Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

ENGLISH AL DENTE

Fotoja e një menyje anglisht, të cilën e kapëm gafil te kurthi për turistë O’Chiaiese, (Borgo Marinaro), Napoli:

the oysterman

Nëse ndonjë gabim i vogël shtypi mund edhe të falet, si ‘hanaded’ (për ‘handed’) ose ‘genrations’ (për ‘generations’) disa gabime të tjera i rezistojnë analizës.

Mes tyre, spikat ‘isimselt’, të cilin Don Carlo the oysterman duhet ta ketë peshkuar nga ujërat e cekëta, por historike të Mergellina-s.

Cilat procese, vallë, e kanë ndërmjetësuar kalimin nga himself në isimselt? Të ketë marrë pjesë në transformim ndonjë skaner me xham të thyer a ndonjë softuer OCR i kaluar dorë më dorë?

Një ushtrim zbavitës, që do t’jua rekomandoja nga zemra, është ta përfytyroni këtë tekst të deklamuar nga Don Carlo-ja vetë, ose edhe ndonjë prej kamerierëve të ngeshëm restorantit, në sfondin e instalacionit me peshq të sapongordhur, që u tregohet klientëve si argument i freskisë mesdhetare.


Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading