Një fjale i bashkëlidhen vlera të ndryshme – për shembull vjetërsia, numri i rrokjeve, aftësia për të formuar fjalë të tjera, prejardhja, valenca gramatikore, ngjyrimi emocional, e kështu me radhë. Mes këtyre vlerave rëndësi të posaçme ka denduria e përdorimit të fjalës në ligjërim, e cila tani së fundi mund edhe të llogaritet më lehtë, falë përdorimit të kompjuterit.
Me intuitë, themi se fjalë të tilla si numërorët një, dy, tre, katër; ose emrat e pjesëve të trupit si dorë, sy, gojë, këmbë; ose folje të tilla si jam, kam, eci, flas; ose parafjalë të tilla si me, nga, për; ose përemra si kush, ky; ose ndajfolje si këtu, atje, sot, mirë; ose mbiemra si i madh, i vogël, i gjatë e kështu me radhë janë mes fjalëve më të përdorshme në gjuhë. Analiza statistikore e teksteve gojore dhe të shkruara i vërteton sugjerimet e intuitës; me kusht që të mbështetet mbi parime gjuhësisht të shëndosha dhe të marrë parasysh variacionin tematik mes teksteve – meqë fjalë të tilla si duoden ose kreozot është e vështirë të ndeshen në tekste fetare; sikurse fjalë të tilla si trinitet ose kelshenjtë në një manual përdorimi të një tharëseje flokësh.
Prej kohësh gjuhëtarët kanë kërkuar të gjejnë nëse ka ndonjë marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis dendurisë së fjalëve dhe rregullsisë gramatikore; meqë përshtypja e kujtdo që merret me analizën e trajtave gramatikore të parregullta në gjuhë të ndryshme është se këto trajta hasen kryesisht në fjalë nga më të zakonshmet; dhe anasjelltas, sa më rrallë të përdoret një fjalë, aq më të mëdha janë gjasat që ajo t’u bindet rregullsive gramatikore të gjuhës. Ky përfundim mbështetet edhe nga disa gabime tipike që bëjnë fëmijët, kur ende janë duke mësuar gjuhën. Për shembull, një fëmijë që përpiqet të zotërojë rregullsinë e formimit të së kryerës së thjeshtë të foljeve që mbarojnë me bashkëtingëllore, do të niset nga forma të tilla si:
E tashme |
E kryer e thjeshtë |
kap |
kapa |
prek |
preka |
qep |
qepa |
ndreq |
ndreqa |
shpik |
shpika |
ndez |
ndeza |
zhduk |
zhduka |
Për të përvetësuar rregullën, të drejtë në vetvete, se këto folje e formojnë të kryerën e thjeshtë, në vetën e parë njëjës, duke i shtuar një -a temës të së tashmes. Në bazë të kësaj rregulle, fëmija do të përftojë me lehtësi forma të reja:
E tashme |
E kryer e thjeshtë |
mat |
mata |
rrah |
rraha |
ngul |
ngula |
ngroh |
ngroha |
jap |
*japa |
Natyrisht, këtu të rriturit do të ndërhyjnë, për t’i shpjeguar fëmijës se është gabim të thuash *japa, dhe se e kryera e thjeshtë e foljes jap është dhashë. “Pse dhashë?”, do të pyesë me të drejtë fëmija, meqë nuk është në gjendje të gjejë ndonjë rregullsi kalimi nga jap në dhashë. “Dhashë dhe pikë mbaroi!”, do të thonë të rriturit.
Kur fillojnë të flasin shqip, fëmijët bëjnë edhe gabime të tjera:
E tashme |
E kryer e thjeshtë |
vras |
*vrasa |
pres |
*presa |
flas |
*flasa |
pjek |
*pjeka |
shes |
*shesa |
mbjell |
*mbjella |
marr |
*marra |
shoh |
*shoha |
Këta, dhe plot shembuj të tjerë, tregojnë se (1) shqipja ka forma gramatikore të parregullta, të cilat duhen mësuar veçmas, meqë nuk mund të përftohen në bazë rregullash të përgjithshme; (2) këto forma ndeshen në fjalë nga më të rëndomtat e gjuhës.
Nga ana e tyre, gramatikanët prej kohësh kanë vënë re se format e parregullta në një gjuhë shpesh janë mbijetoja (relike) rregullash të harruara, ose të zëvendësuara; të cilat i përkasin një faze më të hershme të gjuhës. Për shembull, shumësa të parregullt të tillë si: lumë -> lumenj, drapër -> drapërinj, gjarpër -> gjarpërinj, i madh -> të mëdhenj, i keq -> të këqinj, dëshmojnë për një periudhë të hershme të gjuhës kur shumësi mund të përftohej nëpërmjet zhvendosjes së theksit nga tema e fjalës në mbaresë.
Nëse është kështu, atëherë ka vend të pyetet se pse këto forma të vjetra e të parregullta kanë mbijetuar vetëm në disa fjalë, në një kohë që janë zhdukur në fjalë të tjera, duke u zëvendësuar nga forma të tjera, të rregullta. Një shpjegim i arsyeshëm për këtë do të ishte se mbijetesa e formave gramatikore të parregullta lidhet drejtpërdrejt me dendurinë e fjalëve përkatëse; në kuptimin që sa më e zakonshme të jetë një fjalë në gjuhë, aq më shumë ka të ngjarë që të sillet gramatikisht në mënyrë të parregullt. Fjalë me forma gramatikisht të parregullta të shqipes, si emrat dorë (sh. duar), derë (sh. dyer), vëlla (sh. vëllezër), grua (sh. gra) etj; ose foljet jam (isha, qeshë, qenë), kam (kisha, pata, pasur), bie (rashë, rënë), them (thoja, thashë, thënë), etj. janë nga më të zakonshmet në ligjërim, e pas gjase edhe nga më të dendurat në përdorim.
Kushdo që ka sado pak njohuri për historinë e leksikut të shqipes do të ketë vënë re, tashmë, se këto fjalë statistikisht të dendura, e gramatikisht të pabindura, i përkasin edhe fondit të trashëguar, ose indo-europian të leksikut të shqipes. Me fjalë të tjera, fjalët gramatikisht të parregullta të shqipes priren të jenë jo vetëm nga më të përdorshmet e kësaj gjuhe, por edhe nga më të vjetrat.
Natyrisht, dukuri të tilla ndeshen në të gjitha gjuhët indo-europiane, prandaj edhe ligjësia e mësipërme, nëse provohet, ka vlerë të përgjithshme, jo thjesht për shqipen.
Që këtej, dy studime të botuara kohët e fundit në revistën “Nature”, të cilat trajtojnë marrëdhëniet midis dendurisë së fjalëve dhe vjetërsisë së tyre, janë pritur me interes të madh nga gjuhëtarët.
Në materialin e titulluar “Frequency of word-use predicts rates of lexical evolution throughout Indo-European history” (“Denduria e përdorimit të fjalëve parashikon shpejtësinë e evolucionit leksikor”), autorët Mark Pagel, Quentin D. Atkinson dhe Andrew Meade provojnë, me rrugë statistikore, se fjalët e përdorura më shpesh në gjuhët indo-europiane zëvendësohen më ngadalë se fjalët e përdorura më rrallë.
Ndërkohë, në një material tjetër dërguar revistës, me titull “Quantifying the evolutionary dynamics of language” (“Quantifikimi i dinamikës evolucionare të gjuhës”), autorët Erez Lieberman, Jean-Baptiste Michel, Joe Jackson, Tina Tang dhe Martin A. Nowak vërtetojnë, përsëri me rrugë statistikore, se shkalla e shndërrimit të foljeve të parregullta në folje të rregullta në anglishte varet nga denduria e përdorimit të atyre foljeve, dhe pikërisht se gjysmë-jeta e një foljeje të parregullt varet nga rrënja katrore e dendurisë së saj në përdorim – një folje që është 100 herë më pak e dendur se një folje tjetër, do t’i adoptojë format e rregullta 10 herë më shpejt.
Rezultatet e këtyre studimeve kanë rëndësi edhe për historinë e shqipes dhe veçanërisht studimin e fondit indo-europian të leksikut të kësaj gjuhe; meqë konfirmojnë edhe një herë, me siguri statistikore, se është e kotë të shpresohet që studimi i fjalëve të rralla, ose “plaka e të harrueme”, të fshehura në fjalorë misionarësh ose në të folme të izoluara malesh mund të sjellë ndonjë përmbysje të strukturave dhe të raporteve midis shtresave të ndryshme leksikore. Fondi i trashëguar i shqipes përbëhet nga fjalë të cilat u kanë mbijetuar shekujve dhe rreziqeve të ndryshme nëpërmjet riprodhimit të shpeshtë në përdorim; ose, për ta thënë me fjalë të tjera, në leksik ruajtja i detyrohet përdorimit, jo izolimit.
Ky përfundim, sado i papritur e kundërintuitiv, heq një paralele të re midis evoluimit të gjuhëve dhe evoluimit të specieve, siç e vëren tani edhe Partha Niyogi i Universitetit të Chicago-s, në një artikull që “Scientific American” u kushton dy studimeve botuar në “Nature”. Në të vërtetë, sikurse suksesi reproduktiv është njëkohësisht shenjë dhe premisë e epërsisë evolucionare të një specieje, ashtu edhe suksesi i një fjale në përdorim mund të interpretohet provë dhe premtim i mbijetesës së saj në kohëra…
Shume interesant artikulli…
“Me fjalë të tjera, fjalët gramatikisht të parregullta të shqipes priren të jenë jo vetëm nga më të përdorshmet e kësaj gjuhe, por edhe nga më të vjetrat.”
“është e kotë të shpresohet që studimi i fjalëve të rralla, ose “plaka e të harrueme”, të fshehura në fjalorë misionarësh ose në të folme të izoluara malesh mund të sjellë ndonjë përmbysje të strukturave dhe të raporteve midis shtresave të ndryshme leksikore.”
Citova dy fjalite e mesiperme me shume per te shtruar ca pyetje qe mund fare mire te duken naive, sepse nuk jam ne brendi te ceshtjeve te gjuhes shqipe:
1) – Ka ndonje prirje mes gjuhetareve te shqipes qe favorizon fjalet e rralla kundrejt atyre te dendura ne perdorim per te “vertetuar” vjetersine e gjuhes shqipe?
2) Nese po, si e argumentojne kete gje?
3) Dhe nese ky argumentim i tyre bie poshte, sic e tregon dhe artikulli ketu, cfare vlere ne vetvete kane “fjalet plaka e te harrueme”?
Mund te kishit sjelle ca shembuj te ketyre fjaleve te harruara, me shume per te na ndihmuar qe te veme ne kontekst argumentin kryesor te artikullit. Falemnderit!
Ka një prirje, të them në kulturën shqiptare jo pikërisht ndër gjuhëtarët, që mendon se shqipja e vërtetë ka mbetur për t’u zbuluar, ose është lënë “qëllimisht” jashtë fjalorëve.
Ka edhe një fetishizim të “fjalës së rrallë”, e cila ka lidhje me etnografizmin gjuhësor, ose me një bindje – të gabuar – se sa më e rrallë të jetë fjala, aq më e vlefshme ose “e bukur” është.
Ky fetishizim lidhet me një fetishizim të fjalës në përgjithësi, i cili i ka rrënjët në gjuhësinë romantike dhe nuk merr parasysh që fjala, si element i një strukture, i merr gjithnjë vlerat nëpërmjet marrëdhënieve që vendos me fjalë të tjera në përdorim.
Ka më në fund edhe një opinion se Fjalorët e Shqipes të viteve 1980, duke i dhënë përparësi përdorimit, ia shtrembëruan fizionominë shqipes së mirëfilltë.
Në vitet 1980, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë shpenzoi energji të mëdha në një “aksion mbarëkombëtar për mbledhjen e fjalëve dhe të shprehjeve popullore”, i cili i mbushi arkivat e kartotekës leksikore me fjalë të ngulura me gjilpërë në karton, si flutura koleksioni.
Fjalët e rralla kanë vlerë etnografike, sepse ndihmojnë për të kuptuar kulturën materiale të shqiptarëve; ose edhe vlerë historike, sepse hedhin dritë mbi marrëdhëniet e shqipes me gjuhët fqinje. Përkundrazi, vlera e tyre për ndriçimin e fondit të trashëguar të shqipes nuk më duket se konfirmohet nga këto studime të fundit.
Po të duash, Losttext, hidhi një sy edhe këtij shkrimi, ku do të gjesh një trajtim më funksional të problemit të fjalëve të rralla, sëbashku me shembuj të shumtë.
Nuk duhet harruar se për shumicën e shqipfolësve, që fjalën e rrallë nuk e njeh as e ka dëgjuar kurrë, kjo nuk dallon nga një fjalë e huaj; prandaj nuk vjen me ndonjë përparësi në përdorim.
Dy kontributet në “Nature” më konfirmojnë se fjalët e rralla e kanë një arsye që kanë mbetur të rralla – meqë e kanë humbur luftën për ekzistencë me fjalët e tjera, të dendurat. Rikthimi i tyre në qarkullim është operacion delikat, që nuk mund të përligjet më me romanticizëm.
Nuk e besoja se do të isha në gjëndje që të lexoja një artikull të shkruar për gjuhën.
Vërtet një artikull mjaft interesant, që bukuria e të cilit qëndron pikërisht tek spjegimi i atyre gjërave që bëjmë automatikisht “se ashtu kanë thënë të tjerët” më parë, dhe që për to nuk më kishte shkuar mëndja që të kërkoja ndonjë spjegim.
Tek lexoja artikullin, gjëja e parë që më shkoi ndërmënd qe: “Gjuhëtarët në litar”, në kuptimin se, janë ata që përpiqen që të “rregullojnë” fjalët e parregullta për ti “konservuar” më mirë në kohë, duke u ndeshur ballas me ‘përdorimin’ që ka qënë konservuesi më i mirë në kohëra.
Por kur mbarova së lexuari, kategoria e gjuhëtarëve duhet të ta dijë për nder që me artikullin tënd më bëre të kem më respekt për ta (kuptohet, nëse janë si ti)
Xha xha, meqe je gjuhetar, biles nga ata qe vendosin se c’duhet te mesojme ne shkolla, kam dicka te paqarte ne lidhje me rasat.
Pse ne mesojme qe shqipja ka 5 rasa ?
Latinishtja e jo vetem, perdorin rasen thirrese apo vokative, po ne qe e kemi pse nuk e fusim tek rasat ?
O xha xha, o filan , o shoqe, o trim te tjeret i thone rase thirrese-vokative ne pse nuk e mesojme keshtu ?
Nuk e di nese tek kjo rase mund te futen edhe: a qerrata, a maskara, a qen(bir-qeni).
Rase tjeter qe ka qene ne latinishten e vjeter po jo ne latinishten moderne eshte rasa lokative apo rasa vendore.
Tani mua me duket se edhe kjo rase gjendet ne shqip , po nuk e di sesi quhet ne gramatiken shqip .
Shembull
-Jam rruges .
Ku ? – pergjigja : rruges.
Normalisht per keto situata perdorim ‘ne’ , si ne shtepi, ne rruge apo dhanoren.
Nje fjali si:
Camkakezi vertitet gojes – me duket se i perket te njejtes logjike si fjalia e meparshme.
Rrugacet bredhin rrugeve te qytetit- me duket shembull tjeter mjaft praktik.
Bariu brodhi ‘maleve’ (apo – brodhi mal me mal).
E kerkoi ‘skutave’ po nuk e gjeti.
Brodhi lendine me lendine (bredh lendinave)
Bleta shetit lule me lule.
Mendoj se shqipja e ruan ende kete rase dhe mjaft qarte.
Me vjen natyrshem nje pyetje permbledhese:
A ka pasur shqipja e vjeter 7 rasa sikunder shqipja e sotme tregon ti mbarte dhe cila eshte arsyeja pse rasa thirrese nuk quhet rase ne gramatiken qe mesojme ‘shkollave’?
Mbaj mend qe ka te beje dicka me rrethanoret, por me intereson me shume aspekti historik psh krahasimi me latinishten ku aty quhen rasa e do me pelqente te dija ne keto shembuj qe solla a kane lidhje me nje rase te shqipes se vjeter qe eshte ne zhdukje e siper.
Hyllin, problemi që ngre ti për tipologjinë e rasave është analizuar mirë nga specialistët e morfologjisë shqipe.
Në gramatikën shqipe, rasat përkufizohen si unitet i formës dhe i funksionit; pra nuk mjafton vetëm që një gjymtyrë e fjalisë të kryejë një funksion të caktuar (p.sh. si kundrinë e drejtë ose si rrethanor vendi); por duhet edhe që ky funksion të shprehet nëpërmjet një morfeme unike (nyja për gjinoren, ose mbaresa –sh për rrjedhoren shumës).
Ky kriter e lë jashtë thirroren (vokativin), sepse kjo nuk dallohet morfologjikisht nga emërorja; sikurse lë jashtë vendoren (lokativin), sepse kjo është formalisht identike me rrjedhoren (ablativin).
Historikisht, mendohet se rasat e shqipes vijnë vërtet nga sistemi i lashtë indo-europian sado i thjeshtuar (kanë humbur lokativi dhe instrumentali), por morfologjikisht një pjesë e mirë mbaresave rasore janë rikrijuar. Tablonë e ndërlikon edhe prania e nyjës shquese, e cila i është prapavendosur emrit duke u shkrirë edhe me mbaresat rasore përkatëse, teksa është lakuar gjithnjë edhe ajo vetë. Sot shqipja ka lakim të shquar dhe të pashquar, sikurse ka edhe temë të shumësit të ndryshme nga tema e njëjësit; të dyja këto zhvillime e largojnë nga modeli indo-europian i latinishtes (ose i rusishtes).
Unë besoj se, funksionalisht, do të ishte mirë që shqipes së sotme t’i njiheshin vetëm tri rasa: emërorja, rasa e drejtë (kallëzorja) dhe rasa e zhdrejtë (gjinorja, dhanorja dhe rrjedhorja).
Nese e kuptova mire, thirrores mund ti themi rase vetem nese e krahasojme me latinishten(ku edhe aty nuk ndryshon nga emerorja) por jo brenda perkufizimit qe i kemi dhene ne fjales rase.
Po e njejta gje me rasen vendore, jo se nuk eshte rase ne kuptimin joshqiptar te fjales, porse ne ate shqiptar eshte formalisht identike me rrjedhoren.
Mirepo rrjedhorja eshte identike me dhanoren e megjithate quhet rase me vete, keshtu qe edhe dhanorja apo rrjedhorja ne baze te atij parimi nuk duhet te jete rase. Si eshte zgjidhur kjo ?
Kurioziteti im eshte rasa vendore e vjeter, duke qene se fjalite ku ka vendore jane duke u zhdukur nga qarkullimi.
Ne poezi perdorimi i vendores me duket mjaft pozitiv si psh.
Qiejve te pafund kam shetitur…etj
Rrugeve te evropit jam tretur…. etj
A eshte e dobishme te ruajme vendoren ? Pa te keto siper do benin:
Neper qiejte e pafund kam shetitur…..
Neper rruget e evropit jam tretur…..
Forca e vendores me duket me e madhe.
Mua me duket gjinorja e shqipes eshte e pasur ashtu si format e shquar e pashquar e pasurojne gjuhen. Mos e kam gabim ?
Gramatika e perpunuar a sherben per ruajtjen e fuqizimin e nje gjuhe apo eshte me mire gramatika e thjeshte ?
Hyllin, po u përgjigjem disa prej çështjeve që ngre:
Në latinishte thirrorja konsiderohet si rasë, sepse në një nga lakimet, përdor mbaresën unike –e (e cila nuk ndeshet në asnjë rasë tjetër; p.sh. et tu, Brute).
Rrjedhorja ende dallohet prej dhanores në shumësin e pashquar (merr mbaresën –sh).
Ato shembuj që sjell ti si të rasës vendore, morfologjikisht trajtohen si rrjedhore, në emër të parimit të unitetit formë/funksion.
Vendorja nuk është rasë sepse nuk ka mbaresa të tilla që ta diferencojnë nga rasat e tjera. Natyrisht, në shumë kontekste rrjedhorja përdoret me kuptimin e vendores.
Gjinorja e shqipes është unike, sepse asaj i lakohet nyja (një rasë e cila lakohet – nuk ndeshet në asnjë gjuhë tjetër i.e.; ki parasysh se nyja e gjinores lakohet për t’iu përshtatur rasës së fjalës paraprirëse).
Gramatika e standardit është artificiale; por morfologjinë e kanë sistemuar linguistë shumë të zotët dhe të përgatitur, si Shaban Demiraj, Mahir Domi dhe veçanërisht Fatmir Agalliu; prandaj ka një elegancë që ende mund t’ia dallosh, prapa shumëllojshmërisë së formave.
Me fal, qe po kembengul, por ne praktike lindin pyetje qe duan pergjigje.
Nese kam emrin rruge dhe e gjej ne fjali ne formen:
O rruge e mallkuar !
atehere cfare rase do ta quaj emrin rruge ketu apo qofte edhe ne c’kategori tjeter futet nese nuk eshte rasa thirrore?
Po ashtu nese ‘rrugeve kam shetitur’ e kam rrjedhore ne emer te parimit te unitetit forme/funksion, atehere ne fakt po nxitem te mos e perdor me si vendore.
Psh kur shkruaj mua me lind dyshimi se forma ‘rrugeve kam shetitur ‘ nuk i takon shqipes dmth menjanoj perdorimin e saj.
Me lart kur shkrova : gramatiken qe mesojme ’shkollave’ – forma ‘shkollave’ mu duk si e huaj kur ne fakt ajo eshte forme mese e lejueshme ne gjuhen e folur.
Pastaj ti them rrjedhore sesi me vjen,meqe rrjedhorja i pergjigjet nje pyetjeje krejt tjeter.
Me shaka do thoja se po me nxit ti them kekut byrek.
Kuptoj qe ndryshimi edhe minimal, eshte i domosdoshem per te cilesuar nje lakim rase, por nuk di sa besnik i qendron gjuhes shqipe ky kriter, meqe ne shqip ka ende emra qe realisht ne te folur i pergjigjen pyetjes ku ?.
1 – (O) rruge (thirrore)
2 – rruge (emerore)
3 – i/e rruges (gjinore)
4 – rruges (dhanore
5 – rrugen (kallzore)
6 – rruges (rrjedhore)
7 – rruges (vendore)
Faktikisht ne te folur e ne fjali, jam ne gjendje ti dalloj njera nga tjetra dhe me duket e dobishme ta di kete gje e do me pelqente qe kete gje ta mesoja ne shkolle e jo ndersa krahasoj per hesap tim latinishten me shqipen.
Te pakten te mesohet ne shkolle si ‘vecori’ krahas standartit me 5 rasa, per ndonje si puna ime, nuk besoj se kushton gje.
Nga pikepamja historike a mund te thuhet se shqipja e vjeter kish 7 rasa (me nje vendore e thirrore qe i permbush kriteret) apo ende nuk jemi ne gjendje ta percaktojme ?
Edhe 2 gjera te fundit para se te marr noten 😀
Ne emrat mashkullore, shqipja ashtu si ilirishtja mbaron me o, si ne shkurtime ashtu edhe ne emrin e plote (ilirisht Verzatis-Verzo) .
A mund te sherbeje si dallim -o ne fund te thirrores, meqe keshtu ndryshon nga emerorja ?
O Artan = Artano (Tano-Arto)
Tjetra i perket sidomos kallzores mashkullore ne 2 raste.
Kam degjuar format djalen e burren ne vend te djalin e burrin.
E kam djalen flori/ushtar/emigrant etj.
Praktikisht mbaresa femerore -en zevendeson mashkulloren -in.
Kallzorja me e perhapur, por lakimi behet njesoj si te ishte gjinia femerore.
Kam hasur, ‘nusja e djales’ dhe ‘i thashe djales’ .
Si ka mundesi qe ne dy fjale shume te perdorshme zbatohet gjinia femerore ?
Mos ka te beje me ndonje mbetje te formes se vjeter, qe lidhej me mbaresat -as, -is (si ne trakisht), ku -as i kaloi femerores -es dhe -is u kthyen ne mashkulloren -it, apo eshte nje anomali e cuditshme ?
Hyllin, o-ja e thirrores nuk mund të shërbejë për ç’thua ti, sepse nuk është e domosdoshme; mund ta thërresim dikë pa e përdorur fare (siç bëra unë në hapje të kësaj fjalie, duke t’u drejtuar ty).
Kallëzoret mashkullore djalën, burrën, shpjegohen ngaqë në disa dialekte nyja shquese në kallëzore –n i bashkohet temës së pashquar të këtyre emrave (djalë, burrë). Kjo nuk ka shumë lidhje me format femërore. Emrat mashkullorë me –ë përfaqësojnë një trajtë arkaike të sistemit emëror të shqipes (djalë, burrë, mjaltë, ujë, djathë).
/Emrat mashkullorë me –ë përfaqësojnë një trajtë arkaike të sistemit emëror të shqipes (djalë, burrë, mjaltë, ujë, djathë)/
Kisha nje pyetje xha xhai.
Eshte e vendosur ë-ja,ne goje gjate shqiptimit?
Nuk ju duket pak si artificiale kjo vendosje e –ë-se ne fund.Po te marrim kot p.sh,pa llogaritur lidhjen logjike dhe as shkrimore por vetem shqiptuese,nje krahasim me gjuhen angleze ose gjermane,shikojme qe emrat(edhe kategori te tjera) qe mbarojne me l(e),t,b,d,r(r) etj nuk shqiptohen kurre me –ë-fundore.Duke i dhene precdence shqiptimit,sepse shkrimi mendoj se eshte nje mareveshje kodifikimi i te shqiptuarit,mos valle kemi nje gabim vendosje,ose ndoshta deshire vendosjeje?Gabimi mos qendron tek ngaterrimi midis -ë-se shume vogel,te mezidegjueshme qe ne menyre natyrore orale mbajne keto bashtingellore kur gjenden ne fund te nje fjale me -ë si zanore e mirefillte.Veshet e mi,edhe pse shume te mprehte,nuk arrijne asnjehere te degjojn nje zanore *-ë te plote kur shqiptohen keto emra.
Nese e kuptova mire kete punen e rasave, ne shqipen e shkruar thirroren e kemi futur tek emerorja, ndersa vendoren tek rrjedhorja, ndersa nga pikepamja historike, shqipja e vjeter ka pasur 7 rasa dhe gjate ndryshimeve ne nje kohe te pacaktuar , humbi aftesine qe ne te shkruar te dalloheshin formalisht thirrorja prej emerores e vendorja prej rrjedhores.
Ne gjuhen e folur sidoqofte kemi pranine e 7 rasave, meqe perdorim lakimin e emrit per te treguar situata te ndryshme, thirrorja me pasthirrma ( o, or,a ?) apo me fuqizim theksi (zgjatje e zanores si ne shume gjuhe) qe e ben ne te folur te ndryshme nga emerorja dhe vendorja qe dallon prej emerores ne te njejten forme si dhanorja (si ne njejes ashtu edhe ne shumes) e qe mund te kuptohet vetem nese i pergjigjet pyetjes; ku?, pervec rasteve ; mal me mal, lule me lule,koder me koder, rruge me rruge,shtet me shtet etj. Ne keto raste te vecanta, rasa vendore eshte akoma me e shqueshme e njekohesisht me kurioze.
Persa i perket burre e djale, kam hasur edhe dhanore djales/burres e gjinoren, prandaj u bera kurioz e fola per gjini femerore, pasi ne rasat e siperme nuk ka nje -n (femerore/mashkullore) qe i ngjitet te pashquares ne vend te shquares, por nje -(e)s femerore ne vend te -(i)t mashkullore.
Kurioze e qe lidhet me kete siper eshte perdorimi i ‘cuni i lales’ e ‘zemra e lalit’, dmth barazvlefshmeria e ‘i lales’ (femerore) me ‘i lalit’ ( krah. nusja e djales = nusja e djalit).
Me kaloi ndermend se -as mund te kete qene gjinorja e vjeter duke pare format e sotme: banor i Tiranes = banor Tiran(e)as (tiranas), nderkaq e tiranes = tiranase, kjo sepse -as ka qene dhe eshte mbarese indoeuropiane, ndersa -s e -t, kane dhene e japin (te pakten) shumesin ne disa raste.
Trakishtja nuk jep burre, por bur e buris qe i qendron fiks edhe tjetres phyr-phir e phyris(phiris), cka logjikisht nese shqipja (grupi iliro-trako-dak) ka lidhje me trakishten per krahasim do sillte ne shqip, burr dhe burrit krahas bir dhe birit.
Fonetikisht kemi kalim te persorur ne keto fjale, meqe ne shqip kemi kalimin r- rr (bur-burr) dhe ph-b (phir- bir), keshtu qe fjala burr-ë, duket me e vonshme (le te themi krahinore me mire) se burr.
Po ashtu uje(i grupit) ka gjasa te mire te kete qene femerore meqe mbaresa me -a jepet ne shume gjuhe(ala-akala-voda).
Ka nje fjale tjeter gjinia mashkullore qe lakohet si femerore, palle/a; palle, i palles, palles- i thuaj atij ‘palles’ (dhanore) te vije ketu.
Nxuarri ‘pallen’ e llamurisi
karadak ce lanetisi… thote nje kenge labe.
Ketu ka dicka qe vertitet rreth gjinores se vjeter qe mua me shpeton, prandaj do me pelqente shume sqarimi i nje profesionisti.
Po i bashkangjis idese se mesiperme edhe dy fjale te gjinise mashkullore qe lakohen si te ishin femerore, baba e tata.
Baba shpreh vecorine e dylakimshmerise, ndersa tata lakohet vetem si femerore.
Baba – babai, jep
babe, i babes, babes, baben, babes e njekohesisht; babai, i babait,babait,babain(babane-babene) babait si dhe babi, i babit,babit,babin,babit.
Tata jep vetem femerore, tata, i tates,tates,taten,tates.
Nderkaq perkedhelia bab-us(h), lakohet vetem si mashkullore.
Emrat ilire,maqedonas e epirote jane shume kurioze.
Emrat e meshkujve mbarojne ne te shumten e rasteve me -is,-as,-us,-os ndersa emrat e femrave nuk i njohin keto.
Psh Bardhyl-is, Kleit-us, Hyll-us(hyll-os),Perdik-as, Amynt-as, Alket-as, Grab-os, Pyrrh-us, Pleurat-us, Baralir-is, Karavanti-us, Teutik-us, Andet-is(us), Verzat-is, Daz-as, Skerdilaid-as, Ballai-os etj apo hyjnite; Medaur-us, Dyal-us, Bind-us, Armat-us, Vidas-us etj.
Emrat e femrave mbarojne pergjithesisht me -a; Birkena, Audata, Teuta, Etleva(Etuta), Andia,Andetia apo hyjneshat;
Sentona, Thana, Anzotika, Ika,Latra. Ne fakt Sentona mbaron me -ona ndersa Anzotika me -ika.
Praktikisht keto fjale mashkullore qe lakohen si femerore, ne formen perkedhelese, bab-us(h), djal-os(h) apo perbuzese, burr-ec, pall-os(h), lakohen vetem si mashkullore.
Latinishtja perdorte vetem -us per emrat mashkullore, nderkaq ilirishtja dhe greqishtja kishin shumellojshmeri ku perfshihej edhe -on, si Bato-Bat-on per ilirishten e Plato-Plat-on per greqishten e vjeter.
Keshtu problemi i rasave vetem me latinishten ‘e shtrenguar’ , nuk besoj se zgjidhet, nderkaq mjaft kurioze mu duk kallzorja e greqishtes gjinia femerore:
Njejes γλῶσσαν (glôssăn) e shumes γλώσσας (glṓssās)
Praktikisht e njejte me shqipen, njejes; gjuhe-n e shumes gjuhe-t (t nga s e vjeter).
Greqishtes se vjeter i mungon rrjedhorja dhe vendorja.
Xha xha shume interesante kjo ceshtja e rasave, hedh uje ne mullirin e vjetersise duke pare mungesen e rasave ne gjuhet neolatine ( italishtja e frengjishtja) dhe te vete lokativit ne latinishten moderne.
Shqipja ne te folur ruan 7 rasa (ne te shkruar 5), 2 me shume se greqishtja e vjeter, njesoj si latinishtja e vjeter e ndryshe nga neolatinet qe i kane humbur.
Cik si e pamundur qe latinishtja e folur ti dhuroje shqipes se folur 7 rasa, ndersa po ne te folur i humb per vete.
Hyllin, ti bën një ngatërresë themelore këtu: supozon se s-ja fundore e gjinores është mbaresë e lakimit të emrit (dhe e krahason pastaj me mbaresat e ngjashme në gjuhë të tjera indo-europiane). Mirëpo s-ja e gjinores në fjalë si nuse-s nuk është mbaresë e lakimit të emrit, por forma e nyjes shquese të prapavendosur (mbaresa e gjinores së emrit shfaqet kur emri lakohet në trajtën e pashquar: nuse-j-e, dhe është pikërisht -e). Ti harron që në shqipe emrit i lakohet edhe nyja e prapavendosur; dhe lakimi i nyjes ndodh në mënyrë historikisht të pavarur nga lakimi i emrit vetë – prandaj edhe flitet për lakim të shquar dhe të pashquar në shqipen. Për shembull, në lakimin e emrave mashkullorë, mbaresa e gjinores njëjës është –i/u (i/e një qen-i), ndërsa forma gjinore e nyjes së shquar është –t (i/e qeni-t). Prandaj, nuk ka arsye që të krahasohen format rasore të nyjes shquese së shqipes (e cila rrjedh nga një përemër) me format e mbaresave të lakimit indo-europian burimor të emrit; meqë nyja shquese ka qenë origjinalisht përemër dëftor dhe është lakuar si e tillë.
Pikerisht , ndarja e shquar- e pashquar mund te kete shkaktuar edhe pergjysmimin e mbaresave dhe lindjen e nyjes se shkeputur ne gjinore dhe mendoj se kjo mund te verehet tek fjala burri. Si te thuash me mjetet e nje lakimi u bene te mundur, e shquar – e pashquar.
Emerore burr-e ———– burr-i
Gjinore i/e nje burr-i —— i burr-it
Dhanore nje burr-i ——– burr-it
Kallzore nje burr-i ———- burr-in
Rrjedhore nje burr-i ———- burr-it
Nese nisemi nga trakishtja burr – burris e bir- biris besoj se mund te kemi tek nje lakim unik:
thirrorja burr(é)
emerorja burri
gjinorja burr(i)as ( kjo jep mundesine te dalin nyjet i/e/se(te) – kjo mesapisht ‘Dek-ias Artah-ias’ mund te kete qene gjinorja.
dhanorja burris(t)
kallzorja burrin
Rrjedhorja burris(t) ?
Vihet re ne lakimin e sotem forma burri ne 9 nga 10 lakimet e bashkuara, teorikisht ne lakimin unik njejes mund te jete emerorja.
Mendoj se kjo respekton edhe prapashtesat e emrave mashkullore iliro-maqedonas qe permenda, ka -is, -as/-es , -n (bato-n/plato-n).
Para se nje te quhet Verzatis apo Pleuratus, ka Verzat e Pleurat e meqe -at eshte mbarese tjeter e njohur ka nje rrenje Verz e nje Pleur, dmth vendosja e -is apo -us ne emer duhet te jete ndonje nevoje e kjo mund te pasqyroje mbaresat e rasave.
Sigurisht qe nuk ve doren ne zjarr per asgje, por nje intepretim i te dhenave mund te jete edhe ky.
Kemi trakishten dhe mesapishten qe mund te na ndihmojne.
Pyetje qe t’iu kthej pak ne diskutim:
Vendorja vetem ne forme, apo edhe ne funksion eshte identike me rrjedhoren. Pyes sepse te gjithe shembujt qe “bredhin mendjes” se Hyllinit rrjedhin prej pyetjes “prej”. Shetit prej maleve, bredh prej luleve, fluturon prej qiejve, jam prej rruges, kerkoi prej skutave, etj.
Jo me lulian t’morrsha t’ligat, se asnje nuk rrjedh prej pyetjes ‘prej’.
Vetem ti i njeh format shetit prej luleve apo jam prej rruges, se gjithe shqiptaret njohin ‘shetit luleve’ dhe ‘jam rruges’..
Vendorja formalisht eshte identike me dhanoren sepse vendorja ne shumes ben si dhanorja e jo si rrjedhorja, po ne njejes eshte si dhanorja, pervec rasteve; lule me lule, mal me mal etj.
Do nje vendore qe eshte si rrjedhorja?
Gjate bregut te detit, gjeta nje shishe me nje leter brenda.
ku e gjete shishen ? Gjate bregut. Ketu ‘gjate’ sherben per te forcuar/qartesuar vendoren po mund ta heqim fare mire per te mos i dhene fryme ‘rrjedhores’ e te themi:
Gjeta nje shishe bregut te detit.
Kjo ka te njejten logjike te rrjedhores me ‘prej’.
Kete dhurate e kam prej Agronit.
Prej sherben per ti dhene rrjedhoren Agronit.
Mua me vjen keq qe nje person si ti (dicka e pertyp nga gjuhesia) ngelesh peng i formalizmit.
Vendorja nuk eshte e vetmja rase formalisht e demtuar, sepse logjika e shqipes te ofron te pakten 2 rasa te tjera formalisht te demtuara qe e cojne numrin e rasave ne 9.
Njeriu naten fle gjume. Naten e kaluar nuk vura gjume ne sy.
Nese ‘naten’ ketu eshte logjikisht rasa kallzore, une jam ne thelb kinez. Si kallzore kemi:
Naten e mire lale.
Shembuj te tjere te rases kohore (formalisht e demtuar) qe ne perdorim ne te folur jane:
Vitin e kaluar pati rritje prodhimi.
Muajin e ardhshem parashikohen shira te fuqishem.
Kur ? – pergjigja: vitin/muajin
Tani ti mund ta vesh sa te duash ne kallzore meqe formalisht mbaron me -n po ama kjo nuk ja heq thelbin si rase kohore qe i pergjigjet pyetjes kur?.
Ne kallzore une nuk e di nese futet fjala ‘punë’ tek ky dialog:
Tani – Luliani ka gjetur (nje) punë.
Beni – Cfare pune ?
Tani – Nuk e di cfare pune.
Ketu pun-e eshte krejtesisht anomali per kallzoren sepse formalisht nuk mbaron me -ë por me -e.
Po ashtu shumesi eshte po aq anomal.
Tani – Beni , hajde se babi me tha se kemi shume ‘punë’ per te bere.
Beni – Cfare punësh ?
Tani – Nuk e di cfare punësh,se nuk ma tha.
Ketu mbaresa e emrit ‘punesh’ eshte me -sh.
Hajde e merre vesh tani se cfare rase eshte fjala pune ne kete pyetje.
Ashtu si rrjedhorja gjehet me ane te pyetjes ‘prej kujt?’, fare mire me pyetjen ‘drejt kujt ?’ mund te gjejme drejtimin dmth kahun e levizjes.
Kur je ne mal mes shokesh dhe njeri largohet ti kur pyet :
Nga/kah shkoi Beni ?
e merr pergjigjen:
Mori majes se malit…. apo: mori drejt majes se malit. – per ty eshte mese normal si dialog apo jo ?
Ja qe ‘majes’ ne rastin tone nuk eshte jo vetem rrjedhore por as vendore, sepse fjala ‘majes’ tregon kahun e levizjes,pasi ate kerkove te dish.
Po ashtu nese pergjigja do ishte: Mori (drejt) rrezes se malit. – perseri ‘rrezes’ eshte rasa kahore (drejtimore) e jo vendore e aq me pak rrjedhore, sepse ti kerkon te dish kahun e levizjes.
Pra shqipja me ane te lakimit te emrit, ty te ofron te mos thuash thjesht lart, poshte, majtas,djathtas,perpjete etj por te perdoresh pikerisht pika referimi te nje mali ne rastin tone, per te treguar kahun e levizjes.
Kjo nga pikepamja logjike nuk mund te mos jete rase, pasi kemi lakimin e emrit dhe pyetjen perkatese ‘kah?'(drejt kujt).
Nga ana formale kemi probleme jo vetem me kete rase po me shume rasa.
Logjikisht kemi 9 rasa te qarta, formalisht jo. Atehere ne gjuhen e shkruar, zgjidhja do anoje o nga forma o nga logjika se kompromisi mes logjikes dhe formes qe nuk eshte ne gjendje ta shprehe qartesisht e ne menyre te pangaterrueshme thelbin, nuk eshte i mundur.
Gjuhetaret tane kane anuar nga forma, kjo eshte zgjedhja e formalistit meqe gjuha e shkruar eshte produkt i formalizmit, por kjo nuk do te thote qe ne te folur 9 rasat nuk jane dhe ne fakt jane qartesisht te dallueshme, meqe ne te folur nuk i plas kujt dhe aq per formen por per thelbin dmth mbivendosja e formes nuk sjell moskuptim apo keqkuptim.
Ne te folur ne sna intereson sa rasa ka shqipja, se lakimet si mesojme ne shkolle por gjate komunikimit.
-Naten qe kaloi svura gjume ne sy.
Ne te folur perhere do jete pyetja ‘kur?’ qe do vijoje e kurre pyetja ‘ke?’, pavaresisht se do themi qe ‘naten’ eshte rasa kallzore. Ky eshte thjesht mirekuptim mes palesh/paleve qe kekut ti themi byrek.
Cka me intereson, nuk eshte debati pak i frytshem, se c’eshte rasa, por te kuptojme se cilat ishin mbaresat e 9 rasave (te pakten 9) ne shqipen e vjeter, para se nderhyrja e ne, neper, tek, nga etj te bente zhdukjen e mbaresave e keshtu te sillte demtimin formal te rasave.
Tokarishtja ka 10 rasa, hatishtja (gjuha hitite) 9 rasa
, shqipja deshmon per (te pakten) 9 rasa, nderkaq tokarishtja dhe hatishtja, thone se i kane perftuar nga gjuhe joindoeuropiane rasat shtese mbi 8.
Pse ? Sepse mbi 8 nuk lejohet. Pse nuk lejohet? Hajde e merre vesh po ishe i zoti.
Praktikisht shqipja nga pikepamja logjike nuk zoteron me instrumentalin ,meqe perdorim perhere ‘me’ apo ‘nga’ para emrit keshtu nuk ka me nje lakim specifik, por shqipja ka kohoren dhe kahoren(drejtimoren), qe nuk i ka indoeuropianishtja e laboratorit.
Hatishtja e ka pase kahoren (allativo apo direttivo) ashtu si greqishtja e vjeter, prandaj nuk e kuptoj si e kane hequr nga indoeuropianishtja ‘meme’.
Nderkaq kohorja eshte vetem e shqipes por nuk kam me te voglen ide sesi ka qene formalisht me pare kur i plotesonte edhe formalisht te gjitha kriteret, dmth jo vetem te lakimit por edhe qe ky lakim, te mos i bjere ndesh nje rase tjeter.
Problemi me anen formale te rasave te shqipes eshte me i kuptueshem nese bejme nje krahasim.
Osumi dhe devolli, ne kohen e vjeter kane pasur 2 derdhje te ndryshme e ishin lumenj, por me kalimin e kohes u bashkuan e formuan Semanin. Tani ata nuk jane me lumenj por dege te Semanit.
Po njesoj Eufrati dhe Tigri kane pasur derdhje te vecanta, por me kalimin e kohes formuan Shat el Arabin, dmth tani nuk jane me lumenj por dege te lumit Shat el arab.
Si per Osumin e Devollin ashtu edhe per Eufratin apo Tigrin, vazhdojme te perdorim fjalen lume e jo dege lumi.
Aq me teper nga pikepamja historike do perdorim fjalen lume.
Keshtu edhe me rasat si vendorja me dhanoren. Kemi mbivendosjen formale te 2 rasave e keshtu asnjera nuk ka me ‘derdhje’ autonome. Ja leme formalisht gjinores(njejes e shumes) meqe eshte me e nevojshme apo mbaresat jane te sajat qe ne kohen e vjeter, por skemi pse te mohojme qe ne antikitet ekzistonte vendorja.
Problemi themelor tani per mua, eshte kur u formua kohorja e si bente.
…..Praktikisht shqipja nga pikepamja logjike nuk zoteron me instrumentalin ,meqe perdorim perhere ‘me’ apo ‘nga’ para emrit keshtu nuk ka me nje lakim specifik, por shqipja ka kohoren dhe kahoren(drejtimoren), qe nuk i ka indoeuropianishtja e laboratorit………….
Interesante eshte camerishtja,ne mikrofjalen e kahores.Dialekti Cam perdor “kah” ne vend te “nga”.
Hyllin analiza jote eshte shume llogjike dhe kuptohet shume thellesore.
Ju keni mare nje shembll me Osumin e Devollin,me rezultat Semanin.Shiko njehere harten e Italise dhe ke nje lume nga veriu me emrin “Trebija”.Shiko dhe sa degezime ka.Emri i formuar i lumit meme permban vendore-rjedhoren ne konceptin llogjike kodike ndertimor.Ketu kemi perdorim kodik,ku nje fjala e re e formuar ka te koncentruar vendoren dhe shumesin me ane te kodit “s” ose “sh” ose te zgjedhjes dhe mbledhjes se nje koncepteve te tjetera analoge te ndertuara me pare per percaktime te tjera.Vete “s” tregonte per te paret njerezore gjuheformues, fundin e nje shumesi gjerash,mbledhjen e tyre dhe pronesine vendore njekohesisht. Prandaj paraqiten keto te ashtuquajtura “anomali” ne krahasueshmeri me gjuhet e regulluara me “shiringa” moderne.Gjuha shqipe ka levizje kodike brenda njesise “fjale”,e cila s’mund te futet teresisht ne teorite formale moderne gjuhesore te rasave.Kjo sepse shkrimi(ose rishkrimi) i vone nuk arriti ta azushtoi plotesisht ate.
Cilat jane fjalet qe kane perdorim te larte edhe po te jesh i izoluar neper male,per shembull?
Per cilen izoloim ne lidhje me perdorimin e keni fjalen xha xha?
Sepse,kemi perdorim te larte te fjaleve edhe ne kushtet e izolimit,por kemi dhe mbrojtje te te ketyre fjaleve nga kushtet e izolimit.
“Sa here jam une i detyruar te persiris te njetat fjale ne kushtet e komunikimit te detyruar me qeniet e tjera” varet sa une jam i izoluar n’lidhje me te elementin njerezor te panjohur ose te “huajin”?
P.sh,nese ne jemi nji fshat ne malesine e madhe dhe kemi aty prej’po e zeme 5000 vjetesh”,cilat fjale kane qene te detyruara te perdoren me shume dhe sa prej tyre qe dolen mbiuje nga mbiperdorimi u ndihmuan te vijne ne ditet tona te gjalla si rezultat i izolimit te grupit?
Pra,une mendoj se ato jane te lidhura.Krijimin e tyre e ka percaktuar detyrshmeria e komunikimit,perdorimin e tyre e ka percaktuar frekuenca e ndodhjes se fjales e varur nga veprimet tona jetesore me te ushtruara dhe izolimi ka ndihmuar ne mosshqetesimin dhe prishjezevendesimin e nje njesie nga njesi te tjera konkurrente te brendshme me tendence zevnedesuese si rezultat i presionit te natyrshem te grupit mbi individin per te kenaqur interesin e madh jetesor “per tu marre vesh me njeri tjetrin”.Nese dikush do te kerkonte te ndryshonte nje fjale qe e kishte vendsour grupi,ai me pare do te duhej te pranonte moskuptimin qe kishte nga grupi,e cila mund te kishte pasoje ne mbijetesen e tij materiale.Pra ai do te quhej “budalla” prej grupit.Derisa ne e kemi kete njesi,qe mirepercakton nje objekt ose veprim,pse do te duhej te zevndesohej nga cilido dhe ciladonjesi tjeter?
Izolimi nuk ndikon me kur gjuha behet masive dhe ze me shume se nji fshat e qytet.Pra,kur vime ne kohet moderne.Por jo ne kohet e krijimit te rritjes se lumit gjuhesor.Nga ky moment bashkesia e fjaleve me te perdorshme ne kushtet e nje izolimi grupor,quhet “gjuhe’ dhe njesite e tjera per te njetin objekt ose veprim quhen gjuhe te huaja,pamvaresisht se ato mund te jene te fshatit fqinje.Sduhet ta mendojme gjuhe sikur shet krijuar sot dhe per ni dite.Gjuha ka filluar te ndertohet kur biles nuk ekzistonin as fshatrat por shpellat.
Anglishtja(dhe shume te tjera para dhe pas saj),saktesisht vuan nga ngaterresa e fshatrave apo ka bere mbledhjene gjithe shpellave te para te Europes,te cilen fatekeqesisht ata qe nuk kane intres bejne sikur nuk e kuptojne.Shqipja nuk mendoj se ka vuajtur nga nje gje e tille.Disa jane menduar me qellim ta semurin nga nji gje e tille,huazimi.Shqipja ka shume pak huazime,per pjesen me te madhe te atyre qe e akuzojne jane krijime te mirefillta te sajat te c’pronesuara ne menyre te njeanshme nga “postulatet, dogmat dhe orientimet ideologjike fetare”.Per mua nuk ka rendesi se kush e ka bere dhe kush e ben.Le te jete ish papa ortodkso-katolik-myslyman apo pershembull edhe;”Roger D.Woodard” opo Andrew Van Vranken Reymond i Universitetit te Buallit.