes (KEDNj) i cili stipulon se: “Cdo person ka te drejte qe t’i respektohet jeta e tij private dhe familjare, vendbanimi dhe leterkembimi”.
Pika 2 e nenit 8 parashikon rastet e nderhyrjes (cenimit) te jetes private nga autoritetet shteterore, por jo nga te tjere. Natyrisht qe kjo eshte nje mangesi qe justifikohet me kohen (1950) kur Konventa u hartua. Sot, jurisprudenca e vete Gjykates se Strasburgut i ka pare shkeljet e te drejtave te njeriut jo vetem ne linje vertikale (shtet-individ) por edhe horizontale (individ-individ), duke vendosur mbi shtetet detyrime pozitive.
Një nga arsyet, por jo e vetmja e ndoshta as kryesorja, për këtë status të brishtë të të drejtës për privatësi ka të bëjë edhe me konfliktet e saj me të drejta të tjera. Për shembull, një burrë që rreh gruan në shtëpinë e vet nuk mund të mbrohet nga akuza për dhunë në familje duke përmendur se kjo ndodh në privatësinë e shtëpisë së tij.
Në rastin e shumëpërfolur të ish-ministrit Pango, e drejta e këtij të fundit për moscenim të jetës private bie ndesh me të drejtën e publikut për t’u informuar në lidhje me paudhësitë e zyrtarëve të lartë shtetërorë, ose ndoshta edhe me të drejtën e femrave të implikuara në incident për t’u trajtuar në mënyrë dinjitoze; e më në fund, me të drejtën e fjalës së Top Channel.
Vendimi për t’ia shkelur Pangos të drejtën për privatësi është marrë nga një instancë private – p.sh. nga redaksia e Fiks Fare; mënyra si është marrë ky vendim nuk dihet, meqë një redaksi e një emisioni televiziv si ky nuk ka ndonjë detyrim për ta bërë publike politikën e shënjestrimit të “viktimave” të veta. Nëse një emision tjetër televiziv, ose një gazetar hetimor çfarëdo, ose edhe një qytetar nga rruga, do të kërkonte të futej në zyrat e Fiks Fare ose të Top Channel, për t’u njohur me kriteret e zgjedhjes, kam përshtypjen se nuk do ta lejonin, së paku formalisht, duke i sjellë arsyen që Top Channel është entitet privat (vëreni paradoksin e pashmangshëm).
Megjithatë, mund edhe që drejtuesit e Fiks Fare të shpjegojnë, informalisht, se ish-ministri Pango u përzgjodh për t’u shënjestruar pas denoncimeve që kishin ardhur në redaksi nga qytetarët. Ka të ngjarë edhe që, para se të lëshonin gazetarët në terren, drejtuesit të jenë këshilluar me departamentin juridik të Top Channel, në lidhje me implikimet ligjore të këtij veprimi; dhe pikërisht të regjistrimit dhe pastaj publikimit të bisedave private të një ministri dhe deputeti pa dijeninë e këtij të fundit dhe tundimin (ngasjen, joshjen, ngashënjimin ose provokimin) e tij, duke i çuar gazetaren e tyre në mbrëmje për t’i bërë vizitë në banesën private.
Siç e sqaron miku PNH, legjislacionit shqiptar i mungon një kuadër i qartë ligjor për t’iu referuar në raste të tilla kur dyshohet shkelje e privatësisë së dikujt; edhe pse disa incidente madhore që kanë ndodhur vitet e fundit duhej t’i kishin shtyrë ligjvënësit të reagonin ndaj kësaj mangësie serioze në ligjet.
Një pjesë e mediave të djathta, duke reaguar ndaj orvatjeve për ta shfrytëzuar skandalin Pango si armë kundër qeverisë Berisha, iu kthyen edhe një herë çështjes së fotografive lakuriq të kreut të opozitës Edi Rama, të cilat u bënë publike kohë më parë, kundër dëshirës së këtij të fundit. Unë besoj se precedenti i hidhur i atyre fotove dhe i mënyrës si u përdorën për të goditur Ramën do të kishte mjaftuar, për t’i bindur deputetët, të të dy krahëve të spektrit, se Shqipërisë i duhej një ligj që të përcaktojë kufijtë e privatësisë së personit dhe kriteret që do të përligjnin shkeljen e kësaj privatësie.
Kjo vjen e bëhet edhe më urgjente, po të kihet parasysh niveli tepër i ulët i debatit politik në Tiranë dhe shpeshtësia me të cilën palët debatuese i drejtohen sulmeve ad hominem; duke filluar me vetë kryeministrin, i cili i pari i ka shkelur në publik normat e mirësjelljes, duke iu kthyer obsesivisht argumenteve me natyrë seksuale ose gjenitale.
Kur them se Shqipërisë i duhet një ligj për privatësinë, me këtë nuk dua të them se ky ligj duhej ta shpallte privatësinë të pacenueshme; por vetëm që, pas miratimit të tij, të gjitha palët do ta kishin më të lehtë për të përcaktuar se çfarë mund të cenohet dhe çfarë jo; dhe sidomos, do të përfshiheshin në debat institucionet gjyqësore, ose të vetmet që duhej të kishin mandatin të vendosin se në ç’rrethana konkrete (ose abstrakte) mund të cenohet privatësia e personit.
Mungesa e një ligji të tillë nuk po i ndihmon aq lirisë së shprehjes, sesa arbitraritetit; dhe të gjithë atyre që tundohen ta shkelin privatësinë e tjetrit jo për të vendosur drejtësi, as për t’i bërë publike informacionet e mbledhura në atë mënyrë, por më tepër për t’u bërë shantazh palëve të dëmtuara. Këtu vjen në vështrim edhe argumenti i Lulian Kodrës për dosjet televizive dhe ngjashmërinë e tyre të pashmangshme me dosjet e vjetra totalitare, i cili më duket shumë i mprehtë në kontekstin e këtij debati.
Çështjes së privatësisë në Shqipëri i duhet shtuar këtu edhe një përmasë, si të thuash, sociologjike; meqë privatësisë tek ne i mungon jo vetëm tradita juridike, por edhe bazat social-kulturore, ose kultivimi i konceptit të personit, me të drejtat, detyrat dhe paprekshmëritë individuale, përtej detyrimeve dhe privilegjeve fisnore dhe krahinore. Madje, për mendimin tim, nevoja për një legjislacion të privatësisë në Shqipëri është më urgjente se në vende perëndimore, me tradita të konsoliduara të respektit për individin dhe të drejtat e tij. Ky legjislacion do t’i çelte rrugën edhe edukimit të publikut me nevojën e individit për privatësi, njëlloj sikurse legjislacioni në mbrojtje të lirisë së fjalës po e edukon publikun me nevojën për të respektuar edhe atë mendim të tjetrit që tingëllon i papranueshëm, krejtësisht i gabuar dhe armiqësor.
Më në fund, dilemat e privatësisë i ka thelluar edhe përdorshmëria e gjerë e teknologjisë që lejon regjistrimin dhe përgjimin e jetës private të individëve: aparatet fotografike me zoom-e të fuqishme, mikrofonët, regjistruesit zanorë dhe videokamerat e miniaturizuara, aparaturat e përgjimit telefonik, fotografia dixhitale, programet e përpunimit dhe të falsifikimit të imazhit (“efekti Photoshop”) dhe të tjera të ngjashme. E kam cekur edhe herë të tjera që teknologjia e re gjithnjë sjell me vete probleme të natyrës etike, të cilat ndonjëherë duhen zgjidhur ligjërisht; dhe në rastin e Shqipërisë të këtyre 20 vjetëve të fundit, teknologjia e përpunuar dhe e përsosur brenda kulturës perëndimore ka depërtuar një shoqëri ende të gjymtuar nga totalitarizmi, frika, mungesa e respektit për individin dhe tribalizmi i drejtpërdrejtë ose i sublimuar në raporte të besueshmërisë së ndërsjelltë brenda grupeve.
Po sjell ketu nenin 35 te Kushtetutes:
Neni 35
1. Askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij.
2. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.
3. Kushdo ka të drejtë të njihet me të dhënat e mbledhura rreth tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.
4. Kushdo ka të drejtë të kërkojë ndreqjen ose fshirjen e të dhënave të pavërteta ose të paplota ose të mbledhura në kundërshtim me ligjin.
Pika 1 ben dallimin midis dosjeve dhe videove; na lejon te kemi nje ligj per dosjet; per videot, fotot etj.
Pika 2, eshte eksplicite, mbledhja e te dhenave edhe mund te thuhet se eshte bere me pelqimin e tij, por perdorimi jo. Pika 3, Fiksi duhet te kishte njoftuar zoterine, e mbas mospraninimit te tij ti kishte publikuar videot me fytyre te zene e sqarimin se behej fjale per nje minister. Ketu shqiptaret kane precedentin e komisionit Bezhani.
Pika 4, Moszbatimi i kesaj pike eshte ligji i vertete i mediave ne Shqiperi. Mund te numerohen me gishtat e dores rastet kur mediat bejne ne numrin a emisionin e radhes ndreqje gabimi; gje qe simotrat perendimore e kane rutine.
Mua me duket se ne e kemi mjaftueshem ligjin. Ai duhet zbatuar duke u futur ne ingranazhet e drejtesise (meqe kod etike e vetpermbajtje s’njihen). Kete mund ta beje Pango ndaj Top Channel-it nese do ta kemi. Pango fiton.
CD, Ligji, si i paraqitur deri ketu, nuk eshte i mjaftueshem.
Pika e pare, trajton mungesen e detyrimit pervecse kur percaktihet me ligj, te berjes publike te te dhenave qe kane te bejne me “personin e tij”. Ceshtja ne fjale eshte se Fiksi dhe kushdo, duhet te jete i detyruar me ligj t’i beje publike nje komisioni hetimor, jo domosdoshmerisht publikut te gjere, te dhena qe kane te bejne me nje person tjeter, dhe jo me personin e Fiksit.
Ne piken e dyte, ne rastet e parashikuara me ligj, duhet te jene edhe rastet e personave me mandat zgjedhor, kam pershtypjen, apo funksion shteteror.
Ne lidhje me piken e trete, duhet te kete nje procesverbal ku Pango t’i kete kerkuar te dhenat Fiksit, ne menyre qe e drejta e Pangos te konsiderohet e shkelur. Perndryshe, e drejta e Pangos per t’u njohur me te dhenat e mbledhura rreth tij prej Fiksit, mund te konsiderohet e vene ne vend ne momentin qe Fiksi i beri te dhenat publike.
Ne lidhje me piken e katert, video eshte ne dore te prokurorise, rrjedhimisht mund te konsiderohet se nje proces gjyqesor do te vendose a ka pasur shtremberim nga Fiksi, apo jo, ne fiton Pango, apo Fiksi.
Ky nen me duket i pamjaftueshem, sic edhe shprehet PNH, ne lidhje me te drejtat apo detyrimet e te berit publik te te dhenave inkriminuese mbi nje person tjeter. Ka raste, kur dikush qe eshte deshmimtar i nje krimi, por nuk e raporton, te denohet me ligj. Problemi eshte qe Fiksi jane Fuksa, sidoqofte. Normativja duhet te jete qe fukslliku te kontrollohet nga drejtesia ne nje faze me te hershme se sa publikimi masiv i te dhenave mbi nje person tjeter. Ka nje hapesire kohore prej rreth tre javesh, gjate se ciles i akuzuari per shperdorim detyre ka mbetur ne zyre dhe Fiksi mund te konsiderohet si pengues i drejtesise.
Lulian, porsa shkrove “Ligji” i dhe mjaftueshmerine.
Eshte Kushtetute e nuk do t’u shkoje shpjegimeve fill e per pe.
Per te tjerat … neser.
Po jo o CD, sepse gjeje ku ky ligj e parashikon detyrimin ne berjen publike te te dhenave inkriminuese te nje personi tjeter? Ki parasysh, edhe kete tjetren, qe sapo shkrova “Ligji” i dhashe domosdoshmerine, por jo mjaftueshmerine, i dhashe pra, edhe lakunat.
Vijoj ti qendroj idese se neni 35 nuk siguron mbrojtjen e jetes private nga agresionet. Natyrisht, gjithkush ka leximet e tij te normes – une, CD, LK etj.
E vetmja gje qe mund te them me pergjegjesi eshte se norma Kushtetuese (kudo ne bote) e sikletos gjyqtarin e zakonshem qe ti referohet dpd. Ndonese Kushtetuta jone parashikon zbatimin e dpd te Kushtetutes (neni 4/3), besoj se eshte e kuptueshme nga te gjithe veshtiresia e gjyqtarit te faktit per ta bere kete. Xhanem, nese do te ishte keshtu, kujt do ti duheshin ligjet dhe aktet e tjera vijuese?!
Nga ana tjeter, ne hipotezen se CD ka te drejte, shtoj se Kushtetuta eshte nje dokument integral. Me kete dua te them se perpos nenit 35, kemi edhe nenin 23:
“1. E drejta e informimit është e garantuar.
2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.”
Eshte gjithashtu parim i se drejtes kushtetuese qe normat e Kushtetutes nuk perplasen me nj-tj, pra nuk ka rregullime antagoniste. Ne situata te caktuara njera prevalon ndaj tjetres. Ne rastin ne fjale, ratio konsiston ne ate qe, sa me shume ti perkasesh sferes publike (funksionar publik) aq me pak pritshmeri legjitime mund te kesh ne respekt te privates. Kjo eshte taksative dhe e padebatueshme.
Nese ka debat (dhe ka patjeter), ky konsiston ne lidhje me proporcionalitetin e nderhyrjes, sepse, sado qe te zvogelohet sfera e privates, ajo nuk zhduket. Pra me patjeter qe ka nje permase te fundme, pertej se ciles nuk mund te shkohet.
Nuk dua te jem taksativ ne perfundimet e mia, por mendoj se gardhi vendoset aty ku edhe ka qene gjithmone, si ne perfytyrimet tona ashtu edhe realisht: tek banesa.
Neni 37 i Kushtetutes parashikon se:
“1. Paprekshmëria e banesës është e garantuar.
2. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj.
3. Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik.”
Pra, PAPREKSHMERIA E BANESES ESHTE E GARANTUAR! Une nuk po i shkoj me tej diskutimit sepse nuk ndihem me i lirshem ta bej kete, por …
Teorikisht, mund të debatohet pafund dhe interpretimet e ¨Ligjit¨, të Kushtetutës dhe Neneve mbi të Drejtën e Privatësisë, mund të jenë të ndryshme dhe të kushtëzuara nga pikëpamja e secilit. Mendoj se ndryshimet duhet të nisen nga rastet në veçanti dhe jo në përgjithësi. Sepse shoh që po merret si shembull një rast në veçanti ku po përgjithësohen dhe po diskutohen parimisht shumë gjëra. Duke u nisur nga rasti në fjalë, dhe duke u bazuar në Kushtetutën tonë (me apo pa mangësi), tek “Ligji” dhe Nenet e tij (nëse duhen respektuar ato ne raste të tjera apo jo), them se QËLLIMI JUSTIFIKON ÇDO MJET!
Pak shoke shume miqesi, shume shoke pak miqesi.
Problemi i ligjeve te sotme eshte se jane aq shume, saqe cdokush qe futet ne mes mbytet.
Vazhdon te jete mirekuptimi baza e raporteve te shendosha shoqerore.
Hollesite e jurisprudences ( filozofia e drejtesise) sherbejne per te kuptuar ku ndahet e mira nga e keqja, por jo rralle krijojne nje kategori te ndermejtme midis se mires e se keqes.
Kjo kategori e ndermjetme nuk ndihmon askend, sepse ‘as mish e as peshk’, nuk eshte e pranueshme per logjiken qe perdorim ne jeten e perditshme.
Te marrim si shembull, rastin e ligjit amerikan(e jo vetem), ku nese rreh femijen quhet dhune ne familje e rrezikon te humbasesh ‘patria potestas’, meqe femija merret nga shteti.
Tani ketu ligji po thote se shteti e do me shume femijen se prindi e eshte ne gjendje ta edukoje e pergatise me mire sesa prindi.
Mirepo te gjithe e dime se femija do marre edukaten e jetimores.
Atehere perse kemi nje ligj te tille ?
Pikerisht sepse ne filozofine e drejtesise, u trajtua dhuna ne familje, dmth shteti fitoi te drejten te fuse hundet ne ceshtjet familjare ne emer te lirise se individit.
Po liria e familjes te zgjidhe brenda ceshtjet e saja nga vajti ? Jemi mesuar qe problemet familjare ti zgjidhim ne shtepi. Perse problemet familjare na u dashka ti zgjidhe shteti edhe pa thirrje nga brenda?
Pra edhe pa thirrje nga brenda shteti u be aq i paturpshem sa te fuse hundet. Ne vend te harxhoje parate e aparatin e drejtesise me vjedhje, korrupsion, vrasje etj, ku calon ne menyre te tmerrshme , ky humbet kohen e parate duke futur hundet ne ceshtje ku pikerisht mirekuptimi,dashuria,edukimi etj i ben palet te falin dhunen qe pesojne.
Cka dua te them eshte se nuk jemi duke shkuar asgjekundi me hollesite filozofike te drejtesise, por thjesht po futen hundet gjithnje e me teper ne ceshtje ku duhet te sundoje mirekuptimi e duke i dhene peshe kategorise ‘as mire e as keq’ jemi duke ja ulur efikasitetin aparatit shteteror te drejtesise e duke paguar avoketer me leshte e kokes, avoketer qe majmen pa u interesuar aspak per c’eshte e drejte ne vetvete apo per shoqerine, por qe intereson se c’eshte e drejte per ta .
Praktikisht , po justifikojme ekzistencen e hamesave te tjere, sikur nuk na mjaftojne gjithe keto shushunja te drejtesise apo te institucioneve te tjera shteterore.
Ineficenca e shtetit te sotem(jo vetem shqiptar) per shkak te hamesave eshte e atille saqe me shume se nevoja e nje ligji per privatesine, duke pare statistikat ,mua me duket se eshte me e nevojshme te shtohet eficenca e ligjeve qe jane dhe e krejt aparatit shteteror.
Ah se harrova, ne ceshtjen e Pangos dhe Fiksit, po e bejme si puna e atij qe merret me grenxen qe ka neper floke, ndersa ujku i eshte hedhur ne fyt.
Hyllin!
Nuk eshte menyre thjeshtezimi i problemit ose shikimi i nje kendi te vetem.Shteti(parlamenti) fillimisht nderhyn me arsyen kryesore ligjore;te mbrojtjes ne rast te ndodhjeje te nje abuzimi mbi femijet.Pas kesaj fundesisht qendron nje gjykate qe shqyrton dhe heton hollesisht ndodhine per te ndare;”nje arst ndodhjeje” me “nje rruge te perditshme ndodhjeje”.
Po te futemi ne arsyetimi ne pergjithesi,ka me dhjetra familje,te cilat kane prinder te droguar,me vese,te semure te fshehure psiqike,manjake ..etj dhe organet kontrolluese te zbatimit te ligjit jane i detyruara te mbrojne fort femijet qe rriten ne keto familje dhe ti paraqitin ne gjykate kur kapin abuzimet.
Ligji ka parashikur pikerisht rastet,te cilat kur faktohen nga gjykata si “shkelje”,vendos duke mos u lene te drejten shkelso dhe abuzuesve te rrisin femijet e tyre,sepse;ata nuk mund ta bejne,nuk duan ta bejne ose nuk jane te afte ekonomikisht,fizikisht,menderisht ta bejne rritjen e tyre dhe aq me pak edukimin familjar te tyre,i cili eshte rasti me i lehte qe denohet duke ja marre femijen ,dhe ;kur kemi abuzim te drejperdrejte,i cili varet nga lloji dhe shkalla e rendeses se abuzimit,qe perben rast me te rende,parashikohen nje denim te rende duke ja marre femijen dhe duke denuar fajtorin drejperdrejti me heqje lirie.
Duhet te jetosh ne Amerike qe ta kuptosh se sa fort zbatohen keto ligje.Ne drejtimin me qendrimin ndaj femijeve toleranca zbatuese ligjore ne Amerike eshte zero.Nuk eshte teori ose zbukurim letror ligjor si ne shume vende te botes,por nje sistem i tere i komplikuar,i cili per nga menyra e zbatimit ne Amerike eshte per tu patur si shmebull i vertet shume pozitiv drejtesie.
“Qytetërimi është procesi i çlirimit të njeriut prej njerëzve. (Ayn Rand)”
ose;
Qytetërimi është procesi i çlirimit të njeriut prej vetes.
Dhe do te jete per nje kohe te gjate ne te ardhmen.
Orakull, a e ke ndopak idene sa njerez drogohen ?
Leri shifrat ‘zyrtare’ se ato jane qesharake. Drogohet nje perqindje aq e madhe njerezish, saqe nese drogimi eshte arsyeja, mbi 20% e femijeve duhet te perfundoje ne jetimore.
Po me alkolin sa kane probleme ? Le qe ‘veset’ skane te sosur. Po qe te vleresohesh me probleme psikike a e di sa e thjeshte eshte ? Shko tek nje psikolog, po nuk ta nxorri nje problem psikik, sa hap e mbyll syte.
Jo, orakull, se nuk ka seriozitet aspak nje ligj i tille. Nese nje familje ka probleme, shteti duhet te prese thirrjen nga brenda ose vec ne raste ekstreme dmth si perjashtim i rregullit duhet te nderhyje. Ky perjashtim i rregullit eshte bere normalitet.
Cfare edukate do marre femija ne jetimore ?
Kupton qe keshtu ‘zgjidhet’ nje problem per te hapur nje tjeter.
Pasoja e ketij ligji, sic me tha kusherira ime, eshte qe nuk ja mban (asaj qe eshte nene) as prindit te rregullt ti fuse nje shpulle edukuese femijes.
Kjo e ben femijen kapricoz e je duke i shkaktuar dem ne edukim. Une kam ngrene shpulla sa jam kenaqur, por ja di per falemnderit prinderve te mi. Ne Amerike rrezik do kisha perfunduar ne jetimore e tani do isha vagabond rrugesh, do vidhja gjekundi, pa shkolle etj.
Pra perjashtimin e rregullit e kane kthyer ne rregull. Mirepo ne cdo shoqeri dihet se ka nje perqindje prinderish te parregullt, por jo mbi bazen e tyre te shkaterrosh nje menyre efikase edukimi, menyre qe ka dhene provat e efikasitetit ne mijevjecare.
Po e bej si Vemendja e po e komentoj thenien e Ayn.
Qytetërimi është përparim drejt një shoqërie të privatësisë. Ekzistenca e njeriut të egër është e tëra publike, e sunduar nga ligji tribal. Qytetërimi është procesi i çlirimit të njeriut prej njerëzve. (Ayn Rand)
Qyteterimi sipas keti kendveshtrimi i bie te jete kthimi ne anarkine natyrore.
Ne Romen e lashte privato ishte fjale me kuptim fillestar te keq e vjen si fjale nga ‘privus’-privoj, e me kete fjale jo vetem ne Rome por edhe ne Greqine e Lashte perkufizoheshin njerezit qe se canin koken per shoqerine,per publiken dmth egoistet.
Praktikisht publikja ishte mire, ndersa privatja keq.
Me kalimin e kohes u pranua se privatja nuk ishte perhere keq ashtu si publikja nuk ishte perhere mire e nese gjendej ekuilbri mes privates dhe publikes kishim shoqerine ideale.
Tani nese ky ekuiliber prishet, ne rastin pro publikes, kemi shkuarjen drejt nje sistemi diktatorial, ndersa pro privates, kemi shkuarjen drejt anarkise.
Keshtu nese qyteterimi eshte shkurja drejt privatesise, atehere kemi prishjen e ekuilibrit pro privates, dmth shkojme drejt anarkise. Po njesoj aq e keqe eshte edhe nese qyteterimi shkon drejt publikes, sepse formohet diktature.
Personalisht klithmat drejt ekstremeve i shoh te demshme.
Sa me shume liri, aq me afer lirise natyrore apo anarkise shkojme, sa me shume siguri aq me afer diktatures.
Sa me shume liri, aq me pak siguri kemi, cfare edhe po ndodh ne ditet e sotme e kur te arrije kulmin pasiguria atehere do kemi nevojen per diktature e cila garanton sigurine por te heq lirine.
Lulian që mos ngatërohemi, “mjaftueshëm” e përdora si ndajfolje, me kuptimin minimalist: që kalon klasën dhe jo që mjafton ky e s’duhet tjetër; kjo e fundit mund të diskutohet.
E përderisa ne (faleminderit Pseudonim NgaHalli) e lexojmë normën secili si do, verdikti i gjykatës e mbyll këtë çështje. Unë kapërcej shumë, shkoj nga ajo që konstatoj si shkelje, tek çuarja e çështjes veçmas në gjykatë prej Pangos (jo prokurorisë që mund ta çojë ose jo, por për të tjerat para kësaj) e mbrij në fundin e procesit. Vini re se nuk kam shkruar se Pango fiton gjyqin por se Pango fiton.
Pango mund ta fitojë gjyqin dhe fiton: 1. dhënien në publik në Fiks Fare të skenës së prerë kur ai (supozoj) i thotë gazetares, “u bë vonë vajzë e mirë, mund të ikësh” ose “mirë, kur të qetësohesh eja në zyrë”, 2. dëmshpërblim 3. që na intereson të gjithëve: përcaktimin si antikushtetues të një praktike të tillë.
Pango mund ta humbasë gjyqin dhe fiton: Pasi e ka ndjekur çështjen në nja dy shkallë dhe humbet, shprehet: Me sa duket gjithë drejtësia shqiptare ka dosje tek Fiksi.
Pango fiton duke ndjekur rrugën ligjore. Nëse ai e lë me kaq, ky është pazar.
Me rrugën ligjore marrim vesh në ligji mjafton a jo, në futja në kurth brenda shtëpisë tënde është antikushtetues apo jo, nëse ne kemi apo jo sistem gjyqësor që mund të provohet me një çështje juridike që na intereson të gjithëve, që është relativisht e shmangur nga politika, e që s’ka gjoba e ndarje pronash, që s’fut njeri 25 vjet brenda, etj.
Nëse gjyqit nuk ju drejtua Rama, nuk ju drejtua Klosi (kundër Pangos), nuk i drejtohet Pango, kë presim ne ti drejtohet?
Elita jep shembullin më të keq të vetgjyqësisë, e zgjidhjes së halleve alla-shqiptarçe.
Shtesa:
Emisoni “Kamera e fshehtë” me sa kam lexuar, ju kërkon viktimave të bien dakort para se ti shfaqë para publikut.
Nga sa shoh këtu ku jam, investigatorët dalin hapur e shprehen troç: “Zotëri sapo ishe në kamerën e Mustaqes të televizionit XYZ, keni gjë për të thënë.
Fiksi e shfaqi publikisht e Pango po publikisht kërkoi videon e plotë. Fiksi duke mos e thënë të plotë xhirimin shkel nenin 23, pika 1. E drejta e informimit është e garantuar.
Kurthe si ky ngre dhe policia këtej. Policja e maskuar të ofrohet për seks me pare, dhe sa të mbarosh pazarin të vë prangat, por ajo nuk harron të të thotë “MIRANDA warnings”, e të të çojë drejt e para gjykatësit. Nuk besoj të ketë gjykatës këtej që të dënojë dikë pasi një koleg i polices i ka thënë viktimës së mundshme shko e merr pak një shoqen time në aksh vend, e rrugës kjo ti jetë ofruar për mardhënie seksuale kundrejt pagesës. Kjo do ishte dita e fundit e punës në polici për ta.
Nuk kapet hajduti i lagjes duke lënë hapur natën derën e ndonjë dyqani.
Nuk luftohet imoraliteti me amoralitet. Ujku me çakallin. Duhet robi dhe qeni. Morali dhe ligji.
nëse…
Hyllin!
Jeta personale e pervecme nuk eshte e perjetshme.Koha vrapon.Njerezimi ka nevoje per zgjidhje praktike ligjore te cilat “te pengojne” palen e “keqe” dhe te lene mundesi pales normale ta “gezoje jeten”.Dhe shoqeria ka pranuar per zgjedhje ne mes te dy te keqiave ,per nivelin e sotem te njerezimit,zgjidhjen me demsjellje me te vogel.Ketu kuptohet kemi pale njejes,cdo individ dhe pale shumes,teresine e individeve.
Cdo rast konkret pengues ka nje arsye ndodhjeje por me e rendesishem eshte “pasoja” qe sjell, nga e cila ka te “demtuar”.Dhe keta te “demtuar” duhen shpejt zgjidhur ne nje menyre ligjore.Ky eshte kocepti praktik.Cfaqet nje problem,hetohet,zbulohet,faktohet dhe ne fund kerkon zgjidhje.Mendohet rruget,analizohen,argumentohet dhe gjenden me mira rruge ligjore e zgjidhejes e cila merr forme ne nje Liber ligjor te shkruar .Te “demtuarit” e sotem ose te mundshmit e ardhshem,jane individe prej teresise se individeve me te drejta dhe ‘penguesit” jane ata te cilet “pengojne” te tjereve me kryesore :te gezojne jeten sipas normave te pranuara nga teresia e individeve.Penguesit jane ata qe “skllaverojne” te tjeret,te cilet perpara kesaj kane te “skllaveruar” dicka brenda vetvetes.Duhet te clirojme veteveten ne radhe te pare nga “dickaja e keqe kafsherore ” qe te mos skllaverojme te tjeret.E veshtire eshte te kuptohet cila eshte pikerisht kjo “kafshe skllavopronari e shkaterruese e te drejtave t’t’tjereve” qe ri e fshehur brenda gjithesejcilit.Nese nuk kemi konceptin e “lirise”,brenda normave te pranuara nga shumica si “liri” dhe “mosliri”,per vetveten si prone individuale,nuk jemi ne gjendje te indetifikojme kete kafshe per veteveten dhe nuk kemi per ta pasur kurre liri-privatesine e te “huajit’,qe perbejne “ata” te tjeret.Per disa ndonjehere te “huaj” jane dhe femijt e vete.
Cirkuiti qe ti permend nuk merr parasysh kohen qe kalon dhe ne keto periudha te ciklit njerezit perpiqen te gjene zgjidhjen me te mire,adoptimin me te mire.
Nese nuk adoptohemi ne “ambjentin” politiko-shoqeror bashkohor,qe gjithmone eshte ne ndryshim,rruga qe kemi marre eshte ajo drejt zhdukjes se serise te nje grupi njerezish.Per rastin tone,te nje kombi te tere.
…”Nuk kapet hajduti i lagjes duke lënë hapur natën derën e ndonjë dyqani…”
Kanadaja eshte plot me “bait programs”, qe kane te bejne me makina, bicikleta, varka, apo edhe dryne.
I sheh te publikuara ne cdo cep te jete ( tv/ radio/gazete/pankarta grafike).
Ligjesimi i tejshem/skajshem i nje shoqeria eshte simpotme e nje gjedje jo te shendetshme te saj, per mendimin tim.
Shekulli i 2 i eres sone eshte quajtur periudha e arte e jurisprudences romake, me Papiniani, Ulpianin etj, etj. Dihet se cfare ndodhi 100 e kusur vjet me pas.
Meqë shqiptarët shohin më shumë filma seç lexojnë libra…
Besoj e kanë parë “The Dark Knight” Batmanin më të fundit. Ju tërheq vëmendjen se ata po luajnë sipas skenarit të këtij filmi. Xhokeri Fiks Fare paguhet për të hequr qafe ata që dëmtojnë mobin; si? “Është e thjeshtë, vri ligjin!” Rasti Pango është çasti kur Xhokeri del jashtë kontrollit të tyre duke marrë vetë kontrollin. Ishte Xhokeri që shkarkoi ministrin për 4 minuta, jo Kryeministri i lidhur këmbë e duar.
Si pjesë e skenarit lexohet dhe shkrimi i sotëm i Gazetës Shqip, “Etika ndërmjet tradhëtarëve të mandateve dhe heronjve të medias” i cili jo vetëm që e shpall triumfalisht “gazetarinë investigative” ha-ha-ha – Xhokerin- garanci morali, por ndan në anije të ndryshme udhëtarësh dhe u jep butonin e shkatërrimit atyre që dënojnë imoralitetin nga njëra anë dhe atyre që dënojnë amoralitetin nga ana tjetër. Besoj se udhëtarët e debatit nuk kanë për ti shtypur ata butona.
Xhokeri është aty dhe kërcenues. Ligji u largua në drejtim të paditur. Tiram, pranverë 2009.
Pse kaq serioz?!
Ah ne puritanet…
Kur merr rrugen tani,, s’duhet uruar me “Pac nje rruge te mbare”, por ” Pac nje emer te mbare”
http://www.usatoday.com/news/washington/2009-03-10-watchlist_N.htm
Orakulli thote:
-Cirkuiti qe ti permend nuk merr parasysh kohen qe kalon dhe ne keto periudha te ciklit njerezit perpiqen te gjene zgjidhjen me te mire,adoptimin me te mire.
Nese nuk adoptohemi ne “ambjentin” politiko-shoqeror bashkohor,qe gjithmone eshte ne ndryshim,rruga qe kemi marre eshte ajo drejt zhdukjes se serise te nje grupi njerezish.Per rastin tone,te nje kombi te tere.””’
A jo orakull, koha qe kalon e pershtatja me ambjentin qe te rrethon, nuk mund te jete argument ne favor te degjenerimit.
Meqe te gjithe degjenerojne , atehere degjenerojme edhe ne perndryshe do zhdukemi.
Ky argument mund te sillet , por eshte njesoj si argumenti, meqe vjedhin te gjithe po vjedh edhe une.
Ky argument perdoret sotit ne Shqiperi , nga te gjithe qe marrin leke nen dore, por nuk eshte i pranueshem nese kerkojme te jemi te shendetshem.
Nese ndryshim do te thote, lulezim i pederastise, vjedhjes, biseksualitetit, vrasjes, korrupsionit/hamesise, dobicerise,mulaterise, droges, racionalizmit ekonomik, fashizmit,komunizmit, shkaterrimit te familjes,egoizem i shfrenuar,acarime sociale etj, lulezim qe me shume se kudo shihet ne Amerike e France, atehere ti nuk mund te me thuash hajde ti pershtatemi lulezimit te asaj qe shqiptaret neper breza e kane vleresuar ‘KEQ’.
Hajde tolerojme te keqen nuk eshte pershtatje ndaj mjedisit qe te garanton mbijetesen, por rruga per ne humnere.
Qe paraja e liria kur jane me tepri, sjellin devijime nga sjelljet e shendetshme, nuk e kane zbuluar te sotmit, por qe ne kohen e qepes jane shquar e ndeshkuar.
E keqja me e vogel eshte nje llaf goje, por si teori ashtu edhe ne praktike, nese nje shoqeri nuk eshte me e afte te kete si mundesi zgjedhje te miren si kundershti nga e keqja, atehere ka probleme shume te renda.
Po keshtu individi qe perhere ne jeten e perditshme eshte i detyruar te zgjedhe te keqen me te vogel , ka probleme te medha morale, materiale e psikologjike.
Ne, njerezit, nuk jemi mbledhur ne shoqeri qe te zgjedhim midis se keqes se madhe e asaj te vogel, por te zgjedhim midis te mires e se keqes. Kur arrijme ne piken qe thua ti, atehere shoqeria nuk po kryen si duhet funksionin e saj.
Fakti qe sot, atij qe e ka mireqenien e siguruar, nuk i bejne as ftohte e as ngrohte, se mendon qe persa kohe do kete leke as i plas as per burimin e lekeve e as per pasojat ne shoqeri, tregon se ne c’gjendje te vajtuar ka arritur shoqeria e perbere nga keta njerez, qe po i bejne gropen vetes duke kenduar.
Ohu sa civilizime jane perplasur tek i njejti problem aq te mira qofshin e po te gjitha keto civilizime jane mbytyr ne gjak e kane sjelle regrese shekullore anarkie te mbushura me dhune e me jus primae noctis.
Kupton qe aty ku lulezon ajo cka eshte keq, nuk eshte e keqja me e vogel per tu zgjedhur, por e keqja per tu crrenjosur,para se bari i keq te mbuloje gjithe aren.
Une e copezova qellimisht problemin duke e fokusuar ne ndryshimin kohor.Nese e shikojme ne menyre te palevizhme teresine e gjendjeve dhe dukurive dhe nga ana tjeter vendosim mbi to idealen e zgjidhjes(nuk ka rendesi,llogjike,ligjore,kushtetuese) nuk do te na dilte gje tjeter,vecse nje utopi e paster.
Dihet qe ne baze te sasise se dijeve e interdijeve personale e shoqerore si dhe ne baze te eksperiences personale e shoqerore,kuptohet fillimisht e me pas veprohet duke vendosur nje zgjidhje per nje drejtim te caktuar,ne baze te nivelit te sotem te parametrave ku midis tyre eshte dhe niveli i ndergjegjes shoqerore,e cila nga ana e saj varet nga nje mije e nje faktore.Ky nivel i pergjithshem,po ta veme ne raport me te shkuaren eshte shume pozitiv,ndersa po ta shikojme ne raport me te ardhmen ose me idealen e zgjidhjeve,rezulton shume negative.Ngritja ne te gjitha drejtimet eshte tendece e progresit,po per kete arsye qe ne nuk jemi te kenaqur me nivelin qe kerkojme ne te gjitha drejtimet.
Eshte puna,Hyllin se si duhet te shkojme tek ajo qe kerkon ti dhe qe llogjikisht shume qendron.Po te shkojme me hapa tre shkallesh,ose terapi te shokut,ka mundesi qe shoqeria njerezore te thyej njeren kembe,ose te dyja dhe ne vend qe te shkoje perpara,ka mundesi te kthehet pas.Duhet hap pas hap ngritja,sepse ajo varet nga faktore objektive ,te cilet sic e ti e di mire,nuk varen nga ne.Eshte pikerisht “e keqja” qe ka dhe sistemi i tanishem ekonomik(qe per mendimin tim eshte me i mire ne krahasim me ata te vdekur objektivisht),e cila sjell ekzistencen e problemeve subjective shoqerore.Nese do te donim ti kepusnim krahet,duhet te medoheshim mire,sepse do te duhet te rrezonim sistemin subjektivisht(ti kepusnim koken),me force,gje qe dihet se ku te çon. Çdo lloj zhvillimi,qellimon ne zgjerimin e fuqise njerezore,zgjerimin e lirise njerezore,dhenien mundesise njerezve per te plotesuar zgjedhje te tyre dhe gezimin me te mire te jetes tyre.Duhet te presim vetem ndryshimin objektiv te sistemit ekonomik ne nje stad me te caktuar,e cila do t’sjelli ndryshime te njepasnjeshme dhe ndoshta,nje dite pakuptuar,nje system te “ri” me mungesen e ardhshme te “te keqiave te kaluara”.Zhvillim ndryshon dhe ne subjektivet duhet te adaptohemi me stadet e tij.Ketu nuk perjashtohe as “ligjet” tona.A nuk eshte shembull e kaluara qe keshtu ka per te ndodhur?
Por,une kam nje pikepyetje,se mos ky kendveshtrim i imi “darvinian” i zhvillimit te pergjithshem njerezore ben perjashtim kombin shqiptar.A mos vall ky komb ka nje mekanizem tjeter te “adoptimit shoqeror” dhe “mbijeteses se individit”?
Ne fakt mbijetesa e individit, nuk ka qene asnjehere problem i ‘darvinizmit’ shqiptar po ashtu as adoptimi shoqeror.
Shoqeria shqiptare ne mijevjecare eshte perpjekur, qe sakrifica e individit te sherbeje per mbijetesen e shoqerise, biles jane bere edhe sakrifica te tmerrshme. Psh rasti i nje femre qe diten e marteses u semur aq shume saqe smund te bente dot rruge. Meqe krushqit ekzistojne vetem per nje qellim, dmth te marrin me cdo kusht nusen, biles edhe me koken e vet ( ne rast se per absurd babait te nuses i kthehej mendja krushqit kishin te drejte ta marrin me dhune), atehere e moren nusen. Kjo fatzeza vdiq rruges.
Si te thuash po dhe besen, mbaroi filmi, po e theve e paguan me koke e ska as zot, as drejtesi njerezore a hyjnore qe pi uje.
Mizoria i sherben shoqerise qe rastet e pakta, apo perjashtimet e rregullit, te mos vije nje dite e te behen rregull. Ashtu si denohet me vdekje cdo dezertor, ne rast lufte, sepse duhet te jesh mizor ne sdo qe perjashtimi(dezertimi i njerit) te behet rregull (dezertimi i te shumteve) e keshtu te rrezikohet jeta e te gjitheve.
Amerika po ben te kunderten, perjashtimet e rregullit po behen perhere e me teper rregull me vete sepse po shtohen rastet e perjashtimit, dmth te devijuarit.
Prandaj nese duhet te jemi mizore per mbijetesen e shoqerise, nuk duhet te hezitojme. Sigurisht qe te jesh mizor kur te duhet te jesh vetem i ashper eshte devijim, ashtu sikunder te jesh i ashper kur duhet te jesh i bute eshte serisht devijim. Vlen edhe e anasjellta.
Por njeriu duhet edukuar qe te kete mundesi te njohe edhe ashpersine edhe mizorine e te dije ti perdore.
Nese ti rrit vetem njeriun e bute, delen e perendise, atehere mos prit qe ky te jete i ashper atehere kur duhet apo mizor atehere kur duhet. Ky duke mos i njohur, do jete i udhehequr vetem nga instikti, si kur behet i ashper ashtu edhe kur behet mizor, pra nuk mund te jete kurrsesi i drejte ne ashpersine e tij apo ne mizorine e tij.
Ne shqipot, jemi kaq te tmerrshem, sa ndonjehere cuditem edhe vete me namin qe 3 milione banore kane ne gjithe Europen, sepse edukata e vjeter qe na bente edhe te ashper edhe mizore e njekohesisht te drejte (te pakten perhere mendonim se po benim te miren), u shkaterrua e tani jemi te papergatitur perballe ashpersise e mizorise qe kemi, sepse nuk jemi me te drejte(apo nuk mendojme se bejme mire).
Normal psh qe krimineli shqiptar me mizorine e tij, do kete vendin e nderit mes mafies europiane, aq sa edhe mafia ruse i rri larg nga frika.
Kete vend ‘nderi’ nuk e kishin emigrantet e para 1945, se shqiptaret dinin te ishin te drejte.
Sigurisht qe pranoj se ashpersia e ambicia na bejne qe te mbijetojme edhe ne Amerike edhe ne Kongo biles edhe mes kanibaleve do ishin ne gjendje te mbijetonim.
Perendimori tipik eshte i bute, por mjere ne radhe te pare drejtesia kur behet i ashper e lere me po u be mizor, holokauste , Hiroshima, bomba me napalm…. hapu dhé te futem.
Une e lexoj vazhdimisht kete blog, per kenaqesine qe me jep stili dhe thellesia argumentuese e shkruesve, por eshte hera e pare qe komentoj, megjithese nuk eshte hera e pare qe kam nje mendim te kundert. Kete radhe dua vertet te kundershtoj, sepse me duket krejtesisht e padrejte qe diskutimi ne lidhje me rastin Pango te jete e drejta e tij per jete private, ne vend qe te jete ajo qe ai ka bere: ka tentuar te kerkoje favore seksuale per te kryer dicka qe ka lidhje me detyren e tij si minister.
Vura re ne shkrimet e meparshme qe ka patur edhe debat juridik dhe te me falni qe do te perqendrohem (si juriste) edhe tek kjo pjese e debatit. Une nuk jam fort e zonja te bej publicistike e te flas per moralin, edhe sepse secili nga ne eshte i lire te kete moralin qe deshiron, persa kohe kufijte e ligjit nuk jane prekur.
Xha xhai thote “Juristët dhe të tjerë specialistë që merren me teorinë e të drejtave të njeriut, shpjegojnë se e drejta për privatësi nuk e ka statusin e konfirmuar të të drejtave të tjera, as prestigjin e tyre”.
Ky deklarim nuk eshte i vertete, sic nuk eshte i vertete deklarimi i PNH se Kushtetuta jone nuk e rregullon ne menyre te plote te drejten per jete private. Kjo e drejte rregullohet ne disa nene te Kushtetutes: neni 35 (mbrojtja e te dhenave), neni 36 (liria e komunikimit), neni 37 (parpekshmeria e baneses dhe personit), neni 53 (mbrojtja e jetes familjare). Te lexuar se bashku, keto nene mbulojne cdo aspekt te te drejtes per jete private, ashtu sic eshte parashikuar edhe nga KEDNJ.
Nuk eshte e vertete gjithashtu qe e drejta per jete private eshte e nje rangu me te ulet se te drejta te tjera te individit. Nuk ka asnje teori, autor apo praktike gjyqesore qe te shprehe nje ide te tille. Cdo e drejte themelore percaktohet (perkufizohet) ne menyre te vecante dhe kufizimi i tyre behet vetem (me ligj) per te mbrojtur interesin publik ose te drejtat e te tjereve.
PNH thote: “Pika 2 e nenit 8 parashikon rastet e nderhyrjes (cenimit) te jetes private nga autoritetet shteterore, por jo nga te tjere. Natyrisht qe kjo eshte nje mangesi qe justifikohet me kohen (1950) kur Konventa u hartua. Sot, jurisprudenca e vete Gjykates se Strasburgut i ka pare shkeljet e te drejtave te njeriut jo vetem ne linje vertikale (shtet-individ) por edhe horizontale (individ-individ), duke vendosur mbi shtetet detyrime pozitive”.
Vertet, Gjykata Europiane ka pranuar se mund te ekzistojne detyrime pozitive per shtetet per te mbrojtur individin nga nderhyrjet e padrejta te individeve te tjere dhe ka sqaruar se detyrime te tilla lindin kur eshte prishur balanca e drejte midis interesave te komunitetit dhe interesave te individit. Kjo do te thote se kur individit i cenohet ne menyre thelbesore e drejta e tij per jete private, ai vihet ne nje disavantazh te madh pa ndonje perfitim per te drejtat e komunitetit, shteti ka nje detyrim pozitiv per ta mbrojtur. Ne te kundert, nese te drejtat e personit nuk jane cenuar rende, por nje interes me i gjere i komunitetit eshte demtuar, shteti nuk ka ndonje detyrim pozitiv.
Xhaxhai thote: “Në rastin e shumëpërfolur të ish-ministrit Pango, e drejta e këtij të fundit për moscenim të jetës private bie ndesh me të drejtën e publikut për t’u informuar në lidhje me paudhësitë e zyrtarëve të lartë shtetërorë, ose ndoshta edhe me të drejtën e femrave të implikuara në incident për t’u trajtuar në mënyrë dinjitoze; e më në fund, me të drejtën e fjalës së Top Channel”.
Ky eshte nje paragraf qe nuk te nderon Xha xhai, me keqardhje. E drejta e publikut per t’u informuar nuk lidhet aspak me paudhesite e zyrtareve te larte, por me ushtrimin e detyres prej tyre dhe me ate pjese te paudhesive te tyre qe kane ndikim ne menyren se si ata ushtrojne detyren. Me vjen keq se si ti me poshte perdor fjalet “femrat e implikuara ne incident” per vajza qe jane thjesht viktima te nje vepre penale, sepse, Xha xhai, eshte veper penale ne kete vend dhe ne cdo vend tjeter te qyteteruar te kerkosh ose marresh, drejtperdrejt ose terthorazi, cdo lloj perfitimi te parregullt per te kryer nje veprim qe lidhet me funksionin shteteror. E me pas, Top Channel nuk ka te drejten e fjales. Te drejtat e fjales dhe informimit i kane individet dhe i shprehin edhe nepermjet shtypit, i cili duhet te jete i lire e nuk mund te censurohet (paraprakisht).
Pango ka te drejten per jete private, e cila do te thote e drejte per te pasur nje hapesire ne te cilen te zhvilloje lirisht personalitetin e tij (rrethi i brendshem), si dhe e drejte per te krijuar e mbajtur marredhenie me persona te tjere e me boten e jashtme, perfshire te drejten per te gezuar jete shoqerore (shih vendimet Costello- Roberts, Niemietz, etj te Gjykates Europiane). Pango ka gjithashtu te drejten e paprekshmerise se baneses, pra mbrojtjen e saj nga kontrollet e paligjshme nga ana e autoriteteve dhe nga hyrja e personave pa deshiren e tij.
Ti ke deklaruar disa here me bindje se Pangos i eshte shkelur e drejta per jete private. Une dua te te pyes “Pse? Nga kush?” Ti je munduar ti japesh pergjigje ne shkrimin “Realitet i krijuar”, por pergjigjja jote (me fal) eshte nje permbledhje argumentesh qe nuk kane asnje lidhje me ate qe ka ndodhur ose, te pakten, me thelbin e saj. Ti del ne perfundimin se e gjithe historia eshte provokim, se ajo nuk ka ndodhur, por eshte krijuar. Po une kam nje sere pyetjesh per ty dhe gjithe ata qe kane komentuar ketu.
Cili nga keta elementet e jetes private eshte dhunuar? Askush nuk e regjistroi ate ne takimet me te dashuren apo te dashurat, pra askush nuk cenoi marredheniet e tij intime me te tjeret. Askush nuk e regjistroi ate per te bere publike deshirat dhe orientimin e tij seksual, pra askush nuk pengoi zhvillimin e personalitetit te tij. E me ne fund, askush nuk dhunoi banesen e tij, askush nuk hyri ne kete banese pa deshiren e tij.
A jane regjistrimet e bera te paligjshme? Regjistrimi i nje bisede private prej pjesemarresit ne kete bisede eshte nje akt thjesht privat dhe nuk rregullohet nga ligji. Nuk ka asnje model ne vendet e qyteteruara te sistemit kontinental apo atij common law qe te rregulloje regjistrimin privat te bisedave (apo t’i ndaloje ato te perdoren si prove ne nje ceshtje penale, nese del edhe kjo pyetje). Sfidoj kedo ne kete bashkebisedim te me gjeje nje model te tille te nje ligji per regjistrimet private. Te gjitha rregullat mbi pergjimet vlejne vetem per autoritetet shteterore, te cilat nuk mund te jene arbitrare gjate mbledhjes se provave ne nje ceshtje penale. Ne momentin qe komunikojme me nje person, heqim dore nga jeta private ne lidhje me kete person, i cili mund t’i riprodhoje ne cdo menyre ato qe i kemi komunikuar.
Po nese Pango sot shkon ne shtepine e kesaj vajzes dhe regjistron nje bisede, gjate se ciles ajo i thote se regjistrimi i pare eshte i manipuluar dhe thjesht provokim? Prape do te me thoni se eshte shkelur e drejta e saj per jete private dhe se Pango le te ngelet i turperuar gjithe jeten?
A ka shteti shqiptar ndonje detyrim te mbroje Pangon nga regjistrimet private te nje vajze qe ka hyre ne shtepine e tij, me deshiren dhe dijenine e tij? A e ka shteti shqiptar detyrimin ta mbroje Pangon ne nje kohe qe ai ndan vendet e punes (por edhe projektet e parate) ne ministrine qe i eshte besuar te drejtoje, sikur te ishte prona e tij private? Po interesi i gjithe komuniteti per shtet ligjor, per administrate profesionale, te pakorruptuar? Po interesi i te gjitheve per barazi para ligjit?
Cfare do te beje ti Xha xhai ne vend te Pangos? Te pyes sepse une e di c’do te beja. Asaj vajzes qe me merr ne telefon do t’i thoja qe nese ne Ministrine e Kultures ka vende te lira pune, ajo te beje nje aplikim atje ku duhet bere dhe te hyje ne konkurs, sic duhet te ndodhe e sic thote ligji per te gjithe. Jeni te lire te komentoni per idealizimin tim e te thoni se ne Shqiperi nuk ndodh keshtu, por une do t’ju them se kjo eshte pikerisht arsyeja pse ne nuk e duam Shqiperine keshtu sic eshte.
Cfare ndryshimi do te kishte nese Pango do ta takonte ate vajzen ne zyre dhe do te bente te njejtat veprime? Po nese do takonte ne zyre e do t’i thoshte qe do ta merrte ne pune per hir te njohjes se tyre te vjeter? Perseri do te kishim nje zyrtar qe shkel ligjin, jo per favore seksuale, por per interesa te tjere.
Cfare ndryshimi ben qe Fiksi zgjodhi Pangon, ne vend te cdo drejtuesi tjeter me te njejtat vese? E ben kjo Pangon me pak fajtor per ate qe ai vete, me vullnet te plote e ndergjegje, beri? I ben kjo keta drejtues te tjere me pak fajtore per ato qe bejne e qe ne nuk i marrim vesh?
Cili eshte roli i Top Channel ne gjithe kete histori? Pse eshte i ndryshem ky rast nga kronikat per abuzime te cdo lloji te kryera nga zyrtare te tjere? Pse eshte i ndryshem ky rast nga publikimi i dokumentave qe tregojne abuzime te cdo lloji te kryera nga zyrtare te tjere? Liria e medias, e mbrojtur nga Kushtetuta, ka per qellim t’i jape qytetarit nje mjet me shume per t’u shprehur e informuar dhe motivi kryesor qe e ben qytetarin te shprehet e informohet eshte perpjekja per t’u mbrojtur nga arbitrariteti dhe abuzimet e njerezve me pushtet.
Dhe, me ne fund, pse e quan provokim ate qe i ndodhi Pangos? Sepse kur nje femer hyn ne shtepine e nje mashkulli, eshte logjike per cdo mendje mesatare te besoje se asaj ia ka qejfi? Apo sepse Pango nuk e kapi me zor, por u terhoq pas kundershtimit te saj? Apo sepse kushdo tjeter keshtu do te kishte bere ne vend te tij, por ja qe fatziut Pango i qelloi?
Dallimi midis nje zyrtari te korruptuar dhe nje zyrtari te ndershem, Xha xhai, nuk qendron ne faktin qe i dyti nuk ka patur kurre provokime apo oferta, por ne faktin qe ai i refuzon gjithmone ato.
Kundërshtare, më ngacmon shumë parashtrimi yt; sinqerisht do të dëshiroja të kontribuoje më shpesh në debatet tona.
Argumenti i privatësisë mund dhe duhet të analizohet nga pikëpamja juridike, gjë që unë nuk e bëj dot mirë, edhe sikur të dua; sepse më mungon njohja e specializuar e fushës.
Por mua çështja e privatësisë më intereson si qytetar, veçanërisht në rrethanat e sotme, kur konflikti midis shtetit, korporatave, mediave nga njëra anë dhe individit nga ana tjetër, në SHBA ku jetoj unë dhe gjetiu, është një nga faktorët përcaktues të statusit të individit dhe të drejtave të tij.
Nëse e ngre këtë çështje në blog, e ngre nga pikëpamja e qytetarit.
Kur kërkoj që Pangos t’i mbrohet privatësia, këtë e bëj në kuptimin që edhe ky është qytetar, dhe si qytetar ka të drejtë për privatësi.
E kam të qartë që në Shqipëri mungon një ligj për, bie fjala, regjistrimet e bisedave private pa pëlqimin e të gjitha palëve të përfshira në bisedë; por ka vende që ligje të tilla i kanë, dhe unë do të dëshiroja që t’i kishte edhe Shqipëria, sepse aty kanë ndodhur gjëra të shëmtuara, pikërisht duke përfituar nga mungesa e një ligji të tillë.
E kam të qartë edhe që në Shqipëri mungon një ligj për të ruajtur jetën private të dikujt nga përgojimi në publik; çka lejon që, pa u mbushur java pas rrëzimit të Pangos, të ngrihen zyrtarët e lartë të PD-së, të qeverisë dhe të shtetit, dhe të mos lënë gjë pa thënë për jetën private të kryetarit të opozitës Edi Rama: për fotot e tij lakuriqe, për hollësitë e ndarjes së tij nga e shoqja, dhe të tjera si këto.
Jam pothuajse i sigurt që edhe ti, Kundërshtare, je neveritur si unë, kur ke dëgjuar pisllëqe të tilla në gojën e Berishës, Topallit dhe lakejve të tyre.
Ndryshe nga ti, unë gjej një lidhje të drejtpërdrejtë midis trajtimit që iu bë Pangos nga mediat para dhe pas incidentit (skandalit) dhe pështymës që po i hidhet Ramës sërish, duke e përgojuar për çështje të vjetra, vetjake, me natyrë intime dhe seksuale. Kam mbetur gojëhapur kur një deputet i PD-së (Edi Paloka), në një emision shumë të ndjekur në TV, nuk e pati për gjë ta përgojojë liderin socialist, duke bërë publike një thashetheme të keqe. Për mua kjo rrugaçëri është po aq e dëmshme dhe e dënueshme sa ajo e Pangos; i cili me sa duket iu hodh qenve vetëm e vetëm për të përgatitur terrenin për një sulm tjetër kinse “etik” kundër Ramës.
Asnjë e mirë nuk i vjen jetës politike në Shqipëri nga praktika të tilla; prandaj edhe nevoja urgjente për një ligj që t’i ndalë njëherë e mirë.
Më në fund, Kundërshtare – nuk e kuptoj pse shkruan që “është hera e parë që komenton” në blog. Si administrator i blogut, më rezulton që ke komentuar edhe më parë, për tema të ngjashme, edhe pse me pseudonim tjetër.
kundershtare,
une nuk jam jurist po me duhet te them dicka mbi te drejten mbi privatesine. Televizionet ne Gjermani kur bejne filmime nuk japin as fytyren e as identifikojne njeri nese personat e prekur nuk jane dakort tu dale fytyra ne televizor e tju shikohet nga miliona njerez te tjere. Bile nese ben ndonje fotografi, qofte dhe private, ne vende publike nuk lejohet te nxjerresh fytyrat e njerezve pa pelqimin e tyre eksplicit. Lere pastaj ne hapesiren private te njerezve.
Ti thua:
Dmth. sipas kesaj llogjike kushdo te cilin une takoj ka te drejten te regjistroje pa dijenine time se cfare flas e ta perdori ate sipas qejfit (brenda apo jashte kontekstit). Ketu ka dicka qe nuk shkon dhe nese ligji nuk i rregullon akoma raste te tilla atehere ligji eshte gabim dhe duhet ndryshuar.
Personalisht tek ceshtja e Pangos nuk me duket se debati shtjellohet rreth ceshtjes fajtor apo jo fajtor. Ajo qe ja vlen per tu diskutuar eshte sa i takon medias te beje paditesin dhe gjykatesin me prova te krijuara nga ajo vete ne kushte qe nuk i njeh asnjeri. Aq me teper nese mund ti publikoje apo jo media provat per konsum te gjere kur behet fjale per nje krim te mundshem i cili duhet cuar njehere ne gjykate.
Per te ardhur keq eshte kur shikon institucione te katandisura ne ate fare feje qe vete njerezit qe i financojne e i zgjedhin ti besojne me teper mediave qe nuk kane asnje lloj detyrimi per transparence. Ti si juriste duhet ta jesh e vetedijshme me shume se te gjithe te tjeret qe ky besim i manget tek institucionet demokratike eshte mjerim e problem shume me i madh sesa Pangoja vete.
Po i kthehem këtij diskutimi me Kundërshtaren, meqë më duket se ia vlen.
Nuk ka shumëçka për të diskutuar kur një person publik kërkon favore seksuale për të kryer detyrën – përveçse që të veprojë ligji. Ti, K., e fillon keq këtë diskutim, sepse vë në pikëpyetje vetë ekzistencën e tij, në një kohë që, vetë çarçafi që ke nderë në vijim, tregon se privatësia ia vlen të diskutohet, madje edhe në kontekstin e skandalit Pango.
Pohimi im më sipër për statusin e të drejtës për privatësi vetëm sa rimerr një të vërtetë të njohur; madje nuk është imi. Nëse këmbëngul, Kundërshtare, mund të të sjell të saktë burimin nga e kam marrë (por gjithnjë duhet pasur parasysh se ky blog nuk ka natyrë akademike, dhe lufta me citate nuk inkurajohet; përkundrazi). Por kujdes: nuk thashë gjëkundi se e drejta për privatësi është e një rangu më të ulët se të tjerat. Këtë e thua ti, por e vë në gojën time.
Sapo lexoj në Corriere della Sera se Gjykata e Kasacionit, në Itali, me vendimin 11131, ka përcaktuar se pikat e kontrollit të shpejtësisë nëpërmjet aparaturave autovelox duhet t’iu lajmërohen automobilistëve të paktën 400 m para vendit ku janë instaluar aparatura të tilla; dhe ato vetë duhet të jenë qartësisht të dukshme nga rruga. Gjithnjë sipas kësaj gjykate, përdorimi i të dhënave të nxjerra nga aparatura që kanë qenë të fshehura nga publiku konsiderohet mashtrim (“truffa”). Më duket se ka një ngjashmëri midis kësaj situate, dhe asaj të regjistrimit të një bisede private me aparatura regjistrimi të fshehura për të paktën njërën prej palëve. Apo jo?
Nuk e kuptoj, K., se çfarë të ka shqetësuar kaq shumë në këtë paragraf. Unë flas për “femra të implikuara në incident” pikërisht sepse personi që u abuzua prej Pangos ishte dërguar atje under cover nga Fiks Fare; çka automatikisht e komprometon situatën, nga pikëpamja ligjore – edhe pse nuk e përligj sjelljen e ish-ministrit të Kulturës. Edhe në rastet e tjera, të cilat janë përfolur, unë nuk jam në gjendje të them nëse ato vajza kanë qenë “thjesht viktima të një vepre penale”, apo e kanë ndihmuar predatorin Pango në rolin e vet, ose e kanë shfrytëzuar vesin e tij; sepse nuk kam asnjë provë as pro as kundër; por nuk besoj se do të ketë njeri aq melodramatikisht naiv sa të besojë që vajzat e bukura që hyjnë e dalin në mjediset publike të pushtetit në Tiranë, ose edhe në televizionet komerciale, janë “thjesht viktima” të një filozofie që e objektifikon femrën duke e shndërruar në valvulë shkarkimi të testosteronit të pushtetarëve; sepse pa dyshim ka edhe vajza e gra që i përdorin hiret e tyre për të bërë përpara në karrierë, ndonjëherë duke shkatërruar edhe jetët private të viktimave të tyre, sado të pushtetshme.
Unë besoj se është dhunuar e drejta e një qytetari (1) për të mos ia regjistruar një bisedë private pa e lajmëruar paraprakisht dhe pa ndonjë vendim të gjykatës për ta autorizuar këtë regjistrim dhe (2) për të mos ia bërë publike këtë bisedë private të regjistruar pa miratimin e tij ose pa ndonjë vendim të gjykatës për ta autorizuar këtë publikim.
K., unë pyetjen tënde do ta ndaja më dysh: (1) a janë regjistrimet e bëra të paligjshme dhe (2) a është publikimi i këtyre regjistrimeve i paligjshëm? Në të njëjtën mënyrë, këto pyetje mund t’i formuloja edhe kështu: (1) a janë regjistrimet e bëra të ligjshme dhe (2) a është publikimi i këtyre regjistrimeve i ligjshëm? Si do t’u përgjigjeshe ti këtyre dy pyetjeve të fundit? Po ashtu, kam frikë se në disa vende është shprehimisht e ndaluar me ligj që të regjistrosh një bisedë private pa pëlqimin e palës tjetër; sikurse në disa vende të tjera regjistrimi i bisedave private gjithnjë lejohet, por pala regjistruese është e detyruar ta njoftojë palën tjetër, paraprakisht që po e regjistron; prandaj pohimi yt më lart më duket i gabuar, për shkak të padijes. Më korrigjo nëse e kam gabim.
Unë besoj se shteti shqiptar ka detyrim të mbrojë çdo qytetar të vetin, duke përfshirë edhe Pangon, ndaj shkeljes të së drejtave që qytetarëve ua njeh kushtetuta dhe ligjet e tjera të republikës. Ky detyrim i shtetit shqiptar nuk ka fare të bëjë me krimet e abuzimit me pushtetin që mund të ketë kryer ose jo Pangoja dhe që duhen sqaruar në një sallë gjyqi, jo në ekranin e televizorit. Interesi i gjithë komunitetit për shtet ligjor, siç shprehesh ti, mbrohet duke forcuar shtetin ligjor, jo duke e minuar atë, dhe duke u besuar mass mediave komerciale funksione që duhej të ishin prerogativë e këtij shteti ligjor. Për t’u sqaruar: unë nuk them se privatësia e dikujt është absolutisht e pacenueshme, por vetëm që cenimi i privatësisë duhet të jetë përpjesëtimor me krimin e supozuar dhe se këtë cenim, gjithsesi, duhet ta vendosë një institucion gjyqësor, jo redaksia e një programi televiziv. E tha shumë drejt Eni më lart: ky problem është shumë i rëndësishëm sesa abuzimet seksuale të Pangos, të cilat mbeten megjithatë të dënueshme.
Xha xhai, paskam harruar qe nuk qenka hera e pare; gati ndihem e truperuar se ne fakt qenka e njejta teme diskutimi:-)
Sinqerisht, do te doja edhe une te komentoja me shpesh per ato tema qe me interesojne, por me mungon durimi per t’u ulur dhe shkruar dhe, edhe per kete fakt, te admiroj.
Une, sic e kam pohuar, jam juriste dhe ne kete diskutim me intereson aspekti i tij ligjor. Per shkak te punes qe bej, e njoh shume mire kete ceshtje dhe me eshte dashur ta diskutoj ne nje sere kontestesh e audiencash dhe, nga ana tjeter, me eshte dashur te kerkoj neper legjislacionin e jurisprudencen e shume vendeve me tradita te ndryshme. Do te mundohem ta parashtroj sa me shkurt mendimin tim.
Se pari, me lejo nje saktesim. Ti thua: “Por kujdes: nuk thashë gjëkundi se e drejta për privatësi është e një rangu më të ulët se të tjerat. Këtë e thua ti, por e vë në gojën time”. Ajo qe ti ke thene ne kete shkrim eshte qe “e drejta për privatësi nuk e ka statusin e konfirmuar të të drejtave të tjera, as prestigjin e tyre”. Une kete pohim e kam kuptuar ne menyren e mesiperme. Kerkoj ndjese nese e kam keqkuptuar.
Te drejtat e njeriut (si dege e te drejtes pozitive) linden kryesisht per te mbrojtur individin nga nderhyrjet arbitrare te autoritetit shteteror, pra per te realizuar sundimin e shtetit te se drejtes, sipas te cilit vete shteti i nenshtrohet te drejtes qe krijon. Per shkak te parimit te shtetit te se drejtes, autoritetet shteterore mund te marrin masa (administrative, penale, etj) ndaj qytetareve te tyre vetem pasi te kene zbatuar nje sere rregullash. Keto rregulla jane pjese e asaj qe e quajme e drejte publike, pra ajo pjese e te drejtes se nje vendi qe zbatohet ne marredheniet mes shtetit dhe qytetareve te vet, ne te cilat shteti merr pjese me nje autoritet te vecante (ate te zbatimit te ligjit dhe mbrojtesit te interesit publik).
Rregullat procedurale penale, ato qe parashikojne pergjimin dhe qe kerkojne qe pergjimi te autorizohet nga nje autoritet shteteror (gjykata ose prokurori), jane pjese e te drejtes publike dhe vlejne vetem per autoritetin shteteror. Pra, nese prokuroria do te kishte marre nje kallezim per Pangon dhe do te donte te pergjonte telefonin e tij, duhet te merrte autorizimin ne gjykate; nese do te donte te regjistronte biseden mes tij dhe vajzes, me pelqimin e saj, do te mjaftonte autorizimi i prokurorit, etj. Rregullat procedurale penale rregullojne veprimtarine e policise, prokurorise dhe gjykates dhe jo te individeve. Veprimi ne kundershtim/ shkelje te ketyre rregullave e ben proven e mbledhur te paperdorshme ne gjykim.
Ti flet per kete gje, Xha xhai, dhe, me fal qe kembengul, por autorizimi per te pergjuar nevojitet vetem kur jemi para nje ceshtjeje penale dhe ai qe do te pergjoje eshte polic apo prokuror.
Shenim: ne te drejten tone procedurale penale, ashtu si ne shume vende te tjera, niveli autorizues dhe barra e proves eshte shume me e ulet nese njeri nga pjesemarresit ne bisede pranon te pergjihet dhe te kryeje pergjimin (consensual monitoring, ne anglisht, nese do te beni ndonje kerkim). Ne kete rast, autorizimi jepet nga prokurori, kurse ne rastin e pergjimit pa dijenine e asnjerit nga bashkebiseduesit, autorizimi jepet nga gjykata.
Regjistrimi i bisedave private nga njeri prej pjesemarresve NUK ESHTE PERGJIM. Te pakten, jo ne kuptimin ligjor te fjales. Teoria e te drejtes penale (e vendit tone dhe shume vendeve te tjera) e ka percaktuar qarte se keto lloj regjistrimesh, kur jane autentike dhe identifikohet personi qe i ka kryer, jane DOKUMENTA, “per qellimet e Kodit te Procedures Penale (lexo n. 191), qe do te thote se personi regjistron fakte qe i kane ndodhur atij vete, nepermjet nje menyre te regjistrimit te tyre. Pra, keto regjistrime jane prova. Te kuptohemi, keto prova vertetojne ato qe pasqyrohen ne to. Pra, nese une te them gjate bisedes se i kam marre kaq leke x personi ne kembim te nje favori, kjo nuk provon se une vertet e kam bere kete gje, por vetem se une te kam rrefyer ty se e kam bere. Por nese personi qe me jep leket, me filmon gjate ketij veprimi, filmimi eshte dokumenti qe provon se ne ate moment te caktuar une mora nje shume lekesh nga ai person, por perseri prokurori duhet te provoje qellimin tim, etj (postimi im me pseudonimin Lavender)”.
I njejti arsyetim vlen per e-mail-et, fotografite, etj. Qe keto dokumenta te pranohen ne gjykate duhet te identifikohet personi qe i ka kryer dhe ai te deshmoje para gjykates per vertetesine e tyre. Fakti qe dokumenti eshte realizuar, ruajtur apo publikuar pa deshiren e personit “te cenuar”, do te kete rendesi per fatin e tij vetem nese detajet e publikuara jane private. I tille eshte teksti i nenit 121 te Kodit Penal, i cili fket per nderhyrjet e padrejta ne jeten private. Ne rastin ne fjale, qellimi i regjistrimit nuk ka qene nxjerrja e detajeve te jetes private, por e praktikave te paligjshme te ushtrimit te detyres.
Me lejo te te jap disa shembuj qe ilustrojne kete ide.
Ne nje dasme, e cila filmohet nga nje person i paguar per kete qellim, ndodh nje vrasje ne grindje e siper te dy personave te dehur. A do te meret si prove filmimi i ngjarjes nga kameramani? Une them po.
Gjate nje dreke ne shtepine e nje shoku, une bej nje fotografi me te. Nese ne nje ceshtje penale nevojitet kjo fotografi per te treguar se cfare kishte veshur shoku im ate dite, a do te merret si prove kjo fotografi? Une them po.
Dy persona bien dakort per nje hua ne para, por nuk bejne kontrate te shkruar (nuk kerkohet nga ligji qe te kete kontrate te shkruar). Personi qe jep parate regjistron ne menyre te fshehte biseden. Huamarresi refuzon te ktheje parate dhe ceshtja shkon ne gjykate. A do praohet regjistrimi si prove? Une them po.
Nje person pushohet nga puna dhe drejtori i komunikon ne nje bisede se eshte hequr pasi eshte militant i partise kundershtare. Ai e regjistron kete bisede. A do te pranohet biseda si prove ne gjykimin per kthim ne pune? Une them po.
(Dhe, me ne fund, a ka ndonje ndryshim nese te gjitha keto regjistrime behen me ndihmen e nje televizioni dhe publikohen? Une them jo).
Persa u takon praktikave te vendeve te ndryshme, une nuk pretendoj t’i njoh te gjitha. Pergjithesisht, perben krim regjistrimi ose publikimi i detajeve te jetes private te personave te tjere. E theksoj ate togfjalesh sepse per kryerjen e nje krimi ka rendesi edhe ana subjektive (faji, qellimi) e personit. Per kete arsye, media shpesh barazohet me individin e demtuar nga krimi. Media, megjithese e organizuar si person privat, ndjek qellime me natyre publike. Vendi yne dhe shume vende te tjera kane nje histori te gjate te gazetarise hetuese. Vete Fiks Fare ka hyre neper shtepite rome per te blere femije (por nuk kemi degjuar kaq shume per te drejten e romeve per jete private); ka dhjetera raste te gazetareve qe infiltrohen ne organizata per te blere droge, e keshtu me radhe.
Pra, ajo qe dua te them eshte qe kur kryhet nje krim, nuk mund te pretendohet me jeta private. Vete autoriteti shteteror mund ta cenoje ate ne nje sere menyrash, por vecanerisht nuk mund te pretendohet per jete private perballe individeve te tjere, te cilet se bashku jane cenuar nga ky krim dhe kane nje interes legjitim ne zbulimin e tij.
Une dua te them edhe dicka tjeter qe lidhet me ngushte me rastin Pango. Ne Shqiperi nje numer shume i madh zyrtaresh (nder te cilet Pango) kane imunitet nga ndjekja penale. Kjo do te thote se ata praktikisht nuk mund te hetohen per asnje veper penale, persa kohe jane ne keto detyra (shtrirja e hetimit ndaj tyre eshte eshte ceshtje mjaft e komplikuar dhe teknike, prandaj po i bie shkurt). Heqja e imunitetit, nga ana tjeter, este nje procedure burokratike dhe publike. Pra, nese kjo vajza do te shkonte ne prokurori dhe jo tek Fiksi, do te kishte zero mundesi qe veprimet e Pangos te hetoheshin me sukses, pasi qe te ndodhte kjo atij duhet t’i hiqej imuniteti dhe, ne kete nderkohe, te gjithe do t’i mesonin detajet e hetimit te filluar. Ky lloj “pergjimi” qe eshte bere nuk do te behej dot kurre nese do te pritej autorizim nga gjykata. Eshte e qarte, besoj, se pse nuk ka vullnet per ta hequr imunitetin, megjithe deklaratat e vazhdueshme publike per ta bere kete.
Personalisht, do te vazhdoja ta mbeshtesja ate qe beri Fiksi (edhe sikur te ishte e paligjshme, qe nuk eshte, e theksoj perseri) sepse beri qe te mos jete minister nje njeri qe ndryshe nuk do te mund te levizej nga ky post. Por ky eshte nje qendrim krejt moral dhe nuk ka lidhje me ligjin.
U ktheva te shtoj edhe dicka ne lidhje me provokimin, per te cilin eshte folur shume ne kete blog, sepse vura re qe kisha harruar ta permendja.
Eshte e njohur ne shume vend praktika e veprimeve te simuluara (akt korrupsioni, blerje droge, armesh, etj) ose agjenteve te infiltruar. E para ka te beje me kryerjen e enje veprimi, per te cilin njera pale e di se eshte i kunderligjshem, por e kryen (me autorizim te autoritetit shteteror) me qellimin per te provuar nese pala tjeter eshte e perfshire ne aktivitet kriminal. E dyta eshte perpjekja e punonjesit te policise per t’u bere pjese ne nje organizate kriminale, me qellim per te mbledhur prova per aktivitetin e saj kriminal. Te dy rastet mund te perfshijne edhe pergjime.
Dallimi mes tyre dhe provokimit te nje vepre penale eshte nje ceshtje shume teknike dhe e komplikuar. Parimi eshte qe nuk duhet provokuar nje veper penale, e cila nuk do te kishte ndodhur pa kete provokim. Rasti klasik eshte ai i Spanjes ne Gjykaten Europiane. Nje oficer policie kembenguli aq shume qe i dyshuari t’i gjente droge, sa ky i fundit u detyrua te blente diku disa doza dhe t’ia jepte. Pra, nje person qe nuk ishte marre dhe nuk kishte ndermend te merrej me tregeti droge, u provua, u shty te blente droge per dike tjeter. Ky eshte provokim.
Nese dikush me kerkon para apo favore te tjera per te kryer nje detyre zyrtare dhe une i drejtohem policise dhe, me autorizimin e saj, regjistroj dhenien e parave/ favorit, une nuk kam provokuar nje veper penale, sepse vepra do te ndodhte edhe pa veprimin tim. I njejti arsyetim zbatohet nese une e bej regjistrimin me iniciativen time.
Kundërshtare, nëse mund t’ju bëj një pyetje: A ju duket e drejtë që prova (filmike) në vënd që të shkonte në duart e organeve kompetente u bë publike?
Jo se dua të vë në dyshim qëllimin e mirë të Fixit për të demaskuar diçka vërtet të pështirë, por problemi im është se kështu do të kemi një western ku fiton ai që ka telekamerat më të shpejta (dhe aq më tepër që i përdor vetëm ndaj atyre që i intereson).
Nuk ju duket e rëndë që dikush tjetër të zëvëndësojë Ligjin?
Edrus,
1. “A ju duket e drejtë që prova (filmike) në vënd që të shkonte në duart e organeve kompetente u bë publike?”
Nese t’i doje te pyesje a me duket e ligjshme, qellimi im ka qene te them qe po, eshte e ligjshme. Persa i takon te qenit e drejte ose jo, ky eshte kendveshtrim tjeter dhe nuk ka lidhje me ligjin. Mua me duket e drejte, per te gjitha ato arsye qe i kam thene me lart.
2. “…kështu do të kemi një western ku fiton ai që ka telekamerat më të shpejta (dhe aq më tepër që i përdor vetëm ndaj atyre që i intereson)”.
Shpejtesia e telekamerave nuk ka lidhje me ate ndodh ose nuk ndodh para kameres. Nga ana tjeter, ti me siguri e di se edhe ne vendet me demokratike jo cdo shkeles i ligjit arrin te kapet. Perzgjedhja, per cfaredolloj arsyeje, nuk e ben ate me pak fajtor.
3. “Nuk ju duket e rëndë që dikush tjetër të zëvëndësojë Ligjin?”
Me duket e rende kur dikush zevendeson autoritetin shteteror (ligjin), por nuk eshte ky rasti. Ne kete rast, dikush (Fiksi) ka bere dicka me shume, ka plotesuar ate qe do te bejne autoritetet shteterore. Dhe nese keto autoritete nuk do te bejne asgje, atehere Fiksi eshte i vetmi qe ka bere dicka.
Ju falënderoj sinqerisht për përgjigjen (megjithëse nuk ishin ato përgjigjet që do të doja të dëgjoja).
Për të qënë pak më pa dorashka: Nëse në këtë rast i kanë bërë një të mirë shoqërisë duke bërë publik filmimin, por kush na garanton neve që këtë film nuk e ka bërë vetëm për të treguar FUQINË SHKATËRRUESE të “telekamerave të shpejta” (figurative kjo, për të bërë një krahasim me shpejtësinë që cowbojsat nxjerrin pistoletat) dhe për t’ju bërë shantazh personazheve të tjerë (rreth të cilëve mund të kenë regjistrime kompromentuese)?
Nëse organet e hetuesisë do të ndeshin një rast presioni të tillë (dmth që një Tv që zotëron një film kompromentues i bën shantazh personazhit të filmit), por që megjithse ka kaluar shumë kohë nga filmimi dhe nuk është transmetuar…atëhere a do të mund të justifikohet kjo TV?
Thote Kundershtarja:
“Nese dikush me kerkon para apo favore te tjera per te kryer nje detyre zyrtare dhe une i drejtohem policise dhe, me autorizimin e saj, regjistroj dhenien e parave/ favorit, une nuk kam provokuar nje veper penale, sepse vepra do te ndodhte edhe pa veprimin tim. I njejti arsyetim zbatohet nese une e bej regjistrimin me iniciativen time.”
Ka dicka ne lidhje me te drejten e privatesise se Pangos si qytetar. Shtepia apo vila e Pangos i humbet funksionet e nje hapesire private te qytetarit, kur Pango vendos qe punet publike te ministrise, si punemarrja apo intervistat e punes, t’i kryeje ne ambientet e tij private. Fakti eshte qe nje punonjes shteteror, sidomos i shkalles se ministrit, eshte e pamundur te jete njekohesisht edhe qytetar privat, pervecse ndoshta kur fle gjume, apo kur eshte ne gjirin e familjes. Kjo pamundesi vjen me territorin. Kufiri mes privates dhe publikes ne rastet e kapura prej Fiksit, nuk mund te konsiderohet i mosrespektuar prej Fiksit, por prej funksionareve publik ne rradhe te pare. Ne kete aspekt roli i Fiksit dhe i mediave eshte pozitiv, pasi ve ne dukje privatizimin e pushtetit publik. Problemi per mendimin tim, eshte se ne subjekte private qe kryejne sherbime publike, kontrolli i organeve ligjore te drejtesise duhet te jete me i rrepte, si edhe kam argumentuar tek “dosjet e fiksit”. Dhe kjo vlen ne dac ne lidhje me pushtetaret e mandatuar, dhe ne dac me gazetarine private investigative. Ne qofte se ky debat do te trajtohej, bie llafi, nepermjet, e para, metafores legjitime te “big brother”, ku te vezhguarit do te ishin funksionaret publik, duhet qe statusi i “big brother” te mos i perkiste mediave, por nje institucioni ligjor te drejtesise, nje institucioni pra qe nenkupton ne vetvete mungesen e arbitraritetit. Ketu per mendimin tim qendron celesi i ceshtjes. Pango nuk mund te mbrohet pas se drejtes se privatesise si qytetar, sepse rroben e zyrtarit publik e vesh ne ambientet e tij private. Nderkohe qe Fiksi, qe te flasim me metaforen e anijes se Hugose, e jo te Orwell, pas dhenies se dekorates, duhet pushkatuar, sepse vendimet arbitrare mbi berjen publike te korrupsionit mund te konsiderohen si venie ne rrezik dhe shkak per nje fundosje te mundshme te anijes. Statusi i kapitenit, ashtu si i big borther, nuk mund t’u perkase mediave.
Problemi ne paragrafin e cituar nga Kundershtarja eshte se nuk eshte e njejta gje ne qofte se regjistrimi ndodh me iniciaiven time. Duhet te kete nje licencim paraprak nga ana e gjykates apo nga ana e nje organi ligjor te drejtesise ne lidhje me pergjimet, licence e cila duhet te parashikoje detyrimet e investigatorit privat ndaj drejtesise. Perndryshe mbetemi ne nje lakune ku humbja me e madhe do t’i perkiste drejtesise dhe ligjit. Perfundimet, ne respekt te kesaj lakune mund te jene sa subjektive dhe objektive, por per mendimin tim, perfundimet objektive do te ishin, e para se Pango nuk mund te fshihet pas privatesise se qytatarit, pasi perderisa hapesirat e tij private i shnderron ne hapesira ku kryen funksione publike, triumfon e drejta e publikut per informacion, dhe e dyta se nje lakune e tille nuk mund te vazhdoje te injorohet, sepse do te ishte nje injorim i drejtperdrejte i detyrimeve ndaj drejtesise.
“Rregullat procedurale penale, ato qe parashikojne pergjimin dhe qe kerkojne qe pergjimi te autorizohet nga nje autoritet shteteror (gjykata ose prokurori), jane pjese e te drejtes publike dhe vlejne vetem per autoritetin shteteror. Pra, nese prokuroria do te kishte marre nje kallezim per Pangon dhe do te donte te pergjonte telefonin e tij, duhet te merrte autorizimin ne gjykate; nese do te donte te regjistronte biseden mes tij dhe vajzes, me pelqimin e saj, do te mjaftonte autorizimi i prokurorit, etj. Rregullat procedurale penale rregullojne veprimtarine e policise, prokurorise dhe gjykates dhe jo te individeve. Veprimi ne kundershtim/ shkelje te ketyre rregullave e ben proven e mbledhur te paperdorshme ne gjykim.”
Pyetja qe kam ne lidhje me kete dallim ne rregullat procedurale penale mes organeve si prokuroria apo policia dhe mediave investigative private eshte se pse duhet te kete nje dallim te tille, pra per cfare sherben ky dallim?
Perse duhet qe prokuroria apo policia te zbatoje rregullat procedurale penale qe pergjimet e tyre te konsiderohen dokumenta apo prova, nderkohe qe dosjet filmike te subjekteve private konsiderohen automatikisht dokumente dhe prova, dhe jo pergjime, mjafton qe keto dosje filmike te mbeshteten edhe ne deshmine e dhene ne gjyq?
A eshte e mundur qe ne nje periudhe te avancuar teknologjike rreziku i arbitraritetit te mos vije vetem nga shteti, por edhe nga korporata mediatike te fuqishme, dhe ne qofte se ekziston kjo mundesi, a nuk duhet te kete rregulla procedurale penale qe te na ruajne nga arbitrariteti mediatik, ashtu si na ruajne nga arbitrariteti i shtetit?
A nuk te duket ky dallim ne rregulla proceduriale penale i pasakte, dhe i nje konteksti naiv ne lidhje me te drejtat private teknologjike, packa se i mbrojtur me ligj?
A nuk duhet qe edhe une si privat te zbatoj te njejtat rregulla proceduriale penale qe vlejne edhe per prokurorine dhe policine para se dokumetet filmike qe zoteroj t’i bej publike ne mase, duke influencuar keshtu arbitrarisht opinionin popullor?
Ne keto rregulla, a nuk duhet te hyje berja me dije e organeve ligjore te drejtesise ne lidhje me dokumentat, perpara berjes publike te ketyre dokumentave?
Dhe a nuk duhet qe vetem ne qofte se ka nje mirekuptim nga ana e organeve ligjore te drejtesise ne lidhje me keto dokumenta te mund t’i bej publike?
A nuk krijon tension dhe mungese kredibiliteti per organet ligjore te drejtesise anashkalimi i disa rregullave proceduriale penale nga gazetaria investigative, me qellim berjen e nje gjyqi popullor bazuar vetem ne opinionet e medias dhe jo ne opinionet paraprake te organeve te caktuara te drejtesise?
Ketu eshte niveli i retorikes juridike. Pres me kenaqesi pergjigje, duke shpresuar qe te njihet rreziku i arbitraritetit jo vetem ne nivel shteteror.
Shkruan Kundërshtarja:
“Cili nga keta elementet e jetes private eshte dhunuar? Askush nuk e regjistroi ate [Pangon – shënim i imi VV] ne takimet me te dashuren apo te dashurat, pra askush nuk cenoi marredheniet e tij intime me te tjeret. Askush nuk e regjistroi ate per te bere publike deshirat dhe orientimin e tij seksual, pra askush nuk pengoi zhvillimin e personalitetit te tij. E me ne fund, askush nuk dhunoi banesen e tij, askush nuk hyri ne kete banese pa deshiren e tij.
A jane regjistrimet e bera te paligjshme? Regjistrimi i nje bisede private prej pjesemarresit ne kete bisede eshte nje akt thjesht privat dhe nuk rregullohet nga ligji. Nuk ka asnje model ne vendet e qyteteruara te sistemit kontinental apo atij common law qe te rregulloje regjistrimin privat te bisedave (apo t’i ndaloje ato te perdoren si prove ne nje ceshtje penale, nese del edhe kjo pyetje). Sfidoj kedo ne kete bashkebisedim te me gjeje nje model te tille te nje ligji per regjistrimet private.”
Sfidës po i përgjigjem unë: Në disa shtete të SHBA, por besoj edhe gjetiu, është krim të regjistrosh bisedën telefonike me një person tjetër, apo ta inçizosh a regjistrosh në videokamera, pa pëlqimin paraprak të tij ose asaj.
Po flasim këtu për raportet midis dy personave privatë. Shteti këtu nuk ka asnjë rol, përveç atij të ndjekjes penale të individit që cënon privatësinë e një individi tjetër.
Shembulli më i qartë është ai që lidhet me skandalin e Monika Lewinskit. Të gjithëve u kujtohet lidhja e saj me Bill Klintonin dhe deklaratat e mëpasme të këtij të fundit se “varet se cili është përkufizimi i “është”” apo se “unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me atë grua”.
I tërë ky skandal do të kishte qëndruar në hije sikur vetë Monika të mos i kishte shitur mend për këtë ngjarje “shoqes” së saj, Linda Tripp. Kjo e fundit vendosi të inçizojë bisedat e tyre të gjata telefonike dhe pastaj i bëri këto publike, duke i shkaktuar tronditjen më të madhe karrierës së Klintonit, por edhe raporteve të tij familjare.
Por puna nuk mbaroi këto. Prokuroria e shtetit të Merilendit, ku banonte Linda Tripp, hapi çështje penale kundër saj pasi ajo kishte shkelur ligjin e Merilendit i cili ndalonte përgjimin apo regjistrimin e bisedave telefonike pa pëlqimin e bashkëbiseduesit.
Nëse u dënua apo jo Linda pak rëndësi ka – rëndësi ka që po i përgjigjem sfidës së juristes “Kundërshtare”.
Këtu del edhe dobësia tjetër e argumentit të Kundërshtares lidhur me shkeljen apo jo të privatësisë së Pangos.
Kundërshtarja thotë se “E me ne fund, askush nuk dhunoi banesen e tij, askush nuk hyri ne kete banese pa deshiren e tij.”
Mua më duket se këtu ka një dhunim banese, madje të mirëfilltë. Të hysh tek banesa e tjetrit “për hall” dhe të regjistrosh në videokamera të fshehtë bisedën me të në shtëpinë e tij është që çke me të dhunim i privatësisë dhe i banesës. Dhunimi nuk është bërë duke i thyer derën Pangos, por është një dhunim tjetër, si të themi “virtual”. Në rrethana normale, “gazetarja” nuk do të kishte pranuar të shkonte tek shtëpia e z. Pango në atë orë të natës dhe vetëm. Kundërshtarja me të drejtë përmend se privatësia mbulohet me disa nene të Kushtetutës. Unë do të shtoja se privatësinë shqiptari e ka në gjak – është në traditën e tij të kahershme. Shiko për ilustrim edhe Kanunin e Lekës, në rregullimin shumë të imët të raportit me mikun. Një nga elementet kryesore ishte edhe marrja e armëve të mikut dhe vendosja e tij në krye të vendit. Kjo lidhej jo vetëm me nderimin që i bëhej atij, por edhe me kujdesin që miku të mos bënte ndonjë dëm, apo të mos “ngatërrohej” me pjestarët e tjerë të shtëpisë..
Në rrethana jo-normale, nëse gazetarja do të duhej të shkonte dhe asaj i kërcënohej paprekshmëria apo nderi, atëhere ajo mund të thërriste policinë në telefon menjëherë.
Dhe këtu dalim tek imuniteti. Imunitet nuk është absolut. Për krime në flagrancë policia shqiptare ka plotësisht të drejtë të ndalojë këdo – përfshirë deputetin – dhe të kryejë të gjitha hetimet e nevojshme paraprake. Imuniteti thjesht mbron deputetin për veprimet që lidhen me kryerjen e detyrës së tij si ligjëvënës, megjithëse jam dakord me kundërshtaren që imuniteti po keqpërdoret nga politikanët vendas për t’iu shmangur ndjekjes penale për krimet e e tyre. Prokuroria shqiptare, gjithsesi, po vepron saktë – sikurse është rasti i fundit i deputetit Neranxi, ku hetimet paraprake u kryen nga Prokuroria pa patur nevojën për kërkesë heqjeje imuniteti – e cila u paraqit vetëm pardje.
Vlora vlora!
A e ka ndopak konceptin gjuhesor(per te mos vazhdue me at’ligjor) te dhunimit?
Mos valle gazetarja perdori shqelma me hy ne shtepine e Y.P?
Apo mos valle jarget;qe leshoheshin pike pike kur u hap persepari dera,i quan lote nga “dhuna” e gazetares gjate hyrjes me “thyerje” alla forcash speciale te baneses se t’shkretit viktime.
Sepse,mesa shoh ketu dikush do me ba e viktime Y.P.
Viktime,me argumentimin qe dhunim quhet;mosmarja e lejes per incizim.Mos paralajmerimi per nje regjistrim,kur na qenka bere dhune?Ajo do te dallonte vetem dokumentarin me tem “reth jetes se Ministrit tone te ditur e te nderuar” me lajmin mbi ndodhine e vertete.Jo,ajo nuk shkoi atje per te bere nje “vrasje te paralajmeruar” per Y.P,por te vertetuar thashethemin qe Minsitri nuk frenonte dot hormonet,e cila e shendronte “ne nje vrasje te lajmeruar” nga shumica ne versionin primitiv informativ,te quajtur vjetersisht thashthem(lajmi leviz duke t’me thene e duke e ta “thash”).Doli qe ku ka tym,nder mundsite,ekziston edhe mundesia;dikur aty afer duhet te jete zjarri.Dhe ai zjarr i pavetfrenueshem,ndodhi dhe ne fakt e dogji(jo ligjerisht,moralisht).
Problemi do te ishte me problem nese TopChanel nuk do te bente ate qe beri,sepse zjarri i Y.P ne mangallin e “pozicionit pushtetor”,do te digjte jo te zotin(sepse ai do te shuhej) por viktima e viktima te tjera.Duke ditur ,qe Y.P kishte dhe nje zone tjeter perdoruese publike,rrezja e demit te tij zgjeroj ne kurriz te bijave(s’po them “bij”,sepse mundsine e te qenit gej e perjashton ndodhia),te cilat per ta ndjerre pak me afer problemin,po i quaj tonat.Dhe keto pasoja te ketij zjarri preknin “interesat e publikut”.
Po te perdorim thjeshte krahasueshmerine numerike sasiore(thjesht matematike dhe jo jurisprudenza) te interesave te sejciles pale,INTERESAT E SHUMICES predominojne mbi ato te individit,koncept ky juridik.
Vendimi perfundimtar i Gjykates se shkalles larte Gjermane i dha te drejte gazetes qe botoi fotot private te IP.Atje kishim rastin,kur nje IP-i ishte jo pushtetar,jo pedagog ne Universitetet publike ,por nje njeri me fame jashte lidhjes me ezkekutivin ose Edukimin me fonde publike.Cfare do te bente kjo gjykate nese do te kishte perpara rastin e Ylli Pangos i famosur nga vende pune te lidhura drejpersedrejti dhe dukshekuptueshem me interesat e publikut?
Pikerisht ky anim i juaji eshte i njejti me tendencen,qe dikush sulmon ketu, te televizoneve private per te shkelur te drejten e privatesise,por me i demshem ne peshen arsyetative ne raport me te,dhe shume me i demshem,nese ata qe anojne ne kete ane te pro-se,do te ishin faktik ligjvenes ose ligjzbatues,Gjykates.
Edrus,
Une u mundova t’u pergjigjesha pyetjeve te tua me radhe, prandaj me vjen keq nese pergjigjet nuk kane qene ato qe prisje. Sa per pyetjet e reja qe ngre:
1. “Nëse në këtë rast i kanë bërë një të mirë shoqërisë duke bërë publik filmimin, por kush na garanton neve që këtë film nuk e ka bërë vetëm për të treguar FUQINË SHKATËRRUESE të “telekamerave të shpejta” (figurative kjo, për të bërë një krahasim me shpejtësinë që cowbojsat nxjerrin pistoletat) dhe për t’ju bërë shantazh personazheve të tjerë (rreth të cilëve mund të kenë regjistrime kompromentuese)?”
Edhe une kam degjuar shume per shantazhet qe Fiks Fare u ben njerezve qe arrin t’i regjistroje ne momente te tilla. Por, te lutem, mos e bej kete gje pjese te ketij diskutimi. Ne jemi diskutuar ne parim nese Fiks Fare ka shkelur ligjin duke regjistruar Pangon ne shtepine e tij dhe duke e publikuar kete regjistrim. Diskutimi ne parim nuk ka asnje vlere nese ne fillojme te supozojme mbi ate cka mund te ndodhe pas perdeve. Eshte i njejti argument qe une kam parashtruar per arsyen pse u zgjodh Pango, etj. Nese Pango apo dikush tjeter u shantazhua, ata mund ta denoncojne kete fakt. Kunderpyetja ime per ty eshte ajo qe kam bere edhe me pare: “Po nese Pango sot shkon ne shtepine e kesaj vajzes dhe regjistron nje bisede, gjate se ciles ajo i thote se regjistrimi i pare eshte i manipuluar dhe thjesht provokim? Prape do te me thoni se eshte shkelur e drejta e saj per jete private dhe se Pango le te ngelet i turperuar gjithe jeten?”
Ajo qe dua te them eshte qe ligji nuk funksionon me bindjen paraprake qe cdo njeri eshte i keq dhe do ta shkele ate ne cdo rast.
2. Nëse organet e hetuesisë do të ndeshin një rast presioni të tillë (dmth që një Tv që zotëron një film kompromentues i bën shantazh personazhit të filmit), por që megjithse ka kaluar shumë kohë nga filmimi dhe nuk është transmetuar…atëhere a do të mund të justifikohet kjo TV?
Jo, nuk mund te justifikohet dhe, ne nje rast te tille, ka plot krime per te cilat mund dhe duhet te akuzohet.
Lulian,
Po e nis nga fundi. Une nuk e di nese ti je jurist, por me lejo te te them (pa u fyer) se jemi larg nivelit te duhur te retorikes juridike.
Ti thua “duke shpresuar qe te njihet rreziku i arbitraritetit jo vetem ne nivel shteteror”.
Koncepti i arbitraritetit ne ligj lidhet vetem me autoritetin shteteror. Ne lidhje me njeri- tjetrin, individet mund te kryejne veprime ligjerisht te denueshme, por nuk mund te jene arbitrare. Si individe, ligji nuk na detyron te zbatojme ndonje rregull apo parim ne marrjen e vendimeve. Ajo qe ne bejme pasi marrim keto vendime mund te jete e denueshme, por ne nuk mund te konsiderohemi arbitrare.
Ti pyet: “Pyetja qe kam ne lidhje me kete dallim ne rregullat procedurale penale mes organeve si prokuroria apo policia dhe mediave investigative private eshte se pse duhet te kete nje dallim te tille, pra per cfare sherben ky dallim?”
Me eshte e veshtire te te shpjegoj nje gje qe eshte e qarte ne vetvete. Mediat jane persona (juridike) private dhe nuk mund te kene te njejtat detyrime me organet shteterore. Nuk ka dallim mes rregullave procedurale penale per prokurorine/policine dhe mediat. Keto rregulla nuk zbatohen fare per mediat. Eshte e njejta gje qe ndodh, per shembull, me legjislacionin per sherbimin civil, procedurat administrative, etj. Ky legjislacion rregullon organizimin dhe funksionimin e organeve shteterore.
Ti pyet: “Perse duhet qe prokuroria apo policia te zbatoje rregullat procedurale penale qe pergjimet e tyre te konsiderohen dokumenta apo prova, nderkohe qe dosjet filmike te subjekteve private konsiderohen automatikisht dokumente dhe prova, dhe jo pergjime, mjafton qe keto dosje filmike te mbeshteten edhe ne deshmine e dhene ne gjyq?”
Pergjigjen per pjesen e pare te pyetjes e kam dhene me lart. Prokuroria dhe policia jane organe te shtetit; ato duhet te zbatojne legjislacionin perkates procedural, sepse jane organet e ngarkuara me zbatimin e ligjit dhe, si te tilla, hyjne ne marredhenie me qytetaret ne menyre te pabarabarte. Perndryshe, cdo veprim i tyre eshte i paligjshem dhe i paperdorshem.
Nga ana tjeter, individet jane te barabarte me njeri- tjetrin. Une jam nje individ i lire per te “pergjuar” veten time. Une mund te dokumentoj ne cfaredo menyre ate qe me ka ndodhur mua: me fotografi, audio, video, duke shkruar per te ditarin tim, duke ua treguar personave te tjere, duke deshmuar per te ne gjykate, etj. Megjithate, do te sillte ndryshim arsyeja per te cilen une do t’i perdorja keto dokumente.
Meqe po bejme retorike juridike, une do ta mireprisja nje pergjigje tenden per disa raste hipotetike qe une kam shtruar ne postimin e meparshem, qe nuk kane ndonje ndryshim thelbesor nga ajo qe ka ndodhur ne rastin Pango. Sipas meje, te gjithe jane dokumenta, sepse vertetojne ate qe ka ndodhur ne nje moment te caktuar.
Ti pyet: “A eshte e mundur qe ne nje periudhe te avancuar teknologjike rreziku i arbitraritetit te mos vije vetem nga shteti, por edhe nga korporata mediatike te fuqishme, dhe ne qofte se ekziston kjo mundesi, a nuk duhet te kete rregulla procedurale penale qe te na ruajne nga arbitrariteti mediatik, ashtu si na ruajne nga arbitrariteti i shtetit?”
Te jam pergjigjur me lart ne lidhje me arbitraritetin. Media nuk mund te jete arbitrare. Ne nuk mund te pretendojme qe media te ndjeke ndonje logjike te caktuar ne vendimet qe merr. Mua nuk me pelqen fare qe Vizion + vazhdon te transmetoje nje program te rendomte si “Zone e lire”, por e vetmja gje qe une mund te bej eshte te mos e ndjek ate. Mua nuk me pelqen fare qe Fiks Fare nuk investigoi edhe prokurore te tjere (pervec M. Mulkurtit) per praktika korruptive, por nuk mund te ankohem sepse qellimi i tyre nuk eshte te zbulojne te gjitha zyrtaret e korruptuar, por te vene ne dukje fenomenin (ne varesi te informacionit qe marrin dhe mundesive qe kane).
Ti pyet: “A nuk te duket ky dallim ne rregulla proceduriale penale i pasakte, dhe i nje konteksti naiv ne lidhje me te drejtat private teknologjike, packa se i mbrojtur me ligj?”
Te jam pergjigjur me lart per rregullat procedurale. Nje profesori yne thoshte se nese argumenti yne eshte se ligji eshte i pasakte ose i gabuar, kemi gabuar karriere dhe se duhet te shikojme mundesine per te kandiduar per anetare te Kuvendit. Megjithate, jo nuk me duket i pasakte dhe as naiv. Nuk mund te jete i njejti rregullim ligjor per personin e veshur me pushtet dhe per individin e thjeshte. Me thuaj si do te te dukej nese do te te kerkohej qe, para se te shprehje ne kete blog se Fiks Fare ka shkelur ligjin, te ishe i detyruar me ligj ta njoftoje me shkrim per kete akuze dhe ta degjoje versionin e tyre, ne prani te nje avokati (krahasimi mund te caloje, por shpresoj ta kuptosh idene).
Ti pyet: “A nuk duhet qe edhe une si privat te zbatoj te njejtat rregulla proceduriale penale qe vlejne edhe per prokurorine dhe policine para se dokumetet filmike qe zoteroj t’i bej publike ne mase, duke influencuar keshtu arbitrarisht opinionin popullor? Ne keto rregulla, a nuk duhet te hyje berja me dije e organeve ligjore te drejtesise ne lidhje me dokumentat, perpara berjes publike te ketyre dokumentave? Dhe a nuk duhet qe vetem ne qofte se ka nje mirekuptim nga ana e organeve ligjore te drejtesise ne lidhje me keto dokumenta te mund t’i bej publike?”
Jo (per te treja pyetjet). As ti, as media nuk jeni te detyruar te zbatoni rregullat procedurale penale. Media zbaton rregulla te tjera qe lidhen me ushtrimin e aktivitetit per te cilin eshte licencuar. Nga ana tjeter, edhe sikur media te shkele keto rregulla (p.sh: sikur te kishte publikuar nje video te regjistruar nga e dashura e Pangos, ne te cilen ata shfaqen duke kryer marredhenie seksuale), sanksionet per te vijne vetem pas publikimit. Censura paraprake eshte e ndaluar (neni 22 i Kushtetutes), qe do te thote se asnje autoritet shteteror nuk mund te vendose paraprakisht se cfare mund ose nuk mund te publikoje nje media.
Ti pyet: “A nuk krijon tension dhe mungese kredibiliteti per organet ligjore te drejtesise anashkalimi i disa rregullave proceduriale penale nga gazetaria investigative, me qellim berjen e nje gjyqi popullor bazuar vetem ne opinionet e medias dhe jo ne opinionet paraprake te organeve te caktuara te drejtesise?”
Publiku shqiptar ka nje nivel shume te ulet besueshmerie tek drejtesia e vet. Une besoj se kjo shkaktohet nga menyra se si organet e drejtesise e ushtrojne funksionin e tyre dhe, ne nje mase me te vogel, nga presioni i dukshem politik e publik mbi keto organe. Nga ana tjeter, ne Shqiperi, ka gjithashtu nje nivel shume te ulet besueshmerie ndaj pjeseve te tjera te administrates shteterore (qeveria, parlamenti, etj). Nuk mendoj se besueshmeria e organeve te drejtesise varet nga ajo qe bejne ose nuk bejne mediat apo individet.
Sa per gjyqet popullore, Lulian, ne bejme perdite te tille. Ne tani jemi duke bere nje gjyq popullor. Ti e shpall Fiksin fajtor dhe une e shpall te pafajshem. Ne e bejme perdite kete dhe, fatmiresisht, jemi krejt te lire ta bejme kete, madje krejt te lire ta ndryshojme gjykimin tone nga njera dite ne tjetren (sic une shpresoj se do te besh ti dhe ti shpreson se do te bej une). Dhe fatmiresisht, Lulian, qe eshte keshtu, se ne e dime se si eshte te jete e kunderta.
Vlora Vlora,
Faleminderit per pergjigjen ndaj sfides. Ti ke te drejte per ligjin e Maryland-it. Te falenderoj sepse me kujtove qe eshte gabim te pergjithesosh aq shume sa bera une me deklarimin tim. Une kisha parasysh ligjin federal, i cili lejon regjistrimin e bisedave, nese te pakten njeri nga pjesemarresit eshte dakort me kete regjistrim (ai mund ta beje vete regjistrimin ose te autorizoje nje person tjeter). Ligji eshte ceshtje zgjedhjeje; persa kohe ka argumenta pro dhe kunder, mund te zgjidhet secili nga modelet. Problemi eshte qe modeli yne eshte zgjedhur.
Ti thua: “Mua më duket se këtu ka një dhunim banese, madje të mirëfilltë. Të hysh tek banesa e tjetrit “për hall” dhe të regjistrosh në videokamera të fshehtë bisedën me të në shtëpinë e tij është që çke me të dhunim i privatësisë dhe i banesës”.
Dhunimi i baneses ka te beje me hyrjen ose qendrimin ne te pa pelqimin e personit, si dhe me kontrollin e baneses nga autoriteti shteteror. Keto jane ata qe ligji mbron ne lidhje me banesen. Regjistrimi i bisedes nuk ka lidhje me baneses, por me aspektin e jetes se personit qe ekspozon. Pra, nese biseda e regjistruar ekspozon nje aspekt te jetes private te personit, publikimi i saj do te cenoje te drejten e tij e tij per jete private, pavaresisht se ku eshte kryer biseda.
Persa i takon imunitetit, une e kam thene se shtrirja e hetimit ndaj personave me imunitet eshte ceshtje shume e komplikuar. Ne mund te flasim, nese deshiron, edhe per kete ceshtje. Mendoj se rastet jane shume te ndryshme. Kontrabanda eshte nje krim qe hetohet kryesisht mbi dokumenta. Eshte krejt ndryshe te hetosh nje rast korrupsioni.
Me sa kuptoj, mosnjohja e arbitraritetit jashte nivelit shteteror, vjen si pasoje e nje dualizmi te theksuar mes asaj qe mund te konsiderohet dhune fizike, dhe asaj qe ende nuk eshte konsideruar si dhune mendore, apo verbale. Pasi si mund te ekzistoje dhuna ne qofte se kjo nuk eshte fizike. E megjithate, kjo dhune ekziston, qe nga termat “malok” “cecen” “jevg” e deri “nigger”, dhe duke qene se ekziston, rrezikon te jete edhe arbitrare. Rreziku i ketij arbitrariteti, ne lidhje me Fiksin, eshte se abuzuesit e pushtetit mund te viktimizohen nga Fiksi, dhe te mos merret vesh asgje, asnjehere, pasi viktima ne kete rast nuk do kishte goje te ankohej, pasi eshte njekohesisht i kapur me presh ne dore.
Niveli juridik i pergjigjet nje llogjike te pakundershtueshme. Shiko, se ne kete nivel juridik, duhet te kete edhe shembuj ligjesh, apo nenesh, neper bote, qe percaktojne detyrimet e investigatoreve private perpara drejtesise, me qellim qe informacioni qe ka investigatori privat mbi nje individ, te mos keqperdoret ne menyre arbitrare. Ne se kerkon teknikalitet suprem, hiqe termin arbitraritet nga diskursi im, llogjika mbetet e njejte, keqperdorimi i injoruar. Por ketu kthehet serish debati ne kufizimet e te drejtes private, pasi sherbimi publik qe ofron media investigative, rrezikon kufijte e arbitraritetit.
Nuk eshte shume problematike ajo qe kerkohet ne kete nivel te retorikes juridike, kudo qofte niveli real apo normativ i kesaj retorike. Thjesht nje garanci qe ushqimi qe na sherben nje restorant privat, nuk ka salmonele. Thjesht nje garanci qe ne arkivat e Fiksit, nuk ka dhune arbitrare, por dhune te kontrolluar nga shoqeria e gjere.
Pastaj, aq larg mendsh te duket qe mund te flitet per arbitraritet jashte nivelit shteteror, kur sic e kemi pare qarte deri me sot, Fiksi ka pasur fuqi te atille mbi shtetin sa te levize deri edhe ministra? Kush e kontrollon kete pushtet? Kush eshte ai ligj apo trup ligjesh ne kushtetuten e RSH qe garanton se me kete pushtet mediatik nuk abuzohet arbitrarisht. Te them qe kontrolli eshte i pamjaftueshem, sidomos ne lidhje me funksionin investigativ te ketyre mediave. Kerkohet thjesht nje bashkepunim, e me tej nje varesi qe nuk ekziston nga organet e drejtesise. Qe mos spekullojme me raste te paqena, jane tre jave qe nga filmimi i Pangos, deri tek berja publike. Drejtuesit e Fiksit e kishin bonsensin qe kjo qe kishin ne video mund te perbeje veper penale te ndeshkueshme me ligj, por nuk kishin bonsensin te lajmeronin prokurorine per kete?
Edhe nje here, ketu eshte niveli i retorikes juridike, c’ka heren e fundit qe kontrollova nuk ishte thjesht e nje niveli pershkrues, por gjithashtu edhe e nje niveli normativ. Ai profesori qe keshillon kuvendin nese nisesh me synimin per te nderruar ligjet, e ka shume mire, por si cdo profesor i mire, e ka shume gabim, pasi heren e fundit qe kontrollova, me rregullat proceduriale penale merret gjykata, pastaj kuvendi.
Ne lidhje me shembujt qe ke sjelle, jam shume dakord. Absolutisht nuk e kontestoj qenien e tyre si prove. Ceshtja ndryshon ama, nese keto behen me ndihmen e nje televizioni dhe publikohen, sepse ne rastin e fundit, nuk kemi te bejme me vetem me dy pale, dhe as me tre, ku televizioni do te ishte i treti, por me nje kimere te tere palesh ku ben pjese edhe publiku, dhe edhe pse keto do te konsideroheshin serish si prova, percaktimi i interesave, apo i qellimeve te paleve, do te ishte i pamundur, pamundesi qe sipas teje pengon ne zbatimin e drejtesise. Publiku eshte force qe duhet llogaritur, dhe duhet kontrolluar. Per kete arsye, gjykatesit kur shohin se publiku eshte bere force e pakontrollueshme, shpesh e perzene publikun dhe e vazhdojne seancen me dyer te mbyllura. Keshtu qe pervec faktit qe dokumentat per te cilat flet do te konsideroheshin serish prova (vrasja e filmuar ne dasem, regjistrimi fonik i nje kontrate orale, regjistrimi i pushimit nga puna per arsye diskriminuese) nese do te beheshin me ndihmen e nje televizioni, nuk eshte e njejta gje, pasi qellimet dhe MUNDESITE e televizionit, ne mungese te nje detyrimi te percaktuar qarte ndaj drejtesise, mbeten te paqarta, dhe rasti hipotetik i “realitetit te krijuar” mbetet brenda kufinjve te dyshimit te arsyeshem. Besoj nuk ka nevoje te merrem fare me kete termin e fundit. Kush perfiton nga kjo? Pango. M’i trego edhe nje here tashti se perse sherbejne privilegjet proceduriale ndaj mediave private, vetem pak me te mprehte retoriken juridike e dashur kolege e nxene.
p.s. jo vetem qe nuk jam jurist, por as edhe nuk besoj ne ekspertizen e tyre. They miss the forest for the trees. Dhe nuk me zhgenjejne kurre ne glorifikimin e kesaj perspektive.
Pushteti dhe Punedhesit nuk duhet te jene “pushtititete” dhe “pushtuesitete”. Nuk kal ligj “privatesie” qe te mbysi “lirine e fjales”, “lirine e informacionit”, “te drejten e informimit”,” mbrojtjen ndaj preferecenses per shfrytezim seksual duke ushtruar pushtetin e “shtetarit’ ose te “punesuesit privat”.
Ligji nuk eshte nje bashkim i thate mekanik aktesh jollogjike,por aktesh te ndertuara gjithmone me qellimin e mbrojtjes praktike te se drejtave.Por ligji eshte nje kombinim i komponenteve kryesore me ato jo shume kryesore. Komponentet ndahen me tej ne elementet kryesore dhe jo kryesore.
Venia e “te drejtes” se privatisise” (njera pale) perballe te drejtes per “liri informacioni” (TV, pala tjeter) dhe “mbrojtjes nga abuzimi seksual” (pala tjeter), te cilat mud ti bejne si “individet private me uniforme shteterore”, ashtu edhe “individet private me uniformen e punedhenesit”, eshte ceshtje qe ndoshta duan nje regullim ligjor me specifik ne rastin ne fjale. Sidomos “law forbids employers to advertise a preference for male or female applicants unless sex is a bona fide occupational. If in doubt, the advertiser should consult the local Civil Rights Commission”.
Orakulli shkruan:
Orakull, ma sqaron të lutem se ç’kuptim kanë fjalët në thonjëza?
Jane fjale te reja,te pagjendshme ne fjalorin shqip-shqip,prandaj i thonjizoj.Megjithate ti mund ti kuptosh lehet xha xhai.Burojne nga “pusht” dhe “pushtues”.Nuk gje dot menyre tjeter per ti dalluar.thonjezat kuptojne qe jane te mijat krijime.
Me ngacmove qe te vazhdoj me tej..
Zakonisht ngacmuesit seksuale veprojne kur jane vetem me viktimen,duke gjetur gjithmone momentin kur nuk ka deshmimtare.
Ne kete drejtim ndihmon kerkesa e Y.P kur ishte ne zyre,per te vazhduar biseden e punesimit ne shtepine tij.Kjo kerkese tregon qarte qe kemi te bejme me deshiren e tij per te vepruar ne nje vend ku “nuk ka deshmimtare”.Ose,ndoshta ai e ka bere me qellimin e mire per te mos shkatereruar figuren e shkelqyer te Institucionit qe perfaqeson.
Nga studimet bera,ngacmimet seksuale rezultojne me pasoja te renda per shendetin e viktimave.
Ka dy rruge zgjidhje per te demtuaren;
1.Zgjidhja informale duke e dhene ngjarjen ne ne nje mjet informacioni ose organeve jo gjyqesore qe merren me kete pune.E demtuara zgjodhi TV,meqenese ne Shqiperi mungojne keto “Komisione te drejtash civile” me numra telefoni papagese.
2.Zgjidhja formale duke paraqitur denoncimin zyrtar prane organeve te percaktuar me ligj.E demtuara nuk ka zgjedh kete,per arsye te mosfunksionimit dhe bashkimit te pushteteve ne Shqiperi,te cilat per kete rast,kur demtuesi eshte ne majat e ekzekutivit, do t’ushtronin presion dhe raprezalje mbi te demtuaren.
Po i rikthehem kesaj teme edhe nje here, per te shprehur simpatine ndaj kundershtares dhe per te riforcuar idene se,
nje ligj qe do mbronte ne kesi raste Pangot, do shpinte ne kthimin e shtepive te Pangove ne keshtjella te pamposhtura korrupsioni e ftesash ‘seks per pune’.
Ky lloj ligji edhe pse de jure do mbronte gjithe njerezit, de facto nuk do mbronte privatesine e mbi 90% te njerezve, por vec privatesine e pak dempruresve.
Sot po behet cmos per te mbrojtur privatesine e dempruresve ne emer te lirive te ndryshme, vecse po sakrifikojme sigurine tone.
Ne diktature parimi i ndeshkimit te krimit me cdo kusht sillte denim thuajse 100% te krimeve , ku ne ato pak raste qe nuk gjendej krimineli, sakrifikohej nje i pafajshem, zakonisht ish i burgosur, pikerisht per te thene se ndeshkojme 100% te krimeve. Pra ne 10 krime ndeshkoheshin 9 kriminele fajtore dhe 1 ish kriminel i pafajshem.
Ne sistemin e sotem, per te mbrojtur 1 ish kriminel(ish burgaxhi) te pafajshem qe denohej dje, nuk po ndeshkohen 90% e krimeve, por serisht mes atyre 10% te krimeve qe ndeshkohen ka te pafajshem.
Tani une nuk e di sesa i dobishem eshte ky sistemi i sotem e shtimi i ligjeve qe dalin per te mbrojtur privatesine e krimineleve.
C’nuk lexon, po te lesh te lire shkrimet e mendimet e pjesmarrseve ne blog (por jo vetem) sidomos nga ato qe te befasojne, me ngarkesen/trustnin e persekutimit mendor.
Kujt i eshte abuzuar jeta, ne nje forme apo tjetr, ne variantin e nje lirie te caktuar te dhene, do ket nuanca rreflektimi/abuzimi se si e koncepton lirin/fenomenin/jete dikush.
Vlera, sherbimi i ketij blogu nuk eshte vetem ne hedhjen drite ne fakte fenomene soc’shoqerore apo teorike/filozofike, mbi te gjitha sherben si therapi clirimi nga faktor subjektiv te perjetimeve nga me te ndryshmet e jo gjithnji te kendshme.
Nje:
Me avokati te tille Fiksi mund te mos mundet ne nje gjyq te zhvilluar ne Shqiperi. Fiksi mund te fitoje ceshtjen por ka humbur davane.
Dy:
Profesorat duhet tu mesojne studenteve te vet edhe kete:
Avokati fiton ne ceshtje gjyqesore jo ne debat. Apo,
Avokate! Fito gjyqe jo debate.
Tre:
Nese shqiptaret e ndershem kane vendosur te ndertojne nje shoqeri murgjish e murgeshash, mire, shume mire, por akoma dhe me mire do te jete sikur dhe denimin ta marrin nga ajo shoqeri qe duan te transplatojne; Zoti ju falte mekatet.
E drejta për privaci dhe “gazetaria investigative” janë dy gjëra që do jenë përherë në konflikt me njëra-tjetrën. Veç të tjerash, gazetaria investigative investigon… ajo nuk e krijon realitetin!
Hyllin,
te falenderoj per simpatine, por ajo qe kam dashur te them eshte krejt e kunderta.
Cyprinodon,
nje: une nuk kam bere ne asnje cast avokatine e Fiksit.
dy: une nuk jam avokate. Nuk kam qene asnjehere. Per kete arsye, nuk kam nevoje te fitoj gjyqe. Duhet te kemi mendjen e hapur te pranojme se, nganjehere, njerezit mund te hyjne ne nje debat thjesht per kenaqesine profesionale qe u jep tema.
tre: nuk jam e sigurt qe e kuptoj kete pjese.
Nuk tu drejtova personalisht, Kundershtare.
Keshtu,
a. avokatine fiksit ja beri nje pjese e shoqerise shqiptare.
b. kush ben avokatine, duhet ta ndaje, te mos e perzieje, moralin, etiken, me ligjin, te drejten. Avokati, pra kushdoqofte. Eshte i vetmi profesion i lidhur me Djallin. Nuk kemi gjuhetar te Djallit, inxhinier te Djallit, por vetem avokat te Djallit. Per me teper ata qe bene avokatine ndodh qe jane dhe ne rolin e gjykatesit.
c. i krishteri (p.sh.) mekaton edhe duke menduar per te bere seks me kete apo ate; mbas mekatit ai shkon tek prifti: rrefehet dhe i lahen gjynahet. Shkenca thote se meshkujve ju shkon mendja dendur tek seksi tjeter. Nese Pango do te kishte qelluar shakaxhi, mund te kishte thene se po shikonte Fiksin para se ajo vajza ti hynte ne shtepi, dhe …
d. kjo mbetet histori predatoresh e viktimash. Askush nuk ka ndermend qe predatoret ti konvertoje ne martire te fjales se lire.
e. Nuk me vjen mire, por po e them: kjo histori e ngriti pazarin ne Tirane.
Më bëri përshtypje një reportazh i Kristi Pinderit botuar në revistën Mapo (të cilin mund ta lexoni këtu), ku përshkruhen mjediset e punës së Fiks Fare, dhe ku ndër të tjera shpjegohet se:
Natyrisht, përvoja e drejtorit Filip Çakuli nuk hyn fare në këtë mes, së paku si argument; por të paktën mësojmë se kjo plotësohet edhe nga një “armatë juristësh”. Armatë juristësh? Ka vallë rrokaqiell në Tiranë që t’i strehojë të gjithë këta?
Une u nisa te shkruaj dicka per t’iu pergjigjur Lulianit, por, pasi e lexova edhe nje here p.s e tij dhe pastaj postimet e Cyprinodon dhe Xha xhait, nderrova mendje.
Une e kam theksuar qe ne krye dhe e kam perseritur disa here se i kam hyre ketij diskutimi vetem per shkak te interesit dhe kenaqesise profesionale qe me jep kjo teme. E kam perseritur vazhdimisht se me intereson vetem aspekti ligjor i ceshtjes, megjithate ne disa raste kam shprehur edhe mendimin tim pertej ketij aspekti.
Shtysa ime per te marre pjese ne kete debat ishte fakti qe disa nga postimet e Xha Xhait nxirrnin perfundime me natyre ligjore, te cilat, nese te verteta, do te duhet te kishin edhe pasoja ligjore.
Ceshtja eshte se diskutimi ne kete moment, fatkeqesisht, eshte nga ato lloj dikutimesh ku palet nuk eshte se nuk e kuptojne njera- tjetren, por ato nuk e degjojne fare njera- tjetren. Secila nga palet mund te kete, brenda kontekstit te vet, argumenta te forte e te vlefshem, por debati nuk do te kete rezultat, sepse ne jemi vendosur ne koordinata krejt te ndryshme dhe punojme ne gjatesi te ndryshme vale. Madje, ne nuk eshte se po shtrojme argumenta per te arritur tek konkluzioni i duhur; ne kemi ardhur ketu me perfundimin gati.
Me vjen keq se verej qe pjesa e madhe me e madhe e debateve zhvillohen keshtu dhe njeriut i humbet mundesia per te mesuar gje prej tyre. Per me teper, i humbet deshira per t’u bere pjese e debatit, ne momentin qe cdo mendim kategorizohet si pro atij apo kunder atij.
Po kthehem ne karrigen e spektatorit.
P.S: Lulian, prespektiva jote mbi juristet mund te perdoret si nje shembull i arbitraritetit, sepse eshte nje vendim qe t’i nuk e ke marre duke ndjekur ndonje vije logjike arsyetimi apo ndonje parim.
Po leri p.s.rat e mia se jane cic mica. Argumentin tend e degjova dhe e lexova ashtu sic duhet, por nuk me bindi. Pergjigju sfides time, per shembuj detyrimesh me ligj ne rastet e investigatorit privat. Edhe dicka tjeter. Nuk ka asnje bindje ne ate qe them une mbi fajesine e Fiksit, apo te Pangos. Ne respektim te ligjit, gjera te tilla i vendos procesi gjyqesor. Ceshtja eshte per raste te ardhshme, dhe ne lidhje me keto raste te ardhshme, a duhet qe transparenca e mediave investigative t’i bindet detyrimeve me te rrepta se ato ekzistente. E thashe edhe nje here. Retorika juridike nuk mund te jete vetem ne nje nivel pershkrues, por gjithashtu edhe ne nje nivel normativ. Dhe ne kete nivel normativ, apo moral, si e quan ti, juristi profesional mund te ndihmoje duke thene, se po, bie llafi, ky trup ligjesh, apo ligj i vecante eshte ekzistent dhe funksional, nuk ka pse kerkohet ndryshim, etj, ose jo, llogjika t’a thote qe duhet te kete nje rregullim me te rrepte, etj.
Pershendetje
Lulian,
“Rreziku i ketij arbitrariteti, ne lidhje me Fiksin, eshte se abuzuesit e pushtetit mund te viktimizohen nga Fiksi, dhe te mos merret vesh asgje, asnjehere, pasi viktima ne kete rast nuk do kishte goje te ankohej, pasi eshte njekohesisht i kapur me presh ne dore”.
I kam kthyer nje pergjigje Edrusit ne lidhje me kete. Ky eshte nje rast hipotetik. Mund te kete ndodhur, mund te ndodhe perseri, por ligji nuk behet vetem per situata te tilla. Nese Fiksi perdoret per te bere shantazh, atehere ka menyra per ta ndeshkuar.
“… ne kete nivel juridik, duhet te kete edhe shembuj ligjesh, apo nenesh, neper bote, qe percaktojne detyrimet e investigatoreve private perpara drejtesise…”
Me shume deshire do te t’i jepja keto shembuj, por kjo eshte nje pune e vertete kerkimore (dhe perkthimi), te cilen une nuk e bej dot menjehere.
“… Fiksi ka pasur fuqi te atille mbi shtetin sa te levize deri edhe ministra?”
Fiksi dhe askush tjeter ne te njejen pozite nuk leviz ministra. Me te njejten logjike, do te thoshim qe Luan Ramen e hoqi Ilir Babaramo (krahasimet gjithmone calojne, prandaj konsideroji cic mica).
“Qe mos spekullojme me raste te paqena, jane tre jave qe nga filmimi i Pangos, deri tek berja publike. Drejtuesit e Fiksit e kishin bonsensin qe kjo qe kishin ne video mund te perbeje veper penale te ndeshkueshme me ligj, por nuk kishin bonsensin te lajmeronin prokurorine per kete?”
Me pelqen ky argument. Ne kete rast, mund te diskutohen shkelje konkrete penale qe Fiksi mund te kete kryer, te kombinuara me argumentat ne lidhje me privilegjin e sekretit profesional qe u njihet gazetareve.
“… heren e fundit qe kontrollova, me rregullat proceduriale penale merret gjykata, pastaj kuvendi”.
Ajo qe doja te thosha eshte qe me pelqen ta ndaj diskutimin mbi kuadrin aktual ligjor nga diskutimi mbi ate se si duhet te ishte ligji. Sepse jane dy gjera te ndryshme.
Do t’i pergjigjem sfides tende me shume kenaqesi, por jo menjehere, sepse eshte nje moment shume i ngarkuar per mua.
Kundershtare, me behet qejfi qe paskemi gjetur gjuhe te perbashket per sa i perket tre javeshit nga filmimi deri ne publikim te videos. Eshte e qarte qe berja me dije e prokurorise perpara publikimit masiv nuk do duhej te cenonte as privilegjin e sekretit profesional, dhe as privilegjin e ekskluzivitetit te fiksit, apo kujtdo mediaje investigative, dhe mbi te gjitha nuk do duhej te cenonte te drejten e publikut per informim. Kjo berje me dije e prokurorise ne nje kohe me te hershme se sa berja publike e filmimeve nuk do duhej te cenonte as edhe ekzistencen e medias investigative, si druhet Hyllini ndonjehere, perkundrazi, do te ishte nje hallke inkurajuese.
Ndryshe nga interesi jot profesional, mua nuk me intereson edhe aq shume nese mund t’i behet apo jo ndjekje penale Fiksit per rastin e Pangos, per arsye se nuk ka bere me dije prokurorine. Ne se ka shkelje penale, mjafton qe kjo te evidentohet dhe si gjithmone gjerat i zgjidh procesi gjyqesor. Problemi qe kam sidoqofte, eshte se mos ky neglizhim i te berit me dije te prokurorise, nuk perben aktualisht shkelje penale. Kjo do te ishte katastrofike, sepse do te ishte pikerisht kjo lakune qe do lejonte opacitetin e plote te veprimeve te medias investigative pas dokumentimit te nje abuzimi, opacitet mbrapa te cilit drejtuesit e gazetarise investigative mund te gezojne liri te plote rreth nje vetgjyqesie te vendosur arbitrarisht. Ketu me duhet te te kundershtoj kur thua se: “Nese Fiksi perdoret per te bere shantazh, atehere ka menyra per ta ndeshkuar,” sepse, duke qene se viktimave hipotetike te fiksit nuk do t’iu interesonte qe te ankoheshin pasi ankesa do te do vinte ne dukje shkeljen e tyre penale, shkelja nga ana e Fiksit do te ishte e paevidentueshme, dhe rrjedhimisht e pandeshkueshme. Nderkohe qe do te ishte ne gjendje qe vete te zbatonte ndeshkim ndaj atyre qe do binin ne rrjete, vete do te gezonte privilegjin e perjashtimit nga ndeshkimi, prej nga dhe mund te flasim per nje arbitraritet hipotetik. Me perkufizim, ky eshte arbitrariteti, dhe nuk eshte e thene te jete vetem shteteror, por i aplikueshem per cdo entitet qe ka fuqi ndeshkuese nderkohe qe nuk eshte vete subjekt ndeshkimi. Nuk ka nevoje te njihet nga kushtetuta e Weimar-it, apo nga Patriot Act arbitariteti qe t’a njohim si te tille, dhe vetem ne nivel shteteror. Arbitraritetin mund t’a zbatojne edhe organizata mafioze ne Sicili, apo struktura kanunore paralele me ligjin, etj. Nejse, mos na rreshkasi ceshtja duke u marre teper me “arbitraritetin”.
Problemi eshte se eshte teper paralizuese per vendosjen e drejtesise qe organi i prokurorise te aktivizohet sipas midese te medias investigative, sipas programit ditor, javor, apo mujor te Top Channel, pas emisionit te Big Brother, bie llafi, apo pas trajtimit te nje ceshtje qe drejtuesit e medias e gjykojne se eshte me aktuale. E vetmja zgjidhje ne kete rast eshte transparenca ndaj organit te akuzes, transparence e cila duhet te jete e detyrueshme ne nje kohe me te hershme se berja publike e filmimeve investigative. Kjo eshte gjithcka qe kam parasysh me rregulla procedurale penale per sa i perket mediave investigative. Nese rregulla te tilla ekzistojne, atehere terhiqem, pasi iu besoj me teper juristeve profesioniste dhe proceseve gjyqesore, se sa moralit tim.
““Rreziku i ketij arbitrariteti, ne lidhje me Fiksin, eshte se abuzuesit e pushtetit mund te viktimizohen nga Fiksi, dhe te mos merret vesh asgje, asnjehere, pasi viktima ne kete rast nuk do kishte goje te ankohej, pasi eshte njekohesisht i kapur me presh ne dore”.
I kam kthyer nje pergjigje Edrusit ne lidhje me kete. Ky eshte nje rast hipotetik. Mund te kete ndodhur, mund te ndodhe perseri, por ligji nuk behet vetem per situata te tilla. Nese Fiksi perdoret per te bere shantazh, atehere ka menyra per ta ndeshkuar.”
Edhe dicka tjeter ne lidhje me kete. Ankesa nuk duhet kuptuar si berje e ligjit per “situata” te tilla, por per “subjekte” te tille. Ashtu si ka nje ligj per mediat si subjekte, duhet te kete nje nen per aspektin hetues – apo investigues si quhet rendom – te tyre, ku te percaktohen detyrimet ndaj organeve te hetuesise dhe te akuzes, qe me c’kam pershtypjen, jane organe qe bien te dyja nen prokurorine sipas kushtetutes aktuale.
Lulian,
ne mund te biem dakort per shume gjera, mjafton qe te jemi te hapur ndaj prespektives se tjetrit.
Ceshtja me mediat eshte se ato nuk mund te kontrollohen paraprakisht. Gjithashtu, eshte shume e veshtire te ndash funksionin e tyre publik nga interesa private qe ato mund te kene ndjekur.
Rastet e publikimit te informacionit (sic eshte rasti Pango) jane te thjeshta persa i takon transparences, sepse prokuroria nuk pret me qe informacioni t’i dergohet, por e kerkon vete ate. Ne raste te tilla, eshte gjithashtu me e thjeshte te mesohet nese informacioni eshte perdorur per ndonje qellim shantazhi.
Veshtiresia lind kur informacioni perdoret per shantazh dhe nuk behet kurre publik. Raste te tilla jane te njejta me rastet e korrupsionit qe nuk denoncohen kurre, sepse te dyja palet jane pak a shume te kenaqura nga “marreveshja”.
Nuk ka rregulla qe t’i detyrojne mediat te dergojne ne prokurori informacionet qe kane para se ato te publikohen. Kjo mund te kete ndodhur ne raste te caktuara, por nuk mund te kerkohet me ligj, sepse do te konsiderohej censure. Sic e kam thene edhe me pare, pasojat per median mund te vijne vetem pas publikimit.
Kundershtare,
Kunderargumenti me i veshtire ne fakt, eshte ky i censures. Megjithate, nuk shoh pse nje rregullim me i rrepte ne lidhje me bashkepunimin me prokurorine ne nje kohe me te hershme se publikimi do te konsiderohej censure. Prokuroria nuk do te kishte te drejte me ligj te percaktonte lirine e fjales, ashtu si dhe nuk e ka me ligj kete te drejte. Raste te vecanta, kur publikimi i nje videoje do te perbente pengim ndaj drejtesise nuk do konsideroheshin si pjese e ligjit, dhe c’eshte me kryesore, raste te tilla te vecanta nuk do percaktoheshin nga prokuroria, sic edhe nuk percaktohen nga prokuroria aktualisht, por me vendim gjykate. Pra dhe njehere, frika e censures nuk qendron si kunderargument, pasi dergimi i informacionit ne prokurori perpara publikimit, apo sic eshte idealja, qe ne momentin e mbledhjes se ketij informacioni, nuk do pegonte publikimin e ketij informacioni ekskluzivisht nga media qe e ka mbledhur kete informacion, pra nuk do perbente censure. Kjo nuk do te pengonte as faktin qe “pasojat per median […] te vijne vetem pas publikimit”***, pasi mos berja me dije e organeve perkatese perpara publikimit do te evidentohej pas berjes publike te informacionit.
*** Faktikisht, nuk biem dakord me kete ide, per dy arsye; e para, se perderisa ekziston nje e drejte per privatesi, qofte edhe minimale, per pasoje media nuk mund t’a shkele, dhe ketu mund te perfshihen edhe raste ku pas shkeljes se privatesise, fotot apo filmimet e marra jane te nje kualiteti te tille qe nuk e kalojne aprovimin e editoreve apo drejtueseve te medias per publikim; dhe e dyta dhe me e rendesishmja, se ne rast se media investigative siguron nje informacion te cilin e keqperdor sipas ligjit duke mos e publikuar, atehere pasojat per median mund dhe duhet te vijne edhe perpara publikimit.
Kundershtare
-Hyllin,
te falenderoj per simpatine, por ajo qe kam dashur te them eshte krejt e kunderta.””’
Simpatia nuk nenkupton detyrimisht, mirekuptim mendimesh sepse eshte ndjesi. Me xha xhane kam shume rralle mendime qe bien ne ujdi me te tijat, por kjo nuk pengon simpatine ndaj tij.
As qe i lejoj vetes te enderroj qe juristi te bjere dakort me parimin tim, se sa me shume shtohen juristet aq me ne dreq po shkon nje shoqeri . Shoqeria ime ideale nenkupton pak juriste, pak shtet e shume mirekuptim mes privateve, per privaten e per publiken.
Sic thoshte Nicja tek Zarathustra: Shteti eshte per te tepertit.
Simpatia i drejtohej pergatitjes suaj, rolit pozitiv ne debat e sigurisht moralit te perbashket anti-Pango.
Ketu kam nje mosperputhje kryenece mendimi:
”””’Secila nga palet mund te kete, brenda kontekstit te vet, argumenta te forte e te vlefshem, por debati nuk do te kete rezultat, sepse ne jemi vendosur ne koordinata krejt te ndryshme dhe punojme ne gjatesi te ndryshme vale. Madje, ne nuk eshte se po shtrojme argumenta per te arritur tek konkluzioni i duhur; ne kemi ardhur ketu me perfundimin gati.”””
C’eshte e rendesishme ne debatet publike ku njerezia ka celsat e kashtes nuk eshte arritja e nje perfundimi nepermjet perballjes me argumenta, por vete fakti qe njerezit arrijne te shprehin mendime te argumentuara e me njefare niveli.
Nese blogu i xha xhait do ishte organ vendimarres, atehere do ishte e papranueshme qe te mos sillte marrje vendimi apo ti lihej ne dore per ceshtje delikate nje shumice prej 51%.
Hyllin,
nuk kisha ndermend te thoja qe ne duhet te arrijme ne nje perfundim apo te marrim ndonje vendim. Nuk eshte ky qellimi i debatit, jam dakort, megjithese ti nuk mund ta mohosh se ne hyjme ne debat me shpresen se do t’ia mbushim mendjen tjetrit te perkrahe mendimin tone.
Ajo qe doja te thoja eshte qe po flasim per gjera te ndryshme. Une u afrova per te dhene nje mendim ligjor, si juriste, nderkohe qe ketu pergjithesisht flitet per aspektin moral te gjese. Nga ana tjeter, gjykoj se debati nuk ka asnje kuptim, qofte dhe ate te berjes publike te mendimit e argumentit, nese pala tjeter eshte e qarte ne bindjen se mendimi yt nuk ka asnje vlere.
Te kuptohemi, eshte e qarte per mua se jam une qe ndodhem ne vendin e gabuar.
Megjithate, me intrigon shume mendimi qe eshte shprehur ne disa raste per juristet (Lulian, Cyprinodon, ti). Nese mund ta shfaqnit me qarte kete ide, do t’ju lexoja me shume kersheri.
Nuk ta mohoj dot, se pergjithesisht futemi ne debat per te gjetur perkrahje per mendimin tone, por edhe kjo nuk eshte demtuese nese nuk kthehet ne fiksacion, sepse nevojitet qofte edhe per te hequr dyshimin se po mendojme kotesira.
Kur kthehet ne fiksacion atehere eshte e demshme, por kjo kuptohet lehte nga fjalori mjaft agresiv e personal qe permbajne replikat.
Eshte e kuptueshme qe solle kendveshtrimin juridik i cili ne fakt mungonte jo vetem per shkak te mosnjohjes se legjislacionit perkates por ne rastin tim i shtohej, mospranimi i
nje ligji qe do importohej nga nje shoqeri ku ligje te tilla kane sjelle mbrojtjen e kriminelit. Psh nese policia(qe bashkevepron me prokurorine) ka eficence prej 30% ne zbulimin e krimeve te denoncuara, ndeshkimin ne sallen e gjyqit e merr vetem 30% e krimineleve te zene, dmth policia del me gabim tjeter (i pari ne zenien e vetem 30% te krimineleve) prej 70%, dmth ne 100 kriminele qe policia mberthen i bie qe arrin te kape 30 fajtore dhe 70 te pafajshem.
Kjo kuptohet qe eshte absurde , ose nese nuk eshte e tille, policia duhet suprimuar si institucion e veme serisht ushtrine e cila ka vetine ti fuse friken edhe maces edhe qenit sepse po tha ndal e su ndale si i thone romanet ‘so cazzi tua’.
Une mendoj se eshte absurde e ky absurditet vjen prej legjislacionit absurd prokrim qe shume vende kane, (hamendesoj, ‘padashje me qellim’,apo me bute, ‘colpa’ e jo ‘dolo’).
””’Nga ana tjeter, gjykoj se debati nuk ka asnje kuptim, qofte dhe ate te berjes publike te mendimit e argumentit, nese pala tjeter eshte e qarte ne bindjen se mendimi yt nuk ka asnje vlere.””’
Po te hecja me kete parim, rrezik nuk do hidhja as dy rreshta ne kete blog 😀
Njeriu (sidomos shqiptari) eshte i prirur ta beje mendimin e tjetrit pershesh, por nese mendimi tjeter eshte kokeforte ne fakte, ngadale sjell edhe tolerancen ndaj mendimit te kundert, se ne fund te fundit e te gjithe njerezit e kane cik logjike e ndonjehere do udhehiqen nga ajo; apo jo ?
Thjesht kerkon kohe e durim, se dielli me shoshe nuk mbulohet dot.
””Te kuptohemi, eshte e qarte per mua se jam une qe ndodhem ne vendin e gabuar.””
Sigurisht qe nese udhehiqesh nga keto parime do privosh publiken nga mendimi yt aspak banal,perkundrazi cilesor, e po ashtu veten tende nga kenaqesia e te thenit dicka me vlere dhe e te berit pjese e dickaje me te madhe se privatja.
””’Megjithate, me intrigon shume mendimi qe eshte shprehur ne disa raste per juristet (Lulian, Cyprinodon, ti). Nese mund ta shfaqnit me qarte kete ide, do t’ju lexoja me shume kersheri.””
Mendimi im permblidhet ne pak fjale. Ligji (shteti) eshte i nevojshem aty ku ka keqkuptime e deme, cka do te thote se nese shtohen pamase ligjet atehere kane lindur nevoja te ndryshme si pasoje e shtimit te keqkuptimeve dhe demeve. Keto keqkuptime e deme qe rriten kane nevoje per juriste, keshtu qe nese shohim se rritet tejmase numri i juristeve atehere ajo shoqeri ka shume acarime sociale e deme, pra eshte duke shkuar per dreq.
Ku mungon mirekuptimi, hyn ligji, keshtu qe celesi i nje shoqerie te shendetshme per mua eshte shume mirekuptim e pak ligje. Eshte ideale dhe e pazbatueshme por sherben si pike referimi; sa me afer saj aq me mire me duket se vene gjerat.
Kundërshtare, për hir të simpatisë dhe kënaqësisë që na dhatë me praninë (e sidomos me spiegimet tuaja), do të doja që të preçizoja një “detaj” të vockël: Shumë prej diskutantëve që kanë folur këtu (për të mos thënë të gjithë) jetojnë jashtë Shqipërisë… pra nëse ka patur ndonjë “përplasje mendimesh”, të jeni e qetë se nuk e bëjmë sepse kemi ndonjë konflikt interesi me Fixin apo me juristat 🙂
Edrus,
e kisha kuptuar kete, por une ve re edhe nje detaj tjeter: mua me duket se jeni te gjithe meshkuj:-)
Hyllin,
eshte shume interesante qe ti e sjell diskutimin ne kete drejtim. Thelbi i asaj qe ti thua me duket se nuk eshte ekzistenca e juristeve, por ekzistenca e te drejtes. Juristet do te ekzistojne sa kohe do te kete ligje dhe nevoje per t’i interpretuar e vene ato ne zbatim per zgjidhjen e konflikteve mes njerezve.
Arsyeja e ekzistences se te drejtes eshte pikerisht zgjidhja e konflikteve: jetesa e perbashket e njerezve eshte e shoqeruar vazhdimisht nga konfliktet dhe roli paresor i te drejtes eshte te sigurohet qe keto konflikte nuk zgjidhen me dhune.
Qe te funksionoje kjo ide, shoqeria ka patur nevoje per autoritete qe ta hartojne te drejten (nga ketu, vijne parlamentet) dhe nga autoritete te tjera, te ndara, qe ta vene ate ne zbatim (policia, prokuroria, gjykata, etj).
Pyetja me interesante ne lidhje me te drejten eshte “Nga buron fuqia e saj detyruese?” Pergjigjja, qe u mesohet studenteve te drejtesise qe ne vitin e pare te studimeve, eshte qe e drejta eshte detyruese sepse pranohet nga shumica , pra legjitimiteti i saj buron nga konsensusi dhe jo nga pushteti. Me fjale te tjera, shumica jone ka rene dakort qe ne te kemi kete teresi rregullash te detyrueshme; ato nuk na jane servirur nga ndonje pushtet suprem pa miratimin tone.
Kuptohet, qe ky perfundim eshte i vertete ne shoqerite demokratike, sepse ne ato diktatoriale e drejta buron thjesht nga pushteti. Megjithate, edhe ne shoqerite me demokratike konsensusi nuk eshte i plote. Asnjehere nuk arrihet te perputhen ne menyre te plote (ose per nje kohe te gjate) interesat e te gjithe subjekteve. Keshtu qe e drejta perseri buron, qofte edhe ne nje mase fare te vogel, nga nje pushtet suprem.
Ajo qe Hyllin aspiron eshte zhdukja e karakterit kontradiktor te bashkejeteses mes njerezve, cka do te sillte ne mungesen e konflikteve e, per pasoje, ne humbjen e arsyes per te patur nje sistem rregullash qe t’i zgjidhin ato.
I.
Unë them, Kundërshtare, se implikimi i Fiksit nuk është i rastësishëm, bile, bile, mendoj se kjo u bë për një arsye që undërground-i shqiptar besoj e ka në konsideratë.
Qëllimi i regjistrimit të fshehtë (sa mirë që pranoni qëllimoren) ishte shkatërrimi i objektivit; që siç e patë (s’kam pasur kohë ta shoh) nuk ka kursyer detaje të jetës private. Përderisa Fiksi e kishte fare kollaj mos i jepte këto detaje dhe i dha, asaj gazetares i ishte qepur në buzë fjala “profesionalizëm” del që regjistrimi i fshehtë (shqip e troç: përgjimi) kishte qëllim dhe privatësinë, individin.
Besoj se juristat i dallojnë veprimet individuale, nga ato të kryera në bashkëpunim, nga këto të kryera prej personave juridikë, të cilët duhen parë jo vetëm janë konform ligjit përsa bënë por a e kanë dhe në satutin e tyre këtë aktivitet të fshehtë.
Ky aktivitet i fshehtë, për të cilin publikut ju mohua informimi, (gazetari i MAPO-s na e provon këtë), minimumi kërkon transparencë. Ta dimë është laborator apo nevojtore. Ta mësojmë në është gazetari investigative apo neoEnverizëm. Të mos e lëmë të bëhet fashizëm e të zaptojë shtetin siç tentoi dhe e realizoi në një provë gjenerale.
Duhet të shqetësohemi më shumë nëse procedura e Fiski-t është e drejtë. Kush na siguron ne se kjo që ndodhi nuk kishte të bënte fare me Pangon, por ishte shantazh i hapur, i një organizate të fshehtë antishqiptare, ndaj, Berishës, Ramës, Metës, kryeparlamentares, kryeprokurores, antarëve të Gjykatës së Lartë? Po. Na siguron përvoja 30 vjeçare e drejtorit të emisionit.
Por as kjo as gjë tjetër nuk na siguron se kjo praktikë e paligjshme që po ligjitmohet nuk po përdoret tani prej mafiozëve për ta përdorur kundër çdo prokurori e gjyqtari, kundër çdo titullari, si shantazh.
II.
Kemi kasetat e xhirimeve të fshehta në administrim të prokurorisë, por jo si provë materiale. Nuk kemi çështje gjyqësore të hapura as nga palët as nga prokuroria. Kjo bën që debati të jetë e të mbetet jashtëgjyqësor. Të nisësh mbrojtjen në të tilla kushte duket se ke pranuar fajësinë.
Çfarë bën një jursit kur jep mendimin, opinionin e tij për një rast të tillë? Ngre një gur në rrugën ku po kalon dhe e flak tutje, pa kujdesin që ky gur mos bjerë sërish në rrugë. Kjo është rruga e karrierës së tij. Nëse një nga çështjet që mund të hapen prej kësaj historie do kalojë 7-17 vjet gjykatave, e do ti vijë atij juristi-gjykatës mbi tavolinë, ai shprehur publikisht dikur, nuk mund ta gjykojë sepse e ka paragjykuar. Në një situatë absurde, ku të gjithë jursitët shprehin mendimin e tyre, X çështje mund të mos gjykohet kurrë.
Cyprinodon,
“…që siç e patë (s’kam pasur kohë ta shoh) nuk ka kursyer detaje të jetës private. Përderisa Fiksi e kishte fare kollaj mos i jepte këto detaje dhe i dha, asaj gazetares i ishte qepur në buzë fjala “profesionalizëm” del që regjistrimi i fshehtë (shqip e troç: përgjimi) kishte qëllim dhe privatësinë, individin”.
Mua nuk me rezulton qe regjistrimi te kete nxjerre ndonje detaj te jetes private te Pangos. Te lutem, me thuaj nese gaboj.
“Besoj se juristat i dallojnë veprimet individuale, nga ato të kryera në bashkëpunim, nga këto të kryera prej personave juridikë, të cilët duhen parë jo vetëm janë konform ligjit përsa bënë por a e kanë dhe në satutin e tyre këtë aktivitet të fshehtë”.
I dallojne dhe, madje, shume mire. Shtypi, tradicionalisht, ka patur rolin te kerkoje te verteten dhe te informoje publikun per shkeljet e ligjit, vecanerisht (ne shoqerine tone, mendoj), per rastet e korrupsionit.
“Por as kjo as gjë tjetër nuk na siguron se kjo praktikë e paligjshme që po ligjitmohet nuk po përdoret tani prej mafiozëve për ta përdorur kundër çdo prokurori e gjyqtari, kundër çdo titullari, si shantazh”.
Ky eshte nje diskutim krejt tjeter dhe une do vazhdoj ta perseris kete gje. Per me teper, nuk e kuptoj qellimin e nje shqetesimi te tille. Pra, nese nje gjyqtar filmohet nga nje mafioz duke marre para per ta nxjerre nga burgu, por me pas mafiozi ia perplas ne fytyre regjistrimin per te siguruar edhe me shume favore nga ky gjyqtar, une (qytetari i thjeshte) duhet te shqetesohem mbi te gjitha per gjyqtarin e shkrete qe i bejne shantazh? C’mon, une perseri ngelem me nje gjyqtar te korruptuar dhe nje mafioz te lire.
“Nuk kemi çështje gjyqësore të hapura as nga palët as nga prokuroria. Kjo bën që debati të jetë e të mbetet jashtëgjyqësor”.
Me sa di une, prokuroria ka hapur nje hetim. Do te shohim se si do te shkoje. Praktika jone gjyqesore njeh mjaft raste te filimeve te Fiks Fare qe jane pranuar si prove dhe jane perdorur per te denuar penalisht persona te ndryshem.
Sa per rolin e juristeve ne kete debat, me korrigjo nese e kam kuptuar gabim sugjerimin tend qe juristet te mos shprehen per kete ceshtje. Vetem se e njejta gje do te mund te thuhej per cdo ceshtje ligjore. Nese do te ndiqnim kete arsyetim, atehere nuk duhet te kishim avokate, prokurore, juriste neper kompani, etj, por vetem gjyqtare. Situata te tilla absurde, ne te cilat te gjithe juristet te shprehin mendim publik per nje ceshtje nuk di te kene ndodhur ndonjehere ne ndonje vend, edhe per ceshtje me te mprehta se kjo. Madje, edhe mendimi im ketu nuk eshte publik, sepse, pervec meje, askush nuk e di kush jam une.
Nje detaj i jetes private: pizhamet.
Juristet ne kete rast duhet te dallojne se s’kemi veprim te nje personi ndaj nje tjetri por veprimtari te nje subjekti jurdik ndaj nje personi. Pango, nuk ftoi Top Channelin ne shtepine e tij dhe as I dha ketij ndonje te drejte. Ai i mashtruar ftoi ne padije nje individ, e cila perfaqson nje subject juridik. Asnje veprim I saj nuk eshte I saji, ne kuptimin qe ajo per ato qe beri perfaqsoi TCH. Besoj se invesigatorja ka pasur ne xhep identifikimet si punonjese e TCH-se dhe si gazetare. Ketu ka nje goxha te care per te justifikuar ftesen e saj ne shtepine e Pangos.
Nuk me duket se e keni permendur kund, as ta mbroni as ta kundershtoni faktin qe mbas sigurimit te regjistrimeve te fshehta TCH, shkel nenin 35 te Kushtetutes, pikat 2,3,4, konkretisht berjen publike te te dhenave rreth personit, te drejten e tij per tu njohur me to, te drejten per te kerkuar ndreqjen e plotesimin e te dhenave te mbledhura.
Shqetesimi eshte dhe tek gjyqtari e shtetari i zene, por eshte tek ajo qe ata perfaqsojne: institucioni, shteti, firmat qe ata hedhin ne emer te ketyre.
Prokuroria nuk ka hapur ceshtje. Ajo cpohet te hap nje te tille me abuziom fondesh (kur dihet qe fondet vinin nga jashte – kjo bie; edhe sikur te kene qene te taksapaguesve shqiptare titullari nuk eshte pjese e komisionit, ndersa ben nje njoftim per lidhjen e tij te interesit) apo nje per shfrytezim posti te ciles une nuk e di si mund ti vazhdojme … qe i ka sjelle dem shtetit ne masen N, e si do ta gjejme se telefonatat jane bere nga ambientet e ministrise apo te shtepise.
Nese ka hapur, jursitet, duhet te perqendrohen aty, te sqarohen vete dhe te sqarojne publikun persa i perket ceshtjes gjyqsore, kete le ta bejne sit e duan: si ekperte te ftuar, apo dhe ne forume te hapura si ky.
Vetem nese keni shkruar nga ndonje kafe interneti, apo me IP te rreme, mund te mos mesohet cila jeni. Por mendoni pak sikur njera pale ti drejtohet gjykates per te zbuluar identitetin tuaj.
Lol, Cyprinodon, pizhamet???
Nese pizhamet do te konsiderohen detaj i jetes private, atehere terhiqem nga cdo gje kam thene. Po pastaj, juristet (dhe fiksimi i tyre pas pemeve) do te pyesin nese perben cenim te jetes private:
– shfaqja e tij me pizhame, pra me veshje intime,
– shfaqja e modelit te pizhameve te tij,
– shfaqja e stilit te tij joshes, pjese e te cilit eshte veshja e pizhameve:-)
Tani une jam jashte Tiranes, IP-ja ime eshte anonime dhe po e le per me vone diskutimin serioz per te mos u humbur mundesine per te gjurmuar keto mendime te gjithe te interesuarve te viteve qe do vijne.
Me kujtove ca barcaleta me juriste qe do te te pelqenin pa mase.
Kundërshtare, unë e vlerësoj shumë privatësinë, timen dhe të të tjerëve. Gjykatës hipotetike për të cilën flet CD do t’i duhej të derdhte shumë djersë, për të marrë vesh IP-në tënde, të paktën nga ky blog.
Rrofsh Xha Xhai, po gjyqtari i bie cekicit dhe ai qe djersin je ti:-)
Ajo që unë shoh është egzekutimi publik i një ministri, i bërë nga një kompani private, toleruar nga kryeministri dhe i duartrokitur nga populli. Të bën të të rrënqethen mishtë.
Kishte boll mënyra për ta hequr qafe pa zhurmë (nëse shënjestra ishte me të vërtetë individi), por ajo që u zgjodh ishte egzekutimi publik. Berisha në prag zgjedhjesh mendoi më shumë për popullaritetin e tij sesa për precedentin që po krijonte. Zgjedhja e një njeriu antipatik, dembel dhe pervers si shënjestër siguroi dhe përkrahjen e popullit tutkun.
http://en.wikipedia.org/wiki/File:Martin_Niemoeller.jpg
Kam nje pyetje, meqe nuk e njoh ligjin shqiptar: a denohet me ligj personifikimi i rreme? Oficeri i policise qe shkon tek banda e droges dhe mbledh informacion, apo oficerja qe shetit e veshur si prositute qe te kape keqberesit, kane mandat nga insitucionet perkatese (prokurori/gjykata) per veprimtarine qe kryejne. Perndryshe veprimtaria eshte e paligjshme, dhe quhet kurth-ngritje (keshtu perkthehet “entrapment” apo ja fiuta kot?)
Ku e merr te drejten gazetarja e Fiksit qe te mashtroje nje person zyrtar per identitetin dhe qellimet e saj? Tek Filip Cakulli?
PS: Personalisht nuk kam asnje respekt per Ylli Pangon dhe Fiksin. Por kam respekt te madh per juristet. 🙂
LG,
kam folur pak me lart per veprimet e simuluara dhe agjentet e infiltruar.
Rasti i gazetareve eshte specifik. Duke qene se qellimi i tyre ka qene ekspozimi i nje fenomeni te paligjshem, nuk mund te themi qe ata kane mashtruar Pangon. Ky qendrim eshte mbajtur pergjithesisht me gazetarine investigative, sic ka ndodhur edhe me raste te tjera te Fiksit (deftesa e patenta te fallsifikuara, etj).
Ku e merr te drejten Ministri te kerkoje favore seksuale,pamvaresisht se kujt,nje femre cfaredo qe kerkon pune apo nje gazetare qe ngre kurth zbulues?
Mua me duket e kote, me gjithe respektin per argumentuesit, linja e argumentit te privatesise se Pangos. Nuk qe Fiksi qe beri publike jeten private te Pangos, mos e harroni kete fakt, por Pango qe privatizoi postin e tij publik. Me kete llogjike te ruajtjes se privatesise se Pangos, i bie qe neqoftese se Pango t’a kishte shtyre edhe ca me tej privatizimin e postit te tij publik, dhe te kishte shkuar me pizhama ne ministri, publiku te mos i qasej ministrise sepse do ishte cenim i jetes private te Pangos.
CD, kembengulja tek privatesia e ministrit, e per me teper tek pizhamat, te them te drejten, me kujton gjithmone ate skenen nga Johnny Spica, kur pyet ate gruan, “E tu chi sei?” dhe ajo qe i pergjigjet gjithe dinjitet, “Io sonno la moglie del ministro.” dhe Johnny Steccino qe vete i ngre fustanin dhe i thote, “E facci vedere il tuo ministero!”
Xha Xhai dhe te tjeret e Peizazheve:
A ka mundesi te ktheheni ne formen lineare te postimeve? Lexuesit ne formatin reagim/replike mund te humbasin leximin e postimeve.
Lulian, ti thua se nuk qe Fiksi qe beri publike jeten private te Pangos; miliona shqiptare thone dite e nate te kunderten.
E, une te kembengul? Une i’u pergjigjja pyetjes.
Ata qe kembengulin jane po ata miliona shqiptare qe thane ministri, Y.P. me pizhame, ish-ministri Y.P. me pizhame, Y.P. me pizhame e nenkuptuan shtrat, (vija-vija i kishte?) e nenkuptuan burg. Pizhama/mberthecka ruhet ekuilibri.
Duket se per privatesine (vetesiren – Xha Xhai, ne e ka kthyer Lasgushi), duhet nisur nga A, a, debat pa Pengon.
CD, formati i ri është fakultativ, askush nuk është i detyruar ta ndjekë.
ministri vete pohoi qe shtepin e eperdorte si zyre,dmth aty priste njerezit
derisa edhe vete e pohoi dmth ne nje lloj menyre e kishte kthyer ne ambjent publik, sepse nga telefonata ishte e qarte qe ai e thurri vajzen qe ti tregonte cv
psh nje mjek qe e ka kthuer shtepine ne nje studio pa leje dhe palicensen e duhur edhe pret njerez qe i ben vizita edhe nje gazetar qe investigon futet brenda ne ambjentin e tij, si i bie te jete???
Me shume se cenimi i privacy, mua me beri pershtypje mendimi i ketij pseudo-intelektuali, profesor dhe minister i kultures, tek e degjova dy here te justifikoj veprimin e tij me faktin se vajza paskesh qene veshur ne menyre provokuese.
Tani mendoni nje profesor qe u meson studenteve psikologji dhe sociologji, dy shkenca keto qe kane si synim t’i bejne studentet te ndergjegjshem per normat si ndarja e rroleve sipas gjinive, psikozat si ndrydhja, e te tjera “fakte sociale” dhe dukuri shoqerore te dhimbshme ose jo per nje grup te margjinalizuar sic eshte femra ne Shqiperi.
Si mund te pretendojme ne se shkolla eshte instance emancipuese dhe ndryshuese, kur individe te tille jane te veshur me rroben e mesuesit?
Ky fakt nuk u permend aspak ne televizion. Me shume u ngrijte problemi i abuzimit te postit sesa psh. nenshtrimi qe i behet femres ne institutet tona (duke u tallur Skender Gjinushi shprehej per “pagesa ne natyre”, qe eshte mesa duket rroli i femres, nese i burrit do te ishte kulaci ose kerbaci). Mjaft te shohim pozicionet qe kane femrat ne ministrite tona (pervec asaj I. Rames, qe ka nje post me shume dekorativ, sic eshte ai Integrimit, pa ndonje ndikim politik, as ne ate te jashtem, cfare do te ishte kompetenca e saj) dhe e kuptojme sesi eshte ndarja e rroleve tek ne, dhe se kush ndikon qe keto struktura te qendrojne edhe per nja 100 vjete te tera (palo-profesore si ki Pango).
Kundershtare:
– Pyetja me interesante ne lidhje me te drejten eshte “Nga buron fuqia e saj detyruese?””’
Te thuash nga shumica, sikunder mesohet eshte e thjeshte, por fuqia detyruese e se drejtes , buron pikerisht nga pamundesia qe individet te mirekuptohen, keshtu qe lind nevoja e nje shtrengimi nga i treti i cili mbeshtet nje prej paleve. I treti ka qene perhere nje grup i zgjedhur nga bashkesia derisa kete rol e mori shteti.
Fuqia detyruese e se drejtes , pra e lidhur sic eshte me shtetin eshte e lidhur pashmangshmerisht me pushtetin.
Nga lloji i shtetit pastaj varet edhe burimi i ligjeve.
Na pelqen te themi ‘shumica’ meqe eshte demokraci, por jo pak ligje kane dale e vazhdojne te dalin prej pakices apo pakica ndalon berjen e ligjeve qe deshiron shumica, si psh ligji mbi dosjet.
Ky i Pangos eshte rast tjeter, kur pakica deshiron ti imponoje shumices nje ligj ne emer te lirise, nje lirie qe shumices nuk i hyn aspak ne xhep nga pikepamja praktike, por pakices se perbere nga ata atje lart, hamesit e formalistet u duket shume i shijshen.
Problemi tjeter qe paraqet ky rast, e qe askujt nuk i intereson, perbehet pikerisht nga invazioni i se drejtes se huaj, ne te drejten shqiptare. Cdo te thote kjo?
Kjo do te thote, qe pavaresisht nevojave shoqerore nga lind ligji, fale invazionit te huaj, ne shqiptaret duhet te bejme nje ligj qe eshte plotesisht jashte nevojave aktuale urgjente te shoqerise shqiptare, pra nje ligj ‘dobic’, dmth nje paradoks i tipit ‘ligj i jashteligjshem’.
Pra kjo ceshtja e ligjit nga shumica apo se fuqia detyruese e se drejtes vjen nga shumica eshte nje genjeshter qe i ofrohet kalamajve dhe ne shqiptaret jo vetem po trajtohemi si te tille nga te tjeret, por po trajtojme edhe veten si kalamaj ne kolipocka qe duhet te na marre xhaxhi per dore e te na bleje akullore.
Kete personalisht e quaj te papranueshme, pasi ne 8 milione shqiptare do kete se s’ben aq njerez te afte qe te kuptojne dobishmerine e nje te drejte shqiptare qe veteprodhohet nga nevojat e popullit , ne menyre qe te evitohet ligji i tipit dobic.
Kemi kushtetute ‘dobice’, kemi modelin kontinental te se drejtes, ne nje kohe qe tradita jone eshte mix midis kontinentalit dhe anglo-saksonit, pra model dobic edhe aty,
tani po bejme cmos edhe qe gjithe ligjet ti kemi ‘dobice’, epo tash nuk e di me, se deri ku jemi gati te shkojme.
Kupton ti kundershtare, se burimi i se drejtes shqiptare, tashme ndodhet ekskluzivisht jashte shoqerise shqiptare sepse ne nuk jemi me ne gjendje te nxjerrim qimen nga qulli ?
Ne shqipot tani jemi ndare ne kakarites perendimore dhe ‘te matufepsur vendas’ e thuajse perhere fitojne kakaritesit perendimore.
Mirepo nje e drejte qe i largohet nevojave aktuale te shoqerise kurrsesi nuk mund te jete e drejte, perhere do jete e shtrember.
”””Ajo qe Hyllin aspiron eshte zhdukja e karakterit kontradiktor te bashkejeteses mes njerezve, cka do te sillte ne mungesen e konflikteve e, per pasoje, ne humbjen e arsyes per te patur nje sistem rregullash qe t’i zgjidhin ato.””’
Jo zhdukja e karakterit kontradiktor, por zbutja sa me shume te jete e mundur e ketij karakteri. Pikerisht sepse eshte kontradiktor fola ne nje post per perdorimin e duhur te ashperise dhe ne rastet ekstreme te nevojes, perdorimin e mizorise.
Nese bashkejetesa si thua ti e une e tjetri, ka karakter kontradiktor atehere perhere ka nje cast kur duhet me qene mizor. Kjo nenkupton se disa liri ne nje cast duhen lene menjane perkohesisht qe shoqeria te ushtroje mizorine ndaj individeve qe e kercenojne rende.
Nese heqim dore nga ky perdorim, acarimet sa vjen e do shtohen, sigurisht qe edhe juristet do kene parajsen e tyre profesionale.
CD:
””Lulian, ti thua se nuk qe Fiksi qe beri publike jeten private te Pangos; miliona shqiptare thone dite e nate te kunderten.””
Dale se mos e bejme si Berisha, qe futi kot ne mes traditen e tha se shtepia e shqiptarit eshte e paprekshme.
Tradita e keqinterpretuar nga Sala , harron se shtepia e shqiptarit eshte e mikut dhe e zotit, por njekohesisht edhe e ligjit, meqe ne shtepi nuk lejohet te behet asnje veprim kunder ligjit.
Nese Pango,Sala dhe keta milionat e tu flasin per publikimin e jetes private, mos te harrohet se Pango ne shtepine e tij , kreu nje veprim antiligjor e meqe shtepia eshte e mikut, zotit dhe ligjit, atehere Pangoja meqe kreu nje veprim antiligjor(ska rendesi deshi apo sdeshi ndonjeri, veprimi eshte antiligjor) e humbi te drejten e privatesise.
Po keshtu nese ne shtepi ke 20 kile hashash dhe te hyn policia, kemi serisht veprimin antiligjor qe ben te mundur humbjen e ‘shenjterise’ se shtepise.
Ketu thelbi i ceshtjes nuk eshte privatesia e kriminelit , por metoda qe beri te mundur humbjen e privatesise se kriminelit Pango.
Gjithcka po rrotullohet, ne a eshte e drejte qe kriminelit ti hiqet privatesia nga privati apo jo ?
A kam une te drejte si qytetar nese shoh qe nje hajdut po rreh nje plake per ti grabitur canten, qe te nderhyj ne favor te plakes apo duhet thjesht te lajmeroj policine e cila vjen dhe shenon se hajduti u largua ne drejtim te paditur,se plaka ka 7 kocka te thyera dhe se ka 72,7 deshmitare okulare qe kruheshin?
Kjo eshte ceshtja, ku morali thote se absolutisht plaka duhet ndihmuar, ndersa ‘liria’ thote se plaka duhet lene te vdese.
Pastaj ky parim vlen edhe per ambjentin shtepiak ne te cilin as vete policia nuk nderhyn dot pa kaluar me pare tek gjykatesi. Ndersa ajo shtepi mund te jete strehim vetem sa per nje dreke nga ana e nje te dyshuari, duhet te presesh sa gjykatesi te mbaroje kafen, dreken e te jete ne humor, sigurisht te mos kete as ndonje lidhje farefisnore apo nendore, perndryshe eshte e kote.
Me keto lloje te drejtash, normale qe njerezit do behen cinike e menefregiste, detyrohen nga ligji te jene te tille.
Hyllin, shembulli që sjell ti me kriminelin që rreh një plakë në pazar nuk më duket se ka lidhje me këtë muhabet. Vetë fakti që ti je dëshmitar i kësaj ngjarjeje, tregon që ajo po ndodh në publik.
Përndryshe, ky shembull mund të kishte ndonjë farë interesi, sikur ky krimineli yt të rrihte të jëmën plakë, në shtëpinë e vet. A duhet të ndërhyjë komshiu? Problemi këtu është se nga do ta marrë vesh komshiu që po ndodh vërtet një rrahje, dhe nuk është se krimineli, p.sh. po sheh në televizor një film horror, ose se e jëma e këtij krimineli të shumëpërfolur nuk ka luajtur nga meseleja… ose që krimineli, bashkë me të jëmën, po vënë në skenë një dramë me një akt.
Unë them se ti si komshi nuk ke si ta marrësh vesh, përveçse po të tha vetë plaka të nesërmen, që i biri e ka kalbur në dru. Në këtë rast, është zgjedhja jote nëse do të ndërhysh, apo do të vesh të bësh denoncimin në polici, apo do t’i thuash komshiut tënd që ta shpjerë të jëmën te psikiatri; edhe pse nuk mund ta përjashtosh që edhe kriminelin edhe plakën t’i ketë dërguar ose paguar Fiks Fare, për të të demaskuar TY, si publik.
Hyllin,
po te pergjigjem vetem prej respektit, sa per te te thene se te lexova, ketu dhe tek II. Nuk kam kohe ti marr me radhe hollesite ku gabon, ku ndahemi e ku bashkohemi ne kete histori.
Mbase ne tema te ardhshme, te kohes kur te kem kohe, do te shkruaj ku gjendemi (une, ti, ai ,ajo, …) dhe pse, per cudi te cudise te te cuditurve, une shkrova kesisoji ne kete teme; fjale te cilave ju qendroj.
Ka lidhje xha xha, sepse niset nga i njejti parim, dmth privati ska pse te fuse hundet ne punet e privatit, kur kjo veprimtari kerkon nderhyrjen e shtetit, privati duhet vetem te lajmeroje forcat e rendit publik.
Sigurisht qe vendodhja eshte e ndryshme, por ne te dyja rastet ligji kerkon nderhyrjen e shtetit e jo te privatit.
Rondet ne Itali, kane te drejten e denoncimit por jo te nderhyrjes sepse ate e ka policia, dmth nese shohin ne nje park se po perdhunohet nje femer apo nje femije, keta qytetare sduhet te nderhyjne, por vetem duhet te lajmerojne policine. Sa te vije policia duhet 1 ore e perdhunuesi eshte tashme ne drejtim te paditur.
Ne praktike ne keto raste ka ndodhur qe policia te nderhyje per te marre perdhunuesin nga duart e turmes se egersuar, por ketu policia ka mbyllur nje sy e po ashtu vete organet e drejtesise.
I rrezikshem xha xha eshte parimi i mosnderhyrjes fizike qytetare ne punet e kriminelit, kudo qe ky te ndodhet, sepse mbi kete parim bazohet edhe mosregjistrimi i privatit nga privati. Pifto e shpreh qarte kete parim tek tema tjeter.
Ne fakt perderisa hecim me parimin, se i dyshuari eshte i pafajshem derisa te shpallet fajtor nga gjykata, si vijim logjik une nese shoh nje perdhunues qe perdhunon, duhet ta vleresoj si te pafajshem, derisa ta shpalle gjykata, keshtu qe nese e shoh si te pafajshem, cpune kam une me te pafajshmit, pse biles duhet ta denoncoj nje qe duhet prezumuar i pafajshem ?
Keshtu dikush tha edhe per Pangon, ai eshte i pafajshem derisa gjykata te vendose qe eshte fajtor.
”””edhe pse nuk mund ta përjashtosh që edhe kriminelin edhe plakën t’i ketë dërguar ose paguar Fiks Fare, për të të demaskuar TY, si publik.””’
Ja kjo do ishte problematika reale per te cilen do lindte nevoja qe Fiksit ti vihej kufiri tek thana, por aktualisht kjo problematike nuk ekziston, dmth nuk eshte nevoje, prandaj le te merremi me nevojen aktuale, si te mberthejme Pangot, dmth te nxjerrim nje ligj te pershtatshem qe mberthen Pangot apo kriminelet ne pergjithesi.
Kerkoj falje per nderhyrjen e vonuar mbi nje artikull te vjeter qe me kishte shpetuar pa lexuar (dhe tek i cili me dergoi nje nyje nga nje artikull i ri), por doja te vija ne dukje dicka ne lidhje me kete pasazh:
Xhaxhai: “Siç e sqaron miku PNH, legjislacionit shqiptar i mungon një kuadër i qartë ligjor për t’iu referuar në raste të tilla kur dyshohet shkelje e privatësisë së dikujt…”
Jam e sigurt qe PNH eshte me ne korrent se une te zhvillimeve legjislative ne Shqiperi, por mua me duket se ka nje fare kuadri ligjor per mbrojtjen e privatesise se individit, por praktika gjyqesore eshte ajo qe mungon pothuaj krejt. Psh, Kodi Penal, si versioni i vjeter, si ai i azhurnuar i 2009-tes, ne te pakten tre nene te tij ofron nje baze ligjore per mbrotjen e privatesise fizike (te dalluar nga ajo e korrespondences, apo e te dhenave personale qe gjendjen ne arkivat shteterore, per te cilat po ashtu ka nene te vecante).
Neni 121, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” thote: “Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi, regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”
Neni 122, “Përhapja e sekreteve vetjake” thote: “Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”
Ajo qe une gjej me interes eshte se Neni 121 dhe 122 nuk kane nene-pasqyre ne Kodin Civil. Pra keto nene mund te perdoren si baze ligjore per vendimin e gjykates ne nje ceshtje penale kunder Top Channel, por nuk mundet te jene perdorur dot ne ceshtjen civile Pango. Problemi me kete mangesi eshte se, kur gjykata e faktit ne nje ceshtje civile si ajo Pango vs. Top Channel gjen nje dhunim te privatesise qe komporton pike per pike me figuren e krimit te pershkruar ne Kodin Penal, packa se nenet 121 dhe 122 s’jane dot baza ligjore e vendimit civil, topi kalon ne fushen e prokurorise qe te sjelle akuzat perkatese kunder Top Channel ne nje ceshtje te dyte, kete rradhe penale. Ne mos po, prokuroria nuk eshte duke mbrojtur si duhet interesat e shoqerise.