SHTET, TURSHI DHE GJENDJE E JASHTËZAKONSHME

Edi Rama i fitoi zgjedhjet nën sloganin se Partia Socialiste “do të bëjë shtet”, shtetin që nuk u bë në këta 27 vjet dhe që tani përligj edhe reformën në drejtësi (shih p.sh. fjalimin në Kuçovë, 17 qershor 2017). Thirrja e kryeministrit për të bërë shtet shënjestronte dy breza: 60 e kusur vjeçarët, dhe të rinjtë. Të parët e asocionojnë këtë thirrje me realitetin e para viteve 90, të cilin e perceptojnë si një periudhë kur rendi ishte i sigurt dhe i garantuar, paçka ose pikërisht për shkak të represionit. Ndërsa të rinjtë, pasi janë bombarduar nga mediat dhe kryeministri se shteti në Shqipëri për këta 27 vjet të tranzicionit ka qenë rrumpallë, kanë shpresë në rritjen e sigurisë së rendit dhe në qeverisjen e mirë. Në thelb të këtij slogani qëndron gjithsesi premisa se para viteve 90 kishte shtet dhe se nuk mund t’i hiqen meritat shtetit socialist për sigurimin e rendit, përveç se është edhe në logjikën e sistemit totalitar të shtypte manifestime të kriminalitetit apo veprimtari që cënojnë veprimtarinë e institucioneve shtetërore si ligji.

Nisur nga kjo premisë, nëse do të flisnim me gjuhën e David Easton, legjitimiteti i regjimit komunist në Shqipëri, kuptuar kjo si mbështetje politike për pushtetin e Partisë së Punës, buronte nga eficienca e tij për të siguruar rendin publik si një e mirë publike. Për ta verifikuar këtë tezë në mënyrë sistematike, duhen parë politikat penale të Shqipërisë së asaj kohe, pasi politikat penale në aspirata dhe në realizim dëshmojnë për dy çështje: (1) kapacitetet e shtetit për t’i imponuar vullnetin shtetasve, sidomos sipas të drejtës marksiste që e shihte të drejtën penale si instrument të klasës sunduese; dhe (2) dhe vullnetin për të zbatuar ligjin, thënë ndryshe ligjshmërinë socialiste.

Në aspektin teorik është e vështirë të kuptohet se ku konsistonte vullneti i klasës sunduese, diktaturës së proletariatit. Mungesa e një kuadri teorik për studimin empirik të së drejtës penale gjatë periudhës komuniste sjell edhe probleme në matjen e saj. Që politikat penale ishin instrumentale e përfaqësonin vullnetin e PPSH-së dhe të klasës punëtore, nuk mjafton, se vullneti i këtyre nuk dihej, ose ishte shprehur në mënyrë konfuze e plot kontradikta në plenumet e radhës. Mungesa e një studimi kritik të qasjes materialiste dhe ndikimit të saj mbi të drejtën nuk lejon një analizë objektive. Ndërsa në aspektin praktik, studime empirike mbi ligjshmërinë socialiste dhe shkeljet sistematike të ligjit nga organet e drejtësisë mungojnë, dhe besoj se ato do të mungojnë për ca kohë, dhe pse janë relevante sa i përket problematikës së korrupsionit sot në drejtësi. Statistikat mbi dinamikën e krimit në Shqipëri janë të shpërndara lartë e poshtë nëpër ministri, gjykata, prokurori, presidiumin e Kuvendit Popullor, Komitetin Qendror të Partisë etj., dhe këto nuk përkojnë kryesisht me njëra-tjetrën, për shkak se ka pasur edhe ndryshime në nomenklaturë. Por këto të dhëna janë relevante për t’iu përgjigjur pyetjes nëse ka pasur ndonjëherë shtet.
Publikimet e mëparshme, si ato të penalistit të njohur Ismet Elezi (shih p.sh. Zhvillimi i legjislacionit penal në Shqipëri, Albin 1997; dhe & V. Hysi, Politika Kriminale, Pegi 2006) nuk përmbajnë ndonjë trajtim teorik dhe empirik të kriminalitetit gjatë regjimit komunist (librat e përmendur kanë 10 dhe 5 faqe respektivisht, e përfundojnë përshkrimin e sistemit penal me politizimin dhe ideologjizimit të doktrinës penale në Shqipëri). Po ashtu dhe studimi i Femi Sufaj (Disertacion, Sistemi i ndëshkimeve në Shqipëri gjatë regjimit komunist 1945-1990, Universiteti i Tiranës, 2012) ka meritën se për herë të parë përmban të dhëna statistikore mbi burgjet e dënimet gjatë periudhës 1945-1969, por nuk ka kurrfarë analize teorike, qoftë edhe të teorive penale të asaj periudhe, dhe ndalon aty ku duhet të fillonte, në vitin 1977, duke trajtuar cekët efektet e kodit të ri penal.

Për vetë shkencën juridike shqiptare është e papranueshme që kjo periudhë të trajtohet kaq pak në librat e studentëve duke u mjaftuar me referencën ndaj teorisë marksiste se ligji është thjesht shprehje e interesave të klasës sunduese. Prandaj në trajtimet teorike dhe empirike në studimin e regjimit diktatorial mungon një teori e përgjithshme mbi shtetin. Teoritë e shtetit janë kryesisht normative dhe teleologjike, mbi natyrën apo pritshmërinë sesi duhet të jetë shteti apo forma e tij e regjimit, p.sh. në raport me demokracinë. Mungon një trajtim teorik i vetë shtetit dhe rolit të tij për ruajtjen e rendit dhe kjo duket më së shumti në trajtimet historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Por një trajtim sistematik teorik dhe empirik të rendit publik socialist, duke u përqendruar ndër të tjera edhe tek sistemi penal, ka kryer Idrit Idrizi, i doktoruar në Universitetin e Vienës (Disertacion, Herrschaft und Alltag im albanischen Spaetsozialismus 1976-1985 {Regjimi dhe përditshmëria në socializmin e vonët shqiptar 1976-1985}, 2016). Studimi i Idrizit bazohet kryesisht mbi dokumentet e Komitetit Qendror të Partisë. Ndërsa Sufaj u është referuar edhe dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, e cila mbante në atë kohë edhe statistikat për të gjitha gjykatat. Të dyja studimet mbërrijnë në konkluzione të ngjashme: gjatë periudhës socialiste kemi një situatë ku mbizotëronte mungesa e ligjit, arbitrariteti në zbatimin e tij dhe kriminalizimi i çdo veprimi që përbënte rrezik për pushtetin.

Gjendja e jashtëzakonshme

Si mund të shpjegohet teorikisht, nga filozofia e së drejtës, që nga një anë shteti socialist kërkonte vendosjen e ligjshmërisë në funksion të rendit, dhe nga ana tjetër vepronte sipër ligjit duke e tronditur rendin dhe siguruar një gjendje të vazhdueshme ankthi apo terrori nëpërmjet të cilit dëshironte të vendoste sërish rendin? Nga ana tjetër, a mund të kemi një kuadër teorik të përbashkët për praninë e rendit ndërkohë që kemi mungesë të ligjshmërisë edhe gjatë periudhës së tranzicionit?

Unë mendoj që kuadri analitik për të hulumtuar periudhën para dhe pas transformimit të sistemit, ilustruar këtu në shembullin e sistemit të drejtësisë, është ajo e C. Schmitt për gjendjen e jashtëzakonshme (Ausnahmezustand), apo paradigma e bazuar mbi këtë e G. Agamben. Schmitt është relevant për Shqipërinë pasi ka nën premisën e qasjes ndaj shtetit së të drejtës (Rechtsstaat) qëndron kërcënimi i një lufte civile në Gjermaninë e Republiës së Weimar-it, si ajo sektariane e 30-vjetëve. Sipas Schmitt (Politische Theologie, 1979), në gjendjen e jashtëzakonshme kemi gjithmonë krijim të ligjit e në këtë gjendje vendimet politike nuk mund të kushtëzohen apo të orientohen nga norma apo ligje ekzistuese e të paracaktuara. Gjendja e jashtëzakonshme, me fjalët e Agamben, vendos një raport themelor, edhe pse të fshehur, ndërmjet ligjit dhe mungesës së ligjit (Raulf W. Intervistë me G. Agamben, Sueddeutsche Zeitung, 6 Prill 2004). Nga pikëpamja e së drejtës gjendja e jashtëzakonshme është një hapësirë bosh, por një boshllëk prej nga përbëhet sistemi ligjor.

Konteksti historik i kësaj qasje është i ngjashëm me atë të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas tranzicionit. Në të dyja rastet qeveritë janë legjitime për rendin që sjellin, por jo të ligjshme në veprimtarinë e tyre. Ato veprojnë jashtë ligjit me qëllimin për të shmangur konfliktin civil dhe ruajtur ekzistencën e shtetit (ose pushtetit në varësi të botëkuptimit të vendimmarrësve). Ndërsa sovrani është ai që sipas Schmitt përcakton momentin e gjendjes e jashtëzakonshme dhe vendos mbi të drejtën e ligjin, i cili “për të vendosur të drejtën, nuk duhet të ketë të drejtë”. Është sovrani që përcakton momentin “kur jemi të kërcënuar nga armiqtë e klasës” apo “të rrethuar nga imperializmi amerikan e sovjetik”, apo që në momentin e fushatës politike thërret se “do të bëjmë shtet”. Problemi i legjitimitetit të sovranit në asnjë rast, as para e as gjatë tranzicionit, nuk duhet parë si efekt i ligjshmërisë, i zbatimit të ligjit nga aspekti i së drejtës pozitive, madje nuk ka lidhje fare me performancën e këtij në sigurimin e rendit. Duke folur me gjuhën e C. Schmitt (Voigt R., Legalität ohne Legitimität? Carl Schmitts Kategorie der Legitimität, 2015). Sovrani, PPSH-ja në këtë rast, është ligjvënësi, gjykatësi dhe urdhëruesi më i lartë, burimi i fundit i ligjshmërisë dhe baza e fundit e legjitimitetit.

Nëse do t’ia vishnim këtë atribut, të gjendjes së jashtëzakonshme, të pashpallur por de facto shprehur e perceptuar kështu në ligjërimin e aktorëve kryesorë të regjimeve përkatëse, atëherë kemi një kuadër teorik të përbashkët që merret vetëm me shtetin dhe jo me formën e regjimit. Më konkretisht, p.sh. nëse shtetin socialist do ta konceptonim si në një gjendje të jashtëzakonshme të përhershme, të pashpallur por prezente në ligjërim dhe perceptim, atëherë edhe ligji që vepronte de facto në gjendje të jashtëzakonshme i nënshtrohej sovranit, d.m.th., Partisë së Punës në këtë rast. Partia është subjekti i veprimit, por jo i së drejtës, pasi Partia nuk i nënshtrohet ligjit, por vetëm e krijon atë. Po ashtu, partitë apo koalicionet qeverisëse gjatë periudhës së tranzicionit kanë ndjekur të njëjtën formë qeverisëse duke ia nënshtruar sistemin e së drejtës vullnetit të sovranit dhe kanë rënë në ujdi për të shkelur kushtetutën edhe me miratim të Gjykatës Kushtuetuese për të sjellë rendin (siç ishte ligji i kriminalizimit, apo detyrimi i e kamerave të mbikëqyrjes për subjektet private).

Nëse teoria e Schmitt mbi shtetin përkon me atë marksiste, kërkon një shtjellim më të sofistikuar teorik dhe filozofik që kërkon mund. Por gjendja e jashtëzakonshme në Shqipëri fillon që më zgjedhjen e emrit të sovranit: diktaturën e proletariatit. Jo vetëm në kuptimin e tij historik, fjala diktaturë në Romën e lashtë nënkuptonte gjendjen e jashtëzakonshme dhe kalimin e pushtetit përkohësisht në një individ, por edhe në teorinë marksiste diktatura proletariatit nuk do interpretohej si despotizëm apo tirani, e aq më pak si sistem politik autoritar (H. Draper, Dictatorship of Proletariat, NYU Press, 1987). Një studiues kinez ka gjetur p.sh. ngjashmëri në teorinë politike të Maos me Schmitt, duke u fokusuar kryesisht në momentin e tranzicionit të sistemit, kur sistemi është ende vulnerabël ndaj rrezikut të jashtëm e të brendshëm (Zheng, Q. Carl Schmitt, Mao Zedong and the Politics of Transition. Springer, 2015).

Gjendja e jashtëzakonshme sjell një normalitet të ri për qytetarët që e sinjalizon ekzistencën e tij në momente krize. Krizat manifestohen në trajtimet apo diskutimet teorike të juristëve dhe gjatë procesit të zbatimit të ligjit. Mungesa e ligjshmërisë dhe e një baze teorike bindëse që e justifikon atë ndër profesionistët dhe teknicinët sjell krisjen ndërmjet sovranit dhe zbatuesve teknikë. Kjo vërtetohet empirikisht në përplasjet mes teknicienëve, juristëve, prokurorëve e gjykatësit me anëtarët e Byrosë Politike për çështje të ligjshmërisë socialiste. Në momentin kur kemi përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet shtetërore, p.sh. nëpërmjet kthimit të ligjit nën sloganin e ligjshmërisë socialiste apo përpjekjen e disa juristëve për të justifikuar edhe teorikisht kontrollin politik të sistemit penal, atëherë edhe sistemi fillon të tregojë kundërshtitë dhe antagonizimin ndërmjet teknikëve dhe Partisë së Punës si sovran. Pra paradoksi është i dukshëm kur sovrani synon ligjshmërinë, se në atë moment ai tregon se veprimtaria e tij është e paligjshme. Kur do të vendosë ligjshmërinë, ai kuptohet se qëndron jashtë ligjit.

Ligjshmëria socialiste

Kriza e ligjshmërisë vërehet në disa nivele të ligjërimit: (1) në diskutimet teorike dhe publike ndërmjet teknicienëve, në orvatjet e tyre për të vendosur në shina të shëndetshme teorike të drejtën penale; (2) në debatet me vendimmarrësit, ose thënë ndryshe sovranit; dhe (3) gjatë zbatimit të ligjit, pra të sigurimit të ligjshmërisë socialiste.

Diskutimet teorike ndërmjet profesionistëve mund të ndiqen në organin e tyre të shkencës Drejtësia Popullore, në gazetën Zëri i Popullit dhe në korrespondencën ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë (Gjykatës së Lartë më vonë) dhe gjykatave të rrethit sa i përket udhëzimeve për zbatimin e procedurave penale apo interpretimet e neneve të veçanta.

Drejtësinë Popullore është interesante të analizohen edhe ato që nuk janë thënë. P.sh. në vitet 83-88 kemi citime të autorëve evropianë (Kristaq Traja, nr. 4, 1988; Ismet Elezi, Nr. 2, 1988) por nuk gjen gjëkundi të përmendet teoricieni i së drejtës marksiste Evgeny Bronislavovich Pashukanis, sidomos për çështje të ligjshmërisë socialiste. Edhe pse libri i Ismet Elezit (Mendimi juridik shqiptar, 1999) është më shumë një bibliografi dhe nuk përmban ndonjë analizë teorike me vlerë mbi mendimin juridik të asaj kohe, këtu autori shprehet se ka pasur përpjekje “për të krijuar koncepte të drejta te studentët e juristët, sidomos për mbrojtjen e parimit të ligjshmërisë penale, parimin e fajësisë, të individualizimit të dënimit, të riedukimit – rehabilititimit etj., të cilat kanë ndikuar fuqëshëm përgatitjen e juristëve.” (fq. 157).

Diskutimet në publik nxjerrin në pah se koncepti i ligjshmërisë socialiste nuk është i qartë as në aspektin teorik, e as në atë ideologjik. P.sh. për Ismet Elezin, studuesin më të njohur të së drejtës penale në Shqipëri, ligjshmëria socialiste ishte zbatimi i detyrueshëm i ligjeve të diktaturës së proletariatit pa lëshime e liberalizëm (Ismet Elezi, Zëri i Popullit, o8.06.1973, fq. 2) . Ndërsa sipas gjyqtarit K. Nova nga Gjirokastra (Zëri i Popullit, 2.6.1973, fq.2) ligjshmëria socialiste ishte sigurimi i drejtimit shtetëror të shoqërisë nga klasa punëtore dhe PPSH. Elezi përdor një koncept abstrakt, vullnetin e diktaturës së proletariatit, ndërsa K. Nova kërkon të jetë më konkret në përcaktimin e synimit të zbatimit të së drejtës penale dhe e sheh atë në kuadër të drejtimit të shtetit.

Një studim sasior do të ishte gjithashtu interesant për të parë sa rëndësi i kushtonte sistemi ligjshmërisë socialiste. P.sh., gjatë muajve Prill-Qershor 1973 janë botuar 7 artikuj në Zërin e Popullit me tituj për ligjshmërinë socialiste, të shkruar respektivisht nga gazetarë që vendosnin kuadrin e interpretimit (Mitro Cela, Zëri i Popullit, 1 prill 1973, “… shkelja e ligjit është shteg për futjen e armikut të klasës”), studiues (I. Elezi) dhe praktikantë të ligjit (gjykatës, prokurorë dhe nga komiteti ekzekutiv i këshillave popullorë të rrethit).

Ndërsa thirrja për ligjshmëri socialiste nga një anë, e për luftë ndaj teknokratëve e burokratëve nga ana tjetër, kishte shkaktuar një gjendje konfuzioni ndër praktikuesit e ligjit. P.sh. kryetari i gjykatës popullore të Gjirokastrës nuk ishte i qartë nëse përparësia që i jepej udhëzimeve të partisë ishte e ligjshme, por ai e zgjidh këtë problem duke iu referuar rrethimit (gjendjes së jashtëzakonshme), ndërgjegjes juridike socialiste dhe qëndrimit “jo si formalistë, teknokratë e burokratë” të gjykatësve.

“Në kushtet e rrethimit kapitalisto-revizionist është një nevojë imperative forcimi i disiplinës shtetërore, ashpërsimi i luftës kundër depërtimit të ideologjisë borgjeze […] Nga kjo del se nuk mund të ketë kurrë kontradikta midis vijës së partisë, normave të saj dhe ligjeve të shtetit. Të shmangesh nga zbatimi i ligjit me arësyetimin e vënies së politikës në plan të parë, luftës së klasave dhe vijës së masave, do të thotë në thelb t’u kundërvësh ligjin parimeve themelore të partisë. [më tej ai kundërshton veten se i këputet filli i logjikës …] Duke u zbatuar parimi i vënies së politikës në plan të parë, u luftuan njëkohësisht konceptet frenuese burokratike teknokratike.” (Koço Nova, Zëri i Popullit, 2.6.1973, fq.2, theksimi im)

Duke dëshmuar edhe njëherë se sistemi i së drejtës vepronte në gjendje të jashtëzakonshme, i njëjti gjyqtar shprehet se ishte problematike që veprimtaria juridike të merrej thjesht me aspektet juridike. “Mungesa e kuptimit politik e ideologjik nga ana e organeve të drejtësisë të çon qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme ndaj aspektit juridik, të specializuar dhe të ndarë nga puna e partisë, e organeve dhe e organizatave të saj.” (po aty.)

Ndërsa prokurorët, siç vërehet në ligjërimin e prokurorit të përgjithshëm të asaj periudhe, kishin më pak ndikim në politikën penale, por një perspektivë më të drejtë të ligjshmërisë. Ndërkohë që fjalimet e shokut Enver i përmend vetëm si instrument mobilizimi, jo si burim i së drejtës apo praktikave ligjore, prokurori merr një perspektivë teknokrate të së drejtës pozitive mbi funksionin e ligjit dhe problematikave që pasojnë gjatë zbatimit të tij: “Nocioni mbi të mirën dhe të keqën, mbi të ligjshmen dhe të paligjshmen, nuk është një nocion abstrakt, ai shihet në raport të caktuar me normat që shkel ose mbron.” (Dhori Panariti, Zëri i Popullit, 24.5.1973). Prandaj problemet që trajton prokurori Panariti janë më praktike, si p.sh. mosnjohja e ligjit dhe “subjektivizmi”.

Interesante për studiuesit e së drejtës penale duhet të jenë diskutimet ndërmjet teknicienëve, që natyrisht anonin nga e drejta pozitive dhe përcaktimet ligjore, dhe anëtarëve të Byrosë Politike apo Presidiumit të Kuvendit Popullor. Debatet janë kryesisht për çështje të ndryshme që prekin aspekte të së drejtës penale: internimet apo dëbimet, ndëshkimin e parazitëve, caktimin e të miturve në shkollat e riedukimit, në diskutimet mbi institucionin e faljes apo këshillimit etj. Këto janë tema edhe të diskutuara në revistën e juristëve Drejtësia Popullore, pasi kanë qenë çështje që u sillnin kokëçarje dhe probleme gjykatave të rrethit. Sidoqoftë, në secilën përpjekje të teknicienëve për t’iu imponuar sovranit, në këtë rast Partisë së Punës, diskutimet përfundonin me tërheqjen, së paku në debat, të të parëve.

P.sh., në një diskutim të Byrosë Politike për t’i falur dënimin dikujt që kishte përvetësuar pronën socialiste, Ramiz Alia kërkon një trajtim më të butë dhe të mos dënohej me burg. Eleni Selenica, anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe zv.kryetare e Gjykatës së Lartë prej 1971, ia pret shkurt se personi ishte dënuar në bazë të ligjit për përvetësim. Ramiz Alia ja kthen: “Mirë, po gjyqin e bëjmë ne apo na i bën Kodi Penal? Dhe më duket se jo nuk është e drejtë, këto janë veprime pa pikë politike, janë zbatim krejt në mënyrë mekanike të ligjit.” (AQSH, Fondi 489, Dosja 111, 1984, fleta 5).

Ligjshmëria e paligjshmërisë

Statistikat mbi rendin, në këtë rast në shifrat e të dënuarve, tregojnë se kemi një vazhdimësi sa i përket mungesës së eficiencës së shtetit për të administruar rritjen e kriminalitetit (të dhënat këtu janë kompiluar nga disa burime: Kombet e Bashkuara, Ministria e Drejtësisë, Opendata.al dhe Presidumi i Kuvendit Popullor). Më shumë se me rendin dhe ligjshmërinë socialiste, të cilin shteti e shihte në funksion të përpjekjeve për legjitimitet, shteti merrej me sigurimin e pushtetit duke luftuar armiqtë e brendshëm, të cilët kishin marrë një natyrë gati teologjike se gjendeshin gjithkund e në çdo formë.

Edhe studiuesit e së drejtës e kanë pranuar mungesën e ligjshmërisë në atë kohë. Sipas I. Elezit në këtë periudhë shteti kishte marrë “funksionin e shtypjes” dhe këtë “funksion ai e realizonte me anë të veprimeve arbitrare jashtë gjyqësore, si dhe nëpërmjet legjislacionit penal e organeve të drejtësisë.” (Elezi, I. Mendimi juridik shqiptar, 1999).
Persona të dënuar gjatë periudhës 1948-1988, Gjykata e Lartë
Prej viteve 70 kemi rritje të dënimeve, për pasojë edhe të kriminalizimit të tejskajshëm të “shfaqjeve të huaja”. Sipas Idrit Idrizit kjo periudhë mund të karakterizohet nga arbitrariteti, mobilizimi i organizatave shoqërore (edhe jashtë ligjit) dhe një ligjërim i Byrosë Politike që dukej sikur krijonte realitete të reja tej fakteve mbi arsyet e vërteta të rritjes së kriminalitetit. P.sh. Idrizi (fq. 86) përmend një qarkore të Komitetit Qendror të Partisë (AQSH, Fondi 14, Dosja 26, 1977, fq. 2) që bazohej mbi parimin se në vendin socialist nuk kishte një bazë socio-ekonomike për krijimin dhe zhvillimin e kriminalitetit, prandaj për të justifikuar masat e rënda represive ndaj këtyre veprimeve, këto akte kriminalizoheshin si manifestime shfaqjesh të huaja dhe pasqyrim të luftës së klasave nën “rrethimin” imperialisto-revizionist. Nën këtë kuadër ndëshkoheshin edhe veprime si alkoolizimi, divorci e deri tek plotësimi i planit apo mungesa e një malli nëpër dyqane. Sidoqoftë, në këtë fazë nuk mungojnë diskutimet mbi ligjshmërinë socialiste. Një analizë më e thellë duhet bërë për organet e masave, përfshirjen e këshillave popullorë, frontit të lagjes dhe komiteteve ekzekutive në veprimtari jashtë suazës ligjore.

Të dënuar, femra, të mitur dhe për 100 mijë banorë, 1998-2015
Më vonë, në 1985 propozohen disa ndryshimet thelbësore në Kodin Penal, të cilat prekin rreth 50% të neneve e zbusin disa vepra penale e dekriminalizojnë të tjera. E megjithëse riklasifikohen disa vepra penale në kundravajtje administrative, sërish kemi rritje të kriminalitetit arsyet e të cilave mund të jenë të shumta. Ka një rritje të krimeve kundër shtetit si arratisja, përvetësimi i pronës socialiste e qytetare, parazitizmi (kjo për shkak të rritjes së papunësisë), bixhozi (p.sh. në fillim të vitit në 1988 ishin kapur 45 vetë në rajonin 2 – AVSHT, Komiteti Ekzekutiv i KP të Rrethit Tiranë, Raport i Rajonit të Policisë Nr. 2, 22.11.1988), tregtia e paligjshme dhe deri tek ndërtimet pa leje (shih p.sh. AQSH, Fondi 498, Dosja 64, 1985 “Raport për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e tokës”).

Ardhur në periudhën e tranzicionit numri i të dënuarve, siç vërehe në grafikun më poshtë, ka ngelur thuajse i njëjtë duke krahasuar trendet e viteve 80 me ato deri në vitin 2002 (vitet 1989-1998 janë interpoluar me Excel). Nga kjo mund të dilet se sa i përket rendit publik nuk ka pasur ndonjë dallim nëse regjimi ka ndryshuar. Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme dhe mungesa e rendit, me shifra të larta në vrasje, plagosje etj. Interesante është se numri i të burgosurve duket të jetë i njëjtë prej viteve 80, ku shkon maksimumi deri në 5000, çka tregon se politikat penale për dënimet me heqje lirie janë në varësi të kapaciteteve të burgjeve dhe nuk i nënshtrohen dinamikës së krimit në vend.

Persona të dënuar për periudhën 1948-2015 dhe parashikimi deri në 2032

Le të bëhet turshi …

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme sovrani jo vetëm ka të drejtë mbi ligjin, por ai e krijon vetë realitetin mbi të cilin do të zbatohet ai ligj. Këtë veprim kemi edhe në Byronë Politike, Presidiumin e Kuvendit Popullor, e deri poshtë në organet ekzekutive të rretheve ku diskutimi mbi kriminalitetin ishte shkëputur totalisht nga realiteti dhe arsyet e vërteta të tij. Edhe pse mendimi ndryshe ekzistonte (nëpër mbledhjet që kryhen për këtë çështje kemi zëra të disa teknicienëve, si në komitetin qendror të Tiranës ka mësues që japin arsye ekonomike si varfëria për përfshirjen e nxënësve në vjedhje, marrëdhëniet sociale si divorci i prindërve apo të tjera shpjegime sociologjike “borgjeze”). Sidoqoftë, në konform me doktrinën, si zgjidhje u mendua detyrimi me punë i elementeve keqbërës, pasi puna kishte edhe ngarkesën ideologjike si instrument edukativ.

Anëtarët e Byrosë Politike edhe zgjedhin ta injorojnë tërësisht këtë realitet, sidomos kur bëhet fjalë për personat me biografi të mirë – regjimi nuk mund ta kapërdijë faktin që “këta janë tanët”, por veprat e tyre janë të “armikut”.

Injorimi i realitetit përcillej poshtë në forma të ndryshme, edhe në atë të turshisë. P.sh. në vend të diskutonte për kriminalitetin, shoku Nesip, kryetar i Komitetit Qendror të Këshillit Popullor të Rrethit Tiranë, i sapo kthyer nga mbledhja në Këshillin e Ministrave për këtë çështje, e pa të udhës të merrej më një çështje më të ngutshme, atë të turshisë.

“Mua personalisht më ka bërë vërejtje shoku Mehmet Shehu, më ka thëne: Do të marrësh masa që të bësh turshi në Tiranë? Unë i thashë kemi bërë, ai më tha: Po të lajmëroj se do t’i propozoj Qeverisë që në qoftë se nuk do të besh turshi për tërë Tiranën deri në muajin shtator të vitit në vazhdim do të shkarkojmë nga detyra, me ceremoni. Jo ishte një paralajmërim, mbase ishte për mua, por kjo është shqetësim i Partisë. Prandaj ju shoku Besnik bashkë me shokun Luan Shahu dhe shokun Vangjel do të merrni masa organizative që të kemi punishte, për këtë do kripë dhe fuçija.” (AVSHT, Komiteti Ekzekutiv i Rrethit Tiranë, 1980, D. 395 fq. 8).


Shënim: Ky material është pjesë e një artikulli të përgatitur për konferencën “Qasje shkencore dhe kulturore për totalitarizmin: Rasti i Shqipërisë” që do të organizohet së shpejti në Tiranë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

26 Komente

  1. Ardhur në periudhën e tranzicionit numri i të dënuarve, siç vërehe në grafikun më poshtë, ka ngelur thuajse i njëjtë duke krahasuar trendet e viteve 80 me ato deri në vitin 2002 (vitet 1989-1998 janë interpoluar me Excel). Nga kjo mund të dilet se sa i përket rendit publik nuk ka pasur ndonjë dallim nëse regjimi ka ndryshuar.

    Ky do të ishte një përfundim interesant, nëse është i saktë/i provuar. Logjika, por dhe përvoja e atyre viteve që kam jetuar nën atë sistem, më thotë që numri i krimeve dhe kriminelëve ordinerë duhet të ketë qenë më i ulët atëherë, se sa në Tranzicion.

    Te statistikat e përdorurara për numrin e të dënuarve gjatë diktaturës a janë zbritur dënimet për “agjitacion-propagandë”, që krahasimi me kriminalitettin e pas ’90-ës të ketë kuptim? Po ashtu, nuk më duket me shumë vend ekstrapolimi i të dhënave për dhjetëvjeçarin ’89-98 sepse së pari, prek dy periudha të ndryshme, që në fakt janë dhe objektet e krahasimit, dhe së dyti, të çon në rezultate që kanë pak lidhje me realitettin e krimit në atë kohë si p.sh., te grafiku i krimeve në periudhën e tranzicionit nuk ka asnjë rritje të dukshme të krimit/të të dënuarve në periudhën e trazirave 1997-’99 (veç nëse Drejtësia u dha ‘freeticket’ gjithë kriminelëve të atyre viteve!).

    1. Ne fakt numri i denuarve ne vetvete nuk tregon gje, sepse duhet pare tipologjia. Psh grafiku shkon perpjete ne periudhen 2014-2016, po e dime mire se me çfare ”kriminelesh” i mbushi burgjet Rama.
      Gjithsesi pas ’90 njerezit ankohen se kriminelet nuk denohen, dmth kriminaliteti perceptohet si shume me i larte sesa shifrat zyrtare, perceptim qe e kam edhe une. Po te fusesh edhe te denuarit shqiptare ne Europe, numri i shqiptareve te denuar qe qarkullojne ne Shqiperi eshte jashtemase i larte. Sepse ata qe denohen ne Europe, pas denimit i ke rrugeve te Shqiperise, dmth s’kane denim ne Shqiperi, po nuk jane tamam njerez te padenuar.

      Nuk e kuptova mire se cilen teze mbron autori, por ama ”shteti i Rames” eshte me shume nje koncept administrativ e civil sesa penal, meqenese problemi me akut eshte i natyres administrative dhe te lidhur me shume me te drejten civile sesa ate penale. Kjo ne teori.
      Kurse ne praktike perdorimi qe Rama i ben policise rrugore eshte nje terrorizem shteteror, po ashtu edhe te ashtuquajturit tatimore jane jo me pak terroriste, ngjajne si qen te leshuar nga zinxhiri qe duan vetem te vendosin gjoba, keshtu qe per mua ”shteti i Rames” deri tani i ngjan me shume Kamorres sesa shtetit te kohes se Enverit.

      Shtetit komunist nga ana administrative dhe civile i vjen anes shteti kamorrist i Rames. Vlen edhe loja e fjales shteti ka-morrist ose shteti morracak i Rames.

        1. Kjo me kujtoi te vetmet batute te hajrit te Lulit sa i gjate aq i vocerr; kur Rama thote se do beje shtet e ka fjalen per shtetin e leshit.

          Ka kohe qe debatoj me te njohur te mi rilindiste rreth reformes ne drejtesi dhe shtetit te forte ramist. Mbase gaboj, por per mendimin tim te gjithe pak a shume e ndiejne nevojen e nje rregullimi te shpejte te gjendjes ne administraten shteterore.
          Kjo shpejtesi kerkon filozofine e forces se shtetit, e cila si force nevojit le te themi ambjente te caktuara nga te cilat del mbeshtetja. Per arsye te kuptueshme, ato ambjente qe kultivojne me shume forcen, jane ambjentet ushtarake dhe ambjentet e krimit.
          Pikepyetja ne lidhje me Ramen eshte, ciles kulture te forces i afrohet Rama, dmth cilen kulture do te transferoje ne institucionet e shtetit Rama, kulturen ushtarake, me rregullin e disiplinen si koncepte kyçe apo kulturen e krimit dhe halabakerise, me abuzimin e paligjshmerine si koncepte kyçe.

          Per nga vete edukimi dhe çfare ka perfaqesuar Rama qe ne rini por edhe çfare ka demostruar ne bashki e qeveri, mundesia qe ta lidhesh me kulturen ushtarake te rregullit dhe disiplinen, perjashtohet, sepse nuk gjendet dot ndonje argument mbeshtetes.

          Ne kete pike ose Rama eshte thjesht nje sharlatan qe do krijoje shtetin e leshit, sikunder thote Luli, ose Rama ka perbrendesuar kulturen e forces qe buron nga krimi dhe halabakeria dhe gjithçka qe eshte ne gjendje te beje eshte ky shtet halabak e kamorrist.
          Une vete besoj se Rama ne diskursin e tij per forcen e shtetit, nuk eshte sharlatan, por eshte halabak qe mund te krijoje vetem nje shtet halabak, ku shteti ben garipin me te dobetin dhe ul koken perpara te fortit.
          Do thuash ti, ku eshte dallimi mes sharlatanit dhe halabakut. Dallimi qendron te fakti qe sharlatani realisht nuk ben asgje se s’ka ç’natyre t’i jape forces se shtetit,i ka te gjitha llafe, kurse halabaku i jep forces se shtetit natyren e vet.

          Qofsha i gabuar, po nqs ketij tipi i jepet mbeshtetje ne kulturen e forces halabake, do behet me keq se ne kohen e Sales 1.

          1. Gorbaçovi ka thënë njëherë për institucionet shtetërore në Rusinë e sotme: “I kemi të gjitha, por më tepër si imitime”. Vlen po kaq, në mos më tepër, dhe për institucionet e Shqipërisë.

            “We have everything – a parliament, courts, a president, a prime minister and so on. But it’s more of an imitation,” the last president of the Soviet Union said.

            https://www.theguardian.com/world/2011/feb/21/gorbachev-birthday-putin-democracy-russia

    2. krimet kunder shtetit jane te kategorizuara ne nje grup, dhe nuk ndahen p.sh. nga sabotimi apo arratisja. por perqindja e tyre eshte relativisht e vogel, psh. ne 1987 kjo kategori ishte 3.7% dhe 2.8% ne 1988, ose ne shifra absolut p.sh. ne vitet 1976-80 ishin 374 persona, ndersa ne 1981-1988 ishin 133.

      1. Të dhëna interesante! Kisha menduar se numri i të dënuarve politik, si përqindje ndaj totalit, ishte goxha më i lartë (por ndoshta në vitet ’80 regjimi dhe terrori i tij kishin arritur fazën kur “frika ruan vreshtin”).
        Një pyetje të fundit: shifrat e krimeve kundër shtetit janë ‘clean’, d.m.th. përmbajnë vetëm ata të dënuar vetëm për politikë, apo përfshin dhe ata që, plus “krimit kundër shtetit”, u dënuan dhe për krime ordinere? Shkaku për pyetjen është se atëhere po të dënoheshe për politik shpesh të ngopnin edhe me dënime për krime ordinere si p.sh. për armëmbajtje pa leje, se mbaje një biçak me vete, apo për përvetësim të pasurisë shtetërore, se mund të kishe marrë një vidhë nga ofiçina. Këta ishin në fakt të dënuar politik dhe si të tillë duhet të përfshihen në grupin e këtyre, jo në grupin e të dënuarve për vepra penale ordinere.

        1. verejtje me vend. keto shifra jane per te denuar dhe jane nje raport i Gjykates se Larte per Presidiumin Popullor, nuk permban numrin e veprave penale. Ne raportimin e shifrave besoj se ndiqej ndonje teknike penale per vepren penale te cilesuar me rrezikshmerine me te larte, ne kete rast ajo e krimeve kunder shtetit duhet te jete e para dhe perjashtonte perfshirjen ne te tjerat. Kastriot Dervishi me ka thene se ka levizje te medha shifrash pikerisht per shkak te ri- dhe klasifikimit qe i benin veprave penale. Vec kesaj, keto jane shifra te denimeve penale, jo p.sh. denimet e keshillave popullore apo organizatave shoqerore te tjera qe kam pershtypje jane perdor ne vitet e fundit te socializmit.

          Vec kesaj, struktura shoqerore e kriminalitetit nuk perputhet me ate popullore, 63% ishin punetore dhe kjo shifer kish ngel konstante prej viteve 50 megjithe edukimin dhe disiplinimin e proletariatit.

          Me zuri syte te Adrion librin e Qemal Lames, ish-kryehetues,,nje tip ri-tregimi i historise se 1989-91. Nga nje shfletim i shpejte nuk pash ndonje gje me vlere per kete, por duhet te kete dic me siguri.

  2. Arjan, kete shkrim, te me ndjesh, por nuk e kuptova. Nuk e mora vesh se ç’ke dashur te thuash. Kalove nga “vullneti shtetberes” i Edi Rames, te legjitimiteti juridik i sistemit komunist, te disa statistika denimesh pa ndare krimet ordinere nga denimet politike, per ta mbyllur me turshite e Mehmetit. A mund te me ndihmosh duke me permbledhur shkurt e me fjale te thjeshta perfundimet a tezat e ketij artikulli?

    1. ke te drejte se ka ca rremuje. Une pertoj te shkruaj, se kuptoj ata qe pertojne te lexojne.

      Duke pasur parasysh se une ketu te blogu hedh ide per studiuesit e ardhshem, dhe jo se po arrij ne ndonje perfundim, une ketu trajtoj dy ceshtje kryesore:

      1. kriminalitetin, ne trajtim teorik dhe empirik, qe eshte nje tregues per shkallen e ligjshmerise. Shkalla e ligjshmerise eshte tregues per performancen e shtetit dhe per pasoje te legjitimitetit.
      2. Rama thote se do te bej shtet, duke iu referuar mitit se atehere ka pasur shtet. Duke pretenduar se po rikthen ligjshmerine fiton legjitimitetin e brendshem.

      Atehere, duke verejtur statistikat e krimit (qe duhen trajtuar me kujdes sikur thote Gjilpera me siper), dhe mungesen e nje teorie per politikat penale dhe ligjshmerine socialiste, une them se nuk ka pasur ligjshmeri, e per pasoje as legjitimitet. Por a ka pasur shtet?

      Per kete une ofroj nje kuader teorik shpjegues per te dy format e regjimeve. Carl Shmitt dhe gjendjen e jashtezakonshme, qe shpjegon mungesen e ligjshmerise kur kemi legjitimitet. Nje tjeter do te gjej ne literaturen e Schmitt edhe formen e shtetit, administrativ p.sh. do thoja une.

      Turshia eshte pjese e ilustrimit te idese se paligjshmeria ishte rritur ne ate shkalle dhe ne ate forme (nje perqindje larte me origjine punetore dhe biografi te mire), sa pushteti nuk mund vec se te mos merrej me te, por me turshine. Sikur ne do te merreshim me nje kafe edhe nese do te thoshin se po permbysej bota.

      1. Ta quash miti i shtetit komunist veshtire se behet e pranueshme, meqe njerezit jane gjalle dhe nuk mund te jene te gjithe gabim, sepse shifrat mund te interpretohen ndryshe. Gjithsesi po te degjosh histori proletaresh te asaj kohe, degjon qe ata qe punonin ne sera, edhe merrnin ndonje kokerr domate, kujt i duhej pambuk per ndonje jastek e merrte ne aren e pambukut, kurse duhanxhiu edhe merrte pak duhan ne parcelen e duhanit, Partise kur i duhej shembulli per t’u bere, shkonte e kapte parapelqimisht ate me biografi te keqe dhe e denonte per vjedhje.

        Nderkaq gjendja e jashtezakonshme si de facto e perhershme, do te shpjegonte shume gjera, perpos vetvetes, dmth gjendja e jashtezakonshme eshte koncept qe perkufizon ate qe nuk eshte e zakonshme, ate qe eshte jashte rendit te gjerave, nuk mund te perdoret koncepti per 45 vjet regjim, dmth duhet nje koncept tjeter i ngjashem por qe te mos krijoje nje kunderthenie ne koncept, si ”gjendje e jashtezakonshme e perhershme”. Eshte paradoksale qe e perhershmja te jete e jashtezakonshme.

        Te njejten kritike logjike e gjej me vend edhe tek koncepti i tranzicionit te perhershem, qe po na paraqitet keto 27 vjet, por qe duket se do zgjase edhe 270 vjet, me kete ritem transformimi e permiresimi.
        Ne menyre krahasimore te dyja konceptet kane diçka qe nuk shkon,sepse kane kunderthenie te brendshme dmth sforcimi duhet te jete, per t’i tejkaluar keto koncepte.

        Ne rastin e gjendjes se jashtezakonshme se perhershme, ndoshta mund te perdoret koncepti i kostituimit, i cili vertet perdoret ne raste asamblesh kushtetuese, ku ka nje moment ku nuk vlen absolutisht asgje perpos vullnetit te perfaqesuesve.
        Kostituimi mund te shihet tek formula e ”ndertimit te socializmit”, kalimi nga regjim borgjez ne diktature proletariati per te shkuar pertej diktatures se proletariatit ne socializem. Kjo do te thote qe Partia hap pas hapi, kur e shihte te arsyeshme vepronte si organizem kostituent, jo thjesht ”kushtetues”/costituzionale, por si kostituent/costituente. Nje shpjegim fluturimthi ne italisht:
        costituente – che costituisce, che concorre a formare qualcosa: elementi costituenti di una sostanza
        Nje perkthim i lire do te ishte formues, ngjizes.

        Kjo faze ku partia veproi si organizem kostituent zgjat deri ne Kushtetuten e vitit 1976, e cila zevendesoi ate te 1946 (ose 1950) e cila ishte Kushtetuta mbi te cilen do bazohej ndertimi i socializmit. Ne 1976 ndertimi i socializmit, dmth akti i madh kostitutiv pak a shume u quajt i perfunduar, keshtu doli Republika Popullore Socialiste e Shqiperise, dmth Republikes iu shtua cilesimi ”Socialiste”, qe me pare nuk ishte.

        Keshtu besoj, se duke e pare jo si gjendje e jashtezakonshme e perhershme, por si nje shumesi aktesh kostituente, te cilat e legjitimojne Partine te operoje jashte kushtetueshmerise, besoj se mund te kemi nje kendveshtrim me korrekt nga pikepamja logjike. Cdo akt kostitutiv permban elemente te gjendjes se jashtezakonshme, por pa qene gjendje e jashtezakonshme.
        Perderisa ”ndertimin e socializmit” na e paraqet vete sistemi komunist si objektivin final dhe legjitimuesin e cdo paligjshmerie e antikushtetushmerie, nuk kemi pse ta injorojme si koncept.Ky ndertim kerkon pikerisht here pak here akte kostitutive, te konceptuara jo si asamble kushtetuese por si Kongrese Partie e vendime Byroje.
        Ne kete kendveshtrim besoj se Kushtetuta e vitit 1976 ka qene thjesht nje formalizem per te mbyllur vrimat qe Kongreset e Partise dhe vendimet e Byrose, kishin krijuar ne Kushtetuten e vitit 1946.

  3. Thote autori:

    “Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme sovrani jo vetëm ka të drejtë mbi ligjin, por ai e krijon vetë realitetin mbi të cilin do të zbatohet ai ligj”.

    Nje pyetje: Nese 45 vjet kane qene ne planin juridik, gjendje e jashtezakonshme, mbi c’baze do te gjykohen sot krimet e asaj periudhe?

    Pasi eshte e qarte: nese ato qe sot i quajme krime do t’i vendosim perballe legjislacionit te atehershem, do te na duhet te marrim ne konsiderate ligjshmerine dhe legjitimitetin. Nese do ta perjashtojme kete aspekt, atehere do te hyjme edhe vete ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme, per te vene ne pikepyetje drejtesine me gjykime qe duket sikur vleresojne aktivitetin e shoqerise njesoj sikur te behej fjale per vrasjen e nje miu nga macja.

    Une kete diskutim e kam bere edhe me ndonje jurist, por askush nuk jep nje pergjigje.

    Si do te gjykohet nje vrasje e bere ne vitin 1997? Mbi cilin juridiksion sa kohe qe ne nje kohe te caktuar ne nje hapesire te dhene, prezenca e cdo qelize shteterore ishte nul?

    1. Kjo eshte nga perfundimet, se pa ligj (dhe ligjshmeri) nuk ka faj.

      Perfundimi tjeter ka te beje me identitetin e profesionit te juristeve. A mund te dale nje narrative tej asaj te pasiveve dhe viktimizit ne keta vite te mungeses se shtetit? Nje narrative qe do i sillte atyre krenari ne profesionin e tyre?

  4. Mendoj se trajtimi i ceshtjes se ligjshmerise ne sistemin socialist, i cili lidhet pa dyshim me te drejten penale, nuk mund te behet ne suaza ngushtesisht teknike te shqyrtimit te kuadrit penal . Aq me teper kur slogani Rames “do bejme shtet” kufizohet padrejtesisht tek politikat penale. Dhe per me teper kur krahasohen dy tipologji krejt te kunderta te shtetit: Shteti komunist si sistem monopartiak, ku pika nistore e shqyrtimit uhet te jete “partia-shtet” dhe shteti demokratik si sistem pluralist.
    Qasja duhet te jete nderdisiplinore dhe nuk mund te flitet per “ligjshmerine socialiste” pa shqyrtuar teorikisht konceptet te tilla bazike si Legjitimiteti, Pushteti, Autoriteti.
    Pare nga keto tre koncepte baze, pikenisja me duket reduksioniste . Ja cfare thote autori:

    “…nëse do të flisnim me gjuhën e David Easton, legjitimiteti i regjimit komunist në Shqipëri, kuptuar kjo si mbështetje politike për pushtetin e Partisë së Punës, buronte nga eficienca e tij për të siguruar rendin publik si një e mirë publike. Për ta verifikuar këtë tezë në mënyrë sistematike, duhen parë politikat penale të Shqipërisë së asaj kohe, pasi politikat penale në aspirata dhe në realizim dëshmojnë për dy çështje: (1) kapacitetet e shtetit për t’i imponuar vullnetin shtetasve, sidomos sipas të drejtës marksiste që e shihte të drejtën penale si instrument të klasës sunduese; dhe (2) dhe vullnetin për të zbatuar ligjin, thënë ndryshe ligjshmërinë socialiste.”
    Ka David por ka dhe Weber, Habermas, Meyer, Lipset etj. te cilet konceptin e legjitimitetit dhe legjitimiteti e regjimeve komuniste , nuk e lidhin VETEM me “eficiencen per te siguruar rendin publik”.
    Analizua e legjitimitetit do te sherbente si nje kuader konceptual per te kuptuar edhe “logjiken” e ligjshmerise dhe kundertheniet e vullnetit politik te trupezuar ne PPSH e cila ” kur do te vendos ligjshmerine, .. kuptohet se qendon jashte ligjit”.
    Po te nisesh nga shqyrtimi teorik i burimeve te legjitimitetit te regjimit komunist , deklarata se ”

    ” Në aspektin teorik është e vështirë të kuptohet se ku konsistonte vullneti i klasës sunduese, diktaturës së proletariatit. ” do te hiqej me urgjence si paragrafi qe shpreh padijen e autorit. Por padija nuk eshte argument.
    Ja pse them se duhet nisur nga legjitimiteti per te mbritur tek ligjshmeria.
    Teza e “situates se jashtezakonshme” eshte nje kenveshtrim mjaft interesant. Teza e anatemuar trockiste e “revolucionit permanent” duket se ne rastin e Shqiperise u aplikua permes doktrines se “rrezikut permanent” imperialisto-revizionist, vecanerisht nga fillimi viteve 70-te.
    Kuptohet se regjimi permes PR permanent, injektonte idene e rrezikut nga “rrethimi” por edhe iluzionin e normalitetit ” hedhim valle ne goje te ujkut”.
    Pikerisht ne kete dialektike normaliteti te zakonshem, rutine dhe “gjebdjes se jashtezakonshme” te prodhuar nga propaganda e PPSH luhatet ligjshmeria me daljet jashte ligjit.
    Statistikat jane instrument por jashte nje qasje EDHE sociologjike, te mashtrojne.
    Ne regjimin komunist denohej bixhozi, vjedhja, parazitizmi si “shfaqjet te huaja” . Pra shteti komunist , duke funksionuar si “diktature ideologjike” prodhonte “armiq” edhe pertej ligjshmerise. E megjithate, regjimi nuk mund te kontrollonte gjithcka e te denonte kedo qe vidhte pronen e perbashket , degjonte muzike te huaj apo qe ndiqte stacionet e huaja televizive me kanocen e famshme. Ky ishte metimi i “Nenpunesit te Pallatit te Endrrave”, por realiteti nuk mund te futej i teri ne shterngesat e Kodit Penal.
    Ne tranzicion , shteti demokratik vepron si “diktature e ligjit” por problemi me urgjent eshte pikerisht mosveprimi i ligjit, moszbatimi ligjeve , pandeshkueshmeria ligjore. Pra , ndryshe nga shteti komunist qe prodhon me tepri “shkeles te ligjit” ( sepse ligji eshte instrument i vullnetit politik te pranuar si legjitim), ne tranzicionin tone rrumpalle, shteti “amniston” shkelesit e ligjit, duke mos qene efikas, per shkak te korrupsionit ne cdo qelize dhe dobesive institucionale.
    Praktikisht ne si qytetare e dime se sa jane permasat e evazionit fiskal, informalitetit, mitmarrjes, abuzimeve me pronen publike, vjedhjet e prones private, etj.
    Pare keshtu, statistikat e denimeve penale duhet te ishin disa fish me te larta , krahasuar me regjimin komunist. Kjo tablo dikton nevojen uleritese ” per te bere shtet”pikerisht ne dhenien fund te praktikave te pandeshkuedhmerise ligjore te vete politikanve te korruptuar, gjyqtareve te korruptuar, nenpunesve te korruotuar etj. etj.
    Por Rama kur artikulon kete nevoje , nuk ka parasysh politikat penale dhe denimin e kriminalitetit por vetem apo kryesisht shtetin si aparat administrativ, kontrollin e territorit, funksionimin e institucineve, disiplinen proceduriale, lehtesimin e procedurave administrative etj.

    Sepse shteti eshte i shpartalluar i dashur “studiues” i politizuar.!

    Ramen kur ligjeron per shtetin, le ta quajme demagog apo sharlatan, por kurrsesi nostalgjik te shtetit komunist ku “nuk pipetinte as miza”.
    Bashke me diktaturen- ujin e felliqur- ne hodhem dhe “femijen”, shtetin, si sundim ligji. Demokracia u keqkonceptua si clirim nga verigat e ligjit. Liria u shperdoruar si anarki dhe rrumpalle. Keshtu pra , mungesa e shtetit funksional ( “me i ftohti nga gjithe perbindshat” ) u be pengesa dhe shkaku i ketij TRANZICIONI te tejzgjatur dhe traumatik.
    Dhe shteti demokratik pra eshte ” vullnet politik” dhe mbahet peng nga politika. Ketu keni te drejte.

    1. veshtrimi eshte perqendruar te politikat penale per te kufizuar objektin e studimit, i nderuar “kritik”. Patjeter qe kerkon optike nderdisiplinore, dhe une kam sugjeruar disa ceshtje qe kane te bejne me vezhgimin sociologjik, sidomos sa i perket analizes se shkaqeve te krimit.

      ti si studiues/e je i/e inkurajuar ta vazhdosh kete teme ne nje tjeter veshtrim. Une kembengul ne vijesime e shtetit tej regjimeve, derisa te dale nje forme tjeter organizimi, vec forma e narratives ka ndryshuar.

  5. E ke hedhur shkrimin ketu, prit dhe kritika. Nese kritikat nuk te duken te drejta, hidh kunderargumentat. Nese nuk preferon te debatosh, suksese ne jete!
    Nje studim serioz nuk niset nga deklaratat e dites te KM , pasi keshtu komprementon paanesine e tij.
    Asistova ne nje konference doktorantesh ne fushen e historise. Doktori kishte marre si teme studimi marredheniet shqiptaro-kineze ne komunizem. Dhe kumteses i kishte dhene ca ngjyra publicistike,te sperkatura me ironira e zhargon. Nderhyri drejtuesi seances duke terhequr vemendjen dhe sugjeruar dallimin mes shkences dhe gazetarise, mes qasjes shkencore jo emocionale me qasjen propagandistike.
    Perndryshe doktoraturat kthehen ne dokrra katuni.

    1. une prandaj e kam hedhur, te mare kritika, por jo akuza per anshmeri politike. Ramen e permenda per ta aktualizuar trajtimin, pasi ligjshmeria ai aspekt i funksionit te shtetit shtrihet qe prej formimit. Ne pamundesi per ta fillu nga Ismail Qemali e fillova me komunizmin. Ceshtje perspektive, por ka teorira qe shqyrtojne pikerisht vazhdimin e mungeses se institucione ne periudha te gjata te historise. Ti thua shteti eshte shpartalluar, ndoshta duke pasur si premise funksionet e tjera si siguria e kufirit apo ato ekonomike e sociale, une them se ne aspektin e ligjshmerise ka dyshime nese ka qene, jo vetem se nuk mundte, por se edhe nuk kishte nje doktrine te qarte te se drejtes.

    2. Pika, me duket se i ke rene pikes. Problemi ketu nuk eshte te ajo çka thote autori, por te ajo çka autori nuk thote dhe nuk mund ta thote sepse nuk ia lejon vendi. Hapesira e nje shkrimi ne PTF eshte krejt e pamjaftueshme per t’i krijuar atij mundesine te trajtoje çeshtje per te cilat nuk do te mjaftonin monografi te tera. Qasja divulgative ketu rrezikon ta shkase ne vulgarizim. Ne pergjigjen qe te ka dhene ty autori thote, p.sh., se ne regjimin komunist nuk kishte nje doktrine te se drejtes. Natyrisht qe ai sistem e kishte nje doktrine juridike, nje doktrine perverse, demagogjike, kontradiktore, te perçudnuar etj., por e kishte. Nga njera ane kushtetura ne parim garantonte lirine e fjales dhe te opinionit, nga ana tjeter kodi penal te denonte po ta ushtroje kete te drejte kushtetuese. Nje shtjellim kritik i asaj doktrine do te kishte vlere per lexuesin e PTF-se, mendoj une.

      Forma e shtetit dhe natyra e se drejtes ka qene e njejte per te gjitha regjimet komuniste. Kodet tona juridike i hartuan sovjetiket. Une nuk jam jurist, por nuk dua te besoj se keto çeshtje nuk jane shteruar nga studiuesit e ketyre regjimeve. Shqiptaret mund te kontribuojne me trajtimin e ndonje aspekti te veçante, tipik per rastin tone, pa pretenduar te hartojne traktate teorike.

      1. Me gjithë respektin për ndërhyrjet e deritanishme nga kolegët, besoj se është më mirë të merremi me çfarë ka sjellë autori, se me çfarë ka lënë jashtë ose duhej të kish sjellë.

        Dhe këtu mua më duket se, siç e pa edhe Pika S para meje, eseja duhet vlerësuar, para së gjithash për tezën – për mua inovative – se regjimi totalitar operonte në një gjendje të jashtëzakonshme permanente, çfarë i lejonte që t’i zbatonte ligjet derisa t’i duhej që të mos i zbatonte më.

        Madje ndonjëherë ka mjaftuar edhe vetë lehtësia për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, për ta relativizuar sundimin e ligjit, ose shtetin ligjor.

        Enver Hoxha pat formuluar atëherë tezën se, sa më shumë që përparon socializmi, aq më shumë forcohet dhe thellohet lufta e klasave (po citoj nga kujtesa); dhe lufta e klasave nënkupton diktaturën e proletariatit, e cila sundon duke ushtruar dhunë ndaj klasave armike.

        Gjendja e jashtëzakonshme i bën jehonë nevojës për mbijetesë, të cilën kultura dhe tradita shqiptare e kanë njohur mirë. Propaganda totalitare duhej që t’i bindte qytetarët se mbijetesa e regjimit të Hoxhës ishte në thelb e njëjtë me mbijetesën e tyre individuale (sikurse i kish bindur që “liria” e Shqipërisë ishte e njëjtë me lirinë e çdo individi që i ishte hapur parashuta në Shqipëri).

        Më duket se një analizë e historisë të viteve të regjimit të Hoxhës, nga pikëpamja e hipotezës së “gjendjes së jashtëzakonshme” do ndihmonte për të kuptuar shumë e shumë gjëra që deri më sot nuk janë shpjeguar, ose janë anashkaluar; përfshi këtu edhe alibitë e ofruara për spastrimet e mëdha brenda kuadrove të larta të shtetit dhe të Partisë.

        Ideja – ose paranoja – se një shtet tjetër (një nga superfuqitë, ose të dyja së bashku) mund të na sulmonte në çdo moment dhe t’i jepte fund “mënyrës sonë të jetesës” kushtëzonte çdo vendim politik, ekonomik dhe kulturor të regjimit. Deri edhe fizkultura në shkolla bëhej për të rritur një brez të ri në gjendje për të luftuar mirë dhe fort, në fushën e betejës.

        Si ata revolucionarët e fshehur nën dhé, te filmi “Underground” i Kusturicës, edhe shqiptarëve për 50 vjet regjim totalitar, iu tregua përralla se lufta “sipër” nuk kish mbaruar ende; prandaj duhej të shtrëngonin dhëmbët dhe të duronin edhe pak, meqë e ardhmja i përkiste komunizmit.

      2. Relapso,
        Jam shume dakort me ty kur thua se shkrimi i sjelle ne PTF nuk mund t’i shteroje te gjitha ceshtjet qe ngerthen fokusi studimit.
        Por per te orientuar lexuesin, autori mund e duhej te sqaronte qasjen, metodologjine dhe kuadrin konceptual. Dhe kjo behet me tre rreshta.
        Nga sa kuptoj ( pa qene jurist) tema e studimit implikon koncepte te tilla si shteti ligjor, e drejta, shteti te drejtes, burimet e ligjit dhe te drejtes ne shtetin totalitar komunist, legjitimiteti, politikat penale etj .
        Ne cdo sistem politik, legjislacioni ka nje permbajtje ideologjike, shpreh ideologjine dominuse te shoqerise. Ne komunizem baza ideologjike e legjislacionit dhe e vete doktrines te se drejtes, eshte e afishuar hapur dhe me ngazellim: teoria m-l e shtetit , e elaburuar nga Marksi dhe Engelsi ( ne embrion) , Lenini, Stalini dhe Brezhnjevi. B.Sovjetik ishte “atdheu i komunisteve”, protomodeli i sistemit politik dhe shtetit komunist. Te ashtuquajturat “demokraci popullore ” ne vendet e ish bllokut komunist, perfshi dhe Shqiperine, ishin per nga forma, variacione te shtetit sovjetik. Dhe sikurse thoni dhe ju, aty pra ne ish BS duhet kerkuar “Doktrina e te drejtes” edhe per regjimin komunist ne Shqiperi.
        E shumta qe mund te kene bere juristet komuniste shqiptare per “pasurimin” e doktrines te se drejtes , eshte as me shume e as me pak sesa “pasurimi” qe i beri E.Hoxha doktrines m-l.
        “Shkenca” juridike ne Shqiperi gjallonte brenda korrnizave te ideologjise zyrtare por nuk duhet mohuar edhe nje lloj trashgegimnie e “te drejtes borgjeze pa borgjezine”.
        Plus qe ka studime sa te haje dreqi per “rule of law” ne vendet ish komuniste dhe fazen e tranzicionit postkomunist.

  6. Eshte veshtire ta lexosh shkrimin nga fillimi ne fund me vemendje, pasi 1. eshte nje katastrofe e vertete ne forme sallate ruse, 2. tjeterson 100% realitetin ne legjislacion (penal, dhe cfardo, perfshi edhe ate procedurial ne te gjitha aktivitetet administrativo-juridike), 3. ngaterron kategorite, duke rene jo vetem ne tautollogji, por edhe ne moskuptim. Dicka me kuptueshem eshte sqarimi qe jep autori tek pergjigjia ndaj relapsos me lart ne koment, por ky sqarim nuk ka nevoje per gjith ate shkrim-sallate-katrahure te mesiperme. I sugjeroj autorit ti bej shkrimit te tij nje permbledhje me rreth 9-10 fjali, por duke analizuar etapat e ndryshme me teorite perkatese te sejciles etape dhe jo me “argumentat” e tij te sotem.
    Shteti monist (po e quajme ne gjuhe popullore) e zbatonte (te ashtuquajturin) represion te tij ne kuadrin ligjor, panvarsisht se edhe ne ate sistem ky zbatim ligjishmerie kishte shmangiet e veta, natyrisht shume here me te ralla nga ato te sotmet, e panvarsisht se legjislacionet e ndryshme perkatese ndryshojne jo pak nga njeri-tjetri, sidomos ne masen e denimit. Per kete mund te sjell ketu me mijra raste. Per ilustrim po sjell rastin qe u be problem nga vete E. Hoxha ne lidhje me dhuratat qe i sillnin atij kooperativat e ndryshme; ku ai i revoltuar (ndoshta per reklame) kerkoi justifikimin e ketyre dhuratave te medha ne legjislacion dhe nisi ti anuloje ato. Apo ne aspektin procedurial, bie fjala ne hetimin e te pandehurve, kishte vertet shkelje te ligjishmerise tek disa te pandehur (ordinere) mbi te cilet ushtrohej dhune fizike, nje problem ky qe (me fushata) diskutohej per t’mos u lejuar. Pra, nuk eshte e vertet se nuk kishte perpjekje per zbatim te ligjishmerise. Panvarsisht se kjo perpjekje ndryshonte nga dekada ne dekade.
    Ne aspektin teorik, si jurisprudenca (shkenca e ligjeve), ashtu dhe juridiksioni (vete ligjet), qendronin ku e ku me lart se respektivet e tyre sot. Asaj kohe une vete, si idiot i vecante dhe per shkak se kisha te gjithe diten ne dispozicionin tim, studjove ne me pak se 1 vit te gjithe legjislacionin “socialist” nga vitet ’50 e deri gjysma e dyte e viteve ’80, duke filluar me kodet e ndryshme e perfunduar tek urdheresat e ndryshme administrative, me qellimin e vetem te gjeja kontradiktat e atij legjislacioni ne aspektin teorik, pra te beja kritikat e mia me armet e vete atij sistemi. Mirpo per cudi, ne te gjithe legjislacionin aktual te kohes nuk gjeta vecse nja dy kontradikta te vockla fare, gje kjo qe tregonte se me sa imtesi dhe kujdes ishte punuar ne te gjitha ligjet, paragrafet, urdheresat. Ndersa ne aspektin praktik pastaj, natyrisht qe gjeje shkelje, sic thashe me lart.
    Persa i perket pastaj punimeve mbi ate legjislacin, ne vecanti ate penal, por dhe cfardo tjeter, (qe autori thote se jane me pakice), une mund ti sjell atij ketu nja 1000 punime (titujt), pasi (po si kadeti Bigler i Hashekut) i kam te shenuara nje pjese te bibliografise se Bibl. Komb. (vazhdon).

  7. Autori thote ne §2: politikat penale në aspirata dhe në realizim dëshmojnë për dy çështje: (1) kapacitetet e shtetit për t’i imponuar vullnetin shtetasve, sidomos sipas të drejtës marksiste që e shihte të drejtën penale si instrument të klasës sunduese; dhe (2) dhe vullnetin për të zbatuar ligjin, thënë ndryshe ligjshmërinë socialiste.
    E gjithe kjo mua me duket tautologji (perseritje e se njejtes ide ne nje fjali), panvarsisht se autori e ka parciluar ne dy, dhe panvarsisht se ai kupton me lart a) aspektin teorik dhe b) praktik te ceshtjes. Kjo ligjishmeri socialiste nuk ishte gje tjeter vecse zbatimi i teorise m.-l. ne juridiksionin e vendit. Pastaj, qe ne mund te bejme sa te duam diskutime teorike se c’eshte teoria m.-l., -ky esht nje problem tjeter, pa ardhur akoma tek pershtatja e kesaj teorie ne kodifikimin e veprimtarive te nje shoqerie te caktuar. Fatkeqesisht, ne Shqiperi nuk lejoheshin diskutime teorike te kesaj natyre, pasi “partia i di(nte) te gjitha, kuptohet, ne pershtatje me kushtet e vendit”, e bla-bla-bla.
    Lere pastaj ti futemi diskutimit teorik mbi sovranin dhe dhenien e denimeve ne “emer te popullit” ne te gjitha etapat, kohet, sistemet, vendet, kontinentet, ku une nuk e di ku eshte ndryshimi mbi kete sovran ne vende te ndryshme, kohra te ndryshme, sisteme te ndryshme? Diskutimi nuk do te kishte fund, dhe (nuk) do te perfundonte as ne argumentat qe do te sillte sejcili sipas pikpamjes se vet, (por jo me idete dhe kundertite e tjetrit), cfare do te conte pastaj ne krahasimin faktik te gjendjes se sejcilit vend, apo etape, apo sistem, ku serish sipas poikpamjeve te sejcilit, do te na dilte sejcili me i mire se tjetri!
    Sorry, shkrim i mesiperm eshte nje katastrofe-katrahure e vertete, ku nuk di nga ta kapesh e nga ta analizosh! Shkrime te tilla te gjata duhet te kene gjithmone nje permbledhje me disa fjali, dhe jo me shembuj turshiss, pasi turshite ne nje vend dhe kohe tjeter (bie fjala fshatra te Kuksit apo Korces) ishin vertet katalizatori (mjeti) per te kaluar dimrin, pra per te mos patur vjedhje, grabitje, vdekje, pakenaqsira.

    1. Te faleminderit per komentet… nuk e di pse tu duk shkrimi sallat, por nejse, shpresojme ta ndreqim diku tjeter se ketu vec u hodh ideja. Por qe ke mundur te kuptosh thelbin e shkrimit, do te thote se nuk ka qene aq sallate 🙂

      1. Shkrime kritike teorike per legjislacionin dhe mendimin juridik te periudhes ne fjale pas viteve 90 nuk kam gjetur vec atyre te I. Elezit qe e kam permendur me siper. Ju i paskeni shqyrtuar dhe nuk keni gjetur kundershti, nese ka ndonje trajtimin tuajin ne bibliotek, je i lutur te ma referosh.

      2. Kapaciteteti me vullnetin nuk jane e njejta gje.. – nuk e di pse ju duket e njejta gje. P.sh. kapacitetet represive ishin, ligjet ishin, por vullneti per te ndeshkuar disa lloj krimesh nuk ishte dhe kjo nuk percillte ne popull ndonje pershtypje se kishte vullnet per ligjshmeri. Vete fakti qe edhe ju e pranon se kishte dallim nder dekada ne perpjekjet per ligjshmeri tregon se o vullneti, o kapaciteti apo te dyja mungonin. Nderkohe qe kapacitetin mund ta shohim ne ashpersine ndaj armiqve te popullit (rrezikshmeria e larte), vullnetin mund ta verejme p.sh. ne perdorimin e institucioneve te tilla si keshillimi tek krimet si vjedhja apo “shfaqje te tjera te huaja”.

      3. Ju thoni se ka me mijera shkrime, e pastaj disa rreshta me tej se “Fatkeqesisht, ne Shqiperi nuk lejoheshin diskutime teorike te kesaj natyre, pasi “partia i di(nte) te gjitha, kuptohet, ne pershtatje me kushtet e vendit”, e bla-bla-bla.” Per cfare jane keto mijera shkrime nese nuk u lejohej trajtimi teorik. Une ju jap juve shembuj se kishte kuptime te ndryshme mbi ligjshmerine ndermjet teknicieneve, qe udhehiqeshin nga parime teknike te se drejtes si siguria ligjore (rechtssicherheit) dhe Byrose Politike apo anetareve te Presidiumit te Kuvendit. Edhe tani ne kemi Unionin e Gjyqtareve qe e kane hedhur dy here procesin e Vetingut ne gjykate Kushtetuese.

      4. Une jam perpjekur pikerisht te evitoj trajtimin e historise me “argumentet e sotem” duke e kontekstualizuar dhe perdorur terminologjine e atij sistemit, si shtetrrethimi etj. Por gjithmone duke u fokusuar tek ideja e vazhdimesise, per te cilen edhe ju jeni dakord se ekziston.

      Ja c’lexova nga R. Elsi “Mbi murtajën e korrupsionit:

      «Unë mendoj se ka disa gjëra të kontinuitetit që nuk kanë ndryshuar, që janë të çuditshme jo vetëm nga koha e Hoxhës por edhe nga koha e Zogut, gjëra që vijnë nga koha Osmane, ajo e Zogut, e Hoxhës e deri te e sotshmja. Një nga këto gjëra është korrupsioni burokratik. Kjo është një nga gjërat që gjithmonë ka qenë kështu. Tjetra është paaftësia administrative e vendit. Nuk është diçka që varet vetëm nga partia, është më tepër qëndrimi i popullit. Pra, që të marrësh diçka që do, duhet të njohësh dikë në Ministri, të pish kafe me të, pastaj të pish prapë kafe javën tjetër me të, edhe një herë të tretë, e më pas ai të lidh më personin që ty të intereson. Domethënë është njësoj si në kohën osmane, nuk është si një shtet normal».

      5. Ju mendoni se ka pasur ligjshmeri me shume ne ate kohe (“… pamvarsisht se edhe ne ate sistem ky zbatim ligjishmerie kishte shmangiet e veta, natyrisht shume here me te ralla nga ato te sotmet, e panvarsisht se legjislacionet e ndryshme perkatese ndryshojne jo pak nga njeri-tjetri, sidomos ne masen e denimit.”) Une them se eshte vazhdimesi e atij te djeshem. Sepse ka te beje qofte me nderhyrjen e politikes (partise atehere), nderhyrje kjo e institucionalizuar, por edhe pergatitjen e dobet teorike te juristeve, jo per faj te tyre sesa per rremujen teorike qe ekziston ne te drejten penale (ku shkak mund te jete edhe perzerja e tradites me ligjet e botes). Por nuk shoh ketu ndonje kundershtim te forte ndaj idese sime.

      6. Pastaj, jo cdo gje e thene eshte e deshmuar me literature, se nuk po shkruaj Ph.D. ne kete blog. Ka literature sa te duash kritike ndaj teorise se te drejtes sovjetike, mungeses se koherences dhe mungeses se ligjshmerise. Shumekush shkruan ketu duke menduar se nuk kam bere detyrat e shtepise. Une kam paraqitur disa pershtypje qe i kam fituar nga literatura qe kam lexuar.

  8. Arjan, 1. ne skedaret me nr. IV-1 te bibl. komb. gjinden disa qindra punime mbi te drejten dhe ligjet, por te kohes se sistemit “socialist”; ndersa koha e “tranzicionit” (te perjetshem) pas ’90-ave duhet te jete ashtu sic thua ti me ndonje punim te ralle nga Ismet Elezi. Un vete nuk bera ndonje punim per juridiksionin e asaj kohe se -sic thashe- nuk i gjeta kontradikta; kam vetem dy-tre shkrime mbi vetingun ne vebsajtin tim.
    2. Pa iu futur diskutimeve teorike mbi keto dy kategori, kapacitetin dhe vullnetin, gjate kohes se “socializmit” keto kishin me unitet, per vete ate fakt qe permend ti, se ligjet ishin bere nen idete m.-l. te partise; e megjithate nga dekada ne dekade ky unitet i tyre (apo kjo dialektike e tyre, sic perdorej me qejf asaj kohe ky percaktim) emulsohej (dobesohej), si bie fjala ne periudha te shkurtera te viteve 60, 70 dhe ne vazhdimesi gjate gjysmes se dyte te viteve ’80.
    3. Natyrisht, me qindra punime dhe diskutime asaj kohe mbi te drejten dhe ligjet i afroheshin me shume monologut, atij te ngjashem me monologun e xhaxhit dhe dy-treve atje lart, se sa nje diskutimi te hapur dhe debatues; vetem gjate gjysmes se dyte te viteve ’80 u be nje sontazh tek gjyqtaret e vendet mbi masen e denimeve (maksimale, etj.) dhe mendimet ishin paksa me te lira.
    4. Padiskutim korrupsioni ne Albanistan i ka rrenjet kryesore nga perandoria osmane dhe ka ekzistuar edhe gjate “socializmit”, por me pak se ne kohen e Zogut dhe nga sot; gjate gjysmes se dyte te viteve ’80 nisi te ngrihej. (Me kujtohet nje here shoqerova nje kushuri tek min. shend. -prapa min. jasht.- dhe zyrtari qe ky takoi -shok i tij shkolle- e kaloi nje fond te caktuar per diku tek fshati i tij, qe te ndertohej nje ure. Vertet qe leke ne xhep nuk futi njeri, por prape ky korrupsion quhet.)
    5. Nderhyrja e politikes te legjislacioni ate kohe dhe te sotme ka dy-tre ndryshime thelbesore. Asaj kohe kishte juriste te pregatitur, (gjithe dita u kalonte me lexim), ndaj -megjithse diktature- ai politikani i asaj kohe, sekretari i pare i KQ apo i rrethit fliste me juristin per probleme juridike si nxenesi me mesuesin. Sot jane shume te ralle juristet teorike te pregatitur. Pervec kesaj, sot politikani (bie fjala E. Rama) u nderhyn juristeve nga shkaku se, pas te ashtuquajtures reforme, jane milionat e eurove qe vendi merr nga EU, (pas kesaj reforme e qarte qe qendron qellimi amerikan dhe perendimor per ta patur Shqiperine nen ombrellen e vet dhe larg cdo ndikimi tjeter).
    6. Kete pike nuk e kuptova, po nejse, duket pa rendesi.
    7. Shkrimi ka nevoje per strukturim dhe ndarje ne kapituj, sepse perfshin shume tema, shume kohe, shume ide. Me fal per keshillat prej profesori.

Lini një Përgjigje

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: