SHANSI I FUNDIT

nga Gjilpëra

Nga pemët e shumta ndonjëherë nuk dallojmë dot pyllin. Duke ngulmuar që të provojmë me argumente juridike që dekreti i presidentit është i ligjshëm, apo në të kundërt, që ai me anulimin e zgjedhjeve ka shkelur ligjin, më duket se nuk i biem në të thelbit të çështjes: që vendimi i presidentit është politik, dhe si i tillë nuk ka kuptim që të mbrohet apo të hidhet poshtë vetëm me arsyetime juridike. Dekreti natyrisht që ka formën e një akti ligjor – edhe shpjegimi i presidentit përpiqet që t’i japë atij një bazë ligjore – dhe ai sjell me vete efekte ligjore, por mbështetja e tij është bërë mbi realitetin politik dhe social në vend sot, ai është vendim politik dhe qëndron, me gjasa, jashtë kushtetutës. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që të vendosë vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e dekretit, qeveria ka vetëm dy mundësi: ose të pranojë dekretin dhe të mos bëj zgjedhje në 30 Qershor, ose të shkarkojë presidentin dhe të zgjedhë një tjetër, i cili të anulojë dekretin e Metës ose të rivendosë edhe njëherë me dekret të ri zgjedhjet në datën 30. Po përpiqem të argumentoj, pa pretenduar as pagabueshmëri e aq më pak një trajtim shterues në lëmin juridik – kadilerë nga halli, si tha Ardian Vehbiu.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon vetëm një rast kur zgjedhjet vendore nuk mund të zhvillohen (neni 170, pika 6):

“Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.”[i]

Më qartë se kaq, besoj, kushtetuta nuk mund të shprehet. Zgjedhjet vendore mund të anulohen vetëm kur kemi gjendje të jashtëzakonshme.

Po ashtu sipas Kushtetutës ligji për gjendjen e jashtëzakonshme miratohet nga Kuvendi, me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 81, pika 1, germa dh), si më poshtë (neni 173, pika 1):

“Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.”

Prej këtej, dy përfundime mund të nxirren menjëherë për dekretin presidencial të anulimit të zgjedhjeve: që presidenti, së pari, nuk u mbështet mbi kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe, së dyti, që nuk është kompetencë e tij shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Arsyetimi, përse presidenti megjithëkëtë vendosi të anulojë zgjedhjet, është se kështu si paraqitet situata në Shqipëri sot, edhe pse de jure nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ai de facto e sheh vendin në një gjendje të tillë dhe me këtë konkluzion para syve ai vendosi të shtyjë zgjedhjet vendore.

Kjo gjë duket në shpjegimin që presidenti dha për dekretin e shfuqizimit të zgjedhjeve, ku edhe pse (natyrisht) nuk përmenden asnjëherë fjalët “gjendje e jashtëzakonshme”, përshkrimi i situatës politike në vend si “një klimë e theksuar konflikti që rrezikon stabilitetin e rendit publik, çka do të përbënte rrezik edhe për vetë sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë” me pasojë të mundshme krijimin e “një konflikti civil, gjë e cila përbën rrezik serioz për dëmtim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, stabilitetin demokratik të vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues[ii], nuk është gjë tjetër veçse përshkrimi i një gjendjeje de facto të jashtëzakonshme.

Nisur nga ky interpretim i situatës presidenti vendosi anulimin e zgjedhjeve pasi “bashkëjetesa demokratike dhe uniteti i popullit janë parime kushtetuese që duhen mbrojtur, përpara çdo rregullimi tjetër dytësor apo formal” (theksimi im).

Anashkalimi prej presidentit, pra, i nenit të kushtetutës mbi zgjedhjet vendore dhe i Kuvendit mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme është i ndërgjegjshëm – si “rregullim dytësor dhe formal” – përpara rrezikut të një konflikti civil të përmasave kombëtare, ku rrezikohen rendi publik dhe ai kushtetues, siguria e jetës së qytetarëve, e pronës publike dhe private, si dhe vetë funksionimi i shtetit.[iii]

A i lejohet presidentit marrja e vendimeve duke anashkaluar kushtetutën dhe kuvendin? Në një situatë normale, përgjigjja është e qartë dhe qartazi e natyrës juridike: sigurisht që nuk i lejohet. Por në situatën e një gjendjeje të jashtëzakonshme, atëherë dhe vetëm atëherë kur prioritet numër një është mbrojtja e shtetit dhe shmangia e anarkisë, kur ligjet e bëra për kohë normale nuk japin dot përgjigje të qartë, ose kur ato nuk shmangin dot konfliktin civil dhe kaosin si pasojë e bllokimit institucional dhe antagonizmit të partive politike, a nuk mundet (dhe duhet) atëherë që përgjigja të jetë politike? Kuvendi i sotëm në Shqipëri është praktikisht jo-funksional dhe me gjasa jo-kushtetues, institucionet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë aktualisht mungojnë ose nuk funksionojnë, partitë politike e injorojnë dhe e shkelin Kushtetutën kur u vjen për mbarë, pra në këtë situatë, kur kuajt kanë marrë arratinë prej kohësh, ne kujtohemi të mbyllim derën e grazhdit në emër të “mbrojtjes së kushtetutës”?

A është situata në Shqipëri e tillë që vendi të rrezikohet nga një konflikti civil i përmasave kombëtare me pasoja të rënda për sigurinë e jetës dhe pronës dhe që rrezikon funksionimin e shtetit? Kjo është natyrisht çështje interpretimi, por nëse ndjekim përshkallëzimin e tensioneve politike dhe konfliktit ndërpartiak në gjashtë muajt e fundit – djegien e mandateve parlamentare nga opozita dhe shpalljen e bojkotit të zgjedhjeve, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit si kusht për bisedime, publikimi nga media brenda dhe jashtë vendit i regjistrimeve (të paverifikuara) me anëtarë të partisë në pushtet dhe pjesëtarë të krimit duke vjedhur votat në zgjedhjet e mëparshme – bllokimin institucional në rritje, kapërcimin e antagonizmit partiak nga brenda parlamenti dhe mediat, te protestat masive në rrugë dhe dhunën në rritje kundër dhe prej organeve të mbrojtjes së rendit publik, atëherë situata sigurisht që mbart një rrezik të tillë.

Katalizatori i këtyre zhvillimeve ishte protesta masive e studentëve gjashtë muaj më parë, e cila tronditi me masivitetin e saj dhe mbështetjen popullore që ajo mori jo vetëm qeverinë dhe partinë në pushtet, por, më kryesorja, edhe trembi seriozisht opozitën për rolin dhe pozicionin e saj në zhvillimet e ardhshme në vend, kundrejt pakënaqësisë në rritje të qytetarëve me keqqeverisjen dhe korrupsionin e qeverisë socialiste në njërën anë, dhe dobësitë e brendshme të PD-së dhe LSI-së në anën tjetër, çka do të provokonte ngritjen e lëvizjeve dhe partive të reja jo-parlamentare (“të rrugës”) jashtë ndikimit të tyre, çka çoi në ndërmarrjen e hapit sa efektiv aq edhe demoniak të djegies së mandateve parlamentare dhe daljen në protesta, duke kapur kështu përsëri “rrugën” dhe duke marrë prapë nën kontroll zemërimin popullor kundër qeverisë. Hedhja përfundimisht në erë e Kushtetutës dhe e rregullave të lojës demokratike nga ana e opozitës ishte triumfi i interesave të ngushta partiake përballë atyre të demokracisë dhe të vendit.

Dekreti i presidentit është, në fakt, një shans që duhet t’i hapë rrugën në mos një kompromisi të shpejtë mes qeverisë dhe opozitës, të paktën qetësimit të përkohshëm të situatës dhe uljen e palëve në tavolinën e bisedimeve, duke hequr nga agjenda datën fikse të zgjedhjeve që rrezikon të kulmojë në përplasje civile dhe rrezikimin e jetës së qytetarëve, pronës publike, private dhe shtetit, në rast daljeje jashtë kontrolli të situatës në 30 Qershor. Do të ishte një shans i fundit nëse qeveria do të pranonte si fakt të kryer shtyrjen e zgjedhjeve nga presidenti, një tërheqje kjo që, bashkë me presionin ndërkombëtar mbi opozitën, do të mundësonte negociata shumëpartiake për daljen nga kriza, dalje e cila, kështu si kanë shkuar punët, mund të bëhet me krijimin e një qeverie teknike tranzitore e cila të organizojë pas tre ose katër muajsh bashkë me zgjedhjet vendore, edhe ato qendrore (ku PS-ja natyrisht që mund të marrë pjesë prapë me Ramën si kandidat për kryeministër) dhe ku palët njëkohësisht duhet të bien dakord për ngritjen – pas zgjedhjeve – të një grupi pune për organizimin e një Asambleje Kushtetuese me synim formulimin e një Kushtetute të re brenda vitit të ardhshëm, për të zëvendësuar kushtetutën aktuale që PS, PD dhe LSI e shkatërruan bashkërisht.

Me bërjen e zgjedhjeve duhet të përfundojë me dorëheqje edhe mandati i presidentit Meta, për tejkalimin flagrant, por të domosdoshëm, që u bëri kompetencave që i njeh kushtetuta.

Rruga tjetër është ajo e refuzimit të dekretit presidencial, këmbënguljes në mbajtjen e zgjedhjeve farsë në datën 30, me rrezikun tashmë akut të përplasjes së dhunshme dhe shkarjes së vendit drejt kaosit dhe konfliktit civil në javët dhe muajt në vijim.

Është shansi i fundit.

 

© 2019, autori. Të gjitha të drejtat të rezervuara.


[i] KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:

https://www.parlament.al/Files/sKuvendi/kushtetuta.pdf

[ii] PRESIDENTI META DEKRETON SHFUQIZIMIN E DEKRETIT NR. 10928, DATË 05.11.2018 TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”-ARSYET E SHFUQIZIMIT, pika III.

http://president.al/presidenti-meta-dekreton-shfuqizimin-e-dekretit-nr-10928-date-05-11-2018-te-presidentit-te-republikes-per-caktimin-e-dates-se-zgjedhjeve-per-organet-e-qeverisjes-vendore-arsyet-e-s/

[iii] Pyetjes nëse presidenti është nisur edhe nga interesa të ngushta partiake – si kryetar për një kohë të gjatë i LSI-së dhe si bashkëshort i kryetares aktuale të kësaj partie – natyrisht që nuk mund t’i përgjigjemi me siguri, por ndoshta me një pyetje tjetër, që çfarë avantazhi ka LSI-ja nga shtyrja e zgjedhjeve vendore krahasuar me mos-shtyrjen e tyre, nëse Meta do të kishte zgjedhur të rrinte indiferent ndaj krizës aktuale?

44 Komente

  1. Pritshmeria qe banditet, hajdutet e cubat te sillen ne menyre te pergjegjshme per te ndrequr meselene qe kane krijuar e me tej te ulen e te formulojne nje kushtetute te re mbasi shkaterruan ata aktualen, me duket goxha i cuditshem. Pritshmeria e pare duhet te ishte qe keta te gjithe duhet te merrnin ndeshkim jo vetem politik, por dhe penal per krimet qe kane kryer. Ne qofte se keta ulen e bejne ato qe pervijohen ne artikull, kane per tu ricikluar pa probleme sic ka ndodhur disa here ne keto 30 vjecar, por duke njohur Shqiperine e shqiptaret kjo eshte ajo qe ka me shume gjasa te ndodhi.

    1. Në fakt, unë nuk e pres formulimin e kushtetutës së re nga negociatat (kupto: pazaret) e liderëve të partive apo të ekspertëve të tyre, si ndodhi me kushtetutën e 2008-ës, por nga një Asamble Kushtetuese e cila, me përkufizim, mblidhet me përfaqësues të zgjedhur mbi bazën e një votimi popullor, për të formuluar një dokument kushtetues. Por partitë politike duhet të japin aprovimin për mbledhjen e AK dhe organizimin e votimit.

      “A constituent assembly or constitutional assembly is a body or assembly of popularly elected representatives composed for the purpose of drafting or adopting a constitutional-type document.” (shkëputur nga Wiki)

      1. Edhe vete kushtetuta e 1998-tes mbi te cilen operon ajo qe quhet Republika e Shqiperise, nuk u formulua nepermjet nje asambleje kushtetuese. Dyshoj shume se do ta ndermerrnin ate hap dhe ne qofte se do ta ndermerrnin, te njejtat figura te diskretituara teresisht do ta drejtonin e dominonin gjithe procesin. Me tej une nuk mendoj se problemi i shqiptareve me shtetin ligjor e demokracine eshte ceshtje e natyres juridiko-teknike, por thellesisht problem vlerash e kulture.

        1. […] nuk mendoj se problemi i shqiptareve me shtetin ligjor e demokracine eshte ceshtje e natyres juridiko-teknike, por thellesisht problem vlerash e kulture.

          Nuk e besoj që ne si shoqëri nuk e duam shtetin ligjor dhe demokracinë. Më shumë gjasa ka që ne këto 29 vite kemi zgjedhur dhe ndjekur një model demokracie dhe ekonomie që nuk i përshtatet sistemit aktual të vlerave dhe të kulturës së shqiptarëve dhe as stadit të zhvillimit të vendit. Kemi marrë qorrazi çfarë na është servirur përpara.

  2. Interesant kendveshtrimii gjendjes se jashtezakonshme de facto.

    Persa i takon anullimit vetem ne gjendje te jashtezakonshme, duhen pasur parasysh dy shtryrjet e meparshme dhe vendimin e Gj.K. 2017. Presidenti nuk e vulos daten e zgjedhjeve me dekretin e pare, pra ajo date eshte e anullueshme, qe do te thote se edhe kur nuk ka gjendje te jashtezakonshme datat e zgjedhjeve lokale jane anulluar.

    Nga ana tjeter zgjedhjet lokale mund te anullohen nepermjet terheqjes se gjithe kandidateve, pra jo domosdoshmerisht duhet te kete gjendje te jashtezakonshme, ka kontekste kur zgjedhjet jane te anullueshme.

    Nga ana tjeter, zbatimi i nje kompetence kushtetuese nuk e ben vendimin antikushtetues ne menyre flagrante edhe ne rast se bie ndesh me nje norme tjeter kushtetuese. Ne keto raste do te thote se Kushtetuta ka probleme qartesie.

    Nga pikepamja teorike kur flitet per pushtet flitet edhe per vullnet. Me i limituari ne vullnet eshte pushteti gjyqesor. Ne gjyqesor vullneti shihet tek diskrecionaliteti qe i lejohet gjykatesit ne marrjen e vendimeve dhe diskrecionaliteti qe i lejohet prokurorit per hapjen e hetimeve te ndryshme apo arrestimeve.

    Parlamenti e shpreh vullnetin sa here qe nxjerr nje ligj apo e shfuqizon. Nderkaq vullneti eshte me i pranishem ne ekzekutiv.

    Persa i takon Presidentit, nqs te gjitha kompetencat e tij do te ishin shprehimisht ne baze te ligjit dhe me propozim te ketij apo atij institucioni, Presidenti do te ishte thjesht nje noter. Por Presidenti nuk eshte noter, sepse ka norma kushtetuese, te cilat i lejojne te kete ne disa raste edhe vullnet.

    Vullnet kishte ne rastin e mosdekretimit te ministrit Cakaj dhe ka serisht vullnet ne rastin e caktimit te dates se zgjedhjeve. Ka vullnet ne rast se mungon nje norme tjeter, e cila thote se ne rast se Presidenti nuk firmos nje akt te caktuar, atehere nje institucion tjeter vepron gjithsesi edhe pa firmen e Presidentit.

    Norma kushtetuese ne fjale i lejon Presidenti vullnet ne caktimin e dates se zgjedhjeve dhe duke qene Presidenti i pajisur me vullnet prej Kushtetutes, atehere gjeja me e rendesishme eshte pikerisht vullneti i tij.

    Arsyeja qe Presidenti pajiset me vullnet, pra me pushtet, ne raste te ndryshme, qendron tek fakti qe ai per Legjislatorin quhet super partes, mbi palet. Ne rastin konkret duke qene per Legjislatorin mbi palet atehere mund te caktoje daten e zgjedhjeve per te mos i lene palet te grinden per zgjedhjet dhe qe kush ka kapur institucione ligjzbatuese te mos perdore ligjin zgjedhor per interesa partiake.

    Pra Legjislatori duket ta kete llogaritur qe palet mund te perplasen per daten e zgjedhjeve , per institucionet qe merren me zgjedhjet, per ligjin zgjedhor etj, duke e pajisur keshtu institucionin super partes, Presidentin, me vullnet.

    Duhet te kemi parasysh se jo cdo aktivitet i pushteteve behet vetem ne baze te ligjeve, perndryshe do te ishim Republike Gjyqesore. Nuk eshte se duhet te therrasim gjykaten x apo y, sa here qe nje prej pushteteve ushtron kompetencat e veta, per te bere verifikim nese eshte tejkaluar apo jo kompetenca.

    Nqs duam nje President noter, pra pa asnje forme vullneti, mjafton qe per cdo kompetence presidenciale te shkruhet formula sipas ligjit ose ne rast se Presidenti nuk ben kete atehere del filan fisteku qe e ben gjithsesi.

    Duhet pasur parasysh qe Presidenti si institucion ne nje Republike Parlamentare eshte e vetmja pike reale referimi e shtetasit qe nuk voton apo qe nuk e sheh veten tek partite parlamentare (pra voton per nje parti te vogel).

    Ne rast se vendoset per nje President noter, pra pa vullnet, dmth pa asnje pushtet real, atehere heqim piken e vetme te referimit per gjysmen e popullsise.

    Hiq votuesit dhe simpatizantet e PS-se, askush tjeter, perfshire jovotuesit dhe votuesit e partive joparlamentare, nuk i do nje pale zgjedhje ku mund te vriten njerez apo qe mund te fitohen 61-0, qe duket si rezultat regbie dhe diktature.

    Pra, nuk besoj se jam shume larg te vertetes kur them se vetem nje minorance e popullates, diku tek 20%( max 30% ne rast se emigrantet me simpati socialiste, jane te gatshem te shohin kaos ne vend) e atyre qe kane te drejte vote, duan te behen zgjedhjet ne 30 qershor. Keshtu Meta, cfaredo qofte objektivi i tij politik eshte duke respektuar vullnetin e nje shumice te ndjeshme, i cili ne keto kushte mund te quhet lirisht edhe vullneti i popullit.

    Thene kjo, ne rast se behet nje Kushtetute tjeter, Meta do jape automatikisht doreheqjen ne rast do te jete me model presidencial apo gjysem -presidencial. Por kjo e kushtetutes tjeter me duket nje mundesi e larget. Ka me shume gjasa qe keta te terezisin ndonje marreveshje per ndarje pushteti ne tavoline dhe duke cuar formimin e Spakut per ne kalendat greke.

    1. Pikërisht. Është punë valiu, jo kadiu, kjo e dekretit. Vetëm se, me kompetencat e kufizuara që ka institucioni i presidentit në Shqipëri, dyshoj fort se ushtrimi i vullneti deri në këtë masë është i justifikuar dhe pa pasoja anësore, përveçse në kohë jonormale, si këto ku ndodhet vendi sot.

      [Më pëlqeu argumenti mbi presidentin si “e vetmja pikë reale referimi e shtetasit që nuk voton apo që nuk e sheh veten tek partitë parlamentare”.]

      1. Ne fakt kompetencat jane te kufizuara, por nuk jane te zeruara. Vullnetin Presidentit ia ka dhene Kushtetuta, nuk ia ka dhene ligji, pra vullneti presidencial eshte superior ndaj cfare eshte shkruar ne ligj dhe nga cfare mund te thote Parlamenti, i cili ben ligjin apo cfaredo gykate, me perjashtim te Gj.K. Ne rastin tone, gjithe zhurma behet se nuk duan qe Presidenti te kete nje kompetence te tille, si eshte bere edhe me heret, e qe shpuri ne 2008 ne reduktim te metejshem te kompetencave te tij. Mirepo eshte e qarte qe duhet nje President me kompetenca si u percaktuan nga legjislatori italian( nga e kemi kopjuar kushtetuten) ne menyre qe te ndalohet partitokracia ne nje ane dhe uzurpimi i pushteteve nga kryeministri. Konfliktet mes Presidentit dhe Kryeministrit jane ne natyren e parlamentarizmit, Presidenti duhet qe te kufizoje Kryeministrin. Aq me teper duhet kur kemi nje kryeminister qe do te beje edhe Presidentin e te caktoje daten e zgjedhjeve me institucione te kapura. Besoj se nqs do te shkonte ceshtja ne Gj.K. ajo do te bente nje interpretim te frymes kushtetuese ( koncept qe eshte diskrecionaliteti,vullneti real i Gj.K) e do te dilte ne krah te Presidentit. Sa per gjendjen e jashtezakonshme de facto, vetem Shtabi i Pergjithshem ka mjetet e duhura per ta zbatuar, por kjo do te conte ne njefare skenari venezuelian ne Shqiperi. Ne kohet moderne thuhet qe ushtria perfaqeson rezerven morale te kombit, por kam pershtypjen qe ushtria jone e Natos perfaqeson vullnetin e Amerikes.

  3. Ka dy elementë që duket sikur i ka mbuluar rëra në gjithë këtë stuhi shkretëtire.

    Së pari, heshtja aprovuese e strukturave të PS, ndaj vendimit të kryetarit për t’i shkuar deri në fund zerimit të zgjedhjeve dhe rikthimit të votimeve. A nuk tregon qartë kjo se PS tanimë është një organizëm inekzistent, tërësisht i asfiksuar në frymë dhe ide? A duhet të urrehet, apo përshëndetet ai që e shkaktoi këtë humbje? Mua më ngjason pak si operacioni anti-kioskë që e përshëndetëm sa kohë e spastroi Tiranën e viteve 2000 dhe e kuptuam sa vlente dhe çfarë po humbnim në të vërtetë, kur mbinë e u rritën kullat pa plan.

    Për t’u shënuar është që gjendja është e përafërt edhe në kampin tjetër, ku virusi “kryetari mbi gjithçka” punon pa hasur në rezistencë.

    Së dyti, dita e votimeve – përpos parashikimeve pro dhe anti-apokaliptike – e sigurt është që do të këpus një shumicë pejzash që e mbajnë disi të lidhur indin shoqëror, duke ekspozuar haptazi dhe në mënyrë flagrante jo vetëm votën e kujtdo që shkon të votojë, por edhe pafuqinë e pamundësinë për të rezistuar ndaj litarit të bukës (rrogës në shtet).

    Është një stuhi në shkretinë e mungesës së ideve, një kontraktim historik që na ndodh neve që deri më sot, e shumta që kemi ditur të bëjmë përmblidhet në bërtitjen apo katalogimin e problemeve dhe aspak në reagimin në kohë ndaj tyre e lëre më pastaj të mendohet se si mund t’u paraprijmë.

    1. Këto makinacionet për ta nxjerrë zbuluar votën, bashkë me kundërshtarët e regjimit si çifutët në shkretëtire, edhe Hitleri do t’i kishte zili.

  4. Gjilpëra,

    Përshëndetje për shkrimin, dhe sidomos analizës që i ke bërë radikalizimit të opozitës si pasojë e lëvizjes studentore, që për mendimin tim është analizë e saktë.

    Përndryshe, ekstremizmit të Partisë Socilaiste nuk besoj se ia kemi pare ende fundin. Le ta themi hapur – vetëm Enveristët dhe kriminelët kanë ngelur dhe po aderojnë në këtë parti.

    1. Faleminderit L.A.

      Partitë në Shqipëri – PS-ja e para – mua më ngjajnë gjithnjë e më tepër me garnizone ushtarake. Po ndodh shndërrimi i “natyrshëm” nga parti pronë-private të shefave të tyre, në private military companies, si Blackwater & co.

  5. Nuk me kujtohen me hollesi komentet e gjilperes ketu, nga ato qe kam lexuar, por kam kujtimin se kane qene deri diku te llogjikshme. Ndersa ky shkrim esht tej caqeve te normalitetit dhe neutralitetit, pra eshte nje shkrim patetik partiak nga ato te kolkozeve te viteve 1920. E para, tani sapo i hodha nje shikim te shpejte kushtetutes dhe shoh: neni 92/gj: “Presidenti cakton daten e zgjedhjeve per Kuvendin, per organet e pushtetit vendor dhe per zhvillimin e referendumeve”. Dhe neni 93 i jep te drejten e nxjerrjes se dekreteve te ndryshme. Keto dy nene i japin pra te drejte presidentit te Shqiperise te nxjerre dekret te anulimit te dates se zgjedhjeve, per te vendosur nje date te re, bazuar padiskutim ne nenin 92/gj. Apo pa dekret fare, te shtyje daten e zgjedhjeve. Nuk ka rendesi nese eshte kok-tulja i Skraparit president, apo nese ngrihet plaku im nga varri dhe zgjidhet president. Ketu e rendesishme esht cfar thote ligji. Dhe nuk eshte rasti i pare ne bote shtyrja e zgjedhjeve, besoj as ne Shqiperi.
    Mospranimi i ketij vendimi te presidentit per shtyrjen e zgjedhjeve, tregon jo vetem mos-respekt per shtetin, per ligjin, per figuren nr. 1 te shtetit, jo vetem demton vetveten, por con edhe vendin ne gjurulldi dhe shkaterrim te institucioneve shtetwrore dhe organeve te pushtetit. Kete do Rama? Apo kemi te bejme me nje film te keq e te dobet, si thuajse te gjithe filmat qe jane luajtur ne historine e ketij kombi pa kombesi?!? Se jo pa qellim po mbahet ky vend ne kete gjendje rremuje, ku vetem te fortet po zaptojne toka e po cimentojne biznese te qendrueshme, ndersa ata qe kane pritur nga ligji kane marre vetem bananen.
    Do te kisha qejf te diskutoja pak edhe per nenet e Kushtetutes qe ke sjelle, por kam frike se nuk mbarojme deri ne mengjez me kete palo kushtetute, ndaj e leme me kaq.

    1. r.th.,
      nga komenti yt më duket se ke filluar ta lexosh shkrimin por e ke ndërprerë leximin diku aty nga mesi, ose e ke çuar deri në fund por s’ke kuptuar gjë, ose ke komentuar nën avujt e ndonjë lëngu të fortë. Kur ta çosh deri në fund, dhe më kryesorja pasi ta kuptosh, vazhdojmë me diskutimin këtu; në mëngjes më mirë, kur të jesh esëll.

    2. [r.th., pak ndihmë për ta kuptuar: shkrimi MBRON anulimin e zgjedhjeve nga presidenti, për të shmangur konflikitin civil midis pozitës dhe opozitës dhe shkarjen e vendit në anarki, pra në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme de facto, pavarësisht nëse kushtetuta ia jep atij këtë të drejtë ose jo.]

  6. Qartesisht asnje nga palet nuk po “leshon pe”! Ketu e kater dite para, besoj se zgjedhjet nuk do te anullohen. Nese nuk anullohen (dhe me gjase nuk do te), skenari i PD-se jane trazirat dhe rremuj ndersa Ps-ja nuk leviz nga istikami dhe do perpiqet ti amplifikoje keto rremuja te shkaktuara ne dem te vendit, qytetareve etj etj.
    A ka ndonje zgjidhje konkrete situate? Apo sic thone italianet; “Chi vivra, vedra” (Kush do te jetoje, do ta shohe)?

    1. Zgjedhje nuk e di, por zgjidhje nuk ka. Palet mund te bien dakort qe te vazhdojne perplasjet me intensitet te ulet, nqs Meta nxjerr nje dekret me daten nga fundi i shtatorit dhe Rama thote ok e shtyjme sherrin pas pushimeve. Pastaj keta jane tape, do shkarkojne Presidentin per shkelje flagrante te Kushtetutes, por nuk thone se cilin nen specifik te Kushtetutes ka shkelur Presidenti, flasin ne ajer, per fryme kushtetuese e te drejta te sovranit dhe parlamentit. Te te arrestoje Prokuroria duke te thene ke shkelur ligjin, nuk e dime cilin ligj ke shkelur, po nje ligj e ke shkelur.

    2. Zgjidhjet në Shqipëri në situata të ngjashme zakonisht kanë ardhur nga jashtë, si ato që na bënë punë, ashtu dhe ato që nuk na bënë (se ne aq e kemi kapacitetin për të gjetur zgjidhjen mes veti!). Sot nuk na e ka ngenë më njeri, kanë problemet e tyre “të mëdhenjtë”; ne na lënë në dorën e ambasadave me dhe pa ambasadorë. Ndonjë telefonatë e minutës së fundit p.sh. nga Berlini apo Brukseli me Ramën, Bashën dhe Metën edhe mund të sillte zgjidhjen e përkohshme, për 30 qershorin, por jo se kam ndonjë shpresë të madhe. Burrërimi i papritur i Ramës këto javët e fundit më tregon që ai ndihet kaluar, ndoshta se dikush nga përtej Atlantikut i ka dhënë mbështetje të konsiderueshme në konfliktin me opozitën. Mbetet për të parë se çfarë do të bëjë Basha: vetëm bojkot – dhe përshkallëzim të protestave më pas – apo do të kërkojë t’a pengojë farsën të dielën (ai edhe nuk ia lejon dot më vetes tani të duket prapë i dobët para të tijëve). Let’s wait and see.

    3. Matthew Palmer, zëvendës-asistent në Departamentin e Shtetit, sot në deklaratë për zgjedhjet te “Zëri i Amerikës”:

      “Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”.

      Fermani, pardon, deklarata e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.

      [Nëse ka ende dyshime se nga buron sjellja e Ramës e javëve të fundit, pas Bild-it dhe para protestave masive të opozitës; derisa Basha të bëjë prapë kotau te Rama ose derisa t’i vendos ai të tjerët para fakteve të kryera…]

      1. Po po e qarte ajo pune, stabiliteti para demokracise, Amerika vazhdon avazin e burrit te shtetit. Mbase eshte edhe ne duart e sorrosianeve te Dashit, po nuk dallon nga nderhyrje te mehershme. Tani e vetmja gje per te shpresuar eshte qe Amerika te nderroje strategji ne Shqiperi se ne mandatin e dyte vendi nuk qeveriset fare, po vidhet me themeli dhe eshte rrumpalle. Jo pse jam shqiptar e kam interes, por kjo strategji eshte obsolete dhe qartazi joeficente. Amerika humbet shume pike ne syte e shqiptareve dhe shtohen pakenaqesite qe nje dite mund te shperthejne dhe ta lene Ameriken te cuditur me shqiptaret, po keta cpaten. Amerika mund te merrte ndonje grup konstitucionalistesh, te krijonte nje think tank dhe te shprehej, qe Dashi duke degjuar ekspertet kostitucionaliste amerikane, mbeshtet kete apo ate opsion. Keto nderhytje thjesht politike pa piken e justifikimit kushtetues e juridik, jane te hidhura.

      2. Ferman në Albanistan. Ose aty ku takohen interesat mediokre të Trump, me interesat malinje të Sorros.

        Trump e ka fiksuar se do marrë Nobelin duke bërë paqe diku në ndonjë cep të globit. Dhe kur ta premton Rama, ka mbaruar ai muhabet. Jo për gjë, po sheh edhe filxhanin.

        Për ata që mendjnë se kjo histori mbaroi në Gjarmani, kësaj do t’i ndiehet krisma shumë shpejt në Kosovë.

        Përndryshe fermani thotë se Albanaistani ka marrë fund. S’ka nevojë të presësh deri nesër.

          1. Dies Irae,

            Ideja ose besimi se qëndrimi i diplomacisë Amerikane është i bazuar mbi ndonjë analizë ligjore e kushtetuese që buron nga respekti për Republikën tonë dhe ligjet e saj, kam frikë se është më shumë se i tepruar. Jo ngase diplomacia Amerikane nuk i ka mundësitë, por thjeshtë sepse kjo nuk është mënyra se si funksionon diplomacia, qoftë edhe ajo Amerikane. Sidoqoftë, në të kaluarën diplomacia Amerikane, aq sa ka mundur, i ka pasur disa parime, dhe së paku ka folur në emër të lirive dhe të drejtave të njeriut, respektimit të normave të demokracisë dhe ligjit, dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Parime të cilat me sa duket në administratën e Trump-it nuk ekzistojnë më.

            E di që do duket si pretendim i tepruar, por ka shumë mundësi që Amerika për Shqipërinë të mos ketë fare ndonjë qëndrim të bazuar në parime të përgjithshme të diplomacisë, në sensin tradicional.

            Personalisht, qëndrimi i Ambasadës Amerikane mua më duket si ato Psyop-et që Vehbiu ia vesh Blid-it. Kur Rama flet në emër të Ambasadës Amerikane sa herë kërcënon qytetatrët dhe kundërshtarët e vet, Ambasada Amerikane hesht. Kur Ambasada Amerikane flet me gjuhën e Ramës, Rama duartroket dhe i kërcënon dhe më shumë qytetarët dhe kundërshtarët e vetë. Për mua kjo ka vetëm një shpjegim: Ambasada Amerikane thotë ato që do Rama, dhe jo e kundërta, pra që Rama na qënkësh duke folur me gjuhën e Ambasadës Amerikane, ose “që po thotë ato që i thonë”. Për të marrë një shprehje të avokatit të Ramës, Ambasada Amerikane acta, non verba.

            Pyetja është se cili është qëllimi i aktrimit të politikës Amerikane me Shqipërinë? Aq sa t’i lërë në dorë Ramës vetë institucionin e Ambasadës? Ose më saktë, cfarë lëshimesh i ka bërë Rama Amerikës, që kjo t’i bëjë kësi lëshime të tilla Ramës?

            Për mendimin tim Rama ka bërë dy lëshime, që po i vjel mirë për interest e tij. I pari është pranimi i muxhahedinëve Iranian në Tiranë, dhe i dyti, ndryshimet me kufijtë e Kosovës. Sot të dyja këto lëshime përputhen me axhendën e John Bolton, National Security Advisor në administratën e Trump.

            Ndërkohë një detaj që e bën edhe më të besueshme një marrveshje mes Ramës me Bolton dhe Trump, ishte incidenti me Bill Clinton në Prishtinë, i cili në përvjetorin e çlirimit të Kosovës nuk ia dha dorën Ramës. Por as Rama nuk u duk shumë i sëkëlldisur nga incidenti. Mos të harrojmë s Rama ka qënë mik familjar i Clinton, dhe do jetë dashur shumë për Clinton që jo vetëm të ulte vellon e diplomacisë, por edhe të miqësisë. Për mednimin tim këtë mund ta ketë shkaktuar vetëm një kalim i Ramës në kampin e Trump, aq sa në sytë e Clinton të përbëj tradhti. Dhe shpjegimi i vetëm për këtë është Kosova.

            Por, edhe të mos harrojmë se përpara “Russian investigation” dhe “Muller”, ishte fushata e Trump me “Lock Her Up”, që Clinton nuk besoj se kanë për t’ia harruar Trump-it ndonjëherë. Ndaj mendoj se për Clinton “tradhtia” e Ramës duhet të ketë qënë sa personale, aq edhe parimore.

            Kurse neve na ka ngelur Lideri Global në dorë, si Dërri Maç.

        1. L.A. Amerika dhuron miliona dollare ne vit per demokracine, keshtu qe eshte legjitime pritshmeria qe diplomacia e saj te mbaje qendrime ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve tona. Do thuash ti po edhe tek vetingu nuk e vuri ujin ne zjarr per Kushtetuten tone, kanabizimin e vendit beri sikur nuk e pa, per vjedhjen e votave nepermjet krimineleve ka kthyer gjithnje koken nga ana tjeter e me radhe. Po nqs te gjitha keto jane te verteta, atehere duhet gjetur nje shpjegim per milionat per demokracine, se nqs nuk jane per demokracine atehere per cfare jane, cfare paguan Amerika cdo vit ? Interesante kjo ceshtja e perplasjes me Billin me Kosove, po kjo e Rames, si e pershkruan ti, do te vinte era shitje e Kosoves per interesat e pushtetit ne Tirane. Jo se eshte gje e re nga keto ane, po duhet argumentuar mire, se gjera te tilla kane vlere historike.

          1. Abandonimi i çdo pretendimi se Amerika do eksportojë demokraci, se do luftojë për të drejtat e njeriut, se do respektojë pa kushte institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, principe që kanë qënë boshti i politikës së jashtme Amerikane për gati një shekull, ishte edhe ndër premtimet kryesore të Trump në fushatë elektorale. Për fatin tonë të keq, ndryshe nga Rama, Trump i mban premtimet.

            Kurse tradhëtinë e supozuar të Ramës ndaj Kosovës, nuk ka nevojë ta dikumentoj gjë unë, sepse po e dokumentojnë kosovarët. Kosova së fundi ka kërkuar t’i vendos tarifa Shqipërisë, njësoj si Serbisë, nëse Shqipëria nuk ndryshon politikat doganore ndaj Kosovës. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut, ajo që del në sipërfaqe, përsa i përket problemeve që ka politika aktuale Shqiptare me Kosovën. Shqipëria dhe Rama ka lobuar për ndarjen e Kosovës. Edhe kjo është e dokumentuar.

      3. Matane perrallave me gogolin Soros, qe jane vetem te denja per boshtin Alex Jones – Altin Goxhaj, DASHi si agjensi eshte gjymtuar rendshem e shperfytyruar sic ne fakt i ka ndodhur te gjithe deges se ekzekutivit amerikan, e me tej gjithe shtetit amerikan nga murtaja e kllounit te rrezikshem Trump. Nen drejtimin e nje korporatisti te paskrupullt si Tillerson, qe theu rekordin per vota kunder konfirmimit te tij ne senat me 43 (rekordi me perpara ishte 14), 60% e diplomateve te karrieres se nivelit te larte dhane doreheqjen (nje pjese e mire e tyre u detyruan ta benin kete gje) e aplikimet per sherbimin diplomatik rane me 50%. Qe ne fillim Tillersoni propozoi shkurtime ekstreme te buxhetit te deparmentit duke ndikuar shume programe, midis te tjerash dhe promovimin e demokracise. Kjo politike eshte ne vije me ate qe mund te quajme me ironi, ideologjia trumpiste, e izolacionizmit, shtimit te shpenzimeve ushtarake dhe pragmatizmit te skajshem duke perqafuar lloj lloj diktatori e autokrati haptazi deri sa keta miklojne egon perverse te kllounit ngjyre tulle. Por situate ne administraten e kllounit ishte aq katastrofe, nje rrumpalle tipike per Shqiperine e jo Ameriken, e Tillerson e gjente veten te talluar, te minuar e te anashkaluar nga jo vetem Trumpi por dhe dhenderri skuth e perfid i Trumpit, Kushner, qe takohej me diplomate te huaj pa e lajmeruar fare DASHin, sa as Tillersoni nuk mund te duronte me. E keshtu dolen raportet qe Tillerson e kishte quajtur Trumpin “moron” apo “fucking moron” mbas ca komenteve idiote te bera nga ky ne nje takim, e me kohe u debua nga Trumpi me ceremoni e ne stilin tipik te cakerdisur te qeverisjes se tij, pa e lajmeruar zyrtarisht por nepermjet twitterit. Me pak fjale Amerika tashme duhet marre aq seriozisht sac merret KQZ-ja qe shpall te pavlefshem ne menyre absolute dekretin e presidentit.

        1. Me duket se e personalizoni shume ceshtjen e politikes se jashtme duke ia veshur Trampit. Qendrimi amerikan eshte konstant, se po te ishte per demokracine ne vend te pare, ne do ishim bere vend model ne Ballkan e ne Europen Lindore. Reformen ne drejtesi qe na la pa drejtesi, pa Gj.K. pa Gj. te Larte me nje Kryeprokurore te perkohshme qe eshte me e bindur ndaj Rames sesa Pandi Majko, konkuronjese me Spiropalin, me nje nderhyrje direkte te shtetasve te huaj ne ceshtje te brendshme, te gjitha keto e te tjera i kemi peshqesh direkt nga Sorrosi e njerezit e tij ne Perendim e ne Shqiperi. Nuk mendoj se eshte ceshtja sa rol ka presidenca e Trampit ne kete vendim. Nje arsye perpos strategjise 30 vjecare amerikane, mendoj se mund te jete gjendja me Iranin, normalisht pergjegjesit per Shqiperine duan stabilitet qe te mos u krijojne kokecarje eproreve te tyre. I vetmi problem qe kemi me Trampin eshte qe realisht nen presidencen e tij s’mund te pretendojme qe te ndryshohet strategjia 30 vjecare ndaj Shqiperise. Pyetja gjithsesi ngelet, per cfare ka paguar dhjetera miliona dollare per denokracine, mos me teper, per 30 vjet Amerika, kur rezultatet jane Parlament monopartiak, 61 bashkite PS-ja, Kryeprokurorja kone e Rames, Gj.K e Gj.L inekzistente ? Ju qe jeni shqiptare te Amerikes, pra jeni taksapagues atje, a nuk mund te pyesni se ku kane shkuar parate, e me keto rezultate skandaloze sa pergjegjes per Shqiperine duhen pushuar nga puna ne DASH ? Se ne te tjeret nuk i kerkojme dot llogari e as mund te bejme dot presion te asnje lloji.

        2. Meqe jemi tek pyetja per cfare jane harxhuar leket nga Amerika kur rezultatet jane keto qe shohim, ambasadorja e re ne Shqiperi Yuri Kim eshte drejtoresha e zyres per Europen Juglindore. Pra nje nga pergjegjeset per deshtimin ne Shqiperi vjen ambasadore, dmth ngrihet ne detyre. Aq me teper qe Yuri Kim ka fotografi me jelek antiplumb dhe helmete. Tani na mungon edhe Ramboja e diplomacise amerikane. Cfare na ngel te mendojme kur ne vend te nje eksperti demokracie na vjen nje eksperte e jelekut antiplumb?

  7. Me sa duket sprova e vertete e Shqiperise po afron. Sprova: kapja e peshkut te madh alla Gruevski ne FYROM-i.
    Ekuivalenti i Gruevskit eshte Ilir Meta. Gruevski ka bujtur si azilant ne Hungari, dhe Hungaria refuzon ekstradimin.
    Jo kot takohet Meta me Min e Jashtem te Hungarise. Per konsulence ka takuar edhe presidentin e koritur te Frances, Sarkozi.

    http://president.al/presidenti-meta-priti-ne-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-dhe-tregtise-te-hungarise-z-peter-szijjarto/

  8. “Me duket se e personalizoni shume ceshtjen e politikes se jashtme duke ia veshur Trampit. Qendrimi amerikan eshte konstant, se po te ishte per demokracine ne vend te pare, ne do ishim bere vend model ne Ballkan e ne Europen Lindore. Reformen ne drejtesi qe na la pa drejtesi, pa Gj.K. pa Gj. te Larte me nje Kryeprokurore te perkohshme qe eshte me e bindur ndaj Rames sesa Pandi Majko, konkuronjese me Spiropalin, me nje nderhyrje direkte te shtetasve te huaj ne ceshtje te brendshme, te gjitha keto e te tjera i kemi peshqesh direkt nga Sorrosi e njerezit e tij ne Perendim e ne Shqiperi. Nuk mendoj se eshte ceshtja sa rol ka presidenca e Trampit ne kete vendim. Nje arsye perpos strategjise 30 vjecare amerikane, mendoj se mund te jete gjendja me Iranin, normalisht pergjegjesit per Shqiperine duan stabilitet qe te mos u krijojne kokecarje eproreve te tyre. I vetmi problem qe kemi me Trampin eshte qe realisht nen presidencen e tij s’mund te pretendojme qe te ndryshohet strategjia 30 vjecare ndaj Shqiperise. Pyetja gjithsesi ngelet, per cfare ka paguar dhjetera miliona dollare per denokracine, mos me teper, per 30 vjet Amerika, kur rezultatet jane Parlament monopartiak, 61 bashkite PS-ja, Kryeprokurorja kone e Rames, Gj.K e Gj.L inekzistente ? Ju qe jeni shqiptare te Amerikes, pra jeni taksapagues atje, a nuk mund te pyesni se ku kane shkuar parate, e me keto rezultate skandaloze sa pergjegjes per Shqiperine duhen pushuar nga puna ne DASH ? Se ne te tjeret nuk i kerkojme dot llogari e as mund te bejme dot presion te asnje lloji.”

    Trumpi eshte shefi i ekzekutivit e Trump cakton sekretarin e shtetit, e sigurisht Trump drejton politiken e jashtme, qofte drejteperdrejte e qofte me ane te nenpunesve te tij. Kjo qe qendrimi amerikan eshte konstant nuk ka aq vlere tashme me Trumpin qe eshte ndryshim thelbesor ndaj vete rendit te ngritur nga Amerika mbas luftes se dyte boterore, duke i vene minat atij e jo duke e zgjeruar e mirembajtur. Reforma ne drejtesi se pari eshte peshqesh i politikaneve qe zgjidhni vete e keto perrallat me Soros te Altin Goxhajt nuk bejne gje pervec se ju largojne nga pergjegjesia qe vete keni per pjesen me te madhe te gjerave qe ndodhin ne ate vend. Me perpara Amerika ka pasur interesa teper minore tek Shqiperia e sigurisht stabiliteti ka qene perparesi para cdo gjeje, duke artikuluar e duke u munduar disi per te promovuar e mbeshtetur demokracine, shtetin ligjor e shtetin e se drejtes. Tani me monstren qe duket sikur e ka prodhuar ambienti shqiptar, pervec rrumpalles qe gjendet DASHi e gjithe shteti amerikan, duhet marre parasysh dhe vete ajo qe mund te quhet politika e tij qe s’do t’ia di as per demokraci e as per vlera amerikane, pervec interesit joparimor vetjak e kur s’vihet uji ne zjarr kur Bin Salmani ekzekuton e copton si mish nje gazetar kritik ndaj tij, atehere merret me mend qe Albanistani periferik ku Rama sundon si te ishte mbret absolut. Nuk e di per shqiptaret e tjere te Amerikes, por per veten time se pari une llogari kerkoj per politikat qe kane impakt direkt te une si qytetar Amerikan e pyetje se ku kane shkuar parate per te promovuar demokracine ne Shqiperi eshte andej nga fundi. Sjellja sikur Shqiperia te ishte territor i Amerikes si Guami apo Samoa Amerikane, nuk e ben te tille kete gje. Pergjegjesine per rezultatet skandaloze duhet ta shikoni e ta mbani te vetja juaj se pari dhe aty mund te filloni te shkoni ne rrugen e duhur.

    1. Ti mund ta kesh me Trampin, eshte e drejta jote, po pyetja ime eshte ne kontekstin e gjendjes ne Shqiperi dhe vendimin e Dashit. Po te flisnim per Ameriken ne pergjithesi jam dakort me ty, po ketu po flasim per nderhyrjen ne Shqiperi, pra pyetja ku kane shkuar parate e demokratizimit per 30 vjet eshte e nje rendesie te vecante. Po nuk e bene pyetjen shqiptaret e Amerikes, nuk ka per ta bere kush, as greket e Amerikes, as indianet e as hispaniket. Ti thua qe shteti amerikan eshte sot per sot pa bisht e krye dhe Dashi nuk do marre seriozisht. Nuk e kam problem te te besoj, por kjo nuk e zhben problematiken strategjike, thjesht na thote qe te mos presim ndryshim kah demokracise. Jam dakort ta diskutojme edhe kete pike, por pa anashkaluar faktin qe ketu demokracia ka kaluar nepermjet Sorrosit, nuk eshte ceshtje e Gonxhes dhe komplotizmit kjo, ke Ramen mik te Sorrosit, Bashen te shkolluar me burse te Sorrosit, Lali Erin, Spiropalin e gjithe aradha e Rilindjes direkt nga fondet e tij dhe te ambasades amerikane qe kalojne nepermjet spin off eve te Sorrosit. Kjo eshte paria e re demokratike e Shqiperise, ky eshte fakt. Tani persa i takon te ardhmes nen ate qe quan rrumpalla trampiste, nqs kjo do te zbatohej ne kuptimin trampian, atehere Amerika nuk do te nderhynte asnjehere haptazi, sikunder ndodhi. Perndryshe do te respektohej sovraniteti i aleateve dhe do te kishim marredhenie qe do te ishin ne rishikim e siper. Mirepo nuk shoh marredhenie shqiptaro-amerikane ne rishikim e siper, as nderhyrja ne ato terma e Dashit kunder Presidentit Meta, nuk mund te quhet respektim i sovranitetit. Se cfare do te ndodhe ne te ardhmen nuk e dime, por trampizem deri tani ne marredheniet shqiptaro-amerikane nuk ka. Po trampizmi mund te ndodhe, psh duke zeruar fondet e USAIDit per demokracine ne Shqiperi, ne fund te fundit do te ishte edhe e drejte, sepse fonde te tilla e kane provuar qe jane pa asnje rezultat.

      1. Nuk ka rendesi ca kam une me Trumpin. Une po te shtjelloj situaten e Amerikes dhe politikes se saj te jashtme si mbas perceptimin tim dhe si ajo perkthehet ne sjelljet e diplomateve te DASHit kundrejt Shqiperise, politikes atje pergjithesisht e aktoreve te krizes specifikisht. Une s’flas per shqiptaret e Amerikes por vec per veten time dhe me siper e bera te qarte c’prioritete kam si qytetar amerikan. Se ata qe permende ti kane marre bursa nga Soros apo kane kaluar nga fondacioni i tij nuk do te thote asgje. Sorosi ka qene nje nga mjetet qe ata kane perdorur per te promovuar e per te arritur aty ku kane arritur. Jane shitur si perparimtare, demokrate e liberale sic bejne rendom shqiptaret te perendimoret per te marre ate qe kane dashur, por se si sillen si politikane e administratore ne Shqiperi s’ka ndonje lidhje me Sorosin por vetem me gjirizin kulturoro-vleror shqiptar qe i ka prodhuar e ne te cilin veprojne. Rrumpalla trampiste nuk do thote mosnderhyrje haptazi domosdoshmerisht, po braktisje e cdo lloj vlere te ashtequajtur amerikane ne nderhyrje. Trampizem do thote mungese ideologjie,mungese strategjie, mungese profesionalizmi, mungese serioziteti e vetem interes banal dhe i lige transkasional vetjak. Sa kulluar trampizmi deri ne mardhenie shqiptaro-amerikane? Une me aq sa shoh ka kulluar pak duke ditur sigurisht qe vete Trumpi as di gjene me te vogel dhe as ka fare interes per Shqiperi.

      2. Ne vija te gjera jam dakort qe demokracia ne Shqiperi eshte ne pjesen me te madhe nje eksperiment i deshtuar. Shqiptaret tani per tani s’jane te prere per demokraci. Demokracia per ta eshte si t’i japesh nje makine te Formula 1-shit nje adoleshti te dehur dhe qe i vetmi mjet qe ka drejtuar ne jeten e tij, ka qene nje biciklete.

        1. Engjell, te njejtin justifikim qe dhe ti per Sorrosin e degjova sot nga Andi Bejtja tek Cani. Tha qe Edi Rama e ka perdorur Sorrosin, pra ia ka futur. Ngjan me ato argumentet e kohes se pare qe fajin nuk e ka i Madhi, Cari,Perandori apo Enveri, po e kane keta poshte qe abuzonin pa e ditur i Madhi. Tani duhet te besojme se Sorrosi na qenkesh leshkoja me i madh i historise, ku ska ngelur capacul Shqiperie pa ia kenduar kengen. Me vjen keq po ketu e kam te veshtire te te besoj. Perparesite e tua i besoj, po nuk kuptoj se si lidhen me nderhyrjen amerikane ne Shqiperi. Qe ti nuk do votosh Trampin, kjo eshte puna jote, voto ke te duash, kjo nuk e ndryshon thelbin e nderhyrjes amerikane ne Shqiperi. Ne marredheniet shqiptaro-amerikane nuk ka trampizem te asnje forme, pra per mua Trampi eshte entitet i tepert, i futur pa arsye. Argumenti se rrumpalla trampiste do ndikoje vetvetiu e rrjedhimisht ne marredheniet shqiptaro-amerikane, mund te verifikohet ose jo. Persa kohe qe urdherat ne Shqiperi vijne nga zevendes ndihmes i sekretarit, duket qe hierarkia eshte kaq poshte saqe Trampi rrezik as nuk e di qe ekziston nje zevendes ndihmes i sekretarit te shtetit, pra edhe trampizmi do kohe te zbrese deri kaq poshte. Rrumpalla trampiste mund te ndikoje ne marredheniet me shtetet qe Trampi i ka nen vemendje apo sekretari vete, por do kohe qe rrumpalla te shkoje kaq poshte ne hierarki. Si ta themi qe rrumpalla e sotme e zgjedhjeve ne Shqiperi prek institucionet e larta te shtetit, por nje punonjes i gjendjes civile nuk i can fort kryet, e vazhdon punen normalisht. Pra, per vete hierarkine argumenti i vetvetishmerise se rrumpallizimit qe do preke Shqiperine eshte mese i diskutueshem. Ne fund per pjesen e demokracise si eksperiment i deshtuar, jemi ne gjendje te flasim per demokracine parlamentare si eksperiment i deshtuar, per nderhyrjen amerikane si e deshtuar dhe po njesoj per nderhyrjen europiane si te deshtuar. Pra, nevojitet nje Republike e re dhe forma te reja te nderhyrjes amerikane dhe europiane. Nqs keto nuk gjenden dhe zbatohen me shpejtesi, ketu me shume heret sesa vone do shkojme tek pushka dhe do fitoje me i forti. Do te jete iluzioni me i madh sikur ndokush ne Perendim te mendoje se do caktoje guvernatore afatgjate me llafe e presione diplomatike. I duhet thene te hape rastesisht ne nje faqe historine e Shqiperise, pastaj rastesisht ne nje faqe tjeter, pastaj rastesisht edhe tek nje tjeter.

  9. Kjo puna e Sorosit eshte njelloj si te thuash qe keta kane bere gjimnazin te Sami Frasheri (nje pjese e mire po) dhe si rrjedhoje problemi eshte gjimnazi Sami Frasheri. Kur them kane perdorur Sorosin, e kam fjalen kane perdorur fondacionin dhe pa asnje dyshim e kane perdorur per te bere karriere. Keto tjerrjet pastaj se ne eshte Sorosi leshko i madh qe ja hedhin capaculet shqiptare jane qesharakizma e tua. Fondacioni ka dege ne 37 vende e eshte rrjeti me i madh donator ne te gjithe boten. Sigurisht do kete lloj lloj maskarenjsh e mashtruesish qe do perfshihen ne te, thjeshte dhe vetem nga madhesia e tij. A eshte qellimi i fondacionit apo i vete Sorosit te prodhoje Ed Ramer e Erion Veliaj? Sigurisht jo, sic nuk eshte qellimi i gjimnazit Sami Frasheri te bej kete gje. Fondacioni do punonte me dike ne Shqiperi e keta ishin me te pershtatshmit kur ishin te rinj, studente, aktiviste e me the te thashe. Rama i viteve 90-te duam apo s’duam ishte nje nga kritiket me te forte te gangoautoritarizmit te Berishes dhe si rrjedhoje nje promovoues i demokracise. Edhe Viktor Orbani mori burse nga Sorosi, e pastaj? Keto jane gjera pese me hic dhe Fondacioni ne vetevete eshte shume dobiprures se lufton per kauza te drejta.

    Nderhyrja amerikane ne Shqiperi, meqe po e quan te tille, eshte thjesht ruajtja e status quose, e fasades se normalitetit, shmangia e trazirave e keshtu me rradhe. Trumpizmi do kulloje me doesmos se Trumpi eshte koka e ekzekutivit e ndikimi i tij rrjedhi sado pak edhe te diplomatet qe merren me Shqiperine dhe sigurisht ne masen e rendesise te Shqiperise, qe eshte shume shume e vogel. Ambasadoren qe permende se eshte emeruar ne Shqiperi sigurisht qe Trumpi e emeroi. Kur them qe demokracia ka deshtuar e kam fjalen qe ka deshtuar si koncept ne kuptimin me te gjere te tij. Demokracia eshte kulture pike se pari dhe shqiptaret s’kane kulture dhe vlere demokratike. Shqiptaret edhe mjetet e demokracise (partite, zgjedhjet, lirine e fjales etj.) i perdorin per te azgjesuar tjetrin, per te poshteruar tjetrin e per te rikonfirmuar veten si pjese e filan apo fistek tribuje. Vete fakti qe komisioneret e partive shkojne ne zgjedhje per te ruajtur votat e partise se tyre pike se pari, tregon sa per te tepruar se sa vlere ka demokracia te shqiptaret. Une nuk e di te them se si e ne c’forma duhet te nderhyjne amerikanet e europianet, po per mua zgjidhja me e mire eshte kthimi i Shqiperise ne nje protektorat ku guvernatori vendoset realisht nga perandoria sunduese pa asnje teater me zgjedhje e parlamentra te kote qe thjesht sherbejne si teater komik per regjimet autokrate te Berisheve e Rameve.

    1. Tani ti mund te duash ti kthesh gjerat permbys e te thuash qe protagonist demokratizimi ne keto 30 vjet ka qene Trampi e jo Sorrosi, keshtu qe deshtimi i takon Trampit, por tjeter gje realiteti tjeter gje deshirat e tua.

      Ajo qe o nuk po e kupton ose po dredhon qellimisht eshte se gjithe nderhyrja amerikane dhe europiane, gjithe fondet e tyre dhe te Sorrosit, jane pa rezultat. Pra per ta zgjeruar pyetjet meqe ste intereson si shtetas amerikan se ku kane perfunduar fondet amerikane per demokratizimin e Shqiperise; ku kane perfunduar gjithe fondet, amerikane, europiane e sorrosiane per demokratizimin e vendit ?
      Kete pyetje shihe si shqiptar qe po harxhon kohen duke u marre me punet e Shqiperise.

      Per ta vazhduar pyetjet, gjithe keta shqiptare e te huaj qe kane bere projekte gjithfaresh me vlera qindra miliona dollare ne 30 vjet, keta korifej te demokracise, ku jane fshehur ? Ku eshte rezultati i punes se tyre ?

      Nuk eshte se une nuk e kam nje pergjigje, por po ta bej ty e kujtdo qe harxhon kohen me punet e vendit.

      Pergjigja ime eshte qe demokratizimi eshte konceptuar si nje proces magna-magna, nga shqiptare e te huaj bashke, nje farse totale nga shqiptare e te huaj, i vetmi rezultat ka qene propaganda dhe tani qe i dolen petet lakrorit, jane futur te gjithe ne vrime te miut.
      Del ti qe ske fituar gje dhe mbron ata qe jane fshehur, thjesht se je kunder Trampit dhe subjekt i propagandes se tyre, qe tani meqe faji eshte i popullit shqiptar le ta haje populli shqiptar.

      Mirepo doja ketu te te kujtoja qe vendet te cilat dolen nga autokracite fashiste e nacionaliste, si Italia, Gjermania, Spanja e Portugalia, paten mbeshtetje nga jashte, ne radhe te pare Amerika, qe te vendosnin demokracine ne binare, nuk i bene vete, nuk ndryshuar vete nga sot me neser.

      Po njesoj vendet qe dolen nga diktaturat e proletariatit me ndihmen e huaj, amerikane dhe europiane, vune elemente demokratike dhe ndertuan shtete ekonomikisht te zhvilluara e te se drejtes. Mos ki merak per Orbanin se nuk e ka akuzuar kush se vjedh votat dhe abuzimet e administrates hungareze jane sa 5% e buxhetit te shtetit jo sa 27% e buxhetit si e ka Shqiperia sot dhe ka GDP reale per fryme sa shtetet gjermane te ish Gjermanise Lindore diku tek 30 mije dollare.

      Sa per guvernatorin e plotfuqishem, nje Jakomon i diteve te sotme, ky eshte nje anakronizem, qe edhe sikur te ishte i mundshem do e kthente Shqiperine ne Afganistanin ose Irakun e Europes.

      Neser ne kete vend do te kemi nje rezultat 61-0 me bekimin e amerikaneve dhe europianeve. Ky vend po kthehet ne diktature me bekimin e amerikaneve dhe europianeve, keto jane faktet sot per sot.
      Nqs gjithcka dime te themi eshte e di Amerika dhe Europa kete pune, si ta shohin te arsyeshme ata, atehere 1 here turp Amerikes dhe Europes dhe 10 here turp neve, qe as diktaturen sdime ta vendosim vete.

      1. Une nuk dua te kthej asgje permbys. Ti me sa duket ke problem dhe fiksim me Sorosin si dhe ke problem per ta vene gishtin aty ku duhet me shume pergjegjesia: tek vete shqiptaret. Protagonistet kryesore e 30 vjeteve te demokratizimit kane qene shqiptaret qe nga qytetari i thjeshte e deri te Berisha e Rama. Sorosi si fondacion ka punuar per mire me aq sa ka mundur, por jane shqiptaret qe e kane kthyer cdo cerek hap perpara ne 3 hapa mbrapa. Kur fondacioni Soros mundohej te promovonte lirine e shtypit qe eshte edhe kritik ndaj kreut te shtetit kur ai shkel ligjin, behet autoritar e nderton nje regjim gangster sic beri Berisha ne vitet ne 90-te, njerezit qe keshillonin drejt kesaj gjeje etiketoheshin si agjent te huaj te filan apo fistek vendi qe do t’i bej keq Shqiperise e kercenoheshin e rriheshin.

        Pse nuk kane dhene rezultat nderhyrjet europiane, amerikane e te Sorosit? Prap te shqiptaret e gjen barren kryesore te fajit. Fondet nuk e di ku kane perfenduar specifikisht por normalisht qellimi ka qene te ngrejne institucionet e demokracise dhe shqiptaret qe i kane marre keto fonde vetem sa kane bere teater sikur po i ngrejne institucionet por kurre nuk kane perqafuar vlerat dhe frymen e institucioneve. Une nuk dal te mbroj askend, je ti qe do ta vesh gishtin te gogoli jot i preferuar (Sorosi dhe ata qe lidhen me te) kur faji kryesor absolutisht eshte i popullit shqiptar dhe shoqerise shqiptare, qe ka nxjerre ata politikane qe kane nxjerr e ata kane sunduar e vjedhur ashtu sic kane bere.

        Orbani eshte nje protodiktator e ti thua mos ki merak per Orbanin. Ty nuk te sekelldis diktatura si e tille me sa shoh une, por te sekelldis nje lloj specifik diktature: ajo qe thua se e bekojne amerikanet e europianet dhe e drejton Rama i Sorosit.

        1. Orbani eshte diktator se i ka treguar vendin Sorrosit dhe Merkeles, jo se ka vjedhur zgjedhjet apo popullin hungarez. Per nga lloji i propogandes, se nuk me ka interesuar ndonjehere se cben Orbani, Orbani eshte po aq diktator sa Trampi. Po te degjoj propoganden sorrosiane, Trampi eshte fashisti me i madh qe do shkaterroje Ameriken dhe do e coje ne katastrofe ekonomike. Ekonomia amerikane vjet doli me gati +3% rdhe trimestrin e pare te 2019 mbi 3% rritje, duke lene ne bisht gjithe ekonomite e medha perendimore. Ky fashisti i madh spo ben dot nje mur per te cilin e votuan amerikanet. Sa per Shqiperine, nje popull qe del nga diktatura dhe sdi ca eshte demokracia eshte i papergjegjshem per gjerat qe ben e per gjerat qe nuk ben. Te pergjegjshem jane ata qe marrin persiper rolin e kujdestarit dhe edukatorit, pra politikanet e inteligencia e vet nga nje ane e te huajt qe fusin hundet ne Shqiperi nga ana tjeter, te cilet ne keto raste quhen edhr miq e aleate se fusin hundet me qellim te mire. Sorrosi yt eshte protagonist, ka investuar jo vetem te ata qe nuk shohim se jane fshehur, por edhe tek keta qe shohim Ramen, Bashen,Veliajn etj. Pra, midis nje populli te papergjegjshem per veprimet e veta sepse kerkon kujdes dhe edukim demokratik dhe nje lukunie parish vendase e te huaja, pergjegjese sepse kujdestare e edukatore, ti zgjedh te denosh te papergjegjshmin qe te shpetosh Sorrosin, se te Sorrosi duket ta kesh hallin se sorrosianeve u bere dalje. Une per vete as do perqendrohesha fare tek Sorrosi sikur te mos e coje ti muhabetin me ngulm tek efektet shkaterruese te trampizmit ne marredheniet shqiptaro-amerikane. Une isha mire e bukur me perqendrimin tek strategjia e jashtme amerikane prej 30 vjetesh, tani qe e futem ne hulline e emrave te pervecem e ka radhen te flasim per gruan serbe te Palmerit. Gjithsesi persa i perket steategjive afatgjata mu kujtua tek seriali last ship, ne nje bote postvirusale, te mbijetuarit amerikane per shkak te nje konflikti me Kolumbine filluan te kerkonin dosjet e hershme strategjike, per te pare si e kishin analizuar kete pune. Ndersa po kontrollonin dosjet, njerit i bie ne sy dosja ; Cte bejme ne rast lufte me Islanden. Po kjo tha. Protagonisti me urtesine e tij, tha me mire te jemi te pergatitur e te mos ndodhe gje, sesa te ndodhe e te jemi te papergatitur. Tani, qe thua ti Engjell urtesia e protagonistit duket ca si burokratike se Islanda mo, nuk do pushohej njeri nga puna pse ska strategji lufte me Islanden. Nejse, po qe ideja eshte se shteti nuk mund te improvizoje ne marredheniet nderkombetare dhe linja amerikane ne Shqiperi ka qene gjithnje ti leme te bejne ca te duan, por nqs plas dyfeku jemi me qeverine. Me perjashtim te 97 kur ishte vete Amerika qe deshi heqje e Sales. Problemi nuk eshte tek fakti qe jane me qeverite nqs plas dyfeku, por perse i lene te bejne ca te duan. Ky eshte problemi i vertete, pse heshtin kur behen skandalet mullare e pastaj nderhyjne ne krah te qeverise. Kjo eshte politike per ne Afrike e Azi, jo politike per nje vend ne Europe. Pse si i bie sipas Amerikes qe do jemi i vetmi shkemb afro-aziatik mes demokracive europiane ? Apo mos duhet besuar Meta kur tha, se nuk do te lejonte qe Shqiperia te behej koloni e ndonje fondacioni te huaj ?

  10. “Ekonomia amerikane vjet doli me gati +3% rdhe trimestrin e pare te 2019 mbi 3% rritje, duke lene ne bisht gjithe ekonomite e medha perendimore.”

    Ekonomia amerikane vjet u rrit me 2.9%, shifer kjo qe u arrit edhe ne 2015. Ekonomia amerikane vazhdon trendin e rritjes qe nga viti 2010 dhe GDP-ja si tregues ekonomik eshte nje nga treguesit me te dobet dhe politikat idiote te Trumpit e kane shtuar borxhin dhe deficitin ne menyre stratosferike, kane rritur edhe me tej pabarazine, kane krijuar nje flluske te perkohshme qe ka per ta bere tkurrje ekonomike shume me te madhe e problematike e luftrat proteksioniste tregtare s’kane sjelle asnje gje pozitive por vec demtime kolosale ndaj plote sektoreve te ekonomise amerikane e cmime te rritura per konsumatoret amerikane. Por problemi me Trump se pari s’eshte ekonomik, por se pari e ne menyre te rendesishme ka te beje me nje aftesi baze intelektuale, morale, e profesionale qe duhet te kete presidenti qe ky qe okupon zyren tashme jo vetem qe s’e ka por eshte nje grope e ze e narcizmit, genjeshtrave patologjike, materializmit pervers, ligesise, idiotesise, injorances, korrupsionit, dashakeqesise, hakmarrjes e nje mori te ligash te tjera qe perkthehen ne shkeljen me kembe te cdo norme te palegjisluar demokratike, sulm ndaj pavaresise se gjyqesorit, sulm ndaj lirise se shtypin, sulm ndaj sundimit ligjor, ndaj organeve ligjzbatuese, ndaj sherbimeve informative, mardhenie gati erotike me njerez si Putini, Bin Salmani e Kim Jong-Un (sa e takoi per here te trete kete), sulm e demtim i aleancave dhe aleateve me te afert te Amerikes, zhberje te rolit udhheqes te Amerikes ne boten perendimore dhe boten ne pergjithesi me ane te vlerave te demokracise liberale e shenderrimit te saj dhe presidentit te saj ne nje objekt talljeje e ne nje faktor qe mund dhe duhet anashkaluar. Pra me pak fjale Trumpi sillet sic sillet Rama e Berisha dhe eshte i denje pikerisht per nje vend si Shqiperia, e sigurisht murin s’e ka ndertuar sepse ne ndryshim nga Shqiperia Amerika eshte demokraci 240 vjecare me institucione te konsoliduara ku vete presidenti u hetua per dy vjete nga nje prokuror special e u gjet qe kishte kryer 10 instanca te pengimit te drejtesise e ky fakt i eshte referuar kongresit qe keta te marrin hapin e nje hetimi per shkarkim te tij. Pra nqftse je tamam i informuar (qe me sa duket nuk je) dhe koherent (meqe po flet per diktaturen qe po instalohet ne Shqiperi) dhe te intereson qe Amerika te nderhyj ne menyren e duhur ne Shqiperi, atehere Trumpi e trampizmi duhet te te interesojne shume e duhet te jesh armik i perbetuar i tyre, por shprehja e thagmave te tilla si:

    “Orbani eshte diktator se i ka treguar vendin Sorrosit dhe Merkeles, jo se ka vjedhur zgjedhjet apo popullin hungarez. ”

    “Sorrosi yt”

    “ti zgjedh te denosh te papergjegjshmin qe te shpetosh Sorrosin”

    “Une per vete as do perqendrohesha fare tek Sorrosi sikur te mos e coje ti muhabetin me ngulm tek efektet shkaterruese te trampizmit ne marredheniet shqiptaro-amerikane.”

    “tani qe e futem ne hulline e emrave te pervecem e ka radhen te flasim per gruan serbe te Palmerit.”

    tregojne qe edhe pse me pak bombastik dhe teatral se Goxhajt e Myftarajt ne qendrimet e tua, je i shkolles se djathtizmit populist e konspirativ i nderthurur me variantin albanez te mospergjegjshmerise dhe gjendjes se armikut te jashtem dhe sic thashe edhe me siper problemin me diktaturen nuk e ke parimor por specifik te nje lloj diktature, ne kete rast ate te Rames. Gjithesesi ky ishte postimi i fundit ne kete shkembim, sec sic shoh po vime rreth e rrotull duke perseritur te njejtat gjera pa bere asnje progres e sa me shume te kthej pergjigje aq me shume zhytesh ne ate djathtizmit populist e konspirativ albanez qe e degjon nga njerez si Fahri Balliu e per mua ky lloj diskursi eshte me shume objekt talljeje e defrimit se sa dicka per tu marre seriozisht.

    1. “…Ekonomia amerikane vjet u rrit me 2.9%, shifer kjo qe u arrit edhe ne 2015. Ekonomia amerikane vazhdon trendin e rritjes qe nga viti 2010 dhe GDP-ja si tregues ekonomik eshte nje nga treguesit me te dobet dhe politikat idiote te Trumpit e kane shtuar borxhin dhe deficitin ne menyre stratosferike, kane rritur edhe me tej pabarazine, kane krijuar nje flluske te perkohshme qe ka per ta bere tkurrje ekonomike shume me te madhe e problematike e luftrat proteksioniste tregtare s’kane sjelle asnje gje pozitive por vec demtime kolosale ndaj plote sektoreve te ekonomise amerikane e cmime te rritura per konsumatoret amerikane…”

      Non est verum, – tha.

      Mbi 8 vjet ne kompanine ku punoj, dy vjetet e fundit eshte hera e pare qe numri i klienteve nga SHBA eshte rritur ne permasa tejet te medha, dhe se po te pyesesh edhe anti-Tramp-et me te medhenj, njehere se cveshuri nga “rroba” ideologjike, e pranojne se ekonomikisht gjendja eshte shume me mire se sa ne epoken e e te ziut apo ate te idiotit.

      Shqetesimi me i madh, dhe e kam thene edhe tjeter here, eshte se cfare do ndodhe mbas Tramp.
      SHBA eshte ne nje inexorable decline. Per mua, periudha e Tramp eshte nje dead cat bounce. Se cfare vjen mbrapa nje zot e di.

      Nderkaq, sa te vije ajo kohe do lexoj “The Storm Before the Storm: The Beginning of the End of the Roman Republic” dhe “Dynasty: The Rise and Fall of the House of Caesar”. S`kam gjetur akoma ndonje titull mbi barbaret ( cdo sugjerim eshte i mirepritur)

  11. Engjell ti ke deshire te flasesh per Trampin, tani fole, me ler edhe mua te flas. Rritja ekonomike eshte befasuese perballe krizes fiziologjike qe pritej pas vitit te fundit te Obames me 1.5% dhe alarmeve te leshuara edhe nga cmime nobel ne ekonomi, ku disa tarifa doganore dukeshin sikur ishin bomba atomike, ndersa ulja e nje takse sikur do shkaterronte financat publike, ne nje kohe qe Obama beri rritjen me te madhe te borxhit publik qe nga koha e Luftes II Boterore. Fakti qe ndaj nje Presidenti jane bere hetime te panumerta dhe ka ngelur vetem hetimi per modelin e flokeve deshmon qe Gjyqesori amerikan eshte pjeserisht i kapur. Cdo Presidenti amerikan po ti hetoheshin edhe zorret e barkut do te gjendeshin gjera qe do e shkarkonin ne vend, sepse vete fakti qe shkon atje lart do te thote qe ka shkelur kushedi se sa here ligjin, duke filluar qe nga financimet, te cilat ne cdo vend demokratik e ne cdo kohe jane plot me paligjshmeri qe nuk i ngacmon kush. Qe Amerika ka probleme historike serioze ne marredheniet e shtetit me qytetarin kete e thone studimet per demokracine ne bote, te bera nga institute serioze. Persa i takon menyres se si Trampi i trajton te vetet, kjo eshte ceshtje e brendshme republikane. Dihet qe republikanet jane nje mix idesh dhe 3 presidentet e fundit ishin 2 liberal puro e Bush junior nje mix mes fukujamizmit dhe huntingtonizmit. Dihej qe do te kishte probleme serioze doktrinore me liberalet e djathte dhe huntingtonianet dhe kjo shkaktoi probleme sabotimi. Ajo qe nje sorrosian i bindur si ti nuk koncepton dot eshte qe si ka mundesi qe te kete koncept tjeter ndaj sorrosianizmit. Ai qe eshte sukses i qarte realist ne marredheniet me Korene e Veriut ne versionin tend agresiv e luftenxites, qe ka shkaktuar drama ne Gjeorgji, Ukrahine, Libi,Egjipt e Siri, padyshim qe nuk jane suksese, por deshmi e nje politike filodiktatoriale. Mirepo nese deri dje ekzistonte mundesia qe Koreja e Veriut te leshonte raketa berthamore kunder Seulit, Tokios e Guamit dhe nga ana tjeter qe Koreja e Veriut te kthehej ne poligon berthamor amerikan, tashme i ka lene vendin nje mundesie marreveshjeje dhe te pakten koreanojugoret e japonezet jane shume me te lehtesuar sesa dje. Pastaj ceshtja e narcizizmit trampist eshte dicka qe ka te beje me shume me estetiken e pushtetit sesa me pasoja serioze ne politikat afatshkurtera e afatgjata, ne te cilat Trampi deri tani eshte vizionar. Po te ishe i vemendshem ndaj politikes italiane te ketyre 30 vjeteve, do te ishe me pak i alarmuar ndaj ndryshimeve radikale ne koncepte te natyres ideologjike. Njerezit monoideologjike shohin gjithcka ndryshe me armiqesi radikale, por ne qofte se do i jepje te drejten e ekzistences edhe ideologjive te tjera dhe do kishe nje konceptim realist te politikes se jashtme do te perdorje me shume argumente sesa propagande. Trampi nuk ka nen hyqem as Kongresin, as Prokurorine e drejtesine ne pergjithesi, as guvernatoret e shtetete dhe kryebashkiaket, e per me teper ka edhe rezistence te vazhdueshme brenda republikaneve. Nuk e di sesi e barazon Trampin me Ramen, kur ky i fundit eshte ne aktin e fundit te zaptimit te Presidences dhe pastaj ketu nuk ka me asgje. Ne fund ku ta gjesh nje President qe sheh cdo gje nga sa u hyn amerikaneve ne xhep e sa u del. Ndoshta demokratet amerikane ashtu si majtistet europiane jane mesuar me sisteme magna-magna dhe nuk u pelqen koncepti i eficences, po per si e shoh une do te mesohen gjate mandatit te dyte te Trampit. Do te mesoheni besoj edhe qe nuk eshte e thene ti leshoni bomba tjetrit apo te fusni shtetet ne kriza e luftera civile, qe te ekzistoje nje politike e jashtme.

    1. “Trampi deri tani eshte vizionar.”

      Paskam qene zemergjere kur thashe me siper qe s’je aq bombastik sa Goxhaj. Ti sikur te kesh dale nga hundet e tija. Gjepura komplet qesharake.

      1. Me te njejten monedhe une do te thoja qe te akuzosh nje 73 vjecar per vendosje diktature atehere o i do bere nje kontroll psiqiatrik 73 vjecarit ose i do bere akuzuesit. Keshtu qe edhe une po refuzoj te besoj, pa nje kontroll psiqiatrik te Trampit ose tendit, se njeri nga ju ka lajthitur.

Lini një Përgjigje te Ardian VehbiuAnuloje përgjigjen

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin