VARGJE TË PANJOHURA TË CHARLES BAUDELAIRE

Pas dy javësh, më 22 nëntor, shtëpia e ankandeve Art Valorem do të nxjerrë në shitje te Hotel Drouot, Paris, një kopje të botimit origjinal  të përmbledhjes poetike të Charles Baudelaire, Les fleurs du Mal. Lexuesi që do të ketë fatin ta shfletojë, në faqen 53, në vazhdim të poemës Les Bijoux, do të zbulojë një strofë të nëntë të panjohur, të lënë aty nga dora e vetë poetit të madh.

Charles Baudelaire e nënshkroi kontratën për këtë libër më 30 dhjetor 1856 me botuesin e tij Auguste Poulet-Malassis. Libri u botua më 1857 dhe menjëherë më pas shpërtheu skandali. Gjashtë prej poemave të tij u gjykuan si të pamoralshme dhe u censuruan, midis tyre edhe Les Bijoux, që flet për një grua, trupi i së cilës është mbuluar vetëm nga bizhutë.

Botimi për të cilin po flasim është ai i pari, i pacensuruari.

Yves Le Dantec, një njohës i shkëlqyer i poetit flet që më 1961 për ekzistencën e kësaj strofe, ndërkohë që përgatiste veprën e Baudelaire-it për kolanën luksoze e tepër të zgjedhur, Éditions de la Pléiade. Me këtë rast ai i shkroi pronares së librit ku gjendej edhe strofa e lënë me shkrimin e autorit, se kishte për qëllim të përfshinte në botim edhe atë, duke theksuar se: “… Nuk e shoh të nevojshme të këmbëngul pranë jush për interesin primordial të zbulimit të strofës së pabotuar të poetit”.

Diçka nuk funksionoi dhe strofa mbeti e panjohur edhe për pesëdhjetë vjet të tjera. Për historinë e kësaj kopjeje kaq të çmuar thuhet se fillimisht ajo ishte firmosur nga autori për Gaston de Saint-Valry, një kritik dhe gazetar i njohur i mesit të shek. XIX-të.

Strofa është këtu poshtë, e shoqëruar nga një përkthim teknik.

Et je fus plein alors de cette Vérité:  Dhe atëherë përplot me këtë të Vërtetë:
Que le meilleur trésor que Dieu garde au Génie Që më i miri thesar që Zoti ruan për Gjeninë
Est de connaître à fond la terrestre Beauté Eshtë të njohë me rrënjë Bukurinë tokësore
Pour en faire jaillir le Rythme et l’harmonie. Që të shpërthejë prej saj Ritmin dhe harmoninë.

Libri është vlerësuar midis 60 dhe 80 mijë eurove. Megjithëse jepet një vlerësim i përgjithshëm paraprak, ankandet gjithmonë rezervojnë të papritura. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një poet si Ch. Baudelaire, që e nxori poezinë në brigjet e një moderniteti të tillë ku edhe sot, pas gati 200 vjetësh, askush nuk ka mundur të shtojë gjësendi më shumë.

 

(c) 2019, autori.

4 Comments

  1. Per te evituar cdo keqkuptim:

    Eshte: “…një kopje të botimit origjinal të përmbledhjes poetike….”

    apo duhet te jete: “…një egzemplar të botimit origjinal të përmbledhjes poetike….”

  2. Kopje e tirazhit te pare (te dyja jene huazime, por parapelqeva kete meqe eshte me e vjeter), e atij te vitit 1857. E shoh qe gjithandej cilesohet si “botimi origjinal”, mbase sepse ishte me i ploti, ai qe u botua sipas doreshkrimit origjinal per te cilin u lidh kontrata. Se edhe kur u rihabilitua, me pas, ne fakt u hoq akuza per fyerje te namuzit publik, por jo ajo per “erotizem”, keshtu qe perseri nuk u botua versioni i plote, “origjinali”. Madje duhet pritur gati 100 vjet. Dhe, meqe ma kujtove, mund te jete subjekt i nje shkrimi tjeter se eshte nje aventure interesante qe ndryshe nga sa mendohet, zgjati deri as L2B.

  3. À une passante
    La rue assourdissante autour de moi hurlait.
    Longue, mince, en grand deuil, douleur majestueuse,
    Une femme passa, d’une main fastueuse
    Soulevant, balançant le feston et l’ourlet;
    Agile et noble, avec sa jambe de statue.
    Moi, je buvais, crispé comme un extravagant,
    Dans son oeil, ciel livide où germe l’ouragan,
    La douceur qui fascine et le plaisir qui tue.
    Un éclair… puis la nuit! — Fugitive beauté
    Dont le regard m’a fait soudainement renaître,
    Ne te verrai-je plus que dans l’éternité?
    Ailleurs, bien loin d’ici! trop tard! jamais peut-être!
    Car j’ignore où tu fuis, tu ne sais où je vais,
    Ô toi que j’eusse aimée, ô toi qui le savais!

    1. Vetëm një gjeni i tillë është në gjendje që edhe me një varg aq klasik, gati akademik të japë me pak penelata tabllonë e një « galanterie » urbane, qe mund ta shohesh edhe sot ne cdo qytet te diteve tona, madje me zhurmat perketese, gati zanore, pra. E imagjinoj tek kthen një gotë të tretë a të katërt a të pestë në anë të vitrinës së një bari, krejt i i acaruar, i inatosur, i çartafillosur dhe befas sheh « atë », e hajthme dhe e fisme, siç thotë, ecja e së cilës ngre e lëkund fustanin me një palëz të qendisur në « këmbën prej statuje », per te befasur:

      Un éclair… puis la nuit ! – Fugitive beauté
      Dont le regard m’a fait soudainement re
      naître,

      Ja u kthye perseri ne jete dhe i qeteson tonet për të shtuar trishtueshem: Se nuk e di ku ti shkon, ti nuk e di ku vete unë.

      Dhe kur mendon se kaq ishte, përshkrimi i një vegim që u mbyll sikundër Un éclair… puis la nuit, ai i kthehet edhe një herë dhe duke përdorur një conditionnel passé në vargun më poshtë, lë të kuptojë perfundimisht se ështe fjala është për një accomplissement dans l’irréel:

      Ô toi que j’usse aimée, ô toi qui le savais !

      Merci AD që na kujton gjera te harruara!

Comments are closed.